giovedì, febbraio 21, 2013


Sermon për të Dielen e parë të Krezhmes 
prej Doktorit të famshëm të Kishes Katolike sh'Alfons-MARIA i Liguorit.

përkthyem prej I. S. 




Mbi numrin e mkateve mbas të cilëve Zoti nuk fal mâ. 

"Mos e tundo Zotin, Hyjin tand!" (sh'Mateu 4:7)


          Në Unjillin e ditës t'sotme lexojmë se mbasi shkoi në shkretinë, JEZU-KRISHTI e lejoi djallin "me E hypë mbi vendin mâ të nâltë të Tempullit" dhe me I thanë : "N'kjoft se je Biri i Zotit, hjedhu poshtë" sepse engjujt kanë me të ruajtë prej dâmtimit. Por Zoti jonë u përgjigj tuej thanë se në Shkrimet Shêjte âsht e shkrueme : "Mos e tundo Zotin, Hyjin tand!". Mkatnori që dorzohet para mkatit pa luftue për me rezistue tundimet, ose  s'pakut pa i kërkue Zotit ndihmë me i mujtë tundimet, dhe shpreson se Zoti nji ditë ka me e nxjerrë prej humnerës, tundon Zotin me bâ mrekulli ose me i shfaqë atij nji mshirë të jashtëzakonshme që nuk shtrihet te të tanë katolikët. Zoti, ashtû si thotë Apostulli sh'Pal "don që tanë njerzit të shelbohen" (1 Tim. 2:4) por Ai don gjithashtu që ne të punojmë për shelbimin tonë, s'pakut tuej përdorë mnyrat e mposhtjes së anmiqve tonë dhe tue iu bindë Atij kur na thrret me bâ pendesë. Mkatnorët i ndigjojnë thirrjet e Zotit por i harrojnë ata dhe vazhdojnë me fye Hyjin. Por Zoti nuk i harron ata. Ai i numron hiret që nep, gjithashtu, edhe mkatet që na bajmë. Prandaj, kur vjen koha që Ai ka vendosë, Zoti nuk na nep mâ hiret e tija dhe fillon me na ndëshkue. Në kyt shkrim kam qëllim me ju diftue se kur mkatet mbrrijnë nji numër të caktuem, Zoti nuk fal mâ. Kini kujdes!

1. Sh'Bazili, shën Jeronimi, sh'Gjoni Krizostomi, sh'Agustini dhe etnit e tjerë msojnë se Zoti, simbas fjalve të Shkrimeve Shêjte "Ju keni urdhnue çdo gjâ simbas masës, numrit dhe peshës" (Dija 11:21), ka fiksue për çdo person numrin e ditëve të jetës së tij, shndetin e talentin që ka me i dhanë sejcillit si dhe ka përcaktue për gjithkênd numrin e mkateve që ka me falë; e kur ky numër të mbrrihet, atherë Zoti nuk fal mâ. "Illud sentire nos convenit", thotë sh'Agustini, "tamdiu unumquemque a Dei patientia sustineri, quo consumato nullam illi veniam reservari." (De Vita Christi, Cap. III.) Euzebi i Çezaresë thotë : "Deus expectat usque ad certum numerum et postea deserit." (Lib. 8 , Cap. II.) E njêjta doktrinë msohet prej etënve të nâltpërmendun.

2. "Zoti më ka çue me shërue ata që pendohen me gjithë zemër." (Isaia LXI. 1.) Zoti âsht i gatshëm me shërue ata që dishirojnë sinqerisht me ndreqë jeten e tyne, por nuk mund të ketë mshirë për mkatnorin e papenduem. Zoti i fal mkatet por Ai nuk mundet me falë ata që janë të vendosun me vazhdue me E fye. Po ashtû, nuk mundena me i kërkue Zotit arsyen pse i falë njênit 100 mkate kurse disa të tjerve u merr jetën mbas 3 ose 4 mkateve dhe i hjedh në Ferr. Nëpërmjet profetit Amos, Hyji thotë : "Për tri krimet e Damaskut dhe për katër nuk kam me i konvertue." (1:3) Prandaj na duhet me adhurue gjykimet e Zotit dhe me thanë me Apostullin : "O thellsia e pasunive, e dijes, dhe e intelektit të Zotit! Sa të pakuptueshme janë gjykimet e Tija." (Romakve 11:33) Ai që merr falje, thotë sh'Agustini, âsht i falun vetëm prej Mshirës t'Zotit dhe ata që ndëshkohen janë të dënuem me të drejtë. "Quibus datur misericordia, gratis datur : quibus non datur ex justitia non datur." (1 de Corrept.) Sa shumë shpirtna i Madhi Zoti ka dënue vetëm mbas mkatit të parë ? Sh'Gregori difton se nji fmi 5 vjeçar mbasi kishte mbrritë moshen e arsyes sepse tha nji blasfemë u kap prej djallit dhe u tërhoq në Ferr. Nâna hyjnore i tha shërbtores së madhe të Zotit, Benedikta e Firences, se nji djalë 12 vjeçar u mallkue mbas mkatit të parë. Nji tjetër djalë vdiq mbas mkatit të tij të parë dhe u mallkue. Ti thue : Un jam i ri, ka të tjerë që kanë bâ ma shumë mkate se un. Por, simbas arsyetimit tand, a âsht Zoti i detyruem me pritë pendesen tande mbasi E ke fye ? Në Unjillin e sh'Mateut (21:19) lexojmë se Shelbuesi mallkoi nji peme figut të paren herë që e pâ pa frute : "Mos të dalin mâ kurrë frut prej tejet ! Dhe menjiherë pema e figut u thâ." Prandaj ti duhesh me u dridhë kur të vijnë mendimi me bâ vetëm nji mkat të randë, e veçanarisht n'kjoft se je fajtor për faje të tjera të randa.

3. "Mos rri pa frigë për mkatet e faluna dhe mos i shto mkatit mkat." (Eccl. 5:5) Prandaj, o mkatnor, mos thuej : Ashtu si Zoti m'ka falë mkatet e tjera, ashtu Ai ka me më falë edhe kyt mkat n'kjoft se e baj. Mos fol ashtû, sepse n'kjoft se mkatit të falun ti i shton nji tjetër, ke shumë arsye me u frigue se ky mkat i ri ka me iu shtue fajit për mkatet e kalueme dhe kshtû numri i mkateve që Zoti âsht i gatshëm me të falë ka me u plotsue e për rrjedhojë ke me u braktisë prej Hyjit. Shif si shpjegohet mâ kjartë kjo e vërtetë në Shkrimet Shêjte : "Zoti pret me durim në mnyrë që kur të vijë Dita e Gjykimit Ai ti dënojë ata për të tâna mkatet e grumbullueme." (2 Mac. 6:14) Zoti pret me durim derisa të kryhet nji numër i caktuem mkatesh, por kur masa e fajit të mbushet plot, Ai nuk pret mâ por ndëshkon mkatnorin. "Ju i keni mbyllë mkatet e mija sikur t'ishin në nji thes." (Job 14:17) Mkatnorët i shumëfishojnë mkatet e tyne pa i llogaritë, por Zoti i numron ata në mnyrë që kur të vijnë koha e të kórrunave, pra kur numri i mkateve të plotsohet, Zoti të hakmerret kundër mkatnorve. "Bani gadi drapnin se të korrunat janë gadi me u vjelë." (Joel 3:13)

4. Si ky i fundit ka shumë shembuj në Bibël. Tuej folë mbi hebrejtë, Zoti jonë, në nji vend, thotë : "Të tânë ata që më kanë tundue deri tash 10 herë... nuk kanë me e pa token. [Token e Premtueme] (Num. 14:22-23) Në nji vend tjetër, Ai thotë se e kishte ndalë hakmarrjen kundër Amorrítve sepse numri i mkateve të tyne nuk ishte plotsue : "Sepse deri tash ligsitë e Amorrítve nuk kanë mbrritë kulmin." (Gen. 15:16) Na kena gjithashtu shembullin e Saulit i cilli mbasi refuzoi me iu bindë Zotit për herë të dytë u braktis prej Tij. Sauli iu lut Samuelit me ndërhye para Zotit për faljen e tij : "T'lutem, ma fal mkatin e ktheju me mue që të adhuroj Hyjin." (1 Mbretn. 15:25) Por tuej e ditë se Zoti e kishte braktisë Saulin, Samueli iu përgjigj : "Nuk do të kthehem me ty sepse ti e ke refuzue fjalen e Zotit e kshtû Zoti të ka braktisë." (Idem, 15:26) Saul, ti e braktise Zotin e Zoti të braktisi ty. Nji tjetër shembull e gjejmë te Baltasari i cilli mbasi profanoi enët e Tempullit pâ nji dorë tuej shkrue mbi mur : "Mane, Thecel, Phares." Profetit Daniel iu kërkue me shpjegue kuptimin e ktyne fjalve. Tuej shpjegue fjalen Thecel, ai i tha mbretit : "Jeni peshue në kandâr e keni dalë i lehtë." (Daniel 5:27) Me kyt interpretim, ai i dha me kuptue mbretit se pesha e mkateve të tija në kandârin e Drejtsisë Hyjnore ishte mâ e rândë [se falja]. "Po at natë, Baltasari, mbreti i Kaldesë, u vra." (Daniel 5:30) Oh, sa shumë mkatnorë kanë pasë të njêjtin fund ! Tuej vazhdue me fye Zotin, mbasi numri i mkateve të tyne pat mbrritë te nji numër i caktuem, ata i vrau deka e përfunduen n'Ferr. "Ata i kalojnë ditët mes pasunísh e mbas nji momentit shkojnë n'Ferr." (Job 21:13) Dridhuni pra, vllâzen, se ndoshta mbas nji mkatit tjetër t'rândë, Zoti mund t'ju çojnë n'Ferr.

