martedì, dicembre 02, 2014


  Replika Katolike 8 kundër konçiljarve apostatë




                            Shêjtnija e tij, Papa sh'Piu X                                                 



-Mbi Autoritetin msimdhanës dhe gjykues të Kishës Romake
-Mbi Dogmen e Fesë : « Extra Ecclesiam Nulla Salus »


- «Faleminderit Zotit që vetëm Ai i Gjithëpushtetshmi, i Mëshirshmi, i Drejti, i Dashuri, që i vetmi i njeh zemrat e njerëzve është i vetmi që vendos se kush ka qenë "brenda" e kush ka qenë "jashtë" Kishës së tij, e kush do të jetë "brenda" e kush do të jetë "jashtë" Mbretërisë së Tij! Le të na kujtohet edhe fjala e Zotit: do të ketë "të parë" që do të jenë të fundit, e të fundit që do të jenë të parët. » (z. Sh.D.)



Autoriteti msimdhanës dhe gjykues i Kishës shêjte Katolike Romake


Hyji i Gjithpushtetshëm, në Mshiren e Tij të pafundme për njerzimin, ka çue Birin e Tij të vetëm me themelue mbi tokë nji Kishë të vetme hyjnore, si nji diell të vetëm të t'Vërtetës hyjnore, për me rrezatue mbi tanë boten Doktrinen e vetme hyjnore Katolike që u mson njerzve rrugen e sigurtë drejt Parrizit. Vetë Hyji pra i ka dhanë Kishës së Tij Shkrimet Shêjte me i ruejtë dhe me i interpretue ato pagabueshmënisht dhe e ka urdhnue, veçanarisht sh'Pjetrin e pasardhsit e tij në Selinë-Shêjte, me na msue e ushqye të tanve, pavarsisht rangut në Kishë, me Doktrinen hyjnore (Sh'Gjoni 21:15-17), dhe të tanë ata që përbuzin Kishen Katolike, me pretekstin se ndig'jojnë vetëm Zotin, imitojnë dhe veprojnë si heretikët dhe shizmatikët që përbuzin autoritetin msimdhanës dhe gjykues që Kisha Katolike e ka marrë prej vetë Zotit, e që, për rrjedhojë, përbuzin vetë Zotin. 

Nga ana e saj, Kisha shêjte Katolike nuk i ka lanë besimtarët e vet në mshiren e çdo lloj éret doktrinale, kapriçjove njerzore apo polemikave t'heretikve e shizmatikve, por, e urdhnueme prej vetë Zotit, ka msue gjithmonë se jashtë Kishës së KRISHTIT Zot, që asht Kisha Katolike Romake, nuk ka shëlbim për kërkend, ashtu si do ta shohim në disa shembuj ktu mâ poshtë. 

Qysh prej vjetit 1964, Kisha e re e dalun prej Konçilit të II ilegjitim të Vatikanit, që huazon emnin e Kishës shêjte Katolike por që në të vërtetë asht Kisha e satanit, nuk njef mâ mallkimin e Ferrit por pretendon se tanë shelbohen, pavarsisht besimit. Në fakt, në njênin prej dokumenteve të Konçilit, në dokumentin "Gaudium et spes" (21 Nandor 1964), msohet çmendunija se tanë njerzit kanë destinen hyjnore, pra tanë u shelbokan, e kërkush nuk u mallkoka në Ferr. A mos ndoshta Ferri tashti keka bosh e tanë paskan shkue n'Parriz ?

Me fjalë të tjera, modernistat konçiljare zyrtarisht mohojnë Ferrin, dhe në kjoft se e pranojne si term, ata e konsiderojnë Ferrin si nji mit, si nji legjendë, sepse, simbas tyne, Zoti nuk mallkoka kërkend. Kjo doktrinë satanike përgjumë shpirtnat në nji siguri të rreme dhe i shoqnon ato verbnisht drejt mallkimit të përjetshëm, tuej i autorizue, ndërkohë, mos me praktikue asnji virtyt, mos me bâ asnji vepër për Parriz por me jetue simbas qejfit, simbas instikteve, si bagtija, pa asnj fré e rregull, thjesht me knaqe tana pasjonet e shfrenueme të njirit, pasoja kto të mkatit origjinal, me premtimin diabolik se Parrizin e paskan t'siguruem. Prandaj, kto modernista konçiljare predikojnë gjithkund dashtni, dashtni, paqe, haré, gazmend, dëfrim, por kto nuk janë as Dashtnija e as Paqja e KRISHTIT Zot. " Hyni në shpinë e Atit", thonë konçiljarët fémohuesa sapo vdes dikush. 

Përveç mohimit të Fjalës së Zotit në Shkrimet Shejte mbi egzistencen e pamohueshme të Ferrit, Kisha konçiljare mohon edhe fjalen e Nânës së Zotit në Fatima, aparicjon i aprovuem si autentik prej Kishës shêjte Romake. 

« Qe, pra, po vej para jush sod nji bekim dhe nji mallkim : nji bekim, n'kjoft se i bindeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej,... dhe nji mallkim, n'kjoft se nuk i bindeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej... » (Deuteronomi 11:26-28)

« Por ai që ka me skandalizue njênin prej ktyne të vegjëlve që besojnë në Mue, kishte me kêne ma mirë për té me ia varë në qafe nji gur mullinit dhe ashtu me e hjedhë në fundin e detit. » (sh'Mateu 18:6)

« Mandej ka me u thanë atyne në krahun e majtë : Ikni prej Mejet, t'mallkuem, në zjermin e përjetshëm, të përgaditun për djallin dhe engjujt e tij... » (sh'Mateu 25:41-45)

Me 13 Korrik 1917, vetë Nana e Zotit u ul prej Qiellit me iu kerkue njerzve me ba pendesë dhe u diftoi 3 barijve të vegjël nji vizjon të tmerrshëm të Ferrit, ku shpirtnat e t'mallkuemve përpeliteshin në zjermin e përjetshëm të hakmarrjes së drejtë hyjnore, dhe u tha kto fjalë : 

« Ju e patë Ferrin ku shkojnë shpirtnat e mkatnorve të shkretë. Për me i pshtue mkatnorët prej mallkimit, Hyji dishiron me krijue n'botë Devocjonin e Zêmres teme të Papërlyeme."

« Kur të recitoni Rruxaren, thoni kshtû në fund të çdo dhétshet : O JÉZUSI jem, fàlna mkatet tona, pshtóna prej zjermit të Fêrrit e merrni tana shpirtnat në Parriz, veçanarisht ata që kanë mâ tepër nevojë për Mshiren Tuej."

« N'kjoft se njerzit kanë me bâ kshtû si po ju kërkoj, shumë shpirtna kanë me u pshtue dhe ka me u vendosë paqja. Lufta âsht drejt fundit por n'kjoft se njerzit nuk pushojnë s'fýemit Zotin tonë, nji tjetër luftë mâ e keqe ka me fillue në kohen e Piut XI. Kur të shifni nji natë të ndriçueme prej nji dritë të panjoftun, díjeni se ajo âsht shêja e madhe që Zoti ju nep se ka me ndëshkue boten për mkatet e saja, nëpermjet luftës, ûjës, persekutimit të Kishës dhe të Papës. Me parandalue kté, kam me ardhë me ju kërkue Konsakrimin e Rusisë Zêmres teme të Papërlyeme dhe Kungimet e riparimit të 5 Shtundeve. N'kjoft se kërkesat e mija kanë me u ndigjue, Rusia ka me u konvertue dhe ka me pasë paqe. Përndryshej, Rusia ka me përhapë gabimet e saja nëpër botë dhe ka me provokue luftna e persekucjone kundër Kishës; të mirët kanë me u martirizue; Papa ka me vuejtë shumë; kombe të tana kanë me u zhdukë. Por në fund, Zêmra jeme e Papërlyeme ka me triumfue. Papa ka me ma konsakrue Rusinë, e cilla ka me u konvertue dhe nji periudhë paqjet ka me iu dhanë botës."

Ne fakt, mbas 1962, Kisha juej antikatolike e satanike, - sepse satani perpiqet tash mija vjet me i mbushë mendjen njerzve se Ferri nuk egziston -, përveç Ferrit, ka hjekë Sakrificen e Meshes Shejte latine, ka hjek ritet e Sakramendeve, ka hjek Ritin e konsakrimit te ipeshkvijve, për me përdorë në vendin e tij nji rit invalid që nuk prodhon asnji ipeshkëv.

Më thoni, z. Shtjefën, si ka mundsi Kisha shêjte Katolike me fillue nji Konçil të dytë pa mbyllë Konçilin e parë ? Në fjalimin hapës të Konçilit të 1962, me 11 Tetor, Gjoni XXIII shpallë zyrtarisht hapjen e Konçilit të II të Vatikanit. 

