domenica, novembre 28, 2010

Anti-Papa Benedikti XVI dhe Përdorimi i Kontraceptivit

 Anti-Papa Benedikti XVI në një përshëndetje luçiferiane

nga Illiricum Sacrum


Fjalët e anti-papës Benedikti XVI në mbrojtje të kontraceptivit janë reale dhe jo një trillim i medias botërore. Në fund të fundit kjo nuk është surprizë sepse vjen nga një anti-papë dhe nga një heretik publik. 


     Me 23 Nëntor 2010 u prezantua në Vatikan libri i dytë, në formë interviste, midis Benediktit XVI dhe shkrimtarit gjerman Peter Seewald me titullin : "Luce del Mondo. Il Papa, la Chiesa, i segni dei tempi. Una conversazione del Santo Padre Benedetto XVI con Peter Seewald". Intervistat midis tyre janë zhvilluar në gjermanisht në Castel Gandolfo midis datave 26-31 Korrik 2010.

Një pjesë e intervistës ku flitet në lidhje me përdorimin e kontraceptivit është botuar nga vetë L'Osservatore Romano me 21 Nëntor 2010 dhe gjëndet në faqet zyrtare të Vatikanit në lidhjen e mëposhtme : 

http://www.vatican.va/news_services/or/or_quo/cultura/2010/269q12a1.html


Këtu më poshtë po jap tekstin në italisht dhe një perkthim të tijin në shqip :

« La sessualità

« Concentrarsi solo sul profilattico vuol dire banalizzare la sessualità, e questa banalizzazione rappresenta proprio la pericolosa ragione per cui tante e tante persone nella sessualità non vedono più l'espressione del loro amore, ma soltanto una sorta di droga, che si somministrano da sé. Perciò anche la lotta contro la banalizzazione della sessualità è parte del grande sforzo affinché la sessualità venga valutata positivamente e possa esercitare il suo effetto positivo sull'essere umano nella sua totalità.
Vi possono essere singoli casi giustificati, ad esempio quando una prostituta utilizza un profilattico, e questo può essere il primo passo verso una moralizzazione, un primo atto di responsabilità per sviluppare di nuovo la consapevolezza del fatto che non tutto è permesso e che non si può far tutto ciò che si vuole. Tuttavia, questo non è il modo vero e proprio per vincere l'infezione dell'Hiv. È veramente necessaria una umanizzazione della sessualità. » (L'Osservatore Romano, 21 novembre 2010)

« Seksualiteti

« Të fokusuarit vetëm mbi kontraceptivin do të thotë të banalizosh seksualitetin, dhe ky banalizim përfaqëson më të vërtetë arsyen e rrezikshme sipas të cilës shumë e shumë njerëz nuk e shohin më seksualitetin si një shprehje të dashurisë së tyre por vetëm si një lloj droge që ia administrojnë vetvehtes. Prandaj edhe lufta kundër banalizimit të seksualitetit është pjesë e përpjekjeve serioze për të vlerësuar pozitivisht seksualitetin dhe për të bërë që ai të ushtrojë efektin e tij pozitiv mbi të tërë qënien njerzore.

« Në raste të veçanta, mund të justifikohet përdorimi i kontraceptivit, për shembull kur një prostitutë përdor një kontraceptiv, dhe ky mund të jetë hapi i parë drejt një moralizimi, një akt i parë përgjegjësie për të zhvilluar edhe një hërë vetëdijen se jo gjithçka është e lejueshme dhe se nuk mund të bëhët gjithçka që dëshirohet. Megjithatë, përdorimi i kontraceptivit nuk është mënyra e drejtë dhe e duhur për të fituar kundër infeksionit HIV [Sides]. Për t'ia arritur këtij qëllimi është e nevojshme një humanizim i seksualitetit. » (L'Osservatore Romano, 21 Nëntor 2010)

    Si ka mundësi që një Papë të shprehet në një mënyrë kaq imorale dhe skandaloze siç bën Benedikti XVI ? E më të vërtetë, ai dëshmon edhe një herë se ai nuk është Përfaqësuesi i Krishtit Zot në tokë.

Së pari, Benedikti XVI nuk bën asnjë përjashtim midis grupeve të cilave u ndalohet dhe atyre qe u lejohet "seksualiteti", në të tërë kuptimin e fjalës. Me këtë veprim, anti-papa Ratzinger sulmon martesën shenjte katolike e cila është një ndër shtatë Sakramentet e themeluara nga vetë Zoti Ynë Jezu-Krishti.

Doktrina shenjte katolike mëson qartë se jashtë martesës katolike, e cila është e vetmja formë e shenjtë ku një burrë dhe një grua mund të jetojnë së bashku dhe të krijojnë familjen e tyre, seksualiteti as që duhet menduar. Përndryshej, fajtorët e ngarkojnë shpirtin e tyre me mëkat të rëndë.

Në të kundërt, Benedikti XVI shprehet se kontraceptivi dëmton dhe banalizon dashurinë midis njerëzve dhe frenon efektin pozitiv të seksualitetit. Por për cilët njerëz bëhet fjalë, ju lutem? Për burra, gra, fëmijë, të martuar, beqarë ? Heretiku Ratzinger nuk jep asnjë saktësim. Mungesa e këtij saktësimi është një faj i rëndë sepse në mënyrë indirekte ai nxit të gjithë njerëzit pa përjashtim, të martuar apo jo, katolikë apo jo, të ushtrojnë lirisht akte të turpshme imoraliteti. Benedikti XVI mbron seksualitetin pa kufizim moshe, statusi, gjinie, etj. Ky është një krim skandaloz dhe një mëkat i rëndë që nuk mund të vijë kurrë nga një Papë i Kishës Katolike.

