martedì, settembre 01, 2015


Shêja e t'mallkuemit






Me 13 Tetuer të vjetit 1884, mbas ofrimit të Sakrificës së Meshës shêjte, i rrethuem prej disa kardinajve, Shêjtnija e tij, Papa Leoni XIII, u ndal papritmas n’shkallët e elterit dhe ndêj aty rreth 10 minuta, si n'ekstazë, me ftyren bardh prej dritës. Mandej, là menjiherë Kishen dhe u nis për n'zyren e tij ku hartoi lutjen e sh'Mikelit Arkengjëll kundër djajve dhe urdhnoi me e rrecitue kyt lutje, qysh prej asaj dite, mbas çdo Meshe t'ultë, në tana kishat katolike t’mbarë botës.

Kur e pvetne Papen se shka kishte ndodhë, shêjtnija e tij u shpjegoi se kur po bahej gadi me lanë elterin, kishte ndig'jue dy zàna që iu ishin dukë se vijshin prej Tabernaklit : nji zâ, i âmbël dhe i mirë, dhe nji tjetër zâ i çjerrun dhe i ashpër; n'vazhdim, Papa kishte ndig'jue zânin e çjerrun, zânin e satanit t'mallkuem n'krenínë e tij, tuej i thirrë Shelbuesit :

- "Mundem me e shkatrrue Kishen tande."
- "Mundesh ti? Atherë, shkatrroje, pra", i ishte përgjigje zâni i âmbël i Shelbuesit.
- "Për kyt gjâ, kam nevojë për mâ shumë kohë dhe për mâ shumë fuqi", i ishte përgjigjë satani.
- "Sa kohë ? Sa fuqi ?", i ishte përgjigjë Shelbuesi.
- "75 deri në 100 vjet dhe nji fuqi (influencë) mâ të madhe mbi ata që vêhen nën urdhnat e mija", i ishte përgjigje djalli.
- "E ke kohen, do t'kesh edhe fuqinë; ban me tà shka t'duesh", ishte përgjigjë Zoti jonë JEZU-KRISHTI. (« Revue de l'ordre séculier de Saint-Augustin » , décembre 1981, New-York)

Telogjíja dogmatike na mson se djalli, satani apo luçiferi, mbas revoltës n'Qiell u hodh n'Ferr, bashkë me nji turmë djajsh (engjujsh t'rrzuem), për me vuejtë atje dënimin e përjetshëm. Shkrimet Shêjte na msojnë dhe Konçili i katërt i Lateranit konfirmon se satani dhe djajtë e tjerë u krijuen si engjuj të mirë, por për shkak të rebelimit të tyne ata u kthyen në djajë. Mkati që i hupi ishte nji krim kreníjet dhe xhelozíjet. Doktori engjëllor i Kishës Katolike, sh'Tomë Akuinati, mson se princi i djajve, satani, ishte mâ perfekti i tanë engjujve dhe se aj kjé shkaku i mkatit edhe i engjëjve të tjerë, jo tuej i detyrue por tuej i shtye ata drejt krimit suprem, i cilli bani që engjëj prej tana hierarkive angjelike t'bijshin në Ferr (Summa Theologica, T.1, q. 36; a.7 et 9). Fronet angjelike t’mbetuna bosh, si pasojë e rebelimit, mson Doktori engjëllor, asht e mujtun se i rezervohen njerzve (Idem, T.1, q. 63, a. 9). Kyt doktrinë, pra që fronet angjelike t'mbetuna bosh, prej tana hierarkive engjellore, janë t'predistinueme me u xanë prej shejtënve deri n'fundin e botës, e mson me siguri shêjti marial sh'Luigji-MARIA Grignion de Montfort. N'krahasim me numrin e engjujve t'mirë, që i rezistuen tundimit satanik dhe qëndruen në hirin dhe miqsinë e Hyjit, numri i djajve asht i vogël (Idem) dhe engjujt e mirë kanë superioritet mbi djajtë dhe i qeverisin kta t'fundit (Idem, T. 1, q. 109, a. 4). Doktori engjëllor shton se tana gjanat trupore (materjale) qeverisen prej engjujve; e kyt doktrinë e msojnë jo vetëm doktorët shêjt të Kishës Katolike por edhe tanë filozoft që pranojnë egzistencën e substancave imaterijale. Çdo gjâ e dukshme në kyt botë ka nji fuqi angjelike që e drejton; asht e mujtun që specie të ndryshme sendesh të drejohen prej disa engjëjve të t'njejtës hierarkí (Idem, T. 1, q. 113, a.2). (Abbé J. Berthier, «Abrégé de théologie dogmatique et morale , 1892, pg. 117-121)

