giovedì, novembre 28, 2013

Replika Katolike 5

prej Zef Helmicës

Pseudo-doktori Anslem Grün që mson se 
homoseksualiteti nuk âsht mkat


Shtjefen Dodës S.J. :

« Kufiri i vdekjes sonë është një ftesë për të jetuar këtu dhe tani me vetëdije dhe në mënyrë intensive, për ta nuhatur shijen e jetës. Unë s`kam nevojë që domosdo çdo gjë ta detyroj të futet në këtë kohë të kufizuar. Nëse e pranoj këtë kufi, atëherë jam mirënjohës për çdo moment. E përjetoj atë në plotësinë e tij. Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë. Në kohën e kufizuar e përjetoj pafundësinë e përjetësisë. » (Marrun prej mbrojtsit të homoseksualitetit, Anselm Grün, përkthye prej Shtjefen Dodës S.J.)


Zef Helmica :

Ka dy botë, thotë sh'Agustini, njêna e krijueme prej Fjalës Hyjnuere dhe në të cillen Ai âsht shfaqë i veshun me mortalitetin tonë, dhe tjetra e drejtueme prej princit t'errsinës e ku JEZUSI nuk njifet. "Et mundus non cognovit." (sh'Gjoni 1:10). Kjo botë e dytë âsht e përbâme prej atyne njerzve që hjekin dorë prej Qiellit për me e vendosë mbi tokë parrizin e tyne, dhe preferojnë të mirat dhe knaqsitë e tokës në vend të pasunive dhe lumníve të përjetshme; ndéret kalimtare të ksaj jete t'përkohshme, në vend të lavdisë së premtueme shërbtorve të JEZU-KRISHTIT. E kshtû për kta t'mjerë, destinacioni final nuk âsht Krijuesi por krijesa. Me u knaqë, me u zbavitë, me i dhanë vedit tâna knaqsitë e mundshme, qé pra ideali dhe programi i tyne : "Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë." (Grün)

"Miqsia e ksaj bote âsht anmikja e Zotit. Kushdo pra që don me kênë mik i ksaj bote bahet anmik i Zotit." (sh'Jaku 4:4)

"Mos doni boten e as gjânat e ksaj bote. N'kjoft se dikush don boten, ai nuk ka n'vêdi dashninë hyjnore të Atit, sepse gjithshka që ndodhet në botë âsht épshe trupore, épshe sysh e krenarí jetet."(I Sh'Gjoni 2:25)

Ndàjuni, ô populli jem i zgjedhun [kshtû komenton shêjti Montfort nji fjalë të Zotit], miqtë e mij të dashtun të Krygjit të Birit tem; ndàjuni prej mondànve, të mallkuem prej Madhshtisë teme, të çkishzuem prej Birit tem dhe të dënuem prej Shpirit Tem Shejt. Ruejuni fort me u ulë në karriget e tyne t'infektueme; mos shkoni në mbledhjet e tyne dhe as mos u ndalni n'rrugen e tyne. Ikni larg prej Babilonisë s'madhe e imorale dhe ndigjoni e ndiqni vetëm zânin dhe hapat e Birit Tem të dashtun që ju A kam dhanë me kênë Rruga, e Vërteta dhe Jeta juej. "Ipsum audite." (Sh'Mateu 17:5)

A nuk e ndigjoni JEZUSIN e dashtun që ju thrret i ngarkuem me Krygjen e Tij : "Hajdeni mbas Mejet" (Sh'Mateu 4:9); "Ai që Më ndjek nuk ecë n'errsinë." (Sh'Gjoni 8:12); "Kini besim se Un e kam mposhtë boten." (Sh'Gjoni 16:33) (Meditim marrun prej Rev. P. Texier "Nji muej me t'lumin Montfort", faqet 3-6)

Shtjefen Dodes S.J. :

« Qëllimi asht me gjetë Zotin në çdo gja! Se krijesat e tij i japin lavdi Zotit! Zoti nuk asht i ndamë prej krijesave të tij - ai edhe u mishnu, e mori natyrën njerëzore. Jezusi ka thanë: Zoti aq fort e deshi botën... Ju jeni në botë, por jo prej botës... Budistët për shembull këqyrin me u largu prej botës, mos me pas kurrfarë ndjesinash, edhe me u shkri në njëfarë nirvane... Feja katolike nuk mëson me ikë prej bote. Por kjo nuk do me thanë se sa herë i shijojmë të mirat e botës, ndalemi këtu në dhurata. Jo, por e drejtojmë shikimin tonë kah Dhuruesi i të gjitha këtyre të mirave. Protestantët mësojnë se kjo botë, natyra e njeriut asht e prishtë! Dhe prej saj nuk mundet me dalë as me pritë asgja e mirë. Doktrina katolike thotë se natyre e njeriut asht e lëndmue me mëkatin origjinal - ajo në thelb asht e mirë. Shën Ireneu pat thënë: Lavdia e Zoti është njeriu i gjallë! Kurse Shën Injaci i Loyolës thotë: "Non coerceri a maximo, sed contineri a minimo divinum est - Mos me qenë i kufizum prej ma të madhes, por me mujt me qenë në të voglën, asht hyjnore." »


Zef Helmica : 

Sh'Ireneu, tuej folë mbi heretikët, thotë se "ata pranojnë Shkrimet Shêjte por korruptojnë interpretimin e tyne." (Lib. III, cap. 12, n. 12). Sh'Agustini gjithashtu thotë se "origjina e herezive dhe e dogmave perverse që i xajnë shpirtnat në kurth, për me i shtye mandej në Ferr, vjen vetëm prej faktit se Shkrimet Shêjte, që janë të shêjta në vetvedi, kuptohen në nji mnyrë që nuk âsht e mirë. (ln Evang. Joan., tract. XXVIII, cap. 5, n. 1). Shêjtnia e Tij, Papa Leoni XIII, në Enciklikun "Satis Cognitum"(1896), citon Origjenin që thotë se "tâna herët që heretikët, tuej na paraqitë Shkrimet kanonike, të cillat çdo katolik i pranon dhe i beson plotsisht, duket sikur na thonë : Te né âsht fjala e s'vërtetës. Por na nuk duhet me i besue atyne dhe nuk duhet me u shkëputë prej Traditës primitive kishtare dhe asaj që Kisha e Zotit na ka msue përmes Traditës së saj të pandërpreme. ("Vetus interpretatio commentariorum in Matth.", n. 46)

