martedì, settembre 01, 2015


"Kryqi" pektoral i Bergoglios







"Kryqi" pektoral i Bergoglios

Pse "Kryqi" pektoral i Bergoglios nuk simbolizon Shelbimin e Sakrificës së KRISHTIT në Kryq, ashtu si tanë Kryqet pektorale të Papve t'kaluem, por asht zëvendsue me figuren e "Bariut të Mirë" ? 




Pse "Bariu i Mirë" i "Kryqit" pektoral të Bergoglios kthehet në vathë me nji dele mbi shpatulla dhe me nji tufë që e ndjek mbrapa ? Pse delja që "Bariu i Mirë" mban mbi shpatulla ka nji kokë të çuditshme, që t'krijon imazhin e dy brijve ? Pse "Bariu i Mirë" ka sy të errët, t'përhumbun e djallzor, të ngjashëm me sytë e bafometit, "zotit" (djallit) të Masonerisë ? 



bafometi

Pse ftyra e "Bariut të Mirë" nuk ka asgjâ njerzore por asht e ngjashme me turinin e bafometit, "zotit" (djallit) të Masonerisë ? Pse "Bariu i Mirë" mban delen mbi shpatulla tuej kryqzue krahët, ashtu si ban inspektori i madh i përgjithshëm dhe suprem i gradës 33 të Masonerisë, i cili ka për detyrë me mbledhë tanë njerzimin nën flamurin e Kishës universale humanitare satanike ? 





stema e O.T.O.-s


Pse "Bariu i Mirë" duket i frymzuem prej nji pëllumbi që i vjen prej nalt, ashtu siç paraqitet në stemen e Urdhnit satanik "Ordo Templis Orientis" (O.T.O) të iluminatve të Bavarisë ? 


Biblio : Chiesa Viva, Luglio-Agosto 2014.



Disa obligime klerikale







Shêjtnit Jezuitë Martirë Kanadezë

Mbajtja e uniformës ekleziastike asht nji prej detyrimeve të klerit katolik, që e dallon prej pjesës tjetër të besimtarve laikë dhe e identifikon até në shoqni. Mbajtja e vazhdueshme e ksaj uniforme asht e sanksionueme me ligj kanonik prej Kishës shejte Katolike dhe nuk lêhet në preferencen e klerit me vendosë mbajtjen apo hjekjen e saj. Në veshjen e klerit Kisha Katolike ndjek nji ceremoni të veçantë dhe kjo uniformë shejtë dhe e bekueme tërhjek hiret e Zotit mbi klerin që e mban dhe e mbron até prej sulmeve të djallit, të botës dhe pasioneve njerzore : ajo asht nji mburojë që ushtari i KRISHTIT përdor në luften e tij të përditshme kundër vedit, botës dhe djajve. Kjo uniformë nënkupton se aj që e mban veshë asht i dekun për boten dhe gjanat e ksaj bote dhe jeta e tij tash e mbrapa asht e mshehun me KRISHTIN në Hyjin (Kolosianve 3:3)

« Të tanë klerikët duhen me veshë nji uniforme kishtare të përshtatshme, n'konformitet me zakonet lokale dhe urdhnat e superioreve... Çdo kujdes i veçantë në mirëmbajtjen e flokve duhet shmangë. » (Ligji kishtar 136 § 1)

« Klerikët e Urdhnave të vogla [Urdhna kto që merren para se me u bâ djakon] që braktisin (heqin) veshjen kishtare dhe tonsuren me vendimin e tyne personal dhe pa nji arsye legjitime, dhe mbas paralajmnimit të superiorit ata nuk korrigjojnë sjelljen e tyne mbranda 1 mueji,"ipso jure" (prej vetë forcës së ligjit kishtar), ata pushojnë së kenunit klerikë. » (Ligji kishtar 136 § 3)



Atë Arnold Damen S.J., Jezuit i njoftun misjonar n'Amerikë

« Detyrimi me veshë gjithmonë uniformen fetare asht i randë, pra nën ndëshkimin e mkatit të randë apo mortar, por nji arsye serioze lejon me veshë nji uniformë laike, për nji kohë t'caktueme. Kleriku që veshë tesha laikësh herë mbas heret, pa arsye e për nji kohë relativisht të shkurtë, ban mkat të lehtë. » (Rev. Muller S.Sp., "Somme de théologie morale", 1936, pg. 230)


