lunedì, ottobre 28, 2019

PAX CHRISTI IN REGNO CHRISTI - PAQA E KRISHTIT NE MBRETNINE E KRISHTIT






- sintezë -

Përgaditi Zef Helmica


Regnum tuum regnum omnium seculorum; et dominatio tua a generatione in generationem. (Psal. CXLIV, 13)

Mbretníja Juej, ô KRISHT Zot, përfshínë tana shekujt ; ajo shtríhet prej nji brezníje në tjetrën. (Psalmi 144, 13)



          Të Díelën e fundit të Tetorit, Kisha Katolike kremton Festen e madhe të KRISHTIT Mbret, Festë e cila rradhitet kah fundi i Vjètit Liturgjik, për me kunorzúe të tâna mistéret nëpërmjet të cílave JEZUSI ka vendosë përvujtnisht fuqinë e Tij mbretnóre në mbarë universin. Papa Piu XI, në Inciklikun e tij "Quas Primas" të 11 Dhetuerit 1925, tuej shtue Festen e KRISHTIT Mbret në Kalendarin Liturgjik, i kujton botës se laicízmi âsht anmiku kryesor i të drejtave të KRISHTIT Zot mbi njerzit dhe popujt. Kjo herezí moderne refuzon me njoftë autoritetin suprem të JEZUSIT mbi shoqnínë njerzuere, e cila e organizon jeten e saj individuale dhe sociale sikurse Zoti mos t'egzistonte. Papa komenton se njêna prej pasójave shkatërruese të ksaj indiferéncet fetare, që çon në apostazí t'përgjithshme, âsht hupja dhe shkatërrimi i vetë ksaj shoqníjet laike, e cila zëvendson dashtnínë për Zotin dhe t'afërmin me frytetet e saja t'hídhuna : krenínë dhe egoízmin.

Papa shpjegon se në themelimin e Festës së KRISHTIT Mbret âsht nxitë edhe prej faktit të trishtueshëm të mosleximit të mesazheve papale prej popullit kristjan. Krijimi i ksaj Feste synon me i kujtue botës së krishtênë dhe mbarë njerzimit Doktrinën socjale mija-vjeçare të Kishes Katolike mbi KRISHTIN Mbret dhe me i nxitë besimtarët katolikë, me shêmbullin dhe veprat e tyne, me rivendosë edhe njiherë n'shoqní Mbretnínë socjale të JEZU-KRISHTIT, ashtu si dikur kur kjo Mbretní kje realitet për shekuj me rallë, misjon që Papa e quen detyrën e tânë katolikve për zhdukjen njiherë e përgjithmonë të murtajës së laicízmit.

Laicízmi, që nuk njef e nuk toleron që KRISHTI Mbret të mbretnojë në shoqní, prodhon xhelozínë mes individëve, urrejtjen mes klasave shoqnuere dhe rivalitetin e egër mes kombeve, pasoja kto që çojnë në tragjedí vllavrasëse, lufta civile dhe gjenocide e diskreminime të pashmangshme.

Për aq kohë sa njerzimi nuk ka me njoftë KRISHTIN Mbret jo vetëm në jeten private por as edhe në jeten politiko-shoqnuere, vazhdon Papa, nuk ka me egzistue kurrë nji paqe e qëndrueshme mes vendeve. Situata e sotme ndërkombtare, ku n'asnji vend KRISHTI Mbret nuk njifet mâ në rang qeverish apo shtetesh dhe rritja e përditshme e dhunës, e terrorit, e kontrabandës, e padrejtsive, e vorfnisë, e imoralitetit, e krizës shoqnuere e financiare, e propagandës mashtruese të mediave të kontrollueme, e falimentímeve nacionale dhe e kontrollit të masave prej sinagogës talmudike apostate, kryesisht me anen e judeo-masonerisë dhe shoqnive të tjera sekrete të pjelluna prej saj, janë treguesa të kjartë të pasojave rrënuese të laicízmit sundues.

Papa Piu XI shton se njerzit duhen me kërkue dhe kanë me gjetë Paqen e vërtetë të KRISHTIT në Mbretnínë e KRISHTIT : Pax Christi in Regno Christi, devizë që e ka shoqnue kyt Papë g'jatë tânë Pontifikatit të tij, dhe s'fundit ia ka zbukurue edhe monumentin e tij të përmortshëm, mbi të cilin vizitorët munden me lexue edhe sod parrúllen shêjte : Pax Christi in Regno Christi : Paqa e KRISHTIT në Mbretnënë e KRISHTIT.

Propaganda moderniste antikatolike e kishës postkonçiljare të Vatikanit II dënon dhe lufton Doktrínën Socjale t'KRISHTIT Mbret, Doktrinë shejte e Kishës Katolike Romake e cila gjithmonë ka apostullue rivendosjen apo restaurimin publik e zyrtar në shoqni e sidomos në legjislacjonin e kombeve të Unjillit Shejt dhe të Traditës Shejte Katolike, ashtu siç ka mbretnue historikisht jo vetëm gjatë gjithë Mesjetës së Artë por edhe deri në vitet e para mbas luftës së II botnore judeo-masonike, luftna kriminele t’organizueme qëllimisht për me ndâ Kishen prej shtetit, për me laicizue dhe kësisoj shkatrrue në shoqni e kombe Mbretninë e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. A nuk ishin etnit satanik të bijve të soçëm vrasës talmudik që çirreshin me urrejtje e përbuzje djallzuere para Pilatit frikacak të Premten e Madhe : Nuk dona që të mbretnojë mbi ne... Na kena mbret vetëm Çezarin... Gjaku i Tij raftë me ne e mbi fmijtë tanë ...  Dhe njashtu si e kërkuen, njashtu u erdh : Çezarët, e ndër tà Titi e Vespazjani, jo vetëm që u shkatrruen Tempullin dhe i masakruen me milona, - vetëm rrethimi i Jeruzalemit shkaktoi afro 3 milion të vramë -, e nji pjesë të madhe i kryqzuen, saqë nuk kishte ma druj me i varë në kryqe, e pjesen që mbet e shiten skllevën ma lirë se bagtija... Talmudistat satanikë kanë andrrue e punue të mshehun si gjarpni gjithmonë për hakmarrje dhe çfarosjen e t’Krishtenve, tuej u përpjekë me zhdukë edhe vetë emnin e KRISHTENE me tana metodat e mundshme, kryesisht me dinakni e komplote tinzare ; kto plane vrasëse janë të shkrueme kjart në vetë talmudin e tyne satanik  ... Por dyert e ferrit përpiqen kot se nuk kanë me mujtë kurrë me triumfue kundër Kishës dhe Mbretnisë së Zotit tonë KRISHTIT MBRET ; ata munden me ba dame, siç na kanë bâ shumë kto shekuj të fundit, por asht i pashmangshëm Restaurimi publik i afërt i Mbretnisë së JEZU-KRISHTIT në qeveri e kombe, para ardhjes së antiKrishtit, ashtu siç asht e profetizueme, tuej fillue me Rusinë (Paqa e Fatimas) e mandej Francen e n'vijim n'boten mbarë, simbas projektit profetik Restaurare omnia in CHRISTO - me restaurue gjithçka në JEZU-KRISHTIN, të njenit prej Papve ma të mëdhaj të kohve moderne, Papës antimodernist shën Piut X. Në fakt, pasardhsi shejt i shën Piut X, Papa Piu XI, me vendosjen në kalendarin liturgjik të Festës së KRISHTIT MBRET, të Dielen e fundit të Tetorit, ka veprue me nji largpamsi profetike të admirueshme. Kalendari liturgjik Romak mbaron në fundin e Nandorit, dhe pikërisht në fundin e Nandorit kisha moderniste filo-talmdike e Vatikanit II ka vue nji festë në përkujtim të Krishtit Mbret, që simbolizon ardhjen e JEZU-KRISHTIT Mbret në fundin e botës, e që nënkupton hedhjen poshtë të Mbretnisë së JEZU-KRISHTIT në botë, doktrinë kjo heretike e blasfemuese. Por Papa Piu XI tuej vue Festen e KRISHTIT MBRET në Dielen e fundit të Tetorit, profetizon realizimin e Mbretnisë së JEZU-KRISHTIT në shoqni e kombe, para fundit të botës, që korrespondon me profecitë që shpallin restaurimin e Mbretnisë së JEZU-KRISHTIT në botën mbarë, pak kohë para fundit të botës.         

Nji pjesë e madhe e Katolikve ose e kanë harrue ose nuk e dijnë rândsínë kapitale të rivendosjes n'shoqní t'ksaj Mbretníje shêjte të JEZU-KRISHTIT, e cila do t’i napë fund tiranísë mbi kombe të pushtetit të djallit dhe të lakejve të tij masonikë e mondialistë ; prandej edhe kto forca të territ, tuej e dijtë mirë  se nuk kanë ma shumë kohë, po përpiqen ethshëm me bâ sa ma shumë dam e me iu imponue popujve urdhnin e tyne shekullar djallzuer, novus ordo seclorum, i cili asht thelbsisht antikatolik e despotik.

Shumë prej Katolikve t'pagzuem bâhen sod, dashje pa dashje, prej injorancës e verbnisë shpirtnore, altoparlanta të propagandës filo-talmudike të kishës moderniste postkonçiljare të Vatikanit II, e cila e quen t'pamujtun për kohët tona vendosjen e Mbretnísë së KRISHTIT Zot në shoqní, a thue se egzistenca e ksaj Mbretníje n'shekujt e kaluem, n'rrethana historike e socjale nga mâ t'ndryshmet, kjé veç nji legjendë dhe jo nji fakt historik i përjetuem prej sa e sa brezash.


Mohimi i Doktrinës socjale të KRISHTIT Zot mohon vetë Shkrimet Shêjte, përbuz vetë Fjalën hyjnore që ka kërkue e kërkon, me anen e organit të saj mbi tokë, Kishës Katolike, vendosjen universale të Mbretnísë së JEZU-KRISHTIT, n'rangun shpritnuer dhe n'até shekullar, për mâ t'madhen lavdí t'Zotit dhe shelbimin e shpírtnavet. Tuej u mohue KRISHTI Mbret aktualisht mohóhet vetë Lutja "ATI Ynë" (Pater Noster), ku kërkohet publikisht ardhja e Mbretnís hyjnore të JEZU-KRISHTIT mbi tokë :

"Ardhtë Mbretníja Juej, u baftë Vullnesa Juej, si n'Qiell ashtû edhe mbi tokë".

Ardhja e ksaj Mbretníje nuk âsht vetëm për fundin e botës, si propagandon gabimisht kjo kishë moderniste, por për çdo kohë, sod e përgjithmonë, ashtû si ka msue dhe veprue konkretisht Kisha Katolike ndër shekuj për vendosjen dhe përhapjen e Mbretnísë së KRISHTIT Zot në botë.

"Ktû mbi tokë Mbretníja e Tij (e JÉZUSIT) âsht edhe tash e pranishme, si mister ; por me ardhjen e KRISHTIT [në fundin e botës], ajo ka me mbërrítë perfekcjonin." (Prej dekretit të pseudo-konçilit II të Vatikanit "Gaudium et Spes")

Mbretníja e KRISHTIT n'tokë nuk âsht si mister, siç gabon prap kisha moderniste e Vatikanit II, por n'mnyrë konkrete dhe reale, si âsht kênë për mija vjet mâ parë dhe si duhet me kênë edhe sod e përgjithmonë.

"Mbretníja e KRISHTIT Mbret përfshin jo vetëm kombet katolike, jo vetëm personat e pagzuem,... t'cilët kanë râ n'gabime, ose janë ndâ prej Kishës Katolike prej shizmes, por edhe ata që janë jashtë Fesë Katolike ; kshtû pra, i tânë njerzimi âsht nën fuqinë e JEZU-KRISHTIT." (Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Annum Sacrum", 25 Maj 1899)

Ata që i shmangen ksaj fuqie hyjnore mbesin prapseprap subjekte të Mbretit të mbretënve dhe Krijuesit të universit dhe do t'i nënshtrohen Atij, n'kjoft se jo prej dashtnisë si t'lumët në Parriz, atherë prej gjykimit hakmarrës hyjnor si t'mallkuem në Ferr.

« Asht dogmë feje se JEZU-KRISHTI nuk iu dha njerzimit vetëm si Shelbues por edhe si ligjdhanës, të Cilit e kena për detyrim me iu bindë..., dhe ata që i mbajnë Ligjet e KRISHTIT shpallin dashtninë e tyne për Mjeshtrin Hyjnor dhe Shelbuesi u premton se ata kanë me ndejë në dashtninë e Tij...; ''ATI i ka lanë çdo gjykim Birit'' (sh'Gjoni 5, 22), dhe në kyt fuqi përfshihet e drejta me shpërblye dhe me dënue të tanë njerzit, sepse kjo e drejte asht e pandashme prej asaj gjykuese. Fuqia ekzekutuese gjithashtu i takon KRISHTIT sepse të tanë duhen me iu bindë Urdhnimeve të Tija hyjnore dhe kërkush nuk mundet me i pshtue...» (Papa Piu XI, Letra inciklike "Quas Primas", 11 Dhetuer 1925)

« Et ideo, quia coerceri nolunt per spiritualem potestatem Ecclesiae, iustum est ut potestate temporali coerceantur. » (Sanctus Tomas Aquinas, "Summa Theologica", IIª-IIae q. 39 a. 4 co.)

