lunedì, gennaio 15, 2018

Rruga e vetme drejt lumnisë së përjetshme

     Si kam komentue edhe n'vende tjera, mendimet tona personale nuk kanë kurrfarë autoritetit gjykues përfundimtar, apo si thotë shprehja : me vue pikat mbi î, në çështjet mbinatyrore, sepse Krijuesi i gjithsisë ka përcaktue tashmâ nji autoritet të vetëm me na msue e drejtue në rrugen e mistershme dhe të mbinatyrshme të pelegrinazhit tonë toksuer në kyt botë, dhe kjo pavarsisht dishirave apo kapriçiove tona njerzore, të cillat munden me na shtye drejt vdekjes së përjetshme, tuej mos i bâ asgjâ Hyjit të gjithpushtetshem. Zoti nuk ka nevojë për ne, por na kena nevojë për Hyjin e Gjithpushtetshëm ; prandaj nuk asht Hyji i Gjithpushtetshëm që duhet me na u përshtatë por jena na ata që duhet me iu përshtatë Dekreteve hyjnore, për të miren tonë. 

N'kjoft se vëzhgoni rreth e rrotull, keni me vue ré se Hyji ka vue gjithkund nji rregull, nji rend apo hierarkí në univers, dhe nuk ka lanë asgjâ në kaos - aty ku ekziston kaosi, aty nuk vepron Hyji por njiri i korruptem apo djajtë. Njírin, krijesë shpirtnore dhe shtazore, Hyji e ka vue mbi krijesat e tjera shtazore, bimore e materjale ; engjëllin, krijesë krejtsisht shpirtnore, Zoti e ka vue mbi njirin, sepse shpirti qëndron mbi materjen, dhe Zoti qëndron mbi gjithçka tjetër, sepse asht Zot. Dhe mbrenda vetë ktyne hjerarkíve engjëllore e njerzore, egziston nji hierarkí apo rang i mbrendshëm, ku jo të gjithë pjestarët kanë të njêjten fuqí e autoritet : tuej folë, për shembull, për hjerarkinë njerzore, dikush asht mbret, princ apo president, dhe ma poshtë vijnë zëdhansit, ministrat, etj. Pa kyt hierarkí nuk do të kishte egzistue rregulli por kaosi. Doren hyjnore të Nji Zoti perfekt e shofim sidomos në hjerarkine shtazore, bimore e vegjetale, ku gjithçka lëviz me rregull e drejtsí, sepse Hyji ka rregullue gjithshka me masë, numër e peshë. (Dija 11:21)

Shifni pra universin që na rrethon ! Vëzhgoni lëvizjen e planeteve, hyjeve ! Shifni botën e kafshëve, zogjve, insekteve si bletet e milingonat, rritjen dhe zhvillimin e botës bimore !... Kudo shihet nji rregull, nji ligj i përpiktë që i drejton kto qênie pa arsye dhe jo nji kaos, jo nji konfuzion. E Krijuesi pra i paska dhanë qênieve pa arsye nji ligj të saktë simbas të cilit ata të jetojnë dhe të përparojnë drejt qëllimit final për të cilin i ka krijue, e njerzit me arsye Hyji i paska lanë në konfuzion e kaos shpitnor pa i diftue se si me u sjellë karshi Krijuesit të tyne dhe universit që i rrethon ? Apo mos ndoshta Krijuesi i gjithsisë paska pritë lindjen e Muhamedit rreth vjetit 570 AD, apo rreth vjetit 4570 te Krijimit, për me i dhanë njerzimit kyt Ligj, tuej lanë, me shekuj të tanë, në errsinën e injorancës e të mallkimit gjeneratat e mâparshme ?

Jo, âsht e pamujtun sepse ky veprim kishte me i ra ndesh Mirësisë dhe Drejtsisë së pafundme të Krijuesit që dishiron që të tanë njerzit, në të tana kohnat, të shelbohen, pra të njohin e të dojnë të miren dhe të vërteten, që âsht e drejta e ligjshme e çdo njirit. Për rrjedhojë, pa asnji dyshim, Krijuesi i ka dhânë njerzve të parë nji ligj të saktë sjelljeje dhe ka bâ të mujtun që ky ligj të njihet në çdo kohë, prej të tânë njerzve, nëpërmjet nji mnyre të saktë e të pagabueshme - ata që nuk e kanë njoftë nuk e kanë njoftë për fajin e mkateve të tyne e jo për fajin e Hyjit.

