venerdì, novembre 02, 2012

Rruga drejt shelbimit



prej Illyricum Sacrum


        Muslimanet n'përgjithsi, e sunitet n'veçanti mbasi shumica e muslimanve n'botë, si dhe në Shqipni, janë të ktij sekti, nuk e mohojnë se egziston nji Krijues i gjithsisë që e ka krijue njirin të lirë me zgjedhë të miren e të vërtetën dhe me evitue të keqen. Zgjedhja e të keqes dhe e rrênës nuk âsht liri por abuzim i saj, sepse po të thoshim se Krijuesi e ka bâ njirin t'lirë me zgjedhë të keqen dhe rrênën, atherë kishim me fye dhe blasfemue vetë Krijuesin tuej dyshue në mirësinë e Tij t'pafundme. E vërteta âsht fryti i ksaj lirijet dhe sejcilit njiri i âsht dhanë kjo liri me kërkue te vërteten, prandaj edhe njiri ndryshon prej qênieve të tjera, që ndodhen nën té në hierarkinë e krijimit si kafshët, bimët dhe sendet krejtsisht materjale, sepse njiri ka inteligjencen me njoftë të mirën dhe të vërteten. Asht pra natyrale për njirin dhe âsht e drejta e tij me dishirue të miren dhe me kenë i lumtun përjetë. Kërkush nuk don të keqen dhe vdekjen sepse kto ndjenja shkojnë kundër instiktit natyral të mbijetesës njerzore dhe qellimit te tij egzistencjal. Edhe ata që zgjedhin të keqen e bajnë tuej mendue gabimisht se âsht e mira. Ktu gabimi shpesh nuk âsht te qëllimi por te mjetet e përdoruna me mbrritë qëllimin e dishiruem. Nuk po flas për ata njerëz, që nuk e meritojnë me u thirrë me at êmen, ndërgjegja e të cilve âsht tjetërsue aq shumë saqë dishira e tyne âsht e drejtueme vazhdimisht vetëm drejt të keqes për hir të së keqes, si te djajt.

Edhe muslimanet në përgjithsi, si tânë njerzit, kërkojnë të miren, të vërteten dhe mundohen me evitue të keqen, sepse ata besojnë se kshtu kanë me mbrritë lumninë dhe jeten e përjetshme. Kyt të mirë dhe të vërtetë, simbas mendimit të tyne, ata shpresojnë se e gjejnë në doktrinen islamike.

Lind atherë pyetja : Tuej mendue se Krijuesi e ka ba njirin të lirë me zgjedhë të miren dhe gjetë të vërteten, kjo e mirë dhe e vërtete që muslimanet mendojne se e gjejne në islamizëm, a âsht e mira që Krijuesi i universit don që njerzit të zgjedhin ? Përgjigja e ksaj pyetjet âsht shumë e rândsishme sepse konceptimi personal i të mirës nuk âsht i njâjtë te sejcili njiri. Dikush mendon se âsht mirë me shkue me pi n'mejhane e me u dejë, sepse kshtu ai ndihet i knaqun; dikush tjetër mendon se me grabitë nji bankë âsht mirë sepse shteti, thote ai, na mbyti me taksa, korrupsion e rroga të ulta, prandaj duhet me i dale zot vedit e me ia marre shtetit paret qe na i ka borxh; nji tjetër thotë se me u marrë me imoralitet nuk âsht keq, sepse, thote ai, kur të dyja palët janë dakord, ata kërkujt nuk i bajnë keq, etj. N'kjoft se marrim rastin e sekteve islame : sunitet, për shembull, nuk janë dakord me besimin e shiteve, nji tjetër sekt qe e quen vedin muslimanë, e biles ata i quejne shitet te pafé dhe në shumë raste mundohen me i eleminue fizikisht. Në rastet e mâsipërme, njerzit në përgjithsi e muslimanet në veçanti marrin si bazë të gjykimeve të tyne të gabueme ndërgjegjen personale, e cila në zgjedhjen e të mires, gjetjen e të vërtetes dhe në evitimin e të keqes, mundet me gabue mekênse fuqia e saj âsht e kufizueme.

