+ Kujtesë për Katolikët mbi pjesmarrjen në kulte jokatolike +
- Dy fjalë pët kurban bajramin -
"Asht e ndalueme për besimtarët katolikë me asistue apo me marrë pjesë
aktivisht, në çfarëdo lloj mnyre kjoft, në ceremonitë e nji kulti
jokatolik (i.e. heretik, shizmatik, pagan, etj.)." (Kodi i së Drejtës
Kanonike, kanoni 1258/1, vjeti 1917)
Kjo pjesmarrje
aktive asht e ndalueme mbasi ajo implikon shpalljen e nji besimi të
rrêmë jokatolik, tue rrezikue kshtu randë hupjen e Fesë, edhe atherë kur
bihet justifikimi i rrêmë se gjoja Feja mbahet në zemër !!! (sic). Edhe
sikur nga ana e mbrendshme Katolikët nuk e mohojmë Fenë, por nga ana e
jashtme, për arsye respekti njerzor apo çeshtje nderit, arsye kto
totalisht të pajustifikueshme
para Hyjit, marrin pjesë në nji kult jokatolik, atherë ata kryejnë mkat
të randë kundër Fesë, për mohim publik të Kultit hyjnor të
Krishtenë-Katolik. N'kjoft
se Katoliku e mohon Fenë edhe nga ana e mbrendshme (në ndërgjegje),
atherë aj kryen krimin e Fesë, dhe përballet me dënimet kishtare që i
rezervohen heretikve dhe apostatve.
Konkretisht, Katolikët
që urojnë publikisht festat e kultit pagan islam, (i cili, ndër të
tjera, mohon publikisht hyjninë e JEZU-KRISHTIT),
kryejnë mkat të rândë, mbasi marrin pjesë aktivisht në kulte të rrême
jokatolike. Kjo lloj indiferencet e randë fetare dhe inkurajim i kulteve
të rrême jokatolike asht në fakt nji mohim publik i Fesë hyjnore
Katolike, mbasi nënkupton se edhe besimet e tjera jokatolike kekan të
mira dhe të lëvdueshme. Ky akt indiferencet fetare âsht dënue gjithmonë
prej Kishës Shêjte hyjnore Katolike. (Syllabus, Sect. III, Denzinger no.
1715 - 1718)
"Ai që ka me skandalizue nji prej ktyne të vegjëlve
që besojnë në Mue, do të ishte kênë mâ mirë për té që nji gurë mullinit
t'i varej në qafë dhe të hidhej ashtû në fundin e detit. Mjerë bota për
skandalet e saja. Âsht e nevojshme që skandalet të ndodhin por mjerë ai
njiri prej të cilit vijnë skandalet." (Sh'Mateu 18, 6-7)
"Aj që nuk nderon BIRIN, nuk nderon as ATIN që E ka nisë." (sh'Gjoni 5, 23)
"Mos u përzini me të pafetë. Çfarë pjesmarjet ka drejtsija me
padrejtsinë ? Apo çfarë lidhjet ka drita me errsinën ? Dhe çfarë
marrveshjet ka mes KRISHTIT dhe Belialit (djallit) ? Apo çfarë kanë të
përbashkët besimtari me jobesimtarin ? Dhe çfarë bashkpunimit ka
tempulli i Zotit me idhujt ? Por ju jeni tempulli i Zotit të gjallë,
ashtu si thotë Hyji : "Kam me banue në tà dhe kam me ecë në mesin e tyne
; dhe kam me kênë Zoti i tyne e ata, populli Jem". Prandej, delni
jashtë prej mesit të tyne dhe ndajuni prej tyne, thotë Hyji, dhe mos
prekni gjanë e papastër. Dhe mandej kam me ju pranue. Kam me kênë At'
për jue, e ju keni me kênë bijtë e bijat e Mija, thotë Hyji i
Gjithpushtetshëm. » (II Korintasve VI, 14-18)
"Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim ; prej
t'pafeve e deri te ata që janë të ndamë prej JEZU-KRISHTIT ose që
mohojnë Hyjninë dhe natyren e Misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk
kanë asnji të drejtë me u pranue prej Katolikve, sepse ato bazohen në
opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të
vërteta dhe të lëvdueshme.
"... Jo vetëm që përkrahsit e ktij
opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe
shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû
pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht
e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij
opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme
prej Zotit." (Papa Piu XI, Letra inciklike “Mortalium Animos”, 6 Janar
1928)
"Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni të pamasë, të
pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë
njerzit, të mbledhun rreth Tij, në drejtsí e dashtní, të frymzuem prej
ndjenjave të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue në paqe e
mirsí. Por, për realizimin e ksaj lumnije të përkohshme dhe të
përjetshme, me nji autoritet suprem, JEZU-KRISHTI ka vue si kusht
pjesëmarrjen në gregjën e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT që asht Kisha
Katolike], pranimin e doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e
plotë ndaj Doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij.
