lunedì, marzo 06, 2017

Kurthi i "dialogjeve ndërfetare"





     Kto lloj bisedash e takimesh "ndërfetare" janë anti-biblike dhe anti-njerzuere sepse kundërshtojnë Revelacjonin hyjnuer që na mson se egziston vetëm NJI ZOT, NJI FÉ KATOLIKE me pshtue shpirtin dhe NJI PAGZIM në Kishen e vetme hyjnuere të JEZU-KRISHTIT (Efez. IV, 5), e vërtetë hyjnuere e dishmueme prej dymij vjetësh Tradite shêjte Katolike : me Akte Papale, me Dekrete Konçilesh Ekumenike me shkrime Etnish e Doktorësh ndër shekuj. Kto lloj takimesh janë gjithashtu antinjerzuere, skandaloze dhe shpirtmallkuese, mbasi i lanë t'pafetë n'gjumin e deks, tuej u krijue iluzjonin dhe idenë e rrême se tana besimet kekan të mira dhe të lëvdueshme, se tanë u pshtokan në besimet e veta, e për rrjedhojë, simbas ktij arsyetimi blasfemues dhe djallzuer, anti-biblik e anti-njerzuer, pse u nevojítka atherë konvertimi n'Fenë Katolike !!! Pse atherë sa e sa breza misjonarësh, qysh prej djepit t'Katoliçizmit e pa përmendë sa e sa misjonarë dominikanë, françeskanë, jezuitë e urdhna të tjera fetare katolike, kanë rrezikue jeten e tyne mes barbarësh, shpesh krejtsisht t'pacivilizuem, ndër shkretina saharàjet e arabíjet, ndër pyje amazonike e moçale ekuatorjale, ndër borna arktikut e ngrica siberíjet, mes kanibalesh oqeanijet e budista indijet, për konvertimin e t'pafeve ? Ndalimi i konvertimit në Fenë hyjnore Katolike asht, teorikisht, nji prej dekreteve heretike dhe apostate të pseudo-konçilit të 1962 dhe, praktikisht, asht nji prej reformave kryesuere "t'aggiornamentos", zbatimi i përditshëm i t'cillës porositet me ngulm dhe propagandohet pa pushim, kryesisht qysh prej 1962 e kndej, prej tanë shefave n'Vatikan e n'dioqeza : 

« Duhet nxitë lirija fetare e ndërgjegjes për të gjithë, për të gjithë, sejcili, burrë apo grue, duhet me kênë i lirë me shpallë fenë e vet, cilado kjoft ajo. » (Françesku-Bergoglio, 18 maj 2013)

« Prozelitizmi (konvertimi) [n'Fenë Katolike] asht nji absurditet i madh dhe nuk ka asnji kuptim. » (Françesku-Bergoglio n'takimin me Eugenio Scalfari, 24 Shtatuer 2013)

« Konvertimi i jokatolikve asht nji pengesë për unitetin e Kishës. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit mbi ekumenizmin, Dekreti "Unitatis redintegratio" : 24, sesjoni 5, 21 Nanduer 1964)

Në t'kundërt, misjoni gjithmonë hyjnuer i Kishës Nji, Shêjte, Katolike dhe Apostolike gjindet i përmbledhun në fjalët e frymzueme të sh'Markut Unjilltar : 

« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë botën dhe predikoni Unjillin çdo njirit ; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shëlbue ; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku XVI, 15-16)

« O Timoté, ruej Traditen, tuej shmangë të rejat profane t'fjalve dhe kontraditat e nji shkence që mban në mnyrë të rrême kyt êmën. Disa kanë hupë Fenë sepse kanë praktikue kto t'reja e kto kontradikta. Hiri i Zotit kjoft me ty! Amen. » (I Timoteut VI, 20-21)

« Ata thrrasin n'diskutime e n'debate tanë njerzit pa përjashtim : prej t'pafeve e deri te ata që janë të ndamë prej KRISHTIT apo që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji t'drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen n'opinjonin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

« ... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinjoni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose që bashkohen me përhapsit e ktij opinjoni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Papa Piu XI, Incikliku “Mortalium Animos”, 6 Janar 1928)

« Apostujt dhe pasardhsit e tyne janë Vikerët (Përfaqsuesit) e Zotit në drejtimin e Kishës Katolike, e cilla âsht ndërtue mbi Fenë Katolike dhe mbi Sakramêndet e Fesë Katolike. Për rrjedhojë, Vikerët e Zotit nuk munden me ndërtue nji kishë tjetër, ata nuk munden me përhapë nji fé tjetër, nuk munden me nxjerrë sakramênde të tjera. Përkundrazi, Kisha Katolike âsht ndërtue me Sakramêndet që dolen prej Krahnorit të KRISHTIT të kryqzuem. » (Sh'Tomë Akuini, "Summa theologica", Pjesa III, Pyetja 64, artikulli 2, përgjigja e objekcjonit 3)

Nuk lypet me kênë as teolog e as gjení ; mjafton nji inteligjencë bazike për me kuptue se kto dialogje ndërfetare, ky "përditsim (aggiornamento) mbas-konçiljar", jo vetëm që nuk asht "nji hermeneutikë (interpretim) e vazhdimsisë", siç pretendonte blasfemisht nji shef apostat (Benedikti XVI-Ratzinger), por kjo reformë antikatolike asht nji shkëputje, nji devijim rrajsuer prej Doktrinës dhe Traditës shêjte Katolike dymij vjeçare, që nuk mundet me ardhë kurrsesi prej Kishës shêjte Katolike të JEZU-KRISHTIT, por vetëm prej nji kishe t'ré, nji kishe anti-katolike e djallzuere, që ka pushtue institucjonet e Vatikanit dhe të dioqezave, pak a shumë siç vepruen arjanët heretike, në shekullin e IV-t. Ky devijim doktrinal konfirmohet prej vetë "teologve" reformatorë : 

« Konçili i II i Vatikanit asht nji mashtrim autentik i t'Vërtetës Hyjnuere. » (Mons. Prof. Francesco Spadafora)

« Nuk due me pasë punë aspak me Konçilin e II te Vatikanit ; djalli asht n'Vatikan ! » (Kardinali Luçiani, 1977)

« Çdo mason i dêjë gëzohet pa kufí prej rezultateve t'pandryshueshme të Konçilit të II të Vatikanit. » (Yves Marsaudon, mason i naltë i Logjës së Madhe të Francës, Ivi, p. 121 ; Sac. Andrea Mancinella, "1962 Rivoluzione nella Chiesa")

« Të tana idetë e mëdhaja të revolucjonit amerikan dhe të atij francez, s'bashkut me tana vlerat e tyne demokratike, t'cillat në t'kaluemen u luftuen prej tanë Papëve, u pranuen prej Konçilit të II të Vatikanit. » (Edward Schillebeeckx O.P., Intervistë në gazeten “Jesus”, Maj 1993)

« N'kjoft se krahasojmë epoken tridentine [të Konçilit t'shêjtë të Trentës] të Kundër-Reformës me Konçilin e II të Vatikanit, në karakteristikat e tija themelore, Konçili i II i Vatikanit âsht 180 gradë në krah t'kundërt. Nji Kishë e ré lindi mbas Konçilit të II të Vatikanit. (Hans Küng) » (Juan Valdivieso, “Vatican II Broke with the Magisterium”, 2008, Tradition in Action)

« Konçili i II i Vatikanit âsht Revolucjoni Francez në Kishë. » (Pseudo-Kardinali Leo Jozef Suenens, Arqipeshkev i Brukselit; Ibid.)

