martedì, dicembre 29, 2015

Mbi pushtimin e dioqezave prej ujqve konçiljarë

 


Objekcjon 1 : Në vend që me i gjykue e kritikue meshtarët, a nuk asht ma mirë me lutë ma shumë Zotin për ta ?

Përgjigje : Si lutja shêjte katolike ashtu edhe korrigjimi janë të domosdoshme, për vedi n'rradhë t'parë, ashtu për shembull siç akuzojmë mkatet tona n'rrfyesore, por edhe për të tjerët që Hyji na i ka vue n'rrugen tonë, që edhe ata t'munden me u përmirsue përditë e ma shumë dhe me u shejtnue, që asht edhe objektivi jonë final i përbashkët. Pa lutjen shêjte Katolike, që tërhjek hirin e Zotit mbi ne, nuk mundena me pâ mkatet e imperfeksjónet tona dhe për rrjedhojë nuk mundena me u korrigjue dhe me avancue n'perfeksjonin Kristjan; gjithashtu pa korrigjim, nuk pastrojmë kurrë as mkatet, as veset e as t'metat tona, pra mbesim vendnumró, dhe ata që nuk njiten, me hirin e Zotit, në malin e shejtnisë rrxohen poshtë, sepse kjo njitje shpirtnore kundërshtohet vazhdimisht prej epsheve tona, prej botës dhe prej djajve, pra asht e pamujtun me ndejë në nji vend.

T'pafetë kanë dekë, thojnë Proverbat, sepse nuk ka pasë kush me i korrigjue (5:23). Si kanë me besue ata n'JEZU-KRISHTIN, për t'Cilin nuk kanë ndig'jue t'vërteten e Kishës Katolike Romake ? Dhe si kanë pasë me ndig'jue kur nuk kanë pasë ndonji predikues me u folë ?... Feja vjen prej t'ndig'juemit dhe ndig'jimi, prej fjalës së KRISHTIT (Romakve 10:14-17). Aj që neglizhon korigjimin, thonë prapë Proverbat, asht n'gabim (10:17). Sado pjellor që të jetë nji terren, aj duhet kultivue, përndryshej ka me u mbulue prej ferrave dhe bimve të kqija. (sh'Gjon Klimaku, "Grad. IV de Obed.").

Aj që ia kursen thupren fmijës, në t'vërtetë e urren até; kurse aj që e don me t'vërtetë, përpiqet me e korrigjue (Proverbat 13:24). Nji i rí që ndjek rrugen e vesit, ka me e ndjekë kyt rrugë kriminele deri n'pleqní (Proverbat 22:6) e po nuk e korrigjoi kush, e po nuk ndrroi rrugë, até e pret veç Ferri i përjetshëm.

Mjeku që lidhë të çmèndunin e egërsuem dhe baba që rreh t'birin me vese dhe t'padisiplinuem, thotë doktori i madh i Kishës sh'Agustini, bahen t'padurueshëm, por të dy ata veprojnë prej dashtnisë. N'kjoft se baba e mjeku i lajnë mâ t'lirshëm sesa duhet, dhe bahen shkaku i vdekjes së tyne, ata nuk veprojnë me mirsí por me nji mizorí të vërtetë. As kalin e as mushkun, kafshë pa arsye, nuk i lajmë n'qejfin e tyne, megjithse na rezistojnë me shtjelma e me dhambë kur dona me i zbutë dhe me i shërue; përkundrazi, na persistojmë edhe me kamxhik derisa të mbërrijmë rezultatin e dishiruem. E aq ma tepër, njiri nuk duhet me braktisë njirin, vllai vllanë e tij, ati birin e tij, zotníja sherbtorin e tij, superjori vartsin e tij dhe me i lanë me u hupë përgjithmonë. Ma vonë, kta kanë me kuptue çfarë t'miret t'pafundme u asht bâ kur, megjithë ankesat e tyne, u kena dhanë nji korrigjim të çmueshëm ("Epist. I as Bonifac.").

Thupra dhe korrigjimi frymzohen prej urtsisë, kurse fmija i braktisun në kapriçot e tija ka me mbulue nanen e vet me turp (Proverbat 29:15).

Korrigjimet, thotë doktori i Kishës sh'Gregori Nazianze, janë rruga mbretnore e Qiellit ("Orat. de Plaga grand.").

Pranoni korrigjimet, thote Psalmisti, për me parandalue zemrimin e Hyjit dhe mallkimin tuej (Psalmi 2:12).

Vetë Hyji, thotë shën Pali, ndëshkon até që don, dhe rreh me thupër të tanë ata që i pranon si fmijët e Tij (Hebrejve 12:6). Të tanë ata që i due, i korrigjoj dhe i ndëshkoj, thotë Hyji në Librin e Apokalipsit (3:19). Prandej kur Hyji nuk i korrigjon mkatnorët, Aj u nep atyne nji shêjë të dukshme dhe të tmerrshme të urrejtjes së Tij, kurse kur Hyji i ndëshkon, Aj u nep shêjen ma të madhe dhe ma të sigurtë të dashtnisë së Tij (Psalmi 98:8). Zoti u nep mkatnorve nji dishmí të madhe të Mshirës së Tij kur nuk i len për nji kohë të g'jatë me jetue simbas dishirave të tyne, por i ndëshkon fillë mbas mkatit (2 Makab. 6:13).

Doktori engjellor, sh'Tomë Akuini, thotë se aj që nuk korrigjon prej ndonji frige mkatnon në mnyrë veniale, por mkatnon randë aj që nuk korrigjon, tuej e dijtë me siguri se korrigjimi i tij do t'ishte i suksesshëm. (2.2. q. 33. a.2. ad. 3)

Doktori moralist, sh'Alfonsi-MARIA i Liguorit thotë se sejcili asht i detyruem me korrigjue të afërmin; edhe vartësit e kanë kyt detyrim, e aq ma tepër superiorët. ("Hom. Apost. tr.4 n. 22)