Rolin e tunduesit, djalli i mallkuem, me shërbtorët e tij, nuk e ka harrue dhe qysh prej ramjes së Adamit dhe Evës, aj vazhdon me e ushtrue mbi rracën njerzore, për me mujtë me i tërhjek të tanë njerzit në Ferr, e kshtu me mujtë me u hakmarrë, në nji farë mnyret, kundër Krijuesit t’Gjithpushtetshëm. Megjithë armët triumfuese që Zoti jonë JEZU-KRISHTI na i ka sigurue nëpërmjet Pasjonit të Tij shejt e shelbues, për me luftue e triumfue, me ndihmen e Zotit, kundër forcave demoniake, mjerisht shumë mosmirnjohsa e t’padenjë, me nji akt blasfemues e tejet sakrilegj, kanë guxue me zg’jedhë qytetin e djallit, janë vue nën urdhnat e satanit, për me i bâ luftë Qytetit të Zotit, ashtu si e përshkruen sh’Agustini luften midis ktyne dy qyteteve e ushtrive, edhe pse kto t’mjerë ecin drejt hupjes s’tyne t’sigurtë. Nji pjesë e arsenalit që skllevnit e mjerë të satanit t’mallkuem përdorin me luftue Mbretninë e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT asht edhe g’juha e simboleve satanike. Në kyt artikull dishiroj me cekë njenin prej tyne, mbasi shumë veta t’keqinformuem, t’shtyem edhe prej propagandës së rrême medjatike, e keqkuptojnë kyt simbol si nji gjest që ofron « dashtni » , kur në t’vërtetë ky simbol demoniak përfaqson nji përshendetje luçiferjane dhe nji afeksjon t’neveritshëm, kriminel, t’pshtirë, pafundsisht blasfemues e sakrilegj që i drejtohet princit t’mallkuem të Ferrit.

E kam fjalen për shêjen e brinave që bahet me tri gishtat e dorës, t’cillës ma poshtë do t’i referohem me shprehjen shêja e t’mallkuemit, e njohun në g’juhen angleze si « horned hand » e në g’juhen italjane si « mano cornuta » . Para disa ditësh, antipapa Jorge Bergoglio e bani kyt shênj t’mallkueme publikisht, g’jatë vizitës s’tij në Filipine. Për ata që pretendojnë se kjo shênjë përfaqson nji shprehje dashtnijet, po paraqes ktu mâ poshtë disa shembuj që hjedhin poshtë kyt pretendim dhe zbulojnë t’vërteten e trishtë e okulte të ktij simboli satanik.

Shêja e t’mallkuemit nuk asht nji shpikje e re por asht njoftë e përdorë qysh shekuj mâ parë, si nji gjest diabolik, prej antarve të sekteve luciferjane. Mija vjet mâ parë, mbi murin e madh të Babilonisë, afër Portës s’Ishtarit, ishte e gdhendun figura e nji demi me brina, që përfaqsonte « zotin » (djallin) diell. Brinat ishin simboli i fuqisë së « zotit » (djallit) babilonas mbi zemrat e njerzve (Texe Marrs, « Codex Magica »)

Shifni ktu poshtë foton n. 1, e cilla paraqet nji dorshkrim arab të shekullit të 14-t, Kitab al-Bulhan, në t’cillen nji pikturë e djallit shfaq duert me brina.



Foto n. 1 (Oxford Digital Library)





Foto n. 2 : Nji tjetër statujë e lashtë satanike
ku shfaqet shêja e t’mallkuemit në dorën e djathtë



N’kohët moderne, shêja e t’mallkuemit ka infiltrue pothuajse tana fushat e jetës shoqnore : televizjonin, gazetat, revistat, ngjarjet sportive, skenat e biles edhe inaugurimet qeveritare.

Në vjetin 1966, satanisti Anton Lavey (Levy), themeluesi i « kishës së satanit », shkroi « biblen satanike » në t’cillën përshkruhet shêja e t’mallkuemit dhe kuptimi i vërtetë i ksaj shêje; n’librin e tij t’mallkuem, kuptimi i shêjës së dorës me brina « horned hand » ose « mano cornuta » përkufizohet kshtu : « Ky gjest asht nji përshndetje satanike, nji shêj identifikimit dhe besniknijet (ndaj satanit) midis antarve të satanizmit ose grupeve të tjera të ngjashme ». Nji ilustrim të ktij gjesti t’mallkuem mundeni me e pa në foton n. 3 të shkëputun prej « bibles satanike » :




Foto n. 3 : shêja satanike mundet me u bâ me dy ose me tre gishta



Influenca satanike nuk ka lanë pa depertue as alfabetin për qorrët dhe shurdhmemecët. N’kohët moderne, amerikanja Helen Keller, vetë e verbët dhe shurdhe qysh n’vogli si rezultat i nji smundjeje të trunit, ka kênë kontribuesja kryesore e përhapjes së alfabetit të shêjave për t’verbët. Njêna prej shêjave të ktij alfabeti, krijimi i t’cillës i atribohet amerikanes Keller, asht shêja e dorës me tre gishta, at shêjë që antipapa Bergoglio shfaqi zyrtarisht para publikut n’Filipine, shêjë që medjat publike dhe shumë persona t’keqinformuem mundohen me na e paraqitë si gjestin që shpreh dashtninë : « I love you ».

