martedì, dicembre 24, 2013

Lufta shpirtnuere dhe 
shelbimi jonë nëpërmjet përvujtnísë

Fresko e Arkêngjëllit sh'Mikaël, triumfuesit
të satanit dhe êngjëjve rebelë

      Në çfardo lloj situatet që gjindena, nuk duhet me harrue se  i Madhi Zot kontrollon gjithshka dhe mban gjithshka në egzistence, tuej e drejtue drejt destinës finale : Lavdia e Hyjit dhe perfeksioni i universit. Edhe njirí, pjese e universit dhe, n'vetvedi, nji univers në miniaturë, për me mbrritë perfeksionin ku Krijuesi e thrret, duhet me kalue përpjekje të shumta, t'cillat jane të domosdoshme me mbrritë kyt perfeksion; për shembull, për me perfeksionue virtytin e përvujtnisë, njiri duhet me dhanë shembuj përvujtnijet; për me perfeksionue virtytin e durimit, ai duhet me dhanë shembuj durimit në situata të vshtira, etj. Por në tana kto përpjekje, që përmbledhen në ashetiken kristjane me emnin e luftës shpirtnuere, njiri përparon drejt perfeksionimit kristjan vetëm në sajë të hirit të Zotit dhe bashkpunimit të tij me kyt ndihmë hyjnuere, pa t'cillen ai nuk mundet me bâ asgjâ për qëllimin e tij të mbramë shpirtnuer.

Pra nuk duhet harrue se çdo gja që ndodh në kyt univers lejohet ose dishirohet prej Krijuesit, në funksion të synimit final që përmanda mâ nalt. 

Prandej, para s'gjithash duhet me u përpjek gjithkund me ruejt paqen shpirtnuere në prezencen e Hyjit dhe, me ndihmen e Zotit, me njisue vullndetin tonë me Vullnedin Hyjnuer, për dashni për Zotin; kjo âsht edhe rruga perfekte që çon drejt shejtnimit kristjan dhe Parrizit, luminsë s'amshueme.

Kjo nuk don me thanë se duhet me ndej në rolin pasiv të prítsit; përkundrazi, meqë vetë Zoti âsht n'aktivitet t'vazhdueshem, edhe na duhet me veprue vazhdimisht, simbas kapacitetit tonë, bashkë me Zotin e për Zotin. 

N'kohet e sotme duket se forcat anmike kanë marrë revànshin dhe i kanë vue përfund planet hyjnuere. Besimtarët nuk duhen me u skandalizue, ashtû si u skandalizuen ata që pane Shelbuesin e dekun në Krygj, e menduen se gjithshka mori fund; përkundrazi, Vdekja e Krygjes kjè fitorja dërmuese e Zotit tonë kunder djallit e shërbtorve të tij, mkatit e botës. Vetë Zoti në Shkrimet Shêjte na mson se Udhët e Tija nuk janë udhët tona, sepse shpesh, ose me thanë mâ mirë, në mâ t'shumten e kohës, na i shohim gjânat jo simbas Synit të Zotit por simbas ideve tona njerzuere të kufizueme, e, për rrjedhojë, të gabueshme.  

Qysh mbas mkatit të Adamit dhe Evës (Gjeneza 3:15), bota âsht kthye në nji fushë betejet ku ata që lindin, lindin me luftue dhe duhen domosdoshmënisht me zgjedhë kampin e luftës : ose me Zotin ose me djallin; rrugë të mesme nuk ka. Shumë nuk e kuptojnë kyt luftë shêjte, por kjo injorancë nuk ndryshon realitetin dhe sa ma parë që t'a kuptojnë kyt realitet dhe arsyet e vërteta të ngjarjeve aq mâ shpejt kanë me pasë mundsi me dhanë bashkpunimin e tyne për Zotin e me përparue kshtû drejt perfeksonit kristjan. 

Kisha shêjte Katolike Romane e shpreh kjartë natyren e ksaj luftet, në Konçilin dogmatik të Trentës : 

« Kisha Militante âsht bashkimi i tanë besimtarve që jetojnë endè mbi tokë; ajo thirret militante sepse pjestarët e saj duhen me luftue pa pushim kundër ktyne anmiqve të tmerrshëm që janë bota, epshet dhe djalli. » ("Catechismo del Concilio di Trento"; Parte I, articulo IX, pagina 141)

Por shumë prej nesh, të mashtruem e të tunduem prej ktyne 3 anmiqve tinzarë, janë lodhë prej ksaj luftet, durimi i tyne âsht tuej u mbarue dhe janë gadi me çue flamurin e bardhë të kompromisit, tradhtisë e t'paburrnisë, tuej harrue fjalët e sh'Agustinit se kjo luftë mes ktyne dy qyteteve e ushtrive, mes Mbretnisë së KRISHTIT Zot dhe pushtetit të djallit t'mallkuem e servilve të tij, ka me zgjatë deri në fundin e botës, ku edhe Mbretnija e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT ka me triumfue totalisht e përfundimisht. Por deri atherë, nuk ban n'asnji mnyrë me ul armët shêjta të Fesë tonë Katolike, t'cillat konsistojnë kryesisht në Doktrinen dhe Devocjonin e shêjt kristjan, dhe ata që i dorzojnë armët, i dorzojnë për hupjen e vet sepse ndigjojnë atin e rrênave dhe vêjnë shpresat e tyne në forcat e veta, që janë si lulet e brishta të mjesit që thahen prej zhegut të ditës. 

Edhe i mallkuemi kur iu nënshtrue testit në Qiell, nuk dóte aspak shkatrrimin e vet, sepse çdo qênje përpiqet me ruejtë integritetin e vet egzistencjal. Ai e dijte mirë se nuk mujte me u bâ kurrë si Zoti por ajo që e hupi kjé besimi në forcat e veta. Pra kryêngjëlli rebel tuej pâ bukurinë dhe forcen e vet, mbasi thuhet se Zoti e bani mâ të përsosun se tanë êngjëjt e tjerë, mendoi se tuej u mbështetë në forcat e veta, dhe pa ndihmen e hirit të Zotit, do t'mujte me mbrritë e sigurue lumninë e përjetshme. Ky akt i tmerrshëm mendjemadhsijet e mosmirnjohjet e rrxoi prej fronit të tij bashkë me nji pjesë të engjëjve, që e ndoqën në rebelimin dhe mallkmin e tij të përjetshëm në Fêrr.

Kshtû edhe shumë prej nesh, tuej imitue satanin mashtrues, pretendojmë se dijmë mâ mirë se Zoti se cillen rrugë duhet me zgjedhë për me shkue në Parriz. Shumë prej nesh nuk dojmë mâ Rrugen Mbretnore të Krygjës që âsht e vetmja që çon në Parriz; nuk dojmë mâ sakrifica, luftna, pendêsa, privíme e lot por dóna gzime, qejfe, rahatínë e teknologjisë së sotme moderne, mirëkênjen e pasunive të ksaj toke, paqen anti-katolike proletare të kombeve, dialogun dhe kompromisin me djallin e forcat e tija. Nuk flas ktû për nji përdorim katolik të t'mirave të ksaj bote por për minímin e çâshtjes katolike, tuej dishirue të mirat e përkohshme toksuere në dam të të mirave të përjetshme qiellore.

Pse thirren katolikët, fill mbas Krezmimit, sepse atherë ata kanë edhe kontrollin e arsyes, e deri n'fundin e jetës së tyne toksuere ushtarët e KRISHTIT ? Kot ? Sa për ceremoni, sepse kshtû âsht zakoni ? Prej injorancet, sepse nuk due me besue se bahet fjalë për ligsí t'qëllimshme, shumë blasfemojnë pa dijtë Doktrinen shêjte të Kishës Katolike Romane, e cilla nuk mson asgjâ kot por gjithshka e vên në dobí të misionit të saj hyjnuer : lavdisë së Zotit dhe shëlbimit të shpirtnavet. Si thirren ata ushtarë që braktisin frontin e betejës, dorzojnë armët dhe vêhen nën urdhnat e anmikut ? A nuk quhen ata tradhtarë dhe a nuk meritojnë ata dënimin kapital ?

E ké tradhtojnë kta t'mjerë ? Ata tradhtojnë Krijesin e Qielles dhe të Dheut, që ka në dorë çilcat e Parrizit dhe jetës s'amshueme, çilcat e dekes dhe të Fêrrit (Apokalipsi 1:18), Atin e dashtun e të mshirshëm, mirsia e t'Cillit nuk ka kufij, që na ka krijue, që na mban në egzistencë, që na ka dhanë Birin e Tij të vetëm dhe të vetmen Kishë shêjte Katolike ku me mbrritë shelbimin, që na ofron papushim miqsinë e Tij hyjnuere, tuej na ofrue tana të mirat e shpirtit dhe të trupit, tuej dishirue me na bâ të lumtun si Vedin, i Cilli âsht gadi me na pritë duerhapun, si djalin plangprishës, në kjoft se pendohena me gjithë zêmër (sh'Luka 15:22). 

Për me mbrritë kyt lumní të përjetshme, që nuk ka çmim dhe tana vuejtjet tona mâ të mëdhaja të ksaj jetet, zgjàtshin përjetsisht, nuk munden me e pague, duhet domosdoshmënisht me vuejtë pak ktû poshtë, në kyt luginë lotësh, në shpagim të mkatit origjinal dhe mkateve të tjera aktuale, s'bashkut me KRISHTIN Zot, në mnyrë që vuejtjet tona të bashkueme me Vuejtjet e KRISHTIT Zot me vlerë të pafundme, të munden me na hapë dyert e Parrizit. Çfarë janë vuejtjet e përkohshme të ksaj në krahasim me gzimet e përjetshme të Parrizit ?

« Për kyt gjâ jeni t'thirrun : sepse edhe KRISHTI vuejti për né, tuej ju lanë nji shembull që ju të ndiqni hapat e Tij. » (Prej letrës së parë të sh'Pjetrit 2:21)

« Por Zoti i tana hireve, që na ka thirrë në lavdinë e Tij të përjetshme në KRISHTIN JEZUS, mbasi të keni vuejtë pak, vetë Ai ka me ju perfeksionue, stabilizue dhe forcue. Atij i kjoft gjithmonë lavdija dhe mbretníja në shekuj të shekujve. Ashtû kjoft. » (Idem, 5:10)

Nuk duhet me harrue se « asnji shërbtuer nuk mundet me shërbye dy zotnij, sepse ose ka me urrye njênin dhe dashtë tjetrin, ose ka me nderue njênin e përbuzë tjetrin. » (sh'Luka 16:13)

Pra nuk mundena me shërbye edhe Zotin edhe djallin njikohsisht. Nuk egizston rruga e mesme që shumë pseudo-katolikë, që kanë veç emnin të tillë, kërkojnë me ngulm tash sa shekuj, e kryesisht qysh në periudhen e Rilindjes pagane.  

Egziston edhe nji grup tjetër njerzish vullndet-mirë që urrejnë me të drejtë çdo kompromis me forcat e t'mallkuemit dhe duen me shërbye Zotin, por, simbas mnyrës së tyne njerzuere. 

Në vetvedi, njêni prej fakulteteve mâ t'randsishme të shpirtit, vullnedi, âsht i verbët po nuk u ndriçue prej inteligjencës dhe dritës hyjnuere. Sado të mira dhe fisnike kjoshin qëllimet e vullnedit, ato mbesin të pafrytshme për jeten shpirtnore n'kjoft se nuk ndriçohen prej hirit të Zotit.

Po ndoqëm vetëm arsyen, thotë mistikja e madhe e Kishës, sh'Tereza e Avilës, nuk kena me u bâ kurrë shêjt. Dhe kjo âsht e drejtë sepse i Madhi Zot, ashtû si mson mistiku tjetër i madh dhe Doktori i Kishës, sh'Gjoni i Krygjës, ka qëllim me na bâ zotën, bashkpjesmarrës të Natyrës së Tij Hyjnuere. Nji projekt ky i lavdishëm për dheun e hiçin që nâ jena, por që nuk mundet me u finalizue kurrë me sukses pa ndërhymjen hyjnuere. Prej Mshirës dhe Mirsisë së pafundme të Atit të Gjithpushteshëm, jena të thirrun me hypë në nji rang mbinatyruer, me plotsue fronet e êngjujve apostatë, dhe me jetue përjetsisht si êngjujt e shêjtnit e Parrizit; n'at Mbretní hyjnuere, forcat e fakultetet natyrore të njírit janë të pafuqishme po nuk u ndriçuen e forcuen prej lavdisë së Zotit. 

Dikush mundet me kundërshtue tuej thanë se jena endè mbi tokë e duhet me jetue si njerzit; dakord, në mnyrë të devoçme e katolike, por amà si njerëz. 

Katoliku që âsht në miqsinë apo në hirin e Zotit, qysh tashti, qysh n'kyt jetë âsht pjestar shêjt i Trupit Mistik të KRISHTIT Zot; ai âsht i dekun simbas jetës natyrore të ksaj bote dhe jeton nji jetë mbinatyrore në Zotin. 

« Ju jeni të dekun dhe jeta juej âsht e mshehun me KRISHTIN në Zotin. » (Prej letrës së sh'Palit drejtue Kolosianve, 3:3)

Jeta e vërtetë katolike mbështetet në tri virtytet teologale të Fesë, Shpresës dhe Dashtnisë Hyjnuere, për me mbrritë, me ndihmen e Hyjit, bashkimin hyjnuer dhe perfeksionin kristjan. Të tanë jena të thirrun me jetue kyt jetë dhe jo vetëm nji elitë e zgjedhun. Kjo jetë nuk âsht kundër arsyes por e tejkalon até.  Kshtû, gjatë njitjes shpirtnore, tuej bashkpunue me hirin e Zotit, besimtari kalon shkallët e para ashetike të leximeve të përshpirtshme, meditmeve dhe lutjeve e praktikës së virtyteve kristjane. Deri ktû, mistikët msojnë se, në nji farë mnyrë të shprehunit, besimtari ka iniciativen; por në shkallët e mâsipërme të njitjes shpirtnuere, âsht Zoti që merr iniciativen, në kjoft se mundena me u shrehë kshtû, dhe tuej perfeksionue, ndër të tjera, Dhuntitë e SHPIRTIT-SHEJT, Hyji tërhjek besimtarin besnik në jeten mistike, për me e afrue gradualisht drejt bashkimit hyjnuer. 