5. N'kjoft se Zoti do t'dënote mkatnorët fill mbas mkatit, ata nuk do t'A përbuzshin. Por mekênse Ai nuk i ndëshkon menjiherë shkelsit dhe, prej mëshirës, Ai e ndal hakmarrjen e pret konvertimin e tyne, mkatnorët marrin guximin me fye prapë Hyjin. "Për arsye se gjykimi i Tij nuk nepet përnjiherë kundër të keqes, bijtë e njerzve bajnë të keqen pa asnji frigë." (Eccles. 8:11) Por na duhet të bindena se Zoti, edhe pse âsht i durueshëm me ne, Ai nuk pret e nuk duron përjetë. Tuej pritë, si herët tjera, me i ikë kurtheve të Filistinve, Samsoni e la vedin me u mashtrue prej Dalilës. "Kam ma dalë jashtë, si herët tjera, e kam me i mujtë." (Judges 16:20) Por Zoti e kishte braktisë; Samsoni ma vonë u kap prej anmiqve të tij dhe hupi jetën. Hyji të paralajmron mos me thanë kshtû : Kam bâ sa e sa mkate e Zoti nuk me ka dënue. "Mos thuej : Kam mkatnue e mandej çfarë e keqet m'ka gjetë ? I Gjithpushtetshmi âsht nji shpërblyes i durueshëm." (Eccl. 5:4) Hyji duron për nji farë kohet por mandej Ai ndëshkon mkatet, prej të parit e deri te i fundi. Dhe sa mâ i madh që të jetë kênë durimi, aq mâ e madhe ka me kênë hakmarrja.

6. Për rrjedhojë, simbas sh'Gjon Krizostomit [nji prej etënve mâ të mëdhaj të Kishës Katolike], Hyji duhet pasë frigë ma shumë kur i duron mkatnorët sesa kur dënon menjiherë mkatet e tyne. "Plus timendum est, quem tolerat quam cum festinanter punit." E pse ? Sepse, thote sh'Gregori, ata që Zoti i ka mëshirue mâ shumë, n'kjoft se nuk ndalen s'ofenduemit Krijuesin, ata kanë me u dënue mâ rreptsisht. "Quos diutius expectat durius damnat." Për mâ tepër shejti shton se Zoti i dënon shpesh kto lloj mkatnorësh me nji dekë të papritun dhe nuk i lejon ata me bâ pendesë. "Saepe qui diu tolerati sunt subita morte rapiuntur, ut nec flere ante mortem liceat." Dhe te disa mkatnore, sa ma e madhe që të jetë drita e falun prej Zotit për korrigjimin e tyne, aq ma e madhe âsht verbnia dhe kryefortsia e tyne me vazhdue me mkatnue. "Për ta, do të ishte kênë mâ mirë mos me e pasë njoftë kurrë rrugen e drejtsisë, sesa mbasi ta kenë njoftë até, me u kthye mbrapsht." (2 Pet. 2:21) Mjerë ata mkatnorë që mbasi e kanë pâ driten, janë kthye te e vjella. Sh'Pali thotë për ta se âsht moralisht e pamujtun me u rikonvertue. "Sepse âsht e pamujtun për ata, që janë ndriçue nji herë [prej hirit të Zotit], kanë shijue dhuratat qiellore dhe janë kthye mbrapa, me u rikthye me bâ pendesë." (Heb. 6:4-6) 

7. Ndigjo pra, ô mkatnor, kshillen e Hyjit : "Biri ém, a ke mkatnue ? Mos mkatno mâ, dhe lutu për mkatet tueja të kalueme që ato të falen." (Eccl. 21:1) Bir, mos i shto mkate të tjera atyne që tashma i ke bâ por lutu për faljen e shkeljeve tueja t'mâparshme. Përndryshej, n'kjoft se ke me bâ prap nji mkat tjetër të randë, dyert e Mshirës Hyjnore munden me tu mbyllë dhe shpirti jot mund të bjerret përgjithmonë. Prandej, vllâzen të dashtun, kur djalli t'ju tundojnë prapë me ju shtye n'mkat pvetni vedin : N'kjoft se Zoti nuk më fal mâ, ça ka me ndodhë me mue gjatë përjetsisë ? E n'kjoft se djalli t'ju përgjigjet tuej thanë : "Mos keni frigë se Zoti âsht i mshirshëm", thueji kshtû : Çfarë sigurijet e çfarë mundsijet kam un, n'kjoft se kthehem me bâ mkate, se Zoti ka me m'shirue e me m'falë ? Qé si i kërcënon Zoti ata që i përbuzin thirrjet e tija : "Qé pra, Un ju thirra e ju keni refuzue... Edhe Un kam me qeshë në shkatrrimin tuej e kam me u tallë kur t'bijnë mbi jue ajo që nuk e pritshit." (Prov. 1:24-26) Vêni ré fjalët "Edhe Un"; që don me thanë se ashtû si jeni tallë me Zotin tuej E tradhtue prapë mbas rrfimit dhe premtimve me u korrigjue, njashtû edhe Ai ka me u tallë me jue në oren e deks tuej. "Kam me qeshë dhe kam me u tallë." Por "Zoti nuk tallet" (Gal. 6:7) [thotë shën Pali]. "Si nji qen," thotë Njiri i ditun "që kthehet me hangër të vjellen e tij, ashtû ban edhe i màrri që përsërit marrínë e tij." (Prov. 26:11) I bekuemi Denis Cartuziani nep nji interpretim të shkëlqyeshëm të ktij teksti. Ai thotë se nji qen që han até që sapo e ka vjellë bahet nji objekt i neveritshëm dhe i përbuzshëm; po kshtû nji mkatnor që kthehet te mkatet e tija të maparshme, që i kishte urrue dhe rrfye, bahet i urryeshëm para syve të Zotit. "Sicut id quod per vomitum est rejectum, resumere est valide abominabile ac turpe sic peccata deleta reiterari." 

8. O marrí e mkatnorve! N'kjoft se blen nji shpi, ti nuk kursen asnji sakrificë me ble tana sigurimet e nevojshme në mbrojtje të parave të shpenzueme; n'kjoft se pin ilaçe, ti je i kujdesshëm me sigurue vedin kundrejt çdo helmimit; n'kjoft se kalon nji lum, ti merr tana masat mos me râ mbrendë, kurse për nji knaqsí të përkohshme, për me çue deri n'fund hakmarrjen tande e për nji knaqsí shtazarake që zgjat nji moment ti rrezikon shelbimin e përjetshëm tuej thanë : "Tash shkoj me u rrfye mbas t'kem bâ mkatin." E kur, po t'pves, ke me shkue me u rrfye ? Ti m'thue : "Nesër." Por kush ta premton ty të nesërmen ? Kush të siguron ty se ke me pasë kohë për rrfim e se Zoti nuk ka me të hjekë jetën, ashtû si ka veprue me sa e sa të tjerë në momentin e tyne të mkatit ? "Diem tenes," thotë sh'Agustini, "qui horam non tenes." Ti nuk je i sigurtë se ke me jetue edhe nji orë mâ shumë e ti thue : "Kam me shkue me u rrfye nesër." Ndigjoji fjalët e sh'Gregorit [Papë dhe nji prej etënve mâ të mëdhaj të Kishës Katolike] : Ai që u ka premtue falje pendestarve, nuk u ka premtue të nesërmen mkatnorve." (Hom. XII. "in Evang.") Zoti u ka premtue faljen të tanë atyne që pendohen, por nuk ka premtue me i pritë deri nesër ata që E fyejnë. Ndoshta Zoti ka me t'dhanë kohë me bâ pendesë, ndoshta jo. E n'kjoft se nuk ka me t'dhanë, çka ka me ndodhë me shpirtin tand ? Ndërkohë, për nji knaqsí të mjerë, ti hup hirin e Zotit dhe e ven vedin n'rrezik me u hupë përgjithmonë.