Me 20 Tetor 1870, Papa Piu IX pezulloi përkohsisht Konçilin e I të Vatikanit (1869-1870) me anen e Bulles "Postquam Dei munere", si rezultat i shpërthimit të Luftes Franko-Prusjane dhe si pasojë e vërshimit të trupave masonike pjemonteze të masonit Garibaldi drejt Romes, gja që e bante vazhdimin e Konçilit praktikisht të pamujtun. Në kyt Bulle Pontifikale, me anen e Autoritetit të tij suprem pontifikal, Papa shpall pezullimin e Konçilit për nji kohë të papërcaktueme dhe ia len Selisë-Shejte, pra nji Pape të ardhshëm, me e vazhdue kyt Konçil. Qé edhe fjalet e tija përmbyllse : 

« Kyt pra Ne vendosim, shpallim, dojmë dhe urdhnojmë, në mnyrë që asnji dispozitë (vendim) e kundërt të mos invalidojë kto akte, dhe Ne deklarojmë të pavlefshëm dhe të paefektshëm çdo lloj aktit që mundet me kundërshtue kyt Bullë, prej cillitdo autoritet ardhtë, me dije ose injorancë. Kërkush pra mos të guxojë me shkelë vullnetin tonë që Ne po shprehim ktu, tuej pezullue Konçilin, dhe kërkush mos të guxojë çmendunisht me kundërshtue egzekutimin e ksaj Bulle. N'kjoft se dikush ka me guxue me e kundërshtue, t'a dijë sa ka tërhjek mbi vedi zemërimin (mallkimin) e Zotit të Gjithpushtetshem dhe të Apostujve sh'Pjetrit e sh'Palit. »

Si ka mundsi pra, z. Shtjefën, që Kisha Katolike Romake, apo ma saktë, Selia-Shejte, të thërrasë nji Konçil të dytë pa mbarue Konçilin e parë të 1870 ? 

Përgjigja e ksaj pyetjet asht vetëm nji : Në fjalimin e hapjes, me 11 Tetor 1962, Gjoni XXIII u shpreh kjartë e zyrtarisht se po hapte punimet e Konçilit të II të Vatikanit. Me kyt akt rebel e shizmatik, që kundërshton Bullen Pontifikale të Papes Piu IX, Gjoni XXIII tërhjeku mbi vedi mallkimin e Zotit të Gjithpushtetshëm dhe të Apostujve sh'Pjetrit e sh'Palit, dhe konfirmoi dispozitat e Bullës së Piut IX se ky akt i thirrjes së Konçilit të II të Vatikanit ishte nul, i pavlerë dhe i paefektshëm. Për rrjedhoje, tana ndryshimet që kanë rrjedhë prej ktij konçili shizmatik, tash gadi 50 vjet, përfshi ktu shpalljen e nji "meshe" te re, "sakramendve" te reja dhe doktrinave apostate që vijnë prej ktij konçili satanik, si liria fetare e ndërgjegjes, ekumenizmi, kolegjializmi, etj, etj, etj, janë të tana doktrina boshe, të pavlera dhe të paefektshme. 

Kisha Katolike e Selia-Shejte nuk mundet me mallkue vetvedin, ashtu si Zoti nuk mundet me kundërshtue Vetvedin, sepse nji SHPIRT-SHEJT ka drejtue, drejton e ka me drejtue, deri në fundin e botës, Kishen e KRISHTIT Zot, Kishen shejte Katolike (Katekizmi i Papës sh'Piu X). Për rrjedhojë, jo Kisha Katolike por vetëm nji anti-kishë, si kisha konçiljare, jo Papa por vetëm nji anti-papë, si Gjoni XXIII, ka thirre Konçilin e paligjshëm të 1962 dhe ka shpallë doktrinat apostate konçiljare që, të propagandueme prej pasardhsve të tij apostatë në Vatikan, me Palin VI, Gjon Palin I, Gjon Palin II, Benediktin XVI, Françeskun-Bergoglio e kompani, po shtyjnë drejt mallkimit të Ferrit sa e sa shpirtna tash gadi 50 vjet.

Megjithë pushtimit të insitucjoneve katolike prej Kishës konçiljare të satanit, Kisha Katolike ka vazhdue egzistencen e saj edhe mbas Shizmes apo ndamjes së 1962. Kush janë kêne ata që kanë vazhdue me kenë në Kishen Katolike mbas shizmës së 1962 ? Janë ata të pagzuem, kjoshin ipeshkvij, meshtarë apo laikë, që kanë vazhdue me besue integralisht e pa asnji ndryshim Fenë dhe doktrinën e JEZU-KRISHTIT, e gjindun si në Biblen Shejte ashtu edhe në Traditen Katolike mijavjeçare (që perfshin Aktet e Papve, Aktet e Konçileve Ekumenike e konçileve të tjera të aprovueme prej Selisë Shejte, aktet e Etenve, Doktorve e teologve të tjerë të aprovuem prej Selisë Shejte); janë ata të pagzuem që kanë vazhdue me marrë pjesë në Sakramendet e pandryshueshme te Kishes Katolike, megjithë vendet e pakta ku ata vazhdohen me u administrue prej meshtarve martirë besnikë, dhe kanë vazhdue me iu bindë barijve të caktuem prej JEZU-KRISHTIT.

« Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'Atit e t'Birit e t'Shpirtit-Shejt. Msojini me i mbajtë gjithshka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:19-20)

« Ushqeji qingjat dhe delet e Mija [i thotë Shelbuesi sh'Pjetrit]. » (Sh'Gjoni 21:15-17)

« Dhe JEZUSI u tha Apostujve : "Shkoni në tanë boten dhe predikoni Unjillin çdo njirit; aj që ka me besue dhe ka me u pagzue ka me u shelbue; aj që nuk ka me besue, ka me u dënue. » (Sh'Marku 16:15-16)

Kërkush tjetër pra, përveç Kishës shêjte të KRISHTIT Zot, që âsht Kisha Katolike Romake, nuk ka të drejtë me i msue kombet mbi shelbimin e shpirtnave, dhe ata që nuk ndig'jojnë e përbuzin Kishen Katolike nuk ndig'jojnë e përbuzin vetë Themeluesin e saj, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN :

« Aj që ju ndig'jon Më ndig'jon dhe aj që ju përbuz, Më përbuz [u tha Shelbuesi sh'Pjetrit dhe Apostujve]; dhe aj që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16)

« N'kjoft se vllai jot nuk ndig'jon Kishen, atherë ai kjoft për ty si publikani dhe pagani. » (sh'Mateu 18:17)

At Lapide S.J., komentuesi i njoftun biblik, mbi pasazhin e mâsipërm, komenton se aj që përbuz Prelatin e Kishës Katolike, ku Prelati nënkupton Papen, atherë aj përbuz Kishen, t'cillen Prelati drejton dhe difton se aj nuk don me kênë qytetar dhe bir i ksaj Kishe Katolike. Për rrjedhojë, aj duhet me u konsiderue jo si besimtar katolik por si pagan, pra si nji mkatnuer publik. (Volumi 2, faqe 305)

Ky pushtet msimdhanës dhe gjykues Kishes Katolike i vjen prej vetë Hyjit, ashtu si ka msue gjithmonë Selija Shêjte : 

« [...] Të tanë ata që ulen në Selinë Apostolike dishirojnë me ndjek Apostullin [sh'Pjetrin], burim i ipeshkvnisë dhe i çdo autoritetit ipeshkvnor. Tuej e ndjek, Ne kena msue me dënue të keqen dhe me aprovue të lëvdueshmen. Në vigjilencen e detyrës tuej baritore, ju keni vlersue se nuk duhet me marrë ndër kambë [përbuzë] dekretet e Etënve. T'frymzuem mâ tepër prej Zotit sesa prej vedit, ata dekretuen se çfardolloj çâshtjet që lyp zgidhje, ardhtë ajo prej provincave mâ t'largta e mâ t'thella, nuk ka me u konsiderue e përfundueme pa u shqyrtue prej ksaj Selije-Shêjte, n'mnyrë që kjo Seli të konfirmojë, me tanë autoritetin e vet, vendimet e drejta dhe kishat e tjera - si uji që del prej burimit dhe rrjedh nëpër tanë vendet e botës, përmes përrojeve t'pastra që vijnë prej burimit t'papërlyem - të marrin prej saj gjithshka që duhet me u vendosë dhe të dijnë kush duhet pastrue dhe até, të ndyem me nji baltë t'paheqshme, që nuk do t'marrë ujin e dêjë të trupave të pastër. » (Prej letrës së Papës sh'Inoçenti I drejtue ipeshkvijve t'Afrikës,vjeti 417)

