Pa Fé Katolike nuk ka shêjtní
Mos u rrêni !!! Karlo Akutis përfaqson sektin infiltrues modernist-sinodal e antikatolik të pseudo-konçilit të II të Vatikanit, i cili mshehet nën emnin e Kishës shejte Katolike Romake, sod n'eklips. Çeshtja Akutis mundohet me ligjitimue n'rang mbinatyruer kyt sekt uzurpues të Vatikanit dhe dioqezave, por Zoti jonë JEZU-KRISHTI na paralajmnon sesi me i dallue profetët e rremë, që mshehen nën petkun e nji shejtnije e devocjoni të rrêjshëm: Prej fryteve t'yne keni me i njoftë.
Frytet e prishuna e t'korruptueme të ktij sekti modernist janë kryesisht propagandimi i unjillit të ri modernist të lirisë fetare të ndërgjegjes dhe t'ekumenizmit apostat të Vatikanit II apo të moskonvertimit të shpirtnave në Fenë e vetme shelbuese t'krishtênë, praktika kto totalisht anti-katolike që mohojnë komplet Fenë dymijëvjeçare Katolike dhe Traditen shejte e t'pandryshueshme apostolike. Pa Fé Katolike e pa Traditë Apostolike asht e pamujtun me i pelqye Hyjit (Hebrejve 11, 6) e rrjedhimisht asht e pamujtun egzistenca e shejtnisë apo e perfeksjonit t'krishtênë.
« Po habitem se sa shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji unjill tjetër, por ka njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrëzue e shkatrrue Unjillin e KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër unjill prej atij që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam tue dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tue kërkue me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se do të doja t'i pëlqeja njerzve nuk do të isha sherbtori i JEZU-KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull drejtue Galatve 1:6-10)
Me u dhanë me hangër atyne që kanë ûjë (urí), me u dhanë me pî atyne që kanë etje, me i veshë t'zhdèshunit, me i strehue t'huejt, me i pâ t'smuetit, me i çlirue t'burgosunit dhe me vorros t'dekunit janë veprat trupore të mshirës, kurse me korrigjue mkatnorët, me msue injorantat, me u lutë për shëlbimin e t'afërmit, me kshillue nevojtarët dhe me ngushllue t'pikëlluemt janë disa prej veprave shpirtnuere të mshirës (Kateshizmi katolik). Pa shpirt njiri asht i dekun ; po ashtu edhe veprat e naltpërmenduna janë të dekuna para Hyjit, janë thjesht njerzuere, humane, dhe nuk meritojnë asgjâ për jeten e pafundme t'Parrizit n'kjoft se nuk frymzohen dhe nuk rrjedhin prej nji shpirti t'gjallnuem prej Fesë Katolike, prej Shpresës dhe Dashtnisë hyjnore, tri virtyteve teologale që na bashkojnë me Zotin. Nji vepër e kryeme pa qëllimin e mbrendshëm të shêjtë, n'vetvedi mundet me kênë humane, socjale, e ndershme, si për shembull lëmosha e nji pagàneje, por nuk mundet me u quejt shêjte as vepra e as autorja e veprës.
Qëllimi i shêjtë e ban vepren e mirë dhe t'shêjtë.
« Bonum opus intentio facit, intentionem fides dirigit. » (S. August., “Sup. Ps. 31”, circa med. Praef. p. 125, B, t. 8 ; “Aurifodina universalis”, vol. VI, p. 3).
« Qëllimi asht aj që e ban nji vepër të mirë dhe asht Féja Katolike ajo që drejton qëllimin. » (sh'Agustini).
« Tunc est vere opus bonum, cum a charitate jaculatur agentis intentio ; et tanquam ad locum suum rediens, rursus in charitate requiescit. » (S. August. “De catechiz. rud.” c. 11, circa fin. Tom. 4 ; “Aurifodina universalis”, vol. VI, p. 4).
« Nji vepër asht e mirë kur Dashtníja hyjnuere drejton qëllimin e personës që e kryen dhe kur kjo vepër vjen mandej me pushue n'Dashtnínë hyjnuere, si n'votren e vet. » (sh'Agustini).
« Opera sunt ex fide, non fides ex operibus. » (S. August., “De gratia et lib. Arb.”, c. 7, post med. t. 7 ; idem).
« Féja prodhon veprat por veprat nuk prodhojnë Fenë. » (sh'Agustini).
« Necesse est mortua opera faciat anima, donec Christi gratia reviviscat. » (S. August., “De natura et grat.”, c. 24, post med. t. 7 ; idem).
« Shpirti ka me krye gjithmonë vepra t'dekuna, përsa kohë që nuk jeton prej hirit t'JEZU-KRISHTIT [përsa kohë që nuk asht n'hirin e Zotit apo përsa kohë që jeton n'mkat të randë]. » (sh'Agustini).
« Bona opera veræ divitiæ spiritus, ubi pura mentis sinceritate geruntur, sed sine fine nihil prosunt. » (Gloss.ord., “Sup. Proverb. c. 31, col. 1747, C, t. 3 ; idem, p. 5).
« Veprat e mira përbajnë pasuninë e vërtetë të shpirtit kur i kryej ato me qëllime t'mira dhe t'sinqerta ; përkundrazi, pa Fé, kto vepra nuk duhen kurgja. ». (Egzegjéza biblike).
« Hoc opus coram Deo non placet, quod alterius operis injustitia polluit. » (S. Greg, Mag., “Lib. 22 Moral.” c. 17, circa med. col. 760, B, t. 1 ; idem, p. 6)
« Nji vepër nuk mundet me i pëlqye Hyjit kur ndërgjegja e autorit t'saj asht e përlyeme prej padrejtsísë. » (Papa sh'Gregori i Madh).
« Si bona intentio non sit, et bonum opus quod videtur perit. » (“Aurifodina universalis”, vol. IV, p. 295 ; “Sup. Job”, c. 15, col. 181, D, t. 3).
« Pa qëllimin e mirë, çdo vepër n'dukje e mirë asht e hupun. » (Idem).
« Si intentio non est ex fide, totus homo interior tenebrosus est. » (Idem ; “Sup. Matth.” c. 6, in illud, si fuerit oculus tuus simplex, etc. col. 137, A.).
« N'kjoft se qëllimi nuk vjen prej Fesë katolike, tanë njiri i mbrendshëm (shpirtnuer) asht n'errsinë. » (Idem).
« Drita e trupit tand asht syni jot. N'kjoft se syni jot asht i mirë, tanë trupi jot ka me kênë i ndriçuem ; por n'kjoft se syni jot asht i keq, tanë trupi jot ka me kênë n'errsinë. » (sh'Mateu VI, 22-23).
Si asht syni për trupin, ashtu asht edhe inteligjenca për shpirtin tand, komenton pasazhin e masipërm doktori i Kishës bizantine sh'Gjon Krizostómi : ashtu si hupja e shikimit i hjek veprave të trupit nji pjesë të madhe të aktivitetit të tij, ashtu edhe korruptimi i inteligjencës mbush jeten plot me vese, shton doktori bizantin. Syni, n'kyt pasazh, përfaqson qëllimin, komenton sh'Agustini : n'kjoft se asht i mirë, tana veprat kanë me kênë të mira. N'fakt, Apostulli sh'Pal i quen veprat tona trupin tonë, kur thotë : « Mortifikoni (nështroni) trupat tuej toksuer, kurvninë, imoralitetin… (Kolosjanve III, 5) ». Duhet pra konsiderue jo çka ban njiri por çka dishiron me bâ, e kjo asht drita jonë ; na mundena me dijtë qëllimin e veprave tona dhe gjithçka që asht e mirë asht dritë… N’kjoft se ju bani nji akt me nji qëllim jo t’mirë, e megjithse rezultati mundet me kênë i dobishëm për dikênd, nuk ka me u gjykue rezultati i aktit tuej por qëllimi me t’cillin e keni krye ; nga ana tjetër, kur veprat bahen me nji qëllim të mirë, pra për dashtní për Zotin, atherë ato janë të mira dhe i pëlqejnë Hyjit. Ajo që asht mkat, shton sh’Agustini, nuk mundet kurrë me u bâ me ndonji qëllim t’mirë. Egzistojnë akte t’mira dhe të kqija që lindin prej nji shkaku t’mirë apo të keq, për shembull me i dhanë me hangër nji t’vorfnit asht akt i mirë n’kjoft bahet për mshirë, por nji akt që asht mkat n’vetvedi, si për shembull vjedhja apo imoraliteti, kush mundet me thanë se mundena me e bâ për nji motiv t’mirë e pa mkat ?
Remigius.... komenton se figura e dritës nënkupton Fenë, sepse asht kjo dritë që ndriçon hapat e shpirtit tonë, d.m.th. veprat tona, dhe i influencon ato ; prandej asht thanë : « Asht fjala Juej, o Zot, që asht drita e shpirtit tem. » Pra, n'kjoft se Féja jonë asht e pastër dhe integrale tanë trupi jonë ka me u ndriçue ; por n'kjoft se ajo asht korruptue apo përlye atherë tanë trupi ka me kênë n'errsinë. (sh' Tomë Akuini, O.P., « Zinxhiri i artë - Komente biblike prej Etënve të Kishës », vol. I, pp. 384-388).