9. A kishe rrezikue ti, për nji knaqsí tranzitore, paren, nderin, pasunitë, lirinë dhe jeten tande ? Jo, nuk do ti kishe rrezikue.  E si atherë, për nji kënaqje të mjerë, ti hup shpirtin, Qiellin e Zotin ? Me thuej : a beson se Parrizi, Ferri e përjetsia janë të vërteta fèjet ? A beson ti se po t'erdhi deka në mkat je i hupun përgjithmonë ? Oh çfarë çmenundijet, çfarë marrijet me dënue vedin vullnetarisht në nji përjetsí torturash e mundimesh me shpresë se mandej mundet me u ndryshue dënimi i dhanë ? "Nemo," thotë sh'Agustini,"sub spe salutis vult aegrotare." Kërkush s'âsht aq i marrë sa me pi helm me shpresen e parandalimit të pasojave të tija vdekjepruse tuej përdorë ilaçet e zakonshme. E ti don me dënue vedin n'Ferr tuej thanë mandej se shpreson se nuk ke me përfundue atjé ? O çfarë marríjet, që në konformitet me kërcënimet hyjnore, ka hjedhë e hjedhë përditë sa e sa njerëz në Ferr ! "Ti i ke xanë besë ligsisë tande prandej e keqja ka me t'rrxue e ti nuk ke me ditë me u çue." (Isaia XLVII : 10-11) Ti ke mkatnue tuej besue në mnyrë abuzive në Mshiren Hyjnore prandej denimi për fajin tand ka me râ mbi ty n'nji mnyrë të papritun e ti nuk ke me ditë prej kah t'ka ardhë. Ça ke me thanë ti mandej ? N'kjoft se mbas ktij sermoni ti nuk angazhohesh seriozisht me iu kushtue Zotit, kam me kjâ mbi ty e kam me t'konsiderue t'hupun.



mercoledì, febbraio 13, 2013

I uroj të tânë t'Krishtênve nji Krezhëm të mbarë e të shêjtë për mâ t'madhen lavdí të t'Madhit Zot, Nânës t'Kshillit t'Mirë dhe për konvertimin e shêjtnimin e mkatnorve.



lunedì, gennaio 28, 2013


“Udhëzimi permanent i Alta Vendita-s”


Stema e Karbonarisë


     Ky plani sekret për infiltrimin dhe rrëzimin e Papatit në Romë njifet me emnin “Udhëzimi permanent i Alta Vendita-s”, logja mâ e nâltë e Karbonerisë, nji shoqni sekrete masonike që luftonte për rrëzimin e Papatit dhe revolucionarizimin e Italisë. Ky dokument u shkrue në fillimin e viteve 1800. Simbas At E. Cahill S.J., në librin e tij « Freemasonry and the Anti-Christian Movement », Alta Vendita konsiderohej në atë kohë si qendra drejtuese e masonerisë evropiane. Gazetari katolik John Vennari komenton kshtû dokumentin sekret në fjalë : 

Strategjia e përshkrueme në Udhëzimin e Alta Vendita-s karakterizohet prej paturpsisë dhe dinaknisë së hartimit të saj. Udhëzimi i ban thirrje antarve të vet me shpërnda ide liberale në shoqni dhe në institutet e Kishës Katolike në mnyrë që laikët, seminaristat, klerikët dhe prelatët të mbruhen gradualisht me ide progresiste. Simbas planit, i cili përputhet plotsisht me direktivat e rabijve të naltë të Konstantinopojës të shekullit të 15-të për infiltrimin e Kishës Katolike, priftnijtë që do të shuguroheshin, ipeshkvijtë që do të konsakroheshin dhe kardinajt që do të zgjidheshin, si pasojë e influencës së ideve liberale, do të veprojshin simbas ideve moderniste e revolucionare të daluna prej Revolucionit judeo-masonik Francez të 1789. Së fundmi, po simbas planit të “Alta Vendita-s”, nji papë [i cili në fakt do të ishte anti-papë dhe jo Papa i vërtetë e Vikeri i KRISHTIT Zot mbi tokë] do të zgjidhej prej rangjeve të ktyne klerikve e prelatve modernistë dhe do të drejtonte Kishen në rrugen e “dritës” dhe “rinovimit.. Rezultati final i dishiruem do të ishte ecja e klerit dhe e besimtarve mbas flamurit të iluminizmit apo të “dritës masonike” tuej kujtue se po ecin mbas flamurit të Çilcave Apostolikë. [Anti-papa drejton kishen e vet dhe jo Kishen Katolike; në kohët tona kjo kishë âsht Kisha konçiljare e cila me doktrinen e saj âsht shkëputë prej Kishës Katolike edhe pse ajo mundet me mendue se âsht Kisha Katolike. Ashtû si e pat thanë vizionarja e Fatimas, Motra Lúcia de Jesus , kohët tona janë kohë të nji çorientimi diabolik ku njerzit nuk dinë me dallue të miren prej të keqes dhe ky vërbim shpirtnuer âsht nji ndëshkim i tmerrshëm hyjnor për mkatet e njerzimit]

N'kjoft se plani do të realizohej me sukses, tri shênja të pagabueshme do të dishmojshin arritjen e ksaj tragjedie : 

* Do të prodhohej nji rrumujë në atë shkallë sa që e tanë bota do ta kuptonte se nji revolucion madhor kishte ndodhë brenda Kishës Katolike në pajtim me idetë moderniste.
* Nji “teologji” e re do të përhapej e cila do të ishte në kundërshtim me doktrinen e mâparshme të Kishës Katolike. 
* Vetë masonët do të gzoheshin për triumfin tuej besue se tashmë Kisha Katolike mâ s'fundmi e kishte pâ “driten”. (sic)

Gjatë tanë shekullit të 19-të, shoqnia u përshkue, përherë e mâ shumë, prej principeve liberale (anti-katolike) të Iluminizmit dhe Revolucionit Francez në dâm të madh të Fesë dhe shtetit katolik. Nocionet e ashtuquejtuna “mâ të buta dhe mâ të kândshme” të pluralizmit “fetar”, të indiferencës religjioze, të nji demokracie që beson [gabimisht] se çdo autoritet vjen prej popullit, të nocionit të rrêmë të lirisë, të ndamjes së Kishës prej shtetit, të mbledhjeve ndërfetare dhe novacione të reja po mbërthejshin mendjet evropriane të post-iluminizmit, tuej infektue si njerzit e Kishës ashtû edhe ata të shtetit. 

Papët e shekullit të 19-të dhe të fillimit të shekullit të 20-të i shpallen nji luftë totale ktyne tendencave të rrezikshme. Me nji vizion të kjartë të rrânjosun në sigurinë e patundun të Fesë Katolike, Papët nuk u kompromentuen. Ata e dijshin mirë, pavarsisht prej pamjes së tyne tërheqse, se parimet e dâmshme nuk munden me prue fryte të mira dhe se kto principe rrënuese paraqiteshin në kulmin e ligsisë së tyne sepse ata ishin të rrânjosuna jo vetëm në herezi por në apostazi, pra në nji mohim të plotë të katoliçizmit. Goditja mâ e rândë kundër ktyne ideve revolucionare erdhi prej dorës së Papës Piu IX me dokumentin e tij monumental “Silabusi i gabimeve” i vjetit 1864. 

Megjithaté shekulli i 19-të pau nji rracë të re katolikësh [që ishin vetëm prej emnit të tillë] që kërkojshin në mnyrë utopike me mbrritë nji kompromis midis katoliçizmit dhe revolucionit. Kto njerëz kërkuen çfarë mund të jetë “e mirë” në parimet masonike të 1789 dhe u përpoqen me i futë ata mbrenda Kishës Katolike. Shumë klerikë, të infektuem prej shpirtit liberal të kohës, u kapen në rrjetën që ishte hjedhë mbrenda sakristive dhe seminareve, ashtû siç do ta lexojmë në dokumentin sekret të “Alta Vendita-s”. Kto u quejtën me emnin katolikë-liberalë, të cilët, simbas Papës Piu IX, ishin anmiqtë mâ të rrezikshëm të Kishës Katolike. 

