sabato, dicembre 24, 2011

Puer natus est nobis...
Nji Fmí ka lindë për né (Is., 9,6)

Viti i botës 5199
 
 
 
 
 Hunc astra, tellus, aequora,
Hunc omne quod coelo subest,
Salutis auctorem novae
Novo salutat cantico.


N'kyt ditë, hýjet, toka, detet dhe t'âna krijísat që lëvizin nën kupën e qiellit t'víjnë me përshndétë me nji hímn t'ri ardhjen e Shëlbuesit. (Liturgjia romane e Krishtlindjes)
 
 
 
 * * * *
 
 
     Festa e Krishtlindjes âsht aq madhështóre dhe besimtarët katolíkë e lusin até me aq zêll e devocjón saqë do t'ishte e padêjë për né t'krishtênët mos me meditue pak n'kyt natë t'bekueme mbi kyt mistèr t'lavdishëm. Misteri i Krishtlindjes êmnohet dhe mbetet mister sepse ai kalon forcën e inteligjencës njerzuere dhe hín n'botën e t'vërtètave t'Fesë t'zbulueme prej vetë Zotit.

N'festën shêjtë t'Krishtlindjes, Kisha Katolike kujton nji ngjarje historike unike dhe nderon, veçanërisht në lutjet e Meshës së tretë të kësaj dite të bekueme, lindjen e dytë të Shëlbuesit tonë prej nji Nâne Virgjën. Krishti Fmí vjen me ndriçue njerëzimin me prezencën e Tij hyjnore, tuej bashkue, prej veprimit të Shpirtit-Shêjt, n'Personën e vetme hyjnore të Jezu-Krishtit, që âsht vetë Persona e dytë e të Shêjtnueshmes Triní, Natyrën hyjnore me Natyrën njerëzore, dhe me fillue veprën e madhe t'Shëlbimit t'njerzimit.

Krishtlindja quhet lindja e dytë, sepse lindja e parë e Personës së dytë të Shêjtnueshmes Triní, që âsht Biri i Zotit, Fjala e Zotit n'përjetësi ose Jezu-Krishti në kohë, vjen prej inteligjencës së Atit, Personës së Parë të Shêjtënueshmes Trini. Kjo lindje e parë âsht e vazhdueshme dhe e përhershme, sepse nuk ka pasë kurrë fillim dhe nuk ka me mbarue kurrë. Kjo âsht nji lindje me anë së cillës Ati i komunikon përjetësisht Birit, Personës së dytë të adhurueshme të Shêjtënueshmes Trini, të njâjten natyrë të Tij hyjnore. Nuk janë tre Zotën por Nji Zot në Tre Persona hyjnore pafundsisht t'adhurueshëm.

Qé si e këndon Kisha Katolike Krishtlindjen në liturgjinë e saj të shêjtë :

"Sot paqja e vërtetë a ulë prej Qiellit për né; Sod Qiejtë janë bâ burim mjaltit për të tânë botën; Për né sod âsht dita e nji Shëlbimi t'ri, e nji riparimi të vjetër dhe e një lumnije të përjetshme."

Papa  sh'Leoni i madh në sermonin e parë të Krishtlindjes shkruen :

"Të dashtunit e mij, sod Zoti ynë ka lindë. Gzohuni pra, sepse nuk bân me kênë të trishtushëm kur lind jeta. Askush nuk përjashtohet prej ktij gëzimit. Të tânë njerëzit munden me marrë pjesë sepse Zoti ynë Jezu-Krishti, shkatërruesi i vdekjes dhe i mëkatit, tuej mos gjetë mbi tokë kërkênd t'pafajshëm, [me përjashtim të Virgjinës Marí], ka ardhë me pague lirimin e të tânë njerzve.

"I drejti t'mbushet me gëzim sepse aj ka me marrë s'shpejtit pagesën për drejtësinë e tij; mkatnori t'ngushëllohet n'mjerimin e tij sepse atij ka me iu ofrue falja e mkateve kurse pagani t'forcohet sepse kanë me e thirrë me i dhanë jetën."

E me t'vërtetë, n'çdo Krishtlindje, Krishti Zot, n'dashtninë e Tij t'pafundme hyjnore, na kujton se Aj ka ardhë për né n'kyt botë me pague, nji herë e përgjithmonë, me Gjakun e Tij të paçmueshëm, lirinë dhe të drejtën tonë për jetën e pasosun; Aj ka ardhë për né që dikur kena kênë anmiqtë e Tij, skllèvën t'mkatit dhe t'djallit, t'dënuem n'Ferr përjetësisht; Krishti Zot ka ardhë për né me na kujtue se kjo jetë tokësore âsht nji fushë betejet për me fitue kunorën e Parrizit, e cilla i nepet vetëm fitimtarëve që kanë triumfue, me ndihmën e Zotit, kundër vedit, kundër botës dhe kundër djallit; Krishti Mbret ka ardhë me na msue se mbas ktij pelegrinazhit t'shkurtë n'kyt luginë lotësh vjen deka, gjykimi, Parrizi për të drejtit dhe Ferri për t'papenduemit. Lum ata që deka ka me i gjetë n'dashtnín e Zotit; mjerë ata që deka  ka me i xanë n'anmiqsinë e Zotit; Derisa ka kohë, ka edhe shpresë dhe Zoti e ndjek mëkatnorin deri në frymën e tij të fundit për me e konvertue dhe shelbue. Por mbas deks nuk ka mâ kohë, nuk ka më falje por vetëm gjykim.

Sh'Pali na zbulon dishka prej fundin t'frikshëm e t'mnershëm t'mkatnorit që ka përbuzë dashtnín e Zotit :

"Asht e tmerrshme me râ n'duert e Zotit t'gjâllë." (Hebrejve 10:31)

Sa herë që ne vazhdojmë me mkatnue, po aq herë ne shkelim Gjakun e shêjtë të Jezu-Krishtit Zot të derdhun me aq bujarí për sejcilin prej nesh, po aq herë ne refyzojmë lumnín dhe jetën e pasosun dhe po aq herë ne pranojmë vdekjen e përjetshme.
O çmenduní njerzore që nuk ka fjalë me e përshkrue !

Shekuj mâ parë, Zoti i premtoi Noésë, Abrahamit, Jakobit, Moisiut, Mbretit David, profetit Izai dhe brezave çifute n'robnín e Babilonisë lindjen e Krishtit. Zoti i premtoi atyne nji Shëlbyes t'vërtetë për me i zgjídhë prej skllavnís' mëkatit dhe tiranis' djallit.

Qé pra edhe mesazhi kryesor që shpesh injorohet prej vetë t'krishtenve :  Festimi i Krishtlindjes, në thelb, nuk ka lidhje as me tavolinat e mbushuna plot, as me shkëmbimin e dhuratave, as me zbukurimin e bredhave e as me ndonji traditë tjetër folklorike, të cilat, n'vetvedi, nuk janë t'gabueme por ata janë burim tundímit sepse anashkalojnë arsyen e vërtetë t'uljes së Birit të Zotit mbi tokë.

Krishti ka ardhë personalisht n'kyt botë rreth 2000 vjet mâ parë dhe vjen çdo Kriishtlindje në zemrat e besimtarëve të vërtetë katolik me anën e Kungimit Shêjt për me na pastrue prej mkateve, për me na shêjtnue dhe për me na transformue n'bij t'Hýut, të ngjashëm me Zotin. Ky âsht edhe qëllimi i vetëm i egzistencës tonë tokësore :

"Bânju t'shêjtë sepse Un jam i shêjtë."(Levitët 11:45-46) 

"Bânju perfekt ashtû si Ati juej qielluer âsht perfekt." (Mateu 5:48)

Zoti e din se njerzit nuk munden me u shêjtnue pa ndihmën e Tij, por Ai i thotë atyne me e dishirue kyt shêjtní dhe me bâ të tâna përpjekjet njerzore drejt ktij qëllimit. Mandej, ajo shka duket e vshtirë për njerëzit âshtë e lehtë për Zotin :

"Jezusi i tha atyne : Gjânat e pamúnduna për njerëzit, janë të múnduna për Zotin." (Luka 18:27)

Kshtû na flet Krishti Fmí n'gràzhdin e vorfën n'kyt Natë Kshndèllash... Shëlbuesi ynë ka lindë për né... Engjëjt lajmërojnë ardhjen e Zotit-Njíri me kângët e tyne t'harèshme e t'harmonishme, tingujt ênjëllorë t'cillave i napin ngrohtsí qiellit dimnor prej ku nji Hyll hyjnor ndriçon êrrsínen e njerzimit mbi rrèzet e nji Misteri t'papërsëritshem.

Mbasi êngjëlli Gabriel i pat zbulue n'ândër Misterin e Mishnimit t'Zotit, sh'Jozefi së bashkut me Virgjinën Marí nuk pushuen s'bekuemit, s'adhuruemit e s'falenderuemit Zotin e gjithpushtetshëm për dashtnín e Tij t'pafundme për mkatnorët dhe iu luten Hyjit me prue sa mâ parë Shëlbuesin e premtuem.

Veçanarisht lutjet, virtytet dhe dashtnija perfekte e Virgjinës Mari pët t'Madhin Zot përshpejtuen ardhjen e Shëlbuesit dhe bâne até që dishirat e zjarrta t'patriarkëve, lutjet e sinqerta t'profetëve dhe thirrjet e psherëtimat e vazhdueshme të t'drejtëve nuk kishin mujtë me bâ tash 4000 vjet. Zoja e Bekueme âsht krijesa mâ e përkryeme që Zoti ka krijue ndonjherë mbas natyrës njerzore të vetë Jezu-Krishtit.

Nâna e Zotit kishte dijeni, prej fjalve t'ênjëllit Gabriel, se vetë Shpirit-Shêjt kishte me formue n'barkun e saj virgjën dhe t'papërlyem Krishtin Zot, pa asnji ndërhymje njerzore, dhe se ajo kishte me lindë Shëlbuesin tuej ndêj gjithmonë virgjën : Virgjën para lindjes, Virgjën gjatë lindjes, Virgjën pas lindjes, gjithmonë Virgjën (sh'Bonaventura).

Profetët kishin profetizue disa herë se Shëlbuesi kishte me lindë n'Betlehèm, n'qytetin e Mbretit David. Zoti, n'Providencën e Tij t'mistershme, bâni që perandori i kohës, Çezar-Augusti t'urdhnote numrimin e popullsís. Virgjina Mari dhe sh'Jozefi, që n'línjen e brèzave vijshin të dy prej fisit të Davidit, për me iu bindë urdhnit' perandorit, u nisën për në Betlehèm.

Ky shembull na mëson edhe ne me iu bindë qeveritarve t'vêndit, kushdo kjoshin ata, n'gjithshka që nuk kundërshton ligjin e Zotit dhe të Kishës katolike, sepse Providenca hyjnore drejton shdo gjâ për lavdinë e Hyjit dhe për të mirën e atyne që duen Zotin.

Kur mbërritën n'Betlehèm, vênd i mbipopulluem n'at periudhë rregjistrimit, Familja shêjte nuk gjeti strehë n'hotelet e qytetit por u vendos në rrethinat e Betlehemit, në nji kullë t'rrënueme që dikur ishte kênë prone e Mbretit David. Atje, n'nji shpêllë nëntokë, të lodhun prej rruget dhe t'ftoftit, Virgjina Mari, që ishte vetëm 14 vjeçare, dhe sh'Jozefi  gjeten strehë dhe filuen me përgaditë lindjen e Shëlbuesit.

Kjo shpêllë ishte nji lloj kasollet për kafshë ku kishte nji grazhd me hangër bagtia, kashtë dhe sanë. Nuk mundet me u mendue nji strehë mâ e vorfen dhe mâ e përvuejtun, por Dija e Zotit e zgjodhi kyt vênd para hoteleve dhe pallateve luksoze, para çdo vêndi tjetër, për me i msue njerzve virtytin e përvujtnís dhe até të vorfnís. Virtyti i përvujtnís, që âsht baza e shdo jete shpirtnore, na mëson se Zoti âsht gjithshkaja kurse na jena mkatnorë, mâ pak se hiçi. Virtyti i vorfnís na bân me përbuzë lakminë e pasunive t'rrêjshme t'kësaj bote dhe na nxitë me mendue e shpresue mbi thesaret e përjetshme të Parrizit. Kto dy virtyte përgadisin shpirtin tonë në kohën e bekueme t'Krishtlindjes dhe e ftojnë Krishtin me zdryp n'zemrat tona.

Por vetëm kto dy virtyte nuk mjaftojnë me pritë dêjsisht Krishtin Zot.

Para momentit t'lindjes shêjte, Zoja e Bekueme pastroi kasollen dhe e ul n'gjuj bashkë me sh'Jozefin me pritë momentin e mistershëm e të jashtëzakonshëm. N'kohen e caktueme prej Providences Hyjnore para të tâna kóhnave, Virgjina Mari u çue prej Zotit n'nji kontemplacjon aq t'naltë mbi madhshtín e Trinís Shêjte dhe përsosmënín e Personës hyjnore të Birit të Zotit që do të merrte trup njerzor n'barkun e saj t'papërlyem; Zoja e Bekueme hyni n'nji pjesmarrje dhe njohje aq t'admirueshme të perfeksioneve t'Personës hyjnore të Atit, i Cili lind përjetësisht Personën hyjnore të Birit; Nâna e Zotit u mbush me nji zjerm dashtnijet aq t'madh për Hyjin saqë nuk ka fjalë njerzore apo ênjllore që mundet me e spjegue ndonjiherë kyt mister t'mrekullueshëm.

Sipas Revelacjóneve të shêjtes Brixhitë, Nâna e Zotit u lut kshtû n'ato momente :

"At i përjetshëm, që më nderoni tuej me zgjêdhë për Nânën e Birit t'Juej t'vetëm, që keni mbyllë n'barkun tem Thesarin e paçmueshëm të Dijes s'Juej, dhe që keni mshehë n'mue, si në nji guaskë misterjoze, perlën e paçmueshme t'imazhit t'Juej, ju lutem prezantójani tashti botës kyt imàzh përfekt të Mirësisë s'Juej t'pafundme, në mënyrë që nëpërmjet këtij imàzhi, të tânë njerëzit t'munden me Ju njoftë... Që bota t'mundet me pâ Krijuesin e saj, ênjëlli, Mbretin e tij, i drejti, jetën e tij, mkatnóri, ilaçin e tij, pagani, dritën e tij, çifuti, lavdinë e tij, i pikëlluemi, ngushëllimin e tij. S'fundmit, që Shërbëtorja e Juej mâ e përvuejtun t'mundet me pâ Djalin dhe Dashnínë e saj t'vetme."

