lunedì, dicembre 24, 2012

Për shumë vjet KRISHTLINDJEN!


Fresko e Murijos (1618-1682)


          N'kyt prag KRISHTLINDJET përfitoj me i urue të tânë lexuesit e ktij blogu dhe shqiptarët kudo kjoshin, gzuar e për shumë vjet KRISHTLINDJEN. Uroj që KRISHTI Fmi të gjejnë në zemrat tueja at përvujtní, paqe, dlirtsí, kûndením e devocjon si te grazhdi i përvujtë i Bethlehemit mes sh'MARISE gjithmonë Virgjën, Nânës të Zotit, dhe sh'Jozefit tuej i shtue përherë e mâ shumë hirit e bekimet e Tija në jeten tuej shpirtnore dhe materiale.

martedì, dicembre 18, 2012

Katër Kohët e KRISHTLINDJES


         Besimtarët mos të harrojnë me mbajtë njinesë dhe abstinencë të Mërkuren (19 Dhetuer), Premten (21 Dhetuer) dhe të Shtunden e ardhshme (22 Dhetuer), ditë që njihen edhe si Katër Kohët e KRISHTLINDJES, në përgaditje të Ardhjes së Shëlbuesit.

Për detaje mbi sasinë e lejueme të ushqimit, kontrolloni ktu.


domenica, dicembre 09, 2012

Të Xanunit Pafaj të Virgjinës MARI

prej Illyricum Sacrum



- Shpallja e Dogmës prej Papës Piu IX në 1854 – 
Fresko në Muzeun e Vatikanit


          Me 8 Dhetuer Kisha shêjte Katolike celebron nji prej festave mâ të mëdha në nder të Nânës së Zotit, Të Xanunit Pafaj të Virgjinës MARI. Në letren e tij apostolike të 8 Dhetuerit 1854, Ati ynë shêjt, Papa Piu IX, deklaroi solemnisht dhe përcaktoi në mnyrë dogmatike që e Shêjtnueshmja Virgjina MARI, Nâna e Zotit, âsht xanë pa mkat të rrjedhshëm :

« Me besim të plotë në Zotin dhe i bindun se ka ardhë momenti i duhun me përcaktue të Xanunit Pafaj të Shêjtnueshmes Virgjinës MARI, Nânës së Zotit, të cillen e dishmojnë dhe e nxjerrin mrekullisht në dritë vetë profecitë hyjnore, Tradita shêjte katolike, ndjenjat e përhershme të Kishës, aprovimi i admirueshëm i barijve (meshtarve) katolikë dhe i besimitarve, aktet e ndrituna dhe konstitucjonet e pasardhsve tanë; mbasi kena egzaminue çdo gjâ me kujdesin mâ të madh dhe mbasi i kena ofrue Zotit lutje të zjarrta e të vazhdueshme, kena mendue se nuk duhet të vonojmë mâ me sanksionue dhe përcaktue nëpërmjet gjykimit tonë suprem të Xanunit Pafaj të Virgjinës, e me knaqë kshtû dishiren shumë të devoçme të botës katolike dhe të vetë devocjonit tonë ndaj të Shêjtnueshmes Virgjën, në mnyrë që me nderue për herë e mâ shumë Birin e saj të vetëm, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, sepse i gjithë nderi dhe lavdia që i dhurojmë Nânës kthehet në lavdinë e Birit.

« Prandej, tuej mos pushue kurrë s'ofruemit, me përvujtní dhe krezhëm, lutjet tona personale s'bashkut me lutjet publike të Kishës Atit nëpërmjet Birit të saj, që të dinjote me drejtue dhe forcue shpirtin tonë nëpërmjet virtytit të SHPIRTIT SHEJT; mbasi kena lutë asistencen e tânë oborrit qielluer dhe thirrë me ofshamat tona Shpirtin ngushllues, tuej veprue sot nën inspirimin e Tij, për nderin e të Shejtnueshmes dhe të pandames TRINI, për lavdinë e Virgjinës, Nânës të Zotit, për nâltsimin e Fesë Katolike dhe për rritjen e Besimit të krishtênë, nëpërmjet autoritetit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, të shêjtnve apostuj sh'Pjetrit e sh'Palit dhe autoritetit tonë, ne deklarojmë, shpallim dhe vendosim se doktrina simbas të cillës e Shêjtnueshmja Virgjina MARI, që në momentin e parë të t'xanunit të saj, nëpërmjet nji hiri dhe privilegji specjal të Zotit të Gjithpushtshëm, në konsideratë të meritave të JEZU-KRISHTIT, Shëlbuesit të njerzimit, âsht ruejtë prej çdo njolle të mkatit origjinal âsht nji doktrine e zbulueme prej Zotit e për rrjedhojë ajo duhet besue vendosmënisht dhe vazhdimisht prej të tanë besimtarve. N'kjoft se ndokush, mos kjoft thanë prej Zotit, do të kishte arrogancen me mendue në zemren e tij ndryshej prej sa âsht vendosë prej nesh, ta msojnë dhe ta dijnë se, i dënuem prej vetë gjykimit të vet, ai âsht mbytë në mosbesimin e tij dhe ka braktisë unitetin e Kishës; dhe për mâ tepër, n'kjoft se nëpërmjet fjalëve, shkrimeve apo çfarëdolloj mjeti tjetër të jashtëm, do të guxonte me i shprehë kto ndenja të zemrës së tij, ai do të psojë 'ipso facto' dënimin e parashikuem në të drejten kanonike. »



Katër vjet mâ vonë, pra në vjetin 1858, për me konfirmue se vendimet e Papës janë gjithmonë të pagabueshme në çâshtjet që lidhen me Fenë dhe moralin, vetë Virgjina e Papërlyeme iu shfaq nji vajze të re, shêjtes Bernadetë, në Lurd, nji fshat i vogël në jug të Francës, tuej aprovue fjalët e Vikerit të KRISHTIT mbi tokë dhe tuej thanë se âsht e Xanuna e Pafaj : 'Conceptio Immaculata'.


Ishte e nevojshme, thotë sh'Alfons MARIA Liguori, veprat e të cilit janë aprovue prej Kishës Katolike, që sejcili prej tre Personave Hyjnore të ruante MARI-në prej mkatit origjinal, Ati tuej e konsiderue si Bijen e Tij, Biri, si Nânen e Tij dhe SHPIRTI-SHEJT, si Nusen e Tij.

Ishte e nevojshme që Ati të përjashtonte MARI-në prej mkatit të rrjedhshëm sepse ajo ishte Bija e Tij, biles 'Bija e madhe' ashtû si shkruhet : « Jam lindë para tana krijesave » (Eccles., 24). Ky rresht biblik i âsht atribue gjithmonë MARI-së prej interpretuesve, etënve shêjtë dhe vetë Kishës Katolike në Festen e t'Xanunit të Papërlyem. Simbas Skotisve (prej teologut të njoftun françeskan, doktorit Duns Scot) ky titull i nepet Zojës Bekueme sepse ajo kje predestinue në të njêjten kohë me Birin e saj në dekretet e Zotit, para krijimit të botës. Simbas Tomistve (prej teologut të madh dominikan, doktorit êngjellor sh'Tomë Akuinatit), titulli 'Bija e madhe' i nepet Nânës të Zotit, si 'Bija e madhe' e hirit, e predestinueme me kênë Nâna e Shelbuesit mbas marrjes parasysh të mkatit që do të hinte në botë. Për rrjedhojë, ishte e nevojshme që MARIA të mos ishte kurrë skllave e djallit dhe të ishte gjithmonë në posesjon të Krijuesit të saj ashtû siç shkruhet : « Dominus possedit me in initio viarum suarum » (Proverbi 8). Prandaj me të drejtë Mgr Denis, arqipeshkvi i Aleksandrisë, e quen MARI-në Bija unike dhe e vetme e jetës për me e dallue prej të tjerave që lindin në mkat e që janë bija të vdekjes.

Ishte e nevojshme që Ati të krijonte Virgjinën e Bekueme në gjêndje të hirit, pra në miqsi me Zotin, sepse e destinonte me kênë pajtuesja dhe riparuesja e njerzimit, ndërmjetse midis Zotit dhe njerzve. Ishte e nevojshme që Zoti të ruante MARI-në prej mkatit origjinal sepse e destinonte me i shtypë kryet gjarpnit (djallit); pra n'kjoft se MARIA duhej të ishte 'Grueja e fortë' në botë për me mposhtë luçiferrin, nuk duhej që ajo të ishte mundë mâ parë prej anmikut t'saj e t'onit, e as që ti ishte nënshtrue pushtetit të tij. Në sajë të mirësisë hyjnore, Virgjina e Bekueme u privilegjue me kênë krejtsisht e pastër prej çdo lloj mkatit e në kyt mnyrë ajo mujti me mposhtë dhe shtypë kryenaltsinë e anmikut të saj dhe t'onit. Por mbi gjithshka ishte e nevojshme që Ati i përjetshëm të përjashtonte Virgjinën shêjte prej mkatit sepse e destinonte me kênë Nâna e Birit të Tij hyjnor, thotë sh'Bernardini i Sienës. Edhe sikur t'egzistonte vetëm arsyeja e nderit të Birit të Tij, kjo arsye do të ishte e mjaftueshme me krijue MARI-në të papërlyeme e pa njollë.

Avantazhi i parë i fmijve âsht me lindë prej prindve fisnikë, me êmën. Në botë, mungesa e shkencës dhe e pasunisë durohet mâ lehtë sesa mungesa e êmnit të mirë të familjes, sepse n'kjoft se jena të vorfën mundena gjithmonë me u pasunue; n'kjoft se jena injorantë, mundena gjithmonë me studjue; por n'kjoft se vijmë prej nji familje jofisnike âsht e pamujtun me ndryshue të kaluemen; edhe sikur në të ardhmen do të fitojshim nji emën fisnik prapë dikush mund të na kujtonte gjithmonë origjinën e ultë.

Në të njêjten mnyrë Zoti duhej të lindte Birin e Tij prej nji Nâne fisnike tuej e ruejtë prej mkatit, sepse nuk do të zgjidhte që Biri hyjnor të lindte prej nji nâne të infektueme prej mkatit për me i dhanë shkas luçiferrit me fajsue Shëlbuesin tonë, si nji turp, lindjen e Tij prej nji nâne që kishte kênë skllavja e tij dhe anmikja e Zotit. Jo, pa dyshim, dhe Zoti siguroi me bollëk lavdinë e Birit të Tij tuej bâ të mujtun që Nâna e Tij të ishte gjithmonë e papërlyeme.

Prej nji dekreti special, thotë Kisha greke, me 25 mars, të Providencës hyjnore, Virgjina shêjte qysh në fillim të egzistencës së saj pati të gjithë pastërtinë që duhet të kishte ajo që duhej të ishte Nâna e dênjë e JEZU-KRISHTIT. Kisha latine, në lutjet e saja, thotë se Zoti përgaditi trupin dhe shpirtin e MARI-së për me e bâ nji banesë të dênjë për Birin e Tij hyjnor në tokë

Për mâ tepër, Zoti tuej kênë pafundsisht i pastër dhe perfekt, ishte e nevojshme që të kishte gjithashtu nji Nânë të pastër, perfekte e pa njollë, dhe egzaktsisht kshtû ndodhi thotë sh'Bernardini i Sienës. Kjo doktrinë âsht e mbështetun mbi msmin e sh'Palit që thote se « ishte e domosdoshme që Shelbuesi jonë të ndahej jo vetëm prej mkateve por edhe prej mkatnorve »; e si mund të ndahej JEZU-KRISHTI prej mkatnoreve n'kjoft se do të kishte nji Nânë mkatnore?



