martedì, settembre 01, 2015


Disa obligime klerikale







Shêjtnit Jezuitë Martirë Kanadezë

Mbajtja e uniformës ekleziastike asht nji prej detyrimeve të klerit katolik, që e dallon prej pjesës tjetër të besimtarve laikë dhe e identifikon até në shoqni. Mbajtja e vazhdueshme e ksaj uniforme asht e sanksionueme me ligj kanonik prej Kishës shejte Katolike dhe nuk lêhet në preferencen e klerit me vendosë mbajtjen apo hjekjen e saj. Në veshjen e klerit Kisha Katolike ndjek nji ceremoni të veçantë dhe kjo uniformë shejtë dhe e bekueme tërhjek hiret e Zotit mbi klerin që e mban dhe e mbron até prej sulmeve të djallit, të botës dhe pasioneve njerzore : ajo asht nji mburojë që ushtari i KRISHTIT përdor në luften e tij të përditshme kundër vedit, botës dhe djajve. Kjo uniformë nënkupton se aj që e mban veshë asht i dekun për boten dhe gjanat e ksaj bote dhe jeta e tij tash e mbrapa asht e mshehun me KRISHTIN në Hyjin (Kolosianve 3:3)

« Të tanë klerikët duhen me veshë nji uniforme kishtare të përshtatshme, n'konformitet me zakonet lokale dhe urdhnat e superioreve... Çdo kujdes i veçantë në mirëmbajtjen e flokve duhet shmangë. » (Ligji kishtar 136 § 1)

« Klerikët e Urdhnave të vogla [Urdhna kto që merren para se me u bâ djakon] që braktisin (heqin) veshjen kishtare dhe tonsuren me vendimin e tyne personal dhe pa nji arsye legjitime, dhe mbas paralajmnimit të superiorit ata nuk korrigjojnë sjelljen e tyne mbranda 1 mueji,"ipso jure" (prej vetë forcës së ligjit kishtar), ata pushojnë së kenunit klerikë. » (Ligji kishtar 136 § 3)



Atë Arnold Damen S.J., Jezuit i njoftun misjonar n'Amerikë

« Detyrimi me veshë gjithmonë uniformen fetare asht i randë, pra nën ndëshkimin e mkatit të randë apo mortar, por nji arsye serioze lejon me veshë nji uniformë laike, për nji kohë t'caktueme. Kleriku që veshë tesha laikësh herë mbas heret, pa arsye e për nji kohë relativisht të shkurtë, ban mkat të lehtë. » (Rev. Muller S.Sp., "Somme de théologie morale", 1936, pg. 230)


Etën Jezuitë



Jezuitë në formim : Noviciatë

Për ma tepër, ata "meshtarë" që janë "konsakrue" me Ritin invalid të Palit VI të vjetit 1968, rit që përdoret sot zyrtarisht në dioqeza, nuk munden me marrë Sakramendin e Urdhnit dhe nuk janë meshtarë por laikë të thjeshtë. Riti i 1968 përdor nji formulë invalide konsakrimi, në kundërshtim me urdhnat e Selisë-Shejte që me Papen Piun XII përcaktoi përfundimisht minimumin e 3 elementave të domosdoshëm për marrjen e Sakramendit të Urdhnit, pra preçizoi zyrtarisht materjen, formulen dhe qëllimin që duhen egzistue patjetër për valididet; mungesa e s'pakut njênit prej ktyne 3 elementave invalidon Sakramendin e Urdhnit. Riti invalid i 1968 nuk përmban s'pakut formulen apo fjalët preçize të domosdoshme për validitet (Për ma shumë detaje, konsultoni Konstitucjonin Apostolik të Papës Piu XII, "Sacramentum Ordinis", të datës 30 Nanduer 1947). Kto pseudo-meshtarë nuk ndjekun Urdhnat e Kishës shejte Katolike dhe kjo gjâ pasqyrohet shpesh në veshjen e tyne të jashtme.

Ata që nuk ndig'jojnë e përbuzin Kishen Katolike nuk ndig'jojnë e përbuzin vetë Themeluesin e saj, Zotin tonë JEZU-KRISHTIN :

« Ai që ju ndig'jon Më ndig'jon dhe ai që ju përbuz, Më përbuz; dhe ai që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërgue. » (Sh'Luka 10:16)

Mbani Urdhnimet e Shejtes Kishë Katolike e Kisha Shejte Katolike ka me ju mbajtë e ka me ju udhëhjekë drejt Parrizit !



"Jezuitët" e Kishës Konçiljare
simbas direktivave të Konç. të II të Vatikanit... "no comment"...