A âsht e mujtun që Krijuesi ta ketë lanë kyt Ligj qiellor në interpretimin personal të sejcilit njiri ? Jo, kjo âsht e pamujtun sepse çdo njiri, gjykimi i të cilit mundet me gabue, do ta kishte interpretue simbas opinjonit të tij personal dhe kshtu do të kishim pasë jo nji interpretim të vetëm por nji pafundsí mendimesh personale dhe nji konfuzion të papamë. Pra kjo mnyrë e lânjes së Ligjit të Krijuesit në interpretimin personal të sejcilit nuk do të ishte nji mnyre e saktë dhe e pagabueshme, në çdo kohë, për me njoftë até që Krijuesi dishiron prej njerzve.

Kjo mnyrë e saktë dhe e pagabueshme me njoftë ligjin e Krijuesit nuk mundet me kênë nji libër, si Kurani islamik për shembull, sepse libri në vetvedi nuk âsht msues dhe ka nevojë me u shpjegue dhe interpretue në nji mnyrë të vetme të pagabueshme, përndryshej do të kishim gati nji pafundsi interpretimesh të ndryshme, si sot në boten sektare islame. 

Atherë cila âsht kjo mnyrë e pagabueshme me gjetë Ligjin e Krijuesit, pra të mirën dhe të vërteten e përjetshme ?

Kjo mnyrë e pagabueshme âsht nji Autoritet që Krijuesi i ka dhanë disa njerzve të zg'jedhun për me e ruejtë dhe ia msue të tjerve kyt Ligj apo Revelacjon hyjnuer, në nji mnyrë të pagabueshme. N'kjoft se kthehena mbrapa në kohë dhe studiojmë historinë e kombeve të ndryshme qysh prej fillimit, gjejmë se Krijuesi ia ka dhanë kyt ligj njerzve të parë dhe mandej kombit dikur të zg'jedhun hebre, e veçanarisht autoriteteve drejtuese të Sinagogës së vjetër hebraike, fakt që pranohet edhe prej sektarve muslimanë. 

Por sektarët muslimanë pretendojnë gabimisht se Sinagoga e paska korruptue kyt Ligj, apo t'Krishtênët e parë, e sidomos sh'Pali e ndjeksit e tij, e paskan korruptue kyt Ligj (pretendim i rrêmë që do ta argumentoj ma hollsisht n'nji shkrim tjetër, dashtë Zoti),  apo shkurt ky Ligj apo Revelacjon hyjuer keka korruptue dikur n'kohë dhe keka dashtë me ardhë Muhamedi me na msue rrugen e drejtë, ligjin e vërtetë e t'pakorruptuem (sic).  

Por a nuk e shifni, thjesht me arsye e pa u futë n'spekullime teologjike, se sa absurd dhe i pavërtetë asht arsyetimi i mâsipërm ? N'kjoft se do t'pranojshim si t'vërtetë arsyetimin se, për nji kohë, Revelacjoni paska kênë korruptue gjithkund dhe se keka dashtë me ardhë ma vonë Muhamedi me islamin e tij për me na msue t'vërteten, atherë do t'xjerrnim si konkluzjon se Hyji nuk e paska mbrojtë gjithmonë Ligjin apo Revelacjonin e Tij hyjnor prej korruptimit, dhe rrjedhimisht njerzit, për vite a shekuj me rradhë, nuk e paskan pasë n'dispozicjon Ligjin e Hyjit ; pra s'paskan pasë ku me e gjetë kyt Ligj për me dijtë çka me besue e çka me bâ për me mbrritë luminë e pasosun. Papa sh'Piu X, n'Kateshizmin e Doktrinës s'Krishtênë, na mson se qëllimi i egzistencës së njirit mbi tokë asht me njoftë, me dashtë dhe me shërbye Hyjin, e tuej veprue kshtu, me shpresue nji ditë lumninë e Parrizit. 