Jo, përgjigjet muslimani shia, un bazoj ndërgjegjen teme personale te hoxha, myftiu, sheiku jem; jo i kundërpergjigjet suniti, shefat tuej të pafé nuk dijnë gjâ, duhet me iu bindë autoriteteve sunite me gjetë të miren, të vërteten dhe lumninë e pasosun; vjen mandej muslimani alawit tuej u thane : shka flitni prralla ô qafira (te pafé), duhet me iu bindë superiorve alawit me gjetë të mirën, të vërteten dhe lumninë e pasosun. Prej fjalve të tilla fillojnë grindjet, zbrazen armët e mbushen arkivolet.

Pra të tre sektet muslimane, midis sekteve të tjera islame, kundërshtojne njêni-tjetrin dhe nuk ka nji autoritet suprem me u diftue rrugën e vetme të mirë që duhet me zgjedhe, të vërteten e vetme që duhet me kërkue. Të tre kto sekte thojnë se janë në të vërteten dhe të tre luftojnë njêni-tjetrin. Sa për informacjon, sekti i Sunitëve nën'dahet në ritet e Emamianve, Shafe'yianve, Malakianve dhe Hanbalianve, kurse sekti i Shiteve nën'dahet në ritet e Al-Emamianve, Al-Yazedianve dhe Ismae'lianve. Kemi mandej edhe ritet e Al-Khawarej, Al-Mo'tazalah dhe sekte të tjera islame. Akademikët thojnë se janë 200 ndamje të tilla mes vetë islamit dhe sejcili pretendon se mbron të vërtetën tuej shâ njeni-tjetrin qafir (i pafé). Ku âsht atherë e mira dhe e vërteta në 200 sektet e ndryshme islamike ? Thuhet se vete Muhamedi i kishte parashikue kto sekte tuej thane se kombi i tij do tu ndate në 73 rite te ndryshme ("Hadithet" prej Musnad Ahmad ibn Hanbal, pjesa 3, faqet 120,125; "Al-Melal Wa-Nahl" - "Ritet dhe sektet", prej Al-Shahrestany, pjesa 1, faqe 13).

Jo, kundërshtojne pjestarët e sekteve muslimane, na besojmë të tânë në Kur'an prandaj të tânë duhen me besue në Kur'an me gjetë të miren, të vërteten dhe lumninë e pasosun. Dhe muslimanët e "devoçëm" na këshillojnë "për të miren tonë" me zgjedhë : O Kur'anin, o shpatën! Ose me u shprehë mâ saktë n'kto kohë moderne : O Kur'anin, o granatën!

Lind pyetja : Në cilin Kur'an besoni, o miqtë e mij ?

Kur'ani nuk ka egzistue si libër deri mbas dekes se Muhamedit në vjetin 632 A.D. ose ne vjetin e 10 të hixhrit. Mbledhja e parë e Kur'anit âsht bâ prej Abu Bakr sepse shumica e memorizuesve të Kur'anit kishin dekë në luftna, sidomos në betejen e Al-Yamamah. Kshtu Omar i kërkoi Abu Bakr me e lidh Kur'anin në 1 libër. Abu Bakr i kërkoi Zaied Ibn Thabet me mbledhë Kur'anin i cili u mblodh në 7 letra ose në 7 recitime të ndryshme. Kur'ani u ruajt prej Abu Bakr derisa ai u vra, e mbas tij prej Omar-it, derisa edhe ky u vra. Mandej Kur'ani u ruejt prej të bijës së Omarit, Hafsa, ashtu siç konfirmohet mâ vonë edhe prej Othman Ibn Affan. Mbas dekës së Hafsas, governatori i qytetit të Medinës, Marawan Ibn Al-Hakam, mujti me e shtie në dorë Kur'anin që ruhej prej Hafsas dhe e shkatrroi até krejtsisht.

Ngjarjet historike të përmenduna ktu mâ siper, dishmohen në burimet e mâposhtme :

- Sahih Al-Bukhari, Kapitulli i triumfit, ("the Conquest chapter"), hadith 4000.
- "The proofs for the prophecy" (Provat për profecinë) prej Al-Bayhaqy, pjesa 3, faqe 277.
- "The perfection in the quran’s sciences" (Perfeksionimi i shkencave të Kur'anit), prej Al-Syouty, pjesa 1, faqe 60.
- Kur'anet ("The qurans") prej Al-Sajistany.

