martedì, aprile 08, 2025

 



+ DIELA E PASIONIT +

« HODIE, si vocem Domini audieritis, nolite obdurare corda vestra. »
(Sod, n'kjoft se ndjeni zânin e Zotit, mos i ngurtsoni zêmrat tueja.)
Me kto fjalë mshiret fillon Kisha lutjen e saj liturgjike të oficit të natës, në të Dielen e Pasionit, e pesta e Krezhmës shejte. Dikur, kur Feja ishte e gjallë gjithkund, besimtarët merrshin pjesë edhe naten në lutjen zyrtare të Kishës Katolike, s'pakut të Dielave dhe Festave t'urdhnueme, sepse vetë Liturgjíja shejte katolike, shprehje dhe shpallje e të njêjtes Fé t'krishtênë, asht burim msimit dhe frymzimit. Por, mjerisht, kjo traditë e mirë filloi me u braktisë, me dobsimin e Fesë në popull.
Me fjalët prekse të marruna prej Mbretit David, Kisha i ban thirrje mkatnorve me ba pendesë, sidomos në fillimin e dyjavshit ma të shêjtë të Krezhmës, që asht Koha e Pasionit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Tash asht koha e duhun e mshirës që i nepet mkatnorve, n'kjoft se kta nuk janë aq anmiq t'vetvedit sa me i mbyllë veshët e shpirtnave e me ngurtsue zemrat e tyne përpara thirrjeve të Shelbuesit. Për shumë shpirtna, ky mund të jetë rasti i fundit me ba pendesë dhe me u pajtue me Shelbuesin; mbyllja e karrierës toksuere asht edhe fundi i kohës së mshirës, e cila pasohet prej Drejtsisë hyjnore, që asht po aq e pafundme, në Gjyqin hyjnuer ku sejcili prej nesh do të peshohet, mbas daljes prej ksaj jete kalimtare. Biri i Zotit asht gadi me ju dhanë shêjen ma të gjallë dhe të fundit të Dashtnisë së Tij hyjnuere, që E ka shtye me u ulë prej Qiellës; vdekja e Birit të Njirit asht afër dhe po bahet gadi druni për sakrifikimin e Izakut të ri. Híni pra n'vedin tuej, e reflektoni, e mos lejoni që ngurtsija dhe indiferenca e zemrës tuej të zg'jasë ma g'jatë. Me të vërtetë, JEZU-KRISHTI nuk ka pasë nevojë me vuejtë Pasionin për me na shelbue, na që ishim dënue me mallkim të përjetshëm : vetëm nji fjalë e Tija hyjnuere, vetëm nji akt i Vullnedit të Tij hyjnuer do t'kishte mjaftue me shelbue jo nji botë si kjo e jona, por nji papundsí botësh të tjera. Por JEZU-KRISHTI, n'Mshiren e Tij t'pamasë, zgjodhi me pî deri në fund Kupen e idhtë të Pasionit, për me na diftue jo veç me fjalë por edhe me vepra se deri ku shkon Dashtnija e Tij hyjnuere për njerzit. Nji shprehje thotë : Aj që nuk ka vuejtë, çka din aj ç'ka asht dashtnija ? Vuejtja dhe sakrifica supreme nalcon dashtninë në nji rang suprem, gadi t'pafundëm. Híni pra sod n'zemren tuej e pveteni : JEZU-KRISHTI, Pafajsija e pafundme, me vuejtjet e Tija t'përgjakshme shpaguese, t'pranueme vullnetarisht për hatrin tonë, kalojnë çdo konceptim njerzuer. E un, çka kam vuejtë për dashtni për JEZU-KRISHTIN ? Me Pasionin e Tij të frikshëm, JEZU-KRISHTI me ka hapë dyert e Parrizit, ku me fton me kenë i lumtun përjetsisht, n'kjoft se jam gadi me bashkpunue me kyt Dashtni t'pakufishme të Shelbuesit tem : E un, a kam bashkpunue dhe si kam bashkpunue me Pasionin që JEZU-KRISHTI rinovon përditë mbi elteret tona ? JEZU-KRISHTI ka dashtë me vuejtë jo vetëm për me na shpallë Dashtninë e Tij hyjnuere për ne, por edhe për me na diftue se sa pafundsisht urren Zoti mkatin, dhe sa rigoroze dhe e tmerrshme asht Drejtsija hyjnuere. Kur ATI, për me shpague mkatet e njerzve, ka dorzue Birin e Tij të vetëm e t'pafajshëm me vuejtë kaq shumë mizorí, si duhet të mendojnë ata që abuzojnë me Mshiren hyjnuere dhe e kanë ba mkatin pjesë të jetës së tyne t'përditshme ?
Mjerisht qysh prej pseudo-konçilit të II të Vatikanit, kisha e re konçiljare-moderniste e dalun prej ktij pseudo-konçili, vazhdon me pushtue Vatikanin dhe dioqezat, kishë apostate, pjellë e tradhtisë dhe e komplotit të anmiqve të jashtëm dhe të mbrendshëm, e cila identifikohet rrejshëm si Kisha Katolike, por që në fakt asht nji kishë e re, në thelb moderniste e judeo-masonike, vazhdon me eklipsue Kishen unike të JEZU-KRISHTIT, Nji, Shejte, Katolike, Apostolike e Romake. Kjo kishë humanitare djallzuere, përveç herezive dhe blasfemave infernale që vjell papushim, propagandon edhe shelbimin pa vepra të mira. Në fakt, në vetë pseudo-ligjin e sajë heretik të 1983, pendesa e krishtênë asht zhdukë, krezhma katërdhet-ditore, e cila na vjen prej Apostujve dhe ban pjesë në Traditen hyjnuere apostolike, me autoritet hyjnuer si Bibla shejte, përbahet vetëm prej dy ditve : t'Mërkurës t'përhime dhe të Premtes së Madhe. Vetë Konçili ekumenik i Trentës dënon me anathema (çkishnim) cilindo që cënon sadopak Biblen apo Traditen hyjnuere apostolike (Denz. 783-784). Ky antentat liturgjik me përmasa katastrofike asht thjesht fryt i doktrinës heretike të kishës postkonçiljare (sinodale) të Vatikanit II, e cila propagandon për dekada me rrallë shelbimin universal.
Sh'Agustini mson se « qëllimi asht aj që e ban nji vepër të mirë dhe asht Féja Katolike ajo që drejton qëllimin » (Komente mbi Psalmin 31).
Ky shelbim universal predikohet haptazi ne dokumentin heretik te Vatikanit II (« Gaudium et spes », n. 29), ku thuhet se tanë njerzit paskan t'njejten destinë hyjnuere, pra tanë u shëlbokan, herezo që bjen n'kundërshtim me Fenë Katolike që trashigojmë t'pandryshueme prej Apostujve. Ka nji Zot, nji Fé e nji Pagzim (Efez. 4, 5) e jashtë Kishës Katolike t'JEZU-KRISHTIT nuk ka shelbim. Kisha Katolike gjithmonë ka msue se Feja Katolike asht ajo dhunti e Hyjit që na shtyn me besue gjithçka që Zoti na ka zbulue, e që Kisha e Tij Katolike na propozon për besim. Pra Feja asht jo vetëm njohuni por edhe bindje totale, me gojë e me zemër, ndaj Magjisterit të pagabueshëm të Kishës. Nga ana tjetër, prej vetë dokumentacjonit zyrtar të Vatikanit II, feja keka « nji besim i plotë te Hyji, që na çliron prej terrinës së mkatit dhe të vdekjes e na çon në jeten e pasosun ». Ky përkufizim gjindet në dokumentin tjetër heretik të Vatikanit II, (Dei Verbum, 4-5), si dhe në deklaraten e përbashkët (paragrafi 36/1) që Vatikani ka nënshkrue me komunitetet protestante luterane, në Augsburg, me 31 tetuer 1999, ku autoritetet drejtuese të Vatikanit praktikisht kanë pranue konceptin heretik të doktrinës së justifikimit, e cila asht dënue publikisht e përfundimisht prej Kishës Katolike në Konçilin ekumenik të Trentës. Simbas kryeheretikut Martin Luter, shëlbimi nuk varet te pendesa apo veprat e mira, por te aj besim i plotë te Zoti, i Cili për hatër të meritave të JEZU-KRISHTIT na ban mshirë dhe na shelbon. Luteri justifikonte kyt herezi me metaforen e pirgut të plehut t'mbuluem prej borës. Na jena gjithmonë pleh, thote heretiku Luteri, pavarsisht veprave tona, por për hatër të KRISHTIT, Hyji na ban mshirë dhe na shelbon, tuej na mbulue me boren e Mshirës hyjnore. Të njejtin koncept heretik e gjejmë edhe te « mshira hyjnore » e motrës Faustina. Pavarsisht besimit, pendesës apo veprave t'mira, Zoti na i falka tana mkatet dhe na shelboka të gjithve, tuej i mbulue mkatet tona me velin « mshirës hyjnuere », përmes lutjeve të pseudo-devocjonit të motrës Faustina. Antipapa mason Gjon-Pali II, që ka përhapë fuqishëm kyt pseudo-devocjon të shëlbimit universal të Faustinës, tuej kontribue kshtu në dërmitjen, sigurinë e rrême dhe shtyemjen drejt mallkimit të sa e sa shpirtnave, mson të njejten gnoze heretike, në letren e tij inciklike « Redemptor hominis » (n. 10-14), ku shkruen se « përmes Mishnimit të Fjalës, KRISHTI n'nji farë mnyret asht bashkue me çdo njiri, pa përjashtim (pavarsisht besimit të tij) edhe sikur ky i fundit nuk asht i vetdijshëm » ??? N'kjoft se tanë u shelbokan pa vepra t'mira por thjesht me ndonji lutje, pse me ba pendese atherë ?
