venerdì, agosto 05, 2011

Letër e hapun drejtue kryeredaktorit të forumit "Zemra shqiptare", z. Ilir Dardanit



    Meshtaret dhe patriotët e vërtetë të ktij vêndi me emnin Shqypní kanë pasë gjithmonë nji qëllim dhe nji ideal shêjt që përmblidhet me dy fjalë : Për Fé katolike e për Atdhé. Qé pra Shpirti dhe Trupi i kombit shqyptar për të cilin ata burra kanë mendue, shpresue e punue dite e natë pa kursye as djersë, as múnd, as familje, as pasuní e as vetë gjakun e tyne bujár të cilin ata e kanë derdhë me guxim e trimní t'pashoqe tuej thirrë : Rrnoftë Krishti Mbret, rrnoftë Shqypníja. E kta heroj sod përbuzen, shtypen, harrohen e vorrosen n'kujtimin e tyne. Me kyt ideal n'zemër ata kanë mbajtë gjallë Katoliçizmin shêjt kundër turqve musliman, kundër shkjâve shizmatik e kundër komunistave ateistë. Se turqit në përgjithsí janë musliman, kjo nuk ka dyshim. Se "ortodoksët" janë shizmatikë kyt t'vërtetë e mson Kisha Katolike e nuk e kam shpík un. Se komunistat janë ateista kjo duket në manifeston e tyne dhe në gjenocidin barbar që i kanë bâ ktij populli shqyptar, e kryesisht katolikve.

E sod katoliku shqyptar vazhdon prapë me kênë i persekutuem, njashtú si në kohen e komunizmit, sepse komunistat vazhdojnë sod prapë me kênë n'pushtet : Vetë At Zef Pllumi para déks thote n'nji intervistë se rrenímet e bâmë mbas pluralizmit janë kênë po aq të mëdhá sa ato që janë bâ n'kohen e komunizmit. At Pllumi thote se edukata vazhdon me kenê komuniste, shkollat po ashtu vazhdojnë me kênë komuniste. Pra me nji fjalë "njeriu ynë i ri, vepra më e shkëlqyer e Partisë" vazhdon me bâ ligjin n'Shqypní. E për rrjedhojë katolikut vazhdohet me iu pré fjala, shkrimet, mendimet. Në faqen e "Zemrave shqiptare" muslimani e ka të drejten e fjalës, shizmatiku orthodoks e ka te drejten e fjalës, kurse kur un ju bie shkrime katolike tradicjonale, shumica e të cilave janë përkthime e përshtajtje prej Magjisterit të Kishes Katolike, un censurohem. Edhe komunistat në gjyqet e tyne kriminele i lejojshin t'akuzuemve me pâsë nji avokat. Kurse un nuk lejohem as me u mbrojtë. Me shkrimet e mija nuk pretendoj me zgjidhe ndonji problem, por me zgjue inteligjencen katolike kombtare tuej i râ kumbonave t'alarmit e tuej i thânë me u çue prej gjumit të injorances fetare perpara se me kênë vonë.

Mbi çfarë kriterit bazohet censurimi i shkrimeve të mija ? Censurimi bazohet në kritikat, shpesh herë fyese dhe agresive, të disa zotnijve bashkpuntore ktú të cilët, me sa kam dijení, nuk janë as meshtarë e as ipeshkvij. E un po ju bie shkrime meshtarësh, ipeshkvijsh, e për mâ tepër, shkimet e vetë Papëve në shekuj, tuej i ftúe publikisht któ zotní me kontrollúe vërtetësín e shkrimeve që bij. E asnjéni prej ktyne zotnijve nuk lodhet më me prue asnji argument mbrojtës të sulmeve të tyne kundër shkrimeve të mija, përveç fyemjeve personale pa me njoftë e pa më ditë kush jam.

Edhe un kam pasë n'familjen tême meshtarë t'pushkatuem prej komunistave, prandaj edhe shkruej me pseudonim. A më bân ky fakt t'pagabueshëm ? A i bân ky fakt t'pagabueshëm któ zotnij ? Natyrisht që jo. Edhe ju vetë, i dashtun Ilir, thoni se nuk jeni prift e nuk njihni mirë Fénë Katolike. Atherë pse nuk e lêni të vërteten me triumfue tuej konsultue Msimin e pagabueshem të Kishes Katolike që vete Zoti e ka caktue me i msue njerzve të vërteten dhe rrugen e shelbimit ?