S'dytit, n'kjoft se JEZUSI ka kênë i mirë për të húpunit dhe mkatnorët,
Aj nuk i ka respektue bindjet e tyne të gabueme, sado të sinqerta që
mund t'jenë dukë ato ; JEZUSI i ka dashtë të tanë njerzit për me i msue,
për me i konvertue dhe për me i shelbue. (Aktet e Papës sh'Piu X,
"Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No.
16)
"Kisha shêjte Katolike Romake beson me vendosmëní, shpreh
dhe predikon se asnjí prej atyne që jeton jashtë Kishes Katolike, jo
vetëm pagajt por edhe çifutnit, heretikët dhe shizmatikët nuk munden me
marrë pjesë në jeten e pasosun. » (Bulla "Cantate Domino", Papa Eugjeni
IV, 4-2-1442 – Dekreti per Jakobitet, Denzinger : 714)
Papa Piu
VII, në letren e tij papnore, "Post tam diuturnas", shkruen se tuej
përkrahë lirinë e tâna besimeve pa përjashtim, ngatrrojmë të vërteten
[Fenë hyjnore Katolike] me rrênen dhe vendosim Kishen shêjte Katolike,
Nusen shêjte dhe të papërlyeme të KRISHTIT Zot, jashtë të cilës nuk ka
shëlbim, në nji rang me sektet heretike dhe me judaizmin e pabesë. (Papa
Piu VII, "Post tam diuturnas", 29-4-1814).
AKTI I KONSAKRIMIT TE NJERZIMIT ZEMRES TEJET SHEJTE TE KRISHTIT MBRET
Urdhnue prej Sh. T. Papës Piut XI me u recitue për Festen e KRISHTIT MBRET
O tejet i buti JEZUS, Shëlbues i njerzimit, hídhni nji shikim drejt
nesh, që jena përkulë përvujtnisht para elterit Tuej. Na jena Tuejët, na
dona me kênë Tuejët ; dhe në mnyrë që t'bashkohena me Ju sa ma shumë,
sejcili prej nesh i konsakrohet spontanisht Zêmrës Tuej tejet shêjte.
Shumë nuk ju kanë njoftë ndojherë, shumë kanë përbuzë Urdhnimet Tueja
dhe Ju kanë tradhtue. O JEZUS i Mshirshëm, kini mshirë për ata dhe për
kta, dhe denjoni me i tërhjekë të tanë drejt Zêmrës Tuej tejet shêjte.
Zot, denjoni me kênë Mbreti, jo vetëm i besimtarve katolikë që nuk janë
largue kurrë prej Jush, por edhe i fmijve plangprishës që Ju kanë
braktisë ; bàni që t'hyjnë pa vonesë në shpinë atnore, për mos me mbarue
prej mizerjes dhe ûjës.
Jíni Mbreti i atyne që jetojnë në gabim
apo që përçamja i ka ndâ prej Jush ; çójini në portin e t'vërtetës dhe
të bashkimit të Fesë, në mnyrë që s'shpejtit mos t'ketë mâ veç nji
gregjë dhe veç nji barí.
Jini Mbreti i tanë atyne që
vazhdojnë me kênë t'hupun në terrinat e idhujtarisë apo t'islamizmit,
dhe mos refuzoni me i tërhjekë të tanë në driten e Mbretnisë Tuej.
S'mbramit, shifni me mshirë fmijtë e atij populli që dikur ishte i
preferuemi Juej ; edhe mbi ata u ultë, por sod si Pagzim jetet dhe
shelbimit, Gjaku që n'at kohë ata e thirrshin mbi krenat e tyne.
Nepjani, o Zot, Kishës Tuej nji liri t'sigurtë e pa pengesa ; nepjani
tanë popujve rregullin dhe paqen. Bani që, prej njênit skaj t'botës në
tjetrin, veç nji zâ ushtoftë : Kjoft lëvdue Zêmra Hyjnore e
JEZU-KRISHTIT që na ka sigurue shelbimin ! Ksaj Zêmre i kjoft nderi dhe
lavdíja në shekuj të shekujve ! Ashtu kjoft.
- Dy fjalë pët kurban bajramin
Kjo festë pagane islame që festohet n'muejin e dhetë, "Zul Hazh'a",
quhet "Id-u-Zohâ", festa e sakrificës, e njoftun ndryshej edhe
"Baqr-i-îd" (festa e lopes) apo edhe "Kurbâni 'Id", që n'Turkí njifet me
emnin "kurban bajrami", emnim që e kanë ruejtë deri sod edhe n'Shqipní.
Kjo ceremoní asht pjesë e pelegrinazhit idhujtar të Mekës apo Haxhit.
