sabato, maggio 31, 2014

Nândshe lutjet në përgaditje të Festës së Rrëshajës (Ulja e SHPIRTIT-SHEJT) - dita e dytë






« O Virgjën MARI, Virgjën e lavdishme, e xanun pa mkat, Nâna e Zotit, Mbretnesha e engjëjve dhe e njerzve, dishiroj me nderue, nëpërmjet ksaj Nândsheje, tërhjekjen shêjte ku ju qëndruet s'bashkut me Apostujt, nandë ditë mbas Ngritjes së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT në Qiell e deri në Uljen e SHPIRTIT-SHEJT, me qëllim me përfitue mbrojtjen tuej të fuqishme për me u përgaditë për Festen e Rrëshajës, ditë kur Kisha Katolike celebron kujtimin e ksaj ngjarjeje të mrekullueshme dhe kërkon me zell që, si dikur edhe tash, SHPIRTI-SHEJT të ulet mbi t'Krishtênët, për me prodhue në shpirtat e tyne po të njêjtat mrekullina. 

« Ju lutem, më siguroni hirin për me ndie nevojen që kam për tana Dhuntitë e SHPIRTIT-SHEJT, hirin me I kërkue përditë, hirin me kênë i dêjë me I marrë nëpërmjet dlirtsisë dhe meditimit, hirin, s'fundmi, me marrë tansisht, në kyt ditë, dhe me ruejtë deri në vdekje, Dhuntitë e Shkencës, të Dijes, të Inteligjencës, të Devoçmënisë, të Kshillës dhe të Druejtjes së Zotit; dhuntitë e lutjes, të pendesës dhe të përputhjes më Vullnesen Hyjnore; dhuntitë e Fesë Katolike dhe të Dashtnisë perfekte për Zotin dhe t'afërmin, për dashtni për Zotin. 

« Ju lutem, boshatisni zemren teme të shkretë prej tana krijesave, në mnyrë që JEZUSI t'a mbushë, më bollek, me Shpirtin e Tij ngushllues. 

« Ju lutem, denjóni me lutë Birin tuej që t'më napin SHPIRTIN-SHEJT dhe që t'A shpërndajë në tanë boten, për me rinovue tana shpirtnat dhe për me i nalcue në rangun e kontemplacjonit dhe dishirës të t'mirave qiellore.

« O Virgjën MARI, që jeni gjithmonë e mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, i Cilli u ul në mnyrë të dukshme mbi jue dhe mbi Apostujt, 10 ditë mbas Ngritjes së JEZU-KRISHTIT në Qiell, ju lutem më siguroni hirin që edhe un t'jem i mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, diten e Rrëshajës, për me shpallë me guxim Fenë Katolike, për me kapërcye tana tundimet dhe për me veprue, tash e mbrapa, vetëm prej nxitjes së SHPIRTIT-SHEJT. » 

Mandej thuhen kto lutje, gjatë 9 ditve, tuej fillue prej ditës së sotme, 30 Maj 2014 : VENI CREATOR..., PATER NOSTER..., AVE MARIA..., GLORIA PATRI..., diten e Festës dhe gjatë Oktaves (8 ditve pasuese). » ["Livre d'or des âmes pieuses" (Libri i artë i shpirtnave t'devoçme), vjeti 1893, faqet 537-538]


VENI, Creator Spiritus


VENI, Creator Spiritus,
mentes tuorum visita,
imple superna gratia
quae tu creasti pectora.

Qui diceris Paraclitus,
altissimi donum Dei,
fons vivus, ignis, caritas,
et spiritalis unctio.

Tu, septiformis munere,
digitus paternae dexterae,
Tu rite promissum Patris,
sermone ditans guttura.

Accende lumen sensibus:
infunde amorem cordibus:
infirma nostri corporis
virtute firmans perpeti.

Hostem repellas longius,
pacemque dones protinus:
ductore sic te praevio
vitemus omne noxium.

Per te sciamus da Patrem,
noscamus atque Filium;
Teque utriusque Spiritum
credamus omni tempore.

Deo Patri sit gloria,
et Filio, qui a mortuis
surrexit, ac Paraclito,
in saeculorum saecula.
Amen.


PATER NOSTER

PATER NOSTER, qui es in caelis, sanctificetur nomen tuum. Adveniat regnum tuum. Fiat voluntas tua, sicut in caelo et in terra. Panem nostrum quotidianum da nobis hodie, et dimitte nobis debita nostra sicut et nos dimittimus debitoribus nostris. Et ne nos inducas in tentationem, sed libera nos a malo. Amen.

AVE MARIA

AVE MARIA, gratia plena, Dominus tecum. Benedicta tu in mulieribus, et benedictus fructus ventris tui, IESUS. Sancta MARIA, Mater Dei, ora pro nobis peccatoribus, nunc, et in hora mortis nostrae. Amen.

