sabato, luglio 14, 2012

Egzaminim i shkurtë kritik i "meshës së ré" të Palit VI : "Ndërhymja Ottaviani"

përktheu
Illyricum Sacrum




 

Kardinali Alfredo Ottaviani





Parathânje



Ky text âsht shkrue në 1969 si përgjigje kundër "Meshës së ré" të nxjerrun prej Palit VI po në kyt vit. Studimi i përket Monsinjorit Michel Louis Guérard des Lauriers O.P. dhe âsht firmos e aprovue prej Kardinalit Alfredo Ottaviani e Monsinjorit Antonio Bacci.

Monsinjori Guérard des Lauriers O.P., dominikan francez e doktor në teologjí, ka kênë profesor në Universitetin Papnuer të Lateranit (Romë) dhe kshilltar e rrfyes personal i Papes Piu XII. Në 1970, Pali VI i kërkoi At Guérard des Lauriers O.P., dhe disa profesorëve të tjerë konservatorë në universitete papnuere të Romës, me dhanë dorëhjekjen prej Universitetit të Lateranit.

Kardinali italjan Alfredo Ottaviani ka kênë Sekretar personal i Papës Piu XI dhe, gjatë kohës së Papës Piu XII, Prosekretar i Kongregacjonit Shêjt e Suprem të Zyrës së Shêjtë (Congregationis Sancti Officii), që ishte i pari Kongregacjon shêjt roman i themeluem prej Papës Pali III në 1542 për me luftue herezinë dhe mbrojtë pastërtinë e Fesë Katolike.

Monsinjori italjan Antonio Bacci ka kênë specjalist i shquem n'liturgjí dhe latinisti mâ i mirë i shekullit XX.

Shumë prej devijimeve liturgjike t'vërejtuna n'kyt studim shifen të konkretizueme n'ditët tona në ato ndërtesa t'Kishës Katolike ku "mesha e ré" e Palit VI, me ndryshime të tjera t'bâme n'vitet e mâvonshme, celebrohet tash gadi 43 vjet.

Shprehjet mes parantezave "[ ]" janë shënimet e përkthyesit.




Monsinjori Guérard des Lauriers O.P.



- I -



       Sinodi episkopal i thirrun n'Romë n'muejin e Tetuerit 1967 u mblodh me gjykue mbi celebrimin eksperimental të t'ashtuquejtunës "meshë normative" [apo "meshë e rregullt"], e projektueme prej "Komitetit për aplikimin e Konstitucjonit konçiljar mbi liturgjinë" ("Consilium ad exequendam Constitutionem de Sacra Liturgia"). Kjo "meshë" shkaktoi konfuzjonin mâ t'madh në mes të antarve të Sinodit : 43 vota (non placet) krejtsisht kundër, 62 vota (juxta modum) me reserva t'shumta e thelbsore dhe 4 abstenime prej nji totali të 187 votuesve.

Mediat ndërkombtare t'informacjonit folën për nji « refuzim » nga ana e Sinodit të "meshës" së propozueme, kurse shtypi me tendencë novatore e kaloi ngjarjen n'heshtje. Nji revistë periodike e njoftun, me karakter fetar, përmblodhi me kto fjalë ritin e ri :

« Dishirojnë me zhdukë gjithë teologjinë e Meshës. N'substancë, i afrohena teologjisë protestante e cilla e ka shkatrrue Sakrificen e Meshës. »

Në "Meshen e ré", t'shpallun prej Konstitucjonit "Missale romanum" me 3 Prill 1969, gjejmë identike n'substancë, "meshen normative". Qysh prej 1967, duket se Konferencat episkopale nuk janë konsultue aspak mbi kyt "meshë të ré".

Konstitucjoni "Missale romanum" pohon faktin se Meshari i vjetër i nxjerrun prej Papes sh'Piu V, me anen e bullës "Quo Primum" të 19 Korrikut 1590, meshar që vjen qysh prej Papës sh'Gregori i Madh e biles para tij [1], ka kênë gjatë 4 shekujve norma e celebrimit të Sakrificës së Meshës për meshtarët e ritit latin. Konstitucjoni "Missale romanum" shton gjithashtu se n'kyt Meshar të sh'Piut V, t'përhapun n'tânë boten, "shêjtën t'panumërt gjetën ushqimin e bollshëm të devocjonit t'yne ndaj Zotit tuej marrë prej ktij Mesharit leximet e Shkrimeve Shêjte dhe lutjet". Po simbas ktij Konstitucjoni, reforma, që e nxjerr përfundimisht jashtë përdorimit Mesharin e sh'Piut V, do t'ishte e nevojshme me u fillue "atherë kur do t'fillonte me u zhvillue dhe me u përhapë n'popullin e krishtênë lëvizja liturgjike".

Afirmimi i mâsipërm, pa asnji dyshim, përmban nji gabim t'rândë.

N'kjoftë se me t'vërtetë populli i krishtênë shfaqi dishiren me njoftë thesaret autentike e t'pavdekshme t'liturgjisë, kjo u pâ gjatë kohës së sh'Piut X, si pasojë e nxitjes që ky Papë i dha njohjes liturgjike. Por populli katolik nuk ka kërkue kurren e kurrës me ndryshue apo cungue liturgjinë për nji kuptim mâ t'mirë të saj. Ajo që besimtarët kërkojnë me kuptue mâ mirë âsht liturgjia katolike, unike dhe e pandryshueshme, t'cillën ata nuk dishirojnë kurrë me e ndryshue.

Meshari romak i sh'Piut V ka kênë shumë i shtrenjtë për katolikët, meshtarë e laikë, t'cillët e venerojshin fetarisht. Nuk e kuptojmë se si përdorimi i ktij Meshari, i publikuem me nji parathânje t'përshatshme, mund t'pengojnë nji pjesmarrje mâ t'madhe dhe nji njohje mâ t'mirë të liturgjisë shêjte; nuk e kuptojmë pse ky Meshar, t'cillit i njihen meritat e tija t'mëdhaja prej vetë Konstitucjonit "Missale romanum", nuk vlersohet mâ me kênë n'gjêndje me vazhdue me ushqye devocjonin liturgjik të popullit t'krishtênë.

Kshtû pra, Sinodi episkopal refyzoi kyt "meshë normative", por ajo, n'substancë, gjindet prapë e njêjtë në "Meshen e ré" që po na imponohet sod. E kjo "meshë" nuk i âsht nënshtrue asnjiherë gjykimit kolegjial të Konferencave episkopale. Besimtarët katolikë, e kryesisht ato të misjoneve, nuk kanë kërkue kurrë asnji lloj reformet të Meshës Shêjte [të sh'Piut V]. Nuk mundena, pra, me i dallue arsyet e legjislacjonit t'ri që rrënon nji traditë t'pandryshueme qysh prej shekujve të katërt apo t'pestë, nji e vërtetë e njoftun prej vetë Konstitucjonit "Missale romanum".

Për rrjedhojë, tuej mos pasë asnji lloj motivit me egzistue, zbatimi i ksaj reforme duket i paarsyshëm, gjâ që nuk e justifikon pranimin e saj prej besimtarve katolikë.

Në numrin 50 të Konstitucjonit mbi liturgjinë, Konçili shpreu kjartë dishirën që "pjesët e ndryshme të Meshës të riorganizohen në atë mnyrë që arsyet e veta të sejcillës pjesë si dhe lidhjet e tyne t'ndërsjêllta të duken mâ kjartë". Do t'shofim mâ poshtë sesi "mesha e ré" i përgjigjet ksaj dishiret, tuej mos ruejtë as mâ t'voglin kujtim.

Egzaminimi i detajuem i "meshës s'ré" zbulon ndryshime aq t'rândsishme saqë gjykimi i saj âsht gjykimi i "meshës normative".

"Mesha e ré", ashtû si "mesha normative", âsht ndërtue për me knaqë në shumë pika protestantët mâ modernista.



- II -



T'fillojmë me përkufizimin e Meshës. Ai nepet në numrin e 7 të kapitullit të dytë të Institutio generalis (Udhëzim i përgjithshëm). Ky kapitull titullohet : "Struktura e Meshës".

Qé përkufizimi :

« Darka e Zotit ose Mesha âsht asambleja fetare e shêjtë apo tubimi i popullit të Hyjit që mblidhet s'bashkut, nën drejtimin e meshtarit, për me celebrue memorialin [përkujtimin] e Zotit. [2] Prandaj âsht me t'vërtetë i vlefshëm premtimi i Krishtit për asamblenë lokale të Kishës shêjte : Atje ku dy ose tre vetë janë të mbledhun në êmnin t'em, atje jam n'mes t'yne (Mateu XVIII, 20). »

Përkufizimi i Meshës âsht pra i reduktuem n'até të nji "darke", e kjo riduket vazhdimisht në numrat 8, 48, 55d, 56 të Institutio generalis. Për mâ tepër, kjo "darkë" âsht darka e asamblesë të drejtueme prej meshtarit, darka e asamblesë t'mbledhun me realizue "memorialin e Zotit", që përkujton atë që bâni t'Enjten e Madhe.

E gjitha kjo nuk nënkupton as Prezencen reale [të KRISHTIT Zot në Osten shêjte], as realitetin e Sakrificës së Meshës, as karakterin sakramental të meshtarit që konsakron e as vlerën thelbsore të Sakrificës eukaristike, pavarsisht pranisë së asamblesë. [3]

Me nji fjalë, ky përkufizim i ri nuk përmban asnji prej elementave dogmatikë që janë esenciale për Meshën dhe që formojnë përkufizimin e saj të vërtetë. Heqja, n'kyt vênd, e ktyne elementave dogmatikë, ka kênë e qëllimshme. Nji mungesë e tillë e qellimshme nënkupton "tekjalimin" dhe, t'pakten në realitet, mohimin e ktyne elementave dogmatikë. [4]
Në pjesen e dytë të t'njêjtit paragraf, gabimi i rândë rândohet edhe mâ shumë. N'fakt, aty afirmohet se asambleja realizon "me të vërtetë" premtimin e KRISHTIT : "Atje ku dy ose tre vetë janë të mbledhun në emnin t'em, atje jam n'mes t'yne". Përkundrazi, ky premtim, që ka t'bâjnë vetëm me prezencen shpirtnore të KRISHTIT me anen e hirit ["gratia"], vêhet në t'njâjtin rang cilësor, e biles me nji intestitet mâ t'nâltë, me Prezencen sakramentale eukaristike, thelbsore e fizike [të KRISHTIT Zot në Osten shêjte].

Në numrin 8 vijon menjiherë nji nëndamje e "meshës" në liturgjinë e fjalës dhe në liturgjinë eukaristike, tuej afirmue se në "meshë" përgaditet « si mensa e fjalës së Hyjit ashtû edhe mensa e Trupit të Krishtit » e ku besimtarët marrin udhëzim e ripërtritje »; kjo thânje paraqet nji asimilim t'përbashkët krejtsisht t'paligjshëm të dy pjesëve të liturgjisë, i ngjashëm me asimilimin mes dy shênjave me vlera simbolike t'përbashkta, mbi t'cillen do t'kthena mâ vonë.

