giovedì, luglio 21, 2022

 

Sistemi djallzor demonkratik
 
Kuptimi themeltar i fjalës « demokraci » vjen prej greqishtes : ''demos'' – popull dhe ''kratein'' – me komandue. Pra sistemi demokratik asht aj sistem ku asht populli aj që komandon, që vendos si sovran, si mbret, se cila asht e drejta dhe e mira e tij, dhe gjithçka ndërtohet apo kryhet në funksion të popullit apo njirit ; pra njiri asht në qendër të gjithçkajet dhe gjithçka duhet t'i shërbejë njirit. Dhe ajo që asht edhe ma blasfemuese dhe satanike në kyt sisitem luçiferjan asht se simbas demokracisë edhe vetë HYJI, KRIJUESI i gjithsisë, u doka me i shërbye njirit dhe me mbrojë ''të drejtat e njirit'', cilado kjoshin ato : në të vërtetë nuk bahet ma fjalë për të dreja por abuzime të randa, kur përbuzen Ligjet hyjnore për me akomodue rebelimin e njirit kundër HYJIT dhe Ligjeve të Tija hyjnore. Në sistemin demonkratik HYJI dhe Ligjet e Tija nxirren jashtë prej sferës politike e publike, ku sundon rebelimi luçiferjan i njirit.

Kisha e vetme e JEZU-KRISHTIT, Nji, Shejte, Katolike, Apostolike dhe Romake, kurrë nuk e ka aprovue apo mbrojtë kyt sistem humanocentrik e demonkratik por mbron dhe shpallë vetëm at sistem Kristocentrik ky HYJI e JEZU-KRISHTI, Zot e Mbret, asht në qendër të shoqnisë njerzore, në familje, në qeveri, në kombe, në kushtetuta e gjithkund, dhe nuk ka shelbim vetëm në JEZU-KRISHTIN dhe në Kishen e Tij Katolike Romake.

Në të kundërt, asht kisha e re konçiljare, humanitare, antikristike, që uzurpon djallzisht emnin e Kishës Katolike dhe që propagandon kultin e njirit, siç deklaronte publikisht apostati Montini – i njoftun si Pali VI (7, 12, 1965), ajo që mbron e përpiqet me themelue nji kishë humanitare botnore, në thelb luçiferjane, që bazohet në rebelimin e njirit kundër Zotit dhe Ligjit të Tij (të njoftuna si ''të drejtat e njirit'') si dhe në dokumentin blasfemues të Abu-Dabit, simbas të cilit HYJI paska dishirue dhe krijue pluralizmin e tana feve të ndryshme. Deklarata të tilla tejet sakrilegje dhe idhujtare kundër Dekalogut dhe kryesisht kundër Urdhnimit të Parë, përpjekje të tilla kriminele që synojnë me ndërtue nji urdhën të ri botnuer revolucjonar antiZot e babilonik kanë vetëm nji fund : asgjesimin e kombeve dhe të njirit modern ateist e apostat. KYRIE ELEISON !!!

 

 Roli i grave në Kishë

 

Kisha Katolike na mson se burrat e gratë nuk kanë të njejtin rol në Kishë. Lëvizja "emancipuese" e grave që asht nxitë kryesisht prej judeo-masonerisë, nën pretekstin e rrêmë të "çlirimit" të tyne prej "robnisë së ligjeve", nuk asht aspak Katolike por satanike, sepse minon rolin vërtetë të grues në familje dhe synon shkatrrimin e saj, e për rrjedhojë edhe t'shoqnisë, që lind prej familjes dhe mbështetet në té.

Hyji e bani Adamin prej dheut t'okës, për me diftue, ndër të tjera, se njíri asht dhé (Gjeneza 3:19) e asisênd para t'Madhit Zot, n'mnyrë që njíri, tue kujtue origjinen e tij t'ultë, t'praktikojë virtytin e përvujtnísë, që asht themeli i shêjtnísë.

« Dhe Hyji Zot tha : Nuk asht mirë për njírin me ndêjë vetëm : t'i bajmë nji ndihmse si vêdin. » (Gjeneza 2:18)

Hyji nuk e bani Even prej dheut t'okës e as prej kâmbës s'Adamit, që Adami me e shkelë si skllave, nuk e bani as prej kresë t'Adamit, që Adami me u sundue prej Evës, por Hyji e bani Even prej krahnorit t'Adamit, n'mnyrë që burri t'jetë superjor mbi gruen, n'autoritet e n'gjithshka tjetër, simbas Ligjeve t'Zotit, dhe t'a duejë, respektojë e ndihmojë gruen e vet si vedin. Nga ana tjetër, grueja e ka për detyrë me dashtë, ndig'jue, respektue dhe ndihmue burrin e saj, jo si skllave por si ndihmse e bashkshorte, simbas Ligjeve t'Zotit, n'mnyrë që të dý t'jenë nji trup i vetëm (Gjeneza 2:24, Efezjanve 5:31) dhe s'bashkut t'përparojnë përditë drejt shêjtnimit dhe jetës t'pasósun.

« Bashkshortë, dueni bashkshortet tueja ashtu si KRISHTI deshti Kishen dhe sakrifikoi Vedin për té. » (Prej Letrës së sh'Palit drejtue Efezjanve 5:25)

Vetë veli që gratë urdhnohen me mbajtë (sod vetëm n'Kisha e dikur gjithkund n'shoqnítë e maparshme zyrtarisht katolike) asht nji shêj i respektit dhe përuljes së tyne ndaj burrave, si bashkshorte e si ndihmse, e jo si skllave.

« Burri me të vërtetë nuk duhet me mbulue kryet, sepse aj asht imazhi dhe lavdija e Hyjit, kurse grueja asht lavdija e burrit... Burri nuk u krijue për gruen por grueja për burrin. Prandaj grueja duhet me pasë nji vel mbi krye, për arsye të engjëjve. » (Prej Letrës I të sh'Palit drejtue Korintasve 11:7-10)

« Gratë të mbajnë heshtje në Kisha, sepse nuk u lejohet me folë... Por n'kjoft se dishirojnë me msue ndonji sênd, të pvesin burrat e tyne n'shpî, sepse âsht e turpshme për nji grue me folë në Kishë. » (Prej letrës së parë të sh'Palit Apostull drejtue Koríntasve 14:34-35)

Me arsye dhe vetëm kur nuk ka burra në Kishë, gratë munden me iu përgjigjë lutjeve të meshtarit gjatë Meshës Shêjte. Sidokjoft, gratë nuk lejohen në asnji mnyrë me iu afrue Elterit, por munden me u përgjigje prej lerg. (Kanoni 813)

« Grueja të msojë në heshtje, me nji nënshtrim të plotë ndaj Kishës, sepse nuk duroj që grueja të msojë të tjerët apo të ketë autoritet mbi burrin, por të qëndrojë në heshtje. Adami i krijue i pari e mandej Eva. Dhe Adami nuk u mashtrue por Eva mbasi u mashtrue, râ në mkat. Megjithaté, grueja ka me u shelbue nëpërmjet lindjes së fmijve, n'kjoft se ajo vazhdon me pasë Fenë, Dashtnínë, Shêjtnimin dhe vetkontrollin. » (Prej letrës I të sh'Palit Apostull drejtue Timoteut 2:11-15)

"Adami nuk ra në mkat si gueja, por aj ra prej mashtrimit, suprizës : Adami e la vedin me ra në mkat për dashtni për gruen e vet, që Hyji ia kishte dhanë si ndihmse e bashkshorte. Mekense grueja asht mashtrue n'kyt mnyrë prej djallit, ajo nuk mundet me marrë misionin me msue të vërtetën. Grueja, shton shën Gjon Krizostomi (gojarti), ka msue keq njiherë, dhe kshtu ka shtye burrin e vet e tanë njerzimin në mallkim; për kyt arsye, ajo nuk duhet me msue mâ, por ajo duhet të heshtë dhe të msojë prej burrit (bashkshkortit) me folë e veprue mirë." (Komentet biblike të Dr. Allioli-t mbi Tim. II, 11-15, aprovue prej Selisë-Shejte, vjeti 1868, vol. VIII, f. 175)

Komenti i masipërm nuk asht absolut dhe ka përjashtime, pa dyshim; sidokjoft, rregulla e përgjithshme e përjashton gruen prej fushës së msimdhanjes publike, tuej e kufizue kyt veprimtari në sferën private e familjare, n'varsi të hireve që ka marrë prej Hyjit për nji detyrë të tillë.

Fjalët që citova ktu ma nalt mbi gratë janë vetë Fjalët e Zotit që flet nëpërmjet sh'Palit, e n'kto fjalë nuk ka urrejtje e as paragjykime ndaj grave, sepse me i gjykue ndryshej asht me blasfemue e fye randë Hyjin, i Cili na don të tanvet me nji Dashtní hyjnuere t'pafundme, por që ka vue nji rregull në Kishë, në botë e n'univers, pra gjithkund :

"Hyji ka rregullue gjithshka me masë, numër e peshë." (Dija 11:21)

Ata që e respektojnë dhe e mbajnë kyt rregull tërhjekin mbi vedi bekimin e Zotit, kurse ata që e përbuzin kyt rregull, tërhjekin mbi vedi mallkimin e Tij :

"Qé pra, po vêj para jush sod nji bekim dhe nji mallkim : nji bekim, n'kjoft se i bíndeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej,... dhe nji mallkim, n'kjoft se nuk i bíndeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej... » (Deuteronomi 11:26-28)

Qé si komenton Monsinjor Gaston de Ségur, prelati domestik i Papës Piu IX :

« Zojat të merren me çeshtjet e tyne personale, me familjen e tyne dhe veprat e tyne të mira, me punet e tyne të kandshme dhe të dobishme dhe mos të ndërhyjnë ma në fushen e teologjisë dhe në até të t'drejtes kanonike. Kjo fushë, si fusha e luftës, nuk âsht per tà. Asht plotsisht e lejueme për zojat me u marrë me Fenë dhe Doktrinen shejte katolike, biles ata e kanë për detyrë për shelbimin e shpirtnave të tyne, por të merren si zojat, me butsí, modestí dhe nënshtrim të plote ndaj Kishës Katolike.

« Në kohën e herezisë janseniste ishin pikërisht zojat që përhapen kyt sekt; sallonet e Parisit dhe kështjellat ishin mbushë me gra teologe që citojshin tekste, komentojshin shën Agustinin, talleshin me Papen dhe Romen. Në kohen e diskutimeve mbi Pagabueshmëninë Papale, kena pâ të riprodhueme fushaten e grave teologe, që vejshin autoritetin e nji ipeshkvi, shkrimin e nji reviste mbi autoritetin e Papës dhe Konçilit Ekumenik... » (Veprat e Monsinjorit de Ségur, 1877, vellimi VI, faqet 412-415)

Ndërhyemja përherë e mâ shumë abuzive e grave në ceremonitë moderniste, jokatolike në dioqeza asht nji tregues i kjartë se kto vende kulti sod për sod nuk drejtohen prej Kishës Katolike Romake, Kishës të themelueme prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, por janë t'okupueme prej nji kishe tjetër, kishës moderniste postkonçiljare, e themelueme prej tradhtarve e anmiqve të Zotit, e cila punon pa pushim drejt formimit të kishës humnitare botnore të Urdhnit të Ri botnuer. Kisha Katolike Romake, zani i Zotit mbi tokë, nuk mundet kurrë me kundërshtue as Shkrimet Shêjte e as Traditen e saj Shejte Apostolike, Ajo nuk mundet me msue nji unjill të ri :

« Po habitem se sa shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji unjill tjetër, por ka njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrëzue e shkatrrue Unjillin e JEZU-KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër unjill prej atij që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam tuej dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tuej kërkue me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se do të doja t'i pëlqeja njerzve nuk do të isha sherbtori i JEZU-KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull drejtue Galatve 1:6-10)

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që Ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërndâ grégjen [besimtarët].

« O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqij e nepja fitoren dhe triumfin. » (Paragrafi i zhdukun prej egzorçizmit të Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884).

martedì, giugno 07, 2022

 


 Mbi çështjen « FILIOQUE » kundër kishave shizmatike të Lindjes


Shumë kohë para shizmës së Fotit kundër Kishës së Romës, disa Konçile ekumenike e kishin shpallë dhe përcaktue tashma çështjen e proçesionit të SHPIRTIT-SHEJT,

pra ardhjes së SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT DHE PREJ BIRIT (''qui ex Patre Filioque procedit'', ''τὸ ἐκ τοῦ Πατρὸς καὶ τοῦ Υἱοῦ ἐκπορευόμενον'', ''që vjen prej ATIT dhe prej BIRIT''), ashtu siç e ka msue gjthmonë Kisha Katolike. Fjala « Filioque » vjen prej latinishtes dhe shqiprohet « dhe BIRIT », dhe ban pjesë në Simbolin zyrtar të Fesë së Kishës Shejte Katolike, i cili me kyt fjalë shpjegon nji pjesë të Misterit të TRINISE SHEJTE, NJI ZOT I VETEM. Kishat shizmatike greko-orientale, dhe kisha të tjera shizmatike që imitojnë rebelimin fotian, akuzojnë Papen dhe Kishen e Romës se paskan ndryshue Simbolin e Fesë, tuej shtue nji doktrinë antikatolike; për rrjedhojë, simbas tyne, Papa i Romës dhe kishat latine janë në herezi; e simbas Fotit, Papa dhe latinët janë apostatë, ''shërbtorët e antikrishtit që meritojnë njimijë vdekje, rrenacakë dhe luftëtarë kundër Hyjit''.

Të analizojmë shkurtimisht kto akuza kriminele e blasfemuese, krejtsisht t'pabaza, dhe të shohim si qëndron e vërteta.

Mbi Simbolin e Fesë së Krishtenë (Simboli i Apostujve)

Nuk duhet harrue fakti i randsishëm se Simboli i Besimit apo Simboli i Apostujve, që recitohet sod si në Meshen shejte latine të Kishës së Romës, ashtu edhe në Liturgjitë hyjnore të ritit bizantin apo sllav, për me përmendë veç kto dy rite jolatine, nuk ka kênë gjithmonë në kyt formë të hollsishme që recitohet sod, por ma i thjesht në frazologjí. Në vetë Aktet e Apostujve (kap. XV), në Konçilin e I të Jeruzalemit (rreth 52 A.D.) lexojmë disa msime të Apostujve, si p.sh. Besimi në hyjninë e JEZU-KRISHTIT, të SHPIRTIT-SHEJT, mosfrekuentimi i idhujve, i imoralitetit, i kafshve të mbytuna dhe i gjakut. Jo se Apostujt nuk besojshin në Simbolin e Fesë të hartuem ma vonë ne shekullin e IV, në Nice e Konstantinopojë, por Simboli i Besimit në ato shekuj të parë të Krishtënimit transmetohej kryesisht përmes Traditës gojore, ashtu si veprohej edhe për Testamentin e Ri, që nuk ishte i përfunduem jo vetëm para shek. I por as deri në shekullin e IV, kur Papa i Romës aprovoi librat kanonikë që duhej të pranoheshin në Biblen Shejte.