Vendi ku në 1858 Virgjina e Papërlyeme u duk në Lurd të Francës



SHPIRTI-SHEJT thotë se « lavdia e birit âsht nderi i atit dhe çnderimi, turpi i tij » (Eccl. 13). Ja pse JEZU-KRISHTI ruejti prej korrupsionit trupin e MARI-së mbas dekës, sepse Ai nuk nderohej me lanë me u korruptue at trup virgjën me të cilin Ai vetë ishte veshë, ashtû si pohon edhe sh'Agustini. Por n'kjoft se do të ishte e turpshme me lindë prej nji nâne me nji trup të korruptueshëm, do të ishte nji turp edhe mâ i madh me lindë prej nji nâne me nji shpirt të infektuem prej korrupsionit të mkatit. Nga ana tjetër, « mishi i JEZU-KRISHTIT âsht i njêjtë me até të MARI-së, »vazhdon shpjegimin sh'Agustini, « kshtû që mbas Ringjalljes mishi i Shelbuesit ka kênë i njêjtë me até që ka marrë në barkun e papërlyem të MARI-së. S'fundmi, përfundon Arqipeshkvi i Hipos, n'kjoft se ky privilegj i lavdishëm nuk ishte në doren e Shejtnueshmes Virgjën (mbasi ajo âsht vetëm nji krijesë, ndonse mâ perfekte se tana krijesat e tjera dhe se gjithçka që ajo ka e ka prej Birit të saj hyjnor) ai ishte në doren e Birit që ajo lindi në botë » : 'si non congruit Mariae, congruit Fili quem genuit.' (Hom. de Ass. 37)

Sh'Agustini tuej folë mbi mkatet nuk dishiron që mbi kyt subjekt të flitet për MARI-në, për respekt, thotë ai, për Zotin që ajo ka meritue me pasë për Bir, i Cili i dha hirin me kênë e ruejtun prej çdo mkatit. (De grat., tom 7., c. 37)

Nuk kje turp për JEZU-KRISHTIN me u thirrë, në përbuzje, Biri i MARI-së, si Biri i nji Nânë të thjeshtë, sepse Ai erdhi në tokë për me dhanë shembullin e përvujtnisë dhe durimit, por do të ishte kênë për Té turp n'kjoft se do të ndigjonte prej gojës së djallit fjalët : « A nuk ka lindë aj prej nji nâne mkatnore që dikur ishte skllavja jonë? »

Biri i Zotit erdhi në botë me shelbue njerzimin. Egzistojnë dy mnyra për kyt gjâ, simbas sh'Agustinit : e para, tuej ringritë atë që âsht rrxue, dhe tjetra, tuej e rujtë mos me u rrxue. Kjo e fundit âsht pa dyshim mâ fisnike, shton sh'Agustini, sepse kshtû shmanget dami apo njolla që shpirti pson prej rrximit.

« Për rrjedhojë , thotë Doktori serafik, shêjti Bonaventura, âsht me anen e ksaj mnyre, mâ fisnike dhe mâ të përshtatshme për Nânen e Zotit, që MARIA âsht shelbue. »

Kardinali Hugues shton se « Shelbuesi i ka çlirue prej mkatit gjithë njerzit e tjerë mbas ramjes, por Ai çliroi Nânen e Vet prej turpit të ramjes në mkat »

S'fundmi, mbasi ishte e nevojshme për Atin që të ruante Virgjinën shêjte prej mkatit origjnal si bija e Tij, për Birin, si Nânen e Tij, ishte e nevojshme gjithashtu edhe për SHPIRTIN-SHEJT që ta ruante si Nusen e Tij, gjithmonë virgjën e të papërlyeme. Prandaj Hyji, tuej iu drejtue MARI-së i thotë « Ju keni nji bukuri perfekte dhe njolla e mkatit nuk âsht kênë kurrë në jue » (Cant.4). Simbas sh'Ildefonsit dhe sh'Tomë Akuinatit, kto fjalë i thuhen MARI-së, kurse sh'Bernardini i Sienës dhe sh'Laurenti Justinian thonë se kto fjalë thuhen egzaktsisht për të Xanunit e Papërlyem të Virgjinës.

SHPIRTI-SHEJT e ka quejtë MARI-në 'kopsht i myllun', 'burim i vulosun' (Cant. 4:12) sepse anmiku i njerzimit nuk ka hi kurrë te Virgjina e Papërlyeme për me e njollosë, por ajo ka kênë gjithmonë e mbrojtun prej tij dhe ka ruejtë gjithmonë nji pastërti perfekte të shpirtit dhe të trupit. SHPIRTI-SHEJT e ka dashtë Virgjinën shêjte mâ shumë se tanë engjëjt dhe shêjtnit e tjerë s'bashkut; Ai e ka dashtë qysh prej fillimit dhe e ka ngritë në shêjtni mbi tanë njerzit dhe engjëjt, thotë Profeti mbretnor David, për me diftue se MARIA ka kênë shêjte qysh prej momentin të parë të të xanunit të saj. Tanë shpirtnat e drejtë dhe shejtë janë bij të hirit hyjnor kurse MARIA âsht e vetmja e xanun në hirin hyjnor.

Engjëlli Gabriel, para se Virgjina shêjte me kênë Nâna e Zotit, e gjeti plot me hir hyjnor. Ky hir, thotë sh'Tomë Akuinati, ka shejtnue jo vetëm shpirtin por edhe trupin e MARI-së në mnyrë që ajo të veshte mandej Fjalen e përjetshme, Personen e dytë të Shejtnueshmes TRINI. Kshtû e Shejtnueshmja Virgjina MARI, qysh në të xanunit e saj, âsht pasunue dhe mbushë me hir shêjt prej SHPIRIT-SHEJT.

T'kena pra devocjonin mâ të madh për t'Xanunit Pafaj të Virgjinës MARI, sidomos gjatë ksaj oktave që Kisha shêjte Katolike ia kushton Nânës së Zotit në nder të Konçeptimit të saj të Papërlyem. Ta nderojmë Patronen e Shkodres dhe tanë Shqypnisë me nji pastërti të madhe shpirtnore dhe trupore për me mujtë me tërhjekë mbi vedi dhe familjet tona bekimet e panumërta hyjnore që kjo Nâne e bekueme âsht gadi me na i dhanë për mâ të madhen lavdi të Zotit dhe shêjtnimin e shpirtnavet.


Praktikë në nder të Virgjinës të Papërlyeme, simbas shêjtit të madh misionar sh'Françesk Ksavierit


Të keni nji devocjon të përzemërt për t'Xanunit Pafaj të Virgjinës së lavdishme dhe thirreni shpesh nën titullin e t'Papërlyemes, sidomos në tundimet imorale. Me kyt praktikë devotët e të Papërlyemes MARI janë fitimtarë kundër djallit të imoralitetit. Në sajë të ksaj praktike shêjti i madh, apostulli sh'Françesk Ksavieri, i Kompanisë së JEZUS-it (S.J.), bani aq shumë mrekullina në Indi dhe Japoni tuej pagzue 11 mbretën dhe tuej konvertue rreth 1 milion muhamedanë dhe të pafé.


Bibliografi :

M. Menghi-D'Arville, L'Annuaire de MARIE.., Montréal, 1857.

Abbé Barbier, La Sainte Vierge d'après les Pères, Lyon, Paris, 1867.

mercoledì, dicembre 05, 2012

Për shumë vjet festen e shën'Kollit!


Të dashtun vllâzën e motra!

Për shumë mot festen e moçme të shën'Kollit! Shêjti i mrekullive ju siguroft prej KRISHTIT ZOT me ndërmjetsín e Zojes Bekueme hiret dhe bekimet që dishironi në familjet tueja!




giovedì, novembre 15, 2012

Replikë Apologjetike

prej Illyricum Sacrum


Misjonari i madh sh'Françesk Xavjeri



          Replika e mâposhtme âsht përgjigja drejtue disa mesazheve që nji lexues musliman më ka shkrue kundër artikullit "Rruga drejt shelbimit" të gjindun po n'kyt blog. Mendova me i publikue për instruktimin e Krishtênve dhe nâltsimin e Fesë tonë shêjte Katolike. Në replikë, ndër të tjera, kam argumentue në favor të moskorruptimit të Shkrimeve Shêjte, tuej marrë si shembull përkthimin greqisht të Biblës, Septanten (rreth 280 vjet para KRISHTIT) e aprovueme zyrtarisht prej Sinagogës së Vjetër hebreje dhe përkthimin latinisht të Biblës, Vulgaten (rreth 400 vjet mbas KRISHTIT) e aprovueme zyrtarisht prej Kishës shêjte Katolike, prej ku kam marrë disa argumente të fuqishme në mbrojtje të dogmave katolike si TRINIJA SHEJTE, MISHENIMI dhe Ardhja e KRISHTIT ZOT. Gjithashtu kam prue shembuj prej vetë gjuhës arabe, e veçanarisht prej Kur'anit dhe interpretuesve të tij mâ të njohun dhe mâ shumë të aprovuem në boten islame, mbi përkrahjen që doktrina islame i ban pedofilisë, homoseksualitetit dhe akteve të tjera imorale dhe të neveritshme të cilat, simbas blasfemave të paskrupullta të besimit djallzuer islamik, praktikohen edhe në parajsë. 


*     *     *     *



Mesazhi i parë i lexuesit musliman :

- « Ju katoliket minoriteti i maxhupeve jeni mundu me shkru dicka, bile bile perkthim i vobeket nga ndonje artikull i dobet maksimalisht. Kqyrne veten qe u tretet se na muslimanet qe 100 vite ma mire nuk i kemi pas punet, edhe fale Zotit populli po i kthehet te vertetes e ju vdisni me mllefin tuaj. »

- I dashtun z. A.,

Ju faleminders për mesazhin dhe me vjen keq për fjalët jo dashamirse që shkrueni. Artikullin e kam shkrue pa asnji urrejtje apo mllef për muslimanet por vetëm për dashni për ta për me i diftue se nuk jane në rrugen e shelbimit. Kjo edhe per faktin se jam rrite mes muslimanve
dhe me kutjohet edhe tash se shumë prej shokve, që kam pasë dikur, kanë kênë muslimanë. Megjithse jeta na ka nda prapë ruej kontakte me ta.

Ju e queni vedin shumicë por shumica nuk âsht domosdoshmënisht tregues i të vërtetës. Kujtoni dikur popullin hebré që kishte Fenë e vërtetë, e të tânë muslimanet e pranojnë kyt fakt historik, dhe ata ishin pakica në krahasim me popujt e tjerë paganë që i rrethojshin. E até Fé të vërtetë e ka vazhdue Kisha shejte Katolike, ashtu si e kam shkrue edhe në artikull. Për rrjedhojë, edhe n'kjoft se e shofim matematikisht, nuk munden me egzistue dy ose me shumë të vërteta kontradiktore; prandej konkluzioni del vetvetiu se islami nuk âsht Féja e vërtetë që pshton shpirtin e hap dyert e Parrizit.

Shkrimi nuk bazohet në përkthime amatore e të daluna prej google apo prej përkthyesve automatikë në internet. Shkrimi bazohet në literaturen mâ të njoftun islame, prej ku kam dhanë edhe referencat. N'kjoft se lexoni arabisht mundem me ju prue edhe tekstet ne arabisht ose me ju udhzue se ku me i gjetë dhe me i kontrollue vetë ju. Kshtu, për shenbull, referencat prej Kuranit jane marre prej botimit të 1987 të Shpisë botuese « King Fahd Quran Printing Complex »; citimet prej tafsireve të ibn Kathir janë marrë prej botimit të 10 volumeve të nji
grupi akademikesh islamike nën udhhjekjen e sheikut : Shaykh Safī yr Rahman al-Mubarakpuri dhe e botueme ne Riyadh, Houston, New York, London: Darussalam, 2000.

Mos harroni se shqyptarët kanë kênë të tânë të Krishtênë përpara se me ardhë pushtuesi turk me i detyrue me shpatë me ndrrue Fenë e tyne të shejtë Katolike.

Krijuesi i gjithsisë ju ndriçoftë drejt Fesë Katolike dhe pshtimit të shpirtit tuej,
I. S.


Mesazhi i dytë i lexuesit musliman :

« Fjalet jodashamirese ishin tuajat, me gjithe devijimin qe bartni deshironi t'i devijoni edhe te tjeret, zaten shejtani nuk deshiron te shkon i vetem ne xhehenem. 
Ju shkruani dhe gjuani helm e pritni qe te tjeret te ju gjuajn me peme. Fale Zotit ju perendoi dielli dhe shkurt e patet. 
Juve jo qe nuk keni urrejtje ndaj nesh, por ju vdisni nga mllefi dhe urrjetja. Nese mendoni qe gjate komunizmit i mashtruat nje shtrese te njerezve permes sistemit te atehershem edhe kjo perendoi. 
Une per fatin e mire ju njoh qe moti, jeni nje minoritet qe nuk ja vlen te shkruaj me ju as nje rresht por pasi shume kam vizituar kishat tuaja katolike dhe ato protestante evagjeliste, adventiste dhe nje numer te madh jehovistesh qe nga viti 1994 po e toleroj veten te mirrem edhe per disa minuta. 
Sa per informim kam pasur nje takim ne vitin 1996 me D. F. misionar nga Aurstralia, dhe ne debatin qe patem u gjunjezua para argumenteve duke u turperuar para miqeve te vet nikoqir.

