giovedì, novembre 28, 2013

Replika Katolike 5

prej Zef Helmicës

Pseudo-doktori Anslem Grün që mson se 
homoseksualiteti nuk âsht mkat


Shtjefen Dodës S.J. :

« Kufiri i vdekjes sonë është një ftesë për të jetuar këtu dhe tani me vetëdije dhe në mënyrë intensive, për ta nuhatur shijen e jetës. Unë s`kam nevojë që domosdo çdo gjë ta detyroj të futet në këtë kohë të kufizuar. Nëse e pranoj këtë kufi, atëherë jam mirënjohës për çdo moment. E përjetoj atë në plotësinë e tij. Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë. Në kohën e kufizuar e përjetoj pafundësinë e përjetësisë. » (Marrun prej mbrojtsit të homoseksualitetit, Anselm Grün, përkthye prej Shtjefen Dodës S.J.)


Zef Helmica :

Ka dy botë, thotë sh'Agustini, njêna e krijueme prej Fjalës Hyjnuere dhe në të cillen Ai âsht shfaqë i veshun me mortalitetin tonë, dhe tjetra e drejtueme prej princit t'errsinës e ku JEZUSI nuk njifet. "Et mundus non cognovit." (sh'Gjoni 1:10). Kjo botë e dytë âsht e përbâme prej atyne njerzve që hjekin dorë prej Qiellit për me e vendosë mbi tokë parrizin e tyne, dhe preferojnë të mirat dhe knaqsitë e tokës në vend të pasunive dhe lumníve të përjetshme; ndéret kalimtare të ksaj jete t'përkohshme, në vend të lavdisë së premtueme shërbtorve të JEZU-KRISHTIT. E kshtû për kta t'mjerë, destinacioni final nuk âsht Krijuesi por krijesa. Me u knaqë, me u zbavitë, me i dhanë vedit tâna knaqsitë e mundshme, qé pra ideali dhe programi i tyne : "Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë." (Grün)

"Miqsia e ksaj bote âsht anmikja e Zotit. Kushdo pra që don me kênë mik i ksaj bote bahet anmik i Zotit." (sh'Jaku 4:4)

"Mos doni boten e as gjânat e ksaj bote. N'kjoft se dikush don boten, ai nuk ka n'vêdi dashninë hyjnore të Atit, sepse gjithshka që ndodhet në botë âsht épshe trupore, épshe sysh e krenarí jetet."(I Sh'Gjoni 2:25)

Ndàjuni, ô populli jem i zgjedhun [kshtû komenton shêjti Montfort nji fjalë të Zotit], miqtë e mij të dashtun të Krygjit të Birit tem; ndàjuni prej mondànve, të mallkuem prej Madhshtisë teme, të çkishzuem prej Birit tem dhe të dënuem prej Shpirit Tem Shejt. Ruejuni fort me u ulë në karriget e tyne t'infektueme; mos shkoni në mbledhjet e tyne dhe as mos u ndalni n'rrugen e tyne. Ikni larg prej Babilonisë s'madhe e imorale dhe ndigjoni e ndiqni vetëm zânin dhe hapat e Birit Tem të dashtun që ju A kam dhanë me kênë Rruga, e Vërteta dhe Jeta juej. "Ipsum audite." (Sh'Mateu 17:5)

A nuk e ndigjoni JEZUSIN e dashtun që ju thrret i ngarkuem me Krygjen e Tij : "Hajdeni mbas Mejet" (Sh'Mateu 4:9); "Ai që Më ndjek nuk ecë n'errsinë." (Sh'Gjoni 8:12); "Kini besim se Un e kam mposhtë boten." (Sh'Gjoni 16:33) (Meditim marrun prej Rev. P. Texier "Nji muej me t'lumin Montfort", faqet 3-6)

Shtjefen Dodes S.J. :

« Qëllimi asht me gjetë Zotin në çdo gja! Se krijesat e tij i japin lavdi Zotit! Zoti nuk asht i ndamë prej krijesave të tij - ai edhe u mishnu, e mori natyrën njerëzore. Jezusi ka thanë: Zoti aq fort e deshi botën... Ju jeni në botë, por jo prej botës... Budistët për shembull këqyrin me u largu prej botës, mos me pas kurrfarë ndjesinash, edhe me u shkri në njëfarë nirvane... Feja katolike nuk mëson me ikë prej bote. Por kjo nuk do me thanë se sa herë i shijojmë të mirat e botës, ndalemi këtu në dhurata. Jo, por e drejtojmë shikimin tonë kah Dhuruesi i të gjitha këtyre të mirave. Protestantët mësojnë se kjo botë, natyra e njeriut asht e prishtë! Dhe prej saj nuk mundet me dalë as me pritë asgja e mirë. Doktrina katolike thotë se natyre e njeriut asht e lëndmue me mëkatin origjinal - ajo në thelb asht e mirë. Shën Ireneu pat thënë: Lavdia e Zoti është njeriu i gjallë! Kurse Shën Injaci i Loyolës thotë: "Non coerceri a maximo, sed contineri a minimo divinum est - Mos me qenë i kufizum prej ma të madhes, por me mujt me qenë në të voglën, asht hyjnore." »


Zef Helmica : 

Sh'Ireneu, tuej folë mbi heretikët, thotë se "ata pranojnë Shkrimet Shêjte por korruptojnë interpretimin e tyne." (Lib. III, cap. 12, n. 12). Sh'Agustini gjithashtu thotë se "origjina e herezive dhe e dogmave perverse që i xajnë shpirtnat në kurth, për me i shtye mandej në Ferr, vjen vetëm prej faktit se Shkrimet Shêjte, që janë të shêjta në vetvedi, kuptohen në nji mnyrë që nuk âsht e mirë. (ln Evang. Joan., tract. XXVIII, cap. 5, n. 1). Shêjtnia e Tij, Papa Leoni XIII, në Enciklikun "Satis Cognitum"(1896), citon Origjenin që thotë se "tâna herët që heretikët, tuej na paraqitë Shkrimet kanonike, të cillat çdo katolik i pranon dhe i beson plotsisht, duket sikur na thonë : Te né âsht fjala e s'vërtetës. Por na nuk duhet me i besue atyne dhe nuk duhet me u shkëputë prej Traditës primitive kishtare dhe asaj që Kisha e Zotit na ka msue përmes Traditës së saj të pandërpreme. ("Vetus interpretatio commentariorum in Matth.", n. 46)

S'fundi sh'Ireneu na mson se "Dija e vërtetë âsht doktrina e Apostujve... që ka ardhë deri në ditët tona prej zinxhirit të pandërpremë t'ipeshkvíjve... tuej na transmetue njohjen shumë të plotë të Shkrimeve Shêjte, të ruejtuna pa ndryshim."("Contra Hæreses", lib. IV, cap. 33, n. 8)

Prandaj edhe ju, me sjelljen tuej heretike, korruptoni kuptimin e vërtetë të doktrinës katolike, në përpjekje me mbrojtë të pambrojtshmen, me justifikue të pajustifikueshmen. 

« Asgjâ nuk âsht mâ e rrezikshme sesa ata heretikë që, tuej ruejtë në gjithshka integritetin doktrinal, me nji fjalë të vetme, si me nji pikë helmit, korruptojnë pastertinë dhe thjeshtsinë e Fesë Katolike që na kena trashigue prej Traditës hyjnore katolike dhe apostolike. » (Auctor. Trac talus de Fide Orthodoxa contra Arianos)

Pseudo-doktori konçiljar Anselm Grün sintetizon mâ s'mirit mendimin e tij me nji fjalí të vetme : 

"Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë." 

Pra në kohen e shkurtë të ksaj jete toksuere, Grün, që ka pranue publikisht se homoseksualiteti nuk âsht mkat, thotë se âsht, jo pjesënisht, por tânsisht i pranishëm apo prezent "me gzue" çdo çast e çdo gjâ të ksaj jete toksuere. ["ganz gegenwärtig" don me thanë "totalisht prezent".] Vetë ndajfolja "tânsisht" përjashton çdo fije shpreset katolike që edhe i krishtêni mâ i padêjë ruen, në nji mnyrë apo në nji tjetër, për të mirat e përjetshme të Parrizit. Thânja e Grün-it âsht nji pohim tipik i mondànve që vêjnë tânsisht aspiratat e tyne në shfrytzimin e ksaj bote kalimtare dhe harrojnë kultin e vërtetë që i detyrohen Krijuesit të universit. Si konçiljarët heretikë, ata vêjnë kultin e njirit mbi kultin e Zotit. Nën nji pretekst falls të gjetjes së Prezencës hyjnore në krijesat e tija, kto mondànë e skllevën të botës shfrytzojnë rastin me plotsue tana dishirat e épsheve të tyne dhe në fund të ksaj jete të shkurtë toksore, n'kjoft se nuk ndrrojnë rrugë, kanë me gjetë vetëm ndëshkimin e drejtë hyjnor dhe Ferrin e përjetshëm. 

Jeta jonë, thotë sh'Pali në letren e tij drejtue hebrejve, âsht krejt nji jetë shpreset sepse ajo synon vetëm qytetin dhe të mirat e ardhshme. (Hebr., 13:11-14)

« Ashtû si djegim jashtë kampit trupat e viktimave, gjaku i të cillave baret prej Priftit të Nâltë në shêjtore, për shpagimin e mkatit, njashtû JEZUSI ka vuejtë jashtë portave të qytetit me qëllim me shêjtnue njerzit përmes Gjakut të Tij shêjt. Të dalim pra, edhe na, dhe T'a ndjekim jashtë kampit [të ksaj bote] dhe të bàrim turpin e Krygjës së Tij. Të dalim prej kampit dhe jo prej qytetit, sepse na kena vetëm kampin n'kyt botë, dhe jo qytetin permanent, por na kërkojmë qytetin e të ardhmes. » (Idem)

Krygji për mondanët dhe ata që zbresin drejt mallkimit âsht nji marrí, por për ata që njésin rrugen drejt Parrizit, krygji âsht forcë e Zotit dhe shpresa supreme e lumnisë s'përjetshme qielluere. (I Kor. 1:18-24)

« Vllâzen, koha âsht e shkurtë; ajo që lypet me u bâ âsht që ata që kanë grâ t'bajnë sikur mos t'kenë grâ; ata që kjajnë, sikur mos t'kjajnë; ata që gzojnë, sikur mos t'gzojnë, ata që blejnë, sikur mos t'zotnójnë; ata që përdorin kyt botë, sikur mos t'a përdorin aspak sepse figura e ksaj bote kalon. » (Sh'Pali në letren e parë shkrue Korintasve 7:29-31)

Me komentin tuej ju mundoheni me i veshë tesha katolike filozofisë anti-katolike grüniane, me fjalë që nuk kanë lidhje me mondanitetin vetevident të Grünit dhe mbrríni deri aty sa me i dhanë nji kuptim të shtrêmbët Msimit shêjt të Kishës Katolike Romane, ashtû si po bajnë kolegët e tu konçiljarë tash 48 vjet, me pasoja fatale për shelbimin e shpirtnave, për të cilat Shelbuesi jonë ka durue mundimet e pashpjegueshme të Krygjit. 

Sh'Pali e ka profetizue mirë kyt kohë kur njerzit kanë me ia vue veshin doktorëve të rrêmë sepse, për arsye të mkateve të tyne, ata nuk kanë me mujtë me ndie mâ të vërteten e doktrinës shêjte katolike romane, njashtû si errsina që nuk kupton dhe nuk duron driten : "et lux in tenebris lucet, et tenebrae eam non comprehenderunt", "dhe drita shndríti n'errsina por errsinat nuk e kuptuen." (sh'Gjoni 1:5)

« Ka me ardhë nji kohë kur njerzit nuk kanë me durue mâ doktrinen e shëndoshtë por kanë me mbledhë rreth vedit doktorë simbas dishirave të tyne dhe, tuej u dhimbtë veshtë prej doktrinës së vërtetë, kanë me e hjekë veshin prej të vërtetës për me e kthye drejt prràllave. » (2 Tim. 4:3-4)

« Hyji nuk mundet me çue nji ndëshkim mâ të randë sesa vërbimin i popullit të Tij tuej i hjekë dhuntinë e Fesë së vërtetë [katolike] me anen e pseudo-doktorve apo doktorve të rrêmë që çon në vendin e doktorve të vërtetë, e kjo në dënim të krimeve dhe zemrave tona të papendùeme. » (Holzhauser, "Interpretimi i Apokalipsit", 1650)

S'parit, citimi i Grünit nuk ban fjalë për at gjetje të Zotit që ju përmendni; s'dytit, ashtû si ju kam shkrue në Repliken Katolike 2, Krijuesi i universit me t'vërtetë mbush gjithshka, qiellin edhe dheun, - " a nuk mbushi qiellin dhe token, thotë Zoti ?" (Jeremia 23:24) dhe me të vërtetë Hyji âsht gjithkund dhe në çdo pjesë, tânsisht (Aquinas, "Summa Theologica, P. 1, P. 8, artikulli 2), shprehje që i nep nji interpretim të drejtë thanjes së sh'Injacit - por Zoti nuk âsht pjesë përbâse e ktij universi dhe âsht transhendent ndaj tij dhe krijesave të tija (Idem, artikulli 3).

Kur thuhet se krijesat i napin lavdi Zotit, duhet saktsue se për cillat krijesa bahet fjalë. Krijesat e paarsyeshme i napin lavdi Zotit sepse nuk kundërshtojnë askund Vullnedin e Tij shêjt por e njêjta gjâ nuk mundet me u thanë për qênjet e arsyeshme. I pari, djalli i mallkuem, u rebelue kundër Vullnedit hyjnuer dhe me fjalët "non serviam", "nuk shërbej" nuk i dha lavdi Hyjit dhe përfundoi n'Ferr përjetsisht; të njêjtin fund pàten edhe engjujt e tjerë rebelë dhe njerzit mosmirnjohës që imituen rebelimin blasfemues luçiferjan.

Kisha Katolike Romane mson se tanë ata njerëz që janë në mkat të randë janë anmiq të Zotit, për rrjedhojë ata nuk munden me i dhanë lavdi Hyjit në at gjêndje mkatnuere. 

« Çdo njiri mendjemadh âsht nji neverí para Zotit. » (Proverbi 16:5)

Krimi i homoseksualitetit âsht nji neverí para Zotit dhe dënohet me vdekje. (Levitikus 18:22)

Krimi i inçestit âsht nji neverí e jashtzakonshme para Zotit dhe dënohet me djegje për s'gjallit. (Levitikus 20:14)

«Ai që tallet me njerzit e thjeshtë âsht nji neverí para Zotit. » (Proverbi 3:32)

« Rrugët e të keqit janë nji neverí para Zotit dhe ai që ndjek drejtsinë âsht i dashtun prej Hyjit. » (Proverbi 15:9)

Hipokritët që mundohen me u dukë të nâltë e shêjt para njerzve janë nji neveri para Zotit. (Sh'Luka 16:15)

Shkrimet Shêjte janë të mbushuna me shembuj të tillë; e pra, kto njerëz që kryejnë kto krime dhe rrijnë në mkat mortar nuk i napin lavdi Zotit, sepse Hyji urren pafundsisht mkatin dhe ato qênje që janë t'infektueme dhe të degjenerueme prej mkatit. 

« Zoti i don mkatnorët, n'kjoft se i konsiderojmë ata si natyra egzistuese, sepse mkatnorët kanë egzistencën e cilla vjen prej Zotit; por tuej i konsiderue ata si mkatnorë, ata nuk kanë aspak egzistencë dhe mungojnë s'kénunit [për arsye të mkatit t'urryeshëm] dhe n'kyt kandvështrim, ata nuk janë vepra e Hyjit. Kjo âsht arsyeja që Zoti i urren mkatnorët. » (Sh'Tomë Akuinati, "Summa theologica", Iª q. 20, a. 2 ad 4)

Në lidhje me doktrinen që ju msoni se natyra njerzuere âsht lëndue prej mkatit origjinal, por se në thelb ajo âsht e mirë, Doktori engjelluer mson se âsht shkrue në Unjillin simbas sh'Lukës (10:30) « se nji njiri që po u ulte prej Jeruzalemit në Jériko, pra në humneren e mkatit, u zhdeshë prej dhuntive falas që kishte marrë dhe u plagos në natyren e tij, ashtû si delaron Bede, në interpretimin e ktij pasazhi. Prandej mkati zvoglon të miren e natyrës. Përgjigjem tuej thanë se e mira e natyrës njerzuere âsht trefíshe. S'parit, janë princípet bazë prej të cillave natyra âsht e përbame dhe vetitë që rrjedhin prej tyne, siç janë për shembull, fuqitë e shpirtit, etj. S'dytit, mekênse, prej vetë natyrës, njiri ka nji primje (tendencë) drejt virytit..., kjo primje drejt virtytit âsht nji e mirë e natyrës. S'trètit, dhuntía e drejtsisë origjinale, që ia âsht dhanë tanë natyrës njerzuere në personin e njirit të parë, mundet me u quejtë e mirë e natyrës njerzuere. 

» Për rrjedhojë, e mira e parë natyrore e përmendun nuk u shkatrrue e as nuk u zvoglue prej mkatit të Adamit. E mira e tretë e natyrës u shkatrrue krejtsisht prej mkatit të prindve tonë të parë. Por e mira e dytë e natyrës, apo tendenca natyrale drejt virtytit, u zvoglue prej mkatit origjinal sepse aktet njerzuere prodhojnë nji tendencë drejt ktyne akteve... Prej vetë faktit që nji gjâ ka primje drejt njênes prej dy të kundërtave të tija, primja ose tendenca e tij drejt të kundërtës tjetër zvoglohet. Prandej, mekênse mkati âsht i kundërt me virtytin, prej vetë faktit se njiri mkatnon, rezulton nji zvoglim i asaj të mire të natyrës, pra nji zvoglim i tendencës drejt virtytit. » (Idem, Iª-IIae q. 85, a. 1 co.)

Në kyt jetë, mkati origjinal e largon njirin prej Zotit, si fundin e tij mbinatyror. Ky âsht artikull fejet. "Na jena fmijë të zemrimit, prej vetë natyrës", thotë sh'Pali (Efezianve 2:3)

Bazue në thanjen e masipërme të sh'Palit, Doktori engjelluer, sh'Tomë Akuinati, konfirmon se mkati i rrjedhshëm, apo, siç e quen ai ndryshej, mkati i natyrës, rrjedh prej Adamit nëpermjet natyrës njerzuere. (Idem, Iª-IIae q. 81, a. 1 co.)