Etën Jezuitë



Jezuitë në formim : Noviciatë

Për ma tepër, ata "meshtarë" që janë "konsakrue" me Ritin invalid të Palit VI të vjetit 1968, rit që përdoret sot zyrtarisht në dioqeza, nuk munden me marrë Sakramendin e Urdhnit dhe nuk janë meshtarë por laikë të thjeshtë. Riti i 1968 përdor nji formulë invalide konsakrimi, në kundërshtim me urdhnat e Selisë-Shejte që me Papen Piun XII përcaktoi përfundimisht minimumin e 3 elementave të domosdoshëm për marrjen e Sakramendit të Urdhnit, pra preçizoi zyrtarisht materjen, formulen dhe qëllimin që duhen egzistue patjetër për valididet; mungesa e s'pakut njênit prej ktyne 3 elementave invalidon Sakramendin e Urdhnit. Riti invalid i 1968 nuk përmban s'pakut formulen apo fjalët preçize të domosdoshme për validitet (Për ma shumë detaje, konsultoni Konstitucjonin Apostolik të Papës Piu XII, "Sacramentum Ordinis", të datës 30 Nanduer 1947). Kto pseudo-meshtarë nuk ndjekun Urdhnat e Kishës shejte Katolike dhe kjo gjâ pasqyrohet shpesh në veshjen e tyne të jashtme.

Ata që nuk ndig'jojnë e përbuzin Kishen Katolike nuk ndig'jojnë e përbuzin vetë Themeluesin e saj, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN :

« Ai që ju ndig'jon Më ndig'jon dhe ai që ju përbuz, Më përbuz; dhe ai që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16)

Mbani Urdhnimet e Shejtes Kishë Katolike e Kisha Shejte Katolike ka me ju mbajtë e ka me ju udhëhjekë drejt Parrizit !



"Jezuitët" e Kishës Konçiljare
simbas direktivave të Konç. të II të Vatikanit... "no comment"...



Mbi Festen e Gjetjes së Shêjtes Krygje






Mbas fitores të Perandorit Konstantin, në sajë të vizjonit të Krygjës që iu duk në ajër, nana e tij, shêjtja Helena, shkoi në Jeruzalem për me gjetë Krygjen e vërtetë mbi t'cillen kishte vuejtë dhe konsumue Pasjonin shelbues Zoti jonë JEZU-KRISHTI. Në fillim të shekullit të II-të, Adriani kishte gjetë Kalvarin dhe Vorrin Shejt nën nji terracë 100 metra të g'jatë, mbi t'cillen kishin ndërtue nji statujë t'Jupiterit dhe nji tempull Venusit. Perandorja Helena i rrafshoi përdhé kto monumente pagane dhe tuej gërmue token gjeti gozhdët e Kryqzimit dhe trofeun e lavdishëm që na ka prue “jeten, shelbimin dhe rinjalljen” (Galatve 6:14). Shërimi i nji grueje shërbeu me njoftë Krygjen e vërtetë. Sh'Helena e ndau në tre pjesë kyt trofe të çmueshëm, “që denjoi me mbajtë Mbretin e Qiellit” (Psalmi 95:10) : nji pjesë u vendos në Romë, në Kishen e quejtun “Krygja Shejte në Jeruzalem”, pjesa e dytë u vendos në Konstantinopojë dhe e treta në Jeruzalem. Kjo e fundit kjé grabitë prej Persianve dhe mandej u rimor prej Perandorit Heraklius, i cilli e çoi zyrtarisht me proçesjon në Jeruzalem me 3 Maj 628, e qysh prej atherë kjo ditë festohet në Kalendarin liturgjik  romak si Festa e Gjetjes së Shêjtes Krygje. I ngarkuem me veshja të arta e me gurë të çmueshëm, perandori kur iu afrue dyerve të qytetit nuk mujti me vazhdue përpara sepse nji forcë e padukshme e pengonte me avancue. Mbas kshillës së Zakarisë, ipeshkvit të Jeruzalimit, perandori hodhi mbi shpatulla nji mantel të vorfën e t'zakonshëm, n'imitim të vorfnisë dhe përvujtnisë së JEZU-KRISHTIT, dhe mrekullisht mujti me vazhdue proçesjonin lehtsisht. (Dom Lefebvre, “Missel quotidien et vespéral”, 1936)

« Rupert thotë se ATI Qiellor i propozoi Birit të Tij, në momentin e Mishnimit, alternativen me shelbue boten nëpërmjet qejfeve apo nëpërmjet mundimeve, nëpërmjet ndereve apo nëpërmjet përbuzjeve, nëpërmjet pasunive apo nëpërmjet vorfnisë, nëpërmjet jetës apo nëpërmjet vdekjes, në mnyrë që Shelbuesi, po të kishte dashtë, do të kishte mujtë me anen e gzimeve, qejfeve, ndereve e pasunive me shelbue njerzit dhe me i marrë me Vedi në Parriz. Por JEZU-KRISHTI zgjodhi vuejtjet dhe Krygjen për me i dhanë ATIT Qiellor ma shumë lavdi dhe për me i diftue njerzve nji dishmi të nji dashtnije ma të madhe, [Dashtninë e pafundme hyjnore që Hyji ka për njirin]. » (Saint Louis-Grignion MARIE de Montfort, “Amour de la Sagesse Eternelle”)

