martedì, ottobre 11, 2022

 

Tejet shêjta Virgjina MARI asht ndriçuesja e botës

 

Me t'vërtetë, Nana e tenZot, tejet shêjta Virgjina MARI asht Ndriçuesja e botës, ndriçuesja e shpirtnave. Po e skjaroj me dy fjalë.

Tejet shêjta Virgjina MARI asht Arka e vërtetë e Beslidhjes, që ka mbajtë n'vetvedi JEZU-KRISHTIN, Autorin e Beslidhjes së Ré, dhe na E ka dhanë, për shëlbimin e botës.

JEZU-KRISHTI asht Drita e vërtetë që ndriçon çdo njiri që vjen në kyt botë (sh'Gjoni 1, 9). Un jam Drita e botës, deklaron prap Shelbuesi jonë, dhe aj që Më ndjek nuk ecë në errsinë por do t'marrë driten e jetës (idem. 8, 12).

Unjilli shêjt na zbulon se JEZU-KRISHTI nuk erdhi në botë i vetëm, nuk u ul prej Qiellit për me iu zbulue njerzve drejtpërdrejt, por zgjodhi me na u shfaqë me ndërmjetsinë e nji Grueje të zg'jedhun, Nanës së Tij tejet shêjte, Virgjinës MARI. Jo se JEZU-KRISHTI kishte nevojë për Virgjinën e Papërlyeme për me iu zbulue botës, por me Vullnetin e Tij hyjnuer Aj zgjodhi kyt rrugë : Pra me na u shfaqë nëpërmjet Virgjinës MARI apo me ndërmjetsinë e Nanës së Tij tejet t'bekueme. Shën Agustini, nji prej Etënve të mëdhaj të Kishës, spjegon se JEZU-KRISHTI veproi kshtu sepse njerzimi ishte i padêjë me marrë drejtpërdrejt Birin e Zotit, Autorin e jetës dhe të tana hireve e bekimeve qielluere, Zot i vërtetë dhe Njiri i vërtetë. Prandaj, ata që dojnë me marrë JEZU-KRISHTIN dhe hiret e bekimet e Tija, duhet t'i marrin nëpërmjet Virgjinës MARI. Asht Nana e Zotit Ajo që na ka dhanë JEZU-KRISHTIN, Fjalen e Zotit, Driten hyjnuere t'përjetshme dhe tana hiret dhe bekimet që gjinden në JEZU-KRISHTIN. Prandej me të drejtë konkludojmë se Nana e Zotit, tue prue JEZU-KRISHTIN në botë, simbas vetë Vullnetit hyjnuer, ka prue në botë Driten e vërtetë dhe tana hiret e Zotit ; pra tejet shêjta Virgjina MARI ka ndriçue boten dhe na ka ndërmjetsue tana hiret e bekimet e Zotit, tue na dhanë Shelbuesin e dishiruem prej shekujsh, Autorin e hireve dhe bekimeve qielluere.

Dhe kyt rol kaq të randsishëm për shelbimin e shpirtnave, Nana e tenZot vazhdon me e krye me përpikmëní e besnikní, mbasi asnji hir nuk i nepet njerzve pa kalue përmes duerve t'Saja t'bekueme. Mbasi « mishi i JEZU-KRISHTIT âsht i njêjtë me até të Virgjinës MARI, » mson ati i Kishës shën Agustini (Hom. de Ass. 37), çdo hir e dhuratë qielluere që vjen prej JEZU-KRISHTIT domosdoshmënisht kalon përmes Virgjinës MARI, prej të Cilës Shelbuesi mori Natyren njerzuere në barkun e Saj të papërlyem, gjatë proçesit të Bashkimit hipostatik.

Nji Virgjën ka me lindë nji Fmijë, nji Djalë, i Cili ka me u quejtë Emanuel, "Zoti me ne". (sh'Mateu 1, 23)

SHPIRTI-SHEJT ka me Ju mbulue dhe Shêjti që ka me lindë prej Jush do  thirret Biri i Zotit, i deklaron Virgjinës Arkengjëlli Gabriel. (sh'Luka 1, 35)

Tre Mbretnit kur erdhën me adhurue Mesinë, Birin e Zotit, E gjetën Fmijen hyjnuer me Nanen e Tij, tejet shêjten Virgjinën MARI (sh'Mateu 2, 11).

Prandaj me të vërtetë Nana e tenZot, Virgjina MARI quhet ndërmjetsuesja e hireve qielluere, dhe simbas arsyeve që parashtrova ma nalt, Ajo asht ndriçuesja e botës, mbasi Nana e Zotit ka ndriçue boten tue ia dhanë JEZU-KRISHTIN, Driten hyjnuere të përjetshme, për shelbimin e shpirtnavet.

Prandaj jo vetëm që asht tejet e parespektshme por edhe tejet blasfemuese kur disa, tue përmendë Nanen e Zotit, e thërrasin "Maria", sikur me kênë nji grue e rëndomtë dhe jo Nana e Zotit, Mbretnesha e Qiellit dhe e të tokës, e Cila Ajo asht, mbasi JEZU-KRISHTI asht Mbreti i Qiellës dhe i tokës, mbretníja e t'Cilit nuk ka me mbarue kurrë (sh'Luka 1, 32).

N'çdo oborr mbretnor, Nana e Mbretit quhet Nana Mbretneshë ; e aq ma shumë Nana e JEZU-KRISHTIT, Zot e Mbret i Qiellit dhe i dheut, e meriton me u quejtë dhe asht Mbretnesha e Qiellit dhe e dheut. "Në hebraisht, komenton doktori i Kishës sh'Pjetër Krizológu (shek. IV), emni "MARI" don me thanë "Mbretneshë, Zojë, Suvrane". Në fakt, autoriteti i Birit të Saj, Dominuesi i botës, e ban Virgjirën Mbretneshë, prej ktij fakti dhe prej vetë êmnit, qysh në lindjen e Saj." (Sermo CXLII, "de  Annuntiat.", Omeli e nokturnes së tretë ; Cf. dom Guéranger, "Anné liturgique", "La fête du très saint nom de Marie")

Për ma tepër, vetë Nana e Zotit profetizon, prej Hyjit, se tash e mbrapa tana brezat kanë me E thirrë të bekueme (shêjte). (sh'Luka 1, 48)

E kshtu në vetë Unjillin shêjt lexojmë sesi nji grue, e frymzueme prej Zotit dhe e aprovueme prej vetë JEZU-KRISHTIT aty prezent, bekon barkun dhe gjinin e Nanës tenZot që kanë prue dhe ushqye për ne Shelbuesin e njerzimit. (sh'Luka 11, 27)

Si asht e mujtun atherë që disa t'vetquejtun "t'krishtênë", - pa dyshim krishtênë të rrêmë e mercenarë, mbasi kurrë Krishtênt e vërtetë nuk flasin kshtu për Nanen e tenZot - guxojnë me folë me aq përbuzje e mosrespekt për Nanen e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, n'nji kohë kur nderojnë e duejnë me shumë afeksion nanat e tyne simbas mishit e gjakut ?

Vetë Urdhnimi i katërt i Hyjit na urdhnon ma nderue baben dhe nanen, dhe asht i mallkuem aj që e then kyt Urdhnim dhe nuk nderon prindët e vet.

"Mallkue kjoft aj që nuk nderon baben dhe nanen e vet. Dhe tanë populli ka me u përgjigjë : Amen." (Deuteronomi 27, 16)

Për rrjedhojë, aq ma tepër e kena për detyrë me nderue Nanen e tenZot, dhe aq ma tepër asht i mallkuem aj që nuk nderon tejet shêjten Virgjinën MARI, Nanen e Zotit.

Nestori i pafé, që guxoi me i mohue T. Sh. Virgjinës MARI titullin "Nana e Zotit", n'kundërshtim me vetë dishminë biblike (sh'Luka 1, 43), u vue nën hakmarrjen hyjnore : gjuha e tij blasfemuese u grî prej krymbave dhe râ e kalbun (Hist. eccl.). 

Konstandin Kopronimi, mbasi fyu Virgjinën tejet shêjte, filloi me ndie nji nxehtsí t'brendshme aq të zjarrtë, saqë nuk pushonte s'bërtítunit se ishte hjedhë gjallë n'nji zjerm që nuk fiket kurrë ... (Ibid.)

Kajanus Mimus, mbasi kishte blasfemue Nanen e tenZot, u qortue ashpër prej vetë Virgjinës t'Papërlyeme në andërr ; por mbasi kjo nuk shërbeu për korrigjimin e tij, nji mjes, kur fajtori u çue prej gjumit, pâ se duert dhe kambët e tija ishin t'këputuna. (Ibid.)

"Non praesumat aliquis Deum se habere propitium qui benedictam Matrem offensam habuerit. - Aj që fyen Nanen shêjte të Zotit mos t'pretendojë me marrë Mshiren hyjnore." (sh'Luigji-Maria i Montfortit, "Traité de la vraie dévotion à la Sainte Vierge")

"Venerimi i Virgjirës Mari është i gdhendur në vetë thellësinë e zemrës njerzore." (Martin Luther, Weimar edition of Martin Luther's Works, translation by William J. Cole, 10, III, p. 313.)

"Vetëm Krishti duhet të adhurohet ? Nëna e shenjte e Zotit a nuk duhet të nderohet ? Ajo është gruaja që ka shtypur kokën e gjarprit (djallit). Na dëgjo ! Se Biri juaj nuk ju kundërshton asgjë !" (Martin Luter në sermonin e tij të fundit në Wittenberg, në Janar të 1546; Weimar edition of Martin Luther's Works, English translation edited by J. Pelikan [Concordia: St. Louis], Volume 51, pp. 128-129.)

"Nuk mund të mohohet fakti se Hyji zgjodhi dhe destinoi Virgjirën Mari të bëhej Nëna e Birit të Tij, duke i dhënë asaj nderin më të madh." (John Calvin, Calvini Opera [Braunshweig-Berlin, 1863-1900], Volume 45, p. 348.)

"E vlerësoj jashtzakonisht Nënën e Zotit, të Papërlyerën gjithmonë Virgjirën Mari." (Ulrich Zwingli; in E. Stakemeier, 'De Mariologia et Oecumenismo', K. Balic, ed., (Rome, 1962), p. 456)

"Aq më tepër që nderi dhe dashuria e JEZU-KRISHTIT rritet në njerëz, po aq shumë duhet të rritet vlerësimi dhe nderi ndaj Virgjirës Mari." (Zwingli, "Zwingli Opera, Corpus Reformatorum", Volume 1, pp. 427-428)

"Ti që beson çka dishiron, beson në vetvedi dhe jo n'Unjill." (Sh'Agustini, lib. xvii., "Contra Faustum Manichaeum", cap. 3)
 

 

Hymn lavdíjet kushtue tejet shêjtes Virgjinës MARI,
Nanës tenZot dhe Mbretneshës së gjithsisë


prej shën Efremit-sirjanit (379 A.D.), Doktor i Kishës Katolike

 

"Zoja 'eme, Nana tejet shêjte e Zotit, plot me hir, Nana e bekueme e Hyjit, tejet e pëlqyeshme para Zotit, Enë e mbushun e Hyjnisë së Birit Tuej t'vetëmlindun, Fron i zjarrtë shumë ma i lavdishëm se i katër-formuemi (i Ezekielit) i ATIT t'pavdekshëm dhe t'padukshëm; tansisht e pastër, tansisht e papërlyeme, tansisht pa njollë, tansisht e pandotun, tansisht e pafajshme, tansisht e dêjê për lavdim, tansisht e pakorruptueme, tansisht tejet e bekueme, tansisht e paprekun, tansisht e nderueme, tansisht e bekueme, e lavdueme, e nderueme dhe e dishirueme, gjithmonë Virgjën në shpirt, në trup, në mendje e zêmër; Fron i Mbretit që ulet mbi Kerubinët, Portë Qiellore përmes së cilës na nxitojmë prej tokës në Qiell; Nusja e Zotit përmes së Cilës na jena pajtue, Mrekullí e papritun, Lajmnim i pashpjegueshëm,

Manifestim i misterit të mshehun të Zotit, Mbrojtje e pathyeshme, Ndihmë e fuqishme, Burim i gjallë, Oqean i pashtershëm i hireve dhe dhuntive të papërshkrueshme të Zotit, Naltsí ma sublime se ajo e Fuqive Qiellore, Thellsí e padepërtueshme e kshillave mistike, Lavdí e natyrës, Jetë e tana gjanave fisnike, Mbretneshë e gjithsisë mbas TRINISE Shêjte, Parakleti tjetër mbas PARAKLETIT; dhe, mbas NDERMJETSIT, Ndërmjetsja e tanë botës; Karrocë e Diellit pafundsisht inteligjent - ajo Dritë e vërtetë që ndriçon çdo njiri që vjen në botë - Mbajtsja e Atij që mban çdo gjâ përmes FJALES; Veshje e Papërlyeme e Atij që vesh Vedin me dritë, si me nji teshë; Urë e tanë botës që na çon deri në Qiellen ma të naltë, ma e Naltë dhe tejet ma e lavdishme, përtej çdo krahasimi, se Kerubinët dhe Serafinët, Shkëlqim i engjëjve, Sigurí e njerzve, Çilc që na hap Parrizin, Nana dhe Shërbtorja e atij Hylli që nuk njef kurrë prendim, Shkëlqim i Ditës së vërtetë dhe mistike, Humnerë e Mirësisë së pahulumtueshme të Zotit, Karrocë hyjnore dhe e famshme; Libër i shkruem prej dorës së Zotit, përmes të cilit dorëshkrimi i Adamit asht shkatrrue; Mal i Zotit, Mal shêjt ku Hyjit i ka pëlqye me banue; Kërcell i Jeseut, Qytet i Zotit, mbi t'cilin, thotë Davidi, fliten gjana t'lavdishme; Çlirim prej vuejtjes, Lirí prej robnisë, Hyjnizimi i njerzve, Natyrë e mrekullueshme larg çdo mundsíje fajit, që buron prej temjanit të virgjinisë dhe mbush botën me parfumin e saj; Portë e Ezekielit që shef kah Lindja, Kryevepër e ekonomisë së jashtëzakonshme të hirit, Vendbanim i dashtun i përuljes hyjnuere, Pajtim i botës, Falja dhe Streha jonë; Ma e dishirueshmja se tana dhuntitë e lavdishme, Dorcë e shpatës flakruese, kundrue prej Izaîsë; Male t'hijezueme me virtyte që Habakuk profetizoi, Mal i Danielit prej të cilit nji gur râ pa ndërhyemje njerzuere, Libër i vulosun që kërkush nuk mundet me e lexue, Shpresë e padukshme e triumfuesve, Vendosmëní e Mbretënve, Lavdí e priftníjve, Shlyemje e mkateve, Qetsuese e Gjykatësit të drejtë ... Mbas Hyjit, Knaqsí e shpirtit 'em, Shî qielluer për zêmren t'eme t'thame...

"Zoja 'eme, Gzimi 'em, Shkëlqimi 'em, Avokatja 'eme e përhershme para Hyjit, e mekense Ju jeni Nana e Atij, i vetmi i Mirë dhe i Mshirshëm, denjoni me marrë e pranue shpirtin t'em të mjerë, dhe denjoni me e vue, nëpërmjet ndërmjetsisë dhe mbrojtjes tuej, në të djathtën e BIRIT Tuej të vetëm, dhe në pushimin e t'Zg'jedhunve dhe Shêjtënve të Tij ... Prandaj, tuej konsiderue gjithashtu si lavdinë e Tij thirrjen e ndërmjetësisë Tuej, BIRI Juej i plotson kërkesat Tueja sikur t'ishin detyrime. O Nana e Zotit t'em, Emën jashtzakonisht ma i dashtuni i emnave ..., un shpresoj në Jue, që me të vërtetë i keni dhanë nji Trup Zotit të vërtetë, të Cilit i takon tanë lavdíja, nderi dhe adhurimi, me ATIN pa zanafillë dhe SHPIRTIN e Tij jetdhanës, pafundsisht e tansisht të mirë dhe të shêjtë, tash e n'shekuj të shekujve. Ashtu kjoft !"

Shenim : (Shën Efremi - sirjani, 379 A.D., Doktor i Kishës Katolike, që festohet në kalendarin romak me 18 Qershor, "Precatio ad Deiparam." Kjo lutje asht shumë ma e gjatë në origjinalin greqisht, lutje që asht nji hymn i naltë lavdjet kushtue tejet shêjtes Virgjinës MARI, Nanës së Zotit dhe Mbretneshës së gjithsisë; "Sermo de sanctissimæ Dei genitricis Mariæ laudibus", edition of Vossius, Antwerp, 1619, II. 541; cf. Gautier, "Regina Saeculorum or MARY venerated in all ages", London, 1875, p. 110)

Shën Efremi-sirjani u konsakrue meshtar prej shën Bazilit-të-Madh
, nji prej katër Doktorve të Kishës Katolike Greke. Shën Efremi asht lavdue prej shën Gregorit të Nisës, shën Gjon Krizostomit, shën Bazilit, Teodoretit, shën Jeronimit dhe tjerve, të cilët e kanë thirrë "mjeshtri i botës" dhe "Eufrati i Kishës". Shën Efremi asht thirrë gjithashtu edhe "Harpa e SHPIRTIT-SHEJT". Etnit e hershëm të Kishës na rrëfejnë se shkrimet e shën Efremit lexoheshin publikisht në shumë Kisha fill mbas Shkrimit-Shêjt.

 

 

 

 

lunedì, settembre 12, 2022


 

+ Festa e Zemrës t'Papërlyeme të tejet Shejtes Virgjinës MARI, 

Nanës tenZot +

Nji javë mbas Ngritjes së lavdishme të Zojs t'Bekueme në Qiell, trup e shpirt, Kisha Katolike Romake na fton me celebrue Festen e Zêmrës së Papërlyeme të tejet shejtes Virgjinës MARI.

Nji zêmër asht e papërlyeme atherë kur ajo asht e pastër prej çdo lloj mkatit, prej çdo lloj papastërtíjet e ndytsíjet, prej çdo lloj lidhjet t'parregullt e t'paligjshme me gjanat e ksaj toke, apo prej çdo gjâjet tjetër që mundet me e shmangë prej dashtnisë dhe lavdisë që ajo i detyrohet t'Madhit Hyj e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT. Dhe kshtû ishte gjithmonë Zêmra e Papërlyeme e tejet shejtes Virgjinës MARI : Qysh prej momentit të t'Xanunit të Saj t'Papërlyem e deri në momentin e Ngritjes t'saj t'mrekullueshëm në Parriz, prej Gjithpushtetshmënísë të t'Madhit Zot.