Së dyti, Benedikti XVI pranon përdorimin e kontraceptivit në raste të veçanta. Pëdorimi i metodave satanike, si kontraceptivi, të cilat janë kundër ligjeve të Zotit dhe kundër ligjeve të natyrës është në vetvehte një krim dhe mëkat i rëndë.

Së treti, Benedikti XVI  pranon se një prostitute mund të përdorë kontraceptivin legalisht, e për më tepër, këtë veprim ai e quan si një hap pozitiv e moral. Me fjalë të tjera, në mënyrë indirekte, Benedikti XVI pranon se profesioni i prostitutës është i moralshëm dhe i justifikueshëm. Kështu ai sulmon në mënyrë djallëzore virtytin e pastërtisë dhe atë të virgjërisë.

Së katërti, thuhet se sipas versionit origjinal gjermanisht të intervistës, kur heretiku dhe blasfemuesi Benedikti XVI ka përmendur shembullin e një prostitutë që përdor kontraceptivin, ai ka folur për një prostitutë mashkull. Ky pohim, në mënyrë indirekte, e bën heretikun Ratzinger mbrojtës dhe nxitës të homoseksualitetit, i cili është një prej katër mëkateve dhe krimeve tepër të rënda që i thërret Zotit në Qiell për hakmarrje. (Pape Saint Pie X, Catéchisme de la doctrine chrétienne, page 3)

A ka mundesi që një Pape të shprehet në një mënyre kaq imorale dhe të neveritshme ? Jo, nuk ka mundësi që një Papë të fyejë kaq rëndë moralin e shenjtë kristian.

Ja, të nderuar lexues, se si flet një Papë i vërtetë në këto çështje delikate.

Më poshtë do lexoni dy pjesë të shkëputura nga encikliket e Papës Pius XI dhe Papës Pius XII mbi martesën. Kuptohet se as që bëhet fjalë për "lidhje" jashtë martesës.

« Kisha Katolike, e cila është e caktuar nga vetë Zoti për të mësuar dhe mbrojtur integritetin e zakoneve, të moralit dhe të ndershmërisë, vigjilente në mes të këtyre shkatërrimeve morale, ngre zërin me force, nëpërmjet personit tonë, në shenjë të misionit të saj hyjnor, dhe dekreton edhe një herë se :

« Çdo konsumim i martesës, cilido qoftë ai, në të cilin akti martesor, nga djallëzia e njerëzve [nga kontraceptivët,etj], pengohet në fuqinë e tij natyrale për të dhënë jetë [fëmijë], është një fyerje e Ligjeve të Zotit dhe ligjeve të natyrës; Ata që kanë bërë një gjë të tillë janë fajtor me mëkat të rëndë. » (Papa Pius XI, Casti Connubii, 1930)

« Parardhësi ynë, Pius XI, në enciklikun e tij "Casti Connubii", të 31 Dhjetorit 1930, shpalli edhe një herë solemnisht ligjin themelor të aktit dhe të mardhënjeve bashkëshortore, sipas të cilit çdo atentat i të martuarve kundër aktit bashkëshortor ose kundër zhvillimit të pasojave të tij natyrale, atentat i cili ka për qëllim të bllokojë energjinë e tij natyrale dhe të pengojë lindjen e një krijese të re, është një veprim imoral dhe se asnjë lloj justifikimi nuk mund t'a kthejë një veprim krejtësisht imoral në një akt moral dhe të ligjshëm.

« Ky vendim është në fuqi të plotë sot si dje dhe do të jetë kështu në të ardhmen dhe përgjithmonë, sepse ai nuk është thjesht një këshillë e të drejtës njerëzore, por shprehja e një ligji natyral dhe hyjnor. » (Papa Pius XII, Discours aux Sages-Femmes, 29 octobre 1951)



 Bibliografi :

*Pape Saint Pie X, Catéchisme de la doctrine chrétienne, Paris, 1912.

* Pape Pie XI, Casti Connubii, 31 décembre 1930, http://www.catholique-sedevacantiste.com

* Pape Pie XII, Discours aux Sages-Femmes, 29 octobre 1951, http://www.catholique-sedevacantiste.com

* Zenit, Second livre-entretien de Benoît XVI avec Peter Seewald, 16 novembre 2010, http://www.zenit.org/article-26096?l=french.

* L'Osservatore Romano, Il Papa, la Chiesa e i segni dei tempi, 21 novembre 2010,  http://www.vatican.va/news_services/or/or_quo/cultura/2010/269q12a1.html

* Sédévacantiste, pour rester catholique, Maledictus XVI, 26 novembre 2010, http://www.catholique-sedevacantiste.com/


28 Nëntor 2010






sabato, novembre 20, 2010

E vërteta mbi Doktorin e madh ilir të Kishës Katolike : Shën Jeronimi nga Stridoni



Përmbledhje e shkurtër në formë Përgjigjeje kundër artikullit të z. Gàzullit : "Shën Jeronimi prej Ilirie"

nga Illiricum  Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/

"Shën Jeronimi ka qenë një diell në këtë botë, sepse ai i ka vënë poshtë heretikët, ka konvertuar mondanët, dhe i ka hapur të përsosurve horizonte të reja. Shën Jeronimi ka qenë nje engjëll në shkretëtire për nga pastërtia morale, për nga mundimet shpirtërore dhe trupore, dhe për nga shpirti i uratës. Ai ka qenë një mrekulli në Kishën katolike, për nga librat që ka shkruar, për nga frymëzimet hyjnore që na ka dhënë, dhe nga virtytet për të cilat ai ka qenë një shembull imitimi." (Mgr Guérin, Les petits bollandistes)


*   *   *   *

Në lutjet e Meshës, me 30 shtator, Kisha Katolike e quan shën Jeronimin "Doctorem maximum", Doktor të pakrahasueshëm dhe tepër të madh, për t'a veçuar shën Jeronimin nga doktorët e tjerë që kanë mbrojtur ose pasuruar Kishën katolike me shkrimet e tyre.