Dhe kjo Fé hyjnuere, ky qëllim e kto vepra të mira na janë sigurue me aq mshirë e dashtní t'pafundme hyjnuere prej meritave të pafundme të Mundimeve dhe Pasjonit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që vuejti për dashtní për né dhe për shëlbimin e tanë njerzve.
« Meritat e JEZU-KRISHTIT jo vetëm që nuk përjashtojnë meritat [e veprave] tona por kto t'fundit mbështeten mbi tó si mbi themelin e vet dhe prej ktij themeli ato marrin hínin, fillesen e çdo meríte dhe drejtimin e veprave tona të mira drejt jetës s'amshueme. Larg prej zvoglimit të meritave të Shëlbuesit, veprat tona, përkundrazi, i çojnë ato merita mâ nalt. Kush âsht aq i pamênd sa me pretendue se vilet e shëndetshme cënojnë lavdinë e hardhísë, pa t'cillen ata nuk kishin me prue asnji fryt ? Por, thojnë protestantat heretikë, meritat e JEZU-KRISHTIT, a nuk mjaftojnë ? Meritat tona, larg prej konfirmimit të pafuqisë së tyne, dishmojnë, përkundrazi, efikasitetin e tyne, sepse meritat e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT na kanë sigurue jo vetëm shëlbimin por edhe hínin hyjnuer me e mbërrit kyt shëlbim nëpërmjet meritave tona. N'kjoft se Zoti përdor diellin për me ndriçue dhe shiun për me freskue nuk âsht se nuk mundet me e bâ vetë drejtpërdrejt kyt gjâ, por Hyji dishiron me rrezatue edhe mâ shumë fuqinë e Tij, tuej i dhanë krijesave fuqinë me e krye vetë ata kyt vepër. Na i detyrohena edhe mâ shumë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT për shëlbimin kur kujtojmë se, tuej mos u knaqë vetëm me faktin e t'merituemit, Shëlbuesi ka meritue që na t'arrijmë kyt shëlbim nëpërmjet meritave tona, gjâ që na nderon edhe mâ shumë.
« Pra mekênse meritat e JEZU-KRISHTIT nuk i bajnë t'panevojshme meritat tona, pendesa e JEZU-KRISHTIT nuk na përjashton prej pendesës që na duhet me bâ. Kjo e vërtetë âsht nji artikull fejet [dhe mohuesit e saj janë heretikë]. "KRISHTI ka vuejtë për ne, tuej ju lanë shembullin në mnyrë që edhe ju me ecë në gjurmët e Tija." (I sh'Pjetrit II, 21). Simbas Konçilit dogmatik të Trentës, âsht i justifikuem vetëm aj që, i paraprímë prej hinit shpirtnuer të Zotit, predispozóhet për justifikimin dhe i drejti meriton jeten e përjetshme nëpërmjet veprave të mira që aj ban në Hyjin. » (Konçili Dogmatik i Trentës, “Dekreti mbi Justifikimin”, Sesjoni 6, 13 Janar 1547 ; Denzinger 792 a).
« Na mundena me krijue nji farë idéjet mbi efikasitetin e madh të pêndesës n'kjoft se kujtohena se ajo vjen krejtsisht prej meritave të Pasjonit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT ; asht Pasjoni i JEZU-KRISHTIT aj që i nep akteve tona të mira dy avantazhe jasht-zakonsht të mëdhaja : i pari avantazh asht që na t'mundena me meritue shpërblimin e lumnísë së Parrizit, n'mnyrë që edhe nji gotë ujit i ftoftë e dhanun n'êmnin e JEZUSIT mos t'mbesë pa shpërblim, dhe avantazhi i dyti asht që na t'mundena me shpague për mkatet tona.
« Ky shpagim i joni nuk zvoglon shpagimin mâ se t'bollshëm dhe mâ se perfekt të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, por n'kundërten, shpagimi jonë e ban shpagimin e Shëlbuesit tonë edhe mâ t'dukshëm dhe mâ t'lavdishëm. Hiri i KRISHTIT Zot rrjedh edhe ma me bollëk, sepse na komunikon jo vetëm çka ka meritue dhe pague vetë Shelbuesi por edhe çka ka meritue dhe pague si Kré (Kokë) në pjestarët e Trupit të Tij mistik, që janë njerzit e drejtë dhe të shêjtë. Për rrjedhojë, shifet se çfarë pèshet dhe dinjitetit të madh kanë veprat e mira të njerzve t'devoçëm ; Zoti jonë JEZU-KRISHTI i komunikon vazhdimisht hirin e Tij shpirit të devoçëm që asht i bashkuem me Shëlbuesin nëpërmjet dashtnisë hyjnuere, ashtu si ban kreu për gjymtyrët apo hardhíja për degët e veta. Ky hir gjithmonë paraprínë, shoqnon dhe ndjek veprat tona të mira, sepse pa kyt hir hyjnuer na nuk mundena me pasë ndonji meritë dhe nuk mundena me i pëlqye aspak Hyjit... Përsa i përket shpagimit, asht e nevojshme që shpaguesi t'jetë në hirin e Zotit, pra mik i Zotit [d.m.th. pa mkat t'randë n'shpirt], sepse veprat e kryeme pa Fé Katolike dhe pa Dashtní Hyjnuere nuk munden me u pranue prej Hyjit. » (Prej Kateshizmit të Konçilit të Trentës apo Kateshizmit Romak, 24 Shtatuer 1566).
Asht e vërtetë se qëllimi asht nji element i mbrendshëm dhe n'parim Kisha nuk gjykon të mbrendshmen, “de internis non judicat Ecclesia”, por ky qëllim mundet me u marrë me mend në funksjon të veprave që rrjedhin prej tij, sepse njifen profetet dhe doktorët e rrêmë prej veprave të tyne, na mson Shëlbuesi n'Unjillin shêjt :
« Ruejuni prej profetve t'rrêmë ! Kanë me ju ardhë t'veshun me tesha qingjash por përmbrênda janë ujq grabitqarë. Ata keni me i njoftë prej fryteve të tyne, ashtû si njifet pema prej fryteve të saja. A vjelen rrushtë ndër ferra apo fiqtë ndër gjemba ? Pêma e mirë nxjerr fryte të mira ; pêma e keqe, fryte të kqija. Nji pêmë e mirë nuk mundet me nxjerrë fryte të kqija dhe as nji pêmë e keqe, fryte të mira. Por çdo pêmë që nuk ban fryte të mira ka me u këputë dhe ka me u hjedhë n'zjerm. Pra, profetët e rrêmë keni me i njoftë prej fryteve të tyne. » (sh'Mateu VII, 15-20).
T'Krishtênët janë qingjat, komenton doktori i Kishës sh'Gjon Krizostomi pasazhin e masipërm të shën Mateut, dhe teshat e qingjave janë Krishtënimi sipërfaqsuer dhe religjioni i shtirun ; e pra nuk ka gjâ ma t'keqe që shkatrron të mirën sesa kjo hipokrizí, sepse nuk mundet me u njoftë dhe për rrjedhojë me u shmangë e keqja që mshehet. Doktorët e Kishës, kjoshin edhe në mkat apo skllevën t'imoralitetit, nuk munden me u quejtë ''ujq grabitqarë'', sepse nuk kanë n'mend me hupë t'Krishtênët, por asht e kjartë se kta ujq grabitqarë janë heretikët që qëllimisht paraqiten katolikë apo t'Krishtênë vetëm nga ana e jashtme, për me mujtë mandej me kafshue katolikët me dhambët e tyne të nji mashtrimi kriminel. Për kta ujq ka folë shën Pali : « E di se mbasi t'iku, ujq grabitqarë kanë me u lshue n'mesin tuej e nuk kanë me kursye gregjen. » (Aktet e Apostujve XX, 29).
Duhen konsiderue me kujdes se cilat janë kto fryte, komenton pasazhin e masipërm doktori i madh i Kishës, shën Agustini ; shumë rrêhen prej fryteve që prodhohen (vijnë) prej atyne që janë t'veshun me tesha qingjash, e n'kyt mnyrë ata bahen préja e ujqve. Kto fryte që i rrêjnë njerzit janë njinesët, lutjet, lmoshët, që synojnë veç njerzit dhe ata që habiten prej vshtirsíve të ktyne veprave. Mirëpo kto nuk janë frytet me anen e t'cilave mundena me i njoftë profetët e rrêmë, sepse n'kjoft se kto vepra me t'vërtetë janë bâ me nji qëllim të mirë, ato janë teshat e qingjave ; por ato janë teshat e ujqve n'kjoft se ato dalin prej nji zemret ku mbretnon gabimi, shton sh’Agustini.
Frytet e njirit të drejtë, komenton shën Gjon Krizostómi, janë shpallja e Fesë Katolike. Aj që i frymzuem prej SHPIRTIT-SHEJT flet me zânin e përvujtnisë dhe të shpalljes së vërtetë të Fesë Katolike, aj asht nji qingj, kurse aj që flet kundër të vërtetës ulurinë blasfema kundër Zotit dhe aj profet i rrêmë asht nji ujk. Kto ujq, komenton doktori i Kishës sh'Jeronimi, që shfaqin nga jashtë krejt t'kundërten e asaj që kanë në shpirt përfaqsojnë heretikët që janë t'mbuluem me kontinencë (përmbajtje epshesh) e me njinesa, si me nji petk devocjonit, por që mbrendë mshehin nji zemër t'korruptueme, e kshtu rrêjnë zemrat e thjeshta të besimtarvet.