Në 1854, Shêjtnija e tij, Papa Piu IX, me anen e Bullës Pontifikale "Innefabilis Deus", deklaroi se Virgjina MARI ka kênë pa asnji lloj mkatit qysh prej momentit të parë të t'Xanunit të Saj, prej nji privilegji t'veçantë të Hyjit t'Gjithpushtetshëm, mbasi Ajo ishtë zg'jedhë me kênë Nana e Zotit, e cila do t'mbante për nandë muej n'barkun e saj t'papërlyem, vetë Krijuesin e gjithësisë (Sh'Gjoni I, 3). Ky akt i Pagabueshmënisë Papale u konfirmue vetëm katër vjet ma vonë : Në vjetin 1858, për me konfirmue se vendimet e Papës janë gjithmonë të pagabueshme në çeshtjet që lidhen me Fenë dhe Moralin kristjan, vetë Virgjina e Papërlyeme iu shfaq nji vajze të re, shêjtes Bernadetë, në Lurd, nji fshat i vogël në jug të Francës, tue aprovue fjalët e Vikerit të KRISHTIT mbi tokë dhe tue i thanë se âsht e "Xanuna e Pafaj : Conceptio Immaculata". Lurd-i asht nji prej vendeve-mrekullí, ku Nana e tenZot ka krye mrekullí të shumta shërimit të shpirtit (konvertime) dhe të trupit, dhe kto fenomene t'mbinatyrshme vazhdojnë deri edhe sod. G'jatë ktyne viteve, shkenctarë të ndryshëm, përfshi ktu protestantë e jokatolikë të tjerë, kanë studjue atje disa raste t'jashtzakonshme shërimit, dhe kanë mbrritë në konkluzionin se n'Lurd janë n'veprim forca që i kalojnë ligjet e njoftuna të natyrës. Në fakt, vetëm Hyji mundet me bâ mrekullí, pra me mbikalue ligjet e natyrës që vetë Zoti i ka krijue, qysh prej themelimit të universit ; por kyt fuqí hyjnore me bâ mrekullí, Zoti mundet me ia delegue si engjëjve ashtu edhe njerzve, mson Kisha Katolike. Krýemja e mrekullíve s'bashkut me përmbushjen e profecive janë dy dishmitë e misionit hyjnuer të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT dhe Kishës që themeloi, Kishës Katolike Romake, që asnji sekt tjetër i rrêmë nuk i ka dhe nuk mundet me i pasë. Cili musliman, cili protestant, cili budist apo të tjerë përfaqsues të besimeve të rrême munden me na prue ndonji mrekullí për me mbështetë pretendimet e tyne ? Asnjeni, sepse ka vetëm Nji Zot, Nji Fé Katolike e Nji Pagzim (Efezianve IV, 5) ; "Egziston vetëm Nji Zot, vetëm Nji KRISHT, vetëm Nji Kishë dhe vetëm Nji Seli e themelueme mbi Pjetrin prej zânit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT; dhe kjo Seli e Pjetrit âsht Kisha Kryesore ku ka lindë uniteti meshtarak, dhe ku tradhtíja nuk mundet me penetrue." (shën Çiprijani (shek. II), “De Unitate Ecclesiæ”)

Kur dishepujt e sh'Gjon Pagzorit pyeten JEZU-KRISHTIN se a ishte Aj Shelbuesi i profetizuem dhe i pritun me padurim tash mija vjet, JEZUSI nuk u tha gja tjetër veçse u kallxoi frytet e mrekullive të Tija, për me u demonstrue hyjninë e Tij : të verbët shohin, t'paralizuemët ecin, leprozët janë pastrue, shurdhët ndig'jojnë, t'dekunit njallen, etj. (sh'Luka VI, 22). Kshtu vepruen (me anen e mrekullive) edhe Apostujt e parë, për me demonstrue hyjninë e Doktrinës shêjte Katolike (Kristjane) : Në Aktet e Apostujve shohim se si sh'Pjetri në Jopa njallë Dorkus-in prej t'dekunve (Aktet 9, 39-42); edhe shën Pali, në Troa, çliron Eutykusin prej t'dekunve (Aktet 20, 8-12), për mos me folë mandej për mrekullitë e tjera të Apostujve, të cilët Shelbuesi i quajti "miqë" (Gjoni 15, 15). N'unjillzimin e Ilirisë dhe Epirit, emna t'vjetër për trojet tona shqiptare, shen Pali thote se ka përdorë virtytin e shêjave e mrekullive (Romakve 15, 19).

Nji herë, disa protestantë shkuen në Lindjen e largme, për me protestantizue (që n'g'juhen katolike përkthehet : me korruptue e mallkue) besimtarët katolikë t'atjeshëm, t'unjillzuem prej misionarit t'madh jezuit, sh'Françesk Ksaverit, i cili thuhet se ka pagzue me duert e veta ma shumë se 1 milion persona, dhe se ka vizitue ma shumë se 200 mbretní të ndryshme. Kur protestantat filluen punen e tyne shpifse e mashtruese, banorët vendas i ndalen, tue i thanë : Na nuk kena njohunitë e mjaftueshme me debatue me jue. Por n'kjoft se doni që na t'përqafojmë doktrinen tuej, kena nji kusht për jue. Ati jonë i shêjtë (Sh'Françesk Ksaveri) kur erdhi n'fshatin tonë njalli tre persona të dekun. N'kjoft se doni që t'ju ndjekim, atherë njallni 6 vetë. Por protestantat e larguen të turpnuem, mbasi nuk mujten me bâ asnjí mrekulli.

Edhe n'Fatima t'Portugalisë në 1917, nji tjetër vend-mrekulli, ku Nana tenZot i asht dukë disa herë 3 barijve t'vegjël, jokatolikë të ndryshëm, përfshi gazeten lokale laike filo-masonike "O Seculo", konfirmuen fenomenin mbinatyror, "mrekullinë e diellit", i pamë prej afro 70, 000 personave të pranishëm me 13 Tetuer 1917 ashtu si kishin thanë barijtë e vegjël, simbas vetë porosisë të Zojs t'Bekueme.

Tue na kujtue Zemren e Papërlyeme të Nanës tenZot, tetë ditë mbas Ngritjes të Zojs Bekueme n'Qiell, Kisha hyjnuere e JEZU-KRISHTIT, që asht Kisha Katolike Romake, na kujton se ata që dëshirojnë me pa Hyjin dhe me gzue në Prezencen e Tij hyjnuere në Mbretninë e Qiejve, duhet domosdoshmënisht me kenë zemër-pastër : "Bekue kjoshin zemër-pastrit, sepse kanë me pâ Zotin (Sh'Mateu V, 8 )" ; dhe tue na prezantue kyt Zemër tejet shêjte të Nanës tonë qiellore, Kisha na shtyn drejt imitimit të saj, tue e marrun si model përg'jasimit dhe ndërmjetësimit para Zotit, në rrugtimin drejt Qiellit. N'kjoft se dishironi që Hyji t'ju plotsojë lutjet tueja, thotë doktori i Kishës shën Bernardi, atherë kërkoni ndërmjetësimin e Virgjinës MARI, sepse lutjet e Saja nuk refuzohen kurrë prej Zotit. Shpirti për t'cilin Nana e tenZot lutet, heret a vonë, ka me gjetë mshirë para Hyjit, dhe n'fundin e ksaj jetë toksuere, shelbimin e pasosun. Prandaj asht e plotfuqishme lutja e Ave MARIA-s, lutje që Kisha na e kujton me insistim me e rrecitue sa ma shpesh, s'pakut 3 herë në ditë, për me gjetë fryte t'mrekullueshme shelbimit, për vedi e për tjerë.

Mos të harrojmë Premtimin shelbues të Zemrës së Papërlyeme të Nanës tonë qiellore.

 

 

 

Në nji vizion të aprovuem prej Kishës shêjte Katolike Romake, me 10 Dhetuer 1925, Zemra e Papërlyeme e tejet shejtes Virgjinës MARI, Nanes tenZot, i dha kyt premtim të jashtzakonshëm të zgjedhunës së saj, Motër Luçies :

« Shife Zêmren teme të rrethueme prej ferrave, me t'cilat njerzit mosmirnjohës e shpojnë, nëpërmjet blasfèmave dhe mosmirnjohjeve të tyne. Ti, s'pakut, me ngushlló, dhe thueji atyne që premtoj me ndihmue, në oren e deks, me hiret e nevojshme për shelbim, të tanë ata që të Shtunden e parë të 5 muejve rresht :

* kanë me rrfye mkatet e tyne dhe kanë me marrë Kungimin shêjt...
* kanë me recitue Rruxaren...
* kanë me ndejë me Mue gjatë 15 minutave tuej meditue Misteret e Rruxares...
* kanë me bâ tana kto akte me qëllim me riparue krimet e randa që fyejnë Zêmren eme të Papërlyeme... »

Shënim spjegues :

Rrfimi mundet me u ba në 8 ditët që paraprjnë ose që pasojnë të Shtunden e parë (kjo leje i âsht âsht dhanë Motres Luçie në nji vizion tjetër të aprovuem). Rruxarja shêjte mundet me u recitue në cilindo moment të ditës. Munden me u meditue disa Mistere, të zgjedhuna prej 15 Mistereve shêjte të Gzimit, Vuejtes dhe Lavdisë, ose mundet me u meditue nji Mister i vetëm; Meditimi mundet me u bâ në të njêjten kohë me recitimin e Rruxares ose para apo mbrapa rrecitimit. Gjithashtu për marrjen e Sakramêndeve, besimtarët të kenë kujdes dhe të evitojnë të tanë ato t'ashtuquejtun "meshtarë", të cilët praktikojnë ceremoni sakrilegje në administrimin e Sakramendeve, të imponueme mbas pseudo-Konçilit të II të Vatikanit, dhe pranojnë se janë "shugurue" mbas vjetit 1968.

KUJDES në marrjen e Sakramendeve :

Mbas pseudo-Konçilit modernist e antikatolik të 1962, i cili asht dënue publikisht edhe prej disa konservatorve afër Vatikanit, si Viganò, Schneider, etj., në dioqeza praktikohen përgjithsisht rite novatore në administrimin e Sakramendeve, thelbsisht të ndryshme prej Riteve shêjte që Kisha Katolike Romake ka urdhnue gjithmonë meshtarët e saj me ruejtë dhe praktikue, nën dënimin e pavlefshmënisë sakramentale dhe mallkimit të Zotit.

Për shembull, sot edhe në dioçezat shqiptare, për me konsakrue ipeshkvijtë dhe meshtarët, praktikohet Riti i pavlefshëm i Urdhnit i vjetit 1968, i hartuem prej apostatit Palit VI, rit që kundërshton thelbsisht Ritin tradicional të Urdhnit të Kishës shêjte Katolike Romake, e cila ka urdhnue gjithmonë, e s'fundmi me anen e Sh. T. Papës Piu XII, në Letren e tij inciklike "Sacramentum Ordinis" (30 Nandor 1947), që kërkush mos të guxojë në të ardhmen me ndryshue pjesët thelbsore të Ritit të Sakramendit të Urdhnit, ashtu si urdhnon Kisha edhe për Sakramendet e tjera. Vetëm nji anmik i Kishës së KRISHTIT Zot dhe nji ujk nën tesha qingjit, si veproi n'fakt Pali VI, ka mujtë me krye nji krim të tillë.

Asht krejt e mujtun që sod në kto dioqeza, riti i pavlefshëm i 1968 asht modifikue edhe ma shumë, për me iu largue edhe ma shumë Ritit tradicional të Urdhnit, i cili vazhdon me u përdorë sod në komunitete tradicionale katolike, në shumë vende të botës, për me krijue ipeshkvijë dhe meshtarë tradicionalë katolikë, t'konsakruem në mnyrë të vlefshme.

Kisha Katolike Romake ka msue gjithmonë se egzistenca e nji Sakramendi varet thelbsisht prej 4 elementave bazë :

1- Administruesi (personi që kryen dhe administron Sakramendin),

2- Forma (fjalët e caktueme),

3- Materia (elementi material i përdorun, si uji, buka, vêna, voji, kremi),

4- Qëllimi (që dmth me veprue ashtu si vepron Kisha Katolike Romake në kryemjen dhe administrimin e Sakramendeve).

Konkretisht, Riti i pavlefshëm i Urdhnit i Palit VI, ndër të tjera, përdor nji formë thelbsisht të ndryshme prej Formës tradicionale të Sakramendit të Urdhnit, e përdorun tash mija vjet për me konsakrue ipeshkvijë dhe meshtarë në mnyrë të vlefshme; kshtu për shembull, n'kjoft se në ceremoninë konsakruese të nji kandati për ipeshkëv apo meshtar përdoret riti i pavlefshëm i 1968, atherë kandidati në fjalë nuk konsakrohet as ipeshkëv e as meshtar, por mbetet po n'at rang që ishte para ceremonisë. Riti i pavlefshëm i urdhnit u shpall prej apostatit Palit VI me 18 Qershor 1968.

Pa ipeshkvijë të konsakruem në mnyrë të vlefshme, nuk munden me egzistue meshtarë të konsakruem në mnyrë të vlefshme (Kanoni 951). Pa nji ipeshkëv dhe meshtar të konsakruem në mnyrë të vlefshme, kërkush nuk mundet, në mnyrë të vlefshme, me krye dhe administrue Sakramendet, përjashtue Pagzimin dhe Martesen (Kanoni 802).

Kto konkluzione nuk janë opinione personale por mbështeten në Doktrinën (Magjisterin) e pagabueshme të Kishës Katolike, që gjithsejcili mundet me e verifikue.

Pra, për me shmangë idolatrinë në dioqeza (tue adhurue bukë e vênë në vend të Trupit dhe Gjakut të JEZU-KRISHTIT) dhe mkate e skandale tjera, dhe me kênë të sigurtë në marrjen e Sakramendve plotsisht të vlefshme, asht e domosdoshme me shmangë ceremonitë e atyne "ipeshkvijve" apo "meshtarve", të cilët janë "konsakrue" me Ritin e pavlefshëm të Urdhnit të 1968, dhe me iu drejtue ipeshkvijve e meshtarve katolikë tradicionalë, të konsakruem me Ritin tradicional të Urdhnit, gjithmnonë të vlefshëm, të Kishës Katolike Romake, që aktualisht veprojnë në komunitete tradicionale katolike jashtë dioqezave, në disa vende të botës.

JEZU-KRISHT, SHELBUESI i botës, kini mshirë për ne !

Tejet i ambli JEZUS, me shtoni Fenë, Shpresen dhe Dashtninë hyjnore, dhe më nepni nji zêmër të përvujtë dhe të pendueme !

O JEZUS, i butë dhe i përvujtë, bàni që zêmra jême t'i përg'jajë Zêmrës Tuej !

O Virgjina MARI, e butë dhe e përvujtë, bàni që zêmra jeme t'i përg'jajë Zêmrës Tuej !

Mbretnesha e tejet shêjtes Rruxare, lútuni për ne !

Mater decor Carmeli, ora pra nobis !

Virgo Dolorosíssima, ora pro nobis !

Zoja jonë e Fàtimas, lútuni për ne !

Shêjti JOZEF, modeli dhe pajtori i atyne që duejnë Zêmren tejet shêjte të JEZUSIT, lutuni për ne !

JEZUS, MARIA, JOZEF, po Ju nap zêmren, shpirtin dhe jeten tême !

JEZUS, MARIA, JOZEF, bàni që t'ndrroj jetë n'Tuejen shêjten shoqní !

JEZUS, MARIA, JOZEF, denjóni me ardhë me m'asistue ne t'mbramen têmen agoní !

JEZUS, MARIA, JOZEF, bani që t'ndrroj jetë tuej thirrë me dashtní Emnat Tuej shêjtë !


martedì, agosto 23, 2022

 

+ I Krishteni i vërtetë nuk mundet me folë keq për Papen +

Patjetër që asnji shejt e asnji i krishtenë i vërtetë nuk ka folë dhe nuk mundet me folë keq për Papen, sepse Papa, Vikeri dhe Zëdhansi-Zevëndsi i Zotit tonë JEZU-KRISHTIT mbi tokë, nuk mundet me na msue nji unjill tjetër apo nji traditë tjetër të ndryshme prej Unjillit Shejt dhe Traditës shejte Katolike Apostolike (Galatve 1, 8 ) : Papa nuk mundet me blasfemue djallzisht tuej thanë se Hyji aprovon dhe asht Krijuesi i besimeve të rreme/diabolike; nuk mundet me mohue Fenë Katolike për me lavdue islamin, judaizmin, apo besime tjera të rreme, e sidomos nuk mundet me lavdue e me iu lutë idhujve satanike, të tipit pachamama, bash në Baziliken e shën Pjetrit , tuej e profanue randë kyt tempull shejt të Katoliçizmit; nuk mundet me aprovue agjenden "lgbt"; nuk mundet me promovue apostazinë dhe themelimin e nji religjoni humanitar-antikatolik global; nuk mundet me fye randë tejet Shejten Virgjinën MARI, Nanen e tenZot; nuk mundet me ndalue konvertimin e shpirtnave në Religjionin e vetëm të vërtetë Katolik, jashtë të cilit nuk ka shelbim për askend; nuk mundet me mohue dënimin e përjetshëm të Ferrit; nuk mundet me lavdue dhe me i mirëpritë në Kishë, ashtu siç janë, lidhjet imorale kundër natyrës dhe të divorcuemët; nuk mundet me kenë antar nderit i klubit masonik "Rotary Club", etj, etj.

Françesku-Bergoglio dhe kisha e tij partizane e Vatikanit II i ka ba tana kto çka shkrova, dhe shumë skandale tjera t'paimagjinueshme dhe të pamujtuna me ndodhë prej Vikerit të JEZU-KRISHTIT dhe Kishës së Tij Katolike.

Pse t'pamujtuna me ndodhë ?

Sepse Kisha Katolike e JEZU-KRISHTIT âsht "kolona dhe themeli i së vërtetës" (I Tim 3:15);

Sepse KRISHTI Zot ia ka besue Kishës shejte Katolike Revelacjonin (Zbulimin) hyjnuer (Depoziten apo Thesarin e Fesë Katolike), në mnyrë që ajo ta ruejë até me devoçmëni dhe ta shpjegojë me besnikëni (pagabueshmëni), tuej pasë asistencen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT (Ligji kishtar 1322 § 1);

Sepse Shën Çirili i Aleksandrisë i shkruente kshtu Papës shën Çelestin : « Mbasi vetë Zoti na detyron dhe se urtíja me traditat e vjetra na urdhnojnë me iu drejtue Shejtnisë tuej për çdo gja, jam i detyruem me ju shkrue për me ju vue në dijeni se satani po trazon e agjiton prapë kishat. » (Ep. ad Cledon.)

