martedì, agosto 23, 2022

 

+ I Krishteni i vërtetë nuk mundet me folë keq për Papen +

Patjetër që asnji shejt e asnji i krishtenë i vërtetë nuk ka folë dhe nuk mundet me folë keq për Papen, sepse Papa, Vikeri dhe Zëdhansi-Zevëndsi i Zotit tonë JEZU-KRISHTIT mbi tokë, nuk mundet me na msue nji unjill tjetër apo nji traditë tjetër të ndryshme prej Unjillit Shejt dhe Traditës shejte Katolike Apostolike (Galatve 1, 8 ) : Papa nuk mundet me blasfemue djallzisht tuej thanë se Hyji aprovon dhe asht Krijuesi i besimeve të rreme/diabolike; nuk mundet me mohue Fenë Katolike për me lavdue islamin, judaizmin, apo besime tjera të rreme, e sidomos nuk mundet me lavdue e me iu lutë idhujve satanike, të tipit pachamama, bash në Baziliken e shën Pjetrit , tuej e profanue randë kyt tempull shejt të Katoliçizmit; nuk mundet me aprovue agjenden "lgbt"; nuk mundet me promovue apostazinë dhe themelimin e nji religjoni humanitar-antikatolik global; nuk mundet me fye randë tejet Shejten Virgjinën MARI, Nanen e tenZot; nuk mundet me ndalue konvertimin e shpirtnave në Religjionin e vetëm të vërtetë Katolik, jashtë të cilit nuk ka shelbim për askend; nuk mundet me mohue dënimin e përjetshëm të Ferrit; nuk mundet me lavdue dhe me i mirëpritë në Kishë, ashtu siç janë, lidhjet imorale kundër natyrës dhe të divorcuemët; nuk mundet me kenë antar nderit i klubit masonik "Rotary Club", etj, etj.

Françesku-Bergoglio dhe kisha e tij partizane e Vatikanit II i ka ba tana kto çka shkrova, dhe shumë skandale tjera t'paimagjinueshme dhe të pamujtuna me ndodhë prej Vikerit të JEZU-KRISHTIT dhe Kishës së Tij Katolike.

Pse t'pamujtuna me ndodhë ?

Sepse Kisha Katolike e JEZU-KRISHTIT âsht "kolona dhe themeli i së vërtetës" (I Tim 3:15);

Sepse KRISHTI Zot ia ka besue Kishës shejte Katolike Revelacjonin (Zbulimin) hyjnuer (Depoziten apo Thesarin e Fesë Katolike), në mnyrë që ajo ta ruejë até me devoçmëni dhe ta shpjegojë me besnikëni (pagabueshmëni), tuej pasë asistencen e vazhdueshme të SHPIRTIT-SHEJT (Ligji kishtar 1322 § 1);

Sepse Shën Çirili i Aleksandrisë i shkruente kshtu Papës shën Çelestin : « Mbasi vetë Zoti na detyron dhe se urtíja me traditat e vjetra na urdhnojnë me iu drejtue Shejtnisë tuej për çdo gja, jam i detyruem me ju shkrue për me ju vue në dijeni se satani po trazon e agjiton prapë kishat. » (Ep. ad Cledon.)

Shën Çirili tuej lavdue Papën shën Çelestin, shton gjithashtu :

« T'a respektojmë (Papen) mbi gjithë të tjerët, sepse vetëm Aj ka të drejtë me dënue, korrigjue e dekretue, me lidhë e me zgjidhë me të njejten fuqi si Zoti, si Viker i Zotit që aj asht. Për ma tepër, asht urdhën hyjnuer që të gjithë të krishtenët të përulen para ktij Pontifi (Papës), sepse primatët e botës i binden si vetë JEZU-KRISHTIT. »;