«Kur Roma ka folë, çâshtja âsht e mbyllun. » (Papa sh'Inoçenti I)

« Ne kena dërgue në Konçilin e Korintit direktiva t'shkrueme në mnyrë që tanë vllâznit të kuptojnë ... se nuk duhen me anulue gjykimin tonë. Në fakt, kurrë nuk âsht lejue me u shqyrtue prapë ajo çâshtje mbi t'cillen Selija-Apostolike ka marrë nji herë vendimin.» (Prej letrës së Papës sh'Bonifaci I drejtue Rufus-it, ipeshkëv i Tesalonikës, vjeti 422)

« Kërkush nuk e vên në dyshim dhe tanë shekujt e dijnë se shêjti dhe fort i lumi Pjetër, shefi dhe kreu i Apostujve, kolona e Fesë, themeli i Kishës Katolike, ka marrë prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, Pshtuesi dhe Shelbuesi i njerzimit, çilcat e Mbretnisë dhe pushtetin me lidhë ose me zgidhë mkatet; deri tash e përgjithmonë, âsht sh'Pjetri, që në personin e pasardhsve të tij, jeton dhe ushtron pushtetin e gjykimit. » (Prej Konçilit III Ekumenik të Efezës, Numri 294 e vazhdim, vjeti 431)

« Kisha shêjte Katolike Romake âsht ndërtue mbi shkamb, që don me thanë mbi KRISHTIN dhe mbi Pjetrin, ose mbi Kefas, i biri i Gjonit, i quejtun fillimisht Simon. Kjo Kishë nuk ka me u domunue n'asnji mnyrë prej dyerve t'Ferrit, që don me thanë prej polemikave të heretikve që udhëhjekin njerzit mendjemëdhaj drejt vdekjes. Kshtû ka premtue e Vërteta, nëpërmjet së Cillës âsht e vërtetë gjithshka që âsht e vërtetë : "Dyert e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj." (Sh'Mateu 16:18). Për mâ tepër, Biri i Zotit dishmon se i ka kërkue ATIT, në lutjet e Tija, realizimin e ktij premtimit, tuej i thanë Pjetrit : "Simon, qé satani..." (Sh'Luka 22:31). A âsht dikush pra aq i çmendun sa me guxue me mendue  se lutja e Atij, për t'Cillin me dashtë âsht me mujtë, mundet me kênë pa efekt në kyt pikë ? Selija e Princit të Apostujve, Kisha Romake, si nëpërmjet vetë Pjetrit ashtu edhe nëpërmjet pasardhsve të tij, a nuk ka dënue, a nuk ka hjedh poshtë e a nuk i ka mujt tana gabimet e heretikve ? A nuk ka konfirmue ajo zemrat e vllâzënve në Fenë e Pjetrit, që deri tash nuk ka dështue e deri në fund nuk ka me dështue ? » (Prej letrës së Papës sh'Leoni IX drejtue shizmatikut Mikel Cerularit, vjeti 1053)

« Meqë Kisha Katolike Romake e ka për detyrë, mbi gjithshka tjetër, me mbrojtë të vërtetën e Fesë Katolike, pyetjet dhe çâshtjet që lindin në lidhje me Fenë duhen vendosë prej gjykimit të saj... Në tana çashtjet që prekin jurisdiksjonin eklezjastik (kishtar), mundena me iu drejtue gjykimit të saj. Ksaj Kishe Romake i nënshtrohen tana kishat e tjera, prelatët e t'cillave i binden dhe e respektojnë... » (Prej Profesjonit të Fesë të përfaqsuesit të Perandorit të Lindjes, Mikel Paleologut, dhe metropolitanve, Konçili II i Lionit, i 14-ti Ekumenik, vjeti 1274)

« Fjalët unjillore na msojnë se në fuqinë e Kishës Katolike janë dy shpata, fuqija shpirtnore dhe ajo materjale... Prandej, sejcilla shpatë âsht nën fuqinë e Kishës Katolike. Shpata shpirtnore duhet me u ushtrue prej Kishës kurse shpata materiale (e pushtetit civil) duhet ushtrue për Kishen Katolike; e para, prej dorës së meshtarit, kurse e dyta, prej dorës së mbretënve, ushtarve, simbas vullnedit të meshtarit, sepse âsht e nevojshme që nji shpatë të jetë nën nji shpatë dhe pushteti i përkohshëm civil âsht e nevojshme me iu nënshtrue pushtetit shpirtnuer. Asht me vend pra me deklarue publikisht se pushteti shpirtnuer paraprín çdo lloj pushtetit toksuer në dinjitet dhe fisnikní, ashtû si edhe çâshtjet shpirtnuere qëndrojnë mbi çâshtjet materjale. 

« Prandej, ashtû si dishmon e vërteta, pushteti shpirtnuer duhet me themelue pushtetin toksuer (civil) dhe duhet me e gjykue até kur ai âsht gabim. Kshtû, n'kjoft se pushteti civil gabon, ai ka me u gjykue prej pushtetit shpirtnuer..., simbas fjalve të vetë Apostullit : "Njiri shpirtnuer gjykon gjithshka por ai vetë nuk gjykohet prej kërkujt." (1 Korintasve 2:15). Ky pushtet shpirtnuer që i âsht dhanë njerzve dhe ushtrohet prej njerzve nuk âsht njerzuer por hyjnor dhe i kjé dhanë sh'Pjetrit dhe tanë pasardhsve të tij prej vetë Fjalës Hyjnore (KRISHTIT ZOT) : "Gjithshka që ke me lidhë..." (sh'Mateu 16:19).  Për rrjedhojë, kushdo që reziston kyt pushtet të dhanun prej Zotit, reziston vetë urdhnin e Zotit (Romakve 13:2). ... Për mâ tepër, Na deklarojmë, shpallim dhe vendosim se çdo njiri që don me u shelbue, âsht e nevojshme me iu nënshtrue Pontifit Romak (Papës). » (Papa Bonifaci VIII, prej Bulles "Unam Sanctam", vjeti 1302)

« Ne vendosim gjithashtu se Selija-Shêjte Apostolike dhe Pontifi Romak zotnojnë primatin mbi tanë token; Pontifi Romak asht pasardhsi i t'lumit Pjetër, shefi i Apostujve dhe Vikeri (përfaqsuesi) i vërtetë i KRISHTIT, kreu i tanë Kishës, ati dhe doktori i tanë t'Krishtênve; në personën e t'lumit Pjetër, Pontifit Romak i asht dhanë, prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, pushteti suprem me ushqye, drejtue dhe administrue tanë Kishen, ashtu si e thojnë aktet e Konçileve Ekumenike dhe kanonet shêjte. » (Konçili i Firences, i 17-ti Ekumenik; Dekreti për grekët, vjeti 1439)

Dhe Shelbuesi i premton temelit të Kishës së Tij mbi tokë, sh'Pjetrit dhe pasuesve të tij, se Feja e tyne katolike nuk ka me u mungue kurrë :

« Por jam lutë për ty që Féja jote mos të dështojë kurrë. » (sh'Luka 22:32)

« Kushti i parë për shelbim asht ruejtja e Fesë Katolike dhe mosdevijmi, për asnji arsye, prej dekreteve të Etënve. Në fakt, nuk mundet me u neglizhue fjala e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT që thotë : "Ti je Pjetër, Shkamb, dhe mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme." (Sh'Mateu 16:18). Ky afirmim verifikohet me fakte sepse Besimi Katolik âsht ruejtë gjithmonë pa njollë në Selinë-Apostolike... » (Prej Profesjonit të Fesë Katolike të Papës shën Hormidas, vjeti 517)

« 232. - Çfarë âsht Feja ?

« - Feja âsht virtyti mbinatyror nëpërmjet së cillës ne besojmë, të mbështetun mbi autoritetin e Zotit, të vërtetat që Hyji na i ka zbulue dhe që na i propozon për besim nëpërmjet Kishës.

« 233. - Ku janë të ruejtuna të vërtetat që Zoti ka zbulue dhe që na i propozon për besim nëpërmjet Kishës ? 

« - Të vërtetat që Zoti ka zbulue dhe që na i propozon për besim nëpërmjet Kishës janë të ruejtuna në Shkrimet Shêjte dhe në Traditen.

« [...] 236. - Kush mundet, me autoritet, me na msue, tansisht dhe me kuptimin e tyne të vërtetë, të vërtetat e përmbajtuna në Shkrimet Shêjte dhe në Traditën Katolike ?

