lunedì, agosto 08, 2011

Prej hirit t'Zotit, jam katolik


Të dashtun lexues,

Ktu mâ poshtë keni mundsinë me konsultue nji shkrim i cili në fakt âsht nji replike e nji komenti që nji person me pseudonimin "inspiron", mendoj shkodran prej nga stili i komentit t'ij, ka bâ n'adresen teme te studimi i z. Ilia Karanxha "Shkodra dhe lufta e Perëndive (1478/1479)", studim i botuem te faqja "Zemra shqiptare". Mendova me e botue edhe ne blogun tem mbasi mund t'i shërbejnë të tânë katolikve vullnet-mirë.

Komenti i z. Inspiron : 

"Illyricum Sacrum nuk asht ektremist. Asht Lefevrian. Sapo e vizitova blogspotin e tij. Nuk asht katolik, mbasi Leferi ka kene ç'kisherue mbasi nuk e pranoi Konçilin e Vatikanit II. Mjafton me lexu shkrimet e tija e del kjarte se kush asht. Jam dakord qe ne emen te Konçilit te Vatikanit II jane ba edhe shperdorime qe ndoshta i kane kriju Kishes Katolike ndonji problem, por nuk mundena me mohu randesine e madhe qe ka pase ai Konçil.
Illyricum asht si ajo lopa e mire qe qet 100 lt qumesht e mandej i bjen shtjelm edhe i merr Buna te tana.
Zotni jeni thjesht extremist e antisemit, e si katolik nuk mundem me kene ne asnji menyre dakord me ju e me sa shkrueni. Ilir Dardani ka shkru qe Illyricum Sacrum asht ekstremist katolik. Ne t'vertete ky asht Lefevrian dhe e ven vedin ne nji pozicion problematik mbasi paraqitet si katolik, por dihet qe Lefevrianet jane te çkisheruar, nuk jane pjese e kishes Katolike tesh ma se 40 vjet. Ne fakt kisha katolike ka protestu para dokohesh per shugurimin e disa ipeshkevive nga ana e lefevrianeve. I asht ba nji propozim prej Benediktit XVI per ruhymje ne Kishen Katolike. U duk se u ba nji afrim por gjithçka u rropos e nuk u ba gja per arsye se lefevrianet vazhdojen te mos pranojne Konçilin.
Zotni Illyricum per korrektese asht e mira me e diftu se kush jeni, nuk e kam fjalen per emen e mbiemen, por per prirjet tuaja fetare. Deklarohu, se kshtu baheni rrencak e ato qe ju lexojne nuk e kane te kjarte se pse nji katolik e quan Benediktin XVI anti-pape.
Ndershmenia zotni asht e randesishme sidomos kur mshehena mbas nji nick-u."


Përgjigja eme:

Prej hirit t'Zotit, jam katolik

I dashtun z. Inspiron,

Ju falemnders për komentin e juej por për hir të të vërtetës dhe ndershmënís, ashtu si shkrueni edhe ju, dishiroj me korrigjue, miqsisht e vllâznisht, disa gabime në rreshtat që keni shkrue.

Ashtú si e kam pohue edhe në blogun tem "Nâna e Kshillit t'Mirë", prej hirit t'Zotit, un jam nji katolik që beson shka beson e mson Kisha Katolike, Njí, Shêjte, Katolike, Apostolike dhe Romane, e cila âsht Kisha e vetme e vërtetë e formueme prej vetë Zotit tonë Jezu-Krishtit, e jashtë së cilës nuk ka shëlbim shpirtnuer për kërkend.

Pra un nuk jam as Lefrevist, as ekstremist, as antisemit e nuk mbaj asnjilloj êmnimit tjetër. Mbi kyt thânje po skjaroj shkurtimisht ktú mâ poshtë.