Sepse, « mbi Pjetrin, dhe vetëm mbi té, JEZU-KRISHTI ka themelue Kishen e Tij. Për me manifestue unitetin, Shelbuesi ka themelue nji Seli të vetme, dhe asht po Shelbuesi që, përmes autoritetit të Tij, i ka rregullue gjanat në mnyrë që uniteti i Kishës të mbështetet mbi nji shef të vetëm. Supremacíja i asht dhanë Pjetrit, për me diftue se ka vetëm nji Kishë dhe vetëm nji Selí. Aj që braktis Selinë e Pjetrit, mbi të cilën asht themelue Kisha, a mundet me u krenue aj se asht pjesë e Kishës ? Ku ka me shkue aj që ka etje ? Te heretikët, ku nuk ka as lum e as burim uji të rrjedhshëm ? A nuk ka me iu drejtue aj Kishës, e cila asht nji, dhe e cila asht themelue prej Fjalës së Zotit mbi nji person të vetëm, i cili ka marrë çilcat ? Sepse s'parit asht Pjetrit, mbi të cilin ka themelue Kishen e Tij, dhe në të cilin ka themelue e manifestue principin e unitetit, që Zoti jonë JEZU-KRISHTI ia ka dhanë kyt fuqí, në sajë të t'cilës, gjithçka që Pjetri do të zgjidhë mbi tokë, do të zgjidhet edhe në Qiell. » (Shën Çipriani, shek. II AD, “De Unitate Ecclesiæ”);

Sepse mbas përfundimit të Konçilit të Nicesë, tana aktet e asamblesë iu dërguen Papës së Romës për konfirmim. Ky fakt konfirmohet edhe prej nji letre të Papës Feliksi III, i cili tuej iu drejtue klerit të Lindjes, në vjetin 484 A.D., u shkruen se : “318 Etnit e mbledhun në Nice, simbas fjalës së Shelbuesit 'Ti je Pjetër dhe mbi kyt shkamb do të ndërtoj Kishen Teme', ia dërguen aktet e Konçilit Papës së Romës për konfirmim”. Papa Gelazi, pasardhsi i Papës Feliks, në nji letër shkrue ipeshkvit të Dardanisë, i kujton ktij të fundit se aktet e nji konçili nuk janë legjitime n'kjoft se ata nuk pranohen prej Papës së Romës. Kanoni 29 i Nicesë thotë : “Aj që asht i ulun në Selinë-Shejte (Papa) asht kreu i të gjithë patriarkve si dikur Pjetri, dhe asht Viker i KRISHTIT mbi kyt Kishë.” (Cf. P. Weninger S.J., ''On the Apostolical and Infallible Authority of the Pope'', 1868);

Sepse « Selisë Apostolike (Papës, Pontifit Romak), prej nji zgjedhjeje t'jashtzakonshme të Hyjit, i asht dhanë nji fuqí absolute mbi tanë Kishen Katolike. Dhe aj që i reziston ksaj fuqije i reziston rendit të themeluem prej vetë Zotit. » (shen Bernardi, ''Epistol. 131 ad Mediolanenses'');

Sepse « Papa përmbush funksionet e JEZU-KRISHTIT dhe zen vendin e Tij; ipeshkvijtë, zejnë vendin e Apostujve; meshtarët, zejnë vendin e shtatëdhetë e dy dishepujve, dhe ministrat e tjerë, zejnë vendin e djakojve të caktuem prej Apostujve. » (Hygu i shën Viktorit, ''Lib 1. de Sacram.'');

Sepse « Kushti i parë për shelbim asht ruejtja e Fesë Katolike dhe mosdevijmi, për asnji arsye, prej Traditës antike ; e nuk munden me u përbuzë fjalët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që thotë 'Ju jeni Pjetër (shkamb) dhe mbi kyt shkamb do t'ndërtoj Kishen Teme' (sh'Mateu 16:18), fjalë që janë provue t'vërteta nëpërmjet fakteve historike, sepse në Selinë Apostolike Besimi Katolik dhe celebrimi i Doktrinës shêjte Katolike janë ruejtë gjithmonë të papërlyeme. Tuej dishirue, atherë, kurrë mos me u largue prej Fesë Katolike dhe prej Doktrinës së ksaj Selije Apostolike, na shpresojmë me meritue me kênë në bashkimin e vetëm (katolik) që shpallë Selija Apostolike, bashkim në t'cilin uniteti i Besimit Katolik âsht i plotë dhe i vërtetë. » (Prej Formul=s s= Besimit t= Papës Hormisdas; ky akt i Fesë kje shkrue në vjetin 517 A.D. dhe praktikohej si në Kishen greke ashtu edhe në até latine qysh në fillimin e shekullit të VI, në kohen e Perandorve Justini e Justiniani; Labb., Conc, tom. IV, col. 486);

Sepse JEZU-KRISHTI, Zoti jonë na mson :