Mbas ksaj lutje ose nji tjetre mâ perfekte që dobësia e inteligjencës sonë nuk mund me imagjinue, Fmija hyjnor u duk para syve t'Virgjinës Mari me nji hir dhe bukuri t'jashtzakonshme. Simbas revelacjoneve të disa shêjtënve, n'fillim Krishti fmi ka qëndrue n'ajër për disa momente dhe mandej âsht ulë  butësisht mbi tokë. Fmija hyjnor ka dalë prej Virgjinës Mari pa cënue për asnji moment virgjinitetin e Nânës s'Tij, ashtû si dalin dishirat e pastra prej zêmres apo ashtû si hyjnë rrezet e diellit n'nji sallë nëpërmjet nji xhami krejtësisht t'pastër.

Kshtû mësojnë edhe të tânë Etënit dhe doktorët e Kishës Katolike kundër paganëve, çifutëve dhe heretikëve. Kshtû profetizon edhe profeti Izaia n'kapitullin e 7 kur shkruen se nji Virgjën ka me lindë nji Djalë me emnin Emanuel, që don me thânë : Zoti me né.
Kshtû deklaron zyrtarisht Kisha Katolike me anen e Konçilit të Laterànit, i mbledhun prej Papës Martini I, n'mbrojtje t'virgjinísë të Nânës s'Zotit :

"Në kjoftë se ndonji personë nuk e njef Nânën e Zotit si gjithmonë virgjën dhe t'papërlyeme, e cila âsht xanë me Krishtin Fmi dhe ka lindë tuej qëndrue gjithmonë virgjën, edhe mbas lindjes, atherë aj person kjoftë mallkue."

Si shkrova mâ nalt, përveç virtyteve t'përvujtnisë dhe t'vorfnisë, për me thirrë dêjësisht Krishtin Zot n'zêmrën tonë duhet patjetër që virtytet e sipërpërmenduna t'kunorëzohen prej pastërtisë shpirtnore e trupore dhe prej dashnís për Zotin.

"T'bekuem janë ata që kanë zêmrën e pastërt sepse ata kanë me pâ Zotin." (Mateu 5:8)

Pastërtia e zêmrës apo pastërtia shpirtnore nënkupton mungesën e mkatit, sepse Zoti nuk mundet me jetue kurrë n'nji zêmër me mkat. Ashtû si Virgjina Mari që pastroi kasollen me pritë Fminë hyjnor, ashtû duhet me pastrue edhe nà kasollen e zêmrës tonë t'ndyme prej mkateve me anën e pêndesës perfekte dhe t'nji rrfimi t'mirë. 

Virgjina Mari nuk e là Krishtin e dashtun gjatë n'tokë, por ajo e mori n'durrt e saja t'bekueme, e puthi me respekt, e shtërngoi me dashní t'zjarrtë n'Zemrën e saj t'papërlyeme dhe mbasi e mbështolli me pelena e shtriu Zotin-fëmi në grazhd.

Shën Gregori i Nisèsë shkruen se Dija hyjnore, që âsht buka e jetës, lindi n'nji kasolle shtàzësh [i shtrimë n'nji grazhd] sepse njerëzit, për t'cillët Krishti Zot dishróte me u bâ ushqimi dhe jeta e tyne, për shkak t'mkateve, kishin râ n'rangun e bagëtive pa arsye.

Prej mkateve, mjerisht, sa e sa njerëz kanë râ sod n'nivelin e kafshëve t'parsyeshme që ndigjojnë me veshë por që nuk kuptojnë me mênd, që shofin me sy por që nuk arsyetojnë me inteligjencë, që mendojnë se kanë dituní dhe pasuní materiale, por që nuk e dinë se nuk kanë asisênd e se janë t'zhdeshun krejt prej virtyteve e veprave t'mira, dhe që po i përgadisin vedit vetëm Ferrin e përjetshëm.

Rrezet e diellit megjithse bien papushim mbi nji xham t'mbuluem prej baltës, ata nuk mund me depertue qelqin e ndyem. Zgjóji, ô Virgjën Mari, kta njerëz dhe pastroja baltën e mkateve prej xhamit t'shpirtit t'tyne. O ndërmjetsja e të tâna hireve hyjnore, pa ndihmën e juej dhe pa hirin e Zotit, kta njerëz janë t'maruem përgjithmonë.

Qé pra dhe sekreti mâ i madh me tërhjekë Krishtin Fmi n'zêmrat tona : nji devocjon i zjarrtë për Nânën e Zotit, gjithmonë Virgjën, dhe sh'Jozefin. Kur ata të dy hyjnë n'nji zêmër t'pêndueme por t'mbulueme prej mkateve, si n'kasollen e papastër t'Betlehèmit, ata kanë me e ndihmue kyt zêmër me dlirë ndytsínë e mkateve dhe me prezencën e tyne kanë me tërhjekë mshiren, bekimin dhe hiret e KRISHTIT Zot i Cilli ka me ardhë me vendosë Tronin e Tij hyjnor n'kyt zêmër për shêjtnimin dhe shëlbimin e saj.

Sipas Traditës katolike, Krishti fëmi âsht xé n'grazhd prej frymës s'dy kafshëve : nji viçit dhe nji gomarit. N'kyt mënyrë janë realizue edhe dy profeci t'tjera të profetit Izaia :

"Viçi e ka njoftë Krijuesin e tij dhe gomari, grazhdin e Zotit t'vet" (Izaia I,3) dhe "Shdo krijesë ka me pâ shëlbimin e Zotit." (Luka 3:6). 

Sipas meditimeve të sh'Agustinit, viçi përfaqson izraelitët e përkulun nën Ligjin Mozaik, kurse gomari, shtâzë e papastër, përfaqson kombet joçifute apo paganët nën barrën e ndyet t'idolatrís, që i dàte prej populli çifut, i cilli n'at kohë adhurote Zotin e vërtetë. Kjo profecí e Izaís parashikon nji t'ardhme ku populli izraelit dhe ai pagan kanë me adhurue s'bashkut Shëlbuesin e njerzimit, Zotin Jezu-Krishtin, si dy kafshët n'Bethlehèm. Bazuem n'citimin e mâsipërm të sh'Gregorit të Nicèsë, dy popujt përfaqsohen n'grazhd prej dy bagtive për me na diftue se, për shak të mkateve, dinjiteti njerzuer kishte râ n'rangun e kafshëve. Zoti kishte mujtë me prue Birin e Tij n'tokë drejtpërdrejt, n'nji moshë t'rritun, pa ndërmjetsinë e asnji krijeset, thotë sh'Agustini, por bota nuk ishte e dêjë për kyt ardhje. Prandaj Zoti zgjodhi Zojën e Papërlyeme me na dhânë Shëlbuesin e kombeve tuej i thanë njerzve mkatnorë se në shdo nevojë shpirtnore a materjale, ata kanë me gjetë përgjigjen e lutjeve t'tyne në ndërmjetsinë e Virgjinës Mari, Nânës tenZot.

Sh'Agustini vazhdon mâ andej tuej thânë se kur Krishti lindi n'kasolle, n'prezencen e Familjes Shêjte dhe t'gomarit t'udhëtimit që Virgjina Mari e sh'Jozefi kishin përdorë me mbrritë n'Betlehem të Judesë prej Nazaretit t'Galilesë, nji viç prej fushave aty afër erdhi me vrep dhe hyni edhe aj n'shpellën e Betlehèmit. Ky veprim përfaqson nji profecí, t'realizueme pjesënisht deri tash, simbas të cillës kombet pagane, t'përfaqësueme prej gomarit, janë t'parat që kane me njoftë dhe adhurue Krishtin Zot. Kurse populli izraelit, i përfaqsuem prej viçit, ka me njoftë dhe adhurue Krishtin Zot vetëm në kohët e fundit t'botës, dhe tuej pâ se nuk ka mâ kohë për shëlbim, si viçi, aj ka me ardhë me vrep me lëvdue Zotin Jezus.

Dhe njerzimi, për nji kohë, para Antikrishtit dhe fundit t'botës, ka me njoftë paqen e madhe dhe t'qetë të Krishtit Mbret, si n'at natë t'paqtë dhe t'qetë të Krishtlindjes. Vetë Papa Piu XI profetizon se Paqja e Krishtit ka me ardhë n'Mbretnínë socjale të Krishtit Mbret, ku të tânë njerzit kanë me njoftë, adhurue dhe  shërbye Zotin Jezus : Pax Christi in regno Christi.

N'kjoftë se Krishti Zot nuk mbretnon n'shoqní, n'familje, n'qeverí, atherë bota nuk ka me njoftë kurrë paqe t'vërtetë e t'qëndrueshme, por vetëm luftna, konflikte, ngatrresa dhe mallkim. Mallkim në familje, mallkim n'shoqni dhe mallkim n'qeverisje. Kyt realitet populli shqyptar po e përjeton prej shekush, por, mjerisht, pa xjerrë asnji msim prej t'kaluemes s'tij.

"Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin." (At Gjergj Fishta, O.F.M., Konferenca e Paqes në Paris, 1919)

Kjo liri kombtare që ngrèhet mbi Fenë dhe Kishën Katolike përbuz Paqen e Krishtit dhe robnón edhe mâ rândë popullin shqyptar nën tiraninë e djallit, dhe t'shërbtorve t'tij që përfaqsohen sod prej "t'mëdhêjve" t'ksaj bote. Kjo tirani shpirtnore shoqënohet me tiraninë materiale, apo shtypjen e kombit shqiptar prej "t'mëdhêjve" që, si dikur, vazhdojnë me i mbajtë shqyptarët hallexhí nën thundrën e tyne t'interesit ekonomiko-politik.

"Ata që nuk i binden pushtetit shpirtnor të Papës dhe Kishës Katolike, meritojnë me u dënue n'mnyrë të drejtë prej pushtetit civil." (Sh'Tomë Akuinati, La Somme théologique, IIª-IIae q. 39 a. 4 co.)

« Vetëm atherë kur njerzit kanë me njoftë Krishtin Mbret, jo vetëm n'jetën private por edhe n'jetën publike, shoqnia, mâ s'fundit, ka me marrë prej Zotit bekimet e mëdhaja të lirisë s'vërtetë, të rregullit, të pâqes dhe harmonisë ». (Papa Piu XI, Quas Primas, 11 Dhetuer 1925)

Mbas lindjes s'Krishtit, ênjëlli Gabriel i pruni lajmin e gëzueshëm edhe disa baríjve në rrethinat e Betlehëmit që po kullotshin dhentë. Enjëlli i tha atyne se Shëlbuesi, Krishti Zot, kishte lindë për të tânë njerzimin dhe se ata mundeshin me e gjetë Fminë hyjnor t'mbështjellun n'pelena n'nji grazhd n'shpellën e Betlehëmit. Mbas ktyne fjalëve nji kor ênjëllish iu bashkue ênjëllit Gabriel me kndue s'bashkut lavdinë e Hyjit :

"Lavdi Zotit n'qiejtë mâ t'nâltë dhe paqe njerzve vullnetmirë mbi tokë."

Enjëllit lëvdojnë Zotin për perfeksionet e Tija t'panumërta, e veçanarisht për Mshirën e Tij t'pafundme ndaj njerzve t'cilëve u dhà Shëlbuesin e shumëpritun. Zoti aq shumë e ka dashtë botën e shëlbimin e njerzve që ishin t'dënuem përgjithmonë n'Ferr, saqë Aj nuk ka kursye me sakrifikue Birin e Tij t'vetëm për shëlbimin e tyne. (Luka 2:14)

Ky hymn na difton gjithashtû se Fmija hyjnor ka ardhë mes nesh me i dhanë mâ t'madhen lavdí Atit, tuej bâ n'gjithshka Vullnetin e Tij (Hebrejve 10:9) dhe me i ofrue njerzimit pâqen e Krishtit dhe shëlbimin prej mkateve. Edhe sod âsht zakon n'vêndet e Lindjes s'Mesme me përshndetë njêni-tjetrin me shprehjen : Paqja me ty. Me kyt paqe urohen të tâna t'mirat e mundshme, shpirtnore e materjale. Megjithse kjo paqe dhe shëlbim i ofrohet të tânë njerzve, vetëm vullnetmirët janë t'përgaditun me mirëpritë kyt paqe n'zêmrat e tyne s'bashkut me shêlbimin e ofruem prej Krishtit Zot.

Vullnetmirët janë të tânë ata që duen me i pëlqye Zotit dhe përpiqen me vepra konkrete, tuej mbajtë 10 Urdhnimet e Zotit dhe ligjet e Kishës Katolike, me bâ Vullnetin e Tij t'adhurueshëm.

Nji pjesë e grazhdit në t'cilin u vue Krishti fmi, mâ vonë, u çue n'Romë n'Kishën "Sainte-Marie-Majeure", kurse pelenat në t'cillat u mbështoll Fmija hyjnor u nisen s'parit në Konstantinopojë për me u ruejtë prej profanimeve t'pafeve. Prej aty, kah mesi i shekullit të XIII, ata u dërguen në Paris.

700 vjet para Lindjes së Krishtit, Birit të Zotit, profeti Izaia profetizote se nji Fmi kishte me lindë për né; nji Fmi kishte me ardhë për né (Izaia., 9,6).

E kyt vjetë, Krishti Fmi po vjen prapë mes nesh me na shêjtnue me prezencën e Tij hyjnore tuej na kujtue edhe nji herë se vetëm Ai âsht Udha, e Vërteta dhe Jeta; se vetëm n'Emnin e Tij shêjt ka shëlbim, paqe, lumní e harmoní t'pafundme. Aj qëndron sonte te dera e zêmrës tonë dhe gërset. Në kjoftë se ndokush ka me ndigjue zânin e Tij dhe ka me I a hapë derën,Krishti Zot ka me hi mbrendë(Apokalipsi 3:20). A jena gadi me futë Krishtin Zot e Mbret n'zêmrat tona ? I Madhi Zot na e ka lanë né n'dorë me zgjedhë lumnínë tonë t'përjetshme.


GZUAR E PERSHUMOT KRISHTLINDJEN !


 
Bibliografia :

Abbé Louis-Claude Fillion, La Sainte Bible, 8 volumes, Paris, 1904.
S.S. Pape Pie XI, Quas Primas, 11 décembre1925.
Imzot Frang Bardhi, Relacioni i Imzot Frang Bardhit në krahinën e Pukës, Qershor 1637
Mgr Paul Guérin, Les petits bollandistes, 17 volumes, Paris, 1878.
Denzinger, The Sources of Catholic Dogma, 30-th edition, Freiburg, 1954.
P. Goedert, Saint Augustin : Lectures spirituelles, Paris, 1900.
Dom Gaspar Lefebvre, Missel quotidien et vesperal, Paris, 1936.
Saint Thomas Aquinas, Summa Theologica, 5 volumes, New York, 1948.
At Gjergj Fishta O.F.M., Fjalimi i mbajur në Konferencën e Paqes, Paris 1919.
 
