venerdì, agosto 05, 2011

Ujqnit me tesha qingjash



     Të tâna "sakramendet" e Kishes Konçiljare janë invalide, tuej veçue ktu Sakramendin e Pagzimit dhe Sakramendin e Martesës, që munden me u dhanë në mnyrë të vlefshme n'kjoftë se nepen simbas rregullave të Kishes Katolike. Kisha Konçiljare âsht Kisha e dalun prej Konçilit të II të Vatikanit, kishe e cila zotnon sod pothuejse të tâna ndërtesat e Kishes Katolike në të tânë boten.

Kshtu, n'kjoftë se Pagzimi n'Kishen Konçiljare nepet simbas procedures që perdor Kisha Katolike kur pagzon, athere ai Pagzim âsht i vlefshem, sepse edhe në kjoftë se Juda kishte me pagzue, tuej ndjeke proceduren që ndjekë Kisha Katolike kur pagzon, pagzimi i Judes kishte me kênë i vlefshem (marrun prej thânjeve të shën Agustinit). Due me thane se edhe nji laik, nji pagan, mysliman, çifut, mason, budist, etj, mundet me pagzue n'mnyre të vlefshme në kjoftë sa aj ban até që ban Kisha Katolike kur pagzon.

Për Sakramendin e Marteses, edhe kur nuk ka meshtar të disponueshem, kandidatet për martese munden me u lidhe n'mnyre të vlefshme në martese katolike në pranine e dy dëshmitarve.

Kurse "Sakramendet" e tjera që nepen në Kishen Konçiljare jane të tâna invalide. Qé shkurtimisht disa prej arsyve, pa u futë në detaje teologjike që nuk kuptohen prej të tânve, megjithse, dashte Zoti, shpresoj me shkrue n'hollsí për ata që dojnë me ditë bazat teologjike e kanonike të ksaj tragjedie t'papërshkrueshme.

Në vjetin 1968, Pali VI ka ndrrue komplet Sakramendin e Urdhnit që përdoret në Kishen Katolike me shugurue meshtare dhe me konsakrue ipeshkvij tâsh mija vjet. Pali VI futi në Kishen Konçiljare, tuej rrêjte se âsht Kisha Katolike qe bân kyt gjâ, nji formule të pavlefshme të ktij Sakramendi, kështu që të tânë ata kandidate për meshtare ose ipeshkvij që shugurohen ose konsakrohen simbas kesaj formule të re të Palit VI nuk janë as meshtare e as ipeshkvij, por jane  vetëm laik; me dije ose jo, ata janë ujqën me tesha qingjash.

Kjo thânje âsht tragjike tuej mendue pasojat dramatike në besimtare qysh prej vjetit 1968, sepse pasardhsit e Palit VI, deri sod te Benedikti XVI, simbas informacjoneve publike prej Vatikanit, perdorin të tâne kyt formule invalide të Palit VI, me prodhue "meshtare" e "ipeshkvij".

Po marr nji shembull.

Kur nji kandidat për ipeshkev i Kishes konçiljare, kjoftë ky edhe meshtar i vërtete para konsakrimit, konsakrohet për ipeshkev simbas formules invalide apo ritit invalid të 1968, ky kandidat mbetet laik ose meshtar në kjofte se ka kêne meshtar i vërtete i shuguruem simbas ritit te vlefshem mijavjeçar te Kishes Katolike. (Fjala "konsakrim" përdoret për ipeshkev kurse fjala "shugurim" perdoret për meshtar). Por kur ky "ipeshkev" i Kishes konçiljare (që në fakt nuk âsht ipeshkev i vërtete) thirret me shugurue meshtare të tjerë, athere ai nuk mundet me i shugurue ktá meshtare sepse simbas ligjeve te Kishes vetëm ipeshkvi ka fuqinë me shugurue meshtare. Pra ata kandidate për meshtare, që janë "shugurue" prej ktij "ipeshkvit" të kishes konçiljare, nuk bahen meshtare të vertete por mbesin laik.

Cili âsht rezultati i ksaj tragjedie ?

1. Rrfímet e "meshtarve" konçiljare jane invalide sepse duhet me kênë patjeter meshtar me dhâne zgjidhjen, e ata nuk jane meshtare të vërtete.

2. Kungimet e "meshtarve" konçiljare janë invalide sepse duhet me kênë meshtar i vërtete me celebrue Meshen shêjte ne mnyre valide. (Njerzit marrin buke tuej kujtue se marrin Trupin e Krishtit).

Për mâ teper, në vjetin 1969, Pali VI ka ndryshue edhe ritin e Meshes shêjte Katolike, tuej fute kshtu në Kishen konçiljare nji rit invalid të celebrimit të Meshes. Pra "Mesha" e Kishes konçiljare nuk âsht Meshe e vertetë por ajo âsht thjesht nji ceremoni përkujtimore. Mesha e vertetë katolike âsht Ofrimi i Sakrifices se Kryqit që përseritet, në mnyre jo të përgjakshme, si 2000 vjet mâ parë në Kalvar.

3. Konfirmimet e "ipeshkvijve" në Kishen konçiljare janë të pavlefshme sepse duhet me kênë ipeshkev  i vërtete me dhâne kyt Sakramend. (Pra kandidatet mbesin pa u konfirmue)

4. Vojimi në Kishen konçiljare âsht gjithashtu i pavlefshem sepse duhet me kênë së paku meshtar i vërtete me dhane kyt Sakramend.

Ata që duejnë t'Madhin Zot dhe nuk dojnë me bâ mkat duhen me i ndêjë sa mâ larg Kishës konçiljare satanike e cila nuk âsht Kisha shêjte Katolike.

Papa nuk mundet me gabue kurrë n'çâshtjet e Fésë katolike

Papa anti-modernist sh'Piu X


    Kjo pra âsht çâshtja : Papa, Vikeri dhe Përfaqsuesi i KRISHTIT në toke, â mundet me gabue apo jo në msimin e Fésë Katolike dhe të Moralit katolik ? Në kjoftë se thojmë po, atherë nuk jena katolike.

Te tânë "papet" mbas Piut XII, pra Gjoni XXIII, Pali VI, Gjon Pali I, Gjon Pali II dhe Benedikti XVI, kanë gabue në msimin e Fesë Katolike dhe të Moralit Katolik. Kjo thânje âsht e mbështetun në fakte historike të pakundërshtueshme.

Për rrjedhojë, kto persona që përmênda mâ nalt nuk munden kurrë me kênë papë të vërtetë. Me thânë të kundërten don me thânë me mohue Dogmen e Pagabueshmënisë Papale (1870), don me thanë me mohue msimin e të tânë Papve tash gadi 20 vjet, don me thânë me mohue vetë Fenë Katolike, don me thânë me kênë heretik. Nuk ka rrugë tjetër të mesme. O besojmë shka mson Kisha Katolike ose jo; ose jena katolikë ose jo. Mos harroni se sh'Pali thotë se edhe sikur nji engjëll prej Qiellit t'ju bijnë nji Unjill tjetër prej Unjillit që sh'Pali ka msue, ai kjoftë mallkue.

Kardinali-Prefekt i Arkivave te Vatikanit, historiani Joseph Hergenröther (1824-1890) numëron 30 anti-papë qysh prej kohës së shën Pjetrit, Papës s'parë, deri n'kohët tona. (“Antipope.” The Catholic Encyclopedia. Vol. 1. New York: Robert Appleton Company, 1907. 31 Jul. 2010).

