Mbi pushtimin e dioqezave prej ujqve konçiljarë
Objekcjon 1 : Në vend që me i gjykue e kritikue meshtarët, a nuk asht ma mirë me lutë ma shumë Zotin për ta ?
Përgjigje
: Si lutja shêjte katolike ashtu edhe korrigjimi janë të domosdoshme,
për vedi n'rradhë t'parë, ashtu për shembull siç akuzojmë mkatet tona
n'rrfyesore, por edhe për të tjerët që Hyji na i ka vue n'rrugen tonë,
që edhe ata t'munden me u përmirsue përditë e ma shumë dhe me u
shejtnue, që asht edhe objektivi jonë final i përbashkët. Pa lutjen
shêjte Katolike, që tërhjek hirin e Zotit mbi ne, nuk mundena me pâ
mkatet e imperfeksjónet tona dhe për rrjedhojë nuk mundena me u
korrigjue dhe me avancue n'perfeksjonin Kristjan; gjithashtu pa
korrigjim, nuk pastrojmë kurrë as mkatet, as veset e as t'metat tona,
pra mbesim vendnumró, dhe ata që nuk njiten, me hirin e Zotit, në malin e
shejtnisë rrxohen poshtë, sepse kjo njitje shpirtnore kundërshtohet
vazhdimisht prej epsheve tona, prej botës dhe prej djajve, pra asht e
pamujtun me ndejë në nji vend.
T'pafetë kanë dekë, thojnë
Proverbat, sepse nuk ka pasë kush me i korrigjue (5:23). Si kanë me
besue ata n'JEZU-KRISHTIN, për t'Cilin nuk kanë ndig'jue t'vërteten e
Kishës Katolike Romake ? Dhe si kanë pasë me ndig'jue kur nuk kanë pasë
ndonji predikues me u folë ?... Feja vjen prej t'ndig'juemit dhe
ndig'jimi, prej fjalës së KRISHTIT (Romakve 10:14-17). Aj që neglizhon
korigjimin, thonë prapë Proverbat, asht n'gabim (10:17). Sado pjellor që
të jetë nji terren, aj duhet kultivue, përndryshej ka me u mbulue prej
ferrave dhe bimve të kqija. (sh'Gjon Klimaku, "Grad. IV de Obed.").
Aj
që ia kursen thupren fmijës, në t'vërtetë e urren até; kurse aj që e
don me t'vërtetë, përpiqet me e korrigjue (Proverbat 13:24). Nji i rí që
ndjek rrugen e vesit, ka me e ndjekë kyt rrugë kriminele deri n'pleqní
(Proverbat 22:6) e po nuk e korrigjoi kush, e po nuk ndrroi rrugë, até e
pret veç Ferri i përjetshëm.
Mjeku që lidhë të çmèndunin e
egërsuem dhe baba që rreh t'birin me vese dhe t'padisiplinuem, thotë
doktori i madh i Kishës sh'Agustini, bahen t'padurueshëm, por të dy ata
veprojnë prej dashtnisë. N'kjoft se baba e mjeku i lajnë mâ t'lirshëm
sesa duhet, dhe bahen shkaku i vdekjes së tyne, ata nuk veprojnë me
mirsí por me nji mizorí të vërtetë. As kalin e as mushkun, kafshë pa
arsye, nuk i lajmë n'qejfin e tyne, megjithse na rezistojnë me shtjelma e
me dhambë kur dona me i zbutë dhe me i shërue; përkundrazi, na
persistojmë edhe me kamxhik derisa të mbërrijmë rezultatin e dishiruem. E
aq ma tepër, njiri nuk duhet me braktisë njirin, vllai vllanë e tij,
ati birin e tij, zotníja sherbtorin e tij, superjori vartsin e tij dhe
me i lanë me u hupë përgjithmonë. Ma vonë, kta kanë me kuptue çfarë
t'miret t'pafundme u asht bâ kur, megjithë ankesat e tyne, u kena dhanë
nji korrigjim të çmueshëm ("Epist. I as Bonifac.").
Thupra dhe
korrigjimi frymzohen prej urtsisë, kurse fmija i braktisun në kapriçot e
tija ka me mbulue nanen e vet me turp (Proverbat 29:15).
Korrigjimet, thotë doktori i Kishës sh'Gregori Nazianze, janë rruga mbretnore e Qiellit ("Orat. de Plaga grand.").
Pranoni korrigjimet, thote Psalmisti, për me parandalue zemrimin e Hyjit dhe mallkimin tuej (Psalmi 2:12).
Vetë
Hyji, thotë shën Pali, ndëshkon até që don, dhe rreh me thupër të tanë
ata që i pranon si fmijët e Tij (Hebrejve 12:6). Të tanë ata që i due, i
korrigjoj dhe i ndëshkoj, thotë Hyji në Librin e Apokalipsit (3:19).
Prandej kur Hyji nuk i korrigjon mkatnorët, Aj u nep atyne nji shêjë të
dukshme dhe të tmerrshme të urrejtjes së Tij, kurse kur Hyji i ndëshkon,
Aj u nep shêjen ma të madhe dhe ma të sigurtë të dashtnisë së Tij
(Psalmi 98:8). Zoti u nep mkatnorve nji dishmí të madhe të Mshirës së
Tij kur nuk i len për nji kohë të g'jatë me jetue simbas dishirave të
tyne, por i ndëshkon fillë mbas mkatit (2 Makab. 6:13).
Doktori
engjellor, sh'Tomë Akuini, thotë se aj që nuk korrigjon prej ndonji
frige mkatnon në mnyrë veniale, por mkatnon randë aj që nuk korrigjon,
tuej e dijtë me siguri se korrigjimi i tij do t'ishte i suksesshëm.
(2.2. q. 33. a.2. ad. 3)
Doktori moralist, sh'Alfonsi-MARIA i
Liguorit thotë se sejcili asht i detyruem me korrigjue të afërmin; edhe
vartësit e kanë kyt detyrim, e aq ma tepër superiorët. ("Hom. Apost.