« - Vetëm Kisha mundet, me autoritet, me na msue, tansisht dhe me kuptimin e tyne të vërtetë, të vërtetat e përmbajtuna në Shkrimet Shêjte dhe në Traditen, sepse vetëm ksaj Kishe Zoti i ka besue depoziten e Fesë dhe i ka çue SHPIRTIN-SHEJT, që e asiston vazhdimisht dhe e pengon me gabue. » (Papa sh'Piu X, "Katekizmi i Doktrinës së Krishtênë", vjeti 1913, kapitulli 6, fq. 29-35; fq. 60-61)

« Shifet tashti se në çfarë gabimit kanë râ ato shpirtna, t'cillat tuej abuzue me arsyen e tyne dhe tuej i marrë fjalët e Zotit sikurse t'ishin mendime njerzuere, guxojne me i interpretue ato simbas mendimit personal; Vetë Zoti ka vendosë nji autoritet të gjallë [Papen] për me përcaktue dhe me msue kuptimin e vërtetë të mesazheve hyjnore, dhe, me anen e gjykimit të tij të pagabueshëm, me i dhanë fund çdo lloj diskutimit, kjoft në çâshtjet që lidhen me Fenë, kjoft në çâshtjet që lidhen me moralin, në mnyrë që besimtarët katolikë të mos përkunden prej çdo lloj éret doktrinale e në mnyrë që ata të mos mashtrohen prej gabimit dhe ligsisë së njerzve. 

« Ky autoritet i gjallë dhe i pagabueshëm gjindet vetëm në kyt Kishë që JEZU-KRISHTI e ka vue mbi sh'Pjetrin, Shefin, Princin e meshtarve të tanë Kishës Katolike, të cillit JEZU-KRISHTI i ka premtue se Féja e tij nuk ka me i mungue kurrë; kjo Kishë âsht e ndërtueme në at mnyrë që ajo do të ketë gjithmonë në krye dhe në Selinë e saj të pandryshueshme pontifët e saj legjitimë, të cillët egzistojnë pa ndërpremje qysh prej sh'Pjetrit dhe trashigojnë e ruejnë të njêjten doktrinë, të njêjtin dinjitet, të njêjtin rang dhe të njêjten fuqi. 

« Aty ku âsht sh'Pjetri, aty âsht Kisha Katolike, e mbasi sh'Pjetri flet nëpërmjet gojës së Pontifit romak, âsht gjithmonë i gjallë në pasardhsit e tij, ushtron të njêjtin gjykim dhe transmeton të vërteten e Fesë Katolike atyne që ia kërkojnë, atherë msimet hyjnore duhen pranue simbas të njêjtit kuptim që ia nep sod dhe që ia ka dhanë gjithmonë kjo Seli Shêjte romake, Selija e sh'Pjetrit, Nâna dhe Msuesja e tana kishave, kuptim të pandryshueshëm që ajo ia ka msue gjithmonë besimtarve t'vet, tuej i diftue të tanvet rrugen e shelbimit dhe doktrinen e pakorruptueshme të t'Vërtetës.» (Papa Piu IX, Incikliku "Qui Pluribus", Mbi Fenë dhe Besimin Katolik, 9 Nanduer 1846)

« Doktrína e Fèsë Katolike, e cilla âsht e zbulúeme prej vetë Zotit, nuk i âsht paraqítë arsýeve njerzuere për përfeksioním. Kjo doktrínë nuk âsht nji sistem filozofík, por nji depozítë hyjnore e besueme Nuses' KRISHTIT, Kishës Katolike, n'mnýrë që ajo t'a rúejë me besnikní dhe t'a interpretójë me pagabueshmëní. Për rrjedhójë, kuptimi i dógmave shêjte katolike duhet me u ruejtë përjetsisht njashtû si e ka dhânë nji herë e përgjithmónë Kisha Shêjte Katolike. Ky kuptim nuk duhet me u harrue kurrë me pretékstin e nji kuptimi mâ t'thêllë të t'vërtetës. » (Konçíli i Vatikanit, Konstitucioni "Dei Filius", Kapitulli IV, vjeti 1870)

« N'kjóftë se ndonjí persônë thotë se prej influèncës dhe zhvillímit të shkéncave, msímeve t'Kishës Katolike ka me iu dhânë në t'àrdhmen nji kuptim tjetër prej atij kuptimi që Kisha Katolike ia ka dhânë apo ia nep sod, aj persônë kjóftë mallkue. » (Konçíli i Vatikanit-1870, Kapitulli 4, Kanoni 3)

« SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të sh'Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallshin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbajshin të pandryshueme dhe të shpjegojshin me besnikní zbulimin hyjnuer apo depoziten e Fesë katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve... » (Dekretet e Konçilit të Vatikanit, "Mbi msimin e pagabueshëm të Pontifit Romak-Papës", Konstitucjoni i parë dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT, Sesjoni i katërt, 18 Korrik 1870)

« Kisha Katolike Romake, si nji institucjon hyjnor, duhet me diftue kujdesin mâ të madh me ruejtë të paprekun dhe të pacënuem depoziten e Fesë Hyjnore; ajo duhet me mbikqyrë pa pushim, me tana forcat e saja, shelbimin e shpirtnave dhe duhet me pasë shumë kujdes me largue ose eliminue gjithshka që mundet me kenë kundër Fesë dhe që mundet me vue në rrezik, me çfarëdolloj mnyret, shelbimin e shpirtnave. » (Papa Piu IX, prej letrës dërgue arqipeshkvit të Mynihut dhe Frajzingut, vjeti 1862)


« Extra Ecclesiam Nulla Salus » 
(Nuk ka shëlbim jashtë Kishës Shëjte Katolike Romake)


Si shkrova ma nalt, qysh shekuj ma parë, Kisha e KRISHTIT Zot, që asht Kisha Katolike Romake, ka msue, e asistueme vazhdimisht prej SHPIRTIT-SHEJT, se jashtë ksaj Kishe hyjnore nuk ka shëlbim për kërkend, dhe nji kusht shelbimit âsht pjemarrja në kyt Kishë Romake, Katolike e Apostolike.

« [...] Ne besojmë me gjithë zemër dhe shpallim me gojë se egziston vetëm Nji Kishë, jo ajo e heretikve, por Shêjtja Kishë Romake, Katolike e Apostolike, jashtë të cillës ne besojmë se kërkush nuk shëlbohet. » (Prej Profesjonit të Fesë që Papa Inoçenti III i urdhnoi Vaudois-ve me e shpallë publikisht, vjeti 1208)

« Ka NJI Kishë Katolike (universale) të besimtarve, jashtë të cillës absolutisht kërkush nuk mundet me u shëlbue dhe brenda s'cillës JEZU-KRISHTI âsht në të njêjten kohë Meshtar dhe Viktimë. Trupi dhe Gjaku i Tij, në Sakramendin e Elterit [të Eukaristisë], me të vërtetë egzistojnë nën aparencen [dukjen] e bukës dhe të vênës : buka transubstancohet [substanca shndrrohet] në Trupin e Shelbuesit dhe vêna transubstancohet në Gjakun e JEZU-KRISHTIT prej fuqisë hyjnore... » (Prej Konçilit të IV të Latranit ose i 12-ti Ekumenik kundër herezisë albigjense, Kapitulli I : Feja Katolike, vjeti 1215)

« Feja na urdhnon menjiherë me besue dhe me mbrojtë NJI Kishë Shêjte, Katolike e Apostolike...., jashtë të cillës nuk ka as shëlbim e as falje të mkateve, sepse Dhandri, në Librin e Kantikve, shpall se "nji dhe perfekte âsht pëllumbesha jeme..." (Kantikve 6:9); Kjo pëllumbeshë përfaqson Trupin e vetëm Mistik [Kishen Katolike Romake] ku KRISHTI âsht Kreu i saj, ashtu si Hyji âsht Kreu i KRISHTIT. Në kyt Kishë ka vetëm "Nji Zot, Nji Fé, Nji Pagzim" (Efezjanve 4:5). Unike ishte në fakt Arka e Noesë në kohen e Përmbytjes, e cilla kjé, qysh atherë, nji figurë e Kishës së vetme e unike Katolike Romake. Me nji naltsí "nji kut" (Gjeneza 6:16), Arka kishte nji pilot e shef të vetëm : Noenë. Jashtë Arkës, na e pamë, se gjithshka që egzistonte mbi tokë u shkatrrue. Kishen e vetme Romake ne e venerojmë, ashtu si Hyji tha nëpërmjet Profetit të Tij : "O Zot ma pshto shpirtin tem të vetëm prej shpatës dhe fuqisë së qenit !" (Psalmi 21:21), sepse Profeti âsht lutë, në të njêjten kohë, për shpirtin, pra për vedin, për kryet dhe për trupin, mbasi i quen trupin e tij, të vetmin tem, që don me thanë Kishen, për shkak të bashkimit të Kishës në Dhandrin e saj, në Fenë Katolike, në Sakramendet dhe në dashtninë hyjnore. Kisha Katolike Romake âsht tunika pa qepje (Sh'Gjoni 19:23) e Shelbuesit, që nuk âsht shkye por âsht hjedh në short. Prandej kjo Kishë Romake, Nji dhe e Vetme, ka vetëm nji trup, nji krý, dhe jo dy krèna, si do t'i kishte nji përbindsh... » (Papa Bonifaci VIII, prej Bullës "Unam Sanctam", vjeti 1302)