Si kam shkrue në mesazhet e mâparshme, Papa i vërtetë, ose edhe anti-papët, munden me mbretnue edhe jashtë Romës, ashtu se dishmojnë edhe shumë fakte historike, dhe se aty ku âsht Papa aty âsht edhe Kisha Katolike (shën Ambrozi). Vetë Papa Leoni XIII, në egzorçizmin e tij, profetizon se nji ditë, anmiqtë e Kishës Katolike kanë me vue selinë (tronin) e tyne në vendin ku âsht Selia e Shêjte apo Troni i sh'Pjetrit :

"Armiq shumë dinák e t'pafé kânë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem; ata e kânë nxí até me pelin [helm i hidhun] dhe kânë vue duert e tyne mbi gjithshka që ajo kâ mâ t'shêjte. Aty ku troni i sh'Pjetrit dhe i t'vërtetës u krijue si nji drít për kombet, aty ktá anmiq kânë vue tronin e tyne t'neverís dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës] t'munden me shpëndá tufen [besimtarët]" (Exorçizmi i Papës Leoni XIII, 1884)

Kjo don me thânë se kur anmiqtë kanë me vue, fakt qe sod âsht realitet, selinë e tyne djallzore në vendin e Selisë së Shêjte, pra në Romë, Selia e Shêjte nuk ka me u gjindë mâ aty, pra Papa nuk kâ me u gjindë mâ ne Romë. Se nji Papë i ardhshëm ka me ikë prej Romes âsht profetizue edhe prej Papes sh'Piu X.

Në gjuhen kanonike, pra simbas ligjeve t'Kishes Katolike,  shprehjet "Selia e Shêjte" dhe "Papa" kânë të njâjtin kuptim; ata janë e njâjta gjâ dhe nuk munden me kênë kurrë të ndâme prej njêna-tjetrës. (R. Naz, Traité de droit canonique, tome I-er, page 80).

Pak kohë para se me u bâ Pape me emnin Gregori XVI, murgu i Urdhnit Kamaldolez, Bartolomeo Alberto Cappellari, në librin "Il trinfo della Santa Sede e della Chiesa", kapitulli IX, faqet 327-329, shkruen të njâjten gjâ: pra se Papa dhe Troni i sh'Pjetrit apo Selia e Shêjte janë e njâjta gjâ dhe se ata nuk munden me u ndâ prej njena-tjetrës. Për mâ tepër, Papa i ardhshëm, në librin e mâsipërm shpjegon se fjala "troni" apo "selia" nënkupton nji autoritet të caktuem për me msue nji grumbull besimtarësh. Për rrjedhojë, Selia e Shêjte apo Troni i sh'Pjetrit âsht autoriteti, së bashkut me hirin dhe fuqinë e plotë shprirtnore, që Zoti ia ka dhânë sh'Pjetrit dhe të tânë pasardhseve të tij që kanë me u ulë në Tronin e sh'Pjetrit, pra që kanë me pasë të njâjtin autoritet si sh'Pjetri, me msue në mnyrë të pagabueshme doktrinën hyjnore katolike, me drejtue në mnyrë t'pagabueshme dhe me administrue në mnyrë të pagabueshme Kishen Katolike universale. (Mgr Guérin, Konçili Ekumenik i Vatikanit, Konstitucjoni dogmatik mbi Kishën e Krishtit, 1877, kapitujt III-IV, faqet 181-184)

Kisha Katolike âsht me të vërtetë njí, ku pjestaret e saj janë të tânë ata t'pagzuem që besojnë dhe praktikojnë të njâjten Fé katolike, që marrin të njâjtat Sakramende dhe që u binden meshtarve të ligjshëm dhe të vërtetë të vendosun prej Jezu-Krishtit Zot. (Katekizmi i Papes sh'Piu X, faqe 29)

Por, ashtu si e kam theksue në krahasimin e Kishes Katolike me Kishen Konçiljare te studimi "Demaskimi", pjestarët e Kishes konçiljare nuk besojnë në të njâjten Fé si pjestaret e Kishes Katolike; ata nuk marrin të njâjtat Sakramende (mbas Konçilit II të Vatikanit Kisha konçiljare përdor "sakramendet" e veta te cilat nuk jane Sakramendet katolike), dhe pjestaret e Kishes konçiljare nuk u binden meshtarve të ligjshem dhe të vërtetë të Kishes Katolike (mbas ritit invalid të Palit VI të vjetit 1968, Kisha konçiljare nuk prodhon mâ meshtare por vetëm laike).

Kisha konçiljare tuej mohue publikisht Fênë Katolike âsht vetëm nji trup i dékun në gjirin e Kishes Katolike, e cila në kohen e caktueme, që vetem Zoti e din, ka me nxjerre jashte kyt trup të dékun me anën e çkishënimit (excommunication) në kjoftë se kjo kishe, pra pjestarët e saj, nuk bân pendesë. Kisha konçiljare âsht trup i vdekun sepse tuej mos pasë Fênë Katolike ajo nuk gjallnohet mâ prej Shpirtit-Shêjt, i Cili âsht Shpirti i Kishës Katolike, Shpirti i Trupit Mistik të KRISHTIT ZOT, që mban gjâllë, në hirin dhe dashtninë e Zotit, të tânë pjestaret e saj.

Shprehjen se Kisha konçiljare ka mohue Fênë Katolike nuk e konsideroj në mnyre absolute për të tânë pjestarët e Kishes konçiljare, sepse munden me egzistue besimtarë konçiljare të genjyem qe nuk e dinë se janë ne gabim, por besojnë gabimisht se janë në rrugen e vërtetë. Kjo injorance e tyne fetare mundet me kênë e justifikueshme ose jo, ne varsi të dispozitave që sejcili prej tyne kâ për me kërkue të vërteten. Por cilët janë në injorance të justifikueshme e cilët jo, kyt gjâ vetëm Zoti e din. Na lutena për ta qe Zoti t'i ndriçojne dhe t'i drejtojne drejt shëlbimit.

Pra, bazuem në shka shkrova mâ nâlt, Papa apo Selia e Shêjtë gjindet sod jashtë Romes, jashtë Vatikanit.

Anmiqtë e Fésë gjinden sod mbrenda Kishës Katolike për me rrënue gjithshka

Shtërngim duersh masonik


    Klerikë heretike, apostate e shumë dinák të rângjeve të nâlta t'Kishes Katolike, t'ndihmuem prej Judaizmit Ndërkombtar (elites çifute që drejton boten sod), në kohën e Konçilit të II të Vatikanit, kanë themelue Kishen konçiljare n'gjirin e Kishes Katolike si nji trup i huej i dékun, si nji bombë me sahat me qellim me shkatrrue Kishen Katolike prej mbrendë, jo menjihere por gradualisht, në mnyrë që me shmange kshtú martiret katolike qe kishin me u çue  patjeter me mbrojte Kishen Katolike.

