martedì, aprile 18, 2023

 


 Rrfim historik i nji ish-bashkpuntori të anmiqve infiltrues n’dioqeza, i ujqve t’maskuem me tesha qingjash

 Eklipsi i Kishës së vërtetë (ekstrakt)


« Prej 60 vitesh, na kena përjetue eklipsin e Kishës së vërtetë (Katolike Romake) prej nji anti-kishe, e cila progresivisht ka uzurpue emnin e saj, ka pushtue Kurinë romake me dikasteret e saja, dioqezat dhe famullitë, seminaret dhe universitetet, kuvendet dhe monasteret. Anti-kisha ka uzurpue autoritetin e Kishës Katolike Romake dhe ministrat e anti-kishës veshin petkat e shejta të Kishës së vërtetë ; kjo anti-kishë shfrytzon prestigjin dhe fuqinë e Kishës Katolike Romake të JEZU-KRISHTIT për me i futë në dorë (për me i grabitë. Shënim i redaksisë) thesaret, të mirat dhe financat e Kishës së vërtetë.

« Ashtu si në natyrë, ky eklips nuk ndodh menjiherë : eklipsi kalon prej dritës në errsinë kur nji trup qielluer vendoset midis diellit dhe nesh.  Bahet fjalë për nji proçes relativisht të ngadaltë por të pandalshëm, në të cilin hana e anti-kishës ndjek orbiten e saj derisa të dalë para diellit, tuej krijue kshtu nji kon hijet që projektohet mbi tokë. Aktualisht, na ndodhena  në kyt kon hijet doktrinal, moral, liturgjik e disiplinor. Nuk asht endè eklipsi total që do t'a shohim në fundin e botës, nën mbretninë e anti-krishtit, por asht nji eklips i pjesshëm, i cili na len të shohim kunorën e ndritshme të diellit që rrethon diskun e zi të hanës.

« Proçesi që ka çue në eklipsin aktual të Kishës Katolike Romake ka fillue pa dyshim me herezinë e modernizmit. Anti-kisha ka ndjekë orbiten e saj pavarsisht dënimeve solemne të Magjisterit, që në kyt periudhë shkëlqente me driten e së vërtetës. Por me Konçilin e II të Vatikanit, errsina e ktij entiteti të rrejshëm (e anti-kishës) ra mbi Kishen Katolike. Në fillim, anti-kisha errsonte vetëm nji pjesë të vogël, por në vijim errsina u zgjerue gradualisht. Kushdo që n'at kohë tregonte vendodhjen e diellit, tuej konkludue me siguri se hana e kishte eklipse, akuzohej si “profet i katastrofave” (term i përdorun prej antipapës Gjoni XXIII-Ronkalli), me format e saja të fanatizmit, të egzagjerimit, që rrjedhin prej injorancës dhe paragjykimeve. Rasti i imzot Marcel Lefebvre dhe i disa prelatve të tjerë konfirmon, n'nji anë, largpamsinë e ktyne barijve, dhe nga ana tjetër, reagimin e çrregullt të anmiqve të tyne, të cilët prej frigës se hupjes së pushtetit, përdorën tanë autoritetin e tyne për me mohue provat dhe ruejtën të mshehuna qëllimet e tyne të vërteta.

« Për me vazhdue ma tej analogjinë, mundena me thanë se në Qiellin e Fesë, nji eklips asht nji fenomen i rrallë dhe i jashtzakonshëm. Por mohimi i përhapjes së errsinës gjatë eklipsit, vetëm pse kjo nuk ndodh në nji situatë të zakonshme, nuk asht nji tregues i besimit në pashkatrrueshmëninë e Kishës, por përkundrazi asht ose nji refuzim kryefort i realitetit ose nji mungesë Fejet. Shejtja Kishë Katolike Romake, simbas premtimeve të JEZU-KRISHTIT, nuk do të sundohet kurrë prej dyerve të Ferrit, por kjo nuk don me thanë se Ajo nuk do të jetë, ose nuk asht tashma, e eklipsueme prej imitimit të saj diabolik, prej ksaj hane që jo rastsisht e shohim nën kambët e Grues së Apokalpsit : “Nji vizion i mahnitshëm u duk në Qiell :  nji Grue e mbështjellun me diell, me hanën nën kambët e saja dhe mbi krye një kunorë me dymbëdhetë yje” (Apokalipsi 12, 1).        

« Hana gjindet nën kambët e Grues që ndodhet mbi çdo lloj ndryshimi, mbi çdo lloj korrupsioni toksuer, mbi çdo ligj të destinës dhe të mbretnisë së shpirtit (djallzuer) të ksaj bote. Kjo për arsye sepse Grueja në fjalë, që asht nji figurë njikohsisht e tejet Shejtes Virgjinës MARI dhe e Kishës Katolike Romake, asht “amicta sole”, e mbështjellun me Diellin e Drejtsisë, që asht JEZU-KRISHTI, “e lirë nga çdo fuqi demoniake, sepse ajo merr pjesë në misterin e pandryshueshmënisë të JEZU-KRISHTIT” (shen Ambrozi)... Asht evident fakti se nuk munden me egzistue dy Kisha të JEZU-KRISHTIT, që do të ishte e pamujtun, blasfemuese dhe heretike.  Kisha e vetme e vërtetë e JEZU-KRISHTIT nuk ka dështue në misionin e saj, për me u korruptue në nji sekt. Kisha e JEZU-KRISHTIT nuk ka kurrëfarë lidhjet me ata, të cilët tash 60 vjet kanë ekzekutue nji plan për me e pushtue até. Mbivendsja (eklipsi) midis Hierarkisë së Kishës Katolike Romake dhe anti-kishës (konçiljare) nuk asht nji fakt teologjik, por nji realitet historik...»

(Atë Carlo Maria Viganò, ''ish-nunc apostolik'' dhe ish-antar i shërbimit sekret të Vatikanit, sod i mshehun n’ilegalitet; “How the Revolution of Vatican II serves the New World Order”, Catholic Identity Conference, 24 October 2020)


 

Regina cæli, lætare! Alleluia!
Quia quem meruisti portare! Alleluia!
Resurrexit, sicut dixit! Alleluia!
Ora pro nobis Deum! Alleluia!


Gaude et lætare, Virgo Maria! Alleluia!
Quia surrexit Dominus vere! Alleluia!

Oremus:

Deus, qui per resurrectionem Filii tui, Domini nostri Iesu Christi,
mundum lætificare dignatus es:
præsta, quæsumus; ut per eius Genetricem Virginem Mariam,
perpetuæ capiamus gaudia vitæ.
Per eundem Christum Dominum nostrum.
Amen!