mercoledì, luglio 20, 2022

 

Sistemi djallzor demonkratik
 
Kuptimi themeltar i fjalës « demokraci » vjen prej greqishtes : ''demos'' – popull dhe ''kratein'' – me komandue. Pra sistemi demokratik asht aj sistem ku asht populli aj që komandon, që vendos si sovran, si mbret, se cila asht e drejta dhe e mira e tij, dhe gjithçka ndërtohet apo kryhet në funksion të popullit apo njirit ; pra njiri asht në qendër të gjithçkajet dhe gjithçka duhet t'i shërbejë njirit. Dhe ajo që asht edhe ma blasfemuese dhe satanike në kyt sisitem luçiferjan asht se simbas demokracisë edhe vetë HYJI, KRIJUESI i gjithsisë, u doka me i shërbye njirit dhe me mbrojë ''të drejtat e njirit'', cilado kjoshin ato : në të vërtetë nuk bahet ma fjalë për të dreja por abuzime të randa, kur përbuzen Ligjet hyjnore për me akomodue rebelimin e njirit kundër HYJIT dhe Ligjeve të Tija hyjnore. Në sistemin demonkratik HYJI dhe Ligjet e Tija nxirren jashtë prej sferës politike e publike, ku sundon rebelimi luçiferjan i njirit.

Kisha e vetme e JEZU-KRISHTIT, Nji, Shejte, Katolike, Apostolike dhe Romake, kurrë nuk e ka aprovue apo mbrojtë kyt sistem humanocentrik e demonkratik por mbron dhe shpallë vetëm at sistem Kristocentrik ky HYJI e JEZU-KRISHTI, Zot e Mbret, asht në qendër të shoqnisë njerzore, në familje, në qeveri, në kombe, në kushtetuta e gjithkund, dhe nuk ka shelbim vetëm në JEZU-KRISHTIN dhe në Kishen e Tij Katolike Romake.

Në të kundërt, asht kisha e re konçiljare, humanitare, antikristike, që uzurpon djallzisht emnin e Kishës Katolike dhe që propagandon kultin e njirit, siç deklaronte publikisht apostati Montini – i njoftun si Pali VI (7, 12, 1965), ajo që mbron e përpiqet me themelue nji kishë humanitare botnore, në thelb luçiferjane, që bazohet në rebelimin e njirit kundër Zotit dhe Ligjit të Tij (të njoftuna si ''të drejtat e njirit'') si dhe në dokumentin blasfemues të Abu-Dabit, simbas të cilit HYJI paska dishirue dhe krijue pluralizmin e tana feve të ndryshme. Deklarata të tilla tejet sakrilegje dhe idhujtare kundër Dekalogut dhe kryesisht kundër Urdhnimit të Parë, përpjekje të tilla kriminele që synojnë me ndërtue nji urdhën të ri botnuer revolucjonar antiZot e babilonik kanë vetëm nji fund : asgjesimin e kombeve dhe të njirit modern ateist e apostat. KYRIE ELEISON !!!