E vërteta mbi Doktorin e madh
ilir të Kishës Katolike : Shën Jeronimi nga Stridoni
Përmbledhje e shkurtër në
formë Përgjigjeje kundër artikullit të z. Gàzullit : "Shën Jeronimi prej
Ilirie"
nga Illiricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/
"Shën
Jeronimi ka qenë një diell në këtë botë, sepse ai i ka vënë poshtë heretikët,
ka konvertuar mondanët, dhe i ka hapur të përsosurve horizonte të reja. Shën
Jeronimi ka qenë nje engjëll në shkretëtire për nga pastërtia morale, për nga
mundimet shpirtërore dhe trupore, dhe për nga shpirti i uratës. Ai ka qenë një
mrekulli në Kishën katolike, për nga librat që ka shkruar, për nga frymëzimet
hyjnore që na ka dhënë, dhe nga virtytet për të cilat ai ka qenë një shembull
imitimi." (Mgr Guérin, Les petits bollandistes)
* * * *
Në
lutjet e Meshës, me 30 shtator, Kisha Katolike e quan shën Jeronimin
"Doctorem maximum", Doktor të pakrahasueshëm dhe tepër të madh, për
t'a veçuar shën Jeronimin nga doktorët e tjerë që kanë mbrojtur ose pasuruar
Kishën katolike me shkrimet e tyre.
Në
këtë replikë të shkurtër nuk do ndalem të përshkruaj me hollësi të gjithë jetën
apo të gjitha veprat e këtij shenjti të madh ilir, por dëshiroj të theksoj dhe
korrigjoj disa gabime që vërehen në artikullin e z. Gàzulli të afishuar në
faqen e sitit "Zemra shqiptare".
E
bëj këtë gjë vetëm për hir të së vërtetës, dhe pa asnjë keqdashje kundër
autorit të këtij shkrimi.
Citimi
1 : "Shën Jeronimi, bashkë me Shën
Agostinin, konsiderohen si baballarët e Kishës Përendimore, apo Romane, fill
mbas ndamjes së Kishës së Krishtenë në dy: ate të Lindjes (Bizantit), apo
ortodokse, dhe ate të Përendimit, Romane, në kohën kur sundonte perandori
Teodozio." (z. Gàzulli)
Përgjigje
1
: Së pari nuk është e vërtetë se Kisha Katolike ka qenë apo është e
ndarë në dy pjesë. Po t'a pranonim këtë thënje, atëherë do të binim në herezi,
në mëkat të rëndë kundër Fesë. Ashtu siç është shkruar në Simbolin e famshëm të
Fesë nga etërit e Konçilit të parë Ekumenik të Nicesë në vitin 325 A.D. , Kisha
katolike është Një, Shenjte, Katolike dhe Apostolike. Ky Simbol i Fesë (lutja
"Besojmë") recitohet çdo ditë gjatë Meshës shenjte dhe do të
recitohet nga besimtarët katolike deri në fundin e botës. (Berthier, Abrégé
de théologie.., faqe 36)
Kishat
katolike lokale të Lindjes (që praktikojnë ritin bizantin) së bashku me kishat
lokale të Perëndimit dhe me Nënën e të gjitha kishave katolike lokale, Kishën e
Romës (që praktion ritin latin), kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë Një e të
pandara, pjesë e Një Kishe universale, që është Kisha katolike apo Kisha që themeloi
Zoti ynë Jezu-Krishti.
Kishat
katolike të Lindjes nuk janë të njëjta me Kishat shizmatike, të cilat e quajnë
vehten "orthodoxe", por që në të vërtetë ato janë ndarë vehtë nga
Kisha katolike, Kisha e Jezu-Krishtit. Kjo ndarje ka filluar shumë kohë pas
shën Jeronimit, në kohën e Patriarkut të Konstantinopojës, Photius, rreth vitit
861 A.D.
Në
qoftë se do ta flasim për ndarje në kohën e shën Jeronimit, atëherë bëhet fjalë
për ndarjen e Perandorisë Romake, në atë të Lindjes dhe në atë të Perëndimit.
Ky proçes u fillua së pari nga Diokletiani. Perandori i Lindjes, Theodosi, e
rivendosi unitetin por pas vdekjes së tij, ndarja e Perandorisë u bë e
pakthyeshme. (Cayré, Patrologie et histoire de la théologie, volume I,
page 348)
Koncepti
heretik i ndarjes së Kishës Katolike përdoret publikisht sot nga Kisha e
Konçilit të II të Vatikanit në përpjekjet e saja djallëzore për të bashkuar të
gjithë njerëzimin në një kishe judeo-masonike që ka si mision të vetëm
mallkimin e shpirtërave. Kisha e Konçilit të II të Vatikanit, ose kisha e
Gjonit XXIII, e Gjon-Palit II dhe e Benediktit te XVI, nuk është Kisha Katolike.
