martedì, agosto 26, 2025

 Mbi Shêjen hyjnuere të Krygjës Shêjte



+ Mbi Shêjen hyjnuere të Krygjës Shêjte +
N'Êmen t'ATIT e të BIRIT e të SHPIRTIT-SHÊJT. Ashtû kjoftë !
Muslimanë dhe jokatolikë të tjerë na akuzojnë ne Katolikve si idhujtarë, mbasi thojnë se na nderojmë Krygjen shêjte, që për tà asht simbol idhujtaríjet.
Krygja shêjte asht simbol shêjt dhe hyjnuer që nuk ka lidhje me idhujt, ndërsa paganizmi idhujtar asht evident në praktikat aktuale islame, si dhe në shumë besime të tjera të rrême antikristjane.
N'vijim po paraqes disa dishmí në mbrojtje të Krygjës shêjte, shêjës hyjnuere të shelbimit dhe jetës s'pasosun. Dy krahët e tija përfaqsojnë bashkimin e hyjnores me njerzoren, e konkretizueme në Personën hyjnuere të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, Zot i vërtetë dhe Njiri i vërtetë, Mediator i vetëm para Hyjit, Udha e vetme drejt Parrizit dhe Lumnisë së pasosun. Krygja shêjte asht në fakt simboli kryesuer i TRINISë-SHEJTE, Zotit Trinitar, Hyjit të vetëm të vërtetë, i adhuruem n'vërtetsí vetëm prej Katolikve t'Krishtênë. Kjo Dogmë fejet konfirmohet prej Doktrinave shêjte të Sinagogës së vjetër hebraike, që e vetmja ruejti Zbulimin hyjnuer deri në Ardhjen e Mesisë, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Doktrina shêjte e Zotit të vetëm Trinitar asht msue pra mija vjet para KRISHTIT. Dhe afro 1000 vjet mbas KRISHTIT, shfaqet doktrina idhujtare pagane islame që akuzon për idhujtarí kyt Dogmë fejet Kristjane, antike sa vetë përjetsíja, e njoftun prej njerzve qysh prej Adamit, njirit të parë. Dhe kto akuza të rrêjshme islame bazohen ekskluzivisht mbi burime pagane islame, që janë vetë idhujtare, e për t'cilat kam folë në nji shkrim tjetër. (Cf. "Disa elementa pagane islame", në artikujt e mij.)
Bota e sotme, nji pjesë e t'cilës e quen vèten t'Krishtênë, g'jason me atà aníjet n'avarí që janë gadi me u përmbytë ; duket si nji titaník modern, që mendohej i pathyeshëm por që disa shkamíj t'nënùjshëm e t'parëndsishëm ia bàne gjàmen. Civilizími i sotëm ''modern e humanitar'', pjellë e veprimtarisë së ethshme të lógjeve judeo-masonike të ktyne tre shèkujve të fundit, i arkitektuem prej Rilindjes pagàne evropjàne dhe i ngritun mbi gërmàdhat e luftnave e revolucjoneve satanike që pasuen, asht i destinuem me u përmbytë dhe me u shkatrrue fund e majë sepse ka braktisë dhe ka hjedhë matànë gurin themeltar, gurin e parë, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN dhe Krygjen e Tij Shêjte : ''Stat crux dum volvitur orbis'', “Kryqi qëndron i patùndun ndërsa bota rrotullohet”. Shêjtnija e Tij, Papa sh'Piu X, në Inciklikun ''Jucunda Sane'' thotë se prapë po tentohet me trajtue çashtjet e botës tuej lanë jashtë KRISHTIN Zot ; po fillohet me ndërtue tuej hjedhë jashtë "Gurin e parë". Kyt gjâ Sh'Pjetri ua tha atyne që kryqzuan JEZUSIN. E tashti, për t'dyten herë, ndërtesa shkatërrohet e then krènat e ndërtuesve. JEZUSI, pamvarsisht prej çdo gjàjet tjetër, qëndron dhe asht "Guri i parë" i shoqnisë njerzore, tuej vërtetue edhe nji herë thànjen se "Nuk ka shpëtim veç n'Até" (Aktet 4:11-12). (sh'Piu X, ''Jucunda Sane'', 12 Mars 1904).
- Shêja e Krygjes n' Testamentin e Vjetër (Tradita)
Në t'vërtetë, shêja hyjnore e Krygjës nuk asht diçka e ré, por nji simbol shêjt me nji zanafíllë shumë t'hèrshme, i përdorun prej popullit t'zg'jedhun çifut e prej profétve t'ij shekuj mâ parë, si figurë profetíke e lavdisë së ardhshme dhe e triùmfit kundër djallit, mkatit dhe vdekjes. Prandej edhe djalli dhe satelitët e tij e urrejnë kaq shumë shêjen hyjnore të Krygjës, sepse kjo shêjë u kujton disfaten e tyne t'përjetshme, rrënimin e tyne t'pariparueshëm.
Krygja shêjte jo vetëm tash por gjithmonë a kênë nji dritë hyjnore shelbuese, triumfùese, pajtùese, shpagùese e shêjtnùese.
Shêja e Krygjës asht aq e natyrshme për njirin saqë pothuejse në tanë popujt, në tana epókat, njerzit i janë lutë Krijuesit tuej bâ Shêjen e Krygjës.
Patriarku Jakob, n'shtratin e vdekjes, i rrethuem prej dymbëdhetë fmijve të tij, étnit e ardhshëm të dymbëdhetë fiseve të Izraelit, mbasi profetizon të ardhmen për sejcilin prej tyne, i nep bekimet hyjnore dy fmijve të Jozefit, Efraímit dhe Manasèsë, tuej u shtrí krahët n'formen e krygjës (Gjenèza, kapitulli 48). Jakobi, thotë sh'Gjoni i Damàskut, tuej kryqzue krahët për me bekue fmijtë e Jakobit ban shêjen e Krygjës ; nuk ka gjâ ma t'kjartë (Mgr Gaume, "Le signe de la Croix", 1869, p. 62) :
"Jacob, alternatis cancellatisque manibus, filios Joseph benedicens, signum crucis manifestissime scripsit." ("De Fid. orthod.", lib. IV, c. XII.)
Qysh n'kohët apostolíke, Tertuljàni konstaton kyt fakt tuej thanë se : "Beslidhja e Vjetër na rrëfen Jakobin që bekon fmijët e Jozefit, tuej shtrí krahun e djathtë mbi kryet e fmijës që ishte në t'majtë, dhe tuej vue krahun e tij t'majtë mbi kryet e fmijës që ishte në t'djathtë. Në kyt pozicjón, krahët formojshin shêjen e Krygjës dhe paralajmnóshin bekimet që do të rrjèdhshin prej Shelbuesit t'Kryqzùem." ("De Baptism.")
Në kohen e Eksódit, g'jatë luftës së hebréjve kundër fórcave të mbretit Amalèk, profeti Moisí u njit mbi malin që dominonte fushen e betejës dhe g'jatë luftës mbante krahët hapë, në formen e krygjës. Hyji tuej e pâ n'kyt pozicjón i dha fitoren hebrèjve (Eksódi 17:10 e n'vazhdim). Janë krahët e shtrimë n'formen e krygjës që kanë mujtë Amalèkun, shprehet sh'Gjoni i Damàskut ("De Fid. orthod.", lib. IV, c. XII). Mbi kyt episod, Tertuljàni shton : "Pse, n'momentin kur Josuéja përgaditet me luftue Amalèkun, profeti Moisí ban até që nuk kishte bâ ma parë dhe lutet me krahët e hàpun ? N'nji rrethanë aq deçizíve, a nuk do t'ishte kênë ma mirë për té, për me e bâ lutjen e tij mâ efikàse, me u g'jujzue, me rrahë gjoksin e me u shtrí përtokë ? Jo aspak. E pse kshtù ? Sepse lufta e Hyjit kundër Amalèkut ishte nji figurë e lùftnave të Fjalës s' mishnùeme kundër satànit dhe nji figurë e Shêjës së Krygjës nëpërmjet t'cilës Aj do të triumfónte." ("Contr. Marcion.", n. 111)
"Moisíu me krahët e shtrimë, tuej ndêjë mbi mal deri n'prendímin e díellit, i ndihmuem prej Hùrit dhe Aaronit, çka asht gjâ tjetër veçse shêja e Krygjës së gjallë ?" (Martíri filozof sh'Justíni, "Dialog. cum Tryph.", n. 666)
Në Librin e Numrave lexojmë nji pasazh kur populli hebré murmurói kundër Hyjit e Moisíut dhe si ndëshkim Zoti u çoi gjarpníj të tmerrshëm e shumë helmùes që pickuen dhe mbyten shumë prej tyne. Mbas pêndímit dhe lutjes së Moisíut, Hyji pati mshirë për tà dhe urdhnoi me bâ nji shêj kryqit permanènt dhe të dukshëm për të tanë. Kushdó që pickohej prej gjarpníjve dhe shihte shêjen e Krygjës nuk mbaronte por shërohej (Numrat 21:5-9). Kjo Shêjë e Krygjës e urdhnùeme prej vetë Zotit ishte nji figurë e Shelbùesit t'Kryqzuem, ashtù si do ta konfirmonte shèkuj ma vonë vetë Zoti jonë JEZU-KRISHTI :
"Ashtù si Moisíu çoi nalt gjarpnin n'shkretínë, ashtù duhet me u çue nalt edhe Biri i njírit, në mnyrë që kushdó që ka me besue në Até, mos të vdesë por të ketë jeten e pasósun." (sh'Gjoni 3:14-15)
Në Sakrificat e Beslidhjes së Vjetër, priftníjtë s'parit çójshin hosten nalt, simbas udhzimeve të Ligjit mozaik, mandej e kthèjshin kah Lindja dhe s'mbramit kah Prendími, tuej bâ kshtu Shêjen e Krygjës. Në kyt mnyrë, vetë Prifti i Naltë dhe priftníjtë e thjeshtë bekojshin popullin mbas ríteve të sakrificave. (Duguet, "Traité de la Croix de N.-S.", c. VIII)