Nayrisht që Kisha Katolike Romane nuk mson korrupsionin thelbsuer të natyrës njerzuere mbas mkatit origjinal, ashtû si msote Kalvini, sepse ajo thanje âsht herezi.

« N'kjoft se ndokush nuk pohon se njiri i parë Adami, mbasi kishte shkelë ligjin e Zotit në Parriz, menjiherë humbi shêjtninë e tij dhe drejtsinë në t'cillen ishte vendosë, dhe për arsye të asaj fyemjet, ai tërhjeku mbi vedi zemrimin dhe indinjímin e Zotit dhe, për rrjedhojë, vdekjen me të cillen Hyji e kishte kërcënue përpara, tuej e vue nën robninë e vdekjes dhe të djallit, që "kishte mbretninë e vdekjes" (Hebrejve 2:14), dhe për arsye të ktij mkati, i tanë Adami, trup e shpirt, u përkeqsue, atherë ai kjoft mallkue. » (Konçili i Trentës, Sesioni 5, Kanoni 1)

Ky përkeqsim shpjegohet mâ mirë prej Doktori engjelluer si mâ poshtë : 

« Si rezultat i drejtsisë origjinale, arsyeja kishte nji kontroll perfekt mbi pjesët e poshtme të shpirtit, ndërsa arsyeja perfeksionohej prej Zotit dhe i nënshtrohej Atij. Si rezultat i mkatit origjinal, kjo drejtsí origjinale u hup dhe tana forcat e shpirit, megjithse nuk u preken prej mkatit, húpen rregullin e tyne origjinal, simbas të cillit ata ishin të príruna natyrisht drejt virtytit; kjo hupje quhet plagosje e natyrës. Egzistojnë katër fuqi të shpirtit që munden me kênë objekte virtytit : arsyeja, në t'cillen qëndron t'màtunit ("prudentia"); vullnedi, ku rrin drejtsija; pasjónet ("irascibilis"), ku qëndron forca dhe dishirat ("concupiscibilis"), ku qëndron t'përmbajtunit apo vetkontrolli. Prandaj, si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të vërtetës, arsyeja u plagos me plagen e injorancës; si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të mirës, vullnedi u plagos me me plagen e ligsísë; si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të zéllshmes, pasjónet u plagosen me plagen e ligshtísë; si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të kândshmes, të moderueme prej arsyes, dishirat u plagosen me plagen e épsheve. Pra kto janë katër plagët që i janë shkaktue tanë natyrës njerzuere si pasojë e mkatit origjinal të prindve tanë të parë. Por mekênse tendenca drejt të mirës së virtytit âsht zvoglue në çdo individ si pasojë e mkatit aktual,... kto katër plagë janë rezultat edhe i mkateve të tjera, sepse prej mkatit arsyeja errsohet, sidomos në ç âshtje praktike, vullnedi ngurtsohet n'ligsí, veprat e mira bahen mâ të vështira me u krye dhe épshet bahen mâ të vrullshme. » (Sh'Tomë Akuinati, "Summa Theologica", Iª-IIae q. 85, a. 3 co.)

Por konçiljarët heretikë, që ju përfaqsoni, kur thojnë se njerzit i napin lavdi Zotit kanë nji tjetër qëllim djallzuer. Në dokumentin heretik të Konçilit të II të Vatikanit "Gaudium et spes" (1964), ashtû si edhe në enciklikun e anti-papës Wojtila "Redemptor hominis" (1979), përhapet herezia se çdo qênje njerzuere apo çdo njiri âsht i bashkuem me KRISHTIN Zot : 

« In Cristo e per Cristo, Dio si è rivelato pienamente all'umanità e si è definitivamente avvicinato ad essa e, nello stesso tempo, in Cristo e per Cristo, l'uomo ha acquistato piena coscienza della sua dignità, della sua elevazione, del valore trascendente della propria umanità, del senso della sua esistenza.. (paragr. 11)

» Occorre, quindi, che noi tutti - quanti siamo seguaci di Cristo - ci incontriamo e ci uniamo intorno a Lui stesso. Questa unione, nei diversi settori della vita, della tradizione, delle strutture e discipline delle singole Chiese o Comunità ecclesiali, non può attuarsi senza un valido lavoro, che tenda alla reciproca conoscenza ed alla rimozione degli ostacoli sulla strada di una perfetta unità. Tuttavia, possiamo e dobbiamo già fin d'ora raggiungere e manifestare al mondo la nostra unità: nell'annunciare il mistero di Cristo, nel rivelare la dimensione divina e insieme umana della Redenzione, nel lottare con instancabile perseveranza per la dignità che ogni uomo ha raggiunto e può raggiungere continuamente in Cristo. È questa la dignità della grazia dell'adozione divina ed insieme la dignità della verità interiore dell'umanità. (idem)

« ... Quando, attraverso l'esperienza della famiglia umana in continuo aumento a ritmo accelerato, penetriamo nel mistero di Gesù Cristo, comprendiamo con maggiore chiarezza che, alla base di tutte queste vie lungo le quali, conforme alla saggezza del Pontefice Paolo VI, deve proseguire la Chiesa dei nostri tempi, c'è un'unica via: è la via sperimentata da secoli, ed è, insieme, la via del futuro. Cristo Signore ha indicato questa via, soprattutto quando - come insegna il Concilio - "con l'incarnazione il Figlio di Dio si è unito in certo modo ad ogni uomo". (paragr. 13)

» Gesù Cristo è la via principale della Chiesa... Su questa via che conduce da Cristo all'uomo, su questa via sulla quale Cristo si unisce ad ogni uomo, la Chiesa non può esser fermata da nessuno. » (idem)

« Në Krishtin dhe nëpërmjet Krishtit, Zoti i âsht zbulue plotsisht dhe pa dyshim që i âsht afrue njerzimit; në t'njêjten kohë, në Krishtin dhe nëpërmjet Krishtit, njíri ka fitue nji njohje të plotë të dinjitetit të tij, të ngritjes së tij, të vlerës transhendente të vetë njerzimit, të qëllimit të egzistencës së tij. (paragrafi 11)

» Duhet pra që na të tanë, dishepujt e Krishtit, të takohena dhe të mbledhena rreth Tij. Ky bashkim, në fushat e ndryshme të jetës, traditave, strukturave dhe disiplinave të çdo kishe dhe komuniteti kishtar, nuk mundet me u realizue pa nji punë serioze që synon në njohjen reciproke dhe në heqjen e pengesave që gjinden në rrugen e bashkimit perfekt. Megjithaté, na mundena dhe duhet, qysh tash, me mbrritë bashkimin tonë dhe me e shfaqë até para botës : tuej shpallë misterin e Krishtit, tuej diftue dimensionin sa hyjnuer aq edhe njerzuer të Shelbimit, tuej luftue me nji kambngulje t'palodhshme për kyt dinjitet që çdo njiri ka mbërritë dhe mundet me mbrritë vazhdimisht në Krishtin; dinjitet që âsht dinjiteti i hirit të adoptimit hyjnuer dhe, në t'njêjten kohë, dinjiteti i të vërtetës së mbrêndshme të njerzimit. (idem)

» ... Përgjatë eksperiencës së familjes njerzuere që rritet vazhdimisht me nji ritëm t'përshpejtuem, kur na penetrojmë misterin e Jezu-Krishtit, na kuptojmë me mâ kjartsí se në qêndren e tana rrugëve, përmes t'cillave Kisha e kohës tonë duhet me vazhdue ecjen e saj, simbas orientimeve të urta të Palit VI, egziston nji rrugë unike : rruga e eksperimentueme tash sa shekuj dhe që âsht rruga e t'ardhmes. Krishti Zot e ka diftue kyt rrugë sidomos kur, tuej huazue fjalët e vetë Konçilit, "nëpërmjet Mishnimit, Biri i Zotit âsht bashkue, në nji farë mnyre, me çdo njiri." [Const. past. de Ecclesia in mundo huius temporis Gaudium et Spes, 22: AAS 58 (1966), p. 1042]

» ... Jezu-Krishti âsht rruga kryesore e Kishës... Mbi kyt rrugë që çon prej Krishtit te njiri, mbi kyt rrugë ku Krishti bashkohet me çdo njiri, Kisha nuk mundet me u ndalë prej kërkujt. » (Gjon Pali II, "Redemptor hominis" (1979), paragrafi 11-13)

Pra shofim se qysh në paragrafin e 11, doktrina heretike konçilare, nëpërmjet herezisë se KRISHTI Zot kêka bashkue me çdo njiri, e konsideron njerzimin (bashksinë e personave) të ngritun në nji rang transhendent, pra hyjnuer. Në teologji, e veçanarisht në metafizikë, kur flitet për rang transhendent apo qênje transhendente bahet fjalë për engjujt dhe vetë Zotin.

Kisha shêjte Katolike Romane mson bashkë me Doktorin engjelluer se në Misterin e Mishnimit, Zoti ka marrë natyren njerzuere dhe jo personen njerzuere (sh'Agustini, "De Fide ad Petrum", II), (sh'Tomë Akuinati, "Summa Theologica", IIIª q. 4 a. 2 s. c.); i njêjti konkluzion msohet prej Papës martir, Felix, i cituem në Konçilin e Efezit : 

« Na besojmë se Zoti jonë JEZU-KRISHTI, i lindun prej Virgjinës MARI, âsht Biri i përjetshëm dhe Fjala e Zotit, dhe jo nji njiri i marrun prej Zotit, n'kuptimin sikur t'egzistote nji tjetër krah Tij. Biri i Zotit nuk ka marrë nji njiri, në mnyrë që të egzistote nji tjetër afër Tij. » (Idem, IIIª q. 4 a. 3 s. c.)

Në KRISHTIN Zot ka vetëm Nji Personë Hyjnore, që âsht Veta e Dytë e t'Shejtnueshmes TRINI dhe dy natyra : ajo hyjnore dhe ajo njerzore. 

Bazue në konceptin heretik se KRISHTI Zot âsht bashkue me çdo njiri, konçiljarët heretikë errsojnë apo shmangin komplet djallzinë e mkatit që gjindet në fetë e rrême dhe, tuej synue sa mâ parë formimin e Kishës së ardhshme : Kishës humanitare satanike judeo-masonike,  propagandojnë mbledhjet ekumenike anti-katolike me muslimanë, protestantë, mormonë , çifutë, budistë, e sekte të tjera djallzuere, tuej promovue se shelbimi gjindet edhe në fetë e tjera të rrême, mbasi vetë Zoti paska denjue me u bashkue me çdo njíri. Prandej, simbas konçiljarve, mbasi KRISHTI kêka bashkue me tanë njerzimin, atherë, njerzimi kêka hyjnuer, prej ku dalin edhe fjalët e anti-papës Pali VI, në mbyllje të Konçilit (1965) : "Na kena kultin e njirit. » (Prej fjalimit të anti-papës Palit VI, 7 Dhetuer 1965) dhe prej ku rrjedh edhe pretendimi heretik me mbrritë shelbimin pa vepra të mira e pa merita personale (shif "Replika Katolike 4").

E tashti mbasi njerzimi kêka ngritë në nji rang hyjnuer, konçiljarët vazhdojnë punën, me nji kambngulje të palodhshme, drejt bashkimit babilonik të tana feve, drejt asaj Kishe humanitare judeo-masonike, për të cillen kam shkrue me gjatë në replikat katolike të mâparshme. Kjo rrugë unike drejt ktij bashkimi diabolik âsht fillue tash sa shekuj prej judeo-masonerisë, kryesisht mbas Revolucionit Francez të 1789. 

Për mâ tepër konçiljarët heretikë, që bajnë lojen e judeo-masonerisë, tuej dashtë kyt bashkim proletar me çdo kusht, shpifin tash gadi 50 vjet se Kisha Katolike nuk âsht e bashkueme, n'nji kohë kur uniteti i Kishës shêjte Katolike Romane âsht shpallë publikisht në Simbolin e Fesë së Nicesë (325 A.D.) që tanë katolikët e rrecitojnë gjatë Meshës shêjte. 

« Credo in Unam, Sanctam, Catholicam, et Apostolicam Ecclesiam. » 
« Besoj në nji Kishë, Shêjte, Katolike dhe Apostolike. »

« Jashtë Kishës Katolike Romane nuk ka asnji bashkim të shêjtë. » (Papa Sh'Leoni I, "De Jejun. Pent. Sermon 129")

« N'kjoft se ata ândrrojnë me u bashkue, t'hyjnë në Kishen Katolike Romane. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos:16", 6 Kallnduer 1928)

« Katolikët nuk e njohin dhe e dënojne fenë e heretikve. » (Papa Martini V, "Dekretalet e Koncileve Ekumenike : 421, 422", ed. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press, 1990). 

« Vetëm katolikët romanë adhurojnë Zotin e vetëm të vërtetë. » (Papa Gregori XVI, "Summo Iugiter Studio : 6", 27 Maj 1832)

« ... Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim; prej t'pafeve e deri te ata që janë të damë prej KRISHTIT ose që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

»... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë katolike romane, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit.

» ... Asht koha me ekspozue dhe dënue gabimin e autorëve që dishirojnë kyt bashkim ndërfetar, t'cillët e kanë zakon me citue fjalët e KRISHTIT "që t'jena tanë nji... ka me pasë vetëm nji barí dhe vetëm nji grègje" a thue se kjo lutje e KRISHTIT nuk kêka realizue deri tash.

» [...] Duhet me u harrue dasítë e vjetra dhe dallimet doktrinale, thonë ata, dhe lypet me u vendosë nji lloj fejet e përbashkët, nji lloj vllâznijet në rang ndërkombtar.

» [...] N'kto kushte, âsht e kjartë se Selia e Shêjtë, në asnji mnyrë, nuk mundet me marrë pjesë në kongreset apo mbledhjet e tyne; dhe katolikët, për asnji arsye, nuk kanë të drejtë me favorizue autorët e ktij bashkimit. A mundet me tolerue Selia e Shêjtë kyt lloj bashkimit, që kishte me kênë kulmi i padrejtsisë ?

» [...] Padyshim, të tanë e dijnë se vetë Sh'Gjoni, Apostulli i dashnisë hyjnore, ai që n'Unjillin e tij zbulon n'nji farë mnyret sekretet e Zêmres Shêjte të JEZUSIT, i porosiste vazhdimisht besimtarët katolikë me "dashtë njêni-tjetrin" (I Gjoni 4 : 7-11). Por në t'njêjten kohë ai ndalote në mnyrë absolute çdo marrëdhânje me ato që nuk praktikojshin në mnyrë të plotë dhe t'papërlyeme msimet e KRISHTIT : "N'kjoft se dikush vjen drejt jush dhe nuk sjell kto msime, mos e pranoni n'shpinë tuej dhe as mos e përshndetni aspak." (I Gjoni 10). Kshtû pra, mekênse dashnija për Zotin ka për bazë nji besim të sinqertë dhe të plotë, atherë bashkimi në nji Fé Katolike Romane duhet me kênë lidhja kryesuere që bashkon besimtarë e KRISHTIT ZOT. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos", 6 Kallnduer 1928)

« Qëllim i çifutve âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton vetëm me eliminue patriotizmin në zemrat e njerzve, duhet gjithashtu, e mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq shumë dinjitet dhe pavarsí sesa bashkimi i tij me Zotin përmes Fesë dhe dashnisë hyjnore. Simbas Sinagogës, duhet me i shtye njerzit drejt asaj që njeni prej tyne e ka quejtë krejt mirë "Kisha e mendimit të lirë fetar". 

» Admironi kyt afrimitet : mendim i lirë dhe fé. Ata (çifutët) e dijnë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me u shkatrrue kjo natyre e tyne. Duhet pra me u knaqë dhe mjafton me i drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi të vagët (të turbullt), ku sejcilli ka me besue shka të dojë e ka me i dhanë hyjnisë kultin që i pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes se tij, ka me i ruejtë praktikat e kultit që i nep zotit të vetëm dhe jomaterial ose ka me i reformue ato simbas principeve të nji judaizmi liberal dhe humanitar." Falë shtrimjes së ksaj "lirije praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." (Arshivat izraelite, III, faqet 118-119, vjeti 1868)

» ... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e humanitar" don me vue nji kishë katolike simbas mnyrës së tij, ku tanë njerzit të munden me hy e ku të tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm. "Asht veçanarisht e domosdoshme me ndâ moralin që i përket të tanve me dogmen fetare të veçantë të çdo besimit." (Monsinjor Henri Delassus, "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik" (1899), faqet 55-59; Arshivat izraelite, XI, faqe 504, vjeti 1867)

Doktrina që pohon se KRISHTI Zot âsht bashkue me çdo njiri âsht nji doktrinë heretike dhe blasfemuese dhe kjo konfirmohet prej Magjisterit të pagabueshëm të Kishës shêjte Katolike Romane. 

« Asht shumë e randsishme me djitë se për me mbrritë perfeksionin e krishtênë, perfeksion që mbërrihet vetëm nëpermjet bashkimit me JEZU-KRISHTIN, duhet me u boshatisë prej çdo gjâjet të keqe që ndodhet në né; përndryshej, Zoti jonë JEZU-KRISHTI, që âsht pafundsisht i pastërt dhe urren pafundsisht ndytsinë mâ të vogël në shpirt, ka me na hjekë sysh dhe nuk ka me u bashkue me né. » (Sh'Luigj-MARIA i Montfortit, "Traité de la vraie dévotion à la Très Sainte Vierge")

Ashtû si cèka mâ nalt në pjesët e shkëputuna prej Shkrimeve Shêjte, Doktorin engjëlluer, sh'Tomë Akuinatin dhe dishminë e shêjtit Montfort, dishmí që âsht msue prej tanë shêjtënve, Hyji urren mkatin dhe ato krijesa që jetojnë në mkat, prandaj âsht blasfemuese me pretendue se Zoti âsht bashkue me çdo njiri, tuej ditë se njerzimi, me përjashtim të nji grupi të vogël të zgjedhunish, para ardhjes së Shelbuesit jetonte në nji errsinë të thellë mkatesh, nën robninë e plotë të satanit : 

« In mundo erat, et mundus per ipsum factus est, et mundus eum non cognovit. » (Sh'Gjoni 1:10)

« Ishte në botë, dhe bota u bâ prej Tij por bota nuk E njohu. » (idem)

Doktori engjëlluer, në vepren e komenteve evangjelike prej Etënve të Kishës Katolike, "Zinxhiri i artë" (1855), i len me folë kshtû étnit mbi pasazhin e masipërm : 

« Sh'Agustini : Çka don me thanë kjo : Bota âsht bâ prej Tij ? Qielli, toka, deti dhe tana gjânat që egzitojnë në té quhen bota. Në nji kuptim tjetër, ata që duejnë boten quhen bota; e prandej âsht shkrue : "dhe bota nuk E njohu." A mundena me thanë se qiejtë apo engjëjt apo hyjet nuk e kanë njoftë Krijuesin, egzistenca e t'Cillit pranohet edhe prej djajve ? Tana krijesat, prej tana anve, E kanë lëvdue, por kush janë ata që nuk E kanë njoftë ? Janë ata që quhen bota, sepse duejnë boten. Tuej dashtë boten, na jetojmë nëpermjet zêmres në botë, kurse ata që nuk e duejnë boten janë me trup në botë por jetojnë me zemër në Qiell, ashtû si thotë Apostulli [sh'Pal] : "Biseda jonë âsht në Qiell." (Philip. 3:20) Ata që duejnë boten e kanë meritue me u emnue simbas ksaj bote ku ata jetojnë. Kshtû na thojmë : Kjo shpi âsht e mirë ose e keqe, tuej lëvdue ose akuzue jo muret e saj por banorët; për rrjedhojë, na quejme botë ata që jetojnë në botë nëpermjet zêmres së tyne. 