S'fundi sh'Ireneu na mson se "Dija e vërtetë âsht doktrina e Apostujve... që ka ardhë deri në ditët tona prej zinxhirit të pandërpremë t'ipeshkvíjve... tuej na transmetue njohjen shumë të plotë të Shkrimeve Shêjte, të ruejtuna pa ndryshim."("Contra Hæreses", lib. IV, cap. 33, n. 8)

Prandaj edhe ju, me sjelljen tuej heretike, korruptoni kuptimin e vërtetë të doktrinës katolike, në përpjekje me mbrojtë të pambrojtshmen, me justifikue të pajustifikueshmen. 

« Asgjâ nuk âsht mâ e rrezikshme sesa ata heretikë që, tuej ruejtë në gjithshka integritetin doktrinal, me nji fjalë të vetme, si me nji pikë helmit, korruptojnë pastertinë dhe thjeshtsinë e Fesë Katolike që na kena trashigue prej Traditës hyjnore katolike dhe apostolike. » (Auctor. Trac talus de Fide Orthodoxa contra Arianos)

Pseudo-doktori konçiljar Anselm Grün sintetizon mâ s'mirit mendimin e tij me nji fjalí të vetme : 

"Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë." 

Pra në kohen e shkurtë të ksaj jete toksuere, Grün, që ka pranue publikisht se homoseksualiteti nuk âsht mkat, thotë se âsht, jo pjesënisht, por tânsisht i pranishëm apo prezent "me gzue" çdo çast e çdo gjâ të ksaj jete toksuere. ["ganz gegenwärtig" don me thanë "totalisht prezent".] Vetë ndajfolja "tânsisht" përjashton çdo fije shpreset katolike që edhe i krishtêni mâ i padêjë ruen, në nji mnyrë apo në nji tjetër, për të mirat e përjetshme të Parrizit. Thânja e Grün-it âsht nji pohim tipik i mondànve që vêjnë tânsisht aspiratat e tyne në shfrytzimin e ksaj bote kalimtare dhe harrojnë kultin e vërtetë që i detyrohen Krijuesit të universit. Si konçiljarët heretikë, ata vêjnë kultin e njirit mbi kultin e Zotit. Nën nji pretekst falls të gjetjes së Prezencës hyjnore në krijesat e tija, kto mondànë e skllevën të botës shfrytzojnë rastin me plotsue tana dishirat e épsheve të tyne dhe në fund të ksaj jete të shkurtë toksore, n'kjoft se nuk ndrrojnë rrugë, kanë me gjetë vetëm ndëshkimin e drejtë hyjnor dhe Ferrin e përjetshëm. 

Jeta jonë, thotë sh'Pali në letren e tij drejtue hebrejve, âsht krejt nji jetë shpreset sepse ajo synon vetëm qytetin dhe të mirat e ardhshme. (Hebr., 13:11-14)

« Ashtû si djegim jashtë kampit trupat e viktimave, gjaku i të cillave baret prej Priftit të Nâltë në shêjtore, për shpagimin e mkatit, njashtû JEZUSI ka vuejtë jashtë portave të qytetit me qëllim me shêjtnue njerzit përmes Gjakut të Tij shêjt. Të dalim pra, edhe na, dhe T'a ndjekim jashtë kampit [të ksaj bote] dhe të bàrim turpin e Krygjës së Tij. Të dalim prej kampit dhe jo prej qytetit, sepse na kena vetëm kampin n'kyt botë, dhe jo qytetin permanent, por na kërkojmë qytetin e të ardhmes. » (Idem)

Krygji për mondanët dhe ata që zbresin drejt mallkimit âsht nji marrí, por për ata që njésin rrugen drejt Parrizit, krygji âsht forcë e Zotit dhe shpresa supreme e lumnisë s'përjetshme qielluere. (I Kor. 1:18-24)

« Vllâzen, koha âsht e shkurtë; ajo që lypet me u bâ âsht që ata që kanë grâ t'bajnë sikur mos t'kenë grâ; ata që kjajnë, sikur mos t'kjajnë; ata që gzojnë, sikur mos t'gzojnë, ata që blejnë, sikur mos t'zotnójnë; ata që përdorin kyt botë, sikur mos t'a përdorin aspak sepse figura e ksaj bote kalon. » (Sh'Pali në letren e parë shkrue Korintasve 7:29-31)

Me komentin tuej ju mundoheni me i veshë tesha katolike filozofisë anti-katolike grüniane, me fjalë që nuk kanë lidhje me mondanitetin vetevident të Grünit dhe mbrríni deri aty sa me i dhanë nji kuptim të shtrêmbët Msimit shêjt të Kishës Katolike Romane, ashtû si po bajnë kolegët e tu konçiljarë tash 48 vjet, me pasoja fatale për shelbimin e shpirtnave, për të cilat Shelbuesi jonë ka durue mundimet e pashpjegueshme të Krygjit. 

