martedì, giugno 02, 2026

 



Mbi Festen e tejet Shejtes Virgjinës MARI Mbretneshë


Në Kalendarin liturgjik të Kishës Katolike, 31 Maji, qysh prej vendimit të Papës XII në 1954, i kushtohet Nanes tenZot nën titullin : « Tejet Shejtja Virgjina MARI Mbretneshë ». Pa dyshim, ky titull nuk pasqyron nji revelacjon të ri por rikujton dhe ven n’piedestal nji të vërtetë fejet të rranjosun përjetsisht në vetë Fjalen e Zotit, n'Unjillin shejt dhe në Traditen shejte apostolike mijavjaçare. Ashtu si Papa Piu XI, kur në vjetin 1925 themeloi festen e KRISHTIT Mbret, festë e cila nuk shpallte asgja të re por rikujtonte dhe nalconte të drejtat legjitime të Mbretnisë së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT mbi tana krijesat : veçanarisht Unjilli shejt simbas shën Markut evidenton pikërisht karakterin mbretnuer të JEZU-KRISHTIT, në të njejten optikë, edhe Papa Piu XII në vjetin 1954 vendosi në kalendarin litugjik të Kishës universale Festën e Tejet Shejtes Virgjën MARI Mbretneshë; të dy kto Vikerë të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT vepruen në kyt mnyrë për me luftue tendencën laike dhe indiferentizmin fetar që po përhapej gjithmonë e ma shumë në shoqní, dhe për me i kujtue ksaj shoqnije në dekadencë të drejtat mbretnuere të JEZU-KRISHTIT Zot e Mbret e Nanës së Tij tejet shejte, Mbretneshës së Qiellës dhe të dheut. Vetëm atherë kur kombet e tanë botës të njohin Mbretninë e JEZU-KRISHTIT dhe të Nanës së Tij tejet shejte, jo vetëm në jeten personale dhe familjare por edhe në vetë jeten publike, në tana sferat e jetës, vetëm atherë Hyji do t’i japë botës Paqen e vërtetë, rregullin dhe harmoninë.

Në lutjen e hyemjes (introit) të Meshës së Festës së KRISHTIT Mbret, Kisha i kërkon Hyjit nënshtrimin shejt të popujve të botës, sidomos të atyne jokatolikë, ndaj Pushtetit t’bekuem e hyjnuer të JEZU-KRISHTIT, në mnyrë që kshtu Paqja e KRISHTIT, që asht Paqja e vërtetë, të përhapet e shtrihet në botën mbarë, për të miren e individve, familjeve e kombeve. Me fjalen ‘Paqe’ nënkuptojmë tana bekimet dhe të mirat e shpirtit dhe të trupit, jo vetëm në rangun personal por edhe në até familjar e shoqnuer.

JEZU-KRISHTI si Zot âsht Krijuesi jonë, i tânë njerzve pa përjashtim, e për rrjedhojë Aj ka të drejtë sunduese mbi të gjithë né, krijesat e Tija :

« E tânë toka të druejë Zotin; të gjithë banorët e botës t'jenë n'admirim para Tij, sepse Aj foli dhe ata u bâne; Aj urdhnoi dhe ata u krijuen. » (Psalmi 32:8)

Për mâ tepër, si rezultat i Bashkimit Hipostatík, ku Persona e Dytë e t'Shêjtnueshmes TRINI mori Natyren njerzore n'barkun e papërlyem të tejet shejtes Virgjinës MARI, JEZU-KRISHTI, jo vetëm si Zot por edhe si Njiri, e sidomos në sajë të Pasionit të Tij shëlbues, ka të drejtë sunduese mbi të tânë njerzit dhe krijésat. (Papa Piu XI, Incikliku « Quas Primas », paragrafi 13.)

Ashtu si Mbreti nuk mundet me u nda prej mbretnisë së tij, ashtu edhe Mbretnesha nuk ndahet prej Mbretit, dhe të dy s’bashkut mbretnojnë mbi të njejtat subjekte. Prandej edhe tejet shejtja Virgjina MARI ka të drejta të përbashkta sunduese mbi tanë universin. Kjo e drejtë i vjen jo vetëm si Nanë e Mbretit dhe Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, por sepse prej Vullnedit hyjnuer, Ajo kishte nji pjesë t’jashzakonshme në vepren kapitale të Shelbimit t’përjetshëm. Kshtu pra, ashtu si KRISHTI asht Zoti dhe Mbreti jonë prej nji të drejtë të veçantë, mbasi JEZU-KRISHTI na ka shelbue, edhe tejet shejtja Virgjina MARI asht Zoja dhe Mbretnesha jonë, jo vetëm në sajë të zgjedhjes hyjnore si Nana e Zotit, por edhe për shkak të mnyrës së veçantë me të cilën Ajo ka bashkpunue për shelbimin tonë, tuej dhanë substancen e vet, tuej na E dhanë Shelbuesin vullnetarisht për shpëtimin tonë, dhe tuej dishirue, tuej u lutë dhe tuej bashkpunue me shelbimin tonë në nji mnyrë krejt unike (P. Piu XII, « Ad Caeli Reginam », 1954).

« Concéde nobis, quǽsumus, Dómine : ut, qui solemnitátem beátae Maríae Vírginis Regínae nostrae celebrámus ; eius muníti præsídio, pacem in præsénti et glóriam in futúro cónsequi mereámur. Per Dóminum... »

« Denjoni me na dhurue hirin, o Zot, ndërkohë që na celebrojmë solemnitetin e tejet shejtes Virgjinës MARI Mbretneshës tonë, që na të forcohena prej mbrojtjes të saj dhe të meritojmë me pasë paqen në kyt botë dhe lavdinë në boten tjetër... » (Prej lutjes t’hyemjes (Introit) të Meshës së 31 Majit të tejet shejtes Virgjinës MARI Mbretneshë)

Dy elementa kryesuer bijnë në sy në lutjen e masipërme : s’parit kërkohet forca mbinatyrore nën mbrojtjen dhe me ndërmjetsinë e Nanës tenZot, për me përballue betejat kundër djallit, botës dhe njirit të vjetër; s'dytit, Kisha lutet me pasë Paqen e KRISHTIT në kyt botë dhe lavdinë në lumninë e përjetshme të Parrizit. Nevoja e Forcës mbinatyrore, dhunti e SHPIRTIT-SHEJT, pasqyron luften vazhdueshme të Kishës militante mbi tokë, nën mbrojtjen e Mbretneshës së universit, dhe përmes ksaj lufte shejte Kisha i kërkon Bashkortit të Saj hyjnuer, Princit të Paqes, me ndërmjetsi t’Zojs tejet shejte, Paqen në Mbretninë e KRISHTIT dhe Zojs t'Bekueme Mbretneshë, ktu n'kyt botë, dhe mandej lumninë në tjetrën. Të dy Papët, si në Meshen e KRISHTIT Zot ashtu edhe në até të tejet shejtes Virgjinës MARI Mbretneshë, theksojnë domosdoshmëninë e RESTAURIMIT PUBLIK E ZYRTAR TE PAQES SE VERTETE KRISTJANE NE MBRETNINE E JEZU-KRISHTIT Mbret dhe Virgjinës MARI Mbretneshë, NE KYT BOTE, ashtu siç ka kenë e realizueme konkretisht gjatë afro 1500 vjetve, qysh prej Mbretit Konstantin e deri në kohen e herezisë protestante, por edhe ma vonë në disa shtete katolike në Europë, Amerikë e ma gjanë.