Në kohen e profetit Ezekièl, krimet në Jeruzalem kishin mbrritë kulmin. Nji personazh misterjoz, rrëfen profeti, merr urdhnin prej Zotit me përshkue qytetin dhe me u shënue n'ballë shêjen "T" të tanë atyne që rënkojshin tuej i dënue mkatet e qytetit fajtor. N'krahët e ktij personàzhi misterjoz écshin gjashtë personazhe të tjerë, që mbajshin sejcili nji armë vdèkjeje, me urdhnin me shfarosë pa dallim të tanë ata që nuk do të kishin në ballë shêjen shpëtimtare "T" (Ezekièli 9:4 e n'vazhdim). E si nuk mundena me dallue në shêjen "T" nji figurë të fuqishme të Shêjës shpëtimtare të Krygjës ? Kshtu mendojnë edhe Etnit e Kishës, përfshi Tertuljànin dhe sh'Jeronímin, t'cilët msojnë se ashtù si shêja e "Tau-s" mbi ballin e qytetàrve të Jeruzalemit, që vajtojshin mbi krimet e qytetit, i mbronte ata prej engjëjve shfarosës, ashtû edhe shêja e Krygjës që njiri ban mbi ballë asht nji sigurí se aj nuk ka me kênë viktima e djallit dhe e anmíqve të tjerë të shëlbimit, n'kjoft se vajton dhe dënon sinqerisht krimet dhe mkatet që kjo Shêjë ndalon dhe dënon. (Tertull., "adv. Marcion.", lib. III, c. XXII ; S. Hier., "in Ezech.", c. X.)
Në kohen e pushtimit të Izraelit prej Filistínve, Samsóni kontribon fuqishëm për çlirimin e popullit t'vet. I forti i Izraelit mbasi rrêhet prej Dalílas, lidhet prej Filistínve, qërrohet dhe si nji bagtí e rëndomtë detyrohet me tërhjek gurin e nji mullíni, tuej u bâ objekt talljet dhe zbavitjet. Megjithaté, Samsoni mendon me u hakmarrë. Nji ditë, aj thírret në nji pallat të madh për me zbavitë atje princat e mbledhun filistínë. Samsóni i verbët, i ndihmuem prej udhërrfýesit të tij, mbrrin te vêndi midis dy kolónave mbàjtse të ndërtesës dhe, mbasi kërkon ndihmen e Hyjit t'Gjithpushtetshëm, hapë krahët, mbërthen dy kolónat dhe i shkundë me forcë ; ndërtesa rrëxohet dhe mbytë t'praníshmit, bashkë me Samsónin. "I vendosun mes dy kolònave që mbajshin ndërtesen, shpjegon sh'Agustíni, i forti i Izraelit i shtrínë krahët në formen e Krygjës. Në kyt pozicjon t'plotfuqishëm, aj i tundë kolónat që bíen dhe shtypin anmiqtë e tij ; ashtù si i Kryqzùemi i Gjithpushtetshëm, Samsóni, që asht veç figura e Tij profetizùese, vetsakrifikohet i vorrósun në triumfin e tij." ("Serm." 107, "de Temp.")
Mbreti David i dërmuem prej idhnímit, me nji djalë atvrasës, me subjèkte t'revoltùeme, me fronin që po i lëkundej dhe me pleqnínë që po i afrohej me shpejtsí, si vepron me kërkue ndíhmen prej nalt ? Monarku i frymzùem lùtet tuej bâ Shêjen e Krygjës. (Psalmi 142:6)
Mbasi Mbreti Salomón përfundoi Tèmpullin e Jeruzalemit, monument madhështor që u konsakrue dêjsisht prej monàrkut, për me tërhjekë bekímet e Qíellit mbi ndërtesen e re të Hyjit t'Izraèlit, hapë krahët në formen e Krygjës dhe lutë Zotin e Gjithpushtetshëm (3 Mbrètnit 8:22).
Nuk ishin vetëm patriàrkët, gjykàtsit, profètët dhe mbrètnit ata që njífshin dhe praktikójshin Shêjen e Krygjës, por edhe tanë populli e njífte dhe e përdorte me religjiozitèt në kohë rreziqesh.
Në Librin e Ekleziastíkut lexojmë se Senakeríbi ecte prej fitores në fitore. Pjesa ma e madhe e Palestinës ishte e pushtueme dhe kërcënohej edhe qyteti i Jeruzalemit. E si veproi ky popull, me burra, grâ e fmijë për me zmbrapsë anmikun ? Si Profeti Moisí, ata i hapen krahët në formen e Krygjës për me u lutë dhe me kërkue ndihmen qiellore. Dhe Hyji ua plotsoi lutjet. (Ecclesiasticus 48:22).
Në Librin e dytë të Makabèjve lexojmë se si Heliodórusi, legati i Mbretit t'Azisë Selèukus, me ushtarët e tij po përgaditeshin me plaçkitë thesarin e Tempullit të Jeruzalemit. Prifti i Naltë me priftnijtë e tjerë u shtríne te kambët e altàrit për me kërkue ndihmen e Hyjit dhe për me evitue sakrilegjin n'Tempull. Edhe populli mori pjesë n'kto lutje dhe, tuej i shtrí krahët në formen e krygjës, luti t'Madhin Zot për mbrojtje. Dhe me të vërtetë Hyji ndërhyni në mnyrë të mrekullueshme dhe ndaloi planet grabitçàre të Heliodórusit. (II Makab. 3:20)
- Shêja e Krygjes n' Testamentin e Ri
Mbas triùmfit të Shelbuesit t'kryqzuem, Shêja e Krygjës u ba pjesë e pandàme e jetës së Kishës Katolike dhe e besimtàrve të saj, që g'jatë tanë shekujve janë shënue, janë mbështjellë dhe kanë ecë përpara me Shêjen e Krygjës.
Shêja e Krygjës që shpreh shprèsen n'JEZU-KRISHTIN asht gjàja e parë dhe mâ e njóftuna mes nesh, thotë sh'Bazili i Madh (“De Sp.” S., c. XXVII).
Kryqi gjíndet gjithkund : te príncat e te subjèktet, te gratë e te burrat, te vírgjinat e te t'martùemit, te skllèvnit e te t'lirët, dhe të tanë e shënojnë pjesen mâ fisnike të trupit : ballin... Kurrë mos kaloni pragun e shpisë pa thanë : “I bie moh satanit dhe përqafoj JEZU-KRISHTIN” tuej bâ Shêjen e Krygjës (sh'Gjon Krizostómi,
“Quod Christus sit Deus”; et “Homil. XXI ad popul. Antioch.”).
Na duhet t'bajmë Shêjen e Krygjës në çdo akt të ditës (sh'Ambrozi, Sermoni XLIII).
Shêja e Krygjës t'bahet vazhdimisht mbi zemër, mbi gojë, mbi ballë, n'tavolínë, n'banjë, n'shtrat, tuej hî, tuej dalë, në gzime, në trishtime, t'ûlun, n'kambë, tuej folë, tuej ecë, shkurt në tana aktet tona. Ta bajmë Kryqin mbi gjoks dhe mbi tana gjymtýrët në mnyrë që tanë trupi jonë t'jetë i mbuluem prej ksaj mburojet të pathyeshme të Krishtênve (S. Gaudent. Episc. Brixien., “Trait. de lect. Évang.” ; S. Cyrill. Hier., “Catech.”, IV, n. 14; S. Ephr., “de Panoplia.”).
Për me mbrojtë Fenë e Moralin Kristjan, me Shêjen hyjnore të Krygjës, t'Krishtênët e parë përballuen sfida heroike, natyrore e mbinatyrore, që bota pagane nuk i kishte pâ ndojherë.
« Mbas vdekjes së [JÉZUSIT], nji pjesë e hebrejve përqafoi doktrinën e [Tij], por ata që ishin deklarue dishepujt e [Tij] u persekutuen aq dhunshëm saqë pagajt kujtuen se [Krishtënimi] u zhduk. Përkùndrazi, kjo Fé mori forca t'reja dhe prej Judesë ajo u përhapë në gjithë universin me nji shpejtsí befasuese.
« Nji numër i pafund personash përqafuen Fénë e [JÉZUSIT] ; ata që e predikojshin bajshin mrekullina, që pagajt ia atribójshin magjisë, ashtù si mrekullinat e JÉZUSIT, Msuesit të tyne. » (Don Bullet, « Historija e krijimit të Krishtënimit, e marrun ekskluzivisht prej autorve paganë dhe çfut », faqe 2)
« I fýjshin [t'Krishtênët] edhe n'oren e deks, tuej i mblue me lëkura shtazësh t'egra, tuej i shkye prej qêjsh, tuej i ngulë n'kryqe e tuej i djegë për me bâ dritë e zjerm naten. » ("Idem", faqe 4)
Dikujt iu pré kryet, dikujt iu shpue trupi me shtiza, dikujt iu rjep lëkura për s'gjàllit, dikujt ia thyen kócat tuej e hjedhë prej shkâmbijve, dikujt ia moren frymen tuej e gjujtë me gurë e Princin e Apostujve, Papen e parë, e mbytne t'kryqzùem me krye poshtë. E përgjígja e tyne e vetme ishte lutja hyjnore për barbarët që i persekutójshin. Bota barbare pagane u befasue prej ktij heroízmi t'pashoq dhe filloi me mendue se më t'vërtetë kjo doktrinë që po përhapshin ktà "lypcarë kâmbëzbathun" ishte diçka shumë mâ tepër sesa nji dialektíkë filozofike e trillueme prej mêndjeve njerzore.
« Kishin kalue jo mâ shumë se 30 vjet mbas vdekjes së JÉZUSIT dhe n'Romë, aq larg prej Judesë, kishte nji pafundsí dishèpujsh Kristjànë ; e çfarë dishepujsh ? Njerëz që masakroheshin për me mbrojtë doktrinën e [Tij]. Filozofíja, me tânë madhshtínë e saj, a na paraqet ndoj gjâ të ngjashme ? Ku janë martirët e saj ? » ("Idem", faqe 5)
N'kohen e persekucjonit të Dioklecjànit, rrëfen historjàni e dishmitàri okular Euzèbius, nji ditë futne n'amfiteàtër nji turmë t'Krishtênësh të dënuem me râ n'gojen e egërsínave ; spektatorët nuk mujtën me kontrollue emocjónet kur panë ata fmijë, t'rijë e t'moshuem, të zhdeshun e me sý kah Qíelli, me krahët e shtrimë n'formen e Krygjës, pa asnji lloj friget e trondíjet, n'mesin e luàjve e tígrave t'uritun. Friga që duhej me kapë viktímat, kishte kalue te spektatorët e te gjykatsit. ('' Hist. eccl.'', liv. VIII, c. V.)