Sh'Pali e ka profetizue mirë kyt kohë kur njerzit kanë me ia vue veshin doktorëve të rrêmë sepse, për arsye të mkateve të tyne, ata nuk kanë me mujtë me ndie mâ të vërteten e doktrinës shêjte katolike romane, njashtû si errsina që nuk kupton dhe nuk duron driten : "et lux in tenebris lucet, et tenebrae eam non comprehenderunt", "dhe drita shndríti n'errsina por errsinat nuk e kuptuen." (sh'Gjoni 1:5)

« Ka me ardhë nji kohë kur njerzit nuk kanë me durue mâ doktrinen e shëndoshtë por kanë me mbledhë rreth vedit doktorë simbas dishirave të tyne dhe, tuej u dhimbtë veshtë prej doktrinës së vërtetë, kanë me e hjekë veshin prej të vërtetës për me e kthye drejt prràllave. » (2 Tim. 4:3-4)

« Hyji nuk mundet me çue nji ndëshkim mâ të randë sesa vërbimin i popullit të Tij tuej i hjekë dhuntinë e Fesë së vërtetë [katolike] me anen e pseudo-doktorve apo doktorve të rrêmë që çon në vendin e doktorve të vërtetë, e kjo në dënim të krimeve dhe zemrave tona të papendùeme. » (Holzhauser, "Interpretimi i Apokalipsit", 1650)

S'parit, citimi i Grünit nuk ban fjalë për at gjetje të Zotit që ju përmendni; s'dytit, ashtû si ju kam shkrue në Repliken Katolike 2, Krijuesi i universit me t'vërtetë mbush gjithshka, qiellin edhe dheun, - " a nuk mbushi qiellin dhe token, thotë Zoti ?" (Jeremia 23:24) dhe me të vërtetë Hyji âsht gjithkund dhe në çdo pjesë, tânsisht (Aquinas, "Summa Theologica, P. 1, P. 8, artikulli 2), shprehje që i nep nji interpretim të drejtë thanjes së sh'Injacit - por Zoti nuk âsht pjesë përbâse e ktij universi dhe âsht transhendent ndaj tij dhe krijesave të tija (Idem, artikulli 3).

Kur thuhet se krijesat i napin lavdi Zotit, duhet saktsue se për cillat krijesa bahet fjalë. Krijesat e paarsyeshme i napin lavdi Zotit sepse nuk kundërshtojnë askund Vullnedin e Tij shêjt por e njêjta gjâ nuk mundet me u thanë për qênjet e arsyeshme. I pari, djalli i mallkuem, u rebelue kundër Vullnedit hyjnuer dhe me fjalët "non serviam", "nuk shërbej" nuk i dha lavdi Hyjit dhe përfundoi n'Ferr përjetsisht; të njêjtin fund pàten edhe engjujt e tjerë rebelë dhe njerzit mosmirnjohës që imituen rebelimin blasfemues luçiferjan.

Kisha Katolike Romane mson se tanë ata njerëz që janë në mkat të randë janë anmiq të Zotit, për rrjedhojë ata nuk munden me i dhanë lavdi Hyjit në at gjêndje mkatnuere. 

« Çdo njiri mendjemadh âsht nji neverí para Zotit. » (Proverbi 16:5)

Krimi i homoseksualitetit âsht nji neverí para Zotit dhe dënohet me vdekje. (Levitikus 18:22)

Krimi i inçestit âsht nji neverí e jashtzakonshme para Zotit dhe dënohet me djegje për s'gjallit. (Levitikus 20:14)

«Ai që tallet me njerzit e thjeshtë âsht nji neverí para Zotit. » (Proverbi 3:32)

« Rrugët e të keqit janë nji neverí para Zotit dhe ai që ndjek drejtsinë âsht i dashtun prej Hyjit. » (Proverbi 15:9)

Hipokritët që mundohen me u dukë të nâltë e shêjt para njerzve janë nji neveri para Zotit. (Sh'Luka 16:15)

Shkrimet Shêjte janë të mbushuna me shembuj të tillë; e pra, kto njerëz që kryejnë kto krime dhe rrijnë në mkat mortar nuk i napin lavdi Zotit, sepse Hyji urren pafundsisht mkatin dhe ato qênje që janë t'infektueme dhe të degjenerueme prej mkatit. 

« Zoti i don mkatnorët, n'kjoft se i konsiderojmë ata si natyra egzistuese, sepse mkatnorët kanë egzistencën e cilla vjen prej Zotit; por tuej i konsiderue ata si mkatnorë, ata nuk kanë aspak egzistencë dhe mungojnë s'kénunit [për arsye të mkatit t'urryeshëm] dhe n'kyt kandvështrim, ata nuk janë vepra e Hyjit. Kjo âsht arsyeja që Zoti i urren mkatnorët. » (Sh'Tomë Akuinati, "Summa theologica", Iª q. 20, a. 2 ad 4)

Në lidhje me doktrinen që ju msoni se natyra njerzuere âsht lëndue prej mkatit origjinal, por se në thelb ajo âsht e mirë, Doktori engjelluer mson se âsht shkrue në Unjillin simbas sh'Lukës (10:30) « se nji njiri që po u ulte prej Jeruzalemit në Jériko, pra në humneren e mkatit, u zhdeshë prej dhuntive falas që kishte marrë dhe u plagos në natyren e tij, ashtû si delaron Bede, në interpretimin e ktij pasazhi. Prandej mkati zvoglon të miren e natyrës. Përgjigjem tuej thanë se e mira e natyrës njerzuere âsht trefíshe. S'parit, janë princípet bazë prej të cillave natyra âsht e përbame dhe vetitë që rrjedhin prej tyne, siç janë për shembull, fuqitë e shpirtit, etj. S'dytit, mekênse, prej vetë natyrës, njiri ka nji primje (tendencë) drejt virytit..., kjo primje drejt virtytit âsht nji e mirë e natyrës. S'trètit, dhuntía e drejtsisë origjinale, që ia âsht dhanë tanë natyrës njerzuere në personin e njirit të parë, mundet me u quejtë e mirë e natyrës njerzuere. 

» Për rrjedhojë, e mira e parë natyrore e përmendun nuk u shkatrrue e as nuk u zvoglue prej mkatit të Adamit. E mira e tretë e natyrës u shkatrrue krejtsisht prej mkatit të prindve tonë të parë. Por e mira e dytë e natyrës, apo tendenca natyrale drejt virtytit, u zvoglue prej mkatit origjinal sepse aktet njerzuere prodhojnë nji tendencë drejt ktyne akteve... Prej vetë faktit që nji gjâ ka primje drejt njênes prej dy të kundërtave të tija, primja ose tendenca e tij drejt të kundërtës tjetër zvoglohet. Prandej, mekênse mkati âsht i kundërt me virtytin, prej vetë faktit se njiri mkatnon, rezulton nji zvoglim i asaj të mire të natyrës, pra nji zvoglim i tendencës drejt virtytit. » (Idem, Iª-IIae q. 85, a. 1 co.)