"Jam lutë për ty, (ô Simon), në mnyrë që Féja jote mos të dështojë kurrë, dhe kur t'forcóhesh, forcóji vllâznit e tu." (sh'Luka 22, 32)

Në interpretimet e njoftuna biblike të At Kornelius Lapide S.J.,mbi pasazhin e masipërm të shën Lukës, bazue mbi msimin e Etënve, lexojmë :

« Lutja e KRISHTIT kërkoi dhe siguroi dy favore të veçanta për sh'Pjetrin përpara Apostujve të tjerë; i pari ishte personal, n'mnyrë që sh'Pjetri mos të hupte kurrë Fenë. Edhe pse sh'Pjetri e mohoi Shelbuesin me gojë, ashtû si ishte profetizue, dhe hupi dashtninë për Té, megjithaté, sh'Pjetri ruejti Fenë. Kshtu msojnë sh'Gjon Krizostomi ("Hom. XXXVIII" mbi sh'Mateun), sh'Agustini ("De corrept. et Grat." chap. VIII), Teofilakti dhe të tjerët.

« Privilegji i dytë për sh'Pjetrin dhe për tanë pasardhsit e tij ishte pamundsíja ndonjiherë e mohimit publik të Fesë Katolike, pra pamundsíja e tyne me i msue Kishës Katolike herezi apo çfarëdo lloj gabimit kundër Fesë Katolike. Kshtû msojnë Papa sh'Leoni i Madh (Serm. XXII mbi Festen e sh'Pjetrit dhe sh'Palit), shën Çiprijani (Lib. 1, ep. 3 drejtue Korneliusit), Papët sh'Luçius I, sh'Feliksi I, sh'Agathoni, sh'Nikolla I, sh'Leoni IX, Inoçenti III, sh'Bernardi dhe të tjerë, të cilët janë të cituem prej Kardinalit sh'Belarmin (Lib. 1, "De Pontif. Roman."). Ishte e nevojshme që KRISHTI, në Providencen e Tij të urtë hyjnore, t'i nepte Kishës Katolike, që qysh atherë nuk pushon s'kênunit e tundueme prej djallit, jo vetëm për kohen e sh'Pjetrit por për tana kohnat, deri në fundin e botës, nji Autoritet të Fesë së vërtetë, që Kisha mund t'a konsultonte për çdo dyshim dhe nëpërmjet ktij Autoriteti, kjo Kishë Katolike të instruktohej, të sigurohej dhe mos të gabonte kurrë në Fénë shêjte Katolike; "quod absit!". Ashtu si i thotë shën Pali Timoteut, Kisha Katolike âsht "kolona dhe themeli i së vërtetës" (I Tim 3:15). Ky Autoritet i Fesë së vërtetë pra asht shën Pjetri dhe tanë pasardhsit e tij legjitimë (që janë ipeshkvij të Romës). Ky premtim që JEZU-KRISHTI i dha shën Pjetrit dhe tanë pasardhsve të tij, hyn në fuqi veçanarisht në kohën kur shën Pjetri, pasardhës i JEZU-KRISHTIT, filloi me kênë koka e Kishës, pra mbas vdekjes dhe Rinjalljes së JEZU-KRISHTIT. »;

Sepse Sh’Ireneu, dishepulli i Polikarpit, që ky i fundit pat marrë msimet prej vetë Apostullit Gjon (Evangjelistit), sh’Ireneu, që ma vonë u ba ipeshkëv i Lionit, t’cilin Lindorët ashtu edhe Prendimorët e rradhisin ndërmjet shkëlqimeve kryesore të Antikitetit Kristjan, tuej dashtë me shpallë doktrinen e marrun prej Apostujve, për me përgenjeshtrue heretikët e kohës së tij, besoi se ishte e panevojshme me numrue vazhdimsitë e tana Kishave me origjinë apostolike, por iu duk e mjaftueshme me i kundërvue novatorve Doktrinen e Kishës Romake, sepse, thote shejti, “âsht e nevojshme që çdo Kishe, që don me thanë besimtarët e përhapun në tanë universin, të bijë dakord, për shkak të supremacisë së saj supreme, me kyt Kishë Romake, në të cilen simbas dishmisë universale, asht ruejtë gjithmonë Tradita që vjen prej Apostujve” (sh'Ireneu, “Kundra Herezive”, libri III, kapitulli 3);