Te shkretit ju, xhehenem ne kete bote e xhehenem ne boten tjeter. E pyeti nje i krishter nje dijetar musliman: "Ju thuani se kjo bote per muslimanin eshte sikur ferr ndersa per te jomuslimanet parajse. Ndersa ti jetone jete lluksi ndersa une jete ferri." Dijetari i pergjigjet "I mjeri ti, kjo bote per besimtarin ne krahasim me boten tjeter eshte sikur te jemi ne ferr, ndersa kjo bote per jobesimtarin ne krahasim me boten tjeter eshte si parajse".
Ju e keni fatin e keq, une di arabisht, i di te gjithe ata autor qe jeni munduar ti cekni, por ju thoni se i dini burimet ne gjuhen arabe dhe nuk dini ti shkruani emrat e tyre hahah 
Aq te vobekt jeni ne njohuri fetare saqe nuk kihet kah tja filloj. Shkoni rrefehuni tek pedofilet homoseksual minoriteti i felliqur. »


- Mendoj se gjaknxehtsija pengon arsyetimin dhe kuptimin e të vërtetës. Disa herë kur kam diskutue me muslimanë sunitë por edhe shitë kam vue ré se ata revoltohen menjiherë sa i kritikon islamin; kam takue edhe prej atyne qe ishin shumë të arsyeshem dhe mundeshim me bisedue normalisht, e njêni me kujtohet edhe tash se ishte prej Mekës të Arabisë Saudite.

Në artikullin « Rruga drejt shelbimit » un jam marrë ekskluzivisht me doktrinen islame tuej e krahasue até në disa raste me Katoliçizmin dhe Judaizmin e vjetër për me nxjerrë konkluzionin se islami âsht vetëm nji sekt fallso që nuk pshton shpirtin e kërkujt. Nuk kam fye asnji musliman, nuk kam quejtë kërkend pedofil, homosexual, të fëlliqtë apo epitete të tjera të ulta që vetëm diftojne kulturen e atyne që i flasin kto fjalë. Tuej mos prue asnji argument në mbrojtje të islamit dhe të atyne argumentave që kam prue, të cilat, si e keni vue re prej referencave, nuk janë opinionet apo shpikjet e mija, dhe tuej fye personalisht e padrejtsisht të tânë katolikët, pa njoftë zemrat dhe ndjenjat e tyne, ju vetë pohoni e konfirmoni konkluzionet e mija mbi fallsitetin e islamit dhe shfaqni urrejtje për njerëz si ju, pa i njofte e pa i ditë, vetëm tuej u bazue mbi faktin se ata janë katolik.

N'kjoft se islami âsht në të vërteten, pse revoltohet ? Pse shqetsohet se të tjerët e kritikojnë? E vërteta nuk ka frigë e nuk revoltohet para kërkujt, por me butsi e dashamirsi mundohet me ia shpjegue kyt të vërtetë edhe atyne që nuk e kanë.

Ju shkrueni : « Fjalet jodashamirese ishin tuajat, me gjithe devijimin qe bartni deshironi t'i devijoni edhe te tjeret, zaten shejtani nuk deshiron te shkon i vetem ne xhehenem. »

Po për cilin devijim e keni fjalen? Tuej mos hi n'çashtjen fetare por vetëm tuej pa historinë me nji qëndrim të pa-anshëm vêhet ré kollaj se Feja e vërtetë në Krijuesin ka kênë qysh në fillim me popullin hebré. Tânë sektet muslimane e pranojnë kyt gja, sepse ky âsht nji fakt historik që nuk mundet me u mohue. Kur ka linde islami ? Simbas burimeve historike, mbas vjetit 570 AD. Pra gjatë 4000 vjetve (qysh prej fillimt të botes e deri te fillesat e Krishtënimit) nuk ka egzistue kund islami. Siç e thashë mâ nâlt gjatë ksaj kohet âsht ditë kush e ka pase Fenë e vërtete : Sinagoga çifute. E Krishtenimi âsht vazhdimsi e Sinagogës çifute apo me e thânë mâ kjarte, permbushja e profecive dhe doktrinës së Sinagogës se vjetër hebreje. Kjo Sinagogë çifute përgjatë mija vitesh ka profetizue e parashikue me detaje ardhjen e nji Shelbuesi, nji Mbreti, nji KRISHTI (që don me thanë Mesia ose i Vojuemi). Ky msim ka kênë gojor në rradhë të parë pa kênë i shkruem kërkund. Ma vonë âsht shkrue për me pasë gjithashtu nji
përhapje mâ të madhe. Ky msimi nuk âsht korruptue kurrë sepse vete Krijuesi e ka mbikqyrë që ai të mos korruptohet, ashtu si e kam thanë në artikull. Dhe faktet materjale  të moskorruptimit dishmojnë kyt gja. Nuk duhet harrue se ky msim i Sinagogës çifute âsht kenë gojor dhe i shkruem.
Për shembull. Po marr për krahasim përkthimin zyrtar greqisht të Librave Shêjte të Sinagoges çifute, që janë kênë të shkruem në hebraisht dhe aramaisht, të njoftun me emnin Septante apo Septuaginta, sepse kje përkthye rreth viteve 280 para KRISHTIT prej 72 doktorve, rabijve, të Sinagoges të athershme çifute me aprovimin e autoriteteve të nalta të po ksaj Sinagoge. Ky përkthim kje bâ me i ndihmue edhe nji pjesë të çifutve të diasporës të cilët, tuej jetue jashtë Palestines, kishin fillue me pasë vështirsi në kuptimin si duhet të Gjuhës shêjte hebreje. Përkthimi u ba në greqisht sepse greqishtja ishte gjuha e Perandorisë të athershme bizantine dhe njihej gjithkund. Septanta kishte aq shume autoritet saqë lexohej edhe mbrenda sinagogave. Gjthashtu po marr edhe përkthimin e aprovuem latinisht të Bibles Shëjte, që njifet me emnin Vulgata e cila kje krye rreth viteve 400 mbas KRISHTIT prej sh'Jeronimit, doktorit të Kishes Katolike me prejardhje dardane. Kto dy përkthime t'aprovueme, Septanta dhe Vulgata, thelbsisht nuk kanë asnji ndryshim. E Vulgata vazhdon me u përdorë prej Kishes Katolike si përkthimi zyrtar i Saj. Kuptohet se edhe në kohen e  Sinagogës së vjetër ka pasë sekte te ndryshme, të cilat kanë shkrue versionet e tyne të opinioneve dhe kane pasë përkthimet e tyne, apo biblat e tyne. E njêjta gja ka ndodhë edhe në fillesat e Krishtenimit apo edhe ma vonë. Por kto bibla nuk kane pasë kurrë aprovimin e autoriteteve drejtuese, as të Sinagogës së
Vjetër (Prifti i Nalte dhe Sanhedrini) e as të Kishes Katolike (Papa dhe ipeshkvijte).

Për shembull, para ardhjes se KRISHTIT egzistojshin sekte të ndryshme që kundershtojshin msimin hyjnor të Sinagogës. Kshtu, sekti i Saduçenve mohonte Ringjalljen, egzistencen
e êngjejve dhe djajve. Ata pranojshin vetëm Librat Shêjte, e disa prej tyne, vetëm librat e Moízit, dhe jo Traditën. Nji shebull tjetër âsht sekti i Esenjanve, që refuzojshin sakrificat në Tempull, zgjedhjshin priftnijt e tyne, por edhe i ofrojshin Diellit nji kult të veçantë. Mbas ardhjes se KRISHTIT sektet e ndryshme ishin gati të panumërta, si Simoniaket, Dosithenet, Ebionitet, Nazarenet, Montanistet, Manikeiset, etj etj etj. Kjo âsht normale sepse djalli, gadi gjithmonë, ndërhyn aty ku âsht e vërteta për me nxjerrë nji kopje fallse të të vërtetës, me shpresen me rrêjtë të paditunit dhe të pa-instruktuemit. Prandaj ai thirret edhe majmuni i ZOTIT. Vlen me u permende ktu sekti hebre i Masoretve që të bazuem në ligjet talmudike moderne, mbas shekullit të 4-të A.D., të kunderta me Sinagogen e Vjetër dhe Kishen Katolike, nxoren Biblen e tyne hebraike të njoftun me emnin edhe Bibla Masorete, e cila âsht nji version i korruptuem në krahasim me Biblen Shëjte të përdorun në kohen e Sinagogës së Vjetër, e ky
ndryshim shifet kjartë edhe tuej ba krahasimin me Septanten, për të cilën fola mâ nâlt. Tuej kenë se Bibla Masorete ishte në përdorim prej ktij sekti shumë të përhapun, âsht shumë e mujtun që muslimanet e konsiderojnë kyt version si versionin autentik të Bibles dhe gabimisht
thojnë se Bibla âsht korruptue. Edhe sod Bibla Masorete âsht Bibla hebraike zyrtare e sektit talmudik, qe sod ka sinagogat moderne në Izrael e në tânë boten.

Qé edhe nji prej shembujve të njoftun të marrun prej Septantes, ku profetizohet në detaje ardhja e KRISHTIT ZOT :

« ἑβδομήκοντα ἑβδομάδες ἐκρίθησαν ἐπὶ τὸν λαόν σου καὶ ἐπὶ τὴν πόλιν Σιων συντελεσθῆναι τὴν ἁμαρτίαν καὶ τὰς ἀδικίας σπανίσαι καὶ ἀπαλεῖψαι τὰς ἀδικίας καὶ διανοηθῆναι τὸ ὅραμα καὶ δοθῆναι δικαιοσύνην αἰώνιον καὶ συντελεσθῆναι τὸ ὅραμα καὶ εὐφρᾶναι ἅγιον ἁγίων. καὶ γνώσῃ καὶ διανοηθήσῃ καὶ εὐφρανθήσῃ καὶ εὑρήσεις προστάγματα ἀποκριθῆναι καὶ
οἰκοδομήσεις Ιερουσαλημ πόλιν κυρίῳ. καὶ μετὰ ἑπτὰ καὶ ἑβδομήκοντα καὶ ἑξήκοντα δύο ἀποσταθήσεται χρῖσμα καὶ οὐκ ἔσται, καὶ βασιλεία ἐθνῶν φθερεῖ τὴν πόλιν καὶ τὸ ἅγιον μετὰ τοῦ χριστοῦ, καὶ ἥξει ἡ συντέλεια αὐτοῦ μετ’ ὀργῆς καὶ ἕως καιροῦ συντελείας· ἀπὸ πολέμου πολεμηθήσεται. καὶ δυναστεύσει ἡ διαθήκη εἰς πολλούς, καὶ πάλιν ἐπιστρέψει καὶ
ἀνοικοδομηθήσεται εἰς πλάτος καὶ μῆκος· καὶ κατὰ συντέλειαν καιρῶν καὶ μετὰ ἑπτὰ καὶ ἑβδομήκοντα καιροὺς καὶ ἑξήκοντα δύο ἔτη ἕως καιροῦ συντελείας πολέμου καὶ ἀφαιρεθήσεται ἡ ἐρήμωσις ἐν τῷ κατισχῦσαι τὴν διαθήκην ἐπὶ πολλὰς ἑβδομάδας· καὶ ἐν τῷ τέλει τῆς ἑβδομάδος ἀρθήσεται ἡ θυσία καὶ ἡ σπονδή, καὶ ἐπὶ τὸ ἱερὸν βδέλυγμα τῶν ἐρημώσεων ἔσται ἕως συντελείας, καὶ συντέλεια δοθήσεται ἐπὶ τὴν ἐρήμωσιν. » (Profeti Daniel 9:24-27)

Qé edhe përkthimi në shqip :

« Zoti ka shkurtue dhe fiksue kohen në shtatëdhetë javë në favor të popullit tand dhe qyetit tand shêjt në mnyrë që krimet e tija të shlyhen, që mkati të marrë fund, që padrejtsia të zhduket, që drejtsia e përjetshme të vijnë mbi tokë, që vizionet dhe profecitë të përmbushen dhe që Shêjti i shêjtënve të vojóset.