Në këtë replikë të shkurtër nuk do ndalem të përshkruaj me hollësi të gjithë jetën apo të gjitha veprat e këtij shenjti të madh ilir, por dëshiroj të theksoj dhe korrigjoj disa gabime që vërehen në artikullin e z. Gàzulli të afishuar në faqen e sitit "Zemra shqiptare".
E bëj këtë gjë vetëm për hir të së vërtetës, dhe pa asnjë keqdashje kundër autorit të këtij shkrimi.

Citimi 1 : "Shën Jeronimi, bashkë me Shën Agostinin, konsiderohen si baballarët e Kishës Përendimore, apo Romane, fill mbas ndamjes së Kishës së Krishtenë në dy: ate të Lindjes (Bizantit), apo ortodokse, dhe ate të Përendimit, Romane, në kohën kur sundonte perandori Teodozio." (z. Gàzulli)

Përgjigje 1  : Së pari nuk është e vërtetë se Kisha Katolike ka qenë apo është e ndarë në dy pjesë. Po t'a pranonim këtë thënje, atëherë do të binim në herezi, në mëkat të rëndë kundër Fesë. Ashtu siç është shkruar në Simbolin e famshëm të Fesë nga etërit e Konçilit të parë Ekumenik të Nicesë në vitin 325 A.D. , Kisha katolike është Një, Shenjte, Katolike dhe Apostolike. Ky Simbol i Fesë (lutja "Besojmë") recitohet çdo ditë gjatë Meshës shenjte dhe do të recitohet nga besimtarët katolike deri në fundin e botës. (Berthier, Abrégé de théologie.., faqe 36)

Kishat katolike lokale të Lindjes (që praktikojnë ritin bizantin) së bashku me kishat lokale të Perëndimit dhe me Nënën e të gjitha kishave katolike lokale, Kishën e Romës (që praktion ritin latin), kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë Një e të pandara, pjesë e Një Kishe universale, që është Kisha katolike apo Kisha që themeloi Zoti ynë Jezu-Krishti.

Kishat katolike të Lindjes nuk janë të njëjta me Kishat shizmatike, të cilat e quajnë vehten "orthodoxe", por që në të vërtetë ato janë ndarë vehtë nga Kisha katolike, Kisha e Jezu-Krishtit. Kjo ndarje ka filluar shumë kohë pas shën Jeronimit, në kohën e Patriarkut të Konstantinopojës, Photius, rreth vitit 861 A.D.

Në qoftë se do ta flasim për ndarje në kohën e shën Jeronimit, atëherë bëhet fjalë për ndarjen e Perandorisë Romake, në atë të Lindjes dhe në atë të Perëndimit. Ky proçes u fillua së pari nga Diokletiani. Perandori i Lindjes, Theodosi, e rivendosi unitetin por pas vdekjes së tij, ndarja e Perandorisë u bë e pakthyeshme. (Cayré, Patrologie et histoire de la théologie, volume I, page 348)

Koncepti heretik i ndarjes së Kishës Katolike përdoret publikisht sot nga Kisha e Konçilit të II të Vatikanit në përpjekjet e saja djallëzore për të bashkuar të gjithë njerëzimin në një kishe judeo-masonike që ka si mision të vetëm mallkimin e shpirtërave. Kisha e Konçilit të II të Vatikanit, ose kisha e Gjonit XXIII, e Gjon-Palit II dhe e Benediktit te XVI, nuk është Kisha Katolike. Për më tepër në lidhje me kishën konçiliare ose kishën e Konçilit të II të Vatikanit shpresoj të shkruaj një herë tjetër.

Citimi 2 : "Përcaktimi i shejtit me prejardhje ilire si njeni prej dy baballarëve të Kishës Përendimore, apo katoloçizmit, nuk asht një konkluzion personal, por njëzashëm i përcaktuem si i tillë nga të gjithë historianët e katoliçizmit; ma i fundit vetë Papa Benedikti XVI në fjalën e tij gjatë Pritjes së Përgjithëshme të datë 14 Nandor 2007." (z. Gàzulli)

Përgjigje 2 : Së pari, Etërit e Kishës Katolike nuk janë emëruar nga historianët e katoliçizmit, të cilët nuk e kanë autoritetin t'a bëjnë një gjë të tillë.
Eshtë Kisha Katolike, ose Papa me ipeshkëvinjtë në të gjithë botën, me autoritetin që kanë marrë nga vetë Krishti Zot, ajo që e ka përcaktuar këtë emërim dhe dinjitet.

Së dyti, nuk janë dy por janë katër Etërit e Kishës Perëndimore : Shën Ambrozi, shën Jeronimi, shën Agustini dhe Papa shën Gregori i Madh.

Së treti, z. Gàzulli mbështetet në dëshminë e një heretiku publik, një anti-Pape,  P. Ratzinger, i cili e quan sot vehten Benedikti XVI. Kjo dëshmi nuk është e denjë për një shenjt të madh si shën Jeronimi.

Sa për kujtesë, P. Ratzinger ka qenë i dyshuar për herezi nga Zyra e Shenjtë (Sancto Officio) që në kohën e Papës Pius XII :

http://www.traditioninaction.org/ProgressivistDoc/Images/A_001_Condemnations01.jpg

Janë të panumërta dëshmitë që provojnë se P. Ratzinger ka rënë në herezi publikisht para dhe pas emërimit të tij si Benedikti XVI, dhe, me sa jam në dijeni, ai vazhdon edhe sot në rrugën e herezisë. 

Sipas doktrinës dhe dogmave të pandryshueshme të Kishës katolike, Papa, Përfaqesuesi i Zotit në tokë, nuk mund të bjerë në herezi, përndryshej ai nuk do të ishte më papë.