Kriza mbrriti kulmin në fillimin e shekullit të 20-të kur liberalët e 1789 që “ishin sjellë nëpër erë” u transformuen në tornadon e Modernizmit, e cila si egjra ngjason shumë me grunin por nuk bjen fryte dhe duhet zhgulë. E kjo egjër, simbas At Micelit, ushqehet dhe i ka rrânjët në protestanizëm, iluminizëm dhe Revolucionin Francez.

Papa sh'Piu X, i hypun në tronin e sh'Pjetrit në vjetin 1903, ishte Papa mâ i sukseshëm në luftën kundër sintezës së tana herezive, ashtû siç e quente ai modernizmin. Encikliku “Pascendi”, dokumenti “Lamentabili” dhe “Betimi anti-modernist” që ishte i detyruem me u bâ prej tanë klerikve, pastrimi i seminareve dhe universiteteve prej egjrës moderniste e biles çkishënimi i elementave të pabindun, ndaluen përkohsisht hovin e tornados por nuk e eliminuen plotsisht até. Vetë Papa sh'Piu X, mbas masave të guximshme që ndërmori, do të thote mâ vonë se bisha moderniste nuk kishte cofë por ishte mshehë nën tokë, me siguri për me e nxjerrë prapë kryet në kohë mâ të përshtatshme. 

Mjerisht, po të shihen ndryshimet e ndodhuna qysh mbas Konçilit të dytë të Vatikanit mund të nxirret pa vështirsi konkluzioni se plani i “Alta Vendita-s” ishte realizue me sukses dhe se bisha moderniste, mâ e gjallë se kurrë, kishte ndërmarrë prapë aktivitetin e saj shkatrrues.  

« Të tana idetë e mëdha të revolucionit amerikan dhe të atij francez s'bashkut me të gjitha vlerat e tyne demokratike, që në të kaluemen u luftuen prej brezash të tana Papësh, u pranuen prej Konçilit të II të Vatikanit. » (Edward Schillebeeckx O.P., “teologu” konçiljar; intervistë në gazeten “Jesus”, Maj 1993)

« Çdo mason i dênjë gzohet pa kufi prej rezultateve të pandryshueshme të Konçilit të II të Vatikanit. » (Yves Marsaudon, mason i nâltë i Logjes së Madhe të Francës, Ivi, p. 121)

« N'kjoftë se krahasojmë epoken tridentine [të Konçilit të shênjtë të Trentes] të kundër-Reformës me Konçilin e II të Vatikanit, Konçili i II i Vatikanit, në karakteristikat e tija themelore, âsht 180 gradë në krah të kundert. Nji Kishe e re lindi mbas Konçilit të II të Vatikanit. (“Teologu” konçiljar Hans Küng). » (Juan Valdivieso, “Vatican II Broke with the Magisterium”, 2008, Tradition in Action)

« Konçili i II i Vatikanit shënon fundin e epokes tridentine dhe fundin e kohës së Konçilit të I të Vatikanit. Konçili i II i Vatikanit âsht revolucioni francez në Kishë. » (“Kardinali” konçiljar Leo Jozef Suenens, “Arqipeshkev” i Brukselit; Idem)

« Në Kishë ndodhi Revolucioni i qetë i Tetorit. [Tuej iu referue Revolucionit judeo-komunist bolshevik të 1917 në Rusi]. » (“Teologu” konçiljar Yves Congar; Idem)

P. Marie-Dominique Chenu, i cili ka luejtë nji rol të rândsishëm në shkrimin e dokumentave të ndryshme konçiliare, shprehet se në Historinë e Kishes katolike, Konçili i II i Vatikanit ka kênë nji shkëputje e vazhdimësisë së saj afro 1500 vjeçare, sepse ky konçil i nep fund “Epokës Konstantine” të Katoliçizmit. Mâ poshtë, ai krenohet tuej thânë se ato çâshtje të teologjisë së tij, që ishin dënue mâ parë prej Papës Piu XII, u përkrahen prej autoriteteve të reja në Vatikan. (Idem)

Në kohën kur P. Ratzinger ishte “Prefekt i Kongregacionit të Shênjtë për Doktrinen e Fesë”,  âsht shprehë se dokumenti i Konçilit “Gaudium et spes” dhe dekretet e tjera në lidhje me lirinë fetare dhe ekumenizmin kanë kênë nji korrigjim i dokumentit “Syllabus” të Papës Piu IX ose mâ mirë, një anti-Syllabus. (Idem; « Les Principes de la Theologie Catholique » – Esquisse et Materiaux, Paris : Tequi, 1982, pp. 426-427)

“Kardinali” Franz König âsht shprehë se Konçili i II i Vatikanit ka aprovue até çfarë dokumenti “Syllabus” i Papës Piu IX dhe dokumenti “Pascendi” i Papës Sh'Piu X kishin dënue mâ parë. (« Chiesa dove vai? » Gianni Licheri interroga il Cardinale Franz Koenig, Rome : Borla, 1985 pp. 103-104; Tradition in Action).

Dokumenti sekret i "Alta Vendita-s" që ra në duert e Papës Gregori XVI përfshin nji periudhë kohe prej vitit 1820 deri në vjetin 1846. Me nji letër aprovimit të 25 Fruerit 1861, Papa Piu IX garantoi autenticitetin e dokumentit dhe i kërkoi shkrimtarit katolik Crétineau-Joly botimin e tij, dokument që gjindet në veprën « L'Eglise Romaine en face de la Révolution » (1859) të ktij të fundit. Teksti i plotë i ktij dokumenti, që mund ta lexoni ktû mâ poshtë, përfshihet edhe në veprën e Imzot George Dillon « Grand Orient Freemasonry Unmasked » të vjetit 1885. Ky libër i bani aq shumë përshtypje Papës Leoni XIII saqë Ai kërkoi dhe pagoi prej fondeve personale përkthimin dhe botimin e tij edhe në italisht. Tuej lexue dokumentin në fjalë, prej disa elementave dallues, e veçanërisht prej shandanit hebraik shtatkrahësh (menorah), simbol ekskluzivisht çifut, në stemen e Karbonarisë, të shkon ndër mend se vetëm nji element konspiracionist mund ta kishte shkrue kyt udhëzim : penda revolucionare hebraike.

Dokumenti Sekret


Qysh kur kena vendosë me kênë si nji trup i vetëm veprimit, dhe ky urdhën ka fillue me mbretnue në logjen mâ të largët ashtû si edhe në até mâ të afërt me qendrën e veprimit, egziston nji ide me të cillën janë marrë shumë ata njerëz që aspirojnë në nji regjenerim universal. Kjo idé âsht çlirimi i Italisë prej të cilës nji ditë do të vijë edhe çlirimi i tanë botës , republika universale dhe harmonia e njerzimit. Kjo ide nuk âsht kuptue ende prej vllâzënve tonë përtej Alpeve. Ata besojnë se Italia revolucionare mundet me konspirue vetëm në hije, me therë ndonji xhandar apo tradhtar, dhe me durue qetsisht zgjedhen e ngjarjeve që ndodhin jashtë Italisë, përtej Alpeve [në Francë] por pa ndërhymjen e Italisë. Ky gabim ka kênë fatal për ne në disa raste. Nuk âsht e nevojshme me e luftue me fjalë propaganduese por duhet me e vra me fakte. Prandej, mes nevojave previlegjuese që agjitojnë mendjet e logjeve tona mâ të fuqishme âsht nji nevojë të cillen nuk duhet me e harrue kurrë. 