« Kërkush mos të imagjinojë se âsht e ndalueme për besimtarët e thjeshtë me bashkpunue, në nji farë mnyret, në apostolatin katolik, sidomos kur bahet fjalë për besimtarë, të cillve Hyji u ka dhanë dhuntinë e inteligjencës me dishiren me shërbye. Në tana rastet kur e lyp nevoja, ata e kane lejen me u komunikue të tjerve até shka ata kanë marrë e msue, jo tuej u vetshpallë doktorë, por tuej kênê zâni i doktorve katolike. Për ma tepër, ky lloj bashkpunimit në rang personal, u asht dukë aq me vend e aq frytdhanës Etënve të Konçilit të Vatikanit (1870), saqë ata e kanë inkurajue me insistim e zyrtarisht kyt bashkpunim : "Të tanë besimtarve katolike, veçanarisht atyne që kanë role drejtuese ose msimdhanse, për dashtninë e JEZU-KRISHTIT, ne i lutena dhe i urdhnojmë, tuej u mbështetë në autoritetin e vetë Zotit tonë Shelbues, me veprue me zellin dhe veprimtarinë e tyne për me shmangë dhe eliminue prej Kishes Shêjte Katolike kto gabime dhe për me përhapë driten e Fesë ma të kristaltë." (Konstitucjoni "Dei Filius")

« Sejcilli, pra, të kujtohet se mundet dhe e ka për detyrë me përhapë Fenë Katolike nëpermjet autoritetit të shembullit të mirë, tuej e predikue dhe praktikue me vendosmëni. Në detyrimet që kena ndaj Zotit dhe Kishes Katolike, nji vend të randsishëm xen zelli me t'cillin sejcilli duhet me punue, simbas mundsisë, për me përhapë Fene Katolike dhe për me dënue gabimet. » (Papa Leoni XIII, Incikliku "Sapientiae Christianae", 10 Kallnduer 1890)

« Qé pra si asht veprue gjithmonë në Kishen e Zotit : Kur besimtarët e thjeshtë kanë dallue në msimet e ndonji kleriku doktrina të kundërta me ato që jane msue zyrtarisht dhe universalisht si të mira dhe të vërteta, ata kane lshue britmen e alarmit në librat, broshurat dhe fjalet e tyne, tuej kërkue kshtu vendimin përfundimtar të Magjisterit të pagabueshëm të Romes [Selise-Shejte]. Janë lehjet e qenit ato që lajmnojnë bariun. Në Kishen Katolike, pothuajse të tana herezitë janë demaskue dhe mposhtë në fillim në kyt mnyrë. » (Don Félix Sarda y Salvany, "Liberalizmi âsht mkat", 1915) (Libri i don Salvany-it âsht egzaminue, aprovue dhe lëvdue me nji Dekret të Kongregacjonit të Indeksit, të datës 10 Kallnduer 1887)

« Anmiqtë e delaruem të Zotit dhe të Kishes së Tij, heretikët dhe shizmatikët, duhen me u kritikue sa ma shumë që të jetë e mujtun, tuej u mbështetë në të vërteten. Asht nji vepër dashtnijet Kristjane me bërtite : "Ujku!", kur ai hin n'vathë apo në ndonji vend tjetër. » (sh'Françesku i Sales, Doktor i Kishes Katolike, "Hymje në jeten e devoçme", Pjesa III, Kapitulli 29) 

Objekcjon 2 : Në vend që me i gjykue e kritikue meshtarët, a nuk asht ma mirë me i takue personalisht në famulli e dioqeza dhe me i paraqitë atje vërejtjet dhe kërkesat ?

Përgjigje : Çdo dhuratë perfekte dhe e përsosun vjen prej ATIT t'Gjithpushtetshëm, ATIT të hireve hyjnore, thotë sh'Jaku Apostull (1:17), e natyrisht edhe vokacjonet meshtarake janë nji thirrje, nji zg'jedhje, nji dhuratë hyjnore, ashtu si dishmon vetë Shelbuesi jonë : "Nuk jeni ju që M'keni zg'jedhë, por jam Un që ju kam zg'jedhë..." (sh'Gjoni 15:16). Patjetër, sejcili prej besimtarve katolikë ka detyrë me ndihmue apostulatin meshtarak me lutje, asistencë, përkujdesje, ashtu si thoni edhe ju, por nga ana tjetër, sh'Gjoni Eudes thote se shêja ma e kjart e dënimit ma të randë që Hyji mundet me i çue popullit të vet në ndëshkim të krimeve e mkateve të tija asht mungesa e meshtarve të mirë me drejtue shpirtnat. Po a ka dënim ma t'randë kur mungojnë komplet meshtarët dhe n'vendin e tyne Hyji çon doktorë të rrêmë, si pseudo-meshtarët tonë në dioqeza, që janë laikë t'veshun si meshtarë ?

« Ka me ardhë nji kohë kur njerzit nuk kanë me durue mâ doktrinen e shëndoshtë por kanë me mbledhë rreth vedit doktorë simbas dishirave të tyne dhe, tuej u dhimbtë veshtë prej doktrinës së vërtetë, kanë me e hjekë veshin prej të vërtetës për me e kthye drejt prràllave. » (2 Tim. 4:3-4)

« Hyji nuk mundet me çue nji ndëshkim mâ të randë sesa vërbimin i popullit të Tij tuej ia hjekë dhuntinë e Fesë së vërtetë Katolike me anen e pseudo-doktorve apo doktorve të rrêmë që çon në vendin e doktorve të vërtetë, e kjo në dënim të krimeve dhe zemrave të tyne të papendueme. » (Rev. Holzhauser, "Interpretimi i Apokalipsit", vjeti 1650)

Ju kshilloni me shkue në famullí dhe me paraqitë atje para meshtarve vërejtjet dhe kërkesat...por te cilët meshtarë me shkue ? Un nuk shof kund meshtarë katolik në Shqipni, ndoshta me ndonji përjashtim aty ktu në ndonji dioqezë, përjashtim krejt i vogël që, me kalimin e viteve dhe me vdekjen e ktyne meshtarve të fundit të konsakruem në mnyrë të vlefshme, po zhduket krejtsisht. Me siguri ju ndoshta e keni fjalen për pseudo-meshtarët që shifni me shumicë nëpër dioqeza, por siç shkrova ma nalt, simbas vetë ligjeve të kishës së tyne, ata janë veç laikë që pozojnë si meshtarë, të ngjashëm me ministrat protestantë.