« Në Simbolin e Fesë dhe Shpresës tonë i cili, i ardhun prej Apostujve përmes Traditës deri te na, asht shkrue jo mbi letër e me bojë por mbi pllaka mishit, që janë zêmrat tona; mbas shpalljes së TRINISE Hyjnuere dhe Unitetit të Kishës, na e mbyllim me ngjalljen e trupave të tanë përmbledhjen misterioze të Dogmës s'krishtênë. » (Shën Jeronimi, ''Ad Pammach. adv. error. Joan. Hierosol.'', Epist. 64)

Historija kishtare njeh edhe simbole tjera, si p.sh. simboli i shën Epifanit, simboli i shën Damasit apo simboli i shën Athanasit, të cilët për nga përmbajtja shpallin të njejten Fé hyjnore të Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT. Dallimet aparente mes ktyne simboleve, p.sh. tuej krahasue Simbolin zyrtar të Nicesë-Konstantinopojës me dy simbolet që përmenda ktu nalt, konsistojnë vetëm në frazologji. Kështu p.sh. Simboli zyrtar asht ma i detajuem, në shpjegimin e artikujve të Fesë, sesa dy simbolet e shen Epifanit dhe shën Athanasit. Po të krahasojmë Simbolin zyrtar të filluem në Nice (325 A.D) me po kyt Simbol zyrtar të përfunduem pak vite ma vonë në Konstantinopojë (381 A.D.), konkludojmë se Simboli përfundimtar asht ma i hollsishëm në shpjegim sesa Simboli fillestar. Pra bahet fjalë për të njejtat të vërteta të Fesë; dallimi aparent mes simboleve të ndryshëm asht vetëm shpjegimi ma i hollsishëm i Fesë, nga nji simbol në tjetrin. Simboli i Fesë i Nicesë-Konstantinopojës, i përfunduem në vitin 381 A.D., bashkë me vendimet e tjera të Konçilit u aprovuen prej Selisë-Shejte, pra Papës së Romës, përpara se të shpalleshin legjitimisht përpara botës së krishterë, ashtu siç e kërkojshin kanonet antike dhe rregullat kishtare.

Ashtu siç e kam përmendë me referenca në dy kapitujt e parë, si për mbledhjen e konçileve ekumenike, ashtu edhe për aprovimin e vendimeve të ktyne asambleve, përfshi ktu edhe aprovimin e Simbolit të Fesë, aprovimi i Selisë-Shejte apo i Papës së Romës ishte i domosdoshëm për legjitimitetin e tyne, dhe ky asht nji fakt historik i pamohueshëm, pranue unanimisht si prej latinve ashtu edhe prej grekve, s'pakut deri në konçilin e VIII ekumenik të Konstantinopojs (869-870 AD), por edhe ma vonë. Dhe Kisha e Romës, ruejtsja e thesarit të Revelacionit hyjnor, gjithmonë ka mbajtë të pandryshueshëm Simbolin e Besimit të krishtenë, ashtu siç dëshmon edhe vetë Tradita shejte Apostolike :

« Duhet të konsultojmë Simbolin e Apostujve, që Kisha Romake e mban dhe e ruen të pandryshueshëm në tanë integralitetin e tij. » (Shen Ambrozi, Epist. LXXXI ad Syric.)

« Tue vue asgjâ mbi JEZU-KRISHTIN, jam i bashkuem n'union me lumninë tuej, dhe nëpërmjet saj me Selinë e shën Pjetrit : E di se mbi kyt shkamb asht ndërtue Kisha. Kushdo që han Qingjin jashtë ksaj shpíjet asht profan ; kushdo që nuk ka me kênë në Arken e Noesë ka me mbarue në ûjnat e përmbytjes. Kush nuk korrë me jue, hupë grunin e tij, d.m.th., kushdo që nuk asht me JEZU-KRISHTIN, asht me antikrishtin. » (Shën Jeronimi, 309 A.D., "Ad Damasum", Epist. 57)

« Por mekênse do t'shkonte shumë g'jatë me kujtue ktû, nji mbas nji, êmnat e tanë atyne që kanë drejtue sejcilen prej Kishave, mjafton me kujtue êmnat e atyne që kanë drejtue, njêni mbas tjetrit, njênen prej ktyne Kishave, e cila asht mâ e vjetra, mâ e famshmja, ajo që kjè themelue në Romë prej Apostujve të lavdishëm shën Pjetrit e shën Palit, e cila ka marrë prej tyne depoziten e paçmueshme të Traditës dhe të Fesë të predikueme në tana kombet ; dhe na do t'i lamë jashtë unionit të besimtarvet t'anë ata që, për me plotsue pasionet e tyne apo nji lavdí t'kotë, kjoft prej nji verbimi shpirtnuer kjoft prej djallzísë, kanë braktisë shtigjet e të vërtetës. Ksaj Kishe të Romës, për shkak të primatit të saj predominues ("propter potentiorem principalitatem"), duhen me iu bashkue tana Kishat e tjera dhe tanë besimtarët e përhapun në boten mbarë, tue e konsiderue [kyt Kishës të Romës] si depoziten (thesarin) kryesore të Traditës së transmetueme prej Apostujve, dhe të përhapun në boten mbarë. Apostujt [Pjetri e Pali] mbasi themeluen kyt Kishë të Romës ia kaluen (transmetuen) administrimin e saj Lin-it, t'cilin e konsakruen ipeshkëv. Pasardhsi i tij kjè Anakleti ; mbas Anakletit ishte Klementi, i cili u vesh me episkopatin. Klementi i kishte njoftë Apostujt dhe kishte bisedue me tà, dhe i kishte prapë të gjalla në kujtimin e tij predikimet e tyne dhe udhëzimet mbi Traditen ; dhe Klementi nuk ishte i vetmi, sepse n'kohen e tij egzistojshin endè shumë persona t'jerë që kishin marrun udhëzimet e Fesë prej vetë gojës së Apostujve... Pasardhsi i ktij Klement-it kjè Evaristi ; mbas Evaristit vendin e xuni Aleksandri ; mandej erdhi Siksti, i cili kjè i gjashti [Papë] qysh prej Apostujve. Siksti u zëvendsue prej Telesforit, që vuejti me lavdí martirin ; pasardhsi i tij kjé Hygin-i ; Hygin-in e pasoi Piu ; e mbas Piu-t erdhi Aniceti ; mbas tij kjè Soter-i, i cili asht pasue prej Eleuterit, i dymbëdheti (12) qysh prej Apostujve, dhe që asht sod i veshun me episkopatin. Nëpërmjet ksaj vazhdimsíje të ipeshkvíjve, Tradita apo depozita e të vërtetës që Kisha ka marrun prej Apostujve asht ruejtë deri te nà, dhe na asht transmetue në tanë pastërtinë e saj. » (shën Ireneu, "Adversus hæreses", lib. III, c. 5)

« Nuk duhet me kërkue të vërteten askund tjetër përveçse në Kishen Katolike, ku asht e lehtë me u instruktue. Në gjinin e ksaj Kishe, Apostujt kanë vue thesarin e pasun (Traditen) që përmban me bollëk gjithçka që i përket të vërtetës së Krishtënimit. Prej ktij burimi jete sejcili mundet me ardhë e me mbushë simbas nevojave ; prej ksaj deret híhet në karrieren e t'krishtênit. Me dashtë me hî prej nji vendi tjetër, do t'ishte me veprue si hajdut apo si vjedhës. Prandej duhet me shmangë me kujdes çdo kontakt me heretikët dhe me msue me zell gjithçka që përmban tradita e t'vërtetës. E atherë ? Po të lindte ndonji mosmarveshje e nji farë randsijet midis t'krishtênve, a nuk do t'duhej me kshillue Kishat ma t'vjetra, ato Kisha që janë instruktue prej vetë Apostujve, dhe me pranue gjykimin e tyne mbi kyt mosmarveshje ? ... » (Shen Ireneu, adv. haeres., lib. III, c. IV)

« Nuk ka dyshim se na duhet me u konformue në çdo gja me gjithçka që asht e përcaktueme prej autoritetit të Shkrimeve shêjte; në të njêjten mnyrë na duhet të veprojmë me gjithçka që Kisha praktikon në tanë boten, sepse asht nji çmenduni e madhe, nji arrogancë ekstreme, mos me iu nënshtrue nji autoriteti të tillë të Kishës... Në ato çështje ku Shkrimet shêjte nuk kanë vendosë gjâ me kjartsí, zakonet e popullit besimtar dhe praktikat e Etënve tonë duhen me kênë për ne si ligje. Dhe ata që i përbuzin praktikat e Kishës duhen dënue njilloj si ata që shkelin ligjet hyjnuere. » (shen Agustini, Epist. CXVIII, c. 5.; ad Casulanum, epist. LXXXVI.; Distinctio, II, cap. in his)

« Në kjoft se konsiderojmë linjen e vazhdimsisë së ipeshkvijve, me nji siguri edhe ma të madhe dhe dobi për Kishen, mundena me shkue mbrapa derisa të hasim vetë Pjetrin, që mban tanë Kishen, të cilit Zoti i tha : 'Mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme dhe dyert [fuqitë] e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj'. (sh'Mateu 16, 18) Pasardhsi i Pjetrit ishte Lini, dhe pasardhsit e tij, në nji vazhdimsí t'pandërpreme, ishin kta : Klementi, Anakleti, Evaristi, Aleksandri, Siksti, Telesfori, Igjini, Aniceti, Piu, Soteri, Eleuteri, Viktori, Zefirini, Kaliksti, Urbani, Pontiani, Anteri, Fabiani, Korneli, Luçiani, Stefani, Ksisti, Dionisi, Feliksi, Eutikiani, Gaiusi, Marçelini, Marçeli, Eusebi, Miltiadi, Silvestri, Marku, Juli, Liberi, Damasi, Siriçi, pasardhsi i të cilit asht ipeshkvi i sotëm Anastasi. » (Shën Agustini, Epist. 165 al. 53 ad Generosum, 400 A.D., "Nicene and Post-Nicene Fathers", First Series, Vol. 1. Edited by Philip Schaff. (Buffalo, NY: Christian Literature Publishing Co., 1887. ; Cf. Peltier, "Le grand Catéchisme de Canisius", 1873, vol. 2, p. 31)

« Egziston vetëm Nji Zot, vetëm Nji KRISHT, vetëm Nji Kishë dhe vetëm Nji Seli e themelueme mbi Pjetrin prej zânit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT; dhe kjo Seli e Pjetrit âsht Kisha Kryesore ku ka lindë uniteti meshtarak, dhe ku tradhtíja nuk mundet me penetrue. » (shën Çiprijani, shekulli II, “De Unitate Ecclesiæ”)

« Ju patjetër shifni shumë degë të shkëpùtuna prej rrâjës nga ku del kjo shoqní e krishtênë, e përhapun në univers, në sajë të vazhdimsisë së ipeshkvijve, pasardhës të Apostujve. Kto degë të dekuna, që kanë t'krishtênë veç êmnin, prapseprap vetlavdohen a thue se vazhdojnë me kênë t'lidhuna me rrâjen e hardhisë. Na i quejmë kta heretikë dhe shizmatikë. Dalja e tyne në botë asht parashikue, profetizue e shkrue qysh n'fillim. » (shën Agustini, Epist. 42 al. 232 ad Madaurenses)

Kisha Romake ku asht Selija-Shejte e Shefit të Kishës Katolike asht kujdesë gjithmonë jo vetëm me mbajtë të paprekun Depozitën e Zbulimit hyjnor që Hyji ia ka besue, por edhe me e shpjegue dhe intrepretue pagabueshmënisht. Me kalimin e viteve, në varsi të rrethanave të luftës kundër anmiqve të ndryshëm të Kishës, asht e kenë e domosdoshme me shpjegue ma hollsisht Simbolin e Fese, pjesë e Tradites Apostolike, për me demaskue e shkatrrue sulmet e anmikut. Tuej përmendë fjalën « Filioque » në Simbolin e Fesë, Kisha Katolike nuk ka shtue asgja të re, thjesht ka shpjegue ma me hollsí nji të vërtetë të Fesë hyjnore Katolike, që ka kenë gjithmonë e msueme në Kishë, pikërisht për me luftue shpifjet e heretikve të asaj kohe. Kjo asht arsyeja e vetme dhe jo shpifjet e shizmatikve se gjoja Papa e Latinët paskan ndryshue Fenë e paskan ra në herezi. Tuej folë kaq gabim e kaq blasfemisht, shizmatikët dëshmojnë se vetë ata ose e kanë harrue e hupë Traditen shejte Apostolike, që ata pretendojne se e mbajnë, ose ata djallzisht na akuzojnë në mnyrë të gënjeshtërt e hipokrite, natyrisht pa prova, në sajë të nji agjende të caktueme politike. Bazue në fakte të ndryshme, kjo arsye e dytë, pra arsyeja politike, duket se asht e vërteta e ndamjes së kishave greko-orientale dhe atyne sllave prej qendrës së Katoliçizmit, Selisë-Shejte. Ky konkluzion i dytë duket edhe ma i vërtetë, kur kujtoj se vetë liturgjija e ktyne kishave shizmatike ngre në Qiell privilegjet e shën Pjetrit dhe Kishës së Romës, dhe ky fakt përjashton mundsinë që ata t'jenë n'injorancë, pa dashtë me gjykue ktu zemrat e askujt, sekreti i t'cilave njihet vetëm prej Hyjit. Pra duket e pamujtun që kleri i kishave shizmatike të jetë në injorancë, e nuk po flas për populln e thjeshtë, i cili përgjithsisht ndjek sjelljen e klerikve të tyne.

Doktrina « Filioque » asht besue dhe msue gjithmonë
në Kishen Katolike, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim

S'parit mbas Konçilit (lokal) të Aleksandrisë, shën Çirili i Aleksandrisë i shkroi nji letër heretikut Nestor, ku ndër të tjera shkruhej :

« KRISHTI asht e vërteta dhe SHPIRTI-SHEJT thirret Shpirti i së vërtetës. Si rrjedhojë, SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT DHE PREJ BIRIT. » (De la Lettre de saint Cyrille à Nestor; cf. Abbé Tilloy, « Essai de conciliation entre l'Église latine et l'Église grecque non unie », Paris, 1864.)