Në kyt jetë, mkati origjinal e largon njirin prej Zotit, si fundin e tij mbinatyror. Ky âsht artikull fejet. "Na jena fmijë të zemrimit, prej vetë natyrës", thotë sh'Pali (Efezianve 2:3)

Bazue në thanjen e masipërme të sh'Palit, Doktori engjelluer, sh'Tomë Akuinati, konfirmon se mkati i rrjedhshëm, apo, siç e quen ai ndryshej, mkati i natyrës, rrjedh prej Adamit nëpermjet natyrës njerzuere. (Idem, Iª-IIae q. 81, a. 1 co.)

Nayrisht që Kisha Katolike Romane nuk mson korrupsionin thelbsuer të natyrës njerzuere mbas mkatit origjinal, ashtû si msote Kalvini, sepse ajo thanje âsht herezi.

« N'kjoft se ndokush nuk pohon se njiri i parë Adami, mbasi kishte shkelë ligjin e Zotit në Parriz, menjiherë humbi shêjtninë e tij dhe drejtsinë në t'cillen ishte vendosë, dhe për arsye të asaj fyemjet, ai tërhjeku mbi vedi zemrimin dhe indinjímin e Zotit dhe, për rrjedhojë, vdekjen me të cillen Hyji e kishte kërcënue përpara, tuej e vue nën robninë e vdekjes dhe të djallit, që "kishte mbretninë e vdekjes" (Hebrejve 2:14), dhe për arsye të ktij mkati, i tanë Adami, trup e shpirt, u përkeqsue, atherë ai kjoft mallkue. » (Konçili i Trentës, Sesioni 5, Kanoni 1)

Ky përkeqsim shpjegohet mâ mirë prej Doktori engjelluer si mâ poshtë : 

« Si rezultat i drejtsisë origjinale, arsyeja kishte nji kontroll perfekt mbi pjesët e poshtme të shpirtit, ndërsa arsyeja perfeksionohej prej Zotit dhe i nënshtrohej Atij. Si rezultat i mkatit origjinal, kjo drejtsí origjinale u hup dhe tana forcat e shpirit, megjithse nuk u preken prej mkatit, húpen rregullin e tyne origjinal, simbas të cillit ata ishin të príruna natyrisht drejt virtytit; kjo hupje quhet plagosje e natyrës. Egzistojnë katër fuqi të shpirtit që munden me kênë objekte virtytit : arsyeja, në t'cillen qëndron t'màtunit ("prudentia"); vullnedi, ku rrin drejtsija; pasjónet ("irascibilis"), ku qëndron forca dhe dishirat ("concupiscibilis"), ku qëndron t'përmbajtunit apo vetkontrolli. Prandaj, si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të vërtetës, arsyeja u plagos me plagen e injorancës; si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të mirës, vullnedi u plagos me me plagen e ligsísë; si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të zéllshmes, pasjónet u plagosen me plagen e ligshtísë; si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të kândshmes, të moderueme prej arsyes, dishirat u plagosen me plagen e épsheve. Pra kto janë katër plagët që i janë shkaktue tanë natyrës njerzuere si pasojë e mkatit origjinal të prindve tanë të parë. Por mekênse tendenca drejt të mirës së virtytit âsht zvoglue në çdo individ si pasojë e mkatit aktual,... kto katër plagë janë rezultat edhe i mkateve të tjera, sepse prej mkatit arsyeja errsohet, sidomos në ç âshtje praktike, vullnedi ngurtsohet n'ligsí, veprat e mira bahen mâ të vështira me u krye dhe épshet bahen mâ të vrullshme. » (Sh'Tomë Akuinati, "Summa Theologica", Iª-IIae q. 85, a. 3 co.)

Por konçiljarët heretikë, që ju përfaqsoni, kur thojnë se njerzit i napin lavdi Zotit kanë nji tjetër qëllim djallzuer. Në dokumentin heretik të Konçilit të II të Vatikanit "Gaudium et spes" (1964), ashtû si edhe në enciklikun e anti-papës Wojtila "Redemptor hominis" (1979), përhapet herezia se çdo qênje njerzuere apo çdo njiri âsht i bashkuem me KRISHTIN Zot : 

« In Cristo e per Cristo, Dio si è rivelato pienamente all'umanità e si è definitivamente avvicinato ad essa e, nello stesso tempo, in Cristo e per Cristo, l'uomo ha acquistato piena coscienza della sua dignità, della sua elevazione, del valore trascendente della propria umanità, del senso della sua esistenza.. (paragr. 11)

» Occorre, quindi, che noi tutti - quanti siamo seguaci di Cristo - ci incontriamo e ci uniamo intorno a Lui stesso. Questa unione, nei diversi settori della vita, della tradizione, delle strutture e discipline delle singole Chiese o Comunità ecclesiali, non può attuarsi senza un valido lavoro, che tenda alla reciproca conoscenza ed alla rimozione degli ostacoli sulla strada di una perfetta unità. Tuttavia, possiamo e dobbiamo già fin d'ora raggiungere e manifestare al mondo la nostra unità: nell'annunciare il mistero di Cristo, nel rivelare la dimensione divina e insieme umana della Redenzione, nel lottare con instancabile perseveranza per la dignità che ogni uomo ha raggiunto e può raggiungere continuamente in Cristo. È questa la dignità della grazia dell'adozione divina ed insieme la dignità della verità interiore dell'umanità. (idem)

« ... Quando, attraverso l'esperienza della famiglia umana in continuo aumento a ritmo accelerato, penetriamo nel mistero di Gesù Cristo, comprendiamo con maggiore chiarezza che, alla base di tutte queste vie lungo le quali, conforme alla saggezza del Pontefice Paolo VI, deve proseguire la Chiesa dei nostri tempi, c'è un'unica via: è la via sperimentata da secoli, ed è, insieme, la via del futuro. Cristo Signore ha indicato questa via, soprattutto quando - come insegna il Concilio - "con l'incarnazione il Figlio di Dio si è unito in certo modo ad ogni uomo". (paragr. 13)