« Jo të tanë ata që M'thonë : Zot, Zot, kanë me hí n'Mbretninë e Qiellit, por aj që ban Vullnetin e ATIT Tem që asht në Qiell, aj ka me hí n'Mbretninë e Qiellit. Shumë veta kanë me M'thanë n'at ditë : Zot, Zot, a nuk kena profetizue, a nuk kena shporrë djajtë e a nuk kena ba shumë mrekullina n'êmnin Tand ? E Un kam me u thanë : Nuk ju kam njoftë kurrë ; largonju prej Mejet, ô ju keqbâsa. » (sh'Mateu VII, 21-23).
Tuej komentue pasazhin e masipërm, sh'Jeronimi mson se edhe Apostulli i kombeve shën Pali po me kyt kuptim thonte mbi profetët e rrêmë se “ata shpallin se E njohin Hyjin por E mohojnë në veprat e tyne, tuej kênë t'neveritshëm e rebelë dhe t'paaftë për asnji vepër të mirë”. (Titit I, 16). Nuk duhet me besue se aj që thotë “Zot, Zot”, e prej ktyne fjalve na duket i mirë, domosdoshmënisht ban pjesë në kategorinë e atyne që nxjerrin fryte të mira, komenton sh'Agustini ; kto fryte janë përmbushja e Vullnesës së Zotit ; e kjo Vullnesë hyjnuere asht shêjtnimi jonë (I Tesalonve IV, 3), që arrihet tuej praktikue virtytet teologale e unitive të Fesë, Shpresës dhe Dashtnisë hyjnuere ; nuk duhet me u rrêjtë as prej atyne që kajherë bajnë ndonji mrekullí, që n’fakt Hyji ban nëpërmjet tyne për hir të pafeve, dhe për me diftue veprimin e Dijes s'padukshme hyjnuere, shton sh'Agustini. Zoti kajherë kryen mrekullina edhe nëpërmjet profetve t'rrêmë, si me Judë tradhtarin (sh'Luka X, 17), me Kaifen (sh'Gjoni XI, 49) apo edhe si me Balamin (Numrat XXIV, 3), tuej nxjerr t'mirën edhe prej t'keqes dhe tuej parashikue gjithmonë qëllimin e mirë final : lavdinë e Hyjit dhe shëlbimin e shpirtnavet. ("Komentet biblike të Kornelius Lapide", vol I, f. 311).
Ky dënim i Shëlbuesit, “largonju prej Mejet”, komenton Papa sh'Gregori i Madh, duhet me na msue até çka duhet me respektue te njerzit : përvujtninë e dashtnisë hyjnuere dhe jo shkëlqimin e mrekullive. Për kyt arsye, Kisha shêjte Katolike përbuzë mrekullitë e heretikve, n'kjoft se egzistojnë, sepse ato nuk janë aspak nji shêjë shêjtníjet. Napim dishmí shêjtníjet jo tuej bâ mrekullina por tuej dashtë t'afërmin si vedin, tuej pasë mbi Zotin idé t'vërteta dhe tuej gjykue vedin ma ashpër sesa të tjerët, shton Papa sh’Gregori. Dhuntíja e Dashtnísë hyjnuere i ka rrâjtë në dhuntinë e Fesë hyjnuere Katolike pa t'cillen nuk ka shêjtní. Dhe kjo Fé shêjte Katolike asht shkambi mbi t'cillin njerzit e urtë e të dijtun ndërtojnë shpinë e tyne t'pathyeshme.
« Gjithkush që i ndig'jon kto fjalë t'Mija dhe i ven në praktikë ka me u krahasue me nji njiri t'urtë që e ka ndërtue shpinë e vet mbi shkamb ; e kur shiu ka râ, kur lumejtë janë vërsulë e kur ernat kanë frýe e janë përplasë mbi kyt shpí, ajo nuk asht rrzue sepse ishte e ndërtueme mbi shkamb. Por gjithkush që i ndig'jon kto fjalë që po tham e nuk i ven n'praktikë asht i ngjashëm me nji njiri të çmendun që e ka ndërtue shpinë e vet mbi ranë ; e kur shiu ka râ, kur lumejtë janë vërsulë e kur ernat kanë frýe e janë përplasë mbi kyt shpí, ajo asht përmbysë dhe i madh ka kênë shkatrrimi i saj. » (sh'Mateu VII, 24-27).
Ky njiri i urtë që ka ndërtue shpinë e vet mbi shkamb asht KRISHTI Zot, komenton sh'Gjon Krizostomi, sepse ka ndërtue shpinë e Tij, Kishen Katolike, mbi shkamb, don me thanë mbi forcen e Fesë Katolike. I çmenduni asht djalli që ka ndërtue shpinë e tij, don me thanë bashkimin e t'pafeve, mbi ranë, don me thanë mbi paqëndrueshmëninë e mosbesimit apo mbi njerzit epshuer, t'quejtun ranë për arsye të sterilitetit dhe ndamjes së tyne në nji morí opinionesh të ndryshme e tuej kênë të shumtë si râna e detit. E kur ka ardhë momenti i provës, shpija mbi shkamb ka qëndrue e patundun, prandej çdo vepër e ndërtueme mbi shkambin e Fesë shêjte Katolike dhe Dashtnisë hyjnuere i reziston çdo provet, asht e mirë, shêjte, dhe ka bekimin e Hyjit ; veprat që ndërtohen mbi ranen e mosbesimit nuk janë as të mira e as shêjte, ato i pret shkatrrimi total dhe mallkimi i Hyjit të Gjithpushtetshëm. Profetët e rrêmë kryejnë kto lloj veprash që, tuej mos lindë prej Fesë Katolike e Dashtnisë hyjnuere, janë t'mallkueme para Zotit.
Pra, veprat tona të mira apo të kqija varen prej qëllimit me t'cillin ato kryhen ; kto vepra n'vetvedi munden me kênë të dobishme, humane e të ndershme para njerzve, por n'kjoft se ato nuk parapríhen dhe nuk lindin prej nji qëllimi t'mirë, kto vepra nuk munden me u pëlqye prej Hyjit ; me qëllim t'mirë nënkuptoj qëllimin shêjt e mbinatyruer që drejtohet prej Fesë Katolike dhe Dashtnísë hyjnuere, dy virtyteve teologale që na bashkojnë me Hyjin, ashtu siç mson me të drejtë sh'Agustini, i cilli shton se shpirti që nuk jeton prej hirit t'KRISHTIT Zot, pra që nuk ka virtytin e Dashtnísë hyjnuere, kryen vepra të dekuna ; e aq ma tepër janë të dekuna veprat e nji personi që nuk ka Fenë Katolike, sepse pa Fé Katolike nuk mundet me egzistue n'shpirt virtyti teologal i Dashtnísë hyjnuere ; hiri i JEZU-KRISHTIT, i siguruem për njerzit nëpërmjet meritave të pafundme të Pasjonit të Shëlbuesit, frymzon, shoqnon e ndjek tana veprat shêjte, në mnyrë që pa kyt hir hyjnuer, veprat tona janë të dekuna para Zotit, edhe pse ato munden me pasë pëlqimin e njerzve. Kto njerëz shpesh rrêhen prej nji aparence devocjonit apo edhe mrekullijet që mundet me i shoqnue kto vepra profetësh të rremë ; kriteri i pagabueshëm që zbulon shêjtninë dhe pëlqimin e veprave para Zotit asht egzistenca në to e Dashtnisë dhe e Fesë hyjnuere Kristjane. [krahaso mkat kunder Fese me krim kunder Fese...; kur shpirti hup Fene... (shif Berthier, etj; te kapitulli tjeter].
« Mendimet e Mija nuk janë mendimet tueja, e as rrugët tueja nuk janë rrugët e Mija, thotë Hyji i Gjithpushtetshëm ; ashtu si naltohet Qiella mbi tokën, ashtu naltohen edhe rrugët e Mija mbi rrugët tueja, dhe mendimet e Mija mbi mendimet tueja. » (Izaíja LV, 8-9).
Féja Katolike dhe humanizmi
Shumë besime t'rrême antikatolike respektojnë praktika të ndryshme humane si dhan'jen e lëmoshës, respektin dhe kujdesin për t'vjetrit, për fmijtë, por kto akte, t'lëvdueshme n'vetvedi, nuk mjaftojnë me konvertue e shêjtnue shpirtnat.