Kjo situatë nuk asht aq e thjeshtë, siç mund të duket; përkundrazi, ajo asht shumë e randë, komplekse, dramatike. Çfarë thoni ju po t'ju tham un se "meshët", "rrfimet", "kungimet", "vojimet" e ktyne "meshtarve" që ju shihni në dioqeza janë invalide e totalisht të pavlefshme? Se kta t'ashtuquejtun meshtarë janë thjesht laikë, pa asnji fuqi kanonike me dhanë zgidhjen sakramentale, pa asnji autoritet me celebrue Meshen shêjte, pa asnji forcë me administrue Kungimin shejt, Rrfimin apo Vojimin ? Ky brez i ri shqiptar përgjithsisht asht i brymosun me doktrinen apostate të pseudo-konçilit të II të Vatikanit, që kujton se asht Doktrina katolike, dhe, pa e dijtë as aj vetë, ban pjesë në nji kishë të ndryshme prej Kishës Katolike, ku pretendon me kênë, ashtu si i propagandojnë rreth e rrotull, dhe rrêhet prej ndonji lutjeje apo praktike katolike që shef në kto kisha dioqezane të pushtueme prej partizanve të pseudo-konçilit të 1962.

Konçili i papërfunduem i Vatikanit (1869-1870)

Me 20 Tetor 1870, Papa Piu IX pezulloi përkohsisht Konçilin e I t'Vatikanit (1869-1870) me anen e Bulles "Postquam Dei munere", si rezultat i shpërthimit të Luftës Franko-Prusjane dhe si pasojë e vërshimit të trupave masonike pjemonteze të masonit Garibaldi drejt Romes, gjâ që e bante vazhdimin e Konçilit praktikisht t'pamujtun. N'kyt Bullë Pontifikale, me anen e Autoritetit të tij suprem pontifikal, Papa shpalli pezullimin e Konçilit për nji kohë t'papërcaktueme dhe ia là Selisë-Shejte, pra nji Pape t'ardhshëm, me e vazhdue kyt Konçil. Në kundërshtim me kyt Dokument zyrtar pontifikal, Gjoni XXIII thirri pseudo-konçilin e II të Vatikanit, në nji kohë kur Kisha Katolike nuk kishte përfundue endè Konçilin e I të Vatikanit, kontradiktë që asht e pamujtun me ardhë prej Kishës Katolike, por që mundet me ardhë dhe vjen prej nji kishe të re antikatolike, Kishës konçiljare.

Lirija fetare e ndërgjegjes, themeli i Kishës konçiljare

Kjo Kishe konçiljare asht e ndërtueme mbi lirinë fetare të ndërgjegjes, që asht nji apostazi ose mohim i Fesë Katolike, ashtu si msojnë si Bibla Shejte ashtu edhe Tradita mijavjeçare Katolike : Psalmi 95:5; Hebrejve 11:6; Efezianve 4:5; S.S. Piu XI, "Mortalium Animos", 1928; S.S. Gregori XVI, "Mirari Vos", 1832; S.S. Piu VII, "Post Tam Diuturnas", 1814; S.S. Piu IX, Denzinger : 1690-99. Kjo liri fetare e ndërgjegjes msohet publikisht në dokumentat konçiljare "Dignitatis humanae” (7 Dhetuer 1965), “Gaudium et spes” (21 Nanduer 1964), “Lumen gentium” (21 Nanduer 1964), “Nostra aetate” (28 Tetor 1965) dhe “Unitatis redintegratio” (21 Nanduer 1964) dhe vazhdon me u përkrahë prej tanë shefave të ksaj Kishe konçiljare që sundojnë n'Vatikan e dioqeza qysh prej vdekjes së Papës Piut XII.

Feja Katolike, themeli i Kishës së JEZU-KRISHTIT, Kishës Katolike

Nga ana tjetër, Kisha Katolike asht e themelueme mbi Fenë hyjnore Katolike :

« Sh'Pjetri quhet shkamb dhe themeli i Kishës Katolike asht i rrënjosun në Fenë e tij. » (sh'Gregori Nazianze, "Or. de moder. ferv. in disp.")

« Feja asht baza e Kishës Katolike, sepse mbi Fenë dhe jo mbi personen e sh'Pjetrit u tha se dyert e Ferrit nuk kanë me triumfue kurrë kundër saj. » (sh'Ambrozi, "De Incarn. C. v, No. 34.")

« KRISHTI e quejti até Pjetër, që don me thanë shkamb, dhe lëvdoi themelin e Kishës që kjé ndërtue mbi Fenë e Apostullit Pjetër. "Nominavit Petrum et laudavit firmamentum Ecclesiae in ista fide". » (sh'Agustini, "Tract ii. in Joan, No. 20.")

« Kisha shêjte Katolike Romake âsht ndërtue mbi shkamb, që don me thanë mbi KRISHTIN dhe mbi Pjetrin, ose mbi Kefas, i biri i Gjonit, i quejtun fillimisht Simon. Kjo Kishë nuk ka me u domunue n'asnji mnyrë prej dyerve t'Ferrit, që don me thanë prej polemikave t'heretikve që udhëhjekin njerzit mendjemëdhaj drejt vdekjes. Kshtû ka premtue e Vërteta, nëpërmjet së Cillës âsht e vërtetë gjithshka që âsht e vërtetë : "Dyert e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj." (Sh'Mateu 16:18). Për mâ tepër, Biri i Zotit dishmon se i ka kërkue ATIT, në lutjet e Tija, realizimin e ktij premtimit, tuej i thanë Pjetrit : "Simon, qé satani..." (Sh'Luka 22:31). A âsht dikush pra aq i çmendun sa me guxue me mendue se lutja e Atij, për t'Cillin me dashtë âsht me mujtë, mundet me kênë pa efekt në kyt pikë ? Selija e Princit të Apostujve, Kisha Romake, si nëpërmjet vetë Pjetrit ashtu edhe nëpërmjet pasardhsve të tij, a nuk ka dënue, a nuk ka hjedh poshtë e a nuk i ka mundë tana gabimet e heretikve ? A nuk ka konfirmue ajo zemrat e vllâzënve në Fenë e Pjetrit, që deri tash nuk ka dështue e deri në fund nuk ka me dështue ? » (Prej letrës së Papës sh'Leoni IX drejtue shizmatikut Mikel Cerularit, vjeti 1053; Rev. P. Dumeige, idem, n. 417, faqe 259; Denzinger n. 351)

« Kushti i parë për shelbim asht ruejtja e Fesë Katolike dhe mosdevijmi, për asnji arsye, prej dekreteve të Etënve. Në fakt, nuk mundet me u neglizhue fjala e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT që thotë : "Ti je Pjetër, Shkamb, dhe mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme." (Sh'Mateu 16:18). Ky afirmim verifikohet me fakte sepse Besimi Katolik âsht ruejtë gjithmonë pa njollë në Selinë-Apostolike... » (Prej Profesjonit të Fesë Katolike të Papës shën Hormisdas, vjeti 517, i pranuem ma vonë në Konçilin e IV të Konstantinopojës 869-870 A.D.; Rev. P. Dumeige, idem, n. 416; Denzinger n. 171)

« Pjetri u bâ për ne nji shkamb i gjallë, mbi t'cillin, si mbi nji themel, pushon Feja e Shelbuesit, dhe mbi t'cillin asht ndërtue Kisha Katolike. » (sh'Epifani, "Haeres. 59. No. 7.")