Sipas ligjeve të Kishës Katolike, e veçanërisht sipas ligjit 188 §4 të të Drejtës Kanonike (1917), çdo klerik, që mohon Fenë katolike publikisht, humbet postin e tij automatikisht dhe ky post mbetet vakant ipso-facto, pra nga vetë veprimi i klerikut, pa asnjë lloj deklarimi apo formaliteti tjetër nga Kisha katolike. (Cance, Commentaire du Code de Droit Canonique, tome I, page 186)

"Në qoftë se ndokush mbështet vetëm një herezi, atëherë ai nuk është katolik." (Papa Leoni XIII, Satis Cognitum, Shën Agustini, De Haeresibus, n. 88)

Për konçiliarët, apo mbrojtësit e Konçilit të II të Vatikanit dhe të Kishës konçiliare anti-katolike që ky konçil prodhoi gjatë viteve 1962-1965, termat dogme, mëkat, herezi, etj.,  i përkasin periudhës së Inkuizicionit dhe asaj të Mesjetës. Për rrjedhojë, këto terma, sipas tyre, nuk duhen përdorur më dhe përdoruesit e tyre emërohen si inkuizitorë, si fanatikë, si të çmendur, etj.

Konçiliarët, në verbësinë dhe mendjemadhësinë e tyre, nuk shohin se ata e kanë humbur ose janë duke e humbur krejtësisht Fenë shenjte katolike, pa të cilën nuk mund të shpëtojnë shpirtin. Përkundrazi, ata përkrahin me mish e shpirt ideologjinë e mallkuar rabinike, ideologjinë moderniste të Konçilit të II të Vatikanit, origjina e së cilës lidhet me armiqtë e katoliçizmit dhe të të gjithë njerëzimit : çifutët, të cilët, që prej 2000 vjetësh, nuk pushojnë së injektuari në damarët e Kishës Katolike helmin e tyre të korrupsionit, të pabesisë dhe të djallëzisë hebraike. Ata e kanë thënë vetë këtë gjë :

« Ne kemi përhapur shpirtin e revoltës dhe një liberalizëm të rremë midis kombeve joçifute në mënyrë që t'i largojmë ata nga feja e tyre dhe biles të bëjmë që ata të kenë turp të praktikojnë rregullat e Besimit dhe t'i binden Urdhërimeve të Kishës së tyre. Ne kemi bërë që shumë prej joçifutëve të mburren me ateizmin e tyre, dhe, për më tepër, të krenohen me prejardhjen e tyre nga majmuni ! Ne i kemi dhënë atyre teori të reja, praktikisht të parealizueshme, siç janë Komunizmi, Anarkizmi dhe Socializmi, teori të cilat i shërbejnë sot qëllimeve tona...

« Joçifutët idiotë i kanë pranuar ato me entuziazmin më të madh, pa e kuptuar se këto teori janë tonat, dhe se ato janë instrumenti ynë më i fuqishëm kundër tyre...

« Dhe joçifutët, ne idiotësinë e tyre, kanë dëshmuar se janë më bagëti sesa e mendonim. Nga ata pritej më shumë inteligjencë dhe sens praktik, por ata nuk vlejnë më shumë se një tufë dhenësh. T'i lemë të kullosin në fushat tona derisa të shëndoshen aq sa të jenë gati pastaj për t'i sakrifikuar Mbretit tonë të ardhshëm të botës [Anti-Krishtit]..."» (Catholic Gazette, Shkurt 1936)

Citimi 3 : "Gjatë gjithë jetës Ai asht grindë me të padijtut e me dijetarë, me shejtën e me mëkatarë; ka qenë një ndër figurat ma të adhurueme të kohës së tij, ashtu edhe një ndër ma të urryemit. Pavarësisht karakterit të tij të rrëmbyeshëm, mbetët gurthemel i kulturës së kohë së tij dhe Kisha e nderon si një nga themelusit e saj të vërtetë." (z. Gàzulli)

Përgjigje 3 : Në artikullin e z. Gàzulli, shën Jeronimi paraqitet gati si një revolucionar, si një rebel, si zemerak, si grindavec, etj. Kjo është histori e gënjeshtër. Gjithashtu përdoret në mënyrë blasfemuese shprehja "figurat më të adhuruara të kohës".  Adhurimi i drejtohet ekskluzivisht vetëm Zotit dhe asnjëlloj qënjeje tjetër njërzore apo ëngjëllore.

Sipas përmbledhjes të njohur botërisht të jetës së shenjtërve, "Bollandistët" e Imzot Guérin, shën Jeronimi konsultohej nga Papa, nga priftërinjtë, nga populli, i cili nuk i hiqte sytë nga ai, duke e konsideruar atë si njeriun më të madh të shekullit. Me një fjalë, me devotshmërinë e tij, me dijen, me ndershmërinë dhe mirësjelljen e tij, shën Jeronimi kishte fituar zemrat e të gjthëve. (Mgr Guérin, Les petits bollandistes, tome XI, page 564).

Imzot Guérin ka autoritet të madh në këtë përmbledhje të jetëve të shenjtërve, sepse ai ishte pjestar i Familjes papnore dhe kujdestari i veçantë i Papës Pius IX. Po ky papë e ka nderuar librin e tij me një letër lavdërimi.

Eshtë e vërtetë se shën Jeronimi konsiderohet nganjëherë edhe i vrullshëm dhe gjaknxehtë, por ai zakonisht sillej kështu me heretikët dhe armiqtë e Fesë katolike, sjelje kjo që është më se e justifikueshme.

E gabueshme duket edhe shprehja në shkrimin e z. Gàzulli kur shën Jeronimi konsiderohet si një nga themeluesit e vërtetë të Kishës katolike. Do të ishte e drejtë t'a quanim shën Jeronimin si mbrojtësin dhe luftëtarin e zjarrtë të Kishës katolike kundër armiqve të saj por jo si themeluesin e saj.

