+ Doktrina heretike e kolegjialitetit
Nji prej doktrinave heretike të pseudo-konçilit të II të Vatikanit (1962-1965) asht kolegjialiteti : Simbas ksaj doktrine, kolegji i ipeshkvijve n'union me Papen, dhe kurrë i ndamë prej tij, ka fuqi supreme dhe të plotë mbi Kishen Katolike universale :
"Urdhni i ipeshkvijve asht pasardhësi i kolegjit të Apostujve në detyren e tyne si msues dhe barinj, dhe n'kyt urdhën ruhet kolegji i Apostujve. N'union me shefin e tyne, Pontifin Suprem (Papen), dhe asnjiherë i ndamë prej tij, urdhni i ipeshkvijve ka autoritet të plotë dhe suprem mbi Kishen Katolike universale. Sidokjoft, kjo fuqi nuk mundet me u ushtrue pa pranimin e Pontifit Romak (Papës)." (Dekreti "Christus Dominus", paragr. IV, pseudo-konçili II i Vatikanit, 28 Tetuer 1965)
E njejta doktrinë heretike e kolegjialitetit msohet edhe prej dokumentit tjetër "Lumen gentium", paragrafi XXII, të pseudo-konçilit të II të Vatikanit :
"Urdhni i ipeshkvijve asht pasardhësi i kolegjit të Apostujve në detyren e tyne si msues dhe barinj, dhe n'kyt urdhën ruhet (vazhdohet) kolegji apostolik. S'bashkut me shefin e tyne, Pontifin Suprem (Papen), dhe asnjiherë i ndamë prej tij, ku urdhën i ipeshkvijve ka autoritet të plotë dhe suprem mbi Kishen Katolike universale ; megjithatè, ky autoritet nuk mundet me u ushtrue pa pëlqimin e Pontifit Romak (Papës)." (sesioni V, 21 Nanduer 1964)
Kjo herezi shifet edhe në pseudo-ligjin 336, të pseudo-Drejtës Kanonike të vjetit 1983, e cila korrupton kshtu Doktrinen katolike mbi fuqinë e msimdhanjes dhe të juridiksjonit në Kishen Katolike. Kjo doktrinë heretike shtrembnon strukturen hyjnuere apo konstitucjonin e Kishës Katolike, tue nalcue fuqinë ipeshkvnore në nji rang të barabartë me fuqinë papale, doktrinë që asht konsiderue gjithmonë heretike prej Magjisterit të pagabueshëm të Kishës Katolike. Vetëm Pontifi Romak (Papa), mbas zg'jedhjes legjitime prej konklavës si pasardhsi legjitim i shen Pjetrit dhe mbas pranimit prej tij të ksaj zg'jedhjeje, merr prej Hyjit fuqinë e plotë dhe supreme të juridiksjonit mbi tanë Kishen Katolike universale. (Ligji 219 i të Drejtës Kanonike të 1917) Asht e vërtetë se në paketen e ligjeve të të Drejtës kanonike apo ligjeve kishtare jo të gjitha ligjet kanë të njejtin autoritet : aty përfshihen ligje hyjnuere (di diritto divino) dhe ligje ekleziastike (di dirito ecclesiastico). Ligjet hyjnuere, si ligji 219 mbi primatin dhe fuqinë supreme të Pontifit Romak, janë të të drejtës hyjnuere dhe nuk munden as me u ndryshue e as me u abrogue (anulue), as prej Kishës e biles as prej vetë Papës, mbasi Papa ka fuqi mbi Kishen por jo mbi Zotin dhe ligjet hyjnuere.
Pseudo-ligji 336 i pseudo-Drejtës kanonike të vjetit 1983 prishë dhe minon organizimin thelbsuer hyjnuer të Kishës Katolike, e për rrjedhojë ky pseudo-ligj e kjo doktrinë heretike nuk munden me ardhë prej Kishës Katolike por prej nji anti-kishe antikatolike, që ka pushtue Vatikanin e dioqezat dhe maskohet nën emnin e Kishës Katolike për me mashtrue e mallkue sa ma shumë shpirtna.