Sa mâ shumë që t'i afrohena Hyjit nëpërmjet praktikes të ksaj jete shêjte katolike aq mâ tepër fillojmë me mendue e kuptue planet hyjnuere, prej hirit që Zoti na nep mâ me bollek, dhe me e përshtatë e njisue vedin me kyt Providencë shêjte të Atit të Gjithpushtetshëm. 

Asht e kjartë se Hyji nuk ka nevojë për ndihmen tonë dhe, në Gjithpushtetshmënínë e Tij, mundet me bâ gjithshka, por Ai ka zgjedhë me kërkue bashkpunimin tonë për të miren dhe lumnínë tonë, për me na mbushë me virtyte, merita e vepra të mira, që s'mbramit me na kunorzue në Parriz. 

Ne fillimin e krijimit, Hyji kërkoi bashkpunimin e êngjëjve, por nji pjesë e tyne nuk qëndruen në t'vërteten dhe u rrzuen; Hyji kërkoi bashkpunimin e njirit dhe grues së parë, dhe për fajin e grues, të dy u rrzuen; Hyji kërkoi bashkpunimin e Virgjinës së Papërlyeme, me anen e ambasades engjelluere të Arkêngjëllit sh'Gabriel, dhe gjeti bashkpunimin total e perfekt të krijesës mâ perfekte të universit, mbas Natyrës njerzuere të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Në t'njêjtën mnyrë, në nji moment të caktuem të jetës tonë, që Zoti na e ka dhanë ekskluzivisht në funksion të ksaj lufte shpirtnuere, Hyji ka me na kërkue edhe bashkpunimin tonë. Mjerë për ata që kanë me imitue luçiferin e mallkuem në rebelimin e tij tuej u përgjegjë : " non serviam" (nuk shërbej). 

Nuk jena nà ata që zgjêdhin t'parët strategjinë dhe vendin në kyt luftë por ajo na propozohet prej Krijuesit te universit. 

Arma e preferueme që Hyji ka zgjedhë në kyt luftë shêjte për me shtypë krenarinë e luçiferrit dhe mbretninë e tij satanike dhe për me triumfue Mbretnínë e Birit të Tij të vetëm, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, âsht përvujtnija. 

Doktori êngjelluer, sh'Tomë Akuinati, mson se Hyji kishte mujtë me riparue ramjen e njirit edhe me mnyra tjera por nuk kishte mnyrë mâ të pershtatshme me luftue e shtypë krenarinë sesa përvujtnija. 

Krejt Unjilli shêjt dhe vetë shelbimi jonë âsht i mbështetun mbi kyt virtyt t'bekuem, teméli dhe mbështetsja e tana virtyteve të tjera. Aq fort vlersohet ky virtyt prej t'Madhit Zot saqë vetë Hyji dhe të zgjedhunit e Tij e kanë praktikue até në mnyrë përfekte. 

Mos të harrojmë se nji prej urdhnave të parë monastikë, Urdhni i shêjtit Benedikt, që i ka dhanë Kishës me qínda shêjtën, bazohet në praktiken e 12 shkallëve të përvujtnisë me mbrritë perfeksjonin e dashtnisë hyjnuere. 

Nji përkufizim perfekt të ktij virtyti themeluer e gjejmë në msimin që vetë Ati i Gjithpushtetshëm i dhà mistikes t'bekueme, shêjtes Katerinë të Sienës kur i tha : Bijë, dije se Un jam Ai që jam, kurse ti je ajo që nuk je. 

Tuej pasë nji njohje përfekte të vedit dhe, me ndihmen e Zotit, tuej besue e bashkveprue për gjithshka në Fuqinë Hyjnuere, mbasi kena boshatisë vedin prej vedit dhe e kena mbushë me Zotin, veprim ky i domosdoshëm sepse Hyji don me veprue në ata që janë të dekun në vetvedi, atherë mundena me mbrritë përfeksionin mâ të nâltë ku na thrret Zoti dhe me bâ nji Shpirt me Té; e mandej asgjâ nuk ka me na kênë e pamujtun, ashtû si pohon edhe vetë Apostulli i kombeve : 

« Mundem me bâ gjithshka në Até që me forcon. » (Prej letrës drejtue Filipianve 4:13)

« Friga [atnuere] e Hyjit âsht msim díjet dhe përvujtníja paraprín lavdinë. » (Proverbi 15:33)

« Fryti i përvujtnisë âsht friga [atnuere] e Hyjit, pasunitë, lavdija dhe jeta. » (Proverbi 22:4)

« T'i lutena pra Hyjit me lot që, simbas Vullnedit të Tij, të ketë mshirë për né; dhe ashtû si zemrat tona janë të trazueme prej krenarisë, ashtû edhe nà të lëvdóhena në përvujtnínë tonë. » (Judith 8:17)

« Të presim pra me përvujtní ngushllimin e Hyjit dhe Ai ka me pshtue jeten tonë prej idhnímeve që na bajnë me vuejtë anmiqtë tonë; Hyji ka me i nënshtrue tana kombet që ngrihen kundër nesh dhe ka me i mbulue me turp, Ai, Hyji, Zoti jonë. » (Idem, 8:20)

« Sa ma i madh që të jesh, aq mâ tepër përùle vedin në çdo gjâ dhe ke me gjetë hir para Zotit. » (Ecclesiasticus 3:20)

« Asgjâ mos t'bahet me ngatrresa e krenarí por me përvujtní, dhe sejcilli t'i konsiderojë të tjerët mâ të mirë se vedin. » (Prej letrës së sh'Palit drejtue Filipianve 2:3)

« Zoti i reziston krenàrit dhe hirin ia nep t'përvuejtunit. » (Prej letrës së parë të sh'Pjetrit 5:5)

« Ai që ka me lëvdue vedin, ka me u përùlë, dhe ai që ka me u përvujtnue, ka me u lëvdue. » (sh'Mateu 23:12)

« Ai e përùli Vedin, tuej u bindë deri në vdekje, deri në deken e Krygjës. » (Prej letrës së sh'Palit drejtue Filipianve 2:8)

« Kushdo që ka me e përùlë vedin si ky fmí i vogël, ai âsht mâ i madhi në Mbretnínë e Qiellit. » (sh'Mateu 18:4)

« Dhe Virgjina MARI tha : "Zemra jeme lëvdon Hyjin dhe shpirti jem âsht gzue në Zotin, Shelbuesin tem; Sepse Ai ka pâ përvujtnínë e shërbtores së Tij; sepse, që tash e mbrapa, tana brezat kanë me m'quejtë t'bekueme. » (sh'Luka 1:48)

« Mêrrni mbi vedi zhùgun Tem e msoni prej Mejet, sepse e kam Zêmren të butë dhe të përvujtë dhe keni me gjetë paqen në shpirtnat tuej; zhugu Jem âsht i âmbël dhe bàrra Jeme, e lehtë. » (sh'Mateu 11:29-30)

« Përvujtnija e vërtetë konsiston mos me konsiderue forcat vetjake por me pritë gjithshka si nji dhuratë e virtytit hyjnuer. » (Sh'Tomë Akuinati, vol. 1, opuscula 7. mbi "Pater Noster")

« Përvujtnija âsht e kundërta e krenarisë, sepse krenaríja hodhi poshtë luciferin prej qiejve, dhe përvujtníja bâni që Fjala e Zotit me u mishnue. » (Sh'Agustini, pros. )

« Krenarija nxorri jashtë Adamin prej Parrizit toksuer dhe fùti hajdutin e mirë në Parrizin qielluer. » (Idem)

« Krenarija dàu e ngatrroi gjuhët e gjigandve kurse përvujtnija bashkoi tana gjuhët që ishin shpërndâ. (Idem)

« Krenarija shndrroi Nabukodonosórin në kafshë, kurse përvujtnija e bani Jozefin princ të Izraelit. » (Idem)

« Krenarija mbyti Faraónin kurse përvujtnija nalcói Moízin. (Idem, "Sermone 12 ad fratr. in eremo, a medio", faqe 926, D, volumi 10)

« Ashtû si krenarija e zhytë njirin në humnerat e Fêrrit, ashtû edhe përvujtnija e nalcon njirin deri në Qiell. » (sh'Kasidori)

« Nji mnyrë me mbrritë përvujtninë e vërtetë âsht me ushtrue shpesh vedin me punë t'përbuzshme. » (sh'Alberti i Madh)

« Në lutjen e tij, sh'Antoni eremit kur pâ boten e rrethueme prej tana ànve prej kùrthave t'anmiqve thirri : " Kush ka me mujtë me i pshtue tanë ktyne rreziqeve ? " Përgjigja i erdhi me kto fjalë : "Vetëm përvujtníja" » (sh'Antonini)

« Për me mbrritë me kapë përvujtninë, mos përgaditni nji rrugë tjetër përveç asaj që ju ka përgaditë Ai, që tue kênë Zot, shef dobsinë e ecjes tonë; e pra kjo rrugë âsht s'parit përvutnija, s'dytit përvujtnija dhe s'tretit përvujtnija. » (Sh'Agustini, Pros.)

« N'kjoft se përvujtnija nuk paraprín, shoqnon dhe ndjek gjithshka që bajmë, patjetër krenarija ka me na vjedhë meriten e ndonji vepre të mirë, për të cillen na gzohena. » (Idem, "In exsposit. c. 3 sup. Epist. ad Galat. ante finem", faqe 864, A. vol. 4)

« Asht mirë me përùlë mkatnorin sepse nuk ka të smuet mâ të pakurueshëm sesa ai që beson se gzon nji shndet të mirë. » (Idem, "Sup. Psal. 58, post med. vers. 16", faqe 413, A. vol. 8)

« Asgjâ nuk âsht mâ e fuqishme sesa përvujtnija, sepse ajo âsht mâ e fortë sesa guri, mâ rezistente sesa diamanti, mâ sublime se tâna të tjerat. » (Sh'Gjon Krizostomi, "Serm. 20 sup. Epist. ad Rom. in fine Moral." col. 241, C, vol. 3)

« Shka mundet me sherue krenarinë, n'kjoft se i reziston përvujtnisë së Birit të Zotit ? » (Sh'Agustini, "De Agone christiano, c. 11, in med." faqe 544, D, vol. 3)

« KRISHTI nuk deshti me u bâ Mbret prej njerzve, sepse dóte me i msue njerzve të shkretë rrugen e përvujtnisë, t'cillët ishin largue prej saj n'sajë të krenarisë. » (Idem, "De Catechiz. rudibus, c. 22, in fine")

« Njirit t'i vijë turp që âsht mendjemadh, sepse për shkak të tij, nji Zot âsht përvujtnue. » (Idem, "Exsposit. 2 sup. Psal. 17, in fine", vers. 14, faqe 65, B, vol. 8)

« djalli i âsht prezantue njirit me i dhanë shembullin e krenarisë, kurse Shelbuesi ka ardhë me iu dhanë njirit si model përvutjnijet. » (Idem, "Lib. 2 de lib. Arb. c. 25, ante fin." vol. 1)

« Asht nji paturpsí e padurueshme që aty ku Madhshtia e pafundme âsht përvujtnue, nji krym mizeràbel toket fryhet e lëvdohet. » (Sh'Bernardi, "Serm. 1 Nat. in princ." f. 15, col. 1, litt. B.)

« Sa i madh âsht pra virtyti i përvujtnisë sepse, vetëm për me na e msue, Ai, që âsht i madh mbi çdo gjâ që mundet me u mendue, ka dashtë me u ba i vogël deri në Pasionin e Tij. » (Sh'Gregori i Madh, "Lib. 34 Moral, c. 18, post med. num. 21", col. 1194, D, vol. 1)

« Në Lindjen e Shelbuesit, hyjnia dukej e përvujtnueme, por në Ngritjen e Tij në Qiell, njerzórja âsht nalcue; në Lindje, nji Zot na duket i përvujtë dhe në Ngritjen në Qiell, Njiri diftohet sublim. » (Idem, "Hom. 20 sup. Evang. post med. col. 448, A, vol 2)

O përvujtní e bekueme që ule mbi tokë Shpresen e vetme të kombeve, Krijuesin e universit dhe njíte n'Qiell hinin e pluhnin, njirin e përvujtë !

Përvujtnija... Qé pra edhe çilci i fitores tonë të ardhshme, pavarsisht forcave të shumta të djallit e skllevënve të tij, teknonologjisë, pasunisë e mjeteve të tyne ushtarake që janë mâ pak se hiçi para Zotit e ushtrive të pathyeshem qiellore.

Doktori serafik, sh'Bonaventura, mson se KRISHTI Zot u konsiderue si i dalun meç kur refuzoi ata gjâna që njerzit kërkojshin me zell të madh; edhe si mâ i dalun meç, kur deshti me vuejtë dhe si krejt i dalun meç kur deshti me u krygjzue; e megjithaté, ktû âsht díja e shêjtënve. I vobektë në grazhd, për me na pasurue, i pajetë mbi Krygj, për me na gjallnue, i rinjallun mbas 3 ditësh, për me na hapë rrugen drejt lumisë s'përjetshme, KRISHTI Zot ka fillue dhe përfundue shelbimin në përvujtni. 

Nuk duhet me pritë pra zgjidhje tjetër për situaten e sotme jashtzakonisht të vshtirë përveç përvujtnisë. Shêjti i madh marial, sh'Luigji-MARIA i Montfortit mson se Shelbuesi nisi misionin e Tij hyjnuer me ndërmjetsinë e Virgjinës MARI, krijesës mâ shêjte dhe mâ të përvujtun mbas KRISHTIT Zot, dhe po ashtû ka me e përfundue. 

Disa thojne se zgjidhja e situatës âsht Bashkimi Evropjan. Por për cillin bashkim bahet fjalë ktû ? Krishtênët as që duhen me andrrue me marrë pjesë në Bashkimin e sotëm Evropjan judeo-masonik, që âsht krijue prej çifutve për me grabitë burimet materiale të vendeve pjesmarrse në dobi të popullit çifut dhe Aleancës Judaike Universale, të kryesueme prej Rotçàjldve, dhe me nënshtrue popujt joçifut nën nji skllavní mâ të egër sesa diktatura komuniste në Shqypní. Shqyptarët nuk duhen me harrue se Partia Komuniste shqyptare u krijue prej Partisë Komuniste jugosllave, si degë e ksaj të fundit, dhe, simbas burimeve publike, vetë Títoja ka kênë çifut, me emnin e tij të vërtetë Iosif Walter Weiss. Bashkimi Evropjan i soçëm âsht kooperativizími ndërkombtar i popujve, kopje gjigande e kooperativizímit tonë shqyptar eksperimental mbas Luftës së II Botnuere, që synon, ndër të tjera, në sajë të emigracjonit masiv botnuer që judeo-masonët kanë nxitë tash disa dekada, zhdukjen graduale të pronës private, pavarsisë kombtare dhe heterogjenizímin e masave në nji amalgàm racash e etnish, që judeo-talmudistat i quejnë kafshë të racave e ngjyrave të ndryshme, nën thundren judaike. Para disa javësh, vendet drejtuese të BE, dhe patjetër SHBA, i bàne presion të madh Ukrainës me hí në BE, nën kërcënimin e sanskioneve. Por drejuesit patriot ukrainas, me të drejtë, e quejten integrimin në EU nji vetvrasje të ekonomisë kombtare. 