Citimi 4 : "Në rininë e parë Ai u josh deri në tepri mbas jetës mondane, si e pohon edhe vetë në një letër (Epistolari, 22,7), por shumë shpejt e pushtoi dëshira dhe interesi për besimin e krishten. Pagëzohet në moshë të pjekun, 19-vjeçar, në vitin 366, dhe menjëherë u orientue për nga jeta e përvujtë..." (z. Gàzulli)

Përgjigje 4 : Mgr Guérin shkruan se shën Jeronimi ka lindur ne qytetin e Stridonit, në kufinjtë e Dalmacisë dhe të Panonisë (Hungarisë). Rreth moshës 12 vjeçare, shën Jeronimi u dërgua nga i ati, Euzebi, në Romë, për të ndjekur kurse gramatike dhe retorike pranë mësuesve të njohur të kohës Donati dhe Viktorini. Megjithse nuk ishte akoma i pagëzuar, i larguar nga familja, ai bënte një jetë katolike ashtu siç ia kishte mësuar familja. Shën Jeronimi vizitonte shpesh katakombet dhe varret e martirëve të Fesë, dhe mbushej me zell të devotshëm për ata që kishin derdhur gjakun për Fenë shenjte katolike. Para se të largohej nga Roma, shën Jeronimi u pagëzua rreth vitit 365 nga vetë Papa Liber. Më vonë, ai filloi t'i jepte më shumë liri pasioneve të tija rinore, i ndikuar edhe nga ambienti mondan i Romës. Pra ai ka qenë i pagëzuar dhe ka ushtruar jetën e krishterë përpara çthurjes morale, në qoftë se mund t'a quajmë kështu pasionin e moshës rinore të shën Jeronimit. Pagëzimi i tij i vonshëm nuk ndodhi si pasojë e zbulimit me vonesë  të besimit të krishterë, ashtu siç del nga leximi i artikullit të z. Gàzulli, por ashtu ishte zakoni në ato kohra. Edhe doktori tjetër i Kishes katolike bizantine, teologu shën Gregori Nazianze, bashkohës i shën Jeronimit, u pagëzua rreth moshës 29 vjeçare, sipas zakonit të kohës, megjithse prindërit e tij ishin shumë të devotshëm dhe e edukuan devotshmërisht shën Gregorin që në fëmijëri. (Cayré, Patrologie et histoire de la théologie, volume I, page 473)

Më tej, Mgr Guérin përshkruan një linjë ngjarjesh të jetës së shën Jeronimit pak a shumë të ndryshme prej asaj që lexojmë në pjesën më të madhe në artikullin e z. Gàzulli, ndonse dy linjat kanë gjithashtu edhe ngjarje të përbashkëta.

Problemi tjetër i artikullit të z. Gàzulli është se ai bazohet në një bibliografi tërësisht pas konçiliare, pra në publikime pas Konçilit të II të Vatikanit (1962-1965). Për më tepër, në këtë bibliografi nuk të has syri në asnjë emër Pape, ipeshkvi apo teologu të aprovuar të Kishës Katolike për t'i dhënë vërtetësinë e duhur dokumentare jetës dhe veprës së Shën Jeronimit. Për më tepër, pothuajse të gjitha botimet fetare, të ashtuquajtura katolike, të publikuara nga Kisha konçiliare mbas viteve 60-të, mbështeten në ideologjinë anti-katolike e moderniste të Konçilit të sipërpërmendur; si rrjedhojë, këto botime nuk kanë asnjë garanci vërtetësie. Për shembull, z. Gàzulli jep një citim të z. Arnaldo Fortinit duke e konsideruar atë si një teolog të shquar, por në të vërtetë, z. Fortini ka qenë vetëm historian, shkrimtar dhe avokat italian.

Ja tashti si shprehen vetë tradhëtarët çifutë për sukseset e arritura në fallsifikimin e historisë :

"Ne kemi nxirë Kishën Katolike me shpifjet më poshtëruese; ne kemi fallsifikuar historinë e saj dhe biles kemi njollosur veprimtaritë e saja më madhështore. Ne ia kemi vënë fajin Kishës Katolike për të këqijat e bëra nga armiqtë e saj. Në këtë mënyre, këta të fundit i qëndrojnë më afër anës tonë..." (Catholic Gazette, february 1936)

Duke kaluar tek jeta e shën Jeronimit po ndalem në pikat kryesore të veprimtarisë dhe krijimtarisë së tij ashtu siç shkruhen në përmbledhjen e Imzot Guérin dhe në librin e profesorit të teologjise A. Cayré, "Patrologie et histoire de la théologie".

Mbas qëndrimit të parë në Romë, mbasi kishte mësuar gjithçka që mund të mësonte nga njerëzit e mëdhenj të kryeqytetit të botës, shën Jeronimi vendosi të udhëtonte në vende të tjera për të vizituar bibliotekat e ndryshme të botës dhe njerëzit e ditur atje.
Në fillim u nis për në Gaule (France) së bashku me Bonose, një shok fëmijërie. Vetëm në qytetin e Trevës, ai mori vendimin t'i shërbente Zotit më të gjitha forcat, dhe u tërhoq në një manastir të sapo ndërtuar në Aquilée. Por edhe këtu, nga fama e tij, vizitorët nuk e linin të qetë. Ai qëndroi në Aquilée rreth 6-7 vjet (368-374 A.D.). Rreth vitit 374 A.D. niset për në Lindje; kalon në Greqi, në Thrace (Bullgaria e sotme), në Azinë e vogël dhe më pas tërhiqet në lindje të Antiokisë, në shkretëtirën e Chalcis, me dëshirën për një jetë më perfekte.  Në këtë kohë, shën Jeronimi mëson komplet greqishten dhe hebraishten, ndonse me shumë mundim sidomos këtë të fundit. Rreth vitit 378 A.D., shën Jeronimi pranon të shugurohet meshtar nga duart e Paulinit por nuk u lidh me ndonjë kongregacion fetar të veçanté.