Zoti jonë JEZU-KRISHTI ka themelue dy lloje juridiksionit : juridiksionin e ipeshkvijve, pasardhsve t'Apostujve, dhe juridiksionin suprem të Papës, pasardhsit të shen Pjetrit. Simbas konstitucjonit të Kishës Katolike, trupi i ipeshkvijve administron territore të kufizueme me nji fuqi juridiksionit të kufizueme apo ordinare (t'zakonshme) por kurrë me nji fuqi supreme, si pretendon pseudo-ligji 336. (Rev. Emile Jombart S.J., "Manuel de droit canon", 1958, pp. 126-127)
Fuqija e ipeshkvijve asht ordinare (e kufizueme) mbasi ajo asht e lidhun 'ipso facto' me selinë ipeshkvnore, prandej ipeshkvijtë quhen edhe "ordinarius" të dioqezave të tyne përkatse. Juridiksjoni episkopal i nënshtrohet fuqisë së Pontifit Romak (Papës), prandej nuk asht as i plotë e as i pamvarun por i kufizuem te dioqeza (Rev. Augustine, O.S.B., "A Commentary on the New Code of Canon Law", 1918, vol. II, pg. 341-342).
Në kyt fuqi supreme të Pontifit Romak përfshihet edhe pagabueshmeníja e tij doktrinale. Pagabueshmënija e ipeshkvijve, si pjese përbase e Kishës msimdhase s'bashkut me Papen, rrjedh prej pagabueshmënisë papale dhe nuk egziston e ndame prej saj. Ipeshkvijtë të ndamë prej Papës munden me gabue, kurse Papa edhe i vetëm nuk mundet me gabue në misjonin hyjnuer që ka marrun prej KRISHTIT Zot me drejtue grigjen drejt Parrizit. Zoti jonë JEZU-KRISHTI i ka premtue vetëm sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij legjitimë se Feja e tyne nuk ka me u mungue kurrë; vetëm sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij legjitimë KRISHTI Zot u ka urdhnue me ushqye delet dhe qingjat e Tija, që përfaqsojnë si ipeshvijtë, meshtarët dhe tanë besimtarët e tjerë.
« 115. - Kisha msimdhanse a mundet me gabue në msimin e të vërtetave të zbulueme prej Zotit ?
« - Kisha msimdhanse nuk mundet me gabue në msimin e të vërtetave të zbulueme prej Zotit; ajo âsht e pagabueshme sepse, simbas premtimit të JEZU-KRISHTIT, "SHPIRTI i së vërtetës" e asiston vazhdimisht. (sh'Gjoni 15:26)
« 116. - Papa a mundet me gabue kur mson, aj vetë, të vërtetat e zbulueme prej Zotit ?
« - Papa nuk mundet me gabue kur mson, aj vetë, të vërtetat e zbulueme prej Zotit; aj âsht i pagabueshëm, si Kisha, kur, si Barí dhe Msues i tanë të Krishtênve, përcakton doktrinat që lidhen me Fenë ose moralin. » (Kateshizmi i Sh.T. Papës sh'Piu X, vjeti 1913)
« Kapitulli I : Krijimi i Primatit Apostolik në t'lumin Pjetër [kundër heretikve dhe shizmatikve]
« Kshtu pra na msojmë dhe deklarojmë se, simbas dëshmive të Unjillit shejt, Primati i jurisdikcionit mbi tanë Kishen e Zotit iu premtue dhe iu dorzue menjiherë dhe drejtpërdrejt të lumit Pjetër prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Simonit, që Shelbuesi i kishte thanë ma parë “Ju keni me u quejtë Cephas” [sh'Gjoni 1:42] mbasi aj kishte shpallë publikisht kto fjalë : “Ju jeni KRISHTI, Biri i Zotit të gjallë” [sh'Mateu 16:16], Zoti JEZUS i foli me kto fjalë solemne : “Jeni i bekuem Simon Bar Jona, sepse as mishi e as gjaku nuk ta kanë zbulue, por ATI Jem që asht në Qiell; Dhe Un po të tham se : Ti je Pjetër [shkamb] dhe mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme dhe dyert [fuqitë] e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj. Dhe kam me t'dhanë çilcat e Mbretnisë së Qiellit : dhe gjithshka që ke me lidhë mbi Tokë ka me u lidhë edhe në Qiell dhe gjithshka që ke me zgidhë mbi Tokë ka me u zgidhë edhe në Qiell” [sh'Mateu 16:17 ff]. [Kundër Richerius etc. shif n. 1503]. Dhe vetëm Simon Pjetrit, mbas Rinjalljes, JEZUSI i dha juridiksonin e bariut ma të