« Për rrjedhojë, ata që nuk i binden pushtetit shpirtnuer të Kishes Katolike âsht e drejtë të dënohen prej pushtetit civil." (Sh'Tomë Akuini, "Përmbledhja teologjike", Volumi II-II, Pvetja 39, artikulli 4)

Vetë historija hebraike dishmon se çifutët apostatë që nuk njohën Zotin tonë JEZU-KRISHTIN si Mesinë e shumëpritun dhe Mbretin e universit u dënuen rreptsisht e vazhdojnë me vuejtë për krimin e tyne deicid, dhe, ashtu si kërkuen vetë para Pilatit, Gjaku tejet shejt i t'Pafajshmit râ me t'vërtetë mbi krenat e tyne si hakmarrje e drejtë hyjnore. Nji shfaqje të ngjashme shohim ma vonë në Perandorinë Bizantine, shefat e të cilës nuk pranuen me iu nënshtrue Vikerit legjitim të KRISHTIT Mbret mbi tokë ; e n'kohet tona moderne, si rezultat i mohimit të KRISHTIT Mbret në qeverí, në shtete e në familje, anmiqtë e tanë njerzimit (I Thesalonve 2, 15) po shpërbajnë, varfnojnë e skllavnojnë përherë e ma shumë kombet apostate, me anen e sistemit të tyne grabitqar financiar, me anen e politikanve të tyne kukulla dhe nëpërmjet hegjemonisë dhe kërcënimit ushtarak prendimor, vegël servile e elitës botnore judeo-masonike.

Përsa kohë që njerzimi nuk ka me pranue e njoftë publikisht Mbretninë e JEZU-KRISHTIT, prej nji dënimi të drejtë hynuer, aj ka me u dergjë nën tiraninë e djallit dhe të sherbtorve të tij, drejtue prej sinagogës së mallkueme judeo-masonike.

Në 1861, Shejtnija e Tij, Papa Piu IX në nji takim me ipeshkvijtë e Galicisë shprehej :

« Konçilet e Kishës Katolike u kanë tregue t’Krishtenve nji formë sjelljeje shumë të kjartë. Ata ndodhen n'situaten aktuale sepse nuk i janë bindë Kishës.

« Katolikë ! Pse nuk i zbatoni kto ligje ? Po ti zbatójshit, çifutët nuk do të ishin mâ nji rrezik. N'kjoft se gjindeni nën sundimin e tyne, ky âsht faji juej dhe kjo ndodh si dënim i mosbindjes tuej. »

« Vet
ëm atherë kur njerzit do të njohin KRISHTIN Mbret, jo vetëm në jeten private por edhe në jeten publike, shoqënija, me s'fundit, do të marrë prej Zotit bekimet e mëdha të lirisë së vërtetë, të rregullit, të paqes dhe harmonisë ». (Papa Piu XI, letra inciklike Quas Primas, 11 Dhetuer 1925)


Mbretníja e KRISHTIT Zot e profetizúeme në Librat Shêjte


            Shumë gabojnë, prej injorancet apo ligsíjet, kur mendojnë se fjalët e Papës Piut XI kanë pasë vlera dhe kânë kênë të vlefshme vetëm për kohen e tij, por se n'kohen e sotme t'shkencës, të përparimit modern dhe të integrimit botnuer nuk ka mâ vênd për Mbretnínë socjale të KRISHTIT Zot, doktrinë e cila âsht msue gjithmonë prej Kishes Katolike në shekuj. Simbas kësaj Doktrinet shêjte, katolikët duhen me kërkue me vendosë Mbretnínë e JÉZUSIT në familje, në shoqní dhe në të tâna aspektet e jetës politiko-shoqnuere, kombtare dhe ndërkombtare. Ashtu si urdhnónte Papa Piu XI, Kisha Katolike gjithmonë ka msue dhe mson se KRISHTI Mbret duhet me mbretnue jo vetëm në zemrat dhe familjet e besimtarve por edhe publikisht në shkolla, në universitete, në spitale, në institucione qeveritaro-parlamentare, në mbretní, në republika, pra gjithkund e gjithmonë.

« Doktrína e Fèsë Katolike, e cila âsht e zbulueme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzóre për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besúeme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i dogmave shêjte katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtú si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë t'vërtetës. » (Konçíli i Vatikanit, Konstitucjoni Dei Filius, Kapitulli IV, 1870)

« N'kjóftë se ndonjí persónë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit' shkéncave, msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persónë kjóftë mallkue. » (Konçíli i Vatikanit, Kapitulli 4, Kanoni 3, 1870)

Mbretníja sociale e JEZU-KRISHTIT âsht e vetmja mnyrë për shoqnínë njerzóre me mbrritë pâqen, dashtnínë, harmonínë dhe lirínë e vërtetë.

« Vetëm athèrë kur njerzit kanë me njoftë KRISHTIN Mbret, jo vetëm në jeten private por edhe në jeten publike, shoqnija, mâ s'fundiT, ka me marrë prej Zotit bekimet e mëdhaja të lirisë së vërtetë, të rregullit, të paqes dhe të harmonisë. » (Papa Piu XI, Letra Inciklike "Quas Primas", 11 Dhetuer 1925)

Até që Kisha Katolike mson mbi Doktrinën e KRISHTIT Mbret, vetë Shkrimet Shêjte i bâjnë jehónë tash míja vjet.

Në librat e Beslídhjes s'Vjetër gjinden profecí t'shúmta që parashikójnë àrdhjen e Mbretnís së përjetshme të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. T'i përmêndim disa prej tyne :

Aj (Mbreti JEZUS) ka me dalë prej [shpisë së] Jakobit për me mbretnue (Numrat 24, 19) ; Aj âsht dërgue prej Atit si Mbret mbi Sionin [Izraelin], malin e tij të shëjtë, dhe ka me pasë Gjentílët (popujt jo-çifut) si trashigimí [qytetarë të Mbretnísë] dhe vendet mâ të largta të botës si pjesë të sundimit të Tij (Psalmi II). Në hymnin e martesës, ku Mbreti i ardhshëm i Izraelit përshndétet si Monarku mâ i pasun dhe i fuqishëm, lexojmë : "Froni i juej, o Zot, âsht për jetë të jetëve, dhe skeptri i mbretnís' Tuej âsht nji skeptër drejtsíjet." (Psalmi XLIV) Në nji vênd tjetër profetizohet se Mbretníja e KRISHTIT Zot nuk ka me pasë kufí dhe se ajo ka me u pasunúe me paqe e drejtsí :

« Në ditët e tija, drejtsía ka me lulzue n'nji bollëk pâqet... Dhe Aj ka me sundue prej nji deti në tjetrin... deri në fundin e botës. » (Psalmi LXXI)

Mbretnía juej, ô KRISHT Zot, përfshín të tâna shekujt ; ajo shtríhet prej nji brezníje në tjetrën. (Psalmi 144:13)

Gjithashtu edhe dishmíja e profètve të Beslidhjes së Vjetër nuk ka mungue me profetizue shekuj mâ parë sundimin e përjetshëm të KRISHTIT Mbret. Qé si shprehet Izaíja, nji prej profetve mâ të njoftun të Izraelit :

« Nji fmí ka lindë për né, nji bir na âsht dhurue, mbi shpatullat e t'cilit peshon qeverísja. Emni i Tij ka me kênë i Mrekullúeshmi, Këshilltari, Zoti i gjithpushtetshëm, Ati i botës' ardhshme, Princi i Paqes. Mbretníja e Tij ka me u shumue dhe paqa nuk ka me mbarue kurrë. Aj ka me u ulë mbi fronin e Davidit dhe mbi Mbretnínë e Tij për me e vendosë dhe forcue me gjykim dhe drejtsí tash e përgjithmonë. » (Profeti Izaíja. IX, 6-7)  Të tânë mbrètnit kanë me E [Mesínë, JEZUS-in] adhurue dhe të tâna kombet kanë me Iu bindë. (Psalmi LXXI, 11) Të tâna popujt, fiset dhe gjuhët kanë me E shërbye. Fuqia e Tij âsht nji fuqí e përjètshme... dhe Mbretníja e Tij nuk ka me u shkatrrue. (Profeti Danjel 7, 13-14)

Në kapitullin e dytë të Librit të profetit Danjel lexojmë nji episod t'bukur ku Danjeli shpjegon ândrren e Mbretit të Babilonísë, Nabukodonosór, dhe profetizon ardhjen dhe zhdukjen e katër mbretníve mâ t'njoftuna pagane para Krishtënimit : Mbretnísë asirjano-babilonase, Mbretnísë medjano-persjane, Mbretnísë rreke dhe Mbretnísë  romake. Któ mbretní përfaqsojnë mbretnítë e satanit (djallit) ku mbretnote paganizmi dhe adhurimi i idhujve. S'mbramit, profeti Danjel profetizon ardhjen e Mbretnísë së KRISHTIT Zot, pa ndihmë njerzuere, Mbretní që ka me i bâ pluhun tâna kto mbretní pagane të djallit dhe nuk ka me u zhdukë kurrë por ka me qëndrue përjetsisht. (Profeti Danjeli 2, 28-48)

T'lexojmë gjthashtu profecinë e mrekullueshme të Profetit Daniel, që ka jetue rreth 600 vjet para KRISHTIT, profeci që âsht nji argument i fuqishëm n'mbrojtje të Kishës shêjte Katolike jo vetëm kundër judaizmit modern apostat por edhe kundër islamit pagan dhe sekteve të tjera fallse e djallzore, që mohojnë hyjninë e JEZU-KRISHTIT Mbret. Kjo profeci, s'bashkut me profecitë dhe librat e tjerët të Testamentit të Vjetër, u shpërndâ disa shekuj para ardhjes së KRISHTIT, në vendet joçifute në tânë botën, në sajë të Septantes, versionit grek të Librave shêjte të Beslidhjes së Vjetër, e njoftun prej botës joçifute afro 300 vjet para Ardhjes së Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Ashtu si shkruhet në Shkrimet-Shêjte, kyt profeci Danjeli e mori prej vetë Zotit me ndërmjetsí të Arkengjëllit Gabriel :

« Zoti ka shkurtue dhe ka fiksue kohen në shtatëdhetë javë në favor të popullit tand dhe qytetit tand shêjt në mnyrë që krimet e tija të shlyhen, që mkati të marrë fund, që padrejtsija të zhduket, që drejtsija e përjetshme të vijë mbi tokë, që vizjonet dhe profecitë të përmbushen dhe që Shêjti i shêjtënve të vojóset.

« Díje pra dhe kíje parasysh : Koha prej dhânjes së urdhnit për rindërtimin e Jeruzalemit dhe deri te ardhja e KRISHTIT Mbret ka me kênë shtatë javë dhe gjashtëdhetë e dy javë; sheshet dhe muret kanë me u rindërtue në kohna t'vështira dhe me ankth. Mbas gjashtëdhetë e dy javëve KRISHTIN kanë me e vrâ dhe populli që ka me e mohue nuk ka me kênë mâ populli i Tij. Nji popull me shefin e tij ka me ardhë dhe ka me shkatërrue qytetin dhe shênjtoren [tempullin e Jeruzalemit] me nji rrënim të plotë; e t'lànunit e saj shkret ka me ndodhë mbas përfundimit të luftës, ashtû si âsht profetizue. KRISHTI ka me konfirmue aleancen e Tij me nji numër të madh g'jatë nji javet dhe në mes të javes viktimat dhe sakrificat kanë me u ndalë. Neverija e shkretimit ka me kênë në tempull dhe të lànunit e tij shkret ka me zgjatë deri në mbarim e deri në fund [të botës]. » (Profeti Danjel 9, 24-27)

Simbas interpretuesve të aprovuem të Shkrimeve Shejte, përfshi ktû Doktorin Joseph Franz von Allioli, komentet biblike të t'cillit janë aprovue prej Selisë Shêjtë, në textin biblik t'mâsipërm Arkengjëlli Gabriel i zbulon, prej Zotit, profetit Danjel profecinë e ardhjes së Mesisë, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Javët nuk konsiderohen si javë normale por si javë vitesh ashtû si shpjegohet në Librat e Numrave (14:34) dhe në Librin e Profetit Ezekjel (4:6), ku nji ditë numërohet si nji vit. Pra 70 javë bajnë 490 vjet. Ky âsht edhe mendimi unanim i interpretuesve të lashtë si Klementi i Aleksandrisë, Tertuljani, Euzebi, sh'Cirili i Jeruzalemit, etj. dhe i pjesës mâ të madhe të interpretuesve modern dhe kontemporan. Ky lloj numrimit përmêndet edhe te Libri i Levitëve (25:8). Shêjti i shêjtënve i atribohet vetëm Mesisë që âsht Zot (Profeti Izaïja 9:6). Vojósja âsht konsakrimi për misjonin shëlbyes nëpërmjet dhânjes të të gjitha Dhuntíve të SHPIRTIT SHEJT që ndodhen në Hyjninë e Tij (Idem 11, 1 e vazhdim) dhe fillimi praktik i apostullimit kur KRISHTI filloi me predikue.