Humanistat evropjanë të t'ashtuquejtunës “Rilindje Evropjane” kishin edhe ata si objektiv primâr mirëkên'jen materjale t'njirit në kyt botë, por lêjshin menjanë pshtimin e shpirtit, që asht arsyeja e vetme egzistencjale e njirit n'kyt tokë. Imzot Henri Delassus, n'vepren e tij "Komploti antikatolik" ("La Conjuration antichrétienne", 1910, vol I, f. 30), shkruen se rilindasit dojshin që njiri të gjênte lumninë e tij mbi tokë, që tana forcat dhe tanë aktiviteti i tij t'përdorej me sigurue mirëkên'jen e përkohshme ; ata thojshin se detyra e qeverisë asht me i sigurue qytetarit tana knaqsitë e mundshme (t'ligjshme e t'paligjshme), por kjo doktrinë pagane asht e kundërta e Doktrinës dhe Moralit Kristjan : transhendént'ja, koncepti mbinatyruer i jetës ku KRISHTI Zot asht n'qêndër të gjithçkajet bjen n'kundërshtim me pikpamjet mondane humaniste që nuk vêjnë Krijuesin e gjithsisë por natyrën, njirin dhe aspiratat e tija në qêndren e universit.
« Qielli, - shkruente Collacio Salutati n’vepren e tij "Bëmat e Herkulit" - i përket me të drejtë njerzve energjikë që kanë luftue beteja t'mëdhaja ose që kanë krye punë t'mëdhaja mbi tokë. » Prej ktij parimit, humanistat nxorën përfundimet përkatse : Ideali antik dhe natyruer, ideali i Zenonit, i Plutarkut dhe i Epikurit ishte me shumue n'pafundsí energjitë e vetvetes, tuej zhvillue n'mnyrë harmonike forcat e shpirtit dhe të trupit. Ky ideal [human] i Rilindasve zëvendsoi, n'veprat dhe shkrimet e tyne, aspiratat mbinatyruere të Krishtënimit. Kyt ideal, F. Nietzsche e shtyu deri n'ekstrem, tuej lëvdue forcën, energjinë, zhvillimin e lirshëm të tana pasjoneve, t'cillat, simbas tij, do të çojshin njirin n'nji gjêndje superjore, për me e bâ até nji supernjíri. » (Imzot H. Delassus, Idem, f. 40).
Edhe shoqníja sekrete e Masonerísë, vepër e çifutve talmudistë apostatë, njêna prej anmiqve kryesuer e ma t’rrezikshëm të Kishës Katolike, të rêndit kushtetues e tanë njerzimit, vetnjifet zyrtarisht si nji shoqní bamirsíjet me qëllime filantropike, antarët e t'cillës “punojnë për t'miren e njerzimit..., për me formue nji vllazní universale” (Enciklopedija gjermane e Masonerisë, “Handbuch”, 1900, I, 320 sq.). Por çfarë lidhjet ka aktiviteti i tyne kriminel e subversiv, n'dukje human, me shëlbimin e shpirtnavet ?
« Me çka kena tashmâ parashtrue, âsht evidente n'mnyrë të padiskutueshme se qëllimi i tyne final âsht çrrânjosja totale e tanë rêndit fetar dhe politik në botë, i lindun prej Krishtënimit, dhe zëvendsimi i tij me nji tjetër rênd, n'harmoní me mnyrën e tyne të t'menduemit. Kjo don me thanë se themeli dhe ligjet e strukturës s're të shoqnisë do të bazohen ekskluzivisht mbi natyralizmin. » (Papa Leoni XIII, Incikliku "Humanum Genus", kundër Masonerisë ; 20 Prill 1884).
Pra cillido aktivitet human e bamirës, sado i lëvdueshëm që mund t'jetë si vepër thjesht njerzuere e natyruere, nuk mundet kurrë me kênë shêjt, nuk mundet asnjiherë me i pëlqye Hyjit n'kjoft se i mungon esencjalja, n'kjoft se nuk frymzohet e nuk mbështetet mbi Fenë shêjte Katolike dhe virytet e tjera mbinatyrore, sepse pa Fénë Katolike nuk mundena me i pëlqye Zotit (Hebrejve XI, 6).
Feja Katolike asht rrâja e tana virtyteve, mson doktori serafik, sh'Bonaventura ; n’kjoft se e zhgulim prej shpirtit tonë, të tana virtytet e tjera thahen.
Feja Katolike asht themeli i tana t’mirave dhe fillimi i shëlbimit t'njirit, thotë i madhi sh'Agustini ; pa Fenë Katolike kërkush nuk ka me u rradhitë mes bijve t'Zotit dhe pa Fenë Katolike tanë puna e njirit asht kot.
Asht shêjt aj që ka Fenë Katolike dhe jeton me t’vërtetë nji jetë shembullore, thotë sh’Gjon Krizostomi.
Feja asht zbukurimi kryesuer i Kishës Katolike që mban vendin e parë mes virtyteve ; të tana virtytet e tjera e ndjekin por pa Fenë Katolike ata nuk munden me hy n'pallatin e Mbretnisë qielluere : n’kjoft se Përvujtníja gërset n'derë apo Durimi apo Dlirtsíja apo edhe vetë Dashtníja hyjnuere, që Apostulli sh’Pal e radhit t'parën dhe mâ t'madhen mes virtyteve tjera, por n’kjoft se Feja mungon, të tana virtytet e tjera refuzohen dhe nuk munden me hy n'Parriz (shën Bruno).
« Sh'Pjetri quhet shkamb dhe themeli i Kishës Katolike asht i rrënjosun në Fenë e tij. » (sh'Gregori Nazianze, "Or. de moder. ferv. in disp.").
« Feja asht baza e Kishës Katolike, sepse mbi Fenë dhe jo mbi personen e sh'Pjetrit u tha se dyert e Ferrit nuk kanë me triumfue kurrë kundër saj. » (sh'Ambrozi, "De Incarn. C. v, No. 34.").
« KRISHTI e quejti até Pjetër, që don me thanë shkamb, dhe lëvdoi themelin e Kishës që kjé ndërtue mbi Fenë e Apostullit Pjetër. "Nominavit Petrum et laudavit firmamentum Ecclesiae in ista fide". » (sh'Agustini, "Tract ii. in Joan, No. 20.").
« Kushti i parë për shëlbim asht ruejtja e Fesë Katolike dhe mosdevijími, për asnji arsye, prej dekreteve të Etënve. Në fakt, nuk mundet me u neglizhue fjala e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT që thotë : "Ti je Pjetër, shkamb, dhe mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme." (Sh'Mateu XVI, 18). Ky afirmim verifikohet me fakte sepse Besimi Katolik âsht ruejtë gjithmonë pa njollë n'Selinë-Apostolike... » (Prej Profesjonit t'Fesë Katolike të Papës shën Hormisdas, vjeti 517, i pranuem ma vonë n'Konçilin e IV të Konstantinopojës 869-870 A.D. ; Rev. P. Dumeige, idem, n. 416 ; Denzinger n. 171).
« Pjetri u bâ për né nji shkamb i gjallë, mbi t'cillin, si mbi nji themel, pushon Feja e Shëlbuesit, dhe mbi t'cillin asht ndërtue Kisha Katolike. » (sh'Epifàni, "Haeres. 59. No. 7.").
« KRISHTI nuk tha "Petrus" por "Petra", sepse Shëlbuesi nuk ndërtoi Kishen mbi njirin por mbi Fenë e sh'Pjetrit. » (sh'Gjon Krizostomi, "1. Sermon. Pentecost.").
Përkufizim i Fesë Katolike
Feja Katolike asht nji dhuntí e Hyjit, nji dritë që ndriçon njirin dhe që e shtyn me besue me vendosmëní tana t'vërtetat që Hyji na i ka zbulue dhe që na i propozon për besim përmes Magjisterit t’pagabueshëm të Kishës Katolike, të vërteta t'gjinduna si në Biblen Shêjte ashtu edhe në Traditen Katolike (Kateshizmi Romak).
Aj që e quen vedin Katolik por vepron si t’pafetë asht ma i neveritshëm se aj që deklarohet publikisht pagan. (shën Hilàri).
« [...] Padyshim, të tanë e dijnë se vetë Sh'Gjoni, Apostulli i dashtnisë hyjnuere, aj që n'Unjillin e tij zbulon n'nji farë mnyret sekretet e Zêmres Shêjte të JEZUSIT, i porosiste vazhdimisht besimtarët katolikë me "dashtë njêni-tjetrin" (I Gjoni IV, 7-11). Por në t'njêjten kohë, aj ndalonte absolutisht çdo marrëdhân'je me ata që nuk praktikojshin n'mnyrë të plotë dhe t'papërlyeme msimet e KRISHTIT : "N'kjoft se dikush vjen drejt jush dhe nuk sjell kto msime, mos e pranoni n'shpinë tuej dhe as mos e përshndetni aspak." (I Gjoni 10). Kshtû pra, mekênse dashtníja për Zotin ka për bazë nji besim t'sinqertë dhe t'plotë, atherë bashkimi në nji Fé Katolike duhet me kênë lidhja kryesuere që bashkon besimtarët e KRISHTIT ZOT. » (Papa Piu XI, Incikliku "Mortalium Animos", 6 Janar 1928).