Shën Çirili tuej lavdue Papën shën Çelestin, shton gjithashtu :

« T'a respektojmë (Papen) mbi gjithë të tjerët, sepse vetëm Aj ka të drejtë me dënue, korrigjue e dekretue, me lidhë e me zgjidhë me të njejten fuqi si Zoti, si Viker i Zotit që aj asht. Për ma tepër, asht urdhën hyjnuer që të gjithë të krishtenët të përulen para ktij Pontifi (Papës), sepse primatët e botës i binden si vetë JEZU-KRISHTIT. »;

Sepse, « mbi Pjetrin, dhe vetëm mbi té, JEZU-KRISHTI ka themelue Kishen e Tij. Për me manifestue unitetin, Shelbuesi ka themelue nji Seli të vetme, dhe asht po Shelbuesi që, përmes autoritetit të Tij, i ka rregullue gjanat në mnyrë që uniteti i Kishës të mbështetet mbi nji shef të vetëm. Supremacíja i asht dhanë Pjetrit, për me diftue se ka vetëm nji Kishë dhe vetëm nji Selí. Aj që braktis Selinë e Pjetrit, mbi të cilën asht themelue Kisha, a mundet me u krenue aj se asht pjesë e Kishës ? Ku ka me shkue aj që ka etje ? Te heretikët, ku nuk ka as lum e as burim uji të rrjedhshëm ? A nuk ka me iu drejtue aj Kishës, e cila asht nji, dhe e cila asht themelue prej Fjalës së Zotit mbi nji person të vetëm, i cili ka marrë çilcat ? Sepse s'parit asht Pjetrit, mbi të cilin ka themelue Kishen e Tij, dhe në të cilin ka themelue e manifestue principin e unitetit, që Zoti jonë JEZU-KRISHTI ia ka dhanë kyt fuqí, në sajë të t'cilës, gjithçka që Pjetri do të zgjidhë mbi tokë, do të zgjidhet edhe në Qiell. » (Shën Çipriani, shek. II AD, “De Unitate Ecclesiæ”);

Sepse mbas përfundimit të Konçilit të Nicesë, tana aktet e asamblesë iu dërguen Papës së Romës për konfirmim. Ky fakt konfirmohet edhe prej nji letre të Papës Feliksi III, i cili tuej iu drejtue klerit të Lindjes, në vjetin 484 A.D., u shkruen se : “318 Etnit e mbledhun në Nice, simbas fjalës së Shelbuesit 'Ti je Pjetër dhe mbi kyt shkamb do të ndërtoj Kishen Teme', ia dërguen aktet e Konçilit Papës së Romës për konfirmim”. Papa Gelazi, pasardhsi i Papës Feliks, në nji letër shkrue ipeshkvit të Dardanisë, i kujton ktij të fundit se aktet e nji konçili nuk janë legjitime n'kjoft se ata nuk pranohen prej Papës së Romës. Kanoni 29 i Nicesë thotë : “Aj që asht i ulun në Selinë-Shejte (Papa) asht kreu i të gjithë patriarkve si dikur Pjetri, dhe asht Viker i KRISHTIT mbi kyt Kishë.” (Cf. P. Weninger S.J., ''On the Apostolical and Infallible Authority of the Pope'', 1868);

Sepse « Selisë Apostolike (Papës, Pontifit Romak), prej nji zgjedhjeje t'jashtzakonshme të Hyjit, i asht dhanë nji fuqí absolute mbi tanë Kishen Katolike. Dhe aj që i reziston ksaj fuqije i reziston rendit të themeluem prej vetë Zotit. » (shen Bernardi, ''Epistol. 131 ad Mediolanenses'');

Sepse « Papa përmbush funksionet e JEZU-KRISHTIT dhe zen vendin e Tij; ipeshkvijtë, zejnë vendin e Apostujve; meshtarët, zejnë vendin e shtatëdhetë e dy dishepujve, dhe ministrat e tjerë, zejnë vendin e djakojve të caktuem prej Apostujve. » (Hygu i shën Viktorit, ''Lib 1. de Sacram.'');

Sepse « Kushti i parë për shelbim asht ruejtja e Fesë Katolike dhe mosdevijmi, për asnji arsye, prej Traditës antike ; e nuk munden me u përbuzë fjalët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që thotë 'Ju jeni Pjetër (shkamb) dhe mbi kyt shkamb do t'ndërtoj Kishen Teme' (sh'Mateu 16:18), fjalë që janë provue t'vërteta nëpërmjet fakteve historike, sepse në Selinë Apostolike Besimi Katolik dhe celebrimi i Doktrinës shêjte Katolike janë ruejtë gjithmonë të papërlyeme. Tuej dishirue, atherë, kurrë mos me u largue prej Fesë Katolike dhe prej Doktrinës së ksaj Selije Apostolike, na shpresojmë me meritue me kênë në bashkimin e vetëm (katolik) që shpallë Selija Apostolike, bashkim në t'cilin uniteti i Besimit Katolik âsht i plotë dhe i vërtetë. » (Prej Formul=s s= Besimit t= Papës Hormisdas; ky akt i Fesë kje shkrue në vjetin 517 A.D. dhe praktikohej si në Kishen greke ashtu edhe në até latine qysh në fillimin e shekullit të VI, në kohen e Perandorve Justini e Justiniani; Labb., Conc, tom. IV, col. 486);

Sepse JEZU-KRISHTI, Zoti jonë na mson :

"Jam lutë për ty, (ô Simon), në mnyrë që Féja jote mos të dështojë kurrë, dhe kur t'forcóhesh, forcóji vllâznit e tu." (sh'Luka 22, 32)

Në interpretimet e njoftuna biblike të At Kornelius Lapide S.J.,mbi pasazhin e masipërm të shën Lukës, bazue mbi msimin e Etënve, lexojmë :

« Lutja e KRISHTIT kërkoi dhe siguroi dy favore të veçanta për sh'Pjetrin përpara Apostujve të tjerë; i pari ishte personal, n'mnyrë që sh'Pjetri mos të hupte kurrë Fenë. Edhe pse sh'Pjetri e mohoi Shelbuesin me gojë, ashtû si ishte profetizue, dhe hupi dashtninë për Té, megjithaté, sh'Pjetri ruejti Fenë. Kshtu msojnë sh'Gjon Krizostomi ("Hom. XXXVIII" mbi sh'Mateun), sh'Agustini ("De corrept. et Grat." chap. VIII), Teofilakti dhe të tjerët.

« Privilegji i dytë për sh'Pjetrin dhe për tanë pasardhsit e tij ishte pamundsíja ndonjiherë e mohimit publik të Fesë Katolike, pra pamundsíja e tyne me i msue Kishës Katolike herezi apo çfarëdo lloj gabimit kundër Fesë Katolike. Kshtû msojnë Papa sh'Leoni i Madh (Serm. XXII mbi Festen e sh'Pjetrit dhe sh'Palit), shën Çiprijani (Lib. 1, ep. 3 drejtue Korneliusit), Papët sh'Luçius I, sh'Feliksi I, sh'Agathoni, sh'Nikolla I, sh'Leoni IX, Inoçenti III, sh'Bernardi dhe të tjerë, të cilët janë të cituem prej Kardinalit sh'Belarmin (Lib. 1, "De Pontif. Roman."). Ishte e nevojshme që KRISHTI, në Providencen e Tij të urtë hyjnore, t'i nepte Kishës Katolike, që qysh atherë nuk pushon s'kênunit e tundueme prej djallit, jo vetëm për kohen e sh'Pjetrit por për tana kohnat, deri në fundin e botës, nji Autoritet të Fesë së vërtetë, që Kisha mund t'a konsultonte për çdo dyshim dhe nëpërmjet ktij Autoriteti, kjo Kishë Katolike të instruktohej, të sigurohej dhe mos të gabonte kurrë në Fénë shêjte Katolike; "quod absit!". Ashtu si i thotë shën Pali Timoteut, Kisha Katolike âsht "kolona dhe themeli i së vërtetës" (I Tim 3:15). Ky Autoritet i Fesë së vërtetë pra asht shën Pjetri dhe tanë pasardhsit e tij legjitimë (që janë ipeshkvij të Romës). Ky premtim që JEZU-KRISHTI i dha shën Pjetrit dhe tanë pasardhsve të tij, hyn në fuqi veçanarisht në kohën kur shën Pjetri, pasardhës i JEZU-KRISHTIT, filloi me kênë koka e Kishës, pra mbas vdekjes dhe Rinjalljes së JEZU-KRISHTIT. »;

Sepse Sh’Ireneu, dishepulli i Polikarpit, që ky i fundit pat marrë msimet prej vetë Apostullit Gjon (Evangjelistit), sh’Ireneu, që ma vonë u ba ipeshkëv i Lionit, t’cilin Lindorët ashtu edhe Prendimorët e rradhisin ndërmjet shkëlqimeve kryesore të Antikitetit Kristjan, tuej dashtë me shpallë doktrinen e marrun prej Apostujve, për me përgenjeshtrue heretikët e kohës së tij, besoi se ishte e panevojshme me numrue vazhdimsitë e tana Kishave me origjinë apostolike, por iu duk e mjaftueshme me i kundërvue novatorve Doktrinen e Kishës Romake, sepse, thote shejti, “âsht e nevojshme që çdo Kishe, që don me thanë besimtarët e përhapun në tanë universin, të bijë dakord, për shkak të supremacisë së saj supreme, me kyt Kishë Romake, në të cilen simbas dishmisë universale, asht ruejtë gjithmonë Tradita që vjen prej Apostujve” (sh'Ireneu, “Kundra Herezive”, libri III, kapitulli 3);

Sepse "Egziston vetëm Nji Zot, vetëm Nji KRISHT, vetëm Nji Kishë dhe vetëm Nji Seli e themelueme mbi Pjetrin prej zânit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT; dhe kjo Seli e Pjetrit âsht Kisha Kryesore ku ka lindë uniteti meshtarak, dhe ku tradhtíja nuk mundet me penetrue." (shën Çiprijani, shekulli II, “De Unitate Ecclesiæ”);

Sepse në vjetin 681 A.D., Papa shen Agathon konvokoi Konçilin e Konstantinopojs (VI ekumenik), pak kohë para rebelimit të Fotit ; qé sesi i shkruen Papa Agaton Perandorit të Lindjes së asaj kohe, letër që u lexue zyrtarisht në Konçil, u aprovue me entuziazëm prej tanë Etënve konçiljarë dhe u vendosë në dokumentet zyrtare të ktij konçili :

« Në sajë të asistencës të fuqishme të shën Pjetrit, Kisha Apostolike, që asht e tija, nuk asht largue kurrë prej rrugës së vërtetës. Kshtu, e gjithë Kisha Katolike, të gjitha Konçilet Ekumenike gjithmonë kanë përqafue me besnikní dhe kanë ndjekë në gjithçka autoritetin e ksaj Kishe Apostolike, mbasi ajo ka autoritetin e Princit të Apostujve. Të tanë Etnit kanë përqafue Doktrinën e saj Apostolike, e përmes ksaj Doktrine kanë shkëlqye dritat ma të ndritshme të Kishës së JEZU-KRISHTIT. Shejtnit doktorë ortodoks e kanë venerue dhe ndjekë kyt Doktrinë Apostolike, kurse heretikët e kanë luftue me tërbim, tuej shpifë kundër saj dhe tuej e përndjekë me blasfemat e tyne plot me urrejtje. Na po ju dërgojmë pra rregullen e Fesë së vërtetë e cila, kjoft në kohë paqet, kjoft në kohë stuhijet, asht ruejtë dhe mbrojtë me zell prej Kishës Apostolike të JEZU-KRISHTIT, e cila, prej hirit të Zotit të Gjithpushtetshëm, kurrë nuk ka me devijue prej shtegut të Traditës së Apostujve dhe kurrë nuk ka me ra në shthurjen e të rejave heretike. Ashtu si e ka marrë Fenë prej themeluesve të saj, Princave të Apostujve të KRISHTIT, ashtu e ka ruejtë kjo Kishë kyt Fé, pa ma të voglën njollë, në sajë të premtimit hyjnuer që vetë Zoti JEZUS, Shelbuesi jonë, i ka ba në Unjill Princit të Apostujve : ‘Pjetër, Pjetër, qe satani ka kërkue me ju blue të tanve si grunin, por UN jam lutë pët ty në mnyrë që Feja jote mos të dështojë (mos të hupet), dhe ti, forcoji vllaznit tuej’. E kshtu kanë veprue gjithmonë, me integritet të plotë, Pontifët apostolikë (Papët), parardhsit e mij. » (Pjesë nga letra e Papës shen Agathon drejtue Perandorit të Lindjes);

Sepse « Selija Shêjte gjithmonë ka besue, Tradita e Kishës Katolike vazhdimisht ka dishmue dhe vetë Konçilet Ekumenike kanë deklarue se në vetë Primatin Apostolik që Pontifi Romak, si pasardhës i sh'Pjetrit, shefit të Apostujve, ushtron mbi Kishen Katolike Universale, përfshihet fuqija supreme e Magjisterit (e Msimdhânjes) apo e Drejta supreme me msue Kishen Katolike Universale. Etnit e Konçilit të IV të Konstantinopojës (869-870 A.D.), tuej u mbështetë mbi konçilet e maparshme, shpallen me nji shprehje solemne Fenë e tyne Katolike : "Rregulla e parë për me u shelbye asht me ruejtë Fenë e vërtetë (Katolike) [...] dhe nuk munden me u përbuzë fjalët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që thotë 'Ju jeni Pjetër (shkamb) dhe mbi kyt shkamb do t'ndërtoj Kishen Teme' (sh'Mateu 16:18), fjalë që janë provue t'vërteta nëpërmjet fakteve historike, sepse në Selinë Apostolike Besimi Katolik dhe celebrimi i Doktrinës shêjte Katolike janë ruejtë gjithmone t'papërlyeme. Tuej dishirue, atherë, kurrë mos me u largue prej Fesë Katolike dhe prej Doktrinës së ksaj Selije Apostolike, na shpresojmë me meritue me kênë në bashkimin e vetëm (katolik) që shpallë Selija Apostolike, bashkim në t'cilin uniteti i Besimit Katolik âsht i plotë dhe i vërtetë" (Hrd V 778 f.) [cf. n. 171 f.].

« Për mâ tepër, me aprovimin e Konçilit të II të Lionit (1274 A.D.), Grekët shpallën se "Kisha Shejte Romake mban Primatin e plotë e mâ të naltë dhe ka superjoritetin mbi Kishen Katolike Universale, superjoritet që e deklaron me vërtetsí dhe përvujtni se e ka marrë me fuqinë supreme prej vetë Shelbuesit, në t'lumin Pjetër, shefin ose kreun e Apostujve, paraardhsin e tanë Pontifëve Romakë; dhe mekênse Pontifi Romak e ka për detyrë, mbi tanë të tjerët, me mbrojtë të vërteten e Fesë Katolike, atherë, çdo problematikë që mundet me lindë rreth Fesë, duhet me u vendosë prej gjykimit të tij" [cf. n. 466].

« S'fundmi, Konçili Ekumenik i Firences (1438-1445 A.D.) vendosi se "Pontifi Romak âsht Vikeri (Përfaqsuesi) i vërtetë i KRISHTIT, Shefi i tanë Kishës, Ati dhe msuesi i tanë t'Krishtênve dhe Pontifit Romak, në t'lumin Pjetër, Zoti jonë JEZU-KRISHTI i ka dhanë fuqinë supreme me msue, qeverisë dhe udhëhjekë Kishen Katolike Universale".

« Për me krye kyt detyrë pastorale, pasardhsit tonë, në mnyrë të palodhun, janë kujdesë gjithmonë që Doktrina shelbuese e JEZU-KRISHTIT të përhapej në tanë popujt e botës dhe, me t'njêjtin kujdes, kanë mundsue që kjo Doktrinë, aty ku pranohej, të ruhej e plotë dhe e pakorruptueme. Prandej, ipeshkvijtë e tanë botës, herë individualisht e herë t'mbledhun n'Sinode (Konçile), tuej ndjek nji traditë t'hershme të kishave katolike dhe simbas rregullit t'maparshëm, i paraqitnin ksaj Selije-Shejte kryesisht ato rreziqe që lindnin mbi çështjet e Fesë, në mnyrë që veçanarisht damtimet ndaj Fesë të riparoheshin, aty (n'Selinë-Shejte) ku Feja Katolike nuk mundet me dështue (sh'Bernardi, "Letra 190 drejtue Papës Inoçentit II [ML 182, 1053 D]). Për mâ tepër, Pontifët Romakë, simbas kohnave e rrethanave, nganjiherë tuej thirrë Konçile Ekumenike ose tuej shqyrtue mendimin e Kishës Katolike t'përhapun në tanë boten, e herë të tjera nëpërmjet sinodeve të veçanta, kajherë tuej përdorë mnyra të tjera t'frymzueme prej Providencës hyjnore, kanë vendosë, me ndihmen e Zotit, se katolikët duhen me besue e pranue ato çështje që ato i kanë vlersue se janë n'harmoni me Shkrimet Shejte dhe Traditen Apostolike; SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të shën Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallnin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbanin të pandryshueme dhe të shpjegonin me besnikní Zbulimin hyjnuer apo Depoziten e Fesë Katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve. Me t'vërtetë, tanë Etnit e bekuem dhe Doktorët shejtë e integralisht katolik të Kishës Katolike kanë përqafue, kanë venerue dhe kanë ndjekë Doktrinen apostolike të Pontifëve Romakë, sepse ata e dinin fort mirë se Selija e shën Pjetrit (Selija Shejte) qëndron gjithmonë e paprekun nga çdo gabim, simbas premtimit hyjnor që Zoti dhe Shelbuesi jonë JEZU-KRISHTI i bani shefit t'Apostujve të Tij : "Jam lutë për ty që Féja jote mos të dështojë kurrë, dhe kur t'forcóhesh (prej Zotit), forcóji vllâznit e tu" (sh'Luka 22:32). » (Konçili Ekumenik i Vatikanit, "Konstitucjoni i Parë Dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT", Kapitulli 2 : "Vazhdimsíja e Primatit të sh'Pjetrit në mes të Pontifëve Romakë", Sesjoni i katërt, 18 Korrik 1870, Denzinger n. 1832-1837, faqet 455-456);

Sepse « JEZU-KRISHTI ka themelue në Kishë nji Magjister të gjallë (Msimdhanje, Doktrinë)... JEZU-KRISHTI ka dashtë dhe ka urdhnue me forcë që Msimet doktrinale të ktij Magjisteri të pranohen si Msimet e vetë JEZU-KRISHTIT... N'kjoft se Msimi i Kishës do të kishte kund ndonji gabim, atherë do të nxjerrshim si konkluzion se vetë Hyji do t'ishte Autori i gabimit te njerzit, gjâ që na fakt asht absurde... » (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Satis cognitum", 29 Qershor 1896.)