Në Bibël flitet vetëm për 4 urdhna të mbretënve persjanë në lidhje me Jeruzalemin. I pari âsht aj i Cyrus-it që flet vetëm për rindërtimin e Tempullit, pa bâ fjalë për qytetin (1 Esdr. 1). I dyti âsht aj i Darius-it, birit të Hystaspit, që vetëm konfirmon urdhnin e Cyrus-it (1 Esdr. 5). I treti âsht i Artaxerxès-Longuemain, që daton prej vitit t'shtatë të mbretnisë së tij dhe që iu dha Esdras-it (1 Esdr. 7). Urdhni i katërt âsht po i Artaxerxès-it që iu dha Nehemisë në vitin e njizetë të mbretsnisë së tij dhe ban fjalë për rindërtimin e mureve të Jeruzalemit (2 Esdr. 2:1). Asnji prej tre urdhnave të para nuk flet për rimbkâmjen e Jeruzalemit por vetëm urdhni i katërt, llogaritja e të cilit simbas fjalve të profecisë mbi ardhjen e Mesisë korrespondon në mnyrë perfekte me të tana ngjarjet historike, e veçânarisht me Jeten dhe Vdekjen e JEZU-KRISHTIT.

Shtatëdhetë javet (70x7=490 vjet) që fillojnë në vitin e 20-të të mbretnisë së Artaxerxès-it dhe mbarojnë me braktisjen hyjnore të popullit çifut, ndahen prej Arkêngjellit Gabriel në tre pjesë : 7 javë (49 vjet), 62 javë (434 vjet) dhe 1 javë (7 vjet). Shtatë javët e para ose 49 vjet fillojnë prej vjetit të 20-të mbretnisë së Artaxerxès-it, në vjetin 455 para KRISHTIT, dhe mbarojnë me rikonstruksjonin e plotë të Tempullit. 62 javët e dyta (434 vjet) fillojnë prej rindërtimit të tempullit deri në Pagzimin e KRISHTIT prej sh'Gjon Pagzorit në lumin e Jordanit. Pra simbas profecisë, prej fillimit të 70 javëshit dhe Pagzimit të KRISHTIT janë 483 vjet.  Evangjelisti sh'Lukë rrëfen se Pagzimi i KRISHTIT ndodhi  në vjetin e 15-të Mbretnisë së perandorit romak Tiberius, që bjen në 782 vjetorin e krijimit të qytetit të Romës, kurse vjeti i 20-të i mbretnisë së Artaxerxès-it korrespondon 299 vjet mbas krijimit të qytetit të Romës. Diferenca midis ktyre dy ngjarjeve âsht 483 vjet, po aq sa e profecisë.

Mbas Pagzimit KRISHTI ZOT ka unjillzue afro 3 vjet e gjysë, që korrespondon egzaktsisht me mesin e javës (7 vjet) të profecisë, kur me vdekjen shëlbuese në Kryq Biri i Njirit anuloi sakrificat dhe Ligjin e vjetër për me formue Ligjin e ri të Hirit apo Beslidhjen e Ré.

Qé edhe nji tjetër profeci e profetit Jeremija, i cili ka jetue rreth viteve 580 para KRISHTIT ZOT, e që lajmon kjart ardhjen e KRISHTIT Mbret :

« Kanë me ardhë ditët, thotë Zoti, kur kam me krijue nji Beslidhje të ré me shpinë e Izraelit dhe shpinë e Judës, jo simbas Beslidhjes që kam lidhë me etnit e tyne diten kur i kam marrë për doret për me i nxjerrë prej Egjiptit, Beslidhje që ata e kanë shkelë dhe ku i kam manifestue forcen Teme, thotë Zoti. » (Jeremia 31, 31-32)

Realizimin dhe konfirmimin e plotë të profecive të Testamentit të Vjetër mbi ardhjen e Mesísë, KRISHTIT Mbret, e gjejmë të konfirmueme prej vetë pêndës së evangjelístave në Testamentin e Ri, të cilët, t'frymëzúem prej SHPIRTIT-SHÊJT, shpallin publikisht vërtetsínë dhe përmbushjen e profecive të lashta në Personën hyjnore të Shëlbuesit tonë JEZU-KRISHTIT, Zot e Njiri, Pontif Suprem e Mbret i gjithsísë.

Tuej shfletue Unjíllin shêjt lexojmë se Arkengjëlli Gabriel, i dërguem prej vetë ATIT Qielluer me lajmnue Mishnímin e Fjalës hyjnore, i profetizói Virgjinës MARI se Fmíja që kishte me lindë âsht shêjt dhe se ATI i Gjithpushtetshëm kishte me i dhanë Atij [JEZUSIT] fronin e Davidit, se Aj kishte me mbretnue n'shpinë e Jakobit përgjithmonë dhe se mbretníja e Tij nuk kishte me mbarue kurrë. (Sh'Luka 1, 32-33) Mbas lindjes së JÉZUSIT, tre mbrètën prej Lindjes erdhën në Jeruzalem me kërkue dhe adhurue Mbretin e hebrèjve :

« Ku âsht Mbreti i hebrèjve se kena pâ hyllin e Tij n'Lindje dhe kèna ardhë me E adhurue. » (Sh'Mateu 2, 6)

Vetëm Zoti adhurohet, sepse JÉZUSI asht Zot dhe Mbret.

Tre mbrètnit dijetàrë paganë i prúne KRISHTIT Mbret tri dhurata t'veçanta, t'cilat dishmojnë kjart hyjnínë, mbretnínë dhe humanitetin e JEZU-KRISHTIT : temján, për me adhurue Zotin, âr, për me nderue mbretnit dhe mirrë, për me varros trupin.

I trazuem jashtë maset prej fjalve të tre mbrètënve dijetarë, mbreti Herod konsultoi kryepriftníjtë dhe skribët për me dijtë se ku kishte me lindë KRISHTI, emën që don me thânë i Vojósuni, Mbreti. - Simbas ceremonísë t'konsakrimit mbretnuer, mbreti vojóset me vojin e shêjtë - . Të dítunit e Izraelit iu përgjigjen se, simbas profecive, KRISHTI kishte me lindë në Bèthlehem, simbas profecisë të profétit Miké (Sh'Mateu 2, 4-6) :

« E tí, ô Bèthlehem Éfrata, megjithse jé nji qytet i vogël midis qyteteve të Judésë, prej tèjet ka me dalë Mbreti i Izraelit. » (Profeti Miké 5, 2)

Nji shembull tjetër të Mbretnísë së JEZU-KRISHTIT e ndeshim në dishmínë e Apostullit shën Nathanaël ose shën Bartolomèut, i cili e emnon JÉZUSIN : Biri i Zotit dhe Mbreti i Izraelit (Sh'Gjoni 1, 49), kurse me rastin e hymjes s'KRISHTIT në Jeruzalem, të Dielen e Larit, populli brohoriste dhe lavdónte JÉZUSIN kshtú :

« Hozàna, bekue kjoftë Aj që vjen në emën t'Zotit, Mbreti i Izraelit. » (Sh'Gjoni 12, 13)

Sh'Luka Evangjelisti përshkruen thirrjet e popullit me fjalët : "Bekue kjoftë Mbreti që vjen në êmnin e Zotit". (Sh'Luka 19, 38). Kto lavdime përmbushin profecinë e profetit Zakaríja, në Testamentin e Vjetër, i cili profetizonte saktësisht hymjen e KRISHTIT Mbret në Jeruzalem até të Díele t'bekueme para fillimit të Pasionit që JÉZUSI kishte me vuejtë për shëlbimin e njerzímit :

« Gzóhu pa masë, ô Bijë e Sionit ; thírrë prej gzímit, ô Bijë e Jeruzalemit ! Qé, Mbreti yt po vjen te tí ; i Drejti, Shëlbuesi. Aj âsht i vórfën dhe vjen i ulun mbi gomar. » (Profeti Zakaríja 9, 9)

Për mâ tepër, para Pilatit, JEZUSI deklaroi publikisht se âsht Mbret (Sh'Mateu 25, 31-40) dhe se Atij i âsht dhânë çdo pushtet e fuqí n'qiell e n'tokë (Sh'Mateu 28, 18). Sh'Gjon Evangjelísti e quen JEZUSIN "Princ i mbretënve të botës" (Apokalipsi 1, 5) dhe "Mbret i mbretënve e Zot i gjithçkàjet" (Apokalipsi 19, 16). Apostulli i kombeve dhe unjillzúesi i Ilirísë, sh'Pali, shton se KRISHTI Mbret duhet me mbretnue, e n'fundin e botës Aj ka me i vue nën kâmbë [nën sundim] anmiqtë e Zotit (Prej letrës së parë të sh'Palit drejtue Koríntasve 15, 25).

JEZU-KRISHTI si Zot âsht Krijuesi jonë, i tânë njerzve pa përjashtim, e për rrjedhojë Aj ka të drejtë sunduese mbi të gjithë né, krijesat e Tija :

« E tânë toka të druejë Zotin ; të gjithë banorët e botës t'jenë n'admirim para Tij, sepse Aj foli dhe ata u bâne ; Aj urdhnoi dhe ata u krijuen. » (Psalmi 32, 8)

Për mâ tepër, si rezultat i Bashkimit Hipostatík, ku Persona e Dyte e t'Shêjtnueshmes TRINI u mishnue n'barkun e papërlyem të Virgjinës MARI, JEZU-KRISHTI, Zot e Njiri bashkë, ka të drejtë sunduese mbi të tânë njerzit dhe krijésat. (Papa Piu XI, Letra inciklike « Quas Primas », paragrafi 13.)

N'Kalvar, vetë epitàfi i ngulun mbi Krygjen e KRISHTIT, prej dorës' anmiqve t'Tij, dishmon haptazi se JEZUSI Zot âsht Mbret : Iesus Nazarenus Rex Iudaeorum - JEZUSI i Nazaretit, Mbreti i hebrejve. Kshtú u përmbush edhe profecia e vjetër e Mbretit David : "Regnavit a ligno Deus" që don thanë se "Zoti ka me mbretnue me anen e drunit [të Krygjes]". Sa kuptim t'lavdishëm e madhshtuer ka kjo shprehje e bekueme... Me t'vërtetë, me déken n'Krygj, KRISHTI Zot triumfon dhe mbretnon mbi mkatin, mbi botën, mbi vdekjen e mbi djallin dhe i siguron njerzimit të drejten me shpresue Mbretnínë e Parrízit.

Në kjoftë se në Misterin e Mishnímit JEZUSI, me te drejtë hyjnore, bâhet Mbret i të tânë njerzve, në Misterin e Krygjes, me të drejten e triumfúesit, Aj bâhet Mbret i të tâna zêmrave, tuej i dhurue atyne, s'bashkut me tânë Gjakun e Tij t'paçmueshëm të sakrificës së Golgotës, próven e nji dashtníje t'pafundme hyjnore.



Mbretníja e KRISHTIT ZOT : themèli i civilizímit evropian dhe botnuer gjatë 1000 vjetëve


            Unjillzími paqsuer e hyjnuer i Kishës shêjte Katolike ka kênë dhe mbetet gjithmonë baza e Mbretnisë së KRISHTIT Mbret.

« Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emën t'Atit e t'Birit e t'Shpirtit-Shejt. Msojini me i mbajtë gjithçka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu 28, 19-20)

« Shkoni [u thotë Shelbuesi Apostujve] ; qé pra, po ju nisi si qingja mes ujqve. » (Sh'Luka 10, 3)

« [...] Dhe msoni prej Mejet, se jam i butë dhe i përvujtë. » (Sh'Mateu 11, 29)

« Aj [JÉZUSI] msoi nji doktrinë aq t'nâltë saqë arsyeja nuk mundet me e kuptue, virtyte morale aq të dlira saqë edhe vetë anmiqtë e [Tij] janë detyrue me u admirue perfeksjonin ose me i quejtë të papraktikueshme. Aj i nisi dishepujt në tânë botën me përhapë dogmat dhe moralin e [Tij] dhe me krijue religjonin e [Tij] mbi rrënojat e judaizmit dhe t'idhujtarisë. » (Don Bullet, « Historija e krijimit të Krishtënimit, e marrun ekskluzivisht prej autorve paganë dhe çfut », faqe 1)

E ky unjillzim i kombeve pagane u krye n'rrethanat mâ t'vshtira t'mundshme prej 12 dishèpujve t'thjeshtë e të vorfën, përballë nji bote të fuqishme pagane ; misjon në dukje i pamujtun për natyren njerzore, por që realizimi i tij diftoi kjartë fuqinë hyjnore me të cilen kta 12 Martirë ishin t'veshun prej Qiellit.

« Mos merrni as pàre, as ushqime e as sandale... » (Sh'Luka 10, 4)

« Me dishmí e mrekullí, me forcen e SHPIRTIT-SHEJT, kam përhapë Unjillin prej Jeruzalêmit e deri n'Illirí. » (Prej letrës së sh'Palit drejtue Romakve 15, 19)

Ata kjênë pa ndonji formim t'veçantë teologjiko-filozofik dhe "të papregaditun" simbas standarteve të dijes së botës pagane, por të mbushun me dashní hyjnore, durim, butsí, vetmohim, vorfní evangjelike dhe forcen e SHPIRTIT-SHEJT, ata êrrsuen dijen e botës dhe e ndriçuen me driten e Dijes Hyjnore, « sepse dija e ksaj bote âsht çmenduní para Zotit. » (Prej Letrës së parë të sh'Palit drejtue Korintasve 3, 19)

« Deri tash vazhdojmë me vuejtë prej ûjet, ètjet e t'pavèshunit ; na bijnë ftyrës, nuk kena nji banesë t'qëndrueshme e lodhena tuej punue me duert tona ; na mallkojnë e na i bekojmë, na persekutojnë e na i durojmë, na blasfemojnë e na lutena për tà, jena bâ si mbeturinat e ksaj bote dhe plehnat e gjithkujt. » (Prej Letrës së parë të sh'Palit drejtue Korintasve 4, 11-13)

« Mbas vdekjes së [JÉZUSIT], nji pjesë e hebrejve përqafoi doktrinën e [Tij], por ata që ishin deklarue dishepujt e [Tij] u persekutuen aq dhunshëm saqë pagajt kujtuen se [Krishtënimi] u zhduk. Përkundrazi, kjo Fé mori forca t'reja dhe prej Judesë ajo u përhapë në gjithë universin me nji shpejtsi befasuese.

