+ Festa e Zemrës t'Papërlyeme të tejet Shejtes Virgjinës MARI,
Nanës tenZot +
Nji javë mbas Ngritjes së lavdishme të Zojs t'Bekueme në Qiell, trup e shpirt, Kisha Katolike Romake na fton me celebrue Festen e Zêmrës së Papërlyeme të tejet shejtes Virgjinës MARI.
Nji zêmër asht
e papërlyeme atherë kur ajo asht e pastër prej çdo lloj mkatit, prej
çdo lloj papastërtíjet e ndytsíjet, prej çdo lloj lidhjet t'parregullt e
t'paligjshme me gjanat e ksaj toke, apo prej çdo gjâjet tjetër që
mundet me e shmangë prej dashtnisë dhe lavdisë që ajo i detyrohet
t'Madhit Hyj e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Dhe kshtû ishte gjithmonë Zêmra
e Papërlyeme e tejet shejtes Virgjinës MARI : Qysh prej momentit të
t'Xanunit të Saj t'Papërlyem e deri në momentin e Ngritjes t'saj
t'mrekullueshëm
Në 1854, Shêjtnija e tij, Papa Piu IX, me anen e Bullës Pontifikale
"Innefabilis Deus", deklaroi se Virgjina MARI ka kênë pa asnji lloj
mkatit qysh prej momentit të parë të t'Xanunit të Saj, prej nji
privilegji t'veçantë të Hyjit t'Gjithpushtets
Kur dishepujt e sh'Gjon Pagzorit pyeten JEZU-KRISHTIN se a ishte Aj Shelbuesi i profetizuem dhe i pritun me padurim tash mija vjet, JEZUSI nuk u tha gja tjetër veçse u kallxoi frytet e mrekullive të Tija, për me u demonstrue hyjninë e Tij : të verbët shohin, t'paralizuemët ecin, leprozët janë pastrue, shurdhët ndig'jojnë, t'dekunit njallen, etj. (sh'Luka VI, 22). Kshtu vepruen (me anen e mrekullive) edhe Apostujt e parë, për me demonstrue hyjninë e Doktrinës shêjte Katolike (Kristjane) : Në Aktet e Apostujve shohim se si sh'Pjetri në Jopa njallë Dorkus-in prej t'dekunve (Aktet 9, 39-42); edhe shën Pali, në Troa, çliron Eutykusin prej t'dekunve (Aktet 20, 8-12), për mos me folë mandej për mrekullitë e tjera të Apostujve, të cilët Shelbuesi i quajti "miqë" (Gjoni 15, 15). N'unjillzimin e Ilirisë dhe Epirit, emna t'vjetër për trojet tona shqiptare, shen Pali thote se ka përdorë virtytin e shêjave e mrekullive (Romakve 15, 19).
Nji herë, disa protestantë shkuen në Lindjen e largme, për me protestantizue (që n'g'juhen katolike përkthehet : me korruptue e mallkue) besimtarët katolikë t'atjeshëm, t'unjillzuem prej misionarit t'madh jezuit, sh'Françesk Ksaverit, i cili thuhet se ka pagzue me duert e veta ma shumë se 1 milion persona, dhe se ka vizitue ma shumë se 200 mbretní të ndryshme. Kur protestantat filluen punen e tyne shpifse e mashtruese, banorët vendas i ndalen, tue i thanë : Na nuk kena njohunitë e mjaftueshme me debatue me jue. Por n'kjoft se doni që na t'përqafojmë doktrinen tuej, kena nji kusht për jue. Ati jonë i shêjtë (Sh'Françesk Ksaveri) kur erdhi n'fshatin tonë njalli tre persona të dekun. N'kjoft se doni që t'ju ndjekim, atherë njallni 6 vetë. Por protestantat e larguen të turpnuem, mbasi nuk mujten me bâ asnjí mrekulli.
Edhe n'Fatima t'Portugalisë në 1917, nji tjetër vend-mrekulli, ku Nana tenZot i asht dukë disa herë 3 barijve t'vegjël, jokatolikë të ndryshëm, përfshi gazeten lokale laike filo-masonike "O Seculo", konfirmuen fenomenin mbinatyror, "mrekullinë e diellit", i pamë prej afro 70, 000 personave të pranishëm me 13 Tetuer 1917 ashtu si kishin thanë barijtë e vegjël, simbas vetë porosisë të Zojs t'Bekueme.