Por si ka me e njoftë e si ka me e dashtë Hyjin e Gjithpushtetshëm nji njiri i caktuem, n'nji vend e kohë t'caktueme, ashtu si urdhnon Hyji, kur ky njiri nuk ka n'dispozicjon e nuk mundet me gjetë kurrsesí Ligjin apo Revelacjonin hyjnuer (mbasi Revelacjoni hyunuer keka korruptue, na thojnë muslimanët) ? Hyji i Gjithpushtetshëm asht Mshirë e pafundme por edhe Drejtsí e pafundme, dhe pa Fe Katolike (Kristjane) asht e pamujtun me i pëlqye Hyjit e me hi n'Parriz (Hebrejve XI, 6) ; Pra, pa mbajtë Ligjin e Hyjit, pa njoft e pa mbajtë ato rregulla që Hyji don që na të njohim e të mbajmë, për me e njoftë e për me e dashtë ashtu si don Hyji, asht e pamutjun me i pëlqye Zotit t'Gjithpushtetshëm, asht e pamujtun me hy n'lumninë e përjetshme ; n'kjoft se due me shkue prej Shkodret n'Tiranë, më duhet me blé nji biletë t'caktueme dhe me marrë nji mjet transportit t'caktuem : po t'blej nji biletë të gabueme apo po t'hypi n'nji mjet t'gabuem t'ransportit që nuk udhëton për Tiranë, pavarsisht qëllimit tem t'mirë me shkue n'Tiranë, faktikisht nuk kam me mbrritë në Tiranë por n'nji destinacjon tjetër ; asht nji shprehje e vjetër që thote : Tana rrugët t'çojnë n'Romë (mbasi Roma ishte dikur qendra e botës antike dhe atje piqeshin mendimet dhe aspiratat e njerzve). 

Por jo tana rrugët të çojnë në Parriz, përndryshej nuk do t'ishte kenë e domosdoshme për Hyjin me na dhanë ndonji ligj apo rregull t'caktuem si me u sjellë e si me veprue, tuej lanë sejcillin me besue e me ba çka të dojë, në nji kaos mendimit e veprimit !!! (sic) Por Hyji pafundsisht perfekt nuk përputhet me kaosin, sepse nuk ka vend për kaos n'perfeksjonin e pafundëm.

A asht e drejtë atherë me e dënue n'Ferr t'përjetshëm kyt njiri mbasi nuk ka mbajtë Ligjin e Hyjit, n'nji kohë kur aj nuk ka pasë kërkund ku me e gjetë e prej kujt me e msue kyt Ligj ? A kishim me guxue me akuzue Hyjin e Gjithpushtetshëm për padrejtsí a padashtní ? 

« Por Zoti aq shumë e deshti boten sa me dhanë Birin e Tij të vetëm, në mnyrë që kushdo që të besojë në Té, mos t'hupet por t'ketë jeten e pasosun. » (sh'Gjoni 3:16)

E n'kyt Dashtní hyjnore t'pafundme, Krijuesi i Gjithpushteshëm ka dishirue që në çdo kohë Ligji dhe Revelacjoni i Tij hyjnuer të njihej prej tanë njerzve - ata që nuk e kanë njoftë, n'nji kohë e vend t'caktuem, nuk e kanë njoftë për faj të mkateve të tyne e jo për mungesë të Providencës hyjnore -, nëpermjet nji mnyre të pagabueshme.

Dhe kjo mnyrë e pagabueshme ka kenë dikur Doktrina e Elitës drejtuese të Sinagoges hebraike (Prifti i nâltë i ndihmuem prej Sanhedrinit) para ardhjes së KRISHTIT Zot dhe Pjesa mësimdhânse (Papa me ipeshkvijtë) e Kishës Katolike mbas ardhjes së KRISHTIT Zot, ku Krijuesi zgjodhi njerëz të zakonshem dhe i forcoi me fuqi hyjnore me ruejte dhe msue pagabueshmënisht Ligjin e Tij hyjnor g'jatë tana kohnave.

N'kjoft se i Madhi Zot na kërkon me njoftë dhe mbajtë Ligjin e Tij hyjnor atherë patjetër Hyji duhet me na dhanë edhe mjetet me e njoftë dhe mbajtë kyt Ligj, g'jatë gjithë kohnave, për tanë njerzit, intelektualë, puntorë, analfabetë, lypsa, të tanë pa përjashtim, sepse Krijuesi i gjithsisë në Mirsinë dhe Dashtninë e Tij t'pafundme për krijesat e tija, e veçanarisht për njerzit, dishiron që ata të gjithë të mbrrijnë me e njoftë, me e dashtë dhe me kenë të lumtun përjetë. Krijuesi i gjithsisë nuk i pat thanë të zgjedhunve të Tij me shkrue libra e me i shpërnda në popull për interpretim e shpjegim privat prej sejcillit, përndryshej do të kishim pasë nji babiloní interpretimesh personale, pa llogaritë ktu brezat analfabete e të vorfna që, për mungesë të leximit të ktyne librave, do të mallkoheshin përjetë. Ky lloj veprimit do t'kundërshtonte absolutisht Drejtsinë dhe Dashtninë hyjnore të pafundme dhe të përjetshme të Krijuesit për njerzit.