Sepse "Egziston vetëm Nji Zot, vetëm Nji KRISHT, vetëm Nji Kishë dhe vetëm Nji Seli e themelueme mbi Pjetrin prej zânit të Zotit tonë JEZU-KRISHTIT; dhe kjo Seli e Pjetrit âsht Kisha Kryesore ku ka lindë uniteti meshtarak, dhe ku tradhtíja nuk mundet me penetrue." (shën Çiprijani, shekulli II, “De Unitate Ecclesiæ”);

Sepse në vjetin 681 A.D., Papa shen Agathon konvokoi Konçilin e Konstantinopojs (VI ekumenik), pak kohë para rebelimit të Fotit ; qé sesi i shkruen Papa Agaton Perandorit të Lindjes së asaj kohe, letër që u lexue zyrtarisht në Konçil, u aprovue me entuziazëm prej tanë Etënve konçiljarë dhe u vendosë në dokumentet zyrtare të ktij konçili :

« Në sajë të asistencës të fuqishme të shën Pjetrit, Kisha Apostolike, që asht e tija, nuk asht largue kurrë prej rrugës së vërtetës. Kshtu, e gjithë Kisha Katolike, të gjitha Konçilet Ekumenike gjithmonë kanë përqafue me besnikní dhe kanë ndjekë në gjithçka autoritetin e ksaj Kishe Apostolike, mbasi ajo ka autoritetin e Princit të Apostujve. Të tanë Etnit kanë përqafue Doktrinën e saj Apostolike, e përmes ksaj Doktrine kanë shkëlqye dritat ma të ndritshme të Kishës së JEZU-KRISHTIT. Shejtnit doktorë ortodoks e kanë venerue dhe ndjekë kyt Doktrinë Apostolike, kurse heretikët e kanë luftue me tërbim, tuej shpifë kundër saj dhe tuej e përndjekë me blasfemat e tyne plot me urrejtje. Na po ju dërgojmë pra rregullen e Fesë së vërtetë e cila, kjoft në kohë paqet, kjoft në kohë stuhijet, asht ruejtë dhe mbrojtë me zell prej Kishës Apostolike të JEZU-KRISHTIT, e cila, prej hirit të Zotit të Gjithpushtetshëm, kurrë nuk ka me devijue prej shtegut të Traditës së Apostujve dhe kurrë nuk ka me ra në shthurjen e të rejave heretike. Ashtu si e ka marrë Fenë prej themeluesve të saj, Princave të Apostujve të KRISHTIT, ashtu e ka ruejtë kjo Kishë kyt Fé, pa ma të voglën njollë, në sajë të premtimit hyjnuer që vetë Zoti JEZUS, Shelbuesi jonë, i ka ba në Unjill Princit të Apostujve : ‘Pjetër, Pjetër, qe satani ka kërkue me ju blue të tanve si grunin, por UN jam lutë pët ty në mnyrë që Feja jote mos të dështojë (mos të hupet), dhe ti, forcoji vllaznit tuej’. E kshtu kanë veprue gjithmonë, me integritet të plotë, Pontifët apostolikë (Papët), parardhsit e mij. » (Pjesë nga letra e Papës shen Agathon drejtue Perandorit të Lindjes);

Sepse « Selija Shêjte gjithmonë ka besue, Tradita e Kishës Katolike vazhdimisht ka dishmue dhe vetë Konçilet Ekumenike kanë deklarue se në vetë Primatin Apostolik që Pontifi Romak, si pasardhës i sh'Pjetrit, shefit të Apostujve, ushtron mbi Kishen Katolike Universale, përfshihet fuqija supreme e Magjisterit (e Msimdhânjes) apo e Drejta supreme me msue Kishen Katolike Universale. Etnit e Konçilit të IV të Konstantinopojës (869-870 A.D.), tuej u mbështetë mbi konçilet e maparshme, shpallen me nji shprehje solemne Fenë e tyne Katolike : "Rregulla e parë për me u shelbye asht me ruejtë Fenë e vërtetë (Katolike) [...] dhe nuk munden me u përbuzë fjalët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, që thotë 'Ju jeni Pjetër (shkamb) dhe mbi kyt shkamb do t'ndërtoj Kishen Teme' (sh'Mateu 16:18), fjalë që janë provue t'vërteta nëpërmjet fakteve historike, sepse në Selinë Apostolike Besimi Katolik dhe celebrimi i Doktrinës shêjte Katolike janë ruejtë gjithmone t'papërlyeme. Tuej dishirue, atherë, kurrë mos me u largue prej Fesë Katolike dhe prej Doktrinës së ksaj Selije Apostolike, na shpresojmë me meritue me kênë në bashkimin e vetëm (katolik) që shpallë Selija Apostolike, bashkim në t'cilin uniteti i Besimit Katolik âsht i plotë dhe i vërtetë" (Hrd V 778 f.) [cf. n. 171 f.].