» Sh'Gjon Krizostómi : Ata që ishin miqtë e Zotit E njoften para prezencës së Tij trupore, pra para ardhjes së Tij në kyt botë; dhe në kyt kuptim KRISHTI tha : "Abrahami, ati juej, âsht ngazllue me pâ diten Teme." Kur kombet na pvesin tuej thanë : Pse ka ardhë në kohët e fundit me na shelbue, mbasi na ka neglizhue kaq gjatë ?, na i përgjigjena se Shelbuesi ishte përpara në botë, tuej u kujdes për veprat e Veta, dhe âsht njoftë prej tanë atyne që janë kênë të dêjë; n'kjoft se bota nuk E njohu, megjithaté ata, për t'cillët bota nuk ishte e dêjë (Hebr. 11:37), E kanë njoftë. Tuej thanë "bota nuk E njohu", Shelbuesi ka shpjegue menjiherë shkakun e ksaj injorancet, tuej quejtë botë ata që janë të lidhun vetëm me boten dhe dijnë vetëm gjânat e botës. Nuk ka gjâ mâ t'madhe që trazon shpirtin sesa me e lanë vedin me u shkrí në dashninë e gjânave prezente. » (volumi 7, faqet 60-61)

Në Katekizmin e Konçilit dogmatik të Trentës, të aprovuem publikisht me 24 Shtatuer 1566 prej Papës sh'Piu V dhe prej tanë papve e konçileve mbas tij, shkruhet : 

« La Chiesa miliante é l'insieme di tutti i fedeli che ancor vivono su la terra; e si chiama militante perche i suoi membri devono sempre combattere con quei terribili nemici che sono il mondo, la carne e il demonio. » (Catechismo del Concilio di Trento; Parte I, articulo IX, pagina 141)

« Kisha Militante âsht bashkimi i tanë besimtarve që jetojnë ende mbi tokë; ajo thirret militante sepse pjestarët e saj duhen me luftue pa pushim kundër ktyne anmiqve të tmerrshëm që janë bota, epshet dhe djalli. » (Idem)

Kisha shêjte Katolike, nëpermjet Konçilit dogmatik të Trentës, na mson se bota âsht njêni prej anmiqve tonë të tmerrshëm dhe se kjo botë duhet luftue papushim dhe evitue, ashtû si pohojnë edhe etnit e Kishës që citova mâ nalt. 

Kur je cekni Shkrimet Shêjte që pohojnë se Zoti aq shumë e deshti bote, ju i mveshni Fjalës hyjnuere nji kuptim tjetër prej asaj që ia nep Kisha shêjte Katolike, e vetmja e autorizueme prej Zotit me dhanë kuptimin e vërtetë të Revelacionit hyjnuer. Si ju kam thanë edhe mâ parë, si heretikët, ju mundoheni me korruptue kuptimin e vërtetë të Shkrimeve Shêjte, për me mujtë me justifikue idetë tueja heretike konçiljare.

« Origjina e herezive dhe e dogmave perverse, që i xajnë shpirtnat n'kurth për me i hjedh mandej n'Ferr, âsht në kuptimin e gabuem të Shkrimeve Shêjte, të cillat ne vetvedi janë të mira e shêjte. » (Sh'Agustini, "ln Evang. Joan.", tract. XXVIII, cap. 5, n. 1)

« Por Zoti aq shumë e deshti boten sa me dhanë Birin e Tij të vetëm. » (sh'Gjoni 3:16)

Mbi pasazhin e mâsipërm, sh'Agustini, doktori i lavdishëm i Kishës Latine, shprehet kshtû : "Pse quhet JEZU-KRISHTI Shelbuesi i botës ? Sepse Ai ka ardhë me shelbue botën. Pra, prej aq sa varet prej mjekut, ai ka ardhë me sherue t'smuetin. Por ai që nuk don me iu bindë urdhnave të mjekut, mbytë vedin. » (Sh'Tomë Akuinati, "Zinxhiri i artë"-1855, vllimi 7, faqe 189)

Po mbi kyt pasazh sh'Gjon Krizostómi, doktori i madh i Kishës Bizantine, shkruen : "Si pasojë e ktyne fjalve [aq shumë e deshti boten...], shumë flejnë mbi malin e mkateve dhe neglizhancave të tyne dhe, tuej abuzue mshiren e Zotit, thojnë : 'Nuk ka Ferr; nuk ka vuejtje t'përjetshme e Zoti na i fal tana mkatet tona.'" (Idem)

A nuk veprojnë njishtû edhe konçiljarët heretikë, të cillët mohojnë me vepra egzistencen e Ferrit dhe mundimet e përjetshme kur thojnë për nji që des : Hyni në shpinë e Atit ? 

Por bota nuk e njofti Krijuesin dhe Shelbuesin e vet : "et mundus eum non cognovit" (sh'Gjoni 1:10). E për rrjedhojë, edhe Shelbuesi nuk i njef mâ për të tijtë ata që përbuzin urdhnat e Mjekut hyjnuer, pra Magjisterin e pagabueshëm të Kishës shêjte Katolike Romane, dhe jetojnë simbas kapríçove njerzuere dhe urdhnave të botës apostate, që ka mohue Krijuesin e saj : 

« Por mbasi kam thirrë dhe ju keni rrefyzue me M'ndigjue; por mbasi kam shtrí doren dhe kërkush nuk E ka pâ; por mbasi ju keni përbuzë tana kshillat e Mija dhe keni neglizhue tana korrigjimet e Mija, edhe Un atherë kam me qeshë për shkatrrimin tuej dhe kam me u tallë kur t'ju vijnë ajo që ju mâ pak e prisni. Kur mallkimi ka me u lshue mbi jue papritun dhe kur shkatrrimi ka me ju râ si stuhija; kur mjerimi dhe ankthi kanë me ardhë mbi jue, atherë kanë me M'thirrë e nuk kam me ndigjue; kanë me u çue qysh n'àde e nuk kanë me M'gjetë sepse kanë urrye udhëzimin dhe nuk kanë msue frigen (respektin) ndaj Zotit; sepse nuk i janë nënshtrue kshillave të Mija dhe i kanë përbuzë tana ankesat e Mija; Për rrjedhojë, kan me hangër frytet e rrugës s'tyne dhe kanë me u mbushë me kshillat e veta (njerzuere); shthurja e fmijve ka me i vra dhe prosperiteti i t'marrve ka me i hupë; Por ai që M'ndigjon ka me ndejë n'sigurí dhe ka me gzue bollekun pa u frigue prej asnji t'kèqet.» (Proverba, 1:24-33)

Pra Kisha shêjte Katolike na mson me ikë prej botës me zêmer dhe megjithse shpesh na duhet me përdorë gjanat e ksaj bote, si instrumente drejt Mbretnisë Qielluere, nuk duhet me lidhë zêmren tonë me të mirat e rrêjshme të ksaj jete kalimtare. 

Fjala e pseudo-doktorit Anselm Grün nuk lidhet me kyt përdorim katolik të botës, megjithse ju mundoheni me justifikue t'pajustifikueshmen. Grün shprehet krejt kjartë se "Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë." Me marrë pjesë në çdo gjâ don me thanë me përdorë edhe ata gjâna të botës që janë të paligjshme dhe mkatnore për nji katolik, sepse "gjithshka që ndodhet në botë âsht épshe trupore, épshe sysh e krenarí jetet." (I Sh'Gjoni 2:25)  

Por konçijarët heretikë, tuej pretendue se KRISHTI âsht bashkue me tanë njerzimin dhe e ka hyjnizue até, mkati nuk ka ma vend për ata që janë t'hyjnizuem, e për rrjedhojë të tanë shelbohen pa përjashtim; koncepti i Ferrit âsht thjesht mitologjik për tà dhe se "t'ashtuquejtunat mkate" nuk duhen konsiderue mâ mkate por "të mirat dhe të drejtat e njirit t'hyjnizuem e t'civilizuem", prandej edhe Grün thotë haptaz se homoseksualiteti nuk âsht mkat.

Ky silogjizëm pervers e blasfemues nuk vjen dhe nuk ka me ardhë kurrë prej msimit hynuer të Kishës shêjte Katolike Romane, Nuses së Papërlyeme të Qingjit të Zotit por vjen prej helmit djallzuer të anmiqve të saj mâ të neveritshëm e dinak, që, ashtû si e profetizon S.S. Leoni XIII në egzorçizmin e tij, janë infiltrue dhe kanë pushtue institucionet e Kishës Katolike, tuej i shfrytzue ata me korruptue masat e besimtarve, dhe tuej punue paralelisht me qeveritë judeo-masonike, shtyjnë pa pushim agjenden çifute ndërkombtare drejt nji Qeverie botnore judeo-masonike dhe drejt nji feje botnore humanitare anti-katolike. Mjerë për ata shqyptarë, t'cillët për disa privilegje materiale ose prej injorancet fetare, imitojnë tradhtarin juda dhe mohojnë me vepra Shelbuesin e njerzimit, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN : 

« Kto njerëz Më nderojnë vetëm me gojë, por zêmrat e tyne janë larg Mejet. Ata Më ofrojnë nji adhurim të rrêmë, sepse msojnë doktrina dhe urdhnime njerzuere. » (Sh'Mateu 15:8)


Replika Katolike 4

prej Zef Helmicës




Shtjefen Dodes S.J. :

« Drejtësia - pajtimi, është vendosur me gjakun e derdhur të të Pafajshmit - Jezu Krishtit, që na ka shpërblyer - e ka paguar dëmin e njerëzimit! Kështu që shpëtimi fitohet me hirin e Zotit - pa meritën e njerëzve, por me besimin në meritat e Jezu Krishtit! »


Zef Helmica :

« Asht e kjartë se Zoti jonë JEZU-KRISHTI ka meritue për né shelbimin dhe tana hiret që të çojnë në shelbim, kjoftë justifikimin, kjoft hiret që e paraprijnë dhe që e pasojnë até si dhe të mirat e përkohshme, për aq sa ato ndihmojnë në shelbim. KRISHTI Zot ka meritue rinjàlljen e trupave, qetsimin e épsheve ("concupiscentia"), në mnyrë që ajo mos të na dominojë dhe në mnyrë që të fiket, bashkë me dobsitë e tjera njerzuere, në fundin e ksaj jete toksuere. "Ai na ka bekue me tana bekimet shpirtnuere... në JEZU-KRISHTIN." (Efezianve 1:2-3)

» Për vetë faktin se JEZU-KRISHTI âsht Zoti jonë, thotë sh'Tomë Akuinati, veprat e Tija janë, n'lidhje me Até dhe n'lidhje me ne, si veprat e nji njiri tjetër n'hirin e Zotit janë n'lidhje me té. Pra, gjithshka që nji njiri mundet me meritue për vedi, JEZU-KRISHTI mundet me e meritue për pjesët eTrupit të Tij Mistik, dhe kjo në nji mnyrë shumë perfekte. Por mos të harrojmë se meritat e JEZU-KRISHTIT na aplikohen, në nji farë mnyret, nëpermjet meritave tona, të cillat janë rrjedhimisht të nevojshme dhe ato jo vetëm që nuk i zvoglojnë por i naltsojnë meritat e JEZU-KRISHTIT, sepse marrin prej ktyne meritave të KRISHTIT Zot tanë virtytin e tyne. 

» Pasioni dhe vdekja e JEZU-KRISHTIT janë si nji shkak universal i faljes së mkateve, ashtû si dielli âsht shkaku universal i dritës dhe i ngrohtsisë së tokës; por ashtû si âsht e nevojshme që çdo qênje t'shfaqet dhe t'i nënshtrohet influencesë së diellit, për me marrë pjesë në driten e tij, kshtû duhet që çdo shpirt t'i nënshtrohet JEZU-KRISHTIT për me përfitue hirin hyjnuer. Asht e kjartë se, pavarsisht Pasionit të Shelbuesit, tanë njerzit léjnë n'mkat dhe disa prej tyne, mbas faljes së mkateve, bijnë edhe nji herë n'mkat dhe mallkohen. Pra âsht e nevojshme për njirin me plotsue disa kushte për me u shelbue. N'kjoft se njerzit nuk kishin ardhë prej Adamit fajtuer, ata nuk kishin me lé n'mkat. Prej gjenerimit trupuer ne trashigojmë fajin e atit tonë t'parë dhe prej regjenerimit shpirtnuer në JEZU-KRISHTIN na jena t'liruem prej mkatit. N'kjoft pra se na nuk riléjmë në Até, nëpermjet Pagzimit, na hùpena, sepse âsht prej ktij rigjenerimit që híni shpirtnuer, fryt i Pasionit të Tij, na âsht dhanë. N'kjoft se nuk mundena ma marrë Pagzimin, mbetet pendesa perfekte me sigurue shelbimin, por ky dispozicion i nevojshëm lyp gjthashtû prej nesh nji përpjekje, e cilla si Pagzimi, âsht fryt i Pasionit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Mbas justifikimit, jena n'rrugen e Parrizit, por dikush vêhet n'rrugën e mbarë n'mnyrë që ai t'ecin aty me kambët e veta drejt destinacionit.

» Meritat e JEZU-KRISHTIT jo vetëm që nuk përjashtojnë meritat tona por kto t'fundit mbështeten në ato si mbi temelin e vet dhe prej ktij temeli ata marrin hinin, fillesen e çdo meríte dhe drejtimin e veprave tona të mira drejt jetës t'amshueme. Larg prej zvoglimit të meritave të Shelbesit, veprat tona, përkundrazi, i çojnë ato merita mâ nalt. Kush âsht aq i pamend sa me pretendue se vilet e shëndetshme cënojnë lavdinë e hardhísë, pa t'cillen ata nuk kishin me prue asnji fryt ? Por, thojnë protestantat, meritat e JEZU-KRISHTIT, a nuk mjaftojnë ? Meritat tona, larg prej t'provuemit pafuqinë, dishmojnë, përkundrazi, efikasitetin e tyne, sepse meritat e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT na kanë sigurue jo vetëm shelbimin por edhe hinin hyjnuer me e bâ kyt shelbim nëpermjet meritave tona. N'kjoft se Zoti përdor diellin për me ndriçue dhe shiun me freskue nuk âsht se nuk mundet me e bâ vetë drejtpërdrejt, por Ai dishiron me rrezatue edhe mâ shumë fuqinë e Tij, tuej i dhanë krijesave fuqinë me e bâ kyt gjâ. Na i detyrohena edhe mâ shumë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT për shelbimin kur, tuej mos u knaqë vetëm me faktin e t'merituemit, Ai ka meritue që na t'a bajmë kyt shelbim nëpermjet meritave tona, gjâ që na nderon edhe mâ shumë. 

» Pra mekênse meritat e JEZU-KRISHTIT nuk i bajnë t'panevojshme meritat tona, pendesa e JEZU-KRISHTIT nuk na përjashton prej pendesës që na duhet me bâ. Kjo e vërtetë âsht nji artikull fejet [dhe mohuesit e tij janë heretikë]. "KRISHTI ka vuejtë për ne, tuej ju lanë shembullin në mnyrë që ju me ecë në gjurmët e Tija." (I sh'Pjetrit 2:21) Simbas Konçilit dogmatik të Trentës, âsht i justifikuem vetëm ai që, i paraprímë prej hinit shpirtnuer, predispozóhet për justifikimin dhe i drejti meriton jeten e përjetshme nëpermjet veprave të mira që ai ban në Hyjin. » (shif Konçilin e Trentës, Sesioni 6, Kanoni 30)

« Kur Apostulli sh'Pal mson se njiri âsht i justfikuem "prej fesé" (kanoni 9) dhe në mnyrë të lirë apo falas (Romakve 3:22-24), kto fjalë duhen kuptue në at kuptim që ia ka dhanë gjithmonë Kisha Katolike Romane. Na thóna se njiri âsht i justifikuem prej Fesë sepse "feja âsht fillimi i shelbimit njerzuer" (st. Fulgentius, "De Fide", to Peter, note 1), temeli dhe rrâja e çdo justifikimit dhe "pa té (fenë) âsht e pamujtun me i pëlqye Zotit" (Hebrejve 11:6) dhe me u bâ bijtë e Tij; na thóna se jena justifikue falas sepse asnjêna prej atyne gjânave që paraprijnë fené apo veprat e mira nuk meriton, n'vetvedi, hinin e justifikimit, sepse "n'kjoft se âsht hí hyjnuer, aj nuk egziston si pasojë e veprave, përndryshej híni nuk kishte me kênë mâ hí hyjnuer" (Romakve 11:6) (Konçili i Trentës, Sesioni 6, Kapitulli 8)

» Tuej kênë pra kshtû t'justifikuem dhe tuej u bâ "miqtë e Zotit" dhe "sherbtorët e Tij" (sh'Gjoni 15:15; Efezianve 2:19), "tuej përparue prej nji virtyti në tjetrin" (Psalmi 83:8), "ata rilèjnë (rinovohen) ditë mbas ditet" (II Korintasve 4:16) tuej nënshtrue me anen e pendesës trupin e tyne (Kolosve 3:5) dhe "tuej i ofrue trupat e tyne si instrumenta drejtsíjet" (Romakve 6:13-19) drejt shêjtnimit, nëpermjet mbajtjes së Urdhnimeve të Zotit dhe të Kishes Katolike Romane; në kyt drejtsi të marrun prej hinit të KRISHTIT, "ku feja bashkpunon me veprat e mira" (sh'Jaku 2:22), ata rriten dhe justifikohen edhe mâ shumë (kanonet 24 dhe 32), ashtû si âsht shkrue : "Ai që âsht i drejtë, të justifikohet edhe mâ tepër" (Apokalipsi 22:11) dhe "Mos u frigo me vazhdue justifikimin deri n'vdekje" (Ekleziast. 18:22) dhe prapë : "Ju e shifni pra se njiri justifikohet prej veprave dhe jo vetëm prej fesé" (sh'Jaku 2:24). » (Idem, kapitulli 10)

« N'kjoft se dikush ka me thanë se vetem me anen e fesë mkatnori âsht i justifikuem dhe asnjigjâ tjetër nuk âsht e nevojshme me bashkpunue në marrjen e hinit justifikues, dhe se nuk âsht aspak e nevojshme që ai të përgaditet dhe të predispozohet me veprimin e vullnedit të tij, atherë ai kjoftë mallkue. » (Konçili dogmatik i Trentës, Kanoni 9; Denzinger : 819)

Pra, si konkluzion, shprehja se shelbimi fitohet pa meritat e njerzve dhe se vetëm besimi mjafton âsht nji shprehje heretike e mallkueme prej Kishës Katolike Romane në Konçilin dogmatik të Trentës. Për rrjedhojë, nuk âsht çudi kur shohim veprimin e arkheretikut Luter dhe dishepujve të tij protestantë që kanë hjekë Epistullin e sh'Jakut prej Bibles protestante, për arsye se lufton konceptin heretik të shelbimit pa vepra të mira e pa merita personale. 