Simbas nji hadithi të Aishës, Muhamedi ka thane se "muslimani nuk ka me
ba gjâ ma t'pëlqyeshme para allahut për Id-u-Zohâ sesa me derdhë gjak,
pra me sakrifikue. . . Me t'vërtetë, gjaku i tij (viktimës
t'sakrifikueme)
mbërrín pranimin e allahut përpara se me râ n'tokë, prandej gzohuni".
Kafsha që sakrifikohet duhet me kênë pa difekte, n'moshë t'rritun, dhe
mundet me kênë dhî, dele, lope apo deve. Simbas interpretuesit
Xhel'aludin Sjûti, kjo sakrificë përkujton gadishmëninë e Ibrahimit (që
identifikohet gabimisht me Patriarkun Abraham n'Shkrimet-Shêjte) me sakrifikue djalin e tij, Ishmaelin.
Në Arabinë pre-islamike, zotat pagaj adhuroheshin në formen e gurve apo
shkambijve. Kshtu për shembull hyjnija pagane “al-lat” besohej se ishte
njëna prej vajzave të allahut dhe adhurohej në formen e nji shkambi
kubik; nji ndërtesë ishte ndërtue mbi té për me diftue se ishte nji shpî
adhurimit. (Sura 53:19; "Kitab Al-Asnam- The Book of Idols", p. 14).
Guri i zi puthej dhe adhurohej si idhull para islamit dhe Muhamedi e
lejoi kyt praktikë edhe mbas islamit.
« Narrated 'Abis bin
Rabia: 'Umar came near the Black Stone and kissed it and said "No doubt,
I know that you are a stone and can neither benefit anyone nor harm
anyone. Had I not seen Allah's Apostle kissing you I would not have
kissed you." » (Bukhari 2:26:667, 2:26:657; Muslim 7:2912-2915).
(Kallzon Abis bin Rabia : Umari erdhi afër gurit të zi, e puthi dhe tha :
Pa dyshim, un e di se ti je nji gur që nuk i ban as dobí e as dam kujt.
Mos t’kisha pa apostullin e allahut tuej të puthë, un nuk do të kisha
puthë.)
Umari e din se guri asht përdorë ma parë si idhull dhe në
pamje të parë refuzon adhurimin e tij, por bjen në idolatri tuej imitue
Muhamedin. Në kulturen semite puthja asht nji shêj i adhurimit dhe i
venerimit të madh.
Muslimanët besojnë se guri i zi asht vue në
Ka’aba prej Abrahamit dhe Ishmaelit dhe ai përcakton vendin prej ku
duhet fillue tauaf-i (rrotullimi rreth Ka’abas). (Sheikh Ahmad Kutty
“The Black Stone - History and Significance” - Islam Online, January 8,
2003). Megjithaté nuk egziston asnji prove shkencore, historike dhe
arkeologjike që Abrahami dhe Ishmaeli të kenë nd-rtue Ka’aban dhe t'kenë
vue aty gurin e zi; përkundrazi kjo prralle islamike kundërshtohet prej
vetë burimeve islame :
Simbas Suras 2:125, thuhet se Abrahami
paska ndërtue Ka’aban. Simbas haditheve të Bukharit, Ka’aba asht ndërtue
40 vjet përpara Tempullit të Jeruzalemit. (4:55:636). Tempulli i
Jeruzalemit u ndërtue rreth viteve 958-951 BC dhe, simbas Bukharit,
Ka’aba asht ndërtue 40 vjet ma parë, pra rreth viteve 998-991 BC. Por
Abrahami ka jetue rreth vitit 2000 BC dhe simbas Shkrimeve Shejte ka
dalë prej ksaj bote në moshen 175 vjeçare (Gjeneza 25:7), fakt qe e ban
të pamujtun prezencen e tij në Mekë simbas pretendimeve islamike.
Ka’aba nuk ka asnji lidhje me Abrahamin apo me Ishmaelin. Profesori
egjiptjan, Dr. Taha Husayn, autoritet i njoftun në literaturen arabe,
thotë se pretendimi mbi Abrahamin e Ishmaelin asht propagandue pak kohë
para ngritjes së islamit dhe asht shfrytzue për përhapjen e tij. ("As
quoted in Mizan al-Islam by Anwar al-Jundi", p. 170).
Prrallat
islame mundohen pra me fallsifikue Shkrimet Shêjte dhe historinë e
vërtetë të ngjarjeve, tue pretendue se Patriarku Abraham paska përgaditë
sakrificen e Ishmaelit, për me pretendue mandej se Hyji paska zg'jedhë
Ishmaelin dhe pasardhsit e tij, arabët, për me lidhë Aleancen hyjnore, e
për me mujtë n'vijim me legjitimue doktrinen e rrêmë islame.