Kjo letër u lexue në Konçilin ekumenik të Efezit dhe u aprovue prej Etënve konçiljarë; në t'njejten mnyrë, kjo letër e shën Çirilit u lexue dhe aprovue edhe në Konçilet e tjera ekumenike pasuese : në Kalcedoní, sesioni V; në Konçilin e V ekumenik (II i Konstantinopojës), në sesionin e fundit; në Konçilin e VI ekumenik (III Konstant.), në sesionin XVII dhe në Konçilin e VII ekumenik (II Nices), në sesionin XVII. Ja pra, pesë Konçile ekumenike të mbajtun te Grekët, që kanë aprovue Doktrinen e proçesionit (ardhjes) së SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT dhe prej BIRIT. (''Revue des églises d'orient'', n. 12, année 1885, p. 177)

Në fakt, perandori grek Leoni i urtë, që jetoi në kohën e Fotit, në nji letër që i shkruente nji mbreti sarrasin (musliman) mbi Fenë e krishtênë, afirmon kjart se SHPIRTI-SHEJT vjen (rrjedh) prej ATIT DHE PREJ BIRIT.

N'kjoft se shtrojmë pyetjen pse Konçili i Konstantinopojs (381 AD) ka përmendë proçesionin (ardhjen) vetëm prej ATIT, përgjigja asht e thjeshtë : Kisha Katolike ka besue gjithmonë në ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT DHE PREJ BIRIT, dhe kjo doktrinë ka kalue nga nji brez në tjetrin përmes Traditës Apostolike. Por hartimi zyrtar i Simbolit të Fesë (e kanë egzistue disa Smbole të tilla përpara vjetit 381 AD, siç dhashë shembuj ma parë) asht krye zakonisht në rastet e dënimit të herezive (siç asht ba p.sh. edhe mbledhja e konçileve). Kshtu p.sh., heretiku Macedonius predikonte se vetëm BIRI vinte prej ATIT dhe se SHPIRTI-SHEJT vinte vetëm prej BIRIT, si krijesë e BIRIT dhe i ishte inferior. Konçili i Konstantinopojës (381 AD) nuk thotë asgja mbi ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT edhe prej BIRIT, mbasi mbi kyt të vërtetë doktrinale nuk kishte asnji mosmarveshje midis Katolikve dhe heretikve t'assaj kohe, dhe për rrjedhojë Konçili u mjaftue me përcaktimin e doktrinës se SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT, që heretikët e athershëm mohonin. (KUJDES : Dokumenti original i Konçilit ekumenik të 381 A.D. nuk thotë kurrë se SHPIRTI-SHEJT vjen VETEM PREJ ATIT.) (Cabassut., ''Notitia Ecclesiastica'', p. 471-72).

Në vitet në vazhdim, nji tjetër herezi e detyroi Kishen me shpallë e përcaktue zyrtarisht Dogmen e ''Filioque''-s (Ardhjes së SHPIRTIT-SHEJT EDHE PREJ BIRIT). Gjysë-arianët heretikë, për mos me njoftë barazinë totale të ATIT me BIRIN, pretendojshin me u bazue mbi vendimin e Konçilit të Konstantinopojës (381 A.D.) për me msue se SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT ; kta heretikë nxjerrshin përfundimin se BIRI ishte inferior në lidhje me ATIT, mbasi, simbas tyne, BIRI nuk përfshihej në ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT. Rrjedhimisht, i detyruem nga nevoja me luftue herezinë, Konçili i Toledos (589 A.D.) shpalli si dogmë fejet ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT DHE PREJ BIRIT. Kshtu, fjala ''Filioque'' iu shtue Simbolit të Fesë të Konstantinopojs, por siç shkrova ma nalt, kjo doktrinë msohej dhe besohej kohë përpara në Kishë. Pra akuza e kishave fotiane (t'vetquejtuna ordodokse) kundër Kishës së Romës apo latinve për herezi asht totalisht e pabazë dhe nuk bazohet mbi asnji arsye fetare.

Jak Zanzale, themeluesi i herezisë së Jakobitve, shkruen se në Konçilin e III Ekumenik të Efezit asht shpallë se SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT DHE PREJ BIRIT (ashtu si ceka ktu ma nalt) (Ibid.)

Dishmi prej Biblës-Shejte

Në Librin e Apokalipsit të shën Gjonit Apostull lexojmë :

« Engjëlli më tregoi lumin e pastër të ujit të gjallë, i kulluar si kristali, që vinte prej fronit të Zotit dhe të Qingjit. » (Apokalipsi XXII, 1)

''Lumi i ujit të gjallë'' asht SHPIRTI-SHEJT : nuk ka dyshim mbi kyt pikë, mbasi vetë Unjilli dëshmon kyt t'vërtetë :

« Ditën e fundit të festës, JEZUSI thirrte me za të naltë : N'kjoft se ndokush ka etje, të vijë te UNE dhe të pijë. Prej zemrës të atij që beson në Mua, do të dalin lumej ujit të gjallë. Dhe JEZUSI thonte kté për Shpirtin që do të merrnin ata që do të besonin në Até (JEZUSIN). » (shen Gjoni VII, 37-39)

Shën Athanasi konfirmon gjithashtu se « uji i gjallë » asht SHPIRTI-SHEJT :

« Uji i gjallë asht SHPIRTI-SHEJT, ashtu siç e msojmë prej Unjillit të shën Gjonit, kur Shelbuesi i thotë grues samaritane : ''Aj do të kishte dhanë ujë të gjallë'', dhe në nji vend tjetër : ''Kush të pijë prej ktij uji që do t'i jap, nuk do të ketë kurrë ma etje'' (Joan. IV, 10-13). »

Citimi i masipërm i shën Athanasit asht shkëputë prej nji pasazhi të librit të shën Athanasit, '' TRINIJA dhe SHPIRTI-SHEJT'', n. 19 :

« Na ndigjojmë BIRIN që na thotë : ''Ky popull ka ba dy të kqija : më ka braktisë Mue, burimin i ujit të gjallë (Jeremija II, 13). Uji i gjallë asht SHPIRTI-SHEJT, ashtu siç e msojmë prej Unjillit të shën Gjonit, kur Shelbuesi i thotë grues samaritane : ''Aj do të kishte dhanë ujë të gjallë'', dhe në nji vend tjetër : ''Kush të pijë prej ktij uji që do t'i jap, nuk do të ketë kurrë ma etje'' (Joan. IV, 10-13). Dhe në mesin e Tempullit JEZUSI thërret : ''N'kjoft se ndokush ka etje, të vijë te UNE dhe të pijë. Prej zemrës të atij që beson në Mua, do të dalin lumej ujit të gjallë. Dhe JEZUSI thonte kté për SHPIRTIN-SHEJT...'' (Joan. VII, 38-39). Pra simbas dishmisë së Shkrimeve shêjte, na e dijmë me siguri se ''uji i gjallë'' asht SHPIRTI-SHEJT. Zoti jonë JEZU-KRISHTI e quen Vehten ''burimi i ujit të gjallë'' me kto fjalë : ''Më kanë braktisë Mue, burimin e ujit të gjallë''. Davidi mson të njejten gja kur në Psalmin (XXXV, 9) (versioni Septuagjintës) thotë se ''Në Jue asht burimi i jetës''. Të më tregojë pra dikush se jashtë Hyjit (ATIT) egziston nji tjetër që asht burim i jetës, i cili asht në Hyjin (ATIN). Psalmi nuk thotë ''Ju jeni burimi i jetës'' por ''në Jue asht burimi i jetës''. Kshtu pra BIRI asht në ATIN dhe në ATIN BIRI asht burim i Shpirtit, ashtu si i thotë shën Pali Romakve : ''Shpirti i jetës (ζωή) për arsye të drejtsisë'' (Rom. VIII. 9, simbas versionit të Septuagjintës)''. Kshtu pra, simbas Psalmit (XXXV, 10) BIRI nuk asht i huej për ATIN por i përket ATIT, sepse mbasi thotë ''Në Jue asht burimi i jetës'', psalmisti shton : ''Në dritën tuej, na do të shohim dritën'', që don me thanë : Në BIRIN Tuej na do të shohim SHPIRTIN-SHEJT. »

Shën Ambrozi na mson të njejten gja, kur shpjegon pasazhin biblik të Apokalpsit (XX, 1) :

« Na lexojmë se prej fronit të Hyjit del (rrjedh, buron) nji lum : kté e msojmë prej shën Gjon Unjilltarit, kur thotë : Dhe aj (engjelli) me tregoi lumin e ujit të gjallë, i kulluar si kristali, që vinte prej fronit të Zotit dhe të Qingjit. Ktu, lumi që vjen prej fronit të Hyjit asht pa dyshim SHPIRTI-SHEJT, i Cili shuen etjen e atij që beson në JEZU-KRISHTIN, ashtu si e thotë vetë Shelbuesi : N'kjoft se ndokush ka etje, të vijë te UNE dhe të pijë. Prej zêmrës të atij që beson në Mue, ashtu siç thotë Shkrimi shejt, do të dalin lumej ujit të gjallë. JEZUSI thonte kté për SHPIRTIN-SHEJT. SHPIRTI-SHEJT asht pa dyshim pra lumi. » (Shen Ambrozi, ''De Spirito Sancto'', Lib. III, Cap. XXI) (“Revue des Églises d’Orient”, vol.1 , p. 531)

E njejta doktrinë mbi ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT dhe prej BIRIT, msohet me terma specifike prej sh'Athanasit, shën Çirilit dhe shën Epifanit, për me përmendë n'fillim veç kta të tre :

« Gjithmonë asht SHPIRTI-SHEJT me ATIN dhe me BIRIN ; jo si vlla i BIRIT e jo si i BIRI i ATIT por që vjen prej ATIT e merret prej BIRIT ; jo jashtë ATIT DHE BIRIT, por pjesë e të njêjtës Esencë hyjnore, e të njêjtes hyjní të ATIT dhe të BIRIT, me ATIN dhe me BIRIN, Shpirti i KRISHTIT, Shpirti i ATIT. » (« Heres. » LXII, lib. II)

« Shpirti i Zotit, Shpirti i ATIT, Shpirti i BIRIT, jo si diçka e bashkueme, si asht te na shpirti dhe trupi, por midis ATIT dhe BIRIT, prej ATIT dhe prej BIRIT. » (« Ancorat. »)

« SHPIRTI-SHEJT asht i ATIT dhe i BIRIT : esencialisht SHPIRTI-SHEJT rrjedh (buron) prej të Dyve, ose prej ATIT përmes BIRIT. » (shën Çirili drejtue Palladius-it) (“Revue des Églises d’Orient”, vol. 1. p. 179)

Shën Anselmi në konçilin e Barit

Çështja debatohej midis latinve dhe grekve. Papa Urbani II kërkon ndihmen e arqipeshkvit të anglezve, i cili paraqet nji mbrojtje brilante te misterit të TRINISE SHEJTE.

Ja n'vijim disa pika prej mbrojtjes së shën Anselmit.

Shejti fillon me numërue elementat doktrinale që pranoheshin prej grekve :

1. SHPIRTI-SHEJT asht ZOT
2. SHPIRTI-SHEJT asht Nji Zot me ATIN dhe me BIRIN
3. SHPIRTI-SHEJT rrjedh (buron, ''procedens'' lat.) prej ATIT
4. SHPIRTI-SHEJT asht Shpirti i BIRIT
5. SHPIRTI-SHEJT asht i dallueshëm si i ardhun prej ATIT, dhe prej BIRIT si i ardhun (i buruem) prej ATIT përmes ardhjes (burimit) dhe jo përmes lindjes.

Në vijim, shën Anselmi vendos si kriter t'pakundërshtueshëm faktin e Konsubstancialitetit - (substancë, natyrë e njejtë, e përbashkët), dogme fejet e përcaktueme si në Nicé (325 AD) asht edhe në Konstantinopoj (381 AD), në dy konçilet e para ekumenike, dhe pjesë e Simbolit të Fesë. Në bazë të ksaj doktrine shêjte të Konsubstancialitetit, çfarë i atribojmë nji Persone hyjnore detyrimisht do t'ia atribojmë edhe dy Personave të tjerë hyjnore të t'njejtit Hyj Trinitar, tuej përjashtue dallimet midis Tyne si pasojë e relacioneve të origjinës.

Kshtu, ATI asht origjina e BIRIT përmes lindjes, dhe asht gjithashtu origjina e SHPIRTIT-SHEJT përmes ardhjes (proçesionit, rrjedhjes). Na e dijmë se ATI asht i njejti Zot si me BIRIN ashtu edhe me SHPIRTIN-SHEJT ; prandej, si thamë ma nalt mbi Doktrinen e unitetit të Esencës (substancës, natyrës) hyjnore, até çfarë afirmojmë për ATIN, até do të afirmojmë edhe për BIRIN dhe SHPIRTIN-SHEJT, me përjashtim të dallimeve të relacioneve të Tyne të origjinës. Për rrjedhojë, duhet të konfirmojmë dy alternativa : ose SHPIRTI-SHEJT vjen prej BIRIT ashtu siç vjen prej ATIT, ose BIRI lind prej SHPIRTIT-SHEJT ashtu siç lind prej ATIT. Asht e kjart se kto dy alternativa nuk munden me kênë të vërteta njikohsisht. Ndërkohë, Shkrimi shejt na mson, dhe grekët janë dakord me ne n'kyt pikë, se SHPIRTI-SHEJT asht Shpirti i BIRIT, por askund nuk lexojmë se BIRI asht Biri i SHPIRTIT-SHEJT. Pra si konkluzion duhet të pranojmë, në sajë të unitetit të natyrës hyjnore që egziston midis ATIT dhe BIRIT, se SHPIRTI-SHEJT vjen si prej ATIT ashtu edhe prej BIRIT.

Ky arsyetim asht i pathyeshëm, sepse për t'a përbysë duhet të vërtetojmë dy propozime : ose BIRI nuk asht konsubstancial me ATIN, ose SHPIRTI-SHEJT, megjithse vjen prej ATIT, nuk vjen prej substancës (natyrës) hyjnore të ATIT. Propozimi i parë asht i paprekshëm, përndryshej do të sulmonim dekretin e Konçilit të Nicesë dhe Simbolin e Fesë; ndërsa asht absurde përpjekja me vërtetue propozimin e dytë. Pra SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT dhe prej BIRIT. (Ibid., p. 242)

Por grekët nuk dorëzoheshin dhe nxirrnin objekcjone. Kshtu p.sh., ata pretendonin se BIRI dhe SHPIRTI-SHEJT mund të dilnin të ndamë prej ATIT, ashtu si drita dhe nxehtsija dalin prej diellit. Por ky krahasim asht i gabuem, shpjegon shen Anselmi, sepse drita dhe nxehtsija nuk janë vetë dielli, kurse BIRI dhe SHPIRTI-SHEJT janë nji Zot me ATIN, në sajë të unitetit të Natyrës hyjnore.