« Kisha shêjte Romake beson me vendosmëní, shpallë dhe mson se "asnji prej atyne që jetojnë jashtë Kishës shêjte Romake, jo vetëm pagajt, por edhe hebrejt, heretikët dhe shizmatikët, nuk munden me marrë pjesë në jeten e përjetshme, por kanë me shkue në zjermin e përjetshëm, të përgaditun për djallin dhe engjujt e tij (Sh'Mateu 25:41), veç n'kjoft se i ribashkohen Kishës shêjte Romake para fundit të jetës' tyne mbi tokë. Uniteti i Trupit të Kishës Romake asht aq i randsishëm saqë Sakramendet e Kishës ndihmojnë shelbimin e atyne që qëndrojnë në kyt Kishë dhe se njinesat (krezhmet), lëmoshët, veprat e tjera të përshpirtshme dhe ushtrimet e milicisë s'Krishtênë prodhojnë shpërblime të përjetshme vetëm për antarët e ksaj Kishe. Kërkush, sado t'mëdhaja kjoshin lëmoshët e tija dhe biles edhe sikur të derdhin gjakun e tij për emnin e KRISHTIT, nuk mundet me u shelbue n'kjoft se nuk qëndron në gjinin dhe unitetin e Kishës Katolike Romake. » (Konçili i Firences, i 17-ti Ekumenik, Dekreti për Jakobinët, vjeti 1442)

« Asht nji artikull Fejet që mson se kërkush nuk mundet me u pshtue jashtë Kishës Romake Apostolike, sepse ajo asht arka e shelbimit : aj që nuk ka me hy n'té, ka me mbarue në ujnat e përmbytjes. Por, në t'njêjten kohë, asht e sigurtë se ata që injorojnë Besimin e vërtetë Katolik, me nji injorancë të pashërueshme, nuk bahen fajtor në sytë e Zotit... Kur kena me u lirue prej trupit, kena me pa Hyjin ashtu si asht (I Sh'Gjoni 3:2) dhe atherë kena me kuptue lidhjen e ngushtë dhe të shkëlqyeshme që bashkon Mshiren me Drejtsinë hyjnore. Por përsa kohë që t'jena n'kyt tokë, t'shtypun prej ksaj mase mortale që trullos shpirtin, t'besojmë me shumë besnikní, simbas Doktrinës Katolike, se ka "Nji Zot të vetëm, Nji Fé të vetme dhe nji Pagzim të vetëm" (Efezjanve 4:5). Nuk i lejohen kërkimeve tona me shkue mâ andej. » (Prej Fjalimit "Singulari Quadam" të Papës Piu IX, vjeti 1854)

« Padyshim, JEZUSI na ka dashtë me nji dashtni të pamasë, të pafundme, dhe ka ardhë me vuejtë e dekë mbi tokë, në mnyrë që tanë njerzit, të mbledhun rreth Tij, në drejtsi e dashtni, të frymzuem prej ndjenjave të njêjta të dashtnisë reciproke, të munden me jetue në paqe e mirsí. Por për realizimin e ksaj lumnije të përkohshme dhe të përjetshme, me nji autoritet suprem, Shelbuesi ka vue si kusht bâmjen pjesë në gregjën e Tij, [Kishen e KRISHTIT ZOT, Kishen Katolike Romake], pranimin e doktrinës së Tij, praktiken e virtyteve, bindjen e plotë ndaj doktrinës dhe drejtimit të sh'Pjetrit dhe pasardhsve të tij. » (Aktet e S.S. Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)

S'fundmi, ktu mâ poshtë po nap nji sintezë të koncepteve t'naltpërmenduna, të marruna prej Katekizmit të Papës sh'Piu X, nji prej Papve shêjt mâ t'mëdhaj antimodernist të kohve moderne : 

« 105. - Çfarë âsht Kisha ? 
» - Kisha âsht shoqníja e Krishtênve të vërtetë, pra e të pagzuemve, që besojnë Fenë dhe doktrinën e JEZU-KRISHTIT, që marrin pjesë në Sakramêndet e Kishës dhe që i binden Barijve të caktuem prej JEZU-KRISHTIT. 

» 106. - Prej kujt âsht temelue Kisha ? 
» - Kisha âsht temelue prej JEZU-KRISHTIT, i Cilli bashkoi besimtarët e saj në Nji shoqní, ia nënshtroi kyt shoqní Apóstujve, me sh'Pjetrin si shefin e tyne, dhe i dha Sakrificen e Meshës, Sakramêndet dhe SHPIRTIN-SHEJT që e mban gjallë.

» 107. - Cilla âsht Kisha e JEZU-KRISHTIT ?
» - Kisha e JEZU-KRISHTIT âsht Kisha Katolike Romake, sepse vetëm kjo Kishë âsht Nji, Shêjte, Katolike dhe Apostolike, ashtû si vetë JEZU-KRISHTI e ka dishirue.

» 108. - Pse thoni se Kisha âsht Nji ?
» - Kisha âsht Nji sepse të tanë pjestarët e saj, të cillët s'bashkut formojnë nji trup të vetëm, Trupin Mistik të JEZU-KRISHTIT, kanë pasë [në të kaluemen] dhe kanë me pasë [do të kenë në të ardhmen] gjithmonë të njêjten Fé Katolike, të njêjten Sakrificë të Meshës Shêjte, të njêjtat Sakramênde dhe të njêjtin Shef të dukshëm, Pontifin Romak, Pasardhsin e sh'Pjetrit.

» 109. - Pse thoni se Kisha âsht shêjte ?
» - Kisha âsht shêjte sepse JEZU-KRISHTI âsht shêjt, Shefi i saj i padukshëm dhe SHPIRTI që e gjallnon; sepse në kyt Kishë Sakrifica e Meshës, Sakramêndet dhe Doktrina Katolike janë të shêjta; sepse të tanë pjestarët e saj janë të thirrun me u shêjtnue dhe, realisht, shumë prej tyne janë kênë shêjtën dhe kanë me kênë shêjtën. 

» 110. - Pse thoni se Kisha âsht Katolike ? 
» - Kisha âsht Katolike ose Universale sepse ajo âsht temelue për tanë njerzit, i âsht adaptue të tanve dhe âsht e përhapun në krejt globin. 

» 111. - Pse thoni se Kisha âsht Apostolike ? 
» - Kisha âsht Apostolike sepse ajo âsht temelue mbi Apostujt dhe mbi predikimet e tyne; ajo drejtohet prej pasardhsve të tyne, Barinjve të ligjshëm që, pa ndërpremje dhe pa ndryshime, vazhdojnë me transmetue doktrinën dhe pushtetin.

» 112. - Cillët janë Barinjtë e ligjshëm të Kishës ? 
» - Barinjtë e ligjshëm të Kishës janë Papa ose Pontifi mâ i naltë dhe Ipeshkvijtë në bashkim me té. 

» 113. - Kush âsht Papa ? 
» - Papa âsht pasardhsi i sh'Pjetrit mbi Selinë e Romës dhe në Primatin e tij, që don me thanë, në apostolatin dhe episkopatin universal. Papa, pra, âsht Shefi i dukshëm i tanë Kishës, e cilla për kyt arsye quhet Katolike Romake, dhe Vikeri [Përfaqsuesi] i JEZU-KRISHTIT, i Cilli âsht Shefi i padukshëm i saj.

» 114. - Çfarë formojnë Papa dhe ipeshkvijtë e bashkuem me té ? 
» - Papa dhe ipeshkvijtë e bashkuem me té formojnë Kishen msimdhanse, e cilla quhet kshtû sepse ka marrë prej JEZU-KRISHTIT misjonin me i msue të vërtetat dhe ligjet hyjnore tanë njerzve, të cillët marrin vetëm prej ksaj Kishe njohjen e plotë, të sigurtë dhe të nevojshme për me jetue nji jetë të Krishtênë.

