martedì, dicembre 02, 2014


Arkengjëlli Rafaël : Zoti shëron





« Në ato ditë, Engjëlli Rafaël i tha Tobias : Asht mirë me mshehë sekretin e mbretit por asht e lëvdueshme me zbulue e me shpall veprat e Hyjit. Lutja që shoqnohet me njinesë asht e mirë dhe lmosha vlen ma shumë sesa mbledhja e monedhave të arit, sepse lmosha pshton prej vdekjes, fshin mkatet, gjen mshiren dhe jeten e përjetshme. Por ata që bajnë mkatin dhe krimin janë anmiqtë e shpirtit të tyne... e mbasi ishe i pëlqyeshëm para Zotit, ishte e nevojshme që tundimi me t'sprovue. » (Tobia 12:7-13)

Lutja, njinesa dhe lmosha janë sinteza e tana veprave të mira. Etnit e Kishës msojnë se njinesa dhe lmosha janë dy krahë, me anën e të cillve lutja nalcohet deri në Qiell. (Allioli, "Komente Biblike", vol. 3, fq. 216)

« Dhe kushdo që nuk e merr krygjen e tij mbas mejet, nuk mundet me kene dishepulli jem. (sh'Luka 14:27)

« Të tanë ata që dojnë me jetue devoçmënisht në KRISHTIN JEZUS kanë me e persekutue. » (Prej letrës II të sh'Palit drejtue Timoteut 3:12)

« Ah! Vllâznit e mij, n'koft se nuk luftohena fort prej djallit, jena bâ gadi me na kjâ, sepse simbas tana g'jasave, jena miqtë e djallit, i cilli na len me jetue n'nji paqe t'rrêmë dhe na ven me fjetë nën pretekstin se kena bâ ndonji lutje apo lëmoshë t'mirë, apo se kena bâ ma pak keq se të tjerët. N'fakt, vllâznit e mij, n'kjoft se e pvetni kyt shtyllë kabarejet a e tundon djalli, ajo ka me ju thanë jo, asgjâ nuk e mundon. Pveteni at vajzë mendjelehtë se cillat janë betejat e saja ? Ajo ka me u përgjegjë, tuej qeshë, se nuk ka asnji dhe se as që din gjâ shka don me thanë me kenë e tundueme. Qé pra, vllâznit e mij, tundimi mâ i tmerrshëm, që âsht mos me kênë i tunduem; qé pra edhe gjendja e atyne t'cillët djalli i ruen për Ferr. N'kjoftë se kisha me guxue me folë, kisha me ju thanë se djalli ban kujdes fort mos me i tundue kto shpirtna dhe mos me i mundue mbi jeten e tyne t'kalueme, prej frigës se mos hapin sytë e shofin mkatet e tyne. 

» Po ju tham pra, vllâznit e mij, se e keqja ma e madhe për të krishtênët âsht mos me kênë i tunduem, sepse ka vend me besue se djalli i konsideron ata si të tijtë dhe pret vetëm vdekjen me i tërhjek në Ferr. Nuk ka asisend mâ t'lehtë me u kuptue. Shifni nji katolik që sapo fillon me kërkue shelbimin e shpirtit të tij, gjithshka që e rrethon e shtyn me bâ keq, e shpesh nuk mundet as me i çue sytë përpjetë pa u tundue, pavarsisht lutjeve e pendesve të tija; dhe nji mkatnuer i vjetër, që ndoshta qysh prej njizet vjetësh sillet e pshtillet në plehin e mkateve të tija, ka me thanë se nuk âsht i tunduem. Aq mâ keq për ty, miku jem, aq mâ keq për ty! E ti duhet me u dridhë sepse nuk njef tundimet tueja, sepse me thanë se nuk jé i tunduem âsht njisoj sikur me thanë se nuk ka mâ djall apo se i mallkuemi e paska hupë tanë tërbimin e tij kundër t'krishtênve. "N'kjoft se nuk keni tundime, na thotë Papa sh'Gregori, atherë djajtë janë miqtë, drejtuesit dhe barijtë tuej, dhe ju lanë me jetue të qetë jeten tuej t'shkretë, tuej pritë fundin e ditve tueja për me ju tërhjekë në humnerë." Sh'Agustini na thotë se tundimi mâ i madh âsht mos me pasë tundime, që don me thanë me kênë i mallkuem, i braktisun prej Zotit dhe i dorzuem në duert e epsheve personale. » (Shejti Gjon-MARIA Vianí, Famullitari i Arsit)