Historíja e shêjtes Anjèsë, virgjën e drishtë romake 13-të vjeçare (304 A.D.), prej njênes prej familjeve mâ fisnike të Romës, asht nji prej triùmfeve ma heroíke të Kryqit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT.
Qysh n'moshen 10 vjeçare ajo i konsakrohet KRISHTIT dhe kur i biri i perfektit të Romës e kërkon në martesë, ajo i përgjigjet : ''Jam fejue me KRISHTIN, që engjëjt shërbejnë''. Për me u hakmarrë kundër saj, përpiqen me e dhunue me forcë por KRISHTI e mbron trupin e saj në mnyrë të mrekullueshme. Atherë e dënojnë me e djegë për s'gjallit publikisht, n'mesin e cirkut. Por shêjtja e vogël, me krahët e shtríme në formen e Krygjës dhe n'sytë e turmës që e rrethon, ecë drejt turrës së druve të ndezuna dhe hin mes flakve, që mrekullisht shpërndahen dhe fiken nën hapin e saj, por që përhapen anash dhe rrezikojnë me djegë xhelatët rreth e rrotull.
« A e shifni, thotë Doktori i Kishës sh'Ambrozi, si i hapë krahët kah KRISHTI e biles deri n'mesin e flakve çon nalt flamurin triumfues të Hyjit ? Me krahët e shtrime mes flakve, ajo i ban kyt lutje Hyjit : ''O Ju që duhet me adhurue, me nderue e me druejtë, ATË i Gjithpushtetshëm i Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, po Ju bekoj sepse prej hirit të Birit Tuej të vetëm, i pshtova duerve të njerzve pervèrsë dhe i kalova pa njollë flliqsínat e djallit. E për ma tepër, nën vesen e SHPIRTIT-SHEJT po fiket zjermi që m'rrethon ; flakët po ndahen dhe zjermi i turrës teme po kërcnon ata që e kanë ndezë. (Lib. I, ''de Virgin.'')
Ah... ! Çfarë herojsh e trimash kanë kênë t'Krishtênet e parë!... Zêlli i tyne për Fenë e KRISHTIT shkonte deri aty se edhe vajza t'reja, fmijë e pleq vrapójshin me dishírë e biles me gzim me u martirizùe dhe me dishmùe se JEZU-KRISHTI âsht Zot e Mbret. Bâmat e tyne t'kallxùeme prej Euzèbit, Teodorètit, sh'Irenèut, Tertuljànit, Sokràtit, Sozomènit, Evagrèut, historjànit të njoftun hebré, Jozèfit, e historjànve të tjerë hebrejë e paganë kanë udhtue shekujt e historísë për me ngallnjue me admirim e frymzim gjeneràta mbas gjeneràtash.
"Ἐν τούτῳ νίκα". "In hoc signo vinces". "Me kyt shêjë ke me triumfúe". Simbas historjànit të hershëm të Kishës, Ipeshkvit Euzèbius të Çezarèsë, kto ishin fjalët misterjóze që Perandóri pagan Konstantin pâ të shkrueme n'Qiell, bashkë me nji Kryq dritet mbi diell, para betejës kundër forcave të Liçíniusit. N'fillim Perandori nuk e kuptoi domethan'jen e ksaj shêje, por mbramjen e nesërme, vazhdon rrëfimin historjani Euzèbius, JEZU-KRISHTI iu duk Konstantinit në andërr dhe i shpjegoi se duhej të përdorte Shêjen e Krygjës kundër anmiqve të tij.
Kjo shêjë hyjnore tronditi dhe transformoi jeten e Konstantinit, e bashkë me té, tanë Perandorínë Romake pagane.
Me Shêjen hyjnore të Krygjës, Konstantíni triumfoi kundër anmiqve të tij dhe kundër vedit, tuej u bâ i Krishtênë dhe tuej kristjanizue tanë Perandorinë Romake. Kryqi i KRISHTIT triumfoi kundër paganizmit, idolatrisë dhe barbarisë, tuej konvertue e shêjtnue gjithçka që i delte përpara.
Me shêjen hyjnore të Krygjës, t'bàme me nji Fé t'gjallë, me nji Shpresë t'patundun dhe me nji Dashtní t'zjarrtë, shêjtnit e panumërt të Kishës Shêjte Katolike pastruen leprozët, ndriçuen t'verbuemit, drejtuen t'paralizùemit, shpórren djajtë, njàllen të dèkunit, kpùten zinxhírët, thyen kupat e helmit, coptuen idhujt, shndrrùne matèrjen, lëvizen malet, hàpen ujnat, shpërndane flakët, sundùen natyren, transformuen kombet, civilizuen popujt, shêjtnuen shpirtnat dhe i dhanë lavdí të madhe Hyjit të Gjithpushtetshëm.
Simboli shêjt i Krishtënímit ndriçoi dhe nderoi, brez mbas brezit, bàllet dhe gjokset e Papve, Etënve e Doktorëve të Kishes, múrgjnit e murgéshat, vírgjinat, mbrétnit e mbretnéshat, príncat e princéshat, gjeneralët, kryqtarët, kalórsit e ushtarët ; Mbretníja e Krygjes së JEZU-KRISHTIT ndriçoi katedràlet, bazilíkat, kishat e panumërta, kuvêndet e shkretínat e Egjiptit, të Afríkës, të Ameríkës, të Azísë e t'Arabísë, ku dora e misjonàrve t'palodhun e mbajti nâlt, si pishtar ndriçúes, për me largue têrrin e idolatrisë e t'paganízmit dhe për me çue driten e shëlbimit, të civilizimit dhe të përparimit ; Kryqi shêjt ndriçoi oborret mbretnore e shpitë e thjeshta, anët e rrugve, kodrat e malet, shkollat e universitétet, spitalet e fjetóret, burgjet e kazérmat ushtarake, fushat e betéjave dhe skuadrat e pushkatimit, ku ushtaret e KRISHTIT Zot thrrítshin : "Rrnoftë KRISHTI Mbret !"
- Shêja e Krygjes te pagajt
Nuk ishte vetëm populli çifut, qysh prej antikitètit të lashtë dhe brezat e tana Katolike, ata që e përdoren me devocjon Shêjen hyjnore të Krygjës. Edhe pagajt e kanë përdorë kyt shêjë misterióze, tuej e njoftë, deri diku, fuqinë e sajë mbinatyrore. Por si ka mundsí që edhe pagajt e pafé t'kenë veprue n'kyt mnyrë ? Nuk duhet t'harrojmë se njerzve të parë iu dhà nji Revelacjon apo Zbulim hyjnor i përbashkët ; me kalimin e shekujve, ky revelacjon primitiv u ruejt i pakorruptuem te nji linjë apo gjeneracjon i caktuem njerzish, pra te nji pjesë e popullit dikur të zg'jedhun hebré, ashtu siç e rrëfen për shembull sh'Lukë Evangjelisti n'Unjillin shêjt (3:23-38), gjeneracjon që i ka rrâjët te Adàmi, Séthi, Henóku, Abrahàmi, Izàku, Jakóbi, etj., kurse te popujt e tjerë, si prej dobsisë e mkateve të njerzve ashtu edhe prej influencës diabolike, ky revelacjon primitiv përgjithsisht u korruptue, megjithse kombe të ndryshme ruejtën dhe trashiguen, dikund ma shumë e dikund ma pak, ndonji element të ktij Revelacjoni hyjnor, tuej përfshî edhe shêja e Kryqit.
N'shekullin e artë të g'juhës latine, etimologjíja e fjala “adorare” nënkuptonte puthjen e dorës “manum ad os admovere”. Kjo ishte mnyra se si pagajt nderojshin “zotat” e tyne apo ídhujt.
“Kur na adhurojmë, thote Plini, na afrojmë doren e djathtë te goja dhe e puthim, e mandej rrotullóhena në vend.” (“Hist. Nat., 1. XXVIII). Tuej u rrotullue n'vend, pagajt imitojshin lëvizjen e hyjeve dhe i bajshin homazhe “hyjnisë” për boten mbarë, prej t'cilës hyjet janë elementat ma fisnikë. Kjo mnyrë “adhurimit” i përket sabeízmit apo idhujtarísë së hyjeve që e ka origjinën n'antikitetin ma t'lashtë. Prej pitagorjànve, kjo praktikë u përkrah prej Nùmas i cili urdhnoi rrotullimin : “Circumagi tecum deos adoras”. “Thuhet se kjo praktikë, shton Plutarku, përfaqson rrotullimin që ban qielli me lëvizjen e tij.” (“Vie de Numa”, ch. XII). Kjo praktikë ishte shumë e përhapun n'Amerikë para zbulimit të saj dhe ajo përdoret prapë prej dervíshve rrotullues n'Lindje. Dervishët janë “asketë” të urdhnave të ndryshëm, të ndamë simbas sèkteve të ndryshme diabolik të islamit.
Pagàjt e bàjshin kyt shêj me nderue djallin, që asht krimi suprem.
« Kur pashë diellin tuej ndriçue me tanë forcen e tij, dhe hanen t'rrethueme me dritë tuej u afrue, zemra jeme a asht gzue n'mshehtsí, e a kam puthë ndojherë doren ? Sepse ky gjest asht krimi ma i madh dhe mohimi i Hyjit t'Gjithpushtetshëm. » (Libri i Jobit, 31:27).
« Dhe kam ruejtë për Vèdi n'Izrael shtatmijë burra që nuk kanë përkulë g'junin para Baalit dhe tana gojët që nuk e kanë adhurue tuej puthë duert. » (3 Mbretënve 19:18).
Por ku qëndron lidhja mes puthjes së dorës, që pagajt e përdorshin me adhurue idhujt e tyne, dhe Shêjës së Kryqit ?