Bashkimi Katolik Evropjan ka kênë realitet jo shumë kohë ma parë kur KRISHTI Zot e Mbret ka sundue në politikë, ekonomi, familje e gjithkund dhe për restaurimin e ksaj Mbretníe shêjte kanë luftue shumë Papë të kohve të fundit, kryesisht, Shêjtnija e Tij, Papa sh'Piu X, me móton "Restaurare omnia in Christo" (Me restaurue gjithshka në KRISHTIN) dhe Shêjtnija e Tij, Papa Piu XI, me móton "Pax Christi in regnum Christi" (Paqja e KRISHTIT në Mbretninë e KRISHTIT). 

Por kur ka me u realizue ky restaurim shêjt kristjan ?

Profecí të shumta shêjtnish, të aprovueme prej Kishës Katolike, përfshi ktû Papen sh'Piu X, Papen Piu IX, të lumen Anna Maria Taigi, të lumen Marinë e Agredës, don Holzhauser, motren Elizabeta Canori-Mora, etj., profetizojnë restaurimin botnuer të Mbretnisë së KRISHTIT Mbret. Vetë KRISHTI Zot ka premtue kyt triumf në revelacjonet e aprovueme të shêjtes Marguerite-Marie Alacoque, kur ka pohue : 

« Kam me mbretnue pavarsisht anmiqve të Mij. »

Por mâ e randsishmja e ktyne profecive, të kohve të fundit, âsht ajo e Fàtimas, ku vetë Nâna e Zotit premton restaurimin katolik universal, që ka me u realizue mbas nji ndërhymjeje të tmerrshme e universale të Zotit, në formen e ndëshkimit hyjnuer, me dënue krimet e njerzve krenarë. 

«N'kjoft se kërkesat e mija kanë me u ndigjue, Rusia ka me u konvertue dhe ka me pasë paqe. Përndryshej, Rusia ka me përhapë gabimet e saja nëpër botë dhe ka me provokue luftna e persekucjone kundër Kishës; të mirët kanë me u martirizue; Papa ka me vuejtë shumë; kombe të tana kanë me u zhdukë. Por në fund, Zêmra jeme e Papërlyeme ka me triumfue. Papa ka me ma konsakrue Rusinë, e cilla ka me u konvertue dhe nji periudhë paqjet ka me iu dhanë botës. » (Prej fjalve të Virgjinës MARI në Fàtima, 1917)

Vetëm mbas konsakrimit të Rusisë, Rusia ka me u konvertue dhe kombi rus, që deri tash vazhdon me qëndrue jashtë Kishës Katolike në shizëm, ka me u bâ nji apsotull shêjt i përhapjes së Doktrinës socjale të KRISHTIT Mbret. Rusia nuk âsht endè e krishtêne, nuk i përket Kishës Katolike, për arsye të shizmës, por me ndërmjetsinë e Zojës së Fatimas, ajo ka me u bâ e krishtênë.

« Zoti ka me urdhnue dy ndëshkime : njênin, në formen e luftnave, revolucjoneve dhe të kqijave të tjera, që kanë me ndodhë mbi tokë; dhe ndëshkimi tjetër, që ka me u dërgue prej Qiellit. » (E lumja Anna-Maria Taigi)

« Mbasi e tanë bota âsht kundër Zotit dhe Kishës së Tij, âsht evidente se Hyji ia ka rezervue Vedit fitoren kundër anmiqve të Tij. Kjo gjâ ka me kênë mâ e kjartë n'kjoft se mendojmë se rrânja e tana t'kqijave të kohve tona qëndron në faktin se të talentuemit dhe të zellshmit lakmojnë qejfet toksuere dhe jo vetëm që tradhtojnë Zotin por edhe mohojnë Hyjin. Për kyt arsye, ata nuk munden me u kthye mbrapa veçse nëpërmjet ndërhymjes direkte të Zotit të Gjithpushtetshëm. Për rrjedhojë, të  tanë njerzit kanë me kênë te detyruem me pranue kyt ndërhymje si ndërhymje hyjnore dhe kanë me thirrë : "Prej Zotit ka ardhë kjo gjâ dhe âsht e mrekullueshme para syve tonë". Ka me ndodhë nji mrekulli e madhe që ka me mbushë boten me habí. Kjo mrekulli ka me u paraprí prej triumfit të revolucjonit. Kisha ka me vuejtë në mnyrë të jashtzakonshme; shërbtorët e saj dhe Shefi i saj [Papa] kanë me u tallë, dënue dhe martirizue. » (Papa Piu IX)

Vetë Nâna e Zotit, krijesa mâ e përvutjun e universit, mbas Zotit, ka deklarue në Fàtima se vetëm Zêmra e saj e Papërlyeme mundet me sigurue Paqen e shumpritun; nuk mùjte me ndodhë ndryshej, kur kujtojmë se Hyji ka fillue shelbimin me përvujtní, e ka vazhdue me përvutjní dhe e ka konsumue me përvujtní. 

Të përùlena e të përvujtnóhena pra në kyt Natë shêjte të KRISHTLINDJES, ashtû si Mbretnesha e Universit që u përul para Hyjit tuej thanë : "Ecce ancilla Domini", Qé skllavja e Zotit; ashtû si Gjenerali i Ushtrive Qiellore, sh'Mikaëli Arkêngjëll, i cilli me thirrjen e fitores "Quis ut Deus ?", Kush âsht si Hyji ?, rrxoi satanin krenar e fodull prej fronit të tij të krenarisë dhe e hodhi drejt humnerave të Fêrrit; të rrafshojmë malet e kodrat e krenarisë tonë, ashtû si mson Profeti Izaí, e të presim me zêmër të sinqertë e të pafajshme ardhjen e Shelbuesit, që ka lindë për né, 2000 vjet mâ parë në Betlehém, dhe âsht gadi me lindë sod në zêmrat tona të pafajshme dhe të pendueme. T'i lutena KRISHTIT Fmi, më ndërmjetsinë e Nânës tonë qiellore, me pasë mshirë për né, me na mbushë me përvujtní, që Hyji e vlerson aq shumë, me na shêjtnue përditë e mâ shumë, me na ndriçue e mbrojtë prej vërbimit shpirtnuer që ka pushtue njerzimin, me na drejtue drejt fitores tonë të ardhshme, me na kultivue e ruejtë të papërlyeme Fênë shêjte Katolike, me na nxitë me krye, me ndihmen e Tij, vepra shêjta kristjane dhe me luftue luften e mirë e shêjte të Fesë katolike (I Timoteut 6:12), në mnyrë që me mujtë nji ditë me E levdue e falenderue s'bashkut me Nânen e Tij t'bekueme përjetsisht në Parriz. Ashtu kjoft. 


« Kam me mbretnue pavarsisht anmiqve të Mij. » (Fjalët e KRISHTIT Zot drejtue shêjtes Marguerite-Marie Alacoque)

Ardhtë Mbretnija Juej, ô KRISHTI ZOT, ardhtë nëpërmjet Virgjinës MARI !

lunedì, dicembre 16, 2013

Premtimi i Madh Marial i Fàtimas




Me 13 Maj të vjetit 1917, në Fàtima të Portugalísë, mbi nji kodër, Nâna e Zotit, Virgjina e Papërlyeme MARIA, i shfaqet 3 fmijve, që kishin dalë atje me kullotë dhentë : Luçisë, 10 vjeçe, Françeskut, 9 vjeç dhe Jasintes, 7 vjeçe. 

"Mos keni frigë," i thotë, "Jam prej Qiellit." 

"A dishironi me ardhë ktû diten e 13-të të çdo mueji ? A dishironi me i ofrue Zotit sakrifica dhe me pranue tana vuejtjet që ka me ju çue, në riparim të mkateve të shumta që fyejnë Madhninë e Tij Hyjnore dhe të blasfèmave kundër Zêmrës së Papërlyeme të MARISË ? Hiri i Zotit ka me ju mbështetë."

"Recitoni mirë, tana ditët dhe me devocjon, Rruxaren tuej për me sigurue Paqen e botës dhe konvertimin e mkatnorve."

Me 13 Qershuer, fmijët recitojnë Rruxaren mbi kodër kur Zoja e Fatimas u shfaqet për të dyten herë : 

"Kam me ardhë s'shpejtit me kërkue Françeskun dhe Jasinten. Ti, Luçia, duhesh me ndejë sepse JÉZUSI dishiron, nëpermjet tejet, me bâ që njerzit të me njofin dhe duejnë dhe me vendosë në botë Devocjonin e Zêmres teme të Papërlyeme. Kurajo; Nuk kam me të braktisë kurrë; Zêmra jeme e Papërlyeme ka me kênë Streha jote dhe Rruga që ka me të çue te Zoti." 

Zoja e Papërlyeme i kallxon mandej fmijve Zêmren e saj të rrethueme me ferra që e shpojshin prej tana ànve. Fmijët e kuptojnë se âsht Zêmra e Vuejtun dhe e Papërlyeme e Virgjinës MARI, e plagosun prej mkateve të njerzve, që kërkote Pendesë dhe Riparim. 

Misditen e 13 Korrikut, janë mbledhë 5000 vetë mbi kodër; recitohet Rruxarja dhe Nâna Shêjte shfaqet prapë tuej kërkue recitimin e përditshëm të Rruxares Shêjte, në nderin e saj, sepse vetëm Zêmra e saj e Papërlyeme mundet me sigurue Paqen dhe fundin e luftës. 

"Në Tetuer," shton Virgjina e Bekueme, "kam me bâ nji mrekulli të madhe në mnyrë që bota t'ju besojë; kam me thanë kush jam dhe çfarë dishiroj. Sakrifikójuni për mkatnorët dhe thoni : O JÉZUSI jem, për dashninë Tuej, për konvertimin e mkatnorve dhe në riparim të fýmjeve kundër Zêmrës së Papërlyeme të Virgjinës MARI". 

Në vazhdim, fmijve u shfaqet nji vizion i tmerrshëm i Fêrrit, ku janë t'mbyllun përjetsisht shumë shpirtna. "Ju e patë Fêrrin ku shkojnë shpirtnat e mkatnorve të shkretë. Për me i pshtue mkatnorët prej mallkimit, Hyji dishiron me krijue n'botë Devocjonin e Zêmres teme të Papërlyeme."

"Kur të recitoni Rruxaren, thoni kshtû në fund të çdo dhétshet : O JÉZUSI jem, fàlna mkatet tona, pshtóna prej zjermit të Fêrrit e merrni tana shpirtnat në Parriz, veçanarisht ata që kanë mâ tepër nevojë për Mshiren Tuej."

"N'kjoft se njerzit kanë me bâ kshtû si po ju kërkoj, shumë shpirtna kanë me u pshtue dhe ka me u vendosë paqja. Lufta âsht drejt fundit por n'kjoft se njerzit nuk pushojnë s'fýemit Zotin tonë, nji tjetër luftë mâ e keqe ka me fillue në kohen e Piut XI. Kur të shifni nji natë të ndriçueme prej nji dritë të panjoftun, díjeni se ajo âsht shêja e madhe që Zoti ju nep se ka me ndëshkue boten për mkatet e saja, nëpermjet luftës, ûjës, persekutimit të Kishës dhe të Papës. Me parandalue kté, kam me ardhë me ju kërkue Konsakrimin e Rusisë Zêmres teme të Papërlyeme dhe Kungimet e riparimit të 5 Shtundeve. N'kjoft se kërkesat e mija kanë me u ndigjue, Rusia ka me u konvertue dhe ka me pasë paqe. Përndryshej, Rusia ka me përhapë gabimet e saja nëpër botë dhe ka me provokue luftna e persekucjone kundër Kishës; të mirët kanë me u martirizue; Papa ka me vuejtë shumë; kombe të tana kanë me u zhdukë. Por në fund, Zêmra jeme e Papërlyeme ka me triumfue. Papa ka me ma konsakrue Rusinë, e cilla ka me u konvertue dhe nji periudhë paqjet ka me iu dhanë botës."

"Jíni gjithmonë besnik recitimit të përditshëm të Rruxares..."

Me 13 Gusht, Zoja e Fatimas u thote fmijve : "Lútuni, lútuni shumë. Recitoni mirë Rruxaren e përditshme dhe bani sakrifica për mkatnorët : shumë shkojnë në Fêrr sepse kërkush nuk lutet dhe nuk sakrifikohet për tà"

Me 13 Shtatuer, në Fatima janë mbledhë 30,000 vetë, që rrijnë nën shí. Edhe në kyt vizitë qiellore, Nâna e Zotit insiston gjithmonë mbi recitimin e Rruxares, për me sigurue fundin e luftës. 

Me 13 Tetuer, në nji ditë me shí, në vendin e zakonshëm janë mbledhë 70,000 vetë. Zoja e Fatimas deklaron : "Jam Zoja e Rruxares. Dishiroj që nji Kishë të ndërtohet ktû. Recitoni mirë Rruxaren përditë, sepse lufta âsht afër fundit. Por duhet që njerzit të konvertohen... duhet që të korrigjohen dhe të ndryshojnë mnyren e t'jetuemit. T'pushojnë s'fýemit Zotin tonë, që âsht boll i fyem; Duhet me bâ pendêsë !.."

Shiu pushon. Dielli fillon me u rrotullue rreth vedit tuej shpërnda rreze dritet të të tana ngjyrave. Kjo ndodh 3 herë; mandej, dielli shkëputet prej qiellit dhe, tuej u lshue me hov, duket se âsht tuej râ mbi turmen. Njerzit e tmerruem ulen në gjunj tuej thirrë : "mshirë !". Ky fenomen mbinatyror âsht konfirmue edhe prej jokatolikve prezent atje at ditë t'bekueme. Mrekullia zgjat 10 minuta; dielli, me zigzage, hyp në vendin e vet dhe kthehet në gjendjen normale në mesin e nji qielli të kthjêllt; Tana teshat e njerzve janë krejtsisht të thame. Të gjithë kndojnë "Credo-n" dhe "kombe të tana kanë me u zhdukë"

Përveç ksaj mrekullie të pamë prej tanve, po at ditë, Luçia shef Zojen e Malit të Carmelit, që mban në dorë Skapularin bojkaf të Urdhnit të Carmelitve. 