Për më tepër në lidhje me kishën konçiliare ose kishën e Konçilit të II të
Vatikanit shpresoj të shkruaj një herë tjetër.
Citimi
2 : "Përcaktimi i shejtit me
prejardhje ilire si njeni prej dy baballarëve të Kishës Përendimore, apo
katoloçizmit, nuk asht një konkluzion personal, por njëzashëm i përcaktuem si i
tillë nga të gjithë historianët e katoliçizmit; ma i fundit vetë Papa Benedikti
XVI në fjalën e tij gjatë Pritjes së Përgjithëshme të datë 14 Nandor
2007." (z. Gàzulli)
Përgjigje
2 : Së pari, Etërit e Kishës Katolike nuk
janë emëruar nga historianët e katoliçizmit, të cilët nuk e kanë autoritetin
t'a bëjnë një gjë të tillë.
Eshtë
Kisha Katolike, ose Papa me ipeshkëvinjtë në të gjithë botën, me autoritetin që
kanë marrë nga vetë Krishti Zot, ajo që e ka përcaktuar këtë emërim dhe
dinjitet.
Së
dyti, nuk janë dy por janë katër Etërit e Kishës Perëndimore : Shën Ambrozi,
shën Jeronimi, shën Agustini dhe Papa shën Gregori i Madh.
Së
treti, z. Gàzulli mbështetet në dëshminë e një heretiku publik, një
anti-Pape, P. Ratzinger, i cili e quan
sot vehten Benedikti XVI. Kjo dëshmi nuk është e denjë për një shenjt të madh
si shën Jeronimi.
Sa
për kujtesë, P. Ratzinger ka qenë i dyshuar për herezi nga Zyra e Shenjtë (Sancto
Officio) që në kohën e Papës Pius XII :
http://www.traditioninaction.org/ProgressivistDoc/Images/A_001_Condemnations01.jpg
Janë
të panumërta dëshmitë që provojnë se P. Ratzinger ka rënë në herezi publikisht
para dhe pas emërimit të tij si Benedikti XVI, dhe, me sa jam në dijeni, ai
vazhdon edhe sot në rrugën e herezisë.
Sipas
doktrinës dhe dogmave të pandryshueshme të Kishës katolike, Papa, Përfaqesuesi
i Zotit në tokë, nuk mund të bjerë në herezi, përndryshej ai nuk do të ishte më
papë.
Sipas ligjeve të Kishës Katolike, e veçanërisht sipas ligjit 188
§4 të të Drejtës Kanonike (1917), çdo klerik, që mohon Fenë katolike
publikisht, humbet postin e tij automatikisht dhe ky post mbetet vakant ipso-facto,
pra nga vetë veprimi i klerikut, pa asnjë lloj deklarimi apo formaliteti tjetër
nga Kisha katolike. (Cance, Commentaire du Code de Droit Canonique, tome
I, page 186)
"Në qoftë se ndokush mbështet vetëm një herezi, atëherë ai
nuk është katolik." (Papa Leoni XIII, Satis Cognitum, Shën
Agustini, De Haeresibus, n. 88)
Për konçiliarët, apo mbrojtësit e Konçilit të II të Vatikanit dhe
të Kishës konçiliare anti-katolike që ky konçil prodhoi gjatë viteve 1962-1965,
termat dogme, mëkat, herezi, etj., i
përkasin periudhës së Inkuizicionit dhe asaj të Mesjetës. Për rrjedhojë, këto
terma, sipas tyre, nuk duhen përdorur më dhe përdoruesit e tyre emërohen si
inkuizitorë, si fanatikë, si të çmendur, etj.
Konçiliarët, në verbësinë dhe mendjemadhësinë e tyre, nuk shohin
se ata e kanë humbur ose janë duke e humbur krejtësisht Fenë shenjte katolike,
pa të cilën nuk mund të shpëtojnë shpirtin. Përkundrazi, ata përkrahin me mish
e shpirt ideologjinë e mallkuar rabinike, ideologjinë moderniste të Konçilit të
II të Vatikanit, origjina e së cilës lidhet me armiqtë e katoliçizmit dhe të të
gjithë njerëzimit : çifutët, të cilët, që prej 2000 vjetësh, nuk pushojnë së
injektuari në damarët e Kishës Katolike helmin e tyre të korrupsionit, të
pabesisë dhe të djallëzisë hebraike. Ata e kanë thënë vetë këtë gjë :
« Ne kemi përhapur shpirtin e revoltës dhe një liberalizëm të
rremë midis kombeve joçifute në mënyrë që t'i largojmë ata nga feja e tyre dhe
biles të bëjmë që ata të kenë turp të praktikojnë rregullat e Besimit dhe t'i
binden Urdhërimeve të Kishës së tyre. Ne kemi bërë që shumë prej joçifutëve të
mburren me ateizmin e tyre, dhe, për më tepër, të krenohen me prejardhjen e
tyre nga majmuni ! Ne i kemi dhënë atyre teori të reja, praktikisht të
parealizueshme, siç janë Komunizmi, Anarkizmi dhe Socializmi, teori të cilat i
shërbejnë sot qëllimeve tona...
