mercoledì, gennaio 08, 2025

 + Doktrina heretike e kolegjialitetit

Nji prej doktrinave heretike të pseudo-konçilit të II të Vatikanit (1962-1965) asht kolegjialiteti : Simbas ksaj doktrine, kolegji i ipeshkvijve n'union me Papen, dhe kurrë i ndamë prej tij, ka fuqi supreme dhe të plotë mbi Kishen Katolike universale :
"Urdhni i ipeshkvijve asht pasardhësi i kolegjit të Apostujve në detyren e tyne si msues dhe barinj, dhe n'kyt urdhën ruhet kolegji i Apostujve. N'union me shefin e tyne, Pontifin Suprem (Papen), dhe asnjiherë i ndamë prej tij, urdhni i ipeshkvijve ka autoritet të plotë dhe suprem mbi Kishen Katolike universale. Sidokjoft, kjo fuqi nuk mundet me u ushtrue pa pranimin e Pontifit Romak (Papës)." (Dekreti "Christus Dominus", paragr. IV, pseudo-konçili II i Vatikanit, 28 Tetuer 1965)
E njejta doktrinë heretike e kolegjialitetit msohet edhe prej dokumentit tjetër "Lumen gentium", paragrafi XXII, të pseudo-konçilit të II të Vatikanit :
"Urdhni i ipeshkvijve asht pasardhësi i kolegjit të Apostujve në detyren e tyne si msues dhe barinj, dhe n'kyt urdhën ruhet (vazhdohet) kolegji apostolik. S'bashkut me shefin e tyne, Pontifin Suprem (Papen), dhe asnjiherë i ndamë prej tij, ku urdhën i ipeshkvijve ka autoritet të plotë dhe suprem mbi Kishen Katolike universale ; megjithatè, ky autoritet nuk mundet me u ushtrue pa pëlqimin e Pontifit Romak (Papës)." (sesioni V, 21 Nanduer 1964)
Kjo herezi shifet edhe në pseudo-ligjin 336, të pseudo-Drejtës Kanonike të vjetit 1983, e cila korrupton kshtu Doktrinen katolike mbi fuqinë e msimdhanjes dhe të juridiksjonit në Kishen Katolike. Kjo doktrinë heretike shtrembnon strukturen hyjnuere apo konstitucjonin e Kishës Katolike, tue nalcue fuqinë ipeshkvnore në nji rang të barabartë me fuqinë papale, doktrinë që asht konsiderue gjithmonë heretike prej Magjisterit të pagabueshëm të Kishës Katolike. Vetëm Pontifi Romak (Papa), mbas zg'jedhjes legjitime prej konklavës si pasardhsi legjitim i shen Pjetrit dhe mbas pranimit prej tij të ksaj zg'jedhjeje, merr prej Hyjit fuqinë e plotë dhe supreme të juridiksjonit mbi tanë Kishen Katolike universale. (Ligji 219 i të Drejtës Kanonike të 1917) Asht e vërtetë se në paketen e ligjeve të të Drejtës kanonike apo ligjeve kishtare jo të gjitha ligjet kanë të njejtin autoritet : aty përfshihen ligje hyjnuere (di diritto divino) dhe ligje ekleziastike (di dirito ecclesiastico). Ligjet hyjnuere, si ligji 219 mbi primatin dhe fuqinë supreme të Pontifit Romak, janë të të drejtës hyjnuere dhe nuk munden as me u ndryshue e as me u abrogue (anulue), as prej Kishës e biles as prej vetë Papës, mbasi Papa ka fuqi mbi Kishen por jo mbi Zotin dhe ligjet hyjnuere.
Pseudo-ligji 336 i pseudo-Drejtës kanonike të vjetit 1983 prishë dhe minon organizimin thelbsuer hyjnuer të Kishës Katolike, e për rrjedhojë ky pseudo-ligj e kjo doktrinë heretike nuk munden me ardhë prej Kishës Katolike por prej nji anti-kishe antikatolike, që ka pushtue Vatikanin e dioqezat dhe maskohet nën emnin e Kishës Katolike për me mashtrue e mallkue sa ma shumë shpirtna.
Zoti jonë JEZU-KRISHTI ka themelue dy lloje juridiksionit : juridiksionin e ipeshkvijve, pasardhsve t'Apostujve, dhe juridiksionin suprem të Papës, pasardhsit të shen Pjetrit. Simbas konstitucjonit të Kishës Katolike, trupi i ipeshkvijve administron territore të kufizueme me nji fuqi juridiksionit të kufizueme apo ordinare (t'zakonshme) por kurrë me nji fuqi supreme, si pretendon pseudo-ligji 336. (Rev. Emile Jombart S.J., "Manuel de droit canon", 1958, pp. 126-127)
Fuqija e ipeshkvijve asht ordinare (e kufizueme) mbasi ajo asht e lidhun 'ipso facto' me selinë ipeshkvnore, prandej ipeshkvijtë quhen edhe "ordinarius" të dioqezave të tyne përkatse. Juridiksjoni episkopal i nënshtrohet fuqisë së Pontifit Romak (Papës), prandej nuk asht as i plotë e as i pamvarun por i kufizuem te dioqeza (Rev. Augustine, O.S.B., "A Commentary on the New Code of Canon Law", 1918, vol. II, pg. 341-342).