 
 
 

giovedì, dicembre 22, 2011

Mnjíllja e Krishtlindjes (Kshndêllave)




     Dita e 24 Dhetúerit njihet n'liturgjín e Kishës Katolike si Mnjíllja (Vigjílja) e Krishtlindjes. Mnjílljet përgadisin besimtarin me festue me mâ devocjón festat e mëdhàja t'liturgjís s'krishtênë.
N'mnjílle, ligji i Kishës urdhnon me njinúe dhe mos me hangër mish apo làngje mishit. N'kjóftë se katoliku e shkel kyt ligj prej neglizhèncet apo përbuzjet atherë aj e rândon vêdin me mkat t'rândë. Katolikët që nuk munden me e mbajtë kyt ligj, për arsye shndetsore, prej punve t'rânda ose arsyve t'tjera serioze, duhen me i kërkue lêje (dispensë) meshtarit t'yne.

Ligjet e Kishës mbi njinímin e moshàngjen e mishit, e kryesisht kanonet 1250-1254, detyrojnë shdo besimtar: Njinesa, për shdo besimtar që ka mbushë 21 vjeç deri në 61 vjeç (kanoni 1254 § 2) dhe moshàngja e mishit, për shdo besimtar që ka mbushë 7 vjeç (kanoni 1254 § 1).

N'mnjílle, katoliku duhet me hangër vetëm 1 vakt kryesor n'ditë, dhe n'kyt vakt nuk hahet mish apo langje mishit, por lejohen voet (vezet) e qumështi. Nuk ka limit n'sasín e ushqimit që merret n'kyt vakt por ai nuk duhet me u zgjàtë mâ shumë se 2 orë dhe nuk duhet me u ndërpré për mâ shumë se 30 minuta. N'kjóftë se vakti ndërprehet për nji kohë mâ t'gjatë se 30 minuta, bâhet mkat veniel (i lehtë); n'kjóftë se ndërpritet mâ shumë se 1 orë, pa arsye shumë serioze (p.sh me ndêjë te kryet e atij që âsht tuej dekë), bâhet mkat mortar (i rândë).

Përveç ktij vakti kryesuer, Kisha Katolike lejon besimtarin që dishiron me marrë pak ushqim n'mjes e n'darkë. N'mjes, sasia e lejueme shkon deri në 60 gram, kurse n'darkë sasia e lejueme âsht rreth 250 gram. Nuk lejohet me hanger asgjà midis ktyne 3 vakteve, por lejohet pímja e langjeve joushqýese, si uji, vêna e birra.

Virgjina e Papërlyeme Marí, Nâna e tenZot, ju bekoftë dhe ju përgadítë me pritë me zemër t'pastër e dashní vllâznore ardhjen e Shëlbuesit t'njerzimit, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT.


PER SHUMVJET KSHNDELLAT E BEKIME  E GZIME PAÇIN GJITHMONE FAMILJET E JUEJA !

domenica, settembre 11, 2011

Islami dhe gjysë-hâna



përktheu dhe përgaditi

Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/
 
 
     Islami dhe gjysë-hâna kanë nji lidhje t'ngushtë mes njêna-tjetrës. Kshtú 50 ajète n'Kuran dhe 2027 hadithe, tradita "profetiko"-islamike, përmendin gjysë-hânen.

Në Kuran vetë Allahu, zoti i muslimanve, betohet për hânen :

"Pasha hânen dhe naten kur tërhiqet" (Kapitulli i t'Mbështjellunit; sura Al-Muddathir, ajètet 32-33)

"Pasha diellin dhe driten e tij e pasha hânen që i vjen mbrapa". (Kapitulli i Diellit, sura Ash-Sha(e)ms, ajetet 1-2)

Në Enciklopedinë islamike, pjesa 32, faqe 10055 shkruhet : "gjysë-hâna ka nji rândsí t'madhe në legjislacionet islamike." Ndër gadi 55 prova t'ksaj thânjeje n'kyt enciklopedí mundena me përmêndë se përcaktimi i kalendarit të Hijri-t, argjerimit t'Ramadanit dhe kohes së pelegrinazhit (haxhit) bazohet n'gjysë-hânen.

Lidhja e islamit me gjysë-hânen dishmohet prej vetë Kur'anit. Në kapitullin e lopës, sura Al-Baqarah, ajeti 189 shkruhet :

"Në kjoftë se t'pvesin për hânen e re thuej se ata janë shêja për me fiksue periudha t'caktueme kohet për njerzimin dhe për pelegrinazhin (haxhin)".

T'dhâna t'hershme historike dishmojnë gjithashtu se gjysë-hâna âsht njoftë si simbol karakteristik i islamit. Për shembull, gjysë-hâna

- âsht vue n'monedha n'kohen e Salah Al-din Al-Ayouby (c. 1138 A.D.-1193 A.D.)
- âsht vue në kupolen e xhamisë Kobat Al-Sakhra;
- âsht gdhendë në vathë e zbukurime t'ndryshme;
- âsht kênë simboli kryesor që âsht përdorë prej drejtuesve islamike përgjatë historisë;
- âsht vue mbi kupolat e xhamive;
- âsht kênë simboli zyrtar i Perandorise otomane islame, e kjo shifet edhe sod ne flamurin turk.
- âsht vue dhe vêhet në flamuj të vêndeve të ndryshme islame si : Tunizia, Egjypti, Algjeria, Mauritania, Malajzia, etj. Vlen me u përmênd fakti se flamuri i shtetit të parë të Arabise Saudite (1744 A.D. -1902 A.D.) ka kênë nji gjysë-hânë e bardhe ne nji sfond te zi.
- âsht kênë shêja dalluese mbi vorret muslimane.

Si shpjegohet përdorimi kaq i gjânë i gjysë-hânës si simbol islamik ?

Përgjigja âsht se gjysë-hâna ka pasë shumë rândsí në periudhën pagane arabe para-islamike, sepse ajo ka kênë simboli i zotit-hânë për paganët.

Në t'mirënjóftunen Enciklopedinë Britanike, pjesa 1, faqe 1057-1058 lexojmë :

"Arabët në jug të gadishullit arabik kanë "adhurue" si zot trininë e Al-lah-ut, zotit-hânë, Al-lat-it, zotit-diell dhe zotit Ashtar, djalit të tyne. Dhe Al-lahu ishte mâ i madhi i asaj trinije pagane."

Dr. Al-Kemny në librin e tij "The legendary in the Qur'an", faqe 4-11, shkruen se mes emnave të zotëve [idoleve=djajve] arabe ishte zoti "Kitth" që përkthehet Al-lah, zoti mâ i madh i "shpise shêjte" (Al-Ka'bah) në Makkah (Mekë).

Akademiku egjyptian, At Zakaria Butros, shkruen se simbas studimeve arkeologjike, âsht gjetë se Al-lah, ose në formen e shkurtueme Allah, ishte zoti-hânë [idoli=djalli], mâ i madhi i zotënve, i adhuruem prej njerzve në Gadishullin arabik; e biles gjindej edhe nji statuje e tija në Al-Ka'bah, ndërtesa kubike rreth t'cilit sillen muslimanët gjatë haxhit. Meqë zoti-hânë Allahu ishte mâ i madhi i të tânë zotëve (djajve) t'adhuruem prej arabve, ai u quejt Allahu mâ i madhi (akbar) ose Allah Akbar.

Dr. Al-Kemny në librin e mâsipërm, faqe 11 shton se Al-lah ishte zoti-hânë mashkull; Al-lat ishte zoti-diell femên dhe zoti Ashtar ishte djali i tyne, simboli i të cilit âsht ylli. Kshtú simboli gjysë-hânë me yllin midis dy cepave përfaqson zotin-hânë Al-lah ose shkurtimisht Allah me djalin e tij, zotin-yll Ashtar.

At Zakaria Butros pëmend disa zbulime arkeologjike në hapsinën midis lumit Nil n'Egjypt dhe Turqisë ku janë gjetë disa tempuj të zotit-hânë Allah, i cili emrohej prej Babilonasve, Ashurianve dhe Kaldeanve si zoti "S". Sumerianet gjithashtu kanë pasë të njâjtin zot (djall=idol). Në shekullin e kaluem në Palestinë, në zonë e quejtun Hazer, arkeologet kanë gjetë nji tempull të madh të kushtuem Allahu-t, zotit-hânë, dhe mbrenda ktij tempullit janë gjetë dy statuja njerzish (mashkuj) t'ulun n'nji tron me gjysë-hânen e gdhendun ne gjoks. Po ashtu në shekullin e 19-të, ne gadishullin arabic, në zonen e Saba' dhe Kotban janë gjetë dishmi të Allahut, zotit-hânë.

Muslimanët thojnë se besojnë n'nji zot t'vetëm, por vendosja e yllit me gjysë-hânen mbi xhamija a nuk âsht kjo nji shêj e kjartë se muslimanët adhurojnë idole pra djaj ?

sabato, agosto 20, 2011

Kujtónju, vllâzen shqyptarë !


Papa sh'Piu V n'nji vizion shef fitoren e flotes katolike në Gjirin e Lepantos

prej Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/




Kujtónju, vllâzen shqyptarë, se si ka kênë stema e Kolegjit Saverian (Jezuit) të Shkodrës
 
"Për Zot, për Atme (Atdhé) e Përparim"



     Pra Zoti e Féja Katolike n'vend t'parë, e atdheu e kombi n'vend të dytë e jo e kundërta, sepse kishte me kênë mkat kundra Fésë me vue kombin para Zotit. E tuej bâ kshtú, pra tuej vue Zotin tonë JEZU-KRISHT n'vend t'parë realizohet edhe Përparimi, që âsht n'vendin e tretë te stema e Kolegjit. Kjo steme e ky rend fjalesh nuk âsht zgjedhë pa qëllim, sepse n'ata tri fjalë t'bekueme përmbledhet ideali, ândrra, shpresa dhe rruga e shqyptarve t'vërtetë që kanë punue me bâ nji Shqypní t'vërtetë. Me ia ndrrue vendin vetëm njênës prej atyne fjalve, e tânë puna e bâme shkon dam, dhe ata që përfitojnë mandej janë anmiqtë e Shqypnís, t'cilët shpesh-herë shtíhen se po punojnë për komb, por në t'vërtetë ata janë tuej rrenue Fénë katolike e shdo aspiratë me bâ nji ditë nji komb shqyptar t'bashkuem. Ajo shprehje që i atribohet Pashko Vases, se "feja e shqiptarit âsht shqypnia" në vetvedi âsht nji shprehje heretike dhe mkat i rândë kundër Zotit dhe kunder Fése Katolike. Nuk egziston kund Fé me emnin shqiptaria, dhe ata që çojnë patriotizmin n'nji nivel gadi hyjnor, korruptojmë rendin dhe hierarkinë që vetë Zoti ka vue n'kyt botë. Ata janë larg prej Fésë së vërtetë në Zotin dhe prej konceptimit te jetës ashtu si e meson kjo Fé e vertete [katolike]. Kto janë fjalët e Papes Piu XI në inciklikun "Mit Brennender Sorge" të 14 Marsit 1944 :

« Whoever exalts race, or the people, or the State, or a particular form of State, or the depositories of power, or any other fundamental value of the human community -- however necessary and honorable be their function in worldly things -- whoever raises these notions above their standard value and divinizes them to an idolatrous level, distorts and perverts an order of the world planned and created by God; he is far from the true faith in God and from the concept of life which that faith upholds ».

Nji ditë, nji shqyptar patriot po me thote se duhet me luftue për bashkim kombtar se nuk kena shka me i bâ muslimanve shqytarë, tuej i xanë besë gabimisht vetem përpjekjeve njerzore e jo Hirit t'Zotit i Cili mundet me konvertue shdo zemër n'nji dekik. Nji ipeshkev misionar australjan deklaronte me të drejte se islami âsht nji ndëshkim hyjnor për mkatet e katolikve. Shifni Libanin ku tash sa vjet përpiqet me u vendosë nji bashkjetesë paqsore midis katolikve e muslimanve por gjithmone, edhe sod, atje mbretnon nji nervozitet, nji pasiguri dhe friga e luftes që mundet me shpërthye kurdoherë. Shifni Palestinen, shifni Jeruzalemin, shifni Egjyptin, shifni Irakun, shifni Sudanin, shifni Pakistanin, etj, etj, e mandej flitni për bashkjetesë paqsore.

Simbas nji studimi të Françeskajve në Token e Shêjte, prej vjetit 1840 në vjetin 2002, popullsia e krishtênë e Jeruzalemit âsht ulë prej 25% në 2%. (“Il Timone”, sett./ott. 2004, p. 18.)

"Prej vjetit 1948, rreth 230,000 t'krishtênë jane largue prej Tokes së Shêjte, prej luftes se 1967, 35% e popullsisë t'krishtênë palestineze ka emigrue dhe mendohet se atje ne 2020, t'krishtênët kanë me përbâ vetëm 1,6% te popullsise totale. (Bernard Sabella, Universiteti i Bethlehemit; Chiesa Viva, Janar 2006)

Nji akademik i njoftun egjyptian. Z. Butros, thote në nji interviste se muslimanet e vërtete, që ndjekun me përpikmëní kur'anin dhe hadithin (jeten e Muhamedit), nuk tolerojnë kurrë jo-islamiket. Në kjoftë se nuk munden me i mbyte, ashtu siç porosit kur'ani dhe hadithi, atherë s'pakut, i persekutojne, i diskriminojne dhe i dâmtojnë sa mâ shumë t'jete e mujtun, shpesh nën aparencen e fjalve paqsore dhe dashamirse. Akademiku ndër të tjera thote se islami âsht nji diktature totalitare që lufton me iu imponue të tânë botës, në fillim me fjalë paqeje, derisa t'hypin n'pushtet. E kur t'jenë n'pushtet atherë fjala e paqes bahet fjala e shpatës. Akademiku thote se kshtú ka bâ edhe Muhamedi. Në fillim, në Meke, kur ka pasë pak mbështetsa, ka fole me dashni e paqe. Por mandej kur ka shkue n'Medine dhe âsht fuqizue e âsht bâ nji lider ushtarak, âsht kthye në Mekë tuej vra e pré. Shifni sa rehat jetojnë sod t'krishtenët në vendet ku islami âsht në pushtet.

"Zona e Lindjes s'Mesme duhet me u islamizue komplet para vitit 2000. Grupet popullore që nuk i përkasin besimit islam duhen shkatrrue. Shkatrrim, tuej fillue prej Libanit." (Këshilli Islamik i Pakistanit, 1980, marrun prej “Avvenire”, 30 apr. 1991; O. Bucci, “Il Tempo”, 17 ott. 1990)

"Nuk ka nevojë për luftë. Mjafton që bijtë tonë të vijnë ne Evrope e mandej Evropa ka me u islamizue prej barqeve të bijave tona." (Fjalim në ONU i Presidentit algjerian Kol. H. Boumedienne, 1974)

"Konstandinopoja, që sod thirret Stamboll, âsht praktikisht e islamizueme. Tashti e ka rradhen Roma. Asnji musliman nuk dyshon se Italia ka me u islamizue dhe se flamuri i islamit ka me u valvit mbi Rome. Në sajë të ligjeve t'jueja demokratike kena me ju sulmue; në sajë të ligjeve tona kena me ju dominue" (Omar Bakri, zëdhânës i Frontit Ndërkombtar Islamik për sektorin evropian; “La Repubblica”, 14 sett. 1998; “Avvenire”, 14 ott. 1999, p. 9.)