Qé tashti edhe Premtimi i Madh Marial i Fatimas. 

Në nji vizion të aprovuem prej Kishës shêjte Katolike Romane, me 10 Dhetuer 1925, Zoja e Rruxares i nep kyt premtim të jashtzakonshëm të zgjedhunës së saj, Motër Luçies : 

« Shife Zêmren teme të rrethueme prej ferrave, me t'cillat njerzit mosmirnjohës e shpojnë, nëpermjet blasfèmave dhe mosmirnjohjeve të tyne. Ti, s'pakut, me ngushlló, dhe thueji atyne që premtoj me ndihmue, në oren e deks, me hiret e nevojshme për shelbim, të tanë ata që të Shtunden e parë të 5 muejve rresht : 

* kanë me rrfye mkatet e tyne dhe kanë me marrë Kungimin shêjt...
* kanë me recitue Rruxaren...
* kanë me ndejë me mue gjatë 15 minutave tuej meditue Misteret e Rruxares...
* kanë me bâ tana kto akte me qëllim me riparue krimet e randa që fyejnë Zêmren teme të Papërlyeme... » 


Shënim : 

Rrfimi mundet me u ba në 8 ditët që paraprjnë ose që pasojnë të Shtunden e parë (kjo leje i âsht âsht dhanë Motres Luçie në nji vizion tjetër të aprovuem). Rruxarja shêjte mundet me u recitue në cilindo moment të ditës. Munden me u meditue disa Mistere, të zgjedhuna prej 15 Mistereve shêjte të Gzimit, Vuejtes dhe Lavdisë, ose mundet me u meditue nji Mister i vetëm; Meditimi mundet me u bâ në të njêjten kohë me recitimin e Rruxares ose mbrapa saj. Gjithashtu për marrjen e Sakramêndeve, besimtarët të kenë kujdes dhe të evitojnë të tanë ato t'ashtuquejtun meshtarë, të cillët, praktikojnë ceremoni sakrilegje në administrimin e Sakramendeve, të imponueme mbas Konçilit të II të Vatikanit, dhe pranojnë se janë "shugurue" mbas vjetit 1968. 

Arsyeja âsht se në dioçeza, mbas Konçilit, me përjashtime të vogla, praktikohen rite të ndryshme të administrimit të Sakramendeve prej riteve shêjte që Kisha Katolike Romane ka urdhnue gjithmonë meshtarët e saj me ruejtë dhe përdorë, nën dënimin e mallkimit. Në dioçeza, për me konsakrue ipeshkvijtë, mbas Konçilit, praktikohet riti invalid i 1968, i Palit të VI, rit që kundërshton thelbsisht ritin e përhershëm valid e katolik të Kishës shêjte Romane, e cilla ka urdhnue gjithmonë, e s'fundmi me anen e Papës Piu XII, në Enciklikun e tij "Sacramentum Ordinis" (30 Nanduer 1947), që kërkush mos të guxojnë, në të ardhmen, me ndryshue pjesët thelbsore të ritit të Sakramendit të Urdhnit. Vetëm nji anmik i Kishës së KRISHTIT Zot dhe nji ujk nën tesha qingjit, si Pali VI, mundet me e bâ nji gjâ të tillë, pra me ndryshue thelbin e Sakramendit, apo me kênë mâ i saktë, formen (fjalët e caktueme) e Sakramendit, tuej e bâ até të pavlefshëm dhe tuej bâ që kanditatët për ipeshkvij të mos bahen kurrë ipeshkvij. Riti invalid i konsakrimit të ipeshkvijve âsht shpallë prej Pali VI me 18 Qershuer të vjetit 1968. 

Pa ipeshkvijë valid nuk munden me egzistue meshtarë valid sepse duhet patjetër me kênë ipeshkëv për me mujtë me shugurue meshtar. (Kanoni 951)


O Virgjina MARI, e butë dhe e përvujtë, 
bàni që zêmra jeme t'i ngjasojnë Zêmrës tuej !

Mbretnesha e t'shêjtnueshmes Rruxare, lútuni për ne !


sabato, dicembre 14, 2013

Lutja e Plagëve Shêjte të Zotit tonë 
JEZU-KRISHTIT

Ftyra Shêjte e JEZUSIT prej imazhit në velin e Veronikës, 
i cilli ruhet në Baziliken e sh'Pjetrit në Romë.


* Për çdo kokërr të vogël të Shêjtes Rruxare thuej kyt lutje : 

« O KRISHTI ém, falje e mshirë, për meritat e Plagve Tueja të shêjta. »

* Për çdo kokërr të madhe të Shêjtes Rruxare thuej kyt lutje : 

« AT i përjetshëm, po Ju ofroj Plagët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, 
për me shërue plagët e shpirtnave tonë. »

* Në fund, thuej 3 herë lutjen e mâsipërme : « AT i përjetshëm... »

Lutjet e Plagve Shêjte munden me u thanë edhe pa ndihmen e Shêjtes Rruxare. Devocjoni i Plageve Shêjte âsht i njoftun qysh shekuj mâ parë në Kishen Katolike dhe gadi tânë Shejtnit e kanë praktikue. Sa mâ shpesh me i thanë kto dy lutje aq ma mirë âsht, mbasi kto lutje kanë merita të jashtzakonshme për até që i reciton. Qé disa prej ktyne meritave, të cillat janë shkrue prej motrës Marie-Marthe Chambon (që ka ndrrue jetë si shêjtneshë në vjetin 1907); ajo ka thanë se vetë KRISHTI Zot ia ka kallxue kto lutje : 

« Me t'vërtetë, kjo lutje âsht prej Qiellit dhe çdo gjâ mundet me u sigurue me anen e ksaj lutjeje.

» Plagët e Mija mbajne botën... Më kërkoni që ti due papushim, sepse ato janë burime hiresh shpirtnuere...

» Duhet me recitue shpesh afër t'smuetve kto lutje, të cillat ngushëllojnë shpirtin dhe trupin.

» Mkatnori që ka me thanë lutjen : "AT i përjetshëm..." ka me u konvertue.

» Nuk ka vdekje për até që vdes në Plagët e Mija, sepse ata napin jetën e vërtetë.

» Për çdo fjale të lutjes së Plagëve Shêjte që ju recitoni, Un lâ me râ nji pikë të Gjakut Tem mbi shpirtin e nji mkatnorit.

» Ai që ka me nderue Plagët e Mija Shêjte dhe që ka me Ia ofrue ATIT t'përjetshëm për shpirtnat e Purgatorit, ka me u shoqnue prej Zojes s'Bekueme dhe Engjëjve në oren e vdekjes, dhe UN,... kam me e pritë për me e kunorzue. 

» Plaget e Mija Shêjte janë Thesari i thesareve për shpirtnat e Purgatorit.

» Devocjoni i Plagve të Mija Shêjte âsht ilaçi në kto kohë të mkatit.

» Bija éme, n'kjoft se ti i msheh veprimet tueja, sado t'vogla kjoshin, në Plagët e Mija Shêjte, ato kanë me pasë vlerë, e t'mbulueme prej Gjakut Tem, ato kanë me u pëlqye prej Zêmres Teme."


Nihil obstat et Imprimatur : Can. Zucchelli

venerdì, dicembre 13, 2013

Nândshe e parezistueshme drejtue 
Zêmrës Pafundsisht Shêjte të JEZUSIT




         Ô JEZUSI ém, që keni thanë, "Me t'vërtetë po ju tham, lypni dhe keni me marrë; kërkoni dhe keni me gjetë; gërsítni dhe dera ka me u hapë për ju." Qé pra ku jam tuej gërsítë, tuej kërkue dhe tuej lypë kyt hîr ... (ktû thohet ajo çka lypet)

1 PATER NOSTER, 1 AVE MARIA, 1 GLORIA.
Ô Zêmra Pafundsisht Shêjte e JEZUSIT, besoj dhe shpresoj në Jue. 

Ô JEZUSI ém, që keni thanë, "Me t'vërtetë po ju tham, gjithshka që keni me i lypë Atit në Emnin Tem, keni me e marrë." Qé pra ku jam tuej i lypë Atit Tuej, n'Emnin Tuej, kyt hîr ... (ktû thohet ajo çka lypet)

1 PATER NOSTER, 1 AVE MARIA, 1 GLORIA.
Ô Zêmra Pafundsisht Shêjte e JEZUSIT, besoj dhe shpresoj në Jue.

Ô JEZUSI ém, që keni thanë, "Me t'vërtetë po ju tham, Qiella e Toka kanë me kalue, por fjalët e Mija nuk kanë me kalue." Qé pra ku jam tuej u mbështetë mbi pagabueshmëninë e fjalve Tueja shêjte dhe tuej lypë kyt hîr ... (ktû thohet ajo çka lypet)

1 PATER NOSTER, 1 AVE MARIA, 1 GLORIA.
Ô Zêmra Pafundsisht Shêjte e JEZUSIT, besoj dhe shpresoj në Jue.

Lutje 

Ô Zêmra Pafundsisht Shêjte e JEZUSIT, për t'Cillen vetëm nji gjâ âsht e pamujtun : mos me pasë mshirë për mkatnorët e shkretë; Kini mshirë për né, mkatnorët e padêjë, dhe na nepni hirin që po Ju lypim nëpërmjet Zêmrës së Papërlyeme të Virgjinës MARI, Nânës Tuej të dashtun dhe Nânës tonë të shtrêjtë. 

Shêjti Jozef, ati adoptues i Zêmrës Pafundsisht shêjte të JEZUSIT, lútuni për né. 

Salve Regína 
(Ju falemi Mbrêtnesha)

Ju falemi, Ô Mbrêtnesha, Nâna e mshirshme; jeta, âmbëlcia dhe shpresa jonë, ju falemi! Drejt jush po nalcójmë thirrjet tona, na t'shkretë t'ekziluem, t'bijt e Evës, drejt jush po pshêrtíjmë, tuej gjimue e tuej kjâ në kyt shékull mbushë me lot. Éjani, pra, O Mbrójtsja jonë, e sytë tuej të mshirshëm drejt nesh kthéjini; e JÉZUSIN, frytin e bekuem të barkut tuej, mbas ktij ezíli, na E kallxóni, ô e dhímbshmja, ô e buta, ô e âmbla, Virgjina MARI. Ashtû kjoft.

Shënim : 

Ata besimtarë që asistojnë në ceremoninë e nji Nândsheje publike, të kryeme në nder të Zêmrës pafundsisht Shêjte të JEZUSIT, fill mbas Festës së Zêmrës Shêjte ose në nji kohë tjetër gjatë vitit, munden me fitue : 

* nji indulgjencë prej 10 vjetësh, për çdo ditë të Nândshes; 
* nji indulgjencë të plotë, n'kjoft se rrëfehen, kungohen dhe luten për qëllimet e Selisë Shêjte, dhe kur asistojnë s'pakut 5 ditë në kto ceremoni të devoçme. 

Ata besimtarë që, gjatë kohës së naltpërmendun, bajnë devocjonet e tyne privatisht, në nder të Zêmrës pafundsisht Shêjte të JEZUSIT, me qëllimin me i vazhdue ato gjatë 9 ditëve, munden me fitue : 

* nji indulgjencë prej 7 vjetësh, për çdo ditë;

* nji indulgjencë të plotë, në kushtet e zakonshme (Rrfim, Kungim Shêjt, lutje për qëllimet e Selisë Shêjte) në fund të Nândshes; por aty ku ky devocjon celebrohet publikisht, kjo indulgjencë e plotë mundet me u fitue vetëm prej atyne besimtarve që, prej nji arsyeje të ligjshme, nuk munden me marrë pjesë në ceremoninë publike. (S.C. Ind., 13 Kallnduer 1818; S.S, Piu IX, Audienca e 3 Kallnduerit 1849; S.C. e Ipeshkijve dhe Religjiozëve, 28 Kallnduer 1850; S.C. Ind., 26 Nanduer 1876; S.P. Ap., 22 Fruer 1935)

Premtimet e Zêmrës Pafundsisht shêjte të JEZUSIT 



« Shpall dhe ban që të shpallet gjithkund se kam me shpërndâ
hiret e Mija me bollek mbi ata që kanë me ardhë me i marrë në Zêmren Téme. »

(Fjalët e Shelbuesit tonë drejtue shêjtes Marguerite-MARIE Alacoque)


Premtimet e mâposhtme, të aprovueme prej Kishës shêjte Katolike Roman, i janë bâ shêjtes Marguerite-MARIE Alacoque (1647-1690) prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, në favor të personave që kanë devocjonin e Zêmrës së Tij pafundsisht Shêjte.


1. Kam me u dhanë tana hiret e nevojshme për gjêndjen e tyne shoqnuere.

2. Kam me vue paqen në familjet e tyne.

3. Kam me i ngushllue në të tana vuejtjet e tyne.

4. Kam me kênë streha e tyne e sigurtë gjatë jetës dhe veçanarisht në momentin e deks.

5. Kam me hjedhë bekime të bollshme mbi tana veprimtaritë e tyne.

6. Mkatnorët kanë me gjetë në Zêmren Tême burimin dhe oqeanin e pafund të mshirës.

7. Shpirtnat e voktë kanë me u bâ të zjarrtë.

8. Shpirtnat e zjarrtë kanë me u nalcue shpejt në nji perfekcjon të madh.

9. Kam me bekue tana shpíjat ku Fugurja e Zêmrës Tême Shêjte ka me u ekspozue dhe nderue.

10. Meshtarve dhe tanë atyne që punojnë për shelbimin e shpirtnavet kam me u dhanë talentin me prek zêmrat mâ të ngurtsueme.

11. Personat që kanë me përhapë kyt devocjon kanë me pasë êmnat e tyne të shkrueme në Zêmren Tême dhe prej ku nuk kanë me u shí mâ kurrë.