"Meshës së ré" i nepen êmnime t'panumërta : Kto êmnime mund t'pranohen n'kjoft se shifen me nji kuptim relativ e t'përgjithshëm; por n'kjoft se ato konsiderohen me nji kuptim absolut, tuej pâ sejcillin êmnim veças, ashtû si ato janë në realitet, atherë ato bahen t'papranueshme. Po citojmë disa prej tyne : « Akti i Krishtit dhe i popullit të Hyjit », « Darka e Zotit ose Mesha », « Banketi i Pashkve », « Pjesmarrja e përbashkët në mensen e Zotit », « Memoriali i Zotit », « Lutja eukaristike », « Liturgjia e fjalës dhe liturgjia eukaristike », etj.

Duket kjartë se theksi vêhet me kâmbëngulje mbi darkën dhe memorialin, n'vênd që t'vêhet mbi ripërsëritjen e pagjakshme të Sakrificës së Kalvarit. Edhe shprehja « Memoriale Passionis et Resurrectionis Domini » (Memoriali i Pasionit dhe Ringjalljes së Zotit » âsht e pasaktë, sepse Mesha âsht vetëm memoriali i Pasionit të Zotit, që âsht shëlbues n'vetvêdi, kurse Ringjallja âsht fryti i Pasionit. [5] Do t'shofim mâ poshtë se me çfarë konsistèncet [shpeshtsíjet] rinovohen e përsëriten kto gabime si në vetë formulen konsakruese ashtû edhe në të tânë "Meshen e ré".



- III -



T'shofim tashti fundin e "Meshës".

1) Qëllimi final i Meshës âsht me i dhanë lavdí t'SHEJTNUESHMES TRINI, simbas vetë fjalve të KRISHTIT që diftojnë motivin e Mishënimit :

« Tuej hí n'botë [JEZUSI] thotë : "Nuk keni dashtë viktima e sakrifica, por M'keni formue nji Trup" (Ps. XL, 7-9, in Hebr. 10,5) ».

Ky qëllim final âsht zhdukë prej "meshes s'ré" :

- gjatë lutjes së Ofrimit, "Offertorium", lutja "Suscipe, Sancta Trinitas" âsht hjekë;
- kah fundi i "meshës", lutja "Placeat tibi, Sancta Trinitas" nuk thuhet mâ;
- te lutjet e "Praefatio", n'ciklin e të dielave nuk thuhet mâ lutja e dedikueme t'SHEJTNUESHMES TRINI, por kjo lutje thuhet tashti vetëm në diten e Festes së SHEJTNUESHMES TRINI, prà vetëm 1 herë n'vjèt.

2) Qëllimi i zakonshëm i Sakrificës së Meshës âsht pajtues [5-1]. Edhe ky qëllim âsht devijue, sepse n'vênd që me u vue theksi mbi faljen e mkateve të t'gjallve e të t'dekunve, aj vêhet mbi t'ushqyemit dhe shêjtnimin e t'pranishmve (n. 54). Asht e vërtetë se KRISHTI themeloi Sakramêndin n'Darken e fundit dhe e vuni Vêdin n'gjêndjen e viktimës për me na bashkue me Té n'kyt gjêndje, por qëllimi pajtues, "propiziatorio", i paraprín t'ushqyemit dhe ka nji vlerë t'plotë shëlbuese [n'vetvedi], që rrjedh prej Sakrificës së përgjakshme të KRISHTIT; prandej edhe t'pranishmit nuk janë të detyruem me marrë Kungimin shêjt n'mnyrë sakramentale. [6]

3) Qëllimi i parë i Meshës. Asht thelbsore, pavarsisht prej natyrës, që sakrifica t'jetë e pëlqyeshme, e pranueshme dhe konkretisht t'pranohet prej Zotit. N'gjêndje t'mkatit origjinal, asnji sakrificë nuk ka të drejtë me kênë e pranueshme. E vetmja Sakrificë që ka të drejtë me u pranue âsht Sakrifica e KRISHTIT. Por në "meshen e ré", oferta shnatyrohet n'nji lloj shkëmbimi dhuratash mes njirit dhe Zotit; njiri ofron bukën dhe Zoti e shndrron në "bukë jete"; njiri ofron vênën dhe Zoti e kthen në "pije shpirtnore" :

« Kjosh bekue, ô Zot, Hyji i universit : prej mirsisë tande kèna marrë kyt bukë (ose vênë) fryt i tokës (ose i vreshtës) dhe i punës' njirit; po ta ofrojmë n'mnyrë që t'bâhet për né ushqim i jetës t'përjetshme (ose pije shelbimit) [në latinisht : "potus spiritualis"] ».

Asht e tepërt me theksue pakjartsinë absolute të dy termave "bukë jete" dhe "pije shelbimit" t'cillat mund t'nënkuptojnë gjithshka. Ktû rigjejmë gabimin identik e t'rândë të përkufizimit të Meshës ku KRISHTI âsht prezent vetëm n'mnyrë shpirtnore mes besimtarve dhe buka e vêna janë t'ndryshueme n'mnyrë shpirtnore dhe jo thelbsore apo substanciale.

Në përgaditjen e ofertës, aplikohet nji lojë e ngjashme gabimesh tuej hjekë 2 lutje t'shkëlqyeshme :

Lutja e parë, «Deus, qui humanae substantiae dignitatem mirabiliter condidisti et mirabilius reformasti » (O Zot që keni krijue n'nji mnyrë t'mrekullueshme natyrën fisnike të njirit dhe me nji mrekulli tjetër mâ t'madhe e keni reformue), kujton gjêndjen e dikurshme t'pafajsisë të njirit [para mkatit t'Adamit] dhe gjendjen e tij aktuale t'shëlbueme prej Gjakut të KRISHTIT : sintezë e shpejte dhe diskrete e gjithë ekonomisë [7] së Sakrificës, prej Adamit deri te momenti i tanishëm.

Lutja tjetër e hjekun, oferta finale pajtuese e Kupës ("calice") që të zdrypte si nji « parfum i âmbel » ("cum odore suavitatis") n'praninë e Madhnisë hyjnore t'Cillit i kërkohej mshirë, përsëríste n'nji mnyrë t'admirueshme ekonominë e shëlbimit. Tuej hjekë referimin e vazhdueshëm ndaj Zotit prej lutjes eukaristike, nuk egziston mâ asnji dallim mes sakrificës hyjnore dhe asaj njerzore.

Kur hiqet guri i temélit, duhen vue skela mbajtse; kur eliminohen qellimet reale të Meshës duhen shpikë qellime fiktive e t'rrêjshme. Dhe qé prà, kto gjeste,- që "n'meshen e ré" do të duheshin me shprehë bashkimin mes meshtarit dhe besimtarve, ose mes vetë besimtarve -, e kto oferta për t'vorfnit dhe për Kishen kanë me i xanë vendin flijímit të Ostes. E gjitha kjo ka me u bâ s'shpejtit qesharake, kurse kuptimi autentik i ofertës së Ostes Unike ka me u zhdukë gradualisht : pjesmarrja në sakrificën e Viktimës ka me u kthye n'nji mbledhje filantropësh dhe në nji banket bamirsíjet.



- IV -



T'konsiderojmë tashti esencën e flijimit.
Misteri i Krygjës nuk shprehet mâ n'mnyrë të kjartë, por lêhet n'errsinë, i mbuluem dhe i padukshëm prej popullit. [8] Qé arsyet :

1) Kuptimi i « lutjes eukaristike »

Kuptimi i t'ashtuquejtunës « Prex eucaristica - Lutjes eukaristike » "n'meshen e ré" âsht :

« e tânë asambleja [e besimtarve] t'bashkohet me Krishtin me lavdërue veprat e mëdhaja t'Hyjit dhe me ofrue sakrificen » (n. 54, fundi)

Për cillën sakrificë bâhet fjalë ktû ? Kush âsht ofruesi i sakrificës ? Nuk nepet asnji përgjigje. Përkufizimi hyrës i « Lutjes eukaristike » âsht ky :

« Ktû fillon momenti qëndror dhe kulminant i tânë ceremonisë, don me thânë Lutja eukaristike, që âsht lutja e falenderimit dhe e shêjtnimit » (n. 54, prolog). Efektet janë prà të zëvendsueme me shkaqet, mbi t'cillat nuk flitet asnji fjalë e vetme. Përmêndja eksplicite e qëllimit të Ofertës, që [në Mesharin e sh'Piut V] âsht n'lutjen "Suscipe  Sancte Pater" [9], ktû nuk âsht zëvendsue me asgjâ. Ndryshimi i formulimit zbulon ndryshimin e doktrinës [Fesë katolike].

2) Sakrifica eukaristike dhe prezenca e KRISHTIT

Shkaku i mospërmêndjes së kjartë të Sakrificës âsht, as mâ pak e as mâ shumë, zhdukja e Prezencës Reale [të KRISHTIT në Osten shêjte], aq e shndritshme n'liturgjinë eukaristike t'mâparshme. Egziston vetëm nji citim, në shënime, i marrun prej Konçilit të Trentës, që i referohet Prezencës Reale si ushqim (n. 241, shënimi 69). Prezenca Reale dhe permanente (e vazhdueshme) e KRISHTIT, Trup, Gjak, Shpirt dhe Hyjní, në Specjet e transubstancúeme [të bukës të shndrrueme në Trupin e KRISHTIT dhe të vênës të shndrrueme në Gjakun e KRISHTIT] nuk përmendet kurrë. Vetë fjala « transustanziazione » (transubstancim) [shndrrimi i substancës] âsht injorue krejtsisht.

Hekja e lutjes drejtueme Vetës së tretë të SHEJTNUESHMES TRINI, që t'ulet mbi ofertat si u ul n'Barkun [e Papërlyem] të Virgjinës me bâ mrekullinë e Prezencës Hyjnore, ban pjesë n'kyt sistem heshtjesh dhe mohimesh t'pafjala, tuej mohue, për mâ tepër, n'mnyrë t'vazhdueshme edhe vetë Prezencen Reale.

Qé edhe eleminime të tjera :

- eleminimi i gjunjëzimeve (janë lanë vetëm 3 gjunjëzime për celebruesin dhe 1, për popullin, me përjashtime, n'momentin e "konsakrimit");
- zhdukja e lamjes (pastrimit) të gishtave të meshtarit në kupë;
- mosruejtja e gishtave prej çdo kontakti profan mbas Konsakrimit;
- eleminimi i lamjes së enëve shêjte, që mund t'jetë jo e menjihershme, dhe jo e bâme mbi Korporal ("corporale");
- eleminimi i mbulojës së Kupës ("palla") për me mbrojtë Gjakun tejet shêjtë në Kupë;
- eleminimi i prarimit (mbulimit me ar) i enëve shêjte;
- eliminimi i konsakrimit të elterit të lëvizshëm;
- eliminimi i gurit të shêjtë dhe i relikeve në elterin e lëvizshëm dhe mbi « tavolinë » kur celebrimi nuk kryhet n'nji vend shêjt (ky dallimi na kujton « darkat eukaristike » në shtëpitë private);
- eleminimi i 3 mbulesave të elterit; tashti lêhet vetëm 1;
- eleminimi i falenderimit në gjuj që âsht zëvendsue me nji falenderim grotesk të celebruesit dhe pjesmarrësve që tashti rrijnë ulun, gjest ky anormal që plotëson nji kungim të parrespektueshëm në kâmbë;
- eleminimi i tâna rregullave antike n'rastin e ramjes së Ostes të konsakrueme; n'rastin e ktij incidenti, "n'meshen e ré" porositet, gadi si me sarkazëm, që « ostja të merret me respekt » (n. 239);

T'gjitha kto gjeste konfirmojnë n'nji mnyrë ofenduese refuzimin e nënkuptuem (implicit) të Dogmës së Prezencës Reale.