« Mos u përzini me t'pafetë ! Çfarë pjesmarjet ka drejtsíja me padrejtsinë ? Çfarë lidhjet ka drita me êrrsinën ? Çfarë marrveshjet ka mes KRISHTIT dhe Beljàlit (djallit) ? Çfarë kanë t'përbashkët besimtari me jobesimtarin ? Çfarë bashkpunimit ka tempulli i Zotit me idhujt ? Por ju jeni tempulli i Zotit t'gjallë, ashtu si thotë Hyji : "Kam me banue n'tà dhe kam me ecë n'mesin e tyne ; dhe kam me kênë Zoti i tyne e ata, populli Jem. Prandej, delni jashtë prej mesit t'yne dhe ndajuni prej tyne, thotë Hyji, e mos prekni gjânë e papastër. Dhe mandej kam me ju pranue : kam me kênë Atë për jue, e ju keni me kênë bijtë e bijat e Mija, thotë Hyji i Gjithpushtetshëm. » (II Korintasve VI, 4-18).
« Kisha shêjte Katolike Romake âsht ndërtue mbi shkamb, që don me thanë mbi KRISHTIN dhe mbi Pjetrin, ose mbi Kefas, t'birin e Gjonit, i quejtun fillimisht Simon. Kjo Kishë nuk ka me u domunue n'asnji mnyrë prej dyerve t'Ferrit apo prej polemikave t'heretikve që udhhjekin njerzit mendjemëdhaj drejt vdekjes. Kshtû ka premtue e Vërteta, nëpërmjet t'Cillës âsht e vërtetë gjithçka që âsht e vërtetë : "Dyert e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj." (Sh'Mateu XVI, 18). Për mâ tepër, Biri i Zotit dishmon se i ka kërkue ATIT, n'lutjet e Tija, realizimin e ktij premtimit, tuej i thanë Pjetrit : "Simon, qé satani..." (Sh'Luka XXII, 31). A âsht dikush pra aq i çmendun sa me guxue me mendue se lutja e Atij, për t'Cillin me dashtë âsht me mujtë, mundet me kênë pa efekt në kyt pikë ? Selija e Princit t'Apostujve, Kisha Romake, si nëpërmjet vetë Pjetrit ashtu edhe nëpërmjet pasardhsve të tij, a nuk ka dënue, a nuk ka hjedhë poshtë dhe a nuk i ka mundë tana gabimet e heretikve ? A nuk ka konfirmue ajo zemrat e vllâzënve në Fenë e Pjetrit, që deri tash nuk ka dështue e deri në fund nuk ka me dështue ? » (Prej letrës së Papës sh'Leoni IX drejtue shizmatikut Mikel Cerularit, vjeti 1053 ; Rev. P. Dumeige, idem, n. 417, f. 259 ; Denzinger n. 351).
« Meqë Kisha Katolike Romake e ka për detyrë, mbi gjithçka tjetër, me mbrojtë t'vërtetën e Fesë Katolike, pvetjet dhe çashtjet që lindin n'lidhje me Fenë duhen vendosë prej gjykimit t'saj... N'tana çashtjet që prekin jurisdikcjonin kishtar mundena me iu drejtue gjykimit t'saj. Ksaj Kishe Romake i nënshtrohen tana kishat e tjera, prelatët e t'cillave i binden dhe e respektojnë... » (Prej Profesjonit të shpalljes së Fesë të përfaqsuesit të Perandorit të Lindjes, Mikel Paleologut, dhe metropolitanve ; Konçili II i Lionit, i 14-ti Ekumenik, ; 6 Korrik 1274 ; Rev. P. Dumeige, idem, n. 421 ; Denzinger n. 466).
« [...] Na besojmë me gjithë zemër dhe shpallim me gojë se egziston vetëm Nji Kishë, jo ajo e heretikve, por Shêjtja Kishë Romake, Katolike e Apostolike, jashtë t'cillës na besojmë se kërkush nuk shëlbohet. » (Prej Profesjonit të Fesë që Papa Inoçenti III i urdhnoi Voduàve me e shpallë publikisht, vjeti 1208 ; Rev. P. Dumeige,"La Foi Catholique", 1960, n. 419, faqe 260 ; Denzinger n. 423).
« Ka Nji Kishë Katolike (Universale) të besimtarvet, jashtë t'cillës absolutisht kërkush nuk mundet me u shëlbue dhe brenda s'cillës JEZU-KRISHTI âsht në t'njêjten kohë Meshtar dhe Viktimë. Trupi dhe Gjaku i Tij, në Sakramêndin e Eukaristisë, me t'vërtetë egzistojnë nën aparencen e bukës dhe të vênës : buka transubstancohet [substanca shndrrohet] në Trupin e Shëlbuesit dhe vêna transubstancohet në Gjakun e JEZU-KRISHTIT prej fuqisë hyjnore... » (Prej Konçilit të IV të Latranit, i 12-ti Ekumenik kundër herezisë albigjense ; kapitulli I : Feja Katolike, vjeti 1215 ; Rev. P. Dumeige, idem, n. 420, f. 260 ; Denzinger n. 430).
« Feja na urdhnon menjiherë me besue dhe me mbrojtë NJI Kishë Shêjte, Katolike e Apostolike...., jashtë t'cillës nuk ka as shëlbim e as falje të mkateve, sepse Dhandri, në Librin e Kantikve, shpallë se "nji dhe perfekte âsht pëllumbesha jeme..." (Kantik. VI, 9) ; Kjo pëllumbeshë përfaqson Trupin e vetëm Mistik [Kishen Katolike Romake] ku KRISHTI âsht Kreu i saj, ashtu si Hyji âsht Kreu i KRISHTIT. Në kyt Kishë ka vetëm "Nji Zot, Nji Fé, Nji Pagzim" (Efezjanve IV, 5). Unike ishte në fakt Arka e Noesë në kohen e Përmbytjes, e cilla kjé, qysh atherë, nji figurë e Kishës së vetme e unike Katolike Romake. Me nji naltsí "nji kut" (Gjeneza VI, 16), Arka kishte nji pilot e nji shef të vetëm : Noenë. Jashtë Arkës, na e pamë, se gjithçka që egzistonte mbi tokë u shkatrrue. Kishen e vetme Romake na e venerojmë, ashtu si Hyji tha nëpërmjet Profetit të Tij : "O Zot, ma pshto shpirtin tem t'vetëm prej shpatës dhe fuqisë së qenit !" (Psalmi XXI, 21), sepse Profeti âsht lutë, në t'njêjten kohë, për shpirtin, pra për vedin, për kryet dhe për trupin, mbasi e quen trupin e tij, të vetmin tem, që don me thanë Kishen, për shkak të bashkimit të Kishës në Dhandrin e saj, në Fenë Katolike, në Sakramendet dhe në dashtninë hyjnuere. Kisha Katolike Romake âsht tunika pa qepje (Sh'Gjoni XIX, 23) e Shëlbuesit, që nuk âsht shkye por âsht hjedh në short. Prandej kjo Kishë Romake, Nji dhe e Vetme, ka vetëm nji trup, nji krý, dhe jo dy krèna, si do t'i kishte nji përbindsh... » (Papa Bonifaci VIII, prej Bullës "Unam Sanctam", vjeti 1302 ; Rev. P. Dumeige, idem, n. 422, faqe 262 ; Denzinger n. 468).
« Kisha shêjte Romake beson me vendosmëní, shpallë dhe mson se "asnjí prej atyne që jetojnë jashtë Kishës shêjte Romake, jo vetëm pagajt, por as edhe hebrejt, heretikët dhe shizmatikët nuk munden me marrë pjesë në jetën e përjetshme, por kanë me shkue në zjermin e përjetshëm të përgaditun për djallin dhe engjujt e tij" (Sh'Mateu XXV, 41), n'kjoft se nuk i ribashkohen Kishës shêjte Romake para fundit të jetës së tyne mbi tokë. Uniteti i Trupit të Kishës Romake âsht aq i randsishëm saqë Sakramendet e Kishës ndihmojnë shëlbimin e atyne që qëndrojnë në kyt Kishë dhe se njinesët, lëmoshët, veprat e tjera të përshpirtshme dhe përpjekjet e ushtrisë së Krishtênë prodhojnë shpërblime t'përjetshme vetëm për antarët e ksaj Kishe. Kërkush nuk mundet me u shëlbue, sado t'mëdhaja kjoshin lëmoshët e tija dhe biles edhe sikur të derdhin gjakun e tij për emnin e KRISHTIT, n'kjoft se nuk qëndron në gjinin dhe unitetin e Kishës Katolike Romake. » (Konçili i Firences, i 17-ti Ekumenik, ku Grekët moren pjesë dhe pranuen Dekretet e tija ; Dekreti për Jakobinët, vjeti 1442 ; Rev. P. Dumeige, idem, n. 433, f. 266 ; Denzinger n. 714). Dhe n’gjinin e Kishës Katolike Romake hyjmë dhe qëndrojmë vetëm nëpërmjet Fesë shêjte Katolike.