« N'Kishë ndodhi Revolucioni i qetë i Tetorit. [Tuej krahasue pseudo-konçilin e 1962 me Revolucjonin komunist-bolshevik të 1917 në Rusi]. » (Yves Congar; Ibid.)

Tuej folë mbi ndamjen e Kishës së pseudo-Konçilit të II të Vatikanit prej Kishës Katolike, Karl Rahner asht shprehë se : 

« Sot jetojmë për herë t'parë në nji epokë të nji ndamjeje po aq të madhe sa ajo e kalimit prej judaizmit në Krishtnim. » (Ibid.)

P. Marie-Dominique Chenu, i cilli luejti nji rol t'randsishëm në shkrimin e dokumentave të ndryshme konçiljare, asht shprehë se n'historinë e Kishës Katolike, Konçili i II i Vatikanit ka kênë nji shkëputje e vazhdimsisë së saj afro 1500 vjeçare, sepse ky konçil, simbas tij, i dha fund “Epokës Konstantine” të Katoliçizmit. Biles aj krenohej me faktin se tana ato teza të tija teologjike që ma parë ishin dënue prej Papës Piut XII, ma vonë po ato teza u përkrahen dhe u aprovuen prej autoriteteve të reja në Vatikan. (Ibid.)

Nji katolik i vërtetë, aq ma tepër n'kjoft se asht meshtar, me ndihmen e Zotit përpiqet me konvertue tanë njerzt e pafé n'Fenë e vetme hyjnuere të JEZU-KRISHTIT, ashtu si na urdhnon vetë Shelbuesi dhe Doktrina hyjnuere e pandryshueshme e Kishes shêjte Katolike. Me respektue bindjet antikatolike e për rrjedhojë djallzuere të besimeve t'rrême don me thane me respektue vetë djallin, që asht autori i ktyne besimeve : "Tanë "zotat" e kombeve jokatolike janë djaj, sepse Hyji krijoi Qiejt." (Psalmi 95:5), don me thanë me mohue vetë Shëlbuesin e njerzimit, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, dhe Fenë hyjnuere Katolike. 

T'pafetë kanë dekë, thojnë Proverbat, sepse nuk ka pasë kush me i korrigjue (V, 23). Si kanë me besue ata n'JEZU-KRISHTIN, për t'Cillin nuk kanë ndig'jue t'vërteten e Kishës Katolike Romake ? Dhe si kanë pasë me ndig'jue kur nuk kanë pasë ndonji predikues me u folë ?... Feja vjen prej t'ndig'juemit dhe ndig'jimi, prej fjalës së KRISHTIT (Romakve X, 14-17). Aj që neglizhon korigjimin, thonë prapë Proverbat, asht n'gabim (X, 17). Sado pjellor që të jetë nji terren, aj duhet kultivue, përndryshej ka me u mbulue prej ferrave dhe bimve të kqija. (sh'Gjon Klimaku, "Grad. IV de Obed.")

Apostujt e KRISHTIT Zot ndig'juen me veshtë e tyne fjalët hyjnuere të Shëlbuesit, kur u tha me shkue e me unjillzue tanë njerzit, e me i pagzue të tanë në Fenë e vetme që pshton shpirtin për jeten e pasosun : në Fenë hyjnuere Katolike ; përndryshej mallkimi i përjetshëm do t'ishte dhe do t'jetë gjithmonë destinacjoni i fundit dhe i vetëm i jokatolikve. Sikur Apostujt e parë t'kishin mendue me dialogue me t'pafetë, tuej repektue pa dallim besimet e sejcillit, tuej i lanë sejcillin me besue e me praktikue simbas ndërgjegjes personale, si trumpetojnë sod partizanët e kishës apostate bergoljane e konçiljare, a thue do t'kishte sot prapë Krishtnim ? A thue do t'egzistonte sot prapë Kisha Katolike ? 