« Nji numër i pafund personash përqafuen Fénë e [JÉZUSIT] ; ata që e predikojshin bajshin mrekullina, që pagajt ia atribojshin magjisë, ashtû si mrekullinat e JÉZUSIT, Msuesit t'yne. » (Don Bullet, « Historija e krijimit të Krishtënimit, e marrun ekskluzivisht prej autorve paganë dhe çfut », faqe 2)

Të tânë apostujt dishmuen hyjninë e Krishtënimit me mrekulli t'jashtëzakonshme hyjnore dhe virtyte morale që bota barbare nuk i njifte ; pothujse të tânë vulosen dishminë e tynë shêjte me gjakun bujar t'nji dèke t'dhunshme, t'cilës ata iu përgjigjen vetëm me bekime, përvujtní, duresë heroike e lutje qiellore për konvertimin e t'pafeve :

Dikujt iu pré kryet, dikujt iu shpue trupi me shtiza, dikujt iu rjep lkura për s'gjallit, dikujt ia thyen kocat tuej e hjedhë prej shkâmbijve, dikujt ia moren frymen tuej e gjujtë me gurë e Princin e Apostujve, Papen e parë, e mbytne t'kryqzuem me krye poshtë. Por përgjigja e tyne e vetme ishte lutja hyjnore për barbarët që i persekutojshin. Bota barbare pagane u shtang dhe befasue prej ktij heroizmi t'pashoq dhe filloi me mendue se më t'vërtetë kjo doktrinë që po përhapshin ktà "lypcarë kâmbëzbathun" ishte diçka shumë mâ tepër sesa nji dialektikë filozofike e trillueme prej mêndjeve njerzore.

« I fyjshin [t'Krishtênët] edhe n'oren e deks, tuej i mblue me lkura shtazësh t'egra, tuej i shkye prej qêjsh, tuej i ngulë n'kryqe e tuej i djegë për me bâ dritë e zjerm naten. » (Ibid., faqe 4)

« Kishin kalue jo mâ shumë se 30 vjet mbas vdekjes së JÉZUSIT dhe n'Romë, aq larg prej Judesë, kishte nji pafundsí dishepujsh Kristjanë ; e çfarë dishepujsh ? Njerëz që masakroheshin për me mbrojtë doktrinën e [Tij]. Filozofija me tânë madhshtinë e saj, a na paraqet ndonji gjâ t'ngjashme ? Ku janë martirët e saj ? » (Ibid., faqe 5)

Edhe gjatë 3 shekujve t'parë, ku gjaku i martirve katolikë rridhte lumë, ku, n'arena, mishi i të Krishtênve ishte ushqimi i egërsinave dhe zbavitja e mizorisë çifuto-pagane, përgjigja e vetme kundër persekutuesve ishte vetëm qendresa heroike, durimi hyjnor dhe oracjoni i shêjtë Kristjan.

Ah ! Çfarë herojsh e trimash kanë kênë t'Krishtênet e parë !... Zêlli i tyne për Fenë e KRISHTIT Mbret mbrrinte deri aty se edhe vajza t'reja, fmijë e pleq vrapojshin me dishirë e me gzim me u martirizue dhe dishmue se JEZU-KRISHTI âsht Zot e Mbret. Bâmat e tyne t'diftueme prej Euzebit, Teodoretit, sh'Ireneut, Turtulianit, Sokratit, Sozomènit, Evagreut, Jozefit (historian çfut) e historjanve të tjerë çfut e paganë kontemporanë kanë udhtue shekujt e historisë për me ngallnjue me admirim e frymzim gjenerata mbas gjeneratash.

« N'vjètin e parë të mbretnisë së Vespazjanit, djali i tij, Titus, mbaroi luften e Judesë. Historija nuk na paraqet kûnd tjetër nji spektakël mâ të tmershëm : nji miljon e treqind mijë çfutën u zhduken prej shpatës apo ûjës ; nji qind mijë u shiten skllevën, Jésuzalêmi u shkatrrue, tempulli u djeg. Hakmarrja hyjnore u lajmnue prej aq shumë mrekullinash dhe u duk aq kjartë n'kyt shkretim makabër sa edhe vetë pagajt e kuptuen kyt gjâ.

« Në Talmud [ende t'pakorruptuem prej rabijve modernë] lexojmë se kur Mesija ka me u dukë, Aj ka me u njoftë e pranue vetëm prej nji numri t'vogël hebrejsh, kurse kombi i Tij ka me [E] mohue ; lexojmë gjithashtû se Mesija ka me kênë nji gur skandalit për dy shpijat e Izraelit dhe shkak rrënimit për banuesit e Jeruzalêmit.

« JÉZUSI i Nazaretit erdhi në kohen e ardhjes së Mesisë, simbas profecive hebraike. Aj ishte i vetmi që u deklarue si Mesija n'kyt kohë dhe e provoi kyt titull me mrekullina, t'cilat nuk mohohen as prej hebrejve. Aj pati pak dishepuj dhe trupi kombtar [E] vrau sepse [E] konsideronte si nji mashtrues. Pak vjet mbas deks' [Tij] populli çfut u përplas me t'kqijat mâ të mëdhaja : pjesa mâ e madhe e kombit u masakrue prej Romakve, pjesa tjetër u çue n'skllavní dhe u përhap në tânë globin, skllavní dhe shpërndamje që vazhdojnë tash 17 shekuj [dishmi çfuto-pagane e shekullit 17-të]. Për rrjedhojë, nuk ka dyshim se gjâmat e çuditshme që ka vuejtë dhe vazhdon me vuejtë ky komb i mjerë janë dënimi për vdekjen e JÉZUSIT të Nazaretit dhe se Jézusi âsht me t'vërtetë Mesija.

« Numri i vogël i çfutve që i pshtoi shpatës t'Romakve, n'vênd që me marrë msim prej tânë atyne t'kqijave që vuejti kombi izraelit, si ndëshkim hyjnor për vrasjen e JÉZUSIT, u ngurtsue përherë e mâ shumë në urrejtjen kundër Shelbuesit dhe Dishepujve të Tij. E kjo shifet në lutjen që nji prej tyne, Samueli-i-vogël, formuloi në fundin e ktij shekulli të parë, lutje që âsht recitue gjithmonë solemnisht në sinagoga. N'kyt lutje i kërkohet Zotit që "mos të ketë mâ shpresë për apostatët ; që tanë heretikët të desin prej nji dekë t'menjihershme ; që mbretnija e kryenaltsisë të thehet dhe të zhduket në ditët tona ; kjoshi bekue o Hyj, Zot, që shkatrroni të pafetë dhe nënshtroni mendjemdhajtë !".

« Heretikët dhe apostatët për t'cilët bahet fjalë në lutje cilsohen ata që kalojshin prej judaizmit në Kishen e Krishtênë, kurse të pafetë dhe mbretnija e kryenaltsisë nënkupton romakët dhe dominimin e tyne. Neveria ekstreme e hebrejve për Krishtënimin mbrrite deri aty sa që nuk lejoshin të smuetit e tyne me u sherue  prej atyne që bajshin mrekulli në emnin e JÉZUSIT. E për mâ tepër u thojshin besimtarve se do t'kishte kenë mâ mirë për ta me ndejë në paganizëm sesa me u ba të Krishtênë. »

            Kërkush nuk mundet me injorue faktin e nji ndryshimi t'mrekullueshëm që bota njohu mbas ngritjes s'Krygjës n'màjen e Kalvarit. Nëpërmjet Besimit t'krishtênë jo vetëm grekët dhe romakët por edhe kombet mâ barbare pànë driten e Unjíllit. Klasat shoqnuere mâ t'pacivilizueme, të cilat gjykoheshin prej filozofís t'vjetër pagane si t'pamujtuna me u edukue, u ndriçuen prej dritës katolike dhe popujt e thjeshtë që përqafuen katoliçizmin përvetsuen t'vërteta dhe njohuní që edhe filozofët mâ të ditun paganë nuk kishin mujtë me i msue. E vërteta bjen virtytin. Tuej adhurue Zotin e vërtetë, katoliçizmi i dha jetë virtyteve që shêjtnojnë dhe nderojnë njerzímin. Na i shofim ato t'zhvillueme në çdo moshë, klimë e vênd. Nën forcën hyjnore të hirit shêjtnues, njerëz prej të tâna moshave e klasave shoqnuere filluen me prodhue fryte t'mrekullueshme virtytesh dhe shêjtnímit. Influenca e Katoliçizmit nuk u kufizue vetëm në sferën e individit ; ajo dlíri edhe ndërgjegjen publike. Zêmra e botës pagane i kushtohej adhurimit të forcës fizike dhe ishte e mbyllun n'nji egoizëm gurit e t'pamshírshëm kundrejt çdo ndjènje të mirë dhe fisnike. Nën ndikimin e krishtênë, kjo zemër u thye dhe ftoi mbrendë respektin për ligj e drejtsí, virtytet fisnike të mëshirës, dashtnísë e të çdo dishíre perfeksjonimit.

Në të njêjten kohë, Féja e KRISHTIT zëvendsoi legjislacjonin pagan, i njoftun për despotizëm dhe padrejtsí t'panumërta. Pa anarkí e pa dhunë, ligjet hyjnore katolike i kthyen njírit dinjitetin njerzuer dhe e liruen prej zgjèdhës tiranike e brutale të njeriut, për me e vue nën ligjin e dashtnísë dhe drejtsísë së Krijuesit. Legjislacjoni katolik kuroi plagët e idhujtarisë, skllavnísë, tiranisë shtetnuere dhe barbarisë e brutalitetit të mardhânjeve ndërkombtare, që karakterizoheshin prej luftnash t'pandërpreme për pushtet, pasuní e imoralitet.

Kshtú pra, aty ku u vue dhe sundoi Krýgja e KRISHTIT aty erdhi edhe bekimi i Zotit, rregulli socjal, pâqa, liríja e vërtetë, drejtsíja, dashníja dhe harmoníja e përgjithshme.

Në të vërtetë, shêja hyjnore e Krygjës nuk ishte nji risí, diçka e ré, por ishte nji simbol shejt qe ishte përdorë prej popullit të zg'jedhun çifut e profetve të tij shekuj mâ parë, si figurë dhe si profeci e lavdisë së tij të ardhshme dhe e triumfit të tij kundër djallit, mkatit dhe vdekjes. Për rrjedhojë, djalli dhe sherbtorët e tij e urrejnë kaq shumë shêjen hyjnore të Krygjës, sepse u kujton disfaten e tyne të përjetshme.

Me Krýgjen e KRISHTIT, Mbreti Konstantin fitoi e mbretnoi mbi anmiqtë e tij dhe mbi vetvèdin tuej u bâ i krishtênë. Me Krygjen e KRISHTIT, sh'Pjetri, sh'Pali e t'krishtênët e parë, megjithse t'pakët në numër, fituen dhe mbretnuen mbi paganët, mbi ídhujt e kómbet barbàre tuej i konvertue dhe shêjtnue. E kshtú triumfi i Mbretnís s'KRISHTIT Zot me anen e Krygjes ishte i pandalshëm. Simboli shêjt i krishtënimit ndriçoi dhe nderoi, brez mbas brezit, bàllet dhe gjokset e Papve, Etënve, Doktorëve të Kishes, múrgjënve e murgéshave, vírgjinave, mbrétënve e mbretnéshave, príncave e princéshave, kalorësve, ushtarëve e sa e sa besimtarve që nuk munden me u numrue, âshtu si nuk munden me u numrue as hyjet e qíellit ; Mbretníja e Krygjes' KRISHTIT ndriçoi katedràlet, bazilíkat, kishat e panumërta, kuvêndet e shkretínat e Egjiptit, Afríkes, Ameríkës, Azísë e Arabísë ku dora e misionàrve t'palodhun e mbajti nâlt, si pishtar ndriçúes, për me largue têrrin e idhujtarisë e t'paganizmit dhe për me prue driten e shëlbimit, civilizimit dhe zhvillimit ; ai ndriçoi në oborre mbretnore e n'shpia t'thjeshta, n'anë t'rrugve e mbi kodra e male, në shkolla e universitete, në spitale e fjetore, në burgje e qendra riedukimit, në kampe ushtarake, në fusha betejash e para skuadrave të pushkatimit ku ushtaret e KRISHTIT Zot gjimojshin : "Rrnoftë KRISHTI Mbret !"