Tue na
kujtue Zemren e Papërlyeme të Nanës tenZot, tetë ditë mbas Ngritjes të
Zojs Bekueme n'Qiell, Kisha hyjnuere e JEZU-KRISHTIT, që asht Kisha
Katolike Romake, na kujton se ata që dëshirojnë me pa Hyjin dhe me gzue
në Prezencen e Tij hyjnuere në Mbretninë e Qiejve, duhet domosdoshmënish
Mos të harrojmë Premtimin shelbues të Zemrës së Papërlyeme të Nanës tonë qiellore.
Në nji vizion të aprovuem prej Kishës shêjte Katolike Romake, me 10 Dhetuer 1925, Zemra e Papërlyeme e tejet shejtes Virgjinës MARI, Nanes tenZot, i dha kyt premtim të jashtzakonshëm të zgjedhunës së saj, Motër Luçies :
« Shife Zêmren teme të rrethueme prej ferrave, me t'cilat njerzit mosmirnjohës e shpojnë, nëpërmjet blasfèmave dhe mosmirnjohjeve të tyne. Ti, s'pakut, me ngushlló, dhe thueji atyne që premtoj me ndihmue, në oren e deks, me hiret e nevojshme për shelbim, të tanë ata që të Shtunden e parë të 5 muejve rresht :
* kanë me rrfye mkatet e tyne dhe kanë me marrë Kungimin shêjt...
* kanë me recitue Rruxaren...
* kanë me ndejë me Mue gjatë 15 minutave tuej meditue Misteret e Rruxares...
* kanë me bâ tana kto akte me qëllim me riparue krimet e randa që fyejnë Zêmren eme të Papërlyeme... »
Shënim spjegues :
Rrfimi mundet me u ba në 8 ditët që paraprjnë ose që pasojnë të
Shtunden e parë (kjo leje i âsht âsht dhanë Motres Luçie në nji vizion
tjetër të aprovuem). Rruxarja shêjte mundet me u recitue në cilindo
moment të ditës. Munden me u meditue disa Mistere, të zgjedhuna prej 15
Mistereve shêjte të Gzimit, Vuejtes dhe Lavdisë, ose mundet me u meditue
nji Mister i vetëm; Meditimi mundet me u bâ në të njêjten kohë me
recitimin e Rruxares ose para apo mbrapa rrecitimit. Gjithashtu për
marrjen e Sakramêndeve, besimtarët të kenë kujdes dhe të evitojnë të
tanë ato t'ashtuquejtun "meshtarë", të cilët praktikojnë ceremoni
sakrilegje në administrimin e Sakramendeve, të imponueme mbas
pseudo-Konçilit
KUJDES në marrjen e Sakramendeve :
Mbas pseudo-Konçilit
Për shembull, sot edhe në dioçezat shqiptare, për me konsakrue ipeshkvijtë dhe meshtarët, praktikohet Riti i pavlefshëm i Urdhnit i vjetit 1968, i hartuem prej apostatit Palit VI, rit që kundërshton thelbsisht Ritin tradicional të Urdhnit të Kishës shêjte Katolike Romake, e cila ka urdhnue gjithmonë, e s'fundmi me anen e Sh. T. Papës Piu XII, në Letren e tij inciklike "Sacramentum Ordinis" (30 Nandor 1947), që kërkush mos të guxojë në të ardhmen me ndryshue pjesët thelbsore të Ritit të Sakramendit të Urdhnit, ashtu si urdhnon Kisha edhe për Sakramendet e tjera. Vetëm nji anmik i Kishës së KRISHTIT Zot dhe nji ujk nën tesha qingjit, si veproi n'fakt Pali VI, ka mujtë me krye nji krim të tillë.
Asht krejt e mujtun që sod në kto dioqeza, riti i pavlefshëm i 1968 asht modifikue edhe ma shumë, për me iu largue edhe ma shumë Ritit tradicional të Urdhnit, i cili vazhdon me u përdorë sod në komunitete tradicionale katolike, në shumë vende të botës, për me krijue ipeshkvijë dhe meshtarë tradicionalë katolikë, t'konsakruem në mnyrë të vlefshme.