Qé nji citim mjaft domethânës i agjentit çifut me pseudonimin Piccolo Tigre (tigri i vogel) i marrun prej nji letre qe ai i nisë anetarëve t'nji shoqnije sekrete n'vjetin 1838 :

"[...] Nje goditje thike nuk perfaqeson asgje, nuk prodhon asgje. Bota nuk do t'ia dija per disa kadavra te panjohura ne rruge, viktima te hakmarrjes te shoqerive sekrete... Bota nuk ka kohe te degjoje thirrjet e fundit te viktimes; ajo ecen perpara dhe harron. Ne, Nubius, vetem ne mund t'a ndalojme marshin e saj. Katoliçizmi dhe monarkite nuk kane me frike nga thika e mprehte, por keto dy baza te rendit shoqeror mund te rrezohen me anen e korrupsionit. Mos te pushojme pra se korruptuari. Tertulliani kishte te drejte kur thonte se gjaku i martireve ishte fara e te krishtereve. Mos te krijojme atehere martire por le te popullarizojme veset ne popull. Le te bejme qe ato te zhyten ne vese me te gjtha shqisat, te pijne, te dehen ne to... Mbushni zemrat me vese dhe nuk do te keni me te krishtere. Mbani meshtarin larg prej punes, prej altarit, prej virtyteve. Perpiquni me zgjuarsi te zeni mendimet dhe oret e tija. Bejeni dembel, lakmonjes (ne te ngrene) dhe patriot. Ai do behet ambicioz, intrigant dhe i korruptuar. Ne kete menyre jo do ta kryeni detyren tuaj nje mije here me mire sesa po te perdorni tehun e thikes..."

'Ne po korruptojme popullin me anen e klerit, dhe klerin, me anen e agjenteve tane, keshtu qe nje dite do ta fusim Kishen katolike ne varr. Para ca kohesh kam degjuar nje prej shokeve tane te thote se ne qofte se duam te shkaterrojme Katoliçizmin, duhet te eliminojme grate. Keto fjale jane te verteta ne nje fare kuptimi, por meqe nuk mund t'i eliminojme grate, le t'i korruptojme ato se bashku me Kishen... Thika me e mire per te goditur Kishen Katolike eshte korrupsioni. Ne pune pra, pa pushim, deri ne fund..." (Imzot George Dillon, The War of Antichrist with the Church and the Christian Civilization, 1885)

Feja Katolike, ashtu si Kisha Katolike, âsht e pashkatrrueshme. Ky âsht premtimi hyjnor i vetë Zotit tonë Jezu-Krishtit. Por anmiqtë e Fése dhe te Kishes munden me na persekutue, e ata janë tuej e bâ kyt gjâ sod ne nji mnyre fort djallzuere, mnyre e cila synon me mashtrue dhe korruptue inteligjencat. Prandaj lypet sod, mâ fort se kurrë, me msue, me ditë e me mbrojtë Féne tone shêjte katolike.

giovedì, luglio 28, 2011

Pa nji shtet t'bashkuem katolik shqyptar, mallkimi i Zotit nuk ka me iu hjèkë tokës arbnore




Dënimi i Sodomit dhe Gomorrës


    Zoti ka bâ gjithshka për lavdín e Vet (Psalmi 16,4), e veçanarisht krijesat inteligjente (njerzit dhe engjujt) të cilët janë të thirrun me njoftë, me dashtë dhe me shërbye Krijuesin e Qiellës dhe t'Dheut n'kyt botë dhe mandej me gzue përjetsisht me Zotin n'Parriz (Katekizmi i Papës sh'Piu X). Kshtú pra edhe kombet Zoti i ka krijue për lavdinë e Tij.

Lind pyetja : Ku âsht lavdia e Zotit n'ato kombe që nuk lëvdojnë Zotin por djalllin, tuej naltsue kombin, pushtetin, pasuninë, imoralitetin ne nji mnyrë blasfemuese kundër ligjeve te Zotit dhe Kishes Katolike ?

Ku âsht lavdia e Zotit në Republiken e Kosoves e cila nuk njef Fénë Katolike si Fénë e vetme të vërtetë por naltson unitetin kombtar "pa dallim fejet" mbi ligjin e Zotit dhe të Kishes që urdhnon të tâna kombet me deklarue publikisht Fenë e vetme të vërtetë, Fénë Katolike ? Edhe ata që janë të thirrun me predikue e përhapë Religjionin e Krishênë në Kosovë, me ndonji perjashtim, nuk predikojnë e nuk përhapin Fénë e vetme të vërtetë por, tuej predikue nji besim human e qytetar, tip-gandhian, preokupohen sesi me u pajtue e me bashkjetue me islamin e mallkuem e sektetet e tjera diabolike n'nji paqe adultere, ashtu si burri që merr n'nji voter gruen e tij t'ligjshme dhe dashnoren e tij t'paligshme e adultere. Dikur, simbas ligjeve mozaike, kur burri e grueja e kapshin n'adulter, ata u mbytshin të dy jashtë kampit. 

Ku âsht lavdia e Zotit në Republiken vrasëse të Kosoves e cila lejon me ligj abortin dhe barazinë gjinore mes burrit dhe grues, tuej mos dallue mâ superioritetin e burrit mbi gruen, superioritet që vetë Zoti e ka krijue dhe bekue? Kuvendi i Kosoves e vên vedin mbi Zotin dhe ligjet e Tija shêjte e mandej populli i shkretë pret begatí, t'ardhme, prosperitet ?

N'letren drejtuem Romakve, shen Pali thotë se Besimi katolik vjen prej ndigjimit të Fjales se Zotit te predikuesve. Po si kanë me u konvetue atherë  t'pafetë dhe muslimanet e Kosoves n'kjoftë se ata nuk e ndigjojne Msimin e vërtetë te Fésë Katolike? E si kanë me ndigjue t'pafetë dhe muslimanet e Kosoves Msimin e vërtetë kur ata që Zoti e Kisha Katolike i ka caktue me msue nuk msojne kyt Msim te vërtetë, por paqen adultere mes sekteve anti-katolike, integrimin judeo-masonik europian dhe mirqenien ekonomike ? Mos t'harrojnë Kosova se t'huejtë nuk ia kanë dhânë pamvarsinë për t'miren e saj por për përshpejtimin e vendosjes t'Urdhnit te Ri botnuer judeo-masonik.

Derisa shqyptaret, n'Kosove, Shqypní e kudo, mos t'kênë nji komb t'bashkuem katolik dhe nji qeveri katolike, ata kurrë nuk kanë me pâ ditë t'bardha, por, përditë e mâ shumë, ata kanë me kênë skllévnit e t'huejve për nji cope buk t'importueme, që kanë me e hângër n'shpi t'huej e n'dhé t'huej, t'veshun me tesha importit e tuej folë gjuhen e mâ t'fortit.

O ju që jeni t'thirrun me predikue, filloni me predikue si duhet me predikue, pa frige e pa kushte, pa imponime e kërcenime por me përvujtní e dashtní krishtjane, e keni me pâ bekimin e Zotit mbi jue e mbi kombin që doni me formue e emancipue.

O ju që Zoti u ka dhânë hirin e uratës e t'Rruxares Shêjte, luteni papushim Nânen e Kshillit t'Mire, Pajtoren e të tânë shqyptarve, Lutsen e gjithpushtetshme para t'Madhit Zot për me pâ ditët e bardha që fmijte e Shqypnís t'bashkueme ândrrojnë për tá e breznít e ardhshme. Mos u dekurajoni prej situatave që duken t'pashpresa, sepse n'nji dekík Zoti mundet me i shndrrue n'triumfe t'paimagjinueshme. N'kjoftë se jetoní si t'krishtênë t'vërtetë, me fjale e me vepra, ju mbani gjallë e çoni përpjetë tânë kombin shqyptar, sepse vetem disa të drejtë munden me kompensue për mija t'padrejtë. Mos harroni se dikur Zoti ka kênë gadi mos me dënue nji qytet të tânë, Sodomin, për krimet e tija t'neveritshme, n'kjoftë se kishte me gjetë atje vetem 10 të drejtë (Gjeneza 18,9). E Zoti nuk ndryshon as dje, as sod as kurrë.

venerdì, giugno 03, 2011

Jini nji KRISHT tjetër mbi tokë, njashtu si jeni t'thirrun me kênë !
prej Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/


     Ô ju që e queni vêdin meshtârë shqyptarë, pse rrêni kyt popull t'shkretë e frigoheni me folë burrnisht, shqyp, kjartë e pa maska e hipokrizina, njashtu si mson Nâna jonë, Kisha shêjte Katolike, se kâ vetëm nji Fé hyjnore shêjte Katolike me pshtu shpirtin, dhe se islami i mallkuem bashkë me besimet e tjera t'rrêjshme vijnë prej Djallit t'mallkuem e çojnë n'Ferr ? Pse doni me mallkue shpirtnat tuej e shpirtnat e vllâzënve tuej për shelbimin e t'cilave KRISHTIT ZOT ka vuejtë turturen e tmerrshme t'Kryqit ?

