+ Kisha ne eklips +
Mjerisht, sa vokacione te hupuna, sa
shpirtna te sinqerte qe dishirojne me iu kushtue JEZU-KRISHTIT e Nanes
se Tij tejet shejte, por qe kerkojne Shelbuesin aty ku nuk gjindet ma;
kerkojne driten e kuqe ndriçuese afer t’Shejtnueshmit
« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njaty kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërndâ grégjen [besimtarët]. O
shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqinj e nepja fitoren dhe triumfin. » (Paragrafi i zhdukun prej egzorçizmit të Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884).
Vllazen e motra ne KRISHTIN e Zojen e Bekueme, asht sod ma shume se kurre e domosdoshme me u informue dhe me msue Katekizmin e vertete te Kishes Katolike (si p.sh. Katekizmi i Konçilit te Trentes apo Katekizmi i Papes sh’Piu X, qe gjinden lehtsisht e falas ne internet). Nuk flas me kene teologe, por me dijte bazat e verteta tradicionale te Fese Katolike, qe me ndihmen e Zotit, asht nji qellim krejtsisht i realizueshem prej pjeses ma te madhe te besimtarve. Mjafton vullneti i mire dhe aplikimi praktik. Me hirin e Zotit e ndermjetsine e Zojes Bekueme e shejtit Jozef, jini t’pervujte e lutni pa pushim 15 Misteret e Rruxares shejte, lutni Udhen e Krygjes, mbani te Premtet dhe te Shtundet e para te mojit, rrini nen mbrojtjen e perhershme te Familjes Shejte, e Hyji ka me ju udhzue e drejtue, ne kto kohna apostazijet.
Kini kujdes pra e mos u genjeni prej ujqve postkonçiljare qe veprojne sod ne dioqeza nen tesha qingjash. Kta apostuj te rreme jane mashtruesa te maskuem si apostujt e JEZU-KRISHTIT. Dhe kjo taktike djallzuere nuk duhet me habite askend sepse vete djalli maskohet ne enjell dritet, per me mashtrue e mallkue sa ma shume. Prandej edhe ministrat e djallit maskohen si ministra te drejtsise, fundi i t’cilve ka me kene simbas veprave te tyne (II Korint. 11, 13-15).
KRISHTI ZOT me ndermjetsi te Zojes tejet shejte te Karmelit ndriçoft shpirtnat e sinqerte e vullnetmire dhe i drejtoft drejt objekteve te kultit me te vertete katolike, qe gjinden sod ne eklips.