Kisha Katolike na mson se
burrat e gratë nuk kanë të njejtin rol në Kishë. Lëvizja "emancipuese" e
grave që asht nxitë kryesisht prej judeo-masonerisë,
nën pretekstin e rrêmë të "çlirimit" të tyne prej "robnisë së ligjeve",
nuk asht aspak Katolike por satanike, sepse minon rolin vërtetë të
grues në familje dhe synon shkatrrimin e saj, e për rrjedhojë edhe
t'shoqnisë, që lind prej familjes dhe mbështetet në té.
Hyji e
bani Adamin prej dheut t'okës, për me diftue, ndër të tjera, se njíri
asht dhé (Gjeneza 3:19) e asisênd para t'Madhit Zot, n'mnyrë që njíri,
tue kujtue origjinen e tij t'ultë, t'praktikojë virtytin e përvujtnísë,
që asht themeli i shêjtnísë.
« Dhe Hyji Zot tha : Nuk asht mirë për njírin me ndêjë vetëm : t'i bajmë nji ndihmse si vêdin. » (Gjeneza 2:18)
Hyji nuk e bani Even prej dheut t'okës e as prej kâmbës s'Adamit, që
Adami me e shkelë si skllave, nuk e bani as prej kresë t'Adamit, që
Adami me u sundue prej Evës, por Hyji e bani Even prej krahnorit
t'Adamit, n'mnyrë që burri t'jetë superjor mbi gruen, n'autoritet e
n'gjithshka tjetër, simbas Ligjeve t'Zotit, dhe t'a duejë, respektojë e
ndihmojë gruen e vet si vedin. Nga ana tjetër, grueja e ka për detyrë me
dashtë, ndig'jue, respektue dhe ndihmue burrin e saj, jo si skllave por
si ndihmse e bashkshorte, simbas Ligjeve t'Zotit, n'mnyrë që të dý
t'jenë nji trup i vetëm (Gjeneza 2:24, Efezjanve 5:31) dhe s'bashkut
t'përparojnë përditë drejt shêjtnimit dhe jetës t'pasósun.
«
Bashkshortë, dueni bashkshortet tueja ashtu si KRISHTI deshti Kishen dhe
sakrifikoi Vedin për té. » (Prej Letrës së sh'Palit drejtue Efezjanve
5:25)
Vetë veli që gratë urdhnohen me mbajtë (sod vetëm n'Kisha e
dikur gjithkund n'shoqnítë e maparshme zyrtarisht katolike) asht nji
shêj i respektit dhe përuljes së tyne ndaj burrave, si bashkshorte e si
ndihmse, e jo si skllave.
« Burri me të vërtetë nuk duhet me
mbulue kryet, sepse aj asht imazhi dhe lavdija e Hyjit, kurse grueja
asht lavdija e burrit... Burri nuk u krijue për gruen por grueja për
burrin. Prandaj grueja duhet me pasë nji vel mbi krye, për arsye të
engjëjve. » (Prej Letrës I të sh'Palit drejtue Korintasve 11:7-10)
« Gratë të mbajnë heshtje në Kisha, sepse nuk u lejohet me folë... Por
n'kjoft se dishirojnë me msue ndonji sênd, të pvesin burrat e tyne
n'shpî, sepse âsht e turpshme për nji grue me folë në Kishë. » (Prej
letrës së parë të sh'Palit Apostull drejtue Koríntasve 14:34-35)
Me arsye dhe vetëm kur nuk ka burra në Kishë, gratë munden me iu
përgjigjë lutjeve të meshtarit gjatë Meshës Shêjte. Sidokjoft, gratë nuk
lejohen në asnji mnyrë me iu afrue Elterit, por munden me u përgjigje
prej lerg. (Kanoni 813)
« Grueja të msojë në heshtje, me nji
nënshtrim të plotë ndaj Kishës, sepse nuk duroj që grueja të msojë të
tjerët apo të ketë autoritet mbi burrin, por të qëndrojë në heshtje.
Adami i krijue i pari e mandej Eva. Dhe Adami nuk u mashtrue por Eva
mbasi u mashtrue, râ në mkat. Megjithaté, grueja ka me u shelbue
nëpërmjet lindjes së fmijve, n'kjoft se ajo vazhdon me pasë Fenë,
Dashtnínë, Shêjtnimin dhe vetkontrollin. » (Prej letrës I të sh'Palit
Apostull drejtue Timoteut 2:11-15)
"Adami nuk ra në mkat si
gueja, por aj ra prej mashtrimit, suprizës : Adami e la vedin me ra në
mkat për dashtni për gruen e vet, që Hyji ia kishte dhanë si ndihmse e
bashkshorte. Mekense grueja asht mashtrue n'kyt mnyrë prej djallit, ajo
nuk mundet me marrë misionin me msue të vërtetën. Grueja, shton shën
Gjon Krizostomi (gojarti), ka msue keq njiherë, dhe kshtu ka shtye
burrin e vet e tanë njerzimin në mallkim; për kyt arsye, ajo nuk duhet
me msue mâ, por ajo duhet të heshtë dhe të msojë prej burrit
(bashkshkortit) me folë e
veprue mirë." (Komentet biblike të Dr. Allioli-t mbi Tim. II, 11-15,
aprovue prej Selisë-Shejte, vjeti 1868, vol. VIII, f. 175)
Komenti i masipërm nuk asht absolut dhe ka përjashtime, pa dyshim;
sidokjoft, rregulla e përgjithshme e përjashton gruen prej fushës së
msimdhanjes publike, tuej e kufizue kyt veprimtari në sferën private e
familjare, n'varsi të hireve që ka marrë prej Hyjit për nji detyrë të
tillë.