Msoje Izraelin, i pat thanë ZOTI profetit Moisí ; Msojini tâna kombet, u pat thanë KRISHTI ZOT Apostujve të Tij.

Doktrina dhe Ligjet hyjnore të msueme prej Sinagoges hebraike para ardhjes së KRISHTIT ZOT gjejnë vazhdimsinë dhe perfeksionimin e tyne të plotë në Doktrinen dhe Ligjet hyjnore të msueme prej Kishës Katolike. N'kjoft se e krahasojmë kyt Doktrinë shêjte Katolike me propoganden islame vêhen roe (vërehen) ndryshime t'mëdhaja e thelbsuere. Për rrjedhojë, islami nuk âsht rruga drejt të mirës, drejt të vërtetës dhe drejt lumnisë së përjetshme (ashtu si do ta argumentoj edhe në shkrime tjera, dashtë Zoti). Rruga e vetme e shelbimit âsht Zoti jonë JEZU-KRISHTI, që ka thanë Vetë se asht Rruga, e Vërteta dhe Jeta (sh'Gjoni 14,6) dhe vetëm Kisha Katolike na e mson kyt rrugë, simbas vetë Urdhnimit të Hyjit t'Gjithpushtetshëm : 

« Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'Atit e t'Birit e t'Shpirtit-Shejt. Msojini me i mbajtë gjithshka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:19-20)

KRISHTI Zot nuk mundet me ndejë me nji kishë që gabon.

« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit ; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue ; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku 16:15-16)

Kërkush tjetër pra, përveç Kishës shêjte të KRISHTIT Zot, që âsht Kisha Katolike, nuk ka të drejtë me i msue kombet mbi shelbimin e shpirtnave, dhe ata që nuk ndig'jojnë e përbuzin Kishen Katolike nuk ndig'jojnë e përbuzin vetë Themeluesin e saj, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN :

« Ai që ju ndig'jon Më ndig'jon dhe ai që ju përbuz, Më perbuz; dhe ai që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16)

Dhe Shelbuesi i premton sh'Pjetrit dhe Apostujve se ka me u çue SHPIRTIN-SHEJT, që ka me ndejë me ta gjithmonë dhe ka me u msue çdo të vërtetë : 

« Në kjoft se Më doni, mbani Urdhnimet e Mija. Dhe Un ka me lutë ATIN dhe ATI ka me ju çue nji tjetër Ngushllues (Paraklet) për me ndej me jue përgjithmonë. » (Sh'Gjoni 14:15-16)

« Parakleti, SHPIRTI-SHEJT, që ATI ka me çue në Emnin Tem, ka me ju msue çdo gjâ dhe ka me ju kujtue gjithçka që ju kam thanë. » (Sh'Gjoni 14:26)

« Kur ka me ardhë ky Shpirt i të vërtetës, Aj ka me ju msue çdo të vërtetë. » (sh'Gjoni 16:13)

Pra SHPIRTI-SHEJT i mson vazhdimisht Kishës Katolike, jo disa të vërteta, por çdo të vërtetë dhe gjithçka që Shelbuesi u ka thanë Apostujve të Tij. Prandej edhe Shelbuesi na detyron me ndig'jue gjithmonë Kishen Katolike, nën dënimin e mallkimit :

« N'kjoft se vllai jot nuk ndig'jon Kishen, atherë aj kjoft për ty si publikani dhe si pagani. » (sh'Mateu 18:17)

Dhe Shelbuesi i premton themelit të Kishës së Tij mbi tokë, sh'Pjetrit dhe pasuesve të tij, se Feja e tyne katolike nuk ka me u mungue kurrë :

« Por jam lutë për ty që Féja jote mos të dështojë kurrë. » (sh'Luka 22:32)

Sepse Vetë Zoti na mson nëpërmjet sh'Palit se ka vetëm :

« Nji Zot, Nji Fé, Nji Pagzim. » (sh'Pali drejtue Efezianve 4:5)