Por cilli asht kuptimi i vërtetë i ktij gjesti misterjoz ? Kujt i drejtohet kjo shprehje dashnijet ??

Ndoshta pak veta e dijnë se Helen Keller (1880-1968) ka kênë vetë e përfshime në sekte okulte satanike si Svedenborgjianizmi (« Swedenborgianism »), i krijuem prej pseudo-mistikut antikatolik Emanuel Swedenborg, dhe Teozofizmi (« Theosophy »), i propaganduem në shekullin e 19-të prej satanistes Helena Petrovna Blavatsky. Për mâ tepër, në 1909, Keller u antarsue në partinë socjaliste dhe në 1917 mirëpriti shpërthimin e Revolucjonit bolshevik në Rusi.





Foto n. 4 : Hellen Keller në zyren e saj; veni ré
pozicjonin e dorës së djathtë.



Me shêjen e dorës me tri gishta, mos ndoshta krijuesja e alfabetit të shurdhve ka dashtë me na thanë se shprehjen e gjestit të dashtnisë ia drejton satanit t’mallkuem, në nji akt pafundsisht t’neveritshëm, sakrilegj e blasfemues ? Ashtu si ilustrova ma nalt, kjo shêjë satanike e bâme me dy gishta ose me tri gishta, që në fakt përfaqsojnë forma të ndrysme të të njêjtit simbol satanik, sod përdoret në grupet satanike e okulte si nji përshndetje demoniake dhe si identifikim i sherbtorve te luciferrit.





Foto n. 5 : Tre versjonet e shêjës së satanit, « el diablo », « zoti » me brina. Shêja
në t’djathtë të fotos njihet edhe si gjesti i shurdhve që nënkupton shprehjen « të dua »,
kuptimin e vërtetë të t’cillës shumë vetë nuk e dijnë. (T. Marrs, « Codex Magica »)



Për ata që munden me pasë prapë ndonji dyshim mbi kuptimin e vërtetë të shêjës së satanit, n’vazhdim po paraqes disa shembuj të tjerë që vërtetojnë se ata që e bajnë kyt shêjë, disa ndoshta prej injorancet, mohojnë publikisht Hyjin e Gjithpushtetshëm, Shelbuesin tonë tëdashtun Zotin tonë JEZU-KRISHTIN, dhe përshndesin e dojnë atin e rrenave, të vrasjeve, anmikun e betuem të Hyjit dhe të mbarë njerzimit, djallin e mallkuem, që asht blasfema ma e madhe që mundet me egzistue ndonjiherë.





Foto n. 6 : Vampirja gjermane Manuela Ruda



Me 6 Korrik 2001, Manuela me bashkshortin e saj Daniel, satanistë të deklaruem, i ofruen satanit t’mallkuem nji viktimë, Frank Heckert, 33 vjeç, tuej e mbytë me 66 t’rame thiket dhe tuej ia pi gjakun. Të dy ishin formue si satanista në Skoci, informon nji artikull i revistës « Strange Times magazine » (T. Marrs, « Codex Magica »). Ato u arrestuen dhe u akuzuen për krimin e vrasjes, ndërkohë që Manuela shfaqi publikisht, mbrenda në sallen e gjyqit, shêjen e satanit, ashtu si shihet në foton n. 6. (veritas-vincit-international.org)


Vazhdojmë ma poshtë me disa shembuj të tjerë, ku do t’identifikoj ndonji prej tyne.




























Mbreti Abdullah



Presidenti francez



Ish-presidenti i Iranit



Arafati, lideri palestinez



Shefi wahabist


Vijojnë ma poshtë disa pjestarë të grupeve muzikore satanike :






Grupi satanik "metallica"










« Qé pra ky anmik i vjetër, ‘vrasës qysh prej fillimit’ (sh’Gjoni 8:44) asht çue me furi, ‘i maskuem si nji engjëll dritet’, tuej pasë si eskortë hordhitë e shpirtnave pervers, e po i sillet tokës rreth e qark dhe po futet gjithkund për me zhdukë Emnin e Hyjit dhe KRISHTIT të Tij, për me grabitë, vra e hupë në mallkimin pa fund shpirtnat e krijuem për luminë e përjetshme; dragoni keqbâs po injekton në njerzit e korruptuem e pervers shpirtin e rrênës, t’mosbesimit, të blasfemës, frymen mortore të vesit, të imoralitetit dhe të shthurjes s’përgjithshme. O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqinj e nepjani fitoren dhe triumfin. » (Prej Egzorçizmit të S.S. Leonit XIII kundër satanit dhe djajve t'rebeluem, 13 tetor 1884)