venerdì, settembre 19, 2014

Nji pyetje kam për jue, zotnij !



Në Shkrimet Shêjte, Hyji, me anen e Apostullit të kombeve, sh'Palit, na mson të vërteten hyjnore se ka vetëm Nji kult hyjnor të pëlqyeshëm dhe të pranueshëm prej Hyjit : Besimi hyjnor Katolik; për rrjedhojë tana besimet tjera janë të rrêjshme e diabolike, ashtu si msohet edhe në nji tjetër vend në Shkrimet Shêjte : 

« Tanë "zotat" e kombeve jokatolike janë djaj, sepse Hyji krijoi Qiejt. » (Psalmi 95:5)

« Nji Zot, Nji Fé, Nji Pagzim. » (sh'Pali drejtue Efezianve 4:5)

Doktori engjëllor, sh'Tom Akuinati, në komentet e tija mbi tana letrat e sh'Palit, s'bashkut me Doktrinen unanime të Kishës shejte Katolike, përfshi ktu tàna Konçilet Ekumenike e shkrimet e Etënve e Doktorve të Kishës Katolike, g'jatë tàna kohnave, mson se ka vetëm nji Zot të vërtetë : e Shejtnueshmja TRINI, ka vetëm nji Fé të vërtetë hyjnore : Féja Katolike, dhe ka vetëm nji Pagzim : Pagzimi në Kishen Katolike, jashtë të cillës Kishë nuk mundet me u arritë shëlbimi. (Volumi 4, faqet 152-156)

Si nuk keni turp e si nuk ju brên ndërgjegja, ju t'ashtuquejtun lídera katolikë, që nepni nji skandal kaq të randë idolatrijet tuej lëvdue besimet e djajve ? A e dini se Selija-Shêjte, vete Fjala e Zotit mbi tokë, mson se ata që lëvdojnë besimet jokatolike mohojnë totalisht Fenë shêjte Katolike, e pra nuk janë mâ katolikë ?

« Ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

»... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë katolike Romane, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos", 6 Janar 1928)

Ktà apostatë apo mohuesa të Fesë së vetme hyjnore Katolike, t'udhhjekun prej kryeapostatit Bergoglio, shpallin se tana fetë janë të mira dhe shelbojnë shpirtin, simbas direktivave të Pseudo-Konçilit të II të Vatikanit (1962-1965), ku në njênin prej dokumenteve msohet çmenduníja blasfemuese e sakrilegje se tanë njerzit kanë destinen hyjnore ("Gaudium et spes", 21 Nandor 1964); për rrjedhojë, ktà apostatë propagandojnë se tana fetë janë të mira dhe se të tanë njerzit shelbohen në besimet e tyne. Kjo shprehje blasfemuese blasfemon vetë Fjalen e Zotit në Shkrimet-Shejte, ku vetë Hyji na mson se ka vetëm Nji Zot, vetëm Nji Fé e vetëm Nji Pagzim; Kjo shprehje blasfemuese blasfemon Doktrinen e përjetshme hyjnore të Kishës shêjte Katolike dhe tërhjek mallkimin e drejtë të Zotit të Gjithpushtetshëm. 

« Qé, pra, po vej para jush sod nji bekim dhe nji mallkim : nji bekim, n'kjoft se i bindeni Ligjeve te Zotit, Hyjit tuej,... dhe nji mallkim, n'kjoft se nuk i bindeni Ligjeve te Zotit, Hyjit tuej... » (Deuteronomi 11:26-28)

Nji pyetje kam për jue, zotnij, që lëvdoni Konçilin e 1962 : 

Si ka mundsi qe Kisha Katolike, apo ma sakte, Selia-Shejte, si ka mundsi pra kjo Seli-Shejte me thirrë nji Konçil të dytë të Vatikanit pa mbarue Konçilin e parë të Vatikanit të vjetit 1870 ? 

Me 20 Tetor 1870, Papa Piu IX pezulloi përkohsisht Konçilin e I të Vatikanit (1869-1870) me anen e Bulles "Postquam Dei munere", si rezultat i shpërthimit të Luftës Franko-Prusjane dhe si pasojë e vërshimit të trupave masonike pjemonteze të masonit Garibaldi drejt Romës, gja që e bante vazhdimin e Konçilit praktikisht të pamujtun. Në kyt Bullë Pontifikale, me anen e Autoritetit të tij suprem pontifikal, Papa shpall pezullimin e Konçilit për nji kohë të papërcaktueme dhe ia len Selisë-Shêjte, pra nji Pape të ardhshëm, me e vazhdue kyt Konçil. Qé edhe fjalet e tija përmbyllse : 

« Kyt pra Ne vendosim, shpallim, dojmë dhe urdhnojmë, në mnyrë që asnji dispozitë (vendim) e kundërt të mos invalidojë kto akte, dhe Ne deklarojmë të pavlefshëm dhe të paefektshëm çdo lloj aktit që mundet me kundërshtue kyt Bullë, prej cillitdo autoritet ardhte, me dije ose injorance. Kërkush pra mos të guxojë me shkel vullnetin tonë që Ne po shprehim ktu, tuej pezullue Konçilin, dhe kërkush mos të guxojë çmendunisht me kundërshtue egzekutimin e ksaj Bulle. N'kjoft se dikush ka me guxue me e kundërshtue, t'a dijë sa ka tërhjek mbi vedi zemërimin (mallkimin) e Zotit të Gjithpushtetshëm dhe të Apostujve sh'Pjetrit e sh'Palit. » (Papa Piu IX, Bulla "Postquam Dei munere", 20 Tetor 1870)