Përmbledhja mâ e rândsishme e Kur'anit në historinë islame âsht bâ prej Othman Ibn Affan. Tuej pa se muslimanet luftojshin njêni-tjetrin mbi ndryshimet e 7 recitimeve të ndryshme të Kur'anit, Othman urdhnoi me mbledhe Kur'anin në vjetin 25 të hixhrit tuej djege 6 rrecitimet e tjera të tij dhe tuej mbajtë vetëm njênin prej recitimeve. Kur'ani i Othmanit ishte pa shenja piksore dhe ornamente. Al-Sajistany shpjegon se kopjet e ktij versioni të Kur'anit u shpërndanë në të tâna kryeqytetet islamike (“The qurans” prej Al-Sajistany, faqe 7).

Mekênse alfabeti arab në at kohë nuk përmbante zanore, karakteristike kjo e gjuhëve semite, në epoken Amawiane, populli amawian modifikoi Kur'anin për me evitue gabimet në recitim. Kshtu Enciklopedia e thjeshtsueme arabe na difton se kishte shumë gabime në recitimin e Kur'anit dhe për me evitue kyt problem u zgjodh Nasser Ibn Asem, në epoken e Al-Hajaj Ibn Yousef Al-Thaqafy, në vitet 660-714 AD ("The simplified Arabic Encyclopedia", faqe 690).

Al-Sajistany difton se Al-Hajaj ndryshoi 11 vende të Kur'anit te Othmanit. (“The qurans” prej Al-Sajistany, faqe 49)

Kur'ani iraken âsht kur'ani që âsht në qarkullim sot në tânë boten. ("The perfection in the quran’s sciences", prej Al-Syouty, faqe 351)

Al-Sajistany, i cili vdiq në vjetin 613 AD, në librin e tij thote se në kohen e vet egzistojshin 26 Kur'ane të ndryshme :

Kur'ani i :

- Abu Baker                                    
- Omer Ibn Al-Khatab                      
- Ali Ibn Abe-Taleb                        
- Obay Ibn Ka'b                                
- Abdullah Ibn Masoud                  
- Abdullah Ibn Amre
- Anes Ibn Malek                          
- Abdullah Ibn Abbas
- Abdullah Ibn Al-Zoubir              
- Aeisha, gruaja  e Muhamedit
- Hafsa, gruaja e Muhamedit      
- Om Salma, gruaja e Muhamedit
- Obeid Ibn Omeir Al-Laithy          
- Ata' Ibn Abe Rabeh
- Akrama Maola Ibn Abbas          
- Salem Maola Abe Hozifa
- Moujahid Ibn Jabre                    
- Saeed Bin Gabber
- Al-Asowad Ibn Yazid                  
- Alkama ibn Kaies
- Muhammad Ibn Abe Mosa        
- Suleiman Ibn Mahran
- Abe Mosa Al-Asharee                  
- Talha
- Al-Hajaj Ibn Yousef Al-Thaqafy  
- Hattan Ibn Abdullah

Al-Sajistany thote se në kto Kur'ane kishte 1700 ndryshime mes tyne.

Simbas nji libri te botuem ne 1982 AD në Kuvajt, prej Dar Al-Salasel, me titull "The Dictionary of Quran Recitations" (Fjalori i recitimeve te Kur'anit), në 6 volume, prej akademikve te njohun islam Dr. Abdul-Al Salem Makram dhe Dr. Ahmed Al-Mukhtar, ndër të tjera thuhet se ka pase nji numër të madh kur'anesh deri ne epoken e Othmanit, i cili urdhnoi me djege të tana kur'anet e ndryshem prej kur'anit të tij zyrtar. Po në kyt liber thuhet se egzistojshin 7 mnyra te ndryshme recitimit të Kur'anit, ku ndryshimet kishin te bajshin me artikullimin e fjalve, zëvendsimin e nji fjale me nji tjetër dhe fshimjen komplet të fjalve.