Mos t'rrehena prej risive moderniste e heretike që anmiqët e infiltruem në Vatikan e dioqeza nuk pushojnë s'përhapunit tash sa dekada, por t'ecim, me ndihmen hyjnuere, mbas Shelbuesit tonë të dashtun, n'rrugen mbretnore të Krygjës, rruga e vetme që çon drejt lumnisë së Parrizit, tuej kujtue fjalët hyjnuere të shën Palit :
« O Timoté, ruej Traditen (e Fesë), tuej shmangë të rejat profane të fjalve dhe kontraditat e nji shkence që mban në mnyrë të rrême kyt êmën. Disa kanë hupë Fenë sepse kanë praktikue kto t'reja e kto kontradita. Hiri i Zotit kjoft me ty! Amen. » (1 Timoteut 6:20-21)
« Aj që don me u shelbue, t'mohojë vedin, t'mbajë përditë krygjin e vet e të vijë mbas Mejet. » (sh'Luka 9, 23)
N'javët parardhse, në tekstet liturgjike kena pa rritjen përditë të djallzisë së anmiqve të Shelbuesit, të çifutve apostatë. Por n'kyt të Diele të Pasionit, urrejtja dhe xhelozija kundër Birit të Zotit asht gadi me shpërthye. Vetë Prezenca hyjnore e JEZU-KRISHTIT i irriton, i bezdisë jashtë maset, ashtu siç ndodh rendom me personat e poseduem prej djajve, që irritohen menjiherë në praninë e gjanave shêjte, dhe ata përpiqen me tana mnyrat me E gjetë në gabim, me shpifje e tallje blasfemuese e sakrilegje : disa I thonë se asht samaritan, term tallës kundër të pafeve; disa tjerë, se asht i poseduem prej djallit; butsija dhe mirsija e Qingjit të Zotit i provokon aq keq kta ujqën të tërbuem, saqë kta djaj të ferrit me aparencë njerzore guxojnë me mbledhë gurë për me vra vetë Krijuesin e jetës. Fjala Jeme nuk xen vend në jue, u thotë JEZU-KRISHTI, sepse ju nuk jeni të Zotit. Rracë gjarpnijsh e neperkash, si kujtoni se keni me i pshtue gjykimit të Zotit, u pat thanë me të drejtë si Shelbuesi ashtu edhe shën Gjon Pagzori, fjalë që vlejnë edhe për bijtë e tyne në shekujt e mavonshëm, të cilët janë vrasës që nuk i pëlqejnë Zotit dhe anmiqë të tanë njerzimit (Prej Letrës së I të sh'Palit shkrue Tesalonve 2, 15). Megjithatë, JEZU-KRISHTI, i butë dhe i përvuejtë, vazhdon Misionin e Tij shelbues që ka marrë prej ATIT. Çifutnit mendjemëdhaj e arrogantë pritshin nji Mesí luftëtar, që t'i çlironte prej zgjedhës romake, dhe t'i printe drejt sundimit të tanë botës, e cila simbas tyne u përket, bashkë me pasunitë që përmban. Po simbas pretendimeve të tyne, sa qesharake ashtu edhe blasfemuese e rraciste, njerzit e tjerë janë kafshë, në kuptimin e plotë të fjalës, dhe janë krijue me u shërbye ktyne bijve të djallit, natyrisht jo me katër kambë, sepse kjo do të ishte fyemje për ata që e quejnë vedin « zota » mbi kyt planet . Kta andrra të tyne supremaciste, që janë shtrembnime e manipulime të turpshme të Librave shejte mozaike, janë gdhendë ma vonë e gjinden deri n'ditët tona në librat djallzuer rabinikë, që janë kodi i vërtetë i jetës së tyne të përditshme. KRISHTI ua tha haptazi se kta bij të djallit kishin korruptue mesazhin hyjnuer, por demaskimi i planeve të tyne satanike në vend që me i ba me reflektue, i mbushi ata me nji urrejtje e smirë edhe ma të madhe, derisa me i shtye drejt krimit ma të madh që mundet me egzistue : planifikimi dhe egzekutimi i padrejtë i Birit të Njirit. Dhe n'kta bij të djallit do të përmbushej kjo fjalë e tmerrshme :
« Aj që ka me blasfemue kundër SHPIRTIT-SHEJT, nuk ka me gjetë falje as në kyt botë, e as në botën tjetër. » (sh'Mateu 12, 32)
Qysh prej asaj dite, sinagoga apostate ecë drejt mallkimit ; kryeforte n'gabimin e saj, ajo nuk don me ndig'jue asnji spjegim, nuk don me pâ asnji provë; ajo ka korruptue qëllimisht gjykimin e saj dhe ka fikë n'vetvedi dritat e SHPIRTIT-SHEJT. Kyt spektakël keqardhës e gjejmë edhe sod në kombet e tjera joçifute, të cilët tuej i rezistue vazhdimisht thirrjeve dhe hirit të Zotit, përfundojnë në errsinë e verbní. Historija e Pasionit të Birit të Zotit na mson shumë mbi sekretet e trishta të zemrës njerzore dhe të pasioneve të saja të padisiplinueme. Zemra e njirit mkatnuer asht nji Kalvar ku JEZU-KRISHTI shpesh dënohet e kryqzohet : aty shohim të njêjten mosmirnjohje, të njêjtin verbnim, të njêjten furí. Ndryshimi mes çifutve t'asaj kohe asht se ata nuk e njifshin si na Mbretin e lavdisë, kurse mkatnori abuzues, i ndriçuem prej dritës së Fesë, e din mirë se ké po kryqzon. T'vajtojmë pra mkatet tona, të cilat kanë kryqzue e kryqzojnë JEZU-KRISHTIN, Birin e Zotit.
Tuej fillue me të Dielen e Pasionit, Kisha asht në zí : Ajo mbulon tana fuguret e statujat shejte, sepse tashti pendesa e javëve të kalueme të Krezhmes kalon përtej, deri në Sakrificen në Krygj të Shelbuesit të njerzimit, për shpagimin e mkateve tona. Qysh prej ksaj dite, mshehja e statujave dhe fugureve simbolizon gjithashtu mshehjen e JEZU-KRISHTIT, i Cili nuk do të shfaqet ma publikisht para çifutve, deri të Dielen e Larit, kur do të hyjë triumfalisht në Jeruzalem.
JEZU-KRISHTI asht me të vërtetë Prifti i Naltë i Beslidhjes së Re, na mson shën Pali në Epistullin e ksaj të Dièleje (Hebr. 9, 11-15), sepse me Gjakun e Tij tejet shejet mbi elterin e Krygjës, Shelbuesi ka krye nji shpagim perfekt për mkatet e njerzimit. Por edhe mkatnori duhet me ba pjesen e vet, tuej bashkpunue me JEZU-KRISHTIN, në mnyrë që me marrë pjesë në frytet e Pasionit dhe meritave të Tija. Nuk vlen pra teorija heretike e protestantve që pretendon shpetimin pa bashkpunimin e veprave të mira. ... shto mbi herezine e shelbimit pa vepra te mira te aprovueme prej kishes se re qe eklipson Kishen e vertete Katolike.