Papati, gjatë tana kohnave, ka ushtrue nji veprimtari vendimtare mbi çâshtjet e Italisë. Nëpermjet duerve, fjalve, pendave dhe zemrave të panumërta të ipeshkëve, meshtarve, murgjënve, murgeshave dhe besimtarve prej tana rangjeve shoqnuere, Papati gjen devoçmëni të pafundme gadi për flijim, e biles me entuziazëm. Gjithkund, kurdoherë që i thrret ata, Papati ka miq gadi me dekë dhe gadi me hupë gjithshka për çâshtjen e tij. Kjo âsht nji fuqi e pamasë të cilën vetëm Papët kanë mujtë me e vlersue deri në maksimumin e saj, megjithse ata e kanë përdorë até vetëm deri në nji farë shkallet. Sot për sot, as që bahet fjalë me e përdorë kyt fuqi për interesat tona, prestigji i të cilës âsht dobsue për momentin. Qëllimi jonë final âsht ai i Volterit dhe i Revolucionit Francez : shkatrrimi përgjithmonë i Katoliçizmit dhe bilës i idesë kristiane, e cila po të lêhet e gjallë mbi rrënojat e Romës ka me ringjallë Krishtënimin mâ vonë. Por për me mbrritë mâ me siguri kyt qëllim ... nuk duhet ti kushtojmë vëmendjen francezve mendjemëdhênj, gjermanve të depresionuem dhe anglezve melankolikë të cillët të tanë imagjinojnë se munden me vra Katoliçizmin tashti me nji kangë imorale, mandej me nji përfundim ilogjik dhe, n'nji kohë tjetër, me nji sarkazëm të infiltrueme si kontrabanda e pambukut të Anglisë. Katoliçizmi ka nji jetë mâ rezistente. Shpesh ai ka kalue kundërshtarët mâ të paepun dhe mâ të tmerrshëm dhe ka pasë knaqsinë djallzore (sic) me hjedhë ujë të bekuem mbi vorret e mâ të tërbuemve. T'i lejojmë atherë vllâznit tonë të ktyne vendeve me hjekë dorë prej zellit të tyne anti-katolik steril e të papërmbajtun. 

Tash 17 shekuj, Papati ka kênë i pandamë prej historisë së Italisë. Italia nuk mundet me marrë frymë e as me lëvizë pa lejen e Bariut Suprem. Me Papatin ajo ka 100 armët e Briareus-it [“hyjni”pagane] kurse pa té, ajo âsht e dënueme me nji pafuqi për tu mëshirue. Ajo duhet veçse me nxitë ndamjet, shpërthimin e urrejtjeve dhe zbulimin e anmiqsive prej vargmalit mâ të naltë të Alpeve te ai mâ i ulti i Apenineve. Ne nuk mund ta dishirojmë nji gjendje të tillë, prandej âsht e nevojshme me gjetë nji zgjidhje për kyt situatë. Dhe zgjidhja âsht gjetë. Papa, kushdo kjoft ai, nuk ka me ardhë kurrë te shoqnitë sekrete. Duhet që shoqnitë sekrete të shkojnë të parat te Kisha Katolike me qëllim me mposhtë até bashkë me Papen. 

Puna që kena ndërmarrë nuk âsht puna e nji dite, as e nji muejit e as e nji vjetit. Ajo mund të zgjasin disa vjetë, ndoshta nji shekull, por në rradhët tona luftëtari vdes por lufta vazhdon. 

Nuk kena qëllim me i bâ Papët për vedi, neofitë dhe propagandues të parimeve e ideve tona. Kjo do të ishte nji ândërr qesharake, sidoqë të silleshin ngjarjet. N'kjoft se kardinajt apo prelatët, me vullnet ose jo, do të hyjshin, për shembull, në nji pjesë të sekreteve tona, kjo nuk do të ishte arsyeja me dishirue ngritjen e tyne në Selinë e Shêjtë. Ajo ngritje do të na shkatrronte. Vetëm ambicia do ti shtynte ata me na tradhtue; nevojat për pushtet do ti detyrojshin ata me na sakrifikue. Ajo që na duhet me lypë, kërkue dhe shpresue, si çifutnit që priten Mesinë, âsht nji Papë simbas dishirave tona. Aleksandri VI, megjithë krimet e tija personale (sic) nuk do të na përshtatej sepse ai nuk gaboi kurrë në çâshtjet fetare. Klementi XIV, përkundrazi, do të na përshtatej prej kresë te kâmbët; megjithaté, ai i besoi krejtsisht ministrave të Burbonve dhe i toleroi të pafetë, gjâ që e bane até nji Papë vërtetë të madh. Prandej na duhet me gjetë nji tjetër, që ti përshtatet planeve tona dhe kshtû na do të marshojmë mâ me siguri drejt sulmit kundër Kishës sesa tuej përdorë pamfletet e vllâzënve tonë në Francë apo arin e Anglisë. A doni me e dijtë arsyen ? Tuej veprue si thashë mâ nâltë, nuk kena me pasë mâ nevojë për ufullen e Hanibalit [helmimin], barutin e topave e, biles, as për armët tona. Na do të kena gishtin e vogël të pasardhsit të sh'Pjetrit të përfshimë në konspiracjon dhe ai gisht i vogël ka mâ vlerë për kryqzaten tonë sesa tanë Inoçentët, Urbanët dhe sh'Bernardët e Krishtênimit. [Në të vërtetë "Papa"i Karbonarëve, do të ishte nji anti-pape dhe jo pasardhsi i sh'Pjetrit, i cili nuk mundet me gabue në çâshtjet që lidhen me Fenë dhe moralin]

Na nuk dyshojmë se kena me i kunorzue me sukses të tana përpjekjet tona; Por kur ? Në çfarë mnyret ? E panjoftuna nuk e ka manifestue vedin endé. Megjithaté, mekênse asgja nuk duhet me na shmangë prej planit tonë dhe se çdo gjâ duhet ti shërbejë përmbushjes së tij, na dishirojmë që në kyt udhëzim, i cilli duhet të qindrojë sekret për karbonarët e thjeshtë, ti napim kshilla antarve të Logjës Supreme me të cilat ata duhen me ndriçue të gjithë vllâznit në formen e udhëzimit ose memorandumit. Asht shumë e rândsishme mos me thanë kurrë se kto urdhna kanë dalë prej Alta Vendita-s...

Shumë pak mund të mbrrihet me ato kardinaj ose prelatë të vjetër karakteri i të cillve âsht shumë i vendosun, prandej âsht e nevojshme me i lanë ashtû si e kena gjetë, të pakorrigjueshëm, në shkollen e Konsalvit, dhe me nxjerrë prej depove tona, të njohuna ose të panjohuna, armët që do ta bajnë të dobishme ose qesharake fuqinë në duert e tyne. Nji fjalë që dikush mund të shpikë me mjeshtri dhe me talent mundet me u shpërnda ndërmjet disa familjeve të zgjedhuna e të ndershme, dhe përmes tyne, në kafené dhe rrugë; nji fjalë nganjiherë mundet me mbytë nji njiri. N'kjoft se nji prelat vjen në Romë, prej krahinave të thella, me ushtrue nji profesion, njifni s'parit karakterin e tij, të kaluemen e tij, cilësitë dhe mbi të tana të metat e tija. N'kjoft se qysh përpara ai âsht nji anmik i deklaruem, nji Albani, nji Pallotta, nji Bernetti, nji Delia Genga, nji Riverola, rrethojeni me të tana kurthet që keni në dispozicion; krijojani nji prej atyne reputacioneve që të trembin fmijt e vegjël dhe plakat; paraqiteni mizor dhe gjakatar; numëroni ndonji shembull të mizorisë së tij që të ngulet lehtë në mendjet e njerzve. Kur gazetat e hueja kan me i marrë prej nesh kto ngjarje, për me i zbukurue mandej edhe mâ shumë, sepse padyshim ata respektojnë të vërteten, ata kanë me publikue nëpermjet ndonji idioti të respektueshëm emnat dhe abuzimet e personave në fjalë. Si Anglisë dhe Francës, edhe Italisë nuk i mungojnë pendat e shkathta të cilat kanë me ditë si me u sjellë me kto rrêna aq të dobishme për çâshtjen tonë të mirë. Kur të shohin në gazetë emnin e delegatit ose gjykatsit të tij, megjithse nuk e kupton gjuhen e saj, populli nuk ka me pasë nevojë për prova tjera. Ai âsht në fmininë e liberalizmit dhe beson në liberalë, ashtu si ma vonë ka me besue te na, pa e ditë fort arsyen. 

Shtypeni anmikun kushdo kjoft ai; shtypini të fuqishmit me anen e rrênave dhe shpifjeve e sidomos shtypeni qysh në vezë. Ju duhet me shkue te rinia të cilën duhet ta joshni dhe ta tërhjekni nën flamurin e shoqnive sekrete. Për me përparue hap mbas hapi në kyt rrugë të rrezikshme, në nji mnyrë të llogaritun por të sigurtë, janë dy gjâna primare që duhen pasë parasysh : Ju duhet të dukeni të thjeshtë si pllumbat por të kujdeshëm si gjarpni. Etnit, bijtë e biles vetë gratë tueja nuk duhen të dijnë kurrë sekretin që mbartni në gjí. N'kjoft se dishironi, për me rrêjtë mâ mirë synin inkuizitor e kureshtar, shkoni në rrëfim por mbani heshtjen mâ absolute mbi kto gjâna. Ju e dini se zbulimi mâ i vogël, e dhana mâ e vogël, me dashje ose pa dashje, që mund t'ju rrëshqasin në rrëfim apo diku tjetër ka me prue gjâmen mâ të madhe dhe vendimin me vdekje për zbuluesin. 