N'vjetin 1637, ipeshkvi Frang Bardhi shkruen kshtú mbi shqyptarët e Veriut :

"Besojnë se turqit dhe të tânë ata t'besimit islam shelbohen, dhe na jena nën turqit e nuk mundena me ua thânë haptazi dhe me ua hjekë kyt prej mêndjes".

Dje janë kênë turqit, sod janë çifutnit, nesër ka me kenë vetë Antikrishti. Deri kur doni me pritë me predikue atë t'vertetë katolike për t'cilën jeni betue para Zotit ? Pse imitoni shumë prej pasardhsve tuej që kanë dashtë me bâ nji Shqypni pa KRISHTIN n'vendin e parë e na kânë prue n'fundin e ksaj greminë shpirtnore e materiale ku gjíndet sod kombi shqyptar ?

    Ô ju që e queni vêdin meshtarë shqyptarë, a keni mârre me shkelë me kâmbë Gjakun tejet-shêjt t'KRISHTIT ZOT dhe mundimet e tramvàjet e martirve arbnor tuej vue interesat tueja meskine t'nji konforti personal, interesat e vêndit apo t'familjes mbi interesat tejet shêjte t'Kishes Katolike ?

A e dini ju se dashtnia për Zotin âsht Urdhnimi i Parë dhe suprem, që kalon gjithshka tjetër ? A e dini ju se Zoti ka bâ universin e kombet për lavdinë e Tij e për shelbimin tonë, e ju e bâni çashtjen kombtare si me kênë Pagzimi shêjt pa t'cilin nuk mundet me u pshtue shpirti ?

Nuk thâm kurrë me mohue vêndin e t'parvet tonë, sepse nderi i kombit s'bashkut me nderin e babës e t'nânës përfshihet n'Urdhnimin e Katërt të Zotit, i katërti por jo i pari. E Urdhnimi i Parë, por jo i katërti, âsht me dashtë Zotin, Kishen Katolike, Fenë shêjte Katolike e gjithshka tjetër që na ka zbulue i Madhi Zot mbi vendin, mbi familjen e mbi gjithshka tjetër. Pra gjithshka n'vêndin e vet : Zoti i pari e mandej kombi i dyti, por jo e kundërta. Mos harroni fjalet e KRISHTIT se ata që kanë me E mohue para njerzve, ata kanë me kênë t'mohuem prej KRISHTIT para Atit Qielluer. (Mateu 10,33)

Nuk thâm kurrë me urrýe as myslimanet e as pjestarët e sekteve të tjera jo-katolike, sepse edhe për ta KRISHTI ZOT ka vuejtë e ka dêkë n'Kryq. Por dashnija e krishtêne karshí tyne duhet shprehë tuej u përpjekë me i konvertue n'Fénë e KRISHTIT n'mnyrë që edhe ata me u shelbue; por n'asnji mnyrë nuk duhet veprue ashtú si bâni ju, tuej i lânë "t'qetë" n'dêken e tyne shpirtnore dhe tuej i respektue n'besimin e tyne djallzuer prej friges apo prej interesave materiale.

Sh'Pali, n'letren e tij drejtuem Galatve, tuej folë për t'pagzuemit, shkruen se nuk kâ mâ as çifut e as grek (joçifut), as skllav e as t'lirë, as mashkull e as fêmen, sepse katoliket e pagzuem janë nji n'KRISHTIN. (Gal 3,28) Kjo don me thânë, ndër të tjera, se Feja katolike âsht mbi çashtjen kombtare, çashtje që patjeter ka randsín e vet, por n'vêndin e vet.

Ju që e queni vedin shqyptar, a e dini se kur jeni pagzue katolik jeni pagzue në dêken e KRISHTIT (Rom 6,3) dhe nuk i përkitni mâ vedit tuej por KRISHTIT i Cili ju ka blé me çmimin e Gjakut të Tij të paçmueshëm? Prandej âsht rrêne e blasfemi kundër Zotit me thânë se jena shqyptar përpara se me thânë se jena katolik n'rradhë t'parë. T'pagzuemit që flasin shqyp e kânë t'përbashkta zakonet e traditat shqyptare janë katolik shqyptar: pra s'parit katolik e mandej shqyptar. Kur keni me lânë kyt jetë toksore për me dalë, si të tânë njerzit, para Gjyqit Hyjnor, i Madhi Zot nuk ka me ju pvetë e jeni shqyptar, italjan, gjerman apo serb. Zoti ka me ju pvetë s'parit a jeni t'krishtênë, pra a jeni t'KRISHTIT, me anë t'Pagzimit e sakramendeve t'tjera, dhe si e keni imitue KRISHTIN ZOT simbas hireve që Zoti ju ka dhânë. A e dini si flet KRISHTI ZOT n'Unjillin e sh'Markut :

"Aj që ka me besue dhe ka me u pagzue, aj ka me shelbue shpirtin; por aj që nuk ka me besue, aj ka me u dënue." (Marku 16,14-20)

Shifet prá kjartë se n'çâshtjen sublime t'shelbimit, e cila âsht çâshtja e vetme që ka vlerë n'kyt egzistencë tonë toksore, nacjonalizmi e patriotizmi nuk ka kurrfarë randsijet. Nuk tham se duhet mohue nacjonalizmi, por aj që âsht katolik i mirë patjetër âsht nacjonalist e patriot i mirë, por jo e kundërta.

    Ô ju që e queni vedin meshtarë shqyptarë, që e keni bâ çashtjen e bashkimit kombtar si me kênë çashtje hyjnore, tuej vue n'nji rang, me nji indiference sakrilegje, Fénë shêjte katolike me sektin e mallkuem islamik e sektet e tjera anti-katolike e satanike, vetëm e vetëm me pasë nji Shqypni t'bashkueme e t'lirë, a e dini ju se njiri âsht krijue vetëm me adhurue, levdue e shërbye Zotin, e tuej bâ kshtu, me pshtue shpirtin e tij ? dhe se çdo gjâ tjetër e krijueme n'kyt tokë âsht bâ prej Zotit me e ndihmue njírin me mbrritë qëllimi final për t'cilin aj âsht krijue ? (sh'Injac Loyola)

"Shka i vlen njírit me fitue të tânë botën [jo vetëm Shqypninë por të tânë boten] e mandej me mallkue shpirtin e vet ?" (Matèu 16,26)

Ky lloj unitetit e lirijet kombtare që ju predikoni âsht anti-katolik e për rrjedhojë i shërben vetëm Luçiferrit t'mallkuem me mallkue shpirtnat n'Ferr përgjithmonë.