N'kyt Festë të Gjetjes së Krygjës, të rigjejmë edhe nà krygjen tonë që Hyji na e ka destinue qysh kur kena lindë n'kyt botë, krygje që ndoshta e kena mshehë në ndonji syrtar, që ndoshta e kena tretë, që ndoshta kena turp me e vue n'gjoks se mos skandalizohet kojshija i pafé, krygje që përpiqena ndoshta me tana mnyrat me e largue prej nesh sepse nuk dona me vuejtë. Në fakt, asht e natyrshme mos me e dashtë vuejtjen, por asht e mbinatyrshme, prej hirit të Zotit, me e pranue até me nënshtrim, durim e biles me gzim për me imitue Shelbuesin tonë, për me bashkue krygjet tona të përditshme me Krygjen dhe Pasjonin e JEZU-KRISHTIT, për me plotsue shka mungon prej Pasjonit  të Shelbuesit të njerzimit dhe për me i ofrue ato ATIT Qiellor për ma t'madhen lavdi të HYJIT, të Virgjinës MARI dhe për shelbimin e shêjtnimin e shpirtnave. T'a kena pra Krygjen Shêjte gjithmonë n'zemër, e n'ballë dhe t'a mbajmë gjithmonë para syve, tuej kujtue se nuk ka rrugë tjetër drejt Parrizit dhe Lumnisë së përjetshme përveç Rrugës mbretnore të Krygjës. 

Zoti jonë JEZU-KRISHTI ka shelbue shpirtnat me anen e vuejtjeve, prandaj edhe të tana ata që aspirojnë Qiellin mos të harrojnë se vetëm me anen e vuejtjeve munden me shelbue shpirtin e vet dhe shpirtnat e mkatnorve të tjerë. Ata që mendojnë se ka nji rrugë tjetër, mjerisht ata janë nën iluzjonin e djallit.

« A dishironi me i ofrue Hyjit sakrifica dhe me pranue tana vuejtjet që ka me ju çue, në riparim të mkateve të shumta që fyejnë Madhshtinë e Tij Hyjnore dhe në riparim të blasfemave kundër Zemrës së Papërlyeme të Virgjinës MARI ? Hiri i Zotit ka me ju mbështetë. » (Prej fjalve të Virgjinës MARI drejtue 3 fmijve në Fatima, në Aparicjonin e aprovuem të 13 Majit 1917)



Shêja e t'mallkuemit






Me 13 Tetuer të vjetit 1884, mbas ofrimit të Sakrificës së Meshës shêjte, i rrethuem prej disa kardinajve, Shêjtnija e tij, Papa Leoni XIII, u ndal papritmas n’shkallët e elterit dhe ndêj aty rreth 10 minuta, si n'ekstazë, me ftyren bardh prej dritës. Mandej, là menjiherë Kishen dhe u nis për n'zyren e tij ku hartoi lutjen e sh'Mikelit Arkengjëll kundër djajve dhe urdhnoi me e rrecitue kyt lutje, qysh prej asaj dite, mbas çdo Meshe t'ultë, në tana kishat katolike t’mbarë botës.

Kur e pvetne Papen se shka kishte ndodhë, shêjtnija e tij u shpjegoi se kur po bahej gadi me lanë elterin, kishte ndig'jue dy zàna që iu ishin dukë se vijshin prej Tabernaklit : nji zâ, i âmbël dhe i mirë, dhe nji tjetër zâ i çjerrun dhe i ashpër; n'vazhdim, Papa kishte ndig'jue zânin e çjerrun, zânin e satanit t'mallkuem n'krenínë e tij, tuej i thirrë Shelbuesit :

- "Mundem me e shkatrrue Kishen tande."
- "Mundesh ti? Atherë, shkatrroje, pra", i ishte përgjigje zâni i âmbël i Shelbuesit.
- "Për kyt gjâ, kam nevojë për mâ shumë kohë dhe për mâ shumë fuqi", i ishte përgjigjë satani.
- "Sa kohë ? Sa fuqi ?", i ishte përgjigjë Shelbuesi.
- "75 deri në 100 vjet dhe nji fuqi (influencë) mâ të madhe mbi ata që vêhen nën urdhnat e mija", i ishte përgjigje djalli.
- "E ke kohen, do t'kesh edhe fuqinë; ban me tà shka t'duesh", ishte përgjigjë Zoti jonë JEZU-KRISHTI. (« Revue de l'ordre séculier de Saint-Augustin » , décembre 1981, New-York)

