Me
13 Tetuer të vjetit 1884, mbas ofrimit të Sakrificës së Meshës shêjte, i
rrethuem prej disa kardinajve, Shêjtnija e tij, Papa Leoni XIII, u ndal
papritmas n’shkallët e elterit dhe ndêj aty rreth 10 minuta, si
n'ekstazë, me ftyren bardh prej dritës. Mandej, là menjiherë Kishen dhe u
nis për n'zyren e tij ku hartoi lutjen e sh'Mikelit Arkengjëll kundër
djajve dhe urdhnoi me e rrecitue kyt lutje, qysh prej asaj dite, mbas
çdo Meshe t'ultë, në tana kishat katolike t’mbarë botës.
Kur
e pvetne Papen se shka kishte ndodhë, shêjtnija e tij u shpjegoi se kur
po bahej gadi me lanë elterin, kishte ndig'jue dy zàna që iu ishin dukë
se vijshin prej Tabernaklit : nji zâ, i âmbël dhe i mirë, dhe nji
tjetër zâ i çjerrun dhe i ashpër; n'vazhdim, Papa kishte ndig'jue zânin e
çjerrun, zânin e satanit t'mallkuem n'krenínë e tij, tuej i thirrë
Shelbuesit :
- "Mundem me e shkatrrue Kishen tande."
- "Mundesh ti? Atherë, shkatrroje, pra", i ishte përgjigje zâni i âmbël i Shelbuesit.
- "Për kyt gjâ, kam nevojë për mâ shumë kohë dhe për mâ shumë fuqi", i ishte përgjigjë satani.
- "Sa kohë ? Sa fuqi ?", i ishte përgjigjë Shelbuesi.
- "75 deri në 100 vjet dhe nji fuqi (influencë) mâ të madhe mbi ata që vêhen nën urdhnat e mija", i ishte përgjigje djalli.
-
"E ke kohen, do t'kesh edhe fuqinë; ban me tà shka t'duesh", ishte
përgjigjë Zoti jonë JEZU-KRISHTI. (« Revue de l'ordre séculier de
Saint-Augustin » , décembre 1981, New-York)
Telogjíja
dogmatike na mson se djalli, satani apo luçiferi, mbas revoltës n'Qiell u
hodh n'Ferr, bashkë me nji turmë djajsh (engjujsh t'rrzuem), për me
vuejtë atje dënimin e përjetshëm. Shkrimet Shêjte na msojnë dhe Konçili i
katërt i Lateranit konfirmon se satani dhe djajtë e tjerë u krijuen si
engjuj të mirë, por për shkak të rebelimit të tyne ata u kthyen në
djajë. Mkati që i hupi ishte nji krim kreníjet dhe xhelozíjet. Doktori
engjëllor i Kishës Katolike, sh'Tomë Akuinati, mson se princi i djajve,
satani, ishte mâ perfekti i tanë engjujve dhe se aj kjé shkaku i mkatit
edhe i engjëjve të tjerë, jo tuej i detyrue por tuej i shtye ata drejt
krimit suprem, i cilli bani që engjëj prej tana hierarkive angjelike
t'bijshin në Ferr (Summa Theologica, T.1, q. 36; a.7 et 9). Fronet
angjelike t’mbetuna bosh, si pasojë e rebelimit, mson Doktori engjëllor,
asht e mujtun se i rezervohen njerzve (Idem, T.1, q. 63, a. 9). Kyt
doktrinë, pra që fronet angjelike t'mbetuna bosh, prej tana hierarkive
engjellore, janë t'predistinueme me u xanë prej shejtënve deri n'fundin e
botës, e mson me siguri shêjti marial sh'Luigji-MARIA Grignion de
Montfort. N'krahasim me numrin e engjujve t'mirë, që i rezistuen
tundimit satanik dhe qëndruen në hirin dhe miqsinë e Hyjit, numri i
djajve asht i vogël (Idem) dhe engjujt e mirë kanë superioritet mbi
djajtë dhe i qeverisin kta t'fundit (Idem, T. 1, q. 109, a. 4). Doktori
engjëllor shton se tana gjanat trupore (materjale) qeverisen prej
engjujve; e kyt doktrinë e msojnë jo vetëm doktorët shêjt të Kishës
Katolike por edhe tanë filozoft që pranojnë egzistencën e substancave
imaterijale. Çdo gjâ e dukshme në kyt botë ka nji fuqi angjelike që e
drejton; asht e mujtun që specie të ndryshme sendesh të drejohen prej
disa engjëjve të t'njejtës hierarkí (Idem, T. 1, q. 113, a.2). (Abbé J.