Kujtoni si flet Zoti jonë JEZU-KRISHTI :

« Ai që ju dëgjon (u thotë Apostujve) Më dëgjon dhe ai që ju përbuz, Më përbuz; dhe ai që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërguar. » (Sh'Luka 10:16)

« N'kjoft se vllau yt nuk dëgjon Kishën, atherë ai kjoft për ty si publikani dhe pagani. » (sh'Mateu 18:17)

« Dhe JEZUSI tuej shkue drejt tyne (Apostujve) u tha : Çdo pushtet (fuqi) M'asht dhanë n'Qiell dhe në Tokë. Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'ATITe t'BIRIT e t'SHPIRTIT-SHEJT. Msojini me i mbajtë gjithçka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:18-20)

Pra, asht e pamujtun që Kisha e JEZU-KRISHTIT e kryesisht Papa të gabojë doktrinalisht, tuej msue doktrina apo msime jo t'krishtena në kundërshtim me Revelacionin hyjnor, sepse vetë JEZU-KRISHTI qëndron me Kishen e Tij Katolike, ashtu siç na ka premtue.

« Dhe Un ka me lutë ATIN dhe ATI ka me ju çue nji tjetër Ngushllues (Paraklet) për me ndej me jue përgjithmonë. » (Sh'Gjoni 14:15-16)

« Parakleti, SHPIRTI-SHEJT, që ATI ka me çue në Emnin Tem, ka me ju msue çdo gjâ dhe ka me ju kujtue gjithçka që ju kam thanë. » (Sh'Gjoni 14:26)

« Kur ka me ardhë ky Shpirt i të vërtetës, Aj ka me ju msue çdo të vërtetë. » (sh'Gjoni 16:13)

Kto tre reference unjillore ktu sipër prej shen Gjonit Apostull hjedhin poshtë çdo mundsi gabimi në Doktrinen e Papës së Romës apo të Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT. Si mundet me msue nji doktrinë të rreme Papa apo Apostujt n'union me Papen kur SHPIRTI-SHEJT qëndron gjithmonë me Papen e Apostujt (pra me hierarkinë e Kishës Msimdhënse), kur SHPIRTI-SHEJT u mson dhe u kujton çdo gja që u ka thanë JEZU-KRISHTI, kur SHPIRTI-SHEJT u mson çdo të vërtetë ? E për ma tepër, kur vetë JEZU-KRISHTI qëndron përditë me Kishen e Tij Katolike, deri në fundin e botës ? Me thanë se Papa apo Kisha Katolike mundet me gabue në Doktinen e saj, don me thanë se JEZU-KRISHTI na paska mashtrue në premtimet e Tija, don me thanë me blasfemue randë kundër vetë Zotit e SHPIRTIT-SHEJT, don me thanë me u vetnda prej JEZU-KRISHTIT e Kishës së Tij Shejte Katolike, don me thanë me iu dorzue djallit e mallkimit të përjetshëm;

Sepse « Apostujt dhe pasardhsit e tyne janë Vikerët (përfaqsuesit) e Zotit në drejtimin e Kishës Katolike, e cila âsht ndërtue mbi Fenë Katolike dhe Sakramentet e Fesë Katolike. Për rrjedhojë, kto Vikerë të Zotit nuk munden me ndërtue nji kishe tjetër, nuk munden me përhapë nji fé tjetër, nuk munden me nxjerrë sakramende të tjera. Përkundrazi, Kisha Katolike âsht ndërtue me Sakramendet që dolen prej Krahnorit të KRISHTIT të kryqzuem. » (Sh'Tomë Akuini, "Summa theologica", Pjesa III, Pyetja 64, artikulli 2, përgjigja e objekcjonit 3)

« Po habitem se sa shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji unjill tjetër, por ka njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrëzue e shkatrrue Unjillin e KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër unjill prej atij që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam tuej dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tuej kërkue me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se do të doja t'i pëlqeja njerzve nuk do të isha sherbtori i JEZU-KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull drejtue Galatve 1:6-10);

Sepse Ligji kishtar 2335 shpallë se ata që ia napin emnin e vet nji sekti masonik apo nji organizate të tillë të ngjashme, që komploton kundër Kishes Katolike apo kundër pushtetit civil legjitim, prej vetë aktit të tyne (ipso facto), ata dënohen automatikisht me dënimin e çkishënimit, i rezervuem Selisë Shejte. Ligji kishtar 2336 shpallë se klerikët që kanë krye fajin e parashikuem në ligjin 2335 (pra që ia kanë dhanë emnin e tyne nji sekti masonik), ata ndëshkohen me pezullim apo hupje të perfitimeve, të postit, të dinjitetit, të pensionit apo të detyres, n'kjoft se kanë pasë nji të tillë në Kishë. Në fakt, Papa sh'Piu X mson se apostatet janë ata t'pagzuem që mohojne publikisht Fene Katolike, me anen e nji akti të jashtëm. Dhanja e emnit nji organizate masonike asht pikërisht nji akt apostazijet, dhe ligji tjetër kishtar 188 § 4 shpallë se ata klerikë që mohojnë publikisht Fenë Katolike, (ipso facto), prej vetë aktit të tyne dhe pa asnji lloj deklarate tjetër të ndonji superiori, ata hupin automatikisht postin e tyne në Kishe dhe ky post mbetet vakant;

"Sejcili duhet me shmangë familjaritetin dhe miqsinë me gjithkênd që dyshohet se asht pjesë e masonerisë apo e grupeve të ngjashme. Njífini prej veprave që bajnë dhe rríni larg tyne. Çdo familjaritet duhet shmangë jo vetëm me ato liberalë t'pafé që propagandojnë haptazi karakterin e sektit masonik por edhe me ato që mshehen nën masken e tolerancës universale, të respektit për tana fetë dhe të dishirës me bashkue Principet e Unjillit me ato të revolucjonit. Kto njerëz kërkojnë me pajtue KRISHTIN me belialin (djallin), Kishen e Zotit me shtetin pa Zot." (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Custodi di Quella Fede", paragrafi 15, 8 Dhetuer 1892)

 

+ Veli dhe grueja +

Kisha Katolike na mson se burrat e gratë nuk kanë të njejtin rol si në Kishë ashtu edhe jashtë saj. "Lëvizja emancipuese" e grues që asht nxitë kryesisht prej judeo-masonerisë, nën pretekstin e rrêmë të "çlirimit" të saj prej "robnisë së ligjeve", nuk asht aspak Katolike por satanike, sepse minon rolin vërtetë të grues në familje dhe synon shkatrrimin e saj, e për rrjedhojë edhe t'shoqnisë, që lind prej familjes dhe mbështetet në té.

Asht e vërtetë se Hyji e bani Adamin prej dheut të tokës, për me diftue, ndër të tjera, se njiri asht dhé (Gjeneza 3:19) e asgja para t'Madhit Zot; e kshtu, tuej kujtue origjinen e tij të ultë, njiri të praktikojë virtytin e përvujtninë, që asht themeli i shêjtnisë.

« Dhe Hyji Zot tha : Nuk asht mirë për njirin me ndêjë vetëm : t'i bajmë nji ndihmse si vedin. » (Gjeneza 2:18)

Hyji nuk e bani Even prej dheut të tokës e as prej kambve t'Adamit, që Adami me e shkelë si skllave; Hyji nuk e nxori Even prej kresë së Adamit, që Adami të ishte i barabartë me Even apo të sundohej prej saj, por Hyji e nxori Even prej krahnorit të Adamit, n'mnyrë që burri t'jetë superjor mbi gruen, n'autoritet e n'gjithshka tjetër, simbas Ligjeve t'Zotit, dhe t'a mbajë n'krahnor, si i thonë fjalës, pra ta dojë, respektojë e ndihmojë gruen e vet si vetvehten. Nga ana tjetër, grueja, sentimentale prej vetë natyrës, mbasi asht nxjerrë nga nji vend afër zemrës, e ka për detyrë me dashtë, ndig'jue, respektue e ndihmue burrin e saj dhe me iu nënshtrue atij, jo si skllave por si ndihmse e bashkshorte, simbas Ligjeve t'Zotit, hierarkisë dhe rangut që vetë Hyji ka themelue në univers, n'mnyrë që burri dhe grueja të jenë të dy nji trup i vetëm (Gjeneza 2:24, Efezjanve 5:31), dhe s'bashkut t'përparojnë përditë drejt shejtnimit dhe jetës t'pasosun. Veli që gratë urdhnohen me mbajtë mbi kokë asht nji shêj i nënshtrimit të tyne ndaj burrave, jo si skllave por si bashkshorte e si ndihmse.

Hyji ka vue nji hierarki midis burrit dhe grues, ashtu si edhe ne elementat e tjerë përbas të universit. Hyji e bani gruen në funksion të burrit, pra jo të pamvarun por ndihmse të burrit dhe e nënshtrueme ndaj tij. (Gjeneza 2:18) Burri asht krijue për Hyjin kurse grueja për burrin, pra varet prej burrit :

« Gratë t'u nënshtrohen burrave (bashkshortve) të tyne, ashtu si JEZU-KRISHTIT, sepse bashkshorti asht koka e grues (bashkshortes), ashtu si JEZU-KRISHTI asht Koka e Kishës : AJ asht Shelbuesi i Trupit të Tij. Prandej, ashtu si i nënshtrohet Kisha JEZU-KRISHTIT, ashtu edhe gratë t'i nënshtrohen burrave (bashkshortve) të tyne, NE GJITHÇKA. Bashkshortë (burra), dueni bashkshortet (gratë) tueja ashtu si KRISHTI deshti Kishen dhe sakrifikoi Vedin për té... Prandej edhe burrat duhen me dashë gratë e tyne ashtu si duen trupin e vet. Aj që don gruen e vet, don vetvedin.... Pra sejcili prej jush të dojë gruen e tij si vetvedin, kurse grueja të drojë (respektojë) burrin e vet. » (Prej Letrës së sh'Palit drejtue Efezjanve 5:22-33)

« Bashkshortë, dueni bashkshortet tueja ashtu si KRISHTI deshti Kishen dhe sakrifikoi Vedin për té. » (Prej Letrës së sh'Palit drejtue Efezjanve 5:25)

Ja edhe ndonji shembull tjetër kur tregohet kjart autoriteti i burrit mbi gruen dhe jo anasjelltas :

« Gratë të mbajnë heshtje në Kisha, sepse nuk u lejohet me folë... Por n'kjoft se dishirojnë me msue ndonji sênd, të pvesin burrat e tyne n'shpî, sepse âsht e turpshme për nji grue me folë në Kishë. » (Prej letrës së parë të sh'Palit Apostull drejtue Koríntasve 14:34-35)

« Grueja të msojë në heshtje, me nji nënshtrim të plotë ndaj Kishës, sepse nuk duroj që grueja të msojë të tjerët apo të ketë autoritet mbi burrin, por të qëndrojë në heshtje. Adami i krijue i pari e mandej Eva. Dhe Adami nuk u mashtrue por Eva mbasi u mashtrue, râ në mkat. Megjithaté, grueja ka me u shelbue nëpërmjet lindjes së fmijve, n'kjoft se ajo vazhdon me pasë Fenë, Dashtnínë, Shêjtnimin dhe vetkontrollin. » (Prej letrës I të sh'Palit Apostull drejtue Timoteut 2:11-15)

"Adami nuk ra në mkat si gueja, por aj ra prej mashtrimit, suprizës : Adami e la vedin me ra në mkat për dashtni për gruen e vet, që Hyji ia kishte dhanë si ndihmse e bashkshorte. Mekense grueja asht mashtrue n'kyt mnyrë prej djallit, ajo nuk mundet me marrë misionin me msue të vërtetën. Grueja, shton shën Gjon Krizostomi (gojarti), ka msue keq njiherë, dhe kshtu ka shtye burrin e vet e tanë njerzimin në mallkim; për kyt arsye, ajo nuk duhet me msue mâ, por ajo duhet të heshtë dhe të msojë prej burrit (bashkshkortit) me folë e veprue mirë." (Komentet biblike të Dr. Allioli-t mbi Tim. II, 11-15, aprovue prej Selisë-Shejte, vjeti 1868, vol. VIII, f. 175)


Po theksoj se ky nënshtrim i grues ndaj burrit nuk asht aj i nji skllaveje, por i nji ndihmëse dhe bashkshorteje.

Emancipimi i grues "së kohve moderne" apo barazimi i të drejtave mes burrit dhe grues kundërshton dhe përmbys rëndin shoqnor që vetë Hyji Krijues ka themelue në botë; respektimi dhe zbatimi i ktij rendi dhe i ksaj hierarkíje natyrisht prodhon harmoní, ekuilibër dhe paqe, në familje e shoqní, kurse shkelja e tij natyrisht sjell çrregullim, grindje, rebelim e shkatrrim mardhanjesh mes burrit e grues, në familje, në shoqní e kudo.

Mbajtja e velit (shamisë) prej gruas ka kênë nji rregull universalisht i praktikuem prej popullit të zg'jedhun të Zotit, pra prej popullit hebraik, simbas vetë Ligjit mozaik, dhe nji mnyrë me e çnderue gruen ishte ma ia hjekë velin prej kresë.

Në Beslidhjen e Ré, mbajtja e velit prej grues në asambletë shêjte asht nji rregull i vendosun prej Papës shën Lin, i dyti mbas shën Pjetrit, bazue mbi vetë Shkrimet Shejte :

« Linus, natione Italus Tusciae, patre Herculano, sedit ann. XI m. III d. XII. Fuit autem temporibus Neronis, a consulato Saturnini et Scipionis usque ad capitone et Rufo consulibus. Martyrio coronatur. [a] Hic ex praecepto beati Petri constituit ut mulier in ecclesia velato capite introiret. Hic fecit ordinationes II, episcopos XV, presbiteros XVIII. Qui sepultus est iuxta corpus beati Petri, in Vaticano, sub die VIIII kal. octubris. » (Abbé Duchesne, "Liber Pontificalis", 1886).

"[a] Simbas urdhnit të shën Pjetrit, Papa shën Lin dekretoi se gratë duhet të hyjnë në kisha me kokën të mbulueme." (Idem.)

« Burri me të vërtetë nuk duhet me mbulue kryet, sepse aj asht imazhi dhe lavdija e Hyjit, kurse grueja asht lavdija e burrit... Burri nuk u krijue për gruen por grueja për burrin. Prandaj grueja duhet me pasë nji vel mbi krye, për arsye të engjëjve. » (Prej Letrës I të sh'Palit drejtue Korintasve 11:7-10)

Por edhe jashtë asambleve shejte, pra në jeten e përditshme, në kombet ku mbretnonte legjislacioni i krishtene, gratë e krishtena ishin me shami (vel) në kokë, për respekt e nënshtrim ndaj bashkshortve të tyne, simbas ligjeve t'krishtena, jo si skllave por si ndihmse e bashkshorte. Dikur në vendet e krishtena europiane, vetëm gratë e pandershme qarkullonin ose pa vel ose me kryet e rruem. Tradita e mirë e mbajtjes së velit asht ruejtë edhe te na, e deri në ditët tona, në shumë krahina të Shqipnisë, ndoshta pa e dijtë domethanjen e saktë, por thjesht tuej respektue nji traditë të moçme.

Si konkluzion, në nji shoqni të mirë-organizueme, simbas Ligjeve të Zotit e shejtes Kishë Katolike, grueja apo vajza, sidomos mbas moshës së arsyes (7 vjeçare), asht mirë me mbajtë nji shami (vel) mbi kokë : praktikë kjo e detyrueshme mbrenda kishave, dhe e rekomandueme jashtë tyne, ashtu si asht veprue me shekuj me radhë, jo vetëm në shoqninë hebraike para JEZU-KRISHTIT, por edhe mbas themelimit e përhapjes së Krishtënimit, themelit të shoqnive të reja europiane e botnore. Kjo traditë e mirë ka fillue me u minue prej aktivitetit subversiv të sinagogës talmudike, sidomos mbas Rilindjes europiane e luftave dhe revolucioneve të ndryshme që pasuen, me qëllim korruptimin dhe shkatrrimin e civilizimit t'krishtenë. E ky rrënim i planifikuem etiketoi si element kryesuer gruen, djepin e familjes dhe të kombeve, për me mujtë me shkatrrue mandej si familjen ashtu edhe kombet në tansi, për me i bashkue në vijim tana rracat në nji republike botnore, sklleven të hegjemonisë globaliste talmudike.

Në dokumentat e Kongresit masonik të Zvicrës, vjeti 1928, ndër të tjera shkruhej :

« Feja nuk ka frigë majen e thikës por mundet me râ nën peshen e korrupsjonit. Mos t'lodhena pra kurrë tue korruptue, ndoshta tue shfrytzue pretekstin e higjenës, sportit, stinës, etj. Për me korruptue duhet që bijtë tonë t'realizojnë idenë e nudo-s (lakuriqsísë). Për me shmangë çdo pengesë duhet me proçedue metodikisht : n'fillim lakuriq gjysët e krahve, mandej gjysët e kambve, mandej krahët e kambët komplet lakuriq, pra pjesët superiore të gjoksit, të shpinës, etj. » (Cfr. « Revue Internationale des Sociétés Secrètes », Paris, 1928, pp. 2062-2063)

Direktivë masonike : "Fitorja jonë e parë duhet me kênë ajo mbi gruen. Grueja duhet lirue prej zinxhirve të Kishës dhe të ligjeve... Për me rrëzue Katoliçizmin duhet me fillue me zhdukë dinjitetin e grues, të cilën duhet ta korruptojmë s'bashkut me Kishen. Të përhapim praktiken e nudo-s : n'fillim krahët, mandej kambët e s'mbramit tanë trupin. N'fund, njerzit kanë me lëvizë lakuriq, apo gadi ashtu, pa iu dridhë qerpiku. E kshtu, mbas hekjes së modestisë, ka me u fikë ndjenja e t'shêjtes, ka me u dobësue morali dhe feja ka me dekë prej asfiksisë."