Ateizmi pranohet në Zemrat shqiptare; shkrimet që mbrojnë islamin lejohen me u botue në Zemrat shqiptare; vendimi i disa zotnive bashkpuntorë mbi vërtetsinë e shkrimeve katolike që i dergohen redaksise pranohet në Zemrat shqiptare. Vetëm studimi dhe konsultimi i Msimit të pagabueshëm të Kishes Katolike përbuzet, censurohet, ndalohet e as nuk i jepet e drejta me u botue në Zemrat shqiptare. Katoliçizmi shqyptar kërkohet me u bâ si nji relike muzeumit, si nji pasaporte ndërkombtare për me mujtë me u modernizue si Evropa ateiste e masonike, qe ka vetëm emnin katolike, por që âsht e dekun shpirtnisht; për me mujtë me u dâ prej rregullave strikte, ndonse t'rrême, të islamit, jo për me mbrojtë katoliçizmin, por për me mujtë me fye Zotin mâ lirshem e mâ rahat e me u shthúrë tânësisht moralisht e ideologjikisht si bota e sotme moderniste.

Ky nuk âsht kênë kurrë ideali i herojve që kanë punue me bâ Shqypnin, i dashtun Ilir.

Si e kam shkrue mâ nâlt ata kanë luftue për nji Fé katolike e për nji komb katolik, të cilat nuk munden me u dâ prej njêna-tjetrës. Féja âsht shpirti i kombit, kurse atdhetarizmi âsht trupi i tij. Kur trupi e shpirti dahen, njiri des. Njâshtu edhe me kombin. Kur Feja dahet prej atdhetarizmit, kombi des, si Shqypnija jonë sod që âsht n'gráhmat e fundit, e ndoshta e dékun krejt, sepse bijte e saj nuk dojnë mâ Fénë katolike. E tuej vazhdue kshtu Shqypnija ka me dekë e ka me u bâ si aj cungu i thatë, gadi për flaken e ndëshkimit të drejtë hyjnor.

Tuej pranue ateizmin ju pranoni komunizmin, së paku si idé, i cili nuk âsht gjithmonë i dhunshem, por âsht gjithmonë anti-katolik. Tuej lexue kto fjale t'jueja un ju përgjigjem njashtu si Imzot Çoba n'gjyqin komunist :

“Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!” (Imzot Ernest Maria Çoba, Dosja 3359/1 Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë, 1998)

Edhe un, si Monsinjori jam kunder komunizmit por kurre kunder komunistave; kunder islamit por kurre kunder muslimanve; kunder judaizmit por kurrë kunder çifutve. Apostujt dhe të krishtênët e parë jane kênë të tânë çifut, hebrej, izraelit. Fjalet çifute, izraelite apo hebrej i quej sinonime dhe nuk i marr me kuptim pegjorativ. Pra nuk urrej askënd, sepse katoliku don edhe anmikun, por po ju shpjegoj se çifutnit jane dënue në vete Shkrimet Shêjta, te cilat jane te frymezueme prej vete Zotit. Lexoni si flet sh'Pali për çifutnit :

« Qui et Dominum occiderunt Iesum et prophetas et nos persecuti sunt et Deo non placent et omnibus hominibus adversantur prohibentes nos gentibus loqui ut salvae fiant »(1 Thessalonians 2:15-16)

(Ata vranë Zotin Jezus e profetet dhe na kanë persekutuar edhe neve; ata nuk i pelqejne Zotit dhe janë armiq të të gjithë njerëzve; ata na ndalojne t'i predikojme kombeve [jo-çifuteve] ne menyre qe kto kombe mos te shelbohen. 1 Thesalonet 2:15-16)

Po e mbylli me kaq repliken teme tuej thânë se ata që dojne me dite te vërteten katolike dhe me pshtue shpirtin e dine ku me e kërkue kyt te vërtetë, e cila mundet me u persekutue por kurre me u shue, kurre me e ndalue përgjithmonë. Kjo e vërtete vjen prej Zotit, pra âsht e pavdekshme.

Zoti ju ndriçofte e drejtofte ne punen e e juej!

miqsisht,

Illyricum Sacrum
http://nenaekeshillittemire.blogspot.com/