tr.4 n. 22)
« Kërkush mos të imagjinojë se âsht e ndalueme për
besimtarët e thjeshtë me bashkpunue, në nji farë mnyret, në apostolatin
katolik, sidomos kur bahet fjalë për besimtarë, të cillve Hyji u ka
dhanë dhuntinë e inteligjencës me dishiren me shërbye. Në tana rastet
kur e lyp nevoja, ata e kane lejen me u komunikue të tjerve até shka ata
kanë marrë e msue, jo tuej u vetshpallë doktorë, por tuej kênê zâni i
doktorve katolike. Për ma tepër, ky lloj bashkpunimit në rang personal, u
asht dukë aq me vend e aq frytdhanës Etënve të Konçilit të Vatikanit
(1870), saqë ata e kanë inkurajue me insistim e zyrtarisht kyt
bashkpunim : "Të tanë besimtarve katolike, veçanarisht atyne që kanë
role drejtuese ose msimdhanse, për dashtninë e JEZU-KRISHTIT, ne i
lutena dhe i urdhnojmë, tuej u mbështetë në autoritetin e vetë Zotit
tonë Shelbues, me veprue me zellin dhe veprimtarinë e tyne për me
shmangë dhe eliminue prej Kishes Shêjte Katolike kto gabime dhe për me
përhapë driten e Fesë ma të kristaltë." (Konstitucjoni "Dei Filius")
«
Sejcilli, pra, të kujtohet se mundet dhe e ka për detyrë me përhapë
Fenë Katolike nëpermjet autoritetit të shembullit të mirë, tuej e
predikue dhe praktikue me vendosmëni. Në detyrimet që kena ndaj Zotit
dhe Kishes Katolike, nji vend të randsishëm xen zelli me t'cillin
sejcilli duhet me punue, simbas mundsisë, për me përhapë Fene Katolike
dhe për me dënue gabimet. » (Papa Leoni XIII, Incikliku "Sapientiae
Christianae", 10 Kallnduer 1890)
« Qé pra si asht veprue
gjithmonë në Kishen e Zotit : Kur besimtarët e thjeshtë kanë dallue në
msimet e ndonji kleriku doktrina të kundërta me ato që jane msue
zyrtarisht dhe universalisht si të mira dhe të vërteta, ata kane lshue
britmen e alarmit në librat, broshurat dhe fjalet e tyne, tuej kërkue
kshtu vendimin përfundimtar të Magjisterit të pagabueshëm të Romes
[Selise-Shejte]. Janë lehjet e qenit ato që lajmnojnë bariun. Në Kishen
Katolike, pothuajse të tana herezitë janë demaskue dhe mposhtë në fillim
në kyt mnyrë. » (Don Félix Sarda y Salvany, "Liberalizmi âsht mkat",
1915) (Libri i don Salvany-it âsht egzaminue, aprovue dhe lëvdue me nji
Dekret të Kongregacjonit të Indeksit, të datës 10 Kallnduer 1887)
«
Anmiqtë e delaruem të Zotit dhe të Kishes së Tij, heretikët dhe
shizmatikët, duhen me u kritikue sa ma shumë që të jetë e mujtun, tuej u
mbështetë në të vërteten. Asht nji vepër dashtnijet Kristjane me
bërtite : "Ujku!", kur ai hin n'vathë apo në ndonji vend tjetër. »
(sh'Françesku i Sales, Doktor i Kishes Katolike, "Hymje në jeten e
devoçme", Pjesa III, Kapitulli 29)
Objekcjon 2 : Në vend
që me i gjykue e kritikue meshtarët, a nuk asht ma mirë me i takue
personalisht në famulli e dioqeza dhe me i paraqitë atje vërejtjet dhe
kërkesat ?
Përgjigje : Çdo dhuratë perfekte dhe e përsosun
vjen prej ATIT t'Gjithpushtetshëm, ATIT të hireve hyjnore, thotë
sh'Jaku Apostull (1:17), e natyrisht edhe vokacjonet meshtarake janë nji
thirrje, nji zg'jedhje, nji dhuratë hyjnore, ashtu si dishmon vetë
Shelbuesi jonë : "Nuk jeni ju që M'keni zg'jedhë, por jam Un që ju kam
zg'jedhë..." (sh'Gjoni 15:16). Patjetër, sejcili prej besimtarve
katolikë ka detyrë me ndihmue apostulatin meshtarak me lutje, asistencë,
përkujdesje, ashtu si thoni edhe ju, por nga ana tjetër, sh'Gjoni Eudes
thote se shêja ma e kjart e dënimit ma të randë që Hyji mundet me i çue
popullit të vet në ndëshkim të krimeve e mkateve të tija asht mungesa e
meshtarve të mirë me drejtue shpirtnat. Po a ka dënim ma t'randë kur
mungojnë komplet meshtarët dhe n'vendin e tyne Hyji çon doktorë të
rrêmë, si pseudo-meshtarët tonë në dioqeza, që janë laikë t'veshun si
meshtarë ?
« Ka me ardhë nji kohë kur njerzit nuk kanë me durue
mâ doktrinen e shëndoshtë por kanë me mbledhë rreth vedit doktorë simbas
dishirave të tyne dhe, tuej u dhimbtë veshtë prej doktrinës së vërtetë,
kanë me e hjekë veshin prej të vërtetës për me e kthye drejt prràllave.
» (2 Tim. 4:3-4)
« Hyji nuk mundet me çue nji ndëshkim mâ të
randë sesa vërbimin i popullit të Tij tuej ia hjekë dhuntinë e Fesë së
vërtetë Katolike me anen e pseudo-doktorve apo doktorve të rrêmë që çon
në vendin e doktorve të vërtetë, e kjo në dënim të krimeve dhe zemrave
të tyne të papendueme. » (Rev. Holzhauser, "Interpretimi i Apokalipsit",
vjeti 1650)
Ju kshilloni me shkue në famullí dhe me paraqitë
atje para meshtarve vërejtjet dhe kërkesat...por te cilët meshtarë me
shkue ? Un nuk shof kund meshtarë katolik në Shqipni, ndoshta me ndonji
përjashtim aty ktu në ndonji dioqezë, përjashtim krejt i vogël që, me
kalimin e viteve dhe me vdekjen e ktyne meshtarve të fundit të
konsakruem në mnyrë të vlefshme, po zhduket krejtsisht. Me siguri ju
ndoshta e keni fjalen për pseudo-meshtarët që shifni me shumicë nëpër
dioqeza, por siç shkrova ma nalt, simbas vetë ligjeve të kishës së tyne,
ata janë veç laikë që pozojnë si meshtarë, të ngjashëm me ministrat
protestantë.
Kjo situatë nuk asht aq e thjeshtë, siç mund të
duket; përkundrazi, ajo asht shumë e randë, komplekse, dramatike. Çfarë
thoni ju po t'ju tham un se "meshët", "rrfimet", "kungimet", "vojimet" e
ktyne "meshtarve" që ju shihni në dioqeza janë invalide e totalisht të
pavlefshme? Se kta t'ashtuquejtun meshtarë janë thjesht laikë, pa asnji
fuqi kanonike me dhanë zgidhjen sakramentale, pa asnji autoritet me
celebrue Meshen shêjte, pa asnji forcë me administrue Kungimin shejt,
Rrfimin apo Vojimin ? Ky brez i ri shqiptar përgjithsisht asht i
brymosun me doktrinen apostate të pseudo-konçilit të II të Vatikanit, që
kujton se asht Doktrina katolike, dhe, pa e dijtë as aj vetë, ban pjesë
në nji kishë të ndryshme prej Kishës Katolike, ku pretendon me kênë,
ashtu si i propagandojnë rreth e rrotull, dhe rrêhet prej ndonji lutjeje
apo praktike katolike që shef në kto kisha dioqezane të pushtueme prej
partizanve të pseudo-konçilit të 1962.