Atherë, për me pasë nji Papë në mnyren që na dishirojmë, âsht e nevojshme me përgaditë për at Papë nji brez të dênjë për mbretninë mbi të cilen ândrrojmë. Mos u merrni me pleqtë e të pjekunit por shkoni te rinia e n'kjoft se âsht e mujtun edhe te fmijtë. Kurrë mos flitni në prezencen e tyne ndonji fjalë blasfemuese ose imorale. Maxima  debetur puero reverentia. Kurrë mos i harroni kto fjalë të poetit sepse kanë me ju ruejtë kundër shfrenimeve të cilat duhet me i kontrollue me çdo kusht për të miren e çâshtjes sonë. Me qëllim me vjelë fryte në çdo familje dhe me u pranue në votrat shpiake ju duhet me e paraqitë vedin si nji njiri serioz dhe i moralshëm. Kur t'krijoni emnin e mirë në kolegje, gjimnaze, universitete dhe seminare, mbasi të keni fitue besimin e profesorave dhe studentave, filloni me veprue tuej tërhjekë në bisedat tueja veçanarisht klerikët. Mbushni shpirtnat e tyne me madhshtinë e Romës së lashtë papale. N'fundin e zemrës italiane egziston gjithmonë keqardhja për Romen republikane. Nxitni e ndezni kto natyra të mbushuna me zell e zjerm patriotik. Ofrojini në fillim, mshehtazi, libra të padâmshëm dhe poezi ku shkëlqen fryma kombtare. Ma vonë, pak kah pak, keni me i prue dishepujt tuej në temperaturen e gatimit të dishiruem...

Ngjarjet, të cilat simbas opinionit tonë, po përparojnë shumë shpejt, mbas pak muejsh kanë me prue detyrimisht nji ndërhymje të Austrisë. Ka prej atyne idiotve që, në papjekuninë e tyne, knaqen tuej shtye të tjerët në mes të rreziqeve; por ka edhe prej atyne idiotve që marrin me vedi në kto rreziqe edhe njerëz të meçëm. Revolucioni që ata po përgadisin në Itali ka me përfundue vetëm me gjâma e persekucione. Asgja nuk âsht pjekë, as njerzit e as situatat dhe kjo gjendje ka me vazhdue prapë për nji kohë të gjatë. Por prej ktyne të kqijave ju mundeni gjithmonë me nxjerrë nji tel të ri për me e dridhë në zemrat e klerikve të rinj. Kjo âsht urrejtja e të huejit. Bani që gjermanët të duken qesharakë dhe të urryeshëm... Në idenë e supremacisë pontifikale, përzini gjithmonë kujtimet e vjetra të luftnave të priftnijve dhe të perandorisë. Zgjoni zjermin e fikun të pasioneve mes Gelfëve dhe Gibelinve dhe kshtû do të krijoni reputacionin si katolikë të mirë dhe patriotë të devoçëm. 

Ky reputacion ka me i hapë rrugen doktrinave tona me u futë në gjinin e klerit të ri e biles deri në thellsitë e kuvendeve. Në pak vite, kleri i ri, prej vetë rrjedhës së ngjarjeve, ka me xanë të tana postet; ai ka me qeverisë, administrue dhe gjykue dhe ka me  krijue kshillin e Sovranit; ky kler ka me u thirrë me zgjedhë Pontifin që do të mbretnojë dhe ai Pontif, si pjesa mâ e madhe e bashkëkohësve të tij, detyrimisht do të mbushet me parimet humanitare e italiane të cilat jena tuej i hjedhë në qarkullim. Asht nji kokërr e vogël e mustardës që po e mbjellim në tokë por dielli i drejtsisë ka me e rritë até për me u bâ nji fuqi të madhe dhe keni me pa nji ditë çfarë korrjet të madhe ka me prodhue ajo kokërr e vogël. 

Në rrugen që na po projektojmë për vllâznit tonë gjinden pengesa të mëdhaja me u kapërcye, vështirsi të ndryshme me u kalue të cilat kanë me u mposhtë në sajë të eksperiencës dhe  mendjehollsisë; por fundi âsht i mrekullueshëm; e me e mbrritë até ia vlen me i çue të tana velat. Ju dishironi me revolucionarizue Italinë ? Synoni Papen, portretin e të cilit bame mâ nalt! Ju doni me vendosë mbretninë e të zgjedhunve mbi fronin e prostitutës së Babilonisë ? Bani që kleri të ecin mbas flamurit tuej tuej kujtue gjithmonë se âsht tuej ecë mbas flamurit të Çilcave Apostolikë! Hjedhni rrjetat si Simon Bar Jona! Hjedhini në thellsitë e sakristive, seminareve e kuvendeve, në vend që me i hjedhë në thellsitë e detit, dhe n'kjoft se nuk keni me përshpejtue asnjisend, keni me kapë nji sasi peshqish n'nji mnyrë mâ të mrekullueshme se ai! Peshkatari i peshqve ka me u ba peshkatar njerzish dhe kshtû keni me çue po aq miq tuej rreth Selisë Apostolike. Ju keni me xanë nji revolucion në tiarë dhe mantel, që marshon me kryq dhe flamur, nji revolucion që duhet veç me e nxitë pak dhe ai ka me ndezë flakë tanë globin. 

Çdo akt i jetës tuej ti kushtohet pra gjetjes së Gurit të Filozofit. Alkimistat e Mesjetës hupen kohen dhe arin e viktimave të tyne në realizimin e ksaj ândrre. Andrra e shoqnive sekrete ka me u ba realitet për arsyen mâ të thjeshtë sepse ajo bazohet në pasionet e njirit. Mos të dekurajohena atherë prej ndonji ndaljet, kthimit mbrapa apo humbjet. Të përgadisim armët tona në heshtjen e logjeve, të nxjerrim municionet, të lëvdojmë tana pasionet, prej mâ të kqijave te mâ bujaret, dhe gjithshka na shtyn me mendue se planet tona nji ditë do të kenë sukses përtej llogaritjeve tona mâ të paparashikueshme. 


Bibliografi : 

Monsignor George Dillon DD, "The War of Antichrist with the Church and Christian Civilization", 1885, faqet 89-95.




lunedì, dicembre 24, 2012

Për shumë vjet KRISHTLINDJEN!


Fresko e Murijos (1618-1682)


          N'kyt prag KRISHTLINDJET përfitoj me i urue të tânë lexuesit e ktij blogu dhe shqiptarët kudo kjoshin, gzuar e për shumë vjet KRISHTLINDJEN. Uroj që KRISHTI Fmi të gjejnë në zemrat tueja at përvujtní, paqe, dlirtsí, kûndením e devocjon si te grazhdi i përvujtë i Bethlehemit mes sh'MARISE gjithmonë Virgjën, Nânës të Zotit, dhe sh'Jozefit tuej i shtue përherë e mâ shumë hirit e bekimet e Tija në jeten tuej shpirtnore dhe materiale.

martedì, dicembre 18, 2012

Katër Kohët e KRISHTLINDJES


         Besimtarët mos të harrojnë me mbajtë njinesë dhe abstinencë të Mërkuren (19 Dhetuer), Premten (21 Dhetuer) dhe të Shtunden e ardhshme (22 Dhetuer), ditë që njihen edhe si Katër Kohët e KRISHTLINDJES, në përgaditje të Ardhjes së Shëlbuesit.

Për detaje mbi sasinë e lejueme të ushqimit, kontrolloni ktu.


domenica, dicembre 09, 2012

Të Xanunit Pafaj të Virgjinës MARI

prej Illyricum Sacrum



- Shpallja e Dogmës prej Papës Piu IX në 1854 – 
Fresko në Muzeun e Vatikanit


          Me 8 Dhetuer Kisha shêjte Katolike celebron nji prej festave mâ të mëdha në nder të Nânës së Zotit, Të Xanunit Pafaj të Virgjinës MARI. Në letren e tij apostolike të 8 Dhetuerit 1854, Ati ynë shêjt, Papa Piu IX, deklaroi solemnisht dhe përcaktoi në mnyrë dogmatike që e Shêjtnueshmja Virgjina MARI, Nâna e Zotit, âsht xanë pa mkat të rrjedhshëm :

« Me besim të plotë në Zotin dhe i bindun se ka ardhë momenti i duhun me përcaktue të Xanunit Pafaj të Shêjtnueshmes Virgjinës MARI, Nânës së Zotit, të cillen e dishmojnë dhe e nxjerrin mrekullisht në dritë vetë profecitë hyjnore, Tradita shêjte katolike, ndjenjat e përhershme të Kishës, aprovimi i admirueshëm i barijve (meshtarve) katolikë dhe i besimitarve, aktet e ndrituna dhe konstitucjonet e pasardhsve tanë; mbasi kena egzaminue çdo gjâ me kujdesin mâ të madh dhe mbasi i kena ofrue Zotit lutje të zjarrta e të vazhdueshme, kena mendue se nuk duhet të vonojmë mâ me sanksionue dhe përcaktue nëpërmjet gjykimit tonë suprem të Xanunit Pafaj të Virgjinës, e me knaqë kshtû dishiren shumë të devoçme të botës katolike dhe të vetë devocjonit tonë ndaj të Shêjtnueshmes Virgjën, në mnyrë që me nderue për herë e mâ shumë Birin e saj të vetëm, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, sepse i gjithë nderi dhe lavdia që i dhurojmë Nânës kthehet në lavdinë e Birit.