Të xanun ngushtë prej evidencës së Shkrimit Shejt, që përcakton nji relacion origjine midis BIRIT dhe SHPIRTIT-SHEJT, grekët thonin se SHPIRTI-SHEJT del prej ATIT përmes BIRIT. N'kjoft se grekët lëshojnë n'kyt pikë, ata lëshojnë gjithçka, shton shën Anselmi : N'kjoft se SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT përmes BIRIT, atherë SHPIRTI-SHEJT vjen edhe prej BIRIT. Zoti jonë JEZU-KRISHTI asht i Abrahamit përmes tejet shêjtes Virgjinës MARI, por JEZU-KRISHTI asht edhe i T.Sh. Virgjinës MARI; liqeni del (vjen, ka origjinën) prej burimit përmes lumit, por aj del edhe prej lumit. Megjithaté e vërteta e ksaj dogme ka nevojë për shpjegim, mbasi shprehja e grekeve (prej ATIT përmes BIRIT) tenton me paraqitë BIRIN si nji origjinë dytsore në lidhje me SHPIRTIN-SHEJT. BIRI asht me ATIN e Tij NJI origjinë e njejtë, dhe nuk asht kurrsesi i ndamë prej ATIT apo i lindun jashtë Tij [« Ati Jem dhe Un, Na jena Nji. » (sh'Gjoni 10:30) ; « Aj që Më sheh, sheh edhe ATIN Tem. » (Sh'Gjoni 14:9)]. Nga ana tjetër, krahasimi me liqenin, lumin dhe burimin kthehet kundër grekve, sepse nuk asht as burimi e as lumi që formojnë liqenin, por uji që del prej burimit dhe rrjedh në lum. Në rastin konkret kena tri recipientë, dhe uji asht i njejtë. Pra hyjnija asht e gjitha në ATIN, në BIRIN dhe në SHPIRTIN-SHEJT, dhe asht kjo hyjní që në ATIN dhe në BIRIN asht origjina e SHPIRTIT-SHEJT.

Gabimi i grekve konsiston në faktin se ata konsiderojnë ATIN dhe BIRIN si dy origjina të ndame prej njena-tjetrës, ku njena origjina varet nga tjetra, por në të vërtetë ATA janë nji origjinë e vetme prej të cilës vjen SHPIRTI-SHEJT. Kjo origjinë asht ATI dhe BIRI, ashtu si origjina e BIRIT asht ATI. N'kyt mnyrë e kuptojmë sesi dalja (Njena përmes lindjes dhe Tjetra përmes ardhjes) e dy Personave hyjnorë nuk ven në Zot dy origjina. (Ibid. p. 243)

Dishmija e shën Ambrozit

Në librin e tij, « Simboli i Fesë i Apostujve » (Symbole des Apôtres), lexojmë :

« Hyji ATE që lindi FJALEN, i përjetshëm si ATI, dhe si ATI i Gjithpushtetshëm, me t'Cilin prodhoi SHPIRTIN-SHEJT. »

Ndërsa në sermonin mbi festen e Rrëshajve (Uljes së SHPIRTIT-SHEJT), shën Ambrozi shkruen :

« Apostujt morën SHPIRTIN-SHEJT, i Cili jo në kohë por përjetsisht vjen në mnyrë të pandashme prej ATIT dhe prej BIRIT. »

« SHPIRTI-SHEJT që vjen prej ATIT dhe prej BIRIT nuk asht i ndamë prej ATIT, nuk asht i ndamë prej BIRIT. » (Shen Ambrozi, « De Spirito Sancto », Lib. I, Cap. X)

Ja si e lëvdon shën Ambrozin kisha greke në liturgjinë e saj :

« Atë i veneruem, shejti Ambroz, ju lira që na keni këndue të gjithve ne hymnet shelbuese të dogmave ortodokse, për entuziazmin e shpirtnave besnikë ; ju harpa harmonike e Ngushlluesit hyjnor, ju orga e madhe e Hyjit, ju trumpeta e lavdishme e Kishës, burimi tejet i kulluem i hireve qiellore që heqin papastërtitë e pasioneve : o shêjt, luteni, përgjërojeni JEZU-KRISHTIN në mnyrë që Kishës t'i jepet harmonija, paqja dhe mshira e madhe. » (Lutjet e mbramjes – Stichiron I)

Vërejmë me interes n'lutjen e masipërme se si kishat greke shizmatike luten për harmoninë dhe paqen, pra për rikthimin e tyne në doktrinen e shën Ambrozin apo rikthimin në Fenë Katolike.

Marku i Efezit dhe Etnit shêjt

Në sesionin e XXV të Konçilit ekumenik të Firences, ku moren pjesë edhe përfaqsuesit e kishave greke shizmatike, mbasi ishin citue disa dishmi të Etënve grekë që afirmojshin ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT edhe prej BIRIT, metropoliti i Rusisë, Isidori, foli me urti kto fjalë :

« Mbasi ardhja e SHPIRTIT-SHEJT i atribohet edhe BIRIT, jo vetëm prej Etënve të Perëndimit por edhe prej atyne të Lindjes, asht e drejtë që, tuej ndjekë shêjtnit tonë, të bashkohemi me Kishen Romake. »

Kjo gjuhë ishte e dênjë, e devotçme dhe e pranueshme për të gjithë, por Marku i Efezit tha se Latinët ishin heretikë e shizmatikë. Atherë, mori fjalën Arqipeshkvi i Nicesë, Besarioni, që tha :

- « Po ata që afirmojnë se SHPIRTI-SHEJT vjen edhe prej BIRIT, a janë ata heretikë ? »

- « Po ! » tha Marku i Efezit.

Dhe Arqipeshkvi Besarioni shtoi kto fjalë :

- « O Zot, më ndihmoni ! Shêjtnit që thonë këtë qenkan pra heretikë ! Gojët mashtruese të heshtin, ata që flasin kundër Shêjtënve ! »

Etnit shêjt për të cilët flet Arqipeshkvi i Nicesë Besarioni janë pikërisht ata shêjtën që u lavduen dhe u pranuen zyrtarisht prej Konçilit të V Ekumenik të Konstantinopojës, të thirrun prej Papës Vigjil në vjetin 553 A.D. Në sesionin e tretë, etnit konçiljarë të ktij Konçili të V Ekumenik shprehen kshtu :

« Na ndjekim në gjithçka Etnit shêjt dhe doktorët e Kishës : Athanasin, Hilarin, Bazilin, Gregor teologun (Nazianze), Gregorin e Nisës, Ambrozin, Agustinin, Çirilin (e Aleksandrisë), Leonin, dhe na pranojmë gjithçka që ata kanë ekspozue mbi Fenë e vërtetë dhe për dënimin e heretikve. »

« Ἀχολουθοῦμεν ἐν ἄπασι τοῖς θέιοις πχτράσι χαὶ τοῖς διδασχάλοις τῆς Εχχλησίας' Ἀθανασίῳ, Ἱλαρίῳ, Βασιλείῳ, Γρηγορίῳ τῳ θεολόγῳ, Γρηγορίῳ τῳ Νύσσης, Ἀμβροσίῳ, Ἀυγουστίνῳ ... Κυρίλλῳ, Λέοντι, χαὶ δεχόμεθα πάντα τὰ παῤ αὐτῶν περὶ τῆς ὀρθῆς πίστεως χαὶ εις χατάχρισιν των ἁιρετιχῶν ἐχτεθέντα. »

Ja çfarë msojnë Etnit shêjt të aprovuem prej Konçilit të V Ekumenik të Konstantinopojs mbi Doktrinen e « Filioques » :

Papa shën Gregori i Madh në librin e tij « Dialogu » thotë :

« Tuej vue në zemren e dishepujve të Tij SHPIRTIN-SHEJT që vjen prej Tij, Shelbuesi i pastroi prej gjitha mkateve të tyne. » (« In Job. » Lib. I, n. 30)

« Misioni i SHPIRTIT-SHEJT asht vetë ardhja e Tij prej ATIT dhe prej BIRIT. » (Hom. 26 in Ev.)

Papa shën Leoni i Madh

« Prishiliantistët kanë mendime të gabueme mbi TRININE SHEJTE, sepse ata njohin në ATIN, BIRIN dhe SHPIRTIN-SHEJT vetëm nji Personë, sikur Hyji u thirrka nganjiherë ATE, nganjiherë BIRI e nganjiherë SHPIRTI-SHEJT ; në të vërtetë, tjetër asht AJ që lind, tjetër asht AJ që asht i lindun, dhe tjetër asht AJ që vjen prej NJENIT dhe prej TJETRIT. » (« Epist. XV ad Turribium »)

Shën Agustini

« Duhet me pranue se ATI dhe BIRI janë origjina e SHPIRTIT-SHEJT, jo dy origjina. Ashtu si ATI dhe BIRI janë NJI Hyj i vetëm, dhe për krijesat NJI Krijues i vetëm dhe NJI Zot i vetëm, po ashtu, ATI dhe BIRI janë NJI origjinë për SHPIRTIN-SHEJT. » (« De Trinitate », Lib. V, Cap. XIV)

« BIRI hyjninë e Tij e ka prej ATIT, sepse asht Zot prej Zotit, dhe prej të njêjtit ATE, BIRI merr që prej Tij (BIRIT) të vijë SHPIRTI-SHEJT ; e për rrjedhojë, SHPIRTI-SHEJT hyjninë e Tij e ka prej ATIT dhe, prej të njêjtit ATE, SHPIRTI-SHEJT merr që të vijë prej BIRIT ashtu siç vjen prej ATIT. » (« De Trinitate », Lib. XV, Cap. XXVII)

« BIRI vjen prej ATIT ; SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT : por Njeni asht i lindun, ndërsa Tjetri buron (vjen). Për kyt arsye, BIRI tuej kenê i lindun asht Biri i ATIT, por SHPIRTI-SHEJT asht Shpirti i ATIT dhe i BIRIT, sepse vjen prej ATIT dhe prej BIRIT. » (« Contra Maxim. » Lib. III, Cap. XIV)

Shën Çirili i Aleksandrisë

« SHPIRTI-SHEJT asht Shpirti i ATIT dhe asht gjithashtu Shpirti i BIRIT, Aj që vjen në mnyrë substanciale prej të Dyve, d.m.th. prej ATIT përmes BIRIT. » (« Ad Hermiam ») [Dokumenti i Konçilit Ekumenik të Firences dekreton se shprehjet ''SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT dhe prej BIRIT'' dhe ''SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT përmes BIRIT'' nënkuptojnë të njêjten gja.]

Shën Hilari

« Nuk asht e nevojshme me folë për SHPIRTIN-SHEJT, për të Cilin duhet shpallë se ka për origjinë ATIN dhe BIRIN. » (« De Trinit. » Lib. II)

Dishmija e vetë Fotit, nismëtarit të Shizmës së Lindjes

« Por i madhi shejti Ambroz, shejti Agustin, shejti Jeronim, e disa të tjerë të ktij rangu e merite, të cilët kanë ba nji emën të madh në sajë të virtyteve dhe shkëlqimit të jetës së tyne, në shumë pasazhe të veprave të tyne kanë shkrue se SHPIRTI-SHEJT vjen prej BIRIT. » (Prej letrës së Fotit drejtue arqipeshkvit të Akuilesë.)

Shën Athanasi

« BIRI nuk asht marrës i SHPIRTIT-SHEJT; ma mirë me thanë, asht BIRI që i jep të gjithve SHPIRTIN-SHEJT. Nuk asht Shpirti që bashkon ATIN me BIRIN por asht SHPIRTI-SHEJT që merr prej Fjalës (BIRIT) ; sepse asht Fjala (BIRI) që i nep SHPIRTIT-SHEJT dhe gjithçka që ka SHPIRTI-SHEJT e ka prej Fjalës (BIRIT). » (Prej ''Debatit III kundër arianve'', n. 24)

Pra shën Athanasi, Atleti i KRISHTIT kundër arianve heretikë, na mson se BIRI nuk merr SHPIRTIN-SHEJT por asht BIRI AJ që i jep SHPIRTIN-SHEJT të gjithve. N'kjoft se SHPIRTI-SHEJT nuk vjen prej BIRIT, si mundet BIRI, që nuk merr SHPIRTIN-SHEJT, me i dhanë SHPIRTIN-SHEJT të tjerëve ? Përgjigja e vetme asht se BIRI ka n'Vetvedi SHPIRTIN-SHEJT dhe asht s'bashku me ATIN origjina e SHPIRTIT-SHEJT.

Shën Bazili i Madh

« Kush injoron faktin se çdo aktivitet i BIRIT nuk asht i ndamë prej ATIT, dhe në gjithçka që asht e BIRIT, asgja nuk asht e huej për ATIN ? Gjithçka që asht e Jemja (Imja) asht e Jueja, dhe gjithçka që asht e Jueja asht e Jemja, thotë BIRI. Si asht e mujtun pra që aj (Eunomius) i atribon vetëm BIRIT origjinën e SHPIRTIT-SHEJT ? » (Prej Librit II kundër Eunomius). [Eunomius msonte gabimisht se vetëm BIRI asht origjina e SHPIRTIT-SHEJT.]

Shën Çirili i Aleksandrisë

« Shpirti asht prej substancës së ATIT dhe BIRIT ... Shpirti vjen prej ATIT dhe prej BIRIT. » (Thesaurus, Lib. XIV)

'' Ἐχ τῆς οὐσίας τοῦ Πατρὸς χαὶ τοῦ Υἵου τὸ Πνεῦμα ... πρόεισι δὲ ἐχ Πατρὸς χαὶ Υἵου. ''

Dishmija e Abatit Tilloy

Të analizojmë kto tre pasazhe biblike :

« Kur të vijë Parakleti (Ngushlluesi) që Un do ju dërgoj prej ATIT Tem, Shpirti i së Vërtetës që vjen prej ATIT. » (Shën Gjoni XV, 16)

« Ai (SHPIRTI-SHEJT) do Më lavdërojë, sepse do të marrë nga çfarë asht e Jemja dhe do t’jua shpallë. » (sh’Gjoni XVI, 14)

« JEZUSI fryu mbi Apostujt dhe u tha : Merrni SHPIRTIN-SHEJT. » (Sh’Gjoni XX, 22)

Në pasazhin e parë prej shën Gjonit (XV, 16), JEZU-KRISHTI mson kjart se SHPIRTI-SHEJT vjen jo vetëm prej ATIT por edhe prej BIRIT, mbasi shpallë se SHPIRTI-SHEJT do t'i dërgohej prej BIRIT Apostujve të Tij.