Në vitin 379 A.D., ai shkon në Konstantinopul dhe asiston gjatë dy viteve në sermonet e teologut të famshëm shën Gregor Nazianze. Në këtë kohë, shën Jeronimi bëri edhe përkthimet e para.

Në vitet 382-385 A.D., për të mirén e Kishës, ai kthehet në Romë për afro 3 vjet. Gjatë qëndrimit të tij atje, Papa Damasi i kërkoi shën Jeronimit të shkruante një text zyrtar dhe të vetëm të Biblës për t'i dhënë fund teksteve të shumta biblike që gjëndeshin në qarkullim në atë kohë.

Citimi 5 : "Meditimi i thellë, vetmia e asaj treve shkretinore, kontakti pothuej fiziologjik me Fjalën e Zotit, banë që të rritej ma tej ndjeshmënia e tij kristiane." (z. Gàzulli)

Përgjigje 5 : Një shëmbull që vërteton bibliografinë moderniste anti-katolike të z. Gàzulli është edhe shprehja "ndjeshmëria kristiane".

Në katekizmin mbi modernizmin, të At Lemius (1908), libër i cili është një analizë dhe një koment i letrës enciklike "Pascendi" të Papës shën Pius X, lexojmë se filizofia bazë e modernistëve që kanë inflitruar dhe në mënyrë të fshehur po dëmtojnë jashtëzakonisht Kishën Katolike është agnosticizmi. Sipas këtij sistemi, arsyeja njerzore kufizohet e tëra brënda fushës së fenomeneve, pra në gjërat që duken dhe në mënyrën se si ata duken.

Nga Agnosticizmi, modernistët kalojnë në një tjetër teori filozofike të gabuar që quhet Imanentizëm apo Imanenca fetare (Përhershmëria fetare). Sipas Imanences fetare, çdo akt besimi e ka fillesën në një ndjenjë të brëndshme apo në një inspiracion personal të njeriut, të lindur nga nevoja për gjërat hyjnore. Sipas modernistëve, kjo ndjenjë e brendshme, e cila përjetohet vetëm në rrethana të veçanta e të favorshme, nuk gjëndet në ndërgjegje, por në nën-ndërgjegje (subconscience), një term ky i filozofisë moderne, duke qëndruar aty e fshehur dhe e pazbuluar. Për modernistët, feja dhe fillimi i besimit është kjo ndjenjë e veçantë fetare. Por kjo çmenduri dhe perversitet mendor nuk mbaron këtu. Modernistet pohojnë se në këtë ndjenjë të veçantë gjëndet edhe revelacioni hyjnor.

Kështu kësaj ndërgjegjeje fetare gjithçka duhet t'i nënshtrohet, edhe autoriteti i Kishës, dogmat, ligjet dhe liturgjia e saj. Bazuar te ky konceptim heretik i fesë dhe i Revelacionit hyjnor, modernistët shprehen se të gjitha besimet pa përjashtim, përfshi këtu edhe katoliçizmin, vijnë nga ndërgjegja fetare e njeriut.

Prandaj edhe për Kishën moderniste të Konçilit të II të Vatikanit të gjitha besimet fetare janë të vërteta, katoliçizmi, islami, protestanizmi, orthodoksizmi, budizmi, etj., sepse të gjitha këto janë një shprehje e ndjenjës fetare të individit. Po t'i pyesësh, modernistët në pamje të jashtme ndoshta nuk e pranojnë këtë ideologji që përmenda më sipër, por fshehurazi ata vazhdojnë me dinakëri dhe hipokrizi planin e tyre shkatërrimtar të katoliçizmit. Kështu ata imitojnë përsosmërisht mësuesit e tyre, hebrenjtë, të cilëve edhe i shërbejnë, disa me dije e disa me injorancë.

Papa Shën Pius X e përkufizon modernizmin si rruga që çon drejt ateizmit dhe si sinteza (përmbledhja) e të gjitha herezive. Papa shton gjithashtu se për te zhdukur çdo besim, Protestantizmi ishte hapi i parë në këtë drejtim; Modernizmi është hapi i dytë dhe Ateizmi do të jetë hapi i tretë. (Father J.B. Lemius O.M.I., Catechism on Modernism, London, 1908)

Shenjtëria e shën Jeronimit bëri që shumë keqdashës ta sulmonin atë në jetën dhe në shkrimet e tija. Gjatë kohës kur Papa Damas ishte akoma gjallë, shën Jeronimi u akuzua padrejtësisht për lidhje të pandershme morale. Këto sulme u rënduan veçanërisht pas zgjedhjes së Papës Sirice në 384 A.D. Kjo u bë shkas që shën Jeronimi të kthehej në Palestinë në 385 A.D. Gjatë qëndrimit 35 vjeçar në Palestinë, shën Jeronimi pati një prodhimtari të jashtëzakonshme letrare. Rreth vitit 390 A.D., ai filloi përkthimin e pavdekshëm të Biblës, duke e mbaruar atë në vitin 405 A.D. Në të njëjtën kohë ai shkroi edhe shumë komente mbi librat shenjtë të Beslidhjes së Re dhe të Beslidhjes së Vjetër. Papa Klementi VIII ka thënë se shën Jeronimi ka qenë ndihmuar dhe frymëzuar nga Zoti në përkthimin e Biblës.

Gjatë viteve 393-404 A.D., jeta e shenjit dhe e doktorit të madh do të përmballohej me "problemin origjenist". Shën Jeronimi kishte përkrahur dikur me entuziazëm shkrimet e Origjenit, por me shkëputjen e këtij të fundit nga doktina e pastër katolike, shën Jeronimi u bë kundërshtar i Origjenit. Ky incident u bë shkak edhe për prishjen e miqësisë së dikurshme midis tyre. Midis shën Jeronimit dhe Rufinit pati shkëmbime të nxehta replikash, ku shën Jeronimi luftoi me besnikëri për mbrojtjen e pastërtisë së Fesë shenjte katolike duke treguar në pah karakterin e një polemisti të shkëlqyer.