Berthier, «Abrégé de théologie dogmatique et morale , 1892, pg. 117-121)
Rolin
e tunduesit, djalli i mallkuem, me shërbtorët e tij, nuk e ka harrue
dhe qysh prej ramjes së Adamit dhe Evës, aj vazhdon me e ushtrue mbi
rracën njerzore, për me mujtë me i tërhjek të tanë njerzit në Ferr, e
kshtu me mujtë me u hakmarrë, në nji farë mnyret, kundër Krijuesit
t’Gjithpushtetshëm. Megjithë armët triumfuese që Zoti jonë JEZU-KRISHTI
na i ka sigurue nëpërmjet Pasjonit të Tij shejt e shelbues, për me
luftue e triumfue, me ndihmen e Zotit, kundër forcave demoniake,
mjerisht shumë mosmirnjohsa e t’padenjë, me nji akt blasfemues e tejet
sakrilegj, kanë guxue me zg’jedhë qytetin e djallit, janë vue nën
urdhnat e satanit, për me i bâ luftë Qytetit të Zotit, ashtu si e
përshkruen sh’Agustini luften midis ktyne dy qyteteve e ushtrive, edhe
pse kto t’mjerë ecin drejt hupjes s’tyne t’sigurtë. Nji pjesë e
arsenalit që skllevnit e mjerë të satanit t’mallkuem përdorin me luftue
Mbretninë e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT asht edhe g’juha e simboleve
satanike. Në kyt artikull dishiroj me cekë njenin prej tyne, mbasi shumë
veta t’keqinformuem, t’shtyem edhe prej propagandës së rrême medjatike,
e keqkuptojnë kyt simbol si nji gjest që ofron « dashtni » , kur në
t’vërtetë ky simbol demoniak përfaqson nji përshendetje luçiferjane dhe
nji afeksjon t’neveritshëm, kriminel, t’pshtirë, pafundsisht blasfemues e
sakrilegj që i drejtohet princit t’mallkuem të Ferrit.
E
kam fjalen për shêjen e brinave që bahet me tri gishtat e dorës,
t’cillës ma poshtë do t’i referohem me shprehjen shêja e t’mallkuemit, e
njohun në g’juhen angleze si « horned hand » e në g’juhen italjane si «
mano cornuta » . Para disa ditësh, antipapa Jorge Bergoglio e bani kyt
shênj t’mallkueme publikisht, g’jatë vizitës s’tij në Filipine. Për ata
që pretendojnë se kjo shênjë përfaqson nji shprehje dashtnijet, po
paraqes ktu mâ poshtë disa shembuj që hjedhin poshtë kyt pretendim dhe
zbulojnë t’vërteten e trishtë e okulte të ktij simboli satanik.
Shêja
e t’mallkuemit nuk asht nji shpikje e re por asht njoftë e përdorë qysh
shekuj mâ parë, si nji gjest diabolik, prej antarve të sekteve
luciferjane. Mija vjet mâ parë, mbi murin e madh të Babilonisë, afër
Portës s’Ishtarit, ishte e gdhendun figura e nji demi me brina, që
përfaqsonte « zotin » (djallin) diell. Brinat ishin simboli i fuqisë së «
zotit » (djallit) babilonas mbi zemrat e njerzve (Texe Marrs, « Codex
Magica »)
Shifni ktu poshtë foton n. 1, e cilla paraqet nji dorshkrim arab të shekullit të 14-t,
Kitab al-Bulhan, në t’cillen nji pikturë e djallit shfaq duert me brina.
Foto n. 1 (Oxford Digital Library)
Foto n. 2 : Nji tjetër statujë e lashtë satanike
ku shfaqet shêja e t’mallkuemit në dorën e djathtë
N’kohët
moderne, shêja e t’mallkuemit ka infiltrue pothuajse tana fushat e
jetës shoqnore : televizjonin, gazetat, revistat, ngjarjet sportive,
skenat e biles edhe inaugurimet qeveritare.