Po ta shofim mâ afër kyt shêjë misterioze, vërejmë se pagàjt e kalojshin gishtin e madh të dorës së djathtë nën gishtin tregues dhe e vêjshin (vendosnin) mbi gishtin e mesit, tuej formue kshtû shêjen e Krygjës, mandej e puthshin kyt kryq, tuej murmurue ndonji fjalë në nder të idhujve të tyne (“Asin., Aur.”, lib. IV). Si përmenda ma nalt, megjithse Revelacjoni primitiv ishte korruptue te kto kombe pagane, aj nuk ishte hupë krejtsisht dhe elementa shêjte të ktij Revelacjoni t'hershëm, siç ishte Shêja hyjnore e Krygjës, përdoreshin në mnyrë t'gabueme për qëllime blasfemuese e sakrilegje te popujt paganë. Ky Revelacjon fillestar, n'kohen e ardhjes së Mesisë, ishte korruptue edhe te nji pjesë e madhe e vetë kombit hebré, i cili për arsye të mkateve të tija nuk e njohu Mesinë kur erdhi n'mesin e tyne, megjithse gjurmët e Ardhjes së Tij gjindeshin kudo n'profecitë e Shkrimeve-Shejte.
T'shofim edhe ndonji shembull tjetër se si pagajt bajshin Shêjen e Krygjës.
Gjeneralët pagaj romakë, përpara se me sulmue nji qytet t'rrethuem, thirrshin s'parit “zotat” e atij qyteti, tuej i shtrí krahët në formen e Krygjës. (“Satur.”, lib. III, c. II).
Historjani romak pagan Titus Livius shkruante : “Në g'juj, ato ngrejshin duert lutse drejt qiellit dhe drejt zótave.” (“Antiquit.”, lib. IV).
Dhe Virgjíli : “Anchises në breg, me krahët e shtrime, thrret zótat e mëdhej.” (“Æneid.”, lib. III.).
Shkrimtari dhe filozofi neo-platonician i shekullit të dytë mbas KRISHTIT, Lucius Apuleius, shpjegon se kjo mnyrë t'lùtunit nuk ishte nji gjâ e veçantë : “Zakoni i atyne që luten asht me ngritë duert drejt qiellit”. (“Lib. De Mundo”; nga fundi).
« N'kjoft se deka me vjen papritun, thote Arien, do t'ishte e mjaftueshme për mue me çue duert kah qiella. » (“In Epictet.”, lib. IV, c. X.)
Egjiptjanët e hershëm paganë e vêjshin edhe ata kryqin në tempujt e tyne, tuej e shpjegue kyt shêjë si lajmruesin e nji lumníje të ardhshme. Në kohen e Theodosit, historjanët grekë Sokrati dhe Sozomèni raportojnë se mbas shkatrrimit të tempujve të zotave të rrême, siç ishte aj i Serapísit, gurët e rrëxuem kishin të gdhendun shêja hieroglífe në formen e kryqit. Neofitët egjyptjanë konfirmojshin se kto shêja përfaqsojshin kryqin, shêjë e jetës së ardhshme. (“Sozom.”, l. V, c. XVII; Id., lib. VII, c. XV.).
Në Romën pagane të dikurshme, në mesin e “forum olitorium”-it, ku deri vonë shiheshin rrënojat e teatrit të Marcelus-it, ngrihej statùja publike e nji hyjníje të rrêmë : “Pietas publica”. Ajo ishte në kambë, me krahët hapë në formen e Krygjës, ashtu si profeti Moisí mbi mal apo si t'Krishtênët e parë në katakombe. Në t'majtë të saj gjindej nji altar, ku digjej tamjan, simbol i lutjes. (Gretzer, “De Cruce”, p. 33; Forcellini, art. “Pietas”, etc.)
Edhe n'Kinen e lashtë, nji perandor kinez, Hien-Yuen, për me nderue t'Gjithpushtetshmin, bashkonte du shkopij, njênin vertikal e tjetrin horizontal, në formen e Krygjës. (“Discours prélim. du Chou-King”, par le P. Prémare, ch. IX, p. XCII.)
Prej shtatë mnyrave me bâ shêjen e Krygjës, pagajt dijshin trî, dhe i praktikojshin me rigorozitet, sidomos në raste të veçanta.
Shêja e Krygjës asht pra nji thesar që na pasunon dhe shêjtnon. Për me u pasunue duhet që njiri t'i kërkojë Hyjit dhe Hyji të plotsojë dishiren e njirit. Por që Hyji të plotsojë dishiren lypet që njiri të jetë i pranueshëm (i kandshëm) para Zotit, dhe Zoti pranon vetëm Birin e Tij hyjnuer dhe ata që i përg'jajnë. Ata që urrejnë apo përbuzin Shêjen hyjnore të Krygjës nuk udhëhjeken prej Zotit, por janë nën influencen e djallit.
Mbas fitores të Perandorit Konstantin, në sajë të vizjonit të Krygjës që iu duk në ajër, nana e tij, shêjtja Helena, shkoi në Jeruzalem për me gjetë Krygjen e vërtetë mbi t'cilen kishte vuejtë dhe konsumue Pasjonin shelbues Zoti jonë JEZU-KRISHTI. Në fillim të shekullit të II-të, Adriani kishte gjetë Kalvarin dhe Vorrin Shêjt nën nji terracë 100 metra të g'jatë, mbi t'cilen kishin ndërtue nji statujë t'Jupiterit dhe nji tempull Venusit. Perandorja Helena i rrafshoi përdhé kto monumente pagane dhe tuej gërmue token gjeti gozhdët e Kryqzimit dhe trofeun e lavdishëm që na ka prue “jeten, shelbimin dhe rinjalljen” (Galatve 6:14). Shërimi i nji grueje shërbeu me njoftë Krygjen e vërtetë. Sh'Helena e ndau në tre pjesë kyt trofe të çmueshëm, “që denjoi me mbajtë Mbretin e Qiellit” (Psalmi 95:10) : nji pjesë u vendos në Romë, në Kishen e quejtun “Krygja Shejte në Jeruzalem”, pjesa e dytë u vendos në Konstantinopojë dhe e treta në Jeruzalem. Kjo e fundit kjé grabitë prej Persianve dhe mandej u rimor prej Perandorit Heraklius, i cili e çoi zyrtarisht me proçesjon në Jeruzalem me 3 Maj 628, e qysh prej atherë kjo ditë festohet në Kalendarin liturgjik romak si Festa e Gjetjes së Shêjtes Krygje. I ngarkuem me veshja të arta e me gurë të çmueshëm, perandori kur iu afrue dyerve të qytetit nuk mujti me vazhdue përpara sepse nji forcë e padukshme e pengonte me avancue. Mbas kshillës së Zakarisë, ipeshkvit të Jeruzalimit, perandori hodhi mbi shpatulla nji mantel të vorfën e t'zakonshëm, n'imitim të vorfnisë dhe përvujtnisë së JEZU-KRISHTIT, dhe mrekullisht mujti me vazhdue proçesjonin lehtsisht. (Dom Lefebvre, “Missel quotidien et vespéral”, 1936)
« Rupert thotë se ATI Qiellor i propozoi Birit të Tij, në momentin e Mishnimit, alternativen me shelbue boten nëpërmjet qejfeve apo nëpërmjet mundimeve, nëpërmjet ndereve apo nëpërmjet përbuzjeve, nëpërmjet pasunive apo nëpërmjet vorfnisë, nëpërmjet jetës apo nëpërmjet vdekjes, në mnyrë që Shelbuesi, po të kishte dashtë, do të kishte mujtë me anen e gzimeve, qejfeve, ndereve e pasunive me shelbue njerzit dhe me i marrë me Vedi në Parriz. Por JEZU-KRISHTI zgjodhi vuejtjet dhe Krygjen për me i dhanë ATIT Qiellor ma shumë lavdi dhe për me i diftue njerzve nji dishmi të nji dashtnije ma të madhe, [Dashtninë e pafundme hyjnore që Hyji ka për njirin]. » (Saint Louis-Grignion MARIE de Montfort, “Amour de la Sagesse Eternelle”)
Të rigjejmë pra edhe nà krygjen tonë që Hyji na e ka destinue qysh kur kena lindë n'kyt botë, krygje që ndoshta e kena mshehë në ndonji syrtar, që ndoshta e kena tretë, që ndoshta kena turp me e vue n'gjoks se mos skandalizohet kojshija i pafé, krygje që përpiqena ndoshta me tana mnyrat me e largue prej nesh sepse nuk dona me vuejtë. Në fakt, asht e natyrshme mos me e dashtë vuejtjen, por asht e mbinatyrshme, prej hirit të Zotit, me e pranue até me nënshtrim, durim e biles me gzim për me imitue Shelbuesin tonë, për me bashkue krygjet tona të përditshme me Krygjen dhe Pasjonin e JEZU-KRISHTIT, për me plotsue çka mungon prej Pasjonit të Shelbuesit të njerzimit, dhe për me i ofrue ato ATIT Qielluer për ma t'madhen lavdi të HYJIT, të Virgjinës MARI dhe për shelbimin e shêjtnimin e shpirtnave. T'a kena pra Krygjen Shêjte gjithmonë n'zemër, e n'ballë dhe t'a mbajmë gjithmonë para syve, tuej kujtue se nuk ka rrugë tjetër drejt Parrizit dhe Lumnisë së përjetshme përveç Rrugës mbretnore të Krygjës.
Zoti jonë JEZU-KRISHTI ka shelbue shpirtnat me anen e vuejtjeve, prandaj edhe të tanë ato që aspirojnë Qiellin mos të harrojnë se vetëm me anen e vuejtjeve munden me shelbue shpirtin e vet dhe shpirtnat e mkatnorve të tjerë. Ata që mendojnë se ka nji rrugë tjetër, mjerisht ata janë nën iluzjonin e djallit.
« A dishroni me i ofrue Hyjit sakrifica dhe me pranue tana vuejtjet që ka me ju çue, në riparim të mkateve të shumta që fyejnë Madhshtinë e Tij Hyjnore dhe në riparim të blasfemave kundër Zemrës së Papërlyeme të Virgjinës MARI ? Hiri i Zotit ka me ju mbështetë. » (Prej fjalve të Virgjinës MARI drejtue 3 fmijve në Fatima, në Aparicjonin e aprovuem të 13 Majit 1917)
N'Êmen t'ATIT e të BIRIT e të SHPIRTIT-SHÊJT. Ashtû kjoftë !