» 115. - Kisha msimdhanse a mundet me gabue në msimin e të vërtetave të zbulueme prej Zotit ? 
» - Kisha msimdhanse nuk mundet me gabue në msimin e të vërtetave të zbulueme prej Zotit; ajo âsht e pagabueshme sepse, simbas premtimit të JEZU-KRISHTIT, "SHPIRTI i së vërtetës" e asiston vazhdimisht. (sh'Gjoni 15:26)

» 116. - Papa a mundet me gabue kur mson, aj vetë, të vërtetat e zbulueme prej Zotit ? 
» - Papa nuk mundet me gabue kur mson, aj vetë, të vërtetat e zbulueme prej Zotit; aj âsht i pagabueshëm, si Kisha, kur, si Barí dhe Msues i tanë të Krishtênve, përcakton doktrinat që lidhen me Fenë ose moralin. 

» 117. - Jashtë Kishës Katolike Romake, a mundet nji kishë tjetër me kênë Kisha e JEZU-KRISHTIT ose, s'pakut, me kênë pjesë e saj ? 
» - Jashtë Kishës Katolike Romake, asnji kishë nuk mundet me kênë Kisha e JEZU-KRISHTIT ose me kênë pjesë e saj, sepse asnji kishë tjetër nuk mundet me pasë në të njêjten kohë, si Kisha Katolike, elementet dalluese që karakterizojnë Kishen e vërtetë e që janë uniteti, shêjtnija, katoliciteti dhe apostoliciteti. Në fakt, asnji prej kishave, t'ashtuquejtuna kristjane, nuk i ka kto elemente dalluese. 

» 118. Pse ka temelue JEZU-KRISHTI Kishen ? 
» - JEZU-KRISHTI ka temelue Kishen në mnyrë që njerzit të gjejnë në té nji udhërrfyes të sigurtë dhe mjetet për me mbrritë shêjtninë dhe pshtimin [shelbimin] e përjetshëm. 

» 119. - Cillat janë mjetet e shêjtnimit dhe të shelbimit të përjetshëm që gjinden në Kishë ? 
» - Mjetet e shêjtnimit dhe të shelbimit të përjetshëm që gjinden në Kishë janë Feja e vërtetë, Sakrifica e Meshës, Sakramêndet dhe ndihma shpirtnuere reciproke, si për shembull, lutja, kshilla dhe shembulli i mirë. 

» 120. - Mjetet e shêjtnimit dhe të shelbimit a janë të përbashkta për tanë njerzit ? 
» - Mjetet e shêjtnimit dhe të shelbimit janë të përbashkta për tanë njerzit që i perkasin Kishës, pra, besimtarve katolikë, të cillët, në shkrimet apostolike, quhen shêjtën; komunjóni apo pjesmarrja e tyne në kto mjete shêjtnimit âsht, qysh prej atij momenti, nji komunjon shêjtnish në gjana të shêjta. 

» 122. - Çfarë nënkupton komunjoni i shêjtnënve ? 
» - Komunjóni i shêjtënve nënkupton që të tanë besimtarët katolikë, që formojnë nji trup të vetëm në JEZU-KRISHTIN, përfitojnë prej tanë të mirave që gjinden ose që bahen në kyt trup, që asht Kisha Katolike [Universale], përjashtue rastet kur dishira drejt mkatit bahet pengesë për kyt komunjon. 

» 124. - Kush âsht jashtë komunjonit të shêjtënve ? 
» - Aj që âsht jashtë komunjonit të shêjtënve âsht jashtë Kishës, si për shembull, të mallkuemit, të pafetë, çifutnit, heretikët, apostatët, shizmatikët dhe të çkishnuemit. 

» 125. - Çfarë janë të pafetë ?
» - Të pafetë janë të papagzuemit që nuk besojnë në asnji mnyrë në Shelbuesin e premtuem, pra në Mesinë ose në KRISHTIN; të pafé janë, për shembull, adhuruesit e idhujve dhe muhamedanët.

» 126.  - Çfarë janë çifutët ? 
» - Çifutët janë të papagzuemit që besojnë në ligjin e Moizit dhe nuk besojnë se JEZU-KRISHTI âsht Mesija ose KRISHTI i premtuem. 

» 127. - Çfarë janë heretikët ? 
» - Heretikët janë të pagzuemit që, në kryefortsinë e tyne, nuk besojnë ndonji të vërtetë të zbulueme prej Zotit dhe të msueme prej Kishës Katolike; heretikë, për shembull, janë protestantët.  

» 128. - Çfarë janë apostatët ? 
» Apostatët janë të pagzuemit që mohojnë, nëpërmjet nji akti të jashtëm, Fenë Katolike, në të cillen ata kishin besue deri atherë. 

» 129. - Çfarë janë shizmatikët ? 
» - Shizmatikët janë të pagzuemit që refuzojnë me kryefortsí me iu nënshtrue meshtarve legjitimë, dhe janë, pra, të ndamë prej Kishës Katolike, edhe n'kjoft se nuk mohojnë asnji të vërtetë fejet. 

» 130. - Çfarë janë të çkishnuemit ? 
» - Të çkishnuemit janë të pagzuemit e përjashtuem, për gabime shumë të randa, prej komunjonit të Kishës, në mnyrë që ata mos të korruptojnë të tjerët dhe në mnyrë që të dënohen dhe të korrigjohen me anën e ksaj ndihme ekstreme.

» 131. - A âsht dam i madh me kênë jashtë Kishës ? 
» - Me kênë jashtë Kishës âsht nji dam shumë i madh, sepse jashtë Kishës nuk gjinden as mjetet e shêjtnimit e as udhërrfyesi i sigurtë me mbrritë në shelbimin e përjetshëm që, për njirin, me të vërtetë âsht gjâja e vetme e nevojshme.

» 132. - Aj që âsht jashtë Kishës a mundet me u pshtue ?
» - Aj që âsht jashtë Kishës për fajin e vet dhe vdes pa pêndesen perfekte nuk pshtohet, por aj që gjindet jashtë Kishës pa fajin e vet dhe jeton nji jetë të mirë mundet me u pshtue nëpërmjet dashtnisë për Hyjin, që të lidh me Zotin, dhe që të bashkon, gjithashtu, në anen shpirtnore, me Shpirtin e Kishës. »


Apostati Bergoglio asht antar nderit i klubit masonik "Rotary Club"





Ne baze te disa dokumentave publike, msojme se apostati Bergoglio, asht i rregjistruem si antar nderit ne organizaten masonike « Rotary Club », per degen e Buenos Aires-it, Argjentine. 

Me 26 Korrik 1999, Bergoglio i shkroi nji leter falenderimit presidentit te klubit ne fjale, tuej e falenderue per titullin e marrun te antarit te nderit dhe pergzon presidentin per punen e shkelqyeshme te klubit (sic) ne sherbim te komunitetit. 

Ktu ma poshte vijon perkthimi anglisht i ksaj letre, kurse origjinali ne spanjisht mundet me u konsultue ne foton ne vazhdim.


Archbishopric of Buenos Aires
Prot. Nº 753/99

Buenos Aires, July 26th, 1999

Mr.
JUAN CARLOS BECCIÚ
President
Buenos Aires Rotary Club
San Martín 969, P. 8º
1004 – Buenos Aires

Dear Sir,

I am particularly pleased to address Mr. President to acknowledge receipt of the kind note that you sent me together with the Honorary Secretary dated the 23rd of the current month, whereby you kindly confirm me as an Honorary Associate of this prestigious institution.
I thank you warmly for this kindness, and at the same time I congratulate you for the outstanding work that you perform for the good of the community.

I reiterate to you the expressions of my heartfelt appreciation.

[stamp]
Mgr. JORGE MARIO BERGOGLIO
ARCHBISHOP OF BUENOS AIRES
PRIMATE OF ARGENTINA



Ne 2005, Klubi Rotary i akordoi Bergoglios titullin : “Silver Laurel to the Personality of the Year”, qe klubi masonik ia nep personaliteteve ma te njohuna te komunitetit. 

Denimin e pare te Rotarianizmit prej Kishes shejte Katolike Romake e gjejme ne Spanje, ku ipeshkvijte e Palencia-s, Orense-s, Tuy-it, Leon-it, dhe Almeria-s denoncuen klubin ne fjale si « nji organizate e re satanike, e perafert me Masonerine, e neveritshme dhe perverse ». 