« KRISHTI nuk tha "Petrus" por "Petra", sepse Shelbuesi nuk ndërtoi Kishen mbi njirin por mbi Fenë e sh'Pjetrit. » (sh'Gjon Krizostomi, "1. Sermon. Pentecost.")

Feja Katolike asht nji dhunti e Hyjit, nji dritë që ndriçon njirin dhe që e shtyn me besue me vendosmëni të gjitha të vërtetat që Hyji na i ka zbulue dhe që na i propozon për besim, të gjinduna si në Biblen Shejte ashtu edhe në Traditen Katolike (Kateshizmi Romak).

Pa Fenë Katolike asht e pamujtun me i pëlqye Zotit (Hebrejve 11:6).

Atje ku Feja Katolike ruhet në tanë integritetin e saj, atje JEZU-KRISHTI mson, ruen e knaqet prej gzimit; atje gjinden paqja, qetsija dhe ilaçi i tana t’kqijave (sh’Ambrozi).

Feja e vërtetë Katolike, qé pra trashigimija e Etënve tanë (sh’Ambrozi).

Feja Katolike asht themeli i tana t’mirave dhe fillimi i shëlbimit të njirit; pa Fenë Katolike kërkush nuk ka me u rradhitë mes bijve të Zotit; pa Fenë Katolike tanë puna e njirit asht kot (sh’Agustini).

Feja asht zbukurimi kryesor i Kishës Katolike që mban vendin e parë mes virtyteve; të tana virtytet e tjera e ndjekin dhe pa Fenë Katolike ata nuk munden me hy në pallatin e Mbretnisë qiellore; n’kjoft se Përvujtnija gërset në derë apo Durimi apo Dlirtsija apo edhe Dashtnija hyjnore, që Apostulli sh’Pal thotë se asht ma e madhja, por n’kjoft se Feja mungon, të tana ato rrefuzohen dhe nuk munden me hy (shën Bruno).

Aj që e quen vedin Katolik por që vepron si t’pafetë asht ma i neveritshëm se aj që deklarohet publikisht pagan (shën Hilari).

Ndryshimet doktrinale midis Kishës Katolike dhe Kishës konçiljare

« Të tana idetë e mëdhaja të revolucionit amerikan dhe të atij francez s'bashkut me të tana vlerat e tyne demokratike, t'cilat në t'kaluemen u luftuen prej të tanë Papëve, u pranuen prej Konçilit të II të Vatikanit. » (Edward Schillebeeckx O.P., Intervistë në gazeten “Jesus”, Maj 1993)

« N'kjoft se krahasojmë epoken tridentine [të Konçilit t'shêjtë të Trentës] të Kundër-Reformës me Konçilin e II të Vatikanit, në karakteristikat e tij themelore, Konçili i II i Vatikanit âsht 180 gradë në krah t'kundërt. Nji Kishë e re lindi mbas Konçilit të II të Vatikanit. (Hans Küng) » (Juan Valdivieso, “Vatican II Broke with the Magisterium”, 2008, Tradition in Action)

« Konçili i II i Vatikanit âsht Revolucjoni Francez në Kishë. » (Pseudo-Kardinali Leo Jozef Suenens, Arqipeshkev i Brukselit; "Idem")

« N'Kishë ndodhi Revolucioni i qetë i Tetorit. [Tuej krahasue pseudo-konçilin e 1962 me Revolucjonin komunist-bolshevik të 1917 në Rusi]. » (Yves Congar; "Idem")

« Kisha ka bâ mkat.» (Ratzinger, "Introduction To Christianity : 339", "San Francisco: Ignatius Press", 2004).

« Kisha Katolike âsht e papërlyeme dhe e pagabueshme.» (Papa Piu XII, "Mystici Corporis Christi : 66", 29 Qershor 1943)

« Kisha Katolike ka bâ mkat kundër bashkimit. » (Gjon Pali II, "Ut Unum Sint : 34", 25 Maj 1995)

« Modernistat heretikë thojnë se Kisha ka gabue. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos : 8", 6 Janar 1928)

« Papa Piu IX ka gabue në Dokumentin e tij Syllabus. » (Ratzinger, "Principles of Catholic Theology", "San Francisco: Ignatius Press", 1987).

« Asnji Papë nuk mundet me gabue në dënimin zyrtar të gabimeve kundër Fesë dhe Moralit. » (Papa Piu IX, Denzinger n. 1789)

« Magjisteri i Kishes Katolike nuk mundet me bâ gabime. » (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum", 29 Qershor 1896)

« Kisha Katolike ka bâ mkat kundër unitetit. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit mbi ekumenizmin, dekreti "Unitatis redintegratio", sesjoni 5, 21 Nandor 1964).

« Të gjitha msimet e Magjisterit të Kishes Katolike janë t'pagabueshme dhe t'pandryshueshme. » (Papa Piu IX, Denzinger n. 1839)

« Kisha Katolike nuk ka unitet. » (Gjon Pali II, "Ut Unum Sint : 7-10", 25 Maj 1995).

« Kisha Katolike ka unitet të plotë. » (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum : 4-5", 29 Qershor 1896)

« Dogmat dhe doktrinat rriten dhe evoluojnë. » (Gjon Pali II, Motu Proprio "Ecclesia Dei Afflicta", 2 Korrik 1982).

« Asht e dënueme thanja : Dogmat dhe doktrinat evoluojnë. » (Papa Sh'Piu X, "Pascendi Dominici Gregis : 12-27", 8 Shtator 1907)

« N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit të shkéncave, Msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persônë kjóftë mallkue. » (Konçíli Ekumenik i Vatikanit (1870), Kapitulli 4, Kanoni 3).