"Islami ka me u kthye n'Evropë si pushtues dhe fitues. Shtrimja e islamit prej Lindjes n'Perendim, ka me koinçidue me pushtimin e Romes." (Sheiku Yusuf Qardawi; Chiesa Viva, Maj 2004)


Aktualisht në Irak egzistojnë tarifa për shkembimin e t'krishtênve të grabitun : për nji fmij = 25,000 dollar; për nji të rritun = 50,000 dollar; për nji meshtar = 100,000 dollar. Për Ipeshvin e Mosulit, Mgr Rahho, i cili vdiq në burgun e grabitësve, tarifa fillestare ka kênë 1 milion dollar (“Il Regno”, quindicinale EDB, n. 6, 2009, p. 193)

Në ato fshatna në jug të Sudanit, dhe në Darfur, të cilat pushtohen prej pushtuesve muslimanë, djemt dhe vajzat e krishtêna shiten edhe sod në tregun e Khartumit për 25 dollar njirin. (Chiesa Viva, Korrik-Gusht 2008)

Arma e vetme efikase kunder islamit dhe pro shqyptarís âsht praktika integrale e Fésë shêjte katolike dhe e Moralit t'pastër katolik. Kujtoni bekimet dhe paqen e vërtetë që Zoti i dha Perandorit Konstantin, i cili mbas konvertimit bani Fénë Katolike, Fé zyrtare të Perandorise Romake; kujtoni Mbretin katolik Klovis, Perandorin Charlemagne, Mbretin Luigj të Francës, Mbretin polak Sobieskin e veçanarisht Mbretin tonë katolik Gjergj Kastriotin; kujtoni Fitoren e lavdishme të Lepantos ku vetë Papa Sh'Piu V bekoi ushtarët fitimtarë të KRISHTIT kundër hordhive otomane.

« Ashtu bre, o Shkodër, qindro tue e mbajtë fenë e të parvet, të bijë ndër mênd mundet, hallet, frikët grahinat e gjakun që derdhën për hater të saj. Mos të rrêjë i krishtêni i koritun, eretiku tinëzári e mbaju gjithmonë me Zemren e Krishtit e mos u dâj kurr devocionit t'saj. » ("Elçija e Zêmres t'Krishtit", vjeti 1897).

« Vetem athère kur njerzit kanë me njoftë Krishtin Mbret, jo vetëm në jeten private por edhe në jeten publike, shoqnija, mâ s'fundi, ka me marrë prej Zotit bekimet e mëdhaja të lirisë së vërtetë, të rregullit, të paqes dhe harmonisë ». (Papa Pius XI, Quas Primas, 11 Dhetuer 1925)

Kujtonju, pra, o vllâzen shqyptare, e mos u koritni para Zotit e para martirve arbnorë.

Në kjoftë se Zoti âsht me ne, kush guxon me kênë kundër nesh ? (Romakve 8:31)

lunedì, agosto 08, 2011

Prej hirit t'Zotit, jam katolik


Të dashtun lexues,

Ktu mâ poshtë keni mundsinë me konsultue nji shkrim i cili në fakt âsht nji replike e nji komenti që nji person me pseudonimin "inspiron", mendoj shkodran prej nga stili i komentit t'ij, ka bâ n'adresen teme te studimi i z. Ilia Karanxha "Shkodra dhe lufta e Perëndive (1478/1479)", studim i botuem te faqja "Zemra shqiptare". Mendova me e botue edhe ne blogun tem mbasi mund t'i shërbejnë të tânë katolikve vullnet-mirë.

Komenti i z. Inspiron : 

"Illyricum Sacrum nuk asht ektremist. Asht Lefevrian. Sapo e vizitova blogspotin e tij. Nuk asht katolik, mbasi Leferi ka kene ç'kisherue mbasi nuk e pranoi Konçilin e Vatikanit II. Mjafton me lexu shkrimet e tija e del kjarte se kush asht. Jam dakord qe ne emen te Konçilit te Vatikanit II jane ba edhe shperdorime qe ndoshta i kane kriju Kishes Katolike ndonji problem, por nuk mundena me mohu randesine e madhe qe ka pase ai Konçil.
Illyricum asht si ajo lopa e mire qe qet 100 lt qumesht e mandej i bjen shtjelm edhe i merr Buna te tana.
Zotni jeni thjesht extremist e antisemit, e si katolik nuk mundem me kene ne asnji menyre dakord me ju e me sa shkrueni. Ilir Dardani ka shkru qe Illyricum Sacrum asht ekstremist katolik. Ne t'vertete ky asht Lefevrian dhe e ven vedin ne nji pozicion problematik mbasi paraqitet si katolik, por dihet qe Lefevrianet jane te çkisheruar, nuk jane pjese e kishes Katolike tesh ma se 40 vjet. Ne fakt kisha katolike ka protestu para dokohesh per shugurimin e disa ipeshkevive nga ana e lefevrianeve. I asht ba nji propozim prej Benediktit XVI per ruhymje ne Kishen Katolike. U duk se u ba nji afrim por gjithçka u rropos e nuk u ba gja per arsye se lefevrianet vazhdojen te mos pranojne Konçilin.
Zotni Illyricum per korrektese asht e mira me e diftu se kush jeni, nuk e kam fjalen per emen e mbiemen, por per prirjet tuaja fetare. Deklarohu, se kshtu baheni rrencak e ato qe ju lexojne nuk e kane te kjarte se pse nji katolik e quan Benediktin XVI anti-pape.
Ndershmenia zotni asht e randesishme sidomos kur mshehena mbas nji nick-u."


Përgjigja eme:

Prej hirit t'Zotit, jam katolik

I dashtun z. Inspiron,

Ju falemnders për komentin e juej por për hir të të vërtetës dhe ndershmënís, ashtu si shkrueni edhe ju, dishiroj me korrigjue, miqsisht e vllâznisht, disa gabime në rreshtat që keni shkrue.

Ashtú si e kam pohue edhe në blogun tem "Nâna e Kshillit t'Mirë", prej hirit t'Zotit, un jam nji katolik që beson shka beson e mson Kisha Katolike, Njí, Shêjte, Katolike, Apostolike dhe Romane, e cila âsht Kisha e vetme e vërtetë e formueme prej vetë Zotit tonë Jezu-Krishtit, e jashtë së cilës nuk ka shëlbim shpirtnuer për kërkend.

Pra un nuk jam as Lefrevist, as ekstremist, as antisemit e nuk mbaj asnjilloj êmnimit tjetër. Mbi kyt thânje po skjaroj shkurtimisht ktú mâ poshtë.


1) Mbi çâshtjen e Kishes Konçiljare dhe Konçilit II Vatikanit


    Normalisht kur njiri nep nji gjykim t'caktuem mbi nji persónë t'caktuem, ai mbështet ose n'mendimin e tij personal ose në gjykimet e të tjerve. Meqense nuk me njifni personalisht, tuej lexue komentin e juej, nxjerri konkluzionin se gjykimi i juej bazohet në gjykimet e të tjerve. Mbasi po trajtojmë çâshtje fetare, konkluzioni juej mbështetet në gjykimin dhe msimin e autoriteteve mâ të nalta që sundojnë sod në Vatikan, të cilat për ju janë autoritetet e nâlta të Kishes Katolike, pra Papa, kardinajt, ipeshkvijt, etj.

Teorikisht edhe un jam plotsisht dakord me jue tuej konfirmue se besimtari katolik duhet me besue gjithshka mson e beson Magjisteri i Pagabueshëm i Papeve dhe i Kishës Katolike.

Por praktikisht, egzistojnë sod kontradikta thelbsore mes asaj që Kisha Katolike ka msue e besue gjatë 1958 vjetësh dhe mes asaj që e ashtuquejtuna "Kisha Katolike" me selí në Vatikan mson e beson qysh prej vjetit 1958 e deri me sod. Në kjofte se dini katekizmin bazë të Kishes Katolike, atherë dini pa dyshim se Papa, Përfaqsuesi i Krishtit Zot në tokë nuk mundet me gabue kurrë në çâshtjet e fesë dhe të moralit. Kjo dogme féjet asht msue gjithmonë prej Kishes Katolike. Mbas déks së Papes Piu XII prej Vatikanit nuk msohet mâ kjo dogme Féjet dhe msime te tjera të doktrinës kristjane që janë kênë msue gjithmonë. N'Katekizem dhe në librat e tjera teologjike të Kishes Katolike, flas për ata libra që janë botue para deks së Papes Piu XII, shkruhet se Shpirti-Shêjt drejton vazhdimisht Papen dhe Kishen Katolike në mnyre që ata me msue në mnyrë të pagabueshme doktrinën hyjnore katolike, me drejtue në mnyrë t'pagabueshme dhe me administrue në mnyrë të pagabueshme Kishen Katolike universale. (Mgr Guérin, Konçili Ekumenik i Vatikanit, Konstitucjoni dogmatik mbi Kishën e Krishtit, 1877, kapitujt III-IV, faqet 181-184)

Kto dogma dhe msime të Kishes Katolike nuk gjinden në botimet e Kishës Konçiljare, kisha anti-katolike e formueme në Konçilin e II te Vatikanit, prandaj edhe katolikët shqiptare, me ndonji përjashtim, nuk e dijnë Fénë katolike; ata dinë fénë e Gjon Palit II, të Palit VI, të Benediktit XVI, por ajo fé nuk âsht Féja Katolike.

Për me provue kyt fakt mjafton me krahasue até shka âsht msue para Piu XII me até shka âsht msue mbas Piu XII. Kto msime janë diametralisht të kundërta dhe âsht e pamujtun që kto msime të kundërta me ardhe prej Kishes Katolike që ka mbështetjen e vazhdueshme të Shpirtit-Shêjt. Nuk bahet fjalë ktú për "ndonji problem" si shpreheni ju. Dokumentet e Konçilit II të Vatikanit, të aprovueme prej Palit VI dhe të mbështetuna prej pasardhsve të tij deri te Benedikti XVI sod, janë në përgjithsi anti-katolike dhe heretike, e nji Pape i vërtetë nuk mundet me aprovue kurrë dokumenta heretike.

Prandej mos u skandaloni kur nji katolik ju thotë se Benedikti XVI âsht anti-pape.

Benedikti XVI ka msue e mson herezi anti-katolike të cilat nuk munden me ardhë kurrë prej nji Pape të vërtetë që ka mbështetjen konstante të Shpirtit-Shêjt në çâshtjet e Fésë dhe të çâshtjeve që lidhen me kyt Fé shêjte. Kshtú ka msue Kisha Katolike gjithmone. Cilat janë kto herezi te Benediktit XVI ? Disa prej tyne mundeni me i gjetë ne studimin "Demaskimi" te blogu jem. Ku i di un se kto msime të Benediktit XVI janë herezi ? Kam lexue e krahasue shka kanë deklarue papet para Piu XII (enciklika, bulla, katekizma, etj.) me shka kanë msue anti-papët mbas Piu XII. Kto msime jane t'kundërta e kyt konstatim mundet me e bâ secili katolik, sepse nuk lypet me pasë ndonji doktorate n'teologjí. Lypet vetëm hiri i Zotit dhe vullneti i mirë me kerkue të vërteten. Papët para Piu XII kanë pasë te tânë mbështetjen e Shpirtit-Shêjt e nuk kanë gabue kurrë n'çâshtjet e Fésë. Féja katolike âsht zbulue prej vetë Zotit, dhe si Zoti, ajo nuk ndryshon me vitet dhe ndryshimet shoqnore.

« Nese ndokush thote se nga influenca e zhvillimit te shkencave, mesimeve te pandryshueshme te Kishes Katolike do t’u jepet ne te ardhmen nje kuptim tjeter prej atij qe Kisha ia ka dhene apo ia jep sot, atehere ai qofte mallkuar. » (Koncili i Vatikanit, 1870, Kapitulli 4, Kanoni 3).

“Keta armiq te Revelacionit hyjnor ngrejne ne qiell progresin njerzor, dhe me nje kokekrisje dhe vrull sakrilegj perpiqen te fusin ne Fene Katolike kete progres dhe disa shpikje filozofike qe mund te perfeksionohen me anen e perpjekjeve njerzore. Feja katolike eshte veper e Zotit dhe jo veper e njeriut.” (Papa Pius IX, Qui Pluribus, 9 Nentor 1846)

“Doktrina e Fese Katolike, e cila eshte e zbuluar (reveluar) nga Zoti, nuk i eshte paraqitur arsyeve njerzore ne menyre qe ata ta perfeksionojne ate. Kjo doktrine nuk eshte nje sistem filozofik por eshte nje depozite hyjnore qe i eshte besuar Nuses se Krishtit [Kishes Katolike] ne menyre qe ajo t’a ruaje me besnikeri dhe t’a interpretoje me pagabueshmeri. Prandaj kuptimi i dogmave te shenjta duhet te ruhet perjetesisht ashtu siç e ka dhene njehere e pergjithmone Kisha e Shenjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet te braktiset kurre me pretekstin e nje kuptimi me te thelle te se vertetes. » (Konçili i Vatikanit-1870, Konstitucioni Dei Filius, kapitulli IV)

Zoti jone Jezu-Krishti dhe dogmat e Tij hyjnore nuk ndryshojne kurre : Kane qene, jane dhe do te jene gjithmone.

« Iesus Christus heri et hodie ipse et in saecula. » (Hebrews 13 :8)
(Jezu-Krishti eshte i njejte dje, sot dhe pergjithmone. Hebrenjve 13 :8)

« Veritas Domini manet in saeculum. » (Psaume 116 :2)
(E verteta e Zotit qendron gjithmone ». Psalmi 116 :2).


Merrni mundimin, zotní, e bani krahasimin që kam bâ edhe un dhe keni me vue ré se nuk po ju rrêj. Tashti, me sa kam njohuní, materiale katolike tradicjonale ne shqip nuk ka, prandaj lypet me i kerkue n'gjuhe t'hueja, kryesisht latinisht, italisht, frengjisht, spanjisht e anglisht. N'kjofte se lypni ndihmë me gjetë kto materiale, jeni i mirëpritun me m'shkrue sa herë të doni, pa frikë se m'bezdisni.