Orémus.
Quǽsumus, omnípotens Deus, famíliam tuam propítius réspice: ut, te largiénte, regátur in córpore; et, te servánte, custodiátur in mente.
Per Dóminum nostrum Jesum Christum, Fílium tuum: qui tecum vivit et regnat in unitáte Spíritus Sancti Deus, per ómnia sǽcula sæculórum.
R. Amen. (Introitus, Dominica I Passionis)
T'lutena
Denjoni me kqyrë me mshirë familjen tuej, o Hyj i Gjithpushtetshëm, po Ju lutena, në mnyrë që hiri Juej t'na drejtojë trupin dhe mbrojtja Juej t'na ruejë mendjen e shpirtin. Për Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, Birin Tuej, që me Ju jeton e mbretnon, n'union me SHPIRTIN-SHEJT, për shekuj të shekujve. Ashtu kjoft. (Lutja e hyemjes e të Dieles së Pasionit)
T'lutena
Denjoni, o tejet i buti JEZUS, me na akordue hirin Tuej, që përmes nji pendese perfekte për mkatet tona dhe kryemjes së veprave të mira t'krishtêna, t'mundena me marrë pjesë në meritat e Pasionit tuej t'përgjakshëm.
Referenca : Dom Prosper Guéranger O.S.B., « L'année liturgique », 1911, Le dimanche de la Passion.


giovedì, aprile 03, 2025

 GJON PALI II PASKA LUFTUE KOMUNIZMIN ?



Vatikan : 22 Mars 1984. GjPII pret buzagaz antarë të Masonerisë çifute B'nai B'rith, që punojnë pa pushim për Urdhnin e Ri Botnor antikatolik.


14 Maj 1999 : Në Vatikan, me nji akt apostazijet kundër Fesë Katolike, 
Gjon Pali II puthi publikisht Kur'anin, librin prrallor e idhujtar të muslimanve, 


Apostazia në Assisi : 27 Tetor 1986


Mbas 1945, edhe pse simbas mediave publike simbolizonte persekutimin në Poloni, Karol Wojtyla Katz figuronte mes çifutve dhe komunistave të rangut të naltë. Në fakt, nanen e kishte me origjinë çifute. Qysh në fillimet e karrierës së tij njifej si prift progresist, afër me lëvizjen e kripto-komunistave Znak dhe Pax. Wojtyla ishte dishepull i egzistencialistave Max Scheler dhe Hussert, e përkrahës i panteistit dhe masonit apostat Teilhard de Chardin, si dhe i antropologut Rudolf Steiner (të tanë kta "shembuj frymzues" ishin antikatolikë t'dalluem).

Nuk duhet harrue fakti jo shumë i njoftun se Wojtyla, ishte Rotarian, pra antar i shoqnisë masonike Rotary Club, shoqni motër me organizatat komuniste. Simbas Ligjeve kishtare (kanoni 2335), kushdo që nep emnin për me u bâ pjesë e shoqatave masonike (si Rotary Club) apo të tjerave të ngjashme, si ato komuniste apo anarkiste, merr automatikisht çkishërimin :
« P Mariel, "Le società occulte che dominano il mondo", cit., p. 7. Club come il Rotary, il Rotaract, il Lions, il Kiwanis, la Round Table (da non confondersi con quella di C. Rhodes, di ben altro spessore!), il Soroptimist ecc., servono agli iniziati da "riserve di pesca": del resto ll Rotary, il più noto e antico fra detti club - incontestabile veicolo, al pari degli altri, degli ideali massonici di fraternità, solidarietà e universalità - venne fondato a Chicago il 23 febbraio 1905 da un massone d'alto rango, l'avvocato Paul E. Harris (1808-1947) e da altri 3 colleghi, massoni come lui. (v. P. Rosario Esposito, "Le grandi concordanze tra Chiesa e Massoneria", Firenze, Nardini editore, 1987, p. 335). In quel libro, al capitolo IX, il paolino P. Esposito sottolinea la matrice e l'ispirazione massoniche del Rotarv). Riferisce Omero Ranelletti nel suo "Il Rotary e la Chiesa Cattolica" ("Quaderni di Realtà Nuova", Milano, Istituto Culturale Rotariano, 1991) che nel 1981 Giovanni Paolo II ricevette dalle mani del Presidente inter-nazionale le insegne di "Paul Harris Fellow" (p. 13), e che "oggi fra i rotariani italiani si annoverano ben 5 cardinali, dieci arcivescovi, diciannove vescovi e tanti prelati" (ibid.). Per l'appartenenza di Giovanni Paolo II al Rotary v. anche la rivista ufficiale del Rolary italiano del 9 settembre 1980, lettera intitolala "Una precisazione sull'articolo: "La massoneria va a Canossa?", ripresa dalla rivista della massoneria italiana "Hiram", nov.-dic. 1986, a firma di Lamberto Mosci, Governatore del 203° distretto rotariano. Qui l'Autore, prendendo spunto da una riunione dei Rotary torinesi, alla quale intervenne l'allora Gran Maestro della massoneria italiana, Armando Corona, dopo aver esaltato i "valori spirituali comuni alla massoneria e al Rotary Club", fa presente che è caduta la scomunica nei confronti della massoneria e i divieti canonici nei confronti del Rotary. A sostegno del suo assunto afferma, né risulta che questa autorevole e pubblica affermazione sia stata smentita, che "lo stesso Pontefice Giovanni Paolo II è un Paul Harris Fellow", vale a dire un rotariano. Il fatto è tanto più sconcertante quando si apprende che la "Rotary Foundation" sostiene la diffusione del "Notiziario della Buona Volontà Mondiale", organo neopagano e neognostico del "Lucis [lucifero] Trusr", (v. supplemento al numero 1/1995 del detto Notiziario).» (Epiphanius, "Massoneria e sette segrete - La faccia occulta della storia", quarta edizione 2008, pp. 769-770)
Wojtyla ishte i preferuemi i Zenon Kliszkos-it, presidentit të Parlamentit polak dhe ideologut kryesor të Partisë komuniste në Poloni, i cili kishte votue disa herë vetëm për zgjedhjen e Wojtylës si ipeshkëv i Krakovisë. Në fakt deri atherë, Wojtila nuk kishte dënue asnjiherë persekucionin komunist në vendin e tij, as privatisht e as publikisht. Kshtu p.sh., mbas arrestimit të bujshëm dhe shokues të Arqipeshkvit të Krakovisë Baziak dhe ipeshkvit të tij ndihmës, Stanislaw, Wojtyla (i kosakruem tashma meshtar me 1 Nanduer 1946) nuk bani asnji lloj reagimit, por dy ditë mbas arrestimeve shkoi me pushime për ma bâ ski në male. Dy javë ma vonë, mbasi arqipeshkvi Wyszynski (i cili kundërshtonte vazhdimisht kandidaturen e Wojtylës për Arqipeshkëv të Krakovisë) u ngrit në rangun e kardinalit, aj denoncoi publkisht arrestimin e Arqipeshkvit Baziak. Si rrjedhojë, qeveria komuniste polake i hoqi të drejten me dalë jashtë Polonisë, ndërkohë që Wojtyla mundej me dalë jashtë vendit, pa asnji lloj vështirsijet, natyrisht me lejen e qeverisë komuniste polake, mbasi ashtu si edhe në vendet e tjera të bllokut komunist, duhej viza e qeverisë me dalë jashtë shtetit. Vlen me u përmendë fakti se kundër dishirës së anti-komunistit të vendosun, Kardinalit Wyszynski, i cili refuzonte kategorikisht Wojtylen si arqipeshkëv të Krakovisë, tue kundërshtue për afro dy vjet veton e Presidentit të Parlamentit polak, komunistit Zenon Kliszko, në favor të Wojtylës, mbas vdekjes se Imzot Baziak, Wojtyla u zgjodh "arqipeshkëv" i Krakovisë, në Janar të 1964. ("Chiesa viva", 430 mensile, settembre 2010, p. 8 )
Kundër shtantazhit të mediave t'kompromentueme publike dhe, për rrjedhojë, kundër koncepteve t'gabueme t'injektueme prej ktyne mediave t'kontrollueme, Karol Wojtyla nuk ka pasë lidhje as me Fenë Katolike e as me Kishen Katolike të JEZU-KRISHTIT, mbasi publikisht aj i ka mohue të dyja.