3) Funksionet që luan prezenca e elterit (n. 262)

Gadi vazhdimisht elteri quhet mensë (tavolinë). [10] « Elteri ose mensa e Zotit, që âsht qendra e tânë liturgjisë eukaristike » (n. 49; dhe n. 262). Specifikohet që elteri duhet t'jetë i ndamë prej mureve për me iu sjellë rrotull dhe n'mnyrë që celebrimi t'bahet përballë popullit (n. 262); preçizohet gjithashtu që elteri duhet t'jetë qendra e kongregacjonit (asamblesë) të besimtarve n'mnyrë që vëmêndja të drejtohet spontanisht mbi té [elterin] (ibid). Por krahasimi mes numrave 262 dhe 276 duket se përjashton komplet mundsinë që i Shêjtnueshmi Sakramend t'mundet me u ruejtë mbi kyt elter. Kjo ka me shënue nji dikotomí (ndamje) t'pareparueshme mes prezencës, te celebruesi, të Meshtarit Suprem e t'përjetshëm me vetë kyt Prezencë t'realizueme sakramentalisht. Përpara ata ishin gjithmonë nji prezencë e vetme. [11]

Tashti rekomandohet me ruejtë t'Shêjtnueshmin Sakramênd n'nji vênd t'veçuem ku mund t'aplikohet devocjoni personal i besimtarve, ashtû si bahet me nji relike çfarëdo, kshtû që kur t'hîhet n'Kishë nuk ka me kênë mâ Tabernakuli që ka me tërhjekë fill vëmêndjen por nji mense, tavolinë, e pambulueme dhe e zhdeshun. Edhe nji herë devocjoni personal vêhet kundër devocjonit liturgjik, çohet elter kundër elterit.

Në rekomandimin insistues që në kungim të shpërndahen Specjet e Konsakrueme në t'njêjten "meshë", tuej konsakrue biles nji bukë me përmasa mâ t'mëdhaja, [12] n'mnyrë që meshtari t'mundet me e ndâ t'pakten me nji pjesë të besimtarve, përsëritet qëndrimi përçmues kundrejt Tabernakulit ashtû si kundër gjithë devocjonit eukaristik jashtë meshës : nji tjetër heqje e dhunshme e besimit në Prezencen Reale. [13]

4) Formulat konsakruese

Formula antike e konsakrimit, që ishte nji formulë me t'vërtetë sakramentale dhe jo nji formulë narrative, tip reportazh, që përdoret në "meshen e ré", shprehej kryesisht në 3 pika :

a) Texti biblik jo i marrun fjalë për fjalë; shprehja paliniane « mysterium fidei - misteri i Fesë » ishte nji pranim i menjihershëm besimi i meshtarit në misterin e realizuem prej Kishës nëpëmjet meshtarisë s'tij hierarkike;

b) pikësimi dhe karakteri tipografik; hapsina e lanun në Mesharin e sh'Piut V para formulës konsakruese shprehte kalimin prej mnyrës narrative në mnyrën sakramentale dhe pohuese (afirmative); gjithashtû formula ishte me karaktere (shkronja) mâ të mëdhaja, e vendosun në mes të faqes dhe shpesh me nji ngjyrë tjetër për me tregue ndamjen e plotë të saj prej kontextit historik. E gjitha kjo i jepte me urtësi formulës nji vlerë autonome n'vetvedi.

c) anamnezia (përkujtimi) - kshtû quhet prej greqishtes nji pjesë e formulës konsakruese : «Haec quotiescumque feceritis in mei memoriam facietis » (Sa herë që ta bani kté, do ta bani n'kujtim T'em). Në greqisht kjo pjesë tingëllon : « eis tén emòu anàmnesin » (T'kthyem kah kujtimi Ém). Kjo formulë i referohej KRISHTIT operues (veprues) dhe jo thjesht kujtimit të Tij apo ngjarjes n'fjalë : pra nji ftesë me kujtue até që Ai bâni («haec... in mei memoriam facietis») dhe n'mnyrën se si e bâni dhe jo thjesht me kujtue Personen e Tij apo darken. Formula antike paliniane, e zëvendsueme sod "n'meshen e ré" : « hoc facite in meam commemorationem - bâni kté n'përkujtimin T'em », e urdhnueme me u thânë përditë në gjuhet e ndryshme vulgare [dhe jo në latinisht], ka me spostue n'mnyrë t'pariparueshme, n'mêndjet e dëgjuesve, theksin mbi përkujtimin e KRISHTIT si fundin e aktit eukaristik, n'nji kohë kur ky âsht vetëm fillimi i tij. Ideja finale e përkujtimores ka me ia xânë shpejt vêndin idesë së aktit sakramental. [14]

Mnyra narrative âsht tash e theksueme prej formulës « narratio institutionis - udhëzimi i institucjonit » (n.55d) dhe e përsëritun prej përkufizimit të anamnezísë, ku thuhet se « Kisha celebron përkujtimin e Krishtit » (n.55e)

Me dy fjalë : Teoria e propozueme për epiklezínë [14-1], ndryshimi i fjalve të Konsakrimit dhe i anamnezisë kanë si qëllim me ndryshue kuptimin e fjalve të Konsakrimit. Formulat konsakruese recitohen tash prej celebruesit si pjesë përbâse t'nji tregimi historik e jo mâ si shprehëse t'nji gjykimi kategorik [të prèmë] dhe afirmues t'thànuna prej Atij [KRISHTIT] n'Personën e t'Cillit aj [celebruesi] vepron :

« Hoc est Corpus meum - Ky âsht Trupi Ém » dhe jo «Hoc est Corpus Christi - Ky âsht Trupi i Krishtit », siç thuhet në "meshen e ré". [15]

Miratimi mandej prej popullit, fill mbas konsakrimit : « Lajmnojmë vdekjen tande, ô Zot, ... n'pritje të ardhjes tande » bjen, i maskuem me eskatologjízëm [15-1], ambiguitetin [pakjartsinë] e rradhës mbi Prezencën Reale. Shpallet, mbas fjalve të Konsakrimit, pa nji zgjidhje vazhdimsijet, ardhja e dytë e KRISHTIT në fundin e botës, bash n'momentin kur Ai supozohet me kênë vërtet, realisht e substancjalisht mbi elter, sikur ajo e jo kjo t'ishte ardhja e vërtetë.

Mohimi i Prezencës Reale theksohet mâ shumë në formulen e shpalljes fakultative n. 2 (Shtesë) : « Çdo herë që hàjmë prej ksaj buket dhe píjmë prej ksaj kupet shpallim vdekjen tande, ô Zot, n'pritje të ardhjes tande », ku realitetet e ndryshme të imolimit, ngrànjes, Prezencës Reale dhe ardhjes së dytë të Krishtit arrijnë kulmin e ambiguitetit. [16]



- V -



T'analizojmë tashti elementet e veçanta konkrete të Sakrificës.

Në Mesharin e sh'Piut V ishin katër elementet e sakrificës, simbas rândësisë : 1) KRISHTI 2) meshtari 3) Kisha Katolike 4 ) besimtarët

[Në "meshen e ré" kjo rânditje âsht përmbysë krejtsisht.]

1. Besimtarët. Në "meshen e ré" vêndi që u caktohet besimtarve âsht i pamvarun e absolut, për rrjedhojë totalisht i rrêmë, qysh prej përkufizimit të "meshës s'ré" : « Mesha âsht asambleja shêjte ose tubimi i Popullit të Hyjit » e deri te përshndetja që celebruesi i ban popullit, e cilla do t'i shprehte komunitetit t'mbledhun « prezencën » e Zotit (n. 28) : « Përshndetja meshtarake dhe përgjigja e popullit përfaqsojnë misterin e kishës s'mbledhun ». Bahet fjalë prà për nji prezencë të vërtetë të KRISHTIT, por vetëm si prezence shpirtnore [virtuale], dhe për misterin e kishës, por thjesht si nji asamblé që manifeston e kërkon ("sollecita") nji prezencë të tillë.

Kjo përsëritet gjithkûnd : karakteri komunitar i "meshës ré" i ritheksuem n'nji mnyrë obsesive (n. 74-152); dallimi i papâmë ndonjherë mes « meshës me popull » dhe « meshës pa popull » (n. 77 dhe 209); përkufizimi i « lutjes universale ose t'besimtarve » (n. 45) ku nënvizohet edhe njiherë « detyra meshtarake » e popullit (« populli që ushtron funksionin e tij meshtarak ») paraqesin arsyet e gabueme të heshtjes mbi vartësinë e popullit ndaj meshtarit, i cilli, n'Meshen e sh'Piut V, bahet interpretuesi, n'cilësinë e tij të ndërmjetsit t'konsakruem, i t'gjitha lutjeve dhe qëllimeve të popullit në lutjen "Te igitur" dhe në dy lutjet "Memento".

Në « prex eucharistica III » (lutjen eukaristike III) : « Vere sanctus » (me t'vërtetë shêjt) mbrrihet deri aty sa me iu drejtue kshtû Zotit : « vazhdo me mbledhë rreth tejet nji popull, me qëllim që [në latinisht ë "ut"], prej nji cepi të botës në tjetrin, ai ti ofrojë emnit tand nji sakrificë perfekte ». Fjala "me qëllim që" ["ut"] na ban me mendue se elementi i domosdoshëm për celebrim âsht populli, n'vênd që me kênë meshtari, e mbasi nuk preçizohet as ofruesi i sakrificës [17], vetë populli duket i veshun me fuqí sakramentale t'pamvaruna.

Me kyt ritëm, mbas pak kohet, nuk do t'ishte habí me pâ popullin t'autorizuem  me iu bashkue celebruesit në recitimin e formulave konsakruese, ashtû si duket se ka fillue me ndodhë qysh tash, aty ktû !

2. Meshtari. Roli i meshtarit âsht minimizue, ndryshue dhe fallsifikue. S'parit, n'funksion të popullit, ai âsht mâ shumë nji kryetar i thjeshtë ose nji vëlla (jo ndërmjetsues) sesa nji ministër i konsakruem që celebron në personën e Krishtit. Mandej, në funksion të Kishës, meshtari paraqitet si « dikush prej popullit ». Në përkufizimin e epiklezísë (n. 55c), lutjet i atribohen anonimisht Kishës : roli i meshtarit âsht shkrí.

Në lutjen "Confíteor" që âsht kthye n'nji lutje kolektive, meshtari nuk âsht mâ gjykues, dishmues dhe ndërmjetsues para Zotit; âsht logjike atherë që atij nuk i nèpet mâ fuqia me shpërndà t'zgjídhunën [t'falunit e mkateve], e cilla n'fakt âsht eleminue. Meshtari âsht « integrue » me vllâznit. Biles edhe shërbyesi n'elter e quen meshtarin vllâ, në lutjen "Confiteor" të "meshës së ré" pa popull.