» Gesù Cristo è la via principale della Chiesa... Su questa via che conduce da Cristo all'uomo, su questa via sulla quale Cristo si unisce ad ogni uomo, la Chiesa non può esser fermata da nessuno. » (idem)

« Në Krishtin dhe nëpërmjet Krishtit, Zoti i âsht zbulue plotsisht dhe pa dyshim që i âsht afrue njerzimit; në t'njêjten kohë, në Krishtin dhe nëpërmjet Krishtit, njíri ka fitue nji njohje të plotë të dinjitetit të tij, të ngritjes së tij, të vlerës transhendente të vetë njerzimit, të qëllimit të egzistencës së tij. (paragrafi 11)

» Duhet pra që na të tanë, dishepujt e Krishtit, të takohena dhe të mbledhena rreth Tij. Ky bashkim, në fushat e ndryshme të jetës, traditave, strukturave dhe disiplinave të çdo kishe dhe komuniteti kishtar, nuk mundet me u realizue pa nji punë serioze që synon në njohjen reciproke dhe në heqjen e pengesave që gjinden në rrugen e bashkimit perfekt. Megjithaté, na mundena dhe duhet, qysh tash, me mbrritë bashkimin tonë dhe me e shfaqë até para botës : tuej shpallë misterin e Krishtit, tuej diftue dimensionin sa hyjnuer aq edhe njerzuer të Shelbimit, tuej luftue me nji kambngulje t'palodhshme për kyt dinjitet që çdo njiri ka mbërritë dhe mundet me mbrritë vazhdimisht në Krishtin; dinjitet që âsht dinjiteti i hirit të adoptimit hyjnuer dhe, në t'njêjten kohë, dinjiteti i të vërtetës së mbrêndshme të njerzimit. (idem)

» ... Përgjatë eksperiencës së familjes njerzuere që rritet vazhdimisht me nji ritëm t'përshpejtuem, kur na penetrojmë misterin e Jezu-Krishtit, na kuptojmë me mâ kjartsí se në qêndren e tana rrugëve, përmes t'cillave Kisha e kohës tonë duhet me vazhdue ecjen e saj, simbas orientimeve të urta të Palit VI, egziston nji rrugë unike : rruga e eksperimentueme tash sa shekuj dhe që âsht rruga e t'ardhmes. Krishti Zot e ka diftue kyt rrugë sidomos kur, tuej huazue fjalët e vetë Konçilit, "nëpërmjet Mishnimit, Biri i Zotit âsht bashkue, në nji farë mnyre, me çdo njiri." [Const. past. de Ecclesia in mundo huius temporis Gaudium et Spes, 22: AAS 58 (1966), p. 1042]

» ... Jezu-Krishti âsht rruga kryesore e Kishës... Mbi kyt rrugë që çon prej Krishtit te njiri, mbi kyt rrugë ku Krishti bashkohet me çdo njiri, Kisha nuk mundet me u ndalë prej kërkujt. » (Gjon Pali II, "Redemptor hominis" (1979), paragrafi 11-13)

Pra shofim se qysh në paragrafin e 11, doktrina heretike konçilare, nëpërmjet herezisë se KRISHTI Zot kêka bashkue me çdo njiri, e konsideron njerzimin (bashksinë e personave) të ngritun në nji rang transhendent, pra hyjnuer. Në teologji, e veçanarisht në metafizikë, kur flitet për rang transhendent apo qênje transhendente bahet fjalë për engjujt dhe vetë Zotin.

Kisha shêjte Katolike Romane mson bashkë me Doktorin engjelluer se në Misterin e Mishnimit, Zoti ka marrë natyren njerzuere dhe jo personen njerzuere (sh'Agustini, "De Fide ad Petrum", II), (sh'Tomë Akuinati, "Summa Theologica", IIIª q. 4 a. 2 s. c.); i njêjti konkluzion msohet prej Papës martir, Felix, i cituem në Konçilin e Efezit : 

« Na besojmë se Zoti jonë JEZU-KRISHTI, i lindun prej Virgjinës MARI, âsht Biri i përjetshëm dhe Fjala e Zotit, dhe jo nji njiri i marrun prej Zotit, n'kuptimin sikur t'egzistote nji tjetër krah Tij. Biri i Zotit nuk ka marrë nji njiri, në mnyrë që të egzistote nji tjetër afër Tij. » (Idem, IIIª q. 4 a. 3 s. c.)

Në KRISHTIN Zot ka vetëm Nji Personë Hyjnore, që âsht Veta e Dytë e t'Shejtnueshmes TRINI dhe dy natyra : ajo hyjnore dhe ajo njerzore. 

Bazue në konceptin heretik se KRISHTI Zot âsht bashkue me çdo njiri, konçiljarët heretikë errsojnë apo shmangin komplet djallzinë e mkatit që gjindet në fetë e rrême dhe, tuej synue sa mâ parë formimin e Kishës së ardhshme : Kishës humanitare satanike judeo-masonike,  propagandojnë mbledhjet ekumenike anti-katolike me muslimanë, protestantë, mormonë , çifutë, budistë, e sekte të tjera djallzuere, tuej promovue se shelbimi gjindet edhe në fetë e tjera të rrême, mbasi vetë Zoti paska denjue me u bashkue me çdo njíri. Prandej, simbas konçiljarve, mbasi KRISHTI kêka bashkue me tanë njerzimin, atherë, njerzimi kêka hyjnuer, prej ku dalin edhe fjalët e anti-papës Pali VI, në mbyllje të Konçilit (1965) : "Na kena kultin e njirit. » (Prej fjalimit të anti-papës Palit VI, 7 Dhetuer 1965) dhe prej ku rrjedh edhe pretendimi heretik me mbrritë shelbimin pa vepra të mira e pa merita personale (shif "Replika Katolike 4").