Kisha Katolike Romake ka msue gjithmonë se egzistenca e nji Sakramendi varet thelbsisht prej 4 elementave bazë :
1- Administruesi (personi që kryen dhe administron Sakramendin),
2- Forma (fjalët e caktueme),
3- Materia (elementi material i përdorun, si uji, buka, vêna, voji, kremi),
4- Qëllimi (që dmth me veprue ashtu si vepron Kisha Katolike Romake në kryemjen dhe administrimin e Sakramendeve).
Konkretisht, Riti i pavlefshëm i Urdhnit i Palit VI, ndër të tjera, përdor nji formë thelbsisht të ndryshme prej Formës tradicionale të Sakramendit të Urdhnit, e përdorun tash mija vjet për me konsakrue ipeshkvijë dhe meshtarë në mnyrë të vlefshme; kshtu për shembull, n'kjoft se në ceremoninë konsakruese të nji kandati për ipeshkëv apo meshtar përdoret riti i pavlefshëm i 1968, atherë kandidati në fjalë nuk konsakrohet as ipeshkëv e as meshtar, por mbetet po n'at rang që ishte para ceremonisë. Riti i pavlefshëm i urdhnit u shpall prej apostatit Palit VI me 18 Qershor 1968.
Pa ipeshkvijë të konsakruem në mnyrë të vlefshme, nuk munden me egzistue meshtarë të konsakruem në mnyrë të vlefshme (Kanoni 951). Pa nji ipeshkëv dhe meshtar të konsakruem në mnyrë të vlefshme, kërkush nuk mundet, në mnyrë të vlefshme, me krye dhe administrue Sakramendet, përjashtue Pagzimin dhe Martesen (Kanoni 802).
Kto konkluzione nuk janë opinione personale por mbështeten në Doktrinën (Magjisterin) e pagabueshme të Kishës Katolike, që gjithsejcili mundet me e verifikue.
Pra, për me shmangë idolatrinë në dioqeza (tue adhurue bukë e vênë në vend të Trupit dhe Gjakut të JEZU-KRISHTIT) dhe mkate e skandale tjera, dhe me kênë të sigurtë në marrjen e Sakramendve plotsisht të vlefshme, asht e domosdoshme me shmangë ceremonitë e atyne "ipeshkvijve" apo "meshtarve", të cilët janë "konsakrue" me Ritin e pavlefshëm të Urdhnit të 1968, dhe me iu drejtue ipeshkvijve e meshtarve katolikë tradicionalë, të konsakruem me Ritin tradicional të Urdhnit, gjithmnonë të vlefshëm, të Kishës Katolike Romake, që aktualisht veprojnë në komunitete tradicionale katolike jashtë dioqezave, në disa vende të botës.
JEZU-KRISHT, SHELBUESI i botës, kini mshirë për ne !
Tejet i ambli JEZUS, me shtoni Fenë, Shpresen dhe Dashtninë hyjnore, dhe më nepni nji zêmër të përvujtë dhe të pendueme !
O JEZUS, i butë dhe i përvujtë, bàni që zêmra jême t'i përg'jajë Zêmrës Tuej !
O Virgjina MARI, e butë dhe e përvujtë, bàni që zêmra jeme t'i përg'jajë Zêmrës Tuej !
Mbretnesha e tejet shêjtes Rruxare, lútuni për ne !
Mater decor Carmeli, ora pra nobis !
Virgo Dolorosíssima, ora pro nobis !
Zoja jonë e Fàtimas, lútuni për ne !
Shêjti JOZEF, modeli dhe pajtori i atyne që duejnë Zêmren tejet shêjte të JEZUSIT, lutuni për ne !
JEZUS, MARIA, JOZEF, po Ju nap zêmren, shpirtin dhe jeten tême !
JEZUS, MARIA, JOZEF, bàni që t'ndrroj jetë n'Tuejen shêjten shoqní !
JEZUS, MARIA, JOZEF, denjóni me ardhë me m'asistue ne t'mbramen têmen agoní !
JEZUS, MARIA, JOZEF, bani që t'ndrroj jetë tuej thirrë me dashtní Emnat Tuej shêjtë !