Telogjíja dogmatike na mson se djalli, satani apo luçiferi, mbas revoltës n'Qiell u hodh n'Ferr, bashkë me nji turmë djajsh (engjujsh t'rrzuem), për me vuejtë atje dënimin e përjetshëm. Shkrimet Shêjte na msojnë dhe Konçili i katërt i Lateranit konfirmon se satani dhe djajtë e tjerë u krijuen si engjuj të mirë, por për shkak të rebelimit të tyne ata u kthyen në djajë. Mkati që i hupi ishte nji krim kreníjet dhe xhelozíjet. Doktori engjëllor i Kishës Katolike, sh'Tomë Akuinati, mson se princi i djajve, satani, ishte mâ perfekti i tanë engjujve dhe se aj kjé shkaku i mkatit edhe i engjëjve të tjerë, jo tuej i detyrue por tuej i shtye ata drejt krimit suprem, i cilli bani që engjëj prej tana hierarkive angjelike t'bijshin në Ferr (Summa Theologica, T.1, q. 36; a.7 et 9). Fronet angjelike t’mbetuna bosh, si pasojë e rebelimit, mson Doktori engjëllor, asht e mujtun se i rezervohen njerzve (Idem, T.1, q. 63, a. 9). Kyt doktrinë, pra që fronet angjelike t'mbetuna bosh, prej tana hierarkive engjellore, janë t'predistinueme me u xanë prej shejtënve deri n'fundin e botës, e mson me siguri shêjti marial sh'Luigji-MARIA Grignion de Montfort. N'krahasim me numrin e engjujve t'mirë, që i rezistuen tundimit satanik dhe qëndruen në hirin dhe miqsinë e Hyjit, numri i djajve asht i vogël (Idem) dhe engjujt e mirë kanë superioritet mbi djajtë dhe i qeverisin kta t'fundit (Idem, T. 1, q. 109, a. 4). Doktori engjëllor shton se tana gjanat trupore (materjale) qeverisen prej engjujve; e kyt doktrinë e msojnë jo vetëm doktorët shêjt të Kishës Katolike por edhe tanë filozoft që pranojnë egzistencën e substancave imaterijale. Çdo gjâ e dukshme në kyt botë ka nji fuqi angjelike që e drejton; asht e mujtun që specie të ndryshme sendesh të drejohen prej disa engjëjve të t'njejtës hierarkí (Idem, T. 1, q. 113, a.2). (Abbé J. Berthier, «Abrégé de théologie dogmatique et morale , 1892, pg. 117-121)

Rolin e tunduesit, djalli i mallkuem, me shërbtorët e tij, nuk e ka harrue dhe qysh prej ramjes së Adamit dhe Evës, aj vazhdon me e ushtrue mbi rracën njerzore, për me mujtë me i tërhjek të tanë njerzit në Ferr, e kshtu me mujtë me u hakmarrë, në nji farë mnyret, kundër Krijuesit t’Gjithpushtetshëm. Megjithë armët triumfuese që Zoti jonë JEZU-KRISHTI na i ka sigurue nëpërmjet Pasjonit të Tij shejt e shelbues, për me luftue e triumfue, me ndihmen e Zotit, kundër forcave demoniake, mjerisht shumë mosmirnjohsa e t’padenjë, me nji akt blasfemues e tejet sakrilegj, kanë guxue me zg’jedhë qytetin e djallit, janë vue nën urdhnat e satanit, për me i bâ luftë Qytetit të Zotit, ashtu si e përshkruen sh’Agustini luften midis ktyne dy qyteteve e ushtrive, edhe pse kto t’mjerë ecin drejt hupjes s’tyne t’sigurtë. Nji pjesë e arsenalit që skllevnit e mjerë të satanit t’mallkuem përdorin me luftue Mbretninë e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT asht edhe g’juha e simboleve satanike. Në kyt artikull dishiroj me cekë njenin prej tyne, mbasi shumë veta t’keqinformuem, t’shtyem edhe prej propagandës së rrême medjatike, e keqkuptojnë kyt simbol si nji gjest që ofron « dashtni » , kur në t’vërtetë ky simbol demoniak përfaqson nji përshendetje luçiferjane dhe nji afeksjon t’neveritshëm, kriminel, t’pshtirë, pafundsisht blasfemues e sakrilegj që i drejtohet princit t’mallkuem të Ferrit.

E kam fjalen për shêjen e brinave që bahet me tri gishtat e dorës, t’cillës ma poshtë do t’i referohem me shprehjen shêja e t’mallkuemit, e njohun në g’juhen angleze si « horned hand » e në g’juhen italjane si « mano cornuta » . Para disa ditësh, antipapa Jorge Bergoglio e bani kyt shênj t’mallkueme publikisht, g’jatë vizitës s’tij në Filipine. Për ata që pretendojnë se kjo shênjë përfaqson nji shprehje dashtnijet, po paraqes ktu mâ poshtë disa shembuj që hjedhin poshtë kyt pretendim dhe zbulojnë t’vërteten e trishtë e okulte të ktij simboli satanik.