"Kushdo që skandalizon nji prej ktyne t'vegjëlve që beson n'Mue, kishte me kênë mâ mirë për té me ia lidhë nji gur mullínit n'qàfë e me e hjedhë n'det." (Marku 9,41)

N'kjoftë se ju nuk doni me u shëlbue, t'pakten mos i rrêni besimtarët e thjeshtë katolikë me herezitë e jueja konçiljaro-rabinike e lêni ata t'shkretë me dítë t'vërtetën e me pshtue shpirtin e vet.

N'letren e tij papnore "Mit Brennender Sorge" të 14 marsit 1944, Papa Piu XI shkruen se kushdo që naltson rracen, popullin, shtetin apo nji formë t'veçantë t'shtetit ose ndonji vlerë bazë t'shoqnísë njerzore (psh lirínë) n'nji rang gadi hyjnor, atherë aj ndryshon dhe korrupton rêndin apo hierarkínë që vetë Zoti ka vendosë n'kyt botë. Aj që bân kyt gjâ âsht larg prej Fésë s'vërtetë n'Zotin dhe larg prej konceptimit t'jetës ashtu si mson kjo Fé e vërtetë katolike.

Tuej citue doktorin engjelluer sh'Tôm Akuinatin, n'librin e tij "Sovraniteti i popullit âsht nji herezi" (1892), doktori i teologjís, At Charles Maignen shkruen se ka prej atyne që pretendojnë me bashkue e pajtue gjithshka : t'vërtetën me rrênen, driten me êrrsinën, sovranitetin e popullit me të drejtat e Zotit. Tuej veprue kshtú, shpirtnat mallkohen n'Ferr, ndërkohë që "paqja" [e djallit] mbretnon mes ujqënve dhe barijve. At Maignen përfundon mendimin tuej thânë se Kisha Katolike ka dënue gjithmonë parullen revolucjonare se çdo pushtet vjen prej popullit :

"N'kjoftë se ndokush thotë se sovraniteti nuk vjen prej Zotit, por prej popullit dhe se ky sovranitet e ka bazen kryesisht n'pavaresine kombtare, ai njíri kjoftë mallkue."

    Ô ju që e queni vedin meshtarë shqyptare, mos harroni se predikimi integral dhe i pacungueshëm i t'vërtetes katolike mundet me prue persekucjone t'ndryshme, deri edhe dêken e trupit. A keni harrue se keni bâ betim para Elterit t' Zotit me kênë gadi me dhanë edhe jetën për Fénë e KRISHTIT dhe predikimin e Unjillit ? Meshtarët  e vërtetë nuk frigohen as prej islamit, as prej hebrejve qe drejtojne boten sod e as prej të tânë Ferrit që padyshim kâ me i sulmue.

N'kjoftë se Zoti âsht me jue, kush guxon me kênë kundër jush ? (Rom 8,31)

Due me ju kujtúe gjithashtu se kundërshtimi dhe mospranimi nji t'vërtetë t'njoftun t'Fésë Katolike âsht nji prej 6 mkàteve mâ t'rânda kundër SHPIRTIT SHENJT, mkat që nuk ka falje as n'kýt jetë e as n'jetën mbas vórrit. (Katekízmi i Papës sh'Piu X)

"Jo, nuk ka n'botë njíri mâ t'mjerë sesa meshtari! E si e kalon aj jetën ? Tuej pâ fyemjet që i bahen t'Madhit Zot, tuej pâ gjithmonë Emin e Tij Shêjt t'blasfemuem, tuej pâ gjithmonë Urdhnimet e Tij tuej u thye, tuej pâ gjithmonë dashtninë e Tij t'marrun nëpër kâmbë. Meshtari nuk shef gjâ tjetër, nuk ndigjon gjâ tjetër... Aj âsht vazhdimisht si sh'Pjetri n'gjygjin e Pilatit tuej pâ Zotin tonë t'fyem, t'përbuzun, të tâllun, t'mbuluem me turp... Disa E pshtyjnë n'ftyrë, disa t'tjerë I biejnë shputa, do t'tjerë I vênë nji kunorë ferrash e do të tjerë e rrahin me grushta. E shtyjnë, E hjedhin për tokë, E shtypin me kâmbë, E kryqzojnë, Ia therin Zemren...

"Ah, t'a kisha ditë mâ parë se shka don me thânë me kênë meshtar, n'vend që me shkue n'seminar kisha ikë me vrep n'Trappe [Kuvend]... N'kjoftë se nji meshtar nuk flet kur shef Zotin e mëkambun e shpirtnat tuej ecë n'rrugen e Ferrit, mjerë aj meshtar! N'kjoftë se nuk don me u mallkue, kur kâ ndonji parregullí n'dioqezen e vet, aj meshtar duhet me përbuzë shdo respekt njerzuer dhe frigen se besimtarët kanë me e urrýe dhe persekutue. E biles, n'kjoftë se aj meshtar âsht i sigurtë se mbasi t'mbarojnë pretkun até e pret vdekja, aj meshtar nuk duhet me u ndalue por duhet me folë. Ô vllâznit e mij, n'Gjygjin Hyjnor, sa meshtarë kishin me dashtë mos me pasë kênë kurrë meshtarë, por laik t'thjeshtë!" (Sh'Gjon-Maria Vianí, Meshtari shêjt i Arsit)

giovedì, giugno 02, 2011

Mbreti katolik Gjergj Kastrioti, Skanderbeu 
prej Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/

   
     Shumë fallsifikime e rrêna janë shkrue mbi Mbretin tonë shqyptar Gjergj Kastrioti, kyt princ t'madh katolik, i pari dhe i mbrami, s'pakut deri m'sod, që ka pasë ndonjiherë Shqypnía. Asht nji dâm dhe turp i madh kombtar mos me ditë t'verteten për até që Kisha Katolike dhe e tâne bota e krishtênë dikur e ka nderue e naltsue aq fort. Po përmendi vetëm nji shembull qe difton kush â kênë Gjergj Kastrioti.

Në vjetin 1459, Papa Piu II përgaditet me mbledhe të tanë princat katolikë t'botës t'krishtênë në nji Kryqzatë Shêjte kundër turqve e kundër islamit. I entuziazmuem prej fitoreve te Gjergj Kastriotit, Papa Piu II vendosi me vue Skanderbeun Drejtues e Gjeneral të ksaj Kryqzate, dhe vetë Papa Piu II u bâ gadi me luftue bashkë me Skenderbeun, n'fushën e betejs. Por, mjerisht, Papa ndrroi jetë me 15 Gusht, diten e bekueme t'Festës së Ngritjes t'Zojes t'Bekueme n'Qiell, përpara se me u nisë me anijet qe kishte grumbullue ne Ankona t'Italís. E kshtu Kryqzata nuk u fillue kurrë... (“The Mother of Good Counsel of Genazzano” by João S. Clá Dias)

Nji prej veprave mâ t'sakta historikisht dhe mâ frymzuese shpirtnisht, që na difton nji portret t'saktë t'Mbretit tonë, âsht studimi i misjonarit apostolik australjan, Imzot George Dillon, "The Virgin Mother of Good Counsel" (1884), kushtuem Fugúres Shêjte t'Kshillit t'Mirë në Genazzano. Ky libër, i levdúem prej vetë Papës Leonit XIII, mbështétet mbi dishmí e dokumenta historike origjinale, përfshi ktu ato të gjetuna në Kuvendin e Augustinjánvet në Genazzano si dhe mbi dishmít e dy prej ushtarve t'Skenderbeut, Gjergji dhe De Sclavis, protagonista okularë të shpërnguljes së Fugures Shêjte prej Kishes t'Zojes Nuncjátë, rranxë Kalase t'Shkodres, n'drejtim të Italís.