« Doktrína e Fèsë Katolike, e cilla âsht e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besueme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i dógmave shêjte katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë të t'vërtetës. » (Konçíli Ekumenik i Vatikanit (1870), Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV)

« SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të sh'Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallshin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbajshin të pandryshueme dhe të shpjegojshin me besnikní Zbulimin hyjnuer apo Depoziten e Fesë Katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve... » (Konçili Ekumenik i Vatikanit (1870), Konstitucjoni i parë dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT, "Mbi msimin e pagabueshëm të Pontifit Romak", Sesjoni IV, 18 Korrik 1870)

« Dashnija asht atherë kur bashkohena n'lutje me heretikët. » (Gjon Pali II, "Ut Unum Sint : 21", 25 Maj 1995).

« Asht herezi me u lutë me heretikët. » (Papa Piu XI, Denzinger n. 2199)

« Muslimanët që mbajnë Fenë e Abrahamit, s'bashkut me ne adhurojnë t'njejtin zot t'mshirshëm, gjykuesin e njerzimit në diten e fundit, ashtu siç e ka deklarue solemnisht Koncili i II i Vatikanit. » (Pali VI, Fjalim, 2 Dhetor 1977, "L’Osservatore Romano", 22 Dhetor 1977, faqe 2.)

« Muslimanët janë blasfemuesa e t'pafé. » (Papa Gregori X, "Décrétales des Conciles Oecuméniques : 309", Éd. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press, 1990)

« Islami asht nji sekt i neveritshëm. » (Papa Eugjeni V, "Idem : 479")

« Muslimanët që nuk konvertohen shkojnë n'Ferr. » (Papa Eugjeni IV, Denzinger n. 714)

« Katolikët kanë të njejtin Besim si Protestantët. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Ad Gentes", Dekretal mbi aktivitetin misjonar të Kishës, sesjoni 9, 7 Dhetor 1965).

« Katolikët nuk e njohin dhe e dënojne fenë e heretikve. » (Papa Martini V, "Dekretalet e Koncileve Ekumenike : 421-422", Ed. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press, 1990).

« Pagzimi nuk asht nji rilindje e re. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Ad Gentes : 6", Dekretal mbi aktivitetin misjonar të Kishës, sesjoni 9, 7 Dhetor 1965)

« Njerzit rilindin nëpërmjet Pagzimit. » (Papa Pali III, Denzinger n. 799)

« Nëpërmjet Pagzimit njiri justifikohet (rilind) në mnyrë të menjihershme. » (Papa Pali III, Konçili Ekumenik dhe Dogmatik i Trentës, sesjoni VI, kapitulli 7, Denzinger n. 800)

« Fmijtë munden me u shelbue pa Pagzim. » (Gjon Pali II, "Evangelium Vitae", 25 Mars 1995)

« Pagzimi asht i domosdoshëm për shelbimin e fmijve. » (Papa Zozimi I, Konçili i Kartagjenës (418 A.D.), kanoni 2, Denzinger n. 102)

« Do të duhej të ndryshoheshin të gjitha ritet e Sakramendit të Pagzimit. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Sacrosanctum concilium : 66-70", Konstitucjon mbi liturgjinë e shejtë, sesjoni 3, 4 Dhetor 1963).

« N'kjoft se ndokush thotë se Ritet e trashigueme dhe të aprovueme të Kishës Katolike që përdoren për administrimin solemn të Sakramendeve munden me u përbuzë apo munden me u hjekë apo munden me u ndryshue në rite të reja, simbas qejfit e pa mkat, prej cilitdo meshtar, aj kjoft mallkue. » (Konçili Ekumenik dhe Dogmatik i Trentës, sesjoni VII, kanoni 13, Denzinger n. 856, 3 Mars 1547)

« Njiri asht nji qënje superjore në gjithçka. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Gaudium et spes : 26", sesjoni 5, 21 Nandor 1964)

« Zoti asht superjor në gjithçka. » (Papa Silvestri I, "Dekretalet e Koncileve Ekumenike : 5", Ed. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press, 1990)

« Njiri asht subjekti dhe qëllimi i çdo jete shoqnore. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Gaudium et spes : 25-63", 21 Nandor 1964)

« KRISHTI Mbret asht subjekti dhe qëllimi i çdo jete shoqnore. » (Papa Piu XI, "Quas Primas : 18-19", 11 Dhetor 1925)

« Të gjithë njerezit kanë të njêjten destinë hyjnore. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Gaudium et spes : 29", 21 Nandor 1964)

« Ata që vdesin në mkat mortar (të randë) shkojnë në Ferrin e përjetshëm. » (Papa Benedikti XII, Denzinger n. 531)

« Institucjonet njerzore, publike ose private duhen me i sherbye njirit. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Gaudium et spes : 29", 21 Nandor 1964)

« Institucjonet njerzore, publike ose private duhen me i sherbye KRISHTIT MBRET. » (Papa Piu XI, "Quas Primas : 29", 11 Dhetor 1925)

« Të gjitha besimet kanë ndjenjen fetare. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Guadium et spes : 29", sesjoni 5, 21 Nandor 1964)

« Modernistat heretikë thojnë se të gjitha besimet kanë ndjenjen fetare. » (Papa Sh'Piu X, "Pascendi Dominici Gregis : 14", 8 Shtator 1907)

« Çifutët që mohojne KRISHTIN i pëlqejnë Zotit. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit, "Nostra Aetate : 4", Deklaratë mbi mardhanjet e Kishës me besimet jokatolike, sesjoni 7, 28 Tetor 1965)

« Çifutët që vazhdojnë me mbajtë ligjin e tyne [dhe me mohue KRISHTIN] do të mallkohen. » (Papa Eugjeni IV, Denziger n. 712)

I pruna kto citime t'masipërme për me dallue kjartë ndryshimin thelbsor midis Doktrinës Katolike dhe doktrinës anti-katolike post-konçiljare mbas 1962, doktrina të pamujtuna me u përputhë, doktrina që identifikojnë dy Kisha të ndryshme : Kishen shejte Katolike dhe Kishen antikatolike konçiljare të dalun prej pseudo-konçilit të Vatikanit II (1962-1965).

Metoda e Etënve

Etnit e Kishës Katolike kishin nji mnyrë t'pagabueshme me dallue Kishen e KRISHTIT Zot, që asht Kisha Katolike Romake, prej sekteve të tjera jokatolike që gëlojshin n'atë kohë. (Abbé Berthier, "Abrégé de théologie dogmatique et morale", 1928, fq. 36).