Shkrimet-Shêjte (Gjeneza XXII) dishmojnë kjartë se Aleancen hyjnore, Hyji i Gjithpushtetshëm
e ka lidhë me Izakun dhe pasardhsit e tij, dhe për me shpërblye
nënshtrimin dhe ndigjesen e Abrahamit, Hyji Krijues i premtoi se prej
linjës së tij dhe Izakut do të dilte nji ditë Mesíja, Zoti jonë
JEZU-KRISHTI, "në t'Cilin tana kombet do t'bekohen", që asht nji prej
profecive mesjanike ma të hershme. (Gjeneza XXII, 18)
Në
KRISHTIN Zot ka dy Natyra : Ajo hyjnore dhe Ajo njerzore, e për
rrjedhojë edhe dy vullnete : Ai hyjnor dhe Ai njerzor, të dyja të
bashkueme, por jo të përzieme me njêna-tjetren, në Personen e vetme
hyjnore të JEZU-KRISHTIT, Mesisë të pritun me aq padurim e zell gjate 4
mijë vjetve prej Sinagoges së Vjetër. Ky mister kaq i naltë asht msue
prej Sinagogës së vjetër hebraike [shifni librat e ish-rabinit Paul
Drach, i konvertuem ne Fene Katolike ne shekullin 19 : "De l'harmonie
entre l'Église et la synagogue" (1844), "Lettre d'un rabbin converti"
(1825), "La cabale des hébreux" (1864), etj.] Prandej edhe Prifti i
Nalte, Kaifa, që nuk injoronte kyt mister, e pyeti JEZUSIN e arrestuem,
të Enjten e Madhe, nji dite para vdekjes në Krygj :
« E Prifti i
naltë, u çue në kambë, në mesin e vendit, dhe pveti JEZUSIN tue I thanë
: "Ti nuk përgjigjesh asgjâ për çfarë Të akuzojnë ?" Por Ai heshte dhe
nuk përgjigjej. Prifti i nalte E pveti edhe nji herë dhe I tha : "A je
Ti, KRISHTI, Biri i Zotit të bekuem ?" Dhe JEZUSI i tha : "Un jam. Dhe
ke me pa Birin e njirit të ulun në të djathten e fuqisë së Zotit, tueë
ardhë mbi rêtë e Qiellit." » (sh'Marku 14, 60-62).
Në
pasazhin biblik t'masipërm, JEZU-KRISHTI shpall publikisht përpara
Priftit të Naltë, autoritetit ma t'naltë të Sinagogës dhe për tana
kohnat, se Ai asht Mesia, Biri i Hyjit të Gjithpushtetshëm,
Fjala dhe Imazhi i Atit, pra asht Zot. Pasazhin e masipërm, në
perkthimin latinisht të Shkrimeve Shejte, në shekullin 4 mbas KRISHTIT,
prej atit dhe doktorit të Kishes dhe ilirit sh'Jeronimit prej
Stridonjes, e gjejmë pa asnji ndryshim në fjalet ma poshtë :
"Et
exsurgens summus sacerdos in medium, interrogavit Jesum, dicens : Non
respondes quidquam ad ea quæ tibi objiciuntur ab his ? Ille autem
tacebat, et nihil respondit. Rursum summus sacerdos interrogabat eum, et
dixit ei : Tu es Christus Filius Dei benedicti ? Jesus autem dixit illi
: Ego sum : et videbitis Filium hominis sedentem a dextris virtutis
Dei, et venientem cum nubibus cæli." (Marcus 14:60-62) ("Codex
Vaticanus", faqe 67)
Kyt pasazh e gjejmë natyrisht edhe në
tekstin origjinal greqisht, gjuhë në të cilen shkroi Unjillin sh'Marku.
Nji kopje e origjinalit grek, e quejtun "Codex Vaticanus", që daton prej
shekullit 4 mbas KRISHTIT, mundet me u konsultue edhe sod. Kjo kopje
faksimile, që lexohet kjart, asht nji fotografim i dorshkrimit origjinal
që ruhet ne Vatikan dhe asht vue digjitalisht edhe në internet.