Në kyt fuqi supreme të Pontifit Romak përfshihet edhe pagabueshmeníja e tij doktrinale. Pagabueshmënija e ipeshkvijve, si pjese përbase e Kishës msimdhase s'bashkut me Papen, rrjedh prej pagabueshmënisë papale dhe nuk egziston e ndame prej saj. Ipeshkvijtë të ndamë prej Papës munden me gabue, kurse Papa edhe i vetëm nuk mundet me gabue në misjonin hyjnuer që ka marrun prej KRISHTIT Zot me drejtue grigjen drejt Parrizit. Zoti jonë JEZU-KRISHTI i ka premtue vetëm sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij legjitimë se Feja e tyne nuk ka me u mungue kurrë; vetëm sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij legjitimë KRISHTI Zot u ka urdhnue me ushqye delet dhe qingjat e Tija, që përfaqsojnë si ipeshvijtë, meshtarët dhe tanë besimtarët e tjerë.
« 115. - Kisha msimdhanse a mundet me gabue në msimin e të vërtetave të zbulueme prej Zotit ?
« - Kisha msimdhanse nuk mundet me gabue në msimin e të vërtetave të zbulueme prej Zotit; ajo âsht e pagabueshme sepse, simbas premtimit të JEZU-KRISHTIT, "SHPIRTI i së vërtetës" e asiston vazhdimisht. (sh'Gjoni 15:26)
« 116. - Papa a mundet me gabue kur mson, aj vetë, të vërtetat e zbulueme prej Zotit ?
« - Papa nuk mundet me gabue kur mson, aj vetë, të vërtetat e zbulueme prej Zotit; aj âsht i pagabueshëm, si Kisha, kur, si Barí dhe Msues i tanë të Krishtênve, përcakton doktrinat që lidhen me Fenë ose moralin. » (Kateshizmi i Sh.T. Papës sh'Piu X, vjeti 1913)
« Kapitulli I : Krijimi i Primatit Apostolik në t'lumin Pjetër [kundër heretikve dhe shizmatikve]
« Kshtu pra na msojmë dhe deklarojmë se, simbas dëshmive të Unjillit shejt, Primati i jurisdikcionit mbi tanë Kishen e Zotit iu premtue dhe iu dorzue menjiherë dhe drejtpërdrejt të lumit Pjetër prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Simonit, që Shelbuesi i kishte thanë ma parë “Ju keni me u quejtë Cephas” [sh'Gjoni 1:42] mbasi aj kishte shpallë publikisht kto fjalë : “Ju jeni KRISHTI, Biri i Zotit të gjallë” [sh'Mateu 16:16], Zoti JEZUS i foli me kto fjalë solemne : “Jeni i bekuem Simon Bar Jona, sepse as mishi e as gjaku nuk ta kanë zbulue, por ATI Jem që asht në Qiell; Dhe Un po të tham se : Ti je Pjetër [shkamb] dhe mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme dhe dyert [fuqitë] e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj. Dhe kam me t'dhanë çilcat e Mbretnisë së Qiellit : dhe gjithshka që ke me lidhë mbi Tokë ka me u lidhë edhe në Qiell dhe gjithshka që ke me zgidhë mbi Tokë ka me u zgidhë edhe në Qiell” [sh'Mateu 16:17 ff]. [Kundër Richerius etc. shif n. 1503]. Dhe vetëm Simon Pjetrit, mbas Rinjalljes, JEZUSI i dha juridiksonin e bariut ma të naltë dhe të udhëhjeksit të tanë gregjës së Tij, tuej i thanë “ Ushqeji qingjat e Mij,” “Ushqeji delet e Mija” [sh'Gjoni 21:15 ff]. Kyt doktrinë kaq të kjartë të Shkrimeve Shejte, që asht kuptue kshtu gjithmonë prej Kishës Katolike, e kundërshtojnë haptazi opinionet vicioze të atyne që mohojnë në mnyrë perverse faktin se Zoti jonë JEZU-KRISHTI ka themelue kyt formë qeverisjet në Kishen e Tij, se vetëm Pjetrit, përpara Apostujve të tjerë, individualisht ose bashkarisht, iu dha Primati i vërtetë i juridiksionit prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, apo opinionet e atyne që pohojnë se ky Primat nuk iu dha t'lumit Pjetër menjiherë dhe drejtpërdrejt, por iu dha Kishës dhe nëpërmjet Kishës iu dha sh'Pjetrit, si ministër i ksaj Kishe. (Konçili Ekumenik i Vatikanit, Konstitucioni dogmatik I mbi Kishen e KRISHTIT; Sesioni IV, 18 Korrik 1870; Denzinger n. 1822)
« [Kanon]. N'kjoft se dikush thotë se i lumi Apostull Pjetër nuk asht caktue prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT si shefi i tanë Apostujve dhe kreu i dukshëm i të tanë Kishës Militante apo n'kjoft se thotë se sh'Pjetri mori nder të madh por nuk mori drejtpërdrejt dhe menjiherë prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT Primatin e nji juridiksioni të vërtetë, atherë aj kjoft mallkue. » (Idem; Denzinger n. 1823)