« Joçifutët idiotë i kanë pranuar ato me entuziazmin më të madh,
pa e kuptuar se këto teori janë tonat, dhe se ato janë instrumenti ynë më i
fuqishëm kundër tyre...
« Dhe joçifutët, ne idiotësinë e tyre, kanë dëshmuar se janë më
bagëti sesa e mendonim. Nga ata pritej më shumë inteligjencë dhe sens praktik,
por ata nuk vlejnë më shumë se një tufë dhenësh. T'i lemë të kullosin në fushat
tona derisa të shëndoshen aq sa të jenë gati pastaj për t'i sakrifikuar Mbretit
tonë të ardhshëm të botës [Anti-Krishtit]..."» (Catholic Gazette,
Shkurt 1936)
Citimi 3 : "Gjatë gjithë jetës
Ai asht grindë me të padijtut e me dijetarë, me shejtën e me mëkatarë; ka qenë
një ndër figurat ma të adhurueme të kohës së tij, ashtu edhe një ndër ma të
urryemit. Pavarësisht karakterit të tij të rrëmbyeshëm, mbetët gurthemel i kulturës
së kohë së tij dhe Kisha e nderon si një nga themelusit e saj të vërtetë."
(z. Gàzulli)
Përgjigje 3 : Në artikullin e z.
Gàzulli, shën Jeronimi paraqitet gati si një revolucionar, si një rebel, si
zemerak, si grindavec, etj. Kjo është histori e gënjeshtër. Gjithashtu përdoret
në mënyrë blasfemuese shprehja "figurat më të adhuruara të
kohës". Adhurimi i drejtohet
ekskluzivisht vetëm Zotit dhe asnjëlloj qënjeje tjetër njërzore apo ëngjëllore.
Sipas përmbledhjes të njohur botërisht të jetës së shenjtërve,
"Bollandistët" e Imzot Guérin, shën Jeronimi konsultohej nga Papa,
nga priftërinjtë, nga populli, i cili nuk i hiqte sytë nga ai, duke e
konsideruar atë si njeriun më të madh të shekullit. Me një fjalë, me
devotshmërinë e tij, me dijen, me ndershmërinë dhe mirësjelljen e tij, shën
Jeronimi kishte fituar zemrat e të gjthëve. (Mgr Guérin, Les petits
bollandistes, tome XI, page 564).
Imzot Guérin ka autoritet të madh në këtë përmbledhje të jetëve të
shenjtërve, sepse ai ishte pjestar i Familjes papnore dhe kujdestari i veçantë
i Papës Pius IX. Po ky papë e ka nderuar librin e tij me një letër lavdërimi.
Eshtë e vërtetë se shën Jeronimi konsiderohet nganjëherë edhe i
vrullshëm dhe gjaknxehtë, por ai zakonisht sillej kështu me heretikët dhe
armiqtë e Fesë katolike, sjelje kjo që është më se e justifikueshme.
E gabueshme duket edhe shprehja në shkrimin e z. Gàzulli kur shën
Jeronimi konsiderohet si një nga themeluesit e vërtetë të Kishës katolike. Do
të ishte e drejtë t'a quanim shën Jeronimin si mbrojtësin dhe luftëtarin e
zjarrtë të Kishës katolike kundër armiqve të saj por jo si themeluesin e saj.