Po ateherë, mundeni me me pvetë ju, pse kto persona, si Bendikti XVI, etj, e quejnë vedin papë ? Sepse ata janë vegla n'duer t'animqve të Fése që kane infiltrue Kishen Katolike prej mbrendë, me anen e shoqnive sekrete si B'nai B'rith, logjeve masone, etj. Qëllimi i tyne âsht jo vetëm me shkatrrue Kishen prej mbrendë, por edhe me e diskretitue até tuej thanë se Kisha Katolike âsht tesh tuej gabue, domethânë se vetë Zoti që e gjallnon, ruen e drejton até âsht tuej gabue. Kjo âsht nji thânje heretike dhe blasfemuese. Kisha Katolike âsht Trupi Mistik i vetë Krishtit Zot. Ky Trup ka për krye të padukshëm vetë Jezusin, të Cilin e përfaqson në mnyrë të dukshme Papa në tokë. Pra âsht vetëm nji Krye. Trupi Mistik përbahet prej tânë katolikve kurse Shpirti që e gjallnon kyt Trup âsht vetë Shpirti-Shêjt.

Kto shka po ju shkruej nuk janë medimet e mija apo "prirjet e mija fetare". Lexoni librin "Komploti kunder Kishes", prej Maurice Pinay, nji parathanje të të cilit e gjeni edhe në blogun tem e mandej shpresoj se keni me pasë pak idenë e asaj shka due me ju thânë. Ky âsht pra komploti "par excellence" i shekullit XXI.

Për me zbulue kyt komplot, katoliket vullnet-mirë, tuej kërkue ndihmen e Zotit dhe Nânës t'Kshillit t'Mirë, duhen me pvetë vedin : Papa, Vikeri dhe Përfaqsuesi i KRISHTIT në toke, â mundet me gabue apo jo në msimin e Fésë Katolike dhe të Moralit katolik ? Në kjoftë se thojmë po, atherë nuk jena katolike, edhe pse nuk e dimë. Në kjoftë se thojmë po don me thânë me mohue Dogmen e Pagabueshmënisë Papale (1870), don me thanë me mohue msimin e të tânë Papve tash gadi 20 vjet, don me thânë me mohue vetë Fenë Katolike, don me thânë me kênë heretik. Nuk ka rrugë tjetër të mesme. O besojmë shka mson Kisha Katolike ose jo; ose jena katolikë ose jo.

Tashtí ktú mâ poshtë po ju bie disa prova krahasuese midis Magjisterit te Kishes Katolike dhe disa dokumentave heretike te Konçilit të II t'Vatikanit për me provue se dokumentet konçiljare nuk mund me kênë kurrë t'aprovueme prej Kishes Katolike. Kto dokumenta i përkasin Kishes anti-katolike konçiljare. Për mâ shumë argumenta ju lutem lexoni studimin "Demaskimi" në blogun tem : http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/

Në blog mundeni me lexue edhe argumenta te tjera pse Kisha Katolike nuk âsht Kisha konçiljare.

« Katoliket kane te njejtin Besim si Protestantet. » (Ad Gentes. Dekretal i Vatikanit II mbi aktivitetin misionar te Kishes. Sesioni 9. 7 Dhjetor 1965).

“Katoliket nuk e njohin dhe e denojne fene e heretikeve.” (Papa Martini V, Dekretalet e Koncileve Ekumenike : 421 422, éd. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press, 1990).

"Plani i Shelbimit perfshin muslimanet.” (Lumen gentium : 16, Konstitucioni i Koncilit te II te Vatikanit mbi Kishen. Sesioni 5. 21 Nentor 1964).

“Muslimanet qe nuk konvertohen shkojne ne Ferr.” (Papa Eugjeni IV, Denzinger 714)

“Pagezimi nuk eshte nje rilindje e re.” (Ad Gentes : 6. Dekretal i Vatikanit II mbi aktivitetin misionar te Kishes. Sesioni 9. 7 Dhjetor 1965)

“Njerezit rilindin nepermjet Pagezimit.” (Papa Pali III, Denzinger : 799)

“Do te duhej te ndryshoheshin te gjitha ritet e Sakramentit te Pagezimit.” (Sacrosanctum concilium : 66-67. Konstitucioni i Koncilit te II te Vatikanit mbi liturgjine e shenjte. Sesioni 3. 4 Dhjetor 1963).

« Kushdo qe ndryshon Sakramentin e Pagezimit, ai qofte mallkuar. » (Papa Pali III, Denzinger : 856)

« Njeriu eshte subjekti dhe qellimi i çdo jete shoqerore. » (Koncili II Vatikanit, Gaudium et spes : 25,63)

« Krishti Mbret eshte subjekti dhe qellimi i çdo jete shoqerore. » (Papa Pius XI, Quas Primas : 18-19, 11 Dhjetor 1925)

« Te gjithe njerezit kane te njejtin ‘fat’ hyjnor. » (Koncili II Vatikanit, Gaudium et spes : 29)

« Ata qe vdesin ne mekat mortar (te rende) shkojne ne Ferr. » (Papa Benedikti XII, Denzinger : 531)

“Te gjitha besimet kane ndjenjen fetare.” (Koncili II Vatikanit, Guadium et spes : 29, Sesioni 5; 21/11/1964)

« Modernistet thone se te gjitha besimet kane ndjenjen fetare. » (Papa Shen Pius X, Pascendi : 14, 8 Shtator 1907)

« Une nuk dua te kem fare pune me Konçilin e II te Vatikanit; Djalli eshte ne Vatikan ! » (Kardinali Luçiani, 1977)

«Konçili i II i Vatikanit eshte nje mashtrim autentik i te Vertetes Hyjnore. » (Mons. Prof. Francesco Spadafora)

« Te gjitha idete e medha te revolucionit amerikan dhe te atij francez se bashku me te gjitha vlerat e tyre demokratike, qe ne te kaluaren jane luftuar nga breza te tera Papesh, u pranuan nga Konçili i II i Vatikanit. » (Edward Schillebeeckx O.P., Interviste ne gazeten “Jesus”, Maj 1993)

« Çdo mason i denje gezohet pa kufi nga rezultatet e pandryshueshme te Konçilit te II te Vatikanit. » (Yves Marsaudon, mason i larte i Logjes se Madhe te Frances, Ivi, p. 121)

« Ne qofte se krahasojme epoken tridentine [te Konçilit te shenjte te Trentes] te kunder-Reformes me Konçilin e II te Vatikanit, Konçili i II i Vatikanit, ne karakteristikat e tij themelore, eshte 180 grade ne krah te kundert. Nje Kishe e re lindi mbas Konçilit te II te Vatikanit. (Hans Küng) » (Juan Valdivieso, “Vatican II Broke with the Magisterium”, 2008, Tradition in Action).

« Konçili i II i Vatikanit shenon fundin e epokes tridentine dhe fundin e kohes se Konçilit te I te Vatikanit. Konçili i II i Vatikanit eshte revolucioni francez ne Kishe. » (“Kardinali” Leo Jozef Suenens, Arqipeshkev i Brukselit; Idem)

« Ne Kishe ndodhi Revolucioni i qete i Tetorit. [Duke iu referuar Revolucionit komunist-bolshevik te 1917 ne Rusi]. » (Yves Congar; Idem)
Duke theksuar ndarjen e Kishes se Konçilit te II te Vatikanit me Kishen Katolike, Karl Rahner shprehet :

« Sot ne jetojme per here te pare ne nje epoke te nje ndarje aq te madhe si ajo qe ndodhi ne kohen e kalimit nga judeo-Krishterimi (Judeo-Christianity) tek pagano-Krishterimi (Pagan-Christianity » (Idem)

[Judeo-Krishterimi dhe Pagano-Krishterimi jane terma aq konfuze dhe te gabuara sa vete ideologjia e konçiliareve. Rahner e ka fjalen per kohen e ardhjes se Mesise, Jezu-Krishtit, kohe ne te cilen Sinagoga e vjeter herbaike u zevendesua nga Kisha Katolike. Ky zevendesim nuk ka qene ndarje por vazhdimesi. Nejse, e solla kete citim vetem per te provuar nga goja e vete pseudo-teologut te njohur konçiliar se Kisha Katolike eshte e ndryshme nga Kisha e Konçilit te II te Vatikanit].

P. Marie-Dominique Chenu, i cili ka luajtur nje rol te rendesishem ne shkrimin e dokumenteve te ndryshme konçiliare, shprehet se ne Historine e Kishes katolike, Konçili i II i Vatikanit ka qene nje shkeputje e vazhdimesise se saj afro 1500 vjeçare, sepse ky konçil i jep fund “Epokes Konstantine” te katoliçizmit. Me tutje ai mburret duke thene se ato çeshtje te teologjise se tij qe ishin denuar me pare nga Papa Pius XII, po ato çeshtje u perkrahen nga autoritetet e reja ne Vatikan. (Idem)

Ne kohen kur P. Ratzinger ishte “Prefekt i Kongregacionit te Shenjte per Doktrinen e Fese”, ai eshte shprehur se dokumenti i Konçilit “Gaudium et spes” dhe dekretet e tjera ne lidhje me lirine fetare dhe ekumenizmin kane qene nje korrigjim i dokumentit “Syllabus” te Papes Pius IX ose me mire, nje kunder-Syllabus. (Idem; « Les Principes de la Theologie Catholique » – Esquisse et Materiaux, Paris : Tequi, 1982, pp. 426-427)

Kardinal Franz König eshte shprehur se Konçili i II i Vatikanit ka aprovuar ate çfare dokumenti “Syllabus” i Papes Pius IX dhe dokumenti “Pascendi” i Papes Shen Pius X kishin denuar me pare. (Chiesa dove vai? Gianni Licheri interroga il Cardinale Franz Koenig, Rome : Borla, 1985 pp. 103-104; Tradition in Action).

Vete Gjoni XXIII, ne fjalimin hapes te Konçilit, me 11 Tetor 1962, ben fjale per nje Kishe tjeter, qe nuk eshte Kisha Katolike :
« […] Sot, Kisha me se fundi e liruar nga pengesat profane te dikurshme, nga kjo Bazilike Vatikane, si prej nje cenakli te dyte (cenakli eshte dhoma e siperme ku erdhi Shpirti Shenjt mbi Zojen e Bekuar dhe Apostujt ne diten e Rreshajve), do te mund te perhape me anen tuaj [eterve te konçilit] zerin e saj plot me madheri… »

Dita zyrtare e lindjes se Kishes Katolike konsiderohet ulja e Shpirit Shenjt mbi Nenen e Zotit dhe apostujt diten e Rreshajve.

Gjoni XXIII, me vete fjalet e tij, « si prej nje cenakli te dyte » na meson diten e lindjes se Kishes konciliare, 11 Tetor 1962. Per me teper ai shton se tani me se fundmi Kisha do te mund te perhape zerin e saj plot me madheri.

Kisha Katolike per afro 2000 vjet nuk ka pushuar se perhapuri zerin e saj te te vertetes me lavdi dhe madheri. Per cilen Kishen e ka fjalen Gjoni XXIII ? Eshte e qarte se ai nuk flet per Kishen Katolike, por per Kishen Konçiliare judaike, Kishen e tradhetareve, apostateve dhe heretikeve. Gjoni XXIII flet per Sinagogen e Satanit që ka infiltrue Kishen Katolike prej mbrende.

“Ne kemi nxitur disa prej bijve tanë që të bëhen pjesë e trupit katolik duke pasur si mision të qartë dezintegrimin e Kishës Katolike në një mënyrë më efikase nëpërmjet krijimit të skandaleve brënda vetë Kishës. Në këtë mënyre ne kemi ndjekur këshillën e Princit tone te çifutëve, i cili thonte me mënçuri :

‘Bëni klerikë disa nga bijtë tanë kështu që ata mund t’a shkatërrojnë Kishën.’

"Fatkeqësisht, ndër çifutët e ‘konvertuar’ jo te gjithë i kanë qëndruar besnik misionit të tyre. Biles, shumë prej tyre na kanë tradhëtuar. Por, nga ana tjetër, ka patur prej atyre që e kanë mbajtur premtimin dhe e kanë nderuar fjalën e dhënë. Kjo tregon se këshilla e të Vjetërve tanë ka qenë e suksesshme.” (Shënime nga nji mbledhje e mshehte e shoqnise sekrete judeo-masonike B'nai B'rith botue prej gazetes londineze "Catholic Gazette", shkurt 1936)

Ne fjalen mbyllese te Konçilit te II te Vatikanit (7 Dhjetor 1965) Pali VI shprehet se Kisha e Konçilit deshiron te jete vetem nje “shenje” e prezences se padukshme te Zotit midis njerezve (Unitatis Redintegratio: 2).

Kisha Katolike meson gjithmone se ajo eshte e vetmja rruge shpetimi; ajo eshte Arka e Noese jashte te ciles nuk ka shpetim; Ajo eshte nje shoqeri e dukshem e katolikeve

Ne te kundert, Kisha e Konçilit deshiron te jete vetem nje shenje e prezences se padukshme te Zotit midis njerezve. Kjo doktrine heretike nuk eshte mesuar kurre me perpara nga Kisha Katolike dhe bie ne kundershtim te plote me vete ligjet e themelimit dhe te egzistences se saj.

Del e qarte se Kisha e Konçilit nuk eshte Kisha Katolike.


2) Mbi çâshtjen e Monsinjor Marcel Lefebvre dhe lefevrianve


    Për ata që nuk e dinë, Imzot Marcel Lefebvre ka kênë Delegat Apostolik i Kolonisë franceze në Afrike, Arqipeshkev metropolitan i Dacar-it (Afrike) dhe Superior i Pergjithshëm i Etënve të Shpirtit-Shêjt (kongregacjon fetar). Ai ka shërbye gjithashtu edhe si kshilltar pranë Papës Piu XII në shkrimin e enciklikut "Fidei Donum". Në vjetin 1971 ai formoi nji shoqni meshtarake me qëllim me ruejtë  vazhdimsinë e Meshes katolike të kërcenueme prej ndryshimeve të Palit VI. Ne 1969, Pali VI nxori nji meshar të ri të Meshes, për kishen e tij konçiljare, tuej i râ ndesh ligjit të Papes sh'Piu V, i cili, në 1570, me anen e bulles "Quo primum tempore" kishte dekretue përjetsisht pandryshueshmenine e Mesharit latin për celebrimin e Meshës katolike. Pra, Imzot Lefebvre ka kênë nji ipeshkëv katolik që ka dashtë me ruejtë ligjin e Papës sh'Piu V dhe ligjet e Kishes Katolike, ashtu siç âsht detyra e çdo ipeshkvi. Në 1988, Gjon Pali II "çkishron" Imzot Lefebvre sepse nën pretextin se Monsinjori kundërshtonte dekretet e Konçilit II Vatikanit dhe ndryshimet e tjera mbaskonçiljare.

Në rradhë të parë nji heretik publik si Gjon Pali II, që ka msue herezi kundër Fésë Katolike, nuk mundet me kênë kurrë Papë. Për mâ tepër lexoni studimin "Demaskimi". Për rrjedhojë nji anti-pape nuk ka asnji fuqi kanonike (ligjore) me çkishrue. Pra Mgr Lefebvre nuk âsht kênë kurrë i çkishruem.