« Për mâ tepër, Selija Shêjte gjithmonë ka besue, Tradita e Kishës Katolike vazhdimisht ka dishmue dhe vetë Konçilet Ekumenike kanë deklarue se në vetë Primatin Apostolik që Pontifi Romak, si pasardhës i sh'Pjetrit, shefit të Apostujve, ushtron mbi Kishen Katolike universale, përfshihet fuqija supreme e Magjisterit (msimdhânjes) apo e drejta supreme me msue Kishen Katolike universale. Etnit e Konçilit të IV të Konstantinopojës, tuej u mbështetë mbi konçilet e maparshme, shpallen me nji shprehje solemne Fenë e tyne Katolike : "Rregulla e parë për me u shelbue asht me ruejtë Fenë e vërtetë (Katolike) [...] dhe nuk munden me u përbuzë fjalët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që thotë 'Ju jeni Pjetër (shkamb) dhe mbi kyt shkamb do t'ndërtoj Kishen Teme' (sh'Mateu 16:18), fjalë që janë provue t'vërteta nëpërmjet fakteve historike sepse në Selinë Apostolike Besimi Katolik dhe celebrimi i Doktrinës shêjte Katolike janë ruejtë gjithmone t'papërlyeme. Tue dishirue, atherë, kurrë mos me u largue prej Fesë Katolike dhe prej Doktrinës së ksaj Selije Apostolike, na shpresojmë me meritue me kênë në bashkimin e vetëm (katolik) që shpallë Selija Apostolike, bashkim në t'cilin uniteti i Besimit Katolik âsht i plotë dhe i vërtetë" (Hrd V 778 f.) [cf. n. 171 f.]. Për mâ tepër, me aprovimin e Konçilit të II të Lionit, Grekët shpallën se "Kisha Shejte Romake mban Primatin e plotë e mâ të naltë dhe ka superjoritetin mbi Kishen Katolike Universale, superjoritet që e deklaron, me vërtetsí dhe përvujtní, se e ka marrë me fuqinë supreme prej vetë Shelbuesit, në t'lumin Pjetër, shefin ose kreun e Apostujve, parardhsin e tanë Pontifve Romak; dhe mekênse Pontifi Romak (Papa) e ka për detyrë, mbi tanë të tjerët, me mbrojtë të vërteten e Fesë Katolike, atherë, gjithashtu çdo çâshtje që mundet me lindë rreth Fesë, duhet me u vendosë prej gjykimit të tij" [cf. n. 466]. S'fundmi, Konçili Ekumenik i Firences vendosi se "Pontifi Romak âsht Vikeri (Përfaqsuesi) i vërtetë i KRISHTIT, shefi i tanë Kishës, ati dhe msuesi i tanë t'Krishtênve dhe Pontifit Romak, në t'lumin Pjetër, Zoti jonë JEZU-KRISHTI i ka dhanë fuqinë supreme me msue, drejtue dhe udhëhjekë Kishen Katolike universale".
« Për me krye kyt detyrë pastorale, pasardhsit tonë, n'mnyrë t'palodhun, janë kujdesë gjithmonë që Doktrina shelbuese e JEZU-KRISHTIT të përhapej në tanë popujt e botës dhe, me t'njêjtin kujdes, kanë mundsue që kjo Doktrinë, aty ku pranohej, të ruhej e plotë dhe e pakorruptueme. Prandej, ipeshkvijtë e tanë botës, herë individualisht e herë t'mbledhun n'Sinode, tue ndjek nji traditë t'hershme të kishave katolike dhe simbas rregullit t'maparshëm, i paraqitshin ksaj Selije-Shejte kryesisht ato rreziqe që lindshin mbi çâshtjet e Fesë, në mnyrë që veçanarisht damet ndaj Fesë të riparoheshin, aty (n'Selinë-Shejte) ku Feja Katolike nuk mundet me dështue (sh'Bernardi, "Letra 190 drejtue Papës Inoçentit II [ML 182, 1053 D]). Për mâ tepër, Pontifët Romakë, simbas kohve e rrethanave, kajherë tue thirrë Konçile Ekumenike ose tue shqyrtue mendimin e Kishës Katolike t'përhapun në tanë boten, kajherë nëpërmjet sinodeve të veçanta, kajherë tuej përdorë mnyra të tjera t'frymzueme prej Providencës hyjnore, kanë vendosë, me ndihmen e Zotit, se katolikët duhen me besue e pranue ato çâshtje që ato i kanë vlersue se janë n'harmoni me Shkrimet Shejte dhe Traditen Apostolike; SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të sh'Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallshin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbajshin të pandryshueme dhe të shpjegojshin me besnikní zbulimin hyjnuer apo depoziten e Fesë Katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve. Me t'vërtetë, tanë Etnit e bekuem dhe Doktorët shejtë e integralisht katolik të Kishës Katolike kanë përqafue, venerue dhe ndjekë Doktrinen apostolike të Pontifve Romakë, sepse ata e dijshin fort mirë se Selija e sh'Pjetrit (Selija Shejte) qëndron gjithmonë e paprekun prej çdo gabimi, simbas premtimit hyjnor që Zoti dhe Shelbuesi jonë JEZU-KRISHTI i bani shefit t'Apostujve të Tij : "Jam lutë për ty që Féja jote mos të dështojë kurrë, dhe kur t'forcóhesh, forcóji vllâznit e tu" (sh'Luka 22:32). (Konçili Ekumenik i Vatikanit, "Konstitucjoni i Parë Dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT", Kapitulli 2 : "Vazhdimsíja e Primatit të sh'Pjetrit në mes të Pontifëve Romakë", Sesjoni i katërt, 18 Korrik 1870, Denzinger n. 1832-1837, faqet 455-456).
« SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të sh'Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallshin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbajshin të pandryshueme dhe të shpjegojshin me besnikní zbulimin hyjnuer apo depoziten e Fesë katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve... » (Dekretet e Konçilit Ekumenik të Vatikanit, "Mbi msimin e pagabueshëm të Pontifit Romak-Papës", Konstitucjoni i parë dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT, Sesjoni i katërt, 18 Korrik 1870)