Citimi 4 : "Në rininë e parë Ai
u josh deri në tepri mbas jetës mondane, si e pohon edhe vetë në një letër
(Epistolari, 22,7), por shumë shpejt e pushtoi dëshira dhe interesi për besimin
e krishten. Pagëzohet në moshë të pjekun, 19-vjeçar, në vitin 366, dhe
menjëherë u orientue për nga jeta e përvujtë..." (z. Gàzulli)
Përgjigje 4 : Mgr Guérin shkruan se
shën Jeronimi ka lindur ne qytetin e Stridonit, në kufinjtë e Dalmacisë dhe të
Panonisë (Hungarisë). Rreth moshës 12 vjeçare, shën Jeronimi u dërgua nga i
ati, Euzebi, në Romë, për të ndjekur kurse gramatike dhe retorike pranë
mësuesve të njohur të kohës Donati dhe Viktorini. Megjithse nuk ishte akoma i
pagëzuar, i larguar nga familja, ai bënte një jetë katolike ashtu siç ia kishte
mësuar familja. Shën Jeronimi vizitonte shpesh katakombet dhe varret e
martirëve të Fesë, dhe mbushej me zell të devotshëm për ata që kishin derdhur
gjakun për Fenë shenjte katolike. Para se të largohej nga Roma, shën Jeronimi u
pagëzua rreth vitit 365 nga vetë Papa Liber. Më vonë, ai filloi t'i jepte më
shumë liri pasioneve të tija rinore, i ndikuar edhe nga ambienti mondan i
Romës. Pra ai ka qenë i pagëzuar dhe ka ushtruar jetën e krishterë përpara
çthurjes morale, në qoftë se mund t'a quajmë kështu pasionin e moshës rinore të
shën Jeronimit. Pagëzimi i tij i vonshëm nuk ndodhi si pasojë e zbulimit me
vonesë të besimit të krishterë, ashtu
siç del nga leximi i artikullit të z. Gàzulli, por ashtu ishte zakoni në ato
kohra. Edhe doktori tjetër i Kishes katolike bizantine, teologu shën Gregori
Nazianze, bashkohës i shën Jeronimit, u pagëzua rreth moshës 29 vjeçare, sipas
zakonit të kohës, megjithse prindërit e tij ishin shumë të devotshëm dhe e
edukuan devotshmërisht shën Gregorin që në fëmijëri. (Cayré, Patrologie et histoire de la théologie, volume I, page 473)
Më
tej, Mgr Guérin përshkruan një linjë ngjarjesh të jetës së shën Jeronimit pak a
shumë të ndryshme prej asaj që lexojmë në pjesën më të madhe në artikullin e z.
Gàzulli, ndonse dy linjat kanë gjithashtu edhe ngjarje të përbashkëta.
Problemi
tjetër i artikullit të z. Gàzulli është se ai bazohet në një bibliografi
tërësisht pas konçiliare, pra në publikime pas Konçilit të II të Vatikanit
(1962-1965). Për më tepër, në këtë bibliografi nuk të has syri në asnjë emër
Pape, ipeshkvi apo teologu të aprovuar të Kishës Katolike për t'i dhënë
vërtetësinë e duhur dokumentare jetës dhe veprës së Shën Jeronimit. Për më
tepër, pothuajse të gjitha botimet fetare, të ashtuquajtura katolike, të
publikuara nga Kisha konçiliare mbas viteve 60-të, mbështeten në ideologjinë
anti-katolike e moderniste të Konçilit të sipërpërmendur; si rrjedhojë, këto
botime nuk kanë asnjë garanci vërtetësie. Për shembull, z. Gàzulli jep një
citim të z. Arnaldo Fortinit duke e konsideruar atë si një teolog të shquar,
por në të vërtetë, z. Fortini ka qenë vetëm historian, shkrimtar dhe avokat
italian.
Ja
tashti si shprehen vetë tradhëtarët çifutë për sukseset e arritura në
fallsifikimin e historisë :
"Ne
kemi nxirë Kishën Katolike me shpifjet më poshtëruese; ne kemi fallsifikuar
historinë e saj dhe biles kemi njollosur veprimtaritë e saja më madhështore. Ne
ia kemi vënë fajin Kishës Katolike për të këqijat e bëra nga armiqtë e saj. Në
këtë mënyre, këta të fundit i qëndrojnë më afër anës tonë..." (Catholic
Gazette, february 1936)
Duke kaluar tek jeta e shën Jeronimit po ndalem në pikat kryesore
të veprimtarisë dhe krijimtarisë së tij ashtu siç shkruhen në përmbledhjen e
Imzot Guérin dhe në librin e profesorit të teologjise A. Cayré, "Patrologie et histoire de la théologie".
Mbas qëndrimit të parë në Romë, mbasi kishte mësuar gjithçka që
mund të mësonte nga njerëzit e mëdhenj të kryeqytetit të botës, shën Jeronimi
vendosi të udhëtonte në vende të tjera për të vizituar bibliotekat e ndryshme
të botës dhe njerëzit e ditur atje.
Në fillim u nis për në Gaule (France) së bashku me Bonose, një
shok fëmijërie. Vetëm në qytetin e Trevës, ai mori vendimin t'i shërbente Zotit
më të gjitha forcat, dhe u tërhoq në një manastir të sapo ndërtuar në Aquilée.