Në Enciklopedine islame, nji prej veprave mâ të rândsishme të botes muslimane, botue fillimisht në 1933 dhe mandej e botueme në mnyrë të përmbledhun në 1998, me nji parathânje lëvduese të Sheikh Dr. Mohammed Sayed Tantawy, në pjesen 26, faqe 8175, thuhet se Kur'ani i atribuem Othman Ibn Affan ishte vetëm njêni prej kur'aneve të tjera të përhapun në 4 shekujt e parë të hixhrit. Kishte edhe Kur'ane të tjera që bajshin fjalë për shoqnuesit e Muhamedit dhe të njoftuna në Al-Basra, Al-Kophah dhe Al-Sham. Në kyt enciklopedi flitet per ndryshimet midis kur'aneve dhe mbi kyt teme, Ibn Al-Nadeem jep 11 referenca mbështetse prej të cilave përmendim :

-"The differences between the qurans of the people of Al-Sham, Iraq and Al-Hijaz" (by Ibn
Amer Al-Yahsoudy, deceased on the year 118 H) - (Ndryshimet midis kuraneve te popujve te Al-Shamit, Irakut dhe Hixhazit - prej Ibn Amer Al-Yahsoudy, i vdekun në vjetin 118 të hixhrit)

-"The differences between the people of Al-Madina, Al-Kophah and Al-Basra in the qurans" (by Al-Kithany) - (Ndryshimet mes popujve të Medines, Kofah dhe Basres në kurane - prej Al-Kithany)

-"The differences between the qurans of the people of Al-Kophah, Al-Basra and Al-Sham" (by Abe-Zakaria Al-Faran)- (Ndryshimet mes kuraneve të popujve te Kofah, Basres dhe Shamit - prej Abe-Zakaria Al-Faran)

Në Kur'anin që kemi në dorë sot shkruhet se "Ne (Allahu) e kena prue Mesazhin [Kur'anin] (Dhikr) dhe sigurisht që do ta ruajme até" [prej korruptimit] (Al-Hijr, Surat 15:9)

Si ka mundsi atherë që muslimanet pretendojnë se Kur'ani ka ardhë prej Qiellit dhe se ai nuk âsht ndryshue kurrë ndonjiherë ? Rrênat dhe hipokrizia janë të lejueme për muslimanët në kushte të caktueme.

« Nuk duhet që muslimanët të kenë miq ose t'u kërkojnë ndihmë të paféve [jo-muslimanve] në vend të muslimanve dhe kushdo që vepron kshtû nuk ka me u ndihmue kërkund prej Allahut, përveç rastit të frigës së ndonji rreziku prej tyne. » (Kapitulli "Familja e Imran-it", Surat 3:28)

Ne tafsirin (interpretimin) e Ibn Kathir, faqe 746, shkruhet se në rastin e frigës të ndonji rreziku prej të pafeve, muslimanët munden me i shfaqë miqsi nga ana e jashtme por kurrë nga ana e mbrendshme. Simbas Abu Ad-Darda', të mbledhun prej Al-Bukharit, "ne (muslimanët) buzeqeshim para disa njerzve por zemrat tona i mallkojnë ata".

Simbas Om Kolthoum Bent Okba, Muhamedi ka lejue rrênën për ata që përpiqen me miqsue njerzit me njêni-tjetrin (Sahih Al-Bukhary, hadith 2495)

Simbas Yakoub Ibn Saad, Muhamedi ka lejue rrênën në tre raste :

- në luftë
- në rastin kur burri rrên gruen e vet
- në përpjekjet me miqsue njerzit

("Fath Al-Bare në egzegjezen e Sahih Al-Bukhary", prej Ibn Hajar Al-Askalany, hadith 2495)

Bashkë me shumëllojshmëninë e kur'aneve, egziston edhe nji numër i madh interpretimesh (tafsiresh) të kur'aneve ku interpretuesit paraqesin pikpamjet personale dhe në islam nuk ka nji autoritet të vetëm, jo hyjnor por as njerzor, me diftue se cili âsht interpretimi i vërtetë dhe i saktë i kuranit, tuej i lanë besimtaret islam në nji konfuzion të madh mbi shelbimin e shpirtnave të tyne.