« Ne vendosim gjithashtu se Selija-Shêjte Apostolike dhe Pontifi Romak zotnojnë primatin mbi tanë token; Pontifi Romak asht pasardhsi i t'lumit Pjetër, shefi i Apostujve dhe Vikeri (përfaqsuesi) i vërtetë i KRISHTIT, kreu i tanë Kishës, ati dhe doktori i tanë t'Krishtênve; në personën e t'lumit Pjetër, Pontifit Romak i asht dhanë prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT pushteti (fuqija) suprem me ushqye, drejtue dhe administrue tanë Kishen, ashtu si e thojnë aktet e Konçileve Ekumenike dhe kanonet shêjte. » (Konçili i Firences, i 17-ti Ekumenik; Dekreti për grekët, vjeti 1439)
Gjithashtu, pagabueshmënija papale e Papës vetëm apo e ipeshkvijve n'union me Papen nuk ushtrohet vetëm në raste solemne, si në konçile ekumenike p.sh., por çdo ditë, në misjonin shejt me msue, administrue e shejtnue Kishen Katolike universale, sepse SHPIRTI-SHEJT asiston vazhdimisht Kishen (Papen vetëm ose Papen+ipeshkvijtë) dhe nuk e len kurrë me gabue në misjonin e saj hyjnuer të marrun prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT (kanoni 1322 i të Drejtës Kanonike të 1917)
« Për ma tepër, duhet besue me nji Fé katolike dhe hyjnore gjithshka që gjindet në Fjalen e shkrueme të Zotit [Biblen Shejte] dhe në Traditen ["msimi i JEZU-KRISHTIT dhe i Apostujve, i dhanun në formë gojore apo të shkrueme, dhe i transmetuem nëpërmjet Kishës deri në ditët tona pa ndryshim."]; gjithashtu duhen besue si të zbulueme prej Zotit edhe ato doktrina që na propozohen prej Kishës, ose me anen e nji vendimi solemn ose me anen e fuqisë së saj msimdhanse të zakonshme (t'përditshme) universale. » (Konçili Ekumenik i Vatikanit, Sesjoni III, Kapitulli III : "Mbi Fenë", 24 Prill 1870)
« Aj që ju ndig'jon Më ndig'jon dhe aj që ju përbuz, Më përbuz [u tha Shelbuesi sh'Pjetrit dhe Apostujve]; dhe aj që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16)
« N'kjoft se vllai jot nuk ndig'jon Kishen, atherë ai kjoft për ty si publikani dhe pagani. » (sh'Mateu 18:17)
At Lapide S.J., komentuesi i njoftun biblik, mbi pasazhin e mâsipërm, komenton se aj që përbuz Prelatin e Kishës Katolike, ku Prelati nënkupton Papen, atherë aj përbuz Kishen, t'cillen Prelati drejton dhe difton se aj nuk don me kênë qytetar dhe bir i ksaj Kishe Katolike. Për rrjedhojë, aj duhet me u konsiderue jo si besimtar katolik por si pagan, pra si nji mkatnuer publik. (Volumi 2, faqe 305)
« Kur Roma ka folë, çâshtja âsht e mbyllun. » (Papa sh'Inoçenti I)
Si konkluzjon, Kisha Katolike (msimdhanse), kjoft Papa vetëm, kjoft Papa n'union me ipeshkvijtë, nuk mundet kurrë ma gabue në Magjisterin e saj hyjnuer mbasi vetë Hyji e asiston vazhdimisht. Prezenca e doktrinave heretike, si ajo e kolegjialitetit që analizova n'artikullin e soçëm, në msimdhanjen e kishës që vepron tash gadi 50 vjet prej Vatikanit dhe dioqezave, qysh prej pseudo-konçilit të II të Vatikanit, asht nji tregues i kjart se kjo kishë ronkalljano-montinjano-vojtiljano-racingerjano-bergoljane nuk asht Kisha Katolike e JEZU-KRISHTIT t'cilen Hyji e asiston vazhdimisht për mos me gabue, por nji kishë anti-katolike humanitare, judeo-masonike e satanike që maskohet nën emnin e Kishës Katolike për me rrêjtë, mashtrue e mallkue shpirtnat.
« Ruejuni prej profetve të rrêmë! Kanë me ju ardhë të veshun me tesha qingjash por përmbrênda janë ujq grabitqarë. Ata keni me i njoftë prej fryteve të tyne, ashtû si njifet pema prej fryteve të saja. A vjèlen rrushtë ndër ferra apo fiqtë, ndër gjemba ? Pema e mirë xjerr fryte të mira; pema e keqe, fryte të kqija. Nji pemë e mirë nuk mundet me xjerrë fryte të kqija dhe as nji pemë e keqe, fryte të mira. Por çdo pemë që nuk ban fryte të mira ka me u këputë dhe me u hjedhë n'zjerm. Pra, profetët e rrêmë keni me i njoftë prej fryteve të tyne. » (sh'Mateu 7:15-20)
« Vllâznit e mij, ruejuni prej atyne që shkaktojnë skandale dhe dasína mes jush, tuej u largue prej doktrinës katolike që ju keni msue. Rrini larg prej tyne! Kto njerëz nuk shërbejnë JEZU-KRISHTIN, Zotin tonë, por janë skllevën të epsheve të tyne dhe me fjalë t'âmbla e servile mashtrojnë shpirtnat e thjeshtë. » (Prej letrës së sh'Palit drejtue Romakve, 16:17)