Por edhe këtu, nga fama e tij, vizitorët nuk e linin të qetë. Ai qëndroi në
Aquilée rreth 6-7 vjet (368-374 A.D.). Rreth vitit 374 A.D. niset për në
Lindje; kalon në Greqi, në Thrace (Bullgaria e sotme), në Azinë e vogël dhe më
pas tërhiqet në lindje të Antiokisë, në shkretëtirën e Chalcis, me dëshirën për
një jetë më perfekte. Në këtë kohë, shën
Jeronimi mëson komplet greqishten dhe hebraishten, ndonse me shumë mundim
sidomos këtë të fundit. Rreth vitit 378 A.D., shën Jeronimi pranon të
shugurohet meshtar nga duart e Paulinit por nuk u lidh me ndonjë kongregacion
fetar të veçanté.
Në vitin 379 A.D., ai shkon në Konstantinopul dhe asiston gjatë dy
viteve në sermonet e teologut të famshëm shën Gregor Nazianze. Në këtë kohë,
shën Jeronimi bëri edhe përkthimet e para.
Në vitet 382-385 A.D., për të mirén e Kishës, ai kthehet në Romë
për afro 3 vjet. Gjatë qëndrimit të tij atje, Papa Damasi i kërkoi shën
Jeronimit të shkruante një text zyrtar dhe të vetëm të Biblës për t'i dhënë
fund teksteve të shumta biblike që gjëndeshin në qarkullim në atë kohë.
Citimi 5 : "Meditimi i thellë,
vetmia e asaj treve shkretinore, kontakti pothuej fiziologjik me Fjalën e
Zotit, banë që të rritej ma tej ndjeshmënia e tij kristiane." (z. Gàzulli)
Përgjigje 5 : Një shëmbull që vërteton
bibliografinë moderniste anti-katolike të z. Gàzulli është edhe shprehja
"ndjeshmëria kristiane".
Në katekizmin mbi modernizmin, të At Lemius (1908), libër i cili
është një analizë dhe një koment i letrës enciklike "Pascendi" të
Papës shën Pius X, lexojmë se filizofia bazë e modernistëve që kanë inflitruar
dhe në mënyrë të fshehur po dëmtojnë jashtëzakonisht Kishën Katolike është
agnosticizmi. Sipas këtij sistemi, arsyeja njerzore kufizohet e tëra brënda fushës
së fenomeneve, pra në gjërat që duken dhe në mënyrën se si ata duken.
Nga Agnosticizmi, modernistët kalojnë në një tjetër teori
filozofike të gabuar që quhet Imanentizëm apo Imanenca fetare (Përhershmëria
fetare). Sipas Imanences fetare, çdo akt besimi e ka fillesën në një ndjenjë të
brëndshme apo në një inspiracion personal të njeriut, të lindur nga nevoja për
gjërat hyjnore. Sipas modernistëve, kjo ndjenjë e brendshme, e cila përjetohet
vetëm në rrethana të veçanta e të favorshme, nuk gjëndet në ndërgjegje, por në
nën-ndërgjegje (subconscience), një term ky i filozofisë moderne, duke qëndruar
aty e fshehur dhe e pazbuluar. Për modernistët, feja dhe fillimi i besimit
është kjo ndjenjë e veçantë fetare. Por kjo çmenduri dhe perversitet mendor nuk
mbaron këtu. Modernistet pohojnë se në këtë ndjenjë të veçantë gjëndet edhe
revelacioni hyjnor.
Kështu kësaj ndërgjegjeje fetare gjithçka duhet t'i nënshtrohet,
edhe autoriteti i Kishës, dogmat, ligjet dhe liturgjia e saj. Bazuar te ky
konceptim heretik i fesë dhe i Revelacionit hyjnor, modernistët shprehen se të
gjitha besimet pa përjashtim, përfshi këtu edhe katoliçizmin, vijnë nga
ndërgjegja fetare e njeriut.
Prandaj edhe për Kishën moderniste të Konçilit të II të Vatikanit
të gjitha besimet fetare janë të vërteta, katoliçizmi, islami, protestanizmi,
orthodoksizmi, budizmi, etj., sepse të gjitha këto janë një shprehje e ndjenjës
fetare të individit. Po t'i pyesësh, modernistët në pamje të jashtme ndoshta
nuk e pranojnë këtë ideologji që përmenda më sipër, por fshehurazi ata
vazhdojnë me dinakëri dhe hipokrizi planin e tyre shkatërrimtar të
katoliçizmit. Kështu ata imitojnë përsosmërisht mësuesit e tyre, hebrenjtë, të
cilëve edhe i shërbejnë, disa me dije e disa me injorancë.