« Asht evidente në mnyrë t'padiskutueshme se qëllimi i tyne final âsht çrrânjosja totale e tanë rendit fetar dhe politik n'botë, të lindun prej Krishtënimit, dhe zvendsími i tij me nji tjetër rend, n'harmoní me mnyren e tyne t'menduemit. Kjo don me thanë se themeli dhe ligjet e strukturës së re të shoqnisë kanë me u bazue ekskluzivisht mbi natyralizmin. » (Shêjtníja e tij, Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Humanum Genus", 20 Prill 1884, kundër judeo-masonerisë)

Qé si u shkruen agjenti çifut "Piccolo Tigre" antarëve t'nji shoqnie sekrete në vjetin 1838 :

« [...] Nji ramje thiket nuk përfaqëson kurrgjâ, nuk prodhon asgjâ. Bota nuk don me ia dijtë për disa kadàvra t'panjoftuna në rrugë, viktima t'hakmarrjes t'shoqnive sekrete... Bota nuk ka kohë me ndigjue thirrjet e fundit t'viktimes; ajo ecë përpara dhe harron. Ne, Nubius, vetëm ne mundena me ia ndalë marshin asaj. Katoliçizmi dhe monarkite nuk kanë mâ frigë prej thikës t'mprehtë, por kto dy baza t'rêndit shoqnuer munden me u rrzue me anen e korrupsionit. Mos t'pushojmë pra korrupsionin. Tertulliani kishte t'drejtë kur thote se gjaku i martirëve âsht fara e krishtênve. Mos t'krijojmë atherë martirë por t'popullarizojmë veset n'popull. T'bâjmë që ato t'zhyten n'vese me të tâna shqisat, t'pijnë, të dehen n'to... Mbushni zemrat me vese dhe nuk do t'keni mâ t'krishtênë. Mbani meshtarin larg prej punës, prej elterit, prej virtyteve. Përpiquni me squetsí me xanë mendimet dhe kohen e tij. Bàjeni dembel, gryks dhe patriot. Ai ka me u bâ ambicioz, intrigant dhe i korruptuem. N'kyt mnyrë ju do ta kryeni detyrën tuej nji mijë herë mâ mirë sesa me tehun e thikës...

« Ne po korruptojmë popullin me anen e klerit, dhe klerin, me anen e agjentve tonë, kshtû që nji ditë kena me e futë Kishen Katolike n'vorr. Para do kohësh kam ndigjue nji shokun tonë tuej thanë se n'kjoft se dojmë me shkatrrue Katoliçizmin, duhet me eliminue gratë. Kto fjalë janë t'verteta n'nji farë kuptimit, por mbasi nuk mundena me i eliminue gratë, t'i korruptojme edhe ato s'bashkut me Kishen... Thika mâ e mirë me i râ Kishes Katolike âsht korrupsioni. N'punë pra, pa pushim, deri n'fund...» (Imzot George Dillon, "The War of Antichrist with the Church and the Christian Civilization", 1885)

« Me rrxue tanë kufijtë, shton Claudio Jannet në vepren e Atë Deschamps, me hjekë tana kombsitë, tuej fillue prej ma t'voglave, drejt nji Shteti t'vetëm, me zhdukë çdo lloj ideje t'patriotizmit, me e bâ t'përbashkët boten mbarë, që i përket tanvet, me prishë, me dredhí apo me forcë, tana traktatet, me përgaditë gjithçka për nji demo(n)kraci të gjanë, ku rracat e ndryshme të shtazënueme prej tana llojeve t'imoralitetit kanë me kênë veç departamente t'administrueme prej logjeve të nalta (masonike) dhe prej Antikrishtit, diktatorit suprem, i bamë për tà zoti i tyne i vetëm : ky asht pra plani i shoqnive sekrete. » (Mgr Henri Delassus, « La conjuration antichrétienne », vjeti 1910, vol. II, f. 596)

« Ne druejmë se rezultati i ktij konfuzioni në punë, përfituesi i ktij aktiviteti social kozmopolit, mund të jetë vetëm nji demokraci, që nuk ka me kênë as katolike, as protestante e as çifute, nji fé (ashtu si thojnë edhe vetë drejtuesit e lëvizjes së Sionit) mâ universale se Kisha Katolike, që ka me mbledhë tanë njerzit, të bamë s'fundit vllazen e shokë proletarë, në "mbretninë e zotit". Nuk punohet mâ për Kishen Katolike, por për humanizmin.

« E tashti, të depertuem prej trishtimit mâ të madh, e pvesim vedin se ku përfundoi katoliçizmi i ditëve të para të lëvizjes së Sionit ? Mjerisht, kjo lëvizje dikur aq katolike, âsht xanë peng, në rrugen e saj, prej anmiqve modernë të Kishës Katolike dhe âsht kthye tashma në nji instrument të mjerë të lëvizjes së madhe apostate, e cila âsht e organizueme në të tana vendet për themelimin e nji Kishe universale që nuk ka me pasë as dogma, as hierarki, as rregull për shpirtin e as frê për pasionet, e cila nën pretekstin e lirisë dhe dinjitetit njerzuer, planifikon me vendosë në botë, n'kjoft se do të triumfonte, mbretninë zyrtare të dredhisë, të forcës, të shtypjes së t'dobtëve dhe të atyne që vuejnë dhe punojnë. Na i njofim mâ mirë sa s'bahet ofiçinat [logjet judeo-masonike] ku përpunohen kto doktrina perverse, të cilat nuk kanë me mujtë me i mashtrue shpirtnat largpamës. » (Shejtnija e Tij, Papa sh'Piu X, "Letra mbi Sionin", 31 Gusht 1910)

Asht e randsishme pra me luftue për rivendosjen e traditave t'krishtena në shoqnitë e sotme t'paganizueme e apostate, përfshi ktu vendosjen e velit mbi gruen, simbas Ligjeve të krishtena e jo simbas islamit apo besimeve tjera të rreme. Në kyt mnyrë luftohet plani totalitar i gobalistve dhe përshpejtohet restaurimi i Katoliçizmit në boten mbarë, ashtu si flasin profecitë e vjetra.

mercoledì, luglio 20, 2022

 

Sistemi djallzor demonkratik
 
Kuptimi themeltar i fjalës « demokraci » vjen prej greqishtes : ''demos'' – popull dhe ''kratein'' – me komandue. Pra sistemi demokratik asht aj sistem ku asht populli aj që komandon, që vendos si sovran, si mbret, se cila asht e drejta dhe e mira e tij, dhe gjithçka ndërtohet apo kryhet në funksion të popullit apo njirit ; pra njiri asht në qendër të gjithçkajet dhe gjithçka duhet t'i shërbejë njirit. Dhe ajo që asht edhe ma blasfemuese dhe satanike në kyt sisitem luçiferjan asht se simbas demokracisë edhe vetë HYJI, KRIJUESI i gjithsisë, u doka me i shërbye njirit dhe me mbrojë ''të drejtat e njirit'', cilado kjoshin ato : në të vërtetë nuk bahet ma fjalë për të dreja por abuzime të randa, kur përbuzen Ligjet hyjnore për me akomodue rebelimin e njirit kundër HYJIT dhe Ligjeve të Tija hyjnore. Në sistemin demonkratik HYJI dhe Ligjet e Tija nxirren jashtë prej sferës politike e publike, ku sundon rebelimi luçiferjan i njirit.

Kisha e vetme e JEZU-KRISHTIT, Nji, Shejte, Katolike, Apostolike dhe Romake, kurrë nuk e ka aprovue apo mbrojtë kyt sistem humanocentrik e demonkratik por mbron dhe shpallë vetëm at sistem Kristocentrik ky HYJI e JEZU-KRISHTI, Zot e Mbret, asht në qendër të shoqnisë njerzore, në familje, në qeveri, në kombe, në kushtetuta e gjithkund, dhe nuk ka shelbim vetëm në JEZU-KRISHTIN dhe në Kishen e Tij Katolike Romake.

Në të kundërt, asht kisha e re konçiljare, humanitare, antikristike, që uzurpon djallzisht emnin e Kishës Katolike dhe që propagandon kultin e njirit, siç deklaronte publikisht apostati Montini – i njoftun si Pali VI (7, 12, 1965), ajo që mbron e përpiqet me themelue nji kishë humanitare botnore, në thelb luçiferjane, që bazohet në rebelimin e njirit kundër Zotit dhe Ligjit të Tij (të njoftuna si ''të drejtat e njirit'') si dhe në dokumentin blasfemues të Abu-Dabit, simbas të cilit HYJI paska dishirue dhe krijue pluralizmin e tana feve të ndryshme. Deklarata të tilla tejet sakrilegje dhe idhujtare kundër Dekalogut dhe kryesisht kundër Urdhnimit të Parë, përpjekje të tilla kriminele që synojnë me ndërtue nji urdhën të ri botnuer revolucjonar antiZot e babilonik kanë vetëm nji fund : asgjesimin e kombeve dhe të njirit modern ateist e apostat. KYRIE ELEISON !!!

 

 Roli i grave në Kishë

 

Kisha Katolike na mson se burrat e gratë nuk kanë të njejtin rol në Kishë. Lëvizja "emancipuese" e grave që asht nxitë kryesisht prej judeo-masonerisë, nën pretekstin e rrêmë të "çlirimit" të tyne prej "robnisë së ligjeve", nuk asht aspak Katolike por satanike, sepse minon rolin vërtetë të grues në familje dhe synon shkatrrimin e saj, e për rrjedhojë edhe t'shoqnisë, që lind prej familjes dhe mbështetet në té.

Hyji e bani Adamin prej dheut t'okës, për me diftue, ndër të tjera, se njíri asht dhé (Gjeneza 3:19) e asisênd para t'Madhit Zot, n'mnyrë që njíri, tue kujtue origjinen e tij t'ultë, t'praktikojë virtytin e përvujtnísë, që asht themeli i shêjtnísë.

« Dhe Hyji Zot tha : Nuk asht mirë për njírin me ndêjë vetëm : t'i bajmë nji ndihmse si vêdin. » (Gjeneza 2:18)

Hyji nuk e bani Even prej dheut t'okës e as prej kâmbës s'Adamit, që Adami me e shkelë si skllave, nuk e bani as prej kresë t'Adamit, që Adami me u sundue prej Evës, por Hyji e bani Even prej krahnorit t'Adamit, n'mnyrë që burri t'jetë superjor mbi gruen, n'autoritet e n'gjithshka tjetër, simbas Ligjeve t'Zotit, dhe t'a duejë, respektojë e ndihmojë gruen e vet si vedin. Nga ana tjetër, grueja e ka për detyrë me dashtë, ndig'jue, respektue dhe ndihmue burrin e saj, jo si skllave por si ndihmse e bashkshorte, simbas Ligjeve t'Zotit, n'mnyrë që të dý t'jenë nji trup i vetëm (Gjeneza 2:24, Efezjanve 5:31) dhe s'bashkut t'përparojnë përditë drejt shêjtnimit dhe jetës t'pasósun.

« Bashkshortë, dueni bashkshortet tueja ashtu si KRISHTI deshti Kishen dhe sakrifikoi Vedin për té. » (Prej Letrës së sh'Palit drejtue Efezjanve 5:25)

Vetë veli që gratë urdhnohen me mbajtë (sod vetëm n'Kisha e dikur gjithkund n'shoqnítë e maparshme zyrtarisht katolike) asht nji shêj i respektit dhe përuljes së tyne ndaj burrave, si bashkshorte e si ndihmse, e jo si skllave.

« Burri me të vërtetë nuk duhet me mbulue kryet, sepse aj asht imazhi dhe lavdija e Hyjit, kurse grueja asht lavdija e burrit... Burri nuk u krijue për gruen por grueja për burrin. Prandaj grueja duhet me pasë nji vel mbi krye, për arsye të engjëjve. » (Prej Letrës I të sh'Palit drejtue Korintasve 11:7-10)

« Gratë të mbajnë heshtje në Kisha, sepse nuk u lejohet me folë... Por n'kjoft se dishirojnë me msue ndonji sênd, të pvesin burrat e tyne n'shpî, sepse âsht e turpshme për nji grue me folë në Kishë. » (Prej letrës së parë të sh'Palit Apostull drejtue Koríntasve 14:34-35)

Me arsye dhe vetëm kur nuk ka burra në Kishë, gratë munden me iu përgjigjë lutjeve të meshtarit gjatë Meshës Shêjte. Sidokjoft, gratë nuk lejohen në asnji mnyrë me iu afrue Elterit, por munden me u përgjigje prej lerg. (Kanoni 813)

« Grueja të msojë në heshtje, me nji nënshtrim të plotë ndaj Kishës, sepse nuk duroj që grueja të msojë të tjerët apo të ketë autoritet mbi burrin, por të qëndrojë në heshtje. Adami i krijue i pari e mandej Eva. Dhe Adami nuk u mashtrue por Eva mbasi u mashtrue, râ në mkat. Megjithaté, grueja ka me u shelbue nëpërmjet lindjes së fmijve, n'kjoft se ajo vazhdon me pasë Fenë, Dashtnínë, Shêjtnimin dhe vetkontrollin. » (Prej letrës I të sh'Palit Apostull drejtue Timoteut 2:11-15)

"Adami nuk ra në mkat si gueja, por aj ra prej mashtrimit, suprizës : Adami e la vedin me ra në mkat për dashtni për gruen e vet, që Hyji ia kishte dhanë si ndihmse e bashkshorte. Mekense grueja asht mashtrue n'kyt mnyrë prej djallit, ajo nuk mundet me marrë misionin me msue të vërtetën. Grueja, shton shën Gjon Krizostomi (gojarti), ka msue keq njiherë, dhe kshtu ka shtye burrin e vet e tanë njerzimin në mallkim; për kyt arsye, ajo nuk duhet me msue mâ, por ajo duhet të heshtë dhe të msojë prej burrit (bashkshkortit) me folë e veprue mirë." (Komentet biblike të Dr. Allioli-t mbi Tim. II, 11-15, aprovue prej Selisë-Shejte, vjeti 1868, vol. VIII, f. 175)

Komenti i masipërm nuk asht absolut dhe ka përjashtime, pa dyshim; sidokjoft, rregulla e përgjithshme e përjashton gruen prej fushës së msimdhanjes publike, tuej e kufizue kyt veprimtari në sferën private e familjare, n'varsi të hireve që ka marrë prej Hyjit për nji detyrë të tillë.

Fjalët që citova ktu ma nalt mbi gratë janë vetë Fjalët e Zotit që flet nëpërmjet sh'Palit, e n'kto fjalë nuk ka urrejtje e as paragjykime ndaj grave, sepse me i gjykue ndryshej asht me blasfemue e fye randë Hyjin, i Cili na don të tanvet me nji Dashtní hyjnuere t'pafundme, por që ka vue nji rregull në Kishë, në botë e n'univers, pra gjithkund :

"Hyji ka rregullue gjithshka me masë, numër e peshë." (Dija 11:21)

Ata që e respektojnë dhe e mbajnë kyt rregull tërhjekin mbi vedi bekimin e Zotit, kurse ata që e përbuzin kyt rregull, tërhjekin mbi vedi mallkimin e Tij :

"Qé pra, po vêj para jush sod nji bekim dhe nji mallkim : nji bekim, n'kjoft se i bíndeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej,... dhe nji mallkim, n'kjoft se nuk i bíndeni Ligjeve të Zotit, Hyjit tuej... » (Deuteronomi 11:26-28)

Qé si komenton Monsinjor Gaston de Ségur, prelati domestik i Papës Piu IX :

« Zojat të merren me çeshtjet e tyne personale, me familjen e tyne dhe veprat e tyne të mira, me punet e tyne të kandshme dhe të dobishme dhe mos të ndërhyjnë ma në fushen e teologjisë dhe në até të t'drejtes kanonike. Kjo fushë, si fusha e luftës, nuk âsht per tà. Asht plotsisht e lejueme për zojat me u marrë me Fenë dhe Doktrinen shejte katolike, biles ata e kanë për detyrë për shelbimin e shpirtnave të tyne, por të merren si zojat, me butsí, modestí dhe nënshtrim të plote ndaj Kishës Katolike.

« Në kohën e herezisë janseniste ishin pikërisht zojat që përhapen kyt sekt; sallonet e Parisit dhe kështjellat ishin mbushë me gra teologe që citojshin tekste, komentojshin shën Agustinin, talleshin me Papen dhe Romen. Në kohen e diskutimeve mbi Pagabueshmëninë Papale, kena pâ të riprodhueme fushaten e grave teologe, që vejshin autoritetin e nji ipeshkvi, shkrimin e nji reviste mbi autoritetin e Papës dhe Konçilit Ekumenik... » (Veprat e Monsinjorit de Ségur, 1877, vellimi VI, faqet 412-415)

Ndërhyemja përherë e mâ shumë abuzive e grave në ceremonitë moderniste, jokatolike në dioqeza asht nji tregues i kjartë se kto vende kulti sod për sod nuk drejtohen prej Kishës Katolike Romake, Kishës të themelueme prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, por janë t'okupueme prej nji kishe tjetër, kishës moderniste postkonçiljare, e themelueme prej tradhtarve e anmiqve të Zotit, e cila punon pa pushim drejt formimit të kishës humnitare botnore të Urdhnit të Ri botnuer. Kisha Katolike Romake, zani i Zotit mbi tokë, nuk mundet kurrë me kundërshtue as Shkrimet Shêjte e as Traditen e saj Shejte Apostolike, Ajo nuk mundet me msue nji unjill të ri :

« Po habitem se sa shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji unjill tjetër, por ka njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrëzue e shkatrrue Unjillin e JEZU-KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër unjill prej atij që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam tuej dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tuej kërkue me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se do të doja t'i pëlqeja njerzve nuk do të isha sherbtori i JEZU-KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull drejtue Galatve 1:6-10)

« Anmiq shumë tinzàrë dhe t'pafé kanë mbushë me idhnim Kishen Katolike, Nusen e Qingjit t'papërlyem... dhe kanë vue duert e tyne mbi gjithçka që Ajo ka mâ t'shêjtë. Aty ku Froni i sh'Pjetrit dhe i s'vërtetës kjé krijue si nji dritë për kombet, njatý kta anmiq kanë vue fronin e tyne të neverisë dhe t'mosbesimit, në mnyrë që mbasi t'i bien Bariut [Papës], t'munden me shpërndâ grégjen [besimtarët].