Në të kundërt, kisha postkonçiljare antikatolike-moderniste që okupon sod ilegjitimisht Vatikanin dhe dioqezat mohon realizimin n'shoqní të Mbretnisë socjale të JEZU-KRISHTIT Mbret dhe tejet shejtes Virgjinës MARI Mbretneshë. Përmes ksaj herezíje moderne, kisha e vatikanit II refuzon me njoftë autoritetin suprem të JEZUSIT mbi shoqnínë njerzuere, e cila e organizon jeten e saj individuale dhe socjale sikurse Zoti mos t'egzistonte. Papa Piu XI komenton se njêna prej pasójave shkatërruese të ksaj indiferéncet fetare, që çon në apostazí t'përgjithshme, âsht hupja dhe shkatërrimi i vetë ksaj shoqníjet laike, e cila zëvendson dashtnínë për Zotin dhe t'afërmin me frytetet e saja t'hídhuna : krenarinë dhe egoízmin.

Mohimi i Doktrinës socjale të KRISHTIT Zot apo mosnjohja konstitucjonale publike, prej tana kombeve, e JEZU-KRISHTIT Zot e Mbret dhe e tejet shejtes Virgjinës MARI, si Nana e Zotit dhe Mbretnesha e universit, mohon vetë Shkrimet Shêjte, përbuz vetë Fjalën hyjnore që ka kërkue e kërkon, me anen e organit të saj mbi tokë, Kishës Katolike, vendosjen universale e sovrane të Pushtetit mbretnuer të JEZU-KRISHTIT e Nanës s'Tij tejet shejte, n'rangun shpritnuer dhe n'até shekullar, për mâ t'madhen lavdí t'Zotit dhe shelbimin e shpírtnavet. Tuej u mohue KRISHTI Mbret aktualisht mohóhet vetë Lutja "ATI Ynë", ku kërkohet publikisht ardhja e Mbretnís hyjnore mbi tokë :

"Ardhtë Mbretníja Juej, u baftë Vullnesa Juej, si n'Qiell ashtû edhe mbi tokë".

Ardhja e ksaj Mbretníje nuk âsht vetëm për fundin e botës, si pretendon blasfemisht kisha moderniste postkonçiljare, por për çdo kohë, sod e përgjithmonë, ashtû si ka msue dhe veprue konkretisht Kisha Katolike ndër shekuj, për vendosjen dhe përhapjen e Mbretnísë së KRISHTIT Zot në botë. Mbretnitë e lavdishme katolike n'histori janë dishmija ma e mirë kundër blasfemave moderniste e apostate.

« Ktû mbi tokë Mbretníja e Tij (e JÉZUSIT) âsht edhe tash e pranishme, si mister; por me ardhjen e KRISHTIT [në fundin e botës], ajo ka me mbrrí perfekcjonin. » (Prej dekretit të pseudo-Konçilit II t'Vatikanit "Gaudium et Spes")

Mbretníja e JEZU-KRISHTIT mbi tokë nuk âsht si mister por asht nji Mbretní e vërtetë, konkrete dhe reale, ashtu si ka egzistue historikisht gjatë mija vjetësh mâ parë, e ashtu si egziston edhe sod e përgjithmonë, gjithkund ku t'Krishtênë të devoçëm shpallin publikisht të drejtat e Zotit dhe Mbretit tonë JEZU-KRISHTIT dhe Nanës së Tij tejet shejte, Virgjinës MARI Mbretneshë. Logjet e mallkueme anmike po përpiqen me tana mnyrat me fshi edhe vetë kujtesen e ksaj Mbretnije t'bekueme dhe lavditë e saja në kohët e ndritçme të Fesë e begatisë kristjane, por dyert e ferrit nuk kanë me triumfue kurrë kundër Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT, dhe nuk asht e largët dita kur kjo Mbretní shejte ka me u rivendosë edhe nji herë publikisht, pavarsisht demonve e masonve, në tanë boten, me triumfin e Zemrës së Papërlyeme të Zojs së Bekueme në Paqen e Fatimas. « Do të mbretnoj pavarsisht anmiqve të Mij », i pat thanë Zoti e Mbreti jonë JEZU-KRISHTI shejtes Marguerite-Marie Alacoque.

"Mbretníja e KRISHTIT Mbret përfshin jo vetëm kombet katolike, jo vetëm personat e pagzuem,... t'cilët kanë râ n'gabime, ose janë ndâ prej Kishës Katolike prej shizmes, por edhe ata që janë jashtë Fesë Katolike; kshtû pra, i tânë njerzimi âsht nën fuqinë e JEZU-KRISHTIT." (Papa Leoni XIII, Incikliku "Annum Sacrum", 25 Maj 1899)

Ata që i shmangen ksaj fuqie hyjnore mbesin prapseprap subjekte të Mbretit të mbretënve dhe Krijuesit të universit dhe do t'i nënshtrohen Atij, n'kjoft se jo prej dashtnisë, si t'lumë në Parriz, atherë prej gjykimit hakmarrës hyjnor, si t'mallkuem në Ferr.

« Asht dogmë feje se JEZU-KRISHTI nuk iu dha njerzimit vetëm si Shelbues por edhe si Ligjdhanës, të Cilit e kena për detyrim me iu bindë..., dhe ata që i mbajnë Ligjet e KRISHTIT shpallin dashtninë e tyne për Mjeshtrin Hyjnor dhe Shelbuesi u premton se ata kanë me ndejë në dashtninë e Tij...; ''ATI i ka lanë çdo gjykim Birit'' (sh'Gjoni 5:22), dhe në kyt fuqi përfshihet e drejta me shpërblye dhe me dënue të tanë njerzit, sepse kjo e drejte asht e pandashme prej asaj gjykuese. Fuqia ekzekutuese gjithashtu i takon KRISHTIT sepse të tanë duhen me iu bindë Udhnimeve të Tija hyjnuere dhe kërkush nuk mundet me i pshtue... » (Papa Piu XI, Inc. 'Quas Primas', 1925, paragr. 14)

Kisha moderniste postkonçiljare krahas ndryshimeve të shumta blasfemuese e heretike në Fé e Moral ka ndryshue (korruptue) natyrisht edhe disiplinen e liturgjinë katolike, ndër të tjera për me i pëlqye « vllazënve të ndamë protestantë », por si qëllim kryesuer për me përgaditë terrenin drejt krijimit të nji kishe humanitare botnore (satanike), të cilën e ka profetizue edhe Papa sh'Piu X në Letren e tij mbi Sionin; kjo kishë totalisht antikristjane planifikohet me kenë elementi fetar i urdhnit të ri botnuer judeo-masonik, që po përgadisin elitat satanike çifute.