Konçili i papërfunduem i Vatikanit (1869-1870)
Me
20 Tetor 1870, Papa Piu IX pezulloi përkohsisht Konçilin e I
t'Vatikanit (1869-1870) me anen e Bulles "Postquam Dei munere", si
rezultat i shpërthimit të Luftës Franko-Prusjane dhe si pasojë e
vërshimit të trupave masonike pjemonteze të masonit Garibaldi drejt
Romes, gjâ që e bante vazhdimin e Konçilit praktikisht t'pamujtun. N'kyt
Bullë Pontifikale, me anen e Autoritetit të tij suprem pontifikal, Papa
shpalli pezullimin e Konçilit për nji kohë t'papërcaktueme dhe ia là
Selisë-Shejte, pra nji Pape t'ardhshëm, me e vazhdue kyt Konçil. Në
kundërshtim me kyt Dokument zyrtar pontifikal, Gjoni XXIII thirri
pseudo-konçilin e II të Vatikanit, në nji kohë kur Kisha Katolike nuk
kishte përfundue endè Konçilin e I të Vatikanit, kontradiktë që asht e
pamujtun me ardhë prej Kishës Katolike, por që mundet me ardhë dhe vjen
prej nji kishe të re antikatolike, Kishës konçiljare.
Lirija fetare e ndërgjegjes, themeli i Kishës konçiljare
Kjo
Kishe konçiljare asht e ndërtueme mbi lirinë fetare të ndërgjegjes, që
asht nji apostazi ose mohim i Fesë Katolike, ashtu si msojnë si Bibla
Shejte ashtu edhe Tradita mijavjeçare Katolike : Psalmi 95:5; Hebrejve
11:6; Efezianve 4:5; S.S. Piu XI, "Mortalium Animos", 1928; S.S. Gregori
XVI, "Mirari Vos", 1832; S.S. Piu VII, "Post Tam Diuturnas", 1814; S.S.
Piu IX, Denzinger : 1690-99. Kjo liri fetare e ndërgjegjes msohet
publikisht në dokumentat konçiljare "Dignitatis humanae” (7 Dhetuer
1965), “Gaudium et spes” (21 Nanduer 1964), “Lumen gentium” (21 Nanduer
1964), “Nostra aetate” (28 Tetor 1965) dhe “Unitatis redintegratio” (21
Nanduer 1964) dhe vazhdon me u përkrahë prej tanë shefave të ksaj Kishe
konçiljare që sundojnë n'Vatikan e dioqeza qysh prej vdekjes së Papës
Piut XII.
Feja Katolike, themeli i Kishës së JEZU-KRISHTIT, Kishës Katolike
Nga ana tjetër, Kisha Katolike asht e themelueme mbi Fenë hyjnore Katolike :
«
Sh'Pjetri quhet shkamb dhe themeli i Kishës Katolike asht i rrënjosun
në Fenë e tij. » (sh'Gregori Nazianze, "Or. de moder. ferv. in disp.")
«
Feja asht baza e Kishës Katolike, sepse mbi Fenë dhe jo mbi personen e
sh'Pjetrit u tha se dyert e Ferrit nuk kanë me triumfue kurrë kundër
saj. » (sh'Ambrozi, "De Incarn. C. v, No. 34.")
« KRISHTI e
quejti até Pjetër, që don me thanë shkamb, dhe lëvdoi themelin e Kishës
që kjé ndërtue mbi Fenë e Apostullit Pjetër. "Nominavit Petrum et
laudavit firmamentum Ecclesiae in ista fide". » (sh'Agustini, "Tract ii.
in Joan, No. 20.")
« Kisha shêjte Katolike Romake âsht ndërtue
mbi shkamb, që don me thanë mbi KRISHTIN dhe mbi Pjetrin, ose mbi Kefas,
i biri i Gjonit, i quejtun fillimisht Simon. Kjo Kishë nuk ka me u
domunue n'asnji mnyrë prej dyerve t'Ferrit, që don me thanë prej
polemikave t'heretikve që udhëhjekin njerzit mendjemëdhaj drejt vdekjes.
Kshtû ka premtue e Vërteta, nëpërmjet së Cillës âsht e vërtetë
gjithshka që âsht e vërtetë : "Dyert e Ferrit nuk kanë me triumfue
kundër saj." (Sh'Mateu 16:18). Për mâ tepër, Biri i Zotit dishmon se i
ka kërkue ATIT, në lutjet e Tija, realizimin e ktij premtimit, tuej i
thanë Pjetrit : "Simon, qé satani..." (Sh'Luka 22:31). A âsht dikush pra
aq i çmendun sa me guxue me mendue se lutja e Atij, për t'Cillin me
dashtë âsht me mujtë, mundet me kênë pa efekt në kyt pikë ? Selija e
Princit të Apostujve, Kisha Romake, si nëpërmjet vetë Pjetrit ashtu edhe
nëpërmjet pasardhsve të tij, a nuk ka dënue, a nuk ka hjedh poshtë e a
nuk i ka mundë tana gabimet e heretikve ? A nuk ka konfirmue ajo zemrat e
vllâzënve në Fenë e Pjetrit, që deri tash nuk ka dështue e deri në fund
nuk ka me dështue ? » (Prej letrës së Papës sh'Leoni IX drejtue
shizmatikut Mikel Cerularit, vjeti 1053; Rev. P. Dumeige, idem, n. 417,
faqe 259; Denzinger n. 351)
« Kushti i parë për shelbim asht
ruejtja e Fesë Katolike dhe mosdevijmi, për asnji arsye, prej dekreteve
të Etënve. Në fakt, nuk mundet me u neglizhue fjala e Zotit tonë
JEZU-KRISHTIT që thotë : "Ti je Pjetër, Shkamb, dhe mbi kyt shkamb kam
me ndërtue Kishen Teme." (Sh'Mateu 16:18). Ky afirmim verifikohet me
fakte sepse Besimi Katolik âsht ruejtë gjithmonë pa njollë në
Selinë-Apostolike... » (Prej Profesjonit të Fesë Katolike të Papës shën
Hormisdas, vjeti 517, i pranuem ma vonë në Konçilin e IV të
Konstantinopojës 869-870 A.D.; Rev. P. Dumeige, idem, n. 416; Denzinger
n. 171)
« Pjetri u bâ për ne nji shkamb i gjallë, mbi t'cillin,
si mbi nji themel, pushon Feja e Shelbuesit, dhe mbi t'cillin asht
ndërtue Kisha Katolike. » (sh'Epifani, "Haeres. 59. No. 7.")