1) Mbi çâshtjen e Kishes Konçiljare dhe Konçilit II Vatikanit


    Normalisht kur njiri nep nji gjykim t'caktuem mbi nji persónë t'caktuem, ai mbështet ose n'mendimin e tij personal ose në gjykimet e të tjerve. Meqense nuk me njifni personalisht, tuej lexue komentin e juej, nxjerri konkluzionin se gjykimi i juej bazohet në gjykimet e të tjerve. Mbasi po trajtojmë çâshtje fetare, konkluzioni juej mbështetet në gjykimin dhe msimin e autoriteteve mâ të nalta që sundojnë sod në Vatikan, të cilat për ju janë autoritetet e nâlta të Kishes Katolike, pra Papa, kardinajt, ipeshkvijt, etj.

Teorikisht edhe un jam plotsisht dakord me jue tuej konfirmue se besimtari katolik duhet me besue gjithshka mson e beson Magjisteri i Pagabueshëm i Papeve dhe i Kishës Katolike.

Por praktikisht, egzistojnë sod kontradikta thelbsore mes asaj që Kisha Katolike ka msue e besue gjatë 1958 vjetësh dhe mes asaj që e ashtuquejtuna "Kisha Katolike" me selí në Vatikan mson e beson qysh prej vjetit 1958 e deri me sod. Në kjofte se dini katekizmin bazë të Kishes Katolike, atherë dini pa dyshim se Papa, Përfaqsuesi i Krishtit Zot në tokë nuk mundet me gabue kurrë në çâshtjet e fesë dhe të moralit. Kjo dogme féjet asht msue gjithmonë prej Kishes Katolike. Mbas déks së Papes Piu XII prej Vatikanit nuk msohet mâ kjo dogme Féjet dhe msime te tjera të doktrinës kristjane që janë kênë msue gjithmonë. N'Katekizem dhe në librat e tjera teologjike të Kishes Katolike, flas për ata libra që janë botue para deks së Papes Piu XII, shkruhet se Shpirti-Shêjt drejton vazhdimisht Papen dhe Kishen Katolike në mnyre që ata me msue në mnyrë të pagabueshme doktrinën hyjnore katolike, me drejtue në mnyrë t'pagabueshme dhe me administrue në mnyrë të pagabueshme Kishen Katolike universale. (Mgr Guérin, Konçili Ekumenik i Vatikanit, Konstitucjoni dogmatik mbi Kishën e Krishtit, 1877, kapitujt III-IV, faqet 181-184)

Kto dogma dhe msime të Kishes Katolike nuk gjinden në botimet e Kishës Konçiljare, kisha anti-katolike e formueme në Konçilin e II te Vatikanit, prandaj edhe katolikët shqiptare, me ndonji përjashtim, nuk e dijnë Fénë katolike; ata dinë fénë e Gjon Palit II, të Palit VI, të Benediktit XVI, por ajo fé nuk âsht Féja Katolike.

Për me provue kyt fakt mjafton me krahasue até shka âsht msue para Piu XII me até shka âsht msue mbas Piu XII. Kto msime janë diametralisht të kundërta dhe âsht e pamujtun që kto msime të kundërta me ardhe prej Kishes Katolike që ka mbështetjen e vazhdueshme të Shpirtit-Shêjt. Nuk bahet fjalë ktú për "ndonji problem" si shpreheni ju. Dokumentet e Konçilit II të Vatikanit, të aprovueme prej Palit VI dhe të mbështetuna prej pasardhsve të tij deri te Benedikti XVI sod, janë në përgjithsi anti-katolike dhe heretike, e nji Pape i vërtetë nuk mundet me aprovue kurrë dokumenta heretike.

Prandej mos u skandaloni kur nji katolik ju thotë se Benedikti XVI âsht anti-pape.

Benedikti XVI ka msue e mson herezi anti-katolike të cilat nuk munden me ardhë kurrë prej nji Pape të vërtetë që ka mbështetjen konstante të Shpirtit-Shêjt në çâshtjet e Fésë dhe të çâshtjeve që lidhen me kyt Fé shêjte. Kshtú ka msue Kisha Katolike gjithmone. Cilat janë kto herezi te Benediktit XVI ? Disa prej tyne mundeni me i gjetë ne studimin "Demaskimi" te blogu jem. Ku i di un se kto msime të Benediktit XVI janë herezi ? Kam lexue e krahasue shka kanë deklarue papet para Piu XII (enciklika, bulla, katekizma, etj.) me shka kanë msue anti-papët mbas Piu XII. Kto msime jane t'kundërta e kyt konstatim mundet me e bâ secili katolik, sepse nuk lypet me pasë ndonji doktorate n'teologjí. Lypet vetëm hiri i Zotit dhe vullneti i mirë me kerkue të vërteten. Papët para Piu XII kanë pasë te tânë mbështetjen e Shpirtit-Shêjt e nuk kanë gabue kurrë n'çâshtjet e Fésë. Féja katolike âsht zbulue prej vetë Zotit, dhe si Zoti, ajo nuk ndryshon me vitet dhe ndryshimet shoqnore.