Papa Shën Pius X e përkufizon modernizmin si rruga që çon drejt
ateizmit dhe si sinteza (përmbledhja) e të gjitha herezive. Papa shton
gjithashtu se për te zhdukur çdo besim, Protestantizmi ishte hapi i parë në
këtë drejtim; Modernizmi është hapi i dytë dhe Ateizmi do të jetë hapi i tretë.
(Father J.B. Lemius O.M.I., Catechism on Modernism, London, 1908)
Shenjtëria e shën Jeronimit bëri që shumë keqdashës ta sulmonin
atë në jetën dhe në shkrimet e tija. Gjatë kohës kur Papa Damas ishte akoma
gjallë, shën Jeronimi u akuzua padrejtësisht për lidhje të pandershme morale.
Këto sulme u rënduan veçanërisht pas zgjedhjes së Papës Sirice në 384 A.D. Kjo
u bë shkas që shën Jeronimi të kthehej në Palestinë në 385 A.D. Gjatë qëndrimit
35 vjeçar në Palestinë, shën Jeronimi pati një prodhimtari të jashtëzakonshme
letrare. Rreth vitit 390 A.D., ai filloi përkthimin e pavdekshëm të Biblës,
duke e mbaruar atë në vitin 405 A.D. Në të njëjtën kohë ai shkroi edhe shumë
komente mbi librat shenjtë të Beslidhjes së Re dhe të Beslidhjes së Vjetër.
Papa Klementi VIII ka thënë se shën Jeronimi ka qenë ndihmuar dhe frymëzuar nga
Zoti në përkthimin e Biblës.
Gjatë viteve 393-404 A.D., jeta e shenjit dhe e doktorit të madh
do të përmballohej me "problemin origjenist". Shën Jeronimi kishte
përkrahur dikur me entuziazëm shkrimet e Origjenit, por me shkëputjen e këtij
të fundit nga doktina e pastër katolike, shën Jeronimi u bë kundërshtar i
Origjenit. Ky incident u bë shkak edhe për prishjen e miqësisë së dikurshme
midis tyre. Midis shën Jeronimit dhe Rufinit pati shkëmbime të nxehta
replikash, ku shën Jeronimi luftoi me besnikëri për mbrojtjen e pastërtisë së
Fesë shenjte katolike duke treguar në pah karakterin e një polemisti të
shkëlqyer.
Gjatë qëndrimit të tij të dytë në Antioki, në 378 A.D., shën Jeronimi demaskon luçiferianët
shizmatikë.
Në 383 A.D., ai shkruan kundër Helvidius, në mbrojtje të
virgjërisë së Nënës së Zotit dhe duke lartësuar statusin e virgjërisë mbi atë
të martesës.
Pak më vonë, në 393 A.D., shën Jeronimi shkruan përsëri në
mbrojtje të virgjërisë kundër murgut Jovinien, ndërsa në 404 A.D., ai shkruan
kundër prifit francez Vigilence në mbrojtje të kultit të shenjtërve.
Citimi 6 : "Akuzon Vatikanin se
ishte mbushë me njerëz hipokritë e dinakë, sidomos qysh kur Teodozio kishte
shpallë krishtnimin fe Shtetnore, tue penalizue kështu kultet tjera. Vëreni: Ai
ishte kundër përjashtimit të kulteve të tjera në jetën shoqnore! E kjo 1600
vjet ma parë!" (z. Gàzulli)
Përgjigje 6 : Eshtë gënjeshtër dhe
herezi të shkruhet se shën Jeronimi ka përkrahur kultet apo besimet e tjera të
rreme. Kështu ndodh kur merren si bazë dokumentacioni botime moderniste
anti-katolike.
Shën Jeronimi ka qenë gjithmonë një kampion i Fesë Katolike dhe
armik i atyre që sulmonin këtë Fe të shenjtë hyjnore. Pak kohë para vdekjes,
shën Jeronimi shkruante se ai nuk i kishte kursyer kurrë heretikët dhe se ai
konsideronte çdo armik të Kishës Katolike si armikun e tij personal.
Në letrën e drejtuar Papës Damas
në 376 A.D., ai shkruan se kushdo që është jashtë Arkës së Noesë (Kishës
katolike) do të mbytet në ujrat e përmbytjes (do të mallkohet). Në Kishën
Katolike, shën Jeronimi përfshin të gjithë ata të pagëzuar që besojnë dhe
ushtrojnë fenë dhe doktrinën e Krishtit Zot, që marrin të njëjtat sakramente
dhe që i binden meshtarëve legjitimë të Kishës Katolike. (Cayré, Histoire de
la patrologie et de la théologie, tome I, page 668)
Në një letër tjetër drejtuar Papës Damas, shën Jeronimi shkruan se
Kisha Katolike është e ndërtuar mbi shkëmbin e shën Pjetrit dhe se kushdo që ha
qëngjin jashtë kësaj shtëpie, ai nuk është katolik. (Barbier, Trésor de
Cornélius à Lapide, tome I, page 688).