Kjo metodë bazohet në identifikimin e katër shêjave pozitive apo tipareve dalluese të Kishës Katolike, shêja që vetëm Kisha Katolike i zotnon integralisht dhe asnji kishë tjetër nuk i ka të tana, megjithse ndonji prej ktyne kishave apo sekteve jokatolike mundet me pasë ndonji prej ktyne shêjave. Kto katër tipare i kanë rrâjët në vetë Simbolin e Fesë të Nicesë, i cilli u hartue prej Etënve të Koncilit të I Ekumenik të Nicesë, në vjetin 325 A.D. dhe u plotsue në vjetin 381 A.D., në Konçilin e II Ekumenik të Konstantinopojës. Ky Simbol i Fesë (që përmblidhet në Lutjen : "Besojmë") rrecitohet g'jatë Meshës Shêjtë dhe ka me u rrecitue prej besimtarve Katolikë deri n'fundin e botës.

Në kyt Simbol thuhet se Kisha Katolike asht Nji, Shêjte, Katolike dhe Apostolike.

« [Credo] Et in Unam, Sanctam, Catholicam, et Apostolicam Ecclesiam... » ("Nicea Symb.", Denzinger n. 85)
(Besoj n'Nji Kishë, Shêjte, Katolike dhe Apostolike. - Simboli i Nicesë, Denzinger n. 85)

Kisha konçiljare mohon unitetin e Kishës shêjte Katolike

Në të kundërt, Kisha konçiljare që asht e ndërtueme mbi lirinë fetare të ndërgjegjes dhe që, për rrjedhojë, mohon totalisht Fenë Katolike, nuk njef dhe mohon unitetin e Kishës Katolike, tuej pretendue se Kisha Katolike nuk paska unitet; kjo than'je mohon jo vetëm Simbolin e Nicesë por edhe tanë Traditen shêjte Katolike mijavjeçare. Në fakt, shefat dinakë konçiljarë kur flasin për mungesë uniteti flasin për Kishen e tyne konçiljare, por përdorin emnin e mirë të Kishës Katolike me e përdhosë dhe për me turbullue e hupë Fenë e besimtarve.

Qëllimi i konçiljarve asht uniteti i tana kishave e sekteve të ndryshme në nji Kishë humanitare, me ideale masonike, pra në nji Kishë satanike. Prandaj edhe i keni pâ dhe i shifni shefat konçiljarë, të njohun si "papët", prej Gjoni XXIII te Françesku-Bergoglio, tuej udhtue n'çdo cep të botës, tuej vizitue buzagaz xhamí e tempuj të tana sekteve të mundshme për.... me i konvertue ? Mos!!! N'asnji mnyrë, se kjo pengon unitetin, deklarojnë ata, por për me dialogue, me shkëmbye eksperienca, me u përqafue me njêni-tjetrin, me kontribue për problemet socjale e humanizmin, simbas idealit masonik "lirí-barazí-vllazní", e me përshpejtue ndërtimin e Kishës së madhe humanitare për tanë njerzimin.

Papa Sh' Piu X, në Letren Inciklike "Jucunda Sane", shkruen se po tentohet prapë me trajtue çashtjet e botës tuej lanë jashtë KRISHTIN Zot; po fillohet me ndërtue tuej hjedhë jashtë "Gurin e parë". Kyt gjâ Sh'Pjetri ua tha atyne që kryqzuen JEZUSIN. E tashti, për herë të dytë, ndërtesa shkatrrohet e thèn krenat e ndërtuesve. JEZUSI, megjithaté, qëndron dhe asht "Guri i parë" i shoqnisë njerzore, tuej vërtetue edhe nji herë than'jen se " Nuk ka shpëtim vetëm në Até" (Act. IV, 11-12). (Papa sh'Piu X, "Jucunda Sane", 12 Mars 1904).

N‘fjalen e tij të 18 Maj 2013, Françesku-Bergoglio u shpreh se : “Duhet nxitë lirija fetare e ndërgjegjes për të gjithë, për të gjithë, sejcili, burrë apo grue, duhet me kênë i lirë me shpallë fenë e vet, cilado kjoft ajo”. Në t’kundërt, Kisha Katolike ka dënue gjithmonë lirinë fetare të ndërgjegjes, që propagandohet si nji e drejtë civile universale :

« Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim; prej t'pafeve e deri te ata që janë të damë prej KRISHTIT ose që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

« ... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Incikliku “Mortalium Animos”, 6 Janar 1928)

Monsinjor Henri Delassus, në librin e tij të mrekullueshëm "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik" (1899), faqet 55-59, shkruen kshtu mbi ândrren shekullore dominuese të Sinagogës moderne çifute, pasardhsit e vrasësve të KRISHTIT ZOT :

« Qëllim i tyne âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton vetëm me eliminue patriotizmin në zemrat e njerzve, duhet gjithashtu, e mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq shumë dinjitet dhe pavarsi sesa bashkimi i tij me Zotin përmes Fesë dhe dashnisë hyjnore. Simbas Sinagogës, duhet me i shtye njerzit drejt asaj që njeni prej tyne e ka quejtë krejt mirë "Kisha e mendimit të lirë fetar".

« Admironi kyt afrimitet : mendim i lirë dhe fé. Ata (çifutët) e dijnë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me u shkatrrue kjo natyre e tyne. Duhet pra me u knaqë dhe mjafton me i drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi të vagët e të turbullt, ku sejcili ka me besue çka të dojë e ka me i dhanë "hyjnisë" kultin që i pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes se tij, ka me i ruejtë praktikat e kultit që i nep zotit të vetëm dhe jomaterial ose ka me i reformue ato simbas principeve të nji judaizmi liberal dhe humanitar." Falë shtrimjes së ksaj "lirije praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." (Arshivat izraelite, III, faqet 118-119, vjeti 1868).

« ... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e humanitar" don me vue nji kishë katolike simbas mnyrës së tij, ku tanë njerzit të munden me hy e ku të tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm. "Asht veçanarisht e domosdoshme me ndâ moralin që i përket të tanve me dogmen fetare të veçantë të çdo besimit." (Idem, XI, faqe 504, vjeti 1867).

« "Aleanca judaike universale nuk ndalet vetëm te kulti jonë por ajo i drejtohet tana kulteve. Ajo don me penetrue të tana besimet ashtu si ajo gjindet në tana vendet, n'mnyrë që njerzit inteligjentë, pa dallim fejet, të bashkohen në kyt Shoqni judaike universale, qëllimi i së cilës âsht aq fisnik dhe aq civilizues... Të tana fetë që kanë për bazë moralin dhe në krye zotin, janë motra dhe duhet të jenë miq me njena-tjetren. Me rrxue pengesat që ndajnë atë që nji ditë duhet të bashkohet âsht misioni i madh dhe i bukur i Aleancës judaike universale. Të ecim përpara me guxim dhe të vendosun në rrugën që na âsht hapë." ». (Idem, XXV, faqet 514-520, 650-651, vjeti 1861).