« Për mâ tepër, me aprovimin e Konçilit të II të Lionit (1274 A.D.), Grekët shpallën se "Kisha Shejte Romake mban Primatin e plotë e mâ të naltë dhe ka superjoritetin mbi Kishen Katolike Universale, superjoritet që e deklaron me vërtetsí dhe përvujtni se e ka marrë me fuqinë supreme prej vetë Shelbuesit, në t'lumin Pjetër, shefin ose kreun e Apostujve, paraardhsin e tanë Pontifëve Romakë; dhe mekênse Pontifi Romak e ka për detyrë, mbi tanë të tjerët, me mbrojtë të vërteten e Fesë Katolike, atherë, çdo problematikë që mundet me lindë rreth Fesë, duhet me u vendosë prej gjykimit të tij" [cf. n. 466].

« S'fundmi, Konçili Ekumenik i Firences (1438-1445 A.D.) vendosi se "Pontifi Romak âsht Vikeri (Përfaqsuesi) i vërtetë i KRISHTIT, Shefi i tanë Kishës, Ati dhe msuesi i tanë t'Krishtênve dhe Pontifit Romak, në t'lumin Pjetër, Zoti jonë JEZU-KRISHTI i ka dhanë fuqinë supreme me msue, qeverisë dhe udhëhjekë Kishen Katolike Universale".

« Për me krye kyt detyrë pastorale, pasardhsit tonë, në mnyrë të palodhun, janë kujdesë gjithmonë që Doktrina shelbuese e JEZU-KRISHTIT të përhapej në tanë popujt e botës dhe, me t'njêjtin kujdes, kanë mundsue që kjo Doktrinë, aty ku pranohej, të ruhej e plotë dhe e pakorruptueme. Prandej, ipeshkvijtë e tanë botës, herë individualisht e herë t'mbledhun n'Sinode (Konçile), tuej ndjek nji traditë t'hershme të kishave katolike dhe simbas rregullit t'maparshëm, i paraqitnin ksaj Selije-Shejte kryesisht ato rreziqe që lindnin mbi çështjet e Fesë, në mnyrë që veçanarisht damtimet ndaj Fesë të riparoheshin, aty (n'Selinë-Shejte) ku Feja Katolike nuk mundet me dështue (sh'Bernardi, "Letra 190 drejtue Papës Inoçentit II [ML 182, 1053 D]). Për mâ tepër, Pontifët Romakë, simbas kohnave e rrethanave, nganjiherë tuej thirrë Konçile Ekumenike ose tuej shqyrtue mendimin e Kishës Katolike t'përhapun në tanë boten, e herë të tjera nëpërmjet sinodeve të veçanta, kajherë tuej përdorë mnyra të tjera t'frymzueme prej Providencës hyjnore, kanë vendosë, me ndihmen e Zotit, se katolikët duhen me besue e pranue ato çështje që ato i kanë vlersue se janë n'harmoni me Shkrimet Shejte dhe Traditen Apostolike; SHPIRTI-SHEJT nuk iu premtue pasardhsve të shën Pjetrit që, prej zbulimit të Tij hyjnuer, ata të shpallnin nji doktrinë të re, por me ndihmen e Tij, ata të mbanin të pandryshueme dhe të shpjegonin me besnikní Zbulimin hyjnuer apo Depoziten e Fesë Katolike të trashigueme qysh prej kohës së Apostujve. Me t'vërtetë, tanë Etnit e bekuem dhe Doktorët shejtë e integralisht katolik të Kishës Katolike kanë përqafue, kanë venerue dhe kanë ndjekë Doktrinen apostolike të Pontifëve Romakë, sepse ata e dinin fort mirë se Selija e shën Pjetrit (Selija Shejte) qëndron gjithmonë e paprekun nga çdo gabim, simbas premtimit hyjnor që Zoti dhe Shelbuesi jonë JEZU-KRISHTI i bani shefit t'Apostujve të Tij : "Jam lutë për ty që Féja jote mos të dështojë kurrë, dhe kur t'forcóhesh (prej Zotit), forcóji vllâznit e tu" (sh'Luka 22:32). » (Konçili Ekumenik i Vatikanit, "Konstitucjoni i Parë Dogmatik mbi Kishen e KRISHTIT", Kapitulli 2 : "Vazhdimsíja e Primatit të sh'Pjetrit në mes të Pontifëve Romakë", Sesjoni i katërt, 18 Korrik 1870, Denzinger n. 1832-1837, faqet 455-456);

