+ E Diela e Larit +
Qysh në mjesin e ksaj dite, Zoti jonë JEZU-KRISHTI là n'Betaní Nanen e
Tij tejet shejte me shejten Mari Magdalenë, shejten Martë dhe vllanë e
tyne Lazarin, për me u nisë për Jeruzalem, në shoqninë e Dishepujve.
Duhej që Mesija, përpara se me u lidhë në krygj, të shpallej Mbret prej
popullit në Jeruzalem. Përballë shqipojave romake, para syve të
priftnijve e farizejve të heshtun prej tërbimit e habisë, zanat e fmijve
t'përziem me thirrjet e qytetit shpallnin lavdinë e Birit të Davidit.
Profeti Zakarija e kishte profetizue kohë me parë kyt hymje triumfuese
të JEZU-KRISHTIT në Jeruzalem : ''Mbushu me gzim e haré, bijë e Sionit,
se Mbreti jot po vjen drejt tejet; Aj që asht i Drejti dhe Shelbuesi
vjen i vorfën dhe i hypun mbi nji gomar '' (Zakarija 9, 9). Simbas
rrfimeve profetike, dy dyshepujt e nisun përpara prej Shelbuesit I bijnë
dy kafshë të ktij lloji, njenen në moshë ma t're, e cila simbas Etënve
përfaqson popullin johebre dhe aleancen e tij ardhshme me Hyjin dhe
Shelbuesi përdor kyt kafshë për me hî në Jeruzalem, ashtu siç ishte
profetizue. Ky gjest, mosperdorimi prej Shelbuesit i kafshës tjetër, e
cila përfasonte popullin hebré, profetizon edhe tradhtinë që pjesa ma e
madhe e ktij kombit, do t'i bante JEZU-KRISHTIT, tuej mos e shpallë si
Mesinë e vërtetë dhe tuej e dorzue te Romakët për me E kryqzue.
Prej nji frymzimi të SHPIRTIT-SHEJT,
Qé pra, Fuqija e Zotit, me pushtetin e saj mbi zemrat, i përgaditi nji triumf Birit të Tij në vetë gjirin e ktij qyteti, i cili vetëm pak ditë ma vonë do të kërkonte Gjakun tejet shejt të Shelbuesit. Dikur, pak kohë mbas Lindjes së Emanuelit, tre mbretën joçifutë erdhën prej Lindjes me nderue e adhurue Mbretin e hebrejve dhe tanë universit. Sod, vetë populli hebré vjen me nderue e adhurue Mbretin e vet. Dy episode që nalcojnë Mbretninë e KRISHTIT Zot para hebrejve dhe botës mbarë. Vetë Arkengjëlli Gabriel i kishte profetizue tejet shejtes Virgjinës MARI se Hyji do t'I nepte JEZU-KRISHTIT fronin e Davidit dhe se JEZU-KRISHTI do të mbretnonte në shpinë e Jakobit përgjithmonë (sh'Luka 1, 32). Me kyt ditë të hymjes triumfuese të Zotit e Mbretit JEZUS në Jeruzalem fillon Mbretnija e JEZU-KRISHTIT në botën mbarë; edhe pse së shpejti izraeli i parë do të mohonte Mbretninë e Shelbuesit, nji Izrael i ri i përbamë fillimisht prej nji pjese besnike hebraike do të ngrihej në çdo komb të tokës, për me formue Mbretninë e JEZU-KRISHTIT, nji Mbretni që asnji monark toksuer nuk do t'a kishte andrrue ndojherë.
Ky mister i lavdishëm i Mbretnisë së Zotit-Njiri JEZU-KRISHTIT hapë Javen e Madhe, Javen e vuejtjeve. Vetë ceremonija liturgjike asht nji përziemje e gzimit me trishtimin : Bekimi i larit dhe proçesioni i gzueshëm pasohet prej leximit të trishtueshëm të Pasionit të Shelbuesit tonë. Biri i Zotit dhe Biri i Njirit hyni në Jeruzalem me triumf por edhe me përvujtni të madhe, sepse kishte ardhë me mujtë botën, imoralitetin dhe djallin, kundër të cilve përdori armët e butsisë, të përvujtnisë dhe të vorfnisë. Tuej kenë Mbret i gjithsisë, JEZUSI erdh si nji person i vorfën, i hypun mbi gomar, plot me përvujtni, për me na msue se përvujtnija dhe indiferenca ndaj të mirave toksuere janë armët ma të mira për me fitue kundër anmiqve tonë. Në kyt ditë t'bekueme, qingjat që do të sakrifikoheshin
''Kur JEZUSI erdh në botë i tha ATIT : Sakrificat dhe ofertat nuk i keni pranue, dhe Mue nji Trup më keni përgaditun; holokaustet për mkatet nuk i keni pëlqye. Atherë Un thashë : Qé po vij, ashtu siç asht shkrue për Mue, me krye Vullnetin Tuej, o ATE.'' (Hebrejve 10, 5-7)
Lutja e Kishës
O Hyj i Gjithpushtetshë
Referenca
- ''INSTRUCTION FOR PALM-SUNDAY'', by Leonard Goffine.
- ''L'ANNEE LITURGIQUE'', par dom Prosper Guéranger.