Aj që largohet prej Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT, si kanë ba protestantat, nuk quhet ma vlla por heretik. Kjo kishë moderniste nuk feston ma tejet shejten Virgjinën MARI Mbretneshë me 31 Maj, ashtu si urdhnon Kisha Katolike e JEZU-KRISHTIT por ka vue nji « festë » me 22 Gusht, që e titullon « Përkujtimorja e Shejtes Virgjën Mari Mbretneshë». Nji përkujtimore pra, nji kujtesë a relike e kohve t'kalueme por n'asnji mnyrë nji aktualitet konkret apo aspiratë e dishirueme. Masonerija dhe komunizmi, dy tentakulat kryesuere të judaizmit ndërkombtar apo të sinagogës së satanit, si e quen me të drejtë shën Gjoni Apostull, gjithmonë kanë andrrue e punue me shkatrrue me themel çdo monarki sidomos ato katolike, për me themelue mbi rrenojat e tyne republikat e veta satanike. A nuk ishin bijtë e djallit, siç janë me të vërtetë masonët e komunistat, ata që luftuen ethshëm dhe përmbysen monarkitë e mëdha franceze, austro-hungareze, spanjolle e tjera dinasti ?

« Deri tani, ne kemi mundur të rrëzojmë pjesën më të madhe të froneve europiane. Pjesa që mbetet do të bjerë në të ardhmen e afërt. Rusia e ka pranuar tashmë sundimin tonë. Franca, me qeverinë e saj masonike, është nën pushtetin tonë. Anglia, e varur nga financat tona, është nën thundrën tonë; protestanizmi i saj është shpresa jonë për të shkatërruar Kishën Katolike. Spanja dhe Meksika janë vetëm lodra në duart tona. Shumë vende të tjera, përfshi edhe U.S.A., i janë nënshtruar planeve tona.

"Por Kisha Katolike është akoma gjallë..."

"Ne duhet ta shkatërrojmë atë pa më të voglën vonesë dhe pa asnjë mëshirë. Pjesa më e madhe e mediave në botë është nën kontrollin tonë. Le të nxisim pra, në një mënyrë akoma më të dhunshme, urrejtjen e botës kundër Kishës Katolike. Le të intensifikojmë aktivitet tona në helmimin e moralit të joçifutëve. Le të përhapim shpirtin e revolucionit në mëndjet e njerëzve. Ata duhet të përbuzin patriotizmin, dashurinë për familjen; ata duhet të konsiderojnë të qënurit katolik si një turp dhe bindjen ndaj Kishës së tyre, si një skllavëri degraduese. Në këtë mënyrë, ata do të bëhen të shurdhër dhe të verbër ndaj thirrjeve dhe parandalimeve të Kishës kundër nesh. Mbi të gjitha, le të bëjmë të pamundur ribashkimin e kristianëve jashtë Kishës Katolike [protestantët, ortodoksët] me këtë Kishë si dhe futjen e jokatolikëve në Kishën katolike. Në të kundërt, pengesa jonë më e madhe kundër sundimit tonë do të forcohej dhe e gjithë puna jonë nuk do të kryhej. Komploti ynë do të zbulohej; me një shpirt hakmarrjeje, joçifutët do të ktheheshin kundër nesh, dhe sundimi ynë mbi ta nuk do të realizohej më kurrë."

"Mos të harrojmë se përsa kohë që armiqtë tanë të Kishës Katolike do të jenë aktivë, ne nuk do të bëhemi kurrë zotët e botës... Dhe mos të harrojmë kurrë se Mbreti i ardhshëm çifut nuk do të mbretërojë kurrë përpara se Papa në Romë të rrëzohet së bashku me të gjithë Mbretërit joçifutë në të gjithë botën. » (Prej nji fjalimi në nji lozh judeo-masonik (bnaj-brith), "Catholic Gazette", shkurt 1936)

O djaj me trajta njerzore, kot lodheni se nuk keni çka i bani Kishës Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT Zot e Mbret, sepse asht vetë Zoti që e mbron dhe lufton për té; mjerë ju e shpirtnat tuej po vazhduet n'kyt rrugë tuej t'mallkimit !!!

AKTI I KONSAKRIMIT TE NJERZIMIT ZEMRES TEJET SHEJTE TE KRISHTIT MBRET

O tejet i buti JEZUS, Shelbues i njerzimit, hídhni nji shikim drejt nesh, që jena përkulë përvujtnisht para elterit Tuej. Na jena Tuejt, na dona me kênë Tuejt ; dhe n'mnyrë që t'bashkohena me Ju sa ma shumë, sejcili prej nesh i konsakrohet spontanisht Zêmrës Tuej tejet shêjte.

Shumë nuk ju kanë njoftë ndojherë, shumë kanë përbuzë Urdhnimet Tueja dhe Ju kanë tradhtue. O JEZUS i Mshirshëm, kini mshirë për ata dhe për kta, dhe denjoni me i tërhjekë të tanë drejt Zêmrës Tuej tejet shêjte.

Zot, denjoni me kênë Mbreti, jo vetëm i besimtarve katolikë që nuk janë largue kurrë prej Jush, por edhe i fmijve plangprishës që Ju kanë braktisë ; bàni që t'hyjnë pa vonesë në shpinë atnore, për mos me mbarue prej mizerjes dhe ûjës.

Jíni Mbreti i atyne që jetojnë në gabim apo që përçamja i ka ndâ prej Jush ; çójini në portin e t'vërtetës dhe të bashkimit të Fesë, në mnyrë që s'shpejtit mos t'ketë mâ veç nji gregjë dhe veç nji barí.

Jini Mbreti i tanë atyne që vazhdojnë me kênë t'hupun në terrinat e idhujtarisë apo t'islamizmit, dhe mos refuzoni me i tërhjekë të tanë në driten e Mbretnisë Tuej.

S'mbramit, shifni me mshirë fmijtë e atij populli që dikur ishte i preferuemi Juej ; edhe mbi ata u ultë, por sod si Pagzim jetet dhe shelbimit, gjaku që n'at kohë ata e thirrshin mbi krenat e tyne.

Nepjani, o Zot, Kishës Tuej nji liri t'sigurtë e pa pengesa ; nepjani tanë popujve rregullin dhe paqen. Bani që, prej njênit skaj t'botës në tjetrin, veç nji zâ ushtoftë : Kjoft lëvdue Zêmra Hyjnore e JEZU-KRISHTIT që na ka sigurue shelbimin ! Ksaj Zêmre i kjoft nderi dhe lavdíja në shekuj të shekujve ! Ashtu kjoft.

RRNOFT KRISHTI MBRET !
RRNOFT SHEJTA VIRGJEN MARI MBRETNESHE !