« Egziston nji artikull Fejet që mson se kërkush nuk mundet me u pshtue jashtë Kishës Romake Apostolike, sepse ajo asht Arka e shëlbimit : aj që nuk ka me hy n'té, ka me mbarue në ujnat e përmbytjes. Por, në t'njêjten kohë, asht e sigurtë se ata që injorojnë Besimin e vërtetë Katolik, me nji injorancë të pashërueshme, nuk bahen fajtor në sytë e Zotit... Kur kena me u lirue prej trupit, kena me pa Hyjin ashtu si asht (I Sh'Gjoni III, 2) dhe atherë kena me kuptue lidhjen e ngushtë dhe t'shkëlqyeshme që bashkon Mshiren me Drejtsinë hyjnuere. Por përsa kohë që t'rrimë mbi kyt tokë, t'shtypun prej ksaj mase mortale që trullos shpirtin, t'besojmë me shumë besnikní, simbas Doktrinës Katolike, se ka "Nji Zot të vetëm, Nji Fé të vetme dhe nji Pagzim të vetëm" (Efezjanve IV, 5). Nuk i lejohen kërkimeve tona me shkue mâ andej. » (Prej Fjalimit "Singulari Quadam" i Papës Piu IX, vjeti 1854 ; Rev. P. Dumeige, idem, n. 440, f. 269 ; Denzinger n. 1647).
« Zoti ju ngushlloftë !... Ajo çka ju trishton edhe jue asht fakti se t'tjerët kanë pushtue kishat, me anen e dhunës, ndërkohë që ju jeni jashtë tyne. Asht fakt se ata kanë ndërtesat por ju keni Fenë Apostolike. Ata munden me pushtue kishat tona, por ata janë jashtë Fesë së vërtetë Katolike. Arsyetoni : çka asht ma e randsishme, vendi apo Feja ? Feja e vërtetë, natyrisht. N'kyt luftë, kush ka hupë, kush ka fitue, aj që zotnon vendin apo aj që ruen Fenë ? Vendi, asht e vërtetë, asht i mirë kur aty predikohet Feja Apotolike dhe asht shêjt n'kjoft se gjithshka aty bahet shêjtnisht... Ju jeni t'lumët, ju që rrini n'Kishë nëpërmjet Fesë Katolike, ju që mbroni me guxim themelet e Fesë Katolike që keni trashigue prej Traditës Apostolike ; dhe n'kjoft se disa herë nji xhelozi e tërbueme ka dashtë me i rrxue kto themele, ajo nuk ia ka mbrritë qëllimit : flas për ata që janë ndâ prej ktyne themeleve në kohen e krizës aktuale. Kërkush, kurrë, nuk ka me triumfue kunder Fesë tonë, vllâznit e mij të dashtun. Dhe na besojmë se Hyji ka me na i kthye nji ditë kishat tona. Kshtu pra, sa ma tepër që ata përpiqen me na i xanë vendet e kultit, aq ma tepër ata ndahen prej Kishes Katolike. Ata pretendojnë se përfaqsojnë Kishen Katolike, por, në të vërtetë, vetë ata po e përjashtojnë vedin prej Kishës Katolike dhe po ecin drejt mallkimit. Katolikët besnikë ndaj Zotit dhe Traditës shêjte Katolike, edhe sikur t'jenë reduktue n'nji grusht njerzish, bash ata janë Kisha e vërtetë e JEZU-KRISHTIT. » (Prej nji letre baritore të shën Athanasit, njênit prej katër Etënve të Kishës Katolike të Lindjes (Bizantine), drejtue gregjës së tij kundër heretikve arjanë (shek. IV), që tuej u vetquejtë “katolikë” për me mashtrue besimtarët, kishin pushtue nji pjesë të madhe të ndërtesave të Kishave Katolike ; "Coll. Selecta SS. Eccl. Patrum", Caillau et Guillou, vol. 32, ff. 411-412).
« Nji Zot, Nji Fé, Nji Pagzim. » (Efezjànve IV, 5).
Doktori engjëlluer, sh'Tomë Akuini, n'komentet e tija mbi tana letrat e sh'Palit, s'bashkut me Doktrinen unanime të Kishës shêjte Katolike, përfshi ktu tana Konçilet ekumenike e shkrimet e Etënve e Doktorve të Kishës Katolike, mson se ka vetëm nji Zot të vërtetë : e Shejtnueshmja TRINI, ka vetëm nji Fé të vërtetë hyjnore : Féja Katolike, dhe ka vetëm nji Pagzim : Pagzimi n'Kishen Katolike, jashtë t'cillës nuk mundet me u arritë shëlbimi prej kërkujt. (Vol. 4, ff. 152-156).
Ndjeksit e Prevost-Leos, Bergogljos, Ronkallit, Vojtilës, Ratcinger, Montinit, etj., pra partizanët e kishës anti-katolike ekumenike e moderniste-sinodale të lindun në pseudo-konçilin e 1965, kanë pa pushim n'gojë fjalët "dashtní","vllazní”, “mshirë”, por kjo dashtní e ky ekumenizëm antikristjan që nuk mbështetet mbi Fenë Katolike nuk ka asnji vlerë për shëlbimin e shpirtit dhe asht nji iluzjon diabolik ; pa Fenë Katolike asht e pamujtun me i pëlqye Zotit (Hebrejve XI, 6).
Misioni i Kishës Nji, Shêjte, Katolike dhe Apostolike gjindet i përmbledhun në fjalët e sh'Markut :
« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë botën dhe predikoni Unjillin çdo njirit ; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shëlbue ; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku XVI, 15-16).
Princi i teologve dhe Doktori engjëllor i Kishës Katolike, sh'Tomë Akuini, mson gjithashtu se :
« Apostujt dhe pasardhsit e tyne janë Vikerët (Përfaqsuesit) e Zotit në drejtimin e Kishës Katolike, e cilla âsht ndërtue mbi Fenë Katolike dhe mbi Sakramêndet e Fesë Katolike. Për rrjedhojë, Vikerët e Zotit nuk munden me ndërtue nji kishë tjetër, ata nuk munden me përhapë nji fé tjetër, nuk munden me nxjerrë sakramênde të tjera. Përkundrazi, Kisha Katolike âsht ndërtue me Sakramêndet që dolen prej Krahnorit të KRISHTIT të kryqzuem. » (Sh'Tomë Akuini, "Summa theologica", Pjesa III, Pyetja 64, artikulli 2, përgjigja e objekcjonit 3).
Nga ana tjetër, misjoni i kishës ekumeniko-konçiljare-sinodale të pseudo-konçilit të 1965, që ka uzurpue dhe administron ilegalisht Vatikanin dhe ndërtesat dioqezane, pak a shumë si vepruen arjanët heretikë në shekullin e IV, n'asnji mnyrë nuk flet për prozelitizmin e vërtetë kristjan apo për konvertimin e t'pafeve në Fenë e vetme hyjnore Katolike, ashtu si urdhnon vetë Zoti jonë JEZU-KRISHTI ; kjo anti-kishë-sekt biles e dënon dhe e quen t'pakuptimtë kyt konvertim, ashtu siç deklaronte vazhdimisht shefi i tyne Bergoglio. Me 18 Maj 2013, aj shprehej me kto fjalë :
« Duhet nxitë lirija fetare e ndërgjegjes për të gjithë, për të gjithë, sejcili, burrë apo grue, duhet me kênë i lirë me shpallë fenë e vet, cilado kjoft ajo. »
« Prozelitizmi (konvertimi) asht nji absurditet i madh dhe nuk ka asnji kuptim. » (Bergoglio n'takimin me Eugenio Scalfari, 24 Shtatuer 2013).
« Konvertimi i jokatolikve asht nji pengesë për unitetin e Kishës. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit mbi ekumenizmin, Dekreti "Unitatis redintegratio" : 24, sesjoni 5, 21 Nanduer 1964).
Moskonvertimi i jokatolikve, n'kundërshtim t'hapun si me Biblen shêjte ashtu edhe me Traditen Katolike dymijvjeçare, asht e natyrshme për kta fémohuesa sepse pjesmarrja e tyne e dishirueme dhe e planifikueme në Kishen universale humanitare judeo-masonike e satanike nuk përputhet me prozelitizmin shêjt katolik ; kta tinzarë që vetquhen "katolikë" nuk përmendin kurrë konvertimin në Fenë e vetme hyjnuere Katolike, pa t'cillën as nuk mundena me i pëlqye Zotit e as nuk mundena me shëlbue shpirtin (Hebrejve XI, 6) ; kta mashtruesa, që besojnë çka u pëlqen dhe mohojnë çka nuk u pëlqen n'Unjillin shêjt, nuk i besojnë Unjillit por vedit, mson sh'Agustini, pra nuk kanë Fenë Katolike, e cilla asht "nji dhunti e Hyjit, nji dritë që ndriçon njirin dhe që e shtyn me besue me vendosmëni të gjitha të vërtetat që Hyji na i ka zbulue dhe që na i propozon për besim, të vërteta gjinduna si në Biblen Shêjte ashtu edhe në Traditen Katolike" (Prej Kateshizmit Romak).
« O Timoté, ruej Traditen, tuej shmangë të rejat profane t'fjalve dhe kontraditat e nji shkence që mban në mnyrë të rrême kyt êmën. Disa kanë hupë Fenë sepse kanë praktikue kto t'reja e kto kontradikta. Hiri i Zotit kjoft me ty! Amen. » (1 Timoteut VI, 20-21)
Ata që nuk kanë me besue kanë me u dënue, thotë Zoti jonë JEZU-KRISHTI.