martedì, agosto 05, 2025

 Nâna e Kshillit të Mirë e Gjenacanos




''Un jam Nâna e dashtnis' bekueme, e druejtjes, e dijes dhe e shpresës shêjte.
N'mue gjinden tana hiret e udhës dhe të vërtetës; n'mue âsht tanë shpresa e jetës dhe e virtytit.'' (Eccl. 24, 24-25)

T'kujtojmë sod, n'kyt kohë të Pashkve, diten e bekueme të 26 Prillit, Festen e Nânës së Kshillit të Mirë, Pajtores së Shqipnisë. Ky titull, "Nâna e Kshillit të Mirë", i asht dhanë prej Shêjtnisë së Tij, Papës Leonit XIII, shumë i devotshëm ndaj Zojs t'Bekueme, me nji dekret të 22 Majit 1900, i cili urdhnonte me i shtue Litanive të Loretos thirrjen : ''Mater Boni Consilii, ora pro nobis - Nâna e Kshillit të Mirë, lutuni për ne !"


Dita e 26 Prillit, në shumë dioçeza, përveç asaj të Gjenacanos ku festa celebrohet me 25 Prill, i âsht kushtue gjithmonë Nânës të Zotit nën titullin Nâna e Kshillit të Mirë e Gjenacanos, në nder dhe kujtim të shfaqjes së Fugures shêjte të Virgjinës MARI mbi murin e Kishës së heremitve të sh'Agustinit, në qytetin e vogël të Gjenacanos, në dioçezen e Palestrinës, në kohen e Papës Pali II, kah fundi i shekullit të XV.

Populli shqyptar, e veçanarisht aj i zonës së Shkodrës, e ka nderue gjithmonë kyt Fugure shêjte të Nânës së Kshillit të Mirë, qysh n'kohët mâ t'lashta, megjithse ky devocjon nuk ka kênë gjithmonë i flaktë dhe i vazhdueshëm, gjâ që ka bâ, ashtû si shprehet edhe Imzot Dillon, në librin e tij kushtue Shejtnores së Gjenacanos, që Fugurja e shêjtë të transportohej prej êngjëjve matanë Adriatikut, për me i pshtue barbarisë islame dhe me gjetë në dioçezen e Palestrinës nji vend ku besimtarë të devoçëm, jo vetëm prej Italisë, por edhe prej botës mbarë, do t'shndrrojshin at qytet të vogël e të panjoftun n'nji Shenjtnore shêjte kushtue Nânës tenZot, e cila do t'i përgjigjej devocjonit të parreshtun të turmave me hire të panumërta kshillimit, ngushllimit, shërimit e përtritjet shpirtnuere.

Mbas aggiornamento-s heretik e apostat të pseudo-konçilit të dytë të Vatikanit, shumë aspekte të mrekullueshme, por historike e reale, të ardhjes së Fugurës shêjte në rrethin e Lacios (Latium) u harruen, u errsuen dhe u përbuzen qellimisht, ndonse me shumë takt dhe mshehtësí, për mos me krijue dyshime në besimtarë e kshtû, konçiljarët modernista antikatolikë që aktualisht okupojnë Vatikanin dhe dioqezat, si termitet, vazhdojnë minimin dhe rrënimin e mbrendshëm të institucjoneve të Kishës Katolike, tue mos harrue kshillen e msuesit t'yne Leninit : "Ruejeni lëvozhgën por zbrazni substancën."

Revolucjoni liturgjik satanik i viteve 60' u mundue me korruptue e zhdukë prej besimtarve tana ato elementa t'mbinatyrshëm që nuk përputheshin me utopinë agnostike të konçiljarve modernistë, agnosticizmi dhe imanentizmi e të cilve nuk del jashtë fushës së fenomeneve, ashtû si e shpjegon aq bukur shêjtnija e tij, Papa sh'Piu X, në letren inciklike « Pascendi Dominici Gregis », në vjetin 1907. Kshtû, për shembull, lakejt e Leninit, pa fillue mirë pseudo-konçili, zhduken prej kalendarit t'yne liturgjik festat e shêjtit Vitus, të Gjetjes së Krygjës, të sh'Gjonit para Portës Latine, të Dukjes së Arkêngjellit Mikel në Malin e Garganos, të shêjtit Anaklet, të sh'Pjetrit n'zinxhirë, të Zojës së Loretos, etj.

Shêjti Vitus festohet në kalendarin e Kishës Katolike me 15 Qershuer dhe besimtarët kanë venerue gjithmonë heroizmin e papërkulun të ktij djaloshi të ri katolik në torturat çnjerzuere që vuejt prej sherbtorve të perandorit me origjinë ilire Diokletianit, ku edhe u çlirue mrekullisht prej nji êngjëlli. Simbas Martirologut Romak, i ati e dorzoi fminë e tij n'duert e persekutorve mbasi msoi se ishte pagzue mshehtazi. Si rezultat i ksaj tradhtije, prindi i padêjë u dënue prej Zotit me vërbim, por lutjet e të birit gjeten hir para Zotit dhe i ati u shërue por nuk u konvertue. Ndër torturat e shêjtit Vitus përmendet futja e tij n'nji kazan të mbushun me plumb të shkrimë dhe rrëshinë të ndezun, por djali doli mrekullisht pa u dëmtue. Papa Gregori i Madh përmend nji kuvend në Siçili që kje ndërtuem në nder të shêjtit Vitus ("Epist.", I, xlviii, P.L., LXXXVII, 511), kurse Papa Gjelazi I përmend nji shejtnore tjetër të ngritun në kujtim të shën Vitus apo shën Vitit (Jaffé, "Reg. Rom. Pont.", 2nd ed., I, 6 79 ). Vetëm në Kroaci janë ndërtue 123 kisha të dedikueme ktij martiri hero, por duket se kto të dhana historike nuk kanë pasë fort randsí por modernistat konçiljarë, ithtarë të Leninit.

Me 14 Shtatuer, Kisha Katolike feston Gjetjen e Krygjës shejte mbi të Cilin u sakrifikue Biri i Zotit për mkatet e njerzimit. Në Martirologun Romak thuhet se me 14 Shtatuer të vjetit 335, shejtja Helena, nâna e Perandorit të konvertuem Konstantin, g'jatë nji pelerinazhi në Jeruzalem pat gjetë reliken e Krygjës së vërtetë. Ma vonë, ajo urdhnoi ndërtimin e nji kishe dhe aty mbrendë vendosi nji pjesë të relikes së Krygjës shêjte. Mbas disa shekujsh, Persjanët sulmuen Token Shêjte dhe grabiten Reliken e çmueshme tuej e mbajtë deri rreth shekullit të gjashtë. N'kyt kohë, vjeti 629, perandori Heraklius hyni në luftë dhe fitoi kundër persjanve, t'cillve u rimori Krygjen shêjte për me e rikthye në Jeruzalem. Mbas mbrritjes në Token Shêjte, i veshun me petkat mbretnore, perandori mori mbi shpatulla Krygjen shêjte dhe u nis drejt Kalvarit, në imitim të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Por te porta që të çon në Kalvar, aj nuk mujti me ecë mâ, i ndaluem prej nji force misterioze. Atherë, ipeshkvi i Jeruzalemit, Zakaria, e kshilloi perandorin me ndrrue petkat sepse ato nuk përputheshin me përvujtininë e Shelbuesit tonë kur kishte bartë Krygjen shejte. E kshtu, mbasi perandori hoqi veshjen e tij mbretnuere dhe hodhi mbi shpatulla nji mantel të rëndomtë, aj mujti me vazhdue rrugen dhe e rivuni Krygjen shêjte në vendin prej ku e kishin marrë persjanët.

Me 6 Maj, Kisha Katolike feston sh'Gjonin para Portës Latine në kujtim të torturës me të cilën perandori Domitjan kishte mendue me sakrifikue sh'Gjon Evangjelistin. Sh'Gjoni u çue në Romë dhe u dënue me u zhytë në nji kazan me voj t'vluem. Shêjtin e zhytne mbrendë por aj doli pa asnji dëmtim, e biles edhe mâ i shndetshëm dhe mâ i zhdërvjelltë se përpara. Po n'at vend, mâ vonë kje ndërtue nji shêjtnore e dedikueme ktij Apostulli shejt e Unjilltar. Tertuliani, i cituem prej sh'Jeronimit, e vendosë kyt ngjarje në vjetin 92 AD.

Me 8 Maj, Kisha Katolike feston Aparicjonin e Arkêngjëllit Mikel në Malin e Garganos, n'Italinë jugore, në provincen e Fogjias, rreth vjetit 525, nën Pontifikatin e Papës Gjelazit I. Shën Mikeli apo sh'Mhilli si e lusim n'anët tona, Gjenerali i ushtrive qielluere, kërkoi me ndërtue mbi at mal nji shêjtnore në kujtimin e tij dhe t'anë êngjëjve; ky vend u bâ i njoftun për mrekullinat e shumta.

Me 10 Dhetuer, Kisha Katolike feston Shpërnguljen e Shpisë Shêjte prej Nazaretit në Loreto, prej fuqisë êngjelluere, për me i pshtue profanimeve të muslimanve në Palestinë. Kjo Shpi ka kênë dëshmitare e vizitës së Arkengjëllit Gabriel dhe Mishënimit të Birit të Zotit në barkun e papërlyem të Virgjinës MARI. Kjé po kjo Shpí e bekueme që u bâ streha e Familjes shêjte mbas ardhjes prej Egjytit dhe ku Shëlbuesi jonë JEZU-KRISHTI u rrit i mbushun me dijen dhe hirin e Zotit (Sh'Luka 2, 40). Shpia shêjte u pat rrethue mâ vonë prej nji bazilike të mrekullueshme dhe Selia Shêjte ka vue indulgjenca të shumta për katolikët që shkojnë atje n'shêj devocjonit. A besojnë modernistat racjonalistë se nji shpí mundet me fluturue ?

Dy shêjtën të tjerë shumë popullorë, prezenca e t'cilve i pat bezdisë jashtë maset modernistat konçiljarë, aq sa me i hjekë krejtsisht emnat e tyne prej tanë kalendarve liturgjikë, kjênë shêjtja Filomenë dhe shêjti Simon i Trentës.

Kisha Katolike, në disa dioçeza, e feston shêjten Filomenë me 11 Gusht. Papa Leoni XII pat dhanë lejen me ndërtue kisha në nder të saj tuej e quejtë shejtja e madhe; Papa Gregori XVI me nji dekret autorizoi kultin publik të shêjtes, kurse Papa Piu IX e emnoi até ''Patronen e fmijve të Virgjinës MARI'' dhe krijoi nji meshë të veçantë në nder të saj; Papa Leoni XIII bekoi dhe aprovoi (me indulgjenca) konopin e sh'Filomenës; Papa sh'Piu X pati gjithashtu nji devocjon të madh për kyt virgjën martire dhe pat urdhnue që vendimet e pasardhsve të tij në Fronin e sh'Pjetrit, mbi kyt shêjte, të mos ndryshoheshin në asnji mnyrë. Sh'Filomena u martirizue rreth moshës së ré 13 vjeçare, në kohen e Dioklecjanit, me ruejtë të paprekun moralin e krishtenë. Shêjten të tillë, në vend që me u nderue e marrë si shembull për moralin e tyne heroik, vriten prap për s'dekunit prej partizajve t'Vatikanit II, t'cilët n'imitim të partizajve kriminela shqiptarë, u prishen vendet e kultit, ashtu si ndodhi me kishen e ndërtueme në Ars të Francës prej meshtarit shejt, sh'Gjon-MARI Viani. Pastërtija e naltë morale e virgjinës martire duket se âsht bâ pengesë për agjendat imorale të modernistave që mbas pseudo-konçilit filluen me përhapë gjithkund, edhe në bankat e shkollës, revolucjonin e mallkuem seksual.