Patjetër që ideologjia antikatolike komuniste asht dënue gjithmonë prej Kishës Katolike. Kshtu, vlejnë me u përmendë Inciklikët : "Quod Apostolici Muneris" (1878) i Papës Piu IX, "Rerum Novarum" (1892) i Papës Leonit XIII dhe "Divini Redemptoris" (1937) i Papës Piu XI.
Me 15 Korrik 1948, Kisha Katolike nën Papen Piu XII nxori nji Dekret çkishërimit kundër atyne që propagandojnë msimet materialiste dhe anti-katolike të komunizmit ("L'Osservatore Romane", 15 luglio 1948). Në fakt egzistonte edhe në Ligjin kanonik të Kishës (kanoni 2335) çkishërimi ipso facto (automatikisht) kundër atyne që rregjishtroheshin në rradhët e Masonerisë apo organizatave të tjera të ngjashme (ku përfshihen organizatat komuniste, bolshevike e nihiliste) që komplotojnë kundër Kishës dhe autoriteteve të ligjshme civile.
“Institucionet njerzore, publike ose private duhet t’i shërbejnë njeriut.” (Pseudo-Konçili i II i Vatikanit, Dokumenti "Gaudium et spes", paragr. 29)
“Institucionet njerzore, publike ose private duhet t’i shërbejnë JEZU-KRISHTIT.” (Papa Piu XI, Letra inciklike "Quas Primas ", paragr. 29)
“Gjithçka mbi tokë duhet të drejtohet drejt njeriut, si qëndra dhe kulmi i saj.” (Pseudo-Konçili i IIi Vatikanit, Dokumenti "Gaudium et spes", 12, 1)
“Kta anmiq të Revelacionit hyjnuer çojnë n'Qiell progresin njerzuer, dhe me nji çmenduni dhe vrull sakrilegj përpiqen me futë në Fenë Katolike kyt progres dhe disa shpikje filozofike që munden me u përfeksionue me anen e përpjekjeve njerzuere. Feja Katolike asht vepër e Zotit dhe jo vepër e njirit.” (Papa Piu IX, Letra inciklike "Qui Pluribus", 9 Nandor 1846)
Doktrinave revolucionare postkonçiljare Wojtyla i dha hov edhe në Unesco :
"Duhet me forcue njirin dhe me punue për té, e jo për ndonji motiv tjetër, por ekskluzivisht për njirin." (Prej fjalimit të GJP II në Unesco, 2 Qershor 1980 ; cf. "Chiesa viva", settembre 2010)
Asht e dhimbshme me kujtue se në listen e objektivave dhe filozofisë së Unesco-s shkruhen edhe kto fjalë : "Unesco duhet me eliminue çdo vizion ekskluzivisht e primar mbinatyror, tue u bazue mbi nji 'humanizëm mondial' që do t'jetë edhe shkencor, dhe për kyt qëllim asht themelore për Unesco-n me adoptue nji kandvështrim evolucionist." (Ibid. p. 33)
“N'kjoft se ndokush mohon se bota asht krijue për lavdinë e Zotit, atherë aj kjoft mallkue.” (Koncili I Ekumenik i Vatikanit, 1870, Sesioni 3, Kanoni 5)
"Vatikani ka pushue s'thirrunit kryqzatat kundër komunizmit, sepse na nuk e përcaktojmë ma religjionin 'oppio'. Rruga ma e mirë asht shkuemja [n'dialog] drejt njeni-tjetrit. Takimi i ardhshëm mes Gjon Palit II dhe Gorbaçiovit asht dishmi e ktij qëndrimi të ri vatikanas." (Ansa - La Stampa, 22 Nandor 1989)
Dhe Michail Gorbaciov, i zgjedhuni i Zbigniew Brzezinskit, ishte antar i Komisionit Trilateral (pjesë e Elitës satanike që drejton boten) dhe antar i masoniko-satanikes "Lucis Trust" (dikur "Lucifer Trust - Oborri i luçiferit"), sektit satanik ma të fuqishëm që drejton ONU-n. Themeluesja e "Lucis Trust", priftnesha satanike Alice Bailey, kishte planifikue krijimin e nji Religjioni të Ri Botnor, disa tipare të reja t'cilit po i rradhis ktu ma poshtë :
- Jo Krishti i Kryqzuem por Krishti i Njallun do të jetë shêja dalluese e Religjionit të Ri...
- Nji kishë e re e Zotit, e dalun prej bashkimit të tana religjioneve dhe tana grupeve shpirtnore, ka me i dhanë fund herezisë së separatizmit...
- Çkristalizimi i tana religjioneve ka me hjedhë poshtë përfundimsht tana dogmat dhe vendimet që formulojnë t'ashtuquejtunat t'vërteta, mbasi janë shkaktare mosmarrveshjesh...
- e n'fund nuk ka me pasë dallime mes Kishës unike Universale, lozhes së shejte (sic!!!) të tanë masonve të vërtetë dhe rretheve ma të ngushta të shoqnive ezoterike. (Cf. "Chiesa viva", settembre 2010, p. 39)
Kisha Katolike Romake e JEZU-KRISHTIT nuk mundet me ndryshue Fene e Moralin e saj që vjen prej Zotit e jo prej njirit, dhe Hyji e asiston vazhdimisht kyt Kishë t'lavdishme, tue mos e lanë me msue asnji gabim, ashtu si dishmon Bibla dhe Tradita Katolike mijavjeçare.
Kur flas për Kishën e JEZU-KRISHTIT nuk flas për ndërtesa gurit por për at Shoqni hyjnore mbinatyrore ku besimtari hin me Fenë Katolike dhe nuk mundet me ndejë mbrendë pa Fenë Katolike. Ata Katolikë që mohojnë Fenë Katolike, edhe pse endè nuk janë dënue publikisht prej Autoritetit kishtar kompetent, ata para Zotit kanë dalë vetë jashtë Kishës Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT, ashtu si deklaron edhe Papa Piu XII, në Letren inciklike "Mystici Corporis Christi", 29 Qershor 1943)
« 105. - Çfarë âsht Kisha ?
» - Kisha âsht shoqníja e Krishtênve të vërtetë, pra e të pagzuemve, që besojnë Fenë dhe doktrinën e JEZU-KRISHTIT, që marrin pjesë në Sakramêndet e Kishës dhe që i binden Barijve të caktuem prej JEZU-KRISHTIT.
» 106. - Prej kujt âsht themelue Kisha ?
» - Kisha âsht themelue prej JEZU-KRISHTIT, i Cili bashkoi besimtarët e saj në Nji shoqní, ia nënshtroi kyt shoqní Apóstujve, me sh'Pjetrin si shefin e tyne, dhe i dha Sakrificen e Meshës, Sakramêndet dhe SHPIRTIN-SHEJT që e mban gjallë.
» 107. - Cila âsht Kisha e JEZU-KRISHTIT ?
» - Kisha e JEZU-KRISHTIT âsht Kisha Katolike Romake, sepse vetëm kjo Kishë âsht Nji, Shêjte, Katolike dhe Apostolike, ashtû si vetë JEZU-KRISHTI e ka dishirue.
» 108. - Pse thoni se Kisha âsht Nji ?
» - Kisha âsht Nji sepse të tanë pjestarët e saj, të cilët s'bashkut formojnë nji trup të vetëm, Trupin Mistik të JEZU-KRISHTIT, kanë pasë [në të kaluemen] dhe kanë me pasë [do të kenë në të ardhmen] gjithmonë të njêjten Fé Katolike, të njêjten Sakrificë të Meshës Shêjte, të njêjtat Sakramênde dhe të njêjtin Shef të dukshëm, Pontifin Romak, Pasardhsin e sh'Pjetrit.
» 109. - Pse thoni se Kisha âsht shêjte ?
» - Kisha âsht shêjte sepse JEZU-KRISHTI âsht shêjt, Shefi i saj i padukshëm dhe SHPIRTI që e gjallnon; sepse në kyt Kishë Sakrifica e Meshës, Sakramêndet dhe Doktrina Katolike janë të shêjta; sepse të tanë pjestarët e saj janë të thirrun me u shêjtnue dhe, realisht, shumë prej tyne janë kênë shêjtën dhe do të bahen shêjtën.
» 110. - Pse thoni se Kisha âsht Katolike ?
» - Kisha âsht Katolike ose Universale sepse ajo âsht themelue për tanë njerzit, i âsht adaptue të tanve dhe âsht e përhapun në krejt globin.