Bibliografi : 

Abati Berthier, "Abrégé de théologie dogmatique et morale", 1927, faqet 154-157
Denzinger, "Burimet e dogmave Katolike, edicioni 30të, 1957, faqet 252-259

venerdì, novembre 15, 2013

Replika Katolike 3

prej Zef Helmicës

Notker Wolf, 'abati' kryesor i pseudo-benediktinve
të sotëm në nji koncert rock (muzikë satanike)



Shtjefen Dodes S.J. :  

« Zef, kam shumë simpati për njerëz që mundohen për pastërtinë e fesë. Dhe çdo shkrim apo kritikë konstruktive në këtë drejtim e mirëpres. Jam i vetëdijshëm që nuk asht lehtë menjëherë me ditë se çka vjen prej shpirtit të mirë (të Zotit) e çka prej shpirtit të keq. Mirëpo, Krishti na ka mësu se prej fryteve keni me i njohtë! Dhe mundemi me thanë që shumë njerëz tu i lexu mendimet e p. Anselmit, që asht rregulltar (murg), e gjejnë paqen e shpirtit, dhe bahen ma të aftë me përhap paqen e dashurinë që asht edhe misioni i një besimtari. Ne e dimë që besimi në Krisht - besimi se vetëm Ai është Shpëtimtari asht hir i kullum prej Zotit, dhe nuk mundemi ne njerëzit me prodhu! Ne, vetëm me jetën tonë mundemi me dëshmu se kush asht Krishti për njeriun. Po ky Krisht na ka thanë "Kush nuk asht kundër meje, asht me mu"! Nuk mundet me qenë dikush kundër Kishës e Krishtit nëse promovon gjetjen e Zotit në krijesat e tij. Ato vetë e kumtojnë lavdinë e Zotit. Feja nuk është vetëm mësim/doktrinë - ajo është vetë jeta! Prandaj, edhe pse shpesh herë në disa shkrime nuk përmendet direkt Krishti, nuk do të thotë se nuk po shpallet vetë Ai, kur promovohet dashuria ndaj krijesave të tij - e që në fakt vetë Bibla na thotë se Zoti është dashuri - të tijat janë malet, i tij asht deti, ai e krijoi... duart e tij e krijuan tokën. Psalmet gufojnë me tekste të tilla. P. Anselmi i thotë të njëjtat gjana vetëm me terminologjinë - gjuhën e njerëzve të sotshëm. Dhe ky asht edhe qëllimi: afrimi te burimi - Fjala e Zotit! »

Zef Helmica : 
Për saktsi, KRISHTI Zot nuk ka thanë «Kush nuk âsht kundër meje, âsht me mue» por te teksti biblik prej sh'Lukës gjejmë fjalët e JEZUSIT : «... ai që nuk âsht kundër jush, âsht me jue » (9:50). Po të shofim interpretimin e ktij pasazhi biblik prej etnëve dhe doktorve të Kishës shêjte Katolike, kryesisht sh'Tomë Akuinatit, sh'Gjon Krizostomit dhe sh'Ambrozit, te vepra e mirënjoftun e Doktorit engjëlluer «Zinxhiri i artë», gjejmë se hiri i Zotit âsht i gjithpushtetshëm dhe vepron në mnyra të ndryshme. Sh'Gjoni Unjilltar i thotë JEZUSIT se kishte pa nji njiri tuej egzorçizue djaj në emnin e KRISHTIT Zot dhe e kishte ndalue sepse nuk ndiqte dishepujt se ai, por Shelbuesi e lejon egorçizuesin me veprue tuej i lanë me kuptue sh'Gjonit Unjilltar dhe tanë besimtarvet se prej hirit të Tij hyjnuer disa janë dishepuj, disa janë profetë, disa doktorë, disa Unjilltarë, disa misionarë, etj. Pra sejcilli ka misionin e vet në Kishen shêjte të KRISHTIT Zot dhe sejcilli kontribon për lavdinë e Hyjit mbrenda Kishës shêjte Romane. Të tanë nuk janë apostuj; të tanë nuk janë doktorë; të tanë nuk janë profetë. Njashtu si edhe thembra nuk âsht sy, e dora nuk âsht krye, por sejcilla pjesë e trupit ka randsinë e vetë në funksionin e tij, në nji mnyrë analoge, çdo pjesë e Trupit Mistik të KRISHTIT Zot, që âsht Kisha shêjte Katolike, luen rolin e saj për mâ të madhen lavdi të Zotit, Kishës Tij shêjte e shelbimin e shpirtnavet. Kjo metaforë e bukur shpjegohet po aq bukur prej sh'Palit në krejt kapitullin e dymbëdhetë të letrës së tij të parë drejtue Korintasve. 

Por ky pasazh nuk i aplikohet kurrsesi nji profeti të rrêmë e nji pseudo-benediktini si Albert Grün, i cilli thirret edhe at, tuej mos kenë as meshtar. 

« Ruejuni prej profetve të rrêmë! Kanë me ju ardhë të veshun me tesha qingjash por përmbrênda janë ujq grabitqarë. Ata keni me i njoftë prej fryteve të tyne, ashtû si njifet pema prej fryteve të saja. A vjèlen rrushtë ndër ferra apo fiqtë, ndër gjemba ? Pema e mirë xjerr fryte të mira; pema e keqe, fryte të kqija. Nji pemë e mirë nuk mundet me xjerrë fryte të kqija dhe as nji pemë e keqe, fryte të mira. Por çdo pemë që nuk ban fryte të mira ka me u këputë dhe me u hjedhë n'zjerm. Pra, profetët e rrêmë keni me i njoftë prej fryteve të tyne. » (sh'Mateu 7:15-20)

« Vllâznit e mij, ruejuni prej atyne që shkaktojnë skandale dhe dasína mes jush, tuej u largue prej doktrinës katolike që ju keni msue. Rrini larg prej tyne! Kto njerëz nuk shërbejnë JEZU-KRISHTIN, Zotin tonë, por janë skllevën të epsheve të tyne dhe me fjalë t'âmbla e servile mashtrojnë shpirtnat e thjeshtë. » (Prej letrës së sh'Palit drejtue Romakve, 16:17)

Fjalët e âmbla e relaksuese të filozofisë ezoterike të Grün-it nuk kanë asgja të përbashkët me mesazhin e krishtênë të shelbimit të shpirtnave dhe doktrinen shêjte katolike. Rruga e Parrizit âsht Rruga mbretnore e Krygjës, ashtû si mson vetë Kisha Katolike Romane e doktorët e mistikët e saj mâ të mëdhaj. Ata që kërkojnë nji rrugë tjetër janë nën mashtrimin e satanit dhe rrezikojnë me u mallkue përjetë në Ferr. Rilexoni edhe njiherë fjalët e arta të shejtit Gjon-MARIA Vianí, Famullitarit të Arsit (Replika Katolike 1). Rruga ezoterike, terapeutike e Grün-it çon drejt nji lloj hipnoze mendore, drejt nji lloj posedimi satanik që e len shpirtin në nji  qetsi të rrême derisa të desin për me përfundue mandej në spazmat e Ferrit të përjetshëm. 

Asht me mashtrue me thanë se Grün përshkruen të njêjtat doktrina kristjane por me terma moderne. Së parit, po të studioni fushen e morfologjisë dhe sintaksës, keni me kuptue se nuk ka kurrë dy sinonime të njêjta dhe se nji fenomen i caktuem nuk përshkruhet kurrë njilloj tuej përdorë terma të ndryshme. Jo më kot Kisha Katolike ndalon rreptsisht ndyshimin e fjalve, për shembull, në administrimin e Sakramenteve, në lutjet liturgjike (Mesha shêjte Romane), në msimin e koncepteve bazë të teologjisë dhe filozofisë katolike, etj. 

Grün me fjalorin e tij ezoterik përhap nji doktrinë anti-katolike dhe revolucionare, nën petkun e fjalve të âmbla e humanitare, tuej kontribue kshtû fuqishëm në ndërtimin e Kishës katolike humanitare judeo-masonike (shif Replika Katolike 1, 2)

Në nji intervistë të tij në 2007 (Cafébabel), Grün shprehet se në vitet 60' ishte prej atyne që u rebelue kundër traditave « të vjetra » të Kishës Katolike dhe « ritualeve të saja të pluhnosuna ». Pra shofim lindjen e nji Luter i ri qysh në vitet 60'. 

« Doktrína e Fèsë Katolike, e cilla âsht e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besueme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i dógmave shêjte katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë t'vërtetës. » (Konçíli i Vatikanit-1870, Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV)

« N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit të shkéncave, msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persônë kjóftë mallkue. » (Konçíli i Vatikanit-1870, Kapitulli 4, Kanoni 3) 

Feja shejte Katolike, ashtû si mson Kisha Katolike Romane âsht ekluzivisht nji Revelacion hyjnor, transhendent, që vetem ajo ka misionin me e interpretue dhe msue. Ata që nuk i binden autoritetit të Kishës Katolike, si Grün, që rebelohet kundër traditave dhe doktrinave të saja shejte, dhe predikojnë nji tjetër unjill (lexoni citmin prej Letrës mbi Sionin të Papës sh'Piu X -Replika Katolike 1), me pretekstin e nji dashnije për krijesat, kur kanë harrue dashninë për Krijuesin që bazohet në të vërteten e pandryshueshme të Fesë Katolike, kanë braktisë vetë kyt Fé Katolike dhe e kanë vue vedin në rangun e heretikve. Pa Fé Katolike nuk mundena me i pëlqye Zotit mson sh'Pali në letren e tij drejtue Efezianve, prandej çdo lloj dashnijet që nuk bazohet mbi kyt Fé Katolike nuk ka kurrëfarë vleret për jeten e amshueme dhe për Zotin, i Cilli na ka krijue me E njoftë, me e dashtë, dhe me E sherbye, e tuej bâ kshtû, me fitue Parrizin. Ky âsht qellimi i vetëm i egzistencës tonë e jo dashnija për krijesat (Katekizmi i Papës sh'Piu X). 

« Ai që ju ndigjon Më ndigjon dhe ai që ju përbuz, Më perbuz; dhe ai që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16)

Dashnija për krijesat ka si qëllim final Hyjin, sepse katolikët dojnë krijesat për dashni për Zotin dhe jo për dashni për krijesat. Grün, dhe ata që e ndjekin kyt profet të rrêmë, korrupton kyt lloj dashnije qe Zoti kërkon prej nesh në kyt botë; me të vërtetë ai « predikon » nji farë gjetje të Zotit në dashninë ndaj krijesave por kjo dashni nuk âsht dashnia katolike por nji dashni mondane, humanitare, sensuale që nuk ka për bazë Fenë shêjte Katolike dhe Autoritetin e Kishës katolike. Pra kjo rrugë âsht nji illuzion diabolik se largohet prej Rrugës Mbretnore të Krygjës, e vetmja mnyrë me mbrritë në Parriz. 

« Vllâzen të nderuem, Ne dishirojmë me ju tërhjekë vëmendjen mbi kyt deformim të Unjillit dhe të karakterit shejt të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, Zot e Njiri, të praktikuem në lëvizjen e Sionit dhe në vende të tjera. Në disa mjedise, âsht bâ zakon që kur fillohet me u trajtue çâshtja sociale, menjiherë shmanget Hyjnia e JEZU-KRISHTIT, për me u folë për butsinë e Tij supreme, për mshiren e Tij ndaj tana vuejtjeve njerzuere, për thirrjet e Tija të ngutshme mbi dashtninë për të afërmin dhe vllaznimin. Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni të pamasë, të pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë njerzit, të mbledhun rreth Tij, në drejtsi e dashtni, të frymzuem prej sentimenteve të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue në paqe e mirsí. Por për realizimin e ksaj lumnie të përkohshme dhe të përjetshme, me nji autoritet suprem, Ai ka vue si kusht bâmjen pjesë në gregjën e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT], pranimin e doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e plotë ndaj doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij. Mandej, n'kjoft se JEZUSI ka kênë i mirë për të húpunit dhe mkatnorët, Ai nuk i ka respektue bindjet e tyne të gabueme, sado të sinqerta që mund t'jenë dukë ato; JEZUSI i ka dashtë të tanë njerzit me i msue, konvertue dhe shelbue. N'kjoft se i  ka thirrë rreth Vedit t'vuejtunit dhe t'munduemit, për me i lehtsue, Ai nuk e ka bâ kyt gjâ për me u predikue xhelozinë e nji barazie sociale utopike. N'kjoft se i ka naltsue t'vuejtunit, Ai nuk e ka bâ kyt gjâ për me u frymzue ndjenjen e nji dinjiteti të pamvarun dhe rebel ndaj autoritetit të ligjshëm. N'kjoft se Zemra e Tij ishte e tejmbushun me butsi për shpirtnat vullnet-mirë, Ai ka dijtë me u armatosë me nji zemrim shejt kundër profanuesve të Shpisë së Zotit, kundër të poshtërve që skandalizojshin të vegjlit, kundër autoriteteve judaike t'asokohe që shtypshin popullin nën barren e detyrimeve të randa, n'nji kohë kur kto autoritete nuk u vejshin as gishtin me i çue. JEZUSI ka kênë sa i fortë aq edhe i butë; Ai ka kritikue, kërcënue e dënue tuej ditë dhe tuej na msue se shpesh ndroja âsht fillimi i dijes dhe se kajherë duhet me këputë nji gjymtyrë për me pshtue trupin. S'fundmi, Ai nuk ka shpallë për shoqninë e ardhshme mbretninë e nji lumnije ideale ku vuejtja nuk do të egzistonte mâ, por me msimet dhe shembujt e Tij, Ai ka skicue rrugen e lumnisë së mundshme mbi tokë dhe të lumnisë perfekte në Qiell; e kjo rrugë âsht Udha mbretnore e Krygjes.  Asht gabim me i aplikue kto doktrina vetëm në jeten individuale, për me mbrritë nji ditë shelbimin; kto janë doktrina krejtsisht sociale, dhe në Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, ata nuk kanë asgjâ të përbashkët me nji humanitarizëm utopik dhe pa autoritet. » (Aktet e S.S. Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)

Qé tashti edhe disa prej fryteve të rrugës grüniane që nuk çon në Parriz por në Ferr. 
Simbas intervistes që permenda mâ nalt, por edhe simbas veprave të tija, filozofia e grüniane, ashtû si konçiljarët, vejnë njirin në qendër të Kishës së tyne, që nuk âsht Kisha Katolike ku KRISHTI Zot e Mbret âsht qendra e saj; filozofia e tij âsht ajo e nji tolerance anti-katolike që nuk proklamon Fenë Katolike si të vetmen Fé që pshton shpirtin, tuej imitue kshtû konçiljarët në ekumenizmin e tyne heretik e blasfemues. Grün mbrrin deri aty sa që shprehet publikisht se sodomia (homoseksualiteti) nuk duhet me u konsiderue mâ si mkat, kur ne dijmë se ky ves i ndytë âsht nji prej krimeve mâ të randa që thrret Qiellin për hakmarrje, e për me dhanë nji shembull sesa e urren Hyji kyt perversitet, qytetet e Sodomës dhe Gomorrës u zhduken me sulfur e zjerm prej Qiellit. 

Qé pra ku çon filozofia grüniane. Komentet e tjera janë të panevojshme. 