E tashti mbasi njerzimi kêka ngritë në nji rang hyjnuer, konçiljarët vazhdojnë punën, me nji kambngulje të palodhshme, drejt bashkimit babilonik të tana feve, drejt asaj Kishe humanitare judeo-masonike, për të cillen kam shkrue me gjatë në replikat katolike të mâparshme. Kjo rrugë unike drejt ktij bashkimi diabolik âsht fillue tash sa shekuj prej judeo-masonerisë, kryesisht mbas Revolucionit Francez të 1789. 

Për mâ tepër konçiljarët heretikë, që bajnë lojen e judeo-masonerisë, tuej dashtë kyt bashkim proletar me çdo kusht, shpifin tash gadi 50 vjet se Kisha Katolike nuk âsht e bashkueme, n'nji kohë kur uniteti i Kishës shêjte Katolike Romane âsht shpallë publikisht në Simbolin e Fesë së Nicesë (325 A.D.) që tanë katolikët e rrecitojnë gjatë Meshës shêjte. 

« Credo in Unam, Sanctam, Catholicam, et Apostolicam Ecclesiam. » 
« Besoj në nji Kishë, Shêjte, Katolike dhe Apostolike. »

« Jashtë Kishës Katolike Romane nuk ka asnji bashkim të shêjtë. » (Papa Sh'Leoni I, "De Jejun. Pent. Sermon 129")

« N'kjoft se ata ândrrojnë me u bashkue, t'hyjnë në Kishen Katolike Romane. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos:16", 6 Kallnduer 1928)

« Katolikët nuk e njohin dhe e dënojne fenë e heretikve. » (Papa Martini V, "Dekretalet e Koncileve Ekumenike : 421, 422", ed. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press, 1990). 

« Vetëm katolikët romanë adhurojnë Zotin e vetëm të vërtetë. » (Papa Gregori XVI, "Summo Iugiter Studio : 6", 27 Maj 1832)

« ... Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim; prej t'pafeve e deri te ata që janë të damë prej KRISHTIT ose që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

»... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë katolike romane, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit.

» ... Asht koha me ekspozue dhe dënue gabimin e autorëve që dishirojnë kyt bashkim ndërfetar, t'cillët e kanë zakon me citue fjalët e KRISHTIT "që t'jena tanë nji... ka me pasë vetëm nji barí dhe vetëm nji grègje" a thue se kjo lutje e KRISHTIT nuk kêka realizue deri tash.

» [...] Duhet me u harrue dasítë e vjetra dhe dallimet doktrinale, thonë ata, dhe lypet me u vendosë nji lloj fejet e përbashkët, nji lloj vllâznijet në rang ndërkombtar.

» [...] N'kto kushte, âsht e kjartë se Selia e Shêjtë, në asnji mnyrë, nuk mundet me marrë pjesë në kongreset apo mbledhjet e tyne; dhe katolikët, për asnji arsye, nuk kanë të drejtë me favorizue autorët e ktij bashkimit. A mundet me tolerue Selia e Shêjtë kyt lloj bashkimit, që kishte me kênë kulmi i padrejtsisë ?

» [...] Padyshim, të tanë e dijnë se vetë Sh'Gjoni, Apostulli i dashnisë hyjnore, ai që n'Unjillin e tij zbulon n'nji farë mnyret sekretet e Zêmres Shêjte të JEZUSIT, i porosiste vazhdimisht besimtarët katolikë me "dashtë njêni-tjetrin" (I Gjoni 4 : 7-11). Por në t'njêjten kohë ai ndalote në mnyrë absolute çdo marrëdhânje me ato që nuk praktikojshin në mnyrë të plotë dhe t'papërlyeme msimet e KRISHTIT : "N'kjoft se dikush vjen drejt jush dhe nuk sjell kto msime, mos e pranoni n'shpinë tuej dhe as mos e përshndetni aspak." (I Gjoni 10). Kshtû pra, mekênse dashnija për Zotin ka për bazë nji besim të sinqertë dhe të plotë, atherë bashkimi në nji Fé Katolike Romane duhet me kênë lidhja kryesuere që bashkon besimtarë e KRISHTIT ZOT. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos", 6 Kallnduer 1928)

« Qëllim i çifutve âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton vetëm me eliminue patriotizmin në zemrat e njerzve, duhet gjithashtu, e mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq shumë dinjitet dhe pavarsí sesa bashkimi i tij me Zotin përmes Fesë dhe dashnisë hyjnore. Simbas Sinagogës, duhet me i shtye njerzit drejt asaj që njeni prej tyne e ka quejtë krejt mirë "Kisha e mendimit të lirë fetar". 

» Admironi kyt afrimitet : mendim i lirë dhe fé. Ata (çifutët) e dijnë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me u shkatrrue kjo natyre e tyne. Duhet pra me u knaqë dhe mjafton me i drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi të vagët (të turbullt), ku sejcilli ka me besue shka të dojë e ka me i dhanë hyjnisë kultin që i pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes se tij, ka me i ruejtë praktikat e kultit që i nep zotit të vetëm dhe jomaterial ose ka me i reformue ato simbas principeve të nji judaizmi liberal dhe humanitar." Falë shtrimjes së ksaj "lirije praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." (Arshivat izraelite, III, faqet 118-119, vjeti 1868)

» ... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e humanitar" don me vue nji kishë katolike simbas mnyrës së tij, ku tanë njerzit të munden me hy e ku të tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm. "Asht veçanarisht e domosdoshme me ndâ moralin që i përket të tanve me dogmen fetare të veçantë të çdo besimit." (Monsinjor Henri Delassus, "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik" (1899), faqet 55-59; Arshivat izraelite, XI, faqe 504, vjeti 1867)

Doktrina që pohon se KRISHTI Zot âsht bashkue me çdo njiri âsht nji doktrinë heretike dhe blasfemuese dhe kjo konfirmohet prej Magjisterit të pagabueshëm të Kishës shêjte Katolike Romane. 