Shêja e t’mallkuemit nuk asht nji shpikje e re por asht njoftë e përdorë qysh shekuj mâ parë, si nji gjest diabolik, prej antarve të sekteve luciferjane. Mija vjet mâ parë, mbi murin e madh të Babilonisë, afër Portës s’Ishtarit, ishte e gdhendun figura e nji demi me brina, që përfaqsonte « zotin » (djallin) diell. Brinat ishin simboli i fuqisë së « zotit » (djallit) babilonas mbi zemrat e njerzve (Texe Marrs, « Codex Magica »)

Shifni ktu poshtë foton n. 1, e cilla paraqet nji dorshkrim arab të shekullit të 14-t, Kitab al-Bulhan, në t’cillen nji pikturë e djallit shfaq duert me brina.



Foto n. 1 (Oxford Digital Library)





Foto n. 2 : Nji tjetër statujë e lashtë satanike
ku shfaqet shêja e t’mallkuemit në dorën e djathtë



N’kohët moderne, shêja e t’mallkuemit ka infiltrue pothuajse tana fushat e jetës shoqnore : televizjonin, gazetat, revistat, ngjarjet sportive, skenat e biles edhe inaugurimet qeveritare.

Në vjetin 1966, satanisti Anton Lavey (Levy), themeluesi i « kishës së satanit », shkroi « biblen satanike » në t’cillën përshkruhet shêja e t’mallkuemit dhe kuptimi i vërtetë i ksaj shêje; n’librin e tij t’mallkuem, kuptimi i shêjës së dorës me brina « horned hand » ose « mano cornuta » përkufizohet kshtu : « Ky gjest asht nji përshndetje satanike, nji shêj identifikimit dhe besniknijet (ndaj satanit) midis antarve të satanizmit ose grupeve të tjera të ngjashme ». Nji ilustrim të ktij gjesti t’mallkuem mundeni me e pa në foton n. 3 të shkëputun prej « bibles satanike » :




Foto n. 3 : shêja satanike mundet me u bâ me dy ose me tre gishta



Influenca satanike nuk ka lanë pa depertue as alfabetin për qorrët dhe shurdhmemecët. N’kohët moderne, amerikanja Helen Keller, vetë e verbët dhe shurdhe qysh n’vogli si rezultat i nji smundjeje të trunit, ka kênë kontribuesja kryesore e përhapjes së alfabetit të shêjave për t’verbët. Njêna prej shêjave të ktij alfabeti, krijimi i t’cillës i atribohet amerikanes Keller, asht shêja e dorës me tre gishta, at shêjë që antipapa Bergoglio shfaqi zyrtarisht para publikut n’Filipine, shêjë që medjat publike dhe shumë persona t’keqinformuem mundohen me na e paraqitë si gjestin që shpreh dashtninë : « I love you ».

Por cilli asht kuptimi i vërtetë i ktij gjesti misterjoz ? Kujt i drejtohet kjo shprehje dashnijet ??

Ndoshta pak veta e dijnë se Helen Keller (1880-1968) ka kênë vetë e përfshime në sekte okulte satanike si Svedenborgjianizmi (« Swedenborgianism »), i krijuem prej pseudo-mistikut antikatolik Emanuel Swedenborg, dhe Teozofizmi (« Theosophy »), i propaganduem në shekullin e 19-të prej satanistes Helena Petrovna Blavatsky. Për mâ tepër, në 1909, Keller u antarsue në partinë socjaliste dhe në 1917 mirëpriti shpërthimin e Revolucjonit bolshevik në Rusi.





Foto n. 4 : Hellen Keller në zyren e saj; veni ré
pozicjonin e dorës së djathtë.



Me shêjen e dorës me tri gishta, mos ndoshta krijuesja e alfabetit të shurdhve ka dashtë me na thanë se shprehjen e gjestit të dashtnisë ia drejton satanit t’mallkuem, në nji akt pafundsisht t’neveritshëm, sakrilegj e blasfemues ? Ashtu si ilustrova ma nalt, kjo shêjë satanike e bâme me dy gishta ose me tri gishta, që në fakt përfaqsojnë forma të ndrysme të të njêjtit simbol satanik, sod përdoret në grupet satanike e okulte si nji përshndetje demoniake dhe si identifikim i sherbtorve te luciferrit.





Foto n. 5 : Tre versjonet e shêjës së satanit, « el diablo », « zoti » me brina. Shêja
në t’djathtë të fotos njihet edhe si gjesti i shurdhve që nënkupton shprehjen « të dua »,
kuptimin e vërtetë të t’cillës shumë vetë nuk e dijnë. (T. Marrs, « Codex Magica »)



Për ata që munden me pasë prapë ndonji dyshim mbi kuptimin e vërtetë të shêjës së satanit, n’vazhdim po paraqes disa shembuj të tjerë që vërtetojnë se ata që e bajnë kyt shêjë, disa ndoshta prej injorancet, mohojnë publikisht Hyjin e Gjithpushtetshëm, Shelbuesin tonë tëdashtun Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, dhe përshndesin e dojnë atin e rrenave, të vrasjeve, anmikun e betuem të Hyjit dhe të mbarë njerzimit, djallin e mallkuem, që asht blasfema ma e madhe që mundet me egzistue ndonjiherë.