Shêjti tjetër i « çshêjtnuem » për s'dekunit prej modernistave leninistë të Vatikanit II âsht edhe martiri i vogël, sh'Simoni i Trentës, i mbytun n'mnyrë makabre prej çfutve talmudista g'jatë nji rituali rabinik, për me i marrë djalit 3 vjeçar gjakun për festen e pashkës hebraike. Përpara se me u martirizue, fmija martir kje grabitë dhe torturue barbarisht me thika, n'urretje të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Çâshtja u gjykue zyrtarisht me porosi të veçantë të Selisë Shêjte (Papës Sikstit IV) : banda e çfutve që kreu masakren e tmerrshme u njoft fajtore dhe u dënue maksimalisht prej autoriteteve vendore : njenit prej tyne iu pre kryet, mbasi u konvertue para se me dekë, kurse të tjerët u dogjen për s'gjallit. Nuk kjenë ''ekumenista'' kto autoritete, atherë kur duhej aplikue drejtsija. Në 1588, Papa Siksti V zyrtarisht kanonizoi djalin 3 vjeçar dhe qysh n'at kohë Kisha Katolike feston shejtin e vogël me 24 Marc, në kalendarin e saj liturgjik. Çdo vit, deri në 1965, qyeti i Trentës, n'Itali, festonte përvjetorin e shêjtit me proçesion publik. Në 1965, antipapa komunist e judeo-mason Pali VI zyrtarisht hoqi emnin e shêjtit prej tana kalendareve liturgjike dhe ndaloi kultin e shën Simonit të Trentës, reliket e të cilit u hoqen prej venerimit publik dhe u mshehen; shejtnorja e tij në Trentë u shkatrrue. Të tanë pasardhsit e antipapës mason Palit VI respektuen vendimin e tij në « çshêjtnimin » e sh'Simonit të Trentës : Ky vendim ishte i pritshëm prej kishës së re konçiljare-sinodale të Vatikanit II, themelue e drejtue prej judeo-masonerisë.

Përkundra, asht e pamujtun që nji Papë i Kishës Katolike të veprojë n'kyt mnyrë. Doktrina katolike gjithmonë ka msue se kur nji Papë kanonizon nji kandidat, ky veprim âsht i përjetshëm, i pagabueshëm dhe i parevokueshëm. Qé si shprehet edhe doktori êngjëllor, sh'Tomë Akuini, mbi kanonizimin e shêjtënve :

''Mekênse nderimi që i bâjmë shêjtënve, n'nji kuptim, âsht nji shpallje e Fesë Katolike, mbasi na besojmë në lavdinë e shêjtënve, 'quâ sanctorum gloriam credimus', na duhet të besojmë me devoçmëni se n'kyt çâshtje gjykimi i Kishës Katolike nuk mundet me gabue.'' (In Quodlib. IX, a. 16 )

E s'fundmi, modernistat nuk kishin si mos me ndërhye edhe në shejtoren e Nânës së Kshillit të Mirë të Gjenacanos apo në até kushtue shêjtes Filomenë në Munjano del Cardinale, jo me i shkatrrue sepse administratorët e ktyne shênjtnoreve i shfrytzojnë kto vende si burime fitimit prej turizmit, por s'pakut me i korruptue me propaganden e tyne moderniste anti-katolike. Kshtû për shembull, Kisha e bekueme e Agustinjanve apo Shenjtorja e famshme e Nânës së Kshillit të Mirë, mbas pseudo-konçilit të II të Vatikanit, mjerisht âsht profanue prej celebrimit atje të ceremonisë sakrilegje protestante të Palit VI, e njoftun në dioqeza si ''mesha katolike'', prej veshjeve imorale të pjesmarrsve e turistave, valleve të ndryshme të mundshme, etj.

Ekziston një anekdotë shumë interesante që i atribohet shën Peter Julian Eymard-it, shêjtit që njifet si Apostulli i Eukaristisë. Aj kujton se në kohën e shën Augustinit, Besimi i vërtetë Katolik ishte përhapë aq shumë sa që krejt Afrika e Veriut ishte komplet katolike. Kah fundi i shekullit të shtatë, kur pushtimi muhamedan filloi me mbulue edhe kto toka, Besimi Katolik filloi me u hupë nga nji qytet në tjetrin, nga nji krahinë në tjetren, derisa nuk mbeti kërkush me adhurue Zotin e Gjithpushtetshëm në Prezencen e Tij Eukaristike. Ishte atëherë, thotë shën Eymard, që Zoti jonë braktisi Tabernakujt në ato zona ku njerëzit kishin apostazue, dhe se kur Hyji largohet prej nji vendi të tillë, nuk kthehet mâ kurrë atje.

Mbas vdekjes së Mbretit katolik Gjergj Kastriotit, mbretníja i mbeti të birit, Gjon Kastriotit, i cili më 1474 ia shiti Principatën venecianëve, të cilët, katër vjet ma vonë, ia shitën turqve.

Kshtu, Besimi dhe kombi për mbrojtjen e t'cilit Mbreti Gjergj sakrifikoi jetën e vet, s'mbrami u kap në tavolinen e pazareve - histori e trishtë që të kujton nji tjetër tradhtí të Besimit, që ishte blé për 30 copa argjendi!

Dhe kshtu ndodhi që me vdekjen e Skënderbeut, endè të freskët në shpirtnat e tyne, si dhe me nji shqetsim të madh për të ardhmen, dy prej ushtarëve të tij besnikë, De Sclavis dhe Gjergji (Georgio), vijshin shpesh në Shêjtoren e Zojës së Shkodrës për me u lutë. Ata e dijshin mirë, ashtu si tanë kombi, se Pajtorja e Shqipnisë ishte shkaku i vërtetë i suksesit të Skënderbeut, dhe u lutën që Ajo të bante nji mrekullí për mos me lejue që vêndi të binte në duert e muhamedanve. Ata gjithashtu po e kuptojshin se Besimi i Krishtênë po dobsohej shpejt në mesin e bashkatdhetarëve të tyne, dhe ata nuk ishin të sigurt nëse duhej me ndejë dhe me vazhdue luften apo me u largue prej vendit.

Monsinjor G. Dillon, në librin e tij mbi Shêjtoren e Nânës së Kshillit të Mirë në Genazzano, shkruen :

Duhet pranue se përkushtimi ndaj Zojës së Shkodrës ishte ftohë. Shizma e Lindjes u përhap shumë në Shqipni. Morali i njerëzve u prish bashkë me korruptimin e Fesë. Përkushtimi ndaj Zojës lëngonte edhe në vetë qytetin e Shkodrës. Pushtimi turk, një ndëshkim i kjart hyjnuer, nuk mujti me i kthye njerzit me bâ pendesë. Nji shkrimtar ankohet me kto fjalë mbi kyt gjendje : "Të rijtë dhe të rejat nuk zoriteshin mâ me vendosë lule n'elterin e Zojës së Shkodrës ; e për rrjedhojë, ndëshkimi i tyne nuk do të vononte". (The Virgin Mother of Good Counsel, Propaganda Fide, Rome, Italy: 1884, f. 106)

Vazhdimi i historisë dihet. Fugurja shêjte kaloi mrekullisht Adriatikun, e ndjekun në kambë prej dy ushtarve besnikë dhe rreth orës 4 të mbasdrekës, të datës 25 Prill 1467, u ul butsisht afër murit të nji kishe gjysë të rrënueme të murgjve Agustinanë ; prej ma shumë se pesqind e pesdhetë vjetësh, Fugurja shêjte qëndron pezull në ajër, tashti e rrethueme prej elterit t'ndërtuem përreth, mrekulli unike në botë, tue rrezatue bekime e mrekulli të panumërta. Qysh prej ardhjes në Genazzano, termete dhe biles bombardimet ajrore të forcave aleate masonike gjatë Luftës II Botnuere, megjithë shkatrrimet që i banë pjesës ma të madhe të Kishës, nuk i shkaktuen asnji damtim Fugures shêjte të Nânës së Kshillit të Mirë.

N'kjoft se dikur ishim t'padêjë me mbajtë mes nesh Nânen e tenZot, t'përpiqena sod, me lutje e pendesë, me kërkue bekimin dhe kshillen e Saj, për me shmangë kurthet e anmikut dhe me shpresue nji ditë luminë e pasosun.

"Ekziston një arsye shumë e veçantë pse Nâna e tenZot duhet me u venerue sod nën titullin 'Zoja e Këshillit të Mirë', sepse nën këtë titull Ajo plotëson nji nevojë të veçantë. Kjo nevojë asht dëshira e Këshillit të Mirë në botë. Ky devocjon ndaj Zojës së Kshillit të Mirë, ashtu si devocjoni ndaj Zotit tonë JEZU-KRISHTIT në Zêmrën e Tij tejet Shêjte dhe si devocjoni ndaj Shën Jozefit, Patronit të Kishës Universale, asht nji devocjon i rezervuem për nevojat e besimtarëve në ditët e rrezikshme që do t'vijnë kah fundi i botës. Devocjoni ndaj Nânës tonë të Kshillit të Mirë asht ma se i nevojshëm në kuptimin që, ashtu si vetëm Asaj i asht rezervue fuqia me shtypë tana herezitë në tanë botën dhe në tana kohnat, ma shumë se kurrë asht e nevojshme në kto ditë manifestimi i ksaj fuqije t'madhe, kur tana rrjedhat e gabimeve dhe djallzive të kohve t'kalueme janë bashkue me rryma të reja edhe ma vrastare, gjithkund t'përhapuna, për me formue nji përmbytje të madhe rrenash dhe gabimesh, të përgadituna prej djallit dhe agjentve të tij për me e zhdukë Krishtënimin nga mendjet e njerëzve. Asht dinakníja e gjarpnit infernal që i ka planifikue tana këto komplote dhe i ka bâ universale. Asht fuqija dhe mrehtsíja e tij satanike që nuk njeh lodhje ajo që i ushqen dhe i drejton ato.