Dhe asht plotsisht e arsyeshme që nji Zot e Krijues pafundsisht perfekt, që don rregullin dhe drejtsinë, të ketë njí Përfaqsues të Tij mbi tokë për me drejtue tanë njerzit e arsyeshem e vullnetmirë drejt lumnisë të përjetshme, që ky Zot e ATË pafundsisht i Mirë dishiron me na dhurue, prej Mirsisë s'Tij t'pafundme e jo prej meritave tona - ma che meriti... (po çfarë meritash...), thote Padre Pio -, në mnyrë që njerzit mos të mashtrohen as prej gjithfarëlloj opinionesh të gabueshme njerzore e as prej kurthave djabolike.

sabato, gennaio 13, 2018

Apologjetika Kristjane 1 kundër islamit 

Objeksjon :

     Muslimanët na akuzojnë se Zoti jonë JEZU-KRISHTI keka dërgue vetëm te delet e hupuna të Izraelit (sh'Mateu 15, 24), prandej, simbas tyne na t'Krishtênët johebrej nuk paskena Fenë e vërtetë që ka shpallë JEZUSI, por nji doktrinë t'shpikun ma vonë prej njerzve (prej grekve thonë) që asht e korruptueme. (Muslimanët janë t'fiskuem në prrallen e moçme se t'Krishtênët e soçëm besókan e praktikókan nji doktrinë të korruptueme, që nuk keka Doktrina shêjte e JEZU-KRISHTIT, për me mujtë kshtu me justifikue egzistencen e doktrinës idhujtare e pagane islamike, që Zoti e paska dërgue (sic) me na pshtue prej gabimit e korruptimit).

Përgjigje :

     KRISHTI ZOT ka deklarue haptazi se asht "Udha, e Vërteta dhe Jeta" (Sh'Gjoni 14, 6), dhe n'kyt t'Vërtetë hyjnore nuk ka vend për gabime, kontradita, e aq ma pak për rrêna.

Problemi nuk qëndron me Biblen Shejte por në interpretimin e paautorizuem dhe t'gabuem që i bahet, shpesh prej njerzve t'paudhzuem mirë n'çeshtjet e Fesë hyjnore Katolike ; n'Biblen Shêjte ka pasazhe t'mistershme, shprehet Papa i parë, sh'Pjetri, që njerz t'padijtun ia shtrembnojnë kuptimin e vërtetë për shkatrrimin e tyne (II Petr. III, 16). Bibla Shejte (ku përfshihet edhe Unjilli Shêjt) nuk i asht dhanë cilitdo për interpretim apo shpjegim autentik, megjithse njerzit vullnet-mirë e t'përvujtun, tuej u bazue n'udhzimet e Kishës, munden me lexue me dobí Biblen Shêjte. Vetëm Hierarkija drejtuese e Kishës Katolike, (Papa+ipeshkvijtë), prej urdhnit që ka marrë prej vetë Hyjit, mundet me na shpjegue me vërtetsí kuptimin autentik të pasazheve biblike. Fjala e Zotit asht hyjnore dhe ka shumë kuptime : ajo asht e mbshtjellun si me nji lëvore pemet, thotë sh'Jeronimi, për me u mbrojtë prej syve profanë :

« Mos ia nepni gjânë e shêjtë qejve e mos i hidhni perlat tueja para derrave, prej frigës se mos i shtypin me kambë e mandej, tuej u kthye drejt jush, mos t'ju shkyejnë. » (sh'Mateu 7, 6)

Perlat, mson sh'Gjon Krizostomi, janë misteret e t'vërtetës, sepse ashtu si perlat që janë të mbylluna në guaska dhe të vendosuna në fundin e detit, ashtu edhe misteret e t'vërtetës shêjte katolike janë të mshehuna në zarfet e fjalve dhe të vendosuna në humnerat e kuptimit të Shkrimeve Shêjte.

Pra asht i domosdoshëm autoriteti i hierarkisë drejtuese të Kishës Katolike, e veçanarisht i Selisë Shêjte, për me na shpjegue kuptimin e vërtetë autentik të Shkrimeve Shêjte.