Me 4 Shkurt 1928, Zyra e Shejte (Holy Office) ndaloi meshtaret me marre pjese ne mbledhjet e klubit rotarjan, si antare ose si te ftuem. Ky ndalim u perserit ne 1950, me nji Dekret te Kongregacjonit te Zyres se Shejte, qe ndalon si meshtaret ashtu edhe laiket me marre pjese ne kyt klub masonik. Dekreti i Zyres se Shejte mundet me u konsultue ne Aktet e Selise Apostolike, vjeti 1951, vol. 43, faqe 92.

Biblio : 

[1] Cf. Boletín Eclesiástico del Obispado de Palencia, año LXXVIII, sábado, 1 de septiembre de 1928, nº 77, pág. 391 y ss.
[2] Cf. Boletín Oficial Eclesiástico del Obispado de Orense, año XVC, nº 14, 7 de septiembre de 1928, págs. 223 y 224.
[3] Cf. Boletín Oficial del Obispado de Tuy, octubre de 1928.
[4] Cf. Boletín Oficial del Obispado de León, 26 de noviembre de 1928, pág. 500.
[5] Boletín Eclesiástico de la Diócesis de Almería, 30 de noviembre de 1928, págs. 316-319.
[6] Cf. Sanctum Officium, Epistula ad Archiepiscopum Bostoniensem (8 augusti 1949).




Fémohuesi Françesku-Bergoglio puth nji simbol okult satanik





Ne takimin e t'rijve ne Brazil, nji vit ma pare, fémohuesi Bergoglio puthi dhe i paraqiti publikut nji simbol okult satanik, nen pretendimin e nji Kryqi, qe ne fakt nuk asht kurre i tille. 



Arkengjëlli Rafaël : Zoti shëron





« Në ato ditë, Engjëlli Rafaël i tha Tobias : Asht mirë me mshehë sekretin e mbretit por asht e lëvdueshme me zbulue e me shpall veprat e Hyjit. Lutja që shoqnohet me njinesë asht e mirë dhe lmosha vlen ma shumë sesa mbledhja e monedhave të arit, sepse lmosha pshton prej vdekjes, fshin mkatet, gjen mshiren dhe jeten e përjetshme. Por ata që bajnë mkatin dhe krimin janë anmiqtë e shpirtit të tyne... e mbasi ishe i pëlqyeshëm para Zotit, ishte e nevojshme që tundimi me t'sprovue. » (Tobia 12:7-13)

Lutja, njinesa dhe lmosha janë sinteza e tana veprave të mira. Etnit e Kishës msojnë se njinesa dhe lmosha janë dy krahë, me anën e të cillve lutja nalcohet deri në Qiell. (Allioli, "Komente Biblike", vol. 3, fq. 216)

« Dhe kushdo që nuk e merr krygjen e tij mbas mejet, nuk mundet me kene dishepulli jem. (sh'Luka 14:27)

« Të tanë ata që dojnë me jetue devoçmënisht në KRISHTIN JEZUS kanë me e persekutue. » (Prej letrës II të sh'Palit drejtue Timoteut 3:12)

« Ah! Vllâznit e mij, n'koft se nuk luftohena fort prej djallit, jena bâ gadi me na kjâ, sepse simbas tana g'jasave, jena miqtë e djallit, i cilli na len me jetue n'nji paqe t'rrêmë dhe na ven me fjetë nën pretekstin se kena bâ ndonji lutje apo lëmoshë t'mirë, apo se kena bâ ma pak keq se të tjerët. N'fakt, vllâznit e mij, n'kjoft se e pvetni kyt shtyllë kabarejet a e tundon djalli, ajo ka me ju thanë jo, asgjâ nuk e mundon. Pveteni at vajzë mendjelehtë se cillat janë betejat e saja ? Ajo ka me u përgjegjë, tuej qeshë, se nuk ka asnji dhe se as që din gjâ shka don me thanë me kenë e tundueme. Qé pra, vllâznit e mij, tundimi mâ i tmerrshëm, që âsht mos me kênë i tunduem; qé pra edhe gjendja e atyne t'cillët djalli i ruen për Ferr. N'kjoftë se kisha me guxue me folë, kisha me ju thanë se djalli ban kujdes fort mos me i tundue kto shpirtna dhe mos me i mundue mbi jeten e tyne t'kalueme, prej frigës se mos hapin sytë e shofin mkatet e tyne. 

» Po ju tham pra, vllâznit e mij, se e keqja ma e madhe për të krishtênët âsht mos me kênë i tunduem, sepse ka vend me besue se djalli i konsideron ata si të tijtë dhe pret vetëm vdekjen me i tërhjek në Ferr. Nuk ka asisend mâ t'lehtë me u kuptue. Shifni nji katolik që sapo fillon me kërkue shelbimin e shpirtit të tij, gjithshka që e rrethon e shtyn me bâ keq, e shpesh nuk mundet as me i çue sytë përpjetë pa u tundue, pavarsisht lutjeve e pendesve të tija; dhe nji mkatnuer i vjetër, që ndoshta qysh prej njizet vjetësh sillet e pshtillet në plehin e mkateve të tija, ka me thanë se nuk âsht i tunduem. Aq mâ keq për ty, miku jem, aq mâ keq për ty! E ti duhet me u dridhë sepse nuk njef tundimet tueja, sepse me thanë se nuk jé i tunduem âsht njisoj sikur me thanë se nuk ka mâ djall apo se i mallkuemi e paska hupë tanë tërbimin e tij kundër t'krishtênve. "N'kjoft se nuk keni tundime, na thotë Papa sh'Gregori, atherë djajtë janë miqtë, drejtuesit dhe barijtë tuej, dhe ju lanë me jetue të qetë jeten tuej t'shkretë, tuej pritë fundin e ditve tueja për me ju tërhjekë në humnerë." Sh'Agustini na thotë se tundimi mâ i madh âsht mos me pasë tundime, që don me thanë me kênë i mallkuem, i braktisun prej Zotit dhe i dorzuem në duert e epsheve personale. » (Shejti Gjon-MARIA Vianí, Famullitari i Arsit)

Kisha humanitare universale






Me 4 Shtator 2014, agjencija e lajmeve ANSA raporton se ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres, i cilli vizitoi "papen" Bergoglio, i propozoi atij me krijue nji “United Nations of All Religions” (Kombet e Bashkueme te te tana Besimeve), me pretekstin satanik te luftes kunder terrorizmit. Per rrjedhoje, edhe ata katolike te devoçem qe kane me dashte me mbrojte e praktikue Fene e vetme te vertete, Fene hyjnore Katolike, kane me u quejte terrorista, si dikur ne kohen e Neronit, Dioklecjanit e perandorve te tjera pagaj, kur Katoliket thirreshin kanibale, kriminele, anmiq te rendit e te perandorise romake. Djalli i mallkuem e sherbtoret e tij ndrrojne fjalet, veshjen por jo qellimin.(http://www.novusordowatch.org/wire/peres-united-religions.htm)

« Nji Zot, Nji Fé, Nji Pagzim. » (sh'Pali drejtue Efezianve 4:5)

Doktori engjëllor, sh'Tom Akuinati, në komentet e tija mbi tana letrat e sh'Palit, s'bashkut me Doktrinen unanime të Kishës shejte Katolike, përfshi ktu tana Konçilet ekumenike e shkrimet e Etënve e Doktorve të Kishës Katolike, mson se ka vetëm nji Zot të vërtetë : e Shejtnueshmja TRINI, ka vetëm nji Fé të vërtetë hyjnore : Féja Katolike, dhe ka vetëm nji Pagzim : Pagzimi në Kishen Katolike, jashtë të cillës Kishë nuk mundet me u arritë shëlbimi. (Volumi 4, faqet 152-156)

« Tanë "zotat" e kombeve jokatolike janë djaj, sepse Hyji krijoi Qiejt. » (Psalmi 95:5)

« ... Ata thrrasin n'diskutime e debate tanë njerzit pa përjashtim; prej t'pafeve e deri te ata që janë të ndamë prej KRISHTIT ose që mohojnë hyjninë dhe natyren e misionit të Tij. Kto lloj përpjekjesh nuk kanë asnji të drejtë me u pranue prej katolikve, sepse ato bazohen në opinionin e gabuem se të tana besimet janë pak a shumë të mira, të vërteta dhe të lëvdueshme.

»... Jo vetëm që përkrahsit e ktij opinioni janë krejtsisht n'gabim, por në t'njêjten kohë ata mohojnë dhe shtrêmbnojnë kuptimin e Fesë së vërtetë Katolike Romake, tuej râ kshtû pak kah pak në natyralizëm dhe në ateizëm. Për rrjedhojë, âsht plotsisht e kjartë se ata që përkrahin ose bashkohen me përhapësit e ktij opinioni t'gabuem braktisin totalisht Fenë hyjnore Katolike të zbulueme prej Zotit.