martedì, marzo 24, 2026

Kujtesë për Katolikët mbi pjesmarrjen në kulte jokatolike


"Asht e ndalueme për besimtarët katolikë me asistue apo me marrë pjesë aktivisht, në çfarëdo lloj mnyre kjoft, në ceremonitë e nji kulti jokatolik (i.e. heretik, shizmatik, pagan, etj.)." (Kodi i së Drejtës Kanonike, kanoni 1258/1, vjeti 1917)
Kjo pjesmarrje aktive asht e ndalueme mbasi ajo implikon shpalljen e nji besimi të rrêmë jokatolik, tue rrezikue kshtu randë hupjen e Fesë, edhe atherë kur bihet justifikimi i rrêmë se gjoja Feja mbahet në zemër !!! (sic). Edhe sikur nga ana e mbrendshme Katolikët nuk e mohojmë Fenë, por nga ana e jashtme, për arsye respekti njerzor apo çeshtje nderit, arsye kto totalisht të pajustifikueshme para Hyjit, marrin pjesë në nji kult jokatolik, atherë ata kryejnë mkat të randë kundër Fesë, për mohim publik të Kultit hyjnor të Krishtenë-Katolik. N'kjoft se Katoliku e mohon Fenë edhe nga ana e mbrendshme (në ndërgjegje), atherë aj kryen krimin e Fesë, dhe përballet me dënimet kishtare që i rezervohen heretikve dhe apostatve.
Konkretisht, Katolikët që urojnë publikisht festat e kultit pagan islam, (i cili, ndër të tjera, mohon publikisht hyjninë e JEZU-KRISHTIT), kryejnë mkat të rândë, mbasi marrin pjesë aktivisht në kulte të rrême jokatolike. Kjo lloj indiferencet e randë fetare dhe inkurajim i kulteve të rrême jokatolike asht në fakt nji mohim publik i Fesë hyjnore Katolike, mbasi nënkupton se edhe besimet e tjera jokatolike kekan të mira dhe të lëvdueshme. Ky akt indiferencet fetare âsht dënue gjithmonë prej Kishës Shêjte hyjnore Katolike. (Syllabus, Sect. III, Denzinger no. 1715 - 1718)
"Ai që ka me skandalizue nji prej ktyne të vegjëlve që besojnë në Mue, do të ishte kênë mâ mirë për té që nji gurë mullinit t'i varej në qafë dhe të hidhej ashtû në fundin e detit. Mjerë bota për skandalet e saja. Âsht e nevojshme që skandalet të ndodhin por mjerë ai njiri prej të cilit vijnë skandalet." (Sh'Mateu 18, 6-7)
"Aj që nuk nderon BIRIN, nuk nderon as ATIN që E ka nisë." (sh'Gjoni 5, 23)
"Mos u përzini me të pafetë. Çfarë pjesmarjet ka drejtsija me padrejtsinë ? Apo çfarë lidhjet ka drita me errsinën ? Dhe çfarë marrveshjet ka mes KRISHTIT dhe Belialit (djallit) ? Apo çfarë kanë të përbashkët besimtari me jobesimtarin ? Dhe çfarë bashkpunimit ka tempulli i Zotit me idhujt ? Por ju jeni tempulli i Zotit të gjallë, ashtu si thotë Hyji : "Kam me banue në tà dhe kam me ecë në mesin e tyne ; dhe kam me kênë Zoti i tyne e ata, populli Jem". Prandej, delni jashtë prej mesit të tyne dhe ndajuni prej tyne, thotë Hyji, dhe mos prekni gjanë e papastër. Dhe mandej kam me ju pranue. Kam me kênë At' për jue, e ju keni me kênë bijtë e bijat e Mija, thotë Hyji i Gjithpushtetshëm. » (II Korintasve VI, 14-18)
"Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim ; prej t'pafeve e deri te ata që janë të ndamë prej JEZU-KRISHTIT ose që mohojnë Hyjninë dhe natyren e Misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej Katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.
"... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit." (Papa Piu XI, Letra inciklike “Mortalium Animos”, 6 Janar 1928)
"Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni të pamasë, të pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë njerzit, të mbledhun rreth Tij, në drejtsí e dashtní, të frymzuem prej ndjenjave të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue në paqe e mirsí. Por, për realizimin e ksaj lumnije të përkohshme dhe të përjetshme, me nji autoritet suprem, JEZU-KRISHTI ka vue si kusht pjesëmarrjen në gregjën e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT që asht Kisha Katolike], pranimin e doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e plotë ndaj Doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij. S'dytit, n'kjoft se JEZUSI ka kênë i mirë për të húpunit dhe mkatnorët, Aj nuk i ka respektue bindjet e tyne të gabueme, sado të sinqerta që mund t'jenë dukë ato ; JEZUSI i ka dashtë të tanë njerzit për me i msue, për me i konvertue dhe për me i shelbue. (Aktet e Papës sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)
"Kisha shêjte Katolike Romake beson me vendosmëní, shpreh dhe predikon se asnjí prej atyne që jeton jashtë Kishes Katolike, jo vetëm pagajt por edhe çifutnit, heretikët dhe shizmatikët nuk munden me marrë pjesë në jeten e pasosun. » (Bulla "Cantate Domino", Papa Eugjeni IV, 4-2-1442 – Dekreti per Jakobitet, Denzinger : 714)
Papa Piu VII, në letren e tij papnore, "Post tam diuturnas", shkruen se tuej përkrahë lirinë e tâna besimeve pa përjashtim, ngatrrojmë të vërteten [Fenë hyjnore Katolike] me rrênen dhe vendosim Kishen shêjte Katolike, Nusen shêjte dhe të papërlyeme të KRISHTIT Zot, jashtë të cilës nuk ka shëlbim, në nji rang me sektet heretike dhe me judaizmin e pabesë. (Papa Piu VII, "Post tam diuturnas", 29-4-1814).
« Besimet e rrême janë sakrilegje dhe t'krijueme prej djallit. » (Papa Klementi V, Décrétales des Conciles Oecuméniques, 383, éd. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press, 1990)
« Muslimanët janë blasfemues e t'pafé. » (Papa Gregori X, Idem, 309)
« Islami âsht nji sekt i neveritshëm. » (Papa Eugjeni V, Idem, 479)
« Muslimanet sulmojne Kryqin, simbolin e jetës. » (Papa Leoni X, Idem, 651)
« Sjellja e myslimanve âsht e turpshme dhe e dënueshme. » (Papa Klementi, Idem, 350)
« Myslimanët që nuk konvertohen shkojnë n'Ferr. » (Papa Eugjeni IV, Denzinger 714)
« Asht herezi - mkat i rândë kundra Fesë - me thanë se myslimanët munden me takue Zotin. » (Papa sh'Piu X, "Pascendi...", 14; AAS 40.)
« Të tanë muslimanët kanë me u mallkue n'Gjykimin e Fundit. » (Papa Eugjeni IV, Denzinger 714)
« Asht herezi me thanë se shelbimi i premtohet myslimanvet. » (Papa Gregori XVI, "Mirari Vos" : 13)

giovedì, marzo 19, 2026

 



