+ LITANITE E FMIJNISE SHEJTE TE ZOTIT TONE JEZU-KRISHTIT +
O Zot, kíni mëshirë për ne !
O JEZUS Fmi, kíni mëshirë për ne !
ATE Qielluer, që jeni Zot, kíni mëshirë për ne !
BIR, Shëlbuesi i botës, që jeni Zot, kíni mëshirë për ne !
SHPIRTI-SHEJT, që jeni Zot, kíni mëshirë për ne !
TRINIA SHEJTE, që jeni nji Zot i vetëm, kíni mëshirë për ne !
JEZUS Fmi, premtue prej mrekullinave, kíni mëshirë për ne !
JEZUS Fmi, i Dishiruemi i kombeve, kíni mëshirë për ne !
Fmi, Mbreti i Paqes, që toka thirrte në lutjet e saja, si nji vesë bamirse, kíni mëshirë për ne !
Fmi i bekuem, që vini në Emnin e Zotit, kíni mëshirë për ne !
Fmi, dritë e nalcueme n'mesin e terrinave, mbi ata që janë vullnetmirë, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që vini me rinovue ftyren e tokës, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që vini me zëvendsue ligjin e frigës me nji ligj dashtnijet, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që na çlironi prej tiranisë së anmikut të shelbimit tonë, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që jeni ulë në brishtsinë e fmijnisë veç për me na nalcue në Hyjninë Tuej, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që i jeni nënshtrue vuejtjeve tona për me i shërue, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që keni marrë mbi Vedi mizerjet e botës, që na t'i tejkalojmë, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që djepi Juej asht tmerri i Ferrit, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që Lindja Juej gzon Qiellen dhe token, kíni mëshirë për ne !
Fmi, gzimi i barijve dhe drita e Mbretënve dijetarë, kíni mëshirë për ne !
Fmi, Mbret i egziluem në mesin e popullit Tuej, kíni mëshirë për ne !
Fmi, fillesa e tanë shejtënve, kíni mëshirë për ne !
Fmi, ngushllimi i popullit Tuej, kíni mëshirë për ne !
Fmi, Zot i fortë, Até i shekullit të ardhshëm, Princ i paqes, kíni mëshirë për ne !
Fmi, i ardhun n'kyt botë për me shpëtue mkatnorët, kíni mëshirë për ne !
Fmi, Mbret i përjetshëm, që mbretnija Juej nuk ka me mbarue kurrë, kíni mëshirë për ne !
Fmi, që keni ardhë me prue mbi tokë at' zjerm shejt që ndriçon dhe ndez, kíni mëshirë për ne !
Kíni mshirë për ne dhe na i falni mkatet tona, JEZUS Fmi !
Prej skllavnisë së mkatit, çliróna, JEZUS Fmi !
Prej shpirtit të mendjemadhsisë dhe prej iluzioneve të krenisë, çliróna, JEZUS Fmi !
Prej skllavnisë së pasioneve, çliróna, JEZUS Fmi !
Prej prirjeve perverse dhe epsheve, çliróna, JEZUS Fmi !
Prej voktsisë shpirtnuere dhe demelisë, çliróna, JEZUS Fmi !
Prej zellit t'pakontrolluem në sukses dhe dekurajimit në krygje, çliróna, JEZUS Fmi !
Për t'Xanunit Tuej shejt, çliróna, JEZUS Fmi !
Për përvujtnimet dhe lotët e Fmijnisë Tuej, çliróna, JEZUS Fmi !
Për vorfninë e djepit Tuej, çliróna, JEZUS Fmi !
Për përvujtninë e jetës Tuej, çliróna, JEZUS Fmi !
Për dijen dhe urtinë e msimeve Tueja, çliróna, JEZUS Fmi !
Për nënshtrimin Tuej plot respekt ndaj Prindve Tuej, çliróna, JEZUS Fmi !
Enjëll i Zotit, që hjekni mkatet e botës, fálna, JEZUS Fmi !
Enjëll i Zotit, që hjekni mkatet e botës, plotsóna lutjet, JEZUS Fmi !
Enjëll i Zotit, që hjekni mkatet e botës, kíni mëshirë për ne, JEZUS Fmi !
JEZUS Fmi, ndigjóna !
JEZUS Fmi, plotsóna !
T'lutena
ZOT JEZUS, që keni denjue me mshehë për ne madhshtinë e Hyjnisë Tuej t'mishnueme dhe njerzoren Tuej krejt hyjnuere, deri në rangun tejet t'përvujtë të lindjes dhe t'fmijnisë, bani që, tuej njoftë Urtinë Tuej hyjnuere në fmijninë Tuej dhe forcën Tuej në brishtsinë Tuej, t'Ju adhurojmë Fmi mbi tokë dhe t'kontemplojmë Lavdinë Tuej në Qiell. Ashtu kjoft.