« O shêjti Mikael, Gjeneral i pamposhtun, ejani, pra, në ndihmë të popullit të Zotit kundër sulmeve të shpirtnave të kqij e nepja fitoren dhe triumfin. » (Paragrafi i zhdukun prej egzorçizmit të Papës Leoni XIII, 13 Tetuer 1884).

lunedì, giugno 06, 2022

 


 Mbi çështjen « FILIOQUE » kundër kishave shizmatike të Lindjes


Shumë kohë para shizmës së Fotit kundër Kishës së Romës, disa Konçile ekumenike e kishin shpallë dhe përcaktue tashma çështjen e proçesionit të SHPIRTIT-SHEJT,

pra ardhjes së SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT DHE PREJ BIRIT (''qui ex Patre Filioque procedit'', ''τὸ ἐκ τοῦ Πατρὸς καὶ τοῦ Υἱοῦ ἐκπορευόμενον'', ''që vjen prej ATIT dhe prej BIRIT''), ashtu siç e ka msue gjthmonë Kisha Katolike. Fjala « Filioque » vjen prej latinishtes dhe shqiprohet « dhe BIRIT », dhe ban pjesë në Simbolin zyrtar të Fesë së Kishës Shejte Katolike, i cili me kyt fjalë shpjegon nji pjesë të Misterit të TRINISE SHEJTE, NJI ZOT I VETEM. Kishat shizmatike greko-orientale, dhe kisha të tjera shizmatike që imitojnë rebelimin fotian, akuzojnë Papen dhe Kishen e Romës se paskan ndryshue Simbolin e Fesë, tuej shtue nji doktrinë antikatolike; për rrjedhojë, simbas tyne, Papa i Romës dhe kishat latine janë në herezi; e simbas Fotit, Papa dhe latinët janë apostatë, ''shërbtorët e antikrishtit që meritojnë njimijë vdekje, rrenacakë dhe luftëtarë kundër Hyjit''.

Të analizojmë shkurtimisht kto akuza kriminele e blasfemuese, krejtsisht t'pabaza, dhe të shohim si qëndron e vërteta.

Mbi Simbolin e Fesë së Krishtenë (Simboli i Apostujve)

Nuk duhet harrue fakti i randsishëm se Simboli i Besimit apo Simboli i Apostujve, që recitohet sod si në Meshen shejte latine të Kishës së Romës, ashtu edhe në Liturgjitë hyjnore të ritit bizantin apo sllav, për me përmendë veç kto dy rite jolatine, nuk ka kênë gjithmonë në kyt formë të hollsishme që recitohet sod, por ma i thjesht në frazologjí. Në vetë Aktet e Apostujve (kap. XV), në Konçilin e I të Jeruzalemit (rreth 52 A.D.) lexojmë disa msime të Apostujve, si p.sh. Besimi në hyjninë e JEZU-KRISHTIT, të SHPIRTIT-SHEJT, mosfrekuentimi i idhujve, i imoralitetit, i kafshve të mbytuna dhe i gjakut. Jo se Apostujt nuk besojshin në Simbolin e Fesë të hartuem ma vonë ne shekullin e IV, në Nice e Konstantinopojë, por Simboli i Besimit në ato shekuj të parë të Krishtënimit transmetohej kryesisht përmes Traditës gojore, ashtu si veprohej edhe për Testamentin e Ri, që nuk ishte i përfunduem jo vetëm para shek. I por as deri në shekullin e IV, kur Papa i Romës aprovoi librat kanonikë që duhej të pranoheshin në Biblen Shejte.

« Në Simbolin e Fesë dhe Shpresës tonë i cili, i ardhun prej Apostujve përmes Traditës deri te na, asht shkrue jo mbi letër e me bojë por mbi pllaka mishit, që janë zêmrat tona; mbas shpalljes së TRINISE Hyjnuere dhe Unitetit të Kishës, na e mbyllim me ngjalljen e trupave të tanë përmbledhjen misterioze të Dogmës s'krishtênë. » (Shën Jeronimi, ''Ad Pammach. adv. error. Joan. Hierosol.'', Epist. 64)

Historija kishtare njeh edhe simbole tjera, si p.sh. simboli i shën Epifanit, simboli i shën Damasit apo simboli i shën Athanasit, të cilët për nga përmbajtja shpallin të njejten Fé hyjnore të Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT. Dallimet aparente mes ktyne simboleve, p.sh. tuej krahasue Simbolin zyrtar të Nicesë-Konstantinopojës me dy simbolet që përmenda ktu nalt, konsistojnë vetëm në frazologji. Kështu p.sh. Simboli zyrtar asht ma i detajuem, në shpjegimin e artikujve të Fesë, sesa dy simbolet e shen Epifanit dhe shën Athanasit. Po të krahasojmë Simbolin zyrtar të filluem në Nice (325 A.D) me po kyt Simbol zyrtar të përfunduem pak vite ma vonë në Konstantinopojë (381 A.D.), konkludojmë se Simboli përfundimtar asht ma i hollsishëm në shpjegim sesa Simboli fillestar. Pra bahet fjalë për të njejtat të vërteta të Fesë; dallimi aparent mes simboleve të ndryshëm asht vetëm shpjegimi ma i hollsishëm i Fesë, nga nji simbol në tjetrin. Simboli i Fesë i Nicesë-Konstantinopojës, i përfunduem në vitin 381 A.D., bashkë me vendimet e tjera të Konçilit u aprovuen prej Selisë-Shejte, pra Papës së Romës, përpara se të shpalleshin legjitimisht përpara botës së krishterë, ashtu siç e kërkojshin kanonet antike dhe rregullat kishtare.

Ashtu siç e kam përmendë me referenca në dy kapitujt e parë, si për mbledhjen e konçileve ekumenike, ashtu edhe për aprovimin e vendimeve të ktyne asambleve, përfshi ktu edhe aprovimin e Simbolit të Fesë, aprovimi i Selisë-Shejte apo i Papës së Romës ishte i domosdoshëm për legjitimitetin e tyne, dhe ky asht nji fakt historik i pamohueshëm, pranue unanimisht si prej latinve ashtu edhe prej grekve, s'pakut deri në konçilin e VIII ekumenik të Konstantinopojs (869-870 AD), por edhe ma vonë. Dhe Kisha e Romës, ruejtsja e thesarit të Revelacionit hyjnor, gjithmonë ka mbajtë të pandryshueshëm Simbolin e Besimit të krishtenë, ashtu siç dëshmon edhe vetë Tradita shejte Apostolike :

« Duhet të konsultojmë Simbolin e Apostujve, që Kisha Romake e mban dhe e ruen të pandryshueshëm në tanë integralitetin e tij. » (Shen Ambrozi, Epist. LXXXI ad Syric.)

« Tue vue asgjâ mbi JEZU-KRISHTIN, jam i bashkuem n'union me lumninë tuej, dhe nëpërmjet saj me Selinë e shën Pjetrit : E di se mbi kyt shkamb asht ndërtue Kisha. Kushdo që han Qingjin jashtë ksaj shpíjet asht profan ; kushdo që nuk ka me kênë në Arken e Noesë ka me mbarue në ûjnat e përmbytjes. Kush nuk korrë me jue, hupë grunin e tij, d.m.th., kushdo që nuk asht me JEZU-KRISHTIN, asht me antikrishtin. » (Shën Jeronimi, 309 A.D., "Ad Damasum", Epist. 57)

« Por mekênse do t'shkonte shumë g'jatë me kujtue ktû, nji mbas nji, êmnat e tanë atyne që kanë drejtue sejcilen prej Kishave, mjafton me kujtue êmnat e atyne që kanë drejtue, njêni mbas tjetrit, njênen prej ktyne Kishave, e cila asht mâ e vjetra, mâ e famshmja, ajo që kjè themelue në Romë prej Apostujve të lavdishëm shën Pjetrit e shën Palit, e cila ka marrë prej tyne depoziten e paçmueshme të Traditës dhe të Fesë të predikueme në tana kombet ; dhe na do t'i lamë jashtë unionit të besimtarvet t'anë ata që, për me plotsue pasionet e tyne apo nji lavdí t'kotë, kjoft prej nji verbimi shpirtnuer kjoft prej djallzísë, kanë braktisë shtigjet e të vërtetës. Ksaj Kishe të Romës, për shkak të primatit të saj predominues ("propter potentiorem principalitatem"), duhen me iu bashkue tana Kishat e tjera dhe tanë besimtarët e përhapun në boten mbarë, tue e konsiderue [kyt Kishës të Romës] si depoziten (thesarin) kryesore të Traditës së transmetueme prej Apostujve, dhe të përhapun në boten mbarë. Apostujt [Pjetri e Pali] mbasi themeluen kyt Kishë të Romës ia kaluen (transmetuen) administrimin e saj Lin-it, t'cilin e konsakruen ipeshkëv. Pasardhsi i tij kjè Anakleti ; mbas Anakletit ishte Klementi, i cili u vesh me episkopatin. Klementi i kishte njoftë Apostujt dhe kishte bisedue me tà, dhe i kishte prapë të gjalla në kujtimin e tij predikimet e tyne dhe udhëzimet mbi Traditen ; dhe Klementi nuk ishte i vetmi, sepse n'kohen e tij egzistojshin endè shumë persona t'jerë që kishin marrun udhëzimet e Fesë prej vetë gojës së Apostujve... Pasardhsi i ktij Klement-it kjè Evaristi ; mbas Evaristit vendin e xuni Aleksandri ; mandej erdhi Siksti, i cili kjè i gjashti [Papë] qysh prej Apostujve. Siksti u zëvendsue prej Telesforit, që vuejti me lavdí martirin ; pasardhsi i tij kjé Hygin-i ; Hygin-in e pasoi Piu ; e mbas Piu-t erdhi Aniceti ; mbas tij kjè Soter-i, i cili asht pasue prej Eleuterit, i dymbëdheti (12) qysh prej Apostujve, dhe që asht sod i veshun me episkopatin. Nëpërmjet ksaj vazhdimsíje të ipeshkvíjve, Tradita apo depozita e të vërtetës që Kisha ka marrun prej Apostujve asht ruejtë deri te nà, dhe na asht transmetue në tanë pastërtinë e saj. » (shën Ireneu, "Adversus hæreses", lib. III, c. 5)

« Nuk duhet me kërkue të vërteten askund tjetër përveçse në Kishen Katolike, ku asht e lehtë me u instruktue. Në gjinin e ksaj Kishe, Apostujt kanë vue thesarin e pasun (Traditen) që përmban me bollëk gjithçka që i përket të vërtetës së Krishtënimit. Prej ktij burimi jete sejcili mundet me ardhë e me mbushë simbas nevojave ; prej ksaj deret híhet në karrieren e t'krishtênit. Me dashtë me hî prej nji vendi tjetër, do t'ishte me veprue si hajdut apo si vjedhës. Prandej duhet me shmangë me kujdes çdo kontakt me heretikët dhe me msue me zell gjithçka që përmban tradita e t'vërtetës. E atherë ? Po të lindte ndonji mosmarveshje e nji farë randsijet midis t'krishtênve, a nuk do t'duhej me kshillue Kishat ma t'vjetra, ato Kisha që janë instruktue prej vetë Apostujve, dhe me pranue gjykimin e tyne mbi kyt mosmarveshje ? ... » (Shen Ireneu, adv. haeres., lib. III, c. IV)

« Nuk ka dyshim se na duhet me u konformue në çdo gja me gjithçka që asht e përcaktueme prej autoritetit të Shkrimeve shêjte; në të njêjten mnyrë na duhet të veprojmë me gjithçka që Kisha praktikon në tanë boten, sepse asht nji çmenduni e madhe, nji arrogancë ekstreme, mos me iu nënshtrue nji autoriteti të tillë të Kishës... Në ato çështje ku Shkrimet shêjte nuk kanë vendosë gjâ me kjartsí, zakonet e popullit besimtar dhe praktikat e Etënve tonë duhen me kênë për ne si ligje. Dhe ata që i përbuzin praktikat e Kishës duhen dënue njilloj si ata që shkelin ligjet hyjnuere. » (shen Agustini, Epist. CXVIII, c. 5.; ad Casulanum, epist. LXXXVI.; Distinctio, II, cap. in his)

« Në kjoft se konsiderojmë linjen e vazhdimsisë së ipeshkvijve, me nji siguri edhe ma të madhe dhe dobi për Kishen, mundena me shkue mbrapa derisa të hasim vetë Pjetrin, që mban tanë Kishen, të cilit Zoti i tha : 'Mbi kyt shkamb kam me ndërtue Kishen Teme dhe dyert [fuqitë] e Ferrit nuk kanë me triumfue kundër saj'. (sh'Mateu 16, 18) Pasardhsi i Pjetrit ishte Lini, dhe pasardhsit e tij, në nji vazhdimsí t'pandërpreme, ishin kta : Klementi, Anakleti, Evaristi, Aleksandri, Siksti, Telesfori, Igjini, Aniceti, Piu, Soteri, Eleuteri, Viktori, Zefirini, Kaliksti, Urbani, Pontiani, Anteri, Fabiani, Korneli, Luçiani, Stefani, Ksisti, Dionisi, Feliksi, Eutikiani, Gaiusi, Marçelini, Marçeli, Eusebi, Miltiadi, Silvestri, Marku, Juli, Liberi, Damasi, Siriçi, pasardhsi i të cilit asht ipeshkvi i sotëm Anastasi. » (Shën Agustini, Epist. 165 al. 53 ad Generosum, 400 A.D., "Nicene and Post-Nicene Fathers", First Series, Vol. 1. Edited by Philip Schaff. (Buffalo, NY: Christian Literature Publishing Co., 1887. ; Cf. Peltier, "Le grand Catéchisme de Canisius", 1873, vol. 2, p. 31)

« Egziston vetëm Nji Zot, vetëm Nji KRISHT, vetëm Nji Kishë dhe vetëm Nji Seli e themelueme mbi Pjetrin prej zânit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT; dhe kjo Seli e Pjetrit âsht Kisha Kryesore ku ka lindë uniteti meshtarak, dhe ku tradhtíja nuk mundet me penetrue. » (shën Çiprijani, shekulli II, “De Unitate Ecclesiæ”)

« Ju patjetër shifni shumë degë të shkëpùtuna prej rrâjës nga ku del kjo shoqní e krishtênë, e përhapun në univers, në sajë të vazhdimsisë së ipeshkvijve, pasardhës të Apostujve. Kto degë të dekuna, që kanë t'krishtênë veç êmnin, prapseprap vetlavdohen a thue se vazhdojnë me kênë t'lidhuna me rrâjen e hardhisë. Na i quejmë kta heretikë dhe shizmatikë. Dalja e tyne në botë asht parashikue, profetizue e shkrue qysh n'fillim. » (shën Agustini, Epist. 42 al. 232 ad Madaurenses)

Kisha Romake ku asht Selija-Shejte e Shefit të Kishës Katolike asht kujdesë gjithmonë jo vetëm me mbajtë të paprekun Depozitën e Zbulimit hyjnor që Hyji ia ka besue, por edhe me e shpjegue dhe intrepretue pagabueshmënisht. Me kalimin e viteve, në varsi të rrethanave të luftës kundër anmiqve të ndryshëm të Kishës, asht e kenë e domosdoshme me shpjegue ma hollsisht Simbolin e Fese, pjesë e Tradites Apostolike, për me demaskue e shkatrrue sulmet e anmikut. Tuej përmendë fjalën « Filioque » në Simbolin e Fesë, Kisha Katolike nuk ka shtue asgja të re, thjesht ka shpjegue ma me hollsí nji të vërtetë të Fesë hyjnore Katolike, që ka kenë gjithmonë e msueme në Kishë, pikërisht për me luftue shpifjet e heretikve të asaj kohe. Kjo asht arsyeja e vetme dhe jo shpifjet e shizmatikve se gjoja Papa e Latinët paskan ndryshue Fenë e paskan ra në herezi. Tuej folë kaq gabim e kaq blasfemisht, shizmatikët dëshmojnë se vetë ata ose e kanë harrue e hupë Traditen shejte Apostolike, që ata pretendojne se e mbajnë, ose ata djallzisht na akuzojnë në mnyrë të gënjeshtërt e hipokrite, natyrisht pa prova, në sajë të nji agjende të caktueme politike. Bazue në fakte të ndryshme, kjo arsye e dytë, pra arsyeja politike, duket se asht e vërteta e ndamjes së kishave greko-orientale dhe atyne sllave prej qendrës së Katoliçizmit, Selisë-Shejte. Ky konkluzion i dytë duket edhe ma i vërtetë, kur kujtoj se vetë liturgjija e ktyne kishave shizmatike ngre në Qiell privilegjet e shën Pjetrit dhe Kishës së Romës, dhe ky fakt përjashton mundsinë që ata t'jenë n'injorancë, pa dashtë me gjykue ktu zemrat e askujt, sekreti i t'cilave njihet vetëm prej Hyjit. Pra duket e pamujtun që kleri i kishave shizmatike të jetë në injorancë, e nuk po flas për populln e thjeshtë, i cili përgjithsisht ndjek sjelljen e klerikve të tyne.

Doktrina « Filioque » asht besue dhe msue gjithmonë
në Kishen Katolike, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim

S'parit mbas Konçilit (lokal) të Aleksandrisë, shën Çirili i Aleksandrisë i shkroi nji letër heretikut Nestor, ku ndër të tjera shkruhej :

« KRISHTI asht e vërteta dhe SHPIRTI-SHEJT thirret Shpirti i së vërtetës. Si rrjedhojë, SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT DHE PREJ BIRIT. » (De la Lettre de saint Cyrille à Nestor; cf. Abbé Tilloy, « Essai de conciliation entre l'Église latine et l'Église grecque non unie », Paris, 1864.)

Kjo letër u lexue në Konçilin ekumenik të Efezit dhe u aprovue prej Etënve konçiljarë; në t'njejten mnyrë, kjo letër e shën Çirilit u lexue dhe aprovue edhe në Konçilet e tjera ekumenike pasuese : në Kalcedoní, sesioni V; në Konçilin e V ekumenik (II i Konstantinopojës), në sesionin e fundit; në Konçilin e VI ekumenik (III Konstant.), në sesionin XVII dhe në Konçilin e VII ekumenik (II Nices), në sesionin XVII. Ja pra, pesë Konçile ekumenike të mbajtun te Grekët, që kanë aprovue Doktrinen e proçesionit (ardhjes) së SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT dhe prej BIRIT. (''Revue des églises d'orient'', n. 12, année 1885, p. 177)

Në fakt, perandori grek Leoni i urtë, që jetoi në kohën e Fotit, në nji letër që i shkruente nji mbreti sarrasin (musliman) mbi Fenë e krishtênë, afirmon kjart se SHPIRTI-SHEJT vjen (rrjedh) prej ATIT DHE PREJ BIRIT.