Në pasazhin e (sh'Gonit (XVI, 14), JEZU-KRISHTI prap konfirmon se SHPIRTI-SHEJT vjen edhe prej BIRIT, sepse tuej thanë se SHPIRTI-SHEJT ka me marrë çka asht e Tija (e BIRIT), JEZU-KRISHTI shpreh njisoj se SHPIRTI-SHEJT vjen prej Tij (BIRIT).

Në pasazhin e sh'Gjonit (XX, 22), JEZU-KRISHTI na mson se Aj Vetë asht shkaku efikas i proçesjonit të SHPIRTIT-SHEJT, mbasi asht vetë JEZU-KRISHTI që ia komunikon SHPIRTIN-SHEJT Apostujve, tuej frye mbi ta.

Ky konkluzion, pra që SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT dhe prej BIRIT, bazohet mbi dogmen e Konsubstancialitetit të BIRIT me ATIN (ATI dhe BIRI kanë të njejten Substance/Esencë të përbashkët hyjnore), aprovue edhe në Konçilin Ekumenik të Nicesë (315 AD) dhe që recitohet në Simbolin e Fesë.

« UN dhe ATI Jem, Na jena NJI. » (sh'Gjoni 10, 30)

« UN jam në ATIN dhe ATI asht në MUE. » (sh'Gjoni 18, 10)

« Kjo shprehje ''ATI ka krijue botën përmes BIRIT'' nuk shpreh imperfeksionin e fuqisë së ATIT; ajo nuk zvoglon as veprimin e BIRIT, por ajo shpreh unitetin e vullnetit. Gjithashtu, shprehja ''e krijueme përmes BIRIT'' nuk sulmon por dishmon shkakun fillestar. Përsëri, termi ''SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT përmes BIRIT'' nuk si qëllim as me përcaktue si imperfekte proçesionin e ATIT e as me paraqitë si të dobët proçesionin e BIRIT, por aj dishmon unitetin e vullnetit. Në kyt mnyrë, shprehja ''përmes BIRIT'', nuk sulmon por konfirmon shkakun fillestar. » (shën Bazili i Madh, « Sur l'ESPRIT-SAINT à Amphilioque », ch. VIII)

Në kyt pasazh të njoftun që citova, shën Bazili nuk mjaftohet me afirmue proçesionin e SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT dhe prej BIRIT ; për ma tepër, shejti e justifikon, tuej hjedhë poshtë objeksionet e ardhshme të teologve grekë kundër ksaj dogme.

Shën Çirili i Aleksandrisë shprehet me të njejten preçizion :

''Και ἑχ Θεοῦ χατά φυσιν ὁ υἱός, γεγενται γαρ ἑχ του Θεοῦ χαι Πατρος, ἴὸιον αὐτου τε χαι ἐν αὐτῳ χαι ἐξ αὐτου τπ πνευμα εστι, χαθαπερ ἀμελει χαι εξ αυτου νοειται του Θεου χαι Πατρος.'' (Ibid.)

« BIRI i Zotit, prej natyrës asht i Zotit, sepse ka lindë prej ATIT, dhe SHPIRTI-SHEJT asht edhe i Tiji ; SHPIRTI-SHEJT asht në BIRIN dhe vjen prej BIRIT, ashtu si e pranojmë se vjen edhe prej vetë ATIT. » (« Koment mbi profetin Joël »)

Dishmija e masipërme e shën Çirilit ka randsi deçizive në çeshtjen që trajtojmë, sepse asht shkëputë prej letrës dogmatike të shën Çirilit kundër heretikut Nestor, letër që asht lexue dhe aprovue prej tri Konçileve ekumenike, të njoftun si të tillë edhe prej grekve : Konçili i Efezit (Akt. XIII) ; Konçili i Kalcedonisë (Akt. LIII) dhe Konçili i II i Konstantinopojs (Coll. V), që dishmojnë se e vërteta e Filioque-s (e proçesionit të SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT dhe prej BIRIT) ishte pjesë e besimit të tanë kishës greke, ashtu si ishte edhe për kishen latine.

Shën Gregori i Nisës mson të njêjten doktrinë me kto fjalë :

« SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT, dhe asht e vërtetueme se vjen edhe prej BIRIT, sepse asht e shkrueme se aj që nuk ka Shpirtin e KRISHTIT nuk i përket KRISHTIT. » (« Diskutim mbi lutjen e të dielës »).

Sh'Athanasi shprehet po me kto fjalë :

« SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT dhe prej BIRIT; nuk asht bâ e as nuk asht krijue prej ATIT dhe prej BIRIT ; nuk ka lindë por vjen prej ATIT dhe prej BIRIT. » (« Dans l'Homologation de la Foi »)

Shën Gjon Gojarti (Krizostomi) mson të njêjten dogmë :

« JEZU-KRISHTI ka ardhë mes nesh; na ka dhanë Shpirtin që vjen prej Tij, dhe ka marrë natyrën tonë. » (« Diskutim mbi Mishnimin e JEZU-KRISHΤIT »)

Po shtoj edhe dishminë e shën Epifanit, që asht n'harmoni të plotë me Etnit grekë dhe latinë :

« Na duhet me besue se SHPIRTI-SHEJT vjen prej KRISHTIT, ose prej të Dyve (prej ATIT dhe prej BIRIT), sepse JEZU-KRISHTI thotë ''që vjen prej ATIT'' dhe ''SHPIRTI-SHEJT do të marrë nga çka asht e Imja. » (« αγχυρωτον »)

Τë shohim edhe disa shembuj prej liturgjisë orientale, e cila dishmon edhe ajo mbi kyt të vërtetë fejet të msueme dhe besueme gjithkund në boten e katolike, greke dhe latine.

Në hymnet që kjo kishë orientale këndon në lutjet e mjesit, në festen e Rrethpremjes, lexojmë :

« BIRI asht imazhi i ATIT, dhe SHPIRTI-SHEJT asht imazhi i BIRIT. » (« Vie de saint Denis l'Aréopagite », écrite par Siméon Métaphraste)

Në festen e shen Denis Areopagjitit, që kisha orientale e feston me 3 Tetor, lexojmë kto fjalë mbi jeten e shêjtit :

« Dhe JEZU-KRISHTI jem hyp në Qiell, për me u kthye në Fronin Atnor, dhe u nisë Apostujve të Tij, për me i drejtue në konvertimin e popujve t'pafé, SHPIRTIN-SHEJT që vjen prej Tij (JEZU-KRISHTIT). » (« Hymn i kënduar në lutjet e mjesit », për festen e Rrethpremjes)

Në nji hymn që kisha orientale i këndon SHPIRTIT-SHEJT, të Enjten mbas festës së Rrëshajve (Uljes së SHPIRTIT-SHEJT mbi T.Sh. Virgjinën MARI dhe Apostujt), lexojmë :

« SHPIRTI-SHEJT njihet se asht Zot, mbasi ka të njêjten Natyrë dhe asht i ulun mbi të njêjtin Fron me ATIN dhe me BIRIN; dritë tejet perfekte që vjen prej ATIT të përjetshëm dhe perfekt dhe përmes BIRIT. T'I drejtojmë lutjet tona : O Paraklet (Ngushllues) gjallnues, denjoni me i dhanë popullit Tuej Paqen ! »

Si konkluzion të argumentimit t'masipërm, akuzat blasfemuese të kishave fotiane (t'vetquejtuna orthodhokse) kundër Selisë-Shejte dhe Kishës Katolike Romake se gjoja SHPIRTI-SHEJT vjen (rrjedh, buron) VETEM prej ATIT, dhe se msimi i Kishës së Romës mbi Doktrinën e Filioque-s qenka heretik, nuk kanë asnji bazë ungjillore apo teologjike, asnji bazë apostolike; përkundrazi, me msimin e tyne heretik kundër Unjillit dhe Traditës apostolike, janë vetë kishat greko-lindore dhe sllave ato që vetndahen prej Unjillit, Traditës apostolike, e për rrjedhojë edhe prej vetë JEZU-KRISHTIT e Kishës së Tij katolike; kto akuza të pavërteta, krahas paragjykimeve të tjera po aq të rreme kundër Papatit dhe latinve në përgjithsi, i mbajnë larg Burimit të jetës kto kisha shizmatike. Shkaqet e vërteta të ndamjes së ktyne kishave disidente prej Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT, jashtë të cilës nuk ka shëlbim, duhen kërkue në prapaskenat dhe intrigat e mjera politike.

Nana e Hyjit, tejet Shejtja Virgjina MARI, i ndriçoftë dhe i drejtoft kishat shizmatike drejt pendesës dhe ribashkimit me Kishën hyjnore Katolike të Birit të Saj hyjnor, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, i Cili me ATIN dhe me SHPIRTIN-SHEJT, jeton e mbretnon për shekuj të shekujve. Amen.

martedì, aprile 19, 2022

 


+ Shpallja e Pashkve +
+ Prej Ceremonisë Shêjte Katolike të Natës s'Bekueme të Pashkve +


+ Të gëzohen tash koret engjëllore të Qiejve ; të gëzohen Misteret hyjnore ; dhe trumpeta e shëlbimit të lajmrojë fitoren e nji Mbreti kaq të madh. Të gëzojë edhe toka, e ndriçueme prej nji shkëlqimi të tillë ; dhe, e shndritun me shkëlqimin e Mbretit të përjetshëm, t'a dijë se errsina e tanë botës asht shpërndâ. Të gëzohet edhe nana jonë, Kisha Katolike, e zbukurueme me ndriçimin e një drite kaq të madhe ; dhe të ngazëllojë ky tempull me thirrjet e gzueme të besimtarvet. Prandej ju baj thirrje, vllazën shumë të dashtun, që jeni këtu t'pranishëm në shkëlqimin e mrekullueshëm të kësaj drite të shêjtë, të thërrasim s'bashkut Mshirën e Hyjit të Gjithpushtetshëm. Se Zoti që më ka pranue midis levitëve, pa asnji meritë t'émen, ka me përhapë mbi mue shkëlqimin e dritës së Tij, dhe ka me m'lejue me përsosë lavdimin e ktij qiri dyllit. Për Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, Birin e Tij, i Cili me ATIN jeton dhe mbretnon n'unitet me SHPIRTIN-SHEJT Zot, për shekuj të shekujve. R. Ashtu kjoft.


V. Zoti kjoft me ju.
R. Edhe me shpirtin tand.
V. Nalcóni zêmrat.
R. I kena te Zoti.
V. T'i falena nders Zotit, Hyjit tonë.
R. Asht e dêjë dhe e drejtë.

Me t'vërtetë asht e dêjë dhe e drejtë të shpallim me gjithë zêmër dhe gjithë dashamirsínë e mendjes dhe zanit tonë, Zotin e padukshëm, ATIN e Gjithpushtetshëm dhe Birin e Tij të vetëm, JEZU-KRISHTIN Zotin tonë, i Cili te ATI i Tij i përjetshëm shpagoi për ne borxhin i Adamit, dhe tue derdhë Gjakun e Tij prej mshirës për ne anuloi borxhin e shkaktuem prej mkatit origjinal. Sepse kjo asht Festa e Pashkëve, në t'cilën Qingji i vërtetë asht therë, dhe me Gjakun e t'Cilit shtyllat e dyerve t'besimtarvet janë konsakrue. Kjo asht nata në t'cilën dikur Ju i nxorët prej Egjiptit bijtë e Izraelit dhe i udhëhoqët me kalue pa u lagë përmes Detit të Kuq. Kjo pra asht nata që shpërndau errsinen e mkatnorve nëpërmjet dritës së kolonës. Kjo asht nata e cila n'kyt kohë, në botën mbarë, rikthen në hirin e Zotit dhe bashkon në shêjtní ata që besojnë në JEZU-KRISHTIN dhe që janë të ndamë prej veseve të botës dhe errësinës së mkatnorve. Kjo asht nata në t'cilën, tuej shkatrrue zinxhirët e vdekjes, KRISHTI doli triumfues prej vorrit. Sepse nuk do t'na kishte shërbye kurrgjâ lindja n'kyt botë, po mos t'na ishte ofrue dhurata e shëlbimit. O dashamirsí e mrekullueshme e Mshirës Tuej për ne ! O dashtní e paçmueshme që, për me shelbue nji skllav, Ju dorzuet Birin Tuej ! O mkat vërtetë i nevojshëm i Adamit, që u fshî prej vdekjes së KRISHTIT ! O faj shpresdhanës, që meritoi me pasë nji Shelbues të tillë kaq të madh ! O natë vërtetë e bekueme, që vetëm ju merituet me njoftë kohën dhe orën kur KRISHTI u ringjall...! Kjo asht nata për t'cilën asht shkrue: Dhe nata ka me ndriçue si dita ; dhe nata asht drita jeme në gzimin tem. Prandaj, shêjtníja e ksaj nate shporrë çdo ligësí, pastron mkatet, rivendos pafajësinë te ata që janë rrxue, gëzon të pikëlluemët, largon urrejtjet, përgadit pajtimin dhe hjedh poshtë mendjemadhsínë.

Prandej, në kyt natë t'bekueme, denjoni me pranue, O AT shêjt, sakrificën e mbramjes së ktij temjani, të cilën Kisha shêjte Katolike Ju ofron prej duerve të ministrave Tuej në ofertën solemne të këtij qiri dyllit, i formuem prej punës së bletve. Tash edhe na i njofim lavdërimet e ksaj kolone, të cilën zjermi ndriçues e ndez në nder të Hyjit. Kjo flakë, edhe pse e ndame në pjesë, nuk zvogëlohet pse nep driten e saj, mbasi ajo ushqehet prej shkrimjes së dyllit, të cilin nana bletë e prodhoi si burim të ksaj drite të çmueshme. O natë vërtetë e bekueme, që zhdeshi Egjiptianët dhe pasunoi Hebrejtë ! Natë në t'cilën toksorja bashkohet me qielloren, njerzorja me hyjnoren.