Bibliografi :

http://www.cafebabel.fr/societe/article/anselme-grun-lhomosexualite-nest-pas-un-peche.html


martedì, novembre 05, 2013

Replika Katolike 2

prej Zef Helmicës



« Njiri njifet prej ftyrës dhe inteligjenti dallohet prej fizionomisë së ftyrës. 
Teshat e trupit, qeshja e gojës dhe ecja e tij zbulojnë çfarë njirit âsht. » (Ecclesiasticus 19:26-27)
« I paturpshmi qesh paturpsisht...  » (Seneca, Epist. I, 52)



Shtjefen Dodes S.J. : 

«TA KËRKOSH DHE TA GJESH ZOTIN NË TË GJITHA GJËRAT

» “Ekziston një tundim (...) që njeriu ta kërkojë Zotin në të kaluarën ose në mundësitë e ardhshme. Zoti sigurisht se është në të kaluarën, për shkak se njeriu e gjen atë në gjurmët që i ka lënë. Ai është gjithashtu në të ardhmen, si një premtim. Por – ne themi – Zoti konkret është sot. Prandaj, vajtimi s`ndihmon kurrë, asnjëherë, për ta gjetur Zotin. Vajtimi se sa barbare qenka bota sot, dëshiron nganjëherë vetëm të fsheh dëshirën e njeriut që në kishë të synohet vetëm thjesht një rend, një mbrojtje. Jo – Zoti takohet në të tashmen. (... )

» Te ky kërkim dhe gjetje e Zotit në të gjitha gjërat gjithmonë mbetet një zonë pasigurie. Ajo duhet qenë e pranishme. Kur dikush pohon se e ka takuar Zotin me siguri absolute, dhe s`është i prekur nga hija e vet e pasigurisë, atëherë diçka s`është duke shkuar mirë. Për mua, ky është një shpjegim i rëndësishëm, kyç. Nëse dikush i ka përgjigjet në të gjitha pyetjet, atëherë kjo është prova se Zoti s`është me të. Kjo do të thotë se ai është një profet i rremë që e përdor fenë për veten e vet. Udhëheqësit e mëdhenj të popullit të Zotit si Moisiu kanë lënë gjithnjë hapësirë për dyshim. Ne duhet lënë hapësirë për Zotin, jo për siguritë tona.”» ("papa" Françesku)


Bergoglio : 

«TA KËRKOSH DHE TA GJESH ZOTIN NË TË GJITHA GJËRAT »


Zef Helmica : 

Në Konçilin e IV-të Lateranit, Kisha shêjte Katolike na mson, si artikull fejet, se Hyji âsht absolutisht i thjeshtë, dhe në Zotin nuk ka asgjâ tjetër përveç Zotit ose Essencës hyjnore e cilla âsht Egzistenca e Tij : « Esenca e Zotit âsht nji, e cilla âsht nji substancë ose nji natyrë krejtsisht e thjeshtë. » (Propozimi 1). Thjeshtsia âsht mohimi i përbamjes dhe në Hyjin nuk ka asnji përbamje. Në të kundërt, çdo krijesë përbahet prej fuqisë me veprue dhe veprimit apo aktit, prej gjinisë dhe ndryshimeve, kurse Hyji âsht krejtsisht akt apo veprim pa asnji lloj përbamjet ose ndryshimit. Pra krijesat nuk kanë kurrë nji thjeshtsi absolute, biles as engjëjt. (Berthier, "Abrégé de théologie..."). Kisha Katolike mson se Hyji âsht i pafund dhe Ai âsht gjithkund por Zoti nuk âsht pjesë përbâse e ktij universi, megjthse e mban até në egzistencë tuej e çue drejt destinës së tij finale. Esenca e Zotit âsht jashtë esencës së ktij universi dhe krijesave që ai përmban ose me e thanë me dy fjalë : Esenca apo Substanca e Zotit âsht e ndryshme prej esencës së krijesave të Tija. 

Me thanë se Zoti âsht në të gjitha gjânat, âsht me rrezikue me râ në gabimin e Spinozës, i dënuem prej Kishës Katolike, i cilli pretendote se tana krijesat apo gjanat egzistuese janë pjesë ose modifikime reale apo ideale të substancës hyjnore të pafundme. Ky gabim âsht nji formë e Panteizmit dhe quhet Formalizëm. (Idem). Siç e përmenda mâ nalt, Zoti âsht gjithkund dhe Substanca hyjnore mbush gjithshka por Ajo nuk âsht pjesë e substancës së ktij universi dhe krijesave të tija por âsht prezent në tanë universin dhe krijesat e tija, që i konservon dhe i drejton drejt qëllimit të tyne final për të cilin ato janë krijue : Lavdia e Zotit.

Nji shprehje të ngjashme konfuze, konçiljarët e përdorin kur flasin për Eukaristinë, tuej thanë , si heretiku Luter, se Zoti âsht në bukë apo në vênë. Konçiljarët, ashtu si protestanti Luter, nuk besojnë në doktrinen e transubstancionit apo të shndrrimit të substancës së bukës dhe vênës, nën aparencen aksidentale të bukës dhe të venës, në substancën e Korpit, Gjakut dhe Hyjnisë së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që ndodh gjatë Meshës shêjte Romane. Ceremonia konçiljare nuk beson në praninë reale të Zotit tonë  JEZU-KRISHTIT mbi altar, por ajo vetdeklarohet si nji darkë përkujtimore që beson në nji lloj prezence shpirtnore të Jezusit, simbas thanjes se « Atje ku dy ose tre vetë janë të mbledhun në êmnin t'em, atje jam n'mes t'yne » (sh'Mateu XVIII, 20)

Mosbesimi në dogmen katolike të Transubstancionit âsht nji tjetër dishmi e herezisë se Bergoglios me shokët e tij konçiljarë që janë vetlargue prej Kishës Katolike : 

«Tradita e përhershme e Kishës Katolike, e mbështetun në vendimin unanim të Etënve shêjtë, ka konsiderue gjithmonë të përjashtuem prej komunitetit katolik dhe jashtë Kishës Katolike cillindo që ndahet sado pak prej doktrinës së msueme prej Magjisterit autentik të Kishës Katolike. Epifani, Agustini, Theodori kanë përmendë nji numër të madh herezish të kohës së tyne. Sh'Agustini mson se herezi të tjera munden me u zhvillue në të ardhmen dhe cillido që përkrah vetëm nji prej ktyne herezive, prej vetë ktij akti (ipso-facto), ndahet prej unitetit katolik. (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum", 29 Qershuer 1896)

Bergoglio : 

«“Ekziston një tundim (...) që njeriu ta kërkojë Zotin në të kaluarën ose në mundësitë e ardhshme. Zoti sigurisht se është në të kaluarën, për shkak se njeriu e gjen atë në gjurmët që i ka lënë. Ai është gjithashtu në të ardhmen, si një premtim. Por – ne themi – Zoti konkret është sot. Prandaj, vajtimi s`ndihmon kurrë, asnjëherë, për ta gjetur Zotin. Vajtimi se sa barbare qenka bota sot, dëshiron nganjëherë vetëm të fsheh dëshirën e njeriut që në kishë të synohet vetëm thjesht një rend, një mbrojtje. Jo – Zoti takohet në të tashmen. (... ) »

Zef Helmica : 

Sakrilegji dhe blasfemuesi Bergoglio, tuej rrêjtë se âsht Papa i Kishës Katolike, përdor nji fjalor pervers anti-katolik me mashtrue shpirtnat dhe me i shtye ato drejt Kishës universale judeo-masonike, për të cillen shkrova mâ gjatë në tekstin e Replikës së parë katolike kundër konçiljarve. 

Si ceka mâ nalt, Kisha shêjte Katolike mson se Hyji nuk âsht pjesë përbase e ksaj bote, dhe Ai âsht krejtsisht i pandryshueshëm : 

« Kisha shêjte Katolike beson se egziston vetëm nji Zot i vërtetë, i gjallë, Krijues dhe Zot i qiellës dhe i tokës, i gjithpushtetshëm, i përjetshëm, i pafund, i pakuptueshëm, i pafundëm në inteligjencen dhe vullnedin e Tij dhe në çdo lloj perfeksionit; Ai âsht nji inteligjencë shpirtnore, i pandryshueshëm. » (Konçili Vatikanit-1870, "Dei Filius", Kapitulli I)

« Në Hyjin nuk ka asnji lloj ndryshimit, as nji hije pshtjellimit. » (sh'Jaku 1:17)

« IESUS-CHRISTUS heri et hodie ipse et in saecula. » (Hebrews 13 :8)
« JEZU-KRISHTI âsht i njêjtë dje, sod dhe përgjithmonë. » (Hebrenjve 13 :8)

« Veritas Domini manet in saeculum. » (Psaume 116 :2)
« E vërteta e Zotit qëndron gjithmonë . » (Psalmi 116 :2).

Pra n'Zotin nuk ka as t'kalueme, as të tashme e as të ardhme, sepse Ai âsht gjithnji i njêjtë dhe i pandryshueshëm. Blasfemuesi Bergoglio mashtron tuej pretendue se kéka tundim me kërkue Hyjin në t'kaluemen apo në t'ardhmen dhe harron, ose nuk don me dijtë, se nuk ka kohë në Hyjin dhe e Vërteta e Hyjit âsht gjithmonë e pandryshueshme, pavarsisht kohës apo ndryshimeve shoqnuere. Qysh kur kéka Zoti në t'ardhmen si nji premtim ? Simbas heretikut Bergoglio Zoti konkret kéka sot. E Zoti, që kanë adhurue Abrahami, Moizi, të krishtênët e parë, nuk pàsa kênë konkret ?

Vàji shêjt jo vetëm që âsht nji prej mjeteve mâ efikase të pendesës për me gjetë Hyjin por ai âsht arma kryesuere e maktnorve me rigjetë miqsinë e hupun të Zotit dhe hirin e tij shejtnues. 

« N'kjoft se nuk keni me bâ pendesë, të tanë keni me mbarue. » (sh'Luka 13:3)

Por mkati, për konçiljarët heretik, që janë përherë e mâ larg Kishës Katolike, nuk âsht gjâ tjetër veçse nji smundje psikologjike e shoqnuere që kërkon terapi psikologësh. Tuej mos e pasë konceptin e vërtetë të mkatit dhe tuej mos ditë gjendjen e tynë të vërtetë shpirtnuere para t'Madhit Zot, normalisht ata nuk e shofin arsyen me bâ pendesë. N'vërbimin e tyne shpirtnuer ata kanë iluzionin se Zoti i merr tanë njerzit n'Parriz mbas dekës, se Ferri âsht thjesht nji krijesë mitologjike e prrallore për fëmij, dhe n'kjoft se egziston, për konçijarët Ferri âsht bosh. Prandej kur u des dikush ata thojnë menjiherë : Hyni në shpinë e Atit, tuej harrue ose tuej mos dijtë se Drejtsia e Zotit âsht po aq e pafundme sa Mshira e Tij hyjnore. 

Besimi i tyne âsht besimi i protestantve heretikë, dishepujt e rebelit dhe heretikut Luter, i cilli msote se nuk ka gàjle se bàjmë mkate, sepse nuk mund t'i frenojmë. Por n'kjoft se mkatnojmë fort, thote Luteri, të besojmë edhe mâ fort e kéna me u shelbue. A ka mâ arsyetim diabolik e pervers se ky ? 

Edhe shtazët e egra kjâjnë kajherë; vetëm djajtë e mallkuem nuk munden me kjâ, në rebelimin e tynë të përjetshëm kundër Zotit. E diaboliku Bergoglio, si djalli, skandalizon randë tuej i shtye shpirtnat drejt papendesës, drejt Ferrit, sepse na jena tanë mkatnorë që kena nevojë me bâ pendesë dhe pa pendesë e pa vajtim për mkatet e bâme nuk mundena me hi kurrë në Mbretninë e Parrizit.

Katolikët e devoçëm nuk harrojnë lotët e sh'Marisë-Magdalenë, që ndërmjetsuen para JEZUSIT për faljen e mkateve t'saja; e ishin po ata lot t'bekuem që i siguruen shêjtes favorin e jashtëzakonshëm me pâ e adhurue para apostujve Zotin tonë JEZU-KRISHT, mbas Ringjalljes. (sh'Gjoni 20:11-16)

Katolikët e devoçëm nuk harrojnë se mbas lotve të sh'Marisë-Magdalenë dhe hebrejve të tjerë të pranishëm, vetë JEZUSI kjau dhe mandej ringjalli Lazrin. (sh'Gjoni 11:31-35)

E si munden me u harrue lotët e të vêsë së Naimit që ndërmjetsuen para Zotit dhe i siguruen ringjalljen e djalit të saj të vetëm ? (sh'Luka 7:13) 

E si mundet me u harrue bekimi dhe gzimi i Parrizit që Shelbuesi u premton atyne që kjajnë për mkatet e tyne ? (sh'Luka 6:21)

E si munden me u harrue fjalët e Hyjit që me anen e profetit Joël na urdhnon me u konvertue në Zotin, me njinesa, vàje e gjâma ? (Joël 2:12)

E si munden me u harrue luftëtarët e Mekabesë, t'cillët në zellin e Fesë së t'parvet, kërkuen dhe gjetën mshiren e Zotit me gjâma, njinesa dhe tuej u shtri me ftyrë për dhé gjatë 3 ditëve rresht, n'shêj pendeset ? (2 Makab. 13:12)

E si munden me u harrue lotët e Ezekías që i siguruen plotsimin e lutjes para t'Madhit Zot dhe mbrojtjen hyjnore kundër anmiqve të tij ? (Isaias 38:3)

E si mundet me u harrue pendesa e Mbretit David, i cilli për pendesë thote se hangri hínin si buka dhe përziu pijen e tij me lotët e vet ? (Psalmi 101:10)

E si munden me u harrue lutjet me vajtim të Tobisë, t'cillat mbrriten në Fronin e Hyjit t'Gjithpushtetshëm dhe siguruen uljen prej Qiellit të Arkengjëllit Rafael te shpia e Tobisë për me e shërue ? (Tob. 3:22)

Bergoglio : 

«Kur dikush pohon se e ka takuar Zotin me siguri absolute, dhe s`është i prekur nga hija e vet e pasigurisë, atëherë diçka s`është duke shkuar mirë. Për mua, ky është një shpjegim i rëndësishëm, kyç. »

Zef Helmica : 

Katolikët nuk kanë nevojë me kërkue të vërteten sepse ata njohin Kishen e vetme të vërtetë, Kishen shêjte, Katolike, Apostolike dhe Romane, Trupin Mistik të KRISHTIT Zot, i Cilli âsht e vetmja Udhë, e vetmja e Vërtetë, e vetmja Jetë dhe askush nuk mundet me shkue te Ati veç përveç Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. (sh'Gjoni 14:6)

Heretiku sakrilegj dhe blasfemues Bergoglio ka dyshim se nuk e ka gjetë Zotin absolutisht, tuej tërhjek kshtû mbi vedi mallkmin e Kishës Katolike Romane dhe tuej e vue vedin në rangun e t'paféve. Vetë fjalët e tija e akuzojnë dhe ai vetë dishmon se nuk ka Fenë Katolike.  E dikush që nuk ka Fenë Katolike nuk mundet me kênë pjesë e Kishës shêjte Katolike Romane. Por kur dikush nuk âsht pjesë e Kishës katolike, sepse ai âsht ndâ vetë prej saj, ashtû si mson Papa Leoni XIII në Inciklikun "Satis Cognitum", atherë si mundet ai me kênë shefi i ksaj Kishe shêjte të KRISHTIT Zot ? 

Lexoni shka deklaron artikulli dogmatik i Konçilit të Vatikanit (1870) : 

« N'kjoft se dikush thotë se gjêndja e besimtarve katolikë âsht e njêjtë si ajo e atyne t'paféve që nuk kanë mbrritë endé te Feja e vetme e vërtetë,  në mnyrë të atillë që katolikët, deri në demostrimin shkencuer të besueshmënisë dhe vërtetsisë së fesë së tyne, munden me pezullue vendimin e pranimit të saj dhe munden me e vue në dyshim kyt Fé Katolike mbi të cillen ata janë msue prej Kishës Katolike, atherë ai kjoft mallkue. » ("De Fide", kapitulli 6)

« Shifet tashti se në çfarë gabimit kanë râ ato shpirtna, t'cillat tuej abuzue me arsyen e tyne dhe tuej i marrë fjalët e Zotit sikurse t'ishin mendime njerzuere, guxojne me i interpretue ato simbas mendimit personal; Vetë Zoti ka vendosë nji autoritet të gjallë [Papen] për me përcaktue dhe me msue kuptimin e vërtetë të mesazheve hyjnore, dhe, me anen e gjykimit të tij të pagabueshëm, me i dhanë fund çdo lloj diskutimit, kjoft në çâshtjet që lidhen me Fenë, kjoft në çâshtjet që lidhen me moralin, në mnyrë që besimtarët katolikë të mos përkunden prej çdo éret doktrinale e të mos mashtrohen prej gabimit dhe ligsisë së njerzve. Ky autoritet i gjallë dhe i pagabueshëm gjindet vetëm në kyt Kishë që JEZU-KRISHTI e ka vue mbi sh'Pjetrin, Shefin, Princin e meshtarve të tanë Kishës Katolike, të cillit JEZU-KRISHTI i ka premtue se féja e tij nuk ka me i mungue kurrë; kjo Kishë âsht e ndërtueme në at mnyrë që ajo do të ketë gjithmonë në krye dhe në Selinë e saj të pandryshueshme pontifët e saj legjitimë, të cillët egzistojnë pa ndërpremje qysh prej sh'Pjetrit dhe trashigojnë e ruejnë të njêjten doktrinë, të njêjtin dinjitet, të njêjtin rang dhe të njêjten fuqi. » (Papa Piu IX, 9 Nanduer 1848)

Besimi në Fenë shêjte Katolike mbështetet mbi autoritetin e pagabueshëm hyjnor të Fjalës së Zotit dhe jo mbi arsyetimin apo përceptimin njerzuer.

« Besoni n'kjoft se dishironi me pasë inteligjencën, thotë sh'Agustini. "Crede ut intelligas". Mendjemadhi don me kuptue për me besue dhe Zoti e len në verbninë e tij shpirtnuere. I përvuejtuni beson me kuptue dhe Zoti shpërblen nënshtrimin e tij tuej hjedhë në shprtin e tij madhshtitë e dhuntisë së inteligjencës, të cillat perfeksionojnë Fenë dhe e bajnë jeten e tij përherë e mâ shumë shêjte. » (Manise, "L'âme sanctifiée par les Dons du SAINT-ESPRIT", page 242)

E disa me paftyrsinë e heretikve vazhdojnë me e thirrë blasfemuesin Bergoglio "Papa" Françesku ? 