«
KRISHTI nuk tha "Petrus" por "Petra", sepse Shelbuesi nuk ndërtoi Kishen
mbi njirin por mbi Fenë e sh'Pjetrit. » (sh'Gjon Krizostomi, "1.
Sermon. Pentecost.")
Feja Katolike asht nji dhunti e Hyjit, nji
dritë që ndriçon njirin dhe që e shtyn me besue me vendosmëni të gjitha
të vërtetat që Hyji na i ka zbulue dhe që na i propozon për besim, të
gjinduna si në Biblen Shejte ashtu edhe në Traditen Katolike (Kateshizmi
Romak).
Pa Fenë Katolike asht e pamujtun me i pëlqye Zotit (Hebrejve 11:6).
Atje
ku Feja Katolike ruhet në tanë integritetin e saj, atje JEZU-KRISHTI
mson, ruen e knaqet prej gzimit; atje gjinden paqja, qetsija dhe ilaçi i
tana t’kqijave (sh’Ambrozi).
Feja e vërtetë Katolike, qé pra trashigimija e Etënve tanë (sh’Ambrozi).
Feja
Katolike asht themeli i tana t’mirave dhe fillimi i shëlbimit të
njirit; pa Fenë Katolike kërkush nuk ka me u rradhitë mes bijve të
Zotit; pa Fenë Katolike tanë puna e njirit asht kot (sh’Agustini).
Feja
asht zbukurimi kryesor i Kishës Katolike që mban vendin e parë mes
virtyteve; të tana virtytet e tjera e ndjekin dhe pa Fenë Katolike ata
nuk munden me hy në pallatin e Mbretnisë qiellore; n’kjoft se
Përvujtnija gërset në derë apo Durimi apo Dlirtsija apo edhe Dashtnija
hyjnore, që Apostulli sh’Pal thotë se asht ma e madhja, por n’kjoft se
Feja mungon, të tana ato rrefuzohen dhe nuk munden me hy (shën Bruno).
Aj që e quen vedin Katolik por që vepron si t’pafetë asht ma i neveritshëm se aj që deklarohet publikisht pagan (shën Hilari).
Ndryshimet doktrinale midis Kishës Katolike dhe Kishës konçiljare
«
Të tana idetë e mëdhaja të revolucionit amerikan dhe të atij francez
s'bashkut me të tana vlerat e tyne demokratike, t'cilat në t'kaluemen u
luftuen prej të tanë Papëve, u pranuen prej Konçilit të II të Vatikanit.
» (Edward Schillebeeckx O.P., Intervistë në gazeten “Jesus”, Maj 1993)
«
N'kjoft se krahasojmë epoken tridentine [të Konçilit t'shêjtë të
Trentës] të Kundër-Reformës me Konçilin e II të Vatikanit, në
karakteristikat e tij themelore, Konçili i II i Vatikanit âsht 180 gradë
në krah t'kundërt. Nji Kishë e re lindi mbas Konçilit të II të
Vatikanit. (Hans Küng) » (Juan Valdivieso, “Vatican II Broke with the
Magisterium”, 2008, Tradition in Action)
« Konçili i II i
Vatikanit âsht Revolucjoni Francez në Kishë. » (Pseudo-Kardinali Leo
Jozef Suenens, Arqipeshkev i Brukselit; "Idem")
« N'Kishë ndodhi
Revolucioni i qetë i Tetorit. [Tuej krahasue pseudo-konçilin e 1962 me
Revolucjonin komunist-bolshevik të 1917 në Rusi]. » (Yves Congar;
"Idem")
« Kisha ka bâ mkat.» (Ratzinger, "Introduction To Christianity : 339", "San Francisco: Ignatius Press", 2004).
« Kisha Katolike âsht e papërlyeme dhe e pagabueshme.» (Papa Piu XII, "Mystici Corporis Christi : 66", 29 Qershor 1943)
« Kisha Katolike ka bâ mkat kundër bashkimit. » (Gjon Pali II, "Ut Unum Sint : 34", 25 Maj 1995)
« Modernistat heretikë thojnë se Kisha ka gabue. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos : 8", 6 Janar 1928)
«
Papa Piu IX ka gabue në Dokumentin e tij Syllabus. » (Ratzinger,
"Principles of Catholic Theology", "San Francisco: Ignatius Press",
1987).
« Asnji Papë nuk mundet me gabue në dënimin zyrtar të gabimeve kundër Fesë dhe Moralit. » (Papa Piu IX, Denzinger n. 1789)
« Magjisteri i Kishes Katolike nuk mundet me bâ gabime. » (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum", 29 Qershor 1896)
«
Kisha Katolike ka bâ mkat kundër unitetit. » (Pseudo-konçili i II i
Vatikanit mbi ekumenizmin, dekreti "Unitatis redintegratio", sesjoni 5,
21 Nandor 1964).
« Të gjitha msimet e Magjisterit të Kishes Katolike janë t'pagabueshme dhe t'pandryshueshme. » (Papa Piu IX, Denzinger n. 1839)
« Kisha Katolike nuk ka unitet. » (Gjon Pali II, "Ut Unum Sint : 7-10", 25 Maj 1995).
« Kisha Katolike ka unitet të plotë. » (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum : 4-5", 29 Qershor 1896)
« Dogmat dhe doktrinat rriten dhe evoluojnë. » (Gjon Pali II, Motu Proprio "Ecclesia Dei Afflicta", 2 Korrik 1982).
« Asht e dënueme thanja : Dogmat dhe doktrinat evoluojnë. » (Papa Sh'Piu X, "Pascendi Dominici Gregis : 12-27", 8 Shtator 1907)
«
N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit të
shkéncave, Msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji
kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep
sod, aj persônë kjóftë mallkue. » (Konçíli Ekumenik i Vatikanit (1870),
Kapitulli 4, Kanoni 3).
« Doktrína e Fèsë Katolike, e cilla âsht
e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për
përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji
depozítë hyjnore e besueme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që
ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për
rrjedhójë, kuptimi i dógmave shêjte katolike duhet me u ruejtë
përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte
Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji
kuptimi mâ t'thêllë të t'vërtetës. » (Konçíli Ekumenik i Vatikanit
(1870), Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV)
« SHPIRTI-SHEJT
nuk iu premtue pasardhsve të sh'Pjetrit që, prej zbulimit të Tij
hyjnuer, ata të shpallshin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata
të mbajshin të pandryshueme dhe të shpjegojshin me besnikní Zbulimin
hyjnuer apo Depoziten e Fesë Katolike të trashigueme qysh prej kohës së
Apostujve... » (Konçili Ekumenik i Vatikanit (1870), Konstitucjoni i
parë dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT, "Mbi msimin e pagabueshëm të
Pontifit Romak", Sesjoni IV, 18 Korrik 1870)
« Dashnija asht atherë kur bashkohena n'lutje me heretikët. » (Gjon Pali II, "Ut Unum Sint : 21", 25 Maj 1995).