Kohe para ksaj reforme t'fundit ishte eliminue ndamja e rândsishme mes Kungimit të Meshtarit - n'momentin në t'cillin, si me thânë, Meshtari i Përjetshëm e Suprem dhe ai që vepronte n'Personen e Tij shkriheshin n'nji bashkim shumë intim (në t'cillin realizohej përfundimi i Sakrificës) - dhe Kungimit të besimtarve.

Kurse tashti nuk ndigjohet mâ asnji fjalë mbi fuqinë sakrifikuese të meshtarit, mbi aktin e tij konsakrues e mbi realizimin e Prezencës eukaristike me ndërmjetsinë e tij. Meshtari [në "meshen e ré"] duket si nji ministër protestant.

Zhdukja ose përdorimi fakultativ i shumë veshjeve (n'disa raste këmisha dhe petrahíli mjaftojnë n. 298) pengojnë edhe mâ shumë përshtatjen origjinale me KRISHTIN : meshtari nuk âsht i veshun mâ me tâna virtytet e Tija; ai âsht nji « i diplomuem » i thjeshtë t'cillin vetëm nji ose dy shênja e dallojnë prej masës s'besimtarve [18] : « pak mâ tepër njíri se të tjerët » për me citue pa dashje formulen humoristike t'nji predikatori t'kohve t'fundit.

Edhe nji herë ndahet ajo çka Zoti ka bashkue : si âsht ndâ Tabernakuli prej elterit të "meshës", ashtû ndahet Meshtaria unike e Fjalës së Zotit prej meshtarisë së ministrave të Tij të konsakruem.

3. Kisha. S'fundit, roli i Kishës para KRISHTIT. Vetëm në nji rast, në até të « meshës pa popull » denjohet me u pranue se mesha âsht « akti i Krishtit dhe i Kishës » (n.4, shif "Presb. Ord." n.13), kurse në rastin e « meshës me popull » nuk përmêndet veçse për me bâ « memorialin e Krishtit » dhe me shêjtnue t'pranishmit. « Meshtari celebrues (...) i bashkohet popullit (...) me ofrue sakrificen Atit nepërmjet Krishtit në Shpirtin Shêjt » (n. 60), n'vênd që me bashkue popullin KRISHTIT që ofron Vedin « ATIT nepërmjet SHPIRTIT-SHEJT ».

N'kyt kontekst vêhet ré gabimi i rândë i hekjes së klauzolave « Per Christum Dominum nostrum » (Për KRISHTIN Zotin tonë), garanci e plotsimit të lutjeve që ia âsht dhanë Kishës në tâna kohnat (sh'Gjoni 14, 13-14; 15, 16; 16, 23-24); « theksmi obsesiv i misterit t'Pashkve », a thue sikur komunikimi i hirit nuk paraqet aspekte të tjera po aq të rândsishme; eskatologjia e dyshimtë dhe maniake, në t'cillen komunikimi i nji realiteti, i hirit, që âsht permanent dhe i përjetshëm, âsht i reduktuem në dimensionin kohor : popull në ecje, kishë shtegtare, -  e jo mâ militante që lufton "Fuqinë e êrrsinës" - drejt nji t'ardhme që nuk âsht e lidhun me përjetsinë (prà as me përjetsinë prezente) por vetëm me nji t'ardhme të përkohshme.

Vetë Kisha - Nji, Shêjte, Katolike dhe Apostolike - âsht turpnue me zëvendsimin e lutjes së Kanonit romak «pro omnibus orthodoxis atque catholicae fidei cultoribus - për të gjithë adhuruesit e vërtetë të Fesë Katolike dhe Apostolike » me « Lutjen eukaristike IV » të "meshës së ré" : « të gjithë njerzit që t'kërkojnë me nji zemër t'sinqertë »...! [Simbas ksaj formule të ré, adhuruesit e vërtetë nuk janë mâ ata të Fesë Katolike Apostolike, por, as mâ pak e as mâ shumë, të gjjthë njerzit, përfshi ktu sektet e rrême antikatolike islame, budiste, çifute, etj., që kërkojnë Zotin me nji zemër t'sinqertë.]

Kshtû, në lutjen "Memento" për të vdekunit, kto nuk janë mâ të dekun « me shênjen e Fesë dhe që flejnë gjumin e paqes » [simbas Mesharit të sh'Piut V] por janë thjesht ata që « kanë dekë në paqen e Krishtit tand »; ktyne i shtohet, me nji dâmtim t'ri e t'autorizuem të konceptit të bashkimt dhe dukshmënisë, turma e  « tânë të dekunve t'cillve vetëm ti [Krishti] ia ka njoftë Fenë » [simbas "meshës së ré"].

Në asnjênen prej 3 lutjeve të reja, ashtû si e kena thanë edhe mâ parë, nuk thuhet t'pakten nji fjalë mbi gjêndjen e vuejtjeve të t'dèkunve [Pra dogma katolike e Purgatorit nuk përmendet askund]; në asnjênen prej tyne nuk egziston shênja e nji "Memento" (kujtimi) t'vetëm. Ky fakt dyshmon edhe nji herë për nji dobsim të besimit në natyrën pajtuese dhe shëlbuese të Sakrificës. [19]

Kto eliminime përdhosëse degradojnë gjithkund Misterin e Kishës. Ky Mister nuk njifet, para s'gjithash, si nji hierarkí e shêjte apostolike, meqë êmnat e sh'Pjetrit dhe sh'Palit nuk përmênden mâ; Engjëjt dhe Shêjntnit janë reduktue në anonimitet në pjesën e dytë të lutjes kolektive "Confíteor" tuej iu hjekë edhe cilësia e tyne si dishmitarë dhe gjykues, në personen e Arkêngjëllit sh'Mikel [sh'Mhill] [20]. Janë zhdukë edhe hierarkitë e ndryshme të êngjëjve - që nuk ka ndodhë kurrë ndonjiherë - prej Parathânjes të « Lutjes eukaristike II ». Asht hjekë gjithashtû prej lutjes "Communicantes" kujtimi i Papve dhe i Martirëve shêjt mbi t'cillët âsht themelue Kisha e Romës e t'cillët ishin pa dyshim transmetuesit e traditave apostolike. Ata i plotësuen kto tradita, me Papen sh'Gregorin e Madh, për me mbërritë te Mesha romane. Në lutjen "Libera nos" âsht hjekë përmêndja e Virgjinës MARI, e Apostujve dhe e tânë shêjtënve dhe nuk u kërkohet mâ ndërmjetsimi i tyne as në momentet e rrezikut.

Uniteti i Kishës âsht kompromentue deri aty sa me hjekë prej tanë "meshës së ré", përfshi ktû 3 lutjet e reja eukaristike, êmnat e Apostujve sh'Pjetër e sh'Pal, themelues të Kishës së Romës, si dhe êmnat e Apostujve të tjerë, teméli dhe shênja e Kishës Unike e Universale [Katolike].

Nji atentat i kjartë ia âsht bâ Dogmës së Bashksisë së Shêjtënve ("Communione dei Santi") me hjekjen, kur celebrohet pa shërbyes, e tâna përshndetjeve ("salutationes"), të bekimit final dhe të lutjes "Ite Missa est" [21], kur celebrohet me nji shërbyes (nn. 211 dhe 231).

Lutja "Confíteor" e recitueme vetëm prej meshtarit, diftóte kjartë se ai, n'rolin e ministrit të KRISHTIT, me nji përkulje të plotë, njihej i padêjë jo vetëm me celebrue « misterin e tmerrshëm » por biles, në lutjen "Aufer a nobis" edhe me hí në "Shêjtin e shêjtënve"; për kyt arsye, me lutjen "Oramus te Domine", ai thirrte në ndihmë meritat dhe ndërmjetsinë e shêjtënve martirë, reliket e t'cillve ndodheshin t'mbylluna n'elter. Të dyja kto lutje janë zhdukë prej "meshës së ré". Për mâ tepër janë zhdukë edhe dy lutjet e "Confíteor".

Gjithashtû janë profanue kushtet e Sakrificës, si shênjat e nji gjâje të shêjtë : shifni, për shembull, celebrimin jashtë vendit të shêjt, ku elteri mund të zëvendsohet me nji « mensë » [tavolinë] t'thjeshtë pa gur t'konsakruem e pa relike [kundër urdhnave të Mesharit të sh'Piut V], t'mbulueme vetëm me nji mbulójse (nn. 260, 265) [Simbas Mesharit të sh'Piut V, elteri duhet me u mbulue me 3 mbulojse]. Edhe ktû vlen ajo që âsht thanë edhe mâ sipër mbi Prezencën Reale : ndahet riti i zhdeshun i nji « banketi » dhe i sakrificës me t'njêjten Prezencë Reale t'adhurueshme të Trupit dhe Gjakut të KRISHTIT.

Desakralizimi âsht përfeksionue n'sajë të metodave të reja dhe groteske të ofertës : vênja e theksit mbi buken e regullt n'vênd që me u vue mbi buken e ndorme (pa maja); dhânja e lêjes shërbyesve t'elterit dhe e laikve, gjatë kungimit në dy format (spècjet), me prekë ênët e shêjta (n. 244d); krijimi i nji atmosfere rrumújet n'Kishë, ku celebruesi, diakoni, nëndiakoni, psalmisti, komentuesi (vetë celebruesi bahet komentues dhe inkurajohet me shpjegue vazhdimisht aktin e tij të radhës), lexuesi (burrë ose grua), shërbyesi i elterit ose çdo laik, që pret besimtarët te dera, i shoqnon në vendet e tyne dhe ban kolekten (mbledhjen e ofertave), alternojnë rolet e tyne pa pushim. N'kyt delir, shifet prezenca antibiblike dhe antipaliniane (1 Korintasve 14,34; 1 Tim. 2,11-12) e nji gruaje t'përshatshme e t'mirëpregaditun ("mulier idonea") e cilla, për herë të parë në traditen e Kishës, do t'jetë e autorizueme me lexue tekstet biblike dhe me përmbushë edhe të tjera « funksione që kryhen jashtë prezbiterisë » (n. 70). S'fundmi, mania e bashkëcelebrimit që do t'mbrrijë me shkatrrue devocjonin eukaristik të meshtarit dhe do t'mjegullojë figuren qëndrore të KRISHTIT, Meshtar unik dhe Viktimë, tuej e shpërndà Até në prezencen kollektive të bashkëcelebruesve.



- VI -



Jena kufizue, ktû mâ sipër, n'nji egzaminim përmbledhës të "meshës së ré", në devijimet e saja mâ t'rânda prej teoligjisë së Meshës Katolike. Observimet e bâme janë vetëm ato që kanë nji karakter tipik. Nji vlersim i plotë i t'mètave, i rreziqeve, i elementave shkatrrues shpirtnuer dhe psikologjik të ktij dokumenti, si në tekstet e tija ashtû edhe në rubrikat dhe udhëzimet, do t'kërkonte orë të tjera pune.