Po Ju lutena, pra, O Zot, që ky qiri dyllit i konsakruem në nder të Emnit Tuej t'vazhdojë me u djegë, për ma shpërndâ errësinen e ksaj nate. Dhe i pranuem si nji aromë e kandshme, t'mundet me u bashkue me dritat qielluere. Hylli i mjesit t'a gjejë kyt flakë të ndezun. Aj Hyll, pra, që nuk njeh perëndim. Aj që tuej u kthye prej ferrit me gzim ndriçoi njerëzimin. Ju lutena, pra, O Zot, që të denjoni me na dhanë nji kohë t'paqtë gjatë ksaj Feste të Pashkve, dhe me na sundue, drejtue dhe mbrojtë vazhdimisht, na shërbtorët Tuej, s'bashkut me tanë klerin dhe popullin besimtar [...]. Kini mshirë gjithashtu edhe për ata që na qeverisin, dhe denjoni me u dhanë mirësinë dhe mëshirën Tuej të papërshkrueshme ; denjoni me drejtue mendimet e tyne drejt drejtsísë dhe paqes, në mnyrë që prej mundimeve t'yne toksuere, t'munden me ardhë në shpërblimin e tyne qielluer, me tanë popullin Tuej. Për të njejtin JEZU-KRISHT, Birin Tuej, Zotit tonë, i Cili me Ju jeton dhe mbretnon në unitetin e SHPIRTIT-SHEJT ZOT, për shekuj të shekujve. R. Ashtu kjoft.

 

+ Kujtesë për Katolikët mbi pjesmarrjen në kulte jokatolike +
- Dy fjalë pët kurban bajramin -

 

"Asht e ndalueme për besimtarët katolikë me asistue apo me marrë pjesë aktivisht, në çfarëdo lloj mnyre kjoft, në ceremonitë e nji kulti jokatolik (i.e. heretik, shizmatik, pagan, etj.)." (Kodi i së Drejtës Kanonike, kanoni 1258/1, vjeti 1917)

Kjo pjesmarrje aktive asht e ndalueme mbasi ajo implikon shpalljen e nji besimi të rrêmë jokatolik, tue rrezikue kshtu randë hupjen e Fesë, edhe atherë kur bihet justifikimi i rrêmë se gjoja Feja mbahet në zemër !!! (sic). Edhe sikur nga ana e mbrendshme Katolikët nuk e mohojmë Fenë, por nga ana e jashtme, për arsye respekti njerzor apo çeshtje nderit, arsye kto totalisht të pajustifikueshme para Hyjit, marrin pjesë në nji kult jokatolik, atherë ata kryejnë mkat të randë kundër Fesë, për mohim publik të Kultit hyjnor të Krishtenë-Katolik. N'kjoft se Katoliku e mohon Fenë edhe nga ana e mbrendshme (në ndërgjegje), atherë aj kryen krimin e Fesë, dhe përballet me dënimet kishtare që i rezervohen heretikve dhe apostatve.

Konkretisht, Katolikët që urojnë publikisht festat e kultit pagan islam, (i cili, ndër të tjera, mohon publikisht hyjninë e JEZU-KRISHTIT), kryejnë mkat të rândë, mbasi marrin pjesë aktivisht në kulte të rrême jokatolike. Kjo lloj indiferencet e randë fetare dhe inkurajim i kulteve të rrême jokatolike asht në fakt nji mohim publik i Fesë hyjnore Katolike, mbasi nënkupton se edhe besimet e tjera jokatolike kekan të mira dhe të lëvdueshme. Ky akt indiferencet fetare âsht dënue gjithmonë prej Kishës Shêjte hyjnore Katolike. (Syllabus, Sect. III, Denzinger no. 1715 - 1718)

"Ai që ka me skandalizue nji prej ktyne të vegjëlve që besojnë në Mue, do të ishte kênë mâ mirë për té që nji gurë mullinit t'i varej në qafë dhe të hidhej ashtû në fundin e detit. Mjerë bota për skandalet e saja. Âsht e nevojshme që skandalet të ndodhin por mjerë ai njiri prej të cilit vijnë skandalet." (Sh'Mateu 18, 6-7)

"Aj që nuk nderon BIRIN, nuk nderon as ATIN që E ka nisë." (sh'Gjoni 5, 23)

"Mos u përzini me të pafetë. Çfarë pjesmarjet ka drejtsija me padrejtsinë ? Apo çfarë lidhjet ka drita me errsinën ? Dhe çfarë marrveshjet ka mes KRISHTIT dhe Belialit (djallit) ? Apo çfarë kanë të përbashkët besimtari me jobesimtarin ? Dhe çfarë bashkpunimit ka tempulli i Zotit me idhujt ? Por ju jeni tempulli i Zotit të gjallë, ashtu si thotë Hyji : "Kam me banue në tà dhe kam me ecë në mesin e tyne ; dhe kam me kênë Zoti i tyne e ata, populli Jem". Prandej, delni jashtë prej mesit të tyne dhe ndajuni prej tyne, thotë Hyji, dhe mos prekni gjanë e papastër. Dhe mandej kam me ju pranue. Kam me kênë At' për jue, e ju keni me kênë bijtë e bijat e Mija, thotë Hyji i Gjithpushtetshëm. » (II Korintasve VI, 14-18)

"Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim ; prej t'pafeve e deri te ata që janë të ndamë prej JEZU-KRISHTIT ose që mohojnë Hyjninë dhe natyren e Misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej Katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

"... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit." (Papa Piu XI, Letra inciklike “Mortalium Animos”, 6 Janar 1928)

"Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni të pamasë, të pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë njerzit, të mbledhun rreth Tij, në drejtsí e dashtní, të frymzuem prej ndjenjave të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue në paqe e mirsí. Por, për realizimin e ksaj lumnije të përkohshme dhe të përjetshme, me nji autoritet suprem, JEZU-KRISHTI ka vue si kusht pjesëmarrjen në gregjën e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT që asht Kisha Katolike], pranimin e doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e plotë ndaj Doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij. S'dytit, n'kjoft se JEZUSI ka kênë i mirë për të húpunit dhe mkatnorët, Aj nuk i ka respektue bindjet e tyne të gabueme, sado të sinqerta që mund t'jenë dukë ato ; JEZUSI i ka dashtë të tanë njerzit për me i msue, për me i konvertue dhe për me i shelbue. (Aktet e Papës sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)

"Kisha shêjte Katolike Romake beson me vendosmëní, shpreh dhe predikon se asnjí prej atyne që jeton jashtë Kishes Katolike, jo vetëm pagajt por edhe çifutnit, heretikët dhe shizmatikët nuk munden me marrë pjesë në jeten e pasosun. » (Bulla "Cantate Domino", Papa Eugjeni IV, 4-2-1442 – Dekreti per Jakobitet, Denzinger : 714)

Papa Piu VII, në letren e tij papnore, "Post tam diuturnas", shkruen se tuej përkrahë lirinë e tâna besimeve pa përjashtim, ngatrrojmë të vërteten [Fenë hyjnore Katolike] me rrênen dhe vendosim Kishen shêjte Katolike, Nusen shêjte dhe të papërlyeme të KRISHTIT Zot, jashtë të cilës nuk ka shëlbim, në nji rang me sektet heretike dhe me judaizmin e pabesë. (Papa Piu VII, "Post tam diuturnas", 29-4-1814).

AKTI I KONSAKRIMIT TE NJERZIMIT ZEMRES TEJET SHEJTE TE KRISHTIT MBRET

Urdhnue prej Sh. T. Papës Piut XI me u recitue për Festen e KRISHTIT MBRET


O tejet i buti JEZUS, Shëlbues i njerzimit, hídhni nji shikim drejt nesh, që jena përkulë përvujtnisht para elterit Tuej. Na jena Tuejët, na dona me kênë Tuejët ; dhe në mnyrë që t'bashkohena me Ju sa ma shumë, sejcili prej nesh i konsakrohet spontanisht Zêmrës Tuej tejet shêjte.

Shumë nuk ju kanë njoftë ndojherë, shumë kanë përbuzë Urdhnimet Tueja dhe Ju kanë tradhtue. O JEZUS i Mshirshëm, kini mshirë për ata dhe për kta, dhe denjoni me i tërhjekë të tanë drejt Zêmrës Tuej tejet shêjte.

Zot, denjoni me kênë Mbreti, jo vetëm i besimtarve katolikë që nuk janë largue kurrë prej Jush, por edhe i fmijve plangprishës që Ju kanë braktisë ; bàni që t'hyjnë pa vonesë në shpinë atnore, për mos me mbarue prej mizerjes dhe ûjës.

Jíni Mbreti i atyne që jetojnë në gabim apo që përçamja i ka ndâ prej Jush ; çójini në portin e t'vërtetës dhe të bashkimit të Fesë, në mnyrë që s'shpejtit mos t'ketë mâ veç nji gregjë dhe veç nji barí.

Jini Mbreti i tanë atyne që vazhdojnë me kênë t'hupun në terrinat e idhujtarisë apo t'islamizmit, dhe mos refuzoni me i tërhjekë të tanë në driten e Mbretnisë Tuej.

S'mbramit, shifni me mshirë fmijtë e atij populli që dikur ishte i preferuemi Juej ; edhe mbi ata u ultë, por sod si Pagzim jetet dhe shelbimit, Gjaku që n'at kohë ata e thirrshin mbi krenat e tyne.

Nepjani, o Zot, Kishës Tuej nji liri t'sigurtë e pa pengesa ; nepjani tanë popujve rregullin dhe paqen. Bani që, prej njênit skaj t'botës në tjetrin, veç nji zâ ushtoftë : Kjoft lëvdue Zêmra Hyjnore e JEZU-KRISHTIT që na ka sigurue shelbimin ! Ksaj Zêmre i kjoft nderi dhe lavdíja në shekuj të shekujve ! Ashtu kjoft.

- Dy fjalë pët kurban bajramin

Kjo festë pagane islame që festohet n'muejin e dhetë, "Zul Hazh'a", quhet "Id-u-Zohâ", festa e sakrificës, e njoftun ndryshej edhe "Baqr-i-îd" (festa e lopes) apo edhe "Kurbâni 'Id", që n'Turkí njifet me emnin "kurban bajrami", emnim që e kanë ruejtë deri sod edhe n'Shqipní.

Kjo ceremoní asht pjesë e pelegrinazhit idhujtar të Mekës apo Haxhit. Simbas nji hadithi të Aishës, Muhamedi ka thane se "muslimani nuk ka me ba gjâ ma t'pëlqyeshme para allahut për Id-u-Zohâ sesa me derdhë gjak, pra me sakrifikue. . . Me t'vërtetë, gjaku i tij (viktimës t'sakrifikueme) mbërrín pranimin e allahut përpara se me râ n'tokë, prandej gzohuni". Kafsha që sakrifikohet duhet me kênë pa difekte, n'moshë t'rritun, dhe mundet me kênë dhî, dele, lope apo deve. Simbas interpretuesit Xhel'aludin Sjûti, kjo sakrificë përkujton gadishmëninë e Ibrahimit (që identifikohet gabimisht me Patriarkun Abraham n'Shkrimet-Shêjte) me sakrifikue djalin e tij, Ishmaelin.

Në Arabinë pre-islamike, zotat pagaj adhuroheshin në formen e gurve apo shkambijve. Kshtu për shembull hyjnija pagane “al-lat” besohej se ishte njëna prej vajzave të allahut dhe adhurohej në formen e nji shkambi kubik; nji ndërtesë ishte ndërtue mbi té për me diftue se ishte nji shpî adhurimit. (Sura 53:19; "Kitab Al-Asnam- The Book of Idols", p. 14). Guri i zi puthej dhe adhurohej si idhull para islamit dhe Muhamedi e lejoi kyt praktikë edhe mbas islamit.

« Narrated 'Abis bin Rabia: 'Umar came near the Black Stone and kissed it and said "No doubt, I know that you are a stone and can neither benefit anyone nor harm anyone. Had I not seen Allah's Apostle kissing you I would not have kissed you." » (Bukhari 2:26:667, 2:26:657; Muslim 7:2912-2915).

(Kallzon Abis bin Rabia : Umari erdhi afër gurit të zi, e puthi dhe tha : Pa dyshim, un e di se ti je nji gur që nuk i ban as dobí e as dam kujt. Mos t’kisha pa apostullin e allahut tuej të puthë, un nuk do të kisha puthë.)

Umari e din se guri asht përdorë ma parë si idhull dhe në pamje të parë refuzon adhurimin e tij, por bjen në idolatri tuej imitue Muhamedin. Në kulturen semite puthja asht nji shêj i adhurimit dhe i venerimit të madh.

Muslimanët besojnë se guri i zi asht vue në Ka’aba prej Abrahamit dhe Ishmaelit dhe ai përcakton vendin prej ku duhet fillue tauaf-i (rrotullimi rreth Ka’abas). (Sheikh Ahmad Kutty “The Black Stone - History and Significance” - Islam Online, January 8, 2003). Megjithaté nuk egziston asnji prove shkencore, historike dhe arkeologjike që Abrahami dhe Ishmaeli të kenë nd-rtue Ka’aban dhe t'kenë vue aty gurin e zi; përkundrazi kjo prralle islamike kundërshtohet prej vetë burimeve islame :

Simbas Suras 2:125, thuhet se Abrahami paska ndërtue Ka’aban. Simbas haditheve të Bukharit, Ka’aba asht ndërtue 40 vjet përpara Tempullit të Jeruzalemit. (4:55:636). Tempulli i Jeruzalemit u ndërtue rreth viteve 958-951 BC dhe, simbas Bukharit, Ka’aba asht ndërtue 40 vjet ma parë, pra rreth viteve 998-991 BC. Por Abrahami ka jetue rreth vitit 2000 BC dhe simbas Shkrimeve Shejte ka dalë prej ksaj bote në moshen 175 vjeçare (Gjeneza 25:7), fakt qe e ban të pamujtun prezencen e tij në Mekë simbas pretendimeve islamike.

Ka’aba nuk ka asnji lidhje me Abrahamin apo me Ishmaelin. Profesori egjiptjan, Dr. Taha Husayn, autoritet i njoftun në literaturen arabe, thotë se pretendimi mbi Abrahamin e Ishmaelin asht propagandue pak kohë para ngritjes së islamit dhe asht shfrytzue për përhapjen e tij. ("As quoted in Mizan al-Islam by Anwar al-Jundi", p. 170).

Prrallat islame mundohen pra me fallsifikue Shkrimet Shêjte dhe historinë e vërtetë të ngjarjeve, tue pretendue se Patriarku Abraham paska përgaditë sakrificen e Ishmaelit, për me pretendue mandej se Hyji paska zg'jedhë Ishmaelin dhe pasardhsit e tij, arabët, për me lidhë Aleancen hyjnore, e për me mujtë n'vijim me legjitimue doktrinen e rrêmë islame.