» ... Asht koha me ekspozue dhe dënue gabimin e autorëve që dishirojnë kyt bashkim ndërfetar, t'cillët e kanë zakon me citue fjalët e KRISHTIT "që t'jena tanë nji... ka me pasë vetëm nji barí dhe vetëm nji grègje" a thue se kjo lutje e KRISHTIT nuk kêka realizue deri tash.

» [...] Duhet me u harrue dasítë e vjetra dhe dallimet doktrinale, thonë ata, dhe lypet me u vendosë nji lloj fejet e përbashkët, nji lloj vllâznijet në rang ndërkombtar.

» [...] N'kto kushte, âsht e kjartë se Selia e Shêjtë, në asnji mnyrë, nuk mundet me marrë pjesë në kongreset apo mbledhjet e tyne; dhe katolikët, për asnji arsye, nuk kanë të drejtë me favorizue autorët e ktij bashkimi. A mundet me tolerue Selia e Shêjtë kyt lloj bashkimit, që kishte me kênë kulmi i padrejtsisë ?

» [...] Padyshim, të tanë e dijnë se vetë Sh'Gjoni, Apostulli i dashnisë hyjnore, ai që n'Unjillin e tij zbulon n'nji farë mnyret sekretet e Zêmres Shêjte të JEZUSIT, i porosiste vazhdimisht besimtarët katolikë me "dashtë njêni-tjetrin" (I Gjoni 4 : 7-11). Por në t'njêjten kohë ai ndalote në mnyrë absolute çdo marrëdhânje me ato që nuk praktikojshin në mnyrë të plotë dhe t'papërlyeme msimet e KRISHTIT : "N'kjoft se dikush vjen drejt jush dhe nuk sjell kto msime, mos e pranoni n'shpinë tuej dhe as mos e përshëndetni aspak." (I Gjoni 10). Kshtû pra, mekênse dashnija për Zotin ka për bazë nji besim të sinqertë dhe të plotë, atherë bashkimi në nji Fé Katolike Romake duhet me kênë lidhja kryesore që bashkon besimtarët e KRISHTIT ZOT. » (Papa Piu XI, "Mortalium Animos", 6 Janar 1928)

Monsinjor Henri Delassus, në librin e tij të mrekullueshëm "Amerikanizmi dhe komploti antikatolik" (1899), faqet 55-59, shkruen kshtu mbi ândrren shekullore dominuese të Sinagogës moderne çifute, pasardhsit e vrasësve të KRISHTIT ZOT : 

« Qëllim i tyne âsht dominimi i botës. Për me vendosë kyt dominim, nuk mjafton vetëm me eliminue patriotizmin në zemrat e njerzve, duhet gjithashtu, e mbi gjithshka, me u fikë besimin fetar, sepse asgjâ nuk i nep njirit aq shumë dinjitet dhe pavarsi sesa bashkimi i tij me Zotin përmes Fesë dhe dashnisë hyjnore. Simbas Sinagogës, duhet me i shtye njerzit drejt asaj që njeni prej tyne e ka quejtë krejt mirë "Kisha e mendimit të lirë fetar". 

» Admironi kyt afrimitet : mendim i lirë dhe fé. Ata (çifutët) e dijnë se njiri âsht natyrisht fetar dhe se nuk mundet me u shkatrrue kjo natyre e tyne. Duhet pra me u knaqë dhe mjafton me i drejtue njerzit e tana feve drejt nji besimi të vagët (të turbullt), ku sejcilli ka me besue shka të dojë e ka me i dhanë hyjnisë kultin që i pëlqen. "Sejcilli, simbas ndërgjegjes se tij, ka me i ruejtë praktikat e kultit që i nep zotit të vetëm dhe jomaterial ose ka me i reformue ato simbas principeve të nji judaizmi liberal dhe humanitar." Falë shtrimjes së ksaj "lirije praktike... progresi ka me ecë përpara dhe feja universale ka me u vendosë pa bezdisë asnji ndërgjegje." (Arshivat izraelite, III, faqet 118-119, vjeti 1868)

» ... Feja e vërtetë âsht Feja Katolike. Në vend të Katoliçizmit, "judaizmi liberal e humanitar" don me vue nji kishë katolike simbas mnyrës së tij, ku tanë njerzit të munden me hy e ku të tanë të jenë dakord sepse kërkujt nuk ka me iu imponue asnji dogëm. "Asht veçanarisht e domosdoshme me ndâ moralin që i përket të tanve me dogmen fetare të veçantë të çdo besimit." (Idem, XI, faqe 504, vjeti 1867)

» "Aleanca judaike universale nuk ndalet vetëm te kulti jonë por ajo i drejtohet tana kulteve. Ajo don me penetrue të tana besimet ashtu si ajo gjindet në tana vendet, n'mnyrë që njerzit inteligjentë, pa dallim fejet, të bashkohen në kyt Shoqni judaike universale, qëllimi i së cilës âsht aq fisnik dhe aq civilizues... Të tana fetë që kanë për bazë moralin dhe në krye zotin, janë motra dhe duhet të jenë miq me njena-tjetren. Me rrxue pengesat që ndajnë atë që nji ditë duhet të bashkohet âsht misioni i madh dhe i bukur i Aleancës judaike universale. Të ecim përpara me guxim dhe të vendosun në rrugën që na âsht hapë." (Idem, XXV, faqet 514-520, 650-651, vjeti 1861)

» ... Citimet e masipërme, të marruna prej vepres aq shumë të dokumentueme të z. des Mousseaux "Çifuti, judaizmi dhe judaizimi i popujve katolikë", janë vendimtare dhe diftojnë kjartë qëllimin e sotëm të ndjekun prej judaizmit, i cilli përpiqet me infiltrue të tana besimet për me i korruptue, për me i zhdeshë prej dogmave, për me lanë në shpirtna vetëm sentimente, dhe në shoqni, vetëm nji moral, që tuej mos u mbështetë mâ mbi shkambin e së vërtetës katolike, ka me u përkundë simbas qejfit të pasioneve. »

Shihet lehtë se programi i Aleancës judaike universale âsht po i program dhe besim i Kishës konçiljare të Vatikanit të II, i takimeve sakrilegje të Asizit, i ekumenizmit blasfemues konçiljar, me nji fjalë âsht doktrina e pastër e Kishës konçiljare, kishe që drejtohet prej Sinagogës moderne çifute antikatolike, për dominimin e kombeve, humbjen e shpirtnavet dhe ardhjen e mesisë së shumëpritun prej çifutve të pafé e të pabesë, Antikrishtit.

Të njêjten gjâ thotë edhe Papa sh'Piu X, në 1910, në letren e tij mbi Sionin : 

« Ne druejmë se rezultati i ktij konfuzioni në punë, përfituesi i ktij aktiviteti social kozmopolit, mund të jetë vetëm nji demokraci, që nuk ka me kênë as katolike, as protestante e as çifute, nji fé (ashtu si thojnë edhe vetë drejtuesit e lëvizjes së Sionit) mâ universale se Kisha Katolike, që ka me mbledhë tanë njerzit, të bamë s'fundit vllazen e shokë proletarë, në "mbretninë e zotit". Nuk punohet mâ për Kishen Katolike, por për humanizmin. 

» E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cilla âsht e organizueme në të tana vendet për themelimin e nji Kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as hierarki, as rregull për shpirtin e as frê për pasionet, e cilla nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfote, mbretninë zyrtare të dredhisë, të forcës, të shtypjes së t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë. 

» Na i njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [logjet judeo-masonike] ku përpunohen kto doktrina perverse, të cillat nuk kanë me mujtë me mashtrue shpirtnat largpamës. Drejtuesit e lëvizjes së Sionit nuk kanë mujtë me u mbrojtë; egzaltimi i ndjenjave dhe mirsija e verbët e zemrës s'tyne, misticizmi i tyne filozofik i përziem deri n'nji fare maset me iluminizëm [filozofi masonike revolucionare] kanë tërhjekë kto drejtuesa drejt nji unjilli të ri, në të cillin ata kanë pritë me gjetë Unjillin e vërtetë të Shelbuesit, tuej mbrritë deri aty sa me trajtue Zotin tonë JEZU-KRISHTIN me nji familjaritet jashtzakonisht të parespektueshëm dhe, të shtyem prej idealeve revolucionare, guxojnë me krijue mes Kishës Katolike dhe revolucionit afrimitete blasfemuese...» (Aktet e S.S. Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910; "Acta Apostolicae Sedis", Vol II, No. 16)

« Dhe Un po të tham se ti je Pjetër [shkamb] dhe mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme dhe dyert [fuqitë] e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj. » (sh'Mateu 16:18)