Në shekujt në vazhdim, kryesisht prej shekullit V deri në shekullin e XV, Mbretníja e KRISHTIT lulëzoi në mbretnítë evropjane dhe botnuere për qindra vjet me rradhë mbas râmjes dhe ndâmjes së Perandorísë Romake, tuej mbërritë nji lavdí të papâme mâ parë në shekujt e lavdishëm e të ndritshëm të Mesjetës. Mjerisht sod pjesa mâ e madhe e librave t'historísë paraqesin Mesjetën si nji periudhë t'êrrët dhe t'mjerueme, por ky mashtrim publik i historísë vjen si rezultat i propagandës anti-katolike judeo-masonike, që kontrollon sod pothejse të tâna mediat dhe organet e ndryshme t'informacjonit. E errët, vërtetë, ishte ajo periudhë e lavdishme për anmiqtë e Mbretnisë së JEZU-KRISHTIT, mbasi ata nuk mujten me realizue planet e tyne gjakatare e djallzore. 

Megjithë përpjekjet e vazhdueshme t'anmiqvë të Kishës Katolike të KRISHTIT Zot e Mbret me shkaktue përçamje, me ndezë lufta e revolucjone, Mbretníja sociale e JEZU-KRISHTIT ka vazhdue me mbretnue në shumë vende, edhe mbas Reformës Protestane, deri në kohen e lúftnave botnóre. Kshtú për shembull, Italía, Franca, Spanja, Portugalía, Kroacia, Polonia, Irlanda, Hungaria, Austria, Belgjika, Zvícra, Kanadaja franceze, Argjentina, Meksika, Kolumbia, Brazili e vende të tjera katolike kanë njoftë me kushtetutë Fénë katolike si Fénë e vetme ligjore në vênd, dhe ligjet e dekretet kombtare janë hartue mbi bazen e ligjeve të Kishes Katolike. Âsht Kisha Katolike ajo që me anen e Mbretnísë sociale të KRISHTIT Zot, për mija vjet, ka qytetnue dhe kulturue kombet pagane europiane, amerikane e aziatike tuej ndërtue artin, kulturen, shkencen dhe filozofinë e vërtetë që janë kênë baza e zhvillimit dhe emancipimit të ktyne shoqníve dikur pagane e supersticjoze.

"Kisha Katolike, vepra e pavdekshme e nji Zoti t'mshirshëm," shkruen Papa Leoni XIII në Letren e tij enciklike mbi shtetet kristjane, " megjithse si qëllim kryesuer ka shëlbimin e shpírtnave dhe lumnínë e përjetshme të Qiellit, nep aq shumë t'mira n'kontekstin e mirëkênjes materiale saqë edhe sikur t'ishte themelue për me sigurue vetëm prosperitètin e ksaj jète toksuere, ajo nuk do t'kishte mujtë me dhânë mâ shumë n'kyt drejtim."

Historiani Laboulaye, ndër të tjera shkruen : "N'kjoftë se KRISHTI nuk do t'kishte ardhë mbi tokë, nuk e di sesi bota do t'kishte mujtë me i pshtue despotizmit që e kishte mbërthye në t'âna anët. Nuk flas ktu si kristjan por si historjan tuej mos kqyrë çâshtjen fetare. N'kyt kontekst afirmoj se n'politikë, n'shoqní dhe filozofí, Unjílli i dha shpirtnave nji jetë t'ré. Na kena t'drejtë kur numrojmë vitet mbas KRISHTIT, sepse nji shoqní e re líndi prej Unjíllit."

Kisha Katolike tuej konvertue shpirtnat, tuej reformue idetë, ndjenjat dhe moralin e individve dhe familjeve, transformoi njerzimin mbarë. Ky transformim po shkatrronte gradualisht tiranínë despotike e pagane që satani kishte imponue mbi kombe, prandaj edhe urrejtja e lufta e t'mallkuemit kundër Mbretnís sociale të KRISHTIT Mbret nuk pushoi kurrë megjithse mori forma t'ndryshme simbas rrethanave dhe kóhnave të caktueme në vênde t'caktueme. E kjo luftë ka me vazhdue deri n'fundin e botës, ashtu si e përmênd i madhi sh'Agustini, Ipeshkvi i Hípos, në nji prej kryepevprave të tija : "Qyteti i Zotit".

Me anen e Mbretnísë të KRISHTIT Zot, Kisha Katolike reformon, transformon dhe lumnón njírin në tri gjêndjet shoqnore t'existencës s'tij : si njíri individual, si njíri n'familje dhe si njíri n'shoqní.

Për me kênë tânsisht i lumtun, nevojat e ligjshme të shpirtit dhe të trupit duhen me iu plotsue, dhe n'familje ashtu si edhe n'shoqní, njíri duhet me gjetë rregull, pâqe dhe gzim. Ashtu si u shprehte me të drejtë Papa Leoni XIII, qëllimi krysuer i Kishës Katolike âsht me shêjtnue njírin, me anen e reformimit të moralit dhe jetës s'tij fetare e kshtú me e drejtue até drejt lumnís' Parrízit. Por âsht evident fakti se tuej e ndihmue njírin me kontrollue pasionet, me reformue dhe perfeksionue shpirtin, tuej i tregue atij arsyet e përballjes me déken dhe bàrjes' kryqeve t'ksaj jete kalimtare me durim, për hater t'jetës t'përjetshme, Kisha Katolike kontribon fuqimisht n'mirëkênjen toksore t'njírit. "Sa e admirueshme âsht Féja e Krishtêne," thotë Montesquieu, " sepse, megjithse duket se nuk ka qëllim tjetër përveç lumnís t'jetës përtèjme, ajo na bân t'lúmtun edhe n'kyt jetë."



Individi n'Mbretnínë e KRISHTIT Zot

Skllèvnit dhe gladiatórët


         Nëpërmjet doktrinave dhe institucjóneve t'saja katolike, Kisha ndihmoi fuqimisht gjèndjen e skllèvënve, tuej i përmirësue n'fillim kondítat e tyne, tuej i nalcue mandej prej túrpit dhe degradímit social dhe s'fundit tuej i lirue dhe tuej i bâ qytetarë t'lirë n'Mbretnínë e KRISHTIT Zot. Kisha Katolike mson se skllavi ka t'njâjten origjínë, natyrë dhe destínë si pronari i tij ; shpirti i pavdekshëm i skllavit ka t'njâjten vlerë si ai i pronarit dhe se për me i shelbue, JEZU-KRISHTI Zot ka derdhë Gjakun e Tij t'paçmueshëm. Skllavi ka të drejtën e Parrizit ashtu si edhe pronari dhe biles skllavi mundet me xânë nji vênd mâ t'nâltë sesa pronari i tij n'Mbretnínë e Qiellit, sepse rangu i lavdísë varet prej virtyteve dhe veprave të mira të sejcilit. Pa i prishë dallimet midis shtresave sociale dhe pa harrue detyrat e inferjórve kundrejt superjórve, Kisha Katolike shpalli publikisht fisniknínë e njírit para Zotit, i Cili nuk âsht repektues personash por i nep gjithkujt até çka i takon në drejtsí.

"Nuk ka mâ as çifut e as grek," thotë sh'Pali, "nuk ka mâ as skllêvën e as t'lirë, nuk ka mâ as mashkull e as fêmën, sepse ju jeni të tânë nji n'KRSHTIN JEZUS" (Galatët, iii).

Duhet kujtue fakti se Kisha Katolike, n'urtsínë e saj hyjnore, veproi gradualisht tuej mos hjekë menjihèrë skllavnínë, gjâ që do t'kishte shkaktue mâ shumë dâme sesa përfitime. Për mâ tepër, situata politike e kohës nuk lejonte nji hjèkje të saj t'menjihèrshme. N'at kohë, krejt organizimi shoqnuer u bazónte në skllavní : industríja, agrikultúra dhe tregtíja ishin n'doren e skllèvënve, t'cilët nuk ishin gadi për lirí. Po t'u ishte dhânë lirija n'at gjêndje, skllèvnit do t'kishin shkaktue probleme t'mëdhaja sociale. Prandaj Kisha Katolike, përpara se me nxitë lirimin e tyne t'menjihershëm, punoi mâ parë për konvertimin, ngritjen sociale dhe reformimin moral të tyne. Për rrjedhojë, princat katolikë, në hartimin e ligjeve, ndoqën shèmbullin e Kishës Katolike në përmirësimin e dukshëm të gjêndjes së skllèvënve dhe eventualisht, në lirímin e tyne.

Krahas përmirësimit të kushteve të skllèvënve, Kisha Katolike dënoi rreptsisht tregtinë që bâhej n'at kohë me tà. N'kyt kontekst, vlejnë me u përmênd letrat apostolike të disa Papve : Piu II, Pali III, Urbani VIII dhe Benedikti XIV (1462, 1537, 1639, 1741). (Devivier, "Christian Apologetics", page 538)

Ndalimi i lojnave të gladiatorve në arena ishte nji tjetër objektiv i reformave katolike n'shoqnínë pagane. Kto lojna makàbre, t'pajustifikueshme n'sytë e t'krishtênve, u dënuen n'vjètin 392 A.D. me nji dekret të Perandorëve romakë Honorius dhe Arkadius. Megjithkëté, etja e spektatorve për gjak nuk u shue por u desht gjaku i nji martiri katolik me i ndalue ato përfundimisht.

Me 1 Kallnduer 404 A.D., kur Roma po festónte me lúftna gladiatorësh zgjèdhjen e kshilltarve t'saj, në mesin e Kolosèut u duk nji murg katolik me êmnin Almachius. Ai u hodh midis gladiatorve që po luftojshin për me i ndâ dhe iu drejtue turmës :

"Na festojmë sod oktaven e ardhjes s'Birit t'Zotit, Mbretit të pâqes ; ndaloni pra kto lojna çnjerzore t'shpikuna prej mizorisë pagane !".

Kto fjalë prodhuen nji zhurmë të tmerrshme n'amfiteatër. Spektatorët e tërbuem u hodhën në arenë mbi Almachius dhe e shkyen copa-copa. Të nesërmen,  Perandori Honorius dha urdhnin me ndalue lójnat e gladiatorve. (Butler, "Lives of the saints, January 1st")

Shèmbulli i sipërm difton mâ s'mírit se n'shoqnínë pagane, ku KRISHTI Zot nuk mbretnon as me ligje e as me hir shêjtnues, njerzit degradohen nën rangun e bishave t'egra, sepse edhe ato shtâzë pa arsye sulmojnë vetëm kur kanë ûjë ose për vetmbrojtje, por kurrë për argtim e hakmarrje si turmat e Koloseut.



T'vórfnit, të mjerët dhe t'braktísunit


            Gjêndja e t'vórfënve, të mjèrve dhe e të braktísunve ndryshoi krejtsisht n'ditën kur KRISHTI Mbret tha se ata që i bâjnë mirë mâ të vègjëlve ndër vllâznit e Tij i bâjnë mirë vetë KRISHTIT Zot (Mateu 25, 40). Prandaj nuk duhet me u habitë në kjoftë se shohim t'vórfnit, t'smúetit, t'braktísunit, t'moshúemit e fmijtë të rrethuem prej nji kujdesjeje t'veçantë e t'devoçme në Mbretnínë e KRISHTIT Zot. Ndíhma që u nèpej ishte aq e madhe dhe bujare saqë vetë paganët u detyrojshin me thânë ndër vedi : "Shifni sa e duejnë njêni-tjetrin kta t'krishtênë". Biles shumë prej paganve u konvertuen vetëm tuej pâ kyt dashtní t'pandigjueme mâ parë. E mandej, sa institucione bamirsíjet të çdo lloji u krijuen ! Sa e sa urdhna fetare lindën, që punojshin jo vetëm me shejtnue shpirtnat por edhe me lehtsue vuejtjet trupore, n'gjithshka për mâ t'madhen Lavdi t'ZOTIT.(shto urdhnat që bajshin betim me kurue leprozet, e smundjet ngjitse...) Shif Miselin.. (Korrik, Gusht e muj tjer)


Klasa puntore


            Âsht e panevojshme me shpjegue sesi Kisha Katolike ka naltsue dhe fisniknue punën dhe puntorin. Shembulli i vetë Themeluesit dhe Apostujve të parë flet vetë. Janë t'panumërta institucionet dhe ligjet e Kishes Katolike tash gadi 2000 vjet t'krjueme me lehtsue aktivitetin e klasës puntóre dhe me e përshatë até me klasat e ndryshme shoqnore n'nji lidhje t'pandashme dashtníjet kristjane. Ktú mundena me përmêndë shoqatat e para t'zanatçíjve, të cilat e pàten zanafíllën n'Mesjetë, me qëllim mbrojtjen dhe mirëkênjen e klasës puntore.


Jeta familjare


            N'sytë e Kishës, grúeja nuk âsht mâ, si n'kohët pagane, nji qênie e degradueme, skllave e t'shoqit, nji objekt i përbuzun edhe para fmijve t'saj. N'Mbretnínë e KRISHTIT Zot grúeja âsht me plot kuptimin e fjalës bashkshortja. Tuej rivendosë unitetin e pandashëm t'Martesës katolike, t'ngritun n'rangun e Sakramendit shêjt, Kisha Katolike ia ktheu grues të tânë dinjitetin e saj moral dhe e vuni até n'vêndin që i takon n'familje e shoqni.