12. Në mshiren e jashtzakonshme të Zêmres Téme, të premtoj se dashníja e Saj e gjithpushtetshme ka me u akordue, të tanë atyne që kanë me u Kungue të Prêmteve të para të 9 muejve rresht, hirin e pendêsës s'mbrâme : ata nuk kanë me dekë në anmiqsínë Tême e as pa marrë Sakramêndet dhe Zêmra Jême ka me u bâ azíli i tyne i sigurtë n'at orë të fundit. *


Kto premtime i drejtohen të tanë atyne që praktikojnë devocjonin e Zêmres Shêjte të JEZUSIT dhe e përhapin rreth tyne. 

Në letrat e saja, shêjtja Marguerite-MARIE shkruen : "Ah! çfarë mirsíjet për ata që ndihmojnë në vendosjen e Mbretnísë së Zêmres Shêjte të JEZUSIT ! Sepse, tuej veprue kshtû, ata tërhjekin miqsinë dhe bekimet e përjetshme të ksaj Zêmre të dashtun të JEZUSIT dhe nji Mbrojtës të fuqishëm për kombin tonë. ... Sa ka me kênë e âmbël me dekë mbasi t'kena pasë nji devocjon t'vazhdueshëm për Zêmren Shêjte të Atij që ka me na gjykue."

* Nji indulgjencë e plotë i nèpet të tanë atyne që të Prêmten e parë të çdo mueji, kungohen, rrëfehen, luten për qëllimet e Selisë Shêjte dhe asistojnë në ceremonitë publike në nder të Zêmrës-Shêjte të JEZUSIT. 

Nji indulgjencë e plotë i nèpet edhe atyne që, n'pamundsí me asistue në któ ceremoní publike, rrecitojnë privatisht ndonji lutje me riparue e me bâ pendêsë për krimet e fyemjet që i bahen Zêmres Shêjte të JEZUSIT, rrëfèhen, vizitojnë nji Kishë Katolike dhe luten për qëllimet e Selisë Shêjte. (Pen., 1 Qershuer 1934)

O JEZUS, i butë dhe i përvujtë, bani që zemra jême t'i përgjajnë Zemrës Tuej !


giovedì, dicembre 12, 2013

Rregullat e Krezhmes Shenjte për Kishen Katolike universale

(bazue në Dekretet e Selisë-Shejte në kohen e Shejtnisë së tij, Papës Piut XII)






Simbas ligjeve të Kishës Katolike universale, gjatë Krezhmes shejte besimtarët katolikë duhen me mbajtë njinesën dhe abstinencen, nën dënimin e mkatit të randë.

Në kohen e Krezhmes tâna ditët, përjashtue të Dielat, janë ditë njineset, kurse e Mërkurja e Përhime, të Premtet dhe të Shtundet e Krezhmes janë ditë njineset dhe abstinencet.

                                                               Njinesa

                                                   Mbi Vaktin kryesuer

Për me mbajtë njinesen duhet me hangër vetëm 1 vakt kryesuer n'ditë. Nuk ka limit n'sasínë apo llojet e ushqimeve që merren n'kyt vakt kryesuer të njinesës por ai nuk duhet me u zgjàtë mâ shumë se 2 orë dhe nuk duhet me u ndërpré për mâ shumë se 30 minuta. N'kjóftë se vakti ndërprehet për nji kohë mâ t'gjatë se 30 minuta, bâhet mkat veniel (i lehtë) ; n'kjóftë se ndërpritet për mâ shumë se 1 orë, pa arsye shumë serioze (p.sh me ndêjë te kryet e atij që âsht tuej dekë), bâhet mkat mortar (i rândë). Ata që parashikojnë se nuk kanë me mujtë me mbajtë Krezhmen, për arsye shndetit, pune t'rândë, etj., duhen me u kshillue me Rrfysin e tyne apo me nji meshtar t'aprovuem dhe të konsakruem në mnyrë të vlefshme, dhe jo me pseudo-meshtarët që shërbejnë sod gjithkund në dioqeza.


                                                      
Mbi vaktet e vogla

Përveç ktij vakti kryesuer, Kisha Katolike lejon ato besimtarë që e kanë të domosdoshme me marrë pak ushqim n'mjes e n'darkë. Dikur, në mjes sasija e lejueme shkonte deri në 60 gram, kurse n'darkë, rreth 250 gram. Lejohet konsumimi i bylmetnave n'kto dy vakte të vogla, por jo konsumimi i mishit apo i langjeve të mishit ; nuk lejohet kurrsesi me hangër midis ktyne 3 vakteve, por lejohet pímja e langjeve joushqýese, si uji, vêna e birra, n'kjoft se asht e nevojshme. Sidokjoft, konsumimi i shumë langjeve midis vakteve mundet me zvoglue apo me hjekë komplet meriten e njinesës dhe abstinencës. Si rregull i përgjithshëm, për sa i përket sasisë së ushqimit, dy vaktet e mjesit dhe të darkës së bashku nuk duhen me barazue vaktin kryesuer. Vakti kryesuer merret zakonisht kah misdita ose në orët e para të mbasdites ; për nji arsye t'randsishme, asht e mujtun gjithashtu me hangër kah darka vaktin kryesuer dhe me marrë në mesditë vaktin e vogël (rreth 250 gram).   

Në kjoft se dikush ka hangër dy vakte të plota në nji ditë njineset (me vetdíje ose prej injorancës), atherë njinesa âsht prishë për at ditë. Megjithaté, mkati duhet kallxue n'Rrëfim.
                                                                  
Abstinenca

Abstinenca âsht mos-konsumimi i mishit apo i langjeve të mishit, por në ditë abstinencet lejohen me u përdorë vezët, tàmëli (qumështi). (Kanoni 1250)

Në kjoft se dikush ka hangër mish në ditë abstinencet, me díje ose jo, ai mundet prapë me e mbajtë abstinencen për at ditë dhe nuk i lejohet me hangër mâ mish n'at ditë. Megjithaté, mkati i randë duhet kallxue n'Rrëfim.

Në ditët e abstinencës âsht e ndalueme me hangër mishin e shtazorve, zogjve, përfshi ktu dhjamin, gjakun, palcin, trunin, zemren, melqinë e tyne, etj. Në të kundërt, në ditë abstinencet lejohet me u hangër peshku.

Kanonet 1250-1254 urdhnojnë njinesen për çdo t'krishtênë prej moshes 21 vjeç deri në moshen 61 vjeç (Kanoni 1254 § 2) dhe abstinencen për çdo besimtar që ka mbushë 7 vjeç (kanoni 1254 § 1).

Zyrtarisht Krezhma shejte Katolike katërdhet-ditore, simbas ritit latin, fillon të Mërkuren e Përhime, prej mesnatës, dhe mbaron të Shtunden e Madhe, në mesnatë (Dekreti « Maxima redemptionis nostrae », 16 Nanduer 1955).

    Smundja, puna e randë, studimi ose msimdhan'ja e zg'jatun, shndetligsíja ose nji arsye tjetër serioze munden me anulue komplet njinesën dhe abstinencën, ose munden me kenë shkak i ndryshimit (shtimit) të sasisë së udhqimit që katoliku merr në vaktet e Krezhmes ; por për aprovimin e ktij ndryshimi apo anulimi, simbas mundsisë të sejcilit, duhet marrë leja e nji meshtari katolik tradicional, si p.sh. e atyne meshtarve t'konsakruem simbas Ritit latin të Kishës Katolike (FSSPX, CMRI, IMBC, etj).

    Duhen shmangë pseudo-meshtarët në dioqeza që ndjekin kishen moderniste të antipapës Françesku-Bergolio, që zakonisht janë në moshë të re, mbasi janë të "konsakruem" në mnyrë të parregullt apo të pavlefshme me ritin e pavlefshëm të 1968 të antipapës Palit VI. N'Shqipni, meshtarët e vërtetë, pra ata që janë konsakrue në mnyrë të vlefshme nëpërmjet ritit gjithmonë të vlefshëm romak, i përcaktuem s'fundmit prej Papës Piut XII, nëpërmjet Konstitucionit apostolik « Sacramentum Ordinis » (vjeti 1949), duhet t'jenë s'pakut rreth moshës 70-75 vjeçare. Të tjerët, që janë "konsakrue" në mnyrë të pavlefshme me anen e ritit të pavlefshëm të 1968 të antipapës apostat Palit VI, i përdorun sod n'Vatikan e n'dioqeza, nuk janë meshtarë të vërtetë dhe nuk kanë as fuqinë sakramentale e as fuqinë juridikcjonale me celebrue Meshen apo me falë mkatet në rrëfim apo me vojue t'smuetit. Për rrjedhojë, kta pseudo-meshtarë nuk kanë as juridikcjonin me ju çlirue prej abstinencës dhe njinesës, n'rast nevojet.

    Virgjina e Papërlyeme MARIA, Nâna e tenZot, ju ndihmoft me ba nji Krezhme të mbarë dhe të frytshme !

Shënim :

* Rregullat e mâsipërme janë për Kishen Katolike Universale ; vende te ndryshme munden me pasë rregjim tjetër, prandej, sipas mundsisë, duhen konsultue arshivat e Arqipeshkvisë mbi rregullat e krezhmës në Kishat lokale t’aprovueme prej Selis-Shejte në kohen e Papes Piut XII.

* Në kohen e Mesjetës, Kisha Katolike ka pasë urdhnue me mbajtë edhe Krezhmen e vogël, Krezhma e Kohës së Ardhjes, e cilla âsht Krezhma 4 javshe që paraprin KRISHTLINDJEN. Sod (tuej ndjeke rregullat e Krezhmes si n'kohen e Papes Piu XII), kjo krezhëm e vogel nuk âsht mâ e detyrueshme, nën mkat, por ata që munden me e mbajtë me ndihmen e Zotit, si devocjon, për dashni për Hyjin, ta mbajnë dhe Ati qielluer ka me i bekue. 

Bibliografi :

- Ligji i të drejtes kanonike të Kishës Katolike (riti latin), 1917.
- Rev. P. Héribert Jone O. M.Cap., « Précis de théologie morale catholique », 1958.
- Rev. P. L. Muller, S.Sp., « Somme de théologie morale », 1936. 
- Rev. P. Emile Jombart S.J., « Manuel de droit canon », 1958.

     


giovedì, novembre 28, 2013

Replika Katolike 5

prej Zef Helmicës

Pseudo-doktori Anslem Grün që mson se 
homoseksualiteti nuk âsht mkat


Shtjefen Dodës S.J. :

« Kufiri i vdekjes sonë është një ftesë për të jetuar këtu dhe tani me vetëdije dhe në mënyrë intensive, për ta nuhatur shijen e jetës. Unë s`kam nevojë që domosdo çdo gjë ta detyroj të futet në këtë kohë të kufizuar. Nëse e pranoj këtë kufi, atëherë jam mirënjohës për çdo moment. E përjetoj atë në plotësinë e tij. Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë. Në kohën e kufizuar e përjetoj pafundësinë e përjetësisë. » (Marrun prej mbrojtsit të homoseksualitetit, Anselm Grün, përkthye prej Shtjefen Dodës S.J.)


Zef Helmica :

Ka dy botë, thotë sh'Agustini, njêna e krijueme prej Fjalës Hyjnuere dhe në të cillen Ai âsht shfaqë i veshun me mortalitetin tonë, dhe tjetra e drejtueme prej princit t'errsinës e ku JEZUSI nuk njifet. "Et mundus non cognovit." (sh'Gjoni 1:10). Kjo botë e dytë âsht e përbâme prej atyne njerzve që hjekin dorë prej Qiellit për me e vendosë mbi tokë parrizin e tyne, dhe preferojnë të mirat dhe knaqsitë e tokës në vend të pasunive dhe lumníve të përjetshme; ndéret kalimtare të ksaj jete t'përkohshme, në vend të lavdisë së premtueme shërbtorve të JEZU-KRISHTIT. E kshtû për kta t'mjerë, destinacioni final nuk âsht Krijuesi por krijesa. Me u knaqë, me u zbavitë, me i dhanë vedit tâna knaqsitë e mundshme, qé pra ideali dhe programi i tyne : "Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë." (Grün)

"Miqsia e ksaj bote âsht anmikja e Zotit. Kushdo pra që don me kênë mik i ksaj bote bahet anmik i Zotit." (sh'Jaku 4:4)

"Mos doni boten e as gjânat e ksaj bote. N'kjoft se dikush don boten, ai nuk ka n'vêdi dashninë hyjnore të Atit, sepse gjithshka që ndodhet në botë âsht épshe trupore, épshe sysh e krenarí jetet."(I Sh'Gjoni 2:25)

Ndàjuni, ô populli jem i zgjedhun [kshtû komenton shêjti Montfort nji fjalë të Zotit], miqtë e mij të dashtun të Krygjit të Birit tem; ndàjuni prej mondànve, të mallkuem prej Madhshtisë teme, të çkishzuem prej Birit tem dhe të dënuem prej Shpirit Tem Shejt. Ruejuni fort me u ulë në karriget e tyne t'infektueme; mos shkoni në mbledhjet e tyne dhe as mos u ndalni n'rrugen e tyne. Ikni larg prej Babilonisë s'madhe e imorale dhe ndigjoni e ndiqni vetëm zânin dhe hapat e Birit Tem të dashtun që ju A kam dhanë me kênë Rruga, e Vërteta dhe Jeta juej. "Ipsum audite." (Sh'Mateu 17:5)

A nuk e ndigjoni JEZUSIN e dashtun që ju thrret i ngarkuem me Krygjen e Tij : "Hajdeni mbas Mejet" (Sh'Mateu 4:9); "Ai që Më ndjek nuk ecë n'errsinë." (Sh'Gjoni 8:12); "Kini besim se Un e kam mposhtë boten." (Sh'Gjoni 16:33) (Meditim marrun prej Rev. P. Texier "Nji muej me t'lumin Montfort", faqet 3-6)

Shtjefen Dodes S.J. :

« Qëllimi asht me gjetë Zotin në çdo gja! Se krijesat e tij i japin lavdi Zotit! Zoti nuk asht i ndamë prej krijesave të tij - ai edhe u mishnu, e mori natyrën njerëzore. Jezusi ka thanë: Zoti aq fort e deshi botën... Ju jeni në botë, por jo prej botës... Budistët për shembull këqyrin me u largu prej botës, mos me pas kurrfarë ndjesinash, edhe me u shkri në njëfarë nirvane... Feja katolike nuk mëson me ikë prej bote. Por kjo nuk do me thanë se sa herë i shijojmë të mirat e botës, ndalemi këtu në dhurata. Jo, por e drejtojmë shikimin tonë kah Dhuruesi i të gjitha këtyre të mirave. Protestantët mësojnë se kjo botë, natyra e njeriut asht e prishtë! Dhe prej saj nuk mundet me dalë as me pritë asgja e mirë. Doktrina katolike thotë se natyre e njeriut asht e lëndmue me mëkatin origjinal - ajo në thelb asht e mirë. Shën Ireneu pat thënë: Lavdia e Zoti është njeriu i gjallë! Kurse Shën Injaci i Loyolës thotë: "Non coerceri a maximo, sed contineri a minimo divinum est - Mos me qenë i kufizum prej ma të madhes, por me mujt me qenë në të voglën, asht hyjnore." »