« Díje pra dhe kíje parasysh : Koha prej dhânjes së urdhnit për rindërtimin e Jeruzalemit dhe deri te ardhja e KRISHTIT Mbret ka me kênë shtatë javë dhe gjashtëdhetë e dy javë; sheshet dhe muret kanë me u rindërtue në kohna t'vështira dhe me ankth. Mbas gjashtëdhetë e dy
javëve KRISHTIN kanë me e vrâ dhe populli që ka me e mohue nuk ka me kênë mâ populli i Tij. Nji popull me shefin e tij ka me ardhë dhe shkatërrue qytetin dhe shênjtoren [tempullin e Jeruzalemit] me nji rrënim të plotë; e t'lànunit e saj shkret ka me ndodhë mbas përfundimit të luftës, ashtû si âsht profetizue. KRISHTI ka me konfirmue aleancen e Tij me nji numër të madh gjatë nji javet dhe në mes të javes viktimat dhe sakrificat kanë me u ndalë. Neveria e shkretimit ka me kênë në tempull dhe të lànunit e tij shkret ka me zgjatë deri në mbarim e deri në fund [të botës]. » (Profeti Daniel 9:24-27)

Simbas interpretuesve të aprovuem të Shkrimeve Shejte, përfshi ktû Doktorin Joseph Franz von Allioli, komentet biblike të t'cilit janë aprovue prej Selisë Shêjtë, në textin biblik t'mâsipërm Arkêngjelli Gabriel i zbulon, prej Zotit, profetit Daniel profecinë e ardhjes së Mesisë, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Javët nuk konsiderohen si javë normale por si javë vitesh ashtû si shpjegohet në Librat e Numrave (XIV:34) dhe të Ezekielit (IV:6) ku nji ditë numërohet si nji vit. Pra 70 javë bajnë 490 vjet. Ky âsht edhe mendimi unanim i interpretuesve të lashtë si Klementi i Aleksandrisë, Tertuljani, Euzebi, sh'Cirili i Jeruzalemit, etj. dhe i pjesës mâ të madhe të interpretuesve modern dhe kontemporan. Ky lloj numrimit përmêndet edhe te Libri i Levitëve (XXV:8). Shêjti i shêjtënve i atribohet vetëm Mesisë që âsht Zot (Izaïa 9:6). Vojósja âsht konsakrimi për misionin shëlbyes nëpërmjet dhânjes të të gjitha Dhuntive të SHPIRTIT SHEJT që ndodhen në Hyjninë e Tij (Izaïa 11:1 e vazhdim) dhe fillimi praktik i apostolatit kur
KRISHTI filloi me msue.

Në Bibël flitet vetëm për 4 urdhna të mbretënve persjanë në lidhje me Jeruzalemin. I pari âsht aj i Cyrus-it që flet vetëm për rindërtimin e Tempullit, pa bâ fjalë për qytetin (1 Esdr. 1). I dyti âsht aj i Darius-it, birit të Hystaspit, që vetëm konfirmon urdhnin e Cyrus-it (1 Esdr. 5). I treti âsht i Artaxerxès-Longuemain, që daton prej vitit t'shtatë të mbretnisë së tij dhe që iu dha Esdras-it (1 Esdr. 7). Urdhni i katërt âsht po i Artaxerxès-it që iu dha Nehemisë në vitin e
njizetë të mbretsnisë së tij dhe ban fjalë për rindërtimin e mureve të Jeruzalemit (2 Esdr. 2,1). Asnji perj tre urdhnave të para nuk flet për rimkâmjen e Jeruzalemit por vetëm urdhni i katërt, llogaritja e të cillit simbas fjalve të profecisë mbi ardhjen e Mesisë korrespondon në mnyrë perfekte me të tana ngjarjet historike, e veçânarisht me Jeten dhe Vdekjen e JEZU-KRISHTIT. Shtatëdhetë javet (70x7=490 vjet) që fillojnë në vitin e 20-të të mbretnisë së Artaxerxès-it dhe mbarojnë me braktisjen hyjnore të popullit çifut, ndahen prej Arkêngjellit Gabriel në tre pjesë : 7 javë (49 vjet), 62 javë (434 vjet) dhe 1 javë (7 vjet). Shtatë javët e para ose 49 vjet fillojnë prej vjetit të 20-të mbretnisë së Artaxerxès-it, në vjetin 455 para KRISHTIT, dhe mbarojnë me rikonstruksionin e plotë të Tempullit. 62 javët e dyta (434 vjet) fillojnë prej rindërtimit të tempullit deri në Pagzimin e KRISHTIT prej sh'Gjon Pagzorit në lumin e Jordanit. Pra simbas
profecisë, prej fillimit të 70 javëshit dhe Pagzimit të KRISHTIT janë 483 vjet.  Evangjelisti sh'Lukë rrëfen se Pagzimi i KRISHTIT ndodhi në vjetin e 15-të mbretnisë së perandorit romak Tiberius, që bjen në 782 vjetorin e krijimit të qytetit të Romës, kurse vjeti i 20-të i mbretnisë së Artaxerxès-it korrespondon 299 vjet mbas krijimit të qytetit të Romës. Diferenca midis ktyre dy ngjarjeve âsht 483 vjet, po aq sa e profecisë.

Mbas Pagzimit KRISHTI ZOT ka unjillzue afro 3 vjet e gjysë që korrespondon egzaktsisht me mesin e javës (7 vjet) të profecisë, kur me vdekjen e Tij shëlbuese në Kryq anuloi sakrificat dhe Ligjin e vjetër për me formue Ligjin e ri të Hirit apo Beslidhjen e Ré.

Qé edhe nji tjetër profeci e profetit Jeremia, i cili ka jetue rreth viteve 580 para KRISHTIT ZOT, e që lajmon kjartë ardhjen e KRISHTIT Mbret :

« Kanë me ardhë ditët, thotë Zoti, kur kam me krijue nji aliancë të ré me shpinë e Izraelit dhe shpinë e Judës, jo simbas aleancës që kam lidhë me etnit e tyne diten kur i kam marrë për doret për me i nxjerrë prej Egjiptit, aleancë që e kanë shkelë dhe ku i kam manifestue forcen
Teme, thotë Zoti. » (Jeremia 31:31-32)

Mora vetëm disa shembuj mâ nâlt me diftue se âsht i njêjti msim hyjnor që Sinagoga e Vjetër hebreje dikur dhe Kisha Katolike sot beson dhe mson.

Devijim prej ktij msimit ka ba islami dhe sektet e tjera. Për shembull, muslimanët e parë i kanë ba ceremonite e tyne në drejtim të vendit ku dikur ishte Tempulli i Jeruzalemit; mandej moren urdhën me u kthye kah Meka. Muslmanët nuk kanë sakrifica ditore ashtu si ka pasë Sinagoga e Vjetër dhe ashtu si ka sod Kisha Katolike. Muslimanët nuk kanë priftnij me i ofrue kto
sakrifica Krijuesit, ashtu si kanë ba priftnijt e Sinagogës së Vjetër dhe ashtu si bajnë sod priftnjt e Kishes Katolike. Muslimanët nuk kanë nji autoritet të vetëm me msue e shpjegue doktrinen e tyne, kurse si Sinagoga e Vjetër ashtu edhe Kisha Katolike kanë pasë e kanë nji autoritet të vetëm me interpretue dhe shpjegue Msimin hyjnor (përfshi ktu interpretimin e Librave Shejte).

Sinagoga e Vjeter ka msue se egziston Nji Zot në TRE Persona Hyjnore, msim që nuk msohet kërkund prej islamit. Gjithashtu po kjo Sinagogë ka msue se Veta e Dytë Hyjnore e Zotit Trinitar ka me marrë natyren njerzore. Për mâ shumë, mundeni me lexue veprat e ish-rabinit te njoftun të shekullit 19-t, Paul Drach, librat e të cilit munden me u gjetë falas në internet.
Shembuj të ktij msimi hyjnor i gjejmë në vetë Shkrimet Shejte


Kshtû, doktrina e NJI ZOTI TRINITAR (1 ZOT NE TRE PERSONA HYJNORE) shifet në krijimin e njirit kur Krijuesi flet ne shumës : "Le të krijojmë njirin simbas imazhit dhe ngjashmënisë tonë" (Gjeneza 1:26). Krijuesi âsht Shpirt dhe jo mish e koca dhe tre fakultet
shpirtnore mâ të nalta të njirit, memorja, inteligjenca dhe vullneti (ndërgjegja), jane krijue më të vërtetë në ngjashmëni të Krijuesit. Kto atribute në Krijuesin gjinden në formen e tyne pafundsisht perfekte, kurse në ZOT ata nuk gjinden si fakultete apo mundsi apo fuqi veprimit por si akte të pastra në veprim të vazhdueshem e të përjetshem dhe përbajne vetë Jeten intime të Krijuesit. Qysh prej gjithmonë, Persona e Parë, e quejtun Ati sepse âsht burimi i jetës hyjnore të ZOTIT TRINITAR, me anen e nji akti të përjetshëm të inteligjencës (memorja), shef përjetsisht (inteligjenca) perfeksionet e Tija të pafundme dhe don përjetsisht (vullnesa) me nji dashtni të pafundme kto perfeksione. Tuej pa Vedin, me anen e inteligjencës, Ati krijon kshtu
përjetsisht Imazh e Tij perfekt apo Fjalën e Tij të brendshme të përjetshme që ka të njêjtat atribute si Ati dhe âsht Imazhi i Atit dhe që e quejme, për me E dallue, Fjala ose Biri sepse âsht gjenerue prej Atit dhe âsht Persona e Dyte Hyjnore. Ati dhe Biri me anen e Inteligjencës hyjnore shofin përjetsisht Njêni-Tjetrin dhe me anen e Vullneses hyjnore dojnë pafundsisht Njêni-Tjetrin. Ky akt dashtnije hyjnor i pêrjetshem dhe i vazhdueshëm që vjen prej Atit dhe prej Birit quhet Dashtnija ose Lidhja dhe âsht Persona e Tretë hyjnore që e quajmës edhe
SHPIRTI-SHEJT. Tre Personat hyjnore janë të barabartë në gjithshka. Ata janë të dallueshem mes Tyne por jo të ndamë. Pjetri, Jaku dhe Gjoni janë 3 persona njerzore të dallueshëm por edhe të ndamë në 3 natyra njerzore individuale që përbajnë 3 njerëz. Në ZOT, tre Personat
e dallueshme janë të bashkueme në nji Natyrë të vetme hyjnore, tuej kenë i njêjti dhe i vetmi ZOT. Dallimi i Personave vjen si pasoje e relacjoneve hyjnore mes Tyne që pershkova ma nalt.

Nji ilustrim tjetër i doktrinëss hyjnore të Sinagogës së Vjetë mbi TRININE SHEJTE (1 Zot në 3 Persona hyjnore) dhe Mishënimin (Marrjen e Natyrës njerzore prej Personës së Dytë të TRINISE SHEJTE) gjindet në kapitullin e 18 të Gjenezës kur Abrahami, nji ditë në zheg, në luginen e Mambrése, shef para tentes së tij 3 Njerez dhe bjen në adhurim tuej thanë :

« Zot, n'kjoft se kam gjetë pëlqimin Tuej, ndaluni te sherbtori Juej » (Gjeneza 18:3)

Simbas interpretimit të aprovuem të Kishës Katolike, shumë Etën të Kishës janë dakord kur thojnë se Abrahami priti 3 Njerez, prej dukjes së jashtme, por I drejtohet vetëm Njenit prej tyne tue E thirrë me Emnin e pakomunikueshëm dhe pafundsisht shêjt : YEHOVAH, emên me të cilin nuk thirrej asnji qênje tjetër përveç Krijuesit.

Nga shembujte mâsipërm shifet kjartë se âsht doktrina islamike ajo që ka devijue dhe nuk i mson kërkujt rrugën drejt shelbimit.