« Asht herezi me u lutë me heretikët. » (Papa Piu XI, Denzinger n. 2199)
«
Muslimanët që mbajnë Fenë e Abrahamit, s'bashkut me ne adhurojnë
t'njejtin zot t'mshirshëm, gjykuesin e njerzimit në diten e fundit,
ashtu siç e ka deklarue solemnisht Koncili i II i Vatikanit. » (Pali VI,
Fjalim, 2 Dhetor 1977, "L’Osservatore Romano", 22 Dhetor 1977, faqe 2.)
«
Muslimanët janë blasfemuesa e t'pafé. » (Papa Gregori X, "Décrétales
des Conciles Oecuméniques : 309", Éd. Norman P. Tanner, Sheed & Ward
et Georgetown University Press, 1990)
« Islami asht nji sekt i neveritshëm. » (Papa Eugjeni V, "Idem : 479")
« Muslimanët që nuk konvertohen shkojnë n'Ferr. » (Papa Eugjeni IV, Denzinger n. 714)
«
Katolikët kanë të njejtin Besim si Protestantët. » (Pseudo-konçili i II
i Vatikanit, "Ad Gentes", Dekretal mbi aktivitetin misjonar të Kishës,
sesjoni 9, 7 Dhetor 1965).
« Katolikët nuk e njohin dhe e dënojne
fenë e heretikve. » (Papa Martini V, "Dekretalet e Koncileve Ekumenike :
421-422", Ed. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown
University Press, 1990).
« Pagzimi nuk asht nji rilindje e re. »
(Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Ad Gentes : 6", Dekretal mbi
aktivitetin misjonar të Kishës, sesjoni 9, 7 Dhetor 1965)
« Njerzit rilindin nëpërmjet Pagzimit. » (Papa Pali III, Denzinger n. 799)
«
Nëpërmjet Pagzimit njiri justifikohet (rilind) në mnyrë të
menjihershme. » (Papa Pali III, Konçili Ekumenik dhe Dogmatik i Trentës,
sesjoni VI, kapitulli 7, Denzinger n. 800)
« Fmijtë munden me u shelbue pa Pagzim. » (Gjon Pali II, "Evangelium Vitae", 25 Mars 1995)
«
Pagzimi asht i domosdoshëm për shelbimin e fmijve. » (Papa Zozimi I,
Konçili i Kartagjenës (418 A.D.), kanoni 2, Denzinger n. 102)
«
Do të duhej të ndryshoheshin të gjitha ritet e Sakramendit të Pagzimit. »
(Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Sacrosanctum concilium : 66-70",
Konstitucjon mbi liturgjinë e shejtë, sesjoni 3, 4 Dhetor 1963).
«
N'kjoft se ndokush thotë se Ritet e trashigueme dhe të aprovueme të
Kishës Katolike që përdoren për administrimin solemn të Sakramendeve
munden me u përbuzë apo munden me u hjekë apo munden me u ndryshue në
rite të reja, simbas qejfit e pa mkat, prej cilitdo meshtar, aj kjoft
mallkue. » (Konçili Ekumenik dhe Dogmatik i Trentës, sesjoni VII, kanoni
13, Denzinger n. 856, 3 Mars 1547)
« Njiri asht nji qënje
superjore në gjithçka. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Gaudium et
spes : 26", sesjoni 5, 21 Nandor 1964)
« Zoti asht superjor në
gjithçka. » (Papa Silvestri I, "Dekretalet e Koncileve Ekumenike : 5",
Ed. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press,
1990)
« Njiri asht subjekti dhe qëllimi i çdo jete shoqnore. »
(Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Gaudium et spes : 25-63", 21 Nandor
1964)
« KRISHTI Mbret asht subjekti dhe qëllimi i çdo jete shoqnore. » (Papa Piu XI, "Quas Primas : 18-19", 11 Dhetor 1925)
«
Të gjithë njerezit kanë të njêjten destinë hyjnore. » (Pseudo-konçili i
II i Vatikanit, "Gaudium et spes : 29", 21 Nandor 1964)
« Ata që vdesin në mkat mortar (të randë) shkojnë në Ferrin e përjetshëm. » (Papa Benedikti XII, Denzinger n. 531)
«
Institucjonet njerzore, publike ose private duhen me i sherbye njirit. »
(Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Gaudium et spes : 29", 21 Nandor
1964)
« Institucjonet njerzore, publike ose private duhen me i
sherbye KRISHTIT MBRET. » (Papa Piu XI, "Quas Primas : 29", 11 Dhetor
1925)
« Të gjitha besimet kanë ndjenjen fetare. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Guadium et spes : 29", sesjoni 5, 21 Nandor 1964)
«
Modernistat heretikë thojnë se të gjitha besimet kanë ndjenjen fetare. »
(Papa Sh'Piu X, "Pascendi Dominici Gregis : 14", 8 Shtator 1907)
«
Çifutët që mohojne KRISHTIN i pëlqejnë Zotit. » (Pseudo-konçili i II i
Vatikanit, "Nostra Aetate : 4", Deklaratë mbi mardhanjet e Kishës me
besimet jokatolike, sesjoni 7, 28 Tetor 1965)
« Çifutët që vazhdojnë me mbajtë ligjin e tyne [dhe me mohue KRISHTIN] do të mallkohen. » (Papa Eugjeni IV, Denziger n. 712)
I
pruna kto citime t'masipërme për me dallue kjartë ndryshimin thelbsor
midis Doktrinës Katolike dhe doktrinës anti-katolike post-konçiljare
mbas 1962, doktrina të pamujtuna me u përputhë, doktrina që
identifikojnë dy Kisha të ndryshme : Kishen shejte Katolike dhe Kishen
antikatolike konçiljare të dalun prej pseudo-konçilit të Vatikanit II
(1962-1965).
Metoda e Etënve
Etnit e Kishës
Katolike kishin nji mnyrë t'pagabueshme me dallue Kishen e KRISHTIT Zot,
që asht Kisha Katolike Romake, prej sekteve të tjera jokatolike që
gëlojshin n'atë kohë. (Abbé Berthier, "Abrégé de théologie dogmatique et
morale", 1928, fq. 36).