Mekênse kanonet e reja (lutjet e reja eukaristike) janë kritikue vazhdimisht dhe autoritarisht, në formen dhe substancen e tyne, i kena mbikqyrë kto kanone e veçanarisht kanonin e dytë [22], i cilli ka skandalizue besimtarët për shkurtsinë e tij. Mes të tjerash âsht shkrue se ky kanon mundet me u celebrue, me tânë qetsinë e ndërgjegjes, prej nji meshtari që nuk beson mâ as në transubstancimin, as në natyren sakrifikuese të Meshës e për rrjedhojë mundet me u celebrue krejt mirë edhe prej nji ministri [heretik] protestant.

Meshari i ri [i Palit VI] u prezantue n'Romë si nji « material i bollshëm pastoral » dhe si nji « text mâ shumë pastoral sesa juridik »  t'cillit, Konferencat ipeshkvnore, mund t'i bajshin modifikime simbas kushteve dhe inteligjencës së popujve të ndryshëm. Për pjesën tjetër, seksioni i parë i Kongregacjonit të ri për Kultin Hyjnor do t'jetë përgjegjës për « botimin dhe rishikimin e vazhdueshëm të librave liturgjikë ».

Simbas buletinit të fundit zyrtar të Instituteve liturgjike të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë [23], « tekstet latine duhen përkthye n'gjuhet e popujve të ndryshëm; stili "roman" duhet t'i përshatet individualitetit të kishave lokale; ajo çka u konceptue jashtë kohës duhet me u transportue në kontekstin e ndryshueshëm të situatave konkrete, në rrjedhen konstante të Kishës Universale dhe kongregacioneve të saja t'panumërta ».

Vetë Konstitucioni [i Palit VI "Missale romanum"] i nep "goditjen e vdekjes" gjuhës universale [latine], n'kundërshtim me vullnedin e shprehun n'Konçilin II t'Vatikanit, tuej afirmue se « prej nji shumëllojshmënie gjuhësh ka me dalë (...) nji lutje e vetme (?) identike. »

Vdekja e latinishtes pra lajmnohet si nji ngjarje e sigurtë; e për rrjedhojë, e njêjta gjâ pritet me ndodhë edhe me Himnin Gregorian, me zgjdhjen e lirë, mes të tjerash, të teksteve të lutjeve "Introit" dhe "Graduale". Edhe n'kyt rast veprohet kundër direktivave të Konçilit, i cilli, s'pakut, e njohu Himnin Gregorian si « himni "par excellence" i liturgjisë romane » (Sacros. Conc., n.116), tuej urdhnue që ai duhet « me xanë vendin e parë » (Ibid).

Riti i ri paraqitet qysh n'fillim si pluralist dhe eksperimental, i lidhun me kohen dhe vendin. Kur uniteti i kultit thyhet pra kshtû për gjithmonë, n'çka ka me konsistue tashti uniteti i Fesë që rrjedh prej tij e për t'cillen flitet si substanca që duhet mbrojtë pa kompromise ?

Asht evidente se "mesha e ré" nuk don me përfaqsue mâ Fenë tridentine [katolike], megjithse ndërgjegja katolike âsht e lidhun me kyt Fé përjetsisht. Katolikut t'vërtetë, cillido kjoftë funksioni apo roli i tij, mbas shpalljes së "meshës së ré", i ofrohet nevoja tragjike e zgjedhjes.



- VII -



Konstitucioni i Palit VI përmend në mnyrë eksplicite se pasunia e devocjonit dhe e doktrinës në "meshen e ré" âsht huazue prej Kishave bizantine të Lindjes. Por rezultati i ksaj pasunijet duket i tillë sa me zmbrapsë me tmerr besimtarin e ritit oriental sepse shpirti i "meshës së ré" duket jo vetëm i largët por krejt i kundërt me shpirtin e liturgjisë orientale. N'çfarë konsistojnë kto zgjedhje ekumenike ? N'thelb, në shumëllojshmëninë e anaforave [24] (t'cillat n'kyt kontekst sigurisht që nuk e kanë bukurinë dhe komplekstitetin e zakonshëm), në prezencën e diakonit dhe kungimin simbas dy llojeve. Por e vërteta âsht se reformuesit duket se kanë dashtë me eliminue qellimisht në liturgjinë romane gjithshka që i afrohej liturgjisë bizantine të Lindjes [25] dhe, tuej mohue karakterin roman autentik míja vjeçarë, ata kanë dashtë me hjekë dorë prej atyne elementave që ishin shpirtnisht mâ të çmueshme dhe që karakterizojshin mâ shumë kyt liturgji romane. 

Tuej zëvendsue tiparet romane të liturgjisë me elementa të riteve protestante (që nuk i afrohen askund katoliçizmit), reformuesit kanë degradue e poshtnue liturgjinë romane; gjithshtu, kto elementa protestante kanë me i largue përherë e mâ shumë Kishat e Lindjes, ashtû si i kanë largue realisht mbas reformave të kohëve t'fundit.

Nga ana tjetër, kto reforma liturgjike kanë me u pëlqye jashtëzakonisht shumë atyne grupeve, që ndodhen afër apostazisë, t'cillët janë tuej bâ shkatrrime t'mëdhaja n'Kishën Katolike, tuej ia përdhos organizmin, tuej ia sulmue unitetin doktrinal, liturgjik e disiplinor, n'kohen e nji krize shpirtnore të papàme.



- VIII -



Papa sh'Piu V kodifikoi edicionin e Mesharit Roman (ashtû si e shpjegonte vetë në Konstitucioni i tij t'athershëm) më qëllim që ky Meshar t'ishte nji element uniteti mes katolikve. Në konformitet me urdhnesat e Konçilit të Trentës, Meshari duhej t'përjashtonte çdo rrezik për Kultin Hyjnor, çdo gabim për Fenë Katolike që kërcënohej asokohe prej Reformës Protestante. Aq serioze ishin arsyet e Papës shêjt saqë, si kurrë mâ parë, përfshimja e formulës shêjte që mbyllte Bullen e shpalljes së Mesharit të tij u duk mâ se e justifikueshme, e gadi profetike :

« N'kjoft se ndokush ka me pasë paturpsinë me ndryshue ndonjisend [n'kyt Meshar], ta dijnë se ka me tërhjekë mbi vedi zemërimin e Zotit të Gjithpushtetshëm dhe të Apostujve të Tij t'bekuem, sh'Pjetrit e sh'Palit » (Quo Primum, 15 Korrik 1570). [26]

E megjithaté, reformuesit kanë marrë guximin me prezantue zyrtarisht "Meshen e ré" në Sallen e Shtypit të Vatikanit, tuej afirmue se arsyet e Tridentínit [Konçilit shêjt të Trentës] nuk egzistojnë mâ.

Përkundrazi, jo vetëm që kto arsye vazhdojnë me egzistue por, nuk hezitojmë me e thanë, se sod egzistojnë arsye të tjera pafundsisht mâ serioze. Për me përballue kurthet e ndryshme që, prej shekullit n'shekull, kërcënojshin pastërtinë e Depozitës së Fesë (« Ruej depiziten e Fesë tuej shmangë shprehjet e reja profane », 1 Tim. 6:20), Kishës Katolike iu desht me e rrethue kyt Depozitë me mburojat e frymzueme të përkufizimeve dogmatike dhe shpalljeve të saja doktrinale. Kto masa patën nji jehonë t'menjihershme në Kultin Hyjnor, i cilli u bâ monumenti [dhe memoriali] i Fesë t'saj Katolike.

Me dashtë me risjellë, me çdo kusht, kultin liturgjik antik të fillimeve t'Krishtënimit, tuej ribâ, ftoftësisht, "in vitro", até që, n'ato fillime, kishte hirin e nji spontaniteti shpërthyes, simbas atij « arkeologjizmi të çmendun » të dënuem me aq shpejtsí e kjartsí prej Papes Piu XII [27], don me thanë, ashtû si, mjerisht, âsht vue ré, me çmontue Kultin Hyjnor Katolik prej të tânave mbrurojave të tija teologjike dhe bukurive liturgjike t'akumulueme gjatë shekujve, bash në nji prej momenteve mâ kritike, e ndoshta në momentin mâ kritk që kujton historia e Kishës Katolike.

Sod, jo mâ prej jashtë, por në mbrendsí të vetë katoliçizmit, egzistenca e ndamjeve dhe përçamjeve âsht e njoftun zyrtarisht; uniteti i Kishës Katolike jo vetëm që âsht i kërcënuem por âsht tashmâ tragjikisht i kompromentuem; gabimet kundër Fesë Katolike jo vetëm që po përhapen në Kishë gradualisht por ato po na imponohen nëpërmjet abuzimeve dhe devijimeve liturgjike gjithashtû të njoftuna.

Braktisja e nji tradite liturgjike, që kjé gjatë katër shekujve shênjë dhe premtim uniteti i Kultit Katolik, për me e zëvendsue me nji traditë tjetër, - e cilla nuk ka me mujtë mos me kênë shênjë ndamjet për arsye të abuzimeve t'panumërta që ajo nënkuptimisht autorizon dhe për insinuatat e gabimet e dukshme kundër pastërtisë së Fesë Katolike me t'cillat ajo âsht e mbushun - duket, tuej dashtë me e përkufizue në mnyren mâ të butë, nji gabim i pallogaritshëm.

Corpus Domini 1969





[1] « Lutjet e Kanonit tonë gjinden në traktatin "De Sacramentis" (fundi i shekujve 4-5 A.D.). Mesha jone romane [e kodifikueme prej Papës sh'Palit V] e ka zanafillen, pa ndryshime thelbsore, në epokën në t'cillen ajo zhvillohej për herë të parë qysh prej kohës së liturgjisë mâ antikë t'përbashkët. Kjo Meshë ruen prapë parfumin e asaj liturgjie primitive, n'ato ditë kur Çezari qeveriste boten dhe shpresonte me mujtë me fikë Fenë Kristjane, e kur êtnit tonë mblidheshin para agut të dritës [agimit] për me i kndue nji himn KRISHTIT, Zotit t'yne. [cfr.Pl.jr., Ep.96]. (...) "Nuk egziston, në të tanë Krishtënimin, nji rit mâ i bekuem e mâ i nderuem sesa Mesha romane" (A. Fortescue).
« Kanoni roman, ashtû si âsht sod, e ka zanafillen në kohen e Papës sh'Gregori i Madh. Nuk egziston, si n'Lindje ashtû edhe n'Perëndim, asnji lutje eukaristike, e përdorun deri n'ditët tona, që t'ketë nji lashtësi të tillë! Në sytë e ortodoksve [shizmatikë] por edhe të anglikanëve, biles edhe të protestantve që ruejnë prapë, deri n'nji farë maset, ndjenjen e Traditës, hjedhja në lum e ksaj Meshet do t'nënkuptonte, për Kishen Romane, mohimin e çdo lloj pretendimit me përfaqsue mâ ndonjiherë Kishen e vërtetë Katolike » (P. Louis Bouyer)

[2] Në shënime, nji përkufizim i tillë bazohet në dy tekste të Konçilit II të Vatikanit. Por tuej lexue kto dy tekste nuk gjindet asnji arsye me justifikue nji përkufizim të tillë. Teksti i parë (dekreti "Presbyterorum Ordinis", n.5) tingëllon kshtû : « Priftëninjtë i konsakrohen Zotit me ndërmjetsinë e meshtarisë së ipeshkvit, në mnyrë që ... në celebrimet shêjte ato t'munden me veprue si ministra të Atij që ushtron vazhdimisht funksionin meshtarak në favorin tonë në Liturgjí (...). E sidomos me celebrimin e Meshës ata ofrojnë sakramentalisht Sakrificën e Krishtit ». Qé edhe teksti tjetër që bazohet në Konstitucjonin "Sacrosanctum Concilium", n. 33 : « Në Liturgji Zoti i flet popullit të Tij. Krishti shpall prapë Unjillin e Tij. Populli, kah ana e tij, i përgjigjet Zotit me himne dhe me lutje. Përkundrazi, lutjet e drejtueme Zotit prej meshtarit, i cilli drejton asamblenë në Personën e Krishtit, thuhen n'êmnin e tanë popullit shêjt e të tânë pjesmarrësve ». Nuk shpjegohet sesi prej ktyne dy teksteve âsht mujtë me u nxjerrë përkufizimi i mâsipërm. Konstatojmë gjithashtu ndryshimin radikal, në kyt përkufizim të Meshës me até të Vatikanit II ("Presbyterorum Ordinis", 1254) : « Pra Asambleja fetare Eukaristike âsht qendra e tubimit të besimtarve ». E zhdukun me mashtrim, vendin e "qendrës" në "meshen e ré" e ka uzurpue "tubimi".