Tuej vazhdue fyemjet ju shpreheni : « Ju shkruani dhe gjuani helm e pritni qe te tjeret te ju gjuajn me peme. Fale Zotit ju perendoi dielli dhe shkurt e patet. »

- Nuk jam un që ju gjuej me helm, vetë librat dhe doktrina islame, të cilën shumica e muslimanve nuk e njohin, ju akuzojnë. Nuk kam shpik asgja prej vehtes, por artikulli bazohet krejtsisht ne literaturen mâ të njoftun islame dhe në msimet e akademikve dhe drejtuesve islamikë mâ të njoftun. Kisha Katolike ka egzistue mâ shumë se 500 vjet para islamit, ka egzistue gjatë islamit dhe vazhdon me egzistue e ka me egzistue deri ne fundin e botes, sepse âsht vete i madhi ZOT, Krijuesi i gjithsise, që e ka themelue, ashtu si âsht profetizue mija
vjet përpara në kohen e Sinagoges së Vjeter (shifni citmin ma nalt Jeremia 31:31-32) dhe e ruen : « Qé pra se Un jam me jue tana ditët, deri ne konsumimin e botës. » (sh'Mateu 28:20)

Ju shkrueni : « Juve jo qe nuk keni urrejtje ndaj nesh, por ju vdisni nga mllefi dhe urrjetja. Nese mendoni qe gjate komunizmit i mashtruat nje shtrese te njerezve permes sistemit te atehershem edhe kjo perendoi. Une per fatin e mire ju njoh qe moti, jeni nje minoritet qe nuk ja vlen te
shkruaj me ju as nje rresht por pasi shume kam vizituar kishat tuaja katolike dhe ato protestante evagjeliste, adventiste dhe nje numer te madh jehovistesh qe nga viti 1994 po e toleroj veten te mirrem edhe
per disa minuta. »

Del kjartë se nuk njifni as Shqipnine e as Kishen Katolike. Katoliket gjatë komunizmit nuk kanë mashtrue kërkend, edhe sikur të kishin dashtë ata nuk i ka lane kush se komunistat i kanë
pré, varë, djege, mbyte, internue e nuk ka fjale njerzore me i përshkrue torturat dhe gjenocidin që rregjimi komunist nën udhëhjekjen enveriste ka ushtrue mbi nji popullsi të pafajshme, vetëm e vetëm se ishin katolike, në nji kohë kur Kosovaret si pjesë e Jugosllavisë kanë pasë shumë ma tepër liri e të drejta. Simbas fjalve që shkrueni besoj se jeni kosovar, mbasi mendoj se nuk e njifni realitetin komunist në Shqipni gjatë diktaturës. Katoliket e vërtetë i dojnë të miren
tanë njerzve, simbas shembullit të Krijuesit që lind e prendon diellin për të mire e për të kqinj. Katoliket e vërtetë dojnë edhe anmiqte e tyne, si i porosit vete Krijuesi, sepse vete ZOTI don që të gjithë të pshtohen dhe të jenë të lumtun përjetë.

Ju thashë ma nalt se ju nuk e njifni Kishen Katolike, sepse të ashtuquejtunit evangjelista, jehovista, advenista, etj. nuk janë Katolike. Ata janë sekte që ma te hershmit prej tyne i kanë fillesat me Luterin, Kalvinin, etj, rreth shekullit të 16-të., të cilet kanë dalë vetë jashtë prej Kishes Katolike. Ata qysh athere vazhdojne me e quejtë vedin Kristjane por rrenat e tyne nuk ndryshojne faktet historike e as të vërteten. Nji shembull i doktrines së tyne fallso âsht shpërndamja e tyne në mâ shumë se 300 sekteve të ndryshme, pak a shumë si te islami, ku sejcilli pretendon se ka të vërteten dhe sejcilli lufton njêni-tjetrin dhe nuk kanë nji autoritet të vetëm drejtues.

Në Shqypni, ndërtesat e Kishave Katolike janë infiltrue prej modernistave konçiljarë (që ndjekin doktrinen anti-katolike të Konçilit të II të Vatikanit 1962-1965) dhe aty nuk msohet mâ doktrina e pastër katolike. Prandaj, mjerisht, shumë pre muslimanve apo edhe sekteve të tjera kujtojnë se ajo âsht Kisha Katolike. Por jo, doktrina e vërtetë katolike nuk gjindet mbrenda ndërtesave të atyne Kishave të pushtueme. Ky rast ka ndodhë, në nji mnyre të përgjashme, rreth shekullit të 4-të me herezine arjane, të përhapun prej çifutit Arius, ku ndërtesat e Kishave Katolike ishin pushtue prej arjanve (jo-katolike) dhe katolikët e vërtete jetojshin të exiluem, në mërgim. Vetë sh'Athanasi, që jetonte n'ato vite në mërgim, thote se ata (arjanët) kanë ndërtesat, por né (Katolikët) kena Fenë. Kriza arjane zgjati afro 70 vjet dhe Kisha Katolike u restaurue mandej si mâ parë, biles ma e fortë.

Ju shkrueni : « Te shkretit ju, xhehenem ne kete bote e xhehenem ne boten tjeter. »

Mekênse nuk njifni Kishen Katolike, si rrjedhoje nuk njifni as Mbretninë Socjale të KRISHTIT Mbret që âsht aplikimi konkret i Doktrines Katolike në shoqni. E ky aplikim ka egzistue më parë realisht, gjatë 1000 vjetësh, prej shekullit të 5 AD e deri ne shekullin e 15 AD, ku Katoliçizmi ka sundue në shtet, në qeveri, institucjone, shoqni, në Europë, Amerikë, Afrikë, etj. Ka kenë me të vëretë nji periudhë e artë begatijet, prosperitetit, kulturet, harmonijet dhe Paqet universale Kristjane që diktatura islame, nën kërcënimin e frigës dhe vrasjeve për 'tradhtarët' e sektit muhamedan, nuk ka sesi me e njoftë. Me fyemjet e jueja ju vetëm aprovoni plotësisht fallsitetin dhe djallzinë islamike e me vjen keq se i bani dam vetëm vedit.

Ju vazhdoni fyemjet kur thoni se : « Ju e keni fatin e keq, une di arabisht, i di te gjithe ata autor
qe jeni munduar ti cekni, por ju thoni se i dini burimet ne gjuhen arabe dhe nuk dini ti shkruani emrat e tyre hahah. Aq te vobekt jeni ne njohuri fetare saqe nuk kihet kah tja filloj. Shkoni rrefehuni tek pedofilet homoseksual minoriteti i felliqur. »

- Përkthimet e artikullit janë marrë prej perkthimeve nga arabishtja që vetë autorët islamikë i kanë ba librave të tyne. Në artikull dhe në mesazhin e mâparshem ju pruna disa shembuj. Artikulli âsht shkrue në shqip për shqiptarë e jo për arabë, prandaj âsht mâ se e natyrshme që
referencat t'i sjell në shqip ose ne nji gjuhë tjeter ndërkombtare si anglishtja.

Megjithaté, po ju sjell në arabisht ndonji prej citimeve të artikullit "Rruga drejt shelbimit".

"Ne (Allahu) e kena prue Mesazhin [Kur'anin] (Dhikr) dhe sigurisht që do ta ruajme até" [prej korruptimit] (Al-Hijr, Surat 15:9)

سُوۡرَةُ الحِجر

إِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا ٱلذِّكۡرَ وَإِنَّا لَهُ ۥ لَحَـٰفِظُونَ

« Nuk duhet që muslimanët të kenë miq ose t'u kërkojnë ndihmë të paféve [jo-muslimanve] në vend të muslimanve dhe kushdo që vepron kshtû nuk ka me u ndihmue kërkund prej Allahut, përveç rastit të frigës së ndonji rreziku prej tyne. » (Kapitulli "Familja e Imran-it", Surat 3:28)


سُوۡرَةُ آل عِمرَان

لَّا يَتَّخِذِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلۡكَـٰفِرِينَ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِ
ٱلۡمُؤۡمِنِينَ‌ۖ وَمَن
يَفۡعَلۡ ذَٲلِكَ فَلَيۡسَ مِنَ ٱللَّهِ فِى شَىۡءٍ إِلَّآ أَن
تَتَّقُواْ مِنۡهُمۡ تُقَٮٰةً۬‌ۗ
وَيُحَذِّرُڪُمُ ٱللَّهُ نَفۡسَهُ ۥ‌ۗ وَإِلَى ٱللَّهِ ٱلۡمَصِيرُ

Përveç referencave që ju kam preu deri tash, për detaje mundeni me konsultue edhe "Përmbledhjen e Bukharit" (صحيح البخاري) e perkthyeme prej Dr. Muhammad Muhsin Khan, të Universtetit islamik të Medinës të publikuem prej shpisë botuese Darussalam.

Ju përmendni Rrëfimin, Sakramend shejt që e ka origjinen qysh në Sinagogen e Vjeter. Dëshmi të ktij Sakramendi gjinden në Librin e Leviteve 16:16 dhe 26:40, në Librin e Numrave ku vetë Krijuesi i thote profetit Moisi që populli izraelit duhet me rrfye mkatet e tija. (5:7) dhe në Librin e Ekleziastikus (4:31). Të tanë kto Libra që përmenda janë pjesë e Biblës dhe Traditës se përdorun në kohen e Sinagoges se Vjeter hebreje.

E patjetër edhe Kisha Katolike ka Sakramendin Shejt te Rrefimit, në vazhdmsi me Traditen e Sinagoges hebreje. Përkundrazi, Rrëfimi nuk egziston në islam. Asht e kjartë atherë se islami ka devijue prej Fese së vërtetë.

S'fundmi ju i queni katoliket minoritet i felliqur tuej fye rândë e padrejtsisht nji popullsi të tânë besimtaresh katolike me nji urrejtje djallzore thjesht mbi baza fetare. Por kjo nuk me habit sepse nji sekt djallzor si islami nuk mundet me msue gja tjetër veçse urrejtje, dhune, gënjeshtra (sepse rrêna lejohet në kohë luftet kundër jo-muslimanve, ashtu si kam dhanë detaje të hollsishme në artikullin « Rruga drejt shelbimit ») dhe jihad të vazhdueshem kundër jo-islamikeve. Ku âsht ktu dashtnija për të afermin ?

Kronikani i njoftun Ibn Hisham ne librin e tij "Biografia e Apostullit", pjesa 4 faqe 134 shkruen kshtu :
« Muhamedi çoi Khalid Ibn al-Walid te fisi i fmijve te Harithes tuej i thanë : "Përpara se me i luftue kërkoji me pranue islamin. Ne kjoft se pranojnë, pranoji, por n'kjoft se refuzojne luftoji". Khalid i tha : "Pranoni islamin e pshtoni jeten tuej". Ata pranuen dhe u bane muslimane me force prej frigës. Mandej Khalid i çoi para Muhamedit i cili u tha : "Mos të kishit pranue islamin do t'ju kisha hjedhe krenat të kâmbët". »

Kronikani islamik Isma’il Ibn Kathir në librin e tij : "Biografia profetike", pjesa 3, faqe 596, shkruen :

« Ndjeksit e Muhamedit takuen nji ditë nji burrë në rrugë dhe e ftuen me u ba musliman. Burri i pyti : "Çka asht islami ?" Ata ia shpjeguen dhe mandej burri u tha : "Po sikur të refuzoj, ça doni me me ba?". Ndjeksit e Muhamedit iu përgjigjen : "Kena me t'mbytë". Megjithate burri refuzoi me u ba musliman dhe u vra prej tyne. »

Akademiku i njoftun, Ibn Taymiyya, i thirrun edhe Sheikh al-Islam (Sheiku i islamit) shkruen kshtu mbi ligjin e atyne që apostazojnë prej islamit : "Muslimani që nuk lutet duhet me u urdhnue me u lutë. N'kjoft se refuzon, athere aj duhet vra sepse ai âsht ba apostat dhe i pafé.. (Vol. 35, faqet 105-106)

"N'kjoft se grueja e muslimanit nuk lutet, asaj i duhet kërkue me ba pendesë. I shoqi mund ta rrahin për me e detyrue me ba pendese; përndryshej, ajo duhet vra." (Vol. 32, faqet 276 dhe 279)

* Kushdo që ka ndërrue fenë islame, duhet vrâ. Hadith al-Bukhari, Vol. 9, Libri 84, No. 57

* Lufto t'pafetë që banojnë rreth tejet. Sura 9:123, 66:9

* Lufto ata që nuk besojnë as në Allah dhe as në diten e gjygjit t'fundit. Sura 9:29

* N'kjoft se dikush nuk beson mâ n'Allah, ai duhet vrâ. al-Bukhari 9:84:57

* As t'krishtenët e as çifutet mos t'jenë miqtë e tu. Sura 5:51, 60:13

* Mbytni t'pafetë gjithkund ku ti gjeni. Sura 2:191

* Ky âsht fati i atyne që luftojnë Allahun dhe të dërguemin e tij : ata duhen vrâ ose torturue në kryq; u duhen pré duert dhe kâmbët dhe duhen nxjerrë jashtë vendit. Sura 5:37

* Besimtarë, luftoni t'pafetë që i keni kojshi. Sura 9:123

Ju permendi pedofilet homoseksuale, mbasi si shumë të tjerë keni ndigjue në radio e pa në TV lajme ku akuzohet Kleri Katolik për kyt krim të rândë. Po si kujtoni ju se kanë me fole ndryshej anmiqte e Fesë Katolike që sod sundojne gadi gjithkund ? Nuk e kam fjalen për islamikët por për eliten çifute që kontrollon boten.