Kjo metodë bazohet në identifikimin e
katër shêjave pozitive apo tipareve dalluese të Kishës Katolike, shêja
që vetëm Kisha Katolike i zotnon integralisht dhe asnji kishë tjetër nuk
i ka të tana, megjithse ndonji prej ktyne kishave apo sekteve
jokatolike mundet me pasë ndonji prej ktyne shêjave. Kto katër tipare i
kanë rrâjët në vetë Simbolin e Fesë të Nicesë, i cilli u hartue prej
Etënve të Koncilit të I Ekumenik të Nicesë, në vjetin 325 A.D. dhe u
plotsue në vjetin 381 A.D., në Konçilin e II Ekumenik të
Konstantinopojës. Ky Simbol i Fesë (që përmblidhet në Lutjen :
"Besojmë") rrecitohet g'jatë Meshës Shêjtë dhe ka me u rrecitue prej
besimtarve Katolikë deri n'fundin e botës.
Në kyt Simbol thuhet se Kisha Katolike asht Nji, Shêjte, Katolike dhe Apostolike.
« [Credo] Et in Unam, Sanctam, Catholicam, et Apostolicam Ecclesiam... » ("Nicea Symb.", Denzinger n. 85)
(Besoj n'Nji Kishë, Shêjte, Katolike dhe Apostolike. - Simboli i Nicesë, Denzinger n. 85)
Kisha konçiljare mohon unitetin e Kishës shêjte Katolike
Në
të kundërt, Kisha konçiljare që asht e ndërtueme mbi lirinë fetare të
ndërgjegjes dhe që, për rrjedhojë, mohon totalisht Fenë Katolike, nuk
njef dhe mohon unitetin e Kishës Katolike, tuej pretendue se Kisha
Katolike nuk paska unitet; kjo than'je mohon jo vetëm Simbolin e Nicesë
por edhe tanë Traditen shêjte Katolike mijavjeçare. Në fakt, shefat
dinakë konçiljarë kur flasin për mungesë uniteti flasin për Kishen e
tyne konçiljare, por përdorin emnin e mirë të Kishës Katolike me e
përdhosë dhe për me turbullue e hupë Fenë e besimtarve.
Qëllimi i
konçiljarve asht uniteti i tana kishave e sekteve të ndryshme në nji
Kishë humanitare, me ideale masonike, pra në nji Kishë satanike. Prandaj
edhe i keni pâ dhe i shifni shefat konçiljarë, të njohun si "papët",
prej Gjoni XXIII te Françesku-Bergoglio, tuej udhtue n'çdo cep të botës,
tuej vizitue buzagaz xhamí e tempuj të tana sekteve të mundshme për....
me i konvertue ? Mos!!! N'asnji mnyrë, se kjo pengon unitetin,
deklarojnë ata, por për me dialogue, me shkëmbye eksperienca, me u
përqafue me njêni-tjetrin, me kontribue për problemet socjale e
humanizmin, simbas idealit masonik "lirí-barazí-vllazní", e me
përshpejtue ndërtimin e Kishës së madhe humanitare për tanë njerzimin.
Papa
Sh' Piu X, në Letren Inciklike "Jucunda Sane", shkruen se po tentohet
prapë me trajtue çashtjet e botës tuej lanë jashtë KRISHTIN Zot; po
fillohet me ndërtue tuej hjedhë jashtë "Gurin e parë". Kyt gjâ Sh'Pjetri
ua tha atyne që kryqzuen JEZUSIN. E tashti, për herë të dytë, ndërtesa
shkatrrohet e thèn krenat e ndërtuesve. JEZUSI, megjithaté, qëndron dhe
asht "Guri i parë" i shoqnisë njerzore, tuej vërtetue edhe nji herë
than'jen se " Nuk ka shpëtim vetëm në Até" (Act. IV, 11-12). (Papa
sh'Piu X, "Jucunda Sane", 12 Mars 1904).
N‘fjalen e tij të 18 Maj
2013, Françesku-Bergoglio u shpreh se : “Duhet nxitë lirija fetare e
ndërgjegjes për të gjithë, për të gjithë, sejcili, burrë apo grue, duhet
me kênë i lirë me shpallë fenë e vet, cilado kjoft ajo”. Në t’kundërt,
Kisha Katolike ka dënue gjithmonë lirinë fetare të ndërgjegjes, që
propagandohet si nji e drejtë civile universale :
« Ata thrrasin
n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim; prej t'pafeve e deri te
ata që janë të damë prej KRISHTIT ose që mohojnë hyjninë dhe natyren e
misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u
pranue prej katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të
tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.
«
... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por
në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së
vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në
ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose
bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht
Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Incikliku “Mortalium
Animos”, 6 Janar 1928)
Monsinjor Henri Delassus, në librin e tij
të mrekullueshëm "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik" (1899), faqet
55-59, shkruen kshtu mbi ândrren shekullore dominuese të Sinagogës
moderne çifute, pasardhsit e vrasësve të KRISHTIT ZOT :
« Qëllim
i tyne âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton
vetëm me eliminue patriotizmin në zemrat e njerzve, duhet gjithashtu, e
mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq
shumë dinjitet dhe pavarsi sesa bashkimi i tij me Zotin përmes Fesë dhe
dashnisë hyjnore. Simbas Sinagogës, duhet me i shtye njerzit drejt asaj
që njeni prej tyne e ka quejtë krejt mirë "Kisha e mendimit të lirë
fetar".
« Admironi kyt afrimitet : mendim i lirë dhe fé. Ata
(çifutët) e dijnë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me u
shkatrrue kjo natyre e tyne. Duhet pra me u knaqë dhe mjafton me i
drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi të vagët e të turbullt, ku
sejcili ka me besue çka të dojë e ka me i dhanë "hyjnisë" kultin që i
pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes se tij, ka me i ruejtë praktikat e
kultit që i nep zotit të vetëm dhe jomaterial ose ka me i reformue ato
simbas principeve të nji judaizmi liberal dhe humanitar." Falë shtrimjes
së ksaj "lirije praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja
universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." (Arshivat
izraelite, III, faqet 118-119, vjeti 1868).
« ... Feja e vërtetë
âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e
humanitar" don me vue nji kishë katolike simbas mnyrës së tij, ku tanë
njerzit të munden me hy e ku të tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka
me iu imponue asnji dogëm. "Asht veçanarisht e domosdoshme me ndâ
moralin që i përket të tanve me dogmen fetare të veçantë të çdo
besimit." (Idem, XI, faqe 504, vjeti 1867).
« "Aleanca judaike
universale nuk ndalet vetëm te kulti jonë por ajo i drejtohet tana
kulteve. Ajo don me penetrue të tana besimet ashtu si ajo gjindet në
tana vendet, n'mnyrë që njerzit inteligjentë, pa dallim fejet, të
bashkohen në kyt Shoqni judaike universale, qëllimi i së cilës âsht aq
fisnik dhe aq civilizues... Të tana fetë që kanë për bazë moralin dhe në
krye zotin, janë motra dhe duhet të jenë miq me njena-tjetren. Me rrxue
pengesat që ndajnë atë që nji ditë duhet të bashkohet âsht misioni i
madh dhe i bukur i Aleancës judaike universale. Të ecim përpara me guxim
dhe të vendosun në rrugën që na âsht hapë." ». (Idem, XXV, faqet
514-520, 650-651, vjeti 1861).