Zef Helmica : 

Sh'Ireneu, tuej folë mbi heretikët, thotë se "ata pranojnë Shkrimet Shêjte por korruptojnë interpretimin e tyne." (Lib. III, cap. 12, n. 12). Sh'Agustini gjithashtu thotë se "origjina e herezive dhe e dogmave perverse që i xajnë shpirtnat në kurth, për me i shtye mandej në Ferr, vjen vetëm prej faktit se Shkrimet Shêjte, që janë të shêjta në vetvedi, kuptohen në nji mnyrë që nuk âsht e mirë. (ln Evang. Joan., tract. XXVIII, cap. 5, n. 1). Shêjtnia e Tij, Papa Leoni XIII, në Enciklikun "Satis Cognitum"(1896), citon Origjenin që thotë se "tâna herët që heretikët, tuej na paraqitë Shkrimet kanonike, të cillat çdo katolik i pranon dhe i beson plotsisht, duket sikur na thonë : Te né âsht fjala e s'vërtetës. Por na nuk duhet me i besue atyne dhe nuk duhet me u shkëputë prej Traditës primitive kishtare dhe asaj që Kisha e Zotit na ka msue përmes Traditës së saj të pandërpreme. ("Vetus interpretatio commentariorum in Matth.", n. 46)

S'fundi sh'Ireneu na mson se "Dija e vërtetë âsht doktrina e Apostujve... që ka ardhë deri në ditët tona prej zinxhirit të pandërpremë t'ipeshkvíjve... tuej na transmetue njohjen shumë të plotë të Shkrimeve Shêjte, të ruejtuna pa ndryshim."("Contra Hæreses", lib. IV, cap. 33, n. 8)

Prandaj edhe ju, me sjelljen tuej heretike, korruptoni kuptimin e vërtetë të doktrinës katolike, në përpjekje me mbrojtë të pambrojtshmen, me justifikue të pajustifikueshmen. 

« Asgjâ nuk âsht mâ e rrezikshme sesa ata heretikë që, tuej ruejtë në gjithshka integritetin doktrinal, me nji fjalë të vetme, si me nji pikë helmit, korruptojnë pastertinë dhe thjeshtsinë e Fesë Katolike që na kena trashigue prej Traditës hyjnore katolike dhe apostolike. » (Auctor. Trac talus de Fide Orthodoxa contra Arianos)

Pseudo-doktori konçiljar Anselm Grün sintetizon mâ s'mirit mendimin e tij me nji fjalí të vetme : 

"Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë." 

Pra në kohen e shkurtë të ksaj jete toksuere, Grün, që ka pranue publikisht se homoseksualiteti nuk âsht mkat, thotë se âsht, jo pjesënisht, por tânsisht i pranishëm apo prezent "me gzue" çdo çast e çdo gjâ të ksaj jete toksuere. ["ganz gegenwärtig" don me thanë "totalisht prezent".] Vetë ndajfolja "tânsisht" përjashton çdo fije shpreset katolike që edhe i krishtêni mâ i padêjë ruen, në nji mnyrë apo në nji tjetër, për të mirat e përjetshme të Parrizit. Thânja e Grün-it âsht nji pohim tipik i mondànve që vêjnë tânsisht aspiratat e tyne në shfrytzimin e ksaj bote kalimtare dhe harrojnë kultin e vërtetë që i detyrohen Krijuesit të universit. Si konçiljarët heretikë, ata vêjnë kultin e njirit mbi kultin e Zotit. Nën nji pretekst falls të gjetjes së Prezencës hyjnore në krijesat e tija, kto mondànë e skllevën të botës shfrytzojnë rastin me plotsue tana dishirat e épsheve të tyne dhe në fund të ksaj jete të shkurtë toksore, n'kjoft se nuk ndrrojnë rrugë, kanë me gjetë vetëm ndëshkimin e drejtë hyjnor dhe Ferrin e përjetshëm. 

Jeta jonë, thotë sh'Pali në letren e tij drejtue hebrejve, âsht krejt nji jetë shpreset sepse ajo synon vetëm qytetin dhe të mirat e ardhshme. (Hebr., 13:11-14)

« Ashtû si djegim jashtë kampit trupat e viktimave, gjaku i të cillave baret prej Priftit të Nâltë në shêjtore, për shpagimin e mkatit, njashtû JEZUSI ka vuejtë jashtë portave të qytetit me qëllim me shêjtnue njerzit përmes Gjakut të Tij shêjt. Të dalim pra, edhe na, dhe T'a ndjekim jashtë kampit [të ksaj bote] dhe të bàrim turpin e Krygjës së Tij. Të dalim prej kampit dhe jo prej qytetit, sepse na kena vetëm kampin n'kyt botë, dhe jo qytetin permanent, por na kërkojmë qytetin e të ardhmes. » (Idem)

Krygji për mondanët dhe ata që zbresin drejt mallkimit âsht nji marrí, por për ata që njésin rrugen drejt Parrizit, krygji âsht forcë e Zotit dhe shpresa supreme e lumnisë s'përjetshme qielluere. (I Kor. 1:18-24)

« Vllâzen, koha âsht e shkurtë; ajo që lypet me u bâ âsht që ata që kanë grâ t'bajnë sikur mos t'kenë grâ; ata që kjajnë, sikur mos t'kjajnë; ata që gzojnë, sikur mos t'gzojnë, ata që blejnë, sikur mos t'zotnójnë; ata që përdorin kyt botë, sikur mos t'a përdorin aspak sepse figura e ksaj bote kalon. » (Sh'Pali në letren e parë shkrue Korintasve 7:29-31)

Me komentin tuej ju mundoheni me i veshë tesha katolike filozofisë anti-katolike grüniane, me fjalë që nuk kanë lidhje me mondanitetin vetevident të Grünit dhe mbrríni deri aty sa me i dhanë nji kuptim të shtrêmbët Msimit shêjt të Kishës Katolike Romane, ashtû si po bajnë kolegët e tu konçiljarë tash 48 vjet, me pasoja fatale për shelbimin e shpirtnave, për të cilat Shelbuesi jonë ka durue mundimet e pashpjegueshme të Krygjit. 

Sh'Pali e ka profetizue mirë kyt kohë kur njerzit kanë me ia vue veshin doktorëve të rrêmë sepse, për arsye të mkateve të tyne, ata nuk kanë me mujtë me ndie mâ të vërteten e doktrinës shêjte katolike romane, njashtû si errsina që nuk kupton dhe nuk duron driten : "et lux in tenebris lucet, et tenebrae eam non comprehenderunt", "dhe drita shndríti n'errsina por errsinat nuk e kuptuen." (sh'Gjoni 1:5)

« Ka me ardhë nji kohë kur njerzit nuk kanë me durue mâ doktrinen e shëndoshtë por kanë me mbledhë rreth vedit doktorë simbas dishirave të tyne dhe, tuej u dhimbtë veshtë prej doktrinës së vërtetë, kanë me e hjekë veshin prej të vërtetës për me e kthye drejt prràllave. » (2 Tim. 4:3-4)

« Hyji nuk mundet me çue nji ndëshkim mâ të randë sesa vërbimin i popullit të Tij tuej i hjekë dhuntinë e Fesë së vërtetë [katolike] me anen e pseudo-doktorve apo doktorve të rrêmë që çon në vendin e doktorve të vërtetë, e kjo në dënim të krimeve dhe zemrave tona të papendùeme. » (Holzhauser, "Interpretimi i Apokalipsit", 1650)

S'parit, citimi i Grünit nuk ban fjalë për at gjetje të Zotit që ju përmendni; s'dytit, ashtû si ju kam shkrue në Repliken Katolike 2, Krijuesi i universit me t'vërtetë mbush gjithshka, qiellin edhe dheun, - " a nuk mbushi qiellin dhe token, thotë Zoti ?" (Jeremia 23:24) dhe me të vërtetë Hyji âsht gjithkund dhe në çdo pjesë, tânsisht (Aquinas, "Summa Theologica, P. 1, P. 8, artikulli 2), shprehje që i nep nji interpretim të drejtë thanjes së sh'Injacit - por Zoti nuk âsht pjesë përbâse e ktij universi dhe âsht transhendent ndaj tij dhe krijesave të tija (Idem, artikulli 3).

Kur thuhet se krijesat i napin lavdi Zotit, duhet saktsue se për cillat krijesa bahet fjalë. Krijesat e paarsyeshme i napin lavdi Zotit sepse nuk kundërshtojnë askund Vullnedin e Tij shêjt por e njêjta gjâ nuk mundet me u thanë për qênjet e arsyeshme. I pari, djalli i mallkuem, u rebelue kundër Vullnedit hyjnuer dhe me fjalët "non serviam", "nuk shërbej" nuk i dha lavdi Hyjit dhe përfundoi n'Ferr përjetsisht; të njêjtin fund pàten edhe engjujt e tjerë rebelë dhe njerzit mosmirnjohës që imituen rebelimin blasfemues luçiferjan.

Kisha Katolike Romane mson se tanë ata njerëz që janë në mkat të randë janë anmiq të Zotit, për rrjedhojë ata nuk munden me i dhanë lavdi Hyjit në at gjêndje mkatnuere. 

« Çdo njiri mendjemadh âsht nji neverí para Zotit. » (Proverbi 16:5)

Krimi i homoseksualitetit âsht nji neverí para Zotit dhe dënohet me vdekje. (Levitikus 18:22)

Krimi i inçestit âsht nji neverí e jashtzakonshme para Zotit dhe dënohet me djegje për s'gjallit. (Levitikus 20:14)

«Ai që tallet me njerzit e thjeshtë âsht nji neverí para Zotit. » (Proverbi 3:32)

« Rrugët e të keqit janë nji neverí para Zotit dhe ai që ndjek drejtsinë âsht i dashtun prej Hyjit. » (Proverbi 15:9)

Hipokritët që mundohen me u dukë të nâltë e shêjt para njerzve janë nji neveri para Zotit. (Sh'Luka 16:15)

Shkrimet Shêjte janë të mbushuna me shembuj të tillë; e pra, kto njerëz që kryejnë kto krime dhe rrijnë në mkat mortar nuk i napin lavdi Zotit, sepse Hyji urren pafundsisht mkatin dhe ato qênje që janë t'infektueme dhe të degjenerueme prej mkatit. 

« Zoti i don mkatnorët, n'kjoft se i konsiderojmë ata si natyra egzistuese, sepse mkatnorët kanë egzistencën e cilla vjen prej Zotit; por tuej i konsiderue ata si mkatnorë, ata nuk kanë aspak egzistencë dhe mungojnë s'kénunit [për arsye të mkatit t'urryeshëm] dhe n'kyt kandvështrim, ata nuk janë vepra e Hyjit. Kjo âsht arsyeja që Zoti i urren mkatnorët. » (Sh'Tomë Akuinati, "Summa theologica", Iª q. 20, a. 2 ad 4)

Në lidhje me doktrinen që ju msoni se natyra njerzuere âsht lëndue prej mkatit origjinal, por se në thelb ajo âsht e mirë, Doktori engjelluer mson se âsht shkrue në Unjillin simbas sh'Lukës (10:30) « se nji njiri që po u ulte prej Jeruzalemit në Jériko, pra në humneren e mkatit, u zhdeshë prej dhuntive falas që kishte marrë dhe u plagos në natyren e tij, ashtû si delaron Bede, në interpretimin e ktij pasazhi. Prandej mkati zvoglon të miren e natyrës. Përgjigjem tuej thanë se e mira e natyrës njerzuere âsht trefíshe. S'parit, janë princípet bazë prej të cillave natyra âsht e përbame dhe vetitë që rrjedhin prej tyne, siç janë për shembull, fuqitë e shpirtit, etj. S'dytit, mekênse, prej vetë natyrës, njiri ka nji primje (tendencë) drejt virytit..., kjo primje drejt virtytit âsht nji e mirë e natyrës. S'trètit, dhuntía e drejtsisë origjinale, që ia âsht dhanë tanë natyrës njerzuere në personin e njirit të parë, mundet me u quejtë e mirë e natyrës njerzuere. 

» Për rrjedhojë, e mira e parë natyrore e përmendun nuk u shkatrrue e as nuk u zvoglue prej mkatit të Adamit. E mira e tretë e natyrës u shkatrrue krejtsisht prej mkatit të prindve tonë të parë. Por e mira e dytë e natyrës, apo tendenca natyrale drejt virtytit, u zvoglue prej mkatit origjinal sepse aktet njerzuere prodhojnë nji tendencë drejt ktyne akteve... Prej vetë faktit që nji gjâ ka primje drejt njênes prej dy të kundërtave të tija, primja ose tendenca e tij drejt të kundërtës tjetër zvoglohet. Prandej, mekênse mkati âsht i kundërt me virtytin, prej vetë faktit se njiri mkatnon, rezulton nji zvoglim i asaj të mire të natyrës, pra nji zvoglim i tendencës drejt virtytit. » (Idem, Iª-IIae q. 85, a. 1 co.)

Në kyt jetë, mkati origjinal e largon njirin prej Zotit, si fundin e tij mbinatyror. Ky âsht artikull fejet. "Na jena fmijë të zemrimit, prej vetë natyrës", thotë sh'Pali (Efezianve 2:3)

Bazue në thanjen e masipërme të sh'Palit, Doktori engjelluer, sh'Tomë Akuinati, konfirmon se mkati i rrjedhshëm, apo, siç e quen ai ndryshej, mkati i natyrës, rrjedh prej Adamit nëpermjet natyrës njerzuere. (Idem, Iª-IIae q. 81, a. 1 co.)

Nayrisht që Kisha Katolike Romane nuk mson korrupsionin thelbsuer të natyrës njerzuere mbas mkatit origjinal, ashtû si msote Kalvini, sepse ajo thanje âsht herezi.