Së dyti, simbas deklaratave publike, Mgr Lefebvre ka pranue herezinë se Papa mundet me gabue, tuej konsiderue Gjonin XXIII, Palin VI, JPI dhe JPII si Pape. Për mâ tepër, tuej konsiderue kto persona si papë, ai i kundershtonte ato, tuej u sjellë kshtu n'mnyre shizmatike. E mira që ka prue Imzot Lefebvre âsht kênë vazhdimsija e meshtarisë katolike : meshtaret e SSPX, shoqnisë që ai formoi, janë meshtare të vërtetë që munden me çue Meshe, me dhânë zgjidhjen n'rrfim, etj. Vazhdimsija e meshtarise në Kishen konçiljare âsht ndërpré qysh në 1968, vit kur Pali VI nxori nji rit të ri invalid, për kishen e vet konçiljare, me shugurue meshtare e konsakrue ipeshkvij. Ai iu kundervue kshtu urdhnit të Piu XII i cili në 1947, me anen e Konstitucjonit apostolik t'pagabueshem "Sacramentum Ordinis" vendoste përfundimisht nji formule të vetme me shugurue dhe konsakrue në Kishen katolike.

Pra si e kam thânë mâ nalt, nuk jam lefebvrist, por thjesht katolik. Asnji katolik i vërtetë nuk pranon pozicionin doktrinal të Imzot Lefebvre.

3) Mbi çâshtjen e anti-semitizmit

    Kur dënoj çifutet, nuk i dënoj ata mbi bazen e rraces semite prej se ciles ata vijnë, sepse vetë apostujt dhe katoliket e pare kane kenë tânë çifutë. Pra nuk jam anti-semit. Un i dënoj ata, ashtu si Kisha Katolike, për mospranimin e Fése Katolike dhe persekucjonin që ata i kanë bâ dhe vazhdojnë me i bâ katolikve. Vetë Krishti Zot i ka denue çifutet; papet ne shekuj kane bâ të njâjten gjâ. Qé ktu poshte disa shembuj. Për mâ tepër ju drejtoj te studimi "Demaskimi".

« Prandaj ju deshmoni kunder jush se ju jeni femijet e atyre qe vrane profetet. Mbushni pra kupen e eterve tuaj. Ju, gjarperinj, rrace neperkash, si do t’i shpetoni denimit te Ferrit? Ja pra, une do t’ju dergoj profete, dietare dhe skribe e nga keta ju do t’i mbysni e kryqezoni, do t’i rrahni me kamxhike ne sinagogat tuaja dhe do t’i persekutoni nga njeri qytet ne tjetrin. Keshtu qe mbi ju te bjere gjaku i te gjithe te drejteve qe eshte derdhur ne bote, nga gjaku i Abelit te drejte e deri tek gjaku i Zakarise, birit te Barakise, te cilin e keni vrare mes tempullit dhe altarit. » (Mateu 23 :31 :35)

« Ata vrane Zotin Jezus dhe profetet dhe na kane persekutuar edhe neve; ata nuk i pelqejne Zotit dhe jane armiq te te gjithe njerezve; ata na ndalojne t’i predikojme kombeve jo-çifuteve ne menyre qe ata te mos shelbohen. » (1 Thesalonet 2 :15-16)

« Populli çifut, i cili dikur ishte ruajtesi i Fjales hyjnore dhe pjesemarresi i sekreteve qiellore, duke ia kaluar keshtu te gjithe popujve, u denua me vone per shkak te idolatrise se tij. Ne kulmin e perparimit, ai denoi me mosmirenjohje dhe pabesi Shelbuesin e tij me nje vdekje te padenje dhe te turpshme….Megjithe kete fakt te pamohueshem, devotshmeria e te krishtereve i lejoi çifutet te vendosen ne gjirin e tyre… » (Papa Shen Pius V, Bulla « Hebraeorum Gens », 26 Shkurtit 1569)

« Çifutet qe vazhdojne te mbajne ligjin [dhe fene e tyre judaike] do te mallkohen. » (Papa Eugjeni IV, Denziger 712)

« Çifutet jane te mallkuar; ata jane te shkeputur totalisht nga komunioni me Kishen Katolike dhe nga shkelqimi hyjnor. » (Papa Adriani I, Denzinger :168)

« Çifutet nuk jane vellezerit tane me te dashur. » (Papa Inoçenti III, leter drejtuar Kontit te Nevers, 1208)

« Çifutet e pafé nuk adhurojne Zotin e vetem te vertete. » (Summo Jugiter Studio, leter enciklike e Papes Gregori XVI, 27 maj 1832).

“Asnje post publik nuk do t’u jepet çifuteve, te cilet mund ta perdorin kete mundesi per te persekutuar te krishteret.” (Koncili III i Toledos, Kanoni XIV; M. Pinay, The Plot against the Church.”

“Çdo ipeshkev, meshtar ose laik qe ne te ardhmen mbeshtet çifutet kunder Fese se Krishtit, qofte nepermjet rryshfeteve apo favoreve, do te konsiderohet profan the blasfemues . Ai do te çkisherohet dhe nuk do te konsiderohet pjese e Mbreterise se Zotit, sepse eshte me se e drejte qe mbrojtesit e armiqve te Zotit tone te ndahen nga Trupi i Krishtit.” (Koncili IV i Toledos, Kanoni 58, perpiluar nga Jaun Tejada y Ramiro, faqe 305. Permbledhje e te gjitha kanoneve te te gjitha Koncileve te Kishes ne Spanje dhe ne Ameriken e Jugut, llusi II.; M. Pinay, The Plot against the Church).

Ju nuk ndigjoni n'media për kto gjâna, i dashtun zotni. Kjo âsht normale sepse edhe mediat janë në doren e çifutve.


miqsisht,

Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/
 


venerdì, agosto 05, 2011

Letër e hapun drejtue kryeredaktorit të forumit "Zemra shqiptare", z. Ilir Dardanit



    Meshtaret dhe patriotët e vërtetë të ktij vêndi me emnin Shqypní kanë pasë gjithmonë nji qëllim dhe nji ideal shêjt që përmblidhet me dy fjalë : Për Fé katolike e për Atdhé. Qé pra Shpirti dhe Trupi i kombit shqyptar për të cilin ata burra kanë mendue, shpresue e punue dite e natë pa kursye as djersë, as múnd, as familje, as pasuní e as vetë gjakun e tyne bujár të cilin ata e kanë derdhë me guxim e trimní t'pashoqe tuej thirrë : Rrnoftë Krishti Mbret, rrnoftë Shqypníja. E kta heroj sod përbuzen, shtypen, harrohen e vorrosen n'kujtimin e tyne. Me kyt ideal n'zemër ata kanë mbajtë gjallë Katoliçizmin shêjt kundër turqve musliman, kundër shkjâve shizmatik e kundër komunistave ateistë. Se turqit në përgjithsí janë musliman, kjo nuk ka dyshim. Se "ortodoksët" janë shizmatikë kyt t'vërtetë e mson Kisha Katolike e nuk e kam shpík un. Se komunistat janë ateista kjo duket në manifeston e tyne dhe në gjenocidin barbar që i kanë bâ ktij populli shqyptar, e kryesisht katolikve.

E sod katoliku shqyptar vazhdon prapë me kênë i persekutuem, njashtú si në kohen e komunizmit, sepse komunistat vazhdojnë sod prapë me kênë n'pushtet : Vetë At Zef Pllumi para déks thote n'nji intervistë se rrenímet e bâmë mbas pluralizmit janë kênë po aq të mëdhá sa ato që janë bâ n'kohen e komunizmit. At Pllumi thote se edukata vazhdon me kenê komuniste, shkollat po ashtu vazhdojnë me kênë komuniste. Pra me nji fjalë "njeriu ynë i ri, vepra më e shkëlqyer e Partisë" vazhdon me bâ ligjin n'Shqypní. E për rrjedhojë katolikut vazhdohet me iu pré fjala, shkrimet, mendimet. Në faqen e "Zemrave shqiptare" muslimani e ka të drejten e fjalës, shizmatiku orthodoks e ka te drejten e fjalës, kurse kur un ju bie shkrime katolike tradicjonale, shumica e të cilave janë përkthime e përshtajtje prej Magjisterit të Kishes Katolike, un censurohem. Edhe komunistat në gjyqet e tyne kriminele i lejojshin t'akuzuemve me pâsë nji avokat. Kurse un nuk lejohem as me u mbrojtë. Me shkrimet e mija nuk pretendoj me zgjidhe ndonji problem, por me zgjue inteligjencen katolike kombtare tuej i râ kumbonave t'alarmit e tuej i thânë me u çue prej gjumit të injorances fetare perpara se me kênë vonë.

Mbi çfarë kriterit bazohet censurimi i shkrimeve të mija ? Censurimi bazohet në kritikat, shpesh herë fyese dhe agresive, të disa zotnijve bashkpuntore ktú të cilët, me sa kam dijení, nuk janë as meshtarë e as ipeshkvij. E un po ju bie shkrime meshtarësh, ipeshkvijsh, e për mâ tepër, shkimet e vetë Papëve në shekuj, tuej i ftúe publikisht któ zotní me kontrollúe vërtetësín e shkrimeve që bij. E asnjéni prej ktyne zotnijve nuk lodhet më me prue asnji argument mbrojtës të sulmeve të tyne kundër shkrimeve të mija, përveç fyemjeve personale pa me njoftë e pa më ditë kush jam.

Edhe un kam pasë n'familjen tême meshtarë t'pushkatuem prej komunistave, prandaj edhe shkruej me pseudonim. A më bân ky fakt t'pagabueshëm ? A i bân ky fakt t'pagabueshëm któ zotnij ? Natyrisht që jo. Edhe ju vetë, i dashtun Ilir, thoni se nuk jeni prift e nuk njihni mirë Fénë Katolike. Atherë pse nuk e lêni të vërteten me triumfue tuej konsultue Msimin e pagabueshem të Kishes Katolike që vete Zoti e ka caktue me i msue njerzve të vërteten dhe rrugen e shelbimit ?

Ateizmi pranohet në Zemrat shqiptare; shkrimet që mbrojnë islamin lejohen me u botue në Zemrat shqiptare; vendimi i disa zotnive bashkpuntorë mbi vërtetsinë e shkrimeve katolike që i dergohen redaksise pranohet në Zemrat shqiptare. Vetëm studimi dhe konsultimi i Msimit të pagabueshëm të Kishes Katolike përbuzet, censurohet, ndalohet e as nuk i jepet e drejta me u botue në Zemrat shqiptare. Katoliçizmi shqyptar kërkohet me u bâ si nji relike muzeumit, si nji pasaporte ndërkombtare për me mujtë me u modernizue si Evropa ateiste e masonike, qe ka vetëm emnin katolike, por që âsht e dekun shpirtnisht; për me mujtë me u dâ prej rregullave strikte, ndonse t'rrême, të islamit, jo për me mbrojtë katoliçizmin, por për me mujtë me fye Zotin mâ lirshem e mâ rahat e me u shthúrë tânësisht moralisht e ideologjikisht si bota e sotme moderniste.

Ky nuk âsht kênë kurrë ideali i herojve që kanë punue me bâ Shqypnin, i dashtun Ilir.

Si e kam shkrue mâ nâlt ata kanë luftue për nji Fé katolike e për nji komb katolik, të cilat nuk munden me u dâ prej njêna-tjetrës. Féja âsht shpirti i kombit, kurse atdhetarizmi âsht trupi i tij. Kur trupi e shpirti dahen, njiri des. Njâshtu edhe me kombin. Kur Feja dahet prej atdhetarizmit, kombi des, si Shqypnija jonë sod që âsht n'gráhmat e fundit, e ndoshta e dékun krejt, sepse bijte e saj nuk dojnë mâ Fénë katolike. E tuej vazhdue kshtu Shqypnija ka me dekë e ka me u bâ si aj cungu i thatë, gadi për flaken e ndëshkimit të drejtë hyjnor.

Tuej pranue ateizmin ju pranoni komunizmin, së paku si idé, i cili nuk âsht gjithmonë i dhunshem, por âsht gjithmonë anti-katolik. Tuej lexue kto fjale t'jueja un ju përgjigjem njashtu si Imzot Çoba n'gjyqin komunist :

“Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!” (Imzot Ernest Maria Çoba, Dosja 3359/1 Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë, 1998)

Edhe un, si Monsinjori jam kunder komunizmit por kurre kunder komunistave; kunder islamit por kurre kunder muslimanve; kunder judaizmit por kurrë kunder çifutve. Apostujt dhe të krishtênët e parë jane kênë të tânë çifut, hebrej, izraelit. Fjalet çifute, izraelite apo hebrej i quej sinonime dhe nuk i marr me kuptim pegjorativ. Pra nuk urrej askënd, sepse katoliku don edhe anmikun, por po ju shpjegoj se çifutnit jane dënue në vete Shkrimet Shêjta, te cilat jane te frymezueme prej vete Zotit. Lexoni si flet sh'Pali për çifutnit :

« Qui et Dominum occiderunt Iesum et prophetas et nos persecuti sunt et Deo non placent et omnibus hominibus adversantur prohibentes nos gentibus loqui ut salvae fiant »(1 Thessalonians 2:15-16)

(Ata vranë Zotin Jezus e profetet dhe na kanë persekutuar edhe neve; ata nuk i pelqejne Zotit dhe janë armiq të të gjithë njerëzve; ata na ndalojne t'i predikojme kombeve [jo-çifuteve] ne menyre qe kto kombe mos te shelbohen. 1 Thesalonet 2:15-16)

Po e mbylli me kaq repliken teme tuej thânë se ata që dojne me dite te vërteten katolike dhe me pshtue shpirtin e dine ku me e kërkue kyt te vërtetë, e cila mundet me u persekutue por kurre me u shue, kurre me e ndalue përgjithmonë. Kjo e vërtete vjen prej Zotit, pra âsht e pavdekshme.

Zoti ju ndriçofte e drejtofte ne punen e e juej!

miqsisht,

Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/





E vërteta mbi Meshtarin Marin Barleti dhe z. Marino Becichemo-n

(Replikë kunder studimit "Shkodra dhe lufta e Perëndive" nga z. Ilia S. Karanxha ne forumin "Zemra shqiptare")
 
prej Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/
 


I dashtun z. Ilia Stavri Karanxha,

Ju falemnders për përgjigjen e juej. Ktu mâ poshtë vijon replika jeme mbi shkrimin e juej.

  
1) Mbi meshtarin Marin Barleti dhe z. Marino Becichemo-n

Historia e vërtete shkruhet me prova të sigurta, me gjakftohtesi e ndershmëni, pa fyemje, rrêna e mashtrime për mos me i gjâ historjanve komuniste të cilët kanë shkrue vrer e helm kunder Fése Katolike, kundër meshtarve heroike e mbrojtsve të Kishes Katolike, tuej shpife e vue në dyshim gjânat mâ të shêjta të Fése tonë të krishtênë dhe të dhânat historike mâ të sigurta. Kshtú tuej rrêjte se meshtari Marin Barleti nuk ka kênë dishimtar okular dhe luftëtar i Skânderbeut, kto psedo-historjane komuniste, me fjale të tjera, dojnë me thânë se Barleti ka ekzagjerue dhe nuk ka përshkrue realitetin. Shpresoj se nuk jeni prej ktyne pseudo-historjanve.

