mercoledì, luglio 20, 2022

 

Sistemi djallzor demonkratik
 
Kuptimi themeltar i fjalës « demokraci » vjen prej greqishtes : ''demos'' – popull dhe ''kratein'' – me komandue. Pra sistemi demokratik asht aj sistem ku asht populli aj që komandon, që vendos si sovran, si mbret, se cila asht e drejta dhe e mira e tij, dhe gjithçka ndërtohet apo kryhet në funksion të popullit apo njirit ; pra njiri asht në qendër të gjithçkajet dhe gjithçka duhet t'i shërbejë njirit. Dhe ajo që asht edhe ma blasfemuese dhe satanike në kyt sisitem luçiferjan asht se simbas demokracisë edhe vetë HYJI, KRIJUESI i gjithsisë, u doka me i shërbye njirit dhe me mbrojë ''të drejtat e njirit'', cilado kjoshin ato : në të vërtetë nuk bahet ma fjalë për të dreja por abuzime të randa, kur përbuzen Ligjet hyjnore për me akomodue rebelimin e njirit kundër HYJIT dhe Ligjeve të Tija hyjnore. Në sistemin demonkratik HYJI dhe Ligjet e Tija nxirren jashtë prej sferës politike e publike, ku sundon rebelimi luçiferjan i njirit.

Kisha e vetme e JEZU-KRISHTIT, Nji, Shejte, Katolike, Apostolike dhe Romake, kurrë nuk e ka aprovue apo mbrojtë kyt sistem humanocentrik e demonkratik por mbron dhe shpallë vetëm at sistem Kristocentrik ky HYJI e JEZU-KRISHTI, Zot e Mbret, asht në qendër të shoqnisë njerzore, në familje, në qeveri, në kombe, në kushtetuta e gjithkund, dhe nuk ka shelbim vetëm në JEZU-KRISHTIN dhe në Kishen e Tij Katolike Romake.

Në të kundërt, asht kisha e re konçiljare, humanitare, antikristike, që uzurpon djallzisht emnin e Kishës Katolike dhe që propagandon kultin e njirit, siç deklaronte publikisht apostati Montini – i njoftun si Pali VI (7, 12, 1965), ajo që mbron e përpiqet me themelue nji kishë humanitare botnore, në thelb luçiferjane, që bazohet në rebelimin e njirit kundër Zotit dhe Ligjit të Tij (të njoftuna si ''të drejtat e njirit'') si dhe në dokumentin blasfemues të Abu-Dabit, simbas të cilit HYJI paska dishirue dhe krijue pluralizmin e tana feve të ndryshme. Deklarata të tilla tejet sakrilegje dhe idhujtare kundër Dekalogut dhe kryesisht kundër Urdhnimit të Parë, përpjekje të tilla kriminele që synojnë me ndërtue nji urdhën të ri botnuer revolucjonar antiZot e babilonik kanë vetëm nji fund : asgjesimin e kombeve dhe të njirit modern ateist e apostat. KYRIE ELEISON !!!

 

 Roli i grave në Kishë

 

Kisha Katolike na mson se burrat e gratë nuk kanë të njejtin rol në Kishë. Lëvizja "emancipuese" e grave që asht nxitë kryesisht prej judeo-masonerisë, nën pretekstin e rrêmë të "çlirimit" të tyne prej "robnisë së ligjeve", nuk asht aspak Katolike por satanike, sepse minon rolin vërtetë të grues në familje dhe synon shkatrrimin e saj, e për rrjedhojë edhe t'shoqnisë, që lind prej familjes dhe mbështetet në té.

Hyji e bani Adamin prej dheut t'okës, për me diftue, ndër të tjera, se njíri asht dhé (Gjeneza 3:19) e asisênd para t'Madhit Zot, n'mnyrë që njíri, tue kujtue origjinen e tij t'ultë, t'praktikojë virtytin e përvujtnísë, që asht themeli i shêjtnísë.