Fjalët që citova ktu ma nalt mbi gratë janë vetë Fjalët e
Zotit që flet nëpërmjet sh'Palit, e n'kto fjalë nuk ka urrejtje e as
paragjykime ndaj grave, sepse me i gjykue ndryshej asht me blasfemue e
fye randë Hyjin, i Cili na don të tanvet me nji Dashtní hyjnuere
t'pafundme, por që ka vue nji rregull në Kishë, në botë e n'univers, pra
gjithkund :
"Hyji ka rregullue gjithshka me masë, numër e peshë." (Dija 11:21)
Ata që e respektojnë dhe e mbajnë kyt rregull tërhjekin mbi vedi
bekimin e Zotit, kurse ata që e përbuzin kyt rregull, tërhjekin mbi vedi
mallkimin e Tij :
"Qé pra, po vêj para jush sod nji bekim dhe
nji mallkim : nji bekim, n'kjoft se i bíndeni Ligjeve të Zotit, Hyjit
tuej,... dhe nji mallkim, n'kjoft se nuk i bíndeni Ligjeve të Zotit,
Hyjit tuej... » (Deuteronomi 11:26-28)
Qé si komenton Monsinjor Gaston de Ségur, prelati domestik i Papës Piu IX :
« Zojat të merren me çeshtjet e tyne personale, me familjen e tyne dhe
veprat e tyne të mira, me punet e tyne të kandshme dhe të dobishme dhe
mos të ndërhyjnë ma në fushen e teologjisë dhe në até të t'drejtes
kanonike. Kjo fushë, si fusha e luftës, nuk âsht per tà. Asht plotsisht e
lejueme për zojat me u marrë me Fenë dhe Doktrinen shejte katolike,
biles ata e kanë për detyrë për shelbimin e shpirtnave të tyne, por të
merren si zojat, me butsí, modestí dhe nënshtrim të plote ndaj Kishës
Katolike.
« Në kohën e herezisë janseniste ishin pikërisht
zojat që përhapen kyt sekt; sallonet e Parisit dhe kështjellat ishin
mbushë me gra teologe që citojshin tekste, komentojshin shën Agustinin,
talleshin me Papen dhe Romen. Në kohen e diskutimeve mbi Pagabueshmëninë
Papale, kena pâ të riprodhueme fushaten e grave teologe, që vejshin
autoritetin e nji ipeshkvi, shkrimin e nji reviste mbi autoritetin e
Papës dhe Konçilit Ekumenik... » (Veprat e Monsinjorit de Ségur, 1877,
vellimi VI, faqet 412-415)
Ndërhyemja përherë e mâ shumë
abuzive e grave në ceremonitë moderniste, jokatolike në dioqeza asht nji
tregues i kjartë se kto vende kulti sod për sod nuk drejtohen prej
Kishës Katolike Romake, Kishës të themelueme prej vetë Zotit tonë
JEZU-KRISHTIT, por janë t'okupueme prej nji kishe tjetër, kishës
moderniste postkonçiljare, e
themelueme prej tradhtarve e anmiqve të Zotit, e cila punon pa pushim
drejt formimit të kishës humnitare botnore të Urdhnit të Ri botnuer.
Kisha Katolike Romake, zani i Zotit mbi tokë, nuk mundet kurrë me
kundërshtue as Shkrimet Shêjte e as Traditen e saj Shejte Apostolike,
Ajo nuk mundet me msue nji unjill të ri :
« Po habitem se sa
shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me
përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji unjill tjetër, por ka
njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrëzue e shkatrrue Unjillin e
JEZU-KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft
se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër unjill prej atij
që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e
përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër
unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam
tuej dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tuej kërkue
me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se do të doja t'i pëlqeja njerzve nuk do
të isha sherbtori i JEZU-KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull
drejtue Galatve 1:6-10)
« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë
mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe
kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që Ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i
sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý
kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë
që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërndâ grégjen
[besimtarët].
« O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani,
pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqij
e nepja fitoren dhe triumfin. » (Paragrafi i zhdukun prej egzorçizmit
të Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884).