« Nese ndokush thote se nga influenca e zhvillimit te shkencave, mesimeve te pandryshueshme te Kishes Katolike do t’u jepet ne te ardhmen nje kuptim tjeter prej atij qe Kisha ia ka dhene apo ia jep sot, atehere ai qofte mallkuar. » (Koncili i Vatikanit, 1870, Kapitulli 4, Kanoni 3).

“Keta armiq te Revelacionit hyjnor ngrejne ne qiell progresin njerzor, dhe me nje kokekrisje dhe vrull sakrilegj perpiqen te fusin ne Fene Katolike kete progres dhe disa shpikje filozofike qe mund te perfeksionohen me anen e perpjekjeve njerzore. Feja katolike eshte veper e Zotit dhe jo veper e njeriut.” (Papa Pius IX, Qui Pluribus, 9 Nentor 1846)

“Doktrina e Fese Katolike, e cila eshte e zbuluar (reveluar) nga Zoti, nuk i eshte paraqitur arsyeve njerzore ne menyre qe ata ta perfeksionojne ate. Kjo doktrine nuk eshte nje sistem filozofik por eshte nje depozite hyjnore qe i eshte besuar Nuses se Krishtit [Kishes Katolike] ne menyre qe ajo t’a ruaje me besnikeri dhe t’a interpretoje me pagabueshmeri. Prandaj kuptimi i dogmave te shenjta duhet te ruhet perjetesisht ashtu siç e ka dhene njehere e pergjithmone Kisha e Shenjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet te braktiset kurre me pretekstin e nje kuptimi me te thelle te se vertetes. » (Konçili i Vatikanit-1870, Konstitucioni Dei Filius, kapitulli IV)

Zoti jone Jezu-Krishti dhe dogmat e Tij hyjnore nuk ndryshojne kurre : Kane qene, jane dhe do te jene gjithmone.

« Iesus Christus heri et hodie ipse et in saecula. » (Hebrews 13 :8)
(Jezu-Krishti eshte i njejte dje, sot dhe pergjithmone. Hebrenjve 13 :8)

« Veritas Domini manet in saeculum. » (Psaume 116 :2)
(E verteta e Zotit qendron gjithmone ». Psalmi 116 :2).


Merrni mundimin, zotní, e bani krahasimin që kam bâ edhe un dhe keni me vue ré se nuk po ju rrêj. Tashti, me sa kam njohuní, materiale katolike tradicjonale ne shqip nuk ka, prandaj lypet me i kerkue n'gjuhe t'hueja, kryesisht latinisht, italisht, frengjisht, spanjisht e anglisht. N'kjofte se lypni ndihmë me gjetë kto materiale, jeni i mirëpritun me m'shkrue sa herë të doni, pa frikë se m'bezdisni.

Po ateherë, mundeni me me pvetë ju, pse kto persona, si Bendikti XVI, etj, e quejnë vedin papë ? Sepse ata janë vegla n'duer t'animqve të Fése që kane infiltrue Kishen Katolike prej mbrendë, me anen e shoqnive sekrete si B'nai B'rith, logjeve masone, etj. Qëllimi i tyne âsht jo vetëm me shkatrrue Kishen prej mbrendë, por edhe me e diskretitue até tuej thanë se Kisha Katolike âsht tesh tuej gabue, domethânë se vetë Zoti që e gjallnon, ruen e drejton até âsht tuej gabue. Kjo âsht nji thânje heretike dhe blasfemuese. Kisha Katolike âsht Trupi Mistik i vetë Krishtit Zot. Ky Trup ka për krye të padukshëm vetë Jezusin, të Cilin e përfaqson në mnyrë të dukshme Papa në tokë. Pra âsht vetëm nji Krye. Trupi Mistik përbahet prej tânë katolikve kurse Shpirti që e gjallnon kyt Trup âsht vetë Shpirti-Shêjt.