« Dhe Hyji Zot tha : Nuk asht mirë për njírin me ndêjë vetëm : t'i bajmë nji ndihmse si vêdin. » (Gjeneza 2:18)

Hyji nuk e bani Even prej dheut t'okës e as prej kâmbës s'Adamit, që Adami me e shkelë si skllave, nuk e bani as prej kresë t'Adamit, që Adami me u sundue prej Evës, por Hyji e bani Even prej krahnorit t'Adamit, n'mnyrë që burri t'jetë superjor mbi gruen, n'autoritet e n'gjithshka tjetër, simbas Ligjeve t'Zotit, dhe t'a duejë, respektojë e ndihmojë gruen e vet si vedin. Nga ana tjetër, grueja e ka për detyrë me dashtë, ndig'jue, respektue dhe ndihmue burrin e saj, jo si skllave por si ndihmse e bashkshorte, simbas Ligjeve t'Zotit, n'mnyrë që të dý t'jenë nji trup i vetëm (Gjeneza 2:24, Efezjanve 5:31) dhe s'bashkut t'përparojnë përditë drejt shêjtnimit dhe jetës t'pasósun.

« Bashkshortë, dueni bashkshortet tueja ashtu si KRISHTI deshti Kishen dhe sakrifikoi Vedin për té. » (Prej Letrës së sh'Palit drejtue Efezjanve 5:25)

Vetë veli që gratë urdhnohen me mbajtë (sod vetëm n'Kisha e dikur gjithkund n'shoqnítë e maparshme zyrtarisht katolike) asht nji shêj i respektit dhe përuljes së tyne ndaj burrave, si bashkshorte e si ndihmse, e jo si skllave.

« Burri me të vërtetë nuk duhet me mbulue kryet, sepse aj asht imazhi dhe lavdija e Hyjit, kurse grueja asht lavdija e burrit... Burri nuk u krijue për gruen por grueja për burrin. Prandaj grueja duhet me pasë nji vel mbi krye, për arsye të engjëjve. » (Prej Letrës I të sh'Palit drejtue Korintasve 11:7-10)

« Gratë të mbajnë heshtje në Kisha, sepse nuk u lejohet me folë... Por n'kjoft se dishirojnë me msue ndonji sênd, të pvesin burrat e tyne n'shpî, sepse âsht e turpshme për nji grue me folë në Kishë. » (Prej letrës së parë të sh'Palit Apostull drejtue Koríntasve 14:34-35)

Me arsye dhe vetëm kur nuk ka burra në Kishë, gratë munden me iu përgjigjë lutjeve të meshtarit gjatë Meshës Shêjte. Sidokjoft, gratë nuk lejohen në asnji mnyrë me iu afrue Elterit, por munden me u përgjigje prej lerg. (Kanoni 813)

« Grueja të msojë në heshtje, me nji nënshtrim të plotë ndaj Kishës, sepse nuk duroj që grueja të msojë të tjerët apo të ketë autoritet mbi burrin, por të qëndrojë në heshtje. Adami i krijue i pari e mandej Eva. Dhe Adami nuk u mashtrue por Eva mbasi u mashtrue, râ në mkat. Megjithaté, grueja ka me u shelbue nëpërmjet lindjes së fmijve, n'kjoft se ajo vazhdon me pasë Fenë, Dashtnínë, Shêjtnimin dhe vetkontrollin. » (Prej letrës I të sh'Palit Apostull drejtue Timoteut 2:11-15)

"Adami nuk ra në mkat si gueja, por aj ra prej mashtrimit, suprizës : Adami e la vedin me ra në mkat për dashtni për gruen e vet, që Hyji ia kishte dhanë si ndihmse e bashkshorte. Mekense grueja asht mashtrue n'kyt mnyrë prej djallit, ajo nuk mundet me marrë misionin me msue të vërtetën. Grueja, shton shën Gjon Krizostomi (gojarti), ka msue keq njiherë, dhe kshtu ka shtye burrin e vet e tanë njerzimin në mallkim; për kyt arsye, ajo nuk duhet me msue mâ, por ajo duhet të heshtë dhe të msojë prej burrit (bashkshkortit) me folë e veprue mirë." (Komentet biblike të Dr. Allioli-t mbi Tim. II, 11-15, aprovue prej Selisë-Shejte, vjeti 1868, vol. VIII, f. 175)

Komenti i masipërm nuk asht absolut dhe ka përjashtime, pa dyshim; sidokjoft, rregulla e përgjithshme e përjashton gruen prej fushës së msimdhanjes publike, tuej e kufizue kyt veprimtari në sferën private e familjare, n'varsi të hireve që ka marrë prej Hyjit për nji detyrë të tillë.