Citmi 7 : "E i atillë mbeti
deri në fund, i ashpër e zemrak, tue vazhdue polemikat doktrinale me vrullin e
përhershëm, që ishte natyrë e tij, deri edhe me Shën Agostinin, që përkundrazi
i përgjigjej me shumë dashuni." (z. Gàzulli)
Përgjigje 7 : Ashtu siç shkrova më
lart, shën Jeronimi ka qenë i rreptë dhe i pakursyer vetëm me armiqtë e Fesë
shenjte Katolike, sjellje të cilën çdo katolik i vërtetë duhet t'a marrë si
model imitimi.
Përsa i përket mardhënjeve me shën Agustinin, shën Jeronimi ka
qenë gjithmonë i sjellshëm dhe i dashur me ipeshkvin e Hippos. Ndryshimet në
opinionet teologjike midis këtyre dy
etërve të mëdhenj të Kishës Katolike janë shfrytëzuar nga mendje dashakeqe si
protekst për të futur përçarje në gjirin e Kishës Katolike.
Korrespondenca midis të dyve numëron 18 letra, 9 nga secili.
Ja disa shembuj të diferencave në opinione midis këtyre dy
kollosëve të Fesë.
Në vitin 394 A.D., shën Agustini i dërgon një letër shën Jeronimit
(Ep. 56) ku e këshillon që të përdorë përkthimet e studiusëve biblikë të
Lindjes dhe jo një përkthim tëBibles, sepse një rishikim i versionit biblik të
Septantes do të ishte i mjaftueshëm.
Në një letër tjetër, shën Agustini kritikon një interpretim të
shën Jeronimit lidhur me debatin midis shën Pjetrit dhe shën Palit në Antioki.
(In Ep. ad Galatas)
Gjithashtu rreth vitit 416 A.D., shën Jeronimi i dërgon një letër
shën Agustinit për ta ftuar të luftonin së bashku kundër herezisë së re
pelagjiane. (Cayré, Patrologie et histoire de la théologie, tome I, page 657-658)
Në përmbledhjen e Mgr Guérin shkruhet se shën Agustini, duke qënë
më i ri në moshë se shën Jeronimi, e konsideronte këtë të fundit si atin e tij
shpirtëror dhe si një doktor të përkryer të cilit i kërkonte shpesh këshilla
dhe biles i dërgonte shpesh shkrime të tija teologjike për korrigjim. (Mgr
Guérin, Les petits bollandistes, tome 11, page 573)
Citimi 8 : "Një vlerë jashtë
mase të madhe patën e kanë ende komentarët e tij, të cilët, simbas tij, duhet
të paraqesin opinione të ndryshme, «në mënyrë që lexuesi, si të ketë lexue
shpjegime të ndryshme e mbasi të ketë njohë pikëpamje të ndryshme, të gjykojë
vetë cili asht ma i besueshmi dhe, si një ekspert i kembimit të valutave, te
refuzojë monedhën fallso”. (Kundër Rufinum 1,16)." (z. Gàzulli)
Përgjigje 8 : Mendoj se citimi i
mësipërm ka nevojë për shpjegim përndryshej ai mund të interpretohet në mënyre
heretike dhe anti-katolike.
Për sa sa kohë që Kisha Katolike nuk ka mësuar apo nuk ka vendosur
për një çështje të caktuar të fesë, moralit, liturgjisë, disiplinës apo të
mirës së përgjithshme të Kishës, besimtarët katolikë mund të shprehin mendimet
dhe opinionet e tyre. Por kur Kisha
Katolike (Papa dhe ipeshkëvinjtë) mësojnë dhe vendosin diçka në lidhje me fenë,
moralin, etj., atëherë çdo opinion merr fund dhe besimtari katolik duhet t'i
bindet zërit të Kishës.
Vetë
Zoti ynë Jezu-Krishti i ka dhënë Papës, e nëpërmjet tij Kishës Katolike, fuqinë
supreme dhe autoritetin e plotë për të drejtuar, gjykuar dhe udhëhequr
besimtarët në mënyrë të pagabueshme, kështu që besimtarët të dinë me siguri se
ku është e vërteta dhe të mos vrapojnë pas çdo lloj doktrine të rremë.