Ktú mâ poshtë po ju nap disa prova historike që provojnë se meshtari Barleti ka kênë dishmitar i rrethimeve të Shkodrës dhe luftëtar i Skânderbeut. Kto prova nuk vijnë prej mendimeve të mija sepse nuk kam kênë dishmitar dhe luftëtar si Barleti, por kto dishmí bazohen në rradhë të parë në botime të autorve katolike që kanë miratimin e Magjisterit të Pagabueshëm të Kishes Katolike, e për rrjedhoje janë dishmí e sigurte e së vërtetës. Së dyti, po ju nap edhe disa botime te shkrueme nga autore jo-katolike të cilët shkruejnë me ndërshmëní mbi të vërteten.


* Abbé Darras, Histoire générale de l'Église, 1862, volumi 31, faqe 377.
* Edward Smedley, Hugh James Rose, Henry John Rose, Encyclopaedia metropolitana: or, Universal dictionary of knowledge, 1845, volumi XIV, faqe 259
* George Ripley and Charles A. Dana, THE NEW AMERICAN CYCLOPAEDIA, volumi XIV, faqe 390.
* Jaques de Lavardin, Histoire de George Castriot, surnommé Scanderbeg, Roy d'Albanie, 1527
* Thomas Curtis, The London encyclopaedia: or, Universal dictionary of science, 1820, volumi I, page 440.
* Camille Paganel, Kshilltar shteti, Histoire de Scanderbeg, 1855, faqe 269
* Don Giammaria Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-begh, 1756. (Ky autor, ndër të tjera shkruen se botimet e ndryshme mbi Skânderbeun, si ato të Imperiali, Berberini, Telleri, Mulenio, Dubois, Lipenio dhe Annali Tipografici dishmojnë se Marin Barleti ka kênë historjan i Skânderbeut dhe dishmitar okular i luftnave të tija.)
* Šime Ljubiæ, Dizionario biografico degli uomini illustri della Dalmazia, 1836, faqe 22 (Ndër të tjera ky autor shkruen se Giovio, ashtu si disa të tjerë, ngatërrojnë Barletin me nji personazh tjetër, bashkohes të Barletit : Marino Becichemo
* Dizionario biografico universale (1840), volumi I, faqe 301. (Edhe ktú përmendet ngatrrimi mes Barletit dhe Becichemo-s, të cilat nuk janë i njâjti person.
* Dictionnaire universel, historique, critique et bibliographique (1810), volumi II, faqe 240. (Edhe ktú përmendet fakti se Vosius dhe disa autore tjerë ngatrrojnë Barletin me Becichemo-n.
* Gabriel Peignot, Dictionnaire historique et bibliographique, abrégé des personnages illustres, 1834, faqe 188 (Edhe ktú përsëritet gabimi i personave)
* Jean Nicolas Duponcet, Histoire de Scanderbeg, roy d'Albanie (1709)
* Abbé Glaire, Dictionnaire universel des sciences ecclésiastiques, (1868), volumi I, faqe 223. (Edhe ktu përmendet se shpesh Barleti ngatrrohet me nji tjetër personazh : Marino Becichemo
* Setton, Kenneth M. (1978), The papacy and the Levant (1204-1571)
* Jensen, Minna Skafte. A Heroic Ta le: Marin Barleti's Scanderbeg between orality and literacy, 2010.

* Nji vepër tjetër e rândsishme që dishmon se Barleti ka kênë dishmitar okular i rrethimeve të Shkodres dhe luftetar i Skânderbeut âsht Fjalori i madh biografik i italjanve (Dizionario Biografico degli Italiani) vepra me e madhe kombtare italjane që egziston sod, me 110 volume, 35000 biografi dhe 80000 faqe. Ky fjalor mundet me u konsultue edhe ne linje (online) ktu mâ poshtë :

http://www.treccani.it/catalogo/catalogo_prodotti/la_biografia_italiana/dizionario_biografico_degli_italiani.html

Qé edhe nji fragment prej artikullit mbi Marin Barletin :

"Barlèzio ‹-zz-› (lat. Barletius), Marino. - Umanista albanese (Scutari 1450 circa - forse Roma 1512 circa), sacerdote cattolico. Compagno di Giorgio Castriota Scanderbeg e suo biografo (Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum principis, 1508 circa), partecipò alla difesa di Scutari durante l'assedio dei Turchi nel 1478, di cui diede la narrazione nell'opera De obsidione Scodrensi (pubbl. 1504); compose un Compendium vitarum summorum pontificum ... imperatorumque Romanorum (1508 circa; 2a ed. post., 1555), di qualche interesse come fonte storica e di piacevole lettura per la vivacità dello stile."

Në fjalorin biografik të mâsipërm shpjegohet kjartë gabimi që disa autore kanë bâ tuej ngatrrue meshtarin Marin Barleti dhe z. Marino Becichemo-n. Nji meshtar katolik si Barleti nuk kishte mujtë me thânë kurrë disa shprehje blasfemuese që naltsojnë idhuj (djaj) pagan si Marsi, perenditë, etj. Shprehje te tilla si "Unë, për besë, them se ata (lejomëni shprehjen) janë bijtë e Marsit" apo shprehja tjeter "por perënditë vetë luftuan kundër gjithë atij vrulli të madh të barbarëve" nuk mund te vijnë prej Barletit, ashtú siç shkruen gabimisht z. Karanxha. Barleti, si te tânë katoliket e tjerë e ka ditë mirë se ka vetëm nji Zot dhe jo disa zotra (djaj) pagane si marsi, etj.

Mbi veprat e Becichemo-s mundet me u lexue artikulli në lidhjen mâ poshtë :

http://www.treccani.it/enciclopedia/marino-becichemo_(Dizionario-Biografico)/

Disa burime bibliografike të konsultueme mbi Barletin dhe Becichemo-n gjinden ktu mâ poshtë :

* Fr. Pall' M. B., uno storico umanista, in Mélanges d'histoire générale, Publiés par Constantin Marinescu: Publicatiunile Institutului de Istorie Universalá' II, Bucarest 1938, pp. 135-3IS, con bibl. (pp. 299315)

* Varie indicazioni sono nel repertorio bibliogr. di M. Cosenza, Biographical and Bibliogr. Dictionary of Italian Humanists..., Boston, Mass., 1962, 1, pp. 478-80; V, n. 231. Fondamentale resta A. Zeno, Dissertazioni vossiane, II, Venezia 1753, pp. 404-20, perché utilizza gli scritti del B. stesso. Le informazioni da aggiungere si trovano in M. Sanuto, Diariis Venezia, 1879-1903, I, 347-350; III, 786; IV, 643; XII, 296; XVIII, 166; XX, 391; XXIV, 671; XXVI, 14, 467; XXVIII, 118, 463, 517; XXIX, 100, 101-103, 125, 128, 179, 257, 271, 313, 456; XXXI, 199, 383, 484, 485; XXXIV, 363; XXXV, 182; XXXVI, 442; XL, 778; A. Zanelli, Del pubblico insegnamento in Brescia nei secc.XVI e XVII, Brescia 1896, pp. 9-11(pubblica documenti dei Registri dell'Archivio Comunale di Brescia relativi al B. in Brescia negli anni 1502-08); G. Marangoni, Lazzaro Bonamico e lo Studio Padovano..., in Nuovo arch. veneto, n.s., I, 1 (1901), pp. 135-37; II, I, pp. 175-76 (pubblica documenti dai registri del Senato Terra di Venezia per il periodo 1517-26, quando il B. era a Padova); A. Luzio e R. Renier, Coltura e relazioni..., pp. 225-28 (con i documenti intorno al B. e Mantova). Una lettera di Vittore Fausto al B. nell'aprile 1519si legge in Epistolae Clarorum Virorum..., Venetiis 1556, pp. 91v-92r. Cfr. ancora L. e G. Amaseo e G. A. Azio, Diarii udinesi..., pp. 255, 261; F. Scarselli, Vita R. Amasei, p. 192; P. Benibo, Opere, Milano 1809-10, VI, p. 103; VII, pp. 183 s. Altri, riferimenti, non sempre attendibili sono in Bologna, Bibl. universitaria, ms. misc. Tioli, vol. 18 (cfr. P. O. Kristefier, Iter Italicum..., I, p. 21); P. Giovio, Elogia Doctorum Virorum..., Antverpiae 1557, p. 265; A. Riccoboni, De Gymnasio Patavino, Patavii 1598, p. 28v; G. P. Tomasini, GymnasiumPatavinum, Utini 1654, p. 340; G. J.Vossio, Duo tractatus Aurei: Unus De Historicis Latinis..., Francofurti 1677, lib. III, p. 564; N. C. Papadopoli, Historia Gymnasii Patavini..., Venetiis 1726, I, p. 299; A. M. Querini, De Brixiana Literatura...: Specimen Variae Literaturae..., Brixiae 1739, I, p. 84; II, pp. 31-33, 232; D. Czvittingeri, Specimen Hungariae literatae..., Francofurti et Lipsiae 1740, pp. 29 s.; G. Degli Agostini, Notizie istorico-critiche intorno la vita e le opere degli scrittori venez., Venezia 1752-54, I, p. XLIV; II, pp. 203, 215, 238, 292, 307, 471; S. Dolci, Fasti literari. Ragusini... prospectus, Venetiis 1767, p. 39; Bibl. Apostolica Vaticana: G. M. Mazzuchelli, Notizie Per gli scrittori d'Italia, ms. Vat. lat.9288, c. 60; I. Facciolati, Fasti Gymnasii Patavini, Patavii 1777, I, p. 56; G. Tiraboschi, Storia della letteratura italiana, Roma 1784, VI, 2, pp. 363, 364, 366, 371; E. A. Cicogna, Delle Inscrizioni Veneziane, I, Venezia 1824, pp. 171, 190; II, ibid. 1827, p. 439; III, ibid. 1830, pp. 207, 379; IV, ibid. 1834, pp. 18, 48; T. Simcari Christophe de Longueil humaniste, Louvain 1911, p. 87; D. E. Rhodes, The British Museum's copy of a rare book from Brescia..., in Studies in Bibliography: Papers of the Bibliogr. Society of the Univ. of Virginia, 1954, ed. Fredson Bowers, VI, Charlottesville, Virginia, 1953, pp. 231 s.; M. Pecoraro, Per la storia dei carmi del Bembo, Venezia-Roma s. d. [ma 1959], pp. 92, 132; Mantova. Le lettere, ed. E. Faccioli, Mantova 1962, II, p. 206.

* Nji tjetër studim kombtar e shkodran âsht : Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës
dhe Dioqezat Sufragane (1957-1958) prej At Marin Sirdanit dhe z. Gjush Shêldijës, me letër lavdimit prej vetë ipeshkvit të Shkodres Imzot Ernest Maria Çoba. Në kyt vepër, faqe 5, përmendet kjartë se prifti Barleti ka kênë në Shkodër dishmitar i rrethimit turk dhe mandej ka ik ne Itali mbas râmjes së Shkodres në duer te turqve. Disa burime historike mbi të cilat mbështetet vërtetsia e studimit të At Sirdanit dhe Gjush Shêldijes vijojnë si mâ poshtë :

C. Becker; "L´Albanie e les albanais" fq. 14
M. Sufflay: "Serbët e Shqiptarët", fq. 58, 59, 38.
N. Thalloczy: "Acta e diplomata", I nr. 648.
Cordignano - Valentini : " Saggio di un regesto storico" fq. 4.
Tajani: "Le istorie albanesi", II, fq. 50, 51, III, fq. 26.
A. Gegaj: " L´Albania et l´Invasion turque au XV-e siecle fq.30,33, 48.
Pagine della Dante ; XLIV, 1937, fq. 38, 39, 40.
Kersopoulos: Chronologie, etj. 40, 42, 43.
A. Ghika: fq. 42, 60, 61.
Hecquard: "Haute Albanie", fq. 145.
F. Bianconi: "Carte...",etj. fq. 18.
P. Chiara: "L'Epire", fq. 129, 132.
Q. Spellanzon "Vinti", fq. 254.
Mocenigo : "Albania", fq. 52, 53.
E. Durham : "Twenty ye ars", fq. 206, 216, 221.
A. A. Rappaport : " Au pays des martyres",fq. 97.
J. Godard: "L'Albanie", fq. 116.
L. Viezzoli: "Shqipnija", fq. 158, 159, 165.
Revista "L.E.K.A.", " Të drejtat e Shqypnisë etnike, I".
Marin Sirdani: "Shqipnija..." etj.
Justin Rrota: "Leteratyra shqipe", fq. 156.
"Histori e Shqipnisë", Ministria e Arsimit, 1954-1955.
Jorga: "Breve histoire", fq. 1
Römische, etj. Vëll. III, nr. 6
"Kalendari" i V.P. 1914-1927.
G.Berri: "L'assedio di Scutari".
D.K. Kalendari 1933, fq. 120-137.
Gj. Radovani: Dorëshkrime.
Gj: Sheldija: "Shkodra", Pj. I.II.III.
M. Sammutius - Annalis.
Gelchich: "Zedda", fq. 38, fq. 4.
Jorga : "Re de l'Orient", IV, fq. 235-236.
P.G. Golubovich: Bib. Bio. Bibliog. VI.V. fq. 339.
Orb. Seraphicus: Tom. II. fq. 697,4.
Gonzaga: "De orign. Seraphicae...", etj. 1587, fq. 47-548.
Thalloczy etj. Illyrich.Albanische. Forschungen. VI.V. 207, A.D.V. I nr228.


2) Mbi Adhurimi dhe Venerimin


I dashtun z. Karanxha,

Féja katolike nuk msohet e plotë në asnji fjalor, kjoshin kto edhe fjalór katolik. Ajo âsht nji dhuratë hyjnore që rritet dhe kultivohet prej hirit te Zotit, prej Magjisterit të pagabueshëm të Kishes Katolike, prej msimit të Papve, Etënve dhe doktorve të ksaj Kishe hyjnore. Nji prej formave mâ të thjeshta të ktij msimi âsht katekizmi.

Për me provue se ka dallim mes kuptimit të fjaleve "adhurim" dhe "venerim", pavarsisht nga gjuha e përdorun (kjofte kjo latine, italjane, spanjole, shqipe, etj) e mbasi përmendet italishten, po ju bie shembullin e Katekizmit të madh të Papes sh'Piu X (ll Catechismo Maggiore di San Pio X) ku shkruhet se adhurimi i drejtohet vetem Zotit, kurse venerimi i drejtohet êngjujve dhe shêjtenve.  Qé mâ poshtë teksti italisht :

"- Se il culto delle creature è superstizione, come non è superstizione il culto cattolico degli Angeli e dei Santi?