Imagjinoni 12 Apostujt e parë, njerz t'thjeshtë e jo akademikë a teologë, as predikatorë e as oratorë me famë, përballë nji mase gadi t'panumërt pagajsh, të ndjekun prej urrejtjes gjakatare farizaike e talmudike ; ishin, pra, si do kokrra krypet n'oqeanin e botës pagane. T'kishin jetue nji jetë natyrore e t'kishin veprue si tanë njerzit e tjerë do t'ishin tretë natyrisht n'oqeanin e babilonisë së besimeve e kulturave të ndryshme anti-kristjane. 

Por SHPIRTI-SHEJT që KRISHTI Zot u kishte nisë u kujtoi fjalët e Shelbuesit se ata ishin krypa e botës, nji krypë krejt mbinatyrore që predikonte JEZUSIN e Kryqzuem : skandal për çifutnit apostatë e çmenduní për pagajt idhujtarë, por për ata që shëlbohen, forca dhe dija e Hyjit (I Kor. I, 23-24). Me KRISHTIN e Kryqzuem, me forcen e SHPIRTIT-SHEJT dhe me dishmí e mrekullí të mëdhaja, Apostujt e KRISHTIT unjillzuen dhe konvertuen provinca të tana, kombe e mbretní, konvertuen perandorinë ma t'madhe të tana kohnave : Perandorinë pagane Romake, dhe çuen driten e Unjillit deri n'skajet ma t'largta të globit. 

Me Krýgjen e KRISHTIT, Perandori Konstantin fitoi e mbretnoi mbi anmiqtë e tij dhe mbi vetvèdin tuej u bâ i krishtênë. Me Krygjen e KRISHTIT, sh'Pjetri, sh'Pali e t'krishtênët e parë, megjithse t'pakët në numër, fituen dhe mbretnuen mbi pagajt, mbi ídhujt e kómbet barbàre tuej i konvertue dhe shêjtnue. E kshtú triumfi i Mbretnís s'KRISHTIT Zot me anen e Krygjes ishte i pandalshëm. Simboli shêjt i Krishtënimit ndriçoi dhe nderoi, brez mbas brezit, ballet dhe gjokset e Papve, Étënve, Doktorëve të Kishes, múrgjënve e murgéshave, vírgjinave, mbrétënve e mbretnéshave, príncave e princéshave, kalorësve, ushtarëve e sa e sa besimtarve që nuk munden me u numrue, âshtu si nuk munden me u numrue as hyjet e qíellit ; Mbretníja e Krygjes' KRISHTIT ndriçoi katedràlet, bazilíkat, kishat e panumërta, kuvêndet e shkretínat e Egjiptit, Afrikës, Amerikës, Azisë e Arabisë, ku dora e misjonàrve t'palodhun e mbajti nâlt, si pishtar ndriçúes, për me largue têrrin e idolatrisë e t'paganizmit dhe për me prue driten e shëlbimit, civilizimit dhe zhvillimit ; Kryqi i KRISHTIT ndriçoi në oborre mbretnore e n'shpia t'thjeshta, n'anë t'rrugve e mbi kodra e male, në shkolla e universitete, në spitale e fjetore, në burgje e qendra riedukimit, në kampe ushtarake, në fusha betejash e para skuadrave të pushkatimit, ku ushtaret e KRISHTIT Zot gjimojshin : "Rrnoftë KRISHTI Mbret !"

E mos t'harrojmë fjalët e shën Palit, kur deklaronte botnisht, apo ma mirë me thanë asht vetë Hyji që flet nëpërmjet gojës së Apostullit të kombeve, se ka prue Unjillin shêjt deri n'Ilirí, Illyricum (Romakve V, 19). Kyt nder t'madh me u përmendë me emen në Biblen shejte nuk e ka pasë çdo komb. Kshtu p. sh.,  Apostulli unjillzues i Gjermanisë, sh'Bonifaci, ka lé n'vjetin 675 A.D., kurse Katoliçizmi n'Francë ka fillue zyrtarisht me konvertimin e Mbretit Klovis, n'vjetin 496 A.D. Ndërkohë, Krishtnimi ilir ishte i organizuem plotsisht qysh n'vjetin 370 A.D. ; Shkodra, p. sh. kishte Selinë e vet ipeshkvnore qysh n'vjetin 387 A.D., kurse n'vjetin 431 A.D., arqipeshkvi i athershëm i Shkodrës, Mgr. Senecioni, na përfaqsonte n'Konçilin e III Ekumenik të Efezit. (Prej studimit të Gjush Sheldisë)