N'sytë e katolikut, fmíja âsht bir i Zotit dhe trashigimtàr i Mbretnísë Qiellore. Fmijët kanë nji vênd t'veçantë n'Mbretnínë e KRISHTIT Zot. Vetë JEZUSI denjoi me ardhë n'kyt botë n'formën e nji Fmíje t'vogël e t'pambrojtun, për me e bekue dhe shêjtnue fmijnínë. N'Unjíllin shêjt, n'disa vênde, shofim dashnínë e veçantë t'KRISHTIT Zot për t'vócrrit :

"Me t'vërtetë po ju tham, n'kjoftë se nuk konvertóheni dhe nuk bâheni si fmij t'vegjël, nuk keni me hí n'Mbretnínë e Qiellit. Prandaj kushdo që ka me u përvujtnue si ky fmí i vocërr, aj âsht mâ i madhi n'Mbretnínë e Qiellit. Dhe aj që ka me pranue nji fmí t'vogël n'Emnin Tem, aj Më pranon." (Mateu 18, 3-5)

E frymzueme prej vetë fjalve t'Shëlbuesit, Nusja e Tij e Papërlyeme, Kisha Katolike, me nji kujdes dhe dashtní mâ se âmtare, tash gadi 20 shekuj, punon pa pushim për rritjen, edukimin, formimin dhe drejtimin kristian të brezit t'rí. N'festat e saja liturgjike, Nâna jonë, Kisha shêjte Katolike, na paraqet, si shembull frymzimit, jetën e sa e sa shêjtënve n'moshë fminore, t'cilët me hirin e Zotit dhe drejtimin e saj, kanë mbrritë kulme shêjtnijet : sh'Dominik Savio, sh'Filomena, sh'Agata, sh'Luçia, sh'Simoni i Trentës, e sa e sa të tjerë gzojnë sod lumnínë e përjetshme t'Parrízit.



Transformími i kombeve barbare


            Mbretníja e KRISHTIT Zot ka luejtë nji rol shumë  t'rândsishëm në civilizimin e kombeve barbare t'cilat, veçanarisht, në shekujt e katërt dhe të pêstë sulmuen prej të tâna anëve boten e athershme romake. Zoti përdori këto kombe t'egra si instrument ndëshkimit kundër peradorísë persekutuese dhe, në t'njêjten kohë , si mjet ringjalljet, mbas konvertimit të Perëndimit të degraduem.

Historiani Idakius difton se në Spanjë murtàja dhe ûja ndiqnin kâmba-kâmbës hapat e përgjakshme t'barbàrve, kurse gjêndja e popullit ishte aq e rândë saqë njerzit ushqèheshin me mish njírit e nânat hàjshin fmijtë e vet.

N'Afrikë, âti i madh i Kishës Katolike, sh'Agustini u trondit aq shumë prej rrenímeve t'Vandàlve saqë iu lut Zotit me e hjek prej ksaj bote. Mbi gjêndjen e plaçkitjeve n'Afrikë historjani Possidius shkruen se qytetet ishin t'rrenueme, fshàtnat, t'shkatrrueme dhe banorët, t'masakruem ose t'mërguem. Ata që mujten me ikë, mbaruen prej ûjet e mizèrjet n'shpella e n'pyje, ku kishin shkue me u strehue.

Historjani Guildas difton se si rrjedhojë e sulmeve barbare, gjuhet e kuqe t'flakve kishin ndezë tânë Britanínë e Madhe prej nji bregu oqeani në tjetrin. N'vêndet publike u shifshin copa muresh prej kshtjèllave e gàrdheve rrethuese, gurë elterësh të kishave bashkë me trupa t'gjakosun, t'cilët kishin për vorr ose qiellin e hapun ose barkun e bishave dhe zogjve t'egjër.

N'Suedi, pleqtë, si t'panevojshëm, i hidhshin poshtë prej shkâmbijve, kurse në fiset gjermanike të Herulve, t'moshuemit i mbytshin me shpatë, sepse, simbas supersticjoneve të tyne, "zoti" apo djalli Odin merrte në Valhalla", "parrizi pagan i nordíkve", vetëm ata që kishin dekë prej shpatës.

Shumë prej udhëhjèksve të turmave vandale që sulmuen Perandorinë e degradueme romake duket se kishin dijení për misionin e tyne dhe e quejtën vedin "kamxhiku ose dënimi i Zotit". Thuhet se kshtú e quejti vedin edhe princi i Hunve, Atíla kur n'krye t'nji ushtrije prej gadi 500,000 barbarësh erdhi n'dyert e Romës me rrënue e plaçkitë gjjthçka. Por simbas disa historjanve, Vikeri i KRISHTIT Mbret i asaj kohe, Papa shën Leoni i Madh, e ndali barbarin dhe ushtrín e tij n'planet e tyne shkatrrimtare me shprehjen legjendare : "Dënimi i Zotit mirë se t'vijë". E mrekullisht Atila kaloi nëpër Romë pa e shkatrrue. Roma pshtoi at rradhë pa u dënue, kurse Mbretníja e KRISHTIT korri edhe nji tjetër fitore historike në misionin e sa hyjnor konvertues e civilizues.

Me hirin e Zotit, Kisha Katolike transformoi Perandorinë pagane romake dhe popujt e ashpër barbarë e luftarakë në mnyrë graduale, gjatë disa shekujve, me kâmbngulje dhe durim t'admirueshëm, në nji Perandorí t'shèjtë romake me mbretën e princa katolikë, t'cilët çuen nalt lavdínë e Zotit tuej përhapë me zell shêjt Mbretnínë e KRISHTIT Zot.



Influenca e Mbretnísë së KRISHTIT Zot në fushën e letrave, artit dhe shkencës


            Si shkrova mâ sipër, nji prej instrumentave kryesore të Kishës Katolike në civilizimin e botës barbare ishte pa dyshim formimi intelektual e shkencuer. Megjithse misioni kryesor i Kishës ishte edukimi fetar i popujve, ajo shfrytzoi filozofinë dhe shkencën natyrale që popujt paganë kishin kultivue n'shekuj, si mjet ndihmës në kuptimin mâ të lehtë e mâ të thellë të mistèreve shêjta të Katoliçizmit. Shkenca e vërtetë nuk kundërshton kurrë Fenë e vërtetë katolike sepse të dyja rrjedhin prej të njêjtit princip apo burim që asht Krijuesi i universit ; për ma tepër, Féja katolike dhe arsyeja nuk janë në konflikt me njêna-tjetrën : Feja hyjnore e pakufishme vetëm tejkalon arsyen njerzore t'kufizueme. Deri n'nji vênd, Féja dhe arsyeja ecin s'bashkut, por mbas atij cakut arsyeja nuk mundet me ecë mâ, dhe fjalen e ka vetëm Féja e mistershme hyjnore. Tuej huazue prej meditímeve të doktorit mistik të Kishës, sh'Gjonit të Krygjës, nji analogjí e asaj që përmênda mâ nalt âsht fenomeni i kqyrjes së qiellit gjatë natës. Ndriçimi i ditës, që përfaqson arsyen njerzore, na nep nji panoramë t'kufizueme të qiellit, kurse êrrsína e natës, që përfason misteret e pakufishme të Fesé Katolike, na hap nji vizion gadi t'pafundëm të yjeve, planèteve e mistereve të qíejve.

Nji prej êtënve të Kishës Katolike bizantíne të Lindjes dhe nji prej doktorve mâ të mëdhaj të Kishës Katolike, sh'Gregori Nazianze shkruen :

"I pari bekim âsht díja, e cila nuk âsht vetëm ajo që lidhet me shëlbimin dhe bukurinë e gjânave shpirtnore, por âsht edhe ajo që lidhet me njohunítë profane. Me pasë vetëm moralin ose shkencen âsht me pasë vetëm nji sý, kurse ata që ndriçojnë në të dyja janë perfekt".

Kjo thânje e sh'Gregor Nazianze âsht përjetsue prej vetë Kishës Katolike, e cila në Konçilin e Vatikanit (1870) afirmon se :

"Kisha Katolike jo vetëm që nuk ka dënue dhe nuk dënon studimin e arteve dhe të shkencave, por përkundrazi, ajo i ka mbështetë dhe i mbështetë me tana mnyrat e mundshme, tuej ditë mirë avantazhet që rrjedhin prej ktij studimi për jeten e njírit. Për mâ tepër, mekênse shkencat vijnë prej Zotit, Mjeshtrit të tâna shkencave, Kisha e ka të kjart se shfrytzimi i rregullt i tyne, me hirin hyjnor, pa dyshim që ka me e çue njírin te Zoti. Gjithashtu, Kisha Katolike nuk e kundërshton faktin se shkencat, sejcila në sferen e vet, përdorin parimet dhe metodat e veta t'veçanta."

"Vêni ré organet drejtuese dhe mjetet e veprimit të Kishës Katolike : " shprehet protestanti Guizot, "konçilet provincjale e nacjonale, konçilet ekumenike, korrespondencen e vazhdueshme, publikimin e letrave, dënimeve dhe librave të ndryshëm. Asnji qeveri mâ parë nuk ka lejue diskutimin që e gjejmë në Kishen Katolike." Nji autor tjetër shkruen se "edhe sikur vendimet e Kishes Katolike t'mos ishin kênë veprat e frymzimit hyjnuer, ato mbesin monumentet mâ të bukura të díjes njerzore." (M. de Decker, L'Église et l'ordre social chrétien)

Çfarë liste t'mrekullueshme mendimtarësh dhe shkrimtarësh gjejmë në kronikat e Kishës Katolike ! Ajo sapo kishte dalë prej Katakombeve kur pâ tuej u çue n'mbrojtje t'saj dhe t'Mbretnís' KRISHTIT Mbret njerëz si : Origjeni, Athenagoras, Justini, Tertuliani. Mâ vonë ajo prodhoi veprat e shêjtënve shkrimtarë si : sh'Gjon Krizostomi, sh'Bazili i Madh, sh'Gregori Nazianze, sh'Jeronimi, sh'Ambrozi, sh'Agustini dhe sh'Leoni i Madh, Papë. Në shekujt në vazhdim hasim kryeveprat e sh'Albertit të Madh, të sh'Anselmit, të sh'Bonaventures dhe të Doktorit êngjelluer, sh'Tômë Akuinit.

Kush mundet me i numrue veprat e shqueme, të botueme në çdo gjuhë, demonstrimet, zhvillimet dhe përcaktimet e t'vërtetave fetare ? Na nuk mundena me harrue faktin se veprat mâ t'bukra letrare, të çdo llojit, janë kênë rezultat i frymzimit kristjan.

Guizot shprehet se Kisha Katolike ka ushtrue nji influencë t'madhe në moralin dhe intelektin evropjan, influencë që ka kênë kryesisht fetare. Protestanti Guizot shton se benediktínët (múrgjën t'Urdhnit të shën Benedikut) kanë kultivue tokat e Evropës, kurse racjonalisti Gibbon deklaron se nji kuvênd i ktyne múrgjënve ndoshta ka bâ mâ shumë në fushen e letrave sesa universitetet e Oksfordit (Oxford) dhe të Kembrígjit (Cambridge) të marruna s'bashkut.

A. Thierry thotë se kuvêndet nuk ishin vetëm vênde lutjesh dhe kontemplacjonit por edhe azile publike gjatë sulmeve barbare. Ato ishin strehë për librat dhe shkencat, aty gjíndeshin zanàte të çdo llojit, dhe tokat e kuvêndit ishin ferma model. N'kto kuvênde vijshin edhe pushtuesit me msue si me kultivue dhe kolonizue tokat që kishin pushtue.


N'mnyrë t'veçantë, Vikerët e KRISHTIT Mbret mbi tokë kanë bâ shumë për kulturën intelektuale.

"Nuk do t'kisha mbarue kurrë n'kjóftë se do t'kisha fillue me numrue të tâna shërbimet që i ka dhurue Papati çâshtjes së shkencave dhe letrave", shprehet Monsinjor Freppel. "Mos duhet t'ju kujtoj Nikollën V, i cili mbànte nji legjion akademikësh për mbledhjen e dorëshkrimeve prej tâna vêndeve të botës ? Apo Piun II, dijetarin Aeneas Sylvius, i cili bashkote dijen e vet me até të shkenctarëve që ai mbrote ? Apo Palin III, i cili inkurajoi Kopernikun në zbulimet e tija t'pavdekshme ? Apo duhet t'përmênd Gregorin XIII, i cili shfrytzoi astronomínë për me sigurue nji përcaktim mâ të saktë të kohës ? Apo duhet t'ndalem te Sixtus V, i cili formoi até Librarí të Vatikanit që admirohet në tânë botën ? Apo duhet t'veçoj Urbanin VIII, poemat latine të t'cilit konsiderohen midis krijimeve mâ të mira të llojit të tyne në kohnat moderne ? E s'mbramit, mos duhet harrue i madhi Benedikti XIV, i cili u nderue edhe prej anti-katolikut Volter, i cili e quejti até njírin mâ të ditun të shekullit XVIII-të ?"

Shkolla Mjeksore Papale kjé gjatë shumë shekujve shkolla mjeksore mâ e madhe në Evropë dhe profesorët e saj ishin shkenctarët mjeksor mâ të njoftun të kohës.