 



+ LITANITE E FMIJNISE SHEJTE TE ZOTIT TONE JEZU-KRISHTIT +

O Zot, kíni mëshirë për ne !
O JEZUS Fmi, kíni mëshirë për ne !
ATE Qielluer, që jeni Zot, kíni mëshirë për ne !
BIR, Shëlbuesi i botës, që jeni Zot, kíni mëshirë për ne !
SHPIRTI-SHEJT, që jeni Zot, kíni mëshirë për ne !
TRINIA SHEJTE, që jeni nji Zot i vetëm, kíni mëshirë për ne !

JEZUS Fmi, premtue prej mrekullinave, kíni mëshirë për ne !
JEZUS Fmi, i Dishiruemi i kombeve, kíni mëshirë për ne !
Fmi, Mbreti i Paqes, që toka thirrte në lutjet e saja, si nji vesë bamirse, kíni mëshirë për ne !
Fmi i bekuem, që vini në Emnin e Zotit, kíni mëshirë për ne !
Fmi, dritë e nalcueme n'mesin e terrinave, mbi ata që janë vullnetmirë, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që vini me rinovue ftyren e tokës, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që vini me zëvendsue ligjin e frigës me nji ligj dashtnijet, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që na çlironi prej tiranisë së anmikut të shelbimit tonë, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që jeni ulë në brishtsinë e fmijnisë veç për me na nalcue në Hyjninë Tuej, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që i jeni nënshtrue vuejtjeve tona për me i shërue, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që keni marrë mbi Vedi mizerjet e botës, që na t'i tejkalojmë, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që djepi Juej asht tmerri i Ferrit, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që Lindja Juej gzon Qiellen dhe token, kíni mëshirë për ne !
Fmi, gzimi i barijve dhe drita e Mbretënve dijetarë, kíni mëshirë për ne !
Fmi, Mbret i egziluem në mesin e popullit Tuej, kíni mëshirë për ne !
Fmi, fillesa e tanë shejtënve, kíni mëshirë për ne !
Fmi, ngushllimi i popullit Tuej, kíni mëshirë për ne !
Fmi, Zot i fortë, Até i shekullit të ardhshëm, Princ i paqes, kíni mëshirë për ne !
Fmi, i ardhun n'kyt botë për me shpëtue mkatnorët, kíni mëshirë për ne !
Fmi, Mbret i përjetshëm, që mbretnija Juej nuk ka me mbarue kurrë, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që keni ardhë me prue mbi tokë at' zjerm shejt që ndriçon dhe ndez, kíni mëshirë për ne !

Kíni mshirë për ne dhe na i falni mkatet tona, JEZUS Fmi !
Prej skllavnisë së mkatit, çliróna, JEZUS Fmi !
Prej shpirtit të mendjemadhsisë dhe prej iluzioneve të krenisë, çliróna, JEZUS Fmi !
Prej skllavnisë së pasioneve, çliróna, JEZUS Fmi !
Prej prirjeve perverse dhe epsheve, çliróna, JEZUS Fmi !
Prej voktsisë shpirtnuere dhe demelisë, çliróna, JEZUS Fmi !
Prej zellit t'pakontrolluem në sukses dhe dekurajimit në krygje, çliróna, JEZUS Fmi !
Për t'Xanunit Tuej shejt, çliróna, JEZUS Fmi !
Për përvujtnimet dhe lotët e Fmijnisë Tuej, çliróna, JEZUS Fmi !
Për vorfninë e djepit Tuej, çliróna, JEZUS Fmi !
Për përvujtninë e jetës Tuej, çliróna, JEZUS Fmi !
Për dijen dhe urtinë e msimeve Tueja, çliróna, JEZUS Fmi !
Për nënshtrimin Tuej plot respekt ndaj Prindve Tuej, çliróna, JEZUS Fmi !

Enjëll i Zotit, që hjekni mkatet e botës, fálna, JEZUS Fmi !
Enjëll i Zotit, që hjekni mkatet e botës, plotsóna lutjet, JEZUS Fmi !
Enjëll i Zotit, që hjekni mkatet e botës, kíni mëshirë për ne, JEZUS Fmi !

