Disa obligime klerikale
Shêjtnit Jezuitë Martirë Kanadezë
Mbajtja
e uniformës ekleziastike asht nji prej detyrimeve të klerit katolik, që
e dallon prej pjesës tjetër të besimtarve laikë dhe e identifikon até
në shoqni. Mbajtja e vazhdueshme e ksaj uniforme asht e sanksionueme me
ligj kanonik prej Kishës shejte Katolike dhe nuk lêhet në preferencen e
klerit me vendosë mbajtjen apo hjekjen e saj. Në veshjen e klerit Kisha
Katolike ndjek nji ceremoni të veçantë dhe kjo uniformë shejtë dhe e
bekueme tërhjek hiret e Zotit mbi klerin që e mban dhe e mbron até prej
sulmeve të djallit, të botës dhe pasioneve njerzore : ajo asht nji
mburojë që ushtari i KRISHTIT përdor në luften e tij të përditshme
kundër vedit, botës dhe djajve. Kjo uniformë nënkupton se aj që e mban
veshë asht i dekun për boten dhe gjanat e ksaj bote dhe jeta e tij tash e
mbrapa asht e mshehun me KRISHTIN në Hyjin (Kolosianve 3:3)
«
Të tanë klerikët duhen me veshë nji uniforme kishtare të përshtatshme,
n'konformitet me zakonet lokale dhe urdhnat e superioreve... Çdo kujdes i
veçantë në mirëmbajtjen e flokve duhet shmangë. » (Ligji kishtar 136 §
1)
« Klerikët e Urdhnave të vogla [Urdhna kto
që merren para se me u bâ djakon] që braktisin (heqin) veshjen kishtare
dhe tonsuren me vendimin e tyne personal dhe pa nji arsye legjitime, dhe
mbas paralajmnimit të superiorit ata nuk korrigjojnë sjelljen e tyne
mbranda 1 mueji,"ipso jure" (prej vetë forcës së ligjit kishtar), ata
pushojnë së kenunit klerikë. » (Ligji kishtar 136 § 3)
Atë Arnold Damen S.J., Jezuit i njoftun misjonar n'Amerikë
« Detyrimi me veshë gjithmonë uniformen fetare asht i randë, pra nën ndëshkimin e mkatit të randë apo mortar, por nji arsye serioze lejon me veshë nji uniformë laike, për nji kohë t'caktueme. Kleriku që veshë tesha laikësh herë mbas heret, pa arsye e për nji kohë relativisht të shkurtë, ban mkat të lehtë. » (Rev. Muller S.Sp., "Somme de théologie morale", 1936, pg. 230)
Etën Jezuitë
Jezuitë në formim : Noviciatë
Për
ma tepër, ata "meshtarë" që janë "konsakrue" me Ritin invalid të Palit
VI të vjetit 1968, rit që përdoret sot zyrtarisht në dioqeza, nuk munden
me marrë Sakramendin e Urdhnit dhe nuk janë meshtarë por laikë të
thjeshtë. Riti i 1968 përdor nji formulë invalide konsakrimi, në
kundërshtim me urdhnat e Selisë-Shejte që me Papen Piun XII përcaktoi
përfundimisht minimumin e 3 elementave të domosdoshëm për marrjen e
Sakramendit të Urdhnit, pra preçizoi zyrtarisht materjen, formulen dhe
qëllimin që duhen egzistue patjetër për valididet; mungesa e s'pakut
njênit prej ktyne 3 elementave invalidon Sakramendin e Urdhnit. Riti
invalid i 1968 nuk përmban s'pakut formulen apo fjalët preçize të
domosdoshme për validitet (Për ma shumë detaje, konsultoni
Konstitucjonin Apostolik të Papës Piu XII, "Sacramentum Ordinis", të
datës 30 Nanduer 1947). Kto pseudo-meshtarë nuk ndjekun Urdhnat e Kishës
shejte Katolike dhe kjo gjâ pasqyrohet shpesh në veshjen e tyne të
jashtme.
Ata që nuk ndig'jojnë e përbuzin Kishen Katolike nuk ndig'jojnë e përbuzin vetë Themeluesin e saj, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN :
«
Ai që ju ndig'jon Më ndig'jon dhe ai që ju përbuz, Më përbuz; dhe ai që
Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16)
Mbani Urdhnimet e Shejtes Kishë Katolike e Kisha Shejte Katolike ka me ju mbajtë e ka me ju udhëhjekë drejt Parrizit !
"Jezuitët" e Kishës Konçiljare
simbas direktivave të Konç. të II të Vatikanit... "no comment"...