Ata që shkruejnë me aq zjerm mbi luften që Papët i paskan bâ shkencës nuk dijnë asgjâ mbi historinë e shkencës, e kryesisht, mbi mjeksinë dhe kirurgjinë, gjatë tre shekujve t'caktuem. Mekênse nuk dijnë asgjâ, mendojnë se ajo shkencë nuk ka egzistue dhe mandej dalin me kërkue arsyet e ksaj mungese. Nji prej arsyeve kryesore, ashtû si do ta lexojmë mâ poshtë në kapitujt e luftës kundër Mbretnisë së KRISHTIT Mbret, âsht fallsifikimi i arshivave historike prej anmiqve të Fesë dhe të mbarë njerzimit, judeo-masonve, dhe zëvendsimi i tyne me shpifje e akuza t'pakêna, vetëm e vetëm me diskreditue Papatin dhe me përlye emnin e tij t'lavdishëm, s'bashkut me Kishen Katolike.

Përgjatë shekujve shumë anmiq të Kishës Katolike e kanë sulmue até nën akuzat e persekutimit të shkencëtarve dhe pengimit të zhvillimit të shkencave. Fjalët e deklarueme në Konçilin e Vatikanit (1870) në mbrojtje të shkencës dhe lista e mâposhtme e disa prej shkenctarve katolikë mâ të njoftun për kontributin e tyne t'jashtëzakonshëm në shumë zbulime shkencore që i gëzojnë sod brezat moderne mosmirënjohse dhe egoiste, hjedhin poshtë shpifjet e pabaza dhe çojnë nâlt lavdínë e Mbretnísë sociale të KRISHTIT Zot që lindi, rriti dhe edukoi kta njerëz të mëdhej të Fesë dhe të shkencës.



Kontributi intelektual i shkenctàrve katolikë


            Shkenctàrët katolikë, qysh prej Mesjètës e deri m'sod, kanë ndikue fuqishëm në zhvillimin e shkencave tuej vendosë bazat e civilizímit evropjan dhe botnuer. Ata konsiderohen si êtnit e disa fushave shkencore, përfshi ktu fizikën moderne, akustikën, mineralogjínë, kimínë moderne, anatomínë moderne, stratigrafinë, bakteriologjínë, gjenetíkën, gjeometrínë analitike dhe kozmologjínë heliocentríke. Tri njísi elektrike e kanë marrë emnin simbas shkenctàrve katolikë : amperi, volti dhe kulombi. Kisha Katolike i ka mbështète kërkimet shkencore qysh prej lindjes së universiteteve të para në Mesjètë. Êtnit e saj përvetsuen dhe shfrytzuen àjken e filozofísë së vjetër greke dhe e përdoren até n'mbrojtje të Fesë Katolike. Ky përvetsim kulminoi n'shekullin e 13-të me shkrimet e Doktorit êngjelluer, domenikanit sh'Tômë Akuinit, i cili me sintezen e tij madhështore të Fesë katolike me arsyen ka influencue, tash mâ shumë se 800 vjet, mendimin katolik dhe zbulimet shkencore që kryesisht e kanë zanafíllen në shekullin e 13-të.

Autori J.L. Heilbron n'librin e tij "The Sun in the Church: Cathedrals as Solar Observatories" shkruen se Kisha Katolike Romake, për mâ shumë se 6 shekuj, ka nxitë dhe financue studimin e astronomísë mâ tepër se çdo institucjon tjetër. Në 1936, Papa Piu XI themeloi « Akademínë Pontifikale të Shkencave » me synim promovimin e zhvillimit të shkencave matematike, fizike dhe natyrore si dhe studimin e problemeve që lidhen me epistemologjinë, degë kjo e filozofísë që merret me natyren, qëllimin apo limitet e díjes.

Nji rol t'veçantë n'zhvillimin e shkencave ka dhanë veçanarisht Urdhni fetar i Kishes Katolike i formuem në vjetin 1540 prej ish-kapitenit spanjol, sh'Injac Lojólës, i njoftun me êmnin Urdhni i Jezuítve apo thjesht Jezuítët. N'fushën e shkencës, ata janë quejtë kontribuesit mâ t'rândsishëm të shekullit t'17-të në fizikën eksperimentale.

Âsht e pamujtun me numrue të tânë kta shkenctarët katolikë dhe me vlersue si duhet ndihmën që ata i kanë dhanë jo vetëm Mbretnísë sociale të KRISHTIT Mbret por edhe mbarë njerzimit me punen e tyne shkencore. Ktú ma poshtë po rradhis vetëm disa prej personaliteteve shkencore mâ të shqueme, klerikë dhe laikë, s'bashkut me arritjet e tyne në fushat e ndryshme të shkencës ku ata kanë lëvrue. Për lehtsí verifikimit, emnat i kam lânë n'gjuhën e huej : 

Mgr Albert of Saxony (c. 1320–1390) - Ipeshkëv gjerman i njoftun për kontributin e tij në logjikë dhe fizikë. Me Buridan, ai ndihmoi me zhvillue teorinë paraprijse të inercísë.

Shën Albertus Magnus, Sh'Alberti i Madh (c. 1206–1280) - Nji prej prekursorvë mâ t'famshëm të shkencës moderne, shêjti mbrojts i shkencave natyrore dhe kontribues në fizikë, logjikë, metafizikë, biologji dhe psikologji.

José María Algué (1856–1930) - Meteorologjisti që ka shpikë barociklonometrin.

Francesco Castracane degli Antelminelli (1817–1899) - Botanist që ka kênë nji prej t'pàrve që ka integrue mikrofotografinë në studimin e biologjisë.

Giovanni Antonelli (1818–1872) - Drejtor i Observatorit Ximenian në Firence; ka kontribue në ndërtimin e nji prototipi të motorrit me djegje të brendshme.

Giuseppe Asclepi (1706–1776) - Astronom dhe fizikan, drejtor i Observatorit të Kolegjit Romak; Krateri Asclepi në Hanë ka êmnin e tij.

Anselmus de Boodt (1550–1632) - Nji prej themeluesve të mineralogjisë.

Jan Brożek (1585–1652) - Matematikan polak, astronom dhe fizikan; matematikani mâ i shquem polak i shekullit të 17-të.

Louis-Ovide Brunet (1826–1876) - Nji prej êtënve themelues të botanikës kanadeze.

Otto Brunfels (1488-1534) - Murg çertozin ; nji prej êtënve themelues të botanikës.

Jean Baptiste Carnoy (1836–1899) - Themelues i shkencës si citologjisë (studimit të celúlave)

Bonaventura Cavalieri (1598–1647) - I njoftun për punën në fushën e optikës dhe lëvizjes ; punoi në futjen e logarítmave në Itali ; parimet e tija në gjeometri kanë paraprí kontabilitetin integral.

Nicolaus Copernicus (1473–1543) - Astronom i famshëm për kozmologjinë heliocentrike.

James Cullen  (1867–1933) - Matematikan jezuit që ka publikue até që sod njihet si numrat e Kullen "Cullen numbers" në teorinë e numrave.

Johann Baptist Cysat (1587–1657) - Matematikan dhe astronom jezuit ; nji prej kratéreve në Hânë mban êmnin e tij ; ka botue të parin libër n'Evropë mbi Japonínë ; nji ndër të parët që ka përdorë teleskopin ; njihet për punën e tij mbi kometat.

Charles-Michel de l'Épée (1712–1789) - Njifet si "ati i shúrdhëve"; ka themelue shkollën e parë falas për shúrdhë.

Václav Prokop Diviš (1698–1765) - Shkenctar çek; Ndërtuesi i parë i instrumentit muzikor elektrik në historí.

Johann Dzierzon (1811–1906) - Njifet si "ati i bletarisë" moderne.

Jean-Charles de la Faille (1597–1652) - Matematikan jezuit që përcaktoi i pari forcen gravitacjonale të nji pjèse të nji rrethi.

Gabriele Falloppio (1523–1562) - Nji prej anatomistve dhe fizikanve mâ të rândsishëm të shekullit të 16-të. Túbat falopiane (Fallopian tubes) mbajnë êmnin e tij.

Placidus Fixlmillner (1721–1791) - Astronom benediktin ; nji ndër të parët që ka llogaritë orbiten e planetit Uran.

Andrew Gordon  (1712–1751) - Murg benediktin, fizikant dhe shpikës ; i pari që ka shpikë motorrin elektrik.

Francesco Maria Grimaldi (1618–1663) - Zbuluesi i shpërbâmjes së dritës ;

Robert Grosseteste (c. 1175 – 1253) - Nji prej ipeshkve mâ të dijtun të Mesjetës ; njihet si i pari që ka caktue hapat e krýemjes t'nji eksperimenti shkencuer.

Athanasius Kircher (1602–1680) - Akademik i famshëm jezuit ; ati i egjiptologjisë ; nderohet me êmnin "mjeshtri i 100 arteve" për horizontin e tij të gjânë ; nji ndër të parët që ka vëzhgue mikrobet në mikroskop.

James B. Macelwane (1883–1956) - Sizmologu mâ i njoftun jezuit ; ka shkrue librin e parë mbi sizmologjinë në Amerikë.

Gregor Mendel (1822–1884) - Murg agustinjan dhe ati i gjenetikës.

Landell de Moura (1861–1928) - Meshtar braziljan ; i pari që ka shpikë transmetimin e zânit nëpërmjet nji aparati pa tela. Thuhet se me 3 Qershor 1900 foli publikisht me anen e radios.

Georgius Agricola (1494–1555) - Ati i mineralogjisë

André-Marie Ampère (1775–1836) - Nji prej zbuluesve kryesor të elektromanjetizmit

Guy de Chauliac (c.1300-1368) - Kirurgu mâ i njoftun i Mesjetës.

Hippolyte Fizeau (1819-1896) - I pari që ka llogaritë në mnyrë eksperimentale shpejtsín e dritës.

René Laennec (1781–1826) - I pari mjek që ka shpikë stetoskopin.

Guglielmo Marconi (1874–1937) - Ati i transmetimeve radiofonike me valë të gjata.

Evangelista Torricelli (1608–1647) - Zbuluesi i barometrit



Kisha Katolike dhe edukimi


            Edukimi fetar dhe moral âsht baza e çdo civilizími t'vërtetë. Nji civilizím që nuk ndërtohet mbi kyt bâzë jo vetëm që rrezikon prosperitetin por edhe vetë ekzistèncen e tij. Me 15 Kallnduer 1850, n'nji fjalim n'Asamblènë Kombtàre Franceze, shkrimtari Viktor Hygo u shpreh kshtû :

"Msimi fetar âsht, për mendimin têm, mâ i rândsishëm sod mâ shumë sesa kurrë mâ parë. Sa mâ shumë që nji njíri përparon, aq mâ shumë aj duhet me besue. E keqja, ose për me u shprèhë mâ mirë, e keqja e vetme e kohve tona, âsht nji tendèncë me grumbullue gjithçka vetëm për kyt jetë toksóre. Tuej bâ jetën e përkohshme e materiale objektin dhe fundin e njírit, na rândojmë të tâna mizèrjet e sàja : bârrës' mjerimit t'ksaj jete i shtojmë peshën e pambàjtshme t'asgjâsë së ardhshme, dhe ajo që ishte vetëm vuejtje, simbas ligjit t'Zotit, kthèhet n'dishprim, ligji mbretnues i Ferrit. Pasojat e ksaj tendèncet janë trazínat e mëdhaja shoqnore t'ditve tona. Pa dyshim, jam prej atyne që dishiron me ia lehtsue konditat materiale atyne që vuejnë, por nuk harroj se hapi i parë drejt ktij lehtsimit âsht shpresdhânja.

"Sa zvoglohen mizèrjet tona t'fûndme t'ksaj jete kur jena t'mbështetun n'nji shpresë t'pafundme ! Detyra e jonë e përbashkët, kjóshim ligjvênsa, ipeshkvíj, meshtàrë apo shkrimtàrë, âsht me i shtye të tânë njerzit me pâ kah Qielli ; me i drejtue të tânë shpirtnat, me i lëvizë të tâna shpresat drejt nji jete t'ardhshme ku drejtsíja ka me u vue n'vênd dhe gabimet kanë me u korrigjue... Mos t'harrojmë dhe t'a ngulim mirë n'mêndje se jetës do t'iu vidhte dinjitèti, se ajo nuk do t'kishte kuptim me u jetue n'kjóftë se gjithçka do t'mbarote n'kyt botë, n'kjóftë se asgjesimi do t'ishte fundi jonë. Ajo që e bân bârren e lehtë, punën e shêjtë, njirin e mirë, t'urtë, t'dijshëm, t'durueshëm, dashamirës, t'drejtë, dhe në t'njâjten kohë, t'përvuejtun e ballnâltë, t'dêjë për njohuní e lirí âsht mbajtja e nji vizioni t'përhershëm t'nji bote mâ t'mirë, ndriçimi i t'cilës deperton êrrsínen e ksaj jete."

E ky vizion i përhershëm âsht e mira e pafundme e Parrizit që Kisha Katolike ia vên gjithmonë para syve fmijve t'saj n'punen e saj edukuese e civilizuese.

"Vetëm Féja Katolike dhe Katoliçizmi," shkruen Bergier, " i frymzon besimtarët e saj me nji zell kaq t'madh për dije ; asnji sekt tjetër nuk ka prodhue nji numër kaq t'madh akademikësh ; me përjashtim të kombeve katolike, gadi të tâna kombet e tjera vazhdojnë me qendrue n'injorance dhe në barbarizëm."