[3] Kshtû Konçili I Trentës pranon Prezencën Reale : « S'parit, Konçili shêjt mëson dhe deklaron publikisht se mbrenda Sakramendit të Shêjtes Eukaristí, mbas konsakrimit të bukës dhe vênës, âsht me t'vërtetë, realisht dhe substancjalisht Zoti jonë JEZU-KRISHTI, Zot i vërtetë dhe Njiri i vërtetë [Kanoni 1] nën aparencën e atyne [bukës dhe vênë] gjânave të dukshme » (Denzinger 874). Në Sesionin XXII, që na intereson ktû drejtpërdrejt ("De sanctissimo Missae Sacrificio"), doktrina e sanksionueme (Denz. nn. 937 deri në 956) âsht e përmbledhun në 9 kanone (ligje) :

1. Mesha âsht nji sakrificë e vërtetë dhe e dukshme - dhe jo nji përfaqsim simbolik - e cilla nënkupton Sakrificën e përgjakshme që KRISHTI ofroi nji herë të vetme e përgjithmonë mbi Kryq, tuej ia aplikue efikacitetin e saj shëlbues faljes së mkateve tona t'përditshme » (Denz. 938).
2. JEZU-KRISHTI Zoti jonë « tuej u shpallë Meshtar i përjetshëm, i bâmë simbas urdhnit të Melkisedek-ut (Psalmi 109,4), i ofroi ATIT Trupin dhe Gjakun e Tij nën formen e bukës dhe të vênës, dhe po nën kto simbole ua dhà Apostujve (që i bâni n'ato momente meshtarë të Beslidhjes së Ré) dhe i urdhnoi ata dhe pasardhsit e tyne me ofrue Sakrificën me kto fjalë : "bani kté n'kujtimin T'em" (Luka 22,19; 1 Korintasve 11,24), etj., ashtû si Kisha Katolike  gjithmonë ka besue dhe msue » (Denz., idib). Celebruesi, ofruesi e sakrifikuesi âsht meshtari, i konsakruem për kyt mision, dhe jo populli i Hyjit apo asambleja : « N'kjoft se ndokush ka me thanë se me fjalët "bani kté n'kujtimin T'em", KRISHTI nuk i ka bâ meshtarë apostujt e Tij dhe nuk i ka urdhnue ata dhe meshtarët e tjerë me ofrue Trupin dhe Gjakun e Tij, aj kjoft mallkue » (Kanoni 2; Denz. 949).
3. Sakrifica e Meshës âsht nji sakrificë e vërtetë pajtuese dhe jo nji përkujtim i thjeshtë i Sakrificës së Kryqit : « N'kjoft se ndokush ka me thanë se Sakrifica e Meshës âsht vetëm nji sakrificë lavdërimit dhe falenderimit ose nji përkujtim i thjeshtë i Sakrificës t'ofrueme mbi Kryq, dhe jo nji Sakrificë pajtuese, ose që i përfiton vetëm atij që e merr dhe që nuk duhet me u ofrue për të gjallët e për të dekunit, për mkatet e dënimet për mkatet, pendêsat dhe nevojat e tjera, ai kjoft mallkue » (Kanoni 3; Denz. 950).
T'kujtojmë gjithashtû Kanonin 6 : « N'kjoft se ndokush ka me thanë se Kanoni i Meshës përmban gabime e, për rrjedhojë, duhet me u hjekë (shfuqizue), aj kjoft mallkue » (Denz. 953) dhe Kanonin 8 : « N'kjoft se ndokush ka me thanë se Meshët në t'cillat vetëm meshtari kungohet sakramentalisht janë të paligjshme, e, për rrjedhojë, duhen eliminue, aj kjoft mallkue » (Denz. 955)

[4] Për rrjedhojë âsht e tepërt me thanë se n'kjoft se do të mohohej s'pakut nji dogme e vetme katolike, atherë do të rrëzoheshin "ipso facto" (si pasojë e vetë aktit) të tâna dogmat katolike, sepse do t'rrëzohej vetë parimi i pagabueshmënisë së Magjisterit (Msimdhânjes) hierarkik solemn e suprem, kjoft ai papnuer ose konçiljar.

[5] Do t'duhej shtue edhe Ngritja n'Qiell ku do t'duhej rimarrë lutja "Unde et memores", që për mâ tepër nuk bashkon por veçon kjartsisht e detajisht : « (...) tuej përkujtue jo vetëm Pasionin e bekuem por edhe Ringjalljen prej ferrit, si dhe Ngritjen e lavdishme n'Qiell ».

[5-1] Që ka vetinë me na pajtue me Zotin, nepërmjet shlyerjes së dënimit që vjen prej faljes së mkateve.

[6] Nji zhvendosje e tillë e theksit gjindet edhe në eliminimin befasues, në tri kanonet (lutjet) e reja, të lutjes "Memento" për të dekunit dhe të përmêndjes së vuejtjeve të shpirtnave në Purgator, të cillave Sakrifica riparuese u aplikohej gjithmonë në mnyrë universale.

[7] Në kuptimin fetar, âsht tânsia e rregullt dhe harmonike e dispozitave hyjnore që synojnë shelbimin e njerëzve.

[8] Në kontradiktë të plotë me përcaktimet e Vatikanit II ("Sacros. Conc.", n. 48)

[9] Lutja e parë e pjesë së dytë të Meshës tradicjonale : Ofrimi ("Offertorio")

[10] Vetëm nji herë (n. 259) njihet funksioni i saj primar : « elteri mbi të cillin bâhet prezent në shênjat sakramentale Sakrifica e Kryqit ». Megjithaté, kjo nuk duket e mjaftueshme me eliminue gabimet në êmnimet e saja në pjesët e tjera të "meshës së ré".

[11] « Me ndâ Tabernakulin prej elterit âsht njisoj si me dâ dy gjâna t'cillat për arsye të natyrës së tyne duhen të rrijnë të bashkueme » (Pio XII, "Allocuzione al Congresso Internazionale di Liturgia", Assisi  - Roma 18-23 shtatuer 1956). Shif gjithashtu "Mediator Dei", I, 5 (shif shënimin 28)

[12] Fjala "Ostia" përdoret rrallë në "meshen e ré". Tradicjonalisht në librat liturgjike ajo kishte kuptimin egzakt të "Viktimës". Kjo dukuri përfshihet në sistemin që synon me vue n'dukje ekskluzivisht aspektet e « darkës » dhe « ushqimit ».

[13] Bazuem në fenomenin e zakonshëm të zëvendësimit dhe ndërrimit të nji gjâje me nji tjetër, Prezenca Reale barazohet me prezencën që egziston në fjalët ("nella parola") (n. 7, 54). Por, në t'vërtetë, kjo e fundit âsht i nji natyre krejt tjetër dhe realitetin apo egzistencialitetin e gjen vetëm në sajë të përdorimit të saj; Në t'kundërt, Prezenca Reale âsht e nji mnyre t'qëndrueshme, objektive dhe e pamvrun prej Kungimit në Sakramentin e Eukaristisë.
Formulat e mâposhtme janë tipike protestante : « Zoti i flet popullit të tij... Vetë Krishti âsht prezent, nepërmjet fjalës së tij, mes besimtarve » (n. 33, shif. "Sacros. Conc.", n.33 e 7). N'nji kuptim të ngushtë, kjo âsht absurde sepse prezenca e Zotit në fjalët egziston ose âsht e lidhun me nji akt të shpirtit, me gjendjen shpirtnuere t'individit dhe âsht e kufizueme në kohë. Gabimi nuk âsht pa pasojën e tij mâ tragjike : ai afirmon ose nënkupton  se Prezenca Reale âsht e lidhun me përdorimin dhe mbaron me té.

[14] Akti sakramental i krijimit [të Eukaristisë] âsht i pikësuem si nji ngjarje e ndodhun për me i dhanë Apostujve Trupin dhe Gjakun e Tij si ushqim nën formen e bukës dhe të vênës, dhe jo si akti i konsakrimit dhe i ndamjes mistike, që ndodh n'kyt akt, të Trupit prej Gjakut të KRISHTIT, që âsht thelbi i Sakrificës Eukaristike. (shif tânë kapitullin e parë, pjesa e dytë - « Kulti Eukaristik », Enciklika "Mediator Dei" I Papës Piut XII mbi liturgjinë)

[14-1] Lutja me anen e së cillës thirret Zoti me krye transubstancimin eukaristik, nepërmjet veprimit të SHPIRTIT SHEJT.

[15] Fjalët e Konsakrimit që janë futë në "meshen e ré" munden me kênë të vlefshme (valide) për konsakrim, në varsí të qëllimit të meshtarit, por ato munden edhe mos me kênë të vlefshme. Kto fjalë janë të pavlefshme (invalide) për konsakrim simbas vetë ktyne fjalëve "ex vi verborum", "in virtù delle parole stesse" ose me kênë mâ preçiz, simbas kuptimit të vetë ktyne fjalëve "modus  significandi", "in virtù del significato proprio". Në Mesharin e sh'Piut V, fjalët konsakruese janë të vlefshme simbas kuptimit ("significato propio") të vetë ktyne fjalëve. Meshtarët që në nji t'ardhme t'afërt nuk kanë me marrë formimin meshtarak tradicjonal [si âsht dhanë para Vatikanit II] dhe që kanë me i xanë besë "meshës së ré" me qëllim « me bâ até që ban Kisha », kto meshtarë a kanë me konsakrue vlefshmënisht ? Asht e ligjshme me dyshue.

[Simbas Doktrinës Katolike, fjalët :

« HOC EST CORPUS MEUM - KY ASHT TRUPI ÉM » (për konsakrimin e bukës) dhe « HIC EST CALIX SANGUINIS MEI - KJO ASHT KUPA E GJAKUT T'ÉM » (për konsakrimin e vênës)

janë thelbsore, esenciale dhe të domosdoshme për validitetin (vlefshmëninë) e konsakrimit. (shif. Jone, Müller, Prümmer O.P. Jombart S.J. Naz, Merkelbach O.P. etj]

[15-1] Doktrina që lidhet me destinën e fundit të njirit : Vdekja, Gjykimi, Ferri, Parajsa.