Në nderim të shêjtit t'lavdishëm, Shën JOZEFIT


Në mesin e Krezhmës kuadragjezimale, festa e madhe e ma t'madhit prej shêjtënve mbas tejet shêjtes Virgjinës MARI, shën Jozefit, vjen si nji fllad i kandshëm pranveret që, tuej zbutë sadopak rigorizmin e pendesës ekleziastike, dikund shkrin akullin e zêmrave t'ngrime prej acarit mondan, e n'vende tjera përkdhel e ndez flak devocjonin e vullnetmirve që bijnë gjithkund aromen e Paqes prej t'Naltit Zot.
Kjo ditë e bekueme çdo vjetë më kthen mbrapa n'kohë, në kujtimet plot nostlagjí të fmijnisë t'eme t'hershme, kur n'nji qoshe, mbrapa elterit të kishës françeskane t'Arrës s'Madhe, duert e konsakrueme të Don Luigjit m'hjedhshin mbi ballë ujin pagzues. Edhe vetë qiella n'kyt ditë qeshte me rrezet e saja prandverore, që dukeshin sikur përziheshin e luejshin me aromen e ambël e shumëngjyrshe që nalcohej prej luleve e gjetheve në bahçet e mbjedhuna me kujdes. Ishte dashtë pênda e nji poeti me përshkrue gazmendin e asaj dite që nuk mbaron kurrë.
« Hierarkitë qiellore t'ju festojnë, o Jozef ! Tanë koret e t'krishtênve të shpallin lavdítë tueja, Ju që rrezatues prej meritave jeni lidhë përmes nji aliance virgjën me Virgjinën e lavdishme ! Ashtu kjoft ! » (Prej hymnit « Te Joseph celebrent »)
Kisha Katolike gjithmonë e ka festue shën Jozefin s'bashkut me JEZUSIN e tejet shêjten Virgjinën MARI, sepse n'Familjen shêjte e qiellore të Nazaretit tri Zemra bajshin nji Zemër të vetme, në vuejte, lutje e dashtní hyjnore. Qysh në shekullin e VIII, simbas nji kalendari kopt, sh'Jozefi festohej me 20 Korrik. Në fundin e shekullit të XV, kjo festë u caktue me 19 Mars dhe në 1621, Papa Gregori XV e vendosi diten e sh'Jozefit për tanë Kishen Katolike. Në 1870, Papa Piu IX, shpalli shën Jozefin « Pajtorin e Kishës Katolike universale ». Ashtu si tejet shêjtja Virgjina MARI, edhe i lavdshmi shën Jozefi i përkiste rracës mbretnore të Davidit, përmes bijve të Salomonit, birit të Davidit. Dinjiteti i shën Jozefit asht i pakrahasueshëm me ndonji shejt tjetër, mbas Virgjinës së Papërlyeme, saqë edhe vetë Arkengjelli Gabriel e thërret në emen, « Jozef, bir i Davidit », ashtu si JEZUSIN dhe Virgjinën MARI, gjâ krejt e veçantë dhe e mrekullueshme, sepse shohim, si në Beslidhjen e Vjetër ashtu edhe në Beslidhjen e Re, sesi engjujt u drejtoheshin profetve apo të zgjedhunve të Zotit, tuej mos i thirrë në emën, fakt që diftonte superioritetin engjellor karshi njerzve, edhe në rastet kur kta ishin të zgjedhunit e Zotit. Kujtoni atherë kur engjelli i Zotit iu shfaq në burg shën Pjetrit, shefit të Apostujve, dhe nuk iu drejtue me emën, por i tha me u çue n'kambë, me u veshë dhe me e ndjekë. Me nji fjalë, autoriteti i shën Jozefit asht superior mbi tanë shejtnit e tjerë, siç shkrova ma nalt, prandej edhe Kisha i ofron vetëm shën Jozefit, mbi tanë shejtnit e tjerë, kultin e protodulisë apo dulisë supreme (kulti i dulisë i nepet shejtënve të tjerë); Nanës së Zotit, kultin e hiperdulisë, apo të nderit ma të naltë mbi tana krijesat, dhe vetëm Zotit, kultin e latrisë apo të adhurimit.
Mbas Nanës tenZot, shën Jozefi ka autoritet t'madh e fuqi t'jashtzakonshme pranë Hyjit, për ma na ndihmue në tanë nevojat tona, si shpirtnore ashtu edhe trupore. Mbi tokë, shën Jozefi, si shefi i Familjes Shejte dhe përfaqsues i vetë ATIT qielluer, kishte pushtet mbi vetë Birin e Zotit, rast ky unik dhe i papamë ndojherë. Sa shumë duhet të nderojmë pra shën Jozefin, për arsye të dinjitetit të tij dhe sa shumë duhet t'kena besim te Ati kujdestar i JEZU-KRISHTIT dhe Bashkorti virgjën i Nanës së Zotit, për arsye të shejtnisë së tij të pakrahasueshme, thotë shën Alfonsi.

Dinjiteti i Shën Jozefit
Detyrimi që kena me nderue nalt shën Jozefin nuk vêhet në dyshim, mbasi vetë JEZU-KRISHTI ka dashtë me e nderue tuej e thirrë « Atë » (Orig. Hom 17, in Luc. II). N'kjoft se vetë Biri i Zotit ka dashtë me e nalcue shën Jozefin në nji rang kaq të naltë, asht ma se e natyrshme që edhe na, mkatnorë të shkretë, të bajmë gjithçka mundena me nderue si duhet kyt shejt të lavdishëm. Cili engjëll apo cili shejt ka meritue me u quejtë prej JEZU-KRISHTIT « Até », thotë shën Bazili ? Prandej mundena me ia aplikue pa hezitim shên Jozefit fjalët e shën Palit : Mbasi ishte mbi engjujt, shën Jozefi ka marrë nji emën ma të lavdishëm sesa ata (Hebr. I, 4). Përmes emnit « Atë », shën Jozefi asht nderue prej Birit të Zotit ma shumë se tanë patriarkët, profetët, apostujt e pontifët, të cilët të gjithë kishin emnin « shërbtuer », ndërsa shën Jozefi, « Atë ». Në Familjen Shejte, Shën Jozefi urdhnonte, dhe Biri i Zotit bindej (sh'Luka II, 51). Ky nënshtrim i JEZU-KRISHTIT, dishmi e përvujtnisë së Shelbuesit, na difton sa i madh asht dinjiteti i shën Jozefit (Gerson, Serm, de Nat. Virg.). Përsa kohë që shën Jozefi jetoi me Birin e Zotit dhe tejet shejten Virgjinën MARI, pra afro 30 vite, Shelbuesi i njerzimit e respektoi até si nji Atë dhe iu bindë si nji Ati. Simbas revelacioneve të shejtes Brigjitë, Biri i Zoti ishte aq i bindun saqë kur shën Jozefi I urdhnote, « bani kshtu apo ashtu », Biri i Zotit bindej menjiherë. Simbas shën Bernardit, Hyji nuk zgjodhi shën Jozefin vetëm me kênë ngushlluesi i Virgjinës së Papërlyeme, e Cila kaloi vuejtje të shumta mbi tokë, jo vetëm me kênë Ati kujdestar (ushqyes) i JEZU-KRISHTIT, por ma tepër, Hyji dishiroi që shën Jozefi të ishte, në nji farë mnyre, bashkpunuesi i Hyjit në shelbimin e botës, që kjè vepra e kshillit të madh e tre Personave hyjnuer (Hom. 2 sup. Miss.). Për rrjedhojë, Hyji deshti që shën Jozefi të ishte për JEZU-KRISHTIN si Atë, të kujdesej për ushqimin dhe mbrojtjen e Shelbuesit prej kurtheve t'anmiqve të Tij. Kur engjëlli i tha sh'Jozefit, prej Hyjit, « Merr Fmijen e Nanen e Tij e shkoni në Egjipt... », ATI sikur i tha fjalët e psalmit « Jue ju asht caktue kujdesi i t'vorfnit » (Ps 10, 14). Po, Jozef, vazhdon komentin shën Alfonsi tuej ia atribue fjalët ATIT qielluer, e kam nisë Birin Tem mbi tokë, dhe E kam nisë të vorfën, të përvujtë, pa shkëlqim pasunish e pa dinjitete të dukshme. Prandaj Biri Jem ka me u përbuzë prej botës dhe ka me u quejtë « biri i nji zejtari », simbas zanatit të përvuejtë që ju ushtroni. Kam dashtë që ju, Jozef, të jeni i vorfën, sepse ju kam destinue me kênë si Atë për Birin Tem, i vorfën si ju, sepse nuk ka ardhë në botë për me dominue, por për me shpetue njerzit përmes vuejteve të Tija dhe vdekjes së Tij në Krygj. Ju pra keni me kênë mbi tokë roja dhe Ati i Tij, në vendin Tem : Jue pra ju asht caktue kujdesi i të vorfnit ; po E dorzoj në duert tueja : Ka me u persekutue dhe ju do të merrni pjesë në persekutimet e Tija. Jini vigjilent dhe besnik. Për rrjedhojë, komenton sh'Gjoni i Damaskut, Hyji i dha shën Jozefit dashtninë, vigjilencën dhe autoritetin e Atit. Hyji dishiroi që sh'Jozefi të ishte prezent në Lindjen e JEZU-KRISHTIT, në mnyrë që të ishte dishmitar besnik i lavdisë që engjujt i dhanë Hyjit, me kyt rast. Hyji deshti gjithashtu që Sh'Jozefi të ishte dishmitar i vizitës së tre mbretënve të Lindjes, të cilët kishin ardhë me adhurue JEZU-KRISHTIN, Birin e Zotit. Ma vonë, për shkak të urrejtjes së Herodit dhe planit të tij me masakrue Birin e Zotit, Hyji e udhëzoi sh'Jozefin me marrë JEZUSIN dhe tejet shêjten Virgjinën MARI dhe me shkue në Egjipt, në nji vend pagan, pa miq e pa të njoftun. Sh'Jozefi u bind dhe u nis menjiherë. Mbas vdekjes së Herodit, Hyji nisi prap nji engjëll, për me lajmrue sh'Jozefin me u kthye në vendlindje, dhe sh'Jozefi veproi pa vonesë simbas urdhnesave hyjnore, me nji konformitet të plotë ndaj Vullnetit të Zotit. Mbas ardhjes në Nazaret, sh'Jozefi vazhdoi misionin e marrun prej Hyjit deri në momentet e fundit të jetës së tij toksore. Kur JEZUSI ishte 12 vjeç, Familja Shejte shkoi për adhurim në Jeruzalem, ku JEZUSI iu msheh kujdesit të Nanës tenZot e sh'Jozefit për tri ditë; mbas gjetjes së Tij në Tempull, Familja Shejte u kthye në Nazaret, ku sh'Jozefi jetoi deri në vdekje, dhe n'momentet e fundit u asistue prej vetë Birit të Zotit e Nanës tenZot, tuej dekë prej dashtnisë hyjnore, si Virgjina e Papërlyeme, mson sh'Françesku i Salës. Prandej, tuej kujtue kyt privilegj të madh me dekë në krahët e Shelbuesit dhe Nanës së Tij tejet shejte, Mbretneshës së Qiellit e t'dheut, sh'Jozefi thirret edhe si Pajtori i dekës së mirë.