N'kjoft se e keni lexue me kujdes komentin tem ktu nalt, që në fakt nuk asht opinjoni jem personal por interpretimi i autorizuem i Kishës Katolike, prej ku e kam marrë edhe un shpjegimin që e postova, shihet kjart Vullneti i Shelbuesit me shëlbue tana kombet, Aj personalisht apo nëpërmjet Apostujve të Tij, që asht e njêjta gjâ. Shelbuesi erdhi s'parit te hebrejt sepse ata ishin populli i parë i zgjedhun prej Hyjit. Por mbasi ky popull, në pjesen ma të madhe të tij e mohoi KRISHTIN Zot, Shelbuesi iu drejtue johebrejve : Po të pohojmë se Zoti jonë JEZU-KRISHTI asht kufizue vetëm te nji popull apo krahinë e caktueme në misjonin e Tij shelbues, atherë do të konkludojshim gabimisht e blasfemisht se Hyji nuk dashka me i shelbue apo pshtue tanë njerzit, konkluzjon që bjen në kundërshtim me Mshiren e Tij të pafundme. Kush mundet me thanë mandej se Hyji i Gjithpushtetshëm dhe pafundsisht perfekt nuk keka pafundsisht i mshirshëm ?

T'lexojmë n'vijim profecinë e mrekullueshme të Profetit Daniel, që ka jetue rreth 600 vjet para KRISHTIT Zot, profecí që âsht nji argument i fuqishëm n'mbrojtje të Kishës shêjte Katolike jo vetëm kundër judaizmit modern apostat por edhe kundër islamit pagan dhe sekteve të tjera fallse e djallzore, që mohojnë hyjninë e JEZU-KRISHTIT Mbret. Kjo profecí, s'bashkut me profecitë dhe librat e tjerët të Testamentit të Vjetër, u shpërndâ disa shekuj para ardhjes së KRISHTIT në vendet joçifute në tânë botën, në sajë të Septantes, versionit (përkthimit) grek të librave shêjte të Beslidhjes së Vjetër, e njoftun prej botës joçifute afro 300 vjet para Ardhjes së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Ashtu si shkruhet në Shkrimet-Shêjte, kyt profeci Danjeli e mori prej vetë Zotit me ndërmjetsí të Arkengjëllit Gabriel :

« Zoti ka shkurtue dhe ka fiksue kohen në shtatëdhetë javë në favor të popullit tand dhe qytetit tand shêjt në mnyrë që krimet e tija të shlyhen, që mkati të marrë fund, që padrejtsíja të zhduket, që drejtsíja e përjetshme të vijë mbi tokë, që vizjonet dhe profecitë të përmbushen dhe që Shêjti i shêjtënve të vojóset.

« Díje pra dhe kíje parasysh : Koha prej dhânjes së urdhnit për rindërtimin e Jeruzalemit dhe deri te ardhja e KRISHTIT Mbret ka me kênë shtatë javë dhe gjashtëdhetë e dy javë ; sheshet dhe muret kanë me u rindërtue në kohna t'vështira dhe me ankth. Mbas gjashtëdhetë e dy javëve KRISHTIN kanë me e vrâ dhe populli që ka me e mohue nuk ka me kênë mâ populli i Tij. Nji popull me shefin e tij ka me ardhë dhe ka me shkatërrue qytetin dhe shênjtoren [tempullin e Jeruzalemit] me nji rrënim të plotë ; e t'lànunit e saj shkret ka me ndodhë mbas përfundimit të luftës, ashtû si âsht profetizue. KRISHTI ka me konfirmue aleancen e Tij me nji numër të madh g'jatë nji javet dhe në mes të javes viktimat dhe sakrificat kanë me u ndalë. Neverija e shkretimit ka me kênë në tempull dhe të lànunit e tij shkret ka me zg'jatë deri në mbarim e deri në fund [të botës]. » (Profeti Danjel 9, 24-27)