Foto n. 6 : Vampirja gjermane Manuela Ruda



Me 6 Korrik 2001, Manuela me bashkshortin e saj Daniel, satanistë të deklaruem, i ofruen satanit t’mallkuem nji viktimë, Frank Heckert, 33 vjeç, tuej e mbytë me 66 t’rame thiket dhe tuej ia pi gjakun. Të dy ishin formue si satanista në Skoci, informon nji artikull i revistës « Strange Times magazine » (T. Marrs, « Codex Magica »). Ato u arrestuen dhe u akuzuen për krimin e vrasjes, ndërkohë që Manuela shfaqi publikisht, mbrenda në sallen e gjyqit, shêjen e satanit, ashtu si shihet në foton n. 6. (veritas-vincit-international.org)


Vazhdojmë ma poshtë me disa shembuj të tjerë, ku do t’identifikoj ndonji prej tyne.




























Mbreti Abdullah



Presidenti francez



Ish-presidenti i Iranit



Arafati, lideri palestinez



Shefi wahabist


Vijojnë ma poshtë disa pjestarë të grupeve muzikore satanike :






Grupi satanik "metallica"










« Qé pra ky anmik i vjetër, ‘vrasës qysh prej fillimit’ (sh’Gjoni 8:44) asht çue me furi, ‘i maskuem si nji engjëll dritet’, tuej pasë si eskortë hordhitë e shpirtnave pervers, e po i sillet tokës rreth e qark dhe po futet gjithkund për me zhdukë Emnin e Hyjit dhe KRISHTIT të Tij, për me grabitë, vra e hupë në mallkimin pa fund shpirtnat e krijuem për luminë e përjetshme; dragoni keqbâs po injekton në njerzit e korruptuem e pervers shpirtin e rrênës, t’mosbesimit, të blasfemës, frymen mortore të vesit, të imoralitetit dhe të shthurjes s’përgjithshme. O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqinj e nepjani fitoren dhe triumfin. » (Prej Egzorçizmit të S.S. Leonit XIII kundër satanit dhe djajve t'rebeluem, 13 tetor 1884)



"Papa emerito" Ratzinger i akuzuem për vrasje rituale satanike







"Chiesa Viva", n. 475, fq. 23



La testimonianza di Toos Nijenhuis sulla partecipazione del card. (sic) Joseph Ratzinger a questi sacrifici umani:« Ho visto il card. Ratzinger uccidere una bambina, in un castello francese, nell’agosto 1987 ». (Chiesa Viva, n. 475. pg. 4)


« Aj që akuzon në mnyrë t'rrêmë (t'gënjeshtërt), bahet fajtor për krimin që akuzon të tjerët. » (sh'Bernardi, Doktor i Kishës Katolike,"Aurifodina Universalis", volumi 1, faqe 48)

« Fajtor nuk asht aj që akuzohet por aj që vërtetohet (me prova) fajtor. » (sh'Bernardi, "Idem")

Partizanët apostatë të pseudo-konçilit të II të Vatikanit janë ata që bajnë propagandë shpifse, me djallzi apo injorancë, pa u bazue n'burimet shêjte të Biblës dhe të Traditës mijavjeçare katolike, tuej u përpjekë me u mbushë mendjen njerzve se kto fémohuesa e kriminela që përshndesin e lëvdojnë djallin publikisht kekan Papët e Kishës Shejte Katolike; me t'vërtetë, me vra Fenë hyjnore Katolike dhe me mbytë jeten e shpirtit me doktrina e sjellje satanike asht pafundsisht mâ keq sesa me vra veç trupin.

Tertuljani na mson se djalli asht majmuni i Zotit sepse aj mundohet me bâ imitime satanike të veprave hyjnore për me i tallë dhe me anen e ktyne imitimeve me mallkue shpirtnat e thjeshtë. Ashtu si djalli që dikur pat citue Biblen Shejte në shkretinë, për me mashtrue Shelbuesin, ashtu si heretikët që përdorin pasazhet biblike për interesat e tyne perverse, ashtu edhe konçiljarët apostatë të Konçilit ilegjitim të 1962, me nji paraqitje t'jashtme të devoçme, tradhtojnë maskimin e tyne djallzuer me sjelljet dhe veprat e tyne luçiferjane. Me të drejtë Shelbuesi na mson se kta profetë të djallit njifen prej fryteve që ata prodhojnë : 