Shejtnija e shën Jozefit
Na duhet me pasë nji besim të madh në mbrojtjen e sh'Jozefit, sepse Aj ka kenë shumë i dashtun prej Hyjit, për arsye të shêjtnisë së tij. Për me vlersue shejtninë e sh'Jozefit, mjafton me dijtë, vazhdon komentin shën Alfonsi, se sh'Jozefi kjè zgjedhë prej Hyjit me përmbushë detyren e Atit, pranë JEZU-KRISHTIT. Shën Pali thote se « Hyji na ka bâ ministra të dejë të Beslidhjes së Re »; shën Tomë Akuini komenton shën Palin tuej thanë se çdo herë që Hyji zg'jedh dikend për nji mision t'caktuem, i nep atij tana hiret e nevojshme për me krye si duhet misionin e dhanun. Nuk mundena me dyshue pra se Hyji i dha sh'Jozefit tana hiret e privilegjet që i ka dhanë shejtënve të tjerë. Për ma tepër, Suarez dhe Gerson thonë se sh'Jozefi mori prej Hyjit edhe tri privilegje të veçanta, mbi tanë shejnit e tjerë : 1. Me kenë shejt qysh në barkun e nanës së vet, si Jeremija dhe sh'Gjon Baptisti; 2. me kenë i siguruem në hirin e Zotit dhe 3. me kenë gjithmonë i paprekun prej lëvizjeve të epsheve njerzore. Ky privilegj i tretë mundet me iu dhanë edhe atyne që, prej meritave të sh'Jozefit, e nderojnë si duhet Shefin e Familjes Shejte.
Sh'Jozefi në Unjillin shejt thirret « i drejtë » (sh'Mateu 1, 19). Çka don me thanë i drejtë ? Sh'Pjetër Krizologu na e spjegon kyt pasazh, tuej thanë se i drejti asht njiri perfekt, i pajisun ma tana virtytet. Sh'Jozefi ishte shejt përpara martesës virgjën me Nana e Zotit, por mbas martesës aj u rrit edhe ma shumë në shêjtní. Vetëm shembujt e Bashkshortes së tij shêjte mjaftonin me e shêjtnue. Mbasi Nana e tenZot asht pranë JEZU-KRISHTIT Ndërmjetsuesja e tana hireve hyjnore që Hyji u akordon njerzve, sa t'shumta do t'jenë kênë hiret me t'cilat Virgjina tejet shêjte zbukuroi Bashkshortin e saj virgjën, tuej kujtue ktu dashtninë shêjte që lidhte kta dy Bashkshkortë qielluer. E për ma tepër, shêjtnija e sh'Jozefit asht rritë edhe ma shumë, në prezencën e vazhdueshme e familjare me Birin e Zotit ! N'kjoft se dishepujt e Emausit u ndezën flakë me dashtni hyjnore, për pak kohë që ndejtën me Shelbuesin, çka mundena me thanë për dashtninë hyjnore dhe tana virtytet e shën Jozefit, i cili ka bisedue familjarisht me Birin e Zotit për afro 30 vjet, tuej vëzhgue e imitue me përsosmëni virtytet hyjnore të Birit të Zotit ? Çfarë zjermit hyjnuer do t'ketë ndezë zêmren shejte të sh'Jozefit, që ishte e shkëputun prej tana afeksioneve toksuere ?
Ashtu si na mson Shkrimi Shejt, JEZU-KRISHTI ka me shpërblye sejcilin simbas meritave (Romakve 2, 6). Në fakt, të zg'jedhunit që kanë me u shpërblye për vepra e tyne të mira, p.sh. ndihmen që ata i kanë ofrue të vorfënve, nuk i kanë krye kto vepra te Persona hyjnore e JEZU-KRISHTIT por te t'vorfnit, tuej pa KRISHTIN në ta. Kurse sh'Jozefi ka veshë, ushqye e strehue personalisht vetë Personën hyjnore të JEZU-KRISHTIT. E biles E ka mbrojtë Até edhe prej vrasjes që Herodi kishte planifikue dhe prej tana rreziqeve të ksaj jete kalimtare. Prandej, edhe shpërblimi i sh'Jozefit në Qiell prej Hyjit asht tepër i madh. Tanë kta shembuj shërbejnë me rritë besimin tonë në mbrojtjen e sh'Jozefit, dhe duhet të jena të bindun, vazhdon sh'Alfonsi, se Hyji nuk i refuzon asnji hir sh'Jozefit, kur Shefi i Familjes Shejte lutet për ata që e nderojnë dhe e respektojnë. Nuk duhet të dyshojmë, thotë shën Bernardini i Sienës, se në Qiell JEZU-KRISHTI nuk i refuzon sh'Jozefit respektin dhe familjaritetin që i nepte g'jatë jetës toksore, si nji bir atit të vet; e për ma shumë, i shton favore tjera. (Serm. de S. Jos.) Ka disa shêjtën që munden me ndihmue në rrethana t'caktueme, thotë shën Bernardi, kurse sh'Jozefi ka marrë fuqinë prej Hyjit me i ndihmue ata që e lusin me devocjon në tana nevojat e tyne. Shën Tereza e Avilës e dishmon kyt t'vërtetë prej eksperiencës së saj, dhe thotë se Hyji duket se i ka dhanë shêjtënve të tjerë fuqinë me na ndihmue në nji rrethanë të vetme, kurse sh'Jozefit i ka dhanë fuqinë me na ndihmue në tana problemet tona.
Ashtu si JEZU-KRISHTI ka dashtë me iu nënshtrue sh'Jozefit mbi tokë, ashtu edhe në Qiell, Biri i Zotit ban gjithçka që i kërkon sh'Jozefi. Imagjinoni, pra, të dashtun lexues, që Hyji tuej na pâ në hall, na thotë të tanve fjalët që dikur faraoni i tha popullit në kohen e urisë së madhe të Egjyptit : « Ite ad Joseph » (Gjeneza XLI, 45), « Shkoni te Jozefi, n'kjoft se kërkoni ngushllim ». Kshtu pra, mos t'mungojmë që t'i lutena përditë sh'Jozefit, i cili mbas tejet shêjtes Virgjinës MARI asht shêjti ma i fuqishëm pranë Zotit. E sidomos në nandshen që Kisha ia dedikon mos t'mungojmë me i kërkue hire, e me mbajtë njinesë vigjiljen e 19 Marsit, dhe sh' Jozefi ka me na i plotsue tana kërkesat tona, n'kjoft se janë për t'miren e shpirtit tonë. Tri hiret kryesore që na duhet t'i kërkojmë Shefit të Familjes Shejte, shton sh'Alfonsi, janë falja e mkateve tona, dashtnija e JEZU-KRISHTIT dhe vdekja e mirë.