Në librat e Beslídhjes s'Vjetër gjinden profecí t'shúmta që parashikójnë
àrdhjen e Mbretnís së përjetshme të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Po
përmênd disa prej tyne, për lavdinë e Kishës hyjnore Katolike dhe
konfuzjonin e sekteve të rrême :
Aj (Mbreti JEZUS) ka me dalë
prej [shpisë së] Jakobit për me mbretnue (Numrat 24:19); Aj âsht dërgue
prej Atit si Mbret mbi Sionin [Izraelin], malin e tij të shëjtë, dhe ka
me pasë Gjentílët (popujt jo-çifut) si trashigimí [qytetarë të
Mbretnísë] dhe vendet mâ të largta të botës si pjesë të sundimit të Tij
(Psalmi II). Në hymin e martesës, ku Mbreti i ardhshëm i Izraelit
përshndétet si Monarku mâ i pasun dhe i fuqishëm, lexojmë : "Froni i
juej, o Zot, âsht për jetë të jetëve, dhe skeptri i mbretnís' Tuej âsht
nji skeptër drejtsíjet." (Psalmi XLIV) Në nji vênd tjetër profetizohet
se Mbretnía e KRISHTIT Zot nuk ka me pasë kufí dhe se ajo ka me u
pasunúe me paqe e drejtsí :
« Në ditët e tija, drejtsía ka me
lulzue n'nji bollëk pâqet... Dhe Aj ka me sundue prej nji deti në
tjetrin... deri në fundin e botës. » (Psalmi LXXI)
Mbretnía juej, ô KRISHT Zot, përfshín të tâna shekujt; ajo shtríhet prej nji brezníje në tjetrën (Psalmi 144:13).
Gjithashtu edhe dishmíja e profètve të Beslidhjes së Vjetër nuk ka
mungue me profetizue shekuj mâ parë sundimin e përjetshëm të KRISHTIT
Mbret. Qé si shprehet Izaíja, nji prej profetve mâ të njoftun të
Izraelit :
« Nji fmí ka lindë për né, nji bir na âsht
dhurue, mbi shpatullat e t'cillit peshon qeverisja. Emni i Tij ka me
kênë i Mrekullúeshmi, Këshilltari, Zoti i gjithpushtetshëm,
Ati i botës' ardhshme, Princi i Paqes. Mbretníja e Tij ka me u shumue
dhe paqa nuk ka me mbarue kurrë. Aj ka me u ulë mbi fronin e Davidit dhe
mbi Mbretnínë e Tij për me e vendosë dhe forcue me gjykim dhe drejtsí
tash e përgjithmonë. » (Profeti Izaíja. IX, 6-7); Të tânë mbrètnit kanë
me E [Mesínë, JEZUS-in] adhurue dhe të tâna kombet kanë me Iu bindë
(Psalmi LXXI, 11). Të tâna popujt, fiset dhe g'juhët kanë me E shërbye.
Fuqia e Tij âsht nji fuqí e përjètshme... dhe Mbretníja e Tij nuk ka me u
shkatrrue. (Profeti Danjel 7:13-14)
Në kapitullin e dytë
të Librit të profetit Danjel lexojmë nji episod t'bukur ku Danjeli
shpjegon ândrren e Mbretit të Babilonísë, Nabukodonosór, dhe profetizon
ardhjen dhe zhdukjen e katër mbretníve mâ t'njoftuna pagane para
Krishtënimit : Mbretnísë Asirjano-babilonjàne, Mbretnísë Medjano-persjane,
Mbretnísë Greke dhe Mbretnísë Romake. Któ mbretní përfaqsojnë
mbretnítë e satanit (djallit) ku mbretnote paganizmi dhe adhurimi i
idoleve. S'mbramit, profeti Danjel profetizon ardhjen e Mbretnísë së
KRISHTIT Zot, pa ndihmë njerzuere, Mbretní që ka me i bâ pluhun tâna kto
mbretní pagane të djallit dhe nuk ka me u zhdukë kurrë por ka me
qëndrue përjetsisht. (Profeti Danjeli 2:28-48)
T'lexojmë
gjthashtu profecinë e mrekullueshme të Profetit Daniel, që ka jetue
rreth 600 vjet para KRISHTIT, profeci që âsht nji argument i fuqishëm
n'mbrojtje të Kishës shêjte Katolike jo vetëm kundër judaizmit modern
apostat por edhe kundër islamit pagan dhe sekteve të tjera fallse e
djallzore, që mohojnë hyjninë e JEZU-KRISHTIT Mbret. Kjo profeci,
s'bashkut me profecitë dhe librat e tjerët të Testamentit të Vjetër, u
shpërndâ disa shekuj para ardhjes së KRISHTIT, në vendet joçifute në
tânë botën, në sajë të Septantes, versionit grek të librave shêjte të
Beslidhjes së Vjetër, e njoftun prej botës joçifute afro 300 vjet para
Ardhjes së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Ashtu si shkruhet në
Shkrimet-Shêjte, kyt profeci Danjeli e mori prej vetë Zotit me ndërmjetsí të Arkengjëllit Gabriel :
« Zoti ka shkurtue dhe ka fiksue kohen në shtatëdhetë javë në favor të
popullit tand dhe qytetit tand shêjt në mnyrë që krimet e tija të
shlyhen, që mkati të marrë fund, që padrejtsija të zhduket, që drejtsija
e përjetshme të vijë mbi tokë, që vizjonet dhe profecitë të përmbushen
dhe që Shêjti i shêjtënve të vojóset.