« Ruejuni prej profetve të rrêmë! Kanë me ju ardhë të veshun me tesha qingjash por përmbrênda janë ujq grabitqarë. Ata keni me i njoftë prej fryteve të tyne, ashtû si njifet pema prej fryteve të saja. A vjèlen rrushtë ndër ferra apo fiqtë, ndër gjemba ? Pema e mirë xjerr fryte të mira; pema e keqe, fryte të kqija. Nji pemë e mirë nuk mundet me xjerrë fryte të kqija dhe as nji pemë e keqe, fryte të mira. Por çdo pemë që nuk ban fryte të mira ka me u këputë dhe me u hjedhë n'zjerm. Pra, profetët e rrêmë keni me i njoftë prej fryteve të tyne. » (sh'Mateu 7:15-20)

Në vjetin 1962,  ati jezuit Joaquin Saenz y Arriaga S.J., n'bashkpunim me nji grup meshtarësh meksikanë, nën pseudonimin Maurice Pinay, botoi në Romë librin voluminoz, shumë erudit dhe shumë të dokumentuem, "Complotto contra la Chiesa" (Komploti kundër Kishës), libër që iu shpërndâ pjesmarrsve të pseudo-konçilit të II të Vatikanit, nji përpjekje që mjerisht nuk dha frytet e prituna, për me i paralajmnue pjesmarrsit për komplotin judeo-masonik që synonte infiltrimin dhe shkatrrimin e Kishës Katolike. Që si shkruejnë autorët në parathan'je të librit : 

« Anmiqtë e Kishës Katolike janë tuej përgaditë nji plan tjetër shkatrrimtàr. Simbas ktij planit, Kisha Katolike ka me u dukë se âsht tuej kundërshtue vetvêdin dhe, për pasojë, kjo gjâ ka me u përhàpë gjithkund, tuej thânë se nji institut që kundërshton vetvêdin nuk mundet me kênë hyjnor. Me anën e ktij plani, anmiqtë shpresojnë me rrënue Kishën dhe me bâ që besimtarët katolike të húpin besimin dhe të braktisin Klerin Katolik.

« Plani parashikon që Kisha Katolike të deklarojë si t'lëvdueshme po ato doktrina antikatolike që ajo i ka dënue g'jatë shekujve t'mâparshëm. » (Maurice Pinay, "Complotto contra la Chiesa", 1962, Romë)

« Mekense SHPIRTI-SHEJT asht Shpirti i t’vërtetes, n'kjoft se dikush rrxohet prej dobsisë ose injorancës, aj ndoshta ka me pasë nji justifikim para t’Madhit Zot; por aj që, prej ligsisë, lufton t’vërteten dhe largohet prej saj, mkatnon randë kundër SHPIRTIT-SHEJT. Ky mkat asht shumue aq shumë në ditët tona saqë duket se kena mbrritë n’at epokë perverse t’profetizueme prej sh'Palit, ku njerzit, t’verbuem prej nji gjykimi t’drejtë të Zotit, kanë me pâ si t’vërtetë até që n’fakt asht e rrême dhe kanë me i besue princit të ksaj bote, i cilli asht rrencak dhe ati i rrênave, sikurse t'ishte doktori i t’vërtetës. I Madhi Zot ka me u çue ktyne njerzve shpirtin e gabimit, në mnyrë që ata t’besojnë në rrênen (II Thessal., II, 10); N’kohët e fundit t’botes, disa kanë me braktisë Fenë, për me përqafue shpirtin e gabimit dhe doktrinat diabolike (I Tim. IV, 1). » (Shejtnija e Tij, Papa Leoni XIII, "Divinum Illud Munus", 9 Maj 1897)


Antipapa Ratzinger, 22 Shkurt 2009;
"Chiesa Viva", n. 475, fq. 22


"Chiesa Viva", n. 475, fq. 23


"Chiesa Viva", n. 475, fq. 23


"Katholischen Nachrichten-Agentur", 2005, fq. 38

"Idem", 2005

Fotot autentike të Ratzinger-it t'bashknjituna ktû mâ nalt, t'marruna kryesisht prej Revistës "Chiesa Viva", numri 475, Tetor 2014, faqet 22-23, ("chiesaviva.com") - revistë shumë interesante që bazohet në fakte publike e autentike, por që mjerisht jo gjithmonë i interpreton kto fakte simbas Traditës mijavjeçare Katolike - , përveç dishmive doktrinale të apostazisë së Ratzinger-it (mohimit prej tij të Fesë Katolike dhe përkrahjes së lirisë fetare të ndërgjegjes, të propagandueme zyrtarisht qysh prej pseudo-konçilit të 1962), janë prova të tjera publike që vërtetojnë se vetëm nji antipapë dhe nji dishepull i satanit mundet me përshndetë në formë satanike dhe me krye veprat e satanit, që përmblidhen në gënjeshtren dhe në vrasjen. 