Kto shka po ju shkruej nuk janë medimet e mija apo "prirjet e mija fetare". Lexoni librin "Komploti kunder Kishes", prej Maurice Pinay, nji parathanje të të cilit e gjeni edhe në blogun tem e mandej shpresoj se keni me pasë pak idenë e asaj shka due me ju thânë. Ky âsht pra komploti "par excellence" i shekullit XXI.

Për me zbulue kyt komplot, katoliket vullnet-mirë, tuej kërkue ndihmen e Zotit dhe Nânës t'Kshillit t'Mirë, duhen me pvetë vedin : Papa, Vikeri dhe Përfaqsuesi i KRISHTIT në toke, â mundet me gabue apo jo në msimin e Fésë Katolike dhe të Moralit katolik ? Në kjoftë se thojmë po, atherë nuk jena katolike, edhe pse nuk e dimë. Në kjoftë se thojmë po don me thânë me mohue Dogmen e Pagabueshmënisë Papale (1870), don me thanë me mohue msimin e të tânë Papve tash gadi 20 vjet, don me thânë me mohue vetë Fenë Katolike, don me thânë me kênë heretik. Nuk ka rrugë tjetër të mesme. O besojmë shka mson Kisha Katolike ose jo; ose jena katolikë ose jo.

Tashtí ktú mâ poshtë po ju bie disa prova krahasuese midis Magjisterit te Kishes Katolike dhe disa dokumentave heretike te Konçilit të II t'Vatikanit për me provue se dokumentet konçiljare nuk mund me kênë kurrë t'aprovueme prej Kishes Katolike. Kto dokumenta i përkasin Kishes anti-katolike konçiljare. Për mâ shumë argumenta ju lutem lexoni studimin "Demaskimi" në blogun tem : http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/

Në blog mundeni me lexue edhe argumenta te tjera pse Kisha Katolike nuk âsht Kisha konçiljare.

« Katoliket kane te njejtin Besim si Protestantet. » (Ad Gentes. Dekretal i Vatikanit II mbi aktivitetin misionar te Kishes. Sesioni 9. 7 Dhjetor 1965).

“Katoliket nuk e njohin dhe e denojne fene e heretikeve.” (Papa Martini V, Dekretalet e Koncileve Ekumenike : 421 422, éd. Norman P. Tanner, Sheed & Ward et Georgetown University Press, 1990).

"Plani i Shelbimit perfshin muslimanet.” (Lumen gentium : 16, Konstitucioni i Koncilit te II te Vatikanit mbi Kishen. Sesioni 5. 21 Nentor 1964).

“Muslimanet qe nuk konvertohen shkojne ne Ferr.” (Papa Eugjeni IV, Denzinger 714)

“Pagezimi nuk eshte nje rilindje e re.” (Ad Gentes : 6. Dekretal i Vatikanit II mbi aktivitetin misionar te Kishes. Sesioni 9. 7 Dhjetor 1965)

“Njerezit rilindin nepermjet Pagezimit.” (Papa Pali III, Denzinger : 799)

“Do te duhej te ndryshoheshin te gjitha ritet e Sakramentit te Pagezimit.” (Sacrosanctum concilium : 66-67. Konstitucioni i Koncilit te II te Vatikanit mbi liturgjine e shenjte. Sesioni 3. 4 Dhjetor 1963).