» 111. - Pse thoni se Kisha âsht Apostolike ?
» - Kisha âsht Apostolike sepse ajo âsht themelue mbi Apostujt dhe mbi predikimet e tyne; ajo drejtohet prej pasardhsve të tyne, Barinjve të ligjshëm që, pa ndërpremje dhe pa ndryshime, vazhdojnë me transmetue doktrinën dhe pushtetin.
» 112. - Cilët janë Barinjtë e ligjshëm të Kishës ?
» - Barinjtë e ligjshëm të Kishës janë Papa ose Pontifi mâ i naltë dhe Ipeshkvijtë në bashkim me té.
» 113. - Kush âsht Papa ?
» - Papa âsht pasardhsi i sh'Pjetrit mbi Selinë e Romës dhe në Primatin e tij, që don me thanë, në apostolatin dhe episkopatin universal. Papa, pra, âsht Shefi i dukshëm i tanë Kishës, e cila për kyt arsye quhet Katolike Romake, dhe Vikeri [Përfaqsuesi] i JEZU-KRISHTIT, i Cili âsht Shefi i padukshëm i saj.
» 114. - Çfarë formojnë Papa dhe ipeshkvijtë e bashkuem me té ?
» - Papa dhe ipeshkvijtë e bashkuem me té formojnë Kishen msimdhanse, e cila quhet kshtû sepse ka marrë prej JEZU-KRISHTIT misjonin me i msue të vërtetat dhe ligjet hyjnore tanë njerzve, të cilët marrin vetëm prej ksaj Kishe njohjen e plotë, të sigurtë dhe të nevojshme për me jetue nji jetë të Krishtênë.
» 115. - Kisha msimdhanse a mundet me gabue në msimin e të vërtetave të zbulueme prej Zotit ?
» - Kisha msimdhanse nuk mundet me gabue në msimin e të vërtetave të zbulueme prej Zotit; ajo âsht e pagabueshme sepse, simbas premtimit të JEZU-KRISHTIT, "SHPIRTI i së vërtetës" e asiston vazhdimisht. (sh'Gjoni 15:26)
» 116. - Papa a mundet me gabue kur mson, aj vetë, të vërtetat e zbulueme prej Zotit ?
» - Papa nuk mundet me gabue kur mson, aj vetë, të vërtetat e zbulueme prej Zotit; aj âsht i pagabueshëm, si Kisha, kur, si Barí dhe Msues i tanë të Krishtênve, përcakton doktrinat që lidhen me Fenë ose moralin.
» 117. - Jashtë Kishës Katolike Romake, a mundet nji kishë tjetër me kênë Kisha e JEZU-KRISHTIT ose, s'pakut, me kênë pjesë e saj ?
» - Jashtë Kishës Katolike Romake, asnji kishë nuk mundet me kênë Kisha e JEZU-KRISHTIT ose me kênë pjesë e saj, sepse asnji kishë tjetër nuk mundet me pasë në të njêjten kohë, si Kisha Katolike, elementet dalluese që karakterizojnë Kishen e vërtetë e që janë uniteti, shêjtnija, katoliciteti dhe apostoliciteti. Në fakt, asnji prej kishave, t'ashtuquejtuna kristjane, nuk i ka kto elemente dalluese.
» 118. Pse ka themelue JEZU-KRISHTI Kishen ?
» - JEZU-KRISHTI ka themelue Kishen në mnyrë që njerzit të gjejnë në té nji udhërrfyes të sigurtë dhe mjetet për me mbrritë shêjtninë dhe pshtimin [shelbimin] e përjetshëm.
» 119. - Cilat janë mjetet e shêjtnimit dhe të shelbimit të përjetshëm që gjinden në Kishë ?
» - Mjetet e shêjtnimit dhe të shelbimit të përjetshëm që gjinden në Kishë janë Feja e vërtetë, Sakrifica e Meshës, Sakramêndet dhe ndihma shpirtnuere reciproke, si për shembull, lutja, kshilla dhe shembulli i mirë.
» 120. - Mjetet e shêjtnimit dhe të shelbimit a janë të përbashkta për tanë njerzit ?
» - Mjetet e shêjtnimit dhe të shelbimit janë të përbashkta për tanë njerzit që i përkasin Kishës, pra, besimtarve katolikë, të cilët, në shkrimet apostolike, quhen shêjtën; komunjóni apo pjesmarrja e tyne në kto mjete shêjtnimit âsht, qysh prej atij momenti, nji komunjon shêjtnish në gjana të shêjta.
» 122. - Çfarë nënkupton komunjoni i shêjtnënve ?
» - Komunjóni i shêjtënve nënkupton që të tanë besimtarët katolikë, që formojnë nji trup të vetëm në JEZU-KRISHTIN, përfitojnë prej tanë të mirave që gjinden ose që bahen në kyt trup, që asht Kisha Katolike [Universale], përjashtue rastet kur dishira drejt mkatit bahet pengesë për kyt komunjon.
» 124. - Kush âsht jashtë komunjonit të shêjtënve ?
» - Aj që âsht jashtë komunjonit të shêjtënve âsht jashtë Kishës, si për shembull, të mallkuemit, të pafetë, çifutnit, heretikët, apostatët, shizmatikët dhe të çkishnuemit.
» 125. - Çfarë janë të pafetë ?
» - Të pafetë janë të papagzuemit që nuk besojnë në asnji mnyrë në Shelbuesin e premtuem, pra në Mesinë ose në KRISHTIN; të pafé janë, për shembull, adhuruesit e idhujve dhe muhamedanët.
» 126. - Çfarë janë çifutët ?
» - Çifutët janë të papagzuemit që besojnë në ligjin e Moizit dhe nuk besojnë se JEZU-KRISHTI âsht Mesija ose KRISHTI i premtuem.
» 127. - Çfarë janë heretikët ?
» - Heretikët janë të pagzuemit që, në kryefortsinë e tyne, nuk besojnë ndonji të vërtetë të zbulueme prej Zotit dhe të msueme prej Kishës Katolike; heretikë, për shembull, janë protestantët.
» 128. - Çfarë janë apostatët ?
» Apostatët janë të pagzuemit që mohojnë, nëpërmjet nji akti të jashtëm, Fenë Katolike, në të cilen ata kishin besue deri atherë.
» 129. - Çfarë janë shizmatikët ?
» - Shizmatikët janë të pagzuemit që refuzojnë me kryefortsí me iu nënshtrue meshtarve legjitimë, dhe janë, pra, të ndamë prej Kishës Katolike, edhe n'kjoft se nuk mohojnë asnji të vërtetë fejet.
» 130. - Çfarë janë të çkishnuemit ?
» - Të çkishnuemit janë të pagzuemit e përjashtuem, për gabime shumë të randa, prej komunjonit të Kishës, në mnyrë që ata mos të korruptojnë të tjerët dhe në mnyrë që të dënohen dhe të korrigjohen me anën e ksaj ndihme ekstreme.
» 131. - A âsht dam i madh me kênë jashtë Kishës ?
» - Me kênë jashtë Kishës âsht nji dam shumë i madh, sepse jashtë Kishës nuk gjinden as mjetet e shêjtnimit e as udhërrfyesi i sigurtë me mbrritë në shelbimin e përjetshëm që, për njirin, me të vërtetë âsht gjâja e vetme e nevojshme.
» 132. - Aj që âsht jashtë Kishës a mundet me u pshtue ?
» - Aj që âsht jashtë Kishës për fajin e vet dhe vdes pa pêndesen perfekte nuk pshtohet, por aj që gjindet jashtë Kishës pa fajin e vet dhe jeton nji jetë të mirë mundet me u pshtue nëpërmjet dashtnisë për Hyjin, që të lidh me Zotin, dhe që të bashkon, gjithashtu, në anen shpirtnore, me Shpirtin e Kishës. »
[...] » 232. - Çfarë âsht Feja ?
» - Feja âsht virtyti mbinatyror nëpërmjet së cilës ne besojmë, të mbështetun mbi autoritetin e Zotit, të vërtetat që Hyji na i ka zbulue dhe që na i propozon për besim nëpërmjet Kishës.
» 233. - Ku janë të ruejtuna të vërtetat që Zoti ka zbulue dhe që na i propozon për besim nëpërmjet Kishës ?
» - Të vërtetat që Zoti ka zbulue dhe që na i propozon për besim nëpërmjet Kishës janë të ruejtuna në Shkrimet Shêjte dhe në Traditen.