naltë dhe të udhëhjeksit të tanë gregjës së Tij, tuej i thanë “ Ushqeji qingjat e Mij,” “Ushqeji delet e Mija” [sh'Gjoni 21:15 ff]. Kyt doktrinë kaq të kjartë të Shkrimeve Shejte, që asht kuptue kshtu gjithmonë prej Kishës Katolike, e kundërshtojnë haptazi opinionet vicioze të atyne që mohojnë në mnyrë perverse faktin se Zoti jonë JEZU-KRISHTI ka themelue kyt formë qeverisjet në Kishen e Tij, se vetëm Pjetrit, përpara Apostujve të tjerë, individualisht ose bashkarisht, iu dha Primati i vërtetë i juridiksionit prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, apo opinionet e atyne që pohojnë se ky Primat nuk iu dha t'lumit Pjetër menjiherë dhe drejtpërdrejt, por iu dha Kishës dhe nëpërmjet Kishës iu dha sh'Pjetrit, si ministër i ksaj Kishe. (Konçili Ekumenik i Vatikanit, Konstitucioni dogmatik I mbi Kishen e KRISHTIT; Sesioni IV, 18 Korrik 1870; Denzinger n. 1822)
« [Kanon]. N'kjoft se dikush thotë se i lumi Apostull Pjetër nuk asht caktue prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT si shefi i tanë Apostujve dhe kreu i dukshëm i të tanë Kishës Militante apo n'kjoft se thotë se sh'Pjetri mori nder të madh por nuk mori drejtpërdrejt dhe menjiherë prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT Primatin e nji juridiksioni të vërtetë, atherë aj kjoft mallkue. » (Idem; Denzinger n. 1823)
« Për mâ tepër, Selija Shêjte gjithmonë ka besue, Tradita e Kishës Katolike vazhdimisht ka dishmue dhe vetë Konçilet Ekumenike kanë deklarue se në vetë Primatin Apostolik që Pontifi Romak, si pasardhës i sh'Pjetrit, shefit të Apostujve, ushtron mbi Kishen Katolike universale, përfshihet fuqija supreme e Magjisterit (msimdhânjes) apo e drejta supreme me msue Kishen Katolike universale. Etnit e Konçilit të IV të Konstantinopojës, tuej u mbështetë mbi konçilet e maparshme, shpallen me nji shprehje solemne Fenë e tyne Katolike : "Rregulla e parë për me u shelbue asht me ruejtë Fenë e vërtetë (Katolike) [...] dhe nuk munden me u përbuzë fjalët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që thotë 'Ju jeni Pjetër (shkamb) dhe mbi kyt shkamb do t'ndërtoj Kishen Teme' (sh'Mateu 16:18), fjalë që janë provue t'vërteta nëpërmjet fakteve historike sepse në Selinë Apostolike Besimi Katolik dhe celebrimi i Doktrinës shêjte Katolike janë ruejtë gjithmone t'papërlyeme. Tue dishirue, atherë, kurrë mos me u largue prej Fesë Katolike dhe prej Doktrinës së ksaj Selije Apostolike, na shpresojmë me meritue me kênë në bashkimin e vetëm (katolik) që shpallë Selija Apostolike, bashkim në t'cilin uniteti i Besimit Katolik âsht i plotë dhe i vërtetë" (Hrd V 778 f.) [cf. n. 171 f.]. Për mâ tepër, me aprovimin e Konçilit të II të Lionit, Grekët shpallën se "Kisha Shejte Romake mban Primatin e plotë e mâ të naltë dhe ka superjoritetin mbi Kishen Katolike Universale, superjoritet që e deklaron, me vërtetsí dhe përvujtní, se e ka marrë me fuqinë supreme prej vetë Shelbuesit, në t'lumin Pjetër, shefin ose kreun e Apostujve, parardhsin e tanë Pontifve Romak; dhe mekênse Pontifi Romak (Papa) e ka për detyrë, mbi tanë të tjerët, me mbrojtë të vërteten e Fesë Katolike, atherë, gjithashtu çdo çâshtje që mundet me lindë rreth Fesë, duhet me u vendosë prej gjykimit të tij" [cf. n. 466]. S'fundmi, Konçili Ekumenik i Firences vendosi se "Pontifi Romak âsht Vikeri (Përfaqsuesi) i vërtetë i KRISHTIT, shefi i tanë Kishës, ati dhe msuesi i tanë t'Krishtênve dhe Pontifit Romak, në t'lumin Pjetër, Zoti jonë JEZU-KRISHTI i ka dhanë fuqinë supreme me msue, drejtue dhe udhëhjekë Kishen Katolike universale".