"Prandej duhet t'jetë Virgjina tejet shêjte MARIA, e Cila asht e destinueme me e shtypë djallin, me ia shtypë kryet, tue mos lanë asnjênën prej komploteve të tija me pshtue pa u shkatrrue prej fuqisë së Nânës tenZot. I takon Virgjinës t'Papërlyeme me i dhanë botës at' urtësí, kshillë dhe forcën e nevojshme për luftën e fundit dhe ma të tmerrshme të djallit. Nëpërmjet dinjitetit të Saj amnuer tejet t'pastër e virgjinal, përmes madhshtisë së meritave t'Saja dhe pjesmarrjes së Saj në veprën e Shëlbimit tonë, Nâna e Kshillit t'Mirë do t'ia grimcojë përfundimisht kryet ktij anmiku vrasës të Zotit dhe njirit, i cili dëshiron me mbytë Birin e Saj në shpirtnat e atyne për t'cilët Ai Fmi vdiq në Kalvar." (Idem., fq. 509)

+ Lutje Nânës së Kshillit të Mirë

O Virgjën tejet e lavdishme, e zgjedhun prej Kshillit t'përjetshëm me u bâ Nâna e Fjalës së përjetshme t'bamun Njiri, Ju që jeni administruesja e hirive hyjnuere dhe avokatja e mkatnorve, un ma i padêji i shërbtorve Tuej po Ju kërkoj ndihmë ; denjoni me kênë udhërrfyesja dhe kshilltarja jeme n'kyt luginë lotësh. Denjoni me m'sigurue prej Gjakut tejet t'çmueshëm të Birit Tuej hyjnuer faljen e mkateve t'mija, shëlbimin e shpirtit tem dhe mjetet e nevojshme drejt ktij shëlbimi. Denjoni gjithashtu me i dhanë Kishës Katolike triumfin mbi anmiqtë e saj dhe përhapjen e Mbretninsë së JEZU-KRISHTIT në boten mbarë. Ashtu kjoft. (Indulgjencë 500 ditë)

+ Lutje e Shejtnisë së Tij, Papës Piut XII, kushtue Nânës së Kshillit të Mirë

O Virgjën shejte ! T'shtyemë prej pasigurisë tonë në kërkimin dhe gjetjen e të mirës dhe të vërtetës, po bijmë n'kambët Tueja dhe po Ju thrrasim me titullin e ambël të Nânës së Kshillit të Mirë. Po Ju lutena që t'na vini në ndihmë në kyt kohë të pelerinazhit tonë toskuer, kur terrinat e shumëfishta të mashtrimit dhe të djallzisë komplotojnë shkatrrimin dhe bjerrjen e mendjeve dhe zemrave tona.

O Fron i Dijes dhe Hyll i detit, denjoni me ndriçue viktimat e dyshimit dhe t'gabimit, në mnyrë që mos të mashtrohen prej t'keqes që maskohet si e mirë; denjoni me i forcue kundër forcave korruptuese dhe anmike të pasioneve dhe mkatit.

O Nâna e Kshillit t'Mirë, denjoni me na plotsue kyt lutjen tonë aq t'nevojshme... (ktu përmendet kerkesa personale) dhe na siguroni prej Birit Tuej hyjnuer dashtninë e virtuteve dhe forcen me zgjedhë, në momente dyshimesh dhe vështirësish, rrugën e duhun drejt shelbimit tonë.

T'mbajtun prej dorës Tuej, na do t'ecim pa rrezik në rrugen e msueme prej fjalës dhe shembullit të Shelbuesit tonë JEZU-KRISHTIT, tue ndjekë diellin e t'vërtetës dhe të drejtsisë me liri e siguri në fushen e betejës të ksaj jete, nën drejtimin e yllit Tuej amnuer, derisa t'mbrrijmë ma s'fundmit në portin e shelbimit, për me gzue mandej me Jue paqen e kristaltë dhe të përjetshme. Ashtu kjoft.


Ne nder te shejtes Filomene





Dashtníja e saj per KRISHTIN ZOT sfidoi nji perandor;

Betimi i saj i virgjinise fitoi meritat e Parrizit;

Gjaku qe ajo derdhi kjé nji dishmí e perjetshme e Fese se vetme te vertete, Fese Katolike;

Megjithse bije mbretnore, ajo refuzoi çdo pasuni toksore per pasunine e Qiellit;

Martirizimi i saj ndriçoi nji bote te erret dhe te korruptueme;

... Dhe me te drejte ajo quhet “Bija e drites”;

Shejtja Filomene u martirizue ne moshen 13 vjeçare me 10 Gusht te vjetit 302 A.D.

Papa Leoni XII (1823-1829) dhe lejen me ndertue kisha e shejtnore ne nder te saj tuej e quejte « shejtja e madhe »; Papa Gregori XVI (1831-1846), si rezultat i nji mrekullie te ndodhun me ndermjetsine e shejtes Filomene, nxori nji dekret qe autorizonte kultin e saj publik; Ne 1849, Papa Piu IX e emnoi martiren virgjen Patronja e bijve te Virgjines MARI dhe ne 1854 aprovoi nji Meshe te veçante ne nder te saj; Papa Leoni XIII (1878-1903) pasunoi me shume indulgjenca arkonfrerine ne nder te saj dhe aprovoi e bekoi konopin e sh’Filomenes; Papa sh’Piu X inkurajoi shume devocjonin ndaj virgjines martire dhe urdhnoi qe vendimet dhe deklarimet e pasardhsve te tij te mos ndryshoheshin ne asnji menyre.

Kisha Katolike, ne kalendarin e saj liturgjik, e feston kyt shejtneshe, ne disa dioçeza, me 11 Gusht, kurse kisha konçiljare e dalun prej Konçilit te dyte te Vatikanit ia ka shkatrrue shejtnoren ne Ars te Frances ksaj virgjine shejte dhe qysh ne 1960 autoritetet moderniste te infiltrueme ne Vatikan ia kane hjeke emnin prej çdo kalendarit fetar, tue thanë se kjo shêjte nuk paska egzistue ndojherë !!!. Natyrisht feja sublime dhe virgjiniteti heroik i shejtes Filomene ishin pengese per propagandimin e agjendes konçiljare revolucjonare dhe perhapjen e edukimit te flliqte seksual qe kisha konçiljare ndermori mbas viteve 60’.

Kjofte shejtja Filomena me te vertete nji bije dritet dhe nji shembull imitimit e frymzimit per rinine shqiptare ne praktiken heroike te Fese Katolike dhe te moralit te shejte Kristjan ne mesin e nji shoqnie dekadente te fundosun ne imoralitet e korrupsion te çdo llojit.

 

Shejtja Filomene, lutuni per ne !


 Modestíja e krishtênë




« Nji veshje nuk mundet me u quejtë e ndershme, n'kjoft se âsht e prème mâ shumë se dy gishta nën fundin e fytit, n'kjoft se nuk mbulon krahët, s'pakut deri te brrylat dhe n'kjoft se nuk mbrrin poshtë gjujve (n'pozicjon t'ulun). Për mâ tepër, veshjet transparente janë të papërshtatshme. » (Zv. Kardinali i Shêjtnisë së Tij, Papës Piu XII; imprimatur 24 shtatuer 1956)

« Ju lutem, pra, o vllâznit e mij, pashë mshiren e Zotit, ofróni trupat tuej si nji Hoste të gjallë të shêjte dhe të kândshme para Hyjit; ky ka me kênë kulti juej i arsyeshem; mos iu pështatni ktij shekulli por transformójuni nëpërmjet rinovimit të shpirtit, në mnyre që të dini se cila âsht Vullndesa e Zotit, Vullndesë që âsht e mirë, e kândshme dhe perfekte. » (Sh'Pali drejtue Romakve 12:1-2)

« A nuk e dini se jeni tempulli i Zotit dhe se Shpirti i Zotit banon ne jue ? N'kjoft, pra, se ndokush profanon tempullin e Hyjit, Hyji ka me e shkatrrue, sepse tempulli i Zotit âsht i shêjte, dhe ju jeni ky tempull. » (Sh'Pali ne letren e pare drejtue Korintasve 3:16-17)

« Njiri njifet prej pamjes dhe i meçmi, kur t'a shifni, njifet prej paraqitjes. Veshja e trupit, qeshja e gojës dhe ecja e kâmbve difton personalitetin. » (Ecclesiasticus (Sirach) 19:26-27)

« I paturpshmi qesh paturpsisht... » (Seneca, Epist. I, 52) (N'analogji, njiri imoral veshet imoralisht).

« Çdo grue që lutet apo profetizon me kryet e pambuluem, çnderon kryet e vet dhe për té âsht njisoj si me e pasë kryet të rruem. » (Prej Letres së parë të sh'Palit drejtue Korintasve 11:5)

« Grueja nuk duhet me veshë tesha burrash e as burrat nuk duhen me veshë tesha grash sepse kjo gjâ âsht nji neveri para Hyjit. » (Deuteronomi 22:5)

« Hyni prej derës s'ngushtë sepse e madhe âsht dera dhe e gjânë âsht rruga që çon drejt Ferrit, dhe shumë e ndjekin kyt rrugë; Sa e vogel âsht dera dhe sa e ngushtë âsht rruga që çon drejt jetës, e sa pak vetë e gjejnë até ! » (Sh'Mateu 7:14-15)

« Ju keni msue se u âsht thanë të vjetërve : Mos kurvno! Por Un po ju tham se kushdo që e shef nji nji grue me kyt qëllim, aj ka kurvnue me té ne zêmren e tij. » (Sh'Mateu 5:28)

« Nji veshje nuk mundet me u quejtë e ndershme, n'kjoft se âsht e prème mâ shumë se dy gishta nën fundin e fytit, n'kjoft se nuk mbulon krahët, s'pakut deri te brrylat dhe n'kjoft se nuk mbrrin poshtë gjujve (n'pozicjon t'ulun). Për mâ tepër, veshjet transparente janë të papërshtatshme. » (Zv. Kardinali i Shêjtnisë së Tij, Papës Piu XII; imprimatur 24 shtatuer 1956)

« E mira e shpirtit âsht mâ e randsishme sesa e mira e trupit, dhe na duhet me preferue të miren shpirtnuere të t'afermit përpara rahatíse tonë trupore. N'kjoft se nji llojt veshjet përban nji rast të randë dhe të afërt mkati për të afërmin, dhe rrez ikon shelbimin e shpirtit tuej dhe shpirtnave të tjerë, asht detyra juej mos me e veshë.