JEZUS Fmi, ndigjóna !
JEZUS Fmi, plotsóna !

T'lutena

ZOT JEZUS, që keni denjue me mshehë për ne madhshtinë e Hyjnisë Tuej t'mishnueme dhe njerzoren Tuej krejt hyjnuere, deri në rangun tejet t'përvujtë të lindjes dhe t'fmijnisë, bani që, tuej njoftë Urtinë Tuej hyjnuere në fmijninë Tuej dhe forcën Tuej në brishtsinë Tuej, t'Ju adhurojmë Fmi mbi tokë dhe t'kontemplojmë Lavdinë Tuej në Qiell. Ashtu kjoft.

 Paganizmi në islam

 

Besimi i vetëm i vërtetë hyjnuer Kristjan-Katolik nuk ka pasë dhe nuk mundet me pasë kurrë idhujtarí apo kult pagajsh, mbasi asht krijue dhe drejtohet prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT.

Në të kundërt, ritet islamike-pagane që praktikohen prej muslimanve sod vërtetojnë se islami asht nji besim pagan apo idhujtar. Në vijim po rradhis disa prej ktyne praktikave pagane islamike.
 

Adhurimi në Ka’aba

Simbas haditheve të Bukharit, që s’bashkut me ato të Muslimit pranohen prej sektit sunit si plotsisht autentike dhe të vërteta ("sahih"), Ka’aba në Mekë ishte nji qendër e adhurimit të idhujve dhe mbrenda në ndërtesen kubike adhuroheshin 360 idhuj, në periudhen para islamit. (volumi 3, libri 43, numri 658). Muhamedi i hoqi idhujt por mbajti njênin prej tyne për islamin, idhull që njihej në kohët pre-islamike, gurin e zi ("Ruknu l-Asuad"). Guri i zi ishte nji idhull i randsishëm në kohën para islamit, ashtu siç e lexojme prej njênit prej interpretuesve të njohun kuranor, ("tafsir") ibn Kathir :

« Ibn Ishaq said, "The tribes of Quraysh collected stones to rebuild the House, each tribe collecting on their own. They started rebuilding it, until the rebuilding of the Ka`bah reached the point where the Black Stone was to be placed in its designated site. A dispute erupted between the various tribes of Quraysh, each seeking the honor of placing the Black Stone for their own tribe. The dispute almost led to violence between the leaders of Quraysh in the area of the Sacred House. Banu `Abd Ad-Dar and Banu `Adi bin Ka`b bin Lu'ay, gave their mutual pledge to fight until death. However, five or four days later, Abu Umayyah bin Al-Mughirah bin `Abdullah bin `Amr bin Makhzum, the oldest man from Quraysh then intervened at the right moment. Abu Umayyah suggested that Quraysh should appoint the first man to enter the House from its entrance to be a mediator between them. They agreed. The Messenger - Muhammad - was the first person to enter the House. When the various leaders of Quraysh realized who the first one was, they all proclaimed, `This is Al-Amin (the Honest one). We all accept him; This is Muhammad.' When the Prophet reached the area where the leaders were gathering and they informed him about their dispute, he asked them to bring a garment and place it on the ground. He placed the Black Stone on it. He then requested that each of the leaders of Quraysh hold the garment from one side and all participate in lifting the Black Stone, moving it to its designated area. Next, the Prophet carried the Black Stone by himself and placed it in its designated position and built around it. The Quraysh used to call the Messenger of Allah `Al-Amin' even before the revelation came to him." »

 Në Arabinë pre-islamike, zotat pagaj adhuroheshin në formen e gurve apo shkambijve. Kshtu për shembull hyjnija pagane “al-lat” besohej se ishte njëra prej vajzave të allahut dhe adhurohej në formen e nji shkambi kubik; nji ndërtesë ishte ndërtue mbi té për me diftue se ishte nji shpi adhurimit. (Sura 53:19; "Kitab Al-Asnam- The Book of Idols", p. 14). Guri i zi puthej dhe adhurohej si idhull para islamit dhe Muhamedi e lejoi kyt praktikë edhe mbas islamit. 

« Narrated 'Abis bin Rabia: 'Umar came near the Black Stone and kissed it and said "No doubt, I know that you are a stone and can neither benefit anyone nor harm anyone. Had I not seen Allah's Apostle kissing you I would not have kissed you." » (Bukhari 2:26:667, 2:26:657; Muslim 7:2912-2915).

(Kallzon Abis bin Rabia : Umari erdhi afër gurit të zi, e puthi dhe tha : Pa dyshim, un e di se ti je nji gur që nuk i ban as dobí e as dam kujt. Mos t’kisha pa apostullin e allahut tuej të puthë, un nuk do të kisha puthë.)

Umari e din se guri asht përdorë ma parë si idhull dhe në pamje të parë refuzon adhurimin e tij, por bjen në idolatri tuej imitue Muhamedin. Në kulturen semite puthja asht nji shêj i adhurimit dhe i venerimit të madh.