Në
dokumentet e Konçilit të Vatikanit (1870) shkruhet se Papa është gjyqtari
suprem i besimtarëve. Ai nuk është gjyqtar thjesht sa për emër, dhe Zoti ia ka
dhënë atij fuqinë e plotë gjykuese në mënyrë që Papa ta përdorë atë për lavdinë
e Krishtit Zot dhe për të mirën e Kishes Katolike.
"Shihet
tashti se në çfarë gabimi janë ato shpirtra, të cilat duke abuzuar me arsyen e
tyre dhe duke i marrë fjalët e Zotit sikur të ishin mendime njerëzore, guxojne
t'i interpretojnë këto fjalë sipas mendimit personal; Vetë Zoti ka vendosur një
autoritet të gjallë [Papën] për të treguar dhe mësuar kuptimin e vërtetë të
mesazheve hyjnore, dhe me anën e gjykimit të tij të pagabueshëm t'i japë fund
çdo lloj diskutimi...". (Papa Pius IX, letër enciklike, 9 Nëntor 1948, Oeuvres
de Mgr de Ségur, vol 3, pages 190-192)
Shën
Jeronimi shkruante se vetëm Kisha Katolike jep kuptimin e vërtetë të Shkrimeve
Shenjta (Biblës) dhe ai që refuzon t'i bindet Kishës është një heretik, që do
të thotë, për shën Jeronimin, një armik. (Cayré, Patrologie et histoire de
la théologie, tome I, page 668)
Citimi
9 : "U transferue përfundimisht në
Betlem pikërsiht pse donte të njihte me rrajë ebraishten, që të përkthente
Shkrimet e Shejta drejtpërdrejt nga origjinali." (z. Gàzulli)
Përgjigje
9 : Përkthimi i Biblës nuk ka qenë
fillimisht një iniciativë personale e shën Jeronimit por një kërkesë nga Papa.
Qëllimi
kryesor i ikjes së shën Jeronimit nga Roma dhe vendosja përfundimtare në
Béthlehem ka qenë arritja e përsosmërisë së krishterë, arritja e shenjtërisë.
Sa
më shumë që i krishteri i afrohet Zotit, aq më shenjt bëhet ai. Për shën
Jeronimin afërsia shpirtërore ishte e pamjaftueshme pa afërsinë fizike, të
cilën ai e gjeti, në një farë mënyre, pranë vendit ku dikur kishte lindur
Shëlbyesi i njerëzimit, Zoti ynë Jezu-Krishti.
Si
konkluzion, është e rëndësishme të thuhet se shën Jeronimi para të gjithash ka
qenë një shenjt, që është edhe qëllimi i vetëm për të cilin njerëzit janë në
këtë tokë; ai është një prej doktorëve më të ndritur të Kishës Katolike dhe një
prej 4 Etërve të Kishës latine. Në sajë të shpirtit të tij luftarak,
karakteristikë e rracës tonë illire, shenjtërisë dhe diturisë së tij të
jashtëzakonshme, shën Jeronimi ishte një mburoje dhe një bir besnik i Kishës
shenjte Katolike dhe Fesë së krishterë kundër armiqve të saj. Duke mos mohuar
kurrë origjinën e tij illire, shën Jeronimi vuri Zotin dhe Kishën katolike në
vend të parë, para kombit, para familjes, para miqësisë, para çdo gjëje tjetër.
Dhe Zoti ia shpërbleu këtë përkushtim duke e bërë atë një prej shenjtërve më të
mëdhenj të Kishës Katolike. Ja pra edhe modeli i imitimit për të gjithë
shqiptarët.
Bibliografi :
Mgr
Paul Guérin, Les petits bollandistes, 17
volumes, Paris, 1878.
F.
Cayré, A.A., Patrologie et histoire de la
théologie, 3 volumes, Tournai, Belgique, 1953.
Abbé
J. Berthier, M.S., Abrégé de théologie dogmatique et
morale, Lyon, 1928.
Adrien
Cance, P.S.S., Le Code de droit canonique, 3
volumes, Paris, 1952.
S.S.
Pape Saint Pie X, Catéchisme de la doctrine
chrétienne, Paris, 1912.
S.S.
Pape Léon XIII, Satis Cognitum, Rome, 29 juin
1896.
The
Catholic Gazette, The Jewish Peril And The Catholic
Church, London, February 1936.
J.B. Lemius O.M.I.,
Catechism On Modernism, London, 1908.
Abbé
Barbier, Les trésors de Cornelius à Lapide,
4 volumes, Paris, 1896.
Mgr
de Ségur, Oeuvres de Mgr de Ségur, 16
volumes, Paris, 1894.
Blog Hodie Mecum, Saint Jérôme, http://hodiemecum.hautetfort.com/about.html,
novembre 2010.