Pra ajo “dashtní”, “vllazní” e “mshirë” që nuk bazohet dhe nuk përçon kyt Fé Katolike për me i konvertue tanë njerzit n'Besimin e vetëm hyjnuer Katolik asht nji dashtní, nji vllazní e nji mshirë e rrêmë, iluzjonare, diabolike, thjesht humanitare e mjerisht mallkuese për shpirtin. Dashtníja hyjnuere që gjindet në shpirtin e nji Katoliku n'hirin e Zotit asht nji dhuratë hyjnuere që i ka rrâjtë dhe ndêzet përmes Fesë Katolike, që Kisha e KRISHTIT na urdhnon me e praktikue ; e pa kyt Dashtní hyjnuere nuk mundena me meritue Parrizin ; kjo dashtní e vërtetë kristjane, me nji zell të vërtetë apostolik, tuej shpresue nji ditë lumninë e përjetshme të Mbretnisë së Qiejve, përpiqet me i konvertue tanë njerzit n'Fenë hyjnuere Katolike, si kanë veprue gjithmonë tanë misjonarët e vërtetë katolikë të tana kohnave në Amerikë, në Indi, në Afrikë, në Azi e n’tanë botën. Kta popuj pagaj të ktyne kontinenteve, si do ta kishin përqafue driten hyjnuere të Unjillit po mos t’kishin kênë misjonarët heroikë katolikë ? Kurse modernistat konçiljarë antikatolikë tash 50 vjet hjedhin baltë dhe shkelin me kambë gjakun dhe përpjekjet mbinjerzuere të ktyne herojve katolikë, për me avancue agjenden ekumenike e anmike të Masonerisë drejt konsolidimit të kishës së tyne të mallkueme humanitare satanike.
« Ata thrrasin n'diskutime e n'debate tanë njerzit pa përjashtim : prej t'pafeve e deri te ata që janë të ndamë prej KRISHTIT apo që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji t'drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen n'opinjonin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.
« ... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinjoni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose që bashkohen me përhapsit e ktij opinjoni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Papa Piu XI, Incikliku “Mortalium Animos”, 6 Janar 1928).
Anti-kisha humanitare universale satanike-judeo-masonike
Instalimi n’rang botnuer i anti-kishës humanitare universale satanike-judeo-masonike asht qëllimi final jo vetëm i anti-kishës moderniste-sinodale të pseudo-konçilit të II të Vatikanit, por asht edhe agjenda sekrete e tana qeverive botnuere, të cilat planifikojnë inserimin e ksaj anti-kishe universale në urdhnin e ri botnuer satanik, novus ordo seclorum. Dhe mrapa ktyne qeverive kuklla, komploton në hije sinogaga e satanit apo anmiqtë e mshehtë të tanë njerzimit, të cillët vazhdojnë me tërhjekë fijet e pushtetit ndërkombtar : gjyqsuer, financjar e ushtarak.
Anmiqtë e tanë njerzimit, që kanë kryqzue Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, që kanë mbytë profetët, që kanë persekutue Apostujt dhe që nuk i pëlqejnë Hyjit, - e kta hiena janë çifutnit apostatë (I Thesalonve II, 15) -, kryesisht mbas Rilindjes pagane evropjane, nën nji maskë t'rrêmë humanitare, vazhdojnë me punue pa prâ për me shkatrrue t'pamújtunën, Fenë shêjte Katolike, Kishen hyjnore Katolike dhe çdo lloj shêjet mbinatyrore Kristjane në botë, ashtu si deklaron vetë Shêjtnija e tij, Papa Leoni XIII, për me ndërtue rêndin e tyne sataniko-talmudist, me kishen e tyne humanitare satanike :
« Qëllim i tyne âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton vetëm me eliminue patriotizmin n'zêmrat e njerzve, duhet gjithashtu, e mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq shumë dinjitet dhe pamvarsí sesa bashkimi i tij me Zotin përmes Fesë dhe Dashnisë hyjnuere. Simbas Sinagogës judeo-talmudike, duhet me i shtye njerzit drejt asaj, që njêni prej tyne e ka quejtë krejt mirë, "Kishës së mendimit të lirë fetar".
« Admironi kyt afrimitet : mendimi i lirë dhe féja. Ata (çifutët apostatë) e dijnë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me iu shkatrrue kjo natyrë, por duhet me u knaqë dhe mjafton me i drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi t'vagët, të turbullt, ku sejcilli ka me besue çka të dojë e ka me i dhanë “hyjnisë” kultin që i pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes s'vet, ka me i ruejtë praktikat e kultit që i nep 'zotit' të vetëm dhe jomaterjal ose ka me i reformue ato simbas principeve t'nji judaizmi liberal dhe humanitar."Falë shtrimjes së ksaj liríje praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." ». (Arshivat izraelite, III, ff. 118-119, vjeti 1868 ; Imzot H. Delassus, "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik", 1899, ff. 55-59).
« ... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e humanitar" don me ndërtue nji kishë katolike apo universale simbas mnyrës së tij, ku tanë njerzit të munden me hy e ku tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm. "Asht veçanarisht e domosdoshme me ndâ moralin që i përket tanvet me dogmen fetare të veçantë të çdo besimit." (Idem, XI, faqe 504, vjeti 1867 ; idem).
« "Aleanca judaike universale nuk ndalet vetëm te kulti jonë por ajo i drejtohet tana kulteve. Ajo don me penetrue tana besimet, ashtu si gjindet në tana vêndet, n'mnyrë që njerzit inteligjentë, pa dallim fejet, të bashkohen në kyt Shoqní judaike universale, qëllimi i t'cillës âsht aq fisnik dhe aq civilizues... Tana fetë që kanë për bazë moralin dhe në krye 'zotin' janë motra dhe duhen t'jenë miq me njêna-tjetren. Me rrzue pengesat që ndajnë atë që nji ditë duhet me u bashkue âsht misjoni i madh dhe i bukur i Aleancës judaike universale. Të ecim përpara me guxim dhe t'vendosun në rrugën që na âsht hapë..." » (Idem, XXV, ff. 514-520, ff. 650-651, vjeti 1861).
Të njêjten gjâ thotë edhe Shêjtnija e tij, Papa sh'Piu X, në letren e tij inciklike mbi lëvizjen pseudokatolike humanitare të Sionit :
« Na druejmë se rezultati i ktij konfuzjoni n'punë, përfituesi i ktij aktiviteti socjal kozmopolit, mundet me kênë vetëm nji demokrací që nuk ka me kênë as katolike, as protestante e as çifute, nji fé (ashtu si thojnë edhe vetë drejtuesit e lëvizjes së Sionit) mâ universale se Kisha Katolike, që ka me mbledhë tanë njerzit, të bamë s'fundit “vllazen e shokë proletarë”, në "mbretninë e zotit". Nuk punohet mâ për Kishen Katolike, por për humanizmin.
« E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve t'para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike âsht xanë peng në rrugën e saj prej anmiqve modernë të Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cilla âsht e organizueme në tana vendet për themelimin e Nji-Kishe Botnore, e cila nuk ka me pasë as dogma, as hierarkí, as rregull për shpirtin e as frê për pasjonet, e cilla nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfonte, mbretninë zyrtare të mashtrimit, të forcës, të shtypjes së t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë.
« Na i njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [lozhet judeo-masonike] ku përpunohen kto doktrina perverse, t'cillat nuk kanë me mujtë me mashtrue shpirtnat largpamës. Drejtuesit e lëvizjes së Sionit nuk kanë mujtë me u mbrojtë ; egzaltimi i ndjenjave dhe mirsija e verbët e zemrës s'tyne, mistiçizmi i tyne filozofik i përziem deri n'nji fare maset me iluminizëm [filozofí masonike revolucjonare] kanë tërhjekë kta drejtuesa drejt nji unjilli t'ri, në t'cillin ata kanë pritë me gjetë Unjillin e vërtetë të Shëlbuesit, tuej mbrritë deri aty sa me trajtue Zotin tonë JEZU-KRISHTIN me nji familjaritet jashtzakonisht t'parespektueshëm dhe, të shtyem prej idealeve revolucjonare, guxojnë me krijue mes Kishës Katolike dhe revolucjonit afrimitete blasfemuese...