« N'kjoft se ndokush nuk pohon se njiri i parë Adami, mbasi kishte shkelë ligjin e Zotit në Parriz, menjiherë humbi shêjtninë e tij dhe drejtsinë në t'cillen ishte vendosë, dhe për arsye të asaj fyemjet, ai tërhjeku mbi vedi zemrimin dhe indinjímin e Zotit dhe, për rrjedhojë, vdekjen me të cillen Hyji e kishte kërcënue përpara, tuej e vue nën robninë e vdekjes dhe të djallit, që "kishte mbretninë e vdekjes" (Hebrejve 2:14), dhe për arsye të ktij mkati, i tanë Adami, trup e shpirt, u përkeqsue, atherë ai kjoft mallkue. » (Konçili i Trentës, Sesioni 5, Kanoni 1)

Ky përkeqsim shpjegohet mâ mirë prej Doktori engjelluer si mâ poshtë : 

« Si rezultat i drejtsisë origjinale, arsyeja kishte nji kontroll perfekt mbi pjesët e poshtme të shpirtit, ndërsa arsyeja perfeksionohej prej Zotit dhe i nënshtrohej Atij. Si rezultat i mkatit origjinal, kjo drejtsí origjinale u hup dhe tana forcat e shpirit, megjithse nuk u preken prej mkatit, húpen rregullin e tyne origjinal, simbas të cillit ata ishin të príruna natyrisht drejt virtytit; kjo hupje quhet plagosje e natyrës. Egzistojnë katër fuqi të shpirtit që munden me kênë objekte virtytit : arsyeja, në t'cillen qëndron t'màtunit ("prudentia"); vullnedi, ku rrin drejtsija; pasjónet ("irascibilis"), ku qëndron forca dhe dishirat ("concupiscibilis"), ku qëndron t'përmbajtunit apo vetkontrolli. Prandaj, si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të vërtetës, arsyeja u plagos me plagen e injorancës; si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të mirës, vullnedi u plagos me me plagen e ligsísë; si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të zéllshmes, pasjónet u plagosen me plagen e ligshtísë; si pasojë e hupjes së tendencës origjinale drejt të kândshmes, të moderueme prej arsyes, dishirat u plagosen me plagen e épsheve. Pra kto janë katër plagët që i janë shkaktue tanë natyrës njerzuere si pasojë e mkatit origjinal të prindve tanë të parë. Por mekênse tendenca drejt të mirës së virtytit âsht zvoglue në çdo individ si pasojë e mkatit aktual,... kto katër plagë janë rezultat edhe i mkateve të tjera, sepse prej mkatit arsyeja errsohet, sidomos në ç âshtje praktike, vullnedi ngurtsohet n'ligsí, veprat e mira bahen mâ të vështira me u krye dhe épshet bahen mâ të vrullshme. » (Sh'Tomë Akuinati, "Summa Theologica", Iª-IIae q. 85, a. 3 co.)

Por konçiljarët heretikë, që ju përfaqsoni, kur thojnë se njerzit i napin lavdi Zotit kanë nji tjetër qëllim djallzuer. Në dokumentin heretik të Konçilit të II të Vatikanit "Gaudium et spes" (1964), ashtû si edhe në enciklikun e anti-papës Wojtila "Redemptor hominis" (1979), përhapet herezia se çdo qênje njerzuere apo çdo njiri âsht i bashkuem me KRISHTIN Zot : 

« In Cristo e per Cristo, Dio si è rivelato pienamente all'umanità e si è definitivamente avvicinato ad essa e, nello stesso tempo, in Cristo e per Cristo, l'uomo ha acquistato piena coscienza della sua dignità, della sua elevazione, del valore trascendente della propria umanità, del senso della sua esistenza.. (paragr. 11)

» Occorre, quindi, che noi tutti - quanti siamo seguaci di Cristo - ci incontriamo e ci uniamo intorno a Lui stesso. Questa unione, nei diversi settori della vita, della tradizione, delle strutture e discipline delle singole Chiese o Comunità ecclesiali, non può attuarsi senza un valido lavoro, che tenda alla reciproca conoscenza ed alla rimozione degli ostacoli sulla strada di una perfetta unità. Tuttavia, possiamo e dobbiamo già fin d'ora raggiungere e manifestare al mondo la nostra unità: nell'annunciare il mistero di Cristo, nel rivelare la dimensione divina e insieme umana della Redenzione, nel lottare con instancabile perseveranza per la dignità che ogni uomo ha raggiunto e può raggiungere continuamente in Cristo. È questa la dignità della grazia dell'adozione divina ed insieme la dignità della verità interiore dell'umanità. (idem)

« ... Quando, attraverso l'esperienza della famiglia umana in continuo aumento a ritmo accelerato, penetriamo nel mistero di Gesù Cristo, comprendiamo con maggiore chiarezza che, alla base di tutte queste vie lungo le quali, conforme alla saggezza del Pontefice Paolo VI, deve proseguire la Chiesa dei nostri tempi, c'è un'unica via: è la via sperimentata da secoli, ed è, insieme, la via del futuro. Cristo Signore ha indicato questa via, soprattutto quando - come insegna il Concilio - "con l'incarnazione il Figlio di Dio si è unito in certo modo ad ogni uomo". (paragr. 13)

» Gesù Cristo è la via principale della Chiesa... Su questa via che conduce da Cristo all'uomo, su questa via sulla quale Cristo si unisce ad ogni uomo, la Chiesa non può esser fermata da nessuno. » (idem)

« Në Krishtin dhe nëpërmjet Krishtit, Zoti i âsht zbulue plotsisht dhe pa dyshim që i âsht afrue njerzimit; në t'njêjten kohë, në Krishtin dhe nëpërmjet Krishtit, njíri ka fitue nji njohje të plotë të dinjitetit të tij, të ngritjes së tij, të vlerës transhendente të vetë njerzimit, të qëllimit të egzistencës së tij. (paragrafi 11)

» Duhet pra që na të tanë, dishepujt e Krishtit, të takohena dhe të mbledhena rreth Tij. Ky bashkim, në fushat e ndryshme të jetës, traditave, strukturave dhe disiplinave të çdo kishe dhe komuniteti kishtar, nuk mundet me u realizue pa nji punë serioze që synon në njohjen reciproke dhe në heqjen e pengesave që gjinden në rrugen e bashkimit perfekt. Megjithaté, na mundena dhe duhet, qysh tash, me mbrritë bashkimin tonë dhe me e shfaqë até para botës : tuej shpallë misterin e Krishtit, tuej diftue dimensionin sa hyjnuer aq edhe njerzuer të Shelbimit, tuej luftue me nji kambngulje t'palodhshme për kyt dinjitet që çdo njiri ka mbërritë dhe mundet me mbrritë vazhdimisht në Krishtin; dinjitet që âsht dinjiteti i hirit të adoptimit hyjnuer dhe, në t'njêjten kohë, dinjiteti i të vërtetës së mbrêndshme të njerzimit. (idem)

» ... Përgjatë eksperiencës së familjes njerzuere që rritet vazhdimisht me nji ritëm t'përshpejtuem, kur na penetrojmë misterin e Jezu-Krishtit, na kuptojmë me mâ kjartsí se në qêndren e tana rrugëve, përmes t'cillave Kisha e kohës tonë duhet me vazhdue ecjen e saj, simbas orientimeve të urta të Palit VI, egziston nji rrugë unike : rruga e eksperimentueme tash sa shekuj dhe që âsht rruga e t'ardhmes. Krishti Zot e ka diftue kyt rrugë sidomos kur, tuej huazue fjalët e vetë Konçilit, "nëpërmjet Mishnimit, Biri i Zotit âsht bashkue, në nji farë mnyre, me çdo njiri." [Const. past. de Ecclesia in mundo huius temporis Gaudium et Spes, 22: AAS 58 (1966), p. 1042]

» ... Jezu-Krishti âsht rruga kryesore e Kishës... Mbi kyt rrugë që çon prej Krishtit te njiri, mbi kyt rrugë ku Krishti bashkohet me çdo njiri, Kisha nuk mundet me u ndalë prej kërkujt. » (Gjon Pali II, "Redemptor hominis" (1979), paragrafi 11-13)

Pra shofim se qysh në paragrafin e 11, doktrina heretike konçilare, nëpërmjet herezisë se KRISHTI Zot kêka bashkue me çdo njiri, e konsideron njerzimin (bashksinë e personave) të ngritun në nji rang transhendent, pra hyjnuer. Në teologji, e veçanarisht në metafizikë, kur flitet për rang transhendent apo qênje transhendente bahet fjalë për engjujt dhe vetë Zotin.

Kisha shêjte Katolike Romane mson bashkë me Doktorin engjelluer se në Misterin e Mishnimit, Zoti ka marrë natyren njerzuere dhe jo personen njerzuere (sh'Agustini, "De Fide ad Petrum", II), (sh'Tomë Akuinati, "Summa Theologica", IIIª q. 4 a. 2 s. c.); i njêjti konkluzion msohet prej Papës martir, Felix, i cituem në Konçilin e Efezit : 

« Na besojmë se Zoti jonë JEZU-KRISHTI, i lindun prej Virgjinës MARI, âsht Biri i përjetshëm dhe Fjala e Zotit, dhe jo nji njiri i marrun prej Zotit, n'kuptimin sikur t'egzistote nji tjetër krah Tij. Biri i Zotit nuk ka marrë nji njiri, në mnyrë që të egzistote nji tjetër afër Tij. » (Idem, IIIª q. 4 a. 3 s. c.)

Në KRISHTIN Zot ka vetëm Nji Personë Hyjnore, që âsht Veta e Dytë e t'Shejtnueshmes TRINI dhe dy natyra : ajo hyjnore dhe ajo njerzore. 

Bazue në konceptin heretik se KRISHTI Zot âsht bashkue me çdo njiri, konçiljarët heretikë errsojnë apo shmangin komplet djallzinë e mkatit që gjindet në fetë e rrême dhe, tuej synue sa mâ parë formimin e Kishës së ardhshme : Kishës humanitare satanike judeo-masonike,  propagandojnë mbledhjet ekumenike anti-katolike me muslimanë, protestantë, mormonë , çifutë, budistë, e sekte të tjera djallzuere, tuej promovue se shelbimi gjindet edhe në fetë e tjera të rrême, mbasi vetë Zoti paska denjue me u bashkue me çdo njíri. Prandej, simbas konçiljarve, mbasi KRISHTI kêka bashkue me tanë njerzimin, atherë, njerzimi kêka hyjnuer, prej ku dalin edhe fjalët e anti-papës Pali VI, në mbyllje të Konçilit (1965) : "Na kena kultin e njirit. » (Prej fjalimit të anti-papës Palit VI, 7 Dhetuer 1965) dhe prej ku rrjedh edhe pretendimi heretik me mbrritë shelbimin pa vepra të mira e pa merita personale (shif "Replika Katolike 4").

E tashti mbasi njerzimi kêka ngritë në nji rang hyjnuer, konçiljarët vazhdojnë punën, me nji kambngulje të palodhshme, drejt bashkimit babilonik të tana feve, drejt asaj Kishe humanitare judeo-masonike, për të cillen kam shkrue me gjatë në replikat katolike të mâparshme. Kjo rrugë unike drejt ktij bashkimi diabolik âsht fillue tash sa shekuj prej judeo-masonerisë, kryesisht mbas Revolucionit Francez të 1789. 

Për mâ tepër konçiljarët heretikë, që bajnë lojen e judeo-masonerisë, tuej dashtë kyt bashkim proletar me çdo kusht, shpifin tash gadi 50 vjet se Kisha Katolike nuk âsht e bashkueme, n'nji kohë kur uniteti i Kishës shêjte Katolike Romane âsht shpallë publikisht në Simbolin e Fesë së Nicesë (325 A.D.) që tanë katolikët e rrecitojnë gjatë Meshës shêjte. 

« Credo in Unam, Sanctam, Catholicam, et Apostolicam Ecclesiam. » 
« Besoj në nji Kishë, Shêjte, Katolike dhe Apostolike. »

« Jashtë Kishës Katolike Romane nuk ka asnji bashkim të shêjtë. » (Papa Sh'Leoni I, "De Jejun. Pent. Sermon 129")

« N'kjoft se ata ândrrojnë me u bashkue, t'hyjnë në Kishen Katolike Romane. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos:16", 6 Kallnduer 1928)

« Katolikët nuk e njohin dhe e dënojne fenë e heretikve. » (Papa Martini V, "Dekretalet e Koncileve Ekumenike : 421, 422", ed. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press, 1990). 

« Vetëm katolikët romanë adhurojnë Zotin e vetëm të vërtetë. » (Papa Gregori XVI, "Summo Iugiter Studio : 6", 27 Maj 1832)

« ... Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim; prej t'pafeve e deri te ata që janë të damë prej KRISHTIT ose që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

»... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë katolike romane, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit.

» ... Asht koha me ekspozue dhe dënue gabimin e autorëve që dishirojnë kyt bashkim ndërfetar, t'cillët e kanë zakon me citue fjalët e KRISHTIT "që t'jena tanë nji... ka me pasë vetëm nji barí dhe vetëm nji grègje" a thue se kjo lutje e KRISHTIT nuk kêka realizue deri tash.

» [...] Duhet me u harrue dasítë e vjetra dhe dallimet doktrinale, thonë ata, dhe lypet me u vendosë nji lloj fejet e përbashkët, nji lloj vllâznijet në rang ndërkombtar.

» [...] N'kto kushte, âsht e kjartë se Selia e Shêjtë, në asnji mnyrë, nuk mundet me marrë pjesë në kongreset apo mbledhjet e tyne; dhe katolikët, për asnji arsye, nuk kanë të drejtë me favorizue autorët e ktij bashkimit. A mundet me tolerue Selia e Shêjtë kyt lloj bashkimit, që kishte me kênë kulmi i padrejtsisë ?