» 234. - Çfarë janë Shkrimet Shêjte ?
» - Shkrimet Shêjte janë tansija e Librave të shkrueme nën frymzimin e SHPIRTIT-SHEJT, në Beslidhjen e Vjetër dhe në Beslidhjen e Ré, dhe që Kisha i njef si vepren e vetë Zotit.
» 235. - Çfarë âsht Tradita ?
» - Tradita âsht msimi i JEZU-KRISHTIT dhe i Apostujve, i dhanun në formë gojore, dhe i transmetuem nëpërmjet Kishës deri në ditët tona pa ndryshim.
» 236. - Kush mundet, me autoritet, me na msue, tansisht dhe me kuptimin e tyne të vërtetë, të vërtetat e përmbajtuna në Shkrimet Shêjte dhe në Traditën ?
» - Vetëm Kisha Katolike mundet, me autoritet, me na msue, tansisht dhe me kuptimin e tyne të vërtetë, të vërtetat e përmbajtuna në Shkrimet Shêjte dhe në Traditen, sepse vetëm ksaj Kishe Zoti i ka besue depoziten e Fesë dhe i ka çue SHPIRTIN-SHEJT, që e asiston vazhdimisht dhe e pengon me gabue. » (Papa sh'Piu X, "Katekizmi i Doktrinës së Krishtênë", vjeti 1913, kapitulli 6, fq. 29-35; fq. 60-61)
Qëndrimi i ri antikatolik vatikanas vjen prej autoriteteve të reja antikatolike të nji kishe të re antikatolike që ka pushtue Vatikanin dhe dioqezat, qysh mbas vdekjes së Papës Piut XII, profeci që Papa Leoni XIII e kishte pâ vite ma parë :
« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'Papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që ajo ka mâ t'shêjtë. Njatý ku Froni i sh'Pjetrit dhe i t'Vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërnda grégjen [besimtarët]. » (Prej Egzorçizmit të SH. T. Papës Leonit XIII, kundër satanit dhe djajve t'rebeluem)
Si shkrova ma nalt, Gjon Pali II i ka mohue të dyja : si Fenë ashtu edhe Kishen Katolike të JEZU-KRISHTIT, fakt që dishmon se Wojtyla nuk ka kênë kurrë Papë i Kishës Katolike, por vetëm nji antipapë ma shumë në listen famkeqe. Po rradhis ktu poshtë disa referenca mbështetse, nxjerrë nga artikulli "Papa" Giovanni Paolo II: una beatificazione sacrilega?, prej Don Luigi Villa :
- Wojtyla ishte aj që në librin e tij “Varcare la soglia della speranza”, f. 9, ka shkrue : "Jezusi asht Biri konsubtancial i Atit, po, por edhe mundet me u mohue... Mundet me u refuzue e gjitha kjo dhe me u shkrue me shkroja t'mëdhaja : "Zoti nuk ka Bir (sic !!!) ; Jezu-Krishti nuk asht Biri i Zotit por vetëm nji prej Profetve." (sic!!!) [Shënim i Don Luigi Villa-s : Kjo blasfemë e GJPII na kujton Kabalen rabinike që mohon hyjninë e JEZU-KRISHTIT dhe Misterin Trinitar.]
- Me 15 Tetor 1986, në Francë, Wojtyla mbasi takoi komunitetin antikatolik të Taizes dhe sektarët karizmatik pentekostal të Paray le Monial, u tha se "Kultit të Zemrës Shêjte të JEZUSIT i kishte kalue koha". [Shënim i Don Luigi Villa-s : Fyemje tejet e randë kundër KRISHTIT Shëlbues ; e për kompensim "aprovon" kultin e Mshirës hyjnore të motër Faustinës, që Dikasteret Romake e kishin bllokue gjithmonë në t'kaluemen].
- Gjon Pali II çoi nji përfasques t'ijin për me drejtue ceremoninë e vuemjes së gurit të parë të xhamisë së Romës, që duket si nji aprovim i religjionit të rrêmë islam, i cili mohon hyjninë e JEZU-KRISHTIT dhe persekuton e vret t'Krishtênët.
- Nji tjetër batutë heretikë e Gjon Palit II : "Nuk ka motiv me u preokupue për shpirtnat e fmijve t'abortuem. Ata janë t'pshtuem sepse mkati origjinal nuk egziston". Kjo fjali asht nxjerrë prej Herman Humpert-it prej librit të Wojtylës "Persona e azione". [Shënim i Don Luigi Villa-s : Masonët kanë ba gjithçka me demostrue kyt "t'vërtetë" t'ynen. E tashti, nji "pape"... e deklaron publikisht. Pasojat e ktij akti janë të tmerrshme : jo mkatit origjinal, jo shelbimit, jo mishnimit [panevojshëm], jo Krishtit, jo Kishës, gjithçka e rrêmë. E ky keka "Papa i shêjtë", ("il santo subito") ?] Në fakt, në letren e tij "Evangelium Vitae", të 25 Marsit 1995, paragr. 99, Gjon Pali II ka shpallë herezinë se fmijtë mujkan me u shelbue pa Pagzim (sic), ndërkohë që domosdoshmënija e pagzimit të fmijve për shëlbim i ka rrâjët si në Bibël ashtu edhe në Traditen Apostolike (Denzinger n. 102, n. 791). Gjithashtu në "katekizmin" e kishës konçiliare (11 Tetor 1992), i propaganduem rrêjshëm si Katekizmi i Kishës Katolike, n'vend që me thanë 'Katekizmi i kishës së re postkonçiljare', Gjon Pali II ka msue herezinë se egziston shpresa (e shelbimit) për fmijët që vdesin pa Pagzim, (paragr. 1261).
Në të kundërt :
"JEZUSI iu përgjigj dhe i tha : N'kjoft se ndokush nuk rilind përmes ujit dhe SHPIRTIT-SHEJT, aj nuk mundet me hî n'Mbretnínë e Zotit." (sh'Gjoni 3, 5)
"ἀπεκρίθη Ἰησοῦς, Ἀμὴν ἀμὴν λέγω σοι, ἐὰν μή τις γεννηθῇ ἐξ ὕδατος καὶ πνεύματος, οὐ δύναται εἰσελθεῖν εἰς τὴν βασιλείαν τοῦ θεοῦ." (ΚΑΤΑ ΙΩΑΝΝΗΝ 3:5)
"Respondit Jesus : Amen amen dico tibi, nisi quis renatus fuerit ex aqua et Spiritu, non potest introire in regnum Dei." (Joan. III, 5)
τις - anybody, ndokush, not just a man.
"Prej nji njirit mkati hyni në botë, dhe përmes mkatit vdekja, dhe vdekja râ mbi tanë njerzit, të cilët të tanë kanë mkatnue në até (Adamin)." (Romakve 5, 12)
- Gjon Pali II ka ndalue statujen e Zojës së Fatimas me hî në Baziliken e Asizit, për mos me fye shefat e religjoneve të tjera, por ka pranue me vue mbi elterin e Tabernaklit nji statujë të idhullit pagan buda : nji krim kundër Urdhnimit të Parë të Hyjit.
- Në letren "Redemptor hominis et Dominum vivificantem" (4 mars 1979), Gjon Pali II shfaqi nji ndryshim të direktivave të Kishës (postkonçiljare), tue përmendë njirin 100 herë ma shumë se Zotin. [Shënim i Don Luigi Villa-s : Përpara ktij dokumenti, rruga e t'Krishtênve ishte përcaktue prej vetë JEZU-KRISHTIT : "Un jam Udha, e Vërteta dhe Jeta. Askush nuk shkon te ATI veç përmes Mejet." (sh'Gjoni 14, 6). Por mbrapa, Gjon Pali II shpallë se "rruga e Kishës asht njiri", tue akuzue për rrênë vetë Zotin. (Blasfemë monstruoze).]
- Në të "Drejten e tij Kanonike" (1983) (shkrueme për kishen e re postkonçiljare), Wojtyla ka eliminue shêjat dogmatike të Kishës Katolike "NJI, SHEJTE, KATOLIKE, APOSTOLIKE", për me vue "Komunioni, Ekumenizmi, Kolegjialiteti". [Shënim i Don Luigi Villa-s : Ndërkohë, në mnyrë të rrême dhe hipokrite, vazhdohet me u rrecitue në dioqeza Credo-ja : NJI, SHEJTE, KATOLIKE, APOSTOLIKE].