Në fjalimin e hapjes, me 11 Tetor 1962, Gjoni XXIII u shpreh kjartë e zyrtarisht se po hapte punimet e Konçilit të II të Vatikanit. Me kyt akt rebel e shizmatik, që kundërshton Bullen Pontifikale të Papes Piu IX, Gjoni XXIII tërhjeku mbi vedi mallkimin e Zotit të Gjithpushtetshëm dhe të Apostujve sh'Pjetrit e sh'Palit, dhe konfirmoi dispozitat e Bullës së Piut IX se ky akt i thirrjes së Konçilit të II të Vatikanit ishte nul, i pavlerë dhe i paefektshëm. Për rrjedhoje, tana ndryshimet që kanë rrjedhë prej ktij konçili shizmatik, tash gadi 50 vjet, përfshi ktu shpalljen e nji "meshe" te re, "sakramendve" te reja dhe doktrinave apostate që vijnë prej ktij konçili satanik, si liria fetare e ndërgjegjes, ekumenizmi, kolegjializmi, etj, etj, etj, janë të tana doktrina boshe, të pavlera dhe të paefektshme. 

Kisha Katolike e Selia-Shejte nuk mundet me mallkue vetvedin, ashtu si Zoti nuk mundet me kundërshtue Vetvedin, sepse nji SHPIRT-SHEJT ka drejtue, drejton e ka me drejtue, deri në fundin e botës, Kishen e KRISHTIT Zot, Kishen shejte Katolike (Katekizmi i Papës sh'Piu X). Për rrjedhojë, jo Kisha Katolike por vetëm nji anti-kishë, si kisha konçiljare, jo Papa por vetëm nji anti-papë, si Gjoni XXIII, ka thirre Konçilin e paligjshëm të 1962 dhe ka shpallë doktrinat apostate konçiljare që, të propagandueme prej pasardhsve të tij apostatë në Vatikan, me Palin VI, Gjon Palin I, Gjon Palin II, Benediktin XVI, Françeskun-Bergoglio e kompani, po shtyjnë drejt mallkimit të Ferrit sa e sa shpirtna tash gadi 50 vjet. 

E disa pseudo-klerikë shqyptarë nuk kanë màrre me thanë se asht nji nder i madh që Françesku-Bergoglio ka zgjedhë me vizitue Shqypninë. 

Ku asht nderi i madh me pritë nji Apostat, mohues të Fesë Katolike, e me shkelë Fjalen hyjnore të Zotit në Shkrimet Shêjte dhe në Doktrinen hyjnore Katolike ? 

A e dini, zotnij, si flet Hyji nëpërmjet Selisë Shêjte dhe sh'Gjonit, Apostullit të Dashtnisë hyjnore : 

«[...] Padyshim, të tanë e dijnë se vetë Sh'Gjoni, Apostulli i dashnisë hyjnore, ai që n'Unjillin e tij zbulon n'nji farë mnyret sekretet e Zêmres Shêjte të JEZUSIT, i porosiste vazhdimisht besimtarët katolikë me "dashtë njêni-tjetrin" (I Gjoni 4 : 7-11). Por, në t'njêjten kohë, ai ndalote në mnyrë absolute çdo marrëdhânje me ato që nuk praktikojshin në mnyrë të plotë dhe t'papërlyeme msimet e KRISHTIT : "N'kjoft se dikush vjen drejt jush dhe nuk sjell kto msime, mos e pranoni n'shpinë tuej dhe as mos e përshndetni aspak." (I Gjoni 10). Kshtû pra, mekênse dashnija për Zotin ka për bazë nji besim të sinqertë dhe të plotë, atherë bashkimi në nji Fé Katolike Romane duhet me kênë lidhja kryesuere që bashkon besimtarë e KRISHTIT ZOT. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos", 6 Janar 1928)

Vetë Papa Leoni XIII e pat profetizue kyt tragjedi, tuej konfirmue kjart se anmiqtë dinakë të Kishës Katolike kanë me pushtue Vatikanin dhe aty ku sh'Pjetri pat vue Selinë-Shejte, bash njatý, kta mashtruesa e kriminela, kanë me vue fronin e tyne të mosbesimit dhe të poshtërsisë.

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës] t'munden me shpërnda grégjen [besimtarët]. (Prej egzorçizmit të Papes Leoni XIII, 13 Tetuer 1884)

Mbas vdekjes së Papës Leoni XIII në vjetin 1903, teksti i egzorçizmit, që vetë Papa shkroi dhe urdhnoi me e rrecitue në tana dioçezat, filloi me u botue me cungime, prej vetë shtypkrojave të Vatikanit !!! Mbas vjetit 1903, paragrafi që pruna ktu ma nalt, që fillon me fjalet "anmiq tinzarë...", u zhduk prej botimeve të mavonshme !!!

« O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqinj e nepja fitoren dhe triumfin. » (Idem)