Mos harroni gjithashtu se ky konvertim shêjt asht ba n'rrethana tejet të vshtira, me nji heroizëm mbinjerzuer, prej forcës e dijes hyjnuere n'bashkpunim me t'Krishtênë e sidomos me Meshtarë t'pamposhtun, që nuk dijshin ça ishte friga, e jo prej politikave diplomatike e dialektikave thjesht njerzuere, shpesh tradhtare ; jo m'kot u thonte Tertuljani persekutorve romakë : 

"Plures efficimur, quoties metumur a vobis; semen est sanguis christianorum." (Apologeticus, 50, s. 13)

"Sa ma shumë që t'na masakroni, aq ma shumë na shumohena ; kjo farë asht gjaku i t'Krishtênve." Ky citim njihet edhe në nji forme tjeter : "Gjaku i Martirve asht fara e t'Krishtênve."

« Deri tash vazhdojmë me vuejtë prej ûjet, ètjet e t'pavèshunit ; na bijnë ftyrës, nuk kena nji banesë t'qëndrueshme e lodhena tuej punue me duert tona ; na mallkojnë e na i bekojmë, na persekutojnë e na i durojmë, na blasfemojnë e na lutena për tà, jena bâ si mbeturinat e ksaj bote dhe plehnat e gjithkujt. » (Prej Letrës së parë të sh'Palit drejtue Korintasve IV, 11-13)

« Mbas vdekjes së [JÉZUSIT], nji pjesë e hebrejve përqafoi doktrinën e [Tij], por ata që ishin deklarue dishepujt e [Tij] u persekutuen aq dhunshëm saqë pagajt kujtuen se [Krishtënimi] u zhduk. Përkundrazi, kjo Fé mori forca t'reja dhe prej Judesë ajo u përhapë në tanë boten me nji shpejtsí befasuese.

« Nji numër i pafund personash përqafuen Fénë e [JÉZUSIT] ; ata që e predikojshin bajshin mrekullina, që pagajt ia atribojshin magjisë, ashtû si mrekullinat e JÉZUSIT, Msuesit t'yne. » (Don Bullet, « Historija e krijimit të Krishtënimit, e marrun ekskluzivisht prej autorve paganë dhe çifutë », faqe 2)

Pa kryq, pa sakrifica, pa pendesë e pa lutje autentike katolike, pa jetë autentike kristjane, që n'fakt asht Udha e Kryqit, nuk ka me pasë kurrë të Krishtêne të vërtetë e, për rrjedhojë, as mrekullí e as t'konvertuem. Hiret e konvertimit dhe çdo hir tjetër shejtnues vjen prej Pasjonit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT ; sa ma shumë që t'imitojmë kyt Pasjon shêjt, me fjalë e me vepra, aq ma shumë hire konvertuese kena me sigurue për t'pafetë e shkretë që dergjen në luginen e deks. N'kjoft se doni me u ba shêjt, n'imitim të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, na mson Unjilli shêjt, mohoni vedin, merrni kryqin tuej t'përditshëm dhe ndiqni JEZU-KRISHTIN (sh'Luka IX, 23).  Udhët e tjera, përfshi ato të dialogjeve ndërfetare e të respektit për besimet e djallit, janë udhët e kjoftlargut që përfundojnë n'Ferrin e mallkimeve të përjetshme. 