[16] Nuk thuhet, simbas mnyrës së njoftun të kritikës protestante, se kto shprehje i përkasin vetë ktij kontekstit biblik protestant. Kisha Katolike mâ parë e ka evitue gjithmonë bashkëvendosjen dhe mbivendosjen e ktyne shprehjeve, qëllimisht për me eliminue konfuzionin e realiteteve të ndryshme që kto tekste shprehin.

[17] Kundër Luteranve dhe Kalvinistave që thojshin se tânë t'krishtênët janë meshtarë dhe, për rrjedhojë, ofrues të darkës. Shif A. Tanquerey:  "Synopsis  theologiae  dogmaticæ",  t.  III, Desclée  1930 : « Të gjithë meshtarët, dhe vetëm ato, janë, për me folë si duhet, ministra dytësorë të Sakrificës së Meshës. KRISHTI âsht Ministri primar e kryesor. Besimtarët, me ndërmjetsim, por jo në kuptimin e ngushtë, ofrojnë nepërmjet meshtarit » (Konçili Trentës, Sesioni XXII, Kanoni 2).

[18] Konstatojmë ktû nji inovacjon t'paimagjinueshëm që ka me kênë psikologjikisht shkatrrues : T'Premten e Madhe veshjet janë të kuqe, n'vend që me kênë të zeza (n. 308b) : Pra përkujtimi i nji martiri çfarëdo, n'vend që me u mbajtë zija e gjithë Kishës për Themeluesin e saj. (shif "Mediator Dei", I, 5 (shënimi 28).

[19] Në disa përkthime të Kanonit roman të "meshës së ré" « vendi i çlodhjes, dritës dhe paqes » përkthehej vetëm si nji gjendje e thjeshtë (« lumtuní, dritë, paqe »). E çfarë me thanë atherë mbi zhdukjen e çdo lloj shênjet eksplicite të Kishës vuejtse të Purgatorit ?

[20] N'éthet e shkurtimeve, shofim vetëm nji pasunim : Në lutjen "Confîteor" të akuzimit (rrfimit) të mkateve, përmêndet vetëm "mangësia" ("omissione") [me bâ mirë, me evitue mkatin, kurse rrfimi i mkateve aktuale të kryeme nuk shifet kund].

[21] Në Konferencen e shtypit ku u prezantue "mesha e ré", P. Lecuyer, tuej shfaqë nji fé racionaliste [antikatolike], foli me konvertue në lutjet « Dominus tecum », « Ora, frater » etj., përshëndetjet e « Meshës pa popull », « n'mnyrë që t'mos t'ketë asnji gjâ që të mos t'korrespondojnë me t'vërtetën » : por shërbyesi i elterit, kur përgjigjet, a nuk përfaqson aj popullin e Hyjit ? E meshtari, kur celebron, a nuk lutet aj për t'njêjtin popull ?

[22] Reformuesit kanë dashtë me e prezantue kyt kanon si « Kanonin e Hipolitit », n'nji kohë kur mbi kanonin e Hipolitit ruhet vetëm ndonji kujtesë e turbullt (reminishencë) gojore.

[23] «Gottesdienst», n. 9, 14 Maj 1969.

[24] anafora = oferta; lutja eukaristike e Meshës në ritin grek

[25] T'kujtohen, për me kujtue liturgjinë bizantine, lutjet e pendêsës, tepër të gjata, thirrse dhe t'përsërituna; ritet solemne të veshjeve të meshtarit dhe të diakonve; përgatitjet për Meshë, t'cillat janë nji rit i plotë n'vetvedi; ofertat tip "proscomidia"; prezencën konstante, në lutjet e biles edhe në ofertat, të Virgjinës MARI, të Shêjtënve dhe Hierarkive ëngjëllore (që, me hymjen me Unjill, thirren si bashkëcelebrues t'padukshëm dhe që evidentohen në kor gjatë lutjes "cherubicon"; ikonostasi që ndan krejtsisht shênjtoren prej kishës, klerin prej popullit; konsakrimin e mshehun, shênjë e kjartë e "t'panjohunës" që përmêndet në tânë liturgjinë; pozicjoni i celebruesit përballë Zotit, "versus ad Deum" dhe kurrë përballë popullit; kungimi i shpërndamë gjthmonë vetëm prej celebruesit, adhurimi i madh dhe i vazhdueshëm që i bahet Specjeve të Kungimit; qëndrimi thelbsisht kontemplativ i popullit. Fakti që të tilla liturgjí, edhe në formen e tyne mâ pak solemne, zgjasin mâ shumë se nji orë dhe përkufizimet konstante që gjinden n'kyt liturgji, (« liturgjia e tmerrshme dhe e pashprehun », « mistere të tmerrshme, qiellore, jetëdhânse » etj), mjaftojnë me thanë gjithçka. S'fundmi, t'kíhet parasysh se, si në Liturgjinë hyjnore të sh'Gjon Krizostomit ashtû edhe në até të shën Bazilit, konceptet e « darkes » ose « të banketit » i nënshtrohen kjartësisht konceptit të Sakrificës, ashtû si âsht në Meshën romane të sh'Piut V.

[26] Në Sesionin XIII (dekreti mbi t'Shêjtnueshmen Eukaristí), Konçili i Trentës manifeston qëllimin e tij « me zhgulë me rrânjë egjrën e gabimeve t'neveritshme dhe të skizmave që anmiku ka mbjedhë në kto kohë të turbullta (Mt. 13,25) mbi doktrinën e Fesë, mbi ushtrimin dhe kultin e t'Shëjnueshmes Eukaristí, që Shëlbuesi jonë e ka lanë në Kishën e Tij si shênjë e unitetit të saj dhe e dashnisë hynnore, me t'cillën Ai deshti që gjithë t'krishtênët t'ishin t'bashkuem e t'lidhun mes tyne » (Denz. 1635)

[27] Asht me t'vërtetë nji gjâ e urtë dhe shumë e lëvdueshme rikthimi, me mendje dhe me shpirt, në burimet e Liturgjisë shêjte, sepse studimi i saj, tuej na kthye në origjinë, na ndihmon jo pak me kuptue simboliken e festave dhe me hetue me saktësi dhe thellsi mâ t'madhe kuptimin e ceremonive; por, sigurisht që nuk âsht nji gjâ po aq e urtë dhe e lëvdueshme me kthye gjithshka e me çfarëdo mnyret në origjinë. Kshtû, për shembull, janë n'rrugë t'gabueme ata që dojnë me eliminue të zezën prej veshjeve liturgjike, që dojnë me nxjerrë jashtë prej tempujve katolikë fuguret shêjte e që dojnë me fshí prej imazhit të Shëlbuesit t'Kryqzuem vuejtjet e tmerrshme që Ai ka vuejtë. Kjo mnyrë t'menduemit dhe t'vepruemit, n'fakt, ringjall arkeologjizmin e çmendun dhe të tepruem të ndezun prej Konçilit të paligjshëm të Pistojës, dhe përpiqet me rikthye gabimet e shumta që kjênë efektet e ktij konçili e që vazhduen me egzistue edhe mbas tij me nji dam të madh për shpirtnat. Kisha Katolike, mbrojtse vigjilante e « Depozitës së Fesë », tuej e marrë kyt mision prej vetë Themeluesit të saj hyjnor, me të drejtë dënoi kto gabime dhe kyt konçil.

lunedì, luglio 02, 2012

Drejtshkrimi Komisija Letrare Shkodër 1917

Rregulla mbi orthografín e gjuhës shqipe të shkrueme të vendosuna prej Komisís Letrare

nga Komisija Letrare Shkodër


PARATHÂNË


    Mbas porosís së marrun prej të Naltes Komandë m. e r. të XIX Trup Ushtrije me urdhnin E. V. Nr. 128/I më 24. II. 17, i cili po shtypet këtu ngjitun, Komisija letrare shqipe ka vijuem kërkimet e veta mbi fonetikën e dialektit t’Elbasanit me qellim që me i dhânë nji trajtë mâ të caktueme orthografís së gjuhës së shkrimit.

Tue u-mbështetun mbi këto kërkime Komisija letrare dau që me i përmirsuem në disa pika Rregullat e orthografís, sidomos për sa u përket formavet të dyzueme, nga të cilat zgjodhi ato, që mâ tepër i pëlqejnë fonetikës së djalektit të marrun për themel.

Po shtypë pra nji botim të dytë të Rregullavet t’orthografís me përmirsimet e pëlqyeme, të cilat nuk i sjellin asndonji ndryshim themeluer Rregullavet të përparshme

Shkodër, Tetuer 1917 Komisija Letrare Shqipe


Parime e rregulla mbi ortografín e gjuhës shqipe të shkrueme të vendosuna prej komisís letrare


Komisija letrare ka pasë vendosun deri tash disa parime mbi orthografín e gjuhës shqipe. Mbi këto parime, të ndryshueme, të shtueme e të permirsueme, po themelohen rregullat këtu mâ poshtë.

§ 1.

Orthografíja e gjuhës do të jetë, për sa të mundet, fonetike; d.m.th. gjuha do të shkruhet ashtu si flitet sot prej popullit. Si themel i orthografís do të mirret djalekti i Elbasanit me disa përmirsime.

§ 2.

Ndër këto përmirsime do të hyjnë disa ndryshime typike, qi u përkasin formavet etymologjike të fjalvet të ruejtuna mâ mirë në djalektin tosknisht e në disa nendjalekte gegnishte.

§ 3.

Ndonse gjuha shqipe ka tri farë sasísh, d.m.th. ka zânore të gjata, të mesme e të shkurtuna, sasija nuk do të shenjohet përveç se ndë librat e gjuhsís e ndë rasat e tregueme ndë § 9.

§ 4.

Me gjith këtê Komisija Letrare, sot për sot, e shef me arsye qi këto parime të mos ndiqen fjalë për fjalë, e të metat, qi do të ketë këjo mënyrë orthografije, j’a len kohës s’ardhshme e shpreson se zhdrivillimi i gjuhës ka për t’a gjetë vetë udhën e mesme.

§ 5.

Tufat e bashkzânorevet mb, nd e ngj, të zbrujtuna në djalekt t’Elbasanit, do të shkruhen e të shqyptohen ndë formën e vjetër të ruejtun mâ mirë në djalektin tosknisht e në disa nendjalekte gegnishte; për shembull: nder, ndrikull, rend, mbret, mbathë, mbushë, kâmbë, ungjill, engjëll etj.

§ 6.

Dyzânoret ie, ue, ye, të cilat në djalekt t’Elbasanit janë përmbledhun në zânoret e gjata í, ú, ý, (qíll, díll, shtíll; thú, ftú, punú, mú; kry, ly, rrefy e tj.) do të shkruhen të plota ashtu si janë në djalekt tosknisht e në disa nendjalekte gegnishte (qiell, diell, miell, shtiell; thue, ftue, shkue, punue, mue; krye, lye, rrëfye e tj.

§ 7.

Mbi tingllin e vogluem “ë”:

Ë-ja mund të gjindet ja ndë mest ja në fund të fjalvet.

    a) Ndë mest të fjalvet do të shkruhet aty ku e lypë etymologjija e ku shqyptohet në tosknishte; për shembull: shëndet, rrëfye, këndue e tj.
    b) Në fund të fjalvet ë-ja ka vjeftje etymologjike; e fonetikisht shenjon qi zânorja e rrokjes së përparshme âsht sasije të mesme.

