sabato, dicembre 14, 2013

Lutja e Plagëve Shêjte të Zotit tonë 
JEZU-KRISHTIT

Ftyra Shêjte e JEZUSIT prej imazhit në velin e Veronikës, 
i cilli ruhet në Baziliken e sh'Pjetrit në Romë.


* Për çdo kokërr të vogël të Shêjtes Rruxare thuej kyt lutje : 

« O KRISHTI ém, falje e mshirë, për meritat e Plagve Tueja të shêjta. »

* Për çdo kokërr të madhe të Shêjtes Rruxare thuej kyt lutje : 

« AT i përjetshëm, po Ju ofroj Plagët e Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, 
për me shërue plagët e shpirtnave tonë. »

* Në fund, thuej 3 herë lutjen e mâsipërme : « AT i përjetshëm... »

Lutjet e Plagve Shêjte munden me u thanë edhe pa ndihmen e Shêjtes Rruxare. Devocjoni i Plageve Shêjte âsht i njoftun qysh shekuj mâ parë në Kishen Katolike dhe gadi tânë Shejtnit e kanë praktikue. Sa mâ shpesh me i thanë kto dy lutje aq ma mirë âsht, mbasi kto lutje kanë merita të jashtzakonshme për até që i reciton. Qé disa prej ktyne meritave, të cillat janë shkrue prej motrës Marie-Marthe Chambon (që ka ndrrue jetë si shêjtneshë në vjetin 1907); ajo ka thanë se vetë KRISHTI Zot ia ka kallxue kto lutje : 

« Me t'vërtetë, kjo lutje âsht prej Qiellit dhe çdo gjâ mundet me u sigurue me anen e ksaj lutjeje.

» Plagët e Mija mbajne botën... Më kërkoni që ti due papushim, sepse ato janë burime hiresh shpirtnuere...

» Duhet me recitue shpesh afër t'smuetve kto lutje, të cillat ngushëllojnë shpirtin dhe trupin.

» Mkatnori që ka me thanë lutjen : "AT i përjetshëm..." ka me u konvertue.

» Nuk ka vdekje për até që vdes në Plagët e Mija, sepse ata napin jetën e vërtetë.

» Për çdo fjale të lutjes së Plagëve Shêjte që ju recitoni, Un lâ me râ nji pikë të Gjakut Tem mbi shpirtin e nji mkatnorit.

» Ai që ka me nderue Plagët e Mija Shêjte dhe që ka me Ia ofrue ATIT t'përjetshëm për shpirtnat e Purgatorit, ka me u shoqnue prej Zojes s'Bekueme dhe Engjëjve në oren e vdekjes, dhe UN,... kam me e pritë për me e kunorzue. 

» Plaget e Mija Shêjte janë Thesari i thesareve për shpirtnat e Purgatorit.

» Devocjoni i Plagve të Mija Shêjte âsht ilaçi në kto kohë të mkatit.

» Bija éme, n'kjoft se ti i msheh veprimet tueja, sado t'vogla kjoshin, në Plagët e Mija Shêjte, ato kanë me pasë vlerë, e t'mbulueme prej Gjakut Tem, ato kanë me u pëlqye prej Zêmres Teme."


Nihil obstat et Imprimatur : Can. Zucchelli