Mkati i randë i pedofilise dhe i sodomisë asht njeni prej atyne krimeve të randa që i thrret Zotit për hakmarrje. Ky krim ka ndodhe e mundet me ndodhe prapë se njerzit, përfshi ktu edhe klerin, jane mkatnorë dhe mos me i ndalë Zoti nuk ka mkate që nuk bajnë.

Por me pranue zyrtarisht në Kur'an homoseksualitetin dhe seksin e lirë mbas ksaj jete, në
"parajsen islame" âsht nji blasfemi, sakrilegj dhe krim i pandigjuem mâ parë. Po. Ky krim blasfemues msohet bash në Kur'anin tuej 'fisnik' tuej blasfemue tmerrsisht vetë Krijuesin, Pastertia e pafundme, i Cili, simbas muslimanve pranoka kto krime të ndyta e të flliquna në Parajsë.

 Sura 56:22-37


سُوۡرَةُ الواقِعَة

وَحُورٌ عِينٌ۬ كَأَمۡثَـٰلِ ٱللُّؤۡلُوِٕ ٱلۡمَكۡنُونِ
جَزَآءَۢ بِمَا
كَانُواْ يَعۡمَلُونَ لَا يَسۡمَعُونَ فِيہَا لَغۡوً۬ا وَلَا
تَأۡثِيمًا
إِلَّا قِيلاً۬ سَلَـٰمً۬ا سَلَـٰمً۬ا وَأَصۡحَـٰبُ ٱلۡيَمِينِ
مَآ أَصۡحَـٰبُ
ٱلۡيَمِينِ فِى سِدۡرٍ۬ مَّخۡضُودٍ۬ وَطَلۡحٍ۬ مَّنضُودٍ۬
وَظِلٍّ۬ مَّمۡدُودٍ۬ وَمَآءٍ۬ مَّسۡكُوبٍ۬ وَفَـٰكِهَةٍ۬
كَثِيرَةٍ۬
لَّا مَقۡطُوعَةٍ۬ وَلَا مَمۡنُوعَةٍ۬ وَفُرُشٍ۬
مَّرۡفُوعَةٍ إِنَّآ

أَنشَأۡنَـٰهُنَّ إِنشَآءً۬ فَجَعَلۡنَـٰهُنَّ أَبۡكَارًا
عُرُبًا أَتۡرَابً۬ا

Sura 44:54

سُوۡرَةُ الدّخان

ڪَذَٲلِكَ وَزَوَّجۡنَـٰهُم بِحُورٍ عِينٍ۬

Sura 55:69-73


سُوۡرَةُ الرَّحمٰن
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ فِيہِنَّ خَيۡرَٲتٌ
حِسَانٌ۬

فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ حُورٌ۬
مَّقۡصُورَٲتٌ۬ فِى ٱلۡخِيَامِ
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Në komentin e Sures Sura 56:22-37, Al-Quortoby shpjegon se houris (hour al-in) janë gratë e virgjëna në parajsë për qejfe seksuale. (Al-Quortoby exegesis për « the Event chapter », Surat Al-Waqi'ah, 22)

Prej tafsireve (interpretimeve) të Ibn Kathir : Abdullah Ibn Masoud tregon se çdo musliman do të ketë nji tentë (çader) me 4 dyer; çdo ditë ai do të ketë nji dhuratë të veçantë dhe houris të ruejtuna si perla. (Ibn Kathir exegesis for « the Most Gracious chapter », Surat Ar-Rahman, 69-73)

Simbas Ibn Saeed, Muhamedi ka thanë se muslimani me rangun ma te vogël në parajsë ka me pasë 80 mijë sherbtore dhe 72 gra.

Simbas tafsireve të Ibn Kathir, Muhamedi ka thane se muslimani ka me ndejë në parajsë për 70 vjet, ka me marrë gra që nuk i ka pa kurrë ma parë dhe ata kanë me i thanë se ka ardhe koha me gzue me ne. (Ibn Kathir exegesis për « the Mount chapter » Surat At-Tur, 20)

Thuhet se në parajsë, muslimani ka me u martue me 4 mije virgjena, 8 mijë të veja, dhe 100 houris për nji total të 12100 grash. (« Kanz Al-Omal », 'The labourers treasure', prej Al-Motaquey Al-Hendy, pjesa 6, faqe 197)

Ibn Kathir ka thanë : në parajsë ka me pasë 70 shtreten, dhe për çdo shtrat ka me pase 70 çarçafa, dhe në çdo çarçaf ka me pase 70 gra. Kshtu totali i grave ka me kenë 70x70X70 = 343000 gra. (Ibn Kathir exegesis, pjesa 4, faqe 64).

Në parajsen muslimane ka vend edhe për homoseksualitetin dhe pedofilinë:

Sura 76:19

سُوۡرَةُ ٱلدَّهۡر / الإنسَان

۞ وَيَطُوفُ عَلَيۡہِمۡ وِلۡدَٲنٌ۬ مُّخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيۡتَہُمۡ
حَسِبۡتَہُمۡ لُؤۡلُؤً۬ا
مَّنثُورً۬ا

Sura 56:17


سُوۡرَةُ الواقِعَة
يَطُوفُ عَلَيۡہِمۡ وِلۡدَٲنٌ۬ مُّخَلَّدُونَ

Ibn Kathir thotë se djemtë jane të tânë njisoj, që nuk plaken kurrë dhe nuk ndryshojne; ata janë të pavdekshem dhe të rinj pergjithmonë.

Sheikh Muhammad Galal Keshk shpjegon se djemtë në parajsë janë për kenaqsi seksuale dhe ata i ngjasojnë perlave të shperndame, kurse houris i ngjasojnë perlave të ruajtuna. Të dy kto grupe janë për kenaqsi seksuale. ("Muslim thoughts in the sexual issues", prej Mr.Muhammad Galal Keshk, faqe 214)

Sinagoga e Vjetër hebreje dénote adulterin, fornikacjonin, sodominë dhe krimet e tjera të ngjashme të ksaj natyre me ndëshkimet mâ të randa : mbytje me gurë, djegje për së gjallit, hjedhje prej shkambijve, etj. Vetë zhdukja me sulfur dhe zjerm prej Qiellit i qyteteve të Sodomit dhe Gomorrës për krimet e tyne të randa të homoseksualitetit dhe imoraliteteve të tjera difton urrejtjen dhe neverinë e pafundme të Krijuesit për mkate të ktij lloji. (Gjeneza 19:24). Në vazhdimsi të Traditës se Sinagogës së Vjetër, Kisha shêjte Katolike dënon gjithashtu maksimalisht krimet e sipërpërmênduna.

E islami prapë pretendon me kene Feja e vërtetë mbas ktyne poshtërsinave që mëson ?

venerdì, novembre 02, 2012

Rruga drejt shelbimit



prej Illyricum Sacrum


        Muslimanet n'përgjithsi, e sunitet n'veçanti mbasi shumica e muslimanve n'botë, si dhe në Shqipni, janë të ktij sekti, nuk e mohojnë se egziston nji Krijues i gjithsisë që e ka krijue njirin të lirë me zgjedhë të miren e të vërtetën dhe me evitue të keqen. Zgjedhja e të keqes dhe e rrênës nuk âsht liri por abuzim i saj, sepse po të thoshim se Krijuesi e ka bâ njirin t'lirë me zgjedhë të keqen dhe rrênën, atherë kishim me fye dhe blasfemue vetë Krijuesin tuej dyshue në mirësinë e Tij t'pafundme. E vërteta âsht fryti i ksaj lirijet dhe sejcilit njiri i âsht dhanë kjo liri me kërkue te vërteten, prandaj edhe njiri ndryshon prej qênieve të tjera, që ndodhen nën té në hierarkinë e krijimit si kafshët, bimët dhe sendet krejtsisht materjale, sepse njiri ka inteligjencen me njoftë të mirën dhe të vërteten. Asht pra natyrale për njirin dhe âsht e drejta e tij me dishirue të miren dhe me kenë i lumtun përjetë. Kërkush nuk don të keqen dhe vdekjen sepse kto ndjenja shkojnë kundër instiktit natyral të mbijetesës njerzore dhe qellimit te tij egzistencjal. Edhe ata që zgjedhin të keqen e bajnë tuej mendue gabimisht se âsht e mira. Ktu gabimi shpesh nuk âsht te qëllimi por te mjetet e përdoruna me mbrritë qëllimin e dishiruem. Nuk po flas për ata njerëz, që nuk e meritojnë me u thirrë me at êmen, ndërgjegja e të cilve âsht tjetërsue aq shumë saqë dishira e tyne âsht e drejtueme vazhdimisht vetëm drejt të keqes për hir të së keqes, si te djajt.

Edhe muslimanet në përgjithsi, si tânë njerzit, kërkojnë të miren, të vërteten dhe mundohen me evitue të keqen, sepse ata besojnë se kshtu kanë me mbrritë lumninë dhe jeten e përjetshme. Kyt të mirë dhe të vërtetë, simbas mendimit të tyne, ata shpresojnë se e gjejnë në doktrinen islamike.

Lind atherë pyetja : Tuej mendue se Krijuesi e ka ba njirin të lirë me zgjedhë të miren dhe gjetë të vërteten, kjo e mirë dhe e vërtete që muslimanet mendojne se e gjejne në islamizëm, a âsht e mira që Krijuesi i universit don që njerzit të zgjedhin ? Përgjigja e ksaj pyetjet âsht shumë e rândsishme sepse konceptimi personal i të mirës nuk âsht i njâjtë te sejcili njiri. Dikush mendon se âsht mirë me shkue me pi n'mejhane e me u dejë, sepse kshtu ai ndihet i knaqun; dikush tjetër mendon se me grabitë nji bankë âsht mirë sepse shteti, thote ai, na mbyti me taksa, korrupsion e rroga të ulta, prandaj duhet me i dale zot vedit e me ia marre shtetit paret qe na i ka borxh; nji tjetër thotë se me u marrë me imoralitet nuk âsht keq, sepse, thote ai, kur të dyja palët janë dakord, ata kërkujt nuk i bajnë keq, etj. N'kjoft se marrim rastin e sekteve islame : sunitet, për shembull, nuk janë dakord me besimin e shiteve, nji tjetër sekt qe e quen vedin muslimanë, e biles ata i quejne shitet te pafé dhe në shumë raste mundohen me i eleminue fizikisht. Në rastet e mâsipërme, njerzit në përgjithsi e muslimanet në veçanti marrin si bazë të gjykimeve të tyne të gabueme ndërgjegjen personale, e cila në zgjedhjen e të mires, gjetjen e të vërtetes dhe në evitimin e të keqes, mundet me gabue mekênse fuqia e saj âsht e kufizueme.