Muslimanët besojnë se guri i zi asht vue në Ka’aba prej Abrahamit dhe Ishmaelit dhe ai përcakton vendin prej ku duhet fillue tauaf-i (rrotullimi rreth Ka’abas). (Sheikh Ahmad Kutty “The Black Stone - History and Significance” - Islam Online, January 8, 2003). Megjithaté nuk egziston asnji prove shkencore, historike dhe arkeologjike që Abrahami dhe Ishmaeli të kenë nd-rtue Ka’aban dhe t'kenë vue aty gurin e zi; përkundrazi kjo prralle arabe kundërshtohet prej vetë burimeve islame :

Simbas Suras 2:125, thuhet se Abrahami paska ndërtue Ka’aban. Simbas haditheve të Bukharit, Ka’aba asht ndërtue 40 vjet përpara Tempullit të Jeruzalemit. (4:55:636). Tempulli i Jeruzalemit u ndërtue rreth viteve 958-951 BC dhe, simbas Bukharit, Ka’aba asht ndërtue 40 vjet ma parë, pra rreth viteve 998-991 BC. Por Abrahami ka jetue rreth vitit 2000 BC dhe simbas Shkrimeve Shejte ka dalë prej ksaj bote në moshen 175 vjeçare (Gjeneza 25:7), fakt qe e ban të pamujtun prezencen e tij në Mekë simbas pretendimeve islamike.

Ka’aba nuk ka asnji lidhje me Abrahamin apo me Ishmaelin. Profesori egjiptjan, Dr. Taha Husayn, autoritet i njoftun në literaturen arabe, thotë se pretendimi mbi Abrahamin e Ishmaelin asht propagandue pak kohë para ngritjes së islamit dhe asht shfrytzue për përhapjen e tij. ("As quoted in Mizan al-Islam by Anwar al-Jundi", p. 170).

Lutja 5 herë në drejtim të Mekës

Para islamit, arabët pagaj luteshin 5 herë në ditë në drejtim të Mekës ("The Encyclopedia of Islam, edited by Eliade", P. 303FF). Muhamedi e ruejti kyt praktikë për islamin dhe e sanksionoi me nji tjetër prrallë arabe, nji udhëtim natën drejt Qiellit !!! me anen e nji kafshe mistike : al-buraq. G'jatë ktij udhëtimi, thuhet se Muhamedi, që ka lindë në vitin 570 mbas KRISHTIT, paska shkue fluturim në xhaminë inegzistente Al-Aqsa të Jeruzalemit !!!, e cila, në fakt, kje ndërtue prej khalifas Al-Walid vetëm në vjetin 705 mbas KRISHTIT, kohë kur Muhamedi nuk ishte gjallë, mbasi kishte dekë në vjetin 632 mbas KRISHTIT. Bukhari në hadithet e tija rrëfen se ky udhëtim ishte i vërtetë dhe jo thjesht nji andërr (5:58:228). Gjithashtu nji kapitull i Kuranit ka marrë kyt êmën : udhëtimi nokturn (natën) : al-isra.

Zoroastrianët persianë gjithashtu luteshin 5 herë në ditë, tuej krye ritet e lamjes përpara, por në ndryshim prej muslimanve ata luteshin në drejtim të diellit apo të zjermit “të shejtë”. (Joseph H. Peterson -GAHS - "Avesta Zoroastrian Archives").

Argjërimi (njiními) në muajin e Muharramit

Fisi pagan i Muhamedit, Quirashi, argjëronte (njinonte) në diten e 10të të muajit të Muharramit. Muhamedi e mbajti kyt praktikë pagane për islamin, por tuej e lanë ma vonë në dëshiren e muslimanve. Bukhari thotë se Muhamedi argjëronte në kyt ditë dhe kur migroi në Medina vazhdoi me argjërue në kyt ditë, dhe i urdhnoi edhe të tjerët me e imitue. Kur filloi me u praktikue edhe argjërimi i Ramadanit, praktika e argjërimit në diten e Ashures (dita e 10të e Muharremit, muajit të parë të kalendarit islamik) u la simbas dishirës. (5:58:172).

Tauafi midis Safas dhe Maruas

Tauafi midis maleve Safa dhe Marua në Mekë asht nji ritual islamik i lidhun me pelegrinazhin e Mekes, haxhin. G'jatë ktij rituali, muslimanët ecin 7 herë në mnyrë frenetike midis ktyne dy maleve. Ky ritual në fakt ishte nji praktikë pagane që arabët pagaj kryenin në kohët para islamit, shkruen Bukhari në hadithe (2:26:710). Por Muhamedi e mori edhe kyt ritual pagan për islamin, tuej e sanksionue me nji “zbulim”kuranor, ku allahu islamik me sa duket e kishte aprovue kyt ritual pagan dhe nuk e konsideronte mkat tauafin midis maleve Safa dhe Marua në Mekë. (Sura 2:158).

Ceremonitë e Ihram-it

Muslimani përpara se me fillue haxhin në Mekë duhet me krye ritualet e Ihramit, që përfshijnë lamjet, veshjen e nji rrobe të caktueme, etj. Ihrami në fakt ishte nji praktikë që përdorej në ritet e adhurimit të idhujve prej arabve pagaj, në kohen pre-islamike. Bukhari në hadith shpjegon se ihrami përdorej me adhurue idhullin “manat” në vendin e quejtun “Al-Mushallal”. (2:26:706).