Në
vjetin 1966, satanisti Anton Lavey (Levy), themeluesi i « kishës së
satanit », shkroi « biblen satanike » në t’cillën përshkruhet shêja e
t’mallkuemit dhe kuptimi i vërtetë i ksaj shêje; n’librin e tij
t’mallkuem, kuptimi i shêjës së dorës me brina « horned hand » ose «
mano cornuta » përkufizohet kshtu : « Ky gjest asht nji përshndetje
satanike, nji shêj identifikimit dhe besniknijet (ndaj satanit) midis
antarve të satanizmit ose grupeve të tjera të ngjashme ». Nji ilustrim
të ktij gjesti t’mallkuem mundeni me e pa në foton n. 3 të shkëputun
prej « bibles satanike » :
Foto n. 3 : shêja satanike mundet me u bâ me dy ose me tre gishta
Influenca
satanike nuk ka lanë pa depertue as alfabetin për qorrët dhe
shurdhmemecët. N’kohët moderne, amerikanja Helen Keller, vetë e verbët
dhe shurdhe qysh n’vogli si rezultat i nji smundjeje të trunit, ka kênë
kontribuesja kryesore e përhapjes së alfabetit të shêjave për t’verbët.
Njêna prej shêjave të ktij alfabeti, krijimi i t’cillës i atribohet
amerikanes Keller, asht shêja e dorës me tre gishta, at shêjë që
antipapa Bergoglio shfaqi zyrtarisht para publikut n’Filipine, shêjë që
medjat publike dhe shumë persona t’keqinformuem mundohen me na e
paraqitë si gjestin që shpreh dashtninë : « I love you ».
Por cilli asht kuptimi i vërtetë i ktij gjesti misterjoz ? Kujt i drejtohet kjo shprehje dashnijet ??
Ndoshta
pak veta e dijnë se Helen Keller (1880-1968) ka kênë vetë e përfshime
në sekte okulte satanike si Svedenborgjianizmi (« Swedenborgianism »), i
krijuem prej pseudo-mistikut antikatolik Emanuel Swedenborg, dhe
Teozofizmi (« Theosophy »), i propaganduem në shekullin e 19-të prej
satanistes Helena Petrovna Blavatsky. Për mâ tepër, në 1909, Keller u
antarsue në partinë socjaliste dhe në 1917 mirëpriti shpërthimin e
Revolucjonit bolshevik në Rusi.
Foto n. 4 : Hellen Keller në zyren e saj; veni ré
pozicjonin e dorës së djathtë.
Me
shêjen e dorës me tri gishta, mos ndoshta krijuesja e alfabetit të
shurdhve ka dashtë me na thanë se shprehjen e gjestit të dashtnisë ia
drejton satanit t’mallkuem, në nji akt pafundsisht t’neveritshëm,
sakrilegj e blasfemues ? Ashtu si ilustrova ma nalt, kjo shêjë satanike e
bâme me dy gishta ose me tri gishta, që në fakt përfaqsojnë forma të
ndrysme të të njêjtit simbol satanik, sod përdoret në grupet satanike e
okulte si nji përshndetje demoniake dhe si identifikim i sherbtorve te
luciferrit.
Foto n. 5 : Tre versjonet e shêjës së satanit, « el diablo », « zoti » me brina. Shêja
në t’djathtë të fotos njihet edhe si gjesti i shurdhve që nënkupton shprehjen « të dua »,
kuptimin e vërtetë të t’cillës shumë vetë nuk e dijnë. (T. Marrs, « Codex Magica »)
Për
ata që munden me pasë prapë ndonji dyshim mbi kuptimin e vërtetë të
shêjës së satanit, n’vazhdim po paraqes disa shembuj të tjerë që
vërtetojnë se ata që e bajnë kyt shêjë, disa ndoshta prej injorancet,
mohojnë publikisht Hyjin e Gjithpushtetshëm, Shelbuesin tonë tëdashtun
Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, dhe përshndesin e dojnë atin e rrenave, të
vrasjeve, anmikun e betuem të Hyjit dhe të mbarë njerzimit, djallin e
mallkuem, që asht blasfema ma e madhe që mundet me egzistue ndonjiherë.
Foto n. 6 : Vampirja gjermane Manuela Ruda
Me
6 Korrik 2001, Manuela me bashkshortin e saj Daniel, satanistë të
deklaruem, i ofruen satanit t’mallkuem nji viktimë, Frank Heckert, 33
vjeç, tuej e mbytë me 66 t’rame thiket dhe tuej ia pi gjakun. Të dy
ishin formue si satanista në Skoci, informon nji artikull i revistës «
Strange Times magazine » (T. Marrs, « Codex Magica »). Ato u arrestuen
dhe u akuzuen për krimin e vrasjes, ndërkohë që Manuela shfaqi
publikisht, mbrenda në sallen e gjyqit, shêjen e satanit, ashtu si
shihet në foton n. 6. (
veritas-vincit-international.org)
Vazhdojmë ma poshtë me disa shembuj të tjerë, ku do t’identifikoj ndonji prej tyne.
Mbreti Abdullah
Presidenti francez
Ish-presidenti i Iranit
Arafati, lideri palestinez