« Kushdo qe ndryshon Sakramentin e Pagezimit, ai qofte mallkuar. » (Papa Pali III, Denzinger : 856)

« Njeriu eshte subjekti dhe qellimi i çdo jete shoqerore. » (Koncili II Vatikanit, Gaudium et spes : 25,63)

« Krishti Mbret eshte subjekti dhe qellimi i çdo jete shoqerore. » (Papa Pius XI, Quas Primas : 18-19, 11 Dhjetor 1925)

« Te gjithe njerezit kane te njejtin ‘fat’ hyjnor. » (Koncili II Vatikanit, Gaudium et spes : 29)

« Ata qe vdesin ne mekat mortar (te rende) shkojne ne Ferr. » (Papa Benedikti XII, Denzinger : 531)

“Te gjitha besimet kane ndjenjen fetare.” (Koncili II Vatikanit, Guadium et spes : 29, Sesioni 5; 21/11/1964)

« Modernistet thone se te gjitha besimet kane ndjenjen fetare. » (Papa Shen Pius X, Pascendi : 14, 8 Shtator 1907)

« Une nuk dua te kem fare pune me Konçilin e II te Vatikanit; Djalli eshte ne Vatikan ! » (Kardinali Luçiani, 1977)

«Konçili i II i Vatikanit eshte nje mashtrim autentik i te Vertetes Hyjnore. » (Mons. Prof. Francesco Spadafora)

« Te gjitha idete e medha te revolucionit amerikan dhe te atij francez se bashku me te gjitha vlerat e tyre demokratike, qe ne te kaluaren jane luftuar nga breza te tera Papesh, u pranuan nga Konçili i II i Vatikanit. » (Edward Schillebeeckx O.P., Interviste ne gazeten “Jesus”, Maj 1993)

« Çdo mason i denje gezohet pa kufi nga rezultatet e pandryshueshme te Konçilit te II te Vatikanit. » (Yves Marsaudon, mason i larte i Logjes se Madhe te Frances, Ivi, p. 121)

« Ne qofte se krahasojme epoken tridentine [te Konçilit te shenjte te Trentes] te kunder-Reformes me Konçilin e II te Vatikanit, Konçili i II i Vatikanit, ne karakteristikat e tij themelore, eshte 180 grade ne krah te kundert. Nje Kishe e re lindi mbas Konçilit te II te Vatikanit. (Hans Küng) » (Juan Valdivieso, “Vatican II Broke with the Magisterium”, 2008, Tradition in Action).

« Konçili i II i Vatikanit shenon fundin e epokes tridentine dhe fundin e kohes se Konçilit te I te Vatikanit. Konçili i II i Vatikanit eshte revolucioni francez ne Kishe. » (“Kardinali” Leo Jozef Suenens, Arqipeshkev i Brukselit; Idem)

« Ne Kishe ndodhi Revolucioni i qete i Tetorit. [Duke iu referuar Revolucionit komunist-bolshevik te 1917 ne Rusi]. » (Yves Congar; Idem)
Duke theksuar ndarjen e Kishes se Konçilit te II te Vatikanit me Kishen Katolike, Karl Rahner shprehet :

« Sot ne jetojme per here te pare ne nje epoke te nje ndarje aq te madhe si ajo qe ndodhi ne kohen e kalimit nga judeo-Krishterimi (Judeo-Christianity) tek pagano-Krishterimi (Pagan-Christianity » (Idem)

[Judeo-Krishterimi dhe Pagano-Krishterimi jane terma aq konfuze dhe te gabuara sa vete ideologjia e konçiliareve. Rahner e ka fjalen per kohen e ardhjes se Mesise, Jezu-Krishtit, kohe ne te cilen Sinagoga e vjeter herbaike u zevendesua nga Kisha Katolike. Ky zevendesim nuk ka qene ndarje por vazhdimesi. Nejse, e solla kete citim vetem per te provuar nga goja e vete pseudo-teologut te njohur konçiliar se Kisha Katolike eshte e ndryshme nga Kisha e Konçilit te II te Vatikanit].

P. Marie-Dominique Chenu, i cili ka luajtur nje rol te rendesishem ne shkrimin e dokumenteve te ndryshme konçiliare, shprehet se ne Historine e Kishes katolike, Konçili i II i Vatikanit ka qene nje shkeputje e vazhdimesise se saj afro 1500 vjeçare, sepse ky konçil i jep fund “Epokes Konstantine” te katoliçizmit. Me tutje ai mburret duke thene se ato çeshtje te teologjise se tij qe ishin denuar me pare nga Papa Pius XII, po ato çeshtje u perkrahen nga autoritetet e reja ne Vatikan. (Idem)