« Për me krye kyt detyrë pastorale, pasardhsit tonë, n'mnyrë t'palodhun, janë kujdesë gjithmonë që Doktrina shelbuese e JEZU-KRISHTIT të përhapej në tanë popujt e botës dhe, me t'njêjtin kujdes, kanë mundsue që kjo Doktrinë, aty ku pranohej, të ruhej e plotë dhe e pakorruptueme. Prandej, ipeshkvijtë e tanë botës, herë individualisht e herë t'mbledhun n'Sinode, tue ndjek nji traditë t'hershme të kishave katolike dhe simbas rregullit t'maparshëm, i paraqitshin ksaj Selije-Shejte kryesisht ato rreziqe që lindshin mbi çâshtjet e Fesë, në mnyrë që veçanarisht damet ndaj Fesë të riparoheshin, aty (n'Selinë-Shejte) ku Feja Katolike nuk mundet me dështue (sh'Bernardi, "Letra 190 drejtue Papës Inoçentit II [ML 182, 1053 D]). Për mâ tepër, Pontifët Romakë, simbas kohve e rrethanave, kajherë tue thirrë Konçile Ekumenike ose tue shqyrtue mendimin e Kishës Katolike t'përhapun në tanë boten, kajherë nëpërmjet sinodeve të veçanta, kajherë tuej përdorë mnyra të tjera t'frymzueme prej Providencës hyjnore, kanë vendosë, me ndihmen e Zotit, se katolikët duhen me besue e pranue ato çâshtje që ato i kanë vlersue se janë n'harmoni me Shkrimet Shejte dhe Traditen Apostolike; SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të sh'Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallshin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbajshin të pandryshueme dhe të shpjegojshin me besnikní zbulimin hyjnuer apo depoziten e Fesë Katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve. Me t'vërtetë, tanë Etnit e bekuem dhe Doktorët shejtë e integralisht katolik të Kishës Katolike kanë përqafue, venerue dhe ndjekë Doktrinen apostolike të Pontifve Romakë, sepse ata e dijshin fort mirë se Selija e sh'Pjetrit (Selija Shejte) qëndron gjithmonë e paprekun prej çdo gabimi, simbas premtimit hyjnor që Zoti dhe Shelbuesi jonë JEZU-KRISHTI i bani shefit t'Apostujve të Tij : "Jam lutë për ty që Féja jote mos të dështojë kurrë, dhe kur t'forcóhesh, forcóji vllâznit e tu" (sh'Luka 22:32). (Konçili Ekumenik i Vatikanit, "Konstitucjoni i Parë Dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT", Kapitulli 2 : "Vazhdimsíja e Primatit të sh'Pjetrit në mes të Pontifëve Romakë", Sesjoni i katërt, 18 Korrik 1870, Denzinger n. 1832-1837, faqet 455-456).
« SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të sh'Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallshin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbajshin të pandryshueme dhe të shpjegojshin me besnikní zbulimin hyjnuer apo depoziten e Fesë katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve... » (Dekretet e Konçilit Ekumenik të Vatikanit, "Mbi msimin e pagabueshëm të Pontifit Romak-Papës", Konstitucjoni i parë dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT, Sesjoni i katërt, 18 Korrik 1870)
« Ne vendosim gjithashtu se Selija-Shêjte Apostolike dhe Pontifi Romak zotnojnë primatin mbi tanë token; Pontifi Romak asht pasardhsi i t'lumit Pjetër, shefi i Apostujve dhe Vikeri (përfaqsuesi) i vërtetë i KRISHTIT, kreu i tanë Kishës, ati dhe doktori i tanë t'Krishtênve; në personën e t'lumit Pjetër, Pontifit Romak i asht dhanë prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT pushteti (fuqija) suprem me ushqye, drejtue dhe administrue tanë Kishen, ashtu si e thojnë aktet e Konçileve Ekumenike dhe kanonet shêjte. » (Konçili i Firences, i 17-ti Ekumenik; Dekreti për grekët, vjeti 1439)