« E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cila âsht e organizueme në të tana vendet për themelimin e nji Kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as hierarki, as rregull për shpirtin e as frê për pasionet, e cila nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfonte, mbretninë zyrtare të dredhisë, të forcës, të shtypjes të t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë. Na i njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [logjet judeo-masonike] ku përpunohen kto doktrina perverse, të cilat nuk kanë me mujtë me mashtrue shpirtnat largpamës. » (S.S. Papa sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910)

« Kisha Katolike ka bâ mkat kundër bashkimit. » (Gjon Pali II, "Ut Unum Sint : 34", 25 Maj 1995)

« Kisha Katolike âsht e papërlyeme dhe e pagabueshme.» (Papa Piu XII, "Mystici Corporis Christi : 66", 29 Qershor 1943)

« Kisha Katolike ka bâ mkat kundër unitetit. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit mbi ekumenizmin, dekreti "Unitatis redintegratio", sesjoni 5, 21 Nandor 1964).

« Të gjitha msimet e Magjisterit të Kishes Katolike janë t'pagabueshme dhe t'pandryshueshme. » (Papa Piu IX, Denzinger n. 1839)

« Kisha Katolike nuk ka unitet. » (Gjon Pali II, "Ut Unum Sint : 7-10", 25 Maj 1995).

« Kisha Katolike ka unitet të plotë. » (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum : 4-5", 29 Qershor 1896)

« Muslimanët që mbajnë Fenë e Abrahamit, s'bashkut me ne adhurojnë t'njejtin zot t'mshirshëm, gjykuesin e njerzimit në diten e fundit, ashtu siç e ka deklarue solemnisht Koncili i II i Vatikanit. » (Pali VI, Fjalim, 2 Dhetor 1977, "L’Osservatore Romano", 22 Dhetor 1977, faqe 2.)

« Muslimanët janë blasfemuesa e t'pafé. » (Papa Gregori X, "Décrétales des Conciles Oecuméniques : 309", Éd. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press, 1990)

« Islami asht nji sekt i neveritshëm. » (Papa Eugjeni V, "Idem : 479")

« Muslimanët që nuk konvertohen shkojnë n'Ferr. » (Papa Eugjeni IV, Denzinger n. 714)

Kisha konçiljare dënon konvertimin e t'pafeve në Fenë Katolike

Gjithashtu kjo Kishë konçiljare, si në dokumentet e pseudo-konçilit të 1962 ashtu edhe në propaganden e shefave të saj, prej Rronkallit-Gjonit XXIII te Bergoglio-Françesku i soçëm, dënon konvertimin e të pafeve në Fenë Katolike, ashtu si urdhnon vetë Zoti jonë JEZU-KRISHTI në Biblen Shêjte dhe ashtu si dishmon Tradita shêjte Katolike shekullore, sepse planet e konçiljarve janë krijimi i Kishës humanitare, për t'cilen shkrova ma nalt. Si konkluzion, Kisha konçiljare mohon apostolicitetin e Kishës Katolike, njênen prej katër shêjave të saja dalluese, tuej vërtetue se Kisha konçiljare e dalun prej pseudo-konçilit të 1962 nuk asht Kisha Katolike Romake, Kisha e vetme hyjnore e JEZU-KRISHTIT.

« Konvertimi i jokatolikve asht nji pengesë për unitetin e Kishës. » (Pseudo-konçili i II i Vatikanit mbi ekumenizmin, Dekreti "Unitatis redintegratio" : 24, sesjoni 5, 21 Nandor 1964).

« Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'Atit e t'Birit e t'Shpirtit-Shejt. Msojini me i mbajtë gjithçka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:19-20)

« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku 16:15-16)

Për rrjedhojë, tuej mos pasë as unitetin e as apostolicitetin, Kisha konçiljare e pseudo-konçilit të II të Vatikanit dishmon kjartë se ajo nuk asht Kisha Katolike, Kisha e vetme e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT.

Princi i teologve dhe Doktori engjëllor i Kishës Katolike, sh'Tomë Akuini, mson gjithashtu se :

« Apostujt dhe pasardhsit e tyne janë Vikerët (Përfaqsuesit) e Zotit në drejtimin e Kishës Katolike, e cila âsht ndërtue mbi Fenë Katolike dhe Sakramendet e Fesë Katolike. Për rrjedhojë, kto Vikerë të Zotit nuk munden me ndërtue nji kishe tjetër, nuk munden me përhapë nji fé tjetër, nuk munden me nxjerrë sakramende të tjera. Përkundrazi, Kisha Katolike âsht ndërtue me Sakramendet që dolen prej Krahnorit të KRISHTIT të kryqzuem. » (Sh'Tomë Akuini, "Summa theologica", Pjesa III, Pyetja 64, artikulli 2, përgjigja e objekcjonit 3)

Përdorimi i ritit të pavlefshëm në dioqeza

Si pasojë e aggiornamento-s, mbas punimeve të pseudo-konçilit të 1962, Kisha konçiljare ndërmori ndryshime të shumta në dioqezat që i infiltroi gradualisht : ndër të tjera përmendim përbuzjen që ajo i bani Meshës Katolike Romake latine, tuej ndalue celebrimin e saj dhe tuej e "zëvendsue" me nji ceremoni protestante të pavlefshme, e njoftun gabimisht në dioqeza si "mesha katolike", megjithse Selija-Shêjte kishte urdhnue që në Kishat e ritit romak, pra edhe në Kishat katolike gjithkund në Shqipni, të celebrohej deri në fundin e botës vetëm Mesha Romake latine, simbas direktikave të Papës sh'Piut V, ashtu si ka ndodhë publikisht në Shqipni deri para mbylljes së kishave në vjetin 1967.