Ndër tafsiret (interpretimet kuranore) mâ të njohuna përmenden :

Tafsiret sunite :

-"Tafsir al-Tabari", shkrue prej Muhammad ibn Jarir al-Tabari.
-"Ma'alim al-Tanzil", prej al-Baghawi.
-"Al-Muharrar al-Wajiz" prej Ibn Atiyyah.
-"Tafsir ibn Kathir", prej Ibn Kathir.
-"Zad al-Masir" prej Abu'l-Faraj ibn al-Jawzi

Tafsiret Mu’tazilah :

-"Al-Kashshaaf", shkrue prej al-Zamakhshari.
-"Cami al-Ta’wil", shkrue prej by al-Isfahani

Tafsiret shite :

-"Tafsir al-Kummi", prej Ali ibn Ibrahim Kummi.
-"Al-Tibyan", prej Abu Cafer Tusi.
-"Tafsir Nemuneh", prej Ayatollah Naser Makarem Shirazi.
-"Tafsir al-Mizan", prej Allamah Tabatabai.
-"Tafsir il Imam al-Askari", prej Imam Hasan al-Askari.
-"Al-Borhan Fi Tafsir al Quran", prej Hashem Ibn Soleiman al-Bahrani

Tafsiret simbas shkolles sufite :

-"Hakaik al-tafsir", prej Sulemi.
-"Tafseer-e-Rafai", prej Faqeer Syed Muhammad Rafai Arab.

Tafsiret fiqhi :

-"Ahkam al-Qur'an", prej al-Jassas.
-"Ahkam al-Qur'an", prej Qadi Abu Bakr ibn al-'Arabi

Si konkluzion për sa shkrova mâ nalt, muslimanet nuk e dijnë me saktsi e vërtetsi se cili âsht Kur'ani qe âsht përdorë në vitet e para mbas vdekjes se Muhamedit dhe ata nuk dijnë interpretimin e vetëm të sakte të ktij Kur'ani si pasojë e numrit te madh të kuraneve, ndryshimeve të tyne gjatë viteve si dhe numrit të madh te interpretimeve kuranore qe nuk i binden nji autoriteti të vetëm drejtues i cili nuk egziston në boten islame.

Atherë në mesin e ktij konfuzioni âsht e pamujtun që besimtaret e muslimanë të gjejnë të vërteten, të miren dhe të evitojnë të keqen, megjithë qellimin e tyne të mirë që ata mund të kenë. Pra shpirtnat e tyne janë në rrezikun mâ të madh me u mallkue në Ferr përjetsisht.

Jo, kundërshtojne prapë pjestarët e sekteve muslimane, na njofim Muhamedin si profet të Allahut prandaj duhet me ndjekë të tânë Muhamedin me gjetë të miren, të verteten dhe evitue te keqen.

Lind pyetja : Po ku e dini ju, o miq muslimanë, se shka ka msue Muhamedi ? Si e provova mâ nâlt, shumëllojshmënia e kuraneve të ndryshem, i interpretimeve te ndryshme te tyne dhe mungesa e nji autoriteti të vetëm e të pagabueshem me gjete dhe diftue të vërteten në boten islame jo vetëm që nuk garantojnë me siguri doktrinen e Muhamedit por, shka âsht ma e rândsishmja, nuk i diftojne muslimanve të miren dhe të vërteten e vetme qe pshton shpirtin. Çfare randsijet kane atherë tanë ata haxhe, lutje, argjerime, ceremoni që muslimanet bajnë, që në shumicen e rasteve kryhen pa asnjilloj arsyetimit por vetëm tuej imitue njeni-tjetrin, kur ata nuk e dijnë me siguri se kjo doktrine islame që atyne u propagandohet tash shekuj me rradhe âsht me të vertete rruga e shelbimit dhe e së vërtetës ?

A âsht e mujtun atherë me thanë se Krijuesi i gjithsisë i  ka braktisë njerzit n'nji konfuzion të tillë shpirtnor tuej mos u dhanë mundsitë me gjetë të mirën, të vërteten, për të cilen Ai i ka krijue me inteligjence e vullnet ?