« Asht shumë e randsishme me djitë se për me mbrritë perfeksionin e krishtênë, perfeksion që mbërrihet vetëm nëpermjet bashkimit me JEZU-KRISHTIN, duhet me u boshatisë prej çdo gjâjet të keqe që ndodhet në né; përndryshej, Zoti jonë JEZU-KRISHTI, që âsht pafundsisht i pastërt dhe urren pafundsisht ndytsinë mâ të vogël në shpirt, ka me na hjekë sysh dhe nuk ka me u bashkue me né. » (Sh'Luigj-MARIA i Montfortit, "Traité de la vraie dévotion à la Très Sainte Vierge")

Ashtû si cèka mâ nalt në pjesët e shkëputuna prej Shkrimeve Shêjte, Doktorin engjëlluer, sh'Tomë Akuinatin dhe dishminë e shêjtit Montfort, dishmí që âsht msue prej tanë shêjtënve, Hyji urren mkatin dhe ato krijesa që jetojnë në mkat, prandaj âsht blasfemuese me pretendue se Zoti âsht bashkue me çdo njiri, tuej ditë se njerzimi, me përjashtim të nji grupi të vogël të zgjedhunish, para ardhjes së Shelbuesit jetonte në nji errsinë të thellë mkatesh, nën robninë e plotë të satanit : 

« In mundo erat, et mundus per ipsum factus est, et mundus eum non cognovit. » (Sh'Gjoni 1:10)

« Ishte në botë, dhe bota u bâ prej Tij por bota nuk E njohu. » (idem)

Doktori engjëlluer, në vepren e komenteve evangjelike prej Etënve të Kishës Katolike, "Zinxhiri i artë" (1855), i len me folë kshtû étnit mbi pasazhin e masipërm : 

« Sh'Agustini : Çka don me thanë kjo : Bota âsht bâ prej Tij ? Qielli, toka, deti dhe tana gjânat që egzitojnë në té quhen bota. Në nji kuptim tjetër, ata që duejnë boten quhen bota; e prandej âsht shkrue : "dhe bota nuk E njohu." A mundena me thanë se qiejtë apo engjëjt apo hyjet nuk e kanë njoftë Krijuesin, egzistenca e t'Cillit pranohet edhe prej djajve ? Tana krijesat, prej tana anve, E kanë lëvdue, por kush janë ata që nuk E kanë njoftë ? Janë ata që quhen bota, sepse duejnë boten. Tuej dashtë boten, na jetojmë nëpermjet zêmres në botë, kurse ata që nuk e duejnë boten janë me trup në botë por jetojnë me zemër në Qiell, ashtû si thotë Apostulli [sh'Pal] : "Biseda jonë âsht në Qiell." (Philip. 3:20) Ata që duejnë boten e kanë meritue me u emnue simbas ksaj bote ku ata jetojnë. Kshtû na thojmë : Kjo shpi âsht e mirë ose e keqe, tuej lëvdue ose akuzue jo muret e saj por banorët; për rrjedhojë, na quejme botë ata që jetojnë në botë nëpermjet zêmres së tyne. 

» Sh'Gjon Krizostómi : Ata që ishin miqtë e Zotit E njoften para prezencës së Tij trupore, pra para ardhjes së Tij në kyt botë; dhe në kyt kuptim KRISHTI tha : "Abrahami, ati juej, âsht ngazllue me pâ diten Teme." Kur kombet na pvesin tuej thanë : Pse ka ardhë në kohët e fundit me na shelbue, mbasi na ka neglizhue kaq gjatë ?, na i përgjigjena se Shelbuesi ishte përpara në botë, tuej u kujdes për veprat e Veta, dhe âsht njoftë prej tanë atyne që janë kênë të dêjë; n'kjoft se bota nuk E njohu, megjithaté ata, për t'cillët bota nuk ishte e dêjë (Hebr. 11:37), E kanë njoftë. Tuej thanë "bota nuk E njohu", Shelbuesi ka shpjegue menjiherë shkakun e ksaj injorancet, tuej quejtë botë ata që janë të lidhun vetëm me boten dhe dijnë vetëm gjânat e botës. Nuk ka gjâ mâ t'madhe që trazon shpirtin sesa me e lanë vedin me u shkrí në dashninë e gjânave prezente. » (volumi 7, faqet 60-61)

Në Katekizmin e Konçilit dogmatik të Trentës, të aprovuem publikisht me 24 Shtatuer 1566 prej Papës sh'Piu V dhe prej tanë papve e konçileve mbas tij, shkruhet : 

« La Chiesa miliante é l'insieme di tutti i fedeli che ancor vivono su la terra; e si chiama militante perche i suoi membri devono sempre combattere con quei terribili nemici che sono il mondo, la carne e il demonio. » (Catechismo del Concilio di Trento; Parte I, articulo IX, pagina 141)

« Kisha Militante âsht bashkimi i tanë besimtarve që jetojnë ende mbi tokë; ajo thirret militante sepse pjestarët e saj duhen me luftue pa pushim kundër ktyne anmiqve të tmerrshëm që janë bota, epshet dhe djalli. » (Idem)

Kisha shêjte Katolike, nëpermjet Konçilit dogmatik të Trentës, na mson se bota âsht njêni prej anmiqve tonë të tmerrshëm dhe se kjo botë duhet luftue papushim dhe evitue, ashtû si pohojnë edhe etnit e Kishës që citova mâ nalt. 

Kur je cekni Shkrimet Shêjte që pohojnë se Zoti aq shumë e deshti bote, ju i mveshni Fjalës hyjnuere nji kuptim tjetër prej asaj që ia nep Kisha shêjte Katolike, e vetmja e autorizueme prej Zotit me dhanë kuptimin e vërtetë të Revelacionit hyjnuer. Si ju kam thanë edhe mâ parë, si heretikët, ju mundoheni me korruptue kuptimin e vërtetë të Shkrimeve Shêjte, për me mujtë me justifikue idetë tueja heretike konçiljare.