Simbas interpretuesve të aprovuem të Shkrimeve Shejte, përfshi ktû Doktorin Joseph Franz von Allioli, komentet biblike të t'cillit janë aprovue prej Selisë Shêjtë, në textin biblik t'mâsipërm Arkengjëlli Gabriel i zbulon prej Zotit profetit Danjel profecinë e ardhjes së Mesisë, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Javët nuk konsiderohen si javë normale por si javë vitesh ashtû si shpjegohet në Librat e Numrave (14, 34) dhe në Librin e Profetit Ezekjel (4, 6), ku nji ditë numërohet si nji vit. Pra 70 javë bajnë 490 vjet. Ky âsht edhe mendimi unanim i interpretuesve të lashtë si Klementi i Aleksandrisë, Tertuljani, Euzebi, sh'Cirili i Jeruzalemit, etj., dhe i pjesës mâ të madhe të interpretuesve modern dhe kontemporan. Ky lloj numrimit përmêndet edhe te Libri i Levitëve (25, 8). Shêjti i shêjtënve i atribohet vetëm Mesisë që âsht Zot (Profeti Izaïja 9, 6). Vojósja âsht konsakrimi për misjonin shëlbyes nëpërmjet dhânjes të të gjitha Dhuntíve të SHPIRTIT-SHEJT që ndodhen në Hyjninë e Tij (Ibid 11, 1 e n'vazhdim) dhe fillimi praktik i apostolatit kur KRISHTI filloi me predikue e msue.

Në Bibël flitet vetëm për 4 urdhna të mbretënve persjanë në lidhje me Jeruzalemin. I pari âsht aj i Cyrus-it që flet vetëm për rindërtimin e Tempullit, pa bâ fjalë për qytetin (1 Esdr. 1). I dyti âsht aj i Darius-it, birit të Hystaspit, që vetëm konfirmon urdhnin e Cyrus-it (1 Esdr. 5). I treti âsht i Artaxerxès-Longuemain, që daton prej vitit t'shtatë të mbretnisë së tij dhe që iu dha Esdras-it (1 Esdr. 7). Urdhni i katërt âsht po i Artaxerxès-it që iu dha Nehemisë në vitin e njizetë të mbretsnisë së tij dhe ban fjalë për rindërtimin e mureve të Jeruzalemit (2 Esdr. 2, 1). Asnji prej tre urdhnave të para nuk flet për rimbkâmjen e Jeruzalemit por vetëm urdhni i katërt, llogaritja e të cillit simbas fjalve të profecisë mbi ardhjen e Mesisë korrespondon në mnyrë perfekte me të tana ngjarjet historike, e veçânarisht me Jeten dhe Vdekjen e JEZU-KRISHTIT.

Shtatëdhetë javet (70x7=490 vjet) që fillojnë në vitin e 20-të të mbretnisë së Artaxerxès-it dhe mbarojnë me braktisjen hyjnore të popullit çifut, ndahen prej Arkêngjellit Gabriel në tre pjesë : 7 javë (49 vjet), 62 javë (434 vjet) dhe 1 javë (7 vjet). Shtatë javët e para ose 49 vjet fillojnë prej vjetit të 20-të mbretnisë së Artaxerxès-it, në vjetin 455 para KRISHTIT, dhe mbarojnë me rikonstruksjonin e plotë të Tempullit. 62 javët e dyta (434 vjet) fillojnë prej rindërtimit të tempullit deri në Pagzimin e KRISHTIT prej sh'Gjon Pagzorit në lumin e Jordanit. Pra simbas profecisë, prej fillimit të 70 javëshit dhe Pagzimit të KRISHTIT janë 483 vjet. Evangjelisti sh'Lukë rrëfen se Pagzimi i KRISHTIT ndodhi  në vjetin e 15-të Mbretnisë së perandorit romak Tiberius, që bjen në 782 vjetorin e krijimit të qytetit të Romës, kurse vjeti i 20-të i mbretnisë së Artaxerxès-it korrespondon 299 vjet mbas krijimit të qytetit të Romës. Diferenca midis ktyre dy ngjarjeve âsht 483 vjet, po aq sa e profecisë.

Pasazhi i sh'Mateut 15, 24 ka të njêjtin shpjegim si pasazhet e sh'Markut që citova ma nalt, jo se e tham un, por se kshtu mson Kisha Katolike, e as un e as ju por vetëm kjo Kishë ka marrë misjonin me na msue pa gabime çka duhet me ba e çka duhet me besue për me mbrritë në Parriz. Profecija e Danjelit që citova ktu ma nalt shpjegon kjart se Shelbuesi do të lidhte Aleancen e Re me nji popull tjetër, popujt johebrej, e jo me popullin hebre që e persekutoi dhe e kryqzoi.