N'kjoft se shtrojmë pyetjen pse Konçili i Konstantinopojs (381 AD) ka përmendë proçesionin (ardhjen) vetëm prej ATIT, përgjigja asht e thjeshtë : Kisha Katolike ka besue gjithmonë në ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT DHE PREJ BIRIT, dhe kjo doktrinë ka kalue nga nji brez në tjetrin përmes Traditës Apostolike. Por hartimi zyrtar i Simbolit të Fesë (e kanë egzistue disa Smbole të tilla përpara vjetit 381 AD, siç dhashë shembuj ma parë) asht krye zakonisht në rastet e dënimit të herezive (siç asht ba p.sh. edhe mbledhja e konçileve). Kshtu p.sh., heretiku Macedonius predikonte se vetëm BIRI vinte prej ATIT dhe se SHPIRTI-SHEJT vinte vetëm prej BIRIT, si krijesë e BIRIT dhe i ishte inferior. Konçili i Konstantinopojës (381 AD) nuk thotë asgja mbi ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT edhe prej BIRIT, mbasi mbi kyt të vërtetë doktrinale nuk kishte asnji mosmarveshje midis Katolikve dhe heretikve t'assaj kohe, dhe për rrjedhojë Konçili u mjaftue me përcaktimin e doktrinës se SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT, që heretikët e athershëm mohonin. (KUJDES : Dokumenti original i Konçilit ekumenik të 381 A.D. nuk thotë kurrë se SHPIRTI-SHEJT vjen VETEM PREJ ATIT.) (Cabassut., ''Notitia Ecclesiastica'', p. 471-72).

Në vitet në vazhdim, nji tjetër herezi e detyroi Kishen me shpallë e përcaktue zyrtarisht Dogmen e ''Filioque''-s (Ardhjes së SHPIRTIT-SHEJT EDHE PREJ BIRIT). Gjysë-arianët heretikë, për mos me njoftë barazinë totale të ATIT me BIRIN, pretendojshin me u bazue mbi vendimin e Konçilit të Konstantinopojës (381 A.D.) për me msue se SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT ; kta heretikë nxjerrshin përfundimin se BIRI ishte inferior në lidhje me ATIT, mbasi, simbas tyne, BIRI nuk përfshihej në ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT. Rrjedhimisht, i detyruem nga nevoja me luftue herezinë, Konçili i Toledos (589 A.D.) shpalli si dogmë fejet ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT DHE PREJ BIRIT. Kshtu, fjala ''Filioque'' iu shtue Simbolit të Fesë të Konstantinopojs, por siç shkrova ma nalt, kjo doktrinë msohej dhe besohej kohë përpara në Kishë. Pra akuza e kishave fotiane (t'vetquejtuna ordodokse) kundër Kishës së Romës apo latinve për herezi asht totalisht e pabazë dhe nuk bazohet mbi asnji arsye fetare.

Jak Zanzale, themeluesi i herezisë së Jakobitve, shkruen se në Konçilin e III Ekumenik të Efezit asht shpallë se SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT DHE PREJ BIRIT (ashtu si ceka ktu ma nalt) (Ibid.)

Dishmi prej Biblës-Shejte

Në Librin e Apokalipsit të shën Gjonit Apostull lexojmë :

« Engjëlli më tregoi lumin e pastër të ujit të gjallë, i kulluar si kristali, që vinte prej fronit të Zotit dhe të Qingjit. » (Apokalipsi XXII, 1)

''Lumi i ujit të gjallë'' asht SHPIRTI-SHEJT : nuk ka dyshim mbi kyt pikë, mbasi vetë Unjilli dëshmon kyt t'vërtetë :

« Ditën e fundit të festës, JEZUSI thirrte me za të naltë : N'kjoft se ndokush ka etje, të vijë te UNE dhe të pijë. Prej zemrës të atij që beson në Mua, do të dalin lumej ujit të gjallë. Dhe JEZUSI thonte kté për Shpirtin që do të merrnin ata që do të besonin në Até (JEZUSIN). » (shen Gjoni VII, 37-39)

Shën Athanasi konfirmon gjithashtu se « uji i gjallë » asht SHPIRTI-SHEJT :

« Uji i gjallë asht SHPIRTI-SHEJT, ashtu siç e msojmë prej Unjillit të shën Gjonit, kur Shelbuesi i thotë grues samaritane : ''Aj do të kishte dhanë ujë të gjallë'', dhe në nji vend tjetër : ''Kush të pijë prej ktij uji që do t'i jap, nuk do të ketë kurrë ma etje'' (Joan. IV, 10-13). »

Citimi i masipërm i shën Athanasit asht shkëputë prej nji pasazhi të librit të shën Athanasit, '' TRINIJA dhe SHPIRTI-SHEJT'', n. 19 :

« Na ndigjojmë BIRIN që na thotë : ''Ky popull ka ba dy të kqija : më ka braktisë Mue, burimin i ujit të gjallë (Jeremija II, 13). Uji i gjallë asht SHPIRTI-SHEJT, ashtu siç e msojmë prej Unjillit të shën Gjonit, kur Shelbuesi i thotë grues samaritane : ''Aj do të kishte dhanë ujë të gjallë'', dhe në nji vend tjetër : ''Kush të pijë prej ktij uji që do t'i jap, nuk do të ketë kurrë ma etje'' (Joan. IV, 10-13). Dhe në mesin e Tempullit JEZUSI thërret : ''N'kjoft se ndokush ka etje, të vijë te UNE dhe të pijë. Prej zemrës të atij që beson në Mua, do të dalin lumej ujit të gjallë. Dhe JEZUSI thonte kté për SHPIRTIN-SHEJT...'' (Joan. VII, 38-39). Pra simbas dishmisë së Shkrimeve shêjte, na e dijmë me siguri se ''uji i gjallë'' asht SHPIRTI-SHEJT. Zoti jonë JEZU-KRISHTI e quen Vehten ''burimi i ujit të gjallë'' me kto fjalë : ''Më kanë braktisë Mue, burimin e ujit të gjallë''. Davidi mson të njejten gja kur në Psalmin (XXXV, 9) (versioni Septuagjintës) thotë se ''Në Jue asht burimi i jetës''. Të më tregojë pra dikush se jashtë Hyjit (ATIT) egziston nji tjetër që asht burim i jetës, i cili asht në Hyjin (ATIN). Psalmi nuk thotë ''Ju jeni burimi i jetës'' por ''në Jue asht burimi i jetës''. Kshtu pra BIRI asht në ATIN dhe në ATIN BIRI asht burim i Shpirtit, ashtu si i thotë shën Pali Romakve : ''Shpirti i jetës (ζωή) për arsye të drejtsisë'' (Rom. VIII. 9, simbas versionit të Septuagjintës)''. Kshtu pra, simbas Psalmit (XXXV, 10) BIRI nuk asht i huej për ATIN por i përket ATIT, sepse mbasi thotë ''Në Jue asht burimi i jetës'', psalmisti shton : ''Në dritën tuej, na do të shohim dritën'', që don me thanë : Në BIRIN Tuej na do të shohim SHPIRTIN-SHEJT. »

Shën Ambrozi na mson të njejten gja, kur shpjegon pasazhin biblik të Apokalpsit (XX, 1) :

« Na lexojmë se prej fronit të Hyjit del (rrjedh, buron) nji lum : kté e msojmë prej shën Gjon Unjilltarit, kur thotë : Dhe aj (engjelli) me tregoi lumin e ujit të gjallë, i kulluar si kristali, që vinte prej fronit të Zotit dhe të Qingjit. Ktu, lumi që vjen prej fronit të Hyjit asht pa dyshim SHPIRTI-SHEJT, i Cili shuen etjen e atij që beson në JEZU-KRISHTIN, ashtu si e thotë vetë Shelbuesi : N'kjoft se ndokush ka etje, të vijë te UNE dhe të pijë. Prej zêmrës të atij që beson në Mue, ashtu siç thotë Shkrimi shejt, do të dalin lumej ujit të gjallë. JEZUSI thonte kté për SHPIRTIN-SHEJT. SHPIRTI-SHEJT asht pa dyshim pra lumi. » (Shen Ambrozi, ''De Spirito Sancto'', Lib. III, Cap. XXI) (“Revue des Églises d’Orient”, vol.1 , p. 531)

E njejta doktrinë mbi ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT dhe prej BIRIT, msohet me terma specifike prej sh'Athanasit, shën Çirilit dhe shën Epifanit, për me përmendë n'fillim veç kta të tre :

« Gjithmonë asht SHPIRTI-SHEJT me ATIN dhe me BIRIN ; jo si vlla i BIRIT e jo si i BIRI i ATIT por që vjen prej ATIT e merret prej BIRIT ; jo jashtë ATIT DHE BIRIT, por pjesë e të njêjtës Esencë hyjnore, e të njêjtes hyjní të ATIT dhe të BIRIT, me ATIN dhe me BIRIN, Shpirti i KRISHTIT, Shpirti i ATIT. » (« Heres. » LXII, lib. II)

« Shpirti i Zotit, Shpirti i ATIT, Shpirti i BIRIT, jo si diçka e bashkueme, si asht te na shpirti dhe trupi, por midis ATIT dhe BIRIT, prej ATIT dhe prej BIRIT. » (« Ancorat. »)

« SHPIRTI-SHEJT asht i ATIT dhe i BIRIT : esencialisht SHPIRTI-SHEJT rrjedh (buron) prej të Dyve, ose prej ATIT përmes BIRIT. » (shën Çirili drejtue Palladius-it) (“Revue des Églises d’Orient”, vol. 1. p. 179)

Shën Anselmi në konçilin e Barit

Çështja debatohej midis latinve dhe grekve. Papa Urbani II kërkon ndihmen e arqipeshkvit të anglezve, i cili paraqet nji mbrojtje brilante te misterit të TRINISE SHEJTE.

Ja n'vijim disa pika prej mbrojtjes së shën Anselmit.

Shejti fillon me numërue elementat doktrinale që pranoheshin prej grekve :

1. SHPIRTI-SHEJT asht ZOT
2. SHPIRTI-SHEJT asht Nji Zot me ATIN dhe me BIRIN
3. SHPIRTI-SHEJT rrjedh (buron, ''procedens'' lat.) prej ATIT
4. SHPIRTI-SHEJT asht Shpirti i BIRIT
5. SHPIRTI-SHEJT asht i dallueshëm si i ardhun prej ATIT, dhe prej BIRIT si i ardhun (i buruem) prej ATIT përmes ardhjes (burimit) dhe jo përmes lindjes.

Në vijim, shën Anselmi vendos si kriter t'pakundërshtueshëm faktin e Konsubstancialitetit - (substancë, natyrë e njejtë, e përbashkët), dogme fejet e përcaktueme si në Nicé (325 AD) asht edhe në Konstantinopoj (381 AD), në dy konçilet e para ekumenike, dhe pjesë e Simbolit të Fesë. Në bazë të ksaj doktrine shêjte të Konsubstancialitetit, çfarë i atribojmë nji Persone hyjnore detyrimisht do t'ia atribojmë edhe dy Personave të tjerë hyjnore të t'njejtit Hyj Trinitar, tuej përjashtue dallimet midis Tyne si pasojë e relacioneve të origjinës.

Kshtu, ATI asht origjina e BIRIT përmes lindjes, dhe asht gjithashtu origjina e SHPIRTIT-SHEJT përmes ardhjes (proçesionit, rrjedhjes). Na e dijmë se ATI asht i njejti Zot si me BIRIN ashtu edhe me SHPIRTIN-SHEJT ; prandej, si thamë ma nalt mbi Doktrinen e unitetit të Esencës (substancës, natyrës) hyjnore, até çfarë afirmojmë për ATIN, até do të afirmojmë edhe për BIRIN dhe SHPIRTIN-SHEJT, me përjashtim të dallimeve të relacioneve të Tyne të origjinës. Për rrjedhojë, duhet të konfirmojmë dy alternativa : ose SHPIRTI-SHEJT vjen prej BIRIT ashtu siç vjen prej ATIT, ose BIRI lind prej SHPIRTIT-SHEJT ashtu siç lind prej ATIT. Asht e kjart se kto dy alternativa nuk munden me kênë të vërteta njikohsisht. Ndërkohë, Shkrimi shejt na mson, dhe grekët janë dakord me ne n'kyt pikë, se SHPIRTI-SHEJT asht Shpirti i BIRIT, por askund nuk lexojmë se BIRI asht Biri i SHPIRTIT-SHEJT. Pra si konkluzion duhet të pranojmë, në sajë të unitetit të natyrës hyjnore që egziston midis ATIT dhe BIRIT, se SHPIRTI-SHEJT vjen si prej ATIT ashtu edhe prej BIRIT.

Ky arsyetim asht i pathyeshëm, sepse për t'a përbysë duhet të vërtetojmë dy propozime : ose BIRI nuk asht konsubstancial me ATIN, ose SHPIRTI-SHEJT, megjithse vjen prej ATIT, nuk vjen prej substancës (natyrës) hyjnore të ATIT. Propozimi i parë asht i paprekshëm, përndryshej do të sulmonim dekretin e Konçilit të Nicesë dhe Simbolin e Fesë; ndërsa asht absurde përpjekja me vërtetue propozimin e dytë. Pra SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT dhe prej BIRIT. (Ibid., p. 242)

Por grekët nuk dorëzoheshin dhe nxirrnin objekcjone. Kshtu p.sh., ata pretendonin se BIRI dhe SHPIRTI-SHEJT mund të dilnin të ndamë prej ATIT, ashtu si drita dhe nxehtsija dalin prej diellit. Por ky krahasim asht i gabuem, shpjegon shen Anselmi, sepse drita dhe nxehtsija nuk janë vetë dielli, kurse BIRI dhe SHPIRTI-SHEJT janë nji Zot me ATIN, në sajë të unitetit të Natyrës hyjnore.

Të xanun ngushtë prej evidencës së Shkrimit Shejt, që përcakton nji relacion origjine midis BIRIT dhe SHPIRTIT-SHEJT, grekët thonin se SHPIRTI-SHEJT del prej ATIT përmes BIRIT. N'kjoft se grekët lëshojnë n'kyt pikë, ata lëshojnë gjithçka, shton shën Anselmi : N'kjoft se SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT përmes BIRIT, atherë SHPIRTI-SHEJT vjen edhe prej BIRIT. Zoti jonë JEZU-KRISHTI asht i Abrahamit përmes tejet shêjtes Virgjinës MARI, por JEZU-KRISHTI asht edhe i T.Sh. Virgjinës MARI; liqeni del (vjen, ka origjinën) prej burimit përmes lumit, por aj del edhe prej lumit. Megjithaté e vërteta e ksaj dogme ka nevojë për shpjegim, mbasi shprehja e grekeve (prej ATIT përmes BIRIT) tenton me paraqitë BIRIN si nji origjinë dytsore në lidhje me SHPIRTIN-SHEJT. BIRI asht me ATIN e Tij NJI origjinë e njejtë, dhe nuk asht kurrsesi i ndamë prej ATIT apo i lindun jashtë Tij [« Ati Jem dhe Un, Na jena Nji. » (sh'Gjoni 10:30) ; « Aj që Më sheh, sheh edhe ATIN Tem. » (Sh'Gjoni 14:9)]. Nga ana tjetër, krahasimi me liqenin, lumin dhe burimin kthehet kundër grekve, sepse nuk asht as burimi e as lumi që formojnë liqenin, por uji që del prej burimit dhe rrjedh në lum. Në rastin konkret kena tri recipientë, dhe uji asht i njejtë. Pra hyjnija asht e gjitha në ATIN, në BIRIN dhe në SHPIRTIN-SHEJT, dhe asht kjo hyjní që në ATIN dhe në BIRIN asht origjina e SHPIRTIT-SHEJT.

Gabimi i grekve konsiston në faktin se ata konsiderojnë ATIN dhe BIRIN si dy origjina të ndame prej njena-tjetrës, ku njena origjina varet nga tjetra, por në të vërtetë ATA janë nji origjinë e vetme prej të cilës vjen SHPIRTI-SHEJT. Kjo origjinë asht ATI dhe BIRI, ashtu si origjina e BIRIT asht ATI. N'kyt mnyrë e kuptojmë sesi dalja (Njena përmes lindjes dhe Tjetra përmes ardhjes) e dy Personave hyjnorë nuk ven në Zot dy origjina. (Ibid. p. 243)

Dishmija e shën Ambrozit

Në librin e tij, « Simboli i Fesë i Apostujve » (Symbole des Apôtres), lexojmë :

« Hyji ATE që lindi FJALEN, i përjetshëm si ATI, dhe si ATI i Gjithpushtetshëm, me t'Cilin prodhoi SHPIRTIN-SHEJT. »

Ndërsa në sermonin mbi festen e Rrëshajve (Uljes së SHPIRTIT-SHEJT), shën Ambrozi shkruen :

« Apostujt morën SHPIRTIN-SHEJT, i Cili jo në kohë por përjetsisht vjen në mnyrë të pandashme prej ATIT dhe prej BIRIT. »

« SHPIRTI-SHEJT që vjen prej ATIT dhe prej BIRIT nuk asht i ndamë prej ATIT, nuk asht i ndamë prej BIRIT. » (Shen Ambrozi, « De Spirito Sancto », Lib. I, Cap. X)

Ja si e lëvdon shën Ambrozin kisha greke në liturgjinë e saj :

« Atë i veneruem, shejti Ambroz, ju lira që na keni këndue të gjithve ne hymnet shelbuese të dogmave ortodokse, për entuziazmin e shpirtnave besnikë ; ju harpa harmonike e Ngushlluesit hyjnor, ju orga e madhe e Hyjit, ju trumpeta e lavdishme e Kishës, burimi tejet i kulluem i hireve qiellore që heqin papastërtitë e pasioneve : o shêjt, luteni, përgjërojeni JEZU-KRISHTIN në mnyrë që Kishës t'i jepet harmonija, paqja dhe mshira e madhe. » (Lutjet e mbramjes – Stichiron I)

Vërejmë me interes n'lutjen e masipërme se si kishat greke shizmatike luten për harmoninë dhe paqen, pra për rikthimin e tyne në doktrinen e shën Ambrozin apo rikthimin në Fenë Katolike.

