venerdì, marzo 27, 2020

Vitamina C po i ndihmon pacientët kinezë me koronavirus, por media kryesore nuk do ta mbulojë këtë lajm, sepse të ashtuquajturit "gazetarë" janë të gjithë prostituta të biznesit farmaceutik

- shkruar prej Isabelle Z. me 12 mars 2020 dhe përshtatur në shqip prej Z.H.

         Sa herë që një trajtim natyral tregon disa shenja premtuese në trajtimin e shqetësimeve shëndetësore, ata që duan të përfitojnë nga shitja e farmaceutikëve fillojnë të punojnë jashtë orarit për të siguruar që lajmet të margjinalizohen. Ky është sigurisht rasti tani kur bëhet fjalë për vitaminën C dhe potencialin e saj për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga koronavirusi.

Ashtu si tregimet që kanë filluar të vijnë nga Kina, në lidhje me atë se sa mirë vitamina C po punon te pacientët me pneumoni, burimet e lajmeve kryesore dhe rezultatet e kërkimit janë duke u tejkaluar me histori që paralajmërojnë njerëzit në lidhje me rreziqet e megadozave të vitaminës C. Dhe ndërsa askush nuk po rekomandon injektimin personal të vitaminës C në shtëpi, e vërteta është se edhe doza relativisht të vogla të vitaminës C, si ato që do të gjeni në një multivitaminë, kanë një ndikim.

Ndërsa disa site interneti përpiqen ta hedhin poshtë këtë si "lajm të rremë", e vërteta është se shumë nga ata që po lavdërojnë vitaminën C janë mjekë tejet të kualifikuar dhe me përvojë mjekësore, që kanë lexuar studimet dhe kuptojnë shkencën që qëndron pas tyre - dhe shumë prej tyre janë dëshmitarë okular të këtyre rezultateve pozitive.

Një grup që ka raportuar pa pushim për këtë çështje është "Shërbimi i Lajmeve Mjekësore Ortomolekulare" (http://orthomolecular.org/resources/omns/index.shtml), bordi redaktues i të cilit përbëhet nga dhjetëra mjekë, profesionistë të shëndetit dhe akademikë.

Simbas informacionit të tyre, rreziku më i madh i koronavirusit të ri (covid-19) shihet te përparimi i tij në SARS dhe pneumoni. Dhe në këtë situatë vjen në ndihmë vitamina C. Në fakt, mjekët e kanë përdorur atë që nga vitet 1940 për të luftuar pneumoninë virale.

Në rast se keni dyshime, merrni parasysh deklaratën zyrtare të bërë nga Spitali i Dytë i Universitetit Xi'an Jiaotong në Kinë, e cila rrëfeu se si katër pacientë me pneumoni të rënda të lidhura me koronavirusin ishin rikuperuar prej tij dhe tetë pacientë të tjerë tashmë ishin liruar nga spitali i tyre. Ata thanë që doza të larta të vitaminës C sollën rezultate të mira në aplikimet klinike dhe besojnë se duhet t'u jepet pacientëve që kanë pneumoni të rëndë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të jenë pranuar në spital.

Ata theksuan gjithashtu se disa studime kanë treguar se doza e vitaminës C duket se lidhet me efekasitetin e trajtimit. Doza të larta të vitaminës C, shprehen ata, përmirësojnë nivelin antiviral dhe mund të parandalojnë dhe trajtojnë shqetësimet akute të frymëmarrjes dhe dëmtimin e mushkërive.

Suksesi që po shihet në të gjithë botën në përdorimin e vitaminës C

Rezultate të ngjashme janë parë në Korenë e Jugut, ku një doktor nga një spital në Daegu ka thënë se të gjithë anëtarët e stafit dhe pacientët e tyre kanë marrë doza orale të vitaminë C gjatë më shumë se një javë. Ata me simptoma gjithashtu kanë marrë 30,000 miligramë (30 gramë) vitaminë C, në mënyrë intravenoze. Mjeku raportoi që kjo ka ndihmuar disa pacientë të përmirësohen mbas vetëm dy ditësh, ndërsa shumica e pacientëve panë zhdukjen e simptomave të tyre mbasi kishin marrë vetëm një injeksion.

Të paktën tre studime të njoftuara publikisht janë duke u zhvilluar për momentin në Kinë, me përdorimin e dozave të larta të vitaminës C, që po dërgohen në Wuhan me tonelata. Një mjek kinez, Dr. Richard Z. Cheng, tha së vitamina C nuk dëmton njerëzit dhe është një nga agjentët e paktë - dhe ndoshta i vetmi - që mund t'i mbrojë njerëzit prej infektimit nga koronavirusi, përveç trajtimit të tij.

Sigurisht, ju nuk do ti shihni këto lajme në mediat kryesore, të cilat mbështeten (financohen) prej reklamave të korporatave të mëdha, fitimet e të cilave mund të kërcënohen nëse njerëzit fillojnë të shkojnë drejt trajtimeve natyrore.

E njëjta gjë po shihet në onkologji, ku vitamina C me kohë po tregon dobishmërinë si një ilaç i fuqishëm kundër kancerit. Kjo mbështetet nga studime si ai i Universitetit të Salford-it, që tregon se vitamina C pengon rritjen e qelizave kancerogjene në laborator dhe është 10 herë më e fortë se ilaçet eksperimentale antikancerogjene, për shkak të aftësisë së vitaminës C për të shkaktuar vdekjen nga uria të qelizave kancerogjene.

Eshtë shumë e papërgjegjshme nga mediat kryesore bllokimi i këtyre informacioneve kaq të dobishme për popullin. Kur dëgjoni histori të vitaminës C si të paefektshme në luftimin e koronavirusit, është e rëndësishme të merrni në konsideratë burimin dhe të shpenzoni disa minuta për të parë vetë studimin, në mënyrë që të merrni një vendim të informuar.

Referenca: https://www.newstarget.com/2020-03-12-vitamin-c-helping-chinese-coronavirus-patients-mainstream-media-wont-cover-it.html