Rreziku islamik asht ndie gjithmonë kur t'Krishtênët janë ftofë n'devocjonin e tyne, kur kanë dashtë me praktikue Fenë si u ka qejfi e jo si mson Kisha e KRISHTIT Zot apo kur kanë dashtë me jetue si bota që i rrethon ; n'kjoft se t'Krishtênët jetojnë dêjsisht simbas emnit t'lavdishëm që mbajnë, atherë islami nuk ka ma u ndie ; n'kjoft se doktrina islamike asht tuej u ndie sod ma shumë se zakonisht, atherë ky asht nji tregues i nji ndëshkimi të drejtë hyjnuer kundër dobsisë toleruese të shumicës katolike dhe nji pjese të klerit katolik, kundër krimeve e mkateve të tyne, kundër jets s'tyne mondane t'mbulueme me nji vel superfaqsuer devocjoni t'rrêmë ; kta katolikë kanë harrue doktrinë e devocjon, kanë harrue se janë t'thirrun me kênë krypa dhe drita e botës, kanë harrue se jeta e tyne e përditshme duhet me kênë nji betejë konstante :

« La Chiesa miliante é l'insieme di tutti i fedeli che ancor vivono su la terra; e si chiama militante perche i suoi membri devono sempre combattere con quei terribili nemici che sono il mondo, la carne e il demonio. » (Catechismo del Concilio di Trento; Parte I, articulo IX, pagina 141)

« Kisha Militante âsht bashkimi i tanë besimtarve që jetojnë ende mbi tokë; ajo thirret militante sepse pjestarët e saj duhen me luftue pa pushim kundër ktyne anmiqve të tmerrshëm që janë bota, epshet dhe djalli. » (Prej Kateshizmit të Konçilit të Trentës apo Katezhismit romak)

Lexoni si shkruen Imzot George Dillon, në librin e tij mbi Shêjtoren e Nanës së Kshillit të Mirë të Genazzanos, rreth ndëshkimit islamik të Perandorisë greko-bizantine : 

Imzot Dillon shpjegon se shkatrrimi i Perandorisë greko-bizantine prej turkve ishte nji katastrofë e tmerrshme, por edhe një ndëshkim i drejtë për mkatet e katolikve, e sidomos për mkatin e tyne të shizmës.

Miljonat e njerzve të ksaj perandorije ishin prej ma t'squetve dhe prej ma t'civilizuemve që kishte pa bota ndojherë, biles shumë ma tepër se romakët n'Perëndim. Banorët e Perandorisë greko-bizantine ishin t'zhvilluem në tana drejtimet : n'tregtí, n'agrikulturë, n'legjislaturë, dhe kishin mbrritë në nji përsosmëní aq t'naltë, sa që, n'disa aspekte, ia kalojshin edhe civilizimit t'sotëm modern. Ligji dominues i tyne ishte Kodi Justinian, "ratio ipsa scripta". Tanë pasunisë intelektuale që grekve ua nepte g'juha, filozofija dhe çdo art i jets, iu shtue Krishtnimi, që i përsosi, i mbrojti dhe i naltsoi kto pasuní dhe tana institucjonet e tyne shoqnuere.

Prodhimi i tokës ishte me bollek ; Egjypti, hambari i botës, ishte i tyne ; të tyne ishin minjerat e arit të Ofirit, pyjet e cedrit të Libanit, çeliku i Damaskut, tregtija e Aleksandrisë, Smirnës, Helespontit, erzat, mndashi i Indisë dhe shkollat e Greqisë. Por, ashtu si edhe qytetnimet e maparshme, edhe Perandorija greko-bizantine u shkatrrue prej mkatit. Mkati i shizmës dhe mkatet e tjera të bollekut ishin shkaku i ktij rrënimi prej turkve islamikë, t'cillët Zoti i zgodhi si instrument ndëshkimit. 