Bergoglio : 

« Nëse dikush i ka përgjigjet në të gjitha pyetjet, atëherë kjo është prova se Zoti s`është me të. Kjo do të thotë se ai është një profet i rremë që e përdor fenë për veten e vet. »

Zef Helmica : 

Sakrilegji Bergoglio jo vetëm që shpif pa pikë turpit por edhe nuk nep asnji referencë për rrênat e tija diabolike. Ashtû si deklarote zyrtarisht shêjtnia e Tij, Papa Piu IX, në Inciklikun e naltpërmendun, të tanë pontifët romanë ruejnë e msojnë të njêjten doktrinë shêjte katolike të pandryshueshme gjatë tana shekujve. Në të kundërt, rrenacàku Bergoglio përhap shpifjet e tija konçijarë që nuk kanë asnji gjâ të përbashkët me doktrinen shêjte katolike; Ky fakt nuk duhet me na habitë sepse Kisha konçiljare, me doktrinat e saja heretike e blasfemuese, âsht ndâ vetë prej Kishës shêjte Katolike Romane, ashtû si deklaron publikisht shejtnia e Tij, Papa Leoni XIII, në Inciklikun "Satis Cognitum", prej të cillit kam shkëputë nji prej citimeve të naltpërmenduna. Që Kisha konçiljare e heretikut Bergolio âsht e ndryshme prej Kishës shêjte Katolike Romane âsht pohue tash gadi 50 vjet mâ parë prej vetë pseudo-teologve konçiljarë : 

« Të tana idetë e mëdhaja të revolucionit amerikan dhe të atij francez s'bashkut me të tana vlerat e tyne demokratike, t'cillat në t'kaluemen kjenë luftue prej të tanë Papëve, u pranuen prej Konçilit të II të Vatikanit. » (Edward Schillebeeckx O.P., Intervistë në gazeten “Jesus”, Maj 1993)

« N'kjoft se krahasojmë epoken tridentine [të Konçilit t'shêjtë të Trentës] të Kundër-Reformës me Konçilin e II të Vatikanit, Konçili i II i Vatikanit, në karakteristikat e tij témelore, âsht 180 gradë në krah t'kundërt. Nji Kishë e re lindi mbas Konçilit të II të Vatikanit. (Hans Küng) » (Juan Valdivieso, “Vatican II Broke with the Magisterium”, 2008, Tradition in Action)

« Konçili i II i Vatikanit shënon fundin e epokës tridentine dhe fundin e kohës së Konçilit të I të Vatikanit. Konçili i II i Vatikanit âsht revolucioni francez n'Kishë. » (“Kardinali” Leo Jozef Suenens, Arqipeshkev i Brukselit; Idem)

« N'Kishë ndodhi Revolucioni i qetë i Tetorit. [Tuej iu referue Revolucionit komunist-bolshevik të 1917 në Rusi]. » (Yves Congar; Idem)

P. Marie-Dominique Chenu, i cilli ka luajtë nji rol t'rândesishëm në shkrimin e dokumentave të ndryshme konçiljare, shprehet se në Historinë e Kishës Katolike, Konçili i II i Vatikanit ka kênë nji shkëputje e vazhdimësisë së saj afro 1500 vjeçare, sepse ky konçil i dha fund “Epokës Konstantine” të Katoliçizmit. Mâ andej ai krenohet me thânjen se ato çâshtje të teologjisë së tij që kishin kênë dënue mâ parë prej Papës Piu XII, bash njâtó çâshtje u përkrahen mâ vonë prej autoriteteve të reja në Vatikan (Idem).

Kardinal Franz König âsht shprehë se Konçili i II i Vatikanit ka aprovue até shka dokumenti “Syllabus” i Papes Piu IX dhe dokumenti “Pascendi” i Papes Sh'Piu X kishin dënue mâ parë. ("Chiesa dove vai?" Gianni Licheri interroga il Cardinale Franz Koenig, Rome : Borla, 1985 pp. 103-104; Tradition in Action)

N'kjoft se dikush i ka tana përgjigjet e vërteta për tana pyetjet, kjo âsht nji provë e sigurt se Shpirti i Zotit âsht me té. Dhe kjo thânje âsht gjithmonë e vërtetë për Vikerin e KRISHTIT JEZUS mbi tokë, Pontifin roman, të cillit vetë Zoti i ka premtue asistencen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT, Shpirtin e të vërtetës (shif Katekizmin e Papës sh'Piu X) për mos me gabue kurrë në drejtimin e gregjës dhe me dijtë gjithmonë me çue në portin e luminisë t'amshueme barken e sh'Pjetrit, që âsht Kisha shêjte Katolike Romane.

« Kur të vijnë Shpirti i së vërtetës, Ai ka me ju msue çdo të vërtetë. » (sh'Gjoni 16:13)

« Sh'Hilari thotë : "KRISHTI, tuej ndêjë në barkë për me na msue, na nep me kuptue se ata që janë jashtë Kishës Katolike Romane nuk munden me pasë asnji lloj inteligjencet mbi Fjalen hyjnore. Barka përfaqson Kishen Katolike dhe vetëm në té jeton dhe ndigjohet Fjala e jetës, dhe ata që janë jashtë ksaj Kishe Romane dhe që rrijnë jashtë, sterilë dhe të padobishëm si râna e detit, nuk munden me E kuptue ("Comment. in Matth.", XIII, n. 1). » (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum", 29 Qershuer 1896)

Asht vetëm në kyt Kishë shêjte Katolike që jeton KRISHTI JEZUS, e Vërteta substanciale dhe e pakrijueme, Fjala dhe Urtia hyjnore e Atit, e Cilla, simbas vetë premtimit hyjnuer, ka me kênë me Kishen Romane deri në fundin e botës.

« Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'Atit e t'Birit e t'Shpirtit-Shejt. Msojini me i mbajtë gjithshka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:19-20)

E natyrisht ata që pijnë prej ktij burimi hyjnor, Kishës shêjte Katolike Romane, i kanë tana përgjigjet e vërteta me luftue dhe triumfue kundër çdo herezije, blasfème, sakrilegji e gabimit, jo tuej luftue me mendimet e tyne njerzuere e të gabueshme por me vetë Urtinë dhe Fjalen hyjnore. 

Anti-papa Bergoglio âsht nji shembull tipik i profetve të rrêmë, i cilli i paraqitet botës me petkat pontifikale por që flet me zânin e ujkut grabitqar që synon me përpí shpirtnat me doktrinat e tija heretike e blasfemuese. 

Dhe âsht prej fryteve të tija, pra prej vetë ktyne doktrinave heretike që ai përhap, që e difton vedin se âsht profet i rrêmë.

« Ruejuni prej profetve të rrêmë! Kanë me ju ardhë të veshun me tesha qingjash por përmbrênda janë ujq grabitqarë. Ata keni me i njoftë prej fryteve të tyne, ashtû si njifet pema prej fryteve të saja. A vjèlen rrushtë ndër ferra apo fiqtë, ndër gjemba ? Pema e mirë xjerr fryte të mira; pema e keqe, fryte të kqija. Nji pemë e mirë nuk mundet me xjerrë fryte të kqija dhe as nji pemë e keqe, fryte të mira. Por çdo pemë që nuk ban fryte të mira ka me u këputë dhe me u hjedhë n'zjerm. Pra, profetët e rrêmë keni me i njoftë prej fryteve të tyne. » (sh'Mateu 7:15-20)

« Vllâznit e mij, ruejuni prej atyne që shkaktojnë skandale dhe dasína mes jush, tuej u largue prej doktrinës katolike që ju keni msue. Rrini larg prej tyne! Kto njerëz nuk shërbejnë JEZU-KRISHTIN, Zotin tonë, por janë skllevën të epsheve të tyne dhe me fjalë t'âmbla e servile mashtrojnë shpirtnat e thjeshtë. » (Prej letrës së sh'Palit drejtue Romakve, 16:17)

Bergoglio : 

« Udhëheqësit e mëdhenj të popullit të Zotit si Moisiu kanë lënë gjithnjë hapësirë për dyshim. »

Zef Helmica : 

« Dhe Hyji i foli Moízit dhe i tha : "Merreni shkopin tuej e grumbulloni popullin, ju bashkë me vllanë tuej Aaron; i flítni shkambit, në praninë e tyne, dhe shkambi ka me ju dhanë ujë. E kur të keni xjerrë ujë prej shkambit, tanë populli dhe bagtia e tij kanë me pí." Moízi mori shkopin që ishte para Zotit, ashtû si u urdhnue me bâ, dhe mbasi mblodhi popullin para shkambit u tha : "Ndigjoni, ô rebelë e t'pafé! A mundena me xjerrë ujë prej ktij shkambit ?" Moízi, tuej çue krahun, rrahu dy herë shkambin me shkopin e tij dhe doli nji sasi e madhe ujit dhe kshtû mujten me pí populli dhe bagtia.

» N'at moment Hyji i tha Moízit dhe Aaronit : "Sepse nuk besuet n'Mue dhe nuk M'shêjtnuet [nuk M'dhatë lavdí] para fmijve t'Izraelit, nuk keni me i futë kto njerëz në tokën që kam me u dhanë. » (Numrat 20:7-12)

Dr. Allioli, komentet biblike të t'cillit janë aprovue prej Selisë Shêjte, tuej u mbështetë në autoritetin e sh'Agustinit, komenton kshtû kyt pjesë biblike : Moízi dyshoi, n'kjoft se jo në gjithëpushtetin e Hyjit n'përgjithsí, s'pakut në gjithëpushtetin e Zotit në rrethanat aktuale. Prandaj edhe Zoti bani që uji të dêlte mbas ràmjes së dytë. Disa komentues thonë se Moízi dyshoi se kishte me dalë uji mbasi të urdhnote shkambin, ashtû si i premtoi Zoti, prandej edhe e rrahu shkambin me shkop; disa të tjerë thonë se Moízi u frigue se ndoshta prej mosbesimit të popullit uji nuk kishte me dalë, megjithse Hyji e kishte sigurue për ndodhjen e mrekullisë. 

Si pasojë e ktij dyshimi, si ndëshkim, Hyji nuk la as Moízin e as Aaronin me hye në Token e Premtueme mbas 40 vjetësh sjèlljet në shkretinë. 

Prandej, ashtû si e kam cekë ma nalt, Feja shêjte Katolike bazohet në autoritetin hyjnor të pagabueshëm të Hyjit të gjithpushtetshëm. Feja njerzuere, si ajo që kanë heretikët konçiljarë, bazohet në dyshime njerzuere dhe perceptimet intelektuale personale. E kjo fé njerzuere nuk hap dyert e Parrizit por përgadit mallkimin e përjetshëm. 

Prej gadi 603,000 vetësh (shifra âsht marrë prej komenteve biblike të Dr. Alliolit) që dolen prej Egjiptit nën udhjekjen e Moízit dhe Aaronit, mbas nji periudhe gadi 40 vjeçare në shkretinë, vetëm 2 izraelitë të devoçëm hyne në Token e Premtueme : Jozue, i biri i Nunit dhe Kaleb, i biri i Jefonèsë. 

Kjo histori mund të shifet si nji figurë e numrit të vogël të atyne që shelbohen, në krahasim me numrin e madh të atyne që mallkohen. Shkretina âsht nji figurë e luginës së lotve të ksaj bote; Toka e Premtueme, nji figurë e Parrizit. Prandej lypet pendesë, pendesë, pendesë me kênë i dêjë,  dashtë Zoti, me hye nji ditë në luminë e Qiellit t'Premtuem. 

« Asht marrí me dyshue në gjithëpushtetin dhe drejtsinë e Zotit. » (sh'Agustini, "Lib I, Retract." c. 9, post med. p. 9, B, t. 1)

« Ai që dyshon në Fenë Katolike âsht i pafé. » (Gerson)

Tuej lanë gjithmonë vend për dyshim âsht e pamujtun me kênë i krishtênë dhe ai që shprehet kshtû, me dije e vullnet të plotë, nuk ka Fenë Katolike. Skandalozi Bergoglio, me skepticizmin e tij universal [dyshim mbi gjithshka], që në filozofinë skolastike njihet edhe si çmenduni, skandalizon shpirtnat tuej u përpjekë me i largue prej sigurisë së Fesë shêjte Katolike për me i mallkue në dyshimin e paganizmit dhe satanizmit. 

Shpifsi Bergoglio, në përpjekjet e tija satanike me korruptue dhe hupë shpirtnat, shpif se Udhëhjeksit e mëdhaj të Zotit paskan lanë gjithnji hapsinë për dyshim. Vetëm për nji dyshim, në dukje i vogël, Hyji nuk e la Moizin me hí në Token e Premtueme. 

« Hyji nuk mundet me çue nji ndëshkim mâ të randë sesa vërbimin i popullit të Tij tuej i hjekë dhuntinë e Fesë së vërtetë [katolike] me anen e pseudo-doktorve apo doktorve të rrêmë që çon në vendin e doktorve të vërtetë, e kjo në dënim të krimeve tona dhe zemrave tona të papendueme. » (Holzhauser, "Interpretimi i Apokalipsit", 1650)

Doktorët heretikë e t'pafé si Bergoglio janë portretizue mrekullisht në Letren e sh'Judës Apostull dhe në komentin biblik të saj prej don Filionit. 

Kushrini i Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, sh'Juda Apsotull i paralajmron besimtarët se njerëz t'pafé e hirprishës janë infiltrue n'mesin e tyne (rreshti 4). Ndër të tjera, kta profetë të rrêmë fyejnë gjithshka shpirtnore që injorojnë (rreshti 10) por korruptohen në gjanat e tjera natyrore, si shtazët; Mjerë për ta, se kanë ndjekë rrugën e Kaínit (rreshti 11), e me të vërtetë ato thirren vrasës si Kaini, i cili mbyti vllaun e tij Abelin prej smíret,  sepse me doktrinat e tyne perverse vrasin Fenë dhe devocionin në shpirtnat e vllâzënve e besimtarve; Mjerë për ta se, për pasuní, kanë râ në gabimin e Balaamit (idem), dhe prej prej dashtnísë për pare kanë dalë prej rrugës së drejtë; Mjerë për ta sepse kanë mbarue në rebelimin e Korèsë (idem), i cilli, me anen e rebelimit sakrilegj kundër Moízit dhe Aaronit deshti me grabitë Pontifikatin suprem judaik; kta profetë të rrêmë e pseudo-doktorë imitojnë rebelimin e Korèsë, si Bergoglio, Ratzinger, Wojtila, Montini, Ronkalli, etj, të cillët, me rebelimin e tyne sakrilegj kundër Kishës shêjte Romane, kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe të idolatrisë në vendin shêjt ku vetë sh'Pjetri dhe pasardhsit e tij të ligjshëm kanë pasë Selinë e tyne shêjte si nji diell ndriçues shêjtnijet dhe doktrinet për kombet, egzaktsisht si pat profetizue, në egzorçizmin e vet, Shejtnia e Tij, Papa Leoni XIII, me 13 Tetuer të vjétit 1884  : 

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës] t'munden me shpërnda grégjen [besimtarët].

» O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqinj e nepja fitoren dhe triumfin. » (Prej Egzorçizmit të S.S. Leonit XIII kundër satanit dhe djajve t'rebeluem)

Replika Katolike 1

prej Zef  Helmicës



Shtërngim duersh masonik 
mes Ratzinger dhe Bergoglios



Don Jeton Thaqi :

“Kisha, nëse mbyllet në vetvete e në të kaluarën, tradhton identitetin e vet”. Papa Françesku

Zef Helmica : 

«Vetem nji anti-pape mundet me thane se Kisha Katolike tradhton vedin n'kjoft se mbyllet ne vetvedi e ne t'kaluemen. Papa i vertete flet si Papa sh'Piu X : « Priftnijt mos të hupin në labirintin e opinioneve kontemporane, prej mirazhit të nji demokracie të rrêmë; mos të huamarrin prej retorikës së anmiqve mâ të kqinj të Kishës Katolike e të popullit [çifutënve] nji gjuhë të egzagjerueme të mbushun me premtime të mëdhaja por të parealizueshme. Të jenë të bindun se çâshtja dhe shkenca sociale nuk kanë lindë dje; qysh prej tana kohnash, Kisha Katolike dhe shteti, në harmoni me njêna-tjetren, kanë themelue, për kyt qëllim, organizata të dobishme; Kisha Katolike nuk ka tradhtue kurrë mirkênjen e popullit nëpermjet aleancash kompromentuese dhe ajo nuk ka nevojë me u shkëputë prej të kaluemes; Kishes Katolike i duhet me restaurue, me ndihmen e puntorve të vërtetë të restaurimit social, organizmat e shkatrrueme prej Revolucionit për me i adaptue ato, simbas të njêjtit shpirt katolik që i ka frymzue, në mjedisin e ri të krijuem prej zhvillimit material të shoqnisë së sotme; miqtë e vërtetë të popullit nuk janë as revolucionarët e as novatorët por tradicionalistat. » (Aktet e S.S. Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)

z. Shtjefen Dodes SJ : 

« Me respektu traditën është diçka tjetër, tradicionalizmi është diçka tjetër! Këto "izmat" janë gjithmonë ideologji. Feja nuk është ideologji! Kështu ka mësu Kisha katolike jetë e mot. Me u mbyllë në vedi, e mos me të interesu për tjetrin - me u shtirë se e ke kap të vërtetën [KRISHTI, Udha, verteta, jeta] për bishti dhe ia jep kujt të duash, gjithmonë ka qenë gabim, në fakt shkurtpamësi, egoizëm. Besimi i rrudhur në një ide [katoliket e vertete besokan ne nji ide ?] gjithmonë ka qenë i rrezikshëm dhe ka shkaktuar gjithmonë vuajtje, luftëra të tmerrshme, pasoja e të cilave po i heqim edhe ne sot. Kisha i ka rrënjët në të kaluarën, por Kisha është edhe ajo çka vjen. Ajo ka çka t`i thotë edhe të resë! Sepse edhe modernja është kohë e Zotit. Edhe sot është Zoti i pranishëm! Tek e fundit, po të kishte vlejtur vetëm e kaluara, atëherë Zoti do të na kishte krijuar në të kaluarën. Zoti na ka kriju t`i dëshmojmë kësaj gjenerata në të cilën jetojmë. Edhe vetë Krishti ka thënë se të tijat janë kohërat! Prandaj nuk shoh ndonjë kundërshtim me fjalët e papëve të tjerë! Besimtarët që nuk ballafaqohen me botën në të cilën jetojnë, e bëjnë shumë të lehtë jetën, duke jetuar në guacat e veta, kurse për të tjerët le të gjinden si të dinë, apo jo. Të tjerët që janë ndryshe, besojnë ndoshta ndryshe mund të jenë të pakëndshëm, por Jezusi na dërgon tek ta, jo te njerëzit që kanë vdekur. Ai na ka dërgu me jetu në këtë botë, por jo me qenë prej saj, por as me u largu prej saj! »

Zef Helmica :

Argumenti juej âsht jashtë temet dhe, në pjesen e tij mâ t’madhe, fallso dhe tipik konçiljar, pra anti-katolik, mbasi përzien të vërtetën me të rrêmen. 

