+ Shpallja e Pashkve +
+ Prej Ceremonisë Shêjte Katolike të Natës s'Bekueme të Pashkve +
+ Të gëzohen tash koret engjëllore të Qiejve ; të gëzohen Misteret
hyjnore ; dhe trumpeta e shëlbimit të lajmrojë fitoren e nji Mbreti kaq
të madh. Të gëzojë edhe toka, e ndriçueme prej nji shkëlqimi të tillë ;
dhe, e shndritun me shkëlqimin e Mbretit të përjetshëm, t'a dijë se
errsina e tanë botës asht shpërndâ. Të gëzohet edhe nana jonë, Kisha
Katolike, e zbukurueme me ndriçimin e një drite kaq të madhe ; dhe të
ngazëllojë ky tempull me thirrjet e gzueme të besimtarvet. Prandej ju
baj thirrje, vllazën shumë të dashtun, që jeni këtu t'pranishëm në
shkëlqimin e mrekullueshëm të kësaj drite të shêjtë, të thërrasim
s'bashkut Mshirën e Hyjit të Gjithpushtetshëm.
Se Zoti që më ka pranue midis levitëve, pa asnji meritë t'émen, ka me
përhapë mbi mue shkëlqimin e dritës së Tij, dhe ka me m'lejue me përsosë
lavdimin e ktij qiri dyllit. Për Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, Birin e Tij,
i Cili me ATIN jeton dhe mbretnon n'unitet me SHPIRTIN-SHEJT Zot, për
shekuj të shekujve. R. Ashtu kjoft.
V. Zoti kjoft me ju.
R. Edhe me shpirtin tand.
V. Nalcóni zêmrat.
R. I kena te Zoti.
V. T'i falena nders Zotit, Hyjit tonë.
R. Asht e dêjë dhe e drejtë.
Me t'vërtetë asht e dêjë dhe e drejtë të shpallim me gjithë zêmër dhe gjithë dashamirsínë e mendjes dhe zanit tonë, Zotin e padukshëm, ATIN e Gjithpushtetshë
Prandej, në kyt natë t'bekueme, denjoni me pranue, O AT shêjt, sakrificën e mbramjes së ktij temjani, të cilën Kisha shêjte Katolike Ju ofron prej duerve të ministrave Tuej në ofertën solemne të këtij qiri dyllit, i formuem prej punës së bletve. Tash edhe na i njofim lavdërimet e ksaj kolone, të cilën zjermi ndriçues e ndez në nder të Hyjit. Kjo flakë, edhe pse e ndame në pjesë, nuk zvogëlohet pse nep driten e saj, mbasi ajo ushqehet prej shkrimjes së dyllit, të cilin nana bletë e prodhoi si burim të ksaj drite të çmueshme. O natë vërtetë e bekueme, që zhdeshi Egjiptianët dhe pasunoi Hebrejtë ! Natë në t'cilën toksorja bashkohet me qielloren, njerzorja me hyjnoren.
Po Ju lutena, pra, O Zot, që ky qiri dyllit i konsakruem në nder të Emnit Tuej t'vazhdojë me u djegë, për ma shpërndâ errësinen e ksaj nate. Dhe i pranuem si nji aromë e kandshme, t'mundet me u bashkue me dritat qielluere. Hylli i mjesit t'a gjejë kyt flakë të ndezun. Aj Hyll, pra, që nuk njeh perëndim. Aj që tuej u kthye prej ferrit me gzim ndriçoi njerëzimin. Ju lutena, pra, O Zot, që të denjoni me na dhanë nji kohë t'paqtë gjatë ksaj Feste të Pashkve, dhe me na sundue, drejtue dhe mbrojtë vazhdimisht, na shërbtorët Tuej, s'bashkut me tanë klerin dhe popullin besimtar [...]. Kini mshirë gjithashtu edhe për ata që na qeverisin, dhe denjoni me u dhanë mirësinë dhe mëshirën Tuej të papërshkrueshme