« O nâna t'krishtêna ! Me e ditë ju se çfarë t'ardhmet plot me ankthe, rreziqe e pandershmënína u përgaditni djemve e vajzave tueja, që po i msoni me ndejë gadi t'zhdeshun dhe me hupë ndjenjen e modestisë, jue kishte me ju ardhë turp dhe kishit me u tmerrue prej t'keqes që jeni tuej ia ba vedit dhe fmijve tuej, të cillët Qielli ua ka besue me i rritë si të Krishtênë. » (Prej fjalës së Shejtnisë së Tij, Papes Piu XII, drejtue nji grupi grash të reja në Itali)

« Nuk ka fjalë me denue vërbníne e sa e sa grave, te çdo moshe e rangu, të cilat janë çmendë prej dishirës me u pëlqye të tjerve dhe nuk shohin se në çfarë shkallet pandershmëníja e veshjeve t'yne shokon çdo njiri të ndershëm dhe fyen Zotin. Shumë prej tyne ishin dashtë me u skuqë prej turpit tuej pâ kto lloj veshjesh, se kryejnë nji mkat të randë kundër modestisë t'krishtênë. Ktyne grave ju vetëm që nuk u mjafton me ekspozue vedin n'shetitore publike, por nuk druejnë as me kapërcye pragun e kishave, me asistue n'Sakrificen e Meshës Shêjte, dhe biles me bajtë ushqimin tundues të pasioneve t'yne të turpshme deri ne Tryezen Eukaristike, ku merret Autori Hyjnuer i Pastërtisë. » (Prej Inciklikut "Sacra Propediem" të Shejtnisë së Tij, Papës Benedikti XV, 1921, n'përkujtim të 700 vjetorit të themelimit të Urdhnit të tretë të sh'Françeskut)

« Ju bartni kurthet dhe hjedhni rrjetat në tana vendet. Ju pretendoni se nuk keni ftue kend në mkat. Nuk e keni ftue ju me fjalet tueja, vërtetë, por e keni bâ kyt gjâ me veshjen dhe sjelljen tuej... Kur keni shtye dikend me mkatnue në zemren e tij, si mundeni me kênë e pafajshme ? M'thoni, ké dënon bota ? Ké dënojnë gjykatsit ? Ata që pijnë helmin apo ata që përgadisin dhe napin porcjonin fatal ? Ju keni përgaditë kupen e neveritshme, ju keni dhanë pijen vdekjepruese dhe ju jeni ma kriminele sesa ata që helmojnë trupin : ju nuk mbytni trupin; ju mbytni shpirtin. E kyt gjâ ju nuk ia bani anmiqve tuej; nuk jeni të detyrueme as prej mâ t'vogles nevojë, nuk jeni t'shtyeme prej ndonji padrejtsijet që ju âsht bâ : por ju veproni kshtu prej krenisë tuej të çmendun. » (Sh'Gjon Krizostómi kundër veshjeve imorale të grave)

Në dokumentat e Kongresit Masonik të Zvicrës, vjeti 1928, ndër të tjera shkruhej :

« Feja nuk ka frigë majen e thikës por mundet me râ nën peshen e korrupsjonit. Mos t'lodhena pra kurrë tue korruptue, ndoshta tue shfrytzue pretekstin e higjenës, sportit, stinës, etj. Për me korruptue duhet që bijtë tonë t'realizojnë idenë e nudo-s (lakuriqsísë). Për me shmangë çdo pengesë duhet me proçedue metodikisht : n'fillim lakuriq gjysët e krahve, mandej gjysët e kambve, mandej krahët e kambët komplet lakuriq, pra pjesët superiore të gjoksit, të shpinës, etj. » (Cfr. Revue Internationale des Sociétés Secrètes, Parigi 1928, pag. 2062-2063)

« Asht evidente në mnyrë t'padiskutueshme se qëllimi i tyne final [i judeo-masonerísë] âsht çrrânjosja totale e tanë rendit fetar dhe politik n'botë, të lindun prej Krishtënimit, dhe zvendsími i tij me nji tjetër rend, n'harmoní me mnyren e tyne t'menduemit. Kjo don me thanë se themeli dhe ligjet e strukturës së re të shoqnisë kanë me u bazue ekskluzivisht mbi natyralizmin. » (Shêjtníja e tij, Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Humanum Genus", 20 Prill 1884, kundër judeo-masonerisë)

Qé si u shkruen agjenti çifut "Piccolo Tigre" antarëve t'nji shoqnie sekrete në vjetin 1838 :

« [...] Nji ramje thiket nuk përfaqëson kurrgjâ, nuk prodhon asgjâ. Bota nuk don me ia dijtë për disa kadàvra t'panjoftuna në rrugë, viktima t'hakmarrjes t'shoqnive sekrete... Bota nuk ka kohë me ndigjue thirrjet e fundit t'viktimes; ajo ecë përpara dhe harron. Ne, Nubius, vetëm ne mundena me ia ndalë marshin asaj. Katoliçizmi dhe monarkite nuk kanë mâ frigë prej thikës t'mprehtë, por kto dy baza t'rêndit shoqnuer munden me u rrzue me anen e korrupsionit. Mos t'pushojmë pra korrupsionin. Tertulliani kishte t'drejtë kur thote se gjaku i martirëve âsht fara e krishtênve. Mos t'krijojmë atherë martirë por t'popullarizojmë veset n'popull. T'bâjmë që ato t'zhyten n'vese me të tâna shqisat, t'pijnë, të dehen n'to... Mbushni zemrat me vese dhe nuk do t'keni mâ t'krishtênë. Mbani meshtarin larg prej punës, prej elterit, prej virtyteve. Përpiquni me squetsí me xanë mendimet dhe kohen e tij. Bàjeni dembel, gryks dhe patriot. Ai ka me u bâ ambicioz, intrigant dhe i korruptuem. N'kyt mnyrë ju do ta kryeni detyrën tuej nji mijë herë mâ mirë sesa me tehun e thikës...

« Ne po korruptojmë popullin me anen e klerit, dhe klerin, me anen e agjentve tonë, kshtû që nji ditë kena me e futë Kishen Katolike n'vorr. Para do kohësh kam ndigjue nji shokun tonë tuej thanë se n'kjoft se dojmë me shkatrrue Katoliçizmin, duhet me eliminue gratë. Kto fjalë janë t'verteta n'nji farë kuptimit, por mbasi nuk mundena me i eliminue gratë, t'i korruptojme edhe ato s'bashkut me Kishen... Thika mâ e mirë me i râ Kishes Katolike âsht korrupsioni. N'punë pra, pa pushim, deri n'fund...» (Imzot George Dillon, "The War of Antichrist with the Church and the Christian Civilization", 1885)

« Me rrxue tanë kufijtë, shton Claudio Jannet në vepren e Atë Deschamps, me hjekë tana kombsitë, tuej fillue prej ma t'voglave, drejt nji Shteti t'vetëm, me zhdukë çdo lloj ideje t'patriotizmit, me e bâ t'përbashkët boten mbarë, që i përket tanvet, me prishë, me dredhí apo me forcë, tana traktatet, me përgaditë gjithçka për nji demo(n)kraci të gjanë, ku rracat e ndryshme të shtazënueme prej tana llojeve t'imoralitetit kanë me kênë veç departamente t'administrueme prej logjeve të nalta (masonike) dhe prej Antikrishtit, diktatorit suprem, i bamë për tà zoti i tyne i vetëm : ky asht pra plani i shoqnive sekrete. » (Mgr Henri Delassus, « La conjuration antichrétienne », vjeti 1910, vol. II, f. 596)

« Ne druejmë se rezultati i ktij konfuzioni në punë, përfituesi i ktij aktiviteti social kozmopolit, mund të jetë vetëm nji demokraci, që nuk ka me kênë as katolike, as protestante e as çifute, nji fé (ashtu si thojnë edhe vetë drejtuesit e lëvizjes së Sionit) mâ universale se Kisha Katolike, që ka me mbledhë tanë njerzit, të bamë s'fundit vllazen e shokë proletarë, në "mbretninë e zotit". Nuk punohet mâ për Kishen Katolike, por për humanizmin.

« E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cilla âsht e organizueme në të tana vendet për themelimin e nji Kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as hierarki, as rregull për shpirtin e as frê për pasionet, e cilla nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfote, mbretninë zyrtare të dredhisë, të forcës, të shtypjes së t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë. Na i njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [logjet judeo-masonike] ku përpunohen kto doktrina perverse, të cillat nuk kanë me mujtë me mashtrue shpirtnat largpamës. » (SS Papa sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910)

Direktivë masonike : "Fitorja jonë e parë duhet me kênë ajo mbi gruen. Grueja duhet lirue prej zinxhirve të Kishës dhe të ligjeve... Për me rrëzue Katoliçizmin duhet me fillue me zhdukë dinjitetin e grues, të cilën duhet ta korruptojmë s'bashkut me Kishen. Të përhapim praktiken e nudo-s : n'fillim krahët, mandej kambët e s'mbramit tanë trupin. N'fund, njerzit kanë me lëvizë lakuriq, apo gadi ashtu, pa iu dridhë qerpiku. E kshtu, mbas hekjes së modestisë, ka me u fikë ndjenja e t'shêjtes, ka me u dobësue morali dhe feja ka me dekë prej asfiksisë."

Direttiva massonica: "La prima conquista da fare è la conquista della donna. La donna deve esser liberata dalle catene della Chiesa e dalla legge [...]. Per abbattere il cattolicesimo, bisogna cominciare col sopprimere la dignità della donna, la dobbiamo corrompere assieme alla Chiesa. Diffondiamo la pratica del nudo: prima le braccia, poi le gambe, poi tutto il resto. Alla fine, la gente andrà in giro nuda, o quasi, senza più batter ciglio. E, tolto il pudore, si spegnerà il senso del sacro, s'indebolirà la morale e morirà per asfissia la fede".

"Miqtë e vërtetë të popullit nuk janë as revolucionarët e as novatorët, por tradicionalistat." (Sh. T. Papa sh'Piu X, Letra inciklike "Notre Charge Apostolique", 1910)