Shkrimet-Shêjte (Gjeneza XXII) dishmojnë kjartë se Aleancen hyjnore, Hyji i Gjithpushtetshëm e ka lidhë me Izakun dhe pasardhsit e tij, dhe për me shpërblye nënshtrimin dhe ndigjesen e Abrahamit, Hyji Krijues i premtoi se prej linjës së tij dhe Izakut do të dilte nji ditë Mesíja, Zoti jonë JEZU-KRISHTI, "në t'Cilin tana kombet do t'bekohen", që asht nji prej profecive mesjanike ma të hershme. (Gjeneza XXII, 18)

Në KRISHTIN Zot ka dy Natyra : Ajo hyjnore dhe Ajo njerzore, e për rrjedhojë edhe dy vullnete : Ai hyjnor dhe Ai njerzor, të dyja të bashkueme, por jo të përzieme me njêna-tjetren, në Personen e vetme hyjnore të JEZU-KRISHTIT, Mesisë të pritun me aq padurim e zell gjate 4 mijë vjetve prej Sinagoges së Vjetër. Ky mister kaq i naltë asht msue prej Sinagogës së vjetër hebraike [shifni librat e ish-rabinit Paul Drach, i konvertuem ne Fene Katolike ne shekullin 19 : "De l'harmonie entre l'Église et la synagogue" (1844), "Lettre d'un rabbin converti" (1825), "La cabale des hébreux" (1864), etj.] Prandej edhe Prifti i Nalte, Kaifa, që nuk injoronte kyt mister, e pyeti JEZUSIN e arrestuem, të Enjten e Madhe, nji dite para vdekjes në Krygj :

« E Prifti i naltë, u çue në kambë, në mesin e vendit, dhe pveti JEZUSIN tue I thanë : "Ti nuk përgjigjesh asgjâ për çfarë Të akuzojnë ?" Por Ai heshte dhe nuk përgjigjej. Prifti i nalte E pveti edhe nji herë dhe I tha : "A je Ti, KRISHTI, Biri i Zotit të bekuem ?" Dhe JEZUSI i tha : "Un jam. Dhe ke me pa Birin e njirit të ulun në të djathten e fuqisë së Zotit, tueë ardhë mbi rêtë e Qiellit." » (sh'Marku 14, 60-62).

Në pasazhin biblik t'masipërm, JEZU-KRISHTI shpall publikisht përpara Priftit të Naltë, autoritetit ma t'naltë të Sinagogës dhe për tana kohnat, se Ai asht Mesia, Biri i Hyjit të Gjithpushtetshëm, Fjala dhe Imazhi i Atit, pra asht Zot. Pasazhin e masipërm, në perkthimin latinisht të Shkrimeve Shejte, në shekullin 4 mbas KRISHTIT, prej atit dhe doktorit të Kishes dhe ilirit sh'Jeronimit prej Stridonjes, e gjejmë pa asnji ndryshim në fjalet ma poshtë :

"Et exsurgens summus sacerdos in medium, interrogavit Jesum, dicens : Non respondes quidquam ad ea quæ tibi objiciuntur ab his ? Ille autem tacebat, et nihil respondit. Rursum summus sacerdos interrogabat eum, et dixit ei : Tu es Christus Filius Dei benedicti ? Jesus autem dixit illi : Ego sum : et videbitis Filium hominis sedentem a dextris virtutis Dei, et venientem cum nubibus cæli." (Marcus 14:60-62) ("Codex Vaticanus", faqe 67)

Kyt pasazh e gjejmë natyrisht edhe në tekstin origjinal greqisht, gjuhë në të cilen shkroi Unjillin sh'Marku. Nji kopje e origjinalit grek, e quejtun "Codex Vaticanus", që daton prej shekullit 4 mbas KRISHTIT, mundet me u konsultue edhe sod. Kjo kopje faksimile, që lexohet kjart, asht nji fotografim i dorshkrimit origjinal që ruhet ne Vatikan dhe asht vue digjitalisht edhe në internet.

Në librat e Beslídhjes s'Vjetër gjinden profecí t'shúmta që parashikójnë àrdhjen e Mbretnís së përjetshme të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Po përmênd disa prej tyne, për lavdinë e Kishës hyjnore Katolike dhe konfuzjonin e sekteve të rrême :

Aj (Mbreti JEZUS) ka me dalë prej [shpisë së] Jakobit për me mbretnue (Numrat 24:19); Aj âsht dërgue prej Atit si Mbret mbi Sionin [Izraelin], malin e tij të shëjtë, dhe ka me pasë Gjentílët (popujt jo-çifut) si trashigimí [qytetarë të Mbretnísë] dhe vendet mâ të largta të botës si pjesë të sundimit të Tij (Psalmi II). Në hymin e martesës, ku Mbreti i ardhshëm i Izraelit përshndétet si Monarku mâ i pasun dhe i fuqishëm, lexojmë : "Froni i juej, o Zot, âsht për jetë të jetëve, dhe skeptri i mbretnís' Tuej âsht nji skeptër drejtsíjet." (Psalmi XLIV) Në nji vênd tjetër profetizohet se Mbretnía e KRISHTIT Zot nuk ka me pasë kufí dhe se ajo ka me u pasunúe me paqe e drejtsí :

« Në ditët e tija, drejtsía ka me lulzue n'nji bollëk pâqet... Dhe Aj ka me sundue prej nji deti në tjetrin... deri në fundin e botës. » (Psalmi LXXI)

Mbretnía juej, ô KRISHT Zot, përfshín të tâna shekujt; ajo shtríhet prej nji brezníje në tjetrën (Psalmi 144:13).

Gjithashtu edhe dishmíja e profètve të Beslidhjes së Vjetër nuk ka mungue me profetizue shekuj mâ parë sundimin e përjetshëm të KRISHTIT Mbret. Qé si shprehet Izaíja, nji prej profetve mâ të njoftun të Izraelit :

« Nji fmí ka lindë për né, nji bir na âsht dhurue, mbi shpatullat e t'cillit peshon qeverisja. Emni i Tij ka me kênë i Mrekullúeshmi, Këshilltari, Zoti i gjithpushtetshëm, Ati i botës' ardhshme, Princi i Paqes. Mbretníja e Tij ka me u shumue dhe paqa nuk ka me mbarue kurrë. Aj ka me u ulë mbi fronin e Davidit dhe mbi Mbretnínë e Tij për me e vendosë dhe forcue me gjykim dhe drejtsí tash e përgjithmonë. » (Profeti Izaíja. IX, 6-7); Të tânë mbrètnit kanë me E [Mesínë, JEZUS-in] adhurue dhe të tâna kombet kanë me Iu bindë (Psalmi LXXI, 11). Të tâna popujt, fiset dhe g'juhët kanë me E shërbye. Fuqia e Tij âsht nji fuqí e përjètshme... dhe Mbretníja e Tij nuk ka me u shkatrrue. (Profeti Danjel 7:13-14)

Në kapitullin e dytë të Librit të profetit Danjel lexojmë nji episod t'bukur ku Danjeli shpjegon ândrren e Mbretit të Babilonísë, Nabukodonosór, dhe profetizon ardhjen dhe zhdukjen e katër mbretníve mâ t'njoftuna pagane para Krishtënimit : Mbretnísë Asirjano-babilonjàne, Mbretnísë Medjano-persjane, Mbretnísë Greke dhe Mbretnísë Romake. Któ mbretní përfaqsojnë mbretnítë e satanit (djallit) ku mbretnote paganizmi dhe adhurimi i idoleve. S'mbramit, profeti Danjel profetizon ardhjen e Mbretnísë së KRISHTIT Zot, pa ndihmë njerzuere, Mbretní që ka me i bâ pluhun tâna kto mbretní pagane të djallit dhe nuk ka me u zhdukë kurrë por ka me qëndrue përjetsisht. (Profeti Danjeli 2:28-48)

T'lexojmë gjthashtu profecinë e mrekullueshme të Profetit Daniel, që ka jetue rreth 600 vjet para KRISHTIT, profeci që âsht nji argument i fuqishëm n'mbrojtje të Kishës shêjte Katolike jo vetëm kundër judaizmit modern apostat por edhe kundër islamit pagan dhe sekteve të tjera fallse e djallzore, që mohojnë hyjninë e JEZU-KRISHTIT Mbret. Kjo profeci, s'bashkut me profecitë dhe librat e tjerët të Testamentit të Vjetër, u shpërndâ disa shekuj para ardhjes së KRISHTIT, në vendet joçifute në tânë botën, në sajë të Septantes, versionit grek të librave shêjte të Beslidhjes së Vjetër, e njoftun prej botës joçifute afro 300 vjet para Ardhjes së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Ashtu si shkruhet në Shkrimet-Shêjte, kyt profeci Danjeli e mori prej vetë Zotit me ndërmjetsí të Arkengjëllit Gabriel :

« Zoti ka shkurtue dhe ka fiksue kohen në shtatëdhetë javë në favor të popullit tand dhe qytetit tand shêjt në mnyrë që krimet e tija të shlyhen, që mkati të marrë fund, që padrejtsija të zhduket, që drejtsija e përjetshme të vijë mbi tokë, që vizjonet dhe profecitë të përmbushen dhe që Shêjti i shêjtënve të vojóset.

« Díje pra dhe kíje parasysh : Koha prej dhânjes së urdhnit për rindërtimin e Jeruzalemit dhe deri te ardhja e KRISHTIT Mbret ka me kênë shtatë javë dhe gjashtëdhetë e dy javë; sheshet dhe muret kanë me u rindërtue në kohna t'vështira dhe me ankth. Mbas gjashtëdhetë e dy javëve KRISHTIN kanë me e vrâ dhe populli që ka me e mohue nuk ka me kênë mâ populli i Tij. Nji popull me shefin e tij ka me ardhë dhe ka me shkatërrue qytetin dhe shênjtoren [tempullin e Jeruzalemit] me nji rrënim të plotë; e t'lànunit e saj shkret ka me ndodhë mbas përfundimit të luftës, ashtû si âsht profetizue. KRISHTI ka me konfirmue aleancen e Tij me nji numër të madh g'jatë nji javet dhe në mes të javes viktimat dhe sakrificat kanë me u ndalë. Neverija e shkretimit ka me kênë në tempull dhe të lànunit e tij shkret ka me zg'jatë deri në mbarim e deri në fund [të botës]. » (Profeti Danjel 9:24-27)

Simbas interpretuesve të aprovuem të Shkrimeve Shejte, përfshi ktû Doktorin Joseph Franz von Allioli, komentet biblike të t'cillit janë aprovue prej Selisë Shêjtë, në textin biblik t'mâsipërm Arkengjëlli Gabriel i zbulon, prej Zotit, profetit Danjel profecinë e ardhjes së Mesisë, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Javët nuk konsiderohen si javë normale por si javë vitesh ashtû si shpjegohet në Librat e Numrave (14:34) dhe në Librin e Profetit Ezekjel (4:6), ku nji ditë numërohet si nji vit. Pra 70 javë bajnë 490 vjet. Ky âsht edhe mendimi unanim i interpretuesve të lashtë si Klementi i Aleksandrisë, Tertuljani, Euzebi, sh'Cirili i Jeruzalemit, etj. dhe i pjesës mâ të madhe të interpretuesve modern dhe kontemporan. Ky lloj numrimit përmêndet edhe te Libri i Levitëve (25:8). Shêjti i shêjtënve i atribohet vetëm Mesisë që âsht Zot (Profeti Izaïja 9:6). Vojósja âsht konsakrimi për misjonin shëlbyes nëpërmjet dhânjes të të gjitha Dhuntíve të SHPIRTIT SHEJT që ndodhen në Hyjninë e Tij (Idem 11:1 e vazhdim) dhe fillimi praktik i apostolatit kur KRISHTI filloi me msue.

Në Bibël flitet vetëm për 4 urdhna të mbretënve persjanë në lidhje me Jeruzalemin. I pari âsht aj i Cyrus-it që flet vetëm për rindërtimin e Tempullit, pa bâ fjalë për qytetin (1 Esdr. 1). I dyti âsht aj i Darius-it, birit të Hystaspit, që vetëm konfirmon urdhnin e Cyrus-it (1 Esdr. 5). I treti âsht i Artaxerxès-Longuemain, që daton prej vitit t'shtatë të mbretnisë së tij dhe që iu dha Esdras-it (1 Esdr. 7). Urdhni i katërt âsht po i Artaxerxès-it që iu dha Nehemisë në vitin e njizetë të mbretsnisë së tij dhe ban fjalë për rindërtimin e mureve të Jeruzalemit (2 Esdr. 2:1). Asnji prej tre urdhnave të para nuk flet për rimbkâmjen e Jeruzalemit por vetëm urdhni i katërt, llogaritja e të cillit simbas fjalve të profecisë mbi ardhjen e Mesisë korrespondon në mnyrë perfekte me të tana ngjarjet historike, e veçânarisht me Jeten dhe Vdekjen e JEZU-KRISHTIT.

Shtatëdhetë javet (70x7ë490 vjet) që fillojnë në vitin e 20-të të mbretnisë së Artaxerxès-it dhe mbarojnë me braktisjen hyjnore të popullit çifut, ndahen prej Arkêngjellit Gabriel në tre pjesë : 7 javë (49 vjet), 62 javë (434 vjet) dhe 1 javë (7 vjet). Shtatë javët e para ose 49 vjet fillojnë prej vjetit të 20-të mbretnisë së Artaxerxès-it, në vjetin 455 para KRISHTIT, dhe mbarojnë me rikonstruksjonin e plotë të Tempullit. 62 javët e dyta (434 vjet) fillojnë prej rindërtimit të tempullit deri në Pagzimin e KRISHTIT prej sh'Gjon Pagzorit në lumin e Jordanit. Pra simbas profecisë, prej fillimit të 70 javëshit dhe Pagzimit të KRISHTIT janë 483 vjet. Evangjelisti sh'Lukë rrëfen se Pagzimi i KRISHTIT ndodhi në vjetin e 15-të Mbretnisë së perandorit romak Tiberius, që bjen në 782 vjetorin e krijimit të qytetit të Romës, kurse vjeti i 20-të i mbretnisë së Artaxerxès-it korrespondon 299 vjet mbas krijimit të qytetit të Romës. Diferenca midis ktyre dy ngjarjeve âsht 483 vjet, po aq sa e profecisë.

Mbas Pagzimit KRISHTI ZOT ka unjillzue afro 3 vjet e gjysë, që korrespondon egzaktsisht me mesin e javës (7 vjet) të profecisë, kur me vdekjen e Tij shëlbuese në Kryq anuloi sakrificat dhe Ligjin e vjetër për me formue Ligjin e ri të Hirit apo Beslidhjen e Ré.