Qé si shprehet Theodore Jouffroy, nji filozof jo-katolik francez, mbi librin bazë t'edukimit katolik, katekizmin, n'nji prej auditorëve t'ij n'Sorbónë :

"Egziston nji libër i vogël me t'cilin fmijtë msojnë dhe n'bazë t'cillit pvèten n'Kishë. Lexojeni kyt libër, që âsht Katekizmi ! Ju keni me gjetë aty përgjigjet e të tâna çâshtjeve që un ju kam propozue ; e të tânave pa përjashtim. Pvetni katolikun mbi origjinen e qênjeve njerzore, pvèteni mbi qëllimin e egzistencës s'tij, e aj ka me ju përgjigjë. Pvètni at fmi t'vorfën se pse âsht n'kyt botë e ku ka me shkue aj mbas deks, e ka me ju dhanë nji përgjigje sublime, t'cilen aj ndoshta nuk e kupton, por kjo nuk e bân até mâ pak t'admirueshme. Pvèteni até si u krijue bota dhe për çfarë arsyjet ; pse Zoti ka vue n'té kafshë e bimë ; si âsht popullue toka,... pse njerzit flasin gjuhë t'ndryshme, e aj prapë do t'ju përgjigjet. Pvéteni até mbi origjinen e botës dhe të specjeve te ndryshme, çâshtjet raciale, destínen e njírit n'kyt jetë dhe në tjetrën, relacjonet e njírit me Zotin, detyrimet e njírit kundrejt krijesave t'jera... e aj prapë ka me kênë n'gjêndje me ju përgjigjë. E kur ka me u bâ burrë, ky fmí nuk ka me hezitue me i dhane përgjigje t'drejtave njerzore, politike, ndërkombtare, etj, sepse tânë któ rrjedhin natyrshëm prej Katoliçizmit. Kyt un e quej nji Fé madhshtore dhe e dalloj prej ksaj shêjet : Ajo nuk lèn pa përgjigje asnji pvétje që intereson njerzimin."

Asht e vertete se aty ku Kisha Katolike ka çue nji tempull aty ajo ka ndërtue edhe nji shkollë. Të tâne shkrimtaret qe kan shkrue mbi fillésat e Katoliçizmit jane t'nji mêndjet se qysh n'shekujt e parë t'krishtenimit shdo dioqeze ka pasë shkollen e vet. Kshtû anglikani Bingham, n'librin e tij "Antikitétet kishtare", i dituni Thomassin n'librin e tij t'njoftun "Disiplina kishtare antike dhe moderne", Launoi, Lingard, Louis Nardi dhe shumë te tjerë dishmojnë në favor të arsimimit katolik dioqezan. Murgjit e dijshëm benediktinë, në "Historinë letrare të Francës", dishmojne se, n'shekullin e gjashtë, Kisha Katolike dhe ûrdhnat fetare t'krishtêna ishin streha mbrojtese e arteve dhe shkencave që kishin mujtë me i pshtue sulmeve barbare t'atyne kohnave. Për mâ tepër, benediktinët rrfejnë se katedralet n'ato kohna prapë kishin shkollat e tyne ku praktikohej e njêjta metodë msmit, si në shekujt e parë.

Në 1171, me anen e kanonit të 18te, Konçili i 3 Ekumenik i Lateranit shprehej kshtû :

"Kisha, si nji nâne e devoçme, âsht e detyrueme me u kujdesë për arsimimin e t'vorfënve, n'mnyrë që edhe ata që nuk i kanë mjete financjare, t'mos privohen prej studimit të arteve dhe shkencave. Prandaj, na urdhnojmë që në të tâna katedralet të vêhet në dispozicjon nji mjeshtër me nji rroge t'përshtatshme me msue falas klerikët dhe studentat e vorfën."

Dijetari Allain n'vepren e tij t'njoftun "L'instruction primaire en France avant la révolution" (Edukimi i klasave fillore n'Francen e para revolucjonit), shkruen se historija e edukimit e çdo niveli në periudhën e parë t'Mesjetës âsht thjesht historija e përpjekjeve të Kishes Katolike me ruejtë shkencat dhe civilizimin e kërcënuem.

E njèjta situatë mbretnonte edhe n'Gjermani. Rendu, inspektor i përgjithshëm i Unversitetit të Frances në vepren "L'instruction populaire dans l'Allemagne du Nord" shprehet :

"Katoliçizmi ka popullue Gjermaninë me shkolla me êmen, ashtu si në të tânë Evropen. Kleri katolik thrret në shkolla serfë (bujkróbën, skllavë, shërbtorë) dhe t'lirë. Priftnijtë e kishin për detyrë me dhanë msim, kurse ipeshkvijtë ishin të detyruem me hapë shkolla aty ku nuk kishte. Famullia e çdo dioqezet i nepte edukim falas t'vorfënve. Në Hollandë, dishepujt e Gerard Van Groote i msojshin fmijve t'vorfën shkrim, lexim, fé dhe disa zanate mekanike. Prej Hollandes, ata u shpërndane në Rhine, Westphalia, Saksoni, Pomerania, Prusi dhe Silezi." N'nji mnyrë të ngjashme kane veprue edhe ûrdhnat fetare të Kishës tuej përhapë civilizimin katolik dhe Mbretníne KRISHTIT Mbret në Evrope e mâ gjanë.

Para Revolucjonit Francez judeo-masonik të 1789, Franca ishte e mbulueme me shkolla për edukimin e popullsisë. Vetëm Parisi kishte s'pakut 500. Biles edhe fshatnat e vogla nuk ishin pa shkolla. Në 1771, Guy de Rousseau de Lacombe, avokat i Parlamentit të Parisit shkruen se :

"Mbrètnit tonë janë kujdesë me themelue shkolla gjithkund dhe me i pasë ato të mbushuna me nxanes." Në 1709, Daniel Jousse n'nji artikull përmend faktin se "çdo dioqezë kishte zakonisht 2 shkolla edukimit falas : nji për djem dhe nji për vajza."

Âsht fakt historik se lulzimi mâ i madh i universiteteve dhe kolegjeve n'Mesjètë âsht bâ n'shekujt 11-të dhe 12-të. Numri i akademíkve n'kto universitete ishte i lidhun me shkallen e nâltë t'mësimdhânjes. Edhe mbas Reformës Protestane, universitetet e Zwolle, Bois-le-Duc, Cologne, Deventer numërojshin respektivisht 800, 1200, 2000 dhe 2200 studenta. Universiteti i Vjenës strehote 3000 e biles 7000 nën Maximiljanin I; Universiteti i Parisit dhe aj i Krakovit numërojshin deri në 15000 studenta. Për shkak të latinishtes e cila ishe gjuha bazë, studentat vërshojshin atje prej të tânë botës. Në Belgjikë, Universiteti i Luvenit, i formuem në shekullin e 15-të numëronte prej 7000 deri në 8000 akademikë dhe 2000 studenta të juridikut. Asnji akademik i vorfën nuk u refuzonte. Laurentie thote se vetëm Universiteti i Parisit ka shpërnda 619 bursa për studentat e vorfën.

Para Revolucjonit të 1789, Franca, me nji popullsi prej 25 miljon banorësh, kishte 562 kolegje me 72,747 akademikë. Prej ktij numri gadi gjysa e tyne ka marrë edukim falas ose gadi falas. Në vitet 1900, Franca, me nji popullsi afër 38 miljon banorë, kishte vetëm 81 liceume dhe 325 kolegje me 79,321 akademikë, prej të cilve vetëm 4949 morën bursa t'nji farë rândsijet.

Judeo-masonet nuk dojshin edukimin e vërtetë të popullit dhe civilizimin e tyne, për me mujtë me i sundue e skllavnue ata mâ kollaj. Prej vjetit 1792, Revolucjoni Fracez judeo-masonik filloi me mbylljen e të tâna shkollave fillore s'bashkut me até të 562 kolegjeve egzistuese. Prej universiteteve, u mbajt hapë vetem aj i Strasburgut, mbasi ishte protestant, kurse 23 universitetet e tjera katolike u mbyllën. Po çka bâne revolucjonarët me plotsue boshllëkun ? Ministri i Brendshem francez i asaj kohet, Chaptal, në vjetin 1801 dishmonte :

"Edukimi publik pothujse âsht ndërpré plotsisht. Brezi i 20 vjeçarve i âsht sakrifikue injorancës dhe shkollat fillore janë zhdukë gadi krejtsisht".

Pasojat shkatrrimtare të Revolucjonit Francez shifen edhe në sistemin shkollor të soçëm i cili prodhon kryesisht "kuadro" ateista, injorantë e rebelë, pa patriotizëm, pa dashni për familje, skllêvën të dênjë të shtetit e t'Urdhnit të Ri Bornuer, ândrrat dhe përpjekjet e t'cilve përmblidhen në devizen e shoqnisë së sotme moderne : sâ mâ shumë imoralitet, sâ mâ shumë pushtet, sâ mâ shumë pasuní, me çdo kusht e me çdo mnyrë.

Shembujt e mâsipërm janë nji dishmí e fuqishme e kontributit të Kishës Katolike, e veçanarisht me anen e doktrinës socjale t'KRISHTIT Mbret, në transformimin, civilizimin dhe krishtënímin e popujve paganë dhe në bâmjen e nji Evrope dhe bote katolike, me nji Traditë kristjane jashtëzakonisht superiore mbi të tâna civilizimet e tjera, të lashta apo moderne.

Zotit jonë JEZU-KRISHTIT i asht dhanë çdo fuqi e pushtet, në Qiell dhe në tokë (sh'Mateu 28, 18). Mbreti hyjnuer kontrollon gjithçka dhe mundet me shkatrrue në çdo moment mbretninë satanike të sinagogës së djallit e judeo-masonve, që sod kontrollojnë mbarë boten. Shpesh KRISHTI Mbret e lejon përparimin e mbretnisë së djallit mbi tokë si ndëshkim të drejtë për mkatet tona, për indiferencen tonë dhe jeten tonë të vokët e mondane ; për materializmin, nacionalizmin e imoralitetin që kena "hyjnizue". Nuk ka pshtim, paqe e begati veç në Mbretninë sociale të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, ashtu si dishmon e kaluemja e lavdishme. Prandej asht detyra e t'gjithve me reformue s'parit vedin, tuej shporrë mkatin, të keqen e vetme të vërtetë, jashtë jetës t'përditshme, me dishiren me u korrigjue dhe krye gjithkund Vullnesen Hyjnore, me ndërmjetsí t'Mbretneshës së Qiellit dhe tokës, tejet Shêjtes Virgjinës MARI.

E kshtu, mbi bazat e nji jete shêjte kristjane, me devocjon e doktrinë, me përgaditë terrenin e rinovimit të ardhshëm e të lavdishëm të Mbretnisë socjale të JEZU-KRISHTIT, Zot e Mbret, të Paqes së Fatimas, edhe nji herë t'mbrame para ardhjes së antikrishtit dhe fundit të botës, ashtu si asht profetizue prej Nanës tenZot e shêjtënve, për ma t'madhen lavdi të Zotit dhe shelbimin e shpirtnavet.


RRNOFT KRISHTI MBRET !
RRNOFT SHQIPNIJA !




AKTI I KONSAKRIMIT TE NJERZIMIT ZEMRES TEJET SHEJTE TE KRISHTIT MBRET

Urdhnue prej Sh. T. Papës Piut XI, me u recitue për Festen e KRISHTIT MBRET


      
      O tejet i buti JEZUS, Shelbues i njerzimit, hídhni nji shikim drejt nesh, që jena përkulë përvujtnisht para elterit Tuej. Na jena Tuejët, na dona me kênë Tuejët ; dhe në mnyrë që t'bashkohena me Ju sa ma shumë, sejcili prej nesh i konsakrohet spontanisht Zêmrës Tuej tejet shêjte. 

Shumë nuk ju kanë njoftë ndojherë, shumë kanë përbuzë Urdhnimet Tueja dhe Ju kanë tradhtue. O JEZUS i Mshirshëm, kini mshirë për ata dhe për kta, dhe denjoni me i tërhjekë të tanë drejt Zêmrës Tuej tejet shêjte.

Zot, denjoni me kênë Mbreti, jo vetëm i besimtarve katolikë që nuk janë largue kurrë prej Jush, por edhe i fmijve plangprishës që Ju kanë braktisë ; bàni që t'hyjnë pa vonesë në shpinë atnore, për mos me mbarue prej mizerjes dhe ûjës.

Jíni Mbreti i atyne që jetojnë në gabim apo që përçamja i ka ndâ prej Jush ; çójini në portin e t'vërtetës dhe të bashkimit të Fesë, në mnyrë që s'shpejtit mos t'ketë mâ veç nji gregjë dhe veç nji barí.       

Jini Mbreti i tanë atyne që vazhdojnë me kênë t'hupun në terrinat e idhujtarisë apo t'islamizmit, dhe mos refuzoni me i tërhjekë të tanë në driten e Mbretnisë Tuej.

S'mbramit, shifni me mshirë fmijtë e atij populli që dikur ishte i preferuemi Juej ; edhe mbi ata u ultë, por sod si Pagzim jetet dhe shelbimit, gjaku që n'at kohë ata e thirrshin mbi krenat e tyne.

Nepjani, o Zot, Kishës Tuej nji liri t'sigurtë e pa pengesa ; nepjani tanë popujve rregullin dhe paqen. Bani që, prej njênit skaj t'botës në tjetrin, veç nji zâ ushtoftë : Kjoft lëvdue Zêmra Hyjnore e JEZU-KRISHTIT që na ka sigurue shelbimin ! Ksaj Zêmre i kjoft nderi dhe lavdíja në shekuj të shekujve ! Ashtu kjoft.