domenica, novembre 28, 2010

Anti-Papa Benedikti XVI dhe Përdorimi i Kontraceptivit

 Anti-Papa Benedikti XVI në një përshëndetje luçiferiane

nga Illiricum Sacrum


Fjalët e anti-papës Benedikti XVI në mbrojtje të kontraceptivit janë reale dhe jo një trillim i medias botërore. Në fund të fundit kjo nuk është surprizë sepse vjen nga një anti-papë dhe nga një heretik publik. 


     Me 23 Nëntor 2010 u prezantua në Vatikan libri i dytë, në formë interviste, midis Benediktit XVI dhe shkrimtarit gjerman Peter Seewald me titullin : "Luce del Mondo. Il Papa, la Chiesa, i segni dei tempi. Una conversazione del Santo Padre Benedetto XVI con Peter Seewald". Intervistat midis tyre janë zhvilluar në gjermanisht në Castel Gandolfo midis datave 26-31 Korrik 2010.

Një pjesë e intervistës ku flitet në lidhje me përdorimin e kontraceptivit është botuar nga vetë L'Osservatore Romano me 21 Nëntor 2010 dhe gjëndet në faqet zyrtare të Vatikanit në lidhjen e mëposhtme : 

http://www.vatican.va/news_services/or/or_quo/cultura/2010/269q12a1.html


Këtu më poshtë po jap tekstin në italisht dhe një perkthim të tijin në shqip :

« La sessualità

« Concentrarsi solo sul profilattico vuol dire banalizzare la sessualità, e questa banalizzazione rappresenta proprio la pericolosa ragione per cui tante e tante persone nella sessualità non vedono più l'espressione del loro amore, ma soltanto una sorta di droga, che si somministrano da sé. Perciò anche la lotta contro la banalizzazione della sessualità è parte del grande sforzo affinché la sessualità venga valutata positivamente e possa esercitare il suo effetto positivo sull'essere umano nella sua totalità.
Vi possono essere singoli casi giustificati, ad esempio quando una prostituta utilizza un profilattico, e questo può essere il primo passo verso una moralizzazione, un primo atto di responsabilità per sviluppare di nuovo la consapevolezza del fatto che non tutto è permesso e che non si può far tutto ciò che si vuole. Tuttavia, questo non è il modo vero e proprio per vincere l'infezione dell'Hiv. È veramente necessaria una umanizzazione della sessualità. » (L'Osservatore Romano, 21 novembre 2010)

« Seksualiteti

« Të fokusuarit vetëm mbi kontraceptivin do të thotë të banalizosh seksualitetin, dhe ky banalizim përfaqëson më të vërtetë arsyen e rrezikshme sipas të cilës shumë e shumë njerëz nuk e shohin më seksualitetin si një shprehje të dashurisë së tyre por vetëm si një lloj droge që ia administrojnë vetvehtes. Prandaj edhe lufta kundër banalizimit të seksualitetit është pjesë e përpjekjeve serioze për të vlerësuar pozitivisht seksualitetin dhe për të bërë që ai të ushtrojë efektin e tij pozitiv mbi të tërë qënien njerzore.

« Në raste të veçanta, mund të justifikohet përdorimi i kontraceptivit, për shembull kur një prostitutë përdor një kontraceptiv, dhe ky mund të jetë hapi i parë drejt një moralizimi, një akt i parë përgjegjësie për të zhvilluar edhe një hërë vetëdijen se jo gjithçka është e lejueshme dhe se nuk mund të bëhët gjithçka që dëshirohet. Megjithatë, përdorimi i kontraceptivit nuk është mënyra e drejtë dhe e duhur për të fituar kundër infeksionit HIV [Sides]. Për t'ia arritur këtij qëllimi është e nevojshme një humanizim i seksualitetit. » (L'Osservatore Romano, 21 Nëntor 2010)

    Si ka mundësi që një Papë të shprehet në një mënyrë kaq imorale dhe skandaloze siç bën Benedikti XVI ? E më të vërtetë, ai dëshmon edhe një herë se ai nuk është Përfaqësuesi i Krishtit Zot në tokë.

Së pari, Benedikti XVI nuk bën asnjë përjashtim midis grupeve të cilave u ndalohet dhe atyre qe u lejohet "seksualiteti", në të tërë kuptimin e fjalës. Me këtë veprim, anti-papa Ratzinger sulmon martesën shenjte katolike e cila është një ndër shtatë Sakramentet e themeluara nga vetë Zoti Ynë Jezu-Krishti.

Doktrina shenjte katolike mëson qartë se jashtë martesës katolike, e cila është e vetmja formë e shenjtë ku një burrë dhe një grua mund të jetojnë së bashku dhe të krijojnë familjen e tyre, seksualiteti as që duhet menduar. Përndryshej, fajtorët e ngarkojnë shpirtin e tyre me mëkat të rëndë.