"- Il culto cattolico degli Angeli e dei Santi non è superstizione, perchè non è culto divino o di adorazione dovuta a Dio solo: noi non li adoriamo come Dio, ma li veneriamo come amici di Dio e per i doni che hanno da Lui; quindi per onor di Dio stesso che negli Angeli e nei Santi opera meraviglie."

Meqë përmendet fjalorin, përpara se me përfundue, po ju nap edhe nji shembull të marrun prej Abbé Jean-Sebastien Glaire, në vepren e tij monumentale : Dictionnaire universel des sciences ecclésiastiques (1868). Në kyt vepër, volumi I, faqe 39, shkruhet se adhurimi âsht kulti që i drejtohet vetëm Zotit. Autori shkruen se fjala "adhurim" vjen prej latinishtes "manum ad os mittere" (me vue doren afer gojës, me puthe dorën, me puthe dishka në përgjithsí). Ne greqisht etimologjia e fjales âsht "proskunéin" që don me thânë me u përkul para dikujt në shêj respektit dhe nënshtrimit. Simbas ish-rabinit t'konvertuem Kavaljerit Drach, në librin e tij "De l'harmonie entre l'Eglise et la Synagogue" (1844),  volumi II, faqe 456, në Lindje, puthja âsht nji shêj adhurimi dhe nënshtrimi. Kjo i ka rrâjet në Shkrimet Shêjte.

Ujqnit me tesha qingjash



     Të tâna "sakramendet" e Kishes Konçiljare janë invalide, tuej veçue ktu Sakramendin e Pagzimit dhe Sakramendin e Martesës, që munden me u dhanë në mnyrë të vlefshme n'kjoftë se nepen simbas rregullave të Kishes Katolike. Kisha Konçiljare âsht Kisha e dalun prej Konçilit të II të Vatikanit, kishe e cila zotnon sod pothuejse të tâna ndërtesat e Kishes Katolike në të tânë boten.

Kshtu, n'kjoftë se Pagzimi n'Kishen Konçiljare nepet simbas procedures që perdor Kisha Katolike kur pagzon, athere ai Pagzim âsht i vlefshem, sepse edhe në kjoftë se Juda kishte me pagzue, tuej ndjeke proceduren që ndjekë Kisha Katolike kur pagzon, pagzimi i Judes kishte me kênë i vlefshem (marrun prej thânjeve të shën Agustinit). Due me thane se edhe nji laik, nji pagan, mysliman, çifut, mason, budist, etj, mundet me pagzue n'mnyre të vlefshme në kjoftë sa aj ban até që ban Kisha Katolike kur pagzon.

Për Sakramendin e Marteses, edhe kur nuk ka meshtar të disponueshem, kandidatet për martese munden me u lidhe n'mnyre të vlefshme në martese katolike në pranine e dy dëshmitarve.

Kurse "Sakramendet" e tjera që nepen në Kishen Konçiljare jane të tâna invalide. Qé shkurtimisht disa prej arsyve, pa u futë në detaje teologjike që nuk kuptohen prej të tânve, megjithse, dashte Zoti, shpresoj me shkrue n'hollsí për ata që dojnë me ditë bazat teologjike e kanonike të ksaj tragjedie t'papërshkrueshme.

Në vjetin 1968, Pali VI ka ndrrue komplet Sakramendin e Urdhnit që përdoret në Kishen Katolike me shugurue meshtare dhe me konsakrue ipeshkvij tâsh mija vjet. Pali VI futi në Kishen Konçiljare, tuej rrêjte se âsht Kisha Katolike qe bân kyt gjâ, nji formule të pavlefshme të ktij Sakramendi, kështu që të tânë ata kandidate për meshtare ose ipeshkvij që shugurohen ose konsakrohen simbas kesaj formule të re të Palit VI nuk janë as meshtare e as ipeshkvij, por jane  vetëm laik; me dije ose jo, ata janë ujqën me tesha qingjash.

Kjo thânje âsht tragjike tuej mendue pasojat dramatike në besimtare qysh prej vjetit 1968, sepse pasardhsit e Palit VI, deri sod te Benedikti XVI, simbas informacjoneve publike prej Vatikanit, perdorin të tâne kyt formule invalide të Palit VI, me prodhue "meshtare" e "ipeshkvij".

Po marr nji shembull.

Kur nji kandidat për ipeshkev i Kishes konçiljare, kjoftë ky edhe meshtar i vërtete para konsakrimit, konsakrohet për ipeshkev simbas formules invalide apo ritit invalid të 1968, ky kandidat mbetet laik ose meshtar në kjofte se ka kêne meshtar i vërtete i shuguruem simbas ritit te vlefshem mijavjeçar te Kishes Katolike. (Fjala "konsakrim" përdoret për ipeshkev kurse fjala "shugurim" perdoret për meshtar). Por kur ky "ipeshkev" i Kishes konçiljare (që në fakt nuk âsht ipeshkev i vërtete) thirret me shugurue meshtare të tjerë, athere ai nuk mundet me i shugurue ktá meshtare sepse simbas ligjeve te Kishes vetëm ipeshkvi ka fuqinë me shugurue meshtare. Pra ata kandidate për meshtare, që janë "shugurue" prej ktij "ipeshkvit" të kishes konçiljare, nuk bahen meshtare të vertete por mbesin laik.

Cili âsht rezultati i ksaj tragjedie ?

1. Rrfímet e "meshtarve" konçiljare jane invalide sepse duhet me kênë patjeter meshtar me dhâne zgjidhjen, e ata nuk jane meshtare të vërtete.

2. Kungimet e "meshtarve" konçiljare janë invalide sepse duhet me kênë meshtar i vërtete me celebrue Meshen shêjte ne mnyre valide. (Njerzit marrin buke tuej kujtue se marrin Trupin e Krishtit).

Për mâ teper, në vjetin 1969, Pali VI ka ndryshue edhe ritin e Meshes shêjte Katolike, tuej fute kshtu në Kishen konçiljare nji rit invalid të celebrimit të Meshes. Pra "Mesha" e Kishes konçiljare nuk âsht Meshe e vertetë por ajo âsht thjesht nji ceremoni përkujtimore. Mesha e vertetë katolike âsht Ofrimi i Sakrifices se Kryqit që përseritet, në mnyre jo të përgjakshme, si 2000 vjet mâ parë në Kalvar.

3. Konfirmimet e "ipeshkvijve" në Kishen konçiljare janë të pavlefshme sepse duhet me kênë ipeshkev  i vërtete me dhâne kyt Sakramend. (Pra kandidatet mbesin pa u konfirmue)

4. Vojimi në Kishen konçiljare âsht gjithashtu i pavlefshem sepse duhet me kênë së paku meshtar i vërtete me dhane kyt Sakramend.

Ata që duejnë t'Madhin Zot dhe nuk dojnë me bâ mkat duhen me i ndêjë sa mâ larg Kishës konçiljare satanike e cila nuk âsht Kisha shêjte Katolike.

Papa nuk mundet me gabue kurrë n'çâshtjet e Fésë katolike

Papa anti-modernist sh'Piu X


    Kjo pra âsht çâshtja : Papa, Vikeri dhe Përfaqsuesi i KRISHTIT në toke, â mundet me gabue apo jo në msimin e Fésë Katolike dhe të Moralit katolik ? Në kjoftë se thojmë po, atherë nuk jena katolike.

Te tânë "papet" mbas Piut XII, pra Gjoni XXIII, Pali VI, Gjon Pali I, Gjon Pali II dhe Benedikti XVI, kanë gabue në msimin e Fesë Katolike dhe të Moralit Katolik. Kjo thânje âsht e mbështetun në fakte historike të pakundërshtueshme.

Për rrjedhojë, kto persona që përmênda mâ nalt nuk munden kurrë me kênë papë të vërtetë. Me thânë të kundërten don me thânë me mohue Dogmen e Pagabueshmënisë Papale (1870), don me thanë me mohue msimin e të tânë Papve tash gadi 20 vjet, don me thânë me mohue vetë Fenë Katolike, don me thânë me kênë heretik. Nuk ka rrugë tjetër të mesme. O besojmë shka mson Kisha Katolike ose jo; ose jena katolikë ose jo. Mos harroni se sh'Pali thotë se edhe sikur nji engjëll prej Qiellit t'ju bijnë nji Unjill tjetër prej Unjillit që sh'Pali ka msue, ai kjoftë mallkue.

Kardinali-Prefekt i Arkivave te Vatikanit, historiani Joseph Hergenröther (1824-1890) numëron 30 anti-papë qysh prej kohës së shën Pjetrit, Papës s'parë, deri n'kohët tona. (“Antipope.” The Catholic Encyclopedia. Vol. 1. New York: Robert Appleton Company, 1907. 31 Jul. 2010).

Si kam shkrue në mesazhet e mâparshme, Papa i vërtetë, ose edhe anti-papët, munden me mbretnue edhe jashtë Romës, ashtu se dishmojnë edhe shumë fakte historike, dhe se aty ku âsht Papa aty âsht edhe Kisha Katolike (shën Ambrozi). Vetë Papa Leoni XIII, në egzorçizmin e tij, profetizon se nji ditë, anmiqtë e Kishës Katolike kanë me vue selinë (tronin) e tyne në vendin ku âsht Selia e Shêjte apo Troni i sh'Pjetrit :

"Armiq shumë dinák e t'pafé kânë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem; ata e kânë nxí até me pelin [helm i hidhun] dhe kânë vue duert e tyne mbi gjithshka që ajo kâ mâ t'shêjte. Aty ku troni i sh'Pjetrit dhe i t'vërtetës u krijue si nji drít për kombet, aty ktá anmiq kânë vue tronin e tyne t'neverís dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës] t'munden me shpëndá tufen [besimtarët]" (Exorçizmi i Papës Leoni XIII, 1884)

Kjo don me thânë se kur anmiqtë kanë me vue, fakt qe sod âsht realitet, selinë e tyne djallzore në vendin e Selisë së Shêjte, pra në Romë, Selia e Shêjte nuk ka me u gjindë mâ aty, pra Papa nuk kâ me u gjindë mâ ne Romë. Se nji Papë i ardhshëm ka me ikë prej Romes âsht profetizue edhe prej Papes sh'Piu X.

Në gjuhen kanonike, pra simbas ligjeve t'Kishes Katolike,  shprehjet "Selia e Shêjte" dhe "Papa" kânë të njâjtin kuptim; ata janë e njâjta gjâ dhe nuk munden me kênë kurrë të ndâme prej njêna-tjetrës. (R. Naz, Traité de droit canonique, tome I-er, page 80).

Pak kohë para se me u bâ Pape me emnin Gregori XVI, murgu i Urdhnit Kamaldolez, Bartolomeo Alberto Cappellari, në librin "Il trinfo della Santa Sede e della Chiesa", kapitulli IX, faqet 327-329, shkruen të njâjten gjâ: pra se Papa dhe Troni i sh'Pjetrit apo Selia e Shêjte janë e njâjta gjâ dhe se ata nuk munden me u ndâ prej njena-tjetrës. Për mâ tepër, Papa i ardhshëm, në librin e mâsipërm shpjegon se fjala "troni" apo "selia" nënkupton nji autoritet të caktuem për me msue nji grumbull besimtarësh. Për rrjedhojë, Selia e Shêjte apo Troni i sh'Pjetrit âsht autoriteti, së bashkut me hirin dhe fuqinë e plotë shprirtnore, që Zoti ia ka dhânë sh'Pjetrit dhe të tânë pasardhseve të tij që kanë me u ulë në Tronin e sh'Pjetrit, pra që kanë me pasë të njâjtin autoritet si sh'Pjetri, me msue në mnyrë të pagabueshme doktrinën hyjnore katolike, me drejtue në mnyrë t'pagabueshme dhe me administrue në mnyrë të pagabueshme Kishen Katolike universale. (Mgr Guérin, Konçili Ekumenik i Vatikanit, Konstitucjoni dogmatik mbi Kishën e Krishtit, 1877, kapitujt III-IV, faqet 181-184)

Kisha Katolike âsht me të vërtetë njí, ku pjestaret e saj janë të tânë ata t'pagzuem që besojnë dhe praktikojnë të njâjten Fé katolike, që marrin të njâjtat Sakramende dhe që u binden meshtarve të ligjshëm dhe të vërtetë të vendosun prej Jezu-Krishtit Zot. (Katekizmi i Papes sh'Piu X, faqe 29)

Por, ashtu si e kam theksue në krahasimin e Kishes Katolike me Kishen Konçiljare te studimi "Demaskimi", pjestarët e Kishes konçiljare nuk besojnë në të njâjten Fé si pjestaret e Kishes Katolike; ata nuk marrin të njâjtat Sakramende (mbas Konçilit II të Vatikanit Kisha konçiljare përdor "sakramendet" e veta te cilat nuk jane Sakramendet katolike), dhe pjestaret e Kishes konçiljare nuk u binden meshtarve të ligjshem dhe të vërtetë të Kishes Katolike (mbas ritit invalid të Palit VI të vjetit 1968, Kisha konçiljare nuk prodhon mâ meshtare por vetëm laike).

Kisha konçiljare tuej mohue publikisht Fênë Katolike âsht vetëm nji trup i dékun në gjirin e Kishes Katolike, e cila në kohen e caktueme, që vetem Zoti e din, ka me nxjerre jashte kyt trup të dékun me anën e çkishënimit (excommunication) në kjoftë se kjo kishe, pra pjestarët e saj, nuk bân pendesë. Kisha konçiljare âsht trup i vdekun sepse tuej mos pasë Fênë Katolike ajo nuk gjallnohet mâ prej Shpirtit-Shêjt, i Cili âsht Shpirti i Kishës Katolike, Shpirti i Trupit Mistik të KRISHTIT ZOT, që mban gjâllë, në hirin dhe dashtninë e Zotit, të tânë pjestaret e saj.

Shprehjen se Kisha konçiljare ka mohue Fênë Katolike nuk e konsideroj në mnyre absolute për të tânë pjestarët e Kishes konçiljare, sepse munden me egzistue besimtarë konçiljare të genjyem qe nuk e dinë se janë ne gabim, por besojnë gabimisht se janë në rrugen e vërtetë. Kjo injorance e tyne fetare mundet me kênë e justifikueshme ose jo, ne varsi të dispozitave që sejcili prej tyne kâ për me kërkue të vërteten. Por cilët janë në injorance të justifikueshme e cilët jo, kyt gjâ vetëm Zoti e din. Na lutena për ta qe Zoti t'i ndriçojne dhe t'i drejtojne drejt shëlbimit.

Pra, bazuem në shka shkrova mâ nâlt, Papa apo Selia e Shêjtë gjindet sod jashtë Romes, jashtë Vatikanit.