Rrotullimi rreth Ka’abas

G'jatë haxhit, muslimani duhet me u rrotullue 7 herë rrotull Ka’abas. Kjo praktikë ishte nji ritual pagan që kryhej po në at' vend, rreth Ka’abas, në kohet pre-islamike, ku mbrenda në Ka’aba adhuroheshin zoti hane “hubal”, 360 zotat (idhujt), ku idhulli allah ishte njeni prej tyne. Ndryshimi me periudhen islamike ishte se, para islamit, arabët pagaj rrotulloheshin rrotull Ka’abas krejtsisht të zhdeshun, pra lakuriq. Kurrë as në Krishtenim e as në kohen e Judaizmit para KRISHTIT Zot  nuk asht përdorë ndojherë rrotullimi me adhurue e lëvdue Hyjin Krijues të Gjithpushtetshëm. Dy besime të tjera pagane ma të vjetra se Islami, që përdorin rrotullimin me adhurue e nderue idhujt, janë Budizmi dhe Hinduizmi. Kshtu për shembull, në ritin “satfere” të martesës hindu çifti i martuem sillet 7 herë rrotull nji zjarri, tuej përseritë lutje fetare pagane.

Simboli i gjysëm-hanës

Hubal ishte "zoti hanë" që adhurohej mbrenda Ka’abas në kohën para islamike dhe simboli i hubalit ishte gjysëm-hana. Njihet gjithashtu nji episod kur njiherë gjyshi pagan i Muhamedit, Abd al-Muttalib, për pak sa nuk sakrifikoi t'atin e Muhamedit, Abdallahun, në ndërim të hubalit, "zotit hanë". Ky episod rrëfehet prej biografit të parë të Muhamedit, ibn Hisham :

« An arrow showed that it was 'Abdullah to be sacrificed. 'Abdul-Muttalib then took the boy to Al-Ka'bah with a razor to slaughter the boy. Quraish, his uncles from Makhzum tribe and his brother Abu Talib, however, tried to dissuade him. They suggested that he summon a she-diviner. She ordered that the divination arrows should be drawn with respect to 'Abdullah as well as ten camels. … the number of the camels (finally) amounted to one hundred. … They were all slaughtered to the satisfaction of Hubal. » (Ibn Hisham 1/151-155; Rahmat-ul-lil'alameen 2/89,90).

Ka’aba pra ka kênë dikur nji vend sakrificash njerzore për me nderue idhullin hubal. Mbas lindjes se islamit, Muhamedi e hodhi poshtë hubalin, megjithatë, në betejen e Badr-it, anmiku i tij, Abu Sufjan, lëvdoi idhullin hubal tuej thirrë "o hubal, je i madh"; Muhamedi atherë urdhnoi ndjeksit e vet me bërtitë ma fort : “allahu asht ma i madh”. (Sahih Bukhari, 4:52:276). Edhe sod, simboli pagan i idhullit hubal, gjysmë-hana, vendoset me u vue mbi xhamija.                      

Gjeocentrizmi islam i demaskuem prej vrojtimeve te thjeshta shkencore

Po përfundoj kyt koment me nji tjetër element pagan të doktrinës islame, gjeocentrizmin. Simbas modelit islam të gjeocentrizmit, toka asht e rrafsht dhe e palëvizshme (Quran 2,22; 15,19; 20,53; 43,10; 50,7; 51,48; 71,19; 78,6-7;), dhe se dielli lëviz rreth tokës (Quran 36, 37-40), tue u ngrit dhe tue u ulë nga/në vende fikse (Quran 18, 86; 18,90); ma saktsisht, simbas Kuranit dielli perëndon (ulet) dhe qëndron në nji burim ujit të turbullt (Quran 18,86). Në fakt islami mson se egzistojnë 7 toka dhe 7 qiej të rrafsht si pite (Quran 65,12; 71, 15), njena mbi tjetren, dhe kto shtatë toka-pite qëndrojnë mbi nji kafshë-balenë (Quran 68,1). Ktu poshtë po vej adresen internet të nji vidioje të shkurtë (afro 4 min.), ku shifet kjart se doktrina islame mson nji tokë të palëvizshme dhe rrafshe (sidomos kur kujtojmë se simbas islamit dielli lind e perëndon nga/në vende fikse). Komentatorët islamik (sheikë e akademikë islamikë) në video thojnë se u doka me besue në Kuran dhe me refuzue çdo refleksion apo provë të shkencës të sotme moderne që kundërshton Kuranin. Ndryshej prej kohnave t'beduinve arabë, sod krejt kollaj me anen e satelitve mundena me vëzhgue se toka asht nji sferë, që lëviz. Kto fakte të thjeshta prej gjeocentrizmit  islamik, - gjeocentrizmi ka kênë nji teori e vjetër pagane -, vërtetojnë se doktrina islame nuk vjen prej Hyjit e as nuk çon te Hyji.

https://archive.org/download/MiracleScientifiqueDuCoranLeSoleilEtLaTerre/Miracle%20scientifique%20du%20coran%20le%20soleil%20et%20la%20terre.mp4