Marku i Efezit dhe Etnit shêjt

Në sesionin e XXV të Konçilit ekumenik të Firences, ku moren pjesë edhe përfaqsuesit e kishave greke shizmatike, mbasi ishin citue disa dishmi të Etënve grekë që afirmojshin ardhjen e SHPIRTIT-SHEJT edhe prej BIRIT, metropoliti i Rusisë, Isidori, foli me urti kto fjalë :

« Mbasi ardhja e SHPIRTIT-SHEJT i atribohet edhe BIRIT, jo vetëm prej Etënve të Perëndimit por edhe prej atyne të Lindjes, asht e drejtë që, tuej ndjekë shêjtnit tonë, të bashkohemi me Kishen Romake. »

Kjo gjuhë ishte e dênjë, e devotçme dhe e pranueshme për të gjithë, por Marku i Efezit tha se Latinët ishin heretikë e shizmatikë. Atherë, mori fjalën Arqipeshkvi i Nicesë, Besarioni, që tha :

- « Po ata që afirmojnë se SHPIRTI-SHEJT vjen edhe prej BIRIT, a janë ata heretikë ? »

- « Po ! » tha Marku i Efezit.

Dhe Arqipeshkvi Besarioni shtoi kto fjalë :

- « O Zot, më ndihmoni ! Shêjtnit që thonë këtë qenkan pra heretikë ! Gojët mashtruese të heshtin, ata që flasin kundër Shêjtënve ! »

Etnit shêjt për të cilët flet Arqipeshkvi i Nicesë Besarioni janë pikërisht ata shêjtën që u lavduen dhe u pranuen zyrtarisht prej Konçilit të V Ekumenik të Konstantinopojës, të thirrun prej Papës Vigjil në vjetin 553 A.D. Në sesionin e tretë, etnit konçiljarë të ktij Konçili të V Ekumenik shprehen kshtu :

« Na ndjekim në gjithçka Etnit shêjt dhe doktorët e Kishës : Athanasin, Hilarin, Bazilin, Gregor teologun (Nazianze), Gregorin e Nisës, Ambrozin, Agustinin, Çirilin (e Aleksandrisë), Leonin, dhe na pranojmë gjithçka që ata kanë ekspozue mbi Fenë e vërtetë dhe për dënimin e heretikve. »

« Ἀχολουθοῦμεν ἐν ἄπασι τοῖς θέιοις πχτράσι χαὶ τοῖς διδασχάλοις τῆς Εχχλησίας' Ἀθανασίῳ, Ἱλαρίῳ, Βασιλείῳ, Γρηγορίῳ τῳ θεολόγῳ, Γρηγορίῳ τῳ Νύσσης, Ἀμβροσίῳ, Ἀυγουστίνῳ ... Κυρίλλῳ, Λέοντι, χαὶ δεχόμεθα πάντα τὰ παῤ αὐτῶν περὶ τῆς ὀρθῆς πίστεως χαὶ εις χατάχρισιν των ἁιρετιχῶν ἐχτεθέντα. »

Ja çfarë msojnë Etnit shêjt të aprovuem prej Konçilit të V Ekumenik të Konstantinopojs mbi Doktrinen e « Filioques » :

Papa shën Gregori i Madh në librin e tij « Dialogu » thotë :

« Tuej vue në zemren e dishepujve të Tij SHPIRTIN-SHEJT që vjen prej Tij, Shelbuesi i pastroi prej gjitha mkateve të tyne. » (« In Job. » Lib. I, n. 30)

« Misioni i SHPIRTIT-SHEJT asht vetë ardhja e Tij prej ATIT dhe prej BIRIT. » (Hom. 26 in Ev.)

Papa shën Leoni i Madh

« Prishiliantistët kanë mendime të gabueme mbi TRININE SHEJTE, sepse ata njohin në ATIN, BIRIN dhe SHPIRTIN-SHEJT vetëm nji Personë, sikur Hyji u thirrka nganjiherë ATE, nganjiherë BIRI e nganjiherë SHPIRTI-SHEJT ; në të vërtetë, tjetër asht AJ që lind, tjetër asht AJ që asht i lindun, dhe tjetër asht AJ që vjen prej NJENIT dhe prej TJETRIT. » (« Epist. XV ad Turribium »)

Shën Agustini

« Duhet me pranue se ATI dhe BIRI janë origjina e SHPIRTIT-SHEJT, jo dy origjina. Ashtu si ATI dhe BIRI janë NJI Hyj i vetëm, dhe për krijesat NJI Krijues i vetëm dhe NJI Zot i vetëm, po ashtu, ATI dhe BIRI janë NJI origjinë për SHPIRTIN-SHEJT. » (« De Trinitate », Lib. V, Cap. XIV)

« BIRI hyjninë e Tij e ka prej ATIT, sepse asht Zot prej Zotit, dhe prej të njêjtit ATE, BIRI merr që prej Tij (BIRIT) të vijë SHPIRTI-SHEJT ; e për rrjedhojë, SHPIRTI-SHEJT hyjninë e Tij e ka prej ATIT dhe, prej të njêjtit ATE, SHPIRTI-SHEJT merr që të vijë prej BIRIT ashtu siç vjen prej ATIT. » (« De Trinitate », Lib. XV, Cap. XXVII)

« BIRI vjen prej ATIT ; SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT : por Njeni asht i lindun, ndërsa Tjetri buron (vjen). Për kyt arsye, BIRI tuej kenê i lindun asht Biri i ATIT, por SHPIRTI-SHEJT asht Shpirti i ATIT dhe i BIRIT, sepse vjen prej ATIT dhe prej BIRIT. » (« Contra Maxim. » Lib. III, Cap. XIV)

Shën Çirili i Aleksandrisë

« SHPIRTI-SHEJT asht Shpirti i ATIT dhe asht gjithashtu Shpirti i BIRIT, Aj që vjen në mnyrë substanciale prej të Dyve, d.m.th. prej ATIT përmes BIRIT. » (« Ad Hermiam ») [Dokumenti i Konçilit Ekumenik të Firences dekreton se shprehjet ''SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT dhe prej BIRIT'' dhe ''SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT përmes BIRIT'' nënkuptojnë të njêjten gja.]

Shën Hilari

« Nuk asht e nevojshme me folë për SHPIRTIN-SHEJT, për të Cilin duhet shpallë se ka për origjinë ATIN dhe BIRIN. » (« De Trinit. » Lib. II)

Dishmija e vetë Fotit, nismëtarit të Shizmës së Lindjes

« Por i madhi shejti Ambroz, shejti Agustin, shejti Jeronim, e disa të tjerë të ktij rangu e merite, të cilët kanë ba nji emën të madh në sajë të virtyteve dhe shkëlqimit të jetës së tyne, në shumë pasazhe të veprave të tyne kanë shkrue se SHPIRTI-SHEJT vjen prej BIRIT. » (Prej letrës së Fotit drejtue arqipeshkvit të Akuilesë.)

Shën Athanasi

« BIRI nuk asht marrës i SHPIRTIT-SHEJT; ma mirë me thanë, asht BIRI që i jep të gjithve SHPIRTIN-SHEJT. Nuk asht Shpirti që bashkon ATIN me BIRIN por asht SHPIRTI-SHEJT që merr prej Fjalës (BIRIT) ; sepse asht Fjala (BIRI) që i nep SHPIRTIT-SHEJT dhe gjithçka që ka SHPIRTI-SHEJT e ka prej Fjalës (BIRIT). » (Prej ''Debatit III kundër arianve'', n. 24)

Pra shën Athanasi, Atleti i KRISHTIT kundër arianve heretikë, na mson se BIRI nuk merr SHPIRTIN-SHEJT por asht BIRI AJ që i jep SHPIRTIN-SHEJT të gjithve. N'kjoft se SHPIRTI-SHEJT nuk vjen prej BIRIT, si mundet BIRI, që nuk merr SHPIRTIN-SHEJT, me i dhanë SHPIRTIN-SHEJT të tjerëve ? Përgjigja e vetme asht se BIRI ka n'Vetvedi SHPIRTIN-SHEJT dhe asht s'bashku me ATIN origjina e SHPIRTIT-SHEJT.

Shën Bazili i Madh

« Kush injoron faktin se çdo aktivitet i BIRIT nuk asht i ndamë prej ATIT, dhe në gjithçka që asht e BIRIT, asgja nuk asht e huej për ATIN ? Gjithçka që asht e Jemja (Imja) asht e Jueja, dhe gjithçka që asht e Jueja asht e Jemja, thotë BIRI. Si asht e mujtun pra që aj (Eunomius) i atribon vetëm BIRIT origjinën e SHPIRTIT-SHEJT ? » (Prej Librit II kundër Eunomius). [Eunomius msonte gabimisht se vetëm BIRI asht origjina e SHPIRTIT-SHEJT.]

Shën Çirili i Aleksandrisë

« Shpirti asht prej substancës së ATIT dhe BIRIT ... Shpirti vjen prej ATIT dhe prej BIRIT. » (Thesaurus, Lib. XIV)

'' Ἐχ τῆς οὐσίας τοῦ Πατρὸς χαὶ τοῦ Υἵου τὸ Πνεῦμα ... πρόεισι δὲ ἐχ Πατρὸς χαὶ Υἵου. ''

Dishmija e Abatit Tilloy

Të analizojmë kto tre pasazhe biblike :

« Kur të vijë Parakleti (Ngushlluesi) që Un do ju dërgoj prej ATIT Tem, Shpirti i së Vërtetës që vjen prej ATIT. » (Shën Gjoni XV, 16)

« Ai (SHPIRTI-SHEJT) do Më lavdërojë, sepse do të marrë nga çfarë asht e Jemja dhe do t’jua shpallë. » (sh’Gjoni XVI, 14)

« JEZUSI fryu mbi Apostujt dhe u tha : Merrni SHPIRTIN-SHEJT. » (Sh’Gjoni XX, 22)

Në pasazhin e parë prej shën Gjonit (XV, 16), JEZU-KRISHTI mson kjart se SHPIRTI-SHEJT vjen jo vetëm prej ATIT por edhe prej BIRIT, mbasi shpallë se SHPIRTI-SHEJT do t'i dërgohej prej BIRIT Apostujve të Tij.

Në pasazhin e (sh'Gonit (XVI, 14), JEZU-KRISHTI prap konfirmon se SHPIRTI-SHEJT vjen edhe prej BIRIT, sepse tuej thanë se SHPIRTI-SHEJT ka me marrë çka asht e Tija (e BIRIT), JEZU-KRISHTI shpreh njisoj se SHPIRTI-SHEJT vjen prej Tij (BIRIT).

Në pasazhin e sh'Gjonit (XX, 22), JEZU-KRISHTI na mson se Aj Vetë asht shkaku efikas i proçesjonit të SHPIRTIT-SHEJT, mbasi asht vetë JEZU-KRISHTI që ia komunikon SHPIRTIN-SHEJT Apostujve, tuej frye mbi ta.

Ky konkluzion, pra që SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT dhe prej BIRIT, bazohet mbi dogmen e Konsubstancialitetit të BIRIT me ATIN (ATI dhe BIRI kanë të njejten Substance/Esencë të përbashkët hyjnore), aprovue edhe në Konçilin Ekumenik të Nicesë (315 AD) dhe që recitohet në Simbolin e Fesë.

« UN dhe ATI Jem, Na jena NJI. » (sh'Gjoni 10, 30)

« UN jam në ATIN dhe ATI asht në MUE. » (sh'Gjoni 18, 10)

« Kjo shprehje ''ATI ka krijue botën përmes BIRIT'' nuk shpreh imperfeksionin e fuqisë së ATIT; ajo nuk zvoglon as veprimin e BIRIT, por ajo shpreh unitetin e vullnetit. Gjithashtu, shprehja ''e krijueme përmes BIRIT'' nuk sulmon por dishmon shkakun fillestar. Përsëri, termi ''SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT përmes BIRIT'' nuk si qëllim as me përcaktue si imperfekte proçesionin e ATIT e as me paraqitë si të dobët proçesionin e BIRIT, por aj dishmon unitetin e vullnetit. Në kyt mnyrë, shprehja ''përmes BIRIT'', nuk sulmon por konfirmon shkakun fillestar. » (shën Bazili i Madh, « Sur l'ESPRIT-SAINT à Amphilioque », ch. VIII)

Në kyt pasazh të njoftun që citova, shën Bazili nuk mjaftohet me afirmue proçesionin e SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT dhe prej BIRIT ; për ma tepër, shejti e justifikon, tuej hjedhë poshtë objeksionet e ardhshme të teologve grekë kundër ksaj dogme.

Shën Çirili i Aleksandrisë shprehet me të njejten preçizion :

''Και ἑχ Θεοῦ χατά φυσιν ὁ υἱός, γεγενται γαρ ἑχ του Θεοῦ χαι Πατρος, ἴὸιον αὐτου τε χαι ἐν αὐτῳ χαι ἐξ αὐτου τπ πνευμα εστι, χαθαπερ ἀμελει χαι εξ αυτου νοειται του Θεου χαι Πατρος.'' (Ibid.)

« BIRI i Zotit, prej natyrës asht i Zotit, sepse ka lindë prej ATIT, dhe SHPIRTI-SHEJT asht edhe i Tiji ; SHPIRTI-SHEJT asht në BIRIN dhe vjen prej BIRIT, ashtu si e pranojmë se vjen edhe prej vetë ATIT. » (« Koment mbi profetin Joël »)

Dishmija e masipërme e shën Çirilit ka randsi deçizive në çeshtjen që trajtojmë, sepse asht shkëputë prej letrës dogmatike të shën Çirilit kundër heretikut Nestor, letër që asht lexue dhe aprovue prej tri Konçileve ekumenike, të njoftun si të tillë edhe prej grekve : Konçili i Efezit (Akt. XIII) ; Konçili i Kalcedonisë (Akt. LIII) dhe Konçili i II i Konstantinopojs (Coll. V), që dishmojnë se e vërteta e Filioque-s (e proçesionit të SHPIRTIT-SHEJT prej ATIT dhe prej BIRIT) ishte pjesë e besimit të tanë kishës greke, ashtu si ishte edhe për kishen latine.

Shën Gregori i Nisës mson të njêjten doktrinë me kto fjalë :

« SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT, dhe asht e vërtetueme se vjen edhe prej BIRIT, sepse asht e shkrueme se aj që nuk ka Shpirtin e KRISHTIT nuk i përket KRISHTIT. » (« Diskutim mbi lutjen e të dielës »).

Sh'Athanasi shprehet po me kto fjalë :

« SHPIRTI-SHEJT vjen prej ATIT dhe prej BIRIT; nuk asht bâ e as nuk asht krijue prej ATIT dhe prej BIRIT ; nuk ka lindë por vjen prej ATIT dhe prej BIRIT. » (« Dans l'Homologation de la Foi »)

Shën Gjon Gojarti (Krizostomi) mson të njêjten dogmë :

« JEZU-KRISHTI ka ardhë mes nesh; na ka dhanë Shpirtin që vjen prej Tij, dhe ka marrë natyrën tonë. » (« Diskutim mbi Mishnimin e JEZU-KRISHΤIT »)

Po shtoj edhe dishminë e shën Epifanit, që asht n'harmoni të plotë me Etnit grekë dhe latinë :

« Na duhet me besue se SHPIRTI-SHEJT vjen prej KRISHTIT, ose prej të Dyve (prej ATIT dhe prej BIRIT), sepse JEZU-KRISHTI thotë ''që vjen prej ATIT'' dhe ''SHPIRTI-SHEJT do të marrë nga çka asht e Imja. » (« αγχυρωτον »)

Τë shohim edhe disa shembuj prej liturgjisë orientale, e cila dishmon edhe ajo mbi kyt të vërtetë fejet të msueme dhe besueme gjithkund në boten e katolike, greke dhe latine.

Në hymnet që kjo kishë orientale këndon në lutjet e mjesit, në festen e Rrethpremjes, lexojmë :

« BIRI asht imazhi i ATIT, dhe SHPIRTI-SHEJT asht imazhi i BIRIT. » (« Vie de saint Denis l'Aréopagite », écrite par Siméon Métaphraste)

Në festen e shen Denis Areopagjitit, që kisha orientale e feston me 3 Tetor, lexojmë kto fjalë mbi jeten e shêjtit :

« Dhe JEZU-KRISHTI jem hyp në Qiell, për me u kthye në Fronin Atnor, dhe u nisë Apostujve të Tij, për me i drejtue në konvertimin e popujve t'pafé, SHPIRTIN-SHEJT që vjen prej Tij (JEZU-KRISHTIT). » (« Hymn i kënduar në lutjet e mjesit », për festen e Rrethpremjes)

Në nji hymn që kisha orientale i këndon SHPIRTIT-SHEJT, të Enjten mbas festës së Rrëshajve (Uljes së SHPIRTIT-SHEJT mbi T.Sh. Virgjinën MARI dhe Apostujt), lexojmë :

« SHPIRTI-SHEJT njihet se asht Zot, mbasi ka të njêjten Natyrë dhe asht i ulun mbi të njêjtin Fron me ATIN dhe me BIRIN; dritë tejet perfekte që vjen prej ATIT të përjetshëm dhe perfekt dhe përmes BIRIT. T'I drejtojmë lutjet tona : O Paraklet (Ngushllues) gjallnues, denjoni me i dhanë popullit Tuej Paqen ! »

Si konkluzion të argumentimit t'masipërm, akuzat blasfemuese të kishave fotiane (t'vetquejtuna orthodhokse) kundër Selisë-Shejte dhe Kishës Katolike Romake se gjoja SHPIRTI-SHEJT vjen (rrjedh, buron) VETEM prej ATIT, dhe se msimi i Kishës së Romës mbi Doktrinën e Filioque-s qenka heretik, nuk kanë asnji bazë ungjillore apo teologjike, asnji bazë apostolike; përkundrazi, me msimin e tyne heretik kundër Unjillit dhe Traditës apostolike, janë vetë kishat greko-lindore dhe sllave ato që vetndahen prej Unjillit, Traditës apostolike, e për rrjedhojë edhe prej vetë JEZU-KRISHTIT e Kishës së Tij katolike; kto akuza të pavërteta, krahas paragjykimeve të tjera po aq të rreme kundër Papatit dhe latinve në përgjithsi, i mbajnë larg Burimit të jetës kto kisha shizmatike. Shkaqet e vërteta të ndamjes së ktyne kishave disidente prej Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT, jashtë të cilës nuk ka shëlbim, duhen kërkue në prapaskenat dhe intrigat e mjera politike.

Nana e Hyjit, tejet Shejtja Virgjina MARI, i ndriçoftë dhe i drejtoft kishat shizmatike drejt pendesës dhe ribashkimit me Kishën hyjnore Katolike të Birit të Saj hyjnor, Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, i Cili me ATIN dhe me SHPIRTIN-SHEJT, jeton e mbretnon për shekuj të shekujve. Amen.