« Díje pra dhe kíje
parasysh : Koha prej dhânjes së urdhnit për rindërtimin e Jeruzalemit
dhe deri te ardhja e KRISHTIT Mbret ka me kênë shtatë javë dhe
gjashtëdhetë e dy javë; sheshet dhe muret kanë me u rindërtue në kohna
t'vështira dhe me ankth. Mbas gjashtëdhetë e dy javëve KRISHTIN kanë me e
vrâ dhe populli që ka me e mohue nuk ka me kênë mâ populli i Tij. Nji
popull me shefin e tij ka me ardhë dhe ka me shkatërrue qytetin dhe
shênjtoren [tempullin e Jeruzalemit] me nji rrënim të plotë; e t'lànunit
e saj shkret ka me ndodhë mbas përfundimit të luftës, ashtû si âsht
profetizue. KRISHTI ka me konfirmue aleancen e Tij me nji numër të madh
g'jatë nji javet dhe në mes të javes viktimat dhe sakrificat kanë me u
ndalë. Neverija e shkretimit ka me kênë në tempull dhe të lànunit e tij
shkret ka me zg'jatë deri në mbarim e deri në fund [të botës]. »
(Profeti Danjel 9:24-27)
Simbas interpretuesve të aprovuem të
Shkrimeve Shejte, përfshi ktû Doktorin Joseph Franz von Allioli,
komentet biblike të t'cillit janë aprovue prej Selisë Shêjtë, në textin
biblik t'mâsipërm Arkengjëlli Gabriel i zbulon, prej Zotit, profetit
Danjel profecinë e ardhjes së Mesisë, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Javët
nuk konsiderohen si javë normale por si javë vitesh ashtû si shpjegohet
në Librat e Numrave (14:34) dhe në Librin e Profetit Ezekjel (4:6), ku
nji ditë numërohet si nji vit. Pra 70 javë bajnë 490 vjet. Ky âsht edhe
mendimi unanim i interpretuesve të lashtë si Klementi i Aleksandrisë,
Tertuljani, Euzebi, sh'Cirili i Jeruzalemit, etj. dhe i pjesës mâ të
madhe të interpretuesve modern dhe kontemporan. Ky lloj numrimit
përmêndet edhe te Libri i Levitëve (25:8). Shêjti i shêjtënve i
atribohet vetëm Mesisë që âsht Zot (Profeti Izaïja 9:6). Vojósja âsht
konsakrimi për misjonin shëlbyes nëpërmjet dhânjes të të gjitha Dhuntíve
të SHPIRTIT SHEJT që ndodhen në Hyjninë e Tij (Idem 11:1 e vazhdim) dhe
fillimi praktik i apostolatit kur KRISHTI filloi me msue.
Në Bibël flitet vetëm për 4 urdhna të mbretënve persjanë në lidhje me
Jeruzalemin. I pari âsht aj i Cyrus-it që flet vetëm për rindërtimin e
Tempullit, pa bâ fjalë për qytetin (1 Esdr. 1). I dyti âsht aj i
Darius-it, birit të Hystaspit, që vetëm konfirmon urdhnin e Cyrus-it (1
Esdr. 5). I treti âsht i Artaxerxès-Longuemain,
që daton prej vitit t'shtatë të mbretnisë së tij dhe që iu dha
Esdras-it (1 Esdr. 7). Urdhni i katërt âsht po i Artaxerxès-it që iu dha
Nehemisë në vitin e njizetë të mbretsnisë së tij dhe ban fjalë për
rindërtimin e mureve të Jeruzalemit (2 Esdr. 2:1). Asnji prej tre
urdhnave të para nuk flet për rimbkâmjen e Jeruzalemit por vetëm urdhni i
katërt, llogaritja e të cillit simbas fjalve të profecisë mbi ardhjen e
Mesisë korrespondon në mnyrë perfekte me të tana ngjarjet historike, e
veçânarisht me Jeten dhe Vdekjen e JEZU-KRISHTIT.
Shtatëdhetë javet (70x7ë490 vjet) që fillojnë në vitin e 20-të të
mbretnisë së Artaxerxès-it dhe mbarojnë me braktisjen hyjnore të
popullit çifut, ndahen prej Arkêngjellit Gabriel në tre pjesë : 7 javë
(49 vjet), 62 javë (434 vjet) dhe 1 javë (7 vjet). Shtatë javët e para
ose 49 vjet fillojnë prej vjetit të 20-të mbretnisë së Artaxerxès-it, në
vjetin 455 para KRISHTIT, dhe mbarojnë me rikonstruksjonin
e plotë të Tempullit. 62 javët e dyta (434 vjet) fillojnë prej
rindërtimit të tempullit deri në Pagzimin e KRISHTIT prej sh'Gjon
Pagzorit në lumin e Jordanit. Pra simbas profecisë, prej fillimit të 70
javëshit dhe Pagzimit të KRISHTIT janë 483 vjet. Evangjelisti sh'Lukë
rrëfen se Pagzimi i KRISHTIT ndodhi në vjetin e 15-të Mbretnisë së
perandorit romak Tiberius, që bjen në 782 vjetorin e krijimit të qytetit
të Romës, kurse vjeti i 20-të i mbretnisë së Artaxerxès-it korrespondon
299 vjet mbas krijimit të qytetit të Romës. Diferenca midis ktyre dy
ngjarjeve âsht 483 vjet, po aq sa e profecisë.