Shifni universin që na rrethon! Vëzhgoni lëvizjen e planeteve, hyjeve ! Shifni botën e kafshëve, zogjve, instekteve si bletet e milingonat, rritjen dhe zhvillimin e botës bimore!... Kudo shihet nji rregull, nji ligj i përpiktë që i drejton kto qênie dhe jo nji kaos, jo nji konfuzion. E Krijuesi pra i paska dhanë qênieve pa arsye nji ligj të saktë simbas të cilit ata të jetojnë dhe të përparojnë drejt qëllimit final për të cilin i ka krijue e njerzit me arsye i paska lanë në konfuzion e kaos shpitnor pa i diftue se si me u sjellë karshi Krijuesit të tyne dhe universit që i rrethon ? Apo mos ndoshta Krijuesi i gjithsisë paska pritë lindjen e Muhamedit në vjetin 570 AD me i dhanë njerzimit kyt ligj, tuej lanë në errsinën e injorancës e të mallkimit gjeneratat e mâparshme ?

Jo, âsht e pamujtun sepse ky veprim kishte me i ra ndesh mirësise dhe drejtsisë së pafundme të Krijuesit që dishiron që të tanë njerzit, në të tana kohnat,  të shelbohen, pra të njohin e të dojnë të miren dhe të vërteten, që âsht e drejta e ligjshme e çdo njirit. Për rrjedhoje, pa asnji dyshim, Krijuesi i ka dhânë njerzve të parë nji ligj të saktë sjelljeje dhe ka bâ të mujtun që ky ligj të njihet në cdo kohë, prej të tânë njerzve, nëpërmjet nji mnyre të saktë e të pagabueshme. A âsht e mujtun që Krijuesi ta ketë lanë kyt ligj sjelljeje në interpretimin personal të sejcilit njiri ? Jo, kjo âsht e pamujtun sepse çdo njiri, gjykimi i të cilit mundet me gabue, do ta interpretonte ligjin simbas opinionit të tij personal dhe kshtu do të kishim nji pafundsi mendimesh personale dhe nji konfuzion të papamë. Pra kjo mnyre e lânjes së ligjit të Krijuesit në interpretimin personal të sejcilit nuk do te ishte nji mnyre e saktë dhe e pagabueshme, në çdo kohë, për me njoftë até qe Krijuesi dishiron prej njerzve.

Kjo mnyre e saktë dhe e pagabueshme me njoftë ligjin e Krijuesit nuk mundet me kênë nji libër, si Kurani, për shembull, sepse libri në vetvedi nuk âsht msues dhe ka nevoje me u shpjegue dhe interpretue në nji mnyrë të vetme të pagabueshme, përndryshej do të kishim gati nji pafundsi interpretimesh të ndryshme, si sot ne boten islame.

Atherë cila âsht kjo mnyrë e pagabueshme me gjetë ligjin e Krijuesit, pra të mirën dhe të vërteten ?

Kjo mnyre e pagabueshme âsht nji autoritet që Krijuesi i ka dhanë disa njerzve të zgjedhun për me e ruejte dhe ia msue të tjerve kyt ligj, në nji mnyre të pagabueshme. Në kjoft se kthehena mbrapa ne kohë dhe studiojme historine e kombeve të ndryshme qysh prej fillimit, gjejmë se Krijuesi ia ka dhanë kyt ligj njerzve të parë dhe mandej kombit hebre, e veçanarisht autoriteteve drejtuese të Sinagogës hebreje, fakt që pranohet edhe prej muslimanve. Por muslimanët pretendojnë gabimisht se Sinagoga e ka korruptue kyt ligj, por kjo bjen ndesh me vete arsyetimin e mâsipërm, sepse Krijuesi vetë ka dishirue që, në çdo kohë, ligji i Tij të njihej prej tanë njerzve nëpermjet nji mnyre të pagabueshme, dhe kjo mnyrë e pagabueshme ka kenë elita drejtuese e Sinagoges çifute (Prifti i nâltë i ndihmuem prej Sanhedrinit) para KRISHTIT dhe Pjesa mësimdhânse (Papa me ipeshkvijtë) e Kishës Katolike mbas KRISHTIT, ku Krijuesi zgjodhi njerez të zakonshem dhe i forcoi me fuqi hyjnore me ruejte dhe msue pagabueshmenisht ligjin e Tij hyjnor gjatë tana kohnave.

