venerdì, agosto 05, 2011

Ujqnit me tesha qingjash



     Të tâna "sakramendet" e Kishes Konçiljare janë invalide, tuej veçue ktu Sakramendin e Pagzimit dhe Sakramendin e Martesës, që munden me u dhanë në mnyrë të vlefshme n'kjoftë se nepen simbas rregullave të Kishes Katolike. Kisha Konçiljare âsht Kisha e dalun prej Konçilit të II të Vatikanit, kishe e cila zotnon sod pothuejse të tâna ndërtesat e Kishes Katolike në të tânë boten.

Kshtu, n'kjoftë se Pagzimi n'Kishen Konçiljare nepet simbas procedures që perdor Kisha Katolike kur pagzon, athere ai Pagzim âsht i vlefshem, sepse edhe në kjoftë se Juda kishte me pagzue, tuej ndjeke proceduren që ndjekë Kisha Katolike kur pagzon, pagzimi i Judes kishte me kênë i vlefshem (marrun prej thânjeve të shën Agustinit). Due me thane se edhe nji laik, nji pagan, mysliman, çifut, mason, budist, etj, mundet me pagzue n'mnyre të vlefshme në kjoftë sa aj ban até që ban Kisha Katolike kur pagzon.

Për Sakramendin e Marteses, edhe kur nuk ka meshtar të disponueshem, kandidatet për martese munden me u lidhe n'mnyre të vlefshme në martese katolike në pranine e dy dëshmitarve.

Kurse "Sakramendet" e tjera që nepen në Kishen Konçiljare jane të tâna invalide. Qé shkurtimisht disa prej arsyve, pa u futë në detaje teologjike që nuk kuptohen prej të tânve, megjithse, dashte Zoti, shpresoj me shkrue n'hollsí për ata që dojnë me ditë bazat teologjike e kanonike të ksaj tragjedie t'papërshkrueshme.

Në vjetin 1968, Pali VI ka ndrrue komplet Sakramendin e Urdhnit që përdoret në Kishen Katolike me shugurue meshtare dhe me konsakrue ipeshkvij tâsh mija vjet. Pali VI futi në Kishen Konçiljare, tuej rrêjte se âsht Kisha Katolike qe bân kyt gjâ, nji formule të pavlefshme të ktij Sakramendi, kështu që të tânë ata kandidate për meshtare ose ipeshkvij që shugurohen ose konsakrohen simbas kesaj formule të re të Palit VI nuk janë as meshtare e as ipeshkvij, por jane  vetëm laik; me dije ose jo, ata janë ujqën me tesha qingjash.

Kjo thânje âsht tragjike tuej mendue pasojat dramatike në besimtare qysh prej vjetit 1968, sepse pasardhsit e Palit VI, deri sod te Benedikti XVI, simbas informacjoneve publike prej Vatikanit, perdorin të tâne kyt formule invalide të Palit VI, me prodhue "meshtare" e "ipeshkvij".

Po marr nji shembull.

Kur nji kandidat për ipeshkev i Kishes konçiljare, kjoftë ky edhe meshtar i vërtete para konsakrimit, konsakrohet për ipeshkev simbas formules invalide apo ritit invalid të 1968, ky kandidat mbetet laik ose meshtar në kjofte se ka kêne meshtar i vërtete i shuguruem simbas ritit te vlefshem mijavjeçar te Kishes Katolike. (Fjala "konsakrim" përdoret për ipeshkev kurse fjala "shugurim" perdoret për meshtar). Por kur ky "ipeshkev" i Kishes konçiljare (që në fakt nuk âsht ipeshkev i vërtete) thirret me shugurue meshtare të tjerë, athere ai nuk mundet me i shugurue ktá meshtare sepse simbas ligjeve te Kishes vetëm ipeshkvi ka fuqinë me shugurue meshtare. Pra ata kandidate për meshtare, që janë "shugurue" prej ktij "ipeshkvit" të kishes konçiljare, nuk bahen meshtare të vertete por mbesin laik.

Cili âsht rezultati i ksaj tragjedie ?

1. Rrfímet e "meshtarve" konçiljare jane invalide sepse duhet me kênë patjeter meshtar me dhâne zgjidhjen, e ata nuk jane meshtare të vërtete.

2. Kungimet e "meshtarve" konçiljare janë invalide sepse duhet me kênë meshtar i vërtete me celebrue Meshen shêjte ne mnyre valide. (Njerzit marrin buke tuej kujtue se marrin Trupin e Krishtit).

Për mâ teper, në vjetin 1969, Pali VI ka ndryshue edhe ritin e Meshes shêjte Katolike, tuej fute kshtu në Kishen konçiljare nji rit invalid të celebrimit të Meshes. Pra "Mesha" e Kishes konçiljare nuk âsht Meshe e vertetë por ajo âsht thjesht nji ceremoni përkujtimore. Mesha e vertetë katolike âsht Ofrimi i Sakrifices se Kryqit që përseritet, në mnyre jo të përgjakshme, si 2000 vjet mâ parë në Kalvar.

3. Konfirmimet e "ipeshkvijve" në Kishen konçiljare janë të pavlefshme sepse duhet me kênë ipeshkev  i vërtete me dhâne kyt Sakramend. (Pra kandidatet mbesin pa u konfirmue)

4. Vojimi në Kishen konçiljare âsht gjithashtu i pavlefshem sepse duhet me kênë së paku meshtar i vërtete me dhane kyt Sakramend.

Ata që duejnë t'Madhin Zot dhe nuk dojnë me bâ mkat duhen me i ndêjë sa mâ larg Kishës konçiljare satanike e cila nuk âsht Kisha shêjte Katolike.