Gjatë qëndrimit të tij të dytë në Antioki, në 378 A.D.,  shën Jeronimi demaskon luçiferianët shizmatikë.

Në 383 A.D., ai shkruan kundër Helvidius, në mbrojtje të virgjërisë së Nënës së Zotit dhe duke lartësuar statusin e virgjërisë mbi atë të martesës.

Pak më vonë, në 393 A.D., shën Jeronimi shkruan përsëri në mbrojtje të virgjërisë kundër murgut Jovinien, ndërsa në 404 A.D., ai shkruan kundër prifit francez Vigilence në mbrojtje të kultit të shenjtërve.

Citimi 6 : "Akuzon Vatikanin se ishte mbushë me njerëz hipokritë e dinakë, sidomos qysh kur Teodozio kishte shpallë krishtnimin fe Shtetnore, tue penalizue kështu kultet tjera. Vëreni: Ai ishte kundër përjashtimit të kulteve të tjera në jetën shoqnore! E kjo 1600 vjet ma parë!" (z. Gàzulli)

Përgjigje 6 : Eshtë gënjeshtër dhe herezi të shkruhet se shën Jeronimi ka përkrahur kultet apo besimet e tjera të rreme. Kështu ndodh kur merren si bazë dokumentacioni botime moderniste anti-katolike.

Shën Jeronimi ka qenë gjithmonë një kampion i Fesë Katolike dhe armik i atyre që sulmonin këtë Fe të shenjtë hyjnore. Pak kohë para vdekjes, shën Jeronimi shkruante se ai nuk i kishte kursyer kurrë heretikët dhe se ai konsideronte çdo armik të Kishës Katolike si armikun e tij personal.

Në letrën e drejtuar Papës Damas  në 376 A.D., ai shkruan se kushdo që është jashtë Arkës së Noesë (Kishës katolike) do të mbytet në ujrat e përmbytjes (do të mallkohet). Në Kishën Katolike, shën Jeronimi përfshin të gjithë ata të pagëzuar që besojnë dhe ushtrojnë fenë dhe doktrinën e Krishtit Zot, që marrin të njëjtat sakramente dhe që i binden meshtarëve legjitimë të Kishës Katolike. (Cayré, Histoire de la patrologie et de la théologie, tome I, page 668)

Në një letër tjetër drejtuar Papës Damas, shën Jeronimi shkruan se Kisha Katolike është e ndërtuar mbi shkëmbin e shën Pjetrit dhe se kushdo që ha qëngjin jashtë kësaj shtëpie, ai nuk është katolik. (Barbier, Trésor de Cornélius à Lapide, tome I, page 688).

Citmi 7 : "E i atillë mbeti deri në fund, i ashpër e zemrak, tue vazhdue polemikat doktrinale me vrullin e përhershëm, që ishte natyrë e tij, deri edhe me Shën Agostinin, që përkundrazi i përgjigjej me shumë dashuni." (z. Gàzulli)

Përgjigje 7 : Ashtu siç shkrova më lart, shën Jeronimi ka qenë i rreptë dhe i pakursyer vetëm me armiqtë e Fesë shenjte Katolike, sjellje të cilën çdo katolik i vërtetë duhet t'a marrë si model imitimi.

Përsa i përket mardhënjeve me shën Agustinin, shën Jeronimi ka qenë gjithmonë i sjellshëm dhe i dashur me ipeshkvin e Hippos. Ndryshimet në opinionet teologjike  midis këtyre dy etërve të mëdhenj të Kishës Katolike janë shfrytëzuar nga mendje dashakeqe si protekst për të futur përçarje në gjirin e Kishës Katolike.

Korrespondenca midis të dyve numëron 18 letra, 9 nga secili.

Ja disa shembuj të diferencave në opinione midis këtyre dy kollosëve të Fesë.

Në vitin 394 A.D., shën Agustini i dërgon një letër shën Jeronimit (Ep. 56) ku e këshillon që të përdorë përkthimet e studiusëve biblikë të Lindjes dhe jo një përkthim tëBibles, sepse një rishikim i versionit biblik të Septantes do të ishte i mjaftueshëm.
Në një letër tjetër, shën Agustini kritikon një interpretim të shën Jeronimit lidhur me debatin midis shën Pjetrit dhe shën Palit në Antioki. (In Ep. ad Galatas)
Gjithashtu rreth vitit 416 A.D., shën Jeronimi i dërgon një letër shën Agustinit për ta ftuar të luftonin së bashku kundër herezisë së re pelagjiane. (Cayré, Patrologie et histoire de la théologie, tome I, page 657-658)

Në përmbledhjen e Mgr Guérin shkruhet se shën Agustini, duke qënë më i ri në moshë se shën Jeronimi, e konsideronte këtë të fundit si atin e tij shpirtëror dhe si një doktor të përkryer të cilit i kërkonte shpesh këshilla dhe biles i dërgonte shpesh shkrime të tija teologjike për korrigjim. (Mgr Guérin, Les petits bollandistes, tome 11, page 573)

Citimi 8 : "Një vlerë jashtë mase të madhe patën e kanë ende komentarët e tij, të cilët, simbas tij, duhet të paraqesin opinione të ndryshme, «në mënyrë që lexuesi, si të ketë lexue shpjegime të ndryshme e mbasi të ketë njohë pikëpamje të ndryshme, të gjykojë vetë cili asht ma i besueshmi dhe, si një ekspert i kembimit të valutave, te refuzojë monedhën fallso”. (Kundër Rufinum 1,16)." (z. Gàzulli)

Përgjigje 8 : Mendoj se citimi i mësipërm ka nevojë për shpjegim përndryshej ai mund të interpretohet në mënyre heretike dhe anti-katolike.