N'kjoft se i Madhi Zot na kërkon me njoftë dhe mbajtë Ligjin e Tij hyjnor atherë patjetër Ai do t'na napim edhe mjetet me e njoftë dhe mbajtë kyt ligj, gjatë gjithë kohnave, për të tanë njerzit, intelektualë, puntorë, analfabetë, lypsa, të tanë pa përjashtim, sepse Krijuesi i gjithsisë në mirsinë dhe dashtninë e pafundme për krijesat e tija, e veçanarisht për njerzit, dishiron që ata të gjithë të mbrrijnë me e njoftë, dashtë dhe me kenë të lumtun përjetë. Krijuesi i gjithsise nuk i pat thanë të zgjedhunve të Tij me shkrue libra e me i shpërnda në popull për interpretim e shpjegim privat prej sejcilit, përndryshej do të kishim pasë nji babiloni interpretimesh personale, pa llogaritë ktu brezat analfabete e të vorfna që, për mungesë të leximit të ktyne librave, do të mallkoheshin për jetë. Ky lloj veprimit kundërshton absolutisht dashtninë e pafundme dhe të përjetshme të Krijuesit për né.

Msoje Izraelin, i pat thane ZOTI profetit Moisi; Msojini tâna kombet, u pat thanë KRISHTI ZOT apostujve të Tij.

Doktrina dhe ligjet hyjnore të msueme prej Sinagoges hebreje para ardhjes së KRISHTIT ZOT gjejnë vazhdimsinë dhe perfeksionimin në doktrinen dhe ligjet hyjnore të msueme prej Kishës Katolike. N'kjoft se e krahasojmë kyt doktrinë Katolike me propoganden islame vërehen ndryshime të mëdha e thelbsore. Për rrjedhojë, islami nuk âsht rruga drejt të mirës, të vërtetës dhe lumnisë së përjetshme. Rruga e vetme e shelbimit âsht rruga e Kishes Katolike, vazhdimsi e Sinagogës së vjetër çifute që pat marrë ligjin prej vetë Krijuesit.

Gjetja e ksaj të mire dhe të vërtete në Kishen Katolike sjell me vedi edhe paqen e deshirueme të kombeve, që âsht Paqa e KRISHTIT ZOT pa të cilën nuk ka me pasë kurrë paqe të vërtetë e të qëndrueshme në botë. Muslimanet, nga ana e tyne, luftojnë edhe ata për paqen e tyne islamike, por ajo âsht paqja e kombeve të sunduem, të vramë, të masakruem, të nënshtruem e të terrorizuem prej shpates xhihadiste islame. Asht kjo shpatë muhamedane qe ka prue ne vendin tonë luftnat, grabitjet, plaçkitjet, përdhunimet, djegjet, shkretimet, mizerjen e injorancen dhe jo shpata heroike katolike e Gjergj Kastriotit dhe e vllazënve të tij të Krishtênë që kanë luftue me u mbrojtë per Fé e për Atdhé, nji e drejtë ligjitime e çdo njiri të lirë.

«... muslimani duhet me shkue në xhihad s'pakut nji herë në vjetë... Ai mund të përdorin katapultë kundër tyne [jo-muslimanve] kur ata janë në kshtjellë, edhe sikur në mesin e tyne të ketë gra e fmij. Ai mundet me i djegë ata dhe/ose me i mbytë në ujë. » (Imam al-Ghazzali, akademiku i dytë mâ i madh i islamit mbas Muhamedit); M.A. Khan, "Islamic Jihad - A Legacy of forced Conversion, Imperialism and Slavery", 2009, faqe 1)

« Në komunitetin islamik, lufta e shêjtë âsht nji detyrim fetar për arsye të universalitetit të misionit islamik dhe të detyrimit me konvertue çdo njiri në fenë islame me bindje ose me forcë. » (Ibn Khaldun, "The Muqaddimah", New York, p. 473)

Përsa kohë që shpata xhihadiste dhe propaganda islamike të rrijnë të pagroposuna, kombet nuk kanë me pasë kurrë paqe e prosperitet kurse besimtarët e thjeshtë muslimanë, të shfrytzuem e të mashtruem intelektualisht, nuk kane me ecë kurrë në rrugën drejt shëlbimit që âsht Kisha Katolike.