« Origjina e herezive dhe e dogmave perverse, që i xajnë shpirtnat n'kurth për me i hjedh mandej n'Ferr, âsht në kuptimin e gabuem të Shkrimeve Shêjte, të cillat ne vetvedi janë të mira e shêjte. » (Sh'Agustini, "ln Evang. Joan.", tract. XXVIII, cap. 5, n. 1)

« Por Zoti aq shumë e deshti boten sa me dhanë Birin e Tij të vetëm. » (sh'Gjoni 3:16)

Mbi pasazhin e mâsipërm, sh'Agustini, doktori i lavdishëm i Kishës Latine, shprehet kshtû : "Pse quhet JEZU-KRISHTI Shelbuesi i botës ? Sepse Ai ka ardhë me shelbue botën. Pra, prej aq sa varet prej mjekut, ai ka ardhë me sherue t'smuetin. Por ai që nuk don me iu bindë urdhnave të mjekut, mbytë vedin. » (Sh'Tomë Akuinati, "Zinxhiri i artë"-1855, vllimi 7, faqe 189)

Po mbi kyt pasazh sh'Gjon Krizostómi, doktori i madh i Kishës Bizantine, shkruen : "Si pasojë e ktyne fjalve [aq shumë e deshti boten...], shumë flejnë mbi malin e mkateve dhe neglizhancave të tyne dhe, tuej abuzue mshiren e Zotit, thojnë : 'Nuk ka Ferr; nuk ka vuejtje t'përjetshme e Zoti na i fal tana mkatet tona.'" (Idem)

A nuk veprojnë njishtû edhe konçiljarët heretikë, të cillët mohojnë me vepra egzistencen e Ferrit dhe mundimet e përjetshme kur thojnë për nji që des : Hyni në shpinë e Atit ? 

Por bota nuk e njofti Krijuesin dhe Shelbuesin e vet : "et mundus eum non cognovit" (sh'Gjoni 1:10). E për rrjedhojë, edhe Shelbuesi nuk i njef mâ për të tijtë ata që përbuzin urdhnat e Mjekut hyjnuer, pra Magjisterin e pagabueshëm të Kishës shêjte Katolike Romane, dhe jetojnë simbas kapríçove njerzuere dhe urdhnave të botës apostate, që ka mohue Krijuesin e saj : 

« Por mbasi kam thirrë dhe ju keni rrefyzue me M'ndigjue; por mbasi kam shtrí doren dhe kërkush nuk E ka pâ; por mbasi ju keni përbuzë tana kshillat e Mija dhe keni neglizhue tana korrigjimet e Mija, edhe Un atherë kam me qeshë për shkatrrimin tuej dhe kam me u tallë kur t'ju vijnë ajo që ju mâ pak e prisni. Kur mallkimi ka me u lshue mbi jue papritun dhe kur shkatrrimi ka me ju râ si stuhija; kur mjerimi dhe ankthi kanë me ardhë mbi jue, atherë kanë me M'thirrë e nuk kam me ndigjue; kanë me u çue qysh n'àde e nuk kanë me M'gjetë sepse kanë urrye udhëzimin dhe nuk kanë msue frigen (respektin) ndaj Zotit; sepse nuk i janë nënshtrue kshillave të Mija dhe i kanë përbuzë tana ankesat e Mija; Për rrjedhojë, kan me hangër frytet e rrugës s'tyne dhe kanë me u mbushë me kshillat e veta (njerzuere); shthurja e fmijve ka me i vra dhe prosperiteti i t'marrve ka me i hupë; Por ai që M'ndigjon ka me ndejë n'sigurí dhe ka me gzue bollekun pa u frigue prej asnji t'kèqet.» (Proverba, 1:24-33)

Pra Kisha shêjte Katolike na mson me ikë prej botës me zêmer dhe megjithse shpesh na duhet me përdorë gjanat e ksaj bote, si instrumente drejt Mbretnisë Qielluere, nuk duhet me lidhë zêmren tonë me të mirat e rrêjshme të ksaj jete kalimtare. 

Fjala e pseudo-doktorit Anselm Grün nuk lidhet me kyt përdorim katolik të botës, megjithse ju mundoheni me justifikue t'pajustifikueshmen. Grün shprehet krejt kjartë se "Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë." Me marrë pjesë në çdo gjâ don me thanë me përdorë edhe ata gjâna të botës që janë të paligjshme dhe mkatnore për nji katolik, sepse "gjithshka që ndodhet në botë âsht épshe trupore, épshe sysh e krenarí jetet." (I Sh'Gjoni 2:25)  

Por konçijarët heretikë, tuej pretendue se KRISHTI âsht bashkue me tanë njerzimin dhe e ka hyjnizue até, mkati nuk ka ma vend për ata që janë t'hyjnizuem, e për rrjedhojë të tanë shelbohen pa përjashtim; koncepti i Ferrit âsht thjesht mitologjik për tà dhe se "t'ashtuquejtunat mkate" nuk duhen konsiderue mâ mkate por "të mirat dhe të drejtat e njirit t'hyjnizuem e t'civilizuem", prandej edhe Grün thotë haptaz se homoseksualiteti nuk âsht mkat.

Ky silogjizëm pervers e blasfemues nuk vjen dhe nuk ka me ardhë kurrë prej msimit hynuer të Kishës shêjte Katolike Romane, Nuses së Papërlyeme të Qingjit të Zotit por vjen prej helmit djallzuer të anmiqve të saj mâ të neveritshëm e dinak, që, ashtû si e profetizon S.S. Leoni XIII në egzorçizmin e tij, janë infiltrue dhe kanë pushtue institucionet e Kishës Katolike, tuej i shfrytzue ata me korruptue masat e besimtarve, dhe tuej punue paralelisht me qeveritë judeo-masonike, shtyjnë pa pushim agjenden çifute ndërkombtare drejt nji Qeverie botnore judeo-masonike dhe drejt nji feje botnore humanitare anti-katolike. Mjerë për ata shqyptarë, t'cillët për disa privilegje materiale ose prej injorancet fetare, imitojnë tradhtarin juda dhe mohojnë me vepra Shelbuesin e njerzimit, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN : 

« Kto njerëz Më nderojnë vetëm me gojë, por zêmrat e tyne janë larg Mejet. Ata Më ofrojnë nji adhurim të rrêmë, sepse msojnë doktrina dhe urdhnime njerzuere. » (Sh'Mateu 15:8)