Për sa sa kohë që Kisha Katolike nuk ka mësuar apo nuk ka vendosur për një çështje të caktuar të fesë, moralit, liturgjisë, disiplinës apo të mirës së përgjithshme të Kishës, besimtarët katolikë mund të shprehin mendimet dhe opinionet e  tyre. Por kur Kisha Katolike (Papa dhe ipeshkëvinjtë) mësojnë dhe vendosin diçka në lidhje me fenë, moralin, etj., atëherë çdo opinion merr fund dhe besimtari katolik duhet t'i bindet zërit të Kishës.

Vetë Zoti ynë Jezu-Krishti i ka dhënë Papës, e nëpërmjet tij Kishës Katolike, fuqinë supreme dhe autoritetin e plotë për të drejtuar, gjykuar dhe udhëhequr besimtarët në mënyrë të pagabueshme, kështu që besimtarët të dinë me siguri se ku është e vërteta dhe të mos vrapojnë pas çdo lloj doktrine të rremë.

Në dokumentet e Konçilit të Vatikanit (1870) shkruhet se Papa është gjyqtari suprem i besimtarëve. Ai nuk është gjyqtar thjesht sa për emër, dhe Zoti ia ka dhënë atij fuqinë e plotë gjykuese në mënyrë që Papa ta përdorë atë për lavdinë e Krishtit Zot dhe për të mirën e Kishes Katolike.

"Shihet tashti se në çfarë gabimi janë ato shpirtra, të cilat duke abuzuar me arsyen e tyre dhe duke i marrë fjalët e Zotit sikur të ishin mendime njerëzore, guxojne t'i interpretojnë këto fjalë sipas mendimit personal; Vetë Zoti ka vendosur një autoritet të gjallë [Papën] për të treguar dhe mësuar kuptimin e vërtetë të mesazheve hyjnore, dhe me anën e gjykimit të tij të pagabueshëm t'i japë fund çdo lloj diskutimi...". (Papa Pius IX, letër enciklike, 9 Nëntor 1948, Oeuvres de Mgr de Ségur, vol 3, pages 190-192)

Shën Jeronimi shkruante se vetëm Kisha Katolike jep kuptimin e vërtetë të Shkrimeve Shenjta (Biblës) dhe ai që refuzon t'i bindet Kishës është një heretik, që do të thotë, për shën Jeronimin, një armik. (Cayré, Patrologie et histoire de la théologie, tome I, page 668)

Citimi 9 : "U transferue përfundimisht në Betlem pikërsiht pse donte të njihte me rrajë ebraishten, që të përkthente Shkrimet e Shejta drejtpërdrejt nga origjinali." (z. Gàzulli)

Përgjigje 9 : Përkthimi i Biblës nuk ka qenë fillimisht një iniciativë personale e shën Jeronimit por një kërkesë nga Papa.

Qëllimi kryesor i ikjes së shën Jeronimit nga Roma dhe vendosja përfundimtare në Béthlehem ka qenë arritja e përsosmërisë së krishterë, arritja e shenjtërisë.

Sa më shumë që i krishteri i afrohet Zotit, aq më shenjt bëhet ai. Për shën Jeronimin afërsia shpirtërore ishte e pamjaftueshme pa afërsinë fizike, të cilën ai e gjeti, në një farë mënyre, pranë vendit ku dikur kishte lindur Shëlbyesi i njerëzimit, Zoti ynë Jezu-Krishti.

Si konkluzion, është e rëndësishme të thuhet se shën Jeronimi para të gjithash ka qenë një shenjt, që është edhe qëllimi i vetëm për të cilin njerëzit janë në këtë tokë; ai është një prej doktorëve më të ndritur të Kishës Katolike dhe një prej 4 Etërve të Kishës latine. Në sajë të shpirtit të tij luftarak, karakteristikë e rracës tonë illire, shenjtërisë dhe diturisë së tij të jashtëzakonshme, shën Jeronimi ishte një mburoje dhe një bir besnik i Kishës shenjte Katolike dhe Fesë së krishterë kundër armiqve të saj. Duke mos mohuar kurrë origjinën e tij illire, shën Jeronimi vuri Zotin dhe Kishën katolike në vend të parë, para kombit, para familjes, para miqësisë, para çdo gjëje tjetër. Dhe Zoti ia shpërbleu këtë përkushtim duke e bërë atë një prej shenjtërve më të mëdhenj të Kishës Katolike. Ja pra edhe modeli i imitimit për të gjithë shqiptarët.


Bibliografi :

Mgr Paul Guérin, Les petits bollandistes, 17 volumes, Paris, 1878.
F. Cayré, A.A., Patrologie et histoire de la théologie, 3 volumes, Tournai, Belgique, 1953.
Abbé J. Berthier, M.S., Abrégé de théologie dogmatique et morale, Lyon, 1928.
Adrien Cance, P.S.S., Le Code de droit canonique, 3 volumes, Paris, 1952.
S.S. Pape Saint Pie X, Catéchisme de la doctrine chrétienne, Paris, 1912.
S.S. Pape Léon XIII, Satis Cognitum, Rome, 29 juin 1896.
The Catholic Gazette, The Jewish Peril And The Catholic Church, London, February 1936.
J.B. Lemius O.M.I., Catechism On Modernism, London, 1908.
Abbé Barbier, Les trésors de Cornelius à Lapide, 4 volumes, Paris, 1896.
Mgr de Ségur, Oeuvres de Mgr de Ségur, 16 volumes, Paris, 1894.
Blog Hodie Mecum, Saint Jérôme, http://hodiemecum.hautetfort.com/about.html, novembre 2010.