S'pari Skenderbeu nuk ka dêkë në vjetin 1468, por me 17 Kallnuer t'vjetit 1467. Ky fallsifikim mendoj se âsht bâ me dâ dêken e tij prej Ikjes së Fugures së Nanes t'Kshillit t'Mirë, që ka ndodhë 3 muej mâ vonë në t'njajtin vjet. Por kto dy ngjarje historike nuk munden me u dâ prej njena-tjetrës, njashtu si nuk munden me u dâ Zoja e Kshillit t'Mirë prej Gjergj Kastriotit, i cili ka pasë nji devocjon t'jashtzakonshëm për Nanen e Zotit.

Imzot Dillon shkruen se mbas dêks t'sherbtorit t'saj shumë të devoçëm, në nji kohë kur pothujse e tanë Kisha bizantine shqyptare rroku shizmen (ndamjen) e Perandorís Greke prej Kishës Katolike e prej Papës, n'nji kohë kur devocjoni ndaj saj ishte ftofë shumë n'Shkodër e n'Shqypní, Zoja e Bekueme e pau me vend me braktisë kyt vend e kyt popull, si shënje e denimit të drejtë të Zotit për mkatet e shqyptarve mos- mirnjohës.

E derisa Fugurja e Nanës t'Kshillit t'Mirë nuk âsht kthye deri më sod n'Shqypni, atherë kjo me bân me mendue se n'token arbnore sod nuk gjinden shpirtna katolike t'devoçëm e bujarë, si Gjergj Kastrioti, qe vêjnë KRISHTIN ZOT e Zojen e Bekueme mbi Shqypní, mbi interesa politike, mbi familje, mbi gjithshka.
Por në t'njajten kohë, kam shpresa t'mdhaja se, i Madhi Zot e Zoja e Bekueme, n'kohen e caktueme, kanë me nxjerrë prej ksaj toke t'përgjakun e t'shumë-vuejtun arbnore, shpirtna shumë t'devoçem e shêjte, e vetëm atherë Fugurja e Nanës t'Kshillit t'Mirë ka me u kthye prap n'Shkoder. Kjo âsht edhe shpresa jeme dhe lutja jeme para Zotit me ndermejtsi t'Nanes t'Kshilit t'Mirë. Por mbi gjithshka u bâfte Vullnesa e Zotit.

Qé tash edhe disa dishmí t'katoloçizmit të Mbretit Gjergj Kastrioti.

1) Vetë Sulltan Mehmeti II, pushtuesi i Konstandinopolit, mbasi ka marrë vesht dêken e Skenderbeut ka thânë:

"Mjerë tash për Krishtnimin, se ka hupë shpaten e mburojen." (“The Mother of Good Counsel of Genazzano” by João S. Clá Dias).

2) Mbi helmet e Gjergj Kastriotit, qe ruhet edhe sod, janë të shkrueme kto fjalë :

"JEZUS NAZARENUS * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedicat te. (IN*PE*RA*TO*RE*BT)"

(JEZUSI I NAZARETIT të bekoftë o Princ i Matit, o Mbret i Shqypnisë, o Tmerri i turqvet, o Mbret i Epirit)

3) Mbas disfatave t'mëdhaja kundër shqiptarve, triumfuesi i Konstantinopojs, sulltan Mehmeti II, i çoi nji letër Skanderbeut ku i premtonte paqe n'kjoftë se Gjergji i nënshtrohej sulltanit. Përgjigja mohuese e Mbretit tonë firmosej kshtú :

"Skanderbeu, Mbret i Epirotve e Shqytarve dhe ushtar i JEZU-KRISHTIT". (“The Mother of Good Counsel of Genazzano” by João S. Clá Dias)

4) "Gjergj Kastrioti e ka dashtë shênjtoren e Virgjines Mari me nji dashnií të devotçme dhe entuziaste. Si shpërblim, Virgjina Mari, jo vetem se e bâni Gjergjin nji model të perfekcjonit t'krishtênë, por i dha atij edhe nji fuqi t'pamposhtun, e cila ruajti Shqypninë dhe të tânë Krishtnimin gjatë mbretnís s'tij." (Mgr George Dillon, The Virgin Mother of Good Consel, Propoganda Fide, Rome, 1884)

5) Papa Nikolla V, tuej pâ guximin dhe fitoret e Gjergj Kastriotit, i degoi atij nji bekim t'veçantë tueje quejtë : "Kampioni dhe Mburoja e Krishtënimit" ("The Mother of Good Counsel of Genazzano" by João S. Clá Dias)

6) Papa Kalistus III, e ka quejtë Gjergj Kastriotin, kyt sherbtuer t'zellshëm t'Zojes t'Bekueme, si aj që me Fênë e tij Katolike ia ka kaluar n'mënyre t'veçantë të tanë princave të tjerë katolike.

Po Papa Kalistus III, 15 ditë mbas betejs së Tomornicës (1457) i shkruen kshtú Gjergj Kastriotit :

"Bir i dâshtun, vazhdo me mbrojtë Fene Katolike; Zoti për të Cilin ti lufton nuk ka me e mbraktise çashtjen e Tij. Jam i bindun se Zoti ka me t'dhânë, ty e të tânë të krishtênve, suksese, lavdi t'madhe dhe nder kundër turqve dhe të pafeve të tjerë." Tri muej ma vonë, Papa Kalistus III e bâni Skanderbeun, Gjeneral-Kapiten Pontifikal kundër turqve ("The Mother of Good Counsel of Genazzano" by João S. Clá Dias)

Kjoshin kto shembuj t'mâsipërm nji burim frymzimit dhe imitimit për ata që e quejnë vedin shqyptarë.

sabato, maggio 14, 2011

Komplóti kundër Kishës

përktheu dhe përgaditi : Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/


Pjesë prej parathânjes t'librit "The Plot Against the Church" (1962)
prej Maurice Pinay


     Komplóti mâ i turpshëm âsht tuej u zhvillúe sod kundër Kishës Katolike. Anmiqtë e saj po punójnë me shkatrrue traditat e saja mâ t'shênjta për me përhápë refórma t'rrezíkshme dhe djallzóre, si ato t'Kalvínit, të Zwínglit dhe msúesve t'tjerë t'rrêmë. Ata janë tue manifestue njí vrúll t'pasinqèrtë me modernizue Kishën dhe  me e përshtàtë atë me kóhët e sotme. E vërteta âsht se ata mshèhin qëllimin e tyne me i hapë dyert komunízmit, me përshpejtue kolàpsin e botës t'lírë dhe me përgadítë shkatrrímin e plôtë t'Krishtënimit.

Ky plan mendohet me u konkretizúe n'Konçilin e ardhëm t'Vatikànit. Nà kena prova se si gjithshka âsht përgaditë n'marvéshje t'mshèfta me udhëhjeksit e komunizmit, të masonerísë dhe t'fuqísë t'msheftë që i drejton te dyja ktá t'fundit :  Judaízmit ndërkombëtâr.

S'parit synóhen me u aplikue ato reforma që munden me provokue nji rezistèncë sâ mâ t'vogel te mbrojtsit e Kishës Katolike, n'mnýrë që mâ vonë aplikími i ktýne refórmave t'shtrihet mâ gjânë, n'varsí t'dobësimit të rezistèncës katolike.