E ky ndëshkim islamik po rrethon përherë e ma tepër ata pseudo-katolikë apo katolikë liberalë që përpiqen me përzie KRISHTIN me belialin (djallin), Zotin me mamonin, driten me errsinen, Traditen me revolucjonin, Kultin e vërtetë Katolik me idolatrinë e djajve... Kta janë si ajo krypa që ka hupe shijen e vet dhe që nuk duhet ma gjâ veçse me u hjedh përtokë e me u shkelë me kambë prej njerzve e prej t'pafeve (sh'Mateu V, 13). 

Ata pseudo-katolikë që lëvdojnë e respektojnë besimet e djallit, dhe ndalojnë konvertimin e t'pafeve n'Fenë e vetme hyjnuere Katolike, dashje pa dashje, bajnë lojen e anmiqve ma djallzuer e ma t'rrezikshëm të Kishës shêjte Katolike dhe të tanë njerzimit (I Thes. II, 15), t'cillët punojnë natë e ditë, shpesh n'hije e n'obzervim, për ndërtimin e Kishës së tyne judeo-masonike, humanitare e universale, ku edhe kta pseudo-katolikë kanë me u shkrí, si krypa natyrore në ujnat e ndyta të kishës humanitare talmudiko-luçiferjane. KRISHTI Zot i ndriçoft për me pâ rrezikun e madh ku gjinden me u bjerrë përjetsisht dhe u dhaftë forcë për me dalë prej humnerës ku kanë râ, përpara se me kênë shumë vonë !

Monsinjor Henri Delassus, në librin e tij të mrekullueshëm "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik" (1899), ff. 55-59, shkruen kshtu mbi ândrren shekullore dominuese të Sinagogës moderne çifute, mbi planin kriminel të bijve të djallit që dikur persekutuen KRISHTIN ZOT dhe Apostujt, e që po na persekutojnë me mnyra të ndryshme edhe sod e ksaj dite :

« Qëllim i tyne âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton vetëm me eliminue patriotizmin në zemrat e njerzve, duhet gjithashtu, e mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq shumë dinjitet dhe pavarsí sesa bashkimi i tij me Zotin, përmes Fesë dhe Dashtnisë hyjnuere. Simbas Sinagogës moderne, duhet me i shtye njerzit drejt asaj që njêni prej tyne e ka quejtë krejt mirë "Kisha e mendimit të lirë fetar". 

« Admironi kyt afrimitet : mendim i lirë dhe fé. Ata (çifutët apostatë) e dijnë mirë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me iu shkatrrue kjo natyrë. Pra, simbas tyne, duhet me u knaqë dhe mjafton me i drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi të vagët e të turbullt, ku sejcilli ka me besue çka të dojë e ka me i dhanë "hyjnisë" kultin që i pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes s'tij, ka me i ruejtë praktikat e kultit që i nep "zotit" të vetëm dhe jomaterial ose ka me i reformue ato simbas principeve të nji judaizmi liberal dhe humanitar." Falë shtrimjes së ksaj "liríje praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." ("Arshivat izraelite", III, ff. 118-119, vjeti 1868).

« ... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike Romake. Në vend të Katoliçizmit, judaizmi liberal e humanitar don me instalue nji kishë të re katolike apo universale simbas mnyrës s'vet, ku tanë njerzit të munden me hî e me kênë dakord me njêni-tjetrin sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm. ("Ibid.", XI, f. 504, vjeti 1867).

« "Aleanca judaike universale nuk ndalet vetëm te kulti jonë por ajo i drejtohet tana kulteve. Ajo don me penetrue të tana besimet ashtu si ajo gjindet në tana vendet, n'mnyrë që njerzit inteligjentë [sic], pa dallim fejet [sic], të bashkohen në kyt shoqni judaike universale, qëllimi i së cillës âsht aq fisnik dhe aq civilizues [sic]... Të tana fetë që kanë për bazë moralin dhe në krye zotin [sic], janë motra dhe duhet të jenë miq me njena-tjetren [sic]. Me rrxue pengesat që ndajnë até që nji ditë duhet me u bashkue âsht misioni i madh dhe i bukur i Aleancës judaike universale. Të ecim përpara me guxim dhe të vendosun në rrugën që na âsht hapë." ». ("Ibid.", XXV, ff. 514-520, 650-651, vjeti 1861).