GLORIA PATRI

GLORIA PATRI, et FILIO, et SPIRITUI SANCTO. Sicut erat in principio, et nunc, et semper, et in saecula saeculorum. Amen.


Përveç lutjeve t'masipërme, po shtoj edhe disa meditime e lutje shêjte, të përgadituna prej etënve françeskaj të Kanadasë, të Provincës së Kebékut, të cillat munden me u krye gjatë ksaj Nândsheje shêjte, në përgaditje dhe pritje të Festës së Rrëshajës. 


Lutje e sh'Alfons-MARIA Liguorit, për me u rrecitue çdo ditë të Nândshes : 


Lutje për Diten e Dytë


« SHPIRT-SHEJT, Ngushllues hyjnor ! Ju adhuroj si Zotin tem të vërtetë, ashtû si ATIN Hyjnor dhe BIRIN Hyjnor. Ju bekoj, tuej u bashkue me bekimet që merrni prej engjëjve e serafínve. Ju ofroj zemren teme me tana ndjenjat e saja dhe ju falenderoj me gjithë shpirt për të tana mirsitë që keni përhapë dhe përhapni pa pushim në botë. Ju që jeni Krijuesi i tana dhuntive të mbinatyrshme dhe që keni mbushë me ndera të jashtzakonshme shpirtin e Shêjtes Nânës tenZot, Virgjinës MARI, po Ju lutem, me ardhë me m'pâ me hirin Tuej e dashtninë Tuej dhe me m'dhurue Dhuntinë e Devoçmënisë, në mnyrë që, në të ardhmen, t'mundem me Ju shërbye me nji zell mâ t'madh, në mnyrë që t'mundem me ndjekë me nji gadishmëni mâ vigjilente frymzimet Tueja shêjte dhe në mnyrë që të mundem me mbajtë me nji përpikmëní mâ të saktë Urdhnimet Tueja hyjnore. Ashtu kjoft. »



Meditim për Diten e Dytë

Mbi Dhuntinë e Devoçmënisë
(Vesi i kundërt me kyt dhuntí âsht smira)


« Devoçmënija âsht nji dhuntí e SHPIRTIT-SHEJT që na mbush me ndjenjë filjale ndaj Zotit dhe na ban me nderue Hyjin si At. 

«Dhuntija e Devoçmënisë âsht e kundërta e smirës. Kjo dhuntí prekë zêmren, e fisniknon, e zgjeron dhe e ban me shpërthye në akte dashtnijet për Zotin dhe të afërmin, kurse smira ngurtson zêmren, e degradon, e shtërngon, e ban të keqe dhe të mjerë. Si krymi n'drû, smira brén zêmren, e mbushë me tana t'kqijat dhe e zhdeshë prej tana t'mirave. Veset tjera luftojnë nji virtyt të veçantë, kurse smira i lufton të tana ato. Ashtu si aj zogu i natës që verbohet prej dritës, smirqari nuk mundet me durue rrezatimin e asnji virtyti, e asnji superjoriteti, e asnji avantazhi, e asnji afrimiteti që nuk i drejtohet atij.

« Për kyt arsye, smira quhet jo vetëm nji bishë e keqe por nji bishë shumë e keqe. Asht smira ajo që i hupi engjujt në Qiell; âsht smira ajo që i hupi prindët tonë të parë në Parrizin toksuer; âsht smira ajo që e bani Kaínin vllavrasës; âsht smira ajo që e shiti Jozefin, të birin e Patriarkut Jakob; âsht smira ajo që kryqzoi Birin e Zotit; Po t'dojshim me thanë tana t'zezat, helmimet, shpifjet, urrejtjet, padrejtsinat, ndamjet, aktet e egoizmit mizor, do t'ishte dashtë me citue gadi tana faqet e historisë së popujve dhe familjeve. Çlirimi i njerzimit prej ksaj plage i rezervohet mirsisë së Shpirtit të devoçmënisë, "sepse devoçmënija âsht e dobishme gjithkund dhe ka premtimet e jetës së tashme dhe asaj të ardhshme". ( I Tim., 4:8) [P. Nérée-M. Beaudet O.F.M., "Catéchisme du SAINT-ESPRIT", (Katekizmi i SHPIRTIT-SHEJT), vjeti 1944, faqet 98-99]

venerdì, maggio 30, 2014

Nândshe lutjet në përgaditje të Festës së Rrëshajës (Ulja e SHPIRTIT-SHEJT) - dita e parë





« O Virgjën MARI, Virgjën e lavdishme, e xanun pa mkat, Nâna e Zotit, Mbretnesha e engjëjve dhe e njerzve, dishiroj me nderue, nëpërmjet ksaj Nândsheje, tërhjekjen shêjte ku ju qëndruet s'bashkut me Apostujt, nandë ditë mbas Ngritjes së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT në Qiell e deri në Uljen e SHPIRTIT-SHEJT, me qëllim me përfitue mbrojtjen tuej të fuqishme për me u përgaditë për Festen e Rrëshajës, ditë kur Kisha Katolike celebron kujtimin e ksaj ngjarjeje të mrekullueshme dhe kërkon me zell që, si dikur edhe tash, SHPIRTI-SHEJT të ulet mbi t'Krishtênët, për me prodhue në shpirtat e tyne po të njêjtat mrekullina. 