Jo, përgjigjet muslimani shia, un bazoj ndërgjegjen teme personale te hoxha, myftiu, sheiku jem; jo i kundërpergjigjet suniti, shefat tuej të pafé nuk dijnë gjâ, duhet me iu bindë autoriteteve sunite me gjetë të miren, të vërteten dhe lumninë e pasosun; vjen mandej muslimani alawit tuej u thane : shka flitni prralla ô qafira (te pafé), duhet me iu bindë superiorve alawit me gjetë të mirën, të vërteten dhe lumninë e pasosun. Prej fjalve të tilla fillojnë grindjet, zbrazen armët e mbushen arkivolet.

Pra të tre sektet muslimane, midis sekteve të tjera islame, kundërshtojne njêni-tjetrin dhe nuk ka nji autoritet suprem me u diftue rrugën e vetme të mirë që duhet me zgjedhe, të vërteten e vetme që duhet me kërkue. Të tre kto sekte thojnë se janë në të vërteten dhe të tre luftojnë njêni-tjetrin. Sa për informacjon, sekti i Sunitëve nën'dahet në ritet e Emamianve, Shafe'yianve, Malakianve dhe Hanbalianve, kurse sekti i Shiteve nën'dahet në ritet e Al-Emamianve, Al-Yazedianve dhe Ismae'lianve. Kemi mandej edhe ritet e Al-Khawarej, Al-Mo'tazalah dhe sekte të tjera islame. Akademikët thojnë se janë 200 ndamje të tilla mes vetë islamit dhe sejcili pretendon se mbron të vërtetën tuej shâ njeni-tjetrin qafir (i pafé). Ku âsht atherë e mira dhe e vërteta në 200 sektet e ndryshme islamike ? Thuhet se vete Muhamedi i kishte parashikue kto sekte tuej thane se kombi i tij do tu ndate në 73 rite te ndryshme ("Hadithet" prej Musnad Ahmad ibn Hanbal, pjesa 3, faqet 120,125; "Al-Melal Wa-Nahl" - "Ritet dhe sektet", prej Al-Shahrestany, pjesa 1, faqe 13).

Jo, kundërshtojne pjestarët e sekteve muslimane, na besojmë të tânë në Kur'an prandaj të tânë duhen me besue në Kur'an me gjetë të miren, të vërteten dhe lumninë e pasosun. Dhe muslimanët e "devoçëm" na këshillojnë "për të miren tonë" me zgjedhë : O Kur'anin, o shpatën! Ose me u shprehë mâ saktë n'kto kohë moderne : O Kur'anin, o granatën!

Lind pyetja : Në cilin Kur'an besoni, o miqtë e mij ?

Kur'ani nuk ka egzistue si libër deri mbas dekes se Muhamedit në vjetin 632 A.D. ose ne vjetin e 10 të hixhrit. Mbledhja e parë e Kur'anit âsht bâ prej Abu Bakr sepse shumica e memorizuesve të Kur'anit kishin dekë në luftna, sidomos në betejen e Al-Yamamah. Kshtu Omar i kërkoi Abu Bakr me e lidh Kur'anin në 1 libër. Abu Bakr i kërkoi Zaied Ibn Thabet me mbledhë Kur'anin i cili u mblodh në 7 letra ose në 7 recitime të ndryshme. Kur'ani u ruajt prej Abu Bakr derisa ai u vra, e mbas tij prej Omar-it, derisa edhe ky u vra. Mandej Kur'ani u ruejt prej të bijës së Omarit, Hafsa, ashtu siç konfirmohet mâ vonë edhe prej Othman Ibn Affan. Mbas dekës së Hafsas, governatori i qytetit të Medinës, Marawan Ibn Al-Hakam, mujti me e shtie në dorë Kur'anin që ruhej prej Hafsas dhe e shkatrroi até krejtsisht.

Ngjarjet historike të përmenduna ktu mâ siper, dishmohen në burimet e mâposhtme :

- Sahih Al-Bukhari, Kapitulli i triumfit, ("the Conquest chapter"), hadith 4000.
- "The proofs for the prophecy" (Provat për profecinë) prej Al-Bayhaqy, pjesa 3, faqe 277.
- "The perfection in the quran’s sciences" (Perfeksionimi i shkencave të Kur'anit), prej Al-Syouty, pjesa 1, faqe 60.
- Kur'anet ("The qurans") prej Al-Sajistany.

Përmbledhja mâ e rândsishme e Kur'anit në historinë islame âsht bâ prej Othman Ibn Affan. Tuej pa se muslimanet luftojshin njêni-tjetrin mbi ndryshimet e 7 recitimeve të ndryshme të Kur'anit, Othman urdhnoi me mbledhe Kur'anin në vjetin 25 të hixhrit tuej djege 6 rrecitimet e tjera të tij dhe tuej mbajtë vetëm njênin prej recitimeve. Kur'ani i Othmanit ishte pa shenja piksore dhe ornamente. Al-Sajistany shpjegon se kopjet e ktij versioni të Kur'anit u shpërndanë në të tâna kryeqytetet islamike (“The qurans” prej Al-Sajistany, faqe 7).

Mekênse alfabeti arab në at kohë nuk përmbante zanore, karakteristike kjo e gjuhëve semite, në epoken Amawiane, populli amawian modifikoi Kur'anin për me evitue gabimet në recitim. Kshtu Enciklopedia e thjeshtsueme arabe na difton se kishte shumë gabime në recitimin e Kur'anit dhe për me evitue kyt problem u zgjodh Nasser Ibn Asem, në epoken e Al-Hajaj Ibn Yousef Al-Thaqafy, në vitet 660-714 AD ("The simplified Arabic Encyclopedia", faqe 690).

Al-Sajistany difton se Al-Hajaj ndryshoi 11 vende të Kur'anit te Othmanit. (“The qurans” prej Al-Sajistany, faqe 49)

Kur'ani iraken âsht kur'ani që âsht në qarkullim sot në tânë boten. ("The perfection in the quran’s sciences", prej Al-Syouty, faqe 351)

Al-Sajistany, i cili vdiq në vjetin 613 AD, në librin e tij thote se në kohen e vet egzistojshin 26 Kur'ane të ndryshme :

Kur'ani i :

- Abu Baker                                    
- Omer Ibn Al-Khatab                      
- Ali Ibn Abe-Taleb                        
- Obay Ibn Ka'b                                
- Abdullah Ibn Masoud                  
- Abdullah Ibn Amre
- Anes Ibn Malek                          
- Abdullah Ibn Abbas
- Abdullah Ibn Al-Zoubir              
- Aeisha, gruaja  e Muhamedit
- Hafsa, gruaja e Muhamedit      
- Om Salma, gruaja e Muhamedit
- Obeid Ibn Omeir Al-Laithy          
- Ata' Ibn Abe Rabeh
- Akrama Maola Ibn Abbas          
- Salem Maola Abe Hozifa
- Moujahid Ibn Jabre                    
- Saeed Bin Gabber
- Al-Asowad Ibn Yazid                  
- Alkama ibn Kaies
- Muhammad Ibn Abe Mosa        
- Suleiman Ibn Mahran
- Abe Mosa Al-Asharee                  
- Talha
- Al-Hajaj Ibn Yousef Al-Thaqafy  
- Hattan Ibn Abdullah

Al-Sajistany thote se në kto Kur'ane kishte 1700 ndryshime mes tyne.

Simbas nji libri te botuem ne 1982 AD në Kuvajt, prej Dar Al-Salasel, me titull "The Dictionary of Quran Recitations" (Fjalori i recitimeve te Kur'anit), në 6 volume, prej akademikve te njohun islam Dr. Abdul-Al Salem Makram dhe Dr. Ahmed Al-Mukhtar, ndër të tjera thuhet se ka pase nji numër të madh kur'anesh deri ne epoken e Othmanit, i cili urdhnoi me djege të tana kur'anet e ndryshem prej kur'anit të tij zyrtar. Po në kyt liber thuhet se egzistojshin 7 mnyra te ndryshme recitimit të Kur'anit, ku ndryshimet kishin te bajshin me artikullimin e fjalve, zëvendsimin e nji fjale me nji tjetër dhe fshimjen komplet të fjalve.

Në Enciklopedine islame, nji prej veprave mâ të rândsishme të botes muslimane, botue fillimisht në 1933 dhe mandej e botueme në mnyrë të përmbledhun në 1998, me nji parathânje lëvduese të Sheikh Dr. Mohammed Sayed Tantawy, në pjesen 26, faqe 8175, thuhet se Kur'ani i atribuem Othman Ibn Affan ishte vetëm njêni prej kur'aneve të tjera të përhapun në 4 shekujt e parë të hixhrit. Kishte edhe Kur'ane të tjera që bajshin fjalë për shoqnuesit e Muhamedit dhe të njoftuna në Al-Basra, Al-Kophah dhe Al-Sham. Në kyt enciklopedi flitet per ndryshimet midis kur'aneve dhe mbi kyt teme, Ibn Al-Nadeem jep 11 referenca mbështetse prej të cilave përmendim :

-"The differences between the qurans of the people of Al-Sham, Iraq and Al-Hijaz" (by Ibn
Amer Al-Yahsoudy, deceased on the year 118 H) - (Ndryshimet midis kuraneve te popujve te Al-Shamit, Irakut dhe Hixhazit - prej Ibn Amer Al-Yahsoudy, i vdekun në vjetin 118 të hixhrit)

-"The differences between the people of Al-Madina, Al-Kophah and Al-Basra in the qurans" (by Al-Kithany) - (Ndryshimet mes popujve të Medines, Kofah dhe Basres në kurane - prej Al-Kithany)

-"The differences between the qurans of the people of Al-Kophah, Al-Basra and Al-Sham" (by Abe-Zakaria Al-Faran)- (Ndryshimet mes kuraneve të popujve te Kofah, Basres dhe Shamit - prej Abe-Zakaria Al-Faran)

Në Kur'anin që kemi në dorë sot shkruhet se "Ne (Allahu) e kena prue Mesazhin [Kur'anin] (Dhikr) dhe sigurisht që do ta ruajme até" [prej korruptimit] (Al-Hijr, Surat 15:9)

Si ka mundsi atherë që muslimanet pretendojnë se Kur'ani ka ardhë prej Qiellit dhe se ai nuk âsht ndryshue kurrë ndonjiherë ? Rrênat dhe hipokrizia janë të lejueme për muslimanët në kushte të caktueme.

« Nuk duhet që muslimanët të kenë miq ose t'u kërkojnë ndihmë të paféve [jo-muslimanve] në vend të muslimanve dhe kushdo që vepron kshtû nuk ka me u ndihmue kërkund prej Allahut, përveç rastit të frigës së ndonji rreziku prej tyne. » (Kapitulli "Familja e Imran-it", Surat 3:28)

Ne tafsirin (interpretimin) e Ibn Kathir, faqe 746, shkruhet se në rastin e frigës të ndonji rreziku prej të pafeve, muslimanët munden me i shfaqë miqsi nga ana e jashtme por kurrë nga ana e mbrendshme. Simbas Abu Ad-Darda', të mbledhun prej Al-Bukharit, "ne (muslimanët) buzeqeshim para disa njerzve por zemrat tona i mallkojnë ata".

Simbas Om Kolthoum Bent Okba, Muhamedi ka lejue rrênën për ata që përpiqen me miqsue njerzit me njêni-tjetrin (Sahih Al-Bukhary, hadith 2495)

Simbas Yakoub Ibn Saad, Muhamedi ka lejue rrênën në tre raste :

- në luftë
- në rastin kur burri rrên gruen e vet
- në përpjekjet me miqsue njerzit

("Fath Al-Bare në egzegjezen e Sahih Al-Bukhary", prej Ibn Hajar Al-Askalany, hadith 2495)

Bashkë me shumëllojshmëninë e kur'aneve, egziston edhe nji numër i madh interpretimesh (tafsiresh) të kur'aneve ku interpretuesit paraqesin pikpamjet personale dhe në islam nuk ka nji autoritet të vetëm, jo hyjnor por as njerzor, me diftue se cili âsht interpretimi i vërtetë dhe i saktë i kuranit, tuej i lanë besimtaret islam në nji konfuzion të madh mbi shelbimin e shpirtnave të tyne.