N'kjoft se lexoni me vëmêndje citimin e marrun prej "Letrës mbi Sionin'" të Papës sh'Piu X, aty nuk përmêndet kërkund fjala tradicionalizëm. Kur Papa flet për tradicionalistat, ai nuk ban fjalë as për sistemin e tradicionalizmit të Bonaldit, të dënuem prej Konçilit të Vatikanit (1870), e as për ndonji sistem tjetër filozofik por mbron dhe përkrah të krishtênët e vërtetë, të quejtun ndryshej edhe tradicionalista, të cillët i kanë rrânjët në Traditen hyjnore dhe traditen ekleziastike të Kishës shêjte Katolike. Kjo shifet kjartë qysh në fjalinë e parë të letrës : 

« Detyra jonë apostolike na detyron me u kujdes për pastërtinë e Fesë Katolike dhe integritetin e disiplinës së krishtênë për me ruejtë besimtarët prej rreziqeve të gabimit dhe të s'keqes, sidomos kur gabimi dhe e keqja paraqiten me nji gjuhë tërhjekse, që tuej mshehë boshllekun e ideve dhe pakjartsinë e shprehjeve nën zellin e ndjenjave dhe tingëllimit të fjalve, munden me ndezë zemrat drejt çâshtjeve mashtruese dhe damsjèllse. » 

Pra, Tradita hyjnore lidhet me pastërtinë e Fesë Katolike, kurse tradita ekleziastike lidhet me integritetin e disiplinës së krishtênë. 

Nuk âsht e vërtetë se "izmat" janë gjithmonë ideologji. Katoliçizmi, për shembull, âsht revelacion hyjnor dhe jo ideologji. 

Patjetër që Kisha shêjte Katolike âsht gjithmonë misionare dhe e zellshme me predikue Unjillin shêjt deri në fundin e botës për me i konvertue t'pafetë në Fene e vetme shelbuese e të vërtetë, Fenë shêjte katolike, pa kursye as mund, as djersë, as gjak, asgjâ, vetëm e vetëm me shtrí Mretninë e KRISHTIT Zot gjithkund. E për kyt fakt, vetë historija e lavdishme e Kishës Katolike dishmon sa e sa urdhna fetare misionare, përfshi ktû Jezuitët, Dominikanët, Françeskanët, etj., etj., shumë prej të t'cillve i nderojmë sod n'altare. 

Por fjalët e Bergoglios nuk kanë até kuptim që mundoheni me ia veshë ju, sepse duhet pâ në tânsi aktiviteti i tij, qysh prej kohës kur ishte në Argjentinë e tash në Romë, për me zbulue saktsisht agjenden e tij dhe të atyne që e kanë vue shef të konçiljarve modernista e heretikë. 

Ashtu si shprehej dikur sh'Piu X, fjalët e t'cillit janë shumë aktuale, shpesh gabimi dhe e keqja mbulohet me velin e fjalve tërhjekse e humanitare por mbrapa velit mshehet mashtrimi dhe vdekja për shpritnat naivë e t'paedukuem si duhet në Doktrinen e Fesë Katolike. 

Qysh se erdhi në Romë, megjthse provat e anti-katoliçizmit të tij ishin dukë qysh në Argjentinë, Bergoglio u shpreh haptazi si përkrahës i flaktë i doktrinave konçiljare anti-katolike :  tuej refuzue me celebrue Meshen shêjte Romane të sh'Piu V, por tuej celebrue ceremoninë protestante të Palit VI, e ashtuquejtuna "meshe", për me marrë mbi vedi mallkimin e Zotit e t'Apostujve sh'Pjetrit e sh'Palit, të dhanun n'përjetsi prej Papës sh'Piu V, për të tanë ata që kanë me guxue ndonjiherë me kremtue nji ceremoni të ndryshme prej Meshës shêjte Romane; tuej refuzue me administrue Sakramêndet shêjte të Kishes Katolike por tuej përdorë t'ashtuquejtunat "Sakramênde", të daluna mbas Konçilit t'Vatikanit (1965) me rituale dhe substancë sakramentale të ndryshme prej Sakramêndeve të Kishës Katolike, për me marrë mbi vedi mallkimin e Konçilit dogmatik të Trentës, i dhanun për të tanë ata që kanë me guxue ndonjiherë me ndryshue ritet dhe substancen e Sakramendeve; tuej vue nji top plazhit dhe nji bluzë t'rinjësh, të marruna prej ditës botnuere braziliane të t'rijve, mbi elterin kryesuer të njênës prej Kishave mâ t'vjetra romane kushtue Virgjinës MARI, elter që âsht konsakrue ekskluzivisht me ofrue Sakrificen e Meshës shêjte romane, për me konsumue kshtû nji sakrilegj dhe nji profanim të randë ndaj nji Kishë kaq shêjte e antike; tuej ndezë shandanin hebraik (menoranë) në Sinagogë, kur ishte në Buenos Aires, me fesin e zi hebraik mbi krye, fes që vêhet ekskluzivisht prej çifutve sidomos në kohen e lutjeve hebraike, tuej marrë mbi vedi mallkimin e apostazisë për ata që mohojnë publikisht Fene shêjte Katolike; tuej i urue muslimanve t'pafé festat e tyne diabolike e pagane, tuej blasfemue kshtu publikisht Krijuesin e gjithsisë me propagandimin e doktrinës anti-katolike konçiljare se të tanë besojmë në nji zot. Çifutnit që kryqzuen Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, Fjalen e Hyjit të mishnueme për shelbimin tonë, dhe muslimanët, që quejnë blasfemi dhe shajnë me fjalët mâ të neveritshme, bash në Kuranin e tyne, Misterin e t'SHEJTNUESHMES TRINI, i njoftun mija vjet para ardhjes së KRISHTIT Zot mbi tokë prej elitës së Sinagogës së vjetër çifute, nuk besojnë në hyjninë e JEZU-KRISHTIT. Si besokemi atherë nji Zot ? 

Cilla âsht agjenda e vërtetë e Bergoglios që mshehet mbas fjalve të tija të bukura sociale e humanitare ? 

Bergoglio, s'bashkut me kishen konçiljare, punon me i përgaditë shpirtnat për Fenë botnore që logjet judeo-masonike kanë planifikue tash sa shekuj; nji fé kjo pa dogma, ku sejcilli beson simbas ndërgjejgjes personale dhe ku sundon humanitarizmi, dashtnija për njêni-tjetrin, jo dashtnija katolike e bazueme në të vërteten e vetme kristjane, ashtu si urdhon Kisha Katolike, por dashnia proletare e vllaznimit të popuve, ashtu si urdhon Alenca Judaike Universale, për me ba çifutin mbret e zot, kurse gojimin skllav e rob. Ky konkluzion që po jua paraqes me dy rreshta gjindet detajisht i analizuem dhe gjânsisht i argumentuem në bullat e dekretet papale, në shkrimet e prelatve e akademikve katolike eruditë e biles edhe në broshurat e rabijve e sionstve t'shekujve t'kaluem, si Imzot Ernest Jouin, Imzot Henri Delassus, Imzot Léon Méurin, Imzot Antonio Garcia, At Deschamps, At Fahey, Prof. Antony Sutton, Sionistit Bernard Lazare, ish-rabinit Paul Drach, Dr. Ehrenpreis, rabinit të madh të Suedisë, rabinit Manfred Reifer, ish-kryeministrit anglez, çifutit Benjamin Disraeli, etj. 

Monsinjor Henri Delassus, në librin e tij të mrekullueshëm "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik" (1899), faqet 55-59, shkruen kshtu mbi ândrren shekullore dominuese të Sinagogës moderne çifute, pasardhsit e vrasësve të KRISHTIT ZOT : 

« Qëllim i tyne âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton vetëm me eliminue patriotizmin në zemrat e njerzve, duhet gjithashtu, e mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq shumë dinjitet dhe pavarsi sesa bashkimi i tij me Zotin përmes Fesë dhe dashnisë hyjnore. Simbas Sinagogës, duhet me i shtye njerzit drejt asaj që njeni prej tyne e ka quejtë krejt mirë "Kisha e mendimit të lirë fetar". 

» Admironi kyt afrimitet : mendim i lirë dhe fé. Ata (çifutët) e dijnë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me u shkatrrue kjo natyre e tyne. Duhet pra me u knaqë dhe mjafton me i drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi të vagët (të turbullt), ku sejcilli ka me besue shka të dojë e ka me i dhanë hyjnisë kultin që i pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes se tij, ka me i ruejtë praktikat e kultit që i nep zotit të vetëm dhe jomaterial ose ka me i reformue ato simbas principeve të nji judaizmi liberal dhe humanitar." Falë shtrimjes së ksaj "lirije praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." (Arshivat izraelite, III, faqet 118-119, vjeti 1868)

» ... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e humanitar" don me vue nji kishë katolike simbas mnyrës së tij, ku tanë njerzit të munden me hy e ku të tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm. "Asht veçanarisht e domosdoshme me ndâ moralin që i përket të tanve me dogmen fetare të veçantë të çdo besimit." (Idem, XI, faqe 504, vjeti 1867)

» "Aleanca judaike universale nuk ndalet vetëm te kulti jonë por ajo i drejtohet tana kulteve. Ajo don me penetrue të tana besimet ashtu si ajo gjindet në tana vendet, n'mnyrë që njerzit inteligjentë, pa dallim fejet, të bashkohen në kyt Shoqni judaike universale, qëllimi i së cilës âsht aq fisnik dhe aq civilizues... Të tana fetë që kanë për bazë moralin dhe në krye zotin, janë motra dhe duhet të jenë miq me njena-tjetren. Me rrxue pengesat që ndajnë atë që nji ditë duhet të bashkohet âsht misioni i madh dhe i bukur i Aleancës judaike universale. Të ecim përpara me guxim dhe të vendosun në rrugën që na âsht hapë." (Idem, XXV, faqet 514-520, 650-651, vjeti 1861)

» ... Citimet e masipërme, të marruna prej vepres aq shumë të dokumentueme të z. des Mousseaux "Çifuti, judaizmi dhe judaizimi i popujve katolikë", janë vendimtare dhe diftojnë kjartë qëllimin e sotëm të ndjekun prej judaizmit, i cilli përpiqet me infiltrue të tana besimet për me i korruptue, për me i zhdeshë prej dogmave, për me lanë në shpirtna vetëm sentimente, dhe në shoqni, vetëm nji moral, që tuej mos u mbështetë mâ mbi shkambin e së vërtetës katolike, ka me u përkundë simbas qejfit të pasioneve. »

Shihet lehtë se programi i Aleancës judaike universale âsht po i program dhe besim i Kishës konçiljare të Vatikanit të II, i takimeve sakrilegje të Asizit, i ekumenizmit blasfemues konçiljar, me nji fjalë âsht doktrina e pastër e Kishës konçiljare, kishe që drejtohet prej Sinagogës moderne çifute antikatolike, për dominimin e kombeve, humbjen e shpirtnavet dhe ardhjen e mesisë së shumëpritun prej çifutve të pafé e të pabesë, Antikrishtit.

Të njêjten gjâ thotë edhe Papa sh'Piu X, në 1910, në letren e tij mbi Sionin : 

« Ne druejmë se rezultati i ktij konfuzioni në punë, përfituesi i ktij aktiviteti social kozmopolit, mund të jetë vetëm nji demokraci, që nuk ka me kênë as katolike, as protestante e as çifute, nji fé (ashtu si thojnë edhe vetë drejtuesit e lëvizjes së Sionit) mâ universale se Kisha Katolike, që ka me mbledhë tanë njerzit, të bamë s'fundit vllazen e shokë proletarë, në "mbretninë e zotit". Nuk punohet mâ për Kishen Katolike, por për humanizmin. 

» E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cilla âsht e organizueme në të tana vendet për themelimin e nji Kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as hierarki, as rregull për shpirtin e as frê për pasionet, e cilla nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfote, mbretninë zyrtare të dredhisë, të forcës, të shtypjes së t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë. 

» Na i njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [logjet judeo-masonike] ku përpunohen kto doktrina perverse, të cillat nuk kanë me mujtë me mashtrue shpirtnat largpamës. Drejtuesit e lëvizjes së Sionit nuk kanë mujtë me u mbrojtë; egzaltimi i ndjenjave dhe mirsia e verbët e zemrës s'tyne, misticizmi i tyne filozofik i përziem deri n'nji fare maset me iluminizëm [filozofi masonike revolucionare] kanë tërhjekë kto drejtuesa drejt nji unjilli të ri, në të cillin ata kanë pritë me gjetë Unjillin e vërtetë të Shelbuesit, tuej mbrritë deri aty sa me trajtue Zotin tonë JEZU-KRISHTIN me nji familjaritet jashtzakonisht të parespektueshëm dhe, të shtyem prej idealeve revolucionare, guxojnë me krijue mes Kishës Katolike dhe revolucionit afrimitete blasfemuese...

» Vllâzen të nderuem, Ne dishirojmë me ju tërhjekë vëmendjen mbi kyt deformim të Unjillit dhe të karakterit shejt të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, Zot e Njiri, të praktikuem në lëvizjen e Sionit dhe në vende të tjera. Në disa mjedise, âsht bâ zakon që kur fillohet me u trajtue çâshtja sociale, menjiherë shmanget Hyjnia e JEZU-KRISHTIT, për me u folë për butsinë e Tij supreme, për mshiren e Tij ndaj tana vuejtjeve njerzuere, për thirrjet e Tija të ngutshme mbi dashtninë për të afërmin dhe vllaznimin. Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni të pamasë, të pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë njerzit, të mbledhun rreth Tij, në drejtsi e dashtni, të frymzuem prej sentimenteve të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue në paqe e mirsí. Por për realizimin e ksaj lumnie të përkohshme dhe të përjetshme, me nji autoritet suprem, Ai ka vue si kusht bâmjen pjesë në gregjën e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT], pranimin e doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e plotë ndaj doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij. Mandej, n'kjoft se JEZUSI ka kênë i mirë për të húpunit dhe mkatnorët, Ai nuk i ka respektue bindjet e tyne të gabueme, sado të sinqerta që mund t'jenë dukë ato; JEZUSI i ka dashtë të tanë njerzit me i msue, konvertue dhe shelbue. N'kjoft se i  ka thirrë rreth Vedit t'vuejtunit dhe t'munduemit, për me i lehtsue, Ai nuk e ka bâ kyt gjâ për me u predikue xhelozinë e nji barazie sociale utopike. N'kjoft se i ka naltsue t'vuejtunit, Ai nuk e ka bâ kyt gjâ për me u frymzue ndjenjen e nji dinjiteti të pamvarun dhe rebel ndaj autoritetit të ligjshëm. N'kjoft se Zemra e Tij ishte e tejmbushun me butsi për shpirtnat vullnet-mirë, Ai ka dijtë me u armatosë me nji zemrim shejt kundër profanuesve të Shpisë së Zotit, kundër të poshtërve që skandalizojshin të vegjlit, kundër autoriteteve judaike t'asokohe që shtypshin popullin nën barren e detyrimeve të randa, n'nji kohë kur kto autoritete nuk u vejshin as gishtin me i çue. JEZUSI ka kênë sa i fortë aq edhe i butë; Ai ka kritikue, kërcënue e dënue tuej ditë dhe tuej na msue se shpesh ndroja âsht fillimi i dijes dhe se kajherë duhet me këputë nji gjymtyrë për me pshtue trupin. S'fundmi, Ai nuk ka shpallë për shoqninë e ardhshme mbretninë e nji lumnije ideale ku vuejtja nuk do të egzistonte mâ, por me msimet dhe shembujt e Tij, Ai ka skicue rrugen e lumnisë së mundshme mbi tokë dhe të lumnisë perfekte në Qiell; e kjo rrugë âsht Udha mbretnore e Krygjes.  Asht gabim me i aplikue kto doktrina vetëm në jeten individuale, për me mbrritë nji ditë shelbimin; kto janë doktrina krejtsisht sociale, dhe në Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, ata nuk kanë asgjâ të përbashkët me nji humanitarizëm utopik dhe pa autoritet. » (Aktet e S.S. Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)

Për kyt Kishë universale judeo-masonike punon Bergoglio me shokët e tij konçiljarë dhe natyrisht Kisha shêjte Katolike, me dogmat e saja hynore e të pandryshueshme dhe me Traditen e saj mijavjeçare, âsht pengesë për agjenden tradhtare të konçiljarve, që ju mbroni e përfaqsoni, me bashkue tanë njerzit në kyt kishë diabolike judeo-masonike. Prandaj edhe blasfemuesi dhe sakrilegji Bergoglio guxon, me paftyrsinë mâ t'madhe, me akuzue Kishen shêjte Katolike si tradhtare sepse kjo Kishë e bekueme e KRISHTIT Zot i qëndron besnike misionit që ka marrë prej vetë Themeluesit e Shelbuesit të njerzimit, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT me ruejtë të paprekshme dhe të pandrushueshme Depoziten hyjnore dogmatike të Fesë shêjte katolike, e cilla kalon kufijtë kohorë dhe, si Zoti qe e ka zbulue, âsht dje, sod, nesër e gjithmonë e pandryshueshme.

« Doktrína e Fèsë Katolike, e cilla âsht e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besueme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i dógmave shêjte katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë t'vërtetës. » (Konçíli i Vatikanit-1870, Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV)

« N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit të shkéncave, msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persônë kjóftë mallkue. » (Konçíli i Vatikanit-1870, Kapitulli 4, Kanoni 3)

Të krishtenët e vërtetë nuk shtiren se e kanë kapë të vërteten, por ata janë krenarë sepse, prej hirit të Zotit, ata gjinden në Kishen e vetme të vërtetë që shelbon shpirtin, Kishen shêjte Katolike Romane, Trupin Mistik të KRISHTIT ZOT, ku e Vërteta hyjnore, Fjala e Hyjit, ia ka revelue ksaj Kishe shêjte të vetmen të vërtetë kristjane që duhet besue, mbrojte e msue në tanë boten për mâ të madhen lavdi të Zotit dhe shelbimin e shpirtnavet. 

« Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'Atit e t'Birit e t'Shpirtit-Shejt. Msojini me i mbajtë gjithshka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:19-20)

Kisha shêjte Katolike romane prej vetë natyrës âsht misionare dhe nuk mbyllet as në vetvedi e as në të kaluemen, si akuzoni ju e Bergoglio me shokë, por si nji diell i të vërtetës supreme dhe dashtnisë hyjnore ajo rrezaton gjithkund të vërteten e vetme shêjte katolike për të tanë ata që dishirojnë me lavdue Zotin e fitue luminë e Parrizit. 

Besimi shejt katolik nuk âsht i rrudhun në nji ide, sepse ai nuk âsht nji sistem filozofik, ashtu si na mson Kisha Katolike Romane në Konçilin e saj të Vatikanit (1870), por âsht nji depozitë hyjnore e pandryshueshme, e zbulueme prej vetë Zotit të pandryshueshëm, ashtû si e ceka mâ nalt.

« IESUS-CHRISTUS heri et hodie ipse et in saecula. » (Hebrews 13 :8)
« JEZU-KRISHTI âsht i njêjt dje, sod dhe përgjithmonë. » (Hebrenjve 13 :8)

« Veritas Domini manet in saeculum. » (Psaume 116 :2)
« E vërteta e Zotit qëndron gjithmonë . » (Psalmi 116 :2).