« Ju lutem, më siguroni hirin për me ndie nevojen që kam për tana Dhuntitë e SHPIRTIT-SHEJT, hirin me I kërkue përditë, hirin me kênë i dêjë me I marrë nëpërmjet dlirtsisë dhe meditimit, hirin, s'fundmi, me marrë tansisht, në kyt ditë, dhe me ruejtë deri në vdekje, Dhuntitë e Shkencës, të Dijes, të Inteligjencës, të Devoçmënisë, të Kshillës dhe të Druejtjes së Zotit; dhuntitë e lutjes, të pendesës dhe të përputhjes më Vullnesen Hyjnore; dhuntitë e Fesë Katolike dhe të Dashtnisë perfekte për Zotin dhe t'afërmin, për dashtni për Zotin. 

« Ju lutem, boshatisni zemren teme të shkretë prej tana krijesave, në mnyrë që JEZUSI t'a mbushë, më bollek, me Shpirtin e Tij ngushllues. 

« Ju lutem, denjóni me lutë Birin tuej që t'më napin SHPIRTIN-SHEJT dhe që t'A shpërndajë në tanë boten, për me rinovue tana shpirtnat dhe për me i nalcue në rangun e kontemplacjonit dhe dishirës të t'mirave qiellore.

« O Virgjën MARI, që jeni gjithmonë e mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, i Cilli u ul në mnyrë të dukshme mbi jue dhe mbi Apostujt, 10 ditë mbas Ngritjes së JEZU-KRISHTIT në Qiell, ju lutem më siguroni hirin që edhe un t'jem i mbushun me SHPIRTIN-SHEJT, diten e Rrëshajës, për me shpallë me guxim Fenë Katolike, për me kapërcye tana tundimet dhe për me veprue, tash e mbrapa, vetëm prej nxitjes së SHPIRTIT-SHEJT. » 

Mandej thuhen kto lutje, gjatë 9 ditve, tuej fillue prej ditës së sotme, 30 Maj 2014 : VENI CREATOR..., PATER NOSTER..., AVE MARIA..., GLORIA PATRI..., diten e Festës dhe gjatë Oktaves (8 ditve pasuese). » ["Livre d'or des âmes pieuses" (Libri i artë i shpirtnave t'devoçme), vjeti 1893, faqet 537-538]


VENI, Creator Spiritus


VENI, Creator Spiritus,
mentes tuorum visita,
imple superna gratia
quae tu creasti pectora.

Qui diceris Paraclitus,
altissimi donum Dei,
fons vivus, ignis, caritas,
et spiritalis unctio.

Tu, septiformis munere,
digitus paternae dexterae,
Tu rite promissum Patris,
sermone ditans guttura.

Accende lumen sensibus:
infunde amorem cordibus:
infirma nostri corporis
virtute firmans perpeti.

Hostem repellas longius,
pacemque dones protinus:
ductore sic te praevio
vitemus omne noxium.

Per te sciamus da Patrem,
noscamus atque Filium;
Teque utriusque Spiritum
credamus omni tempore.

Deo Patri sit gloria,
et Filio, qui a mortuis
surrexit, ac Paraclito,
in saeculorum saecula.
Amen.


PATER NOSTER

PATER NOSTER, qui es in caelis, sanctificetur nomen tuum. Adveniat regnum tuum. Fiat voluntas tua, sicut in caelo et in terra. Panem nostrum quotidianum da nobis hodie, et dimitte nobis debita nostra sicut et nos dimittimus debitoribus nostris. Et ne nos inducas in tentationem, sed libera nos a malo. Amen.

AVE MARIA

AVE MARIA, gratia plena, Dominus tecum. Benedicta tu in mulieribus, et benedictus fructus ventris tui, IESUS. Sancta MARIA, Mater Dei, ora pro nobis peccatoribus, nunc, et in hora mortis nostrae. Amen.

GLORIA PATRI

GLORIA PATRI, et FILIO, et SPIRITUI SANCTO. Sicut erat in principio, et nunc, et semper, et in saecula saeculorum. Amen.