Për përdorimin e saj në fund të fjalvet po jipen pra këto rregulla:

    1. Të gjithë emnat femnorë, qi nuk mbarojnë me zânore e qi janë njirrokës ase qi kanë theksin mbi rrokjen e mbrâme, marrin ndë rasën emnore të paskâjueme të veçorit nji “ë” në fund; për shembull; punë, mollë, lopë, derë, luginë, pelhurë, parmendë, ndigjesë, gjarpnushë e tj., në vend qi: Shkodër, kumbull, vegël, lakën, kokërr, etj. Ketë rregull e ndjekin edhe disa të pakë emna mashkullorë, të cilët kanë zânorën e rrokjes së përparshme sasije të mesme: për shembull: burrë, grunë, djalë, djathë, gjalpë, në vend qi: kal, mall, ball, e tj.

    2. Të gjithë adjektivat e pjesësit (participat) qi kanë nji formë për të dy gjinít e qi mbarojnë me nji a mâ tepër bashkzânore e me rrokje të theksueme e të mesme marrin nji “ë” në fund; kështu: i butë e butë; i mirë e mirë; i gjatë e gjatë; i shpejtë e shpejtë; i vobekë e vobekë; i shpërvjeltë e shpërvjeltë; i shëndoshtë e shëndoshtë, në vend qi: i bukur e bukur, i vjetër, e vjetër, i vogël e vogël e tj.

Disa të pakë adjektiva, sidomos prej atyne qi rrjedhin nga verbat e qi mbarojnë me rrokje të theksueme e të gjatë, marrin ë-n vetëm ndë gjinín femnore për shembull; i fort e fortë; i lir e lirë; i that e thatë; e ndonji tjetër.

    3. Përveç atyne, qi përmenden ndë pikat 2 c 3 të § 9, të gjitha fjalët e tjera, qi mbarojnë me rrokje të mesme të theksueme e me nji a mâ tepër bashkzânore marrin nji “ë” në fund; për shembull: shkojmë, folë, bâjmë, puntorë, kryetarë e tj.

§ 8.

Artikujt, parapriset (prepozicjonet) e lidhoret (konjunkcjonet), qi kanë, “ë” në fund, do të shkruhen pa këtê vetëm përpara zânorevet; për shembull: t’ardhunit, s’âmës, nd’arkët, mb’udhë; nd’ardhtë, nd’iktë e tj.; përkundrazi: të bukurit, së motrës, së madhës, ndë shtëpí, mbë gur, ndë thashë, ndë bleftë e tj.

§ 9.

Për shenjimin e sasís së gjatë po jipen këto rregulla. Sasija e gjatë do të përfytyrohet me theksën e mprehtë (´) e do të shenjohet:

    1. mbi të gjitha ato fjalë qi mund të sjellin ndërlikim në kuptim; për shembull: puntorí e puntori, drejtorí e drejtori, Shqiptarí e Shqiptari, barí e bari, dasí e dasi e tj.
    2. mbi rasat gjinore, dhânore e kallzore të numrit veçuer të trajtës së skâjueme t’emnavet femnorë, e mbi rasën kallzore të skâjueme t’emnavet mashkullore, rrâja e të cilvet mbaron me nji zânore të gjatë; si edhe mbi rasën emnore të skâjueme e mbi rasën hjekore të paskâjueme të shumorit kur rrokja âsht prapë e gjatë; për shembull; dhís, dhín, thít, dhísh; rrufés, rrufét, rrufésh; shkërbás, shkërbán, shkerbásh; kán, qét, qésh, barín, barít, shén e tj.
    3. mbi tri vehtjet e shumorit t’aoristit të verbavet qi mbarojnë me rrokje të gjatë; për shembull: pám, pát, pán; lám, lát, lán; pím, pít, pín; blém, blét, blén e tj.

§ 10.

Të gjithë emnat femnorë, qi mbarojne me nji zânore, kur thohen në formë të skâjueme marrin “j” ndë mest të rrâjës e të mbaresavet a, e; për shembull: grue-j-a, shpi-j-a, dituni-j-e, bukuri-j-e.

§ 11.

Për shenjimin e tingllit hunduer po jipen këto rregulla: Tinglli hunduer do të përfytyrohet me theksën (ˆ) hundore e do të shenjohet vetëm në këto rasa:

    1. Mbi të gjitha a-t hundore të gegnishtes, të cilavet në tosknishte u përgjigjet nji “ë”; për shembull: gjâ, zâ, âsht e tj.
    2. Mbi të gjitha zânoret hundore afër të cilavet zhduket disa herë ndë gegnishte shkaku i hundimit (-n) e në tosknishte ndrrohet ndë “r”; për shembull: pê (pêni, përi); frê (frêni, frëri); hî (hîni, hiri); mullî (mullîni, mulliri); hû (hûni, huri); sy (syni, syri) e tj.

13. Gusht 1917. Komisija Letrare Shqipe
 

RRADHUE FJALËSH

1. Fjalë qi duhen m’u-shkrue me mb.

Âmbël (i, e, t’)
Brumbull-lli
Bumballë-lla
Bumbardhë-a
Bumbë-a
Bumbullue (me)
Bymbye (me)
Cimbue (me)
Dambelle-llja
Dymbëdhjetë
Dhâmb-mbi
Dhëmballë-lla
Dhimbë-mba
Gemb-mbi
Grumbull-lli
Hambar-ri
Humbë, (me) ase hupë (me)
Kallamboq-ql
Kâmbë-ba
Këmbjal-ali
Këmbye (me)
Kombishte-tja
Krymb-mbi
Kulumbri-rija
Kumbar-ri
Kumbisë (me)
Kumbonë-a
Kumbull-lla
Limb-mbi
Lumburue (me)
Llambë-ba
Llambarisë (me)
Mbajtë (me)
(M)baras
Mbarë (i, e, të)
Mbarshtue (me)
Mbarsë (me)
Mbartë (me)
Mbarue (me)
Mbas
Mbastue (me)
Mbathë (me)
Mbesë-a
Mbetë (me)
Mbë (më)
Mbeltue (me)
Mbërthye (me)
Mbështjellë (me)
Mbi
Mbimun (me)
Mbjellë (me)
Mbrâmë-a
Mbrapa (prapa)
Mbraztë (i, e, të)
Mbrenda
Mbret-ti
Mbrudhë (me)
Mbrue (me)
Mbrye (me)
Mbufatë (me)
Mbullue (me)
Mburim-i
Mburue (me)
Mburrë (m’u)
Mbushë (me)
Mbyllë (me)
Mbytë (me)
Pambuk-ku
Pëllâmbë-ba
Pëllumb-mbi
Permbysë (me)
Plum-mbi
Rremb-mbi
Rrembye (me)
Rumbullak (ët) (i, e, të)
Rrumb-mbi
Sëmbue (me)
Strumbull (ar) -ri
Sumbull-lla
Shembe-ja
Shembull-lli
Shembë (me)
Shkâmb-mbi
Shtâmbë-mba
Shtremtë (i, e, të)
Tâmbël-li
Trembë (me)
Trumbë-ba
Trumbetë-ta
Thembër-mbra
Thumb-mbi
Umbrellë-lla
Zimbicë-ca
Zymbyl-li
Zhembele-ja
Zhumbicë-ca
Zhumbinë-na

II. Fjalë qi duhet m’u-shkrue me nd

Andaj
Andamendas
Andar-ri
Andej
Ândërr-drra
Argjând-ndi
Avlimend-ndi
Bandë-a
Bandil-li
Bandill-lli
Bindë-a
Bindë (me, m’u)
Blandes-si
Dallëndyshe-shja
Dandalle-llja
Dendë (me)
Dindë (me)
Drândofille-llja
Dhândërr-ndrri
Dhendë (me)
Fendye (me)
Fund-ndi
Fundanellë-lla
Fundri-rija
Gand
Gandalle-llja
Gazmend-ndi
Grindë (me, m’u)
Gjândërr-ndrra
Gjind-ndja
Gjendë (m’u)
Handar-ri
Hendek-ku
Hundë-da
Ind-ndi
Iqnidi-ndija
Kalendar-ri
Kallënduer-ndori
Kând-ndi
Kandar-ri
Kânde-ja
Kandil-li
Kândërr-ra
Katund-ndi
Këmendë-a
Këndej
Këndire
Këndue (me)
Kind-ndi
Kolandinë-na
Kolendër-ndra
Kondend-ndi
Krând-ndi
Krânde-ja
Krishndelle-llja
Krunde-dja
Kund
Kundër
Kundër-ndra
Kundue (me)
Kuvend-ndi
Kuvendue (me)
Lândë-a
Lëkundë (me)
Lend-ndi
Lende-dja
Lendinë-a
Lendue (me)
Lindë (me)
Lokomend-ndi
Londitë (me)
Lundër-ndra
Mandalë-a
Mandër-ndra
Mend-ndja
Mendafsh-fshi
Mendër-ndra
Mendue (me)
Mendullë-a
Mindêr-ri
Mundë-a
Mundër-ra
Mundue (me)
Musandër-ndra
Ndamun (me)
Ndaj
Ndalë (me)
Ndë (në)
Ndënë
Ndêjtë (me)
Ndëpër
Nder-ri (rja)
Ndërlikue (me)
Ndërsye (me)
Ndërtue (me)
Ndërzye (me)
Ndeshkue (me)
Ndeshë (me)
Ndezë (me)
Ndie (me)
Ndjellë (me)
Ndjekë (me)
Ndih (f) ë (me)
Ndishk-ku
Ndivinue (me)
Ndo (do)
Ndodhë (me)
Ndonse
Ndofta, ndoshta
Ndotë (me)
Ndragë (me)
Ndrejtë (i, e, të)
Ndreqe (me)
Ndrikull-lla
Ndritë (me)
Ndrizë-a
Ndrydhë (me)
Ndrye (me)
Ndryshe
Ndryshk-ku
Ndryshkull-lli
Ndrrue (me)
Ndukë (me)
Ndulltër-tra
Ndye (me)
Orendi-dija
Pajmend-i
Pajândërr-ndrra
Pandehë (me)
Parmendë-da
Pendë-a
Pendesë-a
Perendue (me)
Perendi-dija
Plandosë (me)
Pomende-dja
Prandej
Prende-dja
Prendverë-a
Prind-ndi
Pulendër-dra
Rândë (i, e, të)
Rend-ndi
Rende-ndja
Rendë (me)
Rendom
Send-ndi
Sendërgji-gjija
Sikundill-lli
Smundë-a- (ndja)
Sonde (sonte)
Spindër-dra
Sundue (me)
Shend-ndi
Shëndet-ti
Shëndoshë (me)
Shëndritë (me)
Shkandull-lli
Shkëndi-dija
Shkundë (me)
Shpendërr-ndrra
Tândë-a
Tandue (me)
Tendye (me)
Trândë-a
Tronditë (me)
Tundue (me)
Thunder-ndra
Undyrë-a
Vend-ndi
Vendue (me)

 
Shtypshkronja Franciskane, Shkodër.