I njêjti konkluzjon, pra që Shelbuesi ka ardhë për me pshtue tanë njerzit e jo vetëm popullin hebre, ndryshej nuk ka kuptim koncepti i Mshirës s'pafundme të Hyjit për tanë njerzit, del edhe prej profecive të tjera, të shkrueme në Biblen Shêjte shumë shekuj para ardhjes së Shelbuesit :

Aj (Mbreti JEZUS) ka me dalë prej [shpisë së] Jakobit për me mbretnue (Numrat 24, 19) ; Aj âsht dërgue prej Atit si Mbret mbi Sionin [Izraelin], malin e tij të shêjtë, dhe ka me pasë Gjentílët (popujt joçifut) si trashigimí [qytetarë të Mbretnísë] dhe vendet mâ të largta të botës si pjesë të sundimit të Tij (Psalmi II).

« Në ditët e tija, drejtsíja ka me lulzue n'nji bollëk pâqet... Dhe Aj ka me sundue prej nji deti në tjetrin... deri në fundin e botës.  (Psalmi LXXI)

Të tânë mbrètnit kanë me E [Mesínë, JEZUS-in] adhurue dhe të tana kombet kanë me Iu bindë (Psalmi LXXI, 11). Të tâna popujt, fiset dhe g'juhët kanë me E shërbye. Fuqia e Tij âsht nji fuqí e përjètshme... dhe Mbretníja e Tij nuk ka me u shkatrrue. (Profeti Danjel 7, 13-14)

Në Biblen Shêjte nuk ka kontradikta : kontraditat lindin në mendjet e atyne që i interpretojnë gabimisht Fjalët hyjnore biblike, sepse nuk janë ata t'cillët Shelbuesi i ka nisë me msue e me drejtue popujt...Katër Unjillet janë NJI Revelacjon hyjnuer. Pse katër e jo nji ? Sepse sejcilli prej tyne paraqet 4 aspekte të ndyshme të Shelbuesit, JEZU-KRISHTIT ; sejcilli prej Unjilleve plotson njêni-tjetrin tuej na dhanë nji Revelacjon të vetëm hyjnuer me 4 karakteristika dalluese që vijnë prej të njêjtit burim hyjnuer. (A mos duhet na njerzit, kryma toket, me debatue me Hyjin pse ka nisë 4 Unjille e jo 1 ?) Kshtu për shembull : Sh'Mateu ven në dukje Natyren Njerzore të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, kurse sh'Gjoni, Natyren Hyjnore të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT ; sh'Marku ven në dukje karakterin Mbretnuer të JEZU-KRISHTIT kurse sh'Luka, dinjitetin meshtarak të Shelbuesit tonë JEZU-KRISHTIT.

Si në Beslidhjen e Vjetër, kur Zoti caktoi nji Autoritet të pagabueshem (Profetin Moisi dhe pasardhsit e tij në drejtimin e Sinagogës së vjetër hebraike) me msue Izraelin - Exodus 4, 10-12 -, edhe në Beslidhjen e Re, KRISHTI Zot caktoi nji Përfaqsues të Tij mbi tokë, sh'Pjetrin dhe pasardhsit e tij, që i quejmë Papë, të cillet vetë Zoti u ka dhanë fuqë supreme për me na msue gjithçka që kena nevojë me mbrritë Lumninë e përjetshme të Parrizit - Sh'Mateu, 28, 19-20- . Me na msue pra e jo me kopjue Bibla Shêjte e mandej me i shpërnda n'popull, që sejcilli të lexojë e interpretojë simbas qejfit. Po te ishte veprue kshtu, nuk do t'kishte egzistue kurrë Nji Kishe shêjte Katolike dhe kërkush nuk do të dijte çka me besue e çka me ba egzaktsisht për me levdue dêjsisht Hyjin dhe me shpresue nji ditë lumninë e Parrizit : do t'kishte egzistue nji babiloní opinjonesh njerzore.

Edhe nji skjarim :  shumë antikatolikë, si protestantët, deshmitarët e Jehovas,   etj., me botimet e tyne antikatolike (New American Standard Bible, etj) nuk kanë kurrfarë lidhjet me Kishen e vetme hyjnore Katolike që ka themelue Shelbuesi i njerzimit JEZU-KRISHTI : kta anti-katolikë shtypin pa leje e pa autoritet "bibla" mbushë me gabime e keqinterpretime ; por si thashë ma nalt, KRISHTI Zot nuk i ka dhanë misjonin as ktyne me msue e me drejtue popujt drejt Qiellit, por VETEM KISHES KATOLIKE.

EXTRA ECCLESIAM NULLA SALUS : Jashtë Kishës Katolike nuk ka shpetim për kërkend.