Ne kohen kur P. Ratzinger ishte “Prefekt i Kongregacionit te Shenjte per Doktrinen e Fese”, ai eshte shprehur se dokumenti i Konçilit “Gaudium et spes” dhe dekretet e tjera ne lidhje me lirine fetare dhe ekumenizmin kane qene nje korrigjim i dokumentit “Syllabus” te Papes Pius IX ose me mire, nje kunder-Syllabus. (Idem; « Les Principes de la Theologie Catholique » – Esquisse et Materiaux, Paris : Tequi, 1982, pp. 426-427)

Kardinal Franz König eshte shprehur se Konçili i II i Vatikanit ka aprovuar ate çfare dokumenti “Syllabus” i Papes Pius IX dhe dokumenti “Pascendi” i Papes Shen Pius X kishin denuar me pare. (Chiesa dove vai? Gianni Licheri interroga il Cardinale Franz Koenig, Rome : Borla, 1985 pp. 103-104; Tradition in Action).

Vete Gjoni XXIII, ne fjalimin hapes te Konçilit, me 11 Tetor 1962, ben fjale per nje Kishe tjeter, qe nuk eshte Kisha Katolike :
« […] Sot, Kisha me se fundi e liruar nga pengesat profane te dikurshme, nga kjo Bazilike Vatikane, si prej nje cenakli te dyte (cenakli eshte dhoma e siperme ku erdhi Shpirti Shenjt mbi Zojen e Bekuar dhe Apostujt ne diten e Rreshajve), do te mund te perhape me anen tuaj [eterve te konçilit] zerin e saj plot me madheri… »

Dita zyrtare e lindjes se Kishes Katolike konsiderohet ulja e Shpirit Shenjt mbi Nenen e Zotit dhe apostujt diten e Rreshajve.

Gjoni XXIII, me vete fjalet e tij, « si prej nje cenakli te dyte » na meson diten e lindjes se Kishes konciliare, 11 Tetor 1962. Per me teper ai shton se tani me se fundmi Kisha do te mund te perhape zerin e saj plot me madheri.

Kisha Katolike per afro 2000 vjet nuk ka pushuar se perhapuri zerin e saj te te vertetes me lavdi dhe madheri. Per cilen Kishen e ka fjalen Gjoni XXIII ? Eshte e qarte se ai nuk flet per Kishen Katolike, por per Kishen Konçiliare judaike, Kishen e tradhetareve, apostateve dhe heretikeve. Gjoni XXIII flet per Sinagogen e Satanit që ka infiltrue Kishen Katolike prej mbrende.

“Ne kemi nxitur disa prej bijve tanë që të bëhen pjesë e trupit katolik duke pasur si mision të qartë dezintegrimin e Kishës Katolike në një mënyrë më efikase nëpërmjet krijimit të skandaleve brënda vetë Kishës. Në këtë mënyre ne kemi ndjekur këshillën e Princit tone te çifutëve, i cili thonte me mënçuri :

‘Bëni klerikë disa nga bijtë tanë kështu që ata mund t’a shkatërrojnë Kishën.’

"Fatkeqësisht, ndër çifutët e ‘konvertuar’ jo te gjithë i kanë qëndruar besnik misionit të tyre. Biles, shumë prej tyre na kanë tradhëtuar. Por, nga ana tjetër, ka patur prej atyre që e kanë mbajtur premtimin dhe e kanë nderuar fjalën e dhënë. Kjo tregon se këshilla e të Vjetërve tanë ka qenë e suksesshme.” (Shënime nga nji mbledhje e mshehte e shoqnise sekrete judeo-masonike B'nai B'rith botue prej gazetes londineze "Catholic Gazette", shkurt 1936)

Ne fjalen mbyllese te Konçilit te II te Vatikanit (7 Dhjetor 1965) Pali VI shprehet se Kisha e Konçilit deshiron te jete vetem nje “shenje” e prezences se padukshme te Zotit midis njerezve (Unitatis Redintegratio: 2).