Por nji ndryshim edhe ma i damshëm dhe tragjik ishte modifikimi dhe pavlefshmënija e Sakramendit të Urdhnit, që i nep Kishës meshtarë e ipeshkvijë. Pa ipeshkvijë të vërtetë, të konsakruem në mnyrë të vlefshme, nuk munden me egzistue meshtarët sepse duhet patjetër me kênë ipeshkëv për me mujtë me konsakrue apo me bâ meshtarë të rijë (Kanoni 951). Pa kênë meshtar, kërkush nuk mundet me administrue Sakramendet, përveç Pagzimit e Martesës : kërkush nuk mundet me celebrue Meshen Shejte, kërkush nuk mundet me dhanë Kungimin shêjt, kërkush nuk mundet me dhanë zgidhjen e mkateve në Rrfim e kërkush nuk mundet me dhanë Vojimin shêjt, për të smuetit randë (Kanoni 802). Ata që kanë studjue për teologji e dijnë mirë se egzistenca e nji Sakramendi varet thelbsisht prej pranisë së 3 elementave të tija përbase, dhe mungesa apo ndryshimi thelbsor i vetëm njênit prej ktyne elementave e ban të pavlefshëm Sakramendin. Kto 3 elementa janë : materja, forma dhe administruesi, me qëllimin me veprue ashtu si vepron Kisha Katolike. (Konçili i Firences, Denzinger : 695; Muller,"Përmbledhje e teologjisë morale", vjeti 1936, faqe 241). Materja janë elementat fizikë të përdorun si uji, buka, vêna, kremi, voji i ullinit. Forma janë fjalët e caktueme që rrecitohen e që nuk duhen ndryshue kurrë, sepse përndryshej rrezikohet vlefshmënija e Sakramendit.

Jo pa qëllim anmiqtë e Kishës Katolike kanë sulmue Sakramendin e Urdhnit për me e shkatrrue dhe për me e ba t'pavlefshëm, e kshtu me mujtë me kputë hiret që vijnë prej Sakramendit, e sidomos me kputë e shpërbâ hierarkinë meshtarake dymijëvjeçare që vetë KRISHTI Zot e ka themelue, e si përfundim, me mujtë me shpartallue vetë Kishen hyjnore Katolike. Por dyert e Ferrit nuk kanë me ngallnjye kurrë kundër saj (sh'Mateu 16:18).

Nuk po zg'jatem ktu në hollsina, sepse shpresoj, me ndihmë të Zotit, me shkrue nji materjal t'veçantë mbi kyt tragjedi, por mjafton me thanë me kyt rast se në vjetin 1968, antipapa Pali VI nxori nji dekret, që asht në fuqi edhe sod nëpër dioqeza, që, ndër të tjera, urdhnon si me krye "konsakrimet" e meshtarve dhe ipeshkvijve. Ky rit i ri famkeq i Palit VI, ndër të tjera, ka modifikue formen e Sakramendit të Urdhnit, tuej hjekë komplet disa fjalë thelbsore që janë të domosdoshme për vlefshmëninë e Sakramendit të Urdhnit dhe tuej e ba até të pavlefshëm në përdorimin e tij në dioqeza. Kshtu që ata që "konsakrohen" me kyt rit të ri të pavlefshëm nuk bahen as meshtarë e as ipeshkvijë. Ky rit i pavlefshëm përdoret publikisht në dioqezat shqiptare qysh mbas rihapjes së Kishave në vitet 90'. Vetëm nji antipapë dhe anmik i betuem i Kishës si Pali VI mund të vepronte në nji mnyrë të tillë. Për ma tepër, ky dekret i Palit VI kundërshton Konstitucjonin e Selisë-Shêjte, "Sacramentum Ordinis ", të vjetit 1947, ku Papa Piu XII përcakton përfundimisht elementat përbasë absolutisht të domosdoshëm për vlefshmëninë e Sakramendit të Urdhnit.

Situata e soçme me konçiljarët pushtues të ndërtesave të Kishave katolike asht shumë e ngjashme me krizen arjane, ku arjanët, meshtarë e ipeshkvijë heretikë, kishin pshtue shumë ndërtesa të Kishave katolike, ndërsa besimtarët e vërtetë kishin dalë jashtë tyne, për me ruejtë të papërlyeme Fenë dhe Traditen Katolike. Kjo herezi zg'jati afro 70 vjet. Qé si i shkruen sh'Athanasi besimtarve të vet n'ato kohna të vështira :

« Zoti ju ngushlloftë !... Ajo çka ju trishton edhe jue asht fakti se t'tjerët kanë pushtue kishat, me anen e dhunës, ndërkohë që ju jeni jashtë tyne. Asht fakt se ata kanë lokalet (ndërtesat) por ju keni Fenë Apostolike. Ata munden me pushtue kishat tona, por ata janë jashtë Fesë së vërtetë Katolike. Arsyetoni : çka asht ma e randsishme, vendi apo Feja ? Feja e vërtetë, natyrisht. N'kyt luftë, kush ka hupë, kush ka fitue, aj që zotnon vendin apo aj që ruen Fenë ? Vendi, asht e vërtetë, asht i mirë kur aty predikohet Feja Apotolike dhe asht shêjt n'kjoft se gjithshka aty bahet shêjtnisht... Ju jeni t'lumët, ju që rrini n'Kishë nëpërmjet Fesë Katolike, ju që mbroni me guxim themelet e Fesë Katolike që keni trashigue prej Traditës Apostolike dhe n'kjoft se, disa herë, nji xhelozi e tërbueme ka dashtë me i rrxue kto themele, ajo nuk ia ka mbrritë qëllimit : flas për ata që janë ndâ prej ktyne themeleve në kohen e krizës aktuale. Kërkush, kurrë, nuk ka me triumfue kunder Fesë tonë, vllâznit e mij të dashtun. Dhe na besojmë se Hyji ka me na i kthye nji ditë kishat (ndërtesat) tona. Kshtu pra, sa ma tepër që ata përpiqen me na i xanë vendet e kultit, aq ma tepër ata ndahen prej Kishes Katolike. Ata pretendojne se përfaqsojnë Kishen Katolike, por, në të vërtetë, vetë ata po e përjashtojne vedin prej Kishes Katolike dhe po ecin drejt mallkimit. Katolikët besnikë ndaj Zotit dhe Traditës shejte Katolike, edhe sikur t'jenë reduktue në nji grusht njerzish, bash ata janë Kisha e vërtetë e JEZU-KRISHTIT. » (Prej nji letre baritore të shën Athanasit, njênit prej katër Etënve të Kishës Katolike të Lindjes (Bizantine), drejtue gregjës së tij kundër heretikve arjanë (shek. IV), që kishin pushtue nji pjesë të madhe të ndërtesave të Kishave Katolike; "Coll. Selecta SS. Eccl. Patrum", Caillau et Guillou, vol. 32, pp. 411-412).