Sepse « JEZU-KRISHTI ka themelue në Kishë nji Magjister të gjallë (Msimdhanje, Doktrinë)... JEZU-KRISHTI ka dashtë dhe ka urdhnue me forcë që Msimet doktrinale të ktij Magjisteri të pranohen si Msimet e vetë JEZU-KRISHTIT... N'kjoft se Msimi i Kishës do të kishte kund ndonji gabim, atherë do të nxjerrshim si konkluzion se vetë Hyji do t'ishte Autori i gabimit te njerzit, gjâ që na fakt asht absurde... » (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Satis cognitum", 29 Qershor 1896.)

Kujtoni si flet Zoti jonë JEZU-KRISHTI :

« Ai që ju dëgjon (u thotë Apostujve) Më dëgjon dhe ai që ju përbuz, Më përbuz; dhe ai që Më përbuz, përbuz Até që Më ka dërguar. » (Sh'Luka 10:16)

« N'kjoft se vllau yt nuk dëgjon Kishën, atherë ai kjoft për ty si publikani dhe pagani. » (sh'Mateu 18:17)

« Dhe JEZUSI tuej shkue drejt tyne (Apostujve) u tha : Çdo pushtet (fuqi) M'asht dhanë n'Qiell dhe në Tokë. Shkoni pra, msoni tana kombet dhe pagzojini n'emen t'ATITe t'BIRIT e t'SHPIRTIT-SHEJT. Msojini me i mbajtë gjithçka që ju kam urdhnue. E jam me jue, tana ditët, deri në fundin e botës. » (Sh'Mateu, 28:18-20)

Pra, asht e pamujtun që Kisha e JEZU-KRISHTIT e kryesisht Papa të gabojë doktrinalisht, tuej msue doktrina apo msime jo t'krishtena në kundërshtim me Revelacionin hyjnor, sepse vetë JEZU-KRISHTI qëndron me Kishen e Tij Katolike, ashtu siç na ka premtue.

« Dhe Un ka me lutë ATIN dhe ATI ka me ju çue nji tjetër Ngushllues (Paraklet) për me ndej me jue përgjithmonë. » (Sh'Gjoni 14:15-16)

« Parakleti, SHPIRTI-SHEJT, që ATI ka me çue në Emnin Tem, ka me ju msue çdo gjâ dhe ka me ju kujtue gjithçka që ju kam thanë. » (Sh'Gjoni 14:26)

« Kur ka me ardhë ky Shpirt i të vërtetës, Aj ka me ju msue çdo të vërtetë. » (sh'Gjoni 16:13)

Kto tre reference unjillore ktu sipër prej shen Gjonit Apostull hjedhin poshtë çdo mundsi gabimi në Doktrinen e Papës së Romës apo të Kishës Katolike të JEZU-KRISHTIT. Si mundet me msue nji doktrinë të rreme Papa apo Apostujt n'union me Papen kur SHPIRTI-SHEJT qëndron gjithmonë me Papen e Apostujt (pra me hierarkinë e Kishës Msimdhënse), kur SHPIRTI-SHEJT u mson dhe u kujton çdo gja që u ka thanë JEZU-KRISHTI, kur SHPIRTI-SHEJT u mson çdo të vërtetë ? E për ma tepër, kur vetë JEZU-KRISHTI qëndron përditë me Kishen e Tij Katolike, deri në fundin e botës ? Me thanë se Papa apo Kisha Katolike mundet me gabue në Doktinen e saj, don me thanë se JEZU-KRISHTI na paska mashtrue në premtimet e Tija, don me thanë me blasfemue randë kundër vetë Zotit e SHPIRTIT-SHEJT, don me thanë me u vetnda prej JEZU-KRISHTIT e Kishës së Tij Shejte Katolike, don me thanë me iu dorzue djallit e mallkimit të përjetshëm;