» [...] Padyshim, të tanë e dijnë se vetë Sh'Gjoni, Apostulli i dashnisë hyjnore, ai që n'Unjillin e tij zbulon n'nji farë mnyret sekretet e Zêmres Shêjte të JEZUSIT, i porosiste vazhdimisht besimtarët katolikë me "dashtë njêni-tjetrin" (I Gjoni 4 : 7-11). Por në t'njêjten kohë ai ndalote në mnyrë absolute çdo marrëdhânje me ato që nuk praktikojshin në mnyrë të plotë dhe t'papërlyeme msimet e KRISHTIT : "N'kjoft se dikush vjen drejt jush dhe nuk sjell kto msime, mos e pranoni n'shpinë tuej dhe as mos e përshndetni aspak." (I Gjoni 10). Kshtû pra, mekênse dashnija për Zotin ka për bazë nji besim të sinqertë dhe të plotë, atherë bashkimi në nji Fé Katolike Romane duhet me kênë lidhja kryesuere që bashkon besimtarë e KRISHTIT ZOT. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos", 6 Kallnduer 1928)

« Qëllim i çifutve âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton vetëm me eliminue patriotizmin në zemrat e njerzve, duhet gjithashtu, e mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq shumë dinjitet dhe pavarsí sesa bashkimi i tij me Zotin përmes Fesë dhe dashnisë hyjnore. Simbas Sinagogës, duhet me i shtye njerzit drejt asaj që njeni prej tyne e ka quejtë krejt mirë "Kisha e mendimit të lirë fetar". 

» Admironi kyt afrimitet : mendim i lirë dhe fé. Ata (çifutët) e dijnë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me u shkatrrue kjo natyre e tyne. Duhet pra me u knaqë dhe mjafton me i drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi të vagët (të turbullt), ku sejcilli ka me besue shka të dojë e ka me i dhanë hyjnisë kultin që i pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes se tij, ka me i ruejtë praktikat e kultit që i nep zotit të vetëm dhe jomaterial ose ka me i reformue ato simbas principeve të nji judaizmi liberal dhe humanitar." Falë shtrimjes së ksaj "lirije praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." (Arshivat izraelite, III, faqet 118-119, vjeti 1868)

» ... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e humanitar" don me vue nji kishë katolike simbas mnyrës së tij, ku tanë njerzit të munden me hy e ku të tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm. "Asht veçanarisht e domosdoshme me ndâ moralin që i përket të tanve me dogmen fetare të veçantë të çdo besimit." (Monsinjor Henri Delassus, "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik" (1899), faqet 55-59; Arshivat izraelite, XI, faqe 504, vjeti 1867)

Doktrina që pohon se KRISHTI Zot âsht bashkue me çdo njiri âsht nji doktrinë heretike dhe blasfemuese dhe kjo konfirmohet prej Magjisterit të pagabueshëm të Kishës shêjte Katolike Romane. 

« Asht shumë e randsishme me djitë se për me mbrritë perfeksionin e krishtênë, perfeksion që mbërrihet vetëm nëpermjet bashkimit me JEZU-KRISHTIN, duhet me u boshatisë prej çdo gjâjet të keqe që ndodhet në né; përndryshej, Zoti jonë JEZU-KRISHTI, që âsht pafundsisht i pastërt dhe urren pafundsisht ndytsinë mâ të vogël në shpirt, ka me na hjekë sysh dhe nuk ka me u bashkue me né. » (Sh'Luigj-MARIA i Montfortit, "Traité de la vraie dévotion à la Très Sainte Vierge")

Ashtû si cèka mâ nalt në pjesët e shkëputuna prej Shkrimeve Shêjte, Doktorin engjëlluer, sh'Tomë Akuinatin dhe dishminë e shêjtit Montfort, dishmí që âsht msue prej tanë shêjtënve, Hyji urren mkatin dhe ato krijesa që jetojnë në mkat, prandaj âsht blasfemuese me pretendue se Zoti âsht bashkue me çdo njiri, tuej ditë se njerzimi, me përjashtim të nji grupi të vogël të zgjedhunish, para ardhjes së Shelbuesit jetonte në nji errsinë të thellë mkatesh, nën robninë e plotë të satanit : 

« In mundo erat, et mundus per ipsum factus est, et mundus eum non cognovit. » (Sh'Gjoni 1:10)

« Ishte në botë, dhe bota u bâ prej Tij por bota nuk E njohu. » (idem)

Doktori engjëlluer, në vepren e komenteve evangjelike prej Etënve të Kishës Katolike, "Zinxhiri i artë" (1855), i len me folë kshtû étnit mbi pasazhin e masipërm : 

« Sh'Agustini : Çka don me thanë kjo : Bota âsht bâ prej Tij ? Qielli, toka, deti dhe tana gjânat që egzitojnë në té quhen bota. Në nji kuptim tjetër, ata që duejnë boten quhen bota; e prandej âsht shkrue : "dhe bota nuk E njohu." A mundena me thanë se qiejtë apo engjëjt apo hyjet nuk e kanë njoftë Krijuesin, egzistenca e t'Cillit pranohet edhe prej djajve ? Tana krijesat, prej tana anve, E kanë lëvdue, por kush janë ata që nuk E kanë njoftë ? Janë ata që quhen bota, sepse duejnë boten. Tuej dashtë boten, na jetojmë nëpermjet zêmres në botë, kurse ata që nuk e duejnë boten janë me trup në botë por jetojnë me zemër në Qiell, ashtû si thotë Apostulli [sh'Pal] : "Biseda jonë âsht në Qiell." (Philip. 3:20) Ata që duejnë boten e kanë meritue me u emnue simbas ksaj bote ku ata jetojnë. Kshtû na thojmë : Kjo shpi âsht e mirë ose e keqe, tuej lëvdue ose akuzue jo muret e saj por banorët; për rrjedhojë, na quejme botë ata që jetojnë në botë nëpermjet zêmres së tyne. 

» Sh'Gjon Krizostómi : Ata që ishin miqtë e Zotit E njoften para prezencës së Tij trupore, pra para ardhjes së Tij në kyt botë; dhe në kyt kuptim KRISHTI tha : "Abrahami, ati juej, âsht ngazllue me pâ diten Teme." Kur kombet na pvesin tuej thanë : Pse ka ardhë në kohët e fundit me na shelbue, mbasi na ka neglizhue kaq gjatë ?, na i përgjigjena se Shelbuesi ishte përpara në botë, tuej u kujdes për veprat e Veta, dhe âsht njoftë prej tanë atyne që janë kênë të dêjë; n'kjoft se bota nuk E njohu, megjithaté ata, për t'cillët bota nuk ishte e dêjë (Hebr. 11:37), E kanë njoftë. Tuej thanë "bota nuk E njohu", Shelbuesi ka shpjegue menjiherë shkakun e ksaj injorancet, tuej quejtë botë ata që janë të lidhun vetëm me boten dhe dijnë vetëm gjânat e botës. Nuk ka gjâ mâ t'madhe që trazon shpirtin sesa me e lanë vedin me u shkrí në dashninë e gjânave prezente. » (volumi 7, faqet 60-61)

Në Katekizmin e Konçilit dogmatik të Trentës, të aprovuem publikisht me 24 Shtatuer 1566 prej Papës sh'Piu V dhe prej tanë papve e konçileve mbas tij, shkruhet : 

« La Chiesa miliante é l'insieme di tutti i fedeli che ancor vivono su la terra; e si chiama militante perche i suoi membri devono sempre combattere con quei terribili nemici che sono il mondo, la carne e il demonio. » (Catechismo del Concilio di Trento; Parte I, articulo IX, pagina 141)

« Kisha Militante âsht bashkimi i tanë besimtarve që jetojnë ende mbi tokë; ajo thirret militante sepse pjestarët e saj duhen me luftue pa pushim kundër ktyne anmiqve të tmerrshëm që janë bota, epshet dhe djalli. » (Idem)

Kisha shêjte Katolike, nëpermjet Konçilit dogmatik të Trentës, na mson se bota âsht njêni prej anmiqve tonë të tmerrshëm dhe se kjo botë duhet luftue papushim dhe evitue, ashtû si pohojnë edhe etnit e Kishës që citova mâ nalt. 

Kur je cekni Shkrimet Shêjte që pohojnë se Zoti aq shumë e deshti bote, ju i mveshni Fjalës hyjnuere nji kuptim tjetër prej asaj që ia nep Kisha shêjte Katolike, e vetmja e autorizueme prej Zotit me dhanë kuptimin e vërtetë të Revelacionit hyjnuer. Si ju kam thanë edhe mâ parë, si heretikët, ju mundoheni me korruptue kuptimin e vërtetë të Shkrimeve Shêjte, për me mujtë me justifikue idetë tueja heretike konçiljare.

« Origjina e herezive dhe e dogmave perverse, që i xajnë shpirtnat n'kurth për me i hjedh mandej n'Ferr, âsht në kuptimin e gabuem të Shkrimeve Shêjte, të cillat ne vetvedi janë të mira e shêjte. » (Sh'Agustini, "ln Evang. Joan.", tract. XXVIII, cap. 5, n. 1)

« Por Zoti aq shumë e deshti boten sa me dhanë Birin e Tij të vetëm. » (sh'Gjoni 3:16)

Mbi pasazhin e mâsipërm, sh'Agustini, doktori i lavdishëm i Kishës Latine, shprehet kshtû : "Pse quhet JEZU-KRISHTI Shelbuesi i botës ? Sepse Ai ka ardhë me shelbue botën. Pra, prej aq sa varet prej mjekut, ai ka ardhë me sherue t'smuetin. Por ai që nuk don me iu bindë urdhnave të mjekut, mbytë vedin. » (Sh'Tomë Akuinati, "Zinxhiri i artë"-1855, vllimi 7, faqe 189)

Po mbi kyt pasazh sh'Gjon Krizostómi, doktori i madh i Kishës Bizantine, shkruen : "Si pasojë e ktyne fjalve [aq shumë e deshti boten...], shumë flejnë mbi malin e mkateve dhe neglizhancave të tyne dhe, tuej abuzue mshiren e Zotit, thojnë : 'Nuk ka Ferr; nuk ka vuejtje t'përjetshme e Zoti na i fal tana mkatet tona.'" (Idem)

A nuk veprojnë njishtû edhe konçiljarët heretikë, të cillët mohojnë me vepra egzistencen e Ferrit dhe mundimet e përjetshme kur thojnë për nji që des : Hyni në shpinë e Atit ? 

Por bota nuk e njofti Krijuesin dhe Shelbuesin e vet : "et mundus eum non cognovit" (sh'Gjoni 1:10). E për rrjedhojë, edhe Shelbuesi nuk i njef mâ për të tijtë ata që përbuzin urdhnat e Mjekut hyjnuer, pra Magjisterin e pagabueshëm të Kishës shêjte Katolike Romane, dhe jetojnë simbas kapríçove njerzuere dhe urdhnave të botës apostate, që ka mohue Krijuesin e saj : 

« Por mbasi kam thirrë dhe ju keni rrefyzue me M'ndigjue; por mbasi kam shtrí doren dhe kërkush nuk E ka pâ; por mbasi ju keni përbuzë tana kshillat e Mija dhe keni neglizhue tana korrigjimet e Mija, edhe Un atherë kam me qeshë për shkatrrimin tuej dhe kam me u tallë kur t'ju vijnë ajo që ju mâ pak e prisni. Kur mallkimi ka me u lshue mbi jue papritun dhe kur shkatrrimi ka me ju râ si stuhija; kur mjerimi dhe ankthi kanë me ardhë mbi jue, atherë kanë me M'thirrë e nuk kam me ndigjue; kanë me u çue qysh n'àde e nuk kanë me M'gjetë sepse kanë urrye udhëzimin dhe nuk kanë msue frigen (respektin) ndaj Zotit; sepse nuk i janë nënshtrue kshillave të Mija dhe i kanë përbuzë tana ankesat e Mija; Për rrjedhojë, kan me hangër frytet e rrugës s'tyne dhe kanë me u mbushë me kshillat e veta (njerzuere); shthurja e fmijve ka me i vra dhe prosperiteti i t'marrve ka me i hupë; Por ai që M'ndigjon ka me ndejë n'sigurí dhe ka me gzue bollekun pa u frigue prej asnji t'kèqet.» (Proverba, 1:24-33)

Pra Kisha shêjte Katolike na mson me ikë prej botës me zêmer dhe megjithse shpesh na duhet me përdorë gjanat e ksaj bote, si instrumente drejt Mbretnisë Qielluere, nuk duhet me lidhë zêmren tonë me të mirat e rrêjshme të ksaj jete kalimtare. 

Fjala e pseudo-doktorit Anselm Grün nuk lidhet me kyt përdorim katolik të botës, megjithse ju mundoheni me justifikue t'pajustifikueshmen. Grün shprehet krejt kjartë se "Në këtë kohë të shkurtër, në të cilën jam tërësisht i tanishëm, marrë pjesë në çdo gjë." Me marrë pjesë në çdo gjâ don me thanë me përdorë edhe ata gjâna të botës që janë të paligjshme dhe mkatnore për nji katolik, sepse "gjithshka që ndodhet në botë âsht épshe trupore, épshe sysh e krenarí jetet." (I Sh'Gjoni 2:25)  

Por konçijarët heretikë, tuej pretendue se KRISHTI âsht bashkue me tanë njerzimin dhe e ka hyjnizue até, mkati nuk ka ma vend për ata që janë t'hyjnizuem, e për rrjedhojë të tanë shelbohen pa përjashtim; koncepti i Ferrit âsht thjesht mitologjik për tà dhe se "t'ashtuquejtunat mkate" nuk duhen konsiderue mâ mkate por "të mirat dhe të drejtat e njirit t'hyjnizuem e t'civilizuem", prandej edhe Grün thotë haptaz se homoseksualiteti nuk âsht mkat.

Ky silogjizëm pervers e blasfemues nuk vjen dhe nuk ka me ardhë kurrë prej msimit hynuer të Kishës shêjte Katolike Romane, Nuses së Papërlyeme të Qingjit të Zotit por vjen prej helmit djallzuer të anmiqve të saj mâ të neveritshëm e dinak, që, ashtû si e profetizon S.S. Leoni XIII në egzorçizmin e tij, janë infiltrue dhe kanë pushtue institucionet e Kishës Katolike, tuej i shfrytzue ata me korruptue masat e besimtarve, dhe tuej punue paralelisht me qeveritë judeo-masonike, shtyjnë pa pushim agjenden çifute ndërkombtare drejt nji Qeverie botnore judeo-masonike dhe drejt nji feje botnore humanitare anti-katolike. Mjerë për ata shqyptarë, t'cillët për disa privilegje materiale ose prej injorancet fetare, imitojnë tradhtarin juda dhe mohojnë me vepra Shelbuesin e njerzimit, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN : 

« Kto njerëz Më nderojnë vetëm me gojë, por zêmrat e tyne janë larg Mejet. Ata Më ofrojnë nji adhurim të rrêmë, sepse msojnë doktrina dhe urdhnime njerzuere. » (Sh'Mateu 15:8)