Kisha Katolike meson gjithmone se ajo eshte e vetmja rruge shpetimi; ajo eshte Arka e Noese jashte te ciles nuk ka shpetim; Ajo eshte nje shoqeri e dukshem e katolikeve

Ne te kundert, Kisha e Konçilit deshiron te jete vetem nje shenje e prezences se padukshme te Zotit midis njerezve. Kjo doktrine heretike nuk eshte mesuar kurre me perpara nga Kisha Katolike dhe bie ne kundershtim te plote me vete ligjet e themelimit dhe te egzistences se saj.

Del e qarte se Kisha e Konçilit nuk eshte Kisha Katolike.


2) Mbi çâshtjen e Monsinjor Marcel Lefebvre dhe lefevrianve


    Për ata që nuk e dinë, Imzot Marcel Lefebvre ka kênë Delegat Apostolik i Kolonisë franceze në Afrike, Arqipeshkev metropolitan i Dacar-it (Afrike) dhe Superior i Pergjithshëm i Etënve të Shpirtit-Shêjt (kongregacjon fetar). Ai ka shërbye gjithashtu edhe si kshilltar pranë Papës Piu XII në shkrimin e enciklikut "Fidei Donum". Në vjetin 1971 ai formoi nji shoqni meshtarake me qëllim me ruejtë  vazhdimsinë e Meshes katolike të kërcenueme prej ndryshimeve të Palit VI. Ne 1969, Pali VI nxori nji meshar të ri të Meshes, për kishen e tij konçiljare, tuej i râ ndesh ligjit të Papes sh'Piu V, i cili, në 1570, me anen e bulles "Quo primum tempore" kishte dekretue përjetsisht pandryshueshmenine e Mesharit latin për celebrimin e Meshës katolike. Pra, Imzot Lefebvre ka kênë nji ipeshkëv katolik që ka dashtë me ruejtë ligjin e Papës sh'Piu V dhe ligjet e Kishes Katolike, ashtu siç âsht detyra e çdo ipeshkvi. Në 1988, Gjon Pali II "çkishron" Imzot Lefebvre sepse nën pretextin se Monsinjori kundërshtonte dekretet e Konçilit II Vatikanit dhe ndryshimet e tjera mbaskonçiljare.

Në rradhë të parë nji heretik publik si Gjon Pali II, që ka msue herezi kundër Fésë Katolike, nuk mundet me kênë kurrë Papë. Për mâ tepër lexoni studimin "Demaskimi". Për rrjedhojë nji anti-pape nuk ka asnji fuqi kanonike (ligjore) me çkishrue. Pra Mgr Lefebvre nuk âsht kênë kurrë i çkishruem.

Së dyti, simbas deklaratave publike, Mgr Lefebvre ka pranue herezinë se Papa mundet me gabue, tuej konsiderue Gjonin XXIII, Palin VI, JPI dhe JPII si Pape. Për mâ tepër, tuej konsiderue kto persona si papë, ai i kundershtonte ato, tuej u sjellë kshtu n'mnyre shizmatike. E mira që ka prue Imzot Lefebvre âsht kênë vazhdimsija e meshtarisë katolike : meshtaret e SSPX, shoqnisë që ai formoi, janë meshtare të vërtetë që munden me çue Meshe, me dhânë zgjidhjen n'rrfim, etj. Vazhdimsija e meshtarise në Kishen konçiljare âsht ndërpré qysh në 1968, vit kur Pali VI nxori nji rit të ri invalid, për kishen e vet konçiljare, me shugurue meshtare e konsakrue ipeshkvij. Ai iu kundervue kshtu urdhnit të Piu XII i cili në 1947, me anen e Konstitucjonit apostolik t'pagabueshem "Sacramentum Ordinis" vendoste përfundimisht nji formule të vetme me shugurue dhe konsakrue në Kishen katolike.

Pra si e kam thânë mâ nalt, nuk jam lefebvrist, por thjesht katolik. Asnji katolik i vërtetë nuk pranon pozicionin doktrinal të Imzot Lefebvre.