Akt konsakrimit ndaj shêjtit Jozef
O i lavdishmi shêjti Jozef, i dêjë mes tanë shêjtënve me u venerue, dashtë dhe lutë, për arsye të përsosmënisë së virtyteve tueja, të madhshtisë së lavdisë tuej dhe të fuqisë së ndërmjetsimit tuej; në prezencën e TRINISE TEJET SHEJTE, të JEZU-KRISHTIT, Birit tuej t'adoptuem, dhe të tejet shêjtes Virgjinës MARI, Bashkshortes tuej virgjën dhe Nanës teme t'dashtun, po ju zg'jedh sod si avokatin tem, pranë Hyjit dhe Nanës tenZot, si mbrojtsin dhe atin tem; po zotohem, me hirin e Zotit, mos me ju harrue kurrë, me ju nderue tana ditët e jetës teme, dhe ma ba gjithçka që varet prej mejet, për me u frymzue devocjonin ndaj jush tanë atyne që i kam nën përgjegjsí. Denjoni, po ju lutem, o ati jem i dashtun, me m'vue nën mbrojtjen tuej t'veçantë; jam i padêjë, por sidokjoft, për dashtninë që keni për JEZUSIN dhe tejet shêjten Virgjinen MARI, denjoni me m'pranue si sherbtorin tuej t'përjetshëm, dhe n'sajë të atij familjariteti t'ambël që kishit pranë JEZUSIT e Virgjinës tejet shêjte MARI, gjatë jetës tuej toksore, denjoni me më mbrojtë ktu mbi tokë, në mnyrë që mos të ndahem kurrë prej hirit shêjt të Zotit. Në sajë të asistencës që kishit në JEZUSIN dhe tejet shêjten Virgjinën MARI në momentin e deks tuej, denjoni me me mbrojtë veçanarisht në momentin e deks teme, në mnyrë që mbasi të vdes në shoqninë tuej, të JEZUSIT dhe tejet shêjtes Virgjinës MARI, të vij nji ditë me ju falenderue në Parriz, dhe n'shoqninë tuej të mundem me lavdue dhe dashtë përgjithmonë Zotin tonë. Ashtu kjoft !

Lutje e Sh. T. Papës sh'Piu X ndaj sh'Jozefit, modeli i puntorve
O i lavdishmi sh'Jozef ! Modeli i tanë puntorve, denjoni me m'sigurue hirin qiellor për me punue me nji shpirt pendeset, për shpagimin e mkateve t'mija të shumta ; për me punue me ndërgjegje, tue vue përgjegjsinë e detyrimeve përpara preferencave të mija ; për me punue me mirënjohje e gzim, tuej konsiderue si nder me kultivue e frytzue, përmes punës, dhuntitë e marruna prej Zotit ; për me punue me disiplinë, paqe, vetpërmbajtje e durim, për mos me u tërhjekë kurrë përpara lodhjes dhe vështirsive ; për me punue veçanarisht me pastërti qëllimi dhe shkëputje prej vetvedit, tuej pasë gjithmonë para syve vdekjen dhe llogarinë që kam me dhanë për kohen e hupun, për talentet e pashfrytzueme, për t'miren e pakryeme e vetknaqsinë krenare në suksese, aq shkatrruese ndaj veprës hyjnore. Gjithçka për JEZU-KRISHTIN, gjithçka përmes tejet shêjtes Virgjinës MARI, gjithçka në imitimin tuej, o patriark sh'Jozef. Kjo ka me kênë motoja eme për tanë jetën dhe n'momentin e deks. Ashtu kjoft ! (300 ditë indulgjencë; 25 Nandor 1906)

Lutje t'lavdishmit sh'Jozef, Pajtorit të Kishës Katolike Universale
Po kërkojmë ndihmen tuej n'travajet tona, ô i lumi Jozef, e mbasi kena kërkue ndihmen e Bashkshortes tuej têjet shêjte, me shpresë po lusim edhe patronazhin tuej. Për at dashtní hyjnore që ju ka bashkue me Virgjinën e Papërlyeme, Nanen e Zotit ; për at dashtní atnore me t'cilën ju keni përqafue JEZUSIN Fmí, na po ju lutena me pâ me mirsí trashigimínë që JEZU-KRISHTI ka fitue me Gjakun e Vet, dhe me na asistue me fuqinë dhe ndihmen tuej në nevojat tona.
Denjoni me mbrojtë, ô Kujdestar tejet i urtë i Familjes hyjnore, rracen e zgjedhun të JEZU-KRISHTIT ; denjoni me na ruejt, ô Atë tejet i mshirshëm, prej çdo njolle mkatit, gabimit dhe korrupsionit ; denjoni me na e prî mbarë dhe me na asistue prej Qiellit, ô Pajtori jonë tejet i fuqishëm, në luftën tonë kundër fuqive t'errsinës ; dhe ashtu si E keni shpëtue dikur JEZUSIN Fmi prej rrezikut të vdekjes, po ashtu denjoni me mbrojtë sod Kishen Shêjte të Zotit prej kurtheve anmike dhe çdo të keqet. Denjoni me na falë ndihmen tuej t'përhershme, në mnyrë që, t'mbështetun në shembullin dhe mbrojtjen tuej, na t'mundena me jetue shêjtnisht, me dekë devoçmënisht dhe me fitue Lumnínë e përjetshme të Parrizit. Ashtu kjoft !
(Kjo lutje e Shêjtnisë Tij, Papës Leoni XIII, asht porositë prej Selisë-Shêjte me u rrecitue mbas Rruxares shêjte, sidomos në mojin e Tetorit ; indulgjencë 3 vjet ; 7 vite indulgjencë, kur rrecitohet kjo lutje mbas Rruxares shêjte në mojin e Tetorit ; indulgjencë e plotë, 1 herë n'muej, n'kjoft se rrecitohet përditë, simbas kushteve të zakonshme të fitimit të indulgjencës së plotë, që janë : qëllimi me fitue indulgjencën, rrfimi, Kungimi dhe lutja simbas qëllimit të Selisë-Shêjte, që asht 1 ATI YNE, 1 JU FALEMI MARI, dhe 1 KJOFT LUMNIJA E ATIT, E BIRIT, DHE E SHPIRTIT SHEJT...)