"Me rrxue pengesat që na ndajnë...?" A ju kujtohen fjalët e masonit Françesku-Bergoglio mbi rrximin e mureve ndarse dhe ndërtimin e urave bashkuese ? Tash besoj e kuptoni lidhjen dhe misjonin satanik t’anti-papës Bergolio dhe të tanë atyne që punojnë për té...

« E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të Kishës Katolike [çifutve apostatë] dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cila âsht e organizueme në të tana vendet për themelimin e nji kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as hierarkí, as rregull për shpirtin e as frêna për pasionet ; kishë, e cilla nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfonte, mbretninë zyrtare të dredhisë, të forcës, të shtypjes së t'dobtve dhe t'atyne që vuejnë e punojnë. Na i njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [logjet judeo-masonike] ku përpunohen kto doktrina perverse, t'cillat nuk kanë me mujtë me mashtrue shpirtnat largpamës. » (Papa sh'Piu X, Letra inciklike "Notre charge apostolique", 31 Gusht 1910)

Me rastin e lumnimit të heroinës franceze, sainte Jeanne d'Arc, Shejtnija e Tij, Papa sh'Piu X, ndër të tjera tha se : 

« Në kohen tonë, mâ shumë se kurrë mâ parë, forca kryesore e t'kqijve vjen prej frigës dhe dobsisë së njerzve të mirë... Tanë forca e mbretnis së satanit vjen prej dobsisë toleruese të Katolikve. Po të kisha pvetë Shëlbuesin hyjnuer, ashtu si bani në lutje profeti Zakaria : "Ça janë kto plagë n'mes të duerve ?", përgjigja, pa dyshim, do t'ishte : "Me kto plagë u plagosa në shpinë e atyne që Më dojshin". U plagosa prej miqve të Mij, që nuk banë asgjà me M'brojtë, por që, në çdo rast, u bane bashkpuntorët e anmiqve të Mij. » (13 Dhetuer 1908)

Mungesa e frigës dhe guximi, vijon Papa, kanë me ardhë kur Feja ka me kênë e gjallë në zemra, kur t'praktikohen tana urdhnimet e Fesë, sepse Feja nuk mundet me egzistue pa vepra...

« Mos t'ekzagjerojmë pra vështirsitë kur bahet fjalë me praktikue gjithçka që na urdhnon Feja Katolike, për me krye detyrat tona dhe për me ushtrue me efikasitet apostullimin e dhan'jes së shembullit të mirë, që Shelbuesi pret prej sejcillit prej nesh. Unicuique mandavit de proximo suo. Vështirsitë vijnë prej atyne që i krijojnë dhe i ekzagjerojnë, prej atyne që shpresojnë n'vetvedi e jo në ndihmen e Qiellit, prej atyne që dorzohen paburrnisht prej frigës së talljeve të botës....» (Ibid.)

N'kjoft se katolikët nuk përpiqen me konvertue t'pafetë, me doktrinë e devocjon, me përvujtní e dashtní kristjane, ashtu si e kanë për detyrë e ashtu si kanë veprue gjithmonë breza të tana misjonarësh e katolikësh t'devoçëm, ata nuk janë të dêjë për emnin e lavdishëm që mbajnë dhe rrezikojnë shfarosjen ; kur bimët e kqija e ferrat, që janë besimet e djallit, fillojnë me mbie por nuk zhgulen prej arës e rrotull shpisë, ata mbulojnë aren e shpinë, e njerzit e saj desin prej ujet e prej epidemijet.