Fjalët që citova ktu ma nalt mbi gratë janë vetë Fjalët e Zotit që flet nëpërmjet sh'Palit, e n'kto fjalë nuk ka urrejtje e as paragjykime ndaj grave, sepse me i gjykue ndryshej asht me blasfemue e fye randë Hyjin, i Cili na don të tanvet me nji Dashtní hyjnuere t'pafundme, por që ka vue nji rregull në Kishë, në botë e n'univers, pra gjithkund :

"Hyji ka rregullue gjithshka me masë, numër e peshë." (Dija 11:21)

Ata që e respektojnë dhe e mbajnë kyt rregull tërhjekin mbi vedi bekimin e Zotit, kurse ata që e përbuzin kyt rregull, tërhjekin mbi vedi mallkimin e Tij :

"Qé pra, po vêj para jush sod nji bekim dhe nji mallkim : nji bekim, n'kjoft se i bíndeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej,... dhe nji mallkim, n'kjoft se nuk i bíndeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej... » (Deuteronomi 11:26-28)

Qé si komenton Monsinjor Gaston de Ségur, prelati domestik i Papës Piu IX :

« Zojat të merren me çeshtjet e tyne personale, me familjen e tyne dhe veprat e tyne të mira, me punet e tyne të kandshme dhe të dobishme dhe mos të ndërhyjnë ma në fushen e teologjisë dhe në até të t'drejtes kanonike. Kjo fushë, si fusha e luftës, nuk âsht per tà. Asht plotsisht e lejueme për zojat me u marrë me Fenë dhe Doktrinen shejte katolike, biles ata e kanë për detyrë për shelbimin e shpirtnave të tyne, por të merren si zojat, me butsí, modestí dhe nënshtrim të plote ndaj Kishës Katolike.

« Në kohën e herezisë janseniste ishin pikërisht zojat që përhapen kyt sekt; sallonet e Parisit dhe kështjellat ishin mbushë me gra teologe që citojshin tekste, komentojshin shën Agustinin, talleshin me Papen dhe Romen. Në kohen e diskutimeve mbi Pagabueshmëninë Papale, kena pâ të riprodhueme fushaten e grave teologe, që vejshin autoritetin e nji ipeshkvi, shkrimin e nji reviste mbi autoritetin e Papës dhe Konçilit Ekumenik... » (Veprat e Monsinjorit de Ségur, 1877, vellimi VI, faqet 412-415)

Ndërhyemja përherë e mâ shumë abuzive e grave në ceremonitë moderniste, jokatolike në dioqeza asht nji tregues i kjartë se kto vende kulti sod për sod nuk drejtohen prej Kishës Katolike Romake, Kishës të themelueme prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, por janë t'okupueme prej nji kishe tjetër, kishës moderniste postkonçiljare, e themelueme prej tradhtarve e anmiqve të Zotit, e cila punon pa pushim drejt formimit të kishës humnitare botnore të Urdhnit të Ri botnuer. Kisha Katolike Romake, zani i Zotit mbi tokë, nuk mundet kurrë me kundërshtue as Shkrimet Shêjte e as Traditen e saj Shejte Apostolike, Ajo nuk mundet me msue nji unjill të ri :

« Po habitem se sa shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji unjill tjetër, por ka njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrëzue e shkatrrue Unjillin e JEZU-KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër unjill prej atij që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam tuej dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tuej kërkue me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se do të doja t'i pëlqeja njerzve nuk do të isha sherbtori i JEZU-KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull drejtue Galatve 1:6-10)

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që Ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërndâ grégjen [besimtarët].

« O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqij e nepja fitoren dhe triumfin. » (Paragrafi i zhdukun prej egzorçizmit të Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884).