Lutje për ndërmjetsinë e sh'Jozefit
O shejti Jozef, Ati virgjën i JEZU-KRISHTIT, Bashkshkorti virgjën i tejet shêjtes Virgjinës MARI, denjoni me lutë përditë Birin e Zotit për ne, në mnyrë që t'armatosun me armët e hirit të Tij, na t'mundena me luftue si duhet n'kyt jetë, dhe t'kunorzohena prej Tij n'momentin e deks. Ashtu kjoft ! (Papa sh'Piu X, 26 Nandor 1906; 100 ditë indulgjencë)

Lutje sh'Jozefit për pastërti shêjte
O ati i bekuem, shêjti Jozef, ruejtsi i virgjinave; në mbrojtjen tuej besnike ju besuen JEZU-KRISHTI, Pafajsija vetë, dhe tejet shêjtja Virgjina MARI, Virgjina e virgjinave; po ju lutem me gjithë zemër, për hir të JEZUSIT dhe tejet shêjtes Virgjinës MARI, që i mbrojtun prej çdo lloj imoraliteti, me nji ndërgjegje pa njollë, me nji zemër të pastër dhe trup të dlirë, t'mundem kshtu me shërbye shejtnisht JEZU-KRISHTIN dhe tejet shêjten Virgjinën MARI tana ditët e jetës teme. Ashtu kjoft ! (Indulgjencë 100 ditë, nji herë n'ditë; Papa Piu IX, 4 Shkurt 1877)

O i lavdishmi shêjti Jozef !
Ju nderoj e veneroj me përvujtní e respekt si atin kujdestar të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT dhe si bashkortin virgjën të Nanës tenZot, tejet shêjtes Virgjinës MARI ; si mbrojtsin e lavdishëm të Kishës shejte Katolike dhe si pajtorin tonë.
Për dashtninë tuej t'pakufíshme ndaj Fmijës hyjnuer e Nanës tenZot, denjoni me m'sigurue prej JEZU-KRISHTIT dhe Virgjinës tejet shêjte MARI, Nanës tenZot, hirin e faljes totale të tana mkateve t'mija, s'bashkut me borxhin e tyne para Drejtsisë hyjnuere ; hirin mos me fye ma kurrë t'Madhin Zot ; hirin e nji jete t'devoçme plot me Fé të gjallë, me Shpresë të fortë dhe me Dashtní hyjnuere të zjarrtë kristjane ; denjóni, o shêjt i lavdishëm, me m'asistue n'momentin e deks s'bashkut me Shelbuesin tonë JEZU-KRISHTIN dhe Virgjinen e Papërlyeme, tejet shêjten Virgjinën MARI, në mnyrë që të dal paqsisht prej ksaj jete kalimtare toksuere, n'hirin dhe dashtninë e Zotit, për me lavdue mandej n'Mbretninë e Parrizit TRININE TEJET SHEJTE e KRISHTIN Zot, dhe Nanen e tenZot bashkë me jue, o i madhnueshmi shêjti sh'Jozef, për shekuj të shekujve. Ashtu kjoft !
JEZUS, MARIA, JOZEF, po Ju nap zêmren, shpirtin dhe jeten tême !
JEZUS, MARIA, JOZEF, bàni që t'ndrroj jetë n'Tuejen shêjte shoqní !
JEZUS, MARIA, JOZEF, denjóni me ardhë me m'asistue ne t'mbramen tême agoní !
JEZUS, MARIA, JOZEF, bani që t'ndrroj jetë tuej thirrë me dashtní Emnat Tuej shêjtë !

Lutje tradicionale Shën Jozefit, në festën e Shêjtit
1. Në kyt shekull plot me lot, te kush do të shkojmë për ndihmë, na t'shkretët, o Shêjti Sh’Jozef, po të mos vijmë te ju, që Zoja ju besoi tana thesaret e veta, për me na i shpërndâ ?
- Shkoni te Sh'Jozefi - duket sikur na thotë Zoja, e ai ka me ju ngushëllue !
Kini pra dhimbë për ne, o Sh’Jozef, pash at' dashni që keni pasë për t’Lumen Zojën e Bekueme ! Kjoft lumni...
2. Na e dimë mirë e e pranojmë se me mkatet tona e kena pezmatue Zemrën e t'madhit Zot, aq sa me meritue dënimet ma t'randa. Po kush do t'jetë streha jonë ? Ku kena me gjetë shpëtim ?
- Shkoni te Sh’Jozefi - duket sikur na thotë KRISHTI, pse Un e nderova dhe e deshta si me e pasë babë ; atij ia dorëzova çdo thesar e çdo pushtet për dobinë tuej, ashtu si e pati për zemër.
Kini pra, dhimbë për ne, o Sh’Jozef, pash atë dashni që keni pasë për t'Lumin JEZU-KRISHT ! Kjoft Lumni...
3. Fajet e mkatet tona përnjimend e bâjnë dorën e Zotit t'randojë mbi né. E kush ka me na dalë zot e me na shpëtue ?
- Shkoni te Sh'Jozefi - duket sikur na thotë ATI i Gjithëpushtetshëm. Sh’Jozefi n'shekull ishte n'vendin Tem. Atij ia lashë amanet Tem Bir, që asht kroni i tana hireve e çdo nder vjen prej dorës s'Tij.
Kini pra dhimbë për ne, o Sh'Jozef, pash atë dashni, të cilën e keni diftue për t'madhin Zot, që ju mbushi me dhuntî e t'mira gjithfarësh. Kjoft Lumni...
O Zot i Gjithpushtetshëm dhe i mëshirshëm, që Shêjtin Sh’Jozef e latë roje të Birit Tuej e t'Zojës së Bekueme, bani që për lutje e meritime të këtij Shêjti t'madhnueshëm tanë Kshtênimi, s'bashkut me Selinë-Shêjte, të gëzojë paqë e harmonî ; denjoni me i bekue shpitë e konaqet tona, miqtë e anmiqtë tonë, e kshtû, tanë bashkë, t'mërrijmë nji ditë n’gazmend të Parrizit me gëzue përgjithmonë e jetës. Ashtu kjoft ! Atynë, Falemi Mari, Kjoftë lumni...
(Marrun prej ofices “Rrugha e Scelbimit”, Scoder, vjeti 1898. Me sctanp t’Kolegs papnore, fq 56-58.)