Sepse « Apostujt dhe pasardhsit e tyne janë Vikerët (përfaqsuesit) e Zotit në drejtimin e Kishës Katolike, e cila âsht ndërtue mbi Fenë Katolike dhe Sakramentet e Fesë Katolike. Për rrjedhojë, kto Vikerë të Zotit nuk munden me ndërtue nji kishe tjetër, nuk munden me përhapë nji fé tjetër, nuk munden me nxjerrë sakramende të tjera. Përkundrazi, Kisha Katolike âsht ndërtue me Sakramendet që dolen prej Krahnorit të KRISHTIT të kryqzuem. » (Sh'Tomë Akuini, "Summa theologica", Pjesa III, Pyetja 64, artikulli 2, përgjigja e objekcjonit 3)

« Po habitem se sa shpejt keni braktisë até që ju ka thirrë në hirin e KRISHTIT, për me përqafue nji tjetër unjill. Jo se egziston nji unjill tjetër, por ka njerëz që ju turbullojnë dhe dojnë me rrëzue e shkatrrue Unjillin e KRISHTIT. Por n'kjoft se dikush, kjoft ky edhe vetë nà apo n'kjoft se edhe nji engjëll prej Qiellit ju shpall nji tjetër unjill prej atij që nà ju kena shpallë, atherë aj kjoft mallkue. E thashë dhe po e përsëris tashti edhe nji herë : N'kjoft se dikush ju shpall nji tjetër unjill prej atij që ju keni msue, atherë aj kjoft mallkue. A mos jam tuej dishirue nderin e njerzve apo até të Zotit ? A mos jam tuej kërkue me i pëlqye njerzve ? N'kjoft se do të doja t'i pëlqeja njerzve nuk do të isha sherbtori i JEZU-KRISHTIT. » (Prej Letrës së sh'Palit Apostull drejtue Galatve 1:6-10);

Sepse Ligji kishtar 2335 shpallë se ata që ia napin emnin e vet nji sekti masonik apo nji organizate të tillë të ngjashme, që komploton kundër Kishes Katolike apo kundër pushtetit civil legjitim, prej vetë aktit të tyne (ipso facto), ata dënohen automatikisht me dënimin e çkishënimit, i rezervuem Selisë Shejte. Ligji kishtar 2336 shpallë se klerikët që kanë krye fajin e parashikuem në ligjin 2335 (pra që ia kanë dhanë emnin e tyne nji sekti masonik), ata ndëshkohen me pezullim apo hupje të perfitimeve, të postit, të dinjitetit, të pensionit apo të detyres, n'kjoft se kanë pasë nji të tillë në Kishë. Në fakt, Papa sh'Piu X mson se apostatet janë ata t'pagzuem që mohojne publikisht Fene Katolike, me anen e nji akti të jashtëm. Dhanja e emnit nji organizate masonike asht pikërisht nji akt apostazijet, dhe ligji tjetër kishtar 188 § 4 shpallë se ata klerikë që mohojnë publikisht Fenë Katolike, (ipso facto), prej vetë aktit të tyne dhe pa asnji lloj deklarate tjetër të ndonji superiori, ata hupin automatikisht postin e tyne në Kishe dhe ky post mbetet vakant;

"Sejcili duhet me shmangë familjaritetin dhe miqsinë me gjithkênd që dyshohet se asht pjesë e masonerisë apo e grupeve të ngjashme. Njífini prej veprave që bajnë dhe rríni larg tyne. Çdo familjaritet duhet shmangë jo vetëm me ato liberalë t'pafé që propagandojnë haptazi karakterin e sektit masonik por edhe me ato që mshehen nën masken e tolerancës universale, të respektit për tana fetë dhe të dishirës me bashkue Principet e Unjillit me ato të revolucjonit. Kto njerëz kërkojnë me pajtue KRISHTIN me belialin (djallin), Kishen e Zotit me shtetin pa Zot." (Sh. T. Papa Leoni XIII, Letra inciklike "Custodi di Quella Fede", paragrafi 15, 8 Dhetuer 1892)