Në të kundërt, Benedikti XVI shprehet se kontraceptivi dëmton dhe banalizon dashurinë midis njerëzve dhe frenon efektin pozitiv të seksualitetit. Por për cilët njerëz bëhet fjalë, ju lutem? Për burra, gra, fëmijë, të martuar, beqarë ? Heretiku Ratzinger nuk jep asnjë saktësim. Mungesa e këtij saktësimi është një faj i rëndë sepse në mënyrë indirekte ai nxit të gjithë njerëzit pa përjashtim, të martuar apo jo, katolikë apo jo, të ushtrojnë lirisht akte të turpshme imoraliteti. Benedikti XVI mbron seksualitetin pa kufizim moshe, statusi, gjinie, etj. Ky është një krim skandaloz dhe një mëkat i rëndë që nuk mund të vijë kurrë nga një Papë i Kishës Katolike.

Së dyti, Benedikti XVI pranon përdorimin e kontraceptivit në raste të veçanta. Pëdorimi i metodave satanike, si kontraceptivi, të cilat janë kundër ligjeve të Zotit dhe kundër ligjeve të natyrës është në vetvehte një krim dhe mëkat i rëndë.

Së treti, Benedikti XVI  pranon se një prostitute mund të përdorë kontraceptivin legalisht, e për më tepër, këtë veprim ai e quan si një hap pozitiv e moral. Me fjalë të tjera, në mënyrë indirekte, Benedikti XVI pranon se profesioni i prostitutës është i moralshëm dhe i justifikueshëm. Kështu ai sulmon në mënyrë djallëzore virtytin e pastërtisë dhe atë të virgjërisë.

Së katërti, thuhet se sipas versionit origjinal gjermanisht të intervistës, kur heretiku dhe blasfemuesi Benedikti XVI ka përmendur shembullin e një prostitutë që përdor kontraceptivin, ai ka folur për një prostitutë mashkull. Ky pohim, në mënyrë indirekte, e bën heretikun Ratzinger mbrojtës dhe nxitës të homoseksualitetit, i cili është një prej katër mëkateve dhe krimeve tepër të rënda që i thërret Zotit në Qiell për hakmarrje. (Pape Saint Pie X, Catéchisme de la doctrine chrétienne, page 3)

A ka mundesi që një Pape të shprehet në një mënyre kaq imorale dhe të neveritshme ? Jo, nuk ka mundësi që një Papë të fyejë kaq rëndë moralin e shenjtë kristian.

Ja, të nderuar lexues, se si flet një Papë i vërtetë në këto çështje delikate.

Më poshtë do lexoni dy pjesë të shkëputura nga encikliket e Papës Pius XI dhe Papës Pius XII mbi martesën. Kuptohet se as që bëhet fjalë për "lidhje" jashtë martesës.

« Kisha Katolike, e cila është e caktuar nga vetë Zoti për të mësuar dhe mbrojtur integritetin e zakoneve, të moralit dhe të ndershmërisë, vigjilente në mes të këtyre shkatërrimeve morale, ngre zërin me force, nëpërmjet personit tonë, në shenjë të misionit të saj hyjnor, dhe dekreton edhe një herë se :

« Çdo konsumim i martesës, cilido qoftë ai, në të cilin akti martesor, nga djallëzia e njerëzve [nga kontraceptivët,etj], pengohet në fuqinë e tij natyrale për të dhënë jetë [fëmijë], është një fyerje e Ligjeve të Zotit dhe ligjeve të natyrës; Ata që kanë bërë një gjë të tillë janë fajtor me mëkat të rëndë. » (Papa Pius XI, Casti Connubii, 1930)

« Parardhësi ynë, Pius XI, në enciklikun e tij "Casti Connubii", të 31 Dhjetorit 1930, shpalli edhe një herë solemnisht ligjin themelor të aktit dhe të mardhënjeve bashkëshortore, sipas të cilit çdo atentat i të martuarve kundër aktit bashkëshortor ose kundër zhvillimit të pasojave të tij natyrale, atentat i cili ka për qëllim të bllokojë energjinë e tij natyrale dhe të pengojë lindjen e një krijese të re, është një veprim imoral dhe se asnjë lloj justifikimi nuk mund t'a kthejë një veprim krejtësisht imoral në një akt moral dhe të ligjshëm.

« Ky vendim është në fuqi të plotë sot si dje dhe do të jetë kështu në të ardhmen dhe përgjithmonë, sepse ai nuk është thjesht një këshillë e të drejtës njerëzore, por shprehja e një ligji natyral dhe hyjnor. » (Papa Pius XII, Discours aux Sages-Femmes, 29 octobre 1951)



 Bibliografi :

*Pape Saint Pie X, Catéchisme de la doctrine chrétienne, Paris, 1912.

* Pape Pie XI, Casti Connubii, 31 décembre 1930, http://www.catholique-sedevacantiste.com

* Pape Pie XII, Discours aux Sages-Femmes, 29 octobre 1951, http://www.catholique-sedevacantiste.com

* Zenit, Second livre-entretien de Benoît XVI avec Peter Seewald, 16 novembre 2010, http://www.zenit.org/article-26096?l=french.

* L'Osservatore Romano, Il Papa, la Chiesa e i segni dei tempi, 21 novembre 2010,  http://www.vatican.va/news_services/or/or_quo/cultura/2010/269q12a1.html

* Sédévacantiste, pour rester catholique, Maledictus XVI, 26 novembre 2010, http://www.catholique-sedevacantiste.com/


28 Nëntor 2010