Për mâ shumë, na kena prova t'sigúrta, t'cillat munden me u dúkë t'pabesueshme për t'painformúemit, se forcat anti-katolike kanë n'dispozicionin e tyne nji "Kolónë t'Pêstë" agjèntash n'rràngjet e nâlta t'Kishës, agjenta t'cillët janë instrumenta n'duert e komunizmit dhe t'fuqisë t'mshehtë që e drejton até.

Nà âsht bâ e ditun se ata kardinaj, arqipeshkvij dhe ipeshkvij që formójnë krahun "progresist" mbrênda Kishës kânë me u përpjèkë me aprovue rreforma t'úrpshme për me mashtrue vullnedin e mirë dhe díshirën për progres t'shumë étënve t'devoçëm t'Konçilit. Gjithashtu âsht e garantueme se ky bllok progresist mbrënda Kishës Katolike ka mbështètjen e vetë Vatikanit. Kjo gjâ e pabesueshme n'pàmje t'pârë na duket mâ shumë si nji arrogàncë e mêndjemadhsísë t'anmiqve t'Kishës sesa nji e vërtetë reale.

Përveç rreformave t'rrezikshme t'doktrinës dhe të traditave të Kishës, rreforma t'cillat janë n'kontradítë t'plotë me shka âsht kênë aprovue prej Papve dhe Konçileve ekumenike t'mâparshme, anmiqtë e Kishës dishirojnë me zhvleftsue bullat e çkishënimit të Papës Piu XII kundër komunistave dhe shërbtórve t'ýne.

N'kýt mnýrë ata përpjeken me vendôsë nji fàre bashkëjetèset paqësore me komunistat. Kjo situatë, kah njêna ânë, ka me krijue skandal n'sýtë e t'krishtênve, t'cillët luftojnë kundër komunizmit materialist dhe ateist dhe, kah âna tjetër, kjo gjèndje ka me dobsue moralin e luftuesve katolike dhe ka me përshpejtue humbjen e tyne. Kjo situatë ka me rezultue n'nji shpërbâmje n'rradhët e mbrojtësve t'Fèse Katolike dhe, n'nji t'àrdhme t'afërt, triumfin e totalitarizmit t'kuq.

Janë marrë màsa që në Konçil me u thirrë vetëm ata protestàntë dhe ortodókse shizmatikë që janë nën influencen e masonerisë, të komunizmit dhe të fuqisë t'mshèhtë që i drejton ato. N'kýt mnýrë, masonët dhe komunistat e maskuem si priftnij, me poste drejtuese n'kishat protestante dhe ato ortodókse, punojnë n'mnýrë t'mshehtë, e pa u ndíe, me bashkpuntorët e tyne që kanë infiltrue klerin katolik.

Kah âna e vet, Kremlini ka vendósë mos me i lanë me shkue n'Konçil ata prelàtë që njifen si anti-komunista dhe me lanë me shkue vetëm agjentat e týne ose ata që i frigohen reprezàljeve komuniste. Kshtû, n'Konçilin e dytë t'Vatikanit, ata që vijnë prej vêndeve nën sundimin komunist, n'vend që me mbrôjtë Kishën Katolike dhe me deklarue t'vërtetën rreth ngjarjeve n'botën komuniste, ata kânë me hèshtë.

Anmiqtë e Kishës Katolike janë tuej përgaditë nji plan tjetër shkatrrimtâr. Simbas ktij planit, Kisha Katolike ka me u dukë se âsht tuej kundërshtue vêdin dhe, për pasojë, ky "skandal" ka me u propagandue gjithkund, tuej thânë se nji institut që kundërshton vetvêdin nuk mundet me kênë hyjnor. Me anën e ktij planit, anmiqtë shpresojnë me rrënue Kishën dhe me bâ që besimtarët katolike t'húpin besimin dhe t'braktísë Klerin katolik.

Plani parashikon qe Kisha Katolike, ka me u dukë tash, se âsht tuej deklarue si t'mirë até që ajo vetë e ka dënue si djallzore gjâtë shekujve t'mâparshëm. Nji prej ktyne "dënímeve" âsht çâshtja e hebrèjve. Sh'Agustini i quen hebrèjt t'mallkuem, jo vetëm ata që kryqzuen Krishtin n'Kryq por edhe pasàrdhsit e tyne, t'cillët janë të tânë anmiqtë mâ t'mëdhâj t'Krishtënimit. Doktrina unanime e Étënve t'mëdhàj t'Kishës Katolike , "unanimis consensus Patrum", t'cillën Kisha e quen si burim fèje, dënon hebrèjt që mohójnë Krishtin Zot dhe deklaron se lufta kundër tyne âsht e drejtë dhe e nevójshme.

Ashtû se kèna me e provue me dishmi t'pakundërshtúeshme, n'kyt luftë kanë marrë pjesë shumë shêjten si : Sh'Ambrozi, Ipeshkvi i Milanit; Sh'Jeronimi, Sh'Agustini, Sh'Athanasi, Sh'Bernardi, Sh'Gregor Naziànze, etj. Për mâ tepër, Kisha Katolike ka luftue energjikisht gjâtë 19 shekujsh kundër hebrèjve, ashtû si kena me e provue me ânen e dokumentave t'besueshëm, si búllat papale, protokóllet e konçileve ekumenike dhe provinçiale, msimet e doktorit ênjllor sh'Tômë Akuinàtit dhe t'doktorve mâ t'rândsishëm t'Kishës Katolike. Gjithashtu, kèna me citue burime çifute autentike, si për shembull "Enciklopedía e hebrèjve", veprat e rabijve t'njoftun si dhe shkrimet e historianve çifut mâ t'ndigjuem.

Konspiracionístat hebrèj, frimasónë dhe komunistë mendojnë me shfrytzue n'kýt Konçil, ashtû si thojnë atà, injorancen e pjesës mâ t'madhe t'klerit katolik mbi historinë e vërtetë t'Kishes Katolike, dhe me bâ që Konçili i II Ekumenik i Vatikanit t'dënojnë antisemitízmin dhe çdo lloj luftet kundër hebrèjve. Ktà konspiracionísta dishirojnë që hebrèjt famëkeq, t'cillët janë kênë dënue gjatë 19 shekujve prej Kishes Katolike, t'konsiderohen tash t'mirë e t'dashtun prej Zotit. Kshtû, n'kjoftë se Konçili ka me realizue kyt dishirë t'hebrèjve, athèrë ky vendim kontradiktór ka me i râ ndesh doktrines unanime t'Étënve t'mëdhàj t'Kishës Katolike , "unanimis consensus Patrum", në t'kaluemen. Gjithashtu Konçili ka me i râ ndesh bullave papale dhe kanoneve të konçileve ekumenike dhe provinçjale.

Mekênse hebréjt e paraqesin luften e KRISHTIT ZOT, t'Unjillit dhe t'Kishës Katolike kundër tyne si antisemitizëm, çifutët dishirojnë me mbrritë që Papa dhe étnit e Konçilit t'II t'Vatikanit, tuej dënue antisemitizmin racial, n'nji mnyrë indirekte, të dënojë vedin, KRISHTIN ZOT, Unjíllin dhe të tânë papët e mâparshëm, si Gregori VII (Hildebrand), Inoçenti II, Inoçenti III, sh'Piu V, Leo XIII t'cilët kanë luftue vendosmënisht kundër hebréjve dhe Sinagoges t'Satanit.