Ndër tafsiret (interpretimet kuranore) mâ të njohuna përmenden :

Tafsiret sunite :

-"Tafsir al-Tabari", shkrue prej Muhammad ibn Jarir al-Tabari.
-"Ma'alim al-Tanzil", prej al-Baghawi.
-"Al-Muharrar al-Wajiz" prej Ibn Atiyyah.
-"Tafsir ibn Kathir", prej Ibn Kathir.
-"Zad al-Masir" prej Abu'l-Faraj ibn al-Jawzi

Tafsiret Mu’tazilah :

-"Al-Kashshaaf", shkrue prej al-Zamakhshari.
-"Cami al-Ta’wil", shkrue prej by al-Isfahani

Tafsiret shite :

-"Tafsir al-Kummi", prej Ali ibn Ibrahim Kummi.
-"Al-Tibyan", prej Abu Cafer Tusi.
-"Tafsir Nemuneh", prej Ayatollah Naser Makarem Shirazi.
-"Tafsir al-Mizan", prej Allamah Tabatabai.
-"Tafsir il Imam al-Askari", prej Imam Hasan al-Askari.
-"Al-Borhan Fi Tafsir al Quran", prej Hashem Ibn Soleiman al-Bahrani

Tafsiret simbas shkolles sufite :

-"Hakaik al-tafsir", prej Sulemi.
-"Tafseer-e-Rafai", prej Faqeer Syed Muhammad Rafai Arab.

Tafsiret fiqhi :

-"Ahkam al-Qur'an", prej al-Jassas.
-"Ahkam al-Qur'an", prej Qadi Abu Bakr ibn al-'Arabi

Si konkluzion për sa shkrova mâ nalt, muslimanet nuk e dijnë me saktsi e vërtetsi se cili âsht Kur'ani qe âsht përdorë në vitet e para mbas vdekjes se Muhamedit dhe ata nuk dijnë interpretimin e vetëm të sakte të ktij Kur'ani si pasojë e numrit te madh të kuraneve, ndryshimeve të tyne gjatë viteve si dhe numrit të madh te interpretimeve kuranore qe nuk i binden nji autoriteti të vetëm drejtues i cili nuk egziston në boten islame.

Atherë në mesin e ktij konfuzioni âsht e pamujtun që besimtaret e muslimanë të gjejnë të vërteten, të miren dhe të evitojnë të keqen, megjithë qellimin e tyne të mirë që ata mund të kenë. Pra shpirtnat e tyne janë në rrezikun mâ të madh me u mallkue në Ferr përjetsisht.

Jo, kundërshtojne prapë pjestarët e sekteve muslimane, na njofim Muhamedin si profet të Allahut prandaj duhet me ndjekë të tânë Muhamedin me gjetë të miren, të verteten dhe evitue te keqen.

Lind pyetja : Po ku e dini ju, o miq muslimanë, se shka ka msue Muhamedi ? Si e provova mâ nâlt, shumëllojshmënia e kuraneve të ndryshem, i interpretimeve te ndryshme te tyne dhe mungesa e nji autoriteti të vetëm e të pagabueshem me gjete dhe diftue të vërteten në boten islame jo vetëm që nuk garantojnë me siguri doktrinen e Muhamedit por, shka âsht ma e rândsishmja, nuk i diftojne muslimanve të miren dhe të vërteten e vetme qe pshton shpirtin. Çfare randsijet kane atherë tanë ata haxhe, lutje, argjerime, ceremoni që muslimanet bajnë, që në shumicen e rasteve kryhen pa asnjilloj arsyetimit por vetëm tuej imitue njeni-tjetrin, kur ata nuk e dijnë me siguri se kjo doktrine islame që atyne u propagandohet tash shekuj me rradhe âsht me të vertete rruga e shelbimit dhe e së vërtetës ?

A âsht e mujtun atherë me thanë se Krijuesi i gjithsisë i  ka braktisë njerzit n'nji konfuzion të tillë shpirtnor tuej mos u dhanë mundsitë me gjetë të mirën, të vërteten, për të cilen Ai i ka krijue me inteligjence e vullnet ?

Shifni universin që na rrethon! Vëzhgoni lëvizjen e planeteve, hyjeve ! Shifni botën e kafshëve, zogjve, instekteve si bletet e milingonat, rritjen dhe zhvillimin e botës bimore!... Kudo shihet nji rregull, nji ligj i përpiktë që i drejton kto qênie dhe jo nji kaos, jo nji konfuzion. E Krijuesi pra i paska dhanë qênieve pa arsye nji ligj të saktë simbas të cilit ata të jetojnë dhe të përparojnë drejt qëllimit final për të cilin i ka krijue e njerzit me arsye i paska lanë në konfuzion e kaos shpitnor pa i diftue se si me u sjellë karshi Krijuesit të tyne dhe universit që i rrethon ? Apo mos ndoshta Krijuesi i gjithsisë paska pritë lindjen e Muhamedit në vjetin 570 AD me i dhanë njerzimit kyt ligj, tuej lanë në errsinën e injorancës e të mallkimit gjeneratat e mâparshme ?

Jo, âsht e pamujtun sepse ky veprim kishte me i ra ndesh mirësise dhe drejtsisë së pafundme të Krijuesit që dishiron që të tanë njerzit, në të tana kohnat,  të shelbohen, pra të njohin e të dojnë të miren dhe të vërteten, që âsht e drejta e ligjshme e çdo njirit. Për rrjedhoje, pa asnji dyshim, Krijuesi i ka dhânë njerzve të parë nji ligj të saktë sjelljeje dhe ka bâ të mujtun që ky ligj të njihet në cdo kohë, prej të tânë njerzve, nëpërmjet nji mnyre të saktë e të pagabueshme. A âsht e mujtun që Krijuesi ta ketë lanë kyt ligj sjelljeje në interpretimin personal të sejcilit njiri ? Jo, kjo âsht e pamujtun sepse çdo njiri, gjykimi i të cilit mundet me gabue, do ta interpretonte ligjin simbas opinionit të tij personal dhe kshtu do të kishim nji pafundsi mendimesh personale dhe nji konfuzion të papamë. Pra kjo mnyre e lânjes së ligjit të Krijuesit në interpretimin personal të sejcilit nuk do te ishte nji mnyre e saktë dhe e pagabueshme, në çdo kohë, për me njoftë até qe Krijuesi dishiron prej njerzve.

Kjo mnyre e saktë dhe e pagabueshme me njoftë ligjin e Krijuesit nuk mundet me kênë nji libër, si Kurani, për shembull, sepse libri në vetvedi nuk âsht msues dhe ka nevoje me u shpjegue dhe interpretue në nji mnyrë të vetme të pagabueshme, përndryshej do të kishim gati nji pafundsi interpretimesh të ndryshme, si sot ne boten islame.

Atherë cila âsht kjo mnyrë e pagabueshme me gjetë ligjin e Krijuesit, pra të mirën dhe të vërteten ?

Kjo mnyre e pagabueshme âsht nji autoritet që Krijuesi i ka dhanë disa njerzve të zgjedhun për me e ruejte dhe ia msue të tjerve kyt ligj, në nji mnyre të pagabueshme. Në kjoft se kthehena mbrapa ne kohë dhe studiojme historine e kombeve të ndryshme qysh prej fillimit, gjejmë se Krijuesi ia ka dhanë kyt ligj njerzve të parë dhe mandej kombit hebre, e veçanarisht autoriteteve drejtuese të Sinagogës hebreje, fakt që pranohet edhe prej muslimanve. Por muslimanët pretendojnë gabimisht se Sinagoga e ka korruptue kyt ligj, por kjo bjen ndesh me vete arsyetimin e mâsipërm, sepse Krijuesi vetë ka dishirue që, në çdo kohë, ligji i Tij të njihej prej tanë njerzve nëpermjet nji mnyre të pagabueshme, dhe kjo mnyrë e pagabueshme ka kenë elita drejtuese e Sinagoges çifute (Prifti i nâltë i ndihmuem prej Sanhedrinit) para KRISHTIT dhe Pjesa mësimdhânse (Papa me ipeshkvijtë) e Kishës Katolike mbas KRISHTIT, ku Krijuesi zgjodhi njerez të zakonshem dhe i forcoi me fuqi hyjnore me ruejte dhe msue pagabueshmenisht ligjin e Tij hyjnor gjatë tana kohnave.

N'kjoft se i Madhi Zot na kërkon me njoftë dhe mbajtë Ligjin e Tij hyjnor atherë patjetër Ai do t'na napim edhe mjetet me e njoftë dhe mbajtë kyt ligj, gjatë gjithë kohnave, për të tanë njerzit, intelektualë, puntorë, analfabetë, lypsa, të tanë pa përjashtim, sepse Krijuesi i gjithsisë në mirsinë dhe dashtninë e pafundme për krijesat e tija, e veçanarisht për njerzit, dishiron që ata të gjithë të mbrrijnë me e njoftë, dashtë dhe me kenë të lumtun përjetë. Krijuesi i gjithsise nuk i pat thanë të zgjedhunve të Tij me shkrue libra e me i shpërnda në popull për interpretim e shpjegim privat prej sejcilit, përndryshej do të kishim pasë nji babiloni interpretimesh personale, pa llogaritë ktu brezat analfabete e të vorfna që, për mungesë të leximit të ktyne librave, do të mallkoheshin për jetë. Ky lloj veprimit kundërshton absolutisht dashtninë e pafundme dhe të përjetshme të Krijuesit për né.

Msoje Izraelin, i pat thane ZOTI profetit Moisi; Msojini tâna kombet, u pat thanë KRISHTI ZOT apostujve të Tij.

Doktrina dhe ligjet hyjnore të msueme prej Sinagoges hebreje para ardhjes së KRISHTIT ZOT gjejnë vazhdimsinë dhe perfeksionimin në doktrinen dhe ligjet hyjnore të msueme prej Kishës Katolike. N'kjoft se e krahasojmë kyt doktrinë Katolike me propoganden islame vërehen ndryshime të mëdha e thelbsore. Për rrjedhojë, islami nuk âsht rruga drejt të mirës, të vërtetës dhe lumnisë së përjetshme. Rruga e vetme e shelbimit âsht rruga e Kishes Katolike, vazhdimsi e Sinagogës së vjetër çifute që pat marrë ligjin prej vetë Krijuesit.

Gjetja e ksaj të mire dhe të vërtete në Kishen Katolike sjell me vedi edhe paqen e deshirueme të kombeve, që âsht Paqa e KRISHTIT ZOT pa të cilën nuk ka me pasë kurrë paqe të vërtetë e të qëndrueshme në botë. Muslimanet, nga ana e tyne, luftojnë edhe ata për paqen e tyne islamike, por ajo âsht paqja e kombeve të sunduem, të vramë, të masakruem, të nënshtruem e të terrorizuem prej shpates xhihadiste islame. Asht kjo shpatë muhamedane qe ka prue ne vendin tonë luftnat, grabitjet, plaçkitjet, përdhunimet, djegjet, shkretimet, mizerjen e injorancen dhe jo shpata heroike katolike e Gjergj Kastriotit dhe e vllazënve të tij të Krishtênë që kanë luftue me u mbrojtë per Fé e për Atdhé, nji e drejtë ligjitime e çdo njiri të lirë.

«... muslimani duhet me shkue në xhihad s'pakut nji herë në vjetë... Ai mund të përdorin katapultë kundër tyne [jo-muslimanve] kur ata janë në kshtjellë, edhe sikur në mesin e tyne të ketë gra e fmij. Ai mundet me i djegë ata dhe/ose me i mbytë në ujë. » (Imam al-Ghazzali, akademiku i dytë mâ i madh i islamit mbas Muhamedit); M.A. Khan, "Islamic Jihad - A Legacy of forced Conversion, Imperialism and Slavery", 2009, faqe 1)

« Në komunitetin islamik, lufta e shêjtë âsht nji detyrim fetar për arsye të universalitetit të misionit islamik dhe të detyrimit me konvertue çdo njiri në fenë islame me bindje ose me forcë. » (Ibn Khaldun, "The Muqaddimah", New York, p. 473)

Përsa kohë që shpata xhihadiste dhe propaganda islamike të rrijnë të pagroposuna, kombet nuk kanë me pasë kurrë paqe e prosperitet kurse besimtarët e thjeshtë muslimanë, të shfrytzuem e të mashtruem intelektualisht, nuk kane me ecë kurrë në rrugën drejt shëlbimit që âsht Kisha Katolike.