Mbas Pagzimit
KRISHTI ZOT ka unjillzue afro 3 vjet e gjysë, që korrespondon
egzaktsisht me mesin e javës (7 vjet) të profecisë, kur me vdekjen e Tij
shëlbuese në Kryq anuloi sakrificat dhe Ligjin e vjetër për me formue
Ligjin e ri të Hirit apo Beslidhjen e Ré.
Qé edhe nji tjetër
profeci e profetit Jeremija, i cili ka jetue rreth viteve 580 para
KRISHTIT ZOT, e që lajmon kjartë ardhjen e KRISHTIT Mbret :
«
Kanë me ardhë ditët, thotë Zoti, kur kam me krijue nji Aliancë të ré me
shpinë e Izraelit dhe shpinë e Judës, jo simbas aleancës që kam lidhë me
etnit e tyne diten kur i kam marrë për doret për me i nxjerrë prej
Egjiptit, aleancë që e kanë shkelë dhe ku i kam manifestue forcen Teme,
thotë Zoti. » (Jeremia 31:31-32)
Realizimin dhe konfirmimin
e plotë të profecive të Testamentit të Vjetër mbi ardhjen e Mesísë,
KRISHTIT Mbret, e gjejmë të konfirmueme prej vetë pêndës së
evangjelístave në Testamentin e Ri, të cillët, t'frymëzúem prej
SHPIRTIT-SHÊJT, shpallin
publikisht vërtetsínë dhe përmbushjen e profecive të lashta në Personën
hyjnore të Shëlbuesit tonë JEZU-KRISHTIT, Zot e Njiri, Pontif Suprem e
Mbret i gjithsísë.
Tuej shfletue Unjíllin shêjt lexojmë se
Arkengjëlli Gabriel, i dërguem prej vetë ATIT Qielluer me lajmnue
Mishnímin e Fjalës hyjnore, i profetizói Virgjinës MARI se Fmíja që
kishte me lindë âsht shêjt dhe se ATI i gjithpushtetshëm
kishte me i dhanë Atij [JEZUSIT] fronin e Davidit, se Aj kishte me
mbretnue n'shpinë e Jakobit përgjithmonë dhe se mbretníja e Tij nuk
kishte me mbarue kurrë (Sh'Luka 1:32-33). Mbas lindjes së JÉZUSIT, tre
mbrètën prej Lindjes erdhën në Jeruzalem me kërkue dhe adhurue Mbretin e
hebrèjve :
« Ku âsht Mbreti i hebrèjve se kena pâ hyllin e Tij n'Lindje dhe kèna ardhë me E adhurue. » (Sh'Mateu 2:6)
Vetëm Zoti adhurohet, sepse JÉZUSI asht Zot dhe Mbret.
Tre mbrètnit dijetàrë paganë i prúne KRISHTIT Mbret tri dhurata
t'veçanta, t'cillat dishmojnë kjartë hyjnínë, mbretnínë dhe humanitetin e
JÉZU-KRISHTIT : temján, për me adhurue Zotin, âr, për me nderue
mbretnit dhe mirrë, për me varros trupin.