Përveç lutjeve t'masipërme, po shtoj edhe disa meditime e lutje shêjte, të përgadituna prej etënve françeskaj të Kanadasë, të Provincës së Kebékut, të cillat munden me u krye gjatë ksaj Nândsheje shêjte, në përgaditje dhe pritje të Festës së Rrëshajës. 


Lutje e sh'Alfons-MARIA Liguorit, për me u rrecitue çdo ditë të Nândshes : 


Lutje për Diten e Parë


« SHPIRT-SHEJT, Ngushllues hyjnor ! Ju adhuroj si Zotin tem të vërtetë, ashtû si ATIN Hyjnor dhe BIRIN Hyjnor. Ju bekoj, tuej u bashkue me bekimet që merrni prej engjëjve e serafínve. Ju ofroj zemren teme me tana ndjenjat e saja dhe ju falenderoj me gjithë shpirt për të tana mirsitë që keni përhapë dhe përhapni pa pushim në botë. Ju që jeni Krijuesi i tana dhuntive të mbinatyrshme dhe që keni mbushë me ndera të jashtzakonshme shpirtin e Shêjtes Nânës tenZot, Virgjinës MARI, po Ju lutem, me ardhë me m'pâ me hirin Tuej e dashtninë Tuej dhe me m'dhurue Dhuntinë e Druejtjes Tuej shêjte, në mnyrë që kjo Dhuntí të më frênojë, për mos me râ mâ kurrë në gabimet e mija të kalueme, për të cillat ju kërkoj mija e mija herë të falun. Ashtu kjoft. »



Meditim për Diten e Parë

Mbi Dhuntinë e Druejtjes shêjte
(Vesi i kundërt me kyt dhuntí âsht krenarija)


« Druejtja âsht nji dhuntí e SHPIRTIT-SHEJT që na ban me druejt Zotin, me nji druejtje atnore, dhe me u largue prej mkatit sepse Zoti urren mkatin. 

« Druejtja e Zotit, thotë Mbreti shêjt Davidi, âsht fillimi i Dijes. Druejtja e Zotit, shton i Dijshmi, âsht lavdija e vërtetë dhe nji arsye e drejtë për me u lavdue; ajo âsht nji burim gzimit dhe kunorë gazmendit; druejtja e Zotit ka me gzue zemren, ka me dhanë ngazllimin  dhe nji jetë të gjatë. Ai që druen Zotin ka me kênë i lumtun në fundin e jetës dhe ka me kênë i bekuem në diten e deks' tij, sepse druejtja e Zotit largon mkatin dhe nep tansinë e paqes dhe frytet e shelbimit. (Eccl. 1)

« Shtatë Dhuntitë e SHPIRTIT-SHEJT janë të kundërta me shtatë mkatet kapitale. 

« Dhuntija e Druejtjes âsht e kundërta e mkatit të krenarisë. Për krenàrin, pra për nji njíri që nuk ka mâ druejtjen e Zotit, që nuk ka mâ nji lutje serioze, që nuk ka mâ nji vigjilancë të rreptë dhe të vazhdueshme, që nuk kërkon e nuk pranon kshilla, i mbushun me vetvedi, aj din gjithshka, aj ka pâ gjithshka dhe nuk ka nevojë për asgja; aj âsht gjithmonë aj; mendjemadh, i premë, kryenaltë, zvarritës para të fortit, despot para të dobtit, egoist, ngatrrestar, i urryem prej tanve dhe i pandreqshëm, aj bahet viktima e gjallë e ksaj të vërtete : krenarija âsht deformimi mâ radikal i natyrës njerzore, "sepse aj që ven besimin e vet në mendimet e veta, thotë SHPIRTI-SHEJT, vepron si nji i pafé." (Proverbat 12:2)

« Ky deformim çon në shpërbamjen e tana të mirave shoqnore dhe lind fenë e përbuzjes. Ndjeksi i ksaj féje satanike përbuz gjithshka : Zotin, Urdhnimet e Tija, Premtimet e Tija dhe kërcënimet e Tija; aj përbuz Kishen Katolike, fjalen e saj, të drejtat e saja dhe meshtarët e saj; aj përbuz prindët, autoritetin e tyne, butsinë e tyne dhe flokët e tyne t'bardha; aj përbuz shpirtin, trupin dhe tana krijesat; aj përdor dhe abuzon jeten, sikur me kênë pronar i saj e pronar i pandërgjegjshëm, "sepse i keqi, kur të zdrypin në fundin e greminës të mkateve të tija, përbuz gjithshka, por turpi dhe poshtërsija i shkojnë mbrapa." (Proverbat 18:3) » [P. Nérée-M. Beaudet O.F.M., "Catéchisme du SAINT-ESPRIT", (Katekizmi i SHPIRTIT-SHEJT), vjeti 1944, faqet 96-98]