Përshndetja e mallkueme me tri gishta e Ratzinger-it  asht nji përshndetje thelbsisht satanike, mbi t'cillen lexuesit munden me konsultue artikullin "Shêja e t'mallkuemit", https://www.facebook.com/notes/zef-helm%C3%ADca/sh%C3%AAja-e-tmallkuemit/866008240129929. Kur Papa i Kishës Shejte Katolike përshndetë, kur Vikeri dhe Përfaqsuesi mbi tokë i Zotit tonë JEZU-KRISHTIT çon nalt tri gishtat, asht veç me bekue e veç me shejtnue besimtarët.


Shêjtnija e tij, Papa Piu IX (foto autentike)

Shêjtnija e tij, Papa sh'Piu X (foto autentike)

Shêjtnija e Tij, Papa sh'Piu X (tjetër foto autentike)

Shêjtnija e tij, Papa Piu XII (foto autentike)

« Il 25 febbraio 2013, perveniva in Vaticano una condanna di Benedetto XVI a venticinque anni di prigione e Francesco rispondeva con un decreto col quale si rifiutava di consegnare il “Papa emerito” alla giustizia. 

« Nel  maggio 2013, Toos Nijenhuis, una donna olandese, obbligata per anni da suo padre a partecipare a rituali satanici, testimoniò di aver visto il card. (sic) Ratzinger uccidere una bambina, in un castello in Francia.

« L’ottobre  seguente, un altro testimone oculare confermò quanto detto da Toos Nijenhuis, dichiarando anche lui di aver visto il card. (sic) Joseph Ratzinger uccidere una bambina, nell’autunno del 1987. » (Dott. Franco Adessa, "Sacrifici umani ... coinvolto anche il card. Joseph Ratzinger ?", "Chiesa Viva", ottobre 2014, pg. 3) 

« Me 25 Shkurt 2013, n'Vatikan erdhi nji vendim gjykatet që dënonte me 25 vjet burg Benediktin XVI-Ratzinger por Françesku-Bergoglio, me nji dekret, nuk pranoi me ia dorzue drejtsisë "papen emerito".

« Në Maj të 2013, Toos Nijenhuis, nji grue holandeze, e cilla kjé detyrue prej atit t'saj me marrë pjesë në rituale satanike, dishmoi se kishte pâ pseudo-kardinalin Ratzinger tuej mbytë nji vajzë të vogël, në nji kshtjellë në Francë.

« Në Tetor të po atij viti, nji tjetër dishmitar okular konfirmoi deklaraten e Toos Nijenhuis, tuej pohue se edhe aj kishte pâ pseudo-kardinalin Joseph Ratzinger tuej mbytë nji vajzë të vogël, në vjeshten e vjetit 1987. » (Dr. Franca Adessa, "Sacrifici umani ... coinvolto anche il card. Joseph Ratzinger ?", "Chiesa Viva", Tetor 2014, faqe 3)



"Un’immagine del video in cui la signora olandese Toos Nijenhuis depone la sua testimonianza di fronte a membri del Tribunale Internazionale per i Crimini della Chiesa e dello Stato (ITCCS), nella sua sede di Bruxelles.", "Chiesa Viva", n. 475,  pg. 4.
Dishmitarja holandeze tuej dishmue para Gjykatës Ndërkombtare të Krimeve të Kishës [Konçiljare] dhe të Shtetit, në Bruksel; "Chiesa Viva", numri 475, faqe 4.



"Il castello francese, in mezzo alla foresta, dove avvenivano fatti di depravazione satanica e dove delle bambine, dopo essere state oggetto di una “battuta di caccia”, venivano uccise a bastonate e i loro resti, cosparsi di benzina, bruciati e sepolti."; "Chiesa Viva", n. 475, pg. 5.

Kshtjella franceze, n'mes të pyllit, ku vajzat e vogla i nënshtroheshin riteve kriminele satanike, e mbasi liroheshin në pyll, si objekte gjahut, kapeshin, mbyteshin tuej u rrahë me objekte të forta, e mandej digjeshin dhe varroseshin.; "Chiesa Viva", numri 475, faqe 5.



"La testimone olandese Toos Nijenhuis indica il luogo in cui le bambine venivano uccise e dove venivano sepolti i loro resti bruciati."; "Chiesa Viva", n. 475, pg. 5.

Dishmitarja holandeze Toos Nijenhuis difton vendin ku vajzat e vogla vorroseshin, mbasi mbyteshin prej rrahjeve dhe digjeshin me benzinë.; "Chiesa Viva", n. 475, faqe 5.


Çka kâ t'përbashkët Drejtsija me padrejtsinë ? Drita me errsinën ? KRISHTI me beljalin ? (2 Korintasve 6:14-15); Çka kanë t'përbashkët përshndetjet satanike me Përfaqsuesin e JEZU-KRISHTIT ? Vrasjet kriminele rituale me Vikerin e Shelbuesit të njerzimit ?