Gjithashtu, pagabueshmënija papale e Papës vetëm apo e ipeshkvijve n'union me Papen nuk ushtrohet vetëm në raste solemne, si në konçile ekumenike p.sh., por çdo ditë, në misjonin shejt me msue, administrue e shejtnue Kishen Katolike universale, sepse SHPIRTI-SHEJT asiston vazhdimisht Kishen (Papen vetëm ose Papen+ipeshkvijtë) dhe nuk e len kurrë me gabue në misjonin e saj hyjnuer të marrun prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT (kanoni 1322 i të Drejtës Kanonike të 1917)
« Për ma tepër, duhet besue me nji Fé katolike dhe hyjnore gjithshka që gjindet në Fjalen e shkrueme të Zotit [Biblen Shejte] dhe në Traditen ["msimi i JEZU-KRISHTIT dhe i Apostujve, i dhanun në formë gojore apo të shkrueme, dhe i transmetuem nëpërmjet Kishës deri në ditët tona pa ndryshim."]; gjithashtu duhen besue si të zbulueme prej Zotit edhe ato doktrina që na propozohen prej Kishës, ose me anen e nji vendimi solemn ose me anen e fuqisë së saj msimdhanse të zakonshme (t'përditshme) universale. » (Konçili Ekumenik i Vatikanit, Sesjoni III, Kapitulli III : "Mbi Fenë", 24 Prill 1870)
« Aj që ju ndig'jon Më ndig'jon dhe aj që ju përbuz, Më përbuz [u tha Shelbuesi sh'Pjetrit dhe Apostujve]; dhe aj që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16)
« N'kjoft se vllai jot nuk ndig'jon Kishen, atherë ai kjoft për ty si publikani dhe pagani. » (sh'Mateu 18:17)
At Lapide S.J., komentuesi i njoftun biblik, mbi pasazhin e mâsipërm, komenton se aj që përbuz Prelatin e Kishës Katolike, ku Prelati nënkupton Papen, atherë aj përbuz Kishen, t'cillen Prelati drejton dhe difton se aj nuk don me kênë qytetar dhe bir i ksaj Kishe Katolike. Për rrjedhojë, aj duhet me u konsiderue jo si besimtar katolik por si pagan, pra si nji mkatnuer publik. (Volumi 2, faqe 305)
« Kur Roma ka folë, çâshtja âsht e mbyllun. » (Papa sh'Inoçenti I)
Si konkluzjon, Kisha Katolike (msimdhanse), kjoft Papa vetëm, kjoft Papa n'union me ipeshkvijtë, nuk mundet kurrë ma gabue në Magjisterin e saj hyjnuer mbasi vetë Hyji e asiston vazhdimisht. Prezenca e doktrinave heretike, si ajo e kolegjialitetit që analizova n'artikullin e soçëm, në msimdhanjen e kishës që vepron tash gadi 50 vjet prej Vatikanit dhe dioqezave, qysh prej pseudo-konçilit të II të Vatikanit, asht nji tregues i kjart se kjo kishë ronkalljano-montinjano-vojtiljano-racingerjano-bergoljane nuk asht Kisha Katolike e JEZU-KRISHTIT t'cilen Hyji e asiston vazhdimisht për mos me gabue, por nji kishë anti-katolike humanitare, judeo-masonike e satanike që maskohet nën emnin e Kishës Katolike për me rrêjtë, mashtrue e mallkue shpirtnat.
« Ruejuni prej profetve të rrêmë! Kanë me ju ardhë të veshun me tesha qingjash por përmbrênda janë ujq grabitqarë. Ata keni me i njoftë prej fryteve të tyne, ashtû si njifet pema prej fryteve të saja. A vjèlen rrushtë ndër ferra apo fiqtë, ndër gjemba ? Pema e mirë xjerr fryte të mira; pema e keqe, fryte të kqija. Nji pemë e mirë nuk mundet me xjerrë fryte të kqija dhe as nji pemë e keqe, fryte të mira. Por çdo pemë që nuk ban fryte të mira ka me u këputë dhe me u hjedhë n'zjerm. Pra, profetët e rrêmë keni me i njoftë prej fryteve të tyne. » (sh'Mateu 7:15-20)
« Vllâznit e mij, ruejuni prej atyne që shkaktojnë skandale dhe dasína mes jush, tuej u largue prej doktrinës katolike që ju keni msue. Rrini larg prej tyne! Kto njerëz nuk shërbejnë JEZU-KRISHTIN, Zotin tonë, por janë skllevën të epsheve të tyne dhe me fjalë t'âmbla e servile mashtrojnë shpirtnat e thjeshtë. » (Prej letrës së sh'Palit drejtue Romakve, 16:17)