« E tashti, të depertuem prej
trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i
ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq
katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të
Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të
lëvizjes së madhe apostate, e cila âsht e organizueme në të tana vendet
për themelimin e nji Kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as
hierarki, as rregull për shpirtin e as frê për pasionet, e cila nën
pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në
botë, n'kjoft se do të triumfonte, mbretninë zyrtare të dredhisë, të
forcës, të shtypjes të t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë. Na i
njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [logjet judeo-masonike] ku
përpunohen kto doktrina perverse, të cilat nuk kanë me mujtë me mashtrue
shpirtnat largpamës. » (S.S. Papa sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31
Gusht 1910)
« Kisha Katolike ka bâ mkat kundër bashkimit. » (Gjon Pali II, "Ut Unum Sint : 34", 25 Maj 1995)
« Kisha Katolike âsht e papërlyeme dhe e pagabueshme.» (Papa Piu XII, "Mystici Corporis Christi : 66", 29 Qershor 1943)
«
Kisha Katolike ka bâ mkat kundër unitetit. » (Pseudo-konçili i II i
Vatikanit mbi ekumenizmin, dekreti "Unitatis redintegratio", sesjoni 5,
21 Nandor 1964).
« Të gjitha msimet e Magjisterit të Kishes Katolike janë t'pagabueshme dhe t'pandryshueshme. » (Papa Piu IX, Denzinger n. 1839)
« Kisha Katolike nuk ka unitet. » (Gjon Pali II, "Ut Unum Sint : 7-10", 25 Maj 1995).
« Kisha Katolike ka unitet të plotë. » (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum : 4-5", 29 Qershor 1896)
«
Muslimanët që mbajnë Fenë e Abrahamit, s'bashkut me ne adhurojnë
t'njejtin zot t'mshirshëm, gjykuesin e njerzimit në diten e fundit,
ashtu siç e ka deklarue solemnisht Koncili i II i Vatikanit. » (Pali VI,
Fjalim, 2 Dhetor 1977, "L’Osservatore Romano", 22 Dhetor 1977, faqe 2.)
«
Muslimanët janë blasfemuesa e t'pafé. » (Papa Gregori X, "Décrétales
des Conciles Oecuméniques : 309", Éd. Norman P. Tanner, Sheed & Ward
et Georgetown University Press, 1990)
« Islami asht nji sekt i neveritshëm. » (Papa Eugjeni V, "Idem : 479")
« Muslimanët që nuk konvertohen shkojnë n'Ferr. » (Papa Eugjeni IV, Denzinger n. 714)
Kisha konçiljare dënon konvertimin e t'pafeve në Fenë Katolike
Gjithashtu
kjo Kishë konçiljare, si në dokumentet e pseudo-konçilit të 1962 ashtu
edhe në propaganden e shefave të saj, prej Rronkallit-Gjonit XXIII te
Bergoglio-Françesku i soçëm, dënon konvertimin e të pafeve në Fenë
Katolike, ashtu si urdhnon vetë Zoti jonë JEZU-KRISHTI në Biblen Shêjte
dhe ashtu si dishmon Tradita shêjte Katolike shekullore, sepse planet e
konçiljarve janë krijimi i Kishës humanitare, për t'cilen shkrova ma
nalt. Si konkluzion, Kisha konçiljare mohon apostolicitetin e Kishës
Katolike, njênen prej katër shêjave të saja dalluese, tuej vërtetue se
Kisha konçiljare e dalun prej pseudo-konçilit të 1962 nuk asht Kisha
Katolike Romake, Kisha e vetme hyjnore e JEZU-KRISHTIT.
«
Konvertimi i jokatolikve asht nji pengesë për unitetin e Kishës. »
(Pseudo-konçili i II i Vatikanit mbi ekumenizmin, Dekreti "Unitatis
redintegratio" : 24, sesjoni 5, 21 Nandor 1964).
« Shkoni pra,
msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'Atit e t'Birit e
t'Shpirtit-Shejt. Msojini me i mbajtë gjithçka që ju kam urdhnue. E jam
me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:19-20)
«
Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni
Unjillin çdo njirit; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u
shelbue; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku 16:15-16)
Për
rrjedhojë, tuej mos pasë as unitetin e as apostolicitetin, Kisha
konçiljare e pseudo-konçilit të II të Vatikanit dishmon kjartë se ajo
nuk asht Kisha Katolike, Kisha e vetme e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT.
Princi i teologve dhe Doktori engjëllor i Kishës Katolike, sh'Tomë Akuini, mson gjithashtu se :
«
Apostujt dhe pasardhsit e tyne janë Vikerët (Përfaqsuesit) e Zotit në
drejtimin e Kishës Katolike, e cila âsht ndërtue mbi Fenë Katolike dhe
Sakramendet e Fesë Katolike. Për rrjedhojë, kto Vikerë të Zotit nuk
munden me ndërtue nji kishe tjetër, nuk munden me përhapë nji fé tjetër,
nuk munden me nxjerrë sakramende të tjera. Përkundrazi, Kisha Katolike
âsht ndërtue me Sakramendet që dolen prej Krahnorit të KRISHTIT të
kryqzuem. » (Sh'Tomë Akuini, "Summa theologica", Pjesa III, Pyetja 64,
artikulli 2, përgjigja e objekcjonit 3)
Përdorimi i ritit të pavlefshëm në dioqeza
Si
pasojë e aggiornamento-s, mbas punimeve të pseudo-konçilit të 1962,
Kisha konçiljare ndërmori ndryshime të shumta në dioqezat që i infiltroi
gradualisht : ndër të tjera përmendim përbuzjen që ajo i bani Meshës
Katolike Romake latine, tuej ndalue celebrimin e saj dhe tuej e
"zëvendsue" me nji ceremoni protestante të pavlefshme, e njoftun
gabimisht në dioqeza si "mesha katolike", megjithse Selija-Shêjte kishte
urdhnue që në Kishat e ritit romak, pra edhe në Kishat katolike
gjithkund në Shqipni, të celebrohej deri në fundin e botës vetëm Mesha
Romake latine, simbas direktikave të Papës sh'Piut V, ashtu si ka ndodhë
publikisht në Shqipni deri para mbylljes së kishave në vjetin 1967.