Katolikët e vërtetë nuk ndalen vetëm te respekti për Traditen hyjnore të Kishës Katolike, sikur ajo t'ishte vetëm nji relike muzeut që duhet respektue dhe kaq. Kté dishirojnë konçiljarët e Bergoglios me shokë, me e kthye Traditen hyjnore katolike në nji fosil, në nji relike të respektueshme që ia vlen të kundrohet nganjiherë, prej nostalgjiet për të kaluemen, dhe t'lêhet n'muze për me ecë përpara drejt zhvillimit, përparimit e modernizimit bashkohuer, drejt Kishës vllazore të tanë popujve, Kishes universale judeo-masonike. Por kto dishira kanë me mbetë vetëm dishira konçiljare diabolike sepse Tradita hyjnore katolike âsht e gjallë si Kisha Katolike dhe ka mbrojtjen konstante të vetë Hyjit të Gjithpushtetshëm dhe dyert e Ferrit nuk kanë  me triumfue kurrë kundër saj. (Sh'Mateu 16:18)

Vetë anmiqtë mâ të egër të Kishës shêjte Katolike e pranojnë disfaten e tyne të afërme nëpërmjet gojës së "papës" e shefit të përgjithshëm të judeo-masonerisë, Albert Pike, n'shekullin e kaluem : 

« Komploti jonë ka me u zbulue; kombet kanë me u kthye kundër nesh me nji shpirt hakmarrjeje dhe dominimi jonë kundër tyne nuk ka me u realizue kurrë. »

E mbi t'tâna, të krishtênët e vërtetë e dijnë mirë se me shërbye Hyjin devotshëmisht, duhet me u përgaditë për persekucione, që kanë me ardhë patjetër prej epsheve tona (concupiscentia), botës dhe kryesisht prej djallit. 

Ju ankoheni për vuejtje, lutna të tmerrshme e pasojat e saja, sikur kto bàkan fajtore Kishën Katolike, por ju harroni se Kisha e KRISHTIT Zot âsht Kisha e paqes së Engjëllit të Zotit, e rregullit, e harmonisë dhe e paqes së Zotit në Mbretninë e KRISHTIT Mbret.
Dhe në të njêjten kohë, ju harroni se djalli dhe legjionet infernale janë në përpjekje të vazhdueshme më zhdukë çdo harmoni, disiplinë, rregull e paqe në botë. 

« Të tanë ata që duejnë me jetue devotshmënisht në KRISHTIN JEZUS kanë me e persekutue. » (Prej letrës II të sh'Palit drejtue Timoteut 3:12)

E për arsye të betejave që Kisha shejte Katolike ka me luftue gjatë tanë kohës së saj mbi tokë, ajo quhet me të drejtë Kisha militante (Ecclesia militans) dhe pjestarët e saj, sidomos mbas marrjes së Sakramendit shejt të Krezmimit, quhen ushtarë të KRISHTIT Zot. E ushtari nuk bahet ushtar me ndejë në kazerma por me luftue në fushen e betejës. Kjo e vërtetë katolike shprehet kjartë në Katekizmin e Konçilit dogmatik të Trentës, të aprovuem publikisht me 24 Shtatuer 1566 prej Papës sh'Piu V dhe prej tanë papve e konçileve mbas tij, ku shkruhet : 

« La Chiesa miliante é l'insieme di tutti i fedeli che ancor vivono su la terra; e si chiama militante perche i suoi membri devono sempre combattere con quei terribili nemici che sono il mondo, la carne e il demonio. » (Catechismo del Concilio di Trento; Parte I, articulo IX, pagina 141)

« Kisha Militante âsht bashkimi i tanë besimtarve që jetojnë ende mbi tokë; ajo thirret militante sepse pjestarët e saj duhen me luftue pa pushim kundër ktyne anmiqve të tmerrshëm që janë bota, epshet dhe djalli. » (Idem)

E anmiku jonë kryesuer âsht djalli i mallkuem që si nji luan ulëritës na sillet rrotull me gjetë ké me shkye. E Papa i parë, sh'Pjetri, na mson se arma efikase me i rezistue ktij luani t'mallkuem âsht feja e fortë. (I sh'Pjetri 5:8-9)

« Dhe kushdo që nuk e merr krygjen e tij mbas mejet, nuk mundet me kene dishepulli jem. (sh'Luka 14:27) 

Të njêjtin mesazh shkruente mâ nalt edhe Papa sh'Piu X në Letren mbi Sionin, tuej na diftue rrugen e vetme drejt Parrizit, e cilla âsht Rruga mbretnore e Krygjes. 

Në nji koment të Apokalipsit, kapitulli 7, rreshti 9, ku sh'Gjon Ujilltari përshkruen turmen e pamasë të t'bekuemve në Parriz të mbledhun para KRISHTIT Zot, t'cillët mbajshin tanë në duer palmen e martirit, Doktori engjellur sh'Tomë Akuinati, në komentet evangjelike të veprës së tij të mirënjoftun "Zinxhiri i artë", parafrazon Papën Sh'Gregorin e Madh, i cilli na mson se me hi në Parriz nuk ka rrugë tjetër përveç martirizimit. Mâ andej, Papa shton se ky martirizim ka dy forma : martiri i gjakut, për ata që kanë me derdhë gjakun për Fenë shêjte të KRISHTIT Zot dhe martiri e durimit, për ata që kanë me mbajtë, me nji durim martirësh, krygjen e tyne mbas KRISHTIT JEZUS. Pra bahet fjalë ose për martirizim fizik ose për martirizim shpirtnuer. Ata që nuk kalojnë asnjênen prej ktyne dy formave të martirizimit nuk kanë me hi kurrë në Parriz por kanë me u mallkue përgjithmonë në Ferr.

E ata që nuk e njohin kyt luftë, që simbas rrethanave të caktueme shfaqet edhe si luftë fizike, ashtû si mson Papa sh'Gregori i Madh, nuk kanë me e luftue até por qysh në sulmet e para të animqve, që nuk kanë me mungue, prej injorancet ose ligsisë dhe prej influencës së epsheve vetjake, ata kanë me tradhtue çâshtjen shejte katolike, Fene shejte katolike në favor të ekumenizmit satanik të Konçilit të Vatikanit (1965)  drejt formimit të Kishes universale judeo-masonike, si konçiljaret e soçëm që ju mbroni e përfaqsoni, dhe kanë me bâ kompromis me djallin, boten, e epshet, për me jetue nji jetë komode, femnore e tradhtare; nji jetë shizmatike prej Kishes Katolike; nji jetë që çon vetëm në Ferr. 

Qé si flet nji prej luftëtarve mâ të sprovuem të Kishes shêjte Katolike në luften e tij të mâ shumë se disa dekadave kundër satanit, shpirtnisht e fizikisht : 

« Ah! Vllâznit e mij, n'koft se nuk luftohena fort prej djallit, jena bâ gadi me na kjâ, sepse simbas tana gjasave, na jena miqtë e djallit, i cilli na len me jetue n'nji paqe t'rrêmë dhe na ka vue me fjetë nën pretekstin se kena bâ ndonji lutje apo lëmoshë t'mirë, apo se kena bâ ma pak keq se të tjerët. N'fakt, vllâznit e mij, n'kjoft se e pvetni kyt shtyllë kabarejet a e tundon djalli, ka me ju thanë jo, se asgjâ nuk e mundon. Pveteni at vajzë mendjelehtë se cillat janë betejat e saja ? Ajo ka me ju përgjegjë,  tuej u qeshë, se nuk ka asnji dhe se as që din gjâ shka don me thanë me kenë e tundueme. Qé pra, vllâznit e mij, tundimi mâ i tmerrshëm, që âsht mos me kênë i tunduem; qé pra edhe gjendja e atyne t'cillët djalli i ruen për Ferr. N'kjoftë se kisha me guxue me folë, kisha me ju thanë se djalli ban kujdes fort mos me i tundue kto shpirtna dhe mos me i mundue mbi jeten e tyne t'kalueme, prej frigës se mos hapin sytë e shofin mkatet e tyne. 

» Po ju tham pra, vllâznit e mij, se e keqja ma e madhe për të krishtênët âsht mos me kênë i tunduem, sepse ka vend me besue se djalli i konsideron ata si të tijtë dhe pret vetëm vdekjen me i tërhjek në Ferr. Nuk ka asisend mâ t'lehtë me u kuptue. Shifni nji katolik që sapo fillon me kërkue shelbimin e shpirtit të tij, gjithshka që e rrethon e shtyn me bâ keq, e shesh nuk mundet as me çue sytë përpjetë pa u tundue, pavarsisht lutjeve e pendesave të tija; dhe nji mkatnuer i vjetër, që ndoshta qysh prej njizet vjetësh sillet e pshtillet në plehin e mkateve të tija, ka me thanë se nuk âsht i tunduem. Aq mâ keq për ty, miku jem, aq mâ keq për ty! E ti duhet me u dridhë sepse nuk njef tundimet tueja, sepse me thanë se nuk jé i tunduem âsht njisoj sikur me thanë se nuk ka mâ djall apo se i mallkuemi e paska hupë tanë tërbimin e tij kundër t'krishtênve. "N'kjoft se nuk keni tundime, na thotë sh'Gregori, atherë djajtë janë miqtë, drejtuesit dhe barijtë tuej, dhe ju lanë me jetue të qetë jeten tuej t'shkretë, tuej pritë fundin e ditve tueja për me ju tërhjekë në humnerë." Sh'Agustini na thotë se tundimi mâ i madh âsht mos me pasë tundime, që don me thanë me kênë i mallkuem, i braktisun prej Zotit dhe i dorzuem në duert e epsheve personale. » (Shejti Gjon-MARIA Vianí, Famullitari i Arsit)

E ju prapë nuk shifni ndonji kundërshtim mes Bergoglios dhe Papve të tjerë, mes Kishës konçiljare heretike të Konçilit të II të Vatikanit dhe Kishes shêjte Katolike Romane ? E ju guxoni me quejtë blasfemuesin dhe sakrilegjin Bergoglio Pape të Kishës shêjte katolike Romane, Viker të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT mbi tokë ?  

« Hyji nuk mundet me çue nji ndëshkim mâ të randë sesa vërbimin i popullit të Tij tuej i hjekë dhuntinë e Fesë së vërtetë [katolike] me anen e pseudo-doktorve apo doktorve të rrêmë që çon në vendin e doktorve të vërtetë, e kjo në dënim të krimeve tona dhe zemrave tona të papendueme. » (Holzhauser, "Interpretimi i Apokalipsit", 1650)

Dhe në kyt vërbim shpirtnuer, revolucionarët konçiliarë, qysh me Konçilin e II të Vatikanit, janë ndâ prej Meshës shêjte Katolike Romane, prej Sakramendeve shêjte katolike, prej liturgjisë shêjte katolike me predikue nji tjetër Unjill, ashtû si shkruete dikur Papa shêjt sh'Piu X, nji tjetër fé pa dogma e pa të vërteten katolike, megjithse, si protestanët, ata vazhdojnë me mashtrue ndjeksit e tyne tuej u mundue me ruejtë në pamjen e jashtme nji maskë, nji imitim të Kishës katolike dhe të jetës së saj shêjte, mbasi nji thânje thotë se djalli âsht majmuni i Zotit; Dhe në kyt imitim, heretikët konçiljarë, që ju mbroni e përfaqsoni, kanë msue shkëlqyeshëm prej princit të ksaj bote, djallit të mallkuem, i cilli me mashtrue mâ kollaj përzien të vërteten me të rrêmen.

« Asgjâ nuk âsht mâ e rrezikshme sesa ata heretikë që, tuej ruejtë në gjithshka integritetin doktrinal, me nji fjalë të vetme, si me nji pikë helmit, korruptojnë pastertinë dhe thjeshtsinë e Fesë Katolike që na kena trashigue prej Traditës hyjnore katolike dhe apostolike (Auctor. Trac talus de Fide Orthodoxa contra Arianos). Tradita e përhershme e Kishës Katolike, e mbështetun në vendimin unanim të Etënve shêjtë, ka konsiderue gjithmonë të përjashtuem prej komunitetit katolik dhe jashtë Kishës Katolike cillindo që ndahet sado pak prej doktrinës së msueme prej Magjisterit autentik të Kishës Katolike. Epifani, Agustini, Theodori kanë përmendë nji numër të madh herezish të kohës së tyne. Sh'Agustini mson se herezi të tjera munden me u zhvillue në të ardhmen dhe cillido që përkrah vetëm nji prej ktyne herezive, prej vetë ktij akti (ipso facto), ndahet prej unitetit katolik. (Papa Leoni XIII, "Satis Cognitum", 29 Qershuer 1896)

Qé edhe nji shembull tipik i djallzisë konçiljare në korruptimin e doktrinave shêjte katolike.

Gjatë punimeve të Konçilit të II të Vatikanit (1962-1965), infiltruesit, me moton : infiltrim, neutralizim, devijim, me 21 Nanduer 1964, nxoren nji dokument të quejtun Konstitucioni dogmatik i Kishës, "Lumen Gentium", që shënon nji devijim klasik prej doktrinës shëjte katolike dhe fillimin e ekumenizmit konçiljar anti-katolik judeo-masonik. Në pamje të parë dokumenti duket plotsisht katolik, i mbushun me referenca të shumta prej Shkrimeve Shejte, Konçileve të mâparshme, Etënve e doktorve të Kishës, të Drejtës Kanonike, etj. Por në kyt dokument, heretikët konçiljarë, kanë lshue nji fjalë, si nji pikë helmit, që korrupton krejtsisht kuptimin e Magjisterit Katolik dhe konstitucionit të vetë Kishës Katolike. Të lexojmë paragrafin e mâposhtëm të shkëputun prej ktij dokumenti : 

"Haec est unica Christi Ecclesia, quam in Symbolo unam, sanctam, catholicam et apostolicam profitemur(12), quam Salvator noster, post resurrectionem suam Petro pascendam tradidit (cf. Io 21,17), eique ac ceteris Apostolis diffundendam et regendam commisit (cf. Mt 28,18ss.), et in perpetuum ut columnam et firmamentum veritatis erexit (cf. 1Tim 3,15). Haec Ecclesia, in hoc mundo ut societas constituta et ordinata, subsistit in Ecclesia catholica, a successore Petri et Episcopis in eius communione gubernata(13), licet extra eius compaginem elementa plura sanctificationis et veritatis inveniantur, quae ut dona Ecclesiae Christi propria, ad unitatem catholicam impellunt." (Constitutio dogmatica de Ecclesia, Lumen gentium, 21/11/ 1964)

« Kjo âsht Kisha unike e Krishtit për të cillen ne shpallim unitetin, shêjtninë, katolicitetin dhe apostolicitetin e saj. Kyt Kishë, Shelbuesi jonë, mbas Ringjalljes së tij, ia dorzoi Pjetrit që ai t'ishte bariu i saj. Shelbuesi ia besoi Pjetrit dhe Apostujve të tjerë që ata ta përhapshin dhe drejtojshin, tuej i bâ përgjithmonë "shtyllen dhe temelin e të vërtetës". Kjo Kishë e Krishtit, e formueme dhe e organizueme në kyt botë, ban pjesë në Kishen Katolike dhe qeveriset prej pasardhsit të Pjetrit dhe ipeshkvijve që janë në bashkim me té. Megjithaté, elemente të shumta të shejtnimit dhe të vërtetës gjinden jashtë sferës së saj; elemente që, tuej i përkitë Kishës së Krishtit, prej nji dhuntie të Zotit, çojnë, prej vetvedit, drejt unitetit katolik. » 

Fjala helm âsht "ban pjesë në" apo "subsistit in".

Magjisteri Katolik i tana kohnave, në dekrete papale e konçile ekumenike, ka msue e mson gjithmonë se Kisha e KRISHTIT Zot âsht Kisha Katolike. S'fundmi kyt dogmë fejet e gjejmë te Encikliku i Papës Piu XII, "Mystici Corporis", i 29 Qershuerit 1943. 

Tuej hjedhë fjalen helm "ban pjesë në", konçiljarët korruptojnë doktrinen shêjte katolike dhe propagadojnë herezinë se Kisha e KRISHTIT Zot ban pjesë në Kishen Katolike. Simbas ktij arsyetimit diabolik, që shprehet në fjalitë e fundit të citimit të mâsipërm, elementa të t'vërtetës dhe të shêjtnimit gjinden edhe jashtë Kishës Katolike, shprehje kjo blasfemuese që kundërshton dogmen katolike se "Jashtë Kishës Katolike nuk ka shelbim". Në vijim të ktij arsyetimi konçiljar anti-katolik, Kisha Katolike nuk paska unitet, shprehje tjetër blasfemuese që kundërshton Simbolin e Nicesë, dhe nep me kuptue qëllimin e vërtetë të konçiljarve, até agjendë që ceka mâ nalt, pra formimin e Kishës katolike ose universale judeo-masonike, sepse fjala katolike âsht nji sinonim i fjalës universale. Tuej u bazue në kyt doktrinë perverse, fill mbas mbylljes së Konçilit në 1965, konçiljarët filluen me aplikue në praktikë kyt doktrine blasfemuese, tuej i urue dhe tuej marrë pjesë në festat e muslimanve të pafé, çifutve dinakë e deicidë, ortodoksve shizmatikve e protestantve heretikë dhe tuej e gdhendë kyt doktrinë në librat e tyne konçiljarë, e kryesisht në katekizmin heretik e blasfemues të Gjon Palit II, të 11 Tetuerit 1992.

N'mbyllje të ksaj replike, që zgjati ndoshta shumë, po ju kujtoj edhe nji herë fjalët e Papës Leoni X : 

« Mekênse e vërteta nuk mundet me kundërshtue të vërtetën, Ne vendosim se çdo deklarim kundër të vërtetës së Fesë Katolike âsht totalisht i rrêmë dhe Ne ndalojmë me rreptësi mësimin e ktyne deklarimeve. Ne dekretojmë se të tanë ata që merren me deklarime të tilla, tuej përhapë herezi totalisht të dënueshme, duhen me u shmangë me çdo kusht dhe me u dënue si heretikë të pafé, të urrejtshëm dhe të neveritshëm, të cilët janë tuej shkatërrue Fenë Katolike. (Papa Leoni X, Bulla “Apostolici Regiminis”, 19 Dhetuer 1513, në Konçilin e V të përgjithshëm të Lateranit, Sesioni VIII, V. 605-606).