« Prandej, tuej mos pushue kurrë s'ofruemit, me përvujtní dhe krezhëm, lutjet tona personale s'bashkut me lutjet publike të Kishës Atit nëpërmjet Birit të saj, që të dinjote me drejtue dhe forcue shpirtin tonë nëpërmjet virtytit të SHPIRTIT SHEJT; mbasi kena lutë asistencen e tânë oborrit qielluer dhe thirrë me ofshamat tona Shpirtin ngushllues, tuej veprue sot nën inspirimin e Tij, për nderin e të Shejtnueshmes dhe të pandames TRINI, për lavdinë e Virgjinës, Nânës të Zotit, për nâltsimin e Fesë Katolike dhe për rritjen e Besimit të krishtênë, nëpërmjet autoritetit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, të shêjtnve apostuj sh'Pjetrit e sh'Palit dhe autoritetit tonë, ne deklarojmë, shpallim dhe vendosim se doktrina simbas të cillës e Shêjtnueshmja Virgjina MARI, që në momentin e parë të t'xanunit të saj, nëpërmjet nji hiri dhe privilegji specjal të Zotit të Gjithpushtshëm, në konsideratë të meritave të JEZU-KRISHTIT, Shëlbuesit të njerzimit, âsht ruejtë prej çdo njolle të mkatit origjinal âsht nji doktrine e zbulueme prej Zotit e për rrjedhojë ajo duhet besue vendosmënisht dhe vazhdimisht prej të tanë besimtarve. N'kjoft se ndokush, mos kjoft thanë prej Zotit, do të kishte arrogancen me mendue në zemren e tij ndryshej prej sa âsht vendosë prej nesh, ta msojnë dhe ta dijnë se, i dënuem prej vetë gjykimit të vet, ai âsht mbytë në mosbesimin e tij dhe ka braktisë unitetin e Kishës; dhe për mâ tepër, n'kjoft se nëpërmjet fjalëve, shkrimeve apo çfarëdolloj mjeti tjetër të jashtëm, do të guxonte me i shprehë kto ndenja të zemrës së tij, ai do të psojë 'ipso facto' dënimin e parashikuem në të drejten kanonike. »



Katër vjet mâ vonë, pra në vjetin 1858, për me konfirmue se vendimet e Papës janë gjithmonë të pagabueshme në çâshtjet që lidhen me Fenë dhe moralin, vetë Virgjina e Papërlyeme iu shfaq nji vajze të re, shêjtes Bernadetë, në Lurd, nji fshat i vogël në jug të Francës, tuej aprovue fjalët e Vikerit të KRISHTIT mbi tokë dhe tuej thanë se âsht e Xanuna e Pafaj : 'Conceptio Immaculata'.


Ishte e nevojshme, thotë sh'Alfons MARIA Liguori, veprat e të cilit janë aprovue prej Kishës Katolike, që sejcili prej tre Personave Hyjnore të ruante MARI-në prej mkatit origjinal, Ati tuej e konsiderue si Bijen e Tij, Biri, si Nânen e Tij dhe SHPIRTI-SHEJT, si Nusen e Tij.

Ishte e nevojshme që Ati të përjashtonte MARI-në prej mkatit të rrjedhshëm sepse ajo ishte Bija e Tij, biles 'Bija e madhe' ashtû si shkruhet : « Jam lindë para tana krijesave » (Eccles., 24). Ky rresht biblik i âsht atribue gjithmonë MARI-së prej interpretuesve, etënve shêjtë dhe vetë Kishës Katolike në Festen e t'Xanunit të Papërlyem. Simbas Skotisve (prej teologut të njoftun françeskan, doktorit Duns Scot) ky titull i nepet Zojës Bekueme sepse ajo kje predestinue në të njêjten kohë me Birin e saj në dekretet e Zotit, para krijimit të botës. Simbas Tomistve (prej teologut të madh dominikan, doktorit êngjellor sh'Tomë Akuinatit), titulli 'Bija e madhe' i nepet Nânës të Zotit, si 'Bija e madhe' e hirit, e predestinueme me kênë Nâna e Shelbuesit mbas marrjes parasysh të mkatit që do të hinte në botë. Për rrjedhojë, ishte e nevojshme që MARIA të mos ishte kurrë skllave e djallit dhe të ishte gjithmonë në posesjon të Krijuesit të saj ashtû siç shkruhet : « Dominus possedit me in initio viarum suarum » (Proverbi 8). Prandaj me të drejtë Mgr Denis, arqipeshkvi i Aleksandrisë, e quen MARI-në Bija unike dhe e vetme e jetës për me e dallue prej të tjerave që lindin në mkat e që janë bija të vdekjes.

Ishte e nevojshme që Ati të krijonte Virgjinën e Bekueme në gjêndje të hirit, pra në miqsi me Zotin, sepse e destinonte me kênë pajtuesja dhe riparuesja e njerzimit, ndërmjetse midis Zotit dhe njerzve. Ishte e nevojshme që Zoti të ruante MARI-në prej mkatit origjinal sepse e destinonte me i shtypë kryet gjarpnit (djallit); pra n'kjoft se MARIA duhej të ishte 'Grueja e fortë' në botë për me mposhtë luçiferrin, nuk duhej që ajo të ishte mundë mâ parë prej anmikut t'saj e t'onit, e as që ti ishte nënshtrue pushtetit të tij. Në sajë të mirësisë hyjnore, Virgjina e Bekueme u privilegjue me kênë krejtsisht e pastër prej çdo lloj mkatit e në kyt mnyrë ajo mujti me mposhtë dhe shtypë kryenaltsinë e anmikut të saj dhe t'onit. Por mbi gjithshka ishte e nevojshme që Ati i përjetshëm të përjashtonte Virgjinën shêjte prej mkatit sepse e destinonte me kênë Nâna e Birit të Tij hyjnor, thotë sh'Bernardini i Sienës. Edhe sikur t'egzistonte vetëm arsyeja e nderit të Birit të Tij, kjo arsye do të ishte e mjaftueshme me krijue MARI-në të papërlyeme e pa njollë.

Avantazhi i parë i fmijve âsht me lindë prej prindve fisnikë, me êmën. Në botë, mungesa e shkencës dhe e pasunisë durohet mâ lehtë sesa mungesa e êmnit të mirë të familjes, sepse n'kjoft se jena të vorfën mundena gjithmonë me u pasunue; n'kjoft se jena injorantë, mundena gjithmonë me studjue; por n'kjoft se vijmë prej nji familje jofisnike âsht e pamujtun me ndryshue të kaluemen; edhe sikur në të ardhmen do të fitojshim nji emën fisnik prapë dikush mund të na kujtonte gjithmonë origjinën e ultë.

Në të njêjten mnyrë Zoti duhej të lindte Birin e Tij prej nji Nâne fisnike tuej e ruejtë prej mkatit, sepse nuk do të zgjidhte që Biri hyjnor të lindte prej nji nâne të infektueme prej mkatit për me i dhanë shkas luçiferrit me fajsue Shëlbuesin tonë, si nji turp, lindjen e Tij prej nji nâne që kishte kênë skllavja e tij dhe anmikja e Zotit. Jo, pa dyshim, dhe Zoti siguroi me bollëk lavdinë e Birit të Tij tuej bâ të mujtun që Nâna e Tij të ishte gjithmonë e papërlyeme.