Por
nji ndryshim edhe ma i damshëm dhe tragjik ishte modifikimi dhe
pavlefshmënija e Sakramendit të Urdhnit, që i nep Kishës meshtarë e
ipeshkvijë. Pa ipeshkvijë të vërtetë, të konsakruem në mnyrë të
vlefshme, nuk munden me egzistue meshtarët sepse duhet patjetër me kênë
ipeshkëv për me mujtë me konsakrue apo me bâ meshtarë të rijë (Kanoni
951). Pa kênë meshtar, kërkush nuk mundet me administrue Sakramendet,
përveç Pagzimit e Martesës : kërkush nuk mundet me celebrue Meshen
Shejte, kërkush nuk mundet me dhanë Kungimin shêjt, kërkush nuk mundet
me dhanë zgidhjen e mkateve në Rrfim e kërkush nuk mundet me dhanë
Vojimin shêjt, për të smuetit randë (Kanoni 802). Ata që kanë studjue
për teologji e dijnë mirë se egzistenca e nji Sakramendi varet
thelbsisht prej pranisë së 3 elementave të tija përbase, dhe mungesa apo
ndryshimi thelbsor i vetëm njênit prej ktyne elementave e ban të
pavlefshëm Sakramendin. Kto 3 elementa janë : materja, forma dhe
administruesi, me qëllimin me veprue ashtu si vepron Kisha Katolike.
(Konçili i Firences, Denzinger : 695; Muller,"Përmbledhje e teologjisë
morale", vjeti 1936, faqe 241). Materja janë elementat fizikë të
përdorun si uji, buka, vêna, kremi, voji i ullinit. Forma janë fjalët e
caktueme që rrecitohen e që nuk duhen ndryshue kurrë, sepse përndryshej
rrezikohet vlefshmënija e Sakramendit.
Jo pa qëllim anmiqtë e
Kishës Katolike kanë sulmue Sakramendin e Urdhnit për me e shkatrrue dhe
për me e ba t'pavlefshëm, e kshtu me mujtë me kputë hiret që vijnë prej
Sakramendit, e sidomos me kputë e shpërbâ hierarkinë meshtarake
dymijëvjeçare që vetë KRISHTI Zot e ka themelue, e si përfundim, me
mujtë me shpartallue vetë Kishen hyjnore Katolike. Por dyert e Ferrit
nuk kanë me ngallnjye kurrë kundër saj (sh'Mateu 16:18).
Nuk po
zg'jatem ktu në hollsina, sepse shpresoj, me ndihmë të Zotit, me shkrue
nji materjal t'veçantë mbi kyt tragjedi, por mjafton me thanë me kyt
rast se në vjetin 1968, antipapa Pali VI nxori nji dekret, që asht në
fuqi edhe sod nëpër dioqeza, që, ndër të tjera, urdhnon si me krye
"konsakrimet" e meshtarve dhe ipeshkvijve. Ky rit i ri famkeq i Palit
VI, ndër të tjera, ka modifikue formen e Sakramendit të Urdhnit, tuej
hjekë komplet disa fjalë thelbsore që janë të domosdoshme për
vlefshmëninë e Sakramendit të Urdhnit dhe tuej e ba até të pavlefshëm në
përdorimin e tij në dioqeza. Kshtu që ata që "konsakrohen" me kyt rit
të ri të pavlefshëm nuk bahen as meshtarë e as ipeshkvijë. Ky rit i
pavlefshëm përdoret publikisht në dioqezat shqiptare qysh mbas rihapjes
së Kishave në vitet 90'. Vetëm nji antipapë dhe anmik i betuem i Kishës
si Pali VI mund të vepronte në nji mnyrë të tillë. Për ma tepër, ky
dekret i Palit VI kundërshton Konstitucjonin e Selisë-Shêjte,
"Sacramentum Ordinis ", të vjetit 1947, ku Papa Piu XII përcakton
përfundimisht elementat përbasë absolutisht të domosdoshëm për
vlefshmëninë e Sakramendit të Urdhnit.
Situata e soçme me
konçiljarët pushtues të ndërtesave të Kishave katolike asht shumë e
ngjashme me krizen arjane, ku arjanët, meshtarë e ipeshkvijë heretikë,
kishin pshtue shumë ndërtesa të Kishave katolike, ndërsa besimtarët e
vërtetë kishin dalë jashtë tyne, për me ruejtë të papërlyeme Fenë dhe
Traditen Katolike. Kjo herezi zg'jati afro 70 vjet. Qé si i shkruen
sh'Athanasi besimtarve të vet n'ato kohna të vështira :
« Zoti ju
ngushlloftë !... Ajo çka ju trishton edhe jue asht fakti se t'tjerët
kanë pushtue kishat, me anen e dhunës, ndërkohë që ju jeni jashtë tyne.
Asht fakt se ata kanë lokalet (ndërtesat) por ju keni Fenë Apostolike.
Ata munden me pushtue kishat tona, por ata janë jashtë Fesë së vërtetë
Katolike. Arsyetoni : çka asht ma e randsishme, vendi apo Feja ? Feja e
vërtetë, natyrisht. N'kyt luftë, kush ka hupë, kush ka fitue, aj që
zotnon vendin apo aj që ruen Fenë ? Vendi, asht e vërtetë, asht i mirë
kur aty predikohet Feja Apotolike dhe asht shêjt n'kjoft se gjithshka
aty bahet shêjtnisht... Ju jeni t'lumët, ju që rrini n'Kishë nëpërmjet
Fesë Katolike, ju që mbroni me guxim themelet e Fesë Katolike që keni
trashigue prej Traditës Apostolike dhe n'kjoft se, disa herë, nji
xhelozi e tërbueme ka dashtë me i rrxue kto themele, ajo nuk ia ka
mbrritë qëllimit : flas për ata që janë ndâ prej ktyne themeleve në
kohen e krizës aktuale. Kërkush, kurrë, nuk ka me triumfue kunder Fesë
tonë, vllâznit e mij të dashtun. Dhe na besojmë se Hyji ka me na i kthye
nji ditë kishat (ndërtesat) tona. Kshtu pra, sa ma tepër që ata
përpiqen me na i xanë vendet e kultit, aq ma tepër ata ndahen prej
Kishes Katolike. Ata pretendojne se përfaqsojnë Kishen Katolike, por, në
të vërtetë, vetë ata po e përjashtojne vedin prej Kishes Katolike dhe
po ecin drejt mallkimit. Katolikët besnikë ndaj Zotit dhe Traditës
shejte Katolike, edhe sikur t'jenë reduktue në nji grusht njerzish, bash
ata janë Kisha e vërtetë e JEZU-KRISHTIT. » (Prej nji letre baritore të
shën Athanasit, njênit prej katër Etënve të Kishës Katolike të Lindjes
(Bizantine), drejtue gregjës së tij kundër heretikve arjanë (shek. IV),
që kishin pushtue nji pjesë të madhe të ndërtesave të Kishave Katolike;
"Coll. Selecta SS. Eccl. Patrum", Caillau et Guillou, vol. 32, pp.
411-412).