- Në letren e tij "Redemptor hominis et Dominum vivificantem" (4 Mars 1979), Wojtyla afirmon se "Shelbuesi jonë ka sigurue shelbimin për çdo njiri me Mishnimin e Tij.. qysh prej të Nxanunit' Tij" (herezi), tue pranue kshtu pavarsinë e Kishës prej Fesë, Pagzimit dhe veprave të mira. [Shënim i Don Luigi Villa-s : Edhe kyt herë, Gjon Pali II akuzon për rrênë vetë Shelbuesin, i Cili mson kjartë : « Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku 16:15-16)]
- Gjon Pali II ka bâ nji "teologji" t'ijen personale, nji "nocion të ri të Revelacionit", nji "fé" të ré.
- Për Gjon Palin II egziston nji "humanizëm" i pamvarun prej Hirit të Zotit, prej vetë JEZU-KRISHTIT, prej kultit litugjik, prej Sakramendeve, prej SHPIRTIT-SHEJT ; për GjPII jeta e njirit nuk asht mâ lavdija e Zotit. T'rijve muslimanë, në stadiumin e Kazablankës (Marok), u tha : "Na besojmë në të njêjtin Zot, t'vetmin Zot, Zotin e gjallë". (Në të kundërt, besimi i rrêmë islam nuk beson në hyjninë e JEZU-KRISHTIT. Atherë, si besókena në t'njêjtin Zot?)
- Në nji takim ndërfetar, Gjon Pali II u vetquejt "udhërrfyesi dhe ruejtsi i tana religjioneve të botës", dhe dënoi "fondamentalizmin katolik" (Katoliçizmin e vërtetë tradicional)...
- Në nji tempull luteran në Jeruzalem, GjPII ka deklarue : "Vij drejt jush, drejt trashigimisë shpirtnuere të Martin Luterit, (e si Luteri, GJPII asht heretik dhe sensual) tue paraqitë "spiritualitetin e tij të thellë". [Shënim i Don Luigi Villa-s : Pra até të nji kryeheretiku, të nji persekutuesi të Kishës Katolike, të nji t'korruptuemi, të nji gjirízi vesesh, të nji vrasësi dhe vetvrasësi.]
- Në Togo, në "pyllin e shêjt" të Lomesë, Gjon Pali II ka marrë pjesë në ceremoni pagane ; pak ditë ma vonë, aj mori pjesë edhe në rite sastanike, në Kara dhe Togoville. [Shënim i Don Luigi Villa-s : A ishte GJPII vikeri i JEZU-KRISHTIT apo vikeri i satanit ?]
- Në Masdras të Indisë, Gjon Pali II mori "krezmimin" e thatë të "lopës shêjte" !!! t'vueme n'ballë prej nji priftneshë të atyne satanikve që kolektivisht thirren me êmnin "Shiva" apo "mirëdashës, vullnetar" ; pra nji "sakramend luçiferian i trinisë së brahmanizmit".
- Në Togo të Afrikës, Gjon Pali II u ba mik i shtrigajve voodoo, adhurues të gjarpnijve, praktikues të orgjive imorale dhe vrasës të fmijve.
- Gjon Pali II ka ndryshue edhe Doktrinen Mariale, tue u largue kshtu, prej Doktrinës tradicionale Mariale të Kishës Shêjte Katolike. Në fakt, në nji audiencë të përgjithshme, aj tha : "Egzegjetët tashti pranojnë unanimisht se pasazhi i Gjenezës, në origjinalin hebraik (sic), i atribon veprimin e gjarpnit jo drejtpërdrejt mbi "Gruen" por mbi pasardhjen e saj". [Shënim i Don Luigi Villa-s: Edhe ktu, GjPII asht kundër Doktrinës së përhershme katolike.]
- N'nji tjetër audiencë t'përgjithshme, GjPII tha : "Në favor të Xanunit t'Papërlyem citohet shpesh si dishmi biblike kapitulli XII i Apokalipsit, ku flitet mbi "Gruen" e veshun me diell ; por egzegjeza aktuale devijon për me identifikue në kyt "Grue" komunitetin e popullit të Zotit, që ka me dhanë në jetë, mes dhimbjeve, Mesinë e rinjallun" (!!!). [Shënim i Don Luigi Villa-s : Kjo asht nji tjetër "përmbysje" e Doktrinës që Kisha ka msue gjithmonë.]
- Edhe në nji tjetër audiencë të përgjithshme, GjPII tha se "JEZUSI, mbi Kryq, nuk ka shpallë zyrtarisht "Amsinë universale" të Virgjinës MARI, por ka instaurue nji raport amnuer (prej nane) me dishepullin e preferuem" (!!!). [Shënim i Don Luigi Villa-s : Edhe kjo batutë e gabuem dhe fantaziste e Gjon Palit II asht kundër Doktrinës Mariale t'përhershme.]
- Mbi "Titujt Marialë", në Akademinë Mariale Pontifikale Ndërkombtare, GjPII tha : "Nji përkufizim i 'Titujve Marialë' të 'Avokates', 'Bashkshelbueses' dhe 'Ndërmjetsueses' nuk asht në përputhje me testin e famshëm marial të Vatikanit II. [Shënim i Don Luigi Villa-s : Pra "konçili" II i Vatikanit asht kundër Virgjinës MARI dhe Doktrinës së përhershme Mariale të Kishës Katolike, ashtu si edhe protestantat. Kshtu pra, na që duejmë Virgjinën MARI, bajmë mirë që jena kundër "konçilit" II të Vatikanit, kundër Gjon Palit II dhe kundër tanë shpifsve të Nanës së Zotit.]
- Gjon Palit II i pëlqente dashtnija njerzore, dashurues, ashtu siç ishte, i trupit njerzor, tue puthë e tue rrokë vajza të vogla, të reja e zonjusha, gjithmonë i dishiruem dhe i gzuem me i pâ kur ata kërcejshin para tij, dhe biles me kërcue vetë me tà. E kta i deshti edhe në Shën Pjetër, tue ndryshue edhe stilin i Sinodeve të kontinenteve, me vallzime, kërcime, me kangë afrikane e zhurma "tam-tam", gjithmonë me vallzues gjysë-nudo.
- Në "teologjinë e tij të trupit", Gjon Pali II ka thanë se "virgjiniteti n'vetvedi nuk asht superior mbi martesen, sepse spiritualiteti i saj shfaqet te ushtrimi i dashtnisë" (sic). Dhe në nji tjetër audiencë t'përgjithshme, Gjon Pali II zbuloi se "zhdeshja nudo e maskulinitetit dhe feminitetit përbajnë, për té, zbulimin kryesuer të krijesës njerzore, për té dhe të tjerët" (sic). Kjo e folun prej t'çekuilibruemit, e shtyu me thanë edhe se "trashigimija jonë do të jetë erotizmi i përjetshëm : erotizmi aktual asht detyra jonë, kurse erotizmi qielluer asht objektivi jonë" (sic !!!). Gjithashtu, po simbas GjPII, "Në Parajsë, erotizmi do të përbajë bazen e komunionit të shêjtënve" (sic !!!). [Shënim i Don Luigi Villa-s : Muhameti nuk do t'ishte shprehë ma mirë ; po atherë, GjPII a ishte Papë apo musliman ? E ky keka "Papa i shêjtë" ? Si mendojnë Virgjina e Papërlyeme dhe Shêjtnit ? Në Romë, me 12 Prill 1984, 1200 gra në bluza e mbathje t'shkurta, të njeshuna për trup, ekzekutuen nji valle t'sinkronizueme për Gjon Palin II, në qytetin e Romës ; pjesët e tyne intime dukeshin kjartë, për gzimin e GjPII, "Papës shejt" ?!?!?!]