Prej nji dekreti special, thotë Kisha greke, me 25 mars, të Providencës hyjnore, Virgjina shêjte qysh në fillim të egzistencës së saj pati të gjithë pastërtinë që duhet të kishte ajo që duhej të ishte Nâna e dênjë e JEZU-KRISHTIT. Kisha latine, në lutjet e saja, thotë se Zoti përgaditi trupin dhe shpirtin e MARI-së për me e bâ nji banesë të dênjë për Birin e Tij hyjnor në tokë

Për mâ tepër, Zoti tuej kênë pafundsisht i pastër dhe perfekt, ishte e nevojshme që të kishte gjithashtu nji Nânë të pastër, perfekte e pa njollë, dhe egzaktsisht kshtû ndodhi thotë sh'Bernardini i Sienës. Kjo doktrinë âsht e mbështetun mbi msmin e sh'Palit që thote se « ishte e domosdoshme që Shelbuesi jonë të ndahej jo vetëm prej mkateve por edhe prej mkatnorve »; e si mund të ndahej JEZU-KRISHTI prej mkatnoreve n'kjoft se do të kishte nji Nânë mkatnore?



Vendi ku në 1858 Virgjina e Papërlyeme u duk në Lurd të Francës



SHPIRTI-SHEJT thotë se « lavdia e birit âsht nderi i atit dhe çnderimi, turpi i tij » (Eccl. 13). Ja pse JEZU-KRISHTI ruejti prej korrupsionit trupin e MARI-së mbas dekës, sepse Ai nuk nderohej me lanë me u korruptue at trup virgjën me të cilin Ai vetë ishte veshë, ashtû si pohon edhe sh'Agustini. Por n'kjoft se do të ishte e turpshme me lindë prej nji nâne me nji trup të korruptueshëm, do të ishte nji turp edhe mâ i madh me lindë prej nji nâne me nji shpirt të infektuem prej korrupsionit të mkatit. Nga ana tjetër, « mishi i JEZU-KRISHTIT âsht i njêjtë me até të MARI-së, »vazhdon shpjegimin sh'Agustini, « kshtû që mbas Ringjalljes mishi i Shelbuesit ka kênë i njêjtë me até që ka marrë në barkun e papërlyem të MARI-së. S'fundmi, përfundon Arqipeshkvi i Hipos, n'kjoft se ky privilegj i lavdishëm nuk ishte në doren e Shejtnueshmes Virgjën (mbasi ajo âsht vetëm nji krijesë, ndonse mâ perfekte se tana krijesat e tjera dhe se gjithçka që ajo ka e ka prej Birit të saj hyjnor) ai ishte në doren e Birit që ajo lindi në botë » : 'si non congruit Mariae, congruit Fili quem genuit.' (Hom. de Ass. 37)

Sh'Agustini tuej folë mbi mkatet nuk dishiron që mbi kyt subjekt të flitet për MARI-në, për respekt, thotë ai, për Zotin që ajo ka meritue me pasë për Bir, i Cili i dha hirin me kênë e ruejtun prej çdo mkatit. (De grat., tom 7., c. 37)

Nuk kje turp për JEZU-KRISHTIN me u thirrë, në përbuzje, Biri i MARI-së, si Biri i nji Nânë të thjeshtë, sepse Ai erdhi në tokë për me dhanë shembullin e përvujtnisë dhe durimit, por do të ishte kênë për Té turp n'kjoft se do të ndigjonte prej gojës së djallit fjalët : « A nuk ka lindë aj prej nji nâne mkatnore që dikur ishte skllavja jonë? »

Biri i Zotit erdhi në botë me shelbue njerzimin. Egzistojnë dy mnyra për kyt gjâ, simbas sh'Agustinit : e para, tuej ringritë atë që âsht rrxue, dhe tjetra, tuej e rujtë mos me u rrxue. Kjo e fundit âsht pa dyshim mâ fisnike, shton sh'Agustini, sepse kshtû shmanget dami apo njolla që shpirti pson prej rrximit.

« Për rrjedhojë , thotë Doktori serafik, shêjti Bonaventura, âsht me anen e ksaj mnyre, mâ fisnike dhe mâ të përshtatshme për Nânen e Zotit, që MARIA âsht shelbue. »

Kardinali Hugues shton se « Shelbuesi i ka çlirue prej mkatit gjithë njerzit e tjerë mbas ramjes, por Ai çliroi Nânen e Vet prej turpit të ramjes në mkat »

S'fundmi, mbasi ishte e nevojshme për Atin që të ruante Virgjinën shêjte prej mkatit origjnal si bija e Tij, për Birin, si Nânen e Tij, ishte e nevojshme gjithashtu edhe për SHPIRTIN-SHEJT që ta ruante si Nusen e Tij, gjithmonë virgjën e të papërlyeme. Prandaj Hyji, tuej iu drejtue MARI-së i thotë « Ju keni nji bukuri perfekte dhe njolla e mkatit nuk âsht kênë kurrë në jue » (Cant.4). Simbas sh'Ildefonsit dhe sh'Tomë Akuinatit, kto fjalë i thuhen MARI-së, kurse sh'Bernardini i Sienës dhe sh'Laurenti Justinian thonë se kto fjalë thuhen egzaktsisht për të Xanunit e Papërlyem të Virgjinës.

SHPIRTI-SHEJT e ka quejtë MARI-në 'kopsht i myllun', 'burim i vulosun' (Cant. 4:12) sepse anmiku i njerzimit nuk ka hi kurrë te Virgjina e Papërlyeme për me e njollosë, por ajo ka kênë gjithmonë e mbrojtun prej tij dhe ka ruejtë gjithmonë nji pastërti perfekte të shpirtit dhe të trupit. SHPIRTI-SHEJT e ka dashtë Virgjinën shêjte mâ shumë se tanë engjëjt dhe shêjtnit e tjerë s'bashkut; Ai e ka dashtë qysh prej fillimit dhe e ka ngritë në shêjtni mbi tanë njerzit dhe engjëjt, thotë Profeti mbretnor David, për me diftue se MARIA ka kênë shêjte qysh prej momentin të parë të të xanunit të saj. Tanë shpirtnat e drejtë dhe shejtë janë bij të hirit hyjnor kurse MARIA âsht e vetmja e xanun në hirin hyjnor.

Engjëlli Gabriel, para se Virgjina shêjte me kênë Nâna e Zotit, e gjeti plot me hir hyjnor. Ky hir, thotë sh'Tomë Akuinati, ka shejtnue jo vetëm shpirtin por edhe trupin e MARI-së në mnyrë që ajo të veshte mandej Fjalen e përjetshme, Personen e dytë të Shejtnueshmes TRINI. Kshtû e Shejtnueshmja Virgjina MARI, qysh në të xanunit e saj, âsht pasunue dhe mbushë me hir shêjt prej SHPIRIT-SHEJT.

T'kena pra devocjonin mâ të madh për t'Xanunit Pafaj të Virgjinës MARI, sidomos gjatë ksaj oktave që Kisha shêjte Katolike ia kushton Nânës së Zotit në nder të Konçeptimit të saj të Papërlyem. Ta nderojmë Patronen e Shkodres dhe tanë Shqypnisë me nji pastërti të madhe shpirtnore dhe trupore për me mujtë me tërhjekë mbi vedi dhe familjet tona bekimet e panumërta hyjnore që kjo Nâne e bekueme âsht gadi me na i dhanë për mâ të madhen lavdi të Zotit dhe shêjtnimin e shpirtnavet.


Praktikë në nder të Virgjinës të Papërlyeme, simbas shêjtit të madh misionar sh'Françesk Ksavierit


Të keni nji devocjon të përzemërt për t'Xanunit Pafaj të Virgjinës së lavdishme dhe thirreni shpesh nën titullin e t'Papërlyemes, sidomos në tundimet imorale. Me kyt praktikë devotët e të Papërlyemes MARI janë fitimtarë kundër djallit të imoralitetit. Në sajë të ksaj praktike shêjti i madh, apostulli sh'Françesk Ksavieri, i Kompanisë së JEZUS-it (S.J.), bani aq shumë mrekullina në Indi dhe Japoni tuej pagzue 11 mbretën dhe tuej konvertue rreth 1 milion muhamedanë dhe të pafé.


Bibliografi :

M. Menghi-D'Arville, L'Annuaire de MARIE.., Montréal, 1857.

Abbé Barbier, La Sainte Vierge d'après les Pères, Lyon, Paris, 1867.

mercoledì, dicembre 05, 2012

Për shumë vjet festen e shën'Kollit!


Të dashtun vllâzën e motra!

Për shumë mot festen e moçme të shën'Kollit! Shêjti i mrekullive ju siguroft prej KRISHTIT ZOT me ndërmjetsín e Zojes Bekueme hiret dhe bekimet që dishironi në familjet tueja!