« Vllâzen t'nderuem, Na dishirojmë me ju tërhjekë vëmendjen mbi kyt deformim të Unjillit dhe të karakterit shȇjt të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, Zot e Njiri, të praktikuem në lëvizjen e Sionit dhe në vende të tjera. Në disa mjedise âsht bâ zakon që kur fillohet me u trajtue çâshtja socjale, menjiherë shmanget Hyjnia e JEZU-KRISHTIT, për me u folë për butsinë e Tij supreme, për mshiren e Tij ndaj tana vuejtjeve njerzuere, për thirrjet e Tija t'ngutshme mbi dashtninë për t'afërmin dhe vllaznimin. Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni t'pamasë, t'pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e me dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë njerzit, të mbledhun rreth Tij, n'drejtsí e dashtní, t'frymzuem prej sentimenteve të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue n'paqe e n'mirsí. Por, për realizimin e ksaj lumnijet t'përkohshme dhe t'përjetshme, me nji autoritet suprem, Shëlbuesi ka vue si kusht bâmjen pjesë në grigjen e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT], pranimin e doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e plotë ndaj doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij. N'kjoft se JEZUSI ka kênë i mirë për të húpunit dhe mkatnorët, Aj nuk i ka respektue bindjet e tyne t'gabueme, sado t'sinqerta që mund t'jenë dukë ato ; JEZUSI i ka dashtë tanë njerzit për me i msue, për me i konvertue dhe për me i shëlbue. N'kjoft se i ka thirrë rreth Vedit t'vuejtunit dhe t'munduemit, për me i lehtsue, Aj nuk e ka bâ kyt gjâ për me u predikue xhelozinë e nji barazijet sociale utopike. N'kjoft se i ka naltue t'vuejtunit, Aj nuk e ka bâ kyt gjâ për me u frymzue ndjenjen e nji dinjiteti t'pamvarun dhe rebel ndaj autoritetit të ligjshëm. N'kjoft se Zemra e Tij ishte e tejmbushun me butsí për shpirtnat vullnet-mirë, Shëlbuesi ka dijtë me u armatosë me nji zemrim shêjt kundër profanuesve të Shpisë së Zotit, kundër t'poshtënve që skandalizojshin të vegjlit, kundër autoriteteve judaike t'asajkohe që shtypshin popullin nën barren e detyrimeve t'randa, n'nji kohë kur kto autoritete nuk vejshin as gishtin me i çue. JEZUSI ka kênë sa i fortë aq edhe i butë, ka kritikue, kërcënue e dënue tuej ditë dhe tuej na msue se shpesh friga âsht fillimi i dijes dhe se kajherë duhet me këputë nji gjymtyrë për me pshtue tanë trupin.
« S'fundmi, JEZUSI nuk ka shpallë për shoqninë e ardhshme mbretninë e nji lumníjet ideale ku vuejtja nuk do të egzistonte mâ, por me msimet dhe shembujt e Tij, Shëlbuesi ka skicue rrugën e lumnisë s'mundshme mbi tokë dhe t'lumnisë perfekte në Qiell ; e kjo rrugë âsht Udha mbretnore e Krygjes. Asht gabim me i aplikue kto doktrina vetëm në jeten individuale për me mbrritë nji ditë shëlbimin ; kto janë doktrina krejtsisht socjale dhe n'Zotin tonë JEZU-KRISHTIN ato nuk kanë asgjâ t'përbashkët me nji humanitarizëm utopik dhe pa autoritet. » (Aktet e Papës sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910 ; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)
Kanonizími simbas ligjeve kishtare
Ky humanitarizëm utopik, që na shfaqet shpesh me nji maskë bamirsíjet, i përket nji rangu natyruer dhe nuk ka lidhje me shêjtninë dhe shëlbimin e shpirtnavet për Hyjin, që i përket nji rangu mbinatyruer.
Simbas etimologjísë, fjala “shêjt”, “άγιος”, përbahet prej parafjalës “ά”, që përkthehet “pa”, dhe prej emnit “γη”, që don me thanë “tokë” ; pra fjala “shêjt” don me thanë “pa tokë” (S. Dionysius Areop.), që difton kshtû triumfin komplet e total të shêjtit mbi materjen dhe shkëputjen e tij radikale prej gjanave toksuere e humane; “dashtníja hyjnuere i ndan shêjtnit prej botës”, thotë sh'Agustini (“Tract. 76 sup. Joan.”) ; tuej ngadhnjye mbi djallin, botën dhe vetvedin, t'cillët janë tri anmiqtë kryesuer, tri pengesat themelore që pengojnë naltímin drejt Parrizit (Kateshizmi i Konç. Trentës), prej hirit të Zotit të Gjithpushtetshëm, shêjti i kapërcen kto barrjera dhe mbrrîn bashkimin hyjnuer apo hyjnizímin dhe pjesmarjen e përjetshme në Natyren hyjnore të TRINISE SHEJTE, tuej u bâ nji shpirt me Hyjin (I Korintasve VI, 17).
Megjithaté, egziston nji dallim midis asaj që asht e shêjte dhe asaj që asht e papërlyeme : shêjti asht i papërlyem kurse i papërlyemi nuk asht domosdoshmënisht shêjt (sh'Jeronimi ; “Aurifodina univers.”, vol. VII, f. 254). Për me mbrrijtë shêjtninë, katoliku duhet me ruejtë tri gjana, mson sh’Agustini : pastërtínë e trupit, shpirtdlirsínë dhe vërtetsínë e doktrinës katolike (“De Civit.”).
Integriteti doktrinal asht pra nji prej elementve thelbsuer e përbâs i shêjtnisë së nji kandidati potencjal për kanonizim apo shêjtnim, që analizohet imtësisht prej Kishës Katolike. Pa integritet doktrinal nuk ka shêjtní, sepse pa Fé Katolike asht e pamujtun me i pëlqye Hyjit (Hebrejve XI, 6).
Po si vepron praktikisht Kisha Katolike për me naltue mbi altare nji katolik me famë shêjtníjet apo, e thanun ma saktsisht, si vepron Kisha me kanonizue nji t'lumë me famë shêjtníjet ? Kisha Katolike n'kto raste ndjek nji proçedurë t'komplikueme investigimit, kërkimit, mbledhjet t'informacjonit, përpunimit, analizimit e dekretimit.
Proçesi i lumnímit t'nji shërbtorit të Zotit dhe proçesi tjetër pasardhës, që asht shêjtnimi apo kanonizími i t’lumnuemit, gjykohet dhe shpallet zyrtarisht prej Selisë-Shejte (ligji kishtar - kanoni 1999) dhe dekreti final i kanonizimit asht i pagabueshëm, kshtu që nji shêjt që Kisha Katolike e ven mbi altare me të vërtetë gzon lumninë e përjetshme të Parrizit, në vizjonin beatifik të Hyjit.
Përpara se me sigurue prej Selisë-Shêjte lejen për fillimin e proçesit të lumnímit të nji shërbtori të Zotit, duhet me u vërtetue në mnyrë ligjore pastërtíja doktrinale e shkrimeve apo than'jeve të tija, fama e shêjtnisë, e virtyteve të tija, e mrekullive apo e martirizimit të tij ; duhet pra me u konfirmue zyrtarisht mungesa e pengesave që munden me bllokue lumnímin e tij (kanoni 2038 § 1) ; përveç heroicitetit të virtyteve ose martirizimit të tij, lypet egzistenca e mrekullive të shërbtorit të Zotit, për me mujtë me avancue proçesin e lumnímit të tij (kanoni 2116 § 1) ; diskutimi mbi praktiken e virtyteve të shërbtorit të Zotit normalisht fillon 50 vjet mbas vdekjes s'tij (kanoni 2101), përveç rasteve kur egziston nji leje e posaçme me proçedue ma heret ; s’parit bahet shqyrtimi i heroicitétit të virtyteve ose i martirizímit të kandidatit në fjalë (kanoni 2102), dhe mandej analizohet pranija e mrekullive t'kryeme me ndërmjetsínë e tij.
Për lumnímin e shërbtorit të Zotit nevojiten nga dy deri n'katër mrekullí, n'varsi të dishmive dhe rrethanave (kanoni 2117), kurse për vërtetimin e autenticitetit të mrekullisë apo mrekullive lypen dy ekspertë, t'cillët mbas hulumtimit paraqesin raportin e tyne përkatës ; n'kjoft se të dy kundërshtojnë mrekullinë apo mrekullitë e analizueme, tuej i paraqitë ato t'pavërteta, atherë proçesi i lumnimit ndalet aty dhe nuk vazhdohet ma andej (kanoni 2118 § 1).
Kur bahet fjalë për shërimin prej nji smundjeje, g'jatë proçesit të diskutimit të mrekullive, ekspertët duhen me gzue nji farë famet n'mjeksí apo kirurgjí ; për ma tepër, n'kjoft se asht e mujtun, duhen me u zg'jedhë specialista t'afirmuem n'kyt fushë, në diagnostifikimin dhe shërimin e smundjeve, për me konfirmue nëse shërimi në fjalë ka ardhë si rezultat i përdorimit të metodave natyrore (terapive mjeksore) apo prej shkaqeve mbinatyrore (mrekullive), (kanonet 2118 § 2 ; 2119) ; n'kjoft se vetëm njêni prej ekspertve ka pranue autenticitetin e mrekullisë apo mrekullive, atherë zgidhen edhe dy ekspertë të tjerë për me shqyrtue rastin në fjalë (kanoni 2122 § 2). N'fund asht Papa aj që vendos për me lumnue apo jo shërbtorin e Zotit, mbas marrjes së kshillave prej kshilltarve të tij dhe kardinajve (kanoni 2124 § 2).
Për kanonizímin apo shêjtnimin e t'lumit duhet me u vërtetue praníja e dy mrekullive të tjera shtesë, të ndodhuna mbas lumnimit të tij zyrtar (kanoni 2138 § 1).
Për diskutimin e autenticitetit të ktyne mrekullive veprohet simbas rregullave të përcaktueme në ligjet kishtare 2116-2124 (kanoni 2139 § 2) ; mbas ktij diskutimi, Papa mbasi kshillohet me kardinajt dhe kshilltarët e vet dekreton me kanonizue t'lumin në fjalë dhe ceremonija bahet simbas riteve zyrtare të Kishës Katolike (kanonet 2140-2141).