Edhe n'Konçilin e fundit t'Vatikanit (1870) hebréjt u përpoqen, n'mnyrë t'maskueme, me influencue êtnit e Kishës Katolike n'aprovimin e nji dokumenti n'favor t'çifutve, por Providenca Hyjnor bani t'mujtun shpërthimin e luftës Franko-prusiane, si pasojë e s'cillës Konçili i 1870 mbylli me ngut punimet dhe hebrejt nuk mujten me çue deri n'fund planin e tyne djallzuer.

Arroganca e hebréjve konspiracionistë ka mbrritë deri aty sa me thanë se zgjèdhja e Papes t'ardhshëm ka me kenë nën kontrollin e tyne.

Ka mesi i vjetit t'kaluem, tuej pâ se anmiku (çifutet) po u bàte gadi me finalizue komplotin qe përmèndme mâ nalt, pa hupë kohë, na filluem me mbledhë dokumenta t'Papve, t'Konçileve t'mâparshme dhe burime t'tjera t'nji vërtetsie t'padyshueshme mbi kyt komplot.

Sidokjoftë na jena t'bindun se, megjithë intrigat e anmikut, mbështetja t'cillen Zoti ia nep gjithmonë Kishes' Tij, ka me bâ që kto makinacione kriminele t'dështojnë : Fuqitë e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër Kishes Katolike.

Ja si përshkruhet në mediat shqiptare ky libër i përkthyem n'shqip prej znj. Etleva Sakajevës :

« Kjo vepër është një nga më të rëndësishmet për sa i përket fakteve që mbart, duke u konsideruar si historike dhe nga vetë Vatikani. Libri është përkthyer nga Etleva Sakajeva dhe i quajtur si një nga rrëfimet më të vështira për Kishën, libri mendohet të jetë hartuar nga 12 priftërinj, por me gjithë hipotezat se kush janë emrat që fshihen pas pseudonimit Maurice Pinary, ajo çfarë është e sigurt është fakti se libri është shkruar nga klerikë, për vetë faktet që mbart. Ka nga ata që pohojnë se ata (autorët) ishin prelatë italianë, në bashkëpunim me elementë të katolicizmit anglez; të tjerë flasin për një grup priftërinjsh, duke përfshirë disa peshkopë të një vendi të paidentifikuar në Amerikën e Jugut. Kjo vepër, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të dokumentacionit të përpiktë, erudicionit, dhe detajimit të imtë, nuk është një prej atyre produkteve të shumta anti-semitike, të bazuara mbi “Protokollet e të moshuarve Drejtues të Zionit” (të cilat nuk janë përdorur në asnjë mënyrë në këtë vepër).

« Në të gjitha botimet që libri ka pasur në SHBA, Gjermani, apo Spanjë, është shoqëruar nga parathënie të botuesve mbi arsyet pse ata guxonin dhe sillnin para lexuesit të tyre një botim të tillë. Ajo çfarë nënvizohet në të gjitha këto botime është fakti se ky libër është historikisht shumë i rëndësishëm, dhe pse sulmohet si antisemitik. Mbi botimin në gjuhën shqipe, drejtoresha e shtëpisë botuese “55”, Alda Bardhyli thotë se “në botimin shqip, libri nuk është shoqëruar me një parathënie nga botuesi. Vetë publikimi i tij në shqip është një mundësi që kjo shtëpi botuese u jep lexuesve për t’u njohur me një vepër të një erudicioni të shkëlqyer, dhe mbi rolin që hebrenjtë kanë luajtur në historinë e njerëzimit, i cili jo gjithmonë ka qenë i dobishëm, siç del nga faktet e publikuara në këtë libër. Libri ngre një shqetësim historik për sa i përket historisë së Kishës së Krishterë, duke treguar raportet jo gjithmonë miqësore që hebrenjtë kanë pasur në historinë e njerëzimit, veçanërisht kundrejt Krishtërimit. Kjo na paraqet jo vetëm thellim në ngjarjet e së shkuarës, por tregon gjithashtu se përpiluesit e saj kanë pasur njohje të ngjarjeve që do të ndodhnin, në disa aspekte tepër të rëndësishme”.

« Mund të thuhet se asnjë vepër e shekullit të shkuar nuk ka qenë objekt i kaq shumë komenteve sa ç’ka qenë ky libër. Ja çfarë shkruante korrespondenti në Romë i gazetës katolike, “Agora” të Lisbonës, botimi i 1 marsit 1963, faqe 7: “Ne do t’i referohemi një publikimi që doli në qarkullim para disa kohësh në Romë. Përveç informacioneve të tjera, ne ishim në gjendje të marrim një kopje të këtij libri, i cili në dy muaj u shndërrua në një rrallësi bibliografike. Libri u shtyp nga një shtëpi botuese romane, por kur autoritetet në Itali, kristiandemokratët, favorizues të marksizmit, morën shënim për botimin e tij, kopjet e volumit të trashë prej 617 faqesh ishin shpërndarë tashmë midis Etërve të Këshillit të Përgjithshëm. Ky fakt shkaktoi alarm në qeverinë e Vatikanit, në botën diplomatike, dhe partitë e së majtës. Për ditë me radhë, shtëpia botuese u vizitua nga autoritete të larta policore, të cilat morën vetëm deklaratën që, botimi i librit ishte urdhëruar, dhe se vlera ishte paguar e plotë. Shtypi i majtë sulmoi me tërbim...”. Më tej korrespodenti i “Agoras” vijon: “Ajo çka i jep kësaj vepre vlerë të saktë dhe të provueshme është se, merret me një përpilim të mrekullueshëm dhe madhështor të dokumenteve dhe burimeve të pamohueshme të rëndësisë dhe autenticitetit, që demonstrojnë, pa pikë dyshimi, ekzistencën e një komploti të madh, të cilin armiqtë tradicionalë të Kishës kishin përgatitur kundër Kishës së Shenjtë Katolike, dhe Botës së Lirë. Këta (armiqtë) po përpiqen të konvertojnë katolicizmin në një vegël të verbër në shërbim të komunizmit, masonërisë, për të dobësuar njerëzimin e lirë dhe të lehtësojnë shkatërrimin e tij dhe, me këtë rrënim, vjen fitorja përfundimtare e komunizmit ateist. Instrumenti më i fuqishëm në këtë komplot janë ata klerikë katolikë, të cilët, duke e tradhtuar Kishën e Shenjtë, përpiqen të shkatërrojnë mbrojtësit e saj më besnikë, dhe, në të njëjtën kohë, ata ndihmojnë në çdo mënyrë që të mundin komunistët, masonët dhe hebrenjtë në veprimtaritë e tyre shkatërrimtare”. »

Shënim : Libri "Komploti kundër Kishës" i Maurice Pinay dhe i përkthyem n'shqip prej znj. Etleva Sakajeva mundet me u blé n'Internet te "Shtëpia e librit" tuej i shkrue administratorit të sitit : admin@shtepiaelibrit.com
Gjithashtu i paralajmënoj lexuesit se n’librin e mâsipëm të Maurice Pinay, pa dashje ose prej falsifikimeve t’anmikut, mbrohen edhe herezi e gabime teologjike, si për shembull ato kundër Pagabueshmënisë Papale dhe indiferencës religjioze. Megjithkëté, libri mbetet nji thesar i paçmueshëm informacjonit.
 
Bibliografía :

Pinay, Maurice. The Plot Against the Church. Los Angeles: Saint Anthony Press, 1967.

Maurice Pinay, (përkth. Etleva Sakajeva). Komploti kundër Kishës. Shtëpia botuese 55 : 2009.