Qé edhe nji tjetër profeci e profetit Jeremija, i cili ka jetue rreth viteve 580 para KRISHTIT ZOT, e që lajmon kjartë ardhjen e KRISHTIT Mbret :

« Kanë me ardhë ditët, thotë Zoti, kur kam me krijue nji Aliancë të ré me shpinë e Izraelit dhe shpinë e Judës, jo simbas aleancës që kam lidhë me etnit e tyne diten kur i kam marrë për doret për me i nxjerrë prej Egjiptit, aleancë që e kanë shkelë dhe ku i kam manifestue forcen Teme, thotë Zoti. » (Jeremia 31:31-32)

Realizimin dhe konfirmimin e plotë të profecive të Testamentit të Vjetër mbi ardhjen e Mesísë, KRISHTIT Mbret, e gjejmë të konfirmueme prej vetë pêndës së evangjelístave në Testamentin e Ri, të cillët, t'frymëzúem prej SHPIRTIT-SHÊJT, shpallin publikisht vërtetsínë dhe përmbushjen e profecive të lashta në Personën hyjnore të Shëlbuesit tonë JEZU-KRISHTIT, Zot e Njiri, Pontif Suprem e Mbret i gjithsísë.

Tuej shfletue Unjíllin shêjt lexojmë se Arkengjëlli Gabriel, i dërguem prej vetë ATIT Qielluer me lajmnue Mishnímin e Fjalës hyjnore, i profetizói Virgjinës MARI se Fmíja që kishte me lindë âsht shêjt dhe se ATI i gjithpushtetshëm kishte me i dhanë Atij [JEZUSIT] fronin e Davidit, se Aj kishte me mbretnue n'shpinë e Jakobit përgjithmonë dhe se mbretníja e Tij nuk kishte me mbarue kurrë (Sh'Luka 1:32-33). Mbas lindjes së JÉZUSIT, tre mbrètën prej Lindjes erdhën në Jeruzalem me kërkue dhe adhurue Mbretin e hebrèjve :

« Ku âsht Mbreti i hebrèjve se kena pâ hyllin e Tij n'Lindje dhe kèna ardhë me E adhurue. » (Sh'Mateu 2:6)

Vetëm Zoti adhurohet, sepse JÉZUSI asht Zot dhe Mbret.

Tre mbrètnit dijetàrë paganë i prúne KRISHTIT Mbret tri dhurata t'veçanta, t'cillat dishmojnë kjartë hyjnínë, mbretnínë dhe humanitetin e JÉZU-KRISHTIT : temján, për me adhurue Zotin, âr, për me nderue mbretnit dhe mirrë, për me varros trupin.

I trazuem jashtë maset prej fjalve të tre Mbrètënve dijetarë, Mbreti Herod konsultoi kryepriftníjtë dhe skribët për me ditë se ku kishte me lindë KRISHTI, fjalë që don me thânë i Vojósuni, Mbreti. - Simbas ceremonísë t'konsakrimit mbretnuer, mbreti vojóset me vojin e shêjtë - . Të dítunit e Izraelit iu përgjigjen se, simbas profecive, KRISHTI kishte me lindë në Bèthlehem, simbas profecisë të profétit Miké (Sh'Mateu 2:4-6) :

« E tí, ô Bèthlehem Éfrata, megjithse jé nji qytet i vogël midis qyteteve të Judésë, prej tèjet ka me dalë Mbreti i Izraelit. » (Profeti Miké 5:2)

Nji shembull tjetër të Mbretnís' JEZU-KRISHTIT e ndeshim në dishmínë e Apostullit shën Nathanaël ose shën Bartolomèu, i cilli e emnon JÉZUSIN : Biri i Zotit dhe Mbreti i Izraelit (Sh'Gjoni 1:49), kurse me rastin e hymjes s'KRISHTIT në Jeruzalem, të Dielen e Larit, populli brohoriste dhe lavdóte JÉZUSIN kshtú :

« Hozàna, bekue kjoftë Aj që vjen në emën t'Zotit, Mbreti i Izraelit. » (Sh'Gjoni 12:13)

Sh'Luka Evangjelist përshkruen thirrjet e popullit me fjalët : "Bekue kjoftë Mbreti që vjen në êmnin e Zotit". (Sh'Luka 19:38). Kto lavdime përmbushin profecinë e profetit Zakaríja, në Testamentin e Vjetër, i cilli profetizonte saktësisht hymjen e KRISHTIT Mbret në Jeruzalem até të Díele t'bekueme para fillimit të Pasionit që JÉZUSI kishte me vuejtë për shëlbimin e njerzímit :

« Gzóhu pa masë, ô Bijë e Sionit; thírrë prej gzímit, ô Bijë e Jeruzalemit! Qé, Mbreti yt po vjen te tí; i Drejti, Shëlbuesi. Aj âsht i vórfën dhe vjen i ulun mbi gomar. » (Profeti Zakaríja 9:9)

Për mâ tepër, para Pilatit, JEZUSI deklaroi publikisht se âsht Mbret (Sh'Mateu 25:31-40) dhe se Atij i âsht dhânë çdo pushtet e fuqí n'qiell e n'tokë (Sh'Mateu 28:18). Sh'Gjon Evangjelísti e quen JEZUSIN "Princ i mbretënve të botës" (Apokalipsi 1:5) dhe "Mbret i mbretënve e Zot i gjithshkàjet" (Apokalipsi 19:16). Apostulli i kombeve dhe unjillzúesi i Ilirísë, sh'Pali, shton se KRISHTI Mbret duhet me mbretnue, e n'fundin e botës Aj ka me i vue nën kâmbë [nën sundim] anmiqtë e Zotit (Prej letrës së parë të sh'Palit drejtue Koríntasve 15:25).

JEZU-KRISHTI si Zot âsht Krijuesi jonë, i tânë njerzve pa përjashtim, e për rrjedhojë Aj ka të drejtë sunduese mbi të gjithë né, krijesat e Tija :

« E tânë toka t'druejë Zotin; të gjithë banorët e botës t'jenë n'admirim para Tij, sepse Aj foli dhe ata u bâne; Aj urdhnoi dhe ata u krijuen. » (Psalmi 32:8)

« ATI Jem dhe Un, Na jena Nji. » (sh'Gjoni 10:30)

« Aj që Më shef, shef ATIN Tem. » (Sh'Gjoni 14:10)

« Ju M'thirrni Mjeshter dhe Zot e ju thoni te verteten : ne fakt ashtu Un jam. » (Sh'Gjoni 13:13)

« JEZUSI i tha : Un jam Udha, e Vërteta dhe Jeta. » (Sh'Gjoni 14:6)

Vetëm Zoti mundet me thanë se asht e Vërteta dhe Jeta.

Kto profecí mesjanike që rradhita ktu nalt, munden me u kontrollue në Shkrimet Shêjte, e kam fjalen për kopjet biblike t'autorizueme (përkthime e tekste autentike) prej Selisë-Shêjte, si të Beslidhjes së Vjetër ashtu edhe të Beslidhjes së Ré, kopje (kodekse) që kanë mbrritë pa ndryshim deri në ditët tona dhe janë pjesë nderit e arshivave në Vatikan, në muzeume e biblioteka të ndryshme në Evropë e ma gjanë. Edhe egzistenca e ktyne kodekse autentike, si p.sh. Bibla Septante në greqisht, e përkthyeme nga hebraishtja dhe armenishtja prej 70 rabijve të Sinagogës së Vjetër hebraike dhe me urdhën të Perandorit bizantin t'athershëm e publikueme botnisht afro 280 vjet para KRISHTIT Zot, Codex Alexandrinus, Codex Vaticanus, Codex Sinaiticus, Codex Amiatinus, etj. që munden me u konsultue gratis në Internet e që datojnë të gjitha para lindjes së Muhamedit në 570 AD) demaskojnë shpifjet islame mbi korruptimin e Shkrimeve Shêjte.

Historija e Abrahamit dhe Ishmaelit, n'nji formë t'korruptueme gjindet edhe n'Kur'an, ku pretendohet se Hyji paska lidhë Aleancen përmes Ibrahimit dhe Ismajlit, por kto dy personazhe kuranore nuk përfaqsojnë dy patriarkët biblikë dhe historinë e tyne të vërtetë që gjindet vetëm në Biblen dhe Traditen shêjte Katolike.

 

 

+ Shtatë Vuejtjet e tejet Shêjtes Virgjinës MARI +



Kto shtatë Vuejtje janë :

1. Profecíja e priftit të naltë Simeon gjatë Prezantimit të JEZUSIT në Tempull ;

2. Ikja e Familjes shêjte në Egjipt ;

3. Hupja e JEZUSIT në Tempull ;

4. Takimi i JEZUSIT me Zojen e Bekueme në Rrugën e Krygjës ;

5. Vdekja e JEZUSIT në Krygj ;

6. Ulja e Trupit t'pajetë të JEZUSIT në prêhnin e Nanës tenZot ;

7. Varrosja e JEZU-KRISHTIT.


Thuhet se njiherë Nâna e Zotit i tha shêjtes Brixhitë : "Hjedh shikimin mbi fmijtë e njerzve me pâ mos ndokush ndien mshirë për Mue, por mjerisht, shof vetëm pak vetë ! N'kjoftë se shumë Më harrojnë, s'pakut ti, bija éme, mos M'harro. Mendo sa shumë kam vuejtë [për ty]".

Nji herë JEZU-KRISHTI i tha t'lumes Veronikës së Binaskos : "Bija éme, lotët që derdh në kompasion për vuejtjet e Mija Më pëlqejnë por, kujto se për arsye të dashtnisë t'Éme t'jashtzakonshm

e për Nânen t'Éme, lotët që derdh në kompasion për vuejtjet e Saja, janë mâ të çmueshme."

Nâna e Zotit i tha kshtû shêjtes Brixhitë : "Pavarsisht prej numrit t'mkateve t'nji mkatnori, n'kjoftë se aj drejtohet te Un me nji vullnet të sinqertë me bâ pendesë, jam e përgaditun me e pranue me dashtni, sepse nuk shof numrin e mkateve që ka bâ por dispozicjonin me t'cilin ai vjen te Un. Nuk ndiej asnji neverí me shërue plagët e tija sepse quhem dhe në t'vërtetë jam Nâna e Mshirës."

Besimtarët që rrecitojnë me devocjon "7 Ju Falemi MARI", tue shtue n'fund thirrjen : "Virgo Dolorosíssima, ora pro nobis" (Virgjina e Vuejtjeve, lutuni për ne), munden me fitue 5 vjet indulgjencë. (S.P. Ap., 22 Nandor 1934)

Mundet gjithashtu me u fitue nji indulgjencë e plotë n'kjoft se nga ora 3 mbasdite e të Premtes së Madhe e deri në misditen e të Shtundes së Madhe shpenzojmë pak kohë (s'pakut gjysë oret) me kujtue me dashtni e respekt Vuejtjet e Nanës së tenZot. Kushtet e zakonshme me fitue indulgjencën janë rrfimi, Kungimi dhe lutja simbas qëllimeve të Selisë-Shejte (1 Pater, 1 Ave dhe 1 Gloria mjaftojnë). Indulgjenca fitohet kur asht krye borxhi i Pashkve (pra rrfimi dhe Kungimi per Pashkë).

Në shkrimet e doktorit të Kishës, sh'Alfons-MARIA Liguori, përmendet nji revelacjoni qiellor i shêjtes Elizabetë të Hungarisë ku Zoti jonë JEZU-KRISHTI premton 4 hire t'veçanta për ata që janë të devoçëm ndaj vuejtjeve të tejet shêjtes Virgjinës MARI :

1. Ata që kanë me iu lutë Virgjinës MARI, nën titullin "Nana e Vuejtjeve", do të kenë nji pendesë t'vërtetë të mkateve të tyne para vdekjes.

2. Shëlbuesi jonë ka me i mbrojtë ata në mundimet e tyne, veçanarisht në momentin e vdekjes.

3. JEZU-KRISHTI ka me gdhêndë në tà memorjen e Pasionit të Tij dhe ka ma i shpërblye për kyt gjâ në Parriz.

4. Shëlbuesi ka me i bâ kta besimtarë shërbtorë aq të devoçëm n'duert e Zojes' Bekueme, saqë Virgjina MARI do t'sillet me tà simbas vullnetit t'saj, dhe do t'u sigurojë tâna hiret që ajo dishiron.

 


+ PREJ LITURGJISE SE T'PREMTES SE MADHE +



« O populli Em, çka t’kam bâ ? N’çka t’kam trazue ? Mu përgjigj. Mbasi të nxora jashtë Egjiptit, ti i përgadite nji Kryq Shelbuesit tand...« Ἅγιος ὁ Θεός ; Sanctus Deus ; Zot Shêjt ; Ἅγιος ἰσχυρός ; Sanctus Fortis ; I Fortë Shêjt ; Ἅγιος ἀθάνατος, ἐλέησον ἡμᾶς ; Sanctus Immortalis, miserere nobis ; I Pavdekshëm Shêjt, kini mshirë për né. » Mbasi t’udhëhoqa nëpër shkretinë për 40 vjet, t’ushqeva me mana dhe t’pruna në nji tokë të mirë e të frytshme, ti i përgadite nji Kryq Shelbuesit tand... Çka asht dashtë me ba ma shumë për ty që nuk e kam ba ? Me t’vërtetë t’mbolla si vreshten Teme ma t’shkëlqyeshme, zakonisht i idhtë me Mue : Me t’vërtetë, ti Më dhè ufull për etjen Teme dhe me nji shtizë ti shpove krahnorin e Shelbuesit tand... I ndëshkova t’lindunit e parë t’Egjiptit, për hatrin tand, dhe ti M'dorzove te rrahja me kamgjik. Të udhëhoqa jashtë Egjiptit, tuej fundosë Faraónin në Detin e Kuq, dhe ti M'dorzove te Shefi i priftnijve. Hapa Detin para tejet, dhe ti hape anen Teme me nji shtizë. Eca para tejet në kolonën e rêsë, dhe ti Më udhëhoqe te oborri i Pilatit. T’dhashë me hangër mana në shkretinë, dhe ti Më rrxove me rrahje e kamgjik. Τë dhashë me pî ûjë pshtues prej shkambit, dhe ti Më dhè vrer e ufull me pî. I rashë mbretënve kananitë, për hatrin tand, dhe ti i rê Kokës Teme me shkop. Të dhashë nji skeptër mbretnuer, dhe ti Më dhê nji kunorë fêrrash. T’nalcova me fuqi të madhe, dhe ti M'vare në drunin e Krygjës. » (Prej Liturgjisë romake në ceremonitë e t’Premtes s’Madhe)