3) Mbi çâshtjen e anti-semitizmit

    Kur dënoj çifutet, nuk i dënoj ata mbi bazen e rraces semite prej se ciles ata vijnë, sepse vetë apostujt dhe katoliket e pare kane kenë tânë çifutë. Pra nuk jam anti-semit. Un i dënoj ata, ashtu si Kisha Katolike, për mospranimin e Fése Katolike dhe persekucjonin që ata i kanë bâ dhe vazhdojnë me i bâ katolikve. Vetë Krishti Zot i ka denue çifutet; papet ne shekuj kane bâ të njâjten gjâ. Qé ktu poshte disa shembuj. Për mâ tepër ju drejtoj te studimi "Demaskimi".

« Prandaj ju deshmoni kunder jush se ju jeni femijet e atyre qe vrane profetet. Mbushni pra kupen e eterve tuaj. Ju, gjarperinj, rrace neperkash, si do t’i shpetoni denimit te Ferrit? Ja pra, une do t’ju dergoj profete, dietare dhe skribe e nga keta ju do t’i mbysni e kryqezoni, do t’i rrahni me kamxhike ne sinagogat tuaja dhe do t’i persekutoni nga njeri qytet ne tjetrin. Keshtu qe mbi ju te bjere gjaku i te gjithe te drejteve qe eshte derdhur ne bote, nga gjaku i Abelit te drejte e deri tek gjaku i Zakarise, birit te Barakise, te cilin e keni vrare mes tempullit dhe altarit. » (Mateu 23 :31 :35)

« Ata vrane Zotin Jezus dhe profetet dhe na kane persekutuar edhe neve; ata nuk i pelqejne Zotit dhe jane armiq te te gjithe njerezve; ata na ndalojne t’i predikojme kombeve jo-çifuteve ne menyre qe ata te mos shelbohen. » (1 Thesalonet 2 :15-16)

« Populli çifut, i cili dikur ishte ruajtesi i Fjales hyjnore dhe pjesemarresi i sekreteve qiellore, duke ia kaluar keshtu te gjithe popujve, u denua me vone per shkak te idolatrise se tij. Ne kulmin e perparimit, ai denoi me mosmirenjohje dhe pabesi Shelbuesin e tij me nje vdekje te padenje dhe te turpshme….Megjithe kete fakt te pamohueshem, devotshmeria e te krishtereve i lejoi çifutet te vendosen ne gjirin e tyre… » (Papa Shen Pius V, Bulla « Hebraeorum Gens », 26 Shkurtit 1569)

« Çifutet qe vazhdojne te mbajne ligjin [dhe fene e tyre judaike] do te mallkohen. » (Papa Eugjeni IV, Denziger 712)

« Çifutet jane te mallkuar; ata jane te shkeputur totalisht nga komunioni me Kishen Katolike dhe nga shkelqimi hyjnor. » (Papa Adriani I, Denzinger :168)

« Çifutet nuk jane vellezerit tane me te dashur. » (Papa Inoçenti III, leter drejtuar Kontit te Nevers, 1208)

« Çifutet e pafé nuk adhurojne Zotin e vetem te vertete. » (Summo Jugiter Studio, leter enciklike e Papes Gregori XVI, 27 maj 1832).

“Asnje post publik nuk do t’u jepet çifuteve, te cilet mund ta perdorin kete mundesi per te persekutuar te krishteret.” (Koncili III i Toledos, Kanoni XIV; M. Pinay, The Plot against the Church.”

“Çdo ipeshkev, meshtar ose laik qe ne te ardhmen mbeshtet çifutet kunder Fese se Krishtit, qofte nepermjet rryshfeteve apo favoreve, do te konsiderohet profan the blasfemues . Ai do te çkisherohet dhe nuk do te konsiderohet pjese e Mbreterise se Zotit, sepse eshte me se e drejte qe mbrojtesit e armiqve te Zotit tone te ndahen nga Trupi i Krishtit.” (Koncili IV i Toledos, Kanoni 58, perpiluar nga Jaun Tejada y Ramiro, faqe 305. Permbledhje e te gjitha kanoneve te te gjitha Koncileve te Kishes ne Spanje dhe ne Ameriken e Jugut, llusi II.; M. Pinay, The Plot against the Church).

Ju nuk ndigjoni n'media për kto gjâna, i dashtun zotni. Kjo âsht normale sepse edhe mediat janë në doren e çifutve.


miqsisht,

Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/