- Me 1 Qershor 1990, Gjon Pali II priti për të pesten herë Tenzin Gytro-n, i quejtuni "Dalai Lama", rimishnim i rrêmë i Budës. Për kyt personazh të trullosun, GjPII vuni në dispzicion nji abací. Sa për informacion : "Udha" ma e naltë e "shelbimit budist", e quejtun "Vayarayana” (që don me thanë "udha e organit seksual mashkullor"), gjindet në praktikat perverse imorale që përdorin dishirat dhe pasionet e njirit, të cilat s'bashkut i dedikohen riteve t'pamoralshme dhe orgjike. Dhe pikërisht, "mardhanjet imorale" përbajnë nji praktikë themelore të budizmit fillestar, e të lamaízmit në veçanti. Egziston mandej nji "udhë" shumë sekrete budiste, e quejun “Kalachakra”, e përbame prej forcave të errta përpijse (gllabruese) të nji çmenduníje t'popullueme prej formave diabolike, kujdestari i t'cilave asht vetë Dalai Lama. Vepra në rreshta, që transmeton mesazhin e ksaj "udhe" sekrete, shton në listen e përbuzjeve të sektarve të saj edhe JEZUSIN e Nazaretit, si nji msues heretik i popujve barbarë (sic !!!).[Shënim i Don Luigi Villa-s : E megjithaté, Gjon Pali II, "vikeri" i JEZUSIT të Nazaretit, nderoi Dalai Lama tue i vue në dispozicion nji abací, e cila ishte ndërtue me nderue JEZUSIN, dhe jo përbuzësit e Tij.]
Tue konsiderue çka përmenda shkurtimisht ma nalt mbi aktivitetin e Gjon Palit II, t'kujtojmë thanjen e Benediktit XVI, nji tjetër "viker" i JEZU-KRISHTIT për t'cilin do flasim nji herë tjetër, se Gjon Pali II "asht 'i lumë' për arsye të fesë së tij". Por mjerisht, "feja" e Gjon Palit II ka mohue si Fenë Katolike ashtu edhe Kishen shejte Katolike, ashtu si msohet në Biblen shejte dhe Traditen shejte Katolike mijavjeçare, tue konfirmue se Wojtyla ka kênë vetëm nji antipapë apostat çifut komunist, që gjoja paska rrxue komunizmin. Dhe populli i beson kta prralla pa u dridhë qerpiku. Popull i mjerë, që nuk kultivon Fenë hyjnore Katolike !!!
« Egzistojnë dy histori : historija zyrtare, gënjeshtare, që na msohet – ad usum delphini – dhe historija sekrete, ku gjinden arsyet e vërteta të ngjarjeve, nji histori e turpshme. » (Honoré de Balzac, antar i sektit martinist, “Le illusioni perdute”, Milano, 1981, Club. p. 711)
« Në t'njêten kohë, u gjinden aty disa njerëz që lajmnuen Shelbuesin mbi çka u kishte ndodhë disa galilèasve, t'cilve Pilati u kishte përzie gjakun me sakrificat e tyne. Tue marrë fjalen, JEZUSI u tha : "A mendoni ju se ato galilèas kjenë ma mkatnorë se tanë galilèasit e tjerë, sepse vuejten kto gjana ? Po ju tham se jo, por n'kjoft se nuk bâni pendêsë, edhe ju keni me mbarue të tânë si ata.
« E ato 18 vetë që mbaruen, kur u râ mbi krye Kulla e Siloèsë, mendoni ju se borxhi i tyne [ndaj Drejtsisë Hyjnuere] kje mâ i madh se i tânë qytetàrve t'Jeruzalemit ? Po ju tham se jo, por n'kjoft se nuk bâni pendêsë, edhe ju keni me mbarue të tânë si ata. » (sh'Luka 13:1-5)

Epilog
Gjon Pali II ka puthë publikisht Kur'anin.
14 Maj 1999 : Në Vatikan, Gjon Pali II puthi publikisht Kur'anin, librin prrallor të muslimanve.
Në përgjigje të atyne që pretendojnë se libri në fjalë nuk ishte Kur'ani, po prezantojmë nji pjesë të intervistës me "FIDES News Service" (1 Qershor 1999). Në kyt intervistë, 'Patriarku' katolik i Kaldesë, Rafaeli I, konfirmon se ishte prezent kur Gjon Pali II puthi Kur'anin :
"Me 14 Maj u prita prej 'Papës', s'bashkut me nji delegacion të përbamë prej imamit shia të xhamisë së Khadum-it dhe presidentit suni të kshillit administrues të Bankës islamike të Irakut. Ishte prezent gjithashtu nji ministër iraken i fesë...
"Në fund të audiencës, 'Papa' u përkul përpara librit të 'shêjtë' musliman, Kur'anit, që iu prezantue prej delagacionit, dhe e puthi në shêj respektit. Fotoja e ktij gjesti, që asht shfaqë në mnyrë të përsëritun në televizionin iraken, demostron se 'Papa' jo vetëm që nuk njeh vuejten e popullit iraken por edhe se aj ka respekt të madh për islamin." ("Tradition in Action".)
"Plani i shëlbimit përfshin Muslimanët." (Gjon Pali II, "Katekizmi i Kishës Katolike", vjeti 1992, paragr. 841)
"Asht herezi me thanë se muslimanët shëlbohen." (Sh. T. Papa Gregori XVI, Letra inciklike "Mirari Vos", paragr. 13)
"Në nji bashkëbisedim që pata me Gjon Palin II në apartamentin e tij privat kuptova, apo mendova se kuptova, që ky 'Papë' do të lêntë mbas vedit nji grumbull rrënojash : ato të strukturës autoritare dhe piramidale të Kurisë Romake. Tash më duket se kuptova që aj intuicion pothuajse katastrofik mëkatnote, po, por për mungesë : Rrënojat që 'Papa' Wojtyla ka me lanë mbrapa nuk janë vetëm ato të Kurisë Romake, por edhe ato të Kishës, s'pakut të asaj që tash dymijë vjet jena msue me e konsiderue të tillë, edhe na laikët, dhe që e mbajmë në gjak. (Shënim i përkthyesit : Nuk bahet fjalë ktu për Kishen Katolike të JEZU-KRISHTIT, mbasi dyert e Ferrit nuk kanë me triumfue kurrë kundër saj, por për kishen e re moderniste postkonçiljare, e cila vetquhet rrejshëm 'Kisha Katolike', por që nuk përmban asnji prej elementave identifikues të Kishës së JEZU-KRISHTIT, NJI, SHEJTE, KATOLIKE, APOSTOLIKE.)" (Indro Montanelli – “Corriere della sera”, 9 marzo 2000).

Kujtesë :
Edhe sikur publikisht t'jenë zgjedhë me konklavë, dihet se "de jure" (simbas ligjit) konklava nuk asht e pagabueshme. Po bie veç nji shembull prej Konstitucionit apostolik "Cum ex apostolatus", 15 Shkurt 1559, te Sh. T., Papes Palit IV, i cili ndër të tjera shkruen se "..n'kjoft se ndojherë ndonji ipeshkëv, ndonji kardinal apo edhe vetë Papa, para zgjedhjes në postin e tyne, kanë devijue prej Fesë Katolike apo kane râ në ndonji herezi, atherë promocioni, zgjedhja apo ngritja e tyne në postin e ri asht bosh (null) dhe e pavlefshme, edhe sikur kjo e fundit të kryhej me aprovimin unanim të tanë kardinajve."
Por si rregull bazë, për me dallue nëse kena të bajmë vërtetë me nji Papë autentik, Vikerin e JEZU-KRISHTIT mbi tokë, duhet pâ pagabueshmëníja e tij doktrinale, kur flet në mnyrë zyrtare. Si Bibla asht edhe Tradita shêjte Katolike msojnë se Papa ka mbështetjen e vazhdueshme të Zotit dhe nuk mundet me msue asnji gabim në Msimin e tij zyrtar mbi Fenë dhe Moralin Kristjan. Wojtyla, Ratzinger, Bergoglio me herezitë, blasfemat dhe idolatritë e tyne (ky i fundit me idhullin satanik "pachamama" ka profanue vetë Baziliken e Shën Pjetrin, rast unik diabolik që provokoi reagimin e ashpër të disa prej ish bashkpuntorve të tij, të cilër thyen heshtjen dhe e dënuen publikisht idolatrinë bergoliane, ndër të tjerë Viganò, Schneider, etj.). Kto janë shembuj të kjartë se kta antipapë nuk kanë pasë dhe nuk kanë asistencen e Hyjit pra nuk janë kênë dhe nuk janë Papët e Kishes Katolike. Ligji kanonik i Kishes 188/4 thotë se n'kjoft se ndonji klerik mohon publikisht Fenë Katolike, aj hupë automatikisht (ipso facto) postin e tij, post i cili mbetet vakant.
Detaje tjera shtesë mbi komunistin Wojtyla mundeni me i lexue në artikullin tjetër të Don Luigi Villa-s, GIOVANNI PAOLO II (ANTI) COMUNISTA ? (Chiesa viva, 430 mensile, settembre 2010)