I trazuem jashtë maset
prej fjalve të tre Mbrètënve dijetarë, Mbreti Herod konsultoi
kryepriftníjtë dhe skribët për me ditë se ku kishte me lindë KRISHTI,
fjalë që don me thânë i Vojósuni, Mbreti. - Simbas ceremonísë
t'konsakrimit mbretnuer, mbreti vojóset me vojin e shêjtë - . Të dítunit
e Izraelit iu përgjigjen se, simbas profecive, KRISHTI kishte me lindë
në Bèthlehem, simbas profecisë të profétit Miké (Sh'Mateu 2:4-6) :
« E tí, ô Bèthlehem Éfrata, megjithse jé nji qytet i vogël midis
qyteteve të Judésë, prej tèjet ka me dalë Mbreti i Izraelit. » (Profeti
Miké 5:2)
Nji shembull tjetër të Mbretnís' JEZU-KRISHTIT e
ndeshim në dishmínë e Apostullit shën Nathanaël ose shën Bartolomèu, i
cilli e emnon JÉZUSIN : Biri i Zotit dhe Mbreti i Izraelit (Sh'Gjoni
1:49), kurse me rastin e hymjes s'KRISHTIT në Jeruzalem, të Dielen e
Larit, populli brohoriste dhe lavdóte JÉZUSIN kshtú :
« Hozàna, bekue kjoftë Aj që vjen në emën t'Zotit, Mbreti i Izraelit. » (Sh'Gjoni 12:13)
Sh'Luka Evangjelist përshkruen thirrjet e popullit me fjalët : "Bekue
kjoftë Mbreti që vjen në êmnin e Zotit". (Sh'Luka 19:38). Kto lavdime
përmbushin profecinë e profetit Zakaríja, në Testamentin e Vjetër, i
cilli profetizonte saktësisht hymjen e KRISHTIT Mbret në Jeruzalem até
të Díele t'bekueme para fillimit të Pasionit që JÉZUSI kishte me vuejtë
për shëlbimin e njerzímit :
« Gzóhu pa masë, ô Bijë e Sionit;
thírrë prej gzímit, ô Bijë e Jeruzalemit! Qé, Mbreti yt po vjen te tí; i
Drejti, Shëlbuesi. Aj âsht i vórfën dhe vjen i ulun mbi gomar. »
(Profeti Zakaríja 9:9)
Për mâ tepër, para Pilatit, JEZUSI
deklaroi publikisht se âsht Mbret (Sh'Mateu 25:31-40) dhe se Atij i âsht
dhânë çdo pushtet e fuqí n'qiell e n'tokë (Sh'Mateu 28:18). Sh'Gjon
Evangjelísti e quen JEZUSIN "Princ i mbretënve të botës" (Apokalipsi
1:5) dhe "Mbret i mbretënve e Zot i gjithshkàjet" (Apokalipsi 19:16).
Apostulli i kombeve dhe unjillzúesi i Ilirísë, sh'Pali, shton se KRISHTI
Mbret duhet me mbretnue, e n'fundin e botës Aj ka me i vue nën kâmbë
[nën sundim] anmiqtë e Zotit (Prej letrës së parë të sh'Palit drejtue
Koríntasve 15:25).
JEZU-KRISHTI si Zot âsht Krijuesi jonë, i tânë
njerzve pa përjashtim, e për rrjedhojë Aj ka të drejtë sunduese mbi të
gjithë né, krijesat e Tija :
« E tânë toka t'druejë Zotin; të
gjithë banorët e botës t'jenë n'admirim para Tij, sepse Aj foli dhe ata u
bâne; Aj urdhnoi dhe ata u krijuen. » (Psalmi 32:8)
« ATI Jem dhe Un, Na jena Nji. » (sh'Gjoni 10:30)
« Aj që Më shef, shef ATIN Tem. » (Sh'Gjoni 14:10)
« Ju M'thirrni Mjeshter dhe Zot e ju thoni te verteten : ne fakt ashtu Un jam. » (Sh'Gjoni 13:13)
« JEZUSI i tha : Un jam Udha, e Vërteta dhe Jeta. » (Sh'Gjoni 14:6)
Vetëm Zoti mundet me thanë se asht e Vërteta dhe Jeta.
Kto profecí mesjanike që rradhita ktu nalt, munden me u kontrollue në
Shkrimet Shêjte, e kam fjalen për kopjet biblike t'autorizueme
(përkthime e tekste autentike) prej Selisë-Shêjte, si të Beslidhjes së
Vjetër ashtu edhe të Beslidhjes së Ré, kopje (kodekse) që kanë mbrritë
pa ndryshim deri në ditët tona dhe janë pjesë nderit e arshivave në
Vatikan, në muzeume e biblioteka të ndryshme në Evropë e ma gjanë. Edhe
egzistenca e ktyne kodekse autentike, si p.sh. Bibla Septante në
greqisht, e përkthyeme nga hebraishtja dhe armenishtja prej 70 rabijve
të Sinagogës së Vjetër hebraike dhe me urdhën të Perandorit bizantin
t'athershëm e publikueme botnisht afro 280 vjet para KRISHTIT Zot, Codex
Alexandrinus, Codex Vaticanus, Codex Sinaiticus, Codex Amiatinus, etj.
që munden me u konsultue gratis në Internet e që datojnë të gjitha para
lindjes së Muhamedit në 570 AD) demaskojnë shpifjet islame mbi
korruptimin e Shkrimeve Shêjte.
Historija e Abrahamit dhe
Ishmaelit, n'nji formë t'korruptueme gjindet edhe n'Kur'an, ku
pretendohet se Hyji paska lidhë Aleancen përmes Ibrahimit dhe Ismajlit,
por kto dy personazhe kuranore nuk përfaqsojnë dy patriarkët biblikë dhe